Poezi te zgjedhura

Page 1

POEZI TE ZGJEDHURA

VALENTINA


E pastër pambarim. Mua vuajtja s'më tremb, se aty gjej forcën për të ecur përpara, idetë e këqija tek mua nuk zenë vend, sepse vështrimi kap vetem pamjet e bardha.

Në dritën e diellit ,nën kaltërsinë e qiellit,


aty do të mbushem me mirësi dhe gëzim, të pastër do ta ruajë zemrën si kristali, që nga buzëmbrëmja, e gjer në ditët pambarim. Valentina mars 2014 Ecejake nëpër kohë. Brezat nëpër vite , sa shumë kanë luftuar, me ide dhe koncepte ,


apo diku ndoshta gabuar.

Me këmbëngulje e vullnet, edhe ligjet jane ndryshuar! janë fituar shumë beteja, dhe malet s’janë tjetërsuar.

As fushat , as kodrat , as bilbilat nëpër pemë,


dallëndyshet lartë në qiell , aty thellë e bëjnë folenë.

Njëllojë kanë qenë , e ashtu sërish vazhdojne të jenë, dhe dielli s'ka ndryshuar as qielli bashkë me retë.

I vetmi ndryshim


eshte vec tek njeriu, është bërë kaq i ftohtë , si më i ftohti robot. Në plan të parë , është fryma individualiste, të marrësh e të grumbullosh, e asnji trashëgimni të mos gëzosh.

Të etur për para,


për famë edhe pushtet, piedestale pafund , e kaq zhurmë në fshat a qytet,

Njerëz të këputur , mezi qëndrojne në këmbë, nuk kanë se ç'të hanë , të tjerë, dot s'po nxenë.


Po ndjenjat valle ku shkuan!! kush i vodhi vallë! pse njerezit u tjetërsuan, pse veten lartësuan!

Ku shkoi dinjiteti, ku vate sinqeriteti, gëzon edhe qesh , fodulli dhe i pabesi.


Dhe malet hijerënda , që dinë, ohhhh sa shumë dinë, nuk flasin e nuk mburren, por veç të heshtura rrinë.

Dhe fushat plote me lule, të dëlira e të mira, ato janë himn i jetes, ato janë mbrekullira.


Por rrinë edhe nuk flasin , si njerëzit nuk bërtasin, të qetë edhe te mira, të ëmbëla e të dëlira.

Dhe qielli hijerendi , si një mama e mirë, shikon gjithçka nga lartë, shpërndan arome të dëlirë,


Ai është më i larti , ai është qelibari, diamant që veç shkëlqen i bukur si kristali.

Brezat e atëhershëm , brezat e tanishëm , ato që do të vijnë , mendojnë veç për lavdinë…


Valentina. Edhe pse heshtur , zemra te ther. Ti ike large , ne dhe te huaje, Ishe I ri, me plote fuqi, Kaptove malet I hutuar, Me at avion ne kaltersi. Dhe qielli I kalter si shok I mire,


Te shoqeroi gjer ne te gedhire, Valixhja jote e zeze e nxire, Sa shume kujtime sa pak hapsire. Nje blloke kujtimesh , a nje ditar , Nje stilolaps edhe shume mall, Lotet e nenes margaritar, Ne at valixhe mbushur rradhe rradhe.


Avioni humbi ne rete pafund, Dhe ti ne heshtjen qe zuri vend, Pak mall e fjale shikon gjithkund, Edhe pse heshtur zemra te ther. Valentina mars 2014 kucove.


Eja pra këndo. Hajde , merrja këngës, mos qëndro mënjanë, qesh pra si pranvera, me plotë lule pranë.

Eja dhe këndo, këngën që ti do, le të tunden malet, të lodrojnë sorkadhet.


Të lodrojnë retë, në qiellin e pastër, zogjtë të ngrenë folenë, në hapsirë të kaltër.

Hajde dhe këndo, këngën që ti di, mirësinë shtrëngo, aty thellë në gji.


Zëri të jehojë, ashtu si të dojë, eja pra këndo, bejë nëse do. Ere pranvere. Sec fryu nje puhize e lehte E mbushur me nje ere aq te sinqerte, Erdhi mengadale , ashtu si nje blete


Era pranverore ka zbritur ne qytet. Femijet. Femijet jane mbrekulli e jetes tone, Jane gezim dhe drite qe rrezatojne, Jane shtegtim I mire , jane mendim I lire, Gjithe femijet tane jane si emblesire Valentina mars 2014


Goditja e fundit.

Një kërcitje në oqeanin e madh, në gjumë qenë udhëtarët e klasit te parë, pas një feste mondane, nëpër të bukurat shkallë, as në mend su shkonte, se ç'kish ndodhur vallë.


Kapiteni i Titanikut, i habitur po vështronte , ç'qe kjo kërcitje!- motori pse mirë s'po punonte?? doli dhe vështroi , difektin shumë shpejtë konstatoi, në fytyrë u nxi, rrebeshi shumë shpejtë mbretëroi.


Projektuesi i më të madhes histori, i shastisur , ngeli edhe ai. Në mes të shkallëve mondane , me ngjyrë floriri, shkrinte pikë -pikë, në tavolinat qiriri.

Dhe vështrimi humbi thelle ne errësirë,


kjo gjë s'ishte e mundur , aspak jo kurrsesi, nuk duhej e nuk dihej , po ç'fare vallë kishte ndodhur, anija e goditur , gjigandja shpejtë qe lodhur.

E madhe gjer në re, e fortë si një kështjellë, të pasur e të varfër, në gji seç kishte mbledhë,


punëtore e kamariere, të vegjël e te mëdhenjë zëri i kapitenit: shpejte varkat të rrëmbejmë.

Dhe njerëzit kur u zgjuan ,sa shumë që u hutuan, para disa çastesh vec qeshën dhe gëzuan, bënë edhe shaka , hëngrën e pinë verë,


u puthën romantikët, mes natës plote me erë.

Eh, në të vërtetë frynte ca , era me tërbim vështrimin mjegulloi, shpejtësinë motorit ja dyfishoi dhe oh, papritur goditja triumfoi.


Gjithë ai ajsberg , si nje shkëmb i thellë, bëri ate që deshi, e prishi gjiganden , e bëri me cen, dhe njerëzit të hutuar, të qeshur a dashuruar, silleshin vërrdallë , kokën për të shpëtuar.


Fëmijë edhe te rinj, kërkonin një shpëtim, kush mundi të shpëtonte, që ne do t’na tregonte. Ishte natë e thellë , qe gjithë kjo errësirë, në mes të oqeanit, ikën plotë njerëz të mirë… Valentina mars 2014


Grabitja e nje kohe.. Ate nate heshtjesh dhe dritash shume te zbehta, Thurreshin intrigat per rrembimin e nje kohe, diku large , atje thelle , mbytyr a zhdukur , pergatiteshin kohevjedhesit , me maska a pa maska, me thase te zinje dhe kaq shume dorashka,


koha ishte dhe ca kohe atje e futur e strukur, po cpaten xhanem me kohen maskaxhinjte?? Cdo ekzaminonin valle !! rinine apo lavdine?? Apo donin te pervetesonin historine?? E asaj kohe, Iku edhe hena ate nate, dhe yjet u fshehen pas qiellit te ngrate,


Maskaxhinjte ate donin ne fakt, erresiren e lakmonin ja ashtu te tere me rradhe, Por ja shume shpejte erdhi mengjesi , doli dielli dhe qielli aq shume shkelqeu, E mbushi krejte hapsiren me magjine e nje shkelqimi te mire , Fluturat nder lendina


nisen te kercenin , Solli pak gezim ky dielli zemermire, dhe maskaxhinjte kishin humbur ja aty ne erresire, Fshehur dhe bere njesh me te, pa u ndiere e pa bere me asnji ze, E vodhen kohen , iken pa bere ze, kujtuan se asnji shenje nuk lane pas,


Kohen e mbyllen ja aty ne nje te shemtuar kafaz, Dorashkat dhe maskat aty I harruan ate nate, Poor, deri sa do te zgjaste qe koha te kthehej e lire prape!!! Valentina mars 2014


Habitem. Habitem gjithnji me pavendosmerine e disa njerezve, Qe te shushatur ne mes te nje rruge qendrojne, Aty rrine tere kohen mes zhurmes dhe smogut, Me veshtrim hutuar nuk dine se ku te shkojne.


Hidh pak sytë andej. Kush kujdeset për vëllezërit tanë në Greqi? kur fryn erë e tërbuar me furtunë dhe me shi?? me vështrim të hutuar,e plotë mall përvëluar, hidhi sytë andej moj e shtrenjta Shqipëri, ti.. Valentina mars 2014


I ke të tëra , dhe s’ke asgjë. Ti ike largë , ne dhe të huajë, dhe kokën më, se ktheve pas, tashmë vështron i përmalluar, vitet e humbura të lëna pas. Rrudhat janë shtuar, si tel pafund,


në kokë ca thinja , të heshtura rrinë, vështrimi yt që s’është kërrkund, ca fije floku në ballë të ngrijnë. I ke të tëra , por s'ke asgjë, i vetëm je , pa asnji zë, nje mijë kujtime, sot ty të zgjohen, shpirti dhe zemra që dot s'po ngrohen.


Valentina mars 2014 KuçovÍ Ike large o bir. Me dhembi zemra , bir kur te pashe, Kur ti u nise large o sa shume large, Me nje valixhe , plote me kujtime, Me dhembi shpirti, o zemra ime.


Sesi te rrita , nje zot e di, Me buke e kripe , ne nje tepsi, Shellire te hidhur ,vuajtje pafund, Shpirti mu drodh , e zemra mu shkund. Dhe ti u nise, pa thene asnji fjale, Cope zemra ime , kur t'putha ne balle,


Ike aq large bir , shpirti im, Nena menduar ndjen vec zbrazetire. Valentina mars 2014 kucove Jeto mirë. Mbushu veç me ëmbëlsi, se nga ëmbëlsia buron mirësia.


Duaji njerëzit gjer në pafundësi, Ec gjithmonë në gjurmë të mira. Kam qenë. Kam qenë ca kokëfortë , e di mirë e di, prapë vazhdojë të jem, dhe këtë e di, nevrike kam qenë , në faqe s'më puthte njeri,


nuk doja ti lejoja, nuk doja kurrsesi.

Kur isha e vogël , ja ,sa një gisht, në lëndina vrapoja , sa nuk më mbante njeri, luaja aq sa doja, në qiellin aq të pastër, fëmijërinë shijoja, mes qiellit të kaltër.


Një kohë tjetër jetova, shumë gjëra si kuptoja , kohë e një begatie , kohë e një varfërie, begati ish shpirti , se ishte aq i pastër, e donim njeri - tjetrin, dhe ndjenja ishte e kaltër.

Sot jetoje k'ët kohë, ne mendje cdo gjë shenojë,


se s'mundet dot kompjuteri, të gjitha ti regjistrojë, maniake qenkemi bërë, perverse në maksimum, të ndershmin ,ca debila, kërkojnë ta zhysin në llumë.

Por drita do veç dritën, drejtë asaj do rendi, do heqi e do vuajë , edhe ca kohe i ndershmi,


por hapin s'do e ndalë, përpara do të shkojë, përpara çdo pengese , ai do fluturojë.

Si zogu në hapsirë, me a't mendim të mirë, nuk ka shpend grabitqare, ti ndalë vrrullin e mirë. Kam qenë, edhe jam, të mirën gjithnji do t’mbajë.


Valentina Kerkim.. Prekje e paprekshme, Mendim I pagjetshem, Strukur neper fije, Ca zhurma tej si hije. Kerkon nje rreze drite. Nje rreze drite do ti moj Shqiperi


Ke kaq vite te ashpra nderrthurur plote stuhi, Disa shume te forta shkundur shume forte toka, Ti kerkon te ecesh , te behesh ndoshta si bota.

Ke kaq kohe qe vuan , ti moj shqipja ime,


A te kujtohet valle!! shellira dhe ca therrime?? E di, si ke harruar , ti je nje nene e mire, Por bijte te shkaterruan, te lane ne erresire. Ti nuk I ndeshkon, keta bijte e tu,


Por e heshtur veshtron, qe ata vete ta kuptojne, Dhimbja jote e madhe, kur sheh bijte qe grinden, Qe vjedhin e vrasin dhe kurre nuk po binden.

Jane bere nje me djallin, ndersyer si cakenje,


Bijte e tu te mencur!! Pse me djallin flene!! Pse si hapin syte edhe te kuptojne, Se me poshtersira asgje sdo fitojne???? Une mire te kuptoje, shpirtin tend fisnik, Ti je zonje e rende, ti kerkon vec drite,


Dhe vete rri e veshtron, hutuar bijte e mire, Kerkohet nje e ardhme me drite e jo errsire. Valentina mars 2014 Bote e ftohte. Me mbyt ndonjehere kjo bote kaq e ftohte,


Me njerez gjithandej , fytyrat si robot, Se di se si u beme , si diell apo si hene, Rryshfeti ska te sosur, si fjala e pathene. Me

mbyt ndonjehere

trishtimi I te tjereve, Fytyra e te braktisurve , apo e qara e te mjereve,


Neper kryqezime , ndjenjat marrin dhene , Neper maja malesh , shqipet folene ngrene. Me mbyt

shpeshhere , ky

iluzion kaq I padrejte, Kjo bote pa ciltersi , me duket e padrejte, Perpiqem te kuptoje , pse valle u beme keshtu,


Te heshtur a te qeshur mendimet kuturu. Ky plis i tharrë. E shikon k'të plis të tharrë bir!, nga ky dhe ne kemi dalë. Madje, dhe vellëzerit tanë shekuj, e shekuj me rradhë. Aty i kemi rrënjët biri im, aty në atë dhe ,


që tashmë po digjet gjer në përdëllim. Aty mbinë trimat njëri pas tjetrit, si shiu pas breshërit. Të gjithë të mbarsur me ideal për bashkim e vëllazërim, nga ky plisar i thatë o biri im. Njëri pas tjetrit korrnin sukseset e një punë të pastër, të kalitur me mentalitetin


e një djerse të hapur. Pikë pikë binte e uruara, dhe shpërndante aromën më të begatë, qoftë dhe në çdo pëllëmbë tokë të thatë. Ishte djersë e trimave , që luftuan me mendje dhe shpirt, për a't dritë që mundën të transmetonin brez mbas brezi biri im. Mos e harro k'të plis , biri im.


Valentina mars 2014 Lëre njeriun të qetë . Hej , ti djallë i keq , largohu nga njeriu i shkretë. Lëre ,të gjorin në hall të vetë, ik, dhe rrokullisu në greminë përjetë.


Lëre njeriun, të jetojë jetën e tij të mirë, shpirtin, gjithsecili ta ketë me virtyt të dëlirë, mos e josh me lek , me poste apo e pushtet, ik mor djalle me bri , lëre njeriun të qetë. Valentina mars 2014


Leri. Leri zogjte te fluturojne, Sepse krahet I forcojne, Atje larte ne hapesire, Brenda qiellit aq te mire. Loti i ngrire. O nene e mire , e shtrenjte je ti, Aroma jote , ere deliresi,


Kurre su ankove, perpara shkove, Moj trimja ime, Shqipe lavdi.

Flokeshpupurisur, hapat mendushem, Me nje mije halle, supet renduar,


Bijte I veshtroje shpesh here trishtueshem, Me at buzqeshje te stermunduar.

O nene e mire e shtrenjte me je ti, Te syri yt nje lot ka ngrire ,


Kurre su ankove, perpara shkove, Me bijte e tu , aq mire u solle. Do vije nje kohe, do t’vije nje dite, Kur loti yt serish do t’shkrije, Buzqeshja jote do behet drite,


Dhe bijte e tu serish do te vijne. Moj nene e dhimbsur, o nene e mire, Moj toka ime je embelsire. Valentina mars 2014 Kucove


Malli qe vlon. Jam lidhur ngushte o toka ime, Me ty e di dhe te kuptoje, Se me dhe drite edhe mesime, Ndaj shpirti im kenge te kushton.


Hapat e pare , ketu I hodha, Me drite me mbushe ngadale ngadale, Me ty une qava edhe kendova, O toke e shtrenjte margaritar. Te dua shume e thelle te ndjeje,


Nje gaz e shprese vlon thelle aq thelle.. Shpirti mer drite , si zog I lehte, Zemra e paster do t’ngel perhere. Valentina mars 2014 kucove


Mbi lendine. Mbi lendine u ula pak, Hodha syte rreth e qark, Oh sa bukur qe aty, Ajri I paster gjithashtu, Plote me dele fusha prane, Edhe bari I pa-ane, Lule flutra gjithandej, Ciltersi kishte kendej.


Me besoni. Me besoni!! Me ngazellehet zemra dhe shpirti me gezohet, kur shikoje qe e drejta nuk cenohet, kur ligji me perpikmeri zbatohet, dhe kur jeta e gjithsecilit vetem lartesohet,


me mendime ide sjellje apo veprime, deshire per me mire, deshire per me mire.. tentative diku per te mire ndryshim rrezatim shkelqimesh aty ne hapesire, energji e mire , energji e mire..


Më dëgjo. Zot i mençur , më dëgjo, ndale luftën , thuaji JO. Duhet paqja të mbretrojë, fusha kodra të lulzojnë.

Toka mbushur me thesare, ca zbuluar ca harruar, njerëz plotë si të tërbuar, që su ngopen me t’shkatërruar.


Ti, si Zot i k'tij krijimi, hiqja maskën çdo mashtrimi, drejtesinë sille mes nesh, që e ardhmja të buzqesh. Me ler. Me ler te rri ne preherin tend moj toka ime e shtrenjte,


Aty te mbeshtes koken time dhe te rrahurat e tua te degjoje perjete, Aty dua te rri moj toka ime e mire, te dheu yt flori, tek veshtrimi yt me I mire.


Me thuaje vec nje fjale. O toka ime, moj toke e forte, Pse sot je mbledhur, je bere sa nje dore, Moj toke e embel, moj toke e mire, Ku me je fshehur dil pra ti dil,


Ne vite lufte , ke pare ti aq shume, Qendrese ke mbajtur , netet pa gjume, Dhe sot e heshtur , e vetme qendron, Nuk flet asnji fjale , por vetem veshtron, Veshtrimi yt , I fikur ngadale,


A thua

po iken drejte

nje tjetri dimensioni valle!!, Perpara teje , cakenje dhe luane, Oh toka ime, po thuaje vec nje fjale, Une te veshtroje, drejte e ne sy , Oh sa te dua , te dua vec ty,


Me je aq e shtrenjte me je porsi mjalte, O toka ime , o mjalte aq I rralle, Me thuaje vec nje fjale. Mendo mirësinë. O njeri i mirë!, -Pse mendohesh shumë, mosha bën të vetën, ikin vitet lumë,


rrudhat të janë shtuar, flokët po të bien, majmunet mbi pemë , kane nisur te krihen.

Qesh edhe gëzo, mos rri i mërzitur, jeta është e shtrenjtë , qesh pra mor i rritur, mendo mirësinë, shijo lumturinë, largo sa më shumë të ligën dhe marrëzinë.


Valentina mars 2014 KuçovÍ Moj toka ime e mire Eshte e bukur kjo Shqiperia, Sec ka nje arome , me te miren ne bote, Balta dhe ajo vjen nje ere qe se shpjegoje dot,


Ere malli per ata qe dikur kane fluturuar si shqiponja mali. Sec ka nje vezullim vendi im, Ne netet e erreta e te pandricuara mire, Toka arom-plota hijeshi pafund, Zogjte qe kendojne e fluturat sec vallezojne. Eshte kaq I bukur ky vendi im,


Dhe pse me balte apo tek tuk ndonje shkrepetim apo gjemim.. Moj toke e virgjer , e mencur ashtu pambarim, O toke e lartesuar, o mbrekulli e bekuar. Moj tokë e ngrohtë. Të dua ty moj toka ime, e do të dua gjer sa të vdes,


këtu kalova fëmijërinë time, kujtim i ëmbël aty do t’mbesë. Të dua shumë folezë e ëmbël, je fllad i lehtë, aromë e mirë, me ty unë shpesh e hapa zemrën, këndova këngën , më të dëlirë.


O toka ime, folezë e ngrohtë, je shkëmb i ëmbël , je gji i ngrohtë, je erë e mirë , në kaltërsi, shqiponjë e mençur , plotë hijeshi. Të dua shumë moj toka ime, se më ke rritur me aq mundime, një nënë e mirë ke qënë çdo kohë,


O shpirt i mirë, moj tokë e ngrohtë. Valentina mars 2014 Moj toke sa te dua. Te dua pakufije o toka ime e mire, Beklim dhe embelsire me je dhe une e di,


Te fshehur mes thatsires , nje zemer te forte ti ke, E embel dhe e mencur, e di sa shume qe je!! Te dua toka ime, me je si embelsire, Mes majash aq te larta, fytyra jote e delire, E paster dhe e virgjer,e mencur porsi drita,


E bukur si qershija , e hijshme si femija, Te dua ty moj toke, vertete te dua shume, Brenda shpirtit tim e ndjeje ket gje fort une, Ti je si nje parajse, me drite vertete te mire, Te shohesh ty moj vashez, e bukur dhe eremire,


Je bukuri hyjnore, je shembull kaltersie, Te dua ty moj drite, moj shprese gjithesie, Ti toke je si bekim, ndaj une te mbaj ne gji, Tek ty dua te vdes, te shpirti yt I mire. Mars Valentina


Në gjurmë të mira , Mos u dorëzo, e fortë qëndro, era të fryjë , të shkojë ngado, ruaje qetësinë, edhe freskinë, flaki trishtimet apo mërzinë. Shiko përpara , ec pra , vazhdo. Rrugën e çiltër, atë shiko,


diellin e mençur në gji shtrëngo, në gjurmë të mira, ec pra, vazhdo. Valentina mars 2014 Në rrugë të dëlira. Do ngelem kristal, e bardhë qelibarë, në mëkat s'do shkojë, të ardhmen do ndriçojë.


Do ngelem e bardhë, me një shpirt bujar, të tjeret do ndihmojë, me ngrohtësi do ti rrethojë.

Do luftojë te jem, përherë në rrugë të mira, mirësinë pranë do t’ke kem, do ec në gjurmë të dëlira.


Lavditë porsi ushtarët , me armë apo pa armë, largë do tu qëndrojë, ato janë qorrsokak.

Krijimet qe i bëj, i bëj sepse i ndjejë, një mesazh të ngrohtë, me to unë po përcjell.


Dua drejtësinë, paqen , harmoninë, dua njerinë e dëlirë, natyrën erëmirë.

Nuk jam paragjykuese, hera herës pak trishtuese, kërkoje, oh cfarë kërkojë, atë që s’ekziston.


Te gjiri i k'saj toke, këtu kam plotë premtime, të ngelem veç shqiponjë, me dritë në zemrën time. Nëna ime e mirë. Nëna ime e mirë , nena ime e shtrenjtë , nëna ime e thjeshtë. Kurajon që ke pasur , unë do ta çmojë përjetë.


Të desha, dhe të dua , ne jemi mish e thua, aroma jote e mirë , ajo veç me dehë mua.

Moj toka erëmirë, moj flutur në hapsirë, moj valle pambarim, që plotë mbush shpirtin tim.


Për ty veç do këndojë, at, këngën me të mirë, me zërin që do m’jehojë, si zog në kaltërsi. Valentina mars 2014 Kuçovë Nenez moj e mire… Keto vargje jane per ty moj nene


Qe cdo moment te dites qendron e vetmuar, Ku djemte dhe bijat atje large kane qendruar, Dhe ti ne skajp hera heres flet me sy lotuar, Jane per ty o thesar mbi thesare, Me dhimbsesh shpirti me dridhet


Kur te shoh te vetme ne at dritare, Ne dritaren e vetmise , me veshtrimin sy lotuar, Ah moj nenez me e mire , hallemadhja e vetmuar, Keto vargje jane per ty moj trimereshe malesh, Si nje yll ke ndricuar e ndricon , dhe pse vetem ti nuk ndalesh,


Flet me veten tende hera heres dhe nga syri loti del, Shperndahet neper livadhe , atje larte loton dhe I bukuri dielle , Per ty pra ai te sheh qe ti rri vetem, ndaj dhe qan , po po per ty, Zemren tende ai e ka pare, shpirtin tend aq qelibare,


Bijte e tu oh large kane ikur, me nje shprese per tu ngritur, Pasuri ndoshta te bejne apo nje emer atje ata ta lene, Por ah sa e kote ata duhet te ishin ketu sot, Me ty prane teje , o thesar I shtrenjte,


Nene moj e mire thesar do jesh perjete. Valentina mars 2014 kucove Nje mall I tretur. Nje mall I fikur , nje mall I shuar, Ngadale ngadale , si drite e zbehte,


Ne toke te larget , ne dhe te huaj, Ky mall I fjetur , ketu do te mbese. Anijet ikin dhe serish vijne, Me vale perballen dhe me det gri, Me diell me shi e pak stuhi,


Ky mall I tretur, ketu do t’rrije. Valentina mars 2014 kucove Njeriu dhe kafsha. Kur dëgjojë rastësishte lajmet , me vrasje, me dhunë, me gjak e shamatë,


me krisma të forta, përditë e pernatë, më vjen një trazirë , ashtu pak nga pak. Çdo ditë dhunë e vrasje, orar pa orar, janë bërë gazetarët , kush t’thotë lajmin e parë. Helbete!- Ata nuk kanë faj, të vërtetën, njerëzia vesh duhet të marrë. Po kush na garanton , që ajo që dëgjojmë është e saktë??


Bota televizive , çudi e lajmit të marrë, po, po , të vjen të marrësh arratinë ndonjëherë, të humbasësh largë, në ndonjë fshat të thellë. Pa drita të sajuara, pa televizione të cunguara, me ajër dhe me kafshë, me pyje të gjelbëruara. Po si u bëmë kështu ? S'na dhimbset më asgjë, Në vend që të nxemë , ngelëm prapë kokë-gdhe.


Vetëm për tu dukur, shitur mend kaq shumë, Atë edhe këtë popoooo e kam bërë unë. Historia jonë , u bë prapë gjysmake, nën thundrat e k'saj kohe, të mefshtë , anadollake. Dhe kafshët atje thellë , në pyllin e sajuar, vështrojnë për të kuptuar , njeriun e kamufluar. Njeriu u bë kafshë, e kafsha u bë njeri,


kështu ka qenë përherë, e njëjta histori. Valentina mars 2014 Nuancë kristal në qiell të ri.

Dhe zemrën time do t'ja dhuroja , dikujtë që mund të ketë nevojë,


me dhimbsuri do ta rrethoja, me përkujdesje do ta mbulojë.

Se kaq e lumtur është lumturia, nje oqean krejt pambarim, kur bën në jetë vetëm të mira, nuancë kristal në qiell të ri.


Valentina mars 2014 KucovĂŤ Moj toka ime e mire. O toka ime e mire, mbushur cdo pellembe me nuance te delire, e cilter e paqme , e bukur ,e hajthshme. O vendi im me jete,


Me njerez pak te coroditur ne te vertete, O vendi im I embel dhe I qete. O drite miresie atje tej, Embelsoji shpirtrat kudo gjithandej, Shpernda ngrohtesi, shpernda hijeshi.


Moj toka ime e mire. Valentina mars 2014 Pa dashuri. Bota pa dashuri do te ishte pa kuptim, E ftohte e akullt Do te behej shkretetire..


Padrejtësinë se dua. Padrejtësinë , oh unë se dua, ndihem thellësishtë e dëshpëruar, kur shikojë që rreth e qarkë, padrejtësia vjen pak nga pak.

Njerëz të heshtur, apo të qeshur,


mbytyr në hallet që s'paskan mbarim, atje lartë në pemë ca majmun ngërdheshur, kurse poshtë në tokë , fëmijë me trishtim. Valentina Mars 2014 Kuçovë


Pëllumbi në asfalt. Mbi trupin e një pëllumbi , mes përmes asfaltit, një makine kaloi, si fishkëllimë e gjarpërit.

Trupi i gjorë u drodh , ngordhur kish ca ditë, Pendët borë të bardha morën arratinë.


Valentina mars 2014 Përmbi re te heqi valle. Tani i vogël kur të rritet, një dëshirë të madhe ka, në një mal të lartë të ngjitet, k'të dëshirë në gji e mban.

Si shqiponja nëpër male, me at vrull që nuk i ndalet,


me vështrimin e vendosur, dhe me ëndrrën e pasosur,

Tani i vogël do aq shumë, që të ngjitet lartë në male, ëndërron shpesh-herë në gjumë, që mbi re të heqi valle. Valentina mars 2014


Përqafo gëzimin. Beso, mendo ,dhe krijo, më të mirën në jetë, syno, hiq inatin, dhe trishtimin, bëhu diellë, dhe duaje gëzimin. Plehe le te behem te preheri jot. Me duaj sot , me duaje neser, Kur trupi im te ty te fleje,


Me duaje toke dhe cdo dite tjeter, Ne gjirin tend te behem plehe, Me mba ne gji aty te rri, Tani e mot perhere me ty, O toke e mire o Perendi, Ndjenje dashurie , sec kam per ty. Hapat e pare tek ty I hodhem,


Me pas u ndame tej anembane, U beme te vegjel a te medhenje, Si kokrra misri ikem sa large. Me duaje toke me duaje sot, Ndjenje miresie do kem une per ty, Tek ty u linda , tek gjiri jote,


Plehe le te behem tek gjiri yt. Valentina Mars 2014 Kucove Po ikin te gjithe. Qyteti im eshte boshatisur krejte, Te rinjte po ikin atje large , eshte e vertete,


Me vete marrin nje cante shpine mbushur plote kujtime, Iken krejte te rinjte , e braktisen token time. Perhere ka qene kjo ikje, atje large shume large, Ne nje toke tjeter ne te njejtin qiell , prape, Si carcaf I madh qielli I mbulon,


Toka atje I pret , te rinjte I puneson, Dhe qyteti im I pasur ketu ngadale ngadale lengon, Nafta edhe gazi, ate krejte e mbulon, Po ikin dalengadale te gjithe drejte nje toke tjeter, Ngelen vec te moshuarit ketu, dhe asnji gje tjeter,


Tokat jane lene djerre ato duhen punuar, Pallatet ngelen bosh, zera femijesh munguar. Pse s'mendoni për Shqipërinë?? Fjalë pa fund , e plotë shamata, kush je ti, e kush jam unë, rradhë tek dritat aq të gjata, plotë fatura , ohhhhh sa shumë…


Të trishtuar janë fëmijët, ata duan siguri, me vështrimin e hutuar, nga të rriturit si lubi. Sa shumë fjalë edhe plotë sharje, ngritje taksash, në maksimum, dhe kjo rroga minimale, ah!- Pse vallë , u bëmë kështu!! S'po mendojmë për njëri tjetrin,


njëri ka, e tjetri pret, në spitale mjekët xhvasin, dhe pacienti më kot vdes. Po ndërgjegja!- Valle ku humbi? Pse u bëmë porsi vampirë?? vjedhim , presim edhe xhvatim, sa rënkime në hapsirë. Pse s'mendoni për Shqipërinë, ajo shumë po heq e vuan, është krenare dhe e bukur, por buzëqeshja i ka humbur..


Ikin , ikin largë, shumë largë, dhe kjo tokë ngeli e thatë, pasuri edhe thesar, çdo pëllëmbë është qelibar. Tokë e mirë , moj tokë e shtrenjtë, pse s'mendon askush për ty, une vras mendjen që ta gjej, me vështrimin humbur thellë. Valentina mars 2014


Si valë deti. Është kaq e bukur pranvera, Si ansjiherë tjetër. Veshur me nuancën, atë më të blertën.

Është e bukur dhe e mirë , është e pastër, dhe e dëlirë, ka nuancë sinqeriteti, është e ëmbël si valë deti.


Valentina mars 2014 Kucovë Simbol hijeshie. Të

dua kaq shumë moj natyrë pastërtore, të shikojë e dot s'ngopem ,o e ëmbël , fëminore, pemët , lulet , fushat plotë, flutura e zogj të gjithë tok.


ti je dritë e mirësisë, je simbol i hijeshisë.

Je blerim aq i kulluar, kodra pyje gjelbëruar, unë të dua ,e do të dua, moj natyrë o e kulluar, jam e lidhur shumë me ty,fortë të ndiejë , shumë thellë në gji, je kuptim i jetës tonë, je fener që na ndriçon.


Sot është e dielë. Sot është e dielë, me diellë, parku i qytetit qenka mbushur plotë, voglushë edhe flutra , seç vallzojnë tok. zogjtë lartë në pemë , mirëmëngjes po thonë.

Sot është e dielë, oh sa ditë plotë diellë,


lulet paskan çelur, se është dhe pranverë, kjo pranverë plotë diellë, e ëmbël erëmirë, stina që gëzon, fëminë dhe pleqërinë. Sot është e dielë, ky mëngjes plotë diellë. Të dua shumë. Të dua ty moj Shqipëri,


për mua shumë e shtrenjtë je ti, tek ty kam ngjyer buke me shellire, dhe qumështin tënd , ate kam pire.

Të dua ty moj bukuri, shumë thellë të unë , ke hyrë vec ti, vështrimi yt i ngrohtë i qartë,


rrudhat mbi ballë të duken pak.

Në gji do t’mbaj o toka ime, se më ke rritur me plotë mundime, erë e tufane, ka fryrë e po fryjnë, të dua zemër , ohhh ty kaq shumë. Valentina mars 2014


Të dua. E qeshur, e bukur e ëmbël, si mjaltë, ashtu është pranvera , plotë me lule shqerra, herë porsi fëmijë herë si fllad i ri, të dua moj pranverë, të dua kaq shumë ty.


Te jetojme denjesishte e mbrekullishte mire. Duhet te marre fund dhuna, Nje here e pergjithmone, Shoqeria te ndergjegjesohet, Nga dhuna te largohet, Duhet te marre fund lufta , Nje here e pergjithmone,


Duhet stimuluar arsyeja e llogjika , Zemra e mire dhe vetem drita, Duhet te behemi me te mire, Te perqafojme cdo ide te delire, Te ruajme natyren e te kujdesemi per te,


Te punojme fuqishem e te kendojme me ze. Valentina mars 2014 Të presim vetëm ty. Të dua djalë, kthehu tek unë, përse me ike në fund të botës!, lotët e mia po bien lumë,


e përqafohen me lotët e kohës.

Po kthehu mor djalë , nëna të pret, hajde biri im , këtu në k'të qytet, ç'bën në dhe të huaj, i vetëm je aty, nëna ty të do, të të shohë në sy.


Mbushe pra shtëpinë, eja ti tani, martohu si te tjerët , bëj dhe një fëmi, hajde biri im, të rregullojmë shtëpinë, të prashisim bacen, e të krasisim hardhinë.

Dëgjoje zërin tim , eja pra tani, toka dhe shtëpia, të presin vetëm ty.


Valentina mars 2014 Kuçovë Ti , unë. Ti e di , unë se di. Ti e pe , unë e se pashë. Ti e more, unë e lashë. Koha ikën, e ne ;)- pas. Valentina mars 2014


Tokat anembane. Toka jone, toka e atyre toka e atij Toke plote mbrekulli, Gjithandej moj toke ti je shpirt-flori, Njerezit vec ata duhet te t’kuptojne ty, Toke pa inate pa derte a mekate,


Toke aq e bekuar , drite e mjaltezuar, Ti je porsi diell moj toke eremire, Thesare krejte pafund ne zemren tende te delire. Toke moj toke e mire.


Unë jam femër. Unë jam femër , nënë, motër , nuk jam ashtu si mendon ti, me dashuri e mbuloi botën, dhe kur ka diell, stuhi apo dhe shi.

Unë jam një zemër , jam lot edhe shpresë, jam diell i mëngjesit , dhe jo re e zezë, dashurinë që kam e hedh në hapsirë,


dua, oh sa shumë, që tjetrit ti bëj mirë. Valentina mars 2014 Kuçovë.

Veshja e natyrës. E bukur është natyra shqipëtare, pak e egër, por dhe shumë krenare, veshur me fustanin me të bukur në botë, stilisti i natyrës është dielli magjiplotë.


Aromat e një heshtjeje të thellë. Ra heshtja, sërish në këtë muzg-mbrëmje në dukje të qetë, Një heshtje e gënjeshtërt, në brendësi ndihen ca zhurma ashtu lehtë –lehtë, Zhurma apo britma të harbuara të një turpi pa kufijë,


Që si i babezitur shumë qënie fytyrë-zbehta ka grumbulluar përreth tij… Ah, moj natë tinzare , më thuaj pak pse hesht!! Hesht dhe e fsheh kokën e duket sikur po buzëqesh, Eshtë buzëqeshje turpi , po po e një turpi kaq të thellë, Ah moj natë e egër , ah moj ti e mjerë, Sërish sapo ra mbrëmja , buzëmbrëmja zë-cjerrë,


Aty në të gëdhirë , kaq turp edhe kaq erë… Valentina 20 shtator 2013 As ti. As ti s,je I lire..sepse Kontrollohesh nga dikush tjeter atje larte ne hapesire Po po dhe kte ti e di mire.


Thelbi I te qenurit I lire njeri, Eshte ai I brendeshmi kur je ne pasterti, Kur vargonjte e erresires nuk bejne vend tek ti. Vetem atehere ti je I lire njeri‌


Valentina 15 2014 Ate nate. Ate nate te erret , ate dite intrigash, Kur rruget qene mbushur me klithma te papriturash, Kur engjejt e djajte mes tymit dhe eres,


Kur nga large degjohej zhurma e sirenes, Ate nate te trishte u zhduk historia, Nuk mbeti asnji tingull , iku krejte e mira, E moren te arka e shpreses se venitur, Bashke me piedestalet ngritur apo shqitur,


Ate nate pa nate , me pak tym e fjale, Zhurma e shamata, qe andej matane, Shkelur e pashkelur, me fytyre tinzare, Ah plote enderra vjedhur fytyrat genjeshtare, Ate nate te erret u vodh historia,


Edhe bashke me te humbi lumturia.. Bardhësinë përqafo. Besoje të mirën, atë përqafo, Flake errësirën dhe përpara shko, Tokën ti bekoje , veç me ëmbëlsi, Mbushe shpirtin tënd me shumë dashuri,


Ajrin edhe zogjtë, duaji ti kaq shumë, Ndihmoje të moshuarin, bëj të mira punë, Se nga mirësia dhe nga dashuria, Vjen flladi i paster , vjen veç lumturia.

Besoje të mirën , përqafo të dëlirën,


Ec gjithmonë përpara, ndiq rrugët e bardha, Në çdo vend që shkel, mirësi lësho, Bardhësinë e bardhë , atë përqafo.

Brezat që do të vijnë. Une e dua diellin, hënën yjet ,


fortë dua retë e bardha, ecjen e tyre në ambiente të pastra. Unë e dua tokën ku u linda, ku hodha hapat e mia të para, dua aromën e bjeshkëve të larta, pastërtinë e ujrave të rralla.

Unë e dua fortë natyrën , jam e lidhur cdo moment me të,


dua zogjtë këngëtarë , dua të ëmblin e tyre zë. Pastaj me rradhë, dua edhe fluturat , që kurrë nuk grinden dhe harmonishëm vallëzojnë, fustankat e tyre ngjyra ngjyra , në fytyrë veç ndricim reflektojnë.


Dua tokën, këte tokë , që më lindi edhe rriti, kaq e ëmbël , se them dot , toka mëmë, ajo më priti, dua dritën dhe jo errësimin, rrugën e mirë, edhe gëzimin, dua vlerat e vërteta, jo intrigë apo gënjeshtra.


Të marrë fund komplet errsira, të zërë vend vetëm e mira. Brezat që ngadalë do t’vijnë:”U them te perqafojne veç Mirësinë”.

Valentina shkurt 2014


Capitet historia. Capitet historia shekujve si e marre, me ngjarje krejt pafund, shenuar ne kalendar, beteja shume te thella, nderrime hulumtime, sisteme te pafytyra , ngacmime , perrdellime


histori e gjate , me floket kacurrel, ngaterruar sdi se ku e zhytyr po kaq thelle, e heshtur vete veshtron, robotet ajo shikon, me lapsin edhe fleten

qe

duket sikur kuptojne, e shkruajne ne cdo kohe , me pas I lene ne harrese,


iken nje pjese robotesh , nje pjese tjeter nis e shkruan pa pertese, e keshtu vazhdon kjo pune, historia perseritet, ndersa koha po cuditet. Çdo herë. Çdo herë që lexoje Kadarenë, vështrimi humbet atje largë dhe thellë.


Një shqiponjë me pranga, që kërkon të dalë, e bukur si drita, e ëmbël si mjalta. Si vargonjë të zinjë, ca zinxhirë të mjerë, shtrënguar pas vetes ,e mbajtën ca kohë. Ndërsa tash shikojë, shqipja porsi zog, do të fluturojë po s'fluturon prapë dot…


Valentina shkurt 2014 Dicka ndodhi krejt papritur.. Një vërshim stuhie, Ashtu krejt papritur, Një errësim I plotë, Shumë fëmijë cuditur, Fushat aq të bukura, Qielli aq I kaltër, U bënë kaq të zinjë,


C, ndodhi vallë!!-se dimë.. Era fërshëlluese, e diellit dhe e qiellit, pamja kaq trishtuese, aty pezull ngeli… Qyteti im .. Qyteti im i vogël, ashtu ndopak I ndotur, Me erën e naftës apo të gazit të superlodhur!!


Të shoh në cdo sekondë, tek ecën me shpejtësi, Kërkon të mbijetosh , në tërë kët gjullurdi, I vogël por i blerët, si një kështjellë e fjetur, Qyteti im i ëmbël, foleza ime e mbetur, Me njerëz pakësuar, e zhurmat ca rralluar, Foleza ime e vogël, o bletë e mjaltëzuar..


Rrugës për në fshat. Një udhëtim i gjatë , aty tek I vogli fshat, Ecja edhe ndalesha, mbi a,t tokë të thatë, Era fluturonte, mbi male ndalonte.. Dielli sqimatari fshehur pas një mali.. Ecja dhe nuk ngopesha, me ajrin kaq të pastër,


Me erën e lëndinave, dhe a,t qiell të kaltër, Në cdo hap që bëja , një lule shikoja, Lulet me të mira , i doja , oh sa I doja, Era e pranverës, po më përkëdhelte, Parfumi i saj dehës, po më buzëqeshte, Tokat kaq të ëmbëla , mbushur pafundësishtë,


Qielli kaq I kaltër, qeshte ëmbëlsishte.

Jemi prej Shqiperie….. na thone Shqipetare. Jemi

prej Shqiperie,

Na thone Shqipetare, Nder vite e nder shekuj, Kemi qendruar krenare. Veshtrirsi pa fund,


Vuajtje edhe rrenime, Mbetur pas ne kohe, Ah moj Shqipja trime.. Kemi ecur shume, Zbathur , e pa ngrene, Skemi fjetur gjume, E plot kemi thene.. Trimat tane te rralle, Te pushkes edhe penes, Ndricim kan pas ne balle,


Kan pire qumeshtin e nenes.. Serish ecen e ndalesh, Ti Shqipja nder agime, Me veshtirsi perballesh, Ti yll I zemres time, Jemi bijte e tu, O yll I drites time, Qe ecim me kepuce E bejme edhe gabime..


Por ti zemren se ndote, E bukur si cdo mot, Me zogjte kengetare Valle a po I degjon sot!! Jemi prej Shqiperie, Na thone Shqipetare, Zemra jote e paster, Vec ndrin eshte qelibare. Nje thesar I rralle‌


Jemi Shqipëtarë. Jemi Shqipëtarë, e qenkemi bërë si të marrë, Fytyrë-prishur mendje krisur, një dëshirë veç për të ikur, i lamë trojet tokat, fushat, i lamë pyjet dhe gëmushat, ikëm largë, oh Zot kaq largë, ikëm e su kthyem prapë.


Një dëshirë çmendurie, të largohemi prej Shqipërie, Sa me largë do jetë më mirë, po këtu vallë kush do rrijë!!. Pse s,mendoni për këtë vend!- e harruat këtë tokë të shtrenjtë! Oburra të ikim sa më largë, -largë ketij vendi të begatë,


Tokë dhe qiell , gjithandej, erë dhe shi e ngricë të thellë, Dhe tufanet janë njësoj, dashuria ajo ndryshon, Shumë të dhënë pas çdo fitimi , pas çdo pune e tjetërsimi, Pa punuar s,ka sukses vendi juaj këtu ju pret,


Pse nuk ktheheni në tokën tuaj , boll jetuat e punuat, Me ato që kini mësuar , vendin tuaj keni për të ndryshuar, Se kjo Tokë ju po ju pret, zëri i saj po ju thërret, E mos bëni sikur s,dëgjoni, ejani e këtu punoni.


Ka zbritur nje nuance. Nje nuance e bukur zbriti larte nga qielli, E embel e lehte si krahu I nje ylberi, Solli diell te mire, solli bardhesi, Eshte fare prane nesh, vjen ere ciltersi.


Kam plote. Une kam shok diellin, Dhe shoqja ime eshte pranvera. Tjeter shok kam detin , ate te thellin, Pastaj te tjera shoqe kam lendinat me luleshqerra.


Une kam shoke aq shume, Yjet ne qiell te pafundem, Dhe henen, e bukur me te flas cdo nate, Dhe qenin

aty prane, dhe

pse e kam frike pak‌

Une hapem dhe flas Me ta shume buzeqesh, Me henen e bukur


Dhe qiellin krejte pa re.

Keta jane shoket e mi, Te miret te ciltertit, Te thjeshtet te mencurit, Te pastertit , te deliret.. Pastaj cmu kujtua!! Dhe zogjte camarroke,


Oh sa shume kenaqem I kam te tere shok. Rrugen e mengjesit, Kur une shkoje ne pune, Ata afer meje, Kendojne gjithnji e me shume. Oh cfare sysh qe kane,


Te paster te mire, Vetem u shkelqejne , Zogjte jane embelsire. Valentina 15 Janar 2014

Kenaqesia me e madhe. Kenaqsia me e madhe


Kur dike e ben te lumtur Zemra hidhet fluturon Shpirti behet me I bukur, Teksa sheh fytyre te qeshur Behesh edhe me I mire Je e lehte porsi nje flutur Qe plot gas shkon ne hapesire..


Lumturia me e madhe Valle po ju a po e ndieni? Eshte ajo porsi sorkadhe Ja shikojeni aty e keni, Jep me shume e mos kerko, Bej te mira ate vec syno, Une tashme e kam kuptuar,


Shpirti im eshte lumturuar‌ Valentina 3 nentor 2013 Kjo bote. Bota nuk do shkaterrohet, Sdo marre fund kjo bote, Por do kete ndryshime, Duke filluar qe sot!!.


Kjo bote kaq e madhe, Do mbushet vec me drite, Do hedhim kenge e valle, Sdo t, kete kurre erresire.

Si shprese edhe si enderr, Si zjarr qe s,shuhet kurre,


Kjo bote do t, jete e embele, Per kte jam e sigurte. Kjo bote do ndryshoje!, Ashtu si dhe vete ne, Do t,behet me e mire, Do t,kete te pastertat re. Dhe qielli atje larte,


Do qeshi papushim, Kjo bote do t,jete e embel , Do behet me e mire..

Valentina 18 janar 2014


Moj e shtrenjta ime. Moj Toke , ti je bekim, e di qe je aq e embel, Dhe mbushur je plote kuptim, Dhe pse e tharre, se do vetem pak uje, Po prape je aq e fresket dhe syte me te embel se kurre,


Moj Toka ime e bekuar, se di pse shume une ty te dua, Grimca kristali arrije une te dalloje, Jane ne gjirin tend, te mbajne ngrohte e ngrohte, Je me miresi ti o Toka ime, Shume une ty te dua , moj e shtrenjta ime.


Shkurt 2014 Valentina Shpirti- manekin. Varferia me e madhe , nuk eshte ajo ekonomike, Por ajo shpirterorja , eshte vertete katastrofike.


Njerezve u mungon dashuria, fjala e mire dhe harmonia, Ajo e brendeshmja, ajo e thella, ajo e embela ajo e vyera.

Varferia me e madhe , eshte nje shpirt I varfer,


I zhytyr ne erresire, ai shpirt qe ngjan si manekin.

Valentina 2014


Shqipëri moj Toka ime. Shqipëri moj Tokë e ëmbël, Erëmirë porsi një ëndërr, Tokë e virgjër dhe krenare, Je e bukur moj gjigande,

Nëpër erë edhe tufane,


Netë ngricash e acaresh, Ti moj trime su perkule, Kokën ti aspak se ule,

Sa e ëmbël je moj Tokë, Asnjeri nuk më thotë dot, Unë e ndiejë ëmbëlsinë tënde, Krenarinë dhe thjeshtësinë,


Pak e ashpër ti nga vitet, Por e drejtë si pemë që rritet, Rritet ikën pambarim, Lëshon degë e filizë të rinjë,

Je e pastër Toka ime,


Sa të dua , sa të ndiejë, Ajri , pema edhe lulet, Ty të zbukurojnë cdo herë,

Ashpërsuar ndonjëherë , Mali , pema apo qielli, Por ti tokë e mjaltëzuar, O kurorë e lulëzuar.


Shqipëri moj Toka ime, Nëpër vite ti na rrite, Na dhe dritën dhe shkëlqimin, Na dhe shpresën dhe besimin.

Simfonia e piklave te shiut mbi asfalt.


E dua simfonine e piklave te shiut mbi asfaltin e thate, Ai tani ka nisur , te bjeri mengadale, Dhe bujqit atje ne fshat gezuan per kete shi qe po bie tani,


U duhej per mbjelljet , s,mund te kete diell gjithnji.

Dhe vogelushet ti shihje , me ato cadrat e tyre te vogla, E mbushen trotuarin, me te tyren gjalleri,


Me gjyshet prej dore, me cantat permbi supe, Ata qe I duan dhe diell edhe shi. Tregtaret po nxitojne , dhe ata me cadrat, Drejte tregut te vogel sa heret paskan dale, Trokasin piklat e shiut mbi supe e mbi shpatullat,


Dhe pastaj lehte lehte rreshket mbi trotuar. Valentina 15 Janar 2014 Si Si nje metafore e pakuptimte ne qiell te zbrazet ,


Si nje sirene e stregjatur ne qiell te vranet, Si nje mandat I pashpallur I nje menxyre historije te dyshimte, Qorrsokakesh te lodhur , drejte nje dickaje te paqellimte, Shtremberuar mes thirrjesh a dhimbjesh te thella,


Gjemimesh te lehta ta shafqura apo te fshehura, Si nje luan a perbindesh I nje shekulli te nxire , Deshirash te pakuptimta , te plote qenieve jo shpirtmire Valentina 27 tetor 2013


Te kujtoj moj gjyshja ime e mire!. E kujtoj sot gjyshen time te mire, Fytyre-bardhe dhe gjithmone arom-mire, Cdo here fjale te embela, ngjyra dashurie,


Fjalet qe ti thoshe , sa te kishin hije, Gjyshja ime e bukur, po po shume e bukur, Dy syte e tu te zinj , dhe krahet porsi flutur, Si flutur

e bardhe me

zemer te mire, Te gjitheve na falje oh sa ngrohtesi‌


Ti puth duart hënës.

Sonte kam dëshirë ti puth duart hënës, Hënës , gjysmëhënës, atje lartë në qiell, Errësirën mposht me dritën e saj të vogël, Natën e bën ditë , hëna si një diell.


U bera mengjes. I mblodha mengjeset te gjitha se bashku, Dhe me to vrapova nen rrezet e diellit, U bera edhe une mengjes , mengjes I lehte, Dhe ndjeva mbi faqe me te embelen vese.


Trishtim ne New York. Nje tym i zi e mbushi krejte hapesiren, pas nje shperrthimi, nje ndarje e nje copetimi, si nje shigjete me helmin e kohes qe depertoi ne qender te kokes, si valle e fundit e nje shprese te venitur,


si fasade e shtirur e nje lejleku te drobitur, ate dite lote me tym, dhe era e dalldisur, e mbushur plote c, orientim... u thye si akulli mes dites plote trishtim, sa qenie krejte pa faj u zhyten ne pikellim, ja aty me tej nje telefonate ngeli pezull


mes hapesires... mendimet e pashprehura ne gji te shkretetires, dhe syte e plote vogelusheve qe ishin aty prane, e pane kete masaker, e pane me lote e lane, Alo- mami im , nje ze ne hapesire si thirrja me e mire , ne tere at, pafundesi,


I dashur , i shtrenjti im, diku me tej degjohet, nje vajze nga kati i 30-te ne ajer sec copetohet.. ate dite New Yorku veshi vellon e trishtimit sa lot dhe kaq zhgenjim, ne mes te nje ndricimi.. sa thirrje ngelen pezull, aty jane edhe sot, zerat e femijeve a i degjoni sot??


nje tym po kaq i zi , trokiti ate mengjes, mes dhimbjes si stuhi, e shkriu te embelen shprese, dhe njerezit te tulatur nga large sec po veshtronin, veshtrimi i tyre i lagur, ata vec po lotonin, dhe gjithe ai gjemim , si nje ogur i zi, qe sdonte pasterti por


vetem gjullurdi, paniku mbushi sheshin, la shijen e tij te hidhur, ca korba me vrap sec mberriten me zerin e tyre e dridhur, ate dite New Yorku u vesh me kaq trishtim, ne syte e cdo banori u ndje pasiguri...



Aroma e Duomos. Aroma e Duomos ne Milano , te terheq , te ben per vete, Turiste mbushur pjaca plote e perplote, Pikturiste, fotografe, geshtenjapjekes shume te zote,


Ka dhe shume shqipetare, ne kete dite sot. Behu diell. Behu diell edhe shkelqe, Qesh e luaje me me te pastertat re,


Behu dielle edhe vec ngrohe, Fusha kodra e cdo gje qe do

Behu diell, dhe vec ndrico, Grimca drite ti vec dergo, Behu dielle , nje diell I mire


Dielle I mire ne hapesire. Valentina 27 dhjetor 2013 Buzembremja ne qytet. Bulevardi mbushur plote me drita dhe zbukurime pafund,


Nje muzike me tej here shfaqet

here

humb, Shiu mbi asfalt troket pa pushim, Zogjte fluturake , strukur ne peme rrine. Ju dua shume, pa mas, Diellin dhe Pranveren , Ohh sa shume ju dua,


Ju kam pasterti , ju kam ndricimin tim. Ruaje zemren e mire. Reago ndaj nje veprimi jo te mire, Mos rri dhe bej sehir, Dicka qe sheh dhe qe eshte ne gabim, Thuaje shprehe apo kerko ndihme,


Kerko brenda vetes me te fortin ze, Te drejten qe ti ke , te keqen tutje le, Ne kte bote te madhe ne kte bote te lire, Mbaje paqen tende ruaj zemren e mire. Valentina 7 shkurt 2014



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.