shqiptarja.com

Page 1

“Fundjava” Suplementi për argëtimin “F

M Monika Kryemadhi, pjata që i serviri Berishës Piktori Ardian Isufi: Turizmi kulturor në Venecia P

Intervista

Lirak Bejko: “Kuliçaj më goditi në komisariat”

Faqe 13-19

Faqe 8

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA

VITI II - NR. 44 E premte, 24-02-2012

www.shqiptarja.com

EKSKLUZIVE/ Dokumenti i Gjykatës së Tiranës për gruan e lidhjes intime

BURRI I YLLKES: SI U NDAME

Mikesha e Ilia Bashos, divorc në 2010 Zbulohet akti i zgjidhjes së çiftit, pas tre vitesh martese pa fëmijë. Avokati i bashkëshortit të gruas së vrarë në 2 shkurt: “Bisedat që bëmë me burrin e Elenit”. Çfarë thanë vjehrri dhe kunati për hetuesit UDHËZIMI

Amnistia, si falen bizneset dhe familjarët KTHIMI

Lajmi

Faqe 11

Faqe 6

Analizë

Yllka Shehaj, dentistja që kishte lidhje intime me Ilia bashon, kishte bërë zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, pas tre vitesh martese, prej të cilës nuk kishte fëmijë. Ish-bashkëshorti, në aktin e padisë ndaj saj, e akuzonte se ajo e kishte harruar familjen, duke iu përkushtuar punës si stomatologe dhe vinte shumë vonë në shtëpi.

NGA

Evropa, Greqia, kriza dhe ne M

TIRANE

Partia e Topit, Eduart Selami ndërlidhës me SHBA-të ENERGJETIKA

Faqe 4-5

HEC-et me koncesione, si dështuan investimet

ELTON QYNO

Në foto: Yllka Shehaj dhe Ilia Basho (djathtas) Faksimile e vendimit të Gjykatës për zgjidhjen e martesës së Yllka Shehajt

N

ë vitin e parë gjithçka shkonte shumë mirë. Por më pas asgjë nuk shkonte mirë. Yllka Shehaj vonohej shumë më punë, rrinte me orë të zgjatura në klinikën, duke iu përkushtuar profesionit të stomatologes. Të paktën kështu thotë akuza q ëish-bashkëshorti I bën, në zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, mëse 3 vite pasi ishin kurorëzuar në martesë. Çifti që nuk kishte fëmijë do të ndahej edhe për një shkak tjetër. Dhëndri Vijon në faqe 2 nuk...

EUGJEN MERLIKA

SOT CEREMONIA PER FETI VOGLIN

Paqeruajtësit mes luftës alkoolit dhe shoqërisë Fotot nga misionet, jeta tjetër e ushtarakëve shqiptarë, me mision në zonat e luftës në Çad, Irak dhe Afganistan TIRANE

ARBEN RROZHANI

J

eta tjetër në çadra dhe kapanone e paqeruajtësve shqiptarë kalon mes argëtimit të kufizuar Brenda reparteve ku janë instaluar. Një set fotosh të hedhura nga paqeruajtësit tregon për kohën e lirë që ata kalojnë gjatë... Faqe 9

ë shumë se dymijë vjet më parë brigjet e Mesdheut verior e lindor ishin qëndra e qytetërimit. Prej Athinës dhe Romës shpërndaheshin rrezet e dijes e të kulturës. Nëse Roma zotëronte atëherë një kontinent që, në kufijtë e saj haste t’ashtuquajturit “fise barbare”, Athina e pushtuar ushtarakisht zotëronte me artin, filozofinë e shkencën e saj atë pjesë të njohur të botës që do t’ishte Evropa e ardhëshme. Ndoshta mendime të tilla i vijnë ndërmend cilitdo që, duke ndjekur ngjarjet e ditëve të sotme, shtrin vështrimin në të shkuarën e largët, duke u munduar të gjejë një lidhje, një fill të padukshëm, që përshkon shekujt, ngjarjet, historinë e popujve, të brezave, të shoqërive, të shteteve. Sot Evropa përballet me një nga sfidat e saj më të vështira, atë që fillimi i mijëvjeçarit të tretë m.K. i ve përpara një bote që, mbasi ka përvehtësuar dijen, shkencën, teknikën, artin, kulturën, përvojat shoqërore e politike të shoqërive të saj, matet me të në fushën e ekonomisë. Evropa, që i dha botës teoritë e doktrinat më të ndryshme ekonomike të lashta e bashkëkohore, sot gjëndet në një amulli që, për herë të parë në historinë e saj mijëvjeçare, duhet t’a përballojë e bashkuar. Ëndrra e saj e bashkimit, e përkundur në djepat e mëndjeve të ndritura të brezave të shkuara, e trupëzuar mbi gërmadhat e luftës më të egër të gjithë historisë së saj, e plotësuar me shëmbjen e sistemeve të diktaturave, sot ndeshet me një të vërtetë dramatike që quhet “krizë ekonomike”, duke marrë këtë emër pikërisht nga gjuha Vijon në faqe 22 e grekëve...


2

E premte, 24 shkurt 2012

AKTUALITET

Policia: Kemi një të identifikuar, presim provat

P

olicia e Tiranës shprehet se ka arritur të bëjë identifikimin e personit që mendohet se ka qëlluar për vdekje me tre plumba pistolete shtetasen Eleni Basho. Duke ju referuar burimeve pranë policisë së kryeqytetit, mësohet se në dosjen hetimore ndodhet emri i një personi i cili ka gjasa që shumë shpejt të arrestohet nga uniformat blu. Ky individ sipas policisë është një nga dy personat për të

cilët janë ngritur dyshime se mbrëmjen e 2 shkurtit kanë qënë afër zonës ku ka ndodhur krimi. Momentalisht, policia dhe prokuroria kanë arritur të sigurojnë disa prova që të krijojnë dyshime të arsyeshme se personi që ata janë duke mbajtur në vëzhgim ka qëlluar me armë zjari prapa shpine nënën e dy fëmijëve Eleni Basho. Policia e Tiranës nuk pranon të japë detaje dhe karakteristika fizike të

këtij personi, por shton se ai është kontigjent kriminal që njihet nga policia për ngjarje ordinere si grabitje dhe krime të tjera në kryeqytet. Aktualisht uniformat blu janë duke kryer hetime intensive për plotësimin e të gjitha provave, me qëllim faktimin e plotë të autorësisë së krimit, gjë e cila do të mund të sjellë dhe arrestimin e personave konkretë.

Vendimi i plotë i Gjykatë së Tiranës në dhjetor 2010

Divorci i Yllkës, i shoqi: Rrinte shumë në klinikë Çifti u divorcua pas tre vitesh dhe nuk kishte fëmijë

TIRANE

vijon nga faqja 1 ...pranonte që prindërit e gruas të hynin në marrëdhëniet mes tyre dhe kur i kërkoi bashkëshortes që të iknin në një shtëpi tjetër, Yllka nuk pranoi. Ndarja ishte e pashmangshme, siç është dokumentuar edhe në vendimin e Gjykatës. REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANË NR 7972 AKTI - NR 9877 VENDIMI VENDIM "NE EMER TE REPUBLIKES" Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e përberë nga: GJYQTARE: BRUNILDA KASMI asistuar prej sekretares gjyqesore Valbona Maja , sot me date 21.12.2010 , mori në shqyrtim në seance gjyqesore publike çështjen civile me Nr. 7972 Akti qe i perket paleve ndergjygjese: PADITES: O. S., i biri i Kadriut dhe i Dallendyshes ,i datelindjes 1981, lindur ne Leskovik Kolonje dhe banues ne Tirane,Rruga "Budi", banese private pa numer, (prane Qytetit Studenti), me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me arsim te mesem ,i martuar pa femije,i perfaqesuar ne gjykim me deklarim gojor nga avokat Eduart Jovani me licence Nr. 1576. E PADITUR:Yllka Shehaj ,e bija e Fatmirit dhe e Tatjanes, e datelindjes 1982, lindur ne Berat dhe banuese ne Tirane ,Rruga "Ali Visha", pall.8, shk.1, ap.8, me kombesi dhe shtetesi shqiptare, me arsim te larte,e martuar pa femije, e perfaqesuar ne gjykim me deklarim gojor nga avokat Engjell Allajbej me licence Nr. 302. OBJEKTI: Zgjidhje martese. BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues i Kodit te Familjes. Gjykata; ne perfundim te hetimit gjyqesor, pasi administroi provat shkresore ne bisedimet perfundimtare, mori pretendimet e fundit te paleve qe kerkuan si pala paditese ashtu edhe pala e paditur pranimin e kerkesepadise , dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi: VEREN: Se pala paditese i eshte drejtuar gjykates me padi sipas objektit te percaktuar ne pjesen hyrese te ketij vendimi gjyqesor. Perpara shqyrtimit te bazueshmerise ne ligj dhe ne pro-

Faksimile e vendimit të Gjykatës për zgjidhjen e martesës së Yllka Shehajt va te padise gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencen e saj ne gjykimin e kesaj ceshtje. Ne zbatim te neneve 35/3 , 36/1, 41 dhe 349/a te K.te Pr.Civile gjykata konstatoi se ceshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe eshte ne kompetencen lendore dhe tokesore te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Nga pikepamja e faktit rezultoi se: Palet ndergjyqese jane bashkeshorte midis tyre.Ata e kane lidhur martesen ligjore me date 14.05.2007,me Nr 171 Akti , fakt ky qe rezulton i provuar nga çertifikata e marteses e leshuar me date 09.03.2010, nga Zyra e Gjendjes Civile te Njesise Bashkiake Nr 2 Tirane, ne baze te Rregjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Siç provohet nga çertifikata familjare e administruar ne dosjen gjyqesore nga kjo martese bashkeshortet

nuk kane femije. Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se: Kjo martese eshte lidhur me dashuri. Bashkeshortet jane njohur midis tyre ne vitin 2001. Pasi kane qendruar disa vjet ne njohje midis tyre, ne vitin 2007 kane lidhur edhe martesen ligjore. Me padine ne gjykim pala paditese parashtroi se gjate vitit te pare te marteses marredheniet midis bashkeshorteve kane qene shume te mira. Ato jane karakterizuar nga dashuria, mirekuptimi dhe respekti i ndersjellte midis bashkeshorteve. Por me pas me kalimin e kohes, marredheniet midis bashkeshorteve nuk kane qene me te qendrueshme, dhe ne jeten e tyre bashkeshortore filluan te jene prezente mosmarreveshje dhe grindje te shpeshta te cilat vinin per shkak se e paditura filloi te mos permbushte rregullisht detyrimet e saj

familjare dhe ti neglizhonte ato per shkak te perkushtimit te saj ndaj karrierres se saj ne profesionin si mjeke stomatologe. Ajo punonte me orar te zgjatur dhe bashkeshortet filluan te kalonin shume pak kohe me njeritjetrin, ç'ka ndikoi edhe ne zbehjen e marredhenieve bashkeshortore. Veç sa siper sipas pales paditese gjithashtu shkak per ekzistencen e mosmarreveshjeve midis bashkeshorteve ka qene edhe nderhyrja e prinderve te te paditures ne jeten e tyre bashkeshortore , per shkak te jeteses se perbashket te ciftit me prinderit e te paditures. Pala paditese shpjegoi ne seance gjyqesore se edhe pse nga ana e paditesit eshte kerkuar qe bashkeshortet te jetonin te vecuar nga prinderit e te paditures ne nje familje me vete, e paditura nuk ka qene dakort , dhe qe nga data 25 gusht i vitit 2009 bashkeshortet jane vecuar nga njeri-tjetri. Edhe perfaqesuesi i pales se paditur pranoi ne seancë gjyqesore se marredheniet bashkeshortore fillimisht kane qene te mira. Por me pas keto marredhenie nuk kane qene te qendrueshme dhe kane ardhur duke u zbehur gradualisht per shkak te grindjeve dhe te mosmarreveshjeve te vazhdueshme qe vinin per shkak te mosperputhjes se Yllka Shehaj karaktereve te bashkeshorteve me njeri-tjetrin, cka pasqyrohej edhe ne faktin se bashkeshortet ndanin mendime, dhe qendrime te ndryshme ne lidhje me vazhdimesine e jetes bashkeshortore dhe ate familjare. Gjykata nuk arriti t'i pajtoje keto pale me gjithe perpjekjet e saj per pajtim , te bera konform nenit 134 te K. te Familjes, pasi ndeshi ne kembenguljen per tu ndare te pales paditese. Palet ndergjyqese deklaruan ne seance gjyqesore qe gjykata te mos shprehej lidhur me fajesine. Nisur nga sa u parashtrua me lart ne kushtet e pamundesise per te ruajtur apo rikrijuar bashkimin shpirteror dhe material midis bashkeshorteve,Gjykata cmon se maredheniet bashkeshortore jane tronditur thelle, aq sa qe nga muaji gusht i vitit 2009 bashkeshortet kane nderprere edhe jetesen e perbashket midis tyre, duke shkelur keshtu nje detyrim lig-

Në foto: Yllka Shehaj dhe Ilia Basho

jor qe bie ndesh me parashikimet e nenit 55 te K.te Familjes sipas te cilit rezulton se bashkeshortet kane detyrimin e jeteses se perbashket me njeri-tjetrin, e per pasoje martesa "de facto"e ka humbur qellimin e saj e si e tille duhet zgjidhur. Kjo dhe ne veshtrim te nenit 132 te K.te Familjes ku parashikohet se: "Secili nga bashkeshortet mund te kerkoje zgjidhjen e marteses kur,per shkak te grindjeve te vazhdueshme,te keqtrajtimeve, fyerjeve te renda, shkeljes se besnikerise bashkeshortore, semundjes mendore te pasherueshme, denimit penal te rende te bashkeshortit ose per cdo shkak tjeter qe perben shkelje te perseritur te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa,jetesa e perbashket behet e pamundur dhe martesa ka humbur qellimin e saj per bashkeshortin padites ose per te dy bashkeshortet". Nga aktet ne dosje rezultoi se paditesja me lidhjen e marteses nuk e ka ndryshuar mbiemrin, por ka mbajtur mbiemrin e saj te vajzerise "Shehaj". Konform nenit 143 te K.te Familjes, pasi ky vendim te marre forme te prere gjykata ia dergon per rregjistrim Zyres se Gjendjes Civile te Njesise Bashkiake Nr 2 Tirane. PER KETO ARSYE: Gjykata bazuar ne nenin 126-306309 e vijues te K.Pr.Civile; VENDOSI: Pranimin e kerkese-padise. Zgjidhjen e marteses ligjore midis paditesit Oltjan Selfo dhe te paditures Yllka Shehaj. U shpall sot me date 21.12.2010, ne Tirane.


E premte, 24 shkurt 2012

3

AKTUALITET

E

kzekutohet me plumb në kokë pronari i diskos. Almir Cani 37 vjeç me banim në lagjen Dyli Haxhire Myzyri, pronar i disko Tekila në këtë qytet u vra një natë më parë nga një person që është shpallur në kërkim nga policia. Zëdhënësja e drejtorisë së policisë Elbasan, Valbona

Vrasja në Elbasan, dy plumba në kokë pronarit të diskos

Begu deklaroi se policia e ka identifikuar autorin, por emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. 37 vjeçari ndodhej në banesë në kohën kur është thirrur në celular për takim nga një person që duket se ka qenë i njohur. Almir Cani ishte duke luajtur me vajzën e tij të vogël

në atë kohë. E ka lënë në dhomë dhe ka zbritur për të takuar personin që e priste në fund të shkallëve. Por sapo është përballur me atë ka marrë dy plumba pistolete në kokë. Fill pas kësaj auori është larguar në drejtim të paditur i ndihmuar nga terri i natës.

Avokati tregon bisedën me bashkëshortin e Eleni Bashos

Ilia pranoi lidhjen por jo vrasjen "S'mund të mbahet në burg pse ka shkëmbyer sms dashurie"

TIRANE

ELTON QYNO

L

Vëllai i Elenit

Kërkoj vrasësit, s'më intereson kush do jetë

I

TIRANE

vëllai i Eleni Bashos, ësh të pyetur dje në policinë e kryeqytetit, rreth vrasjes së motrës së tij, ku i dyshuar kryesor është kunati i tij 38 vjeçari Ilia Basho. Gjatë dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore vëllai i viktimës ka pohuar se në rast se Ilia ka gisht në vrasje, atëherë ky do jetë një zhgënjim dhe diëka e paimagjinueshmes për familjen e tij. Mes rreshtave të dëshmisë ai tregon se pasi është njohur me arrestimin e kunatit, ka mbetur i befasuar njëkohësisht dhe i tronditur, për shkak se gjatë këtyre 20 ditëve ka zhvilluar disa takime me Ilian, ku kanë biseduar rreth hipotezave se nga kush person dhe për çfarë arsye mund të ishte ekzekutuar 33 vjeçaria Eleni Basho. Sipas vëllait të viktimës, gjatë këtyre bisedave në asnjë rast i dyshuari i prokurorisë dhe policisë nuk i ka ngritur dyshime se ai mund të ishte i imlikuar në vrasje. Ai u ka treguar hetuesve se interesi i vetëm i tij është zbulimi i autorëve të krimit, pavarësisht se kush mund të jetë

ai, kunati i tij apo dhe persona të tjerë. Ndërkohë që të afërmit e tjerë të viktimës Eleni Basho, e cila u varros në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, shprehen në media se: "Po të duan ata që e morën në dorë e zbulojnë çështjen. E mira është kështu, na e vranë vajzën, të vrasim edhe ne, që të jenë të dy atje",-shprehet gjyshja e viktimës Anastasia Dodi. "Si e pësuam ne, të marrin hakun",- tha nusja e xhaxhait të viktimës Sofia Dodi. "Është një fatkeqësi, për vllehët, për arsye se për të tillë gjëra ne kemi qenë fanatikë, jashtëzakonisht. Nuk e bënim një gjë të tillë. Sesi u ka ndodhur atyre ajo, për ne është një minus e madhe",- u shpreh Dhimo Shqillo, banor i fshatit. Ndërkaq disa prej banorëve, të cilët kishin marrëdhënie të ngushta me çiftin, bëjnë të ditur se ishin në dijeni të konflikteve të shpeshta mes çiftit. Tre ditë më parë në orët e vona të mbrëmjen prokuroria urdhëroi ndalimin e shtetasit Ilia Basho, pasi ky i fundit rezultoi se është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho.

idhja intime mes Ilia Bashos dhe 30-vjeçares Yllka Shehaj, sipas avokatëve nuk është provë që e implikon 38-vjeçarin në vrasjen e gruas së tij, siç dhe pretendon prokuroria dhe policia e Tiranës. Sipas avokatit Lazër Sokoli, Ilia ka pasur një lidhje intime me Shehaj, gjë e cila ka sjellë dhe konfliktin mes tij dhe bashkëshortes, por kjo lidhje logjike që bën prokuroria nuk qëndron. Kjo për shkak se shumë çifte familjare, kanë lidhje të tilla, por në fakt s’kanë arritur deri në vrasje, pasi janë rrugët ligjore ato që sjellin divorcin dhe jo veprimet kriminale deri në vrasje. Sipas versionit të avokatit, Ilia s’ka pasur asnjë arsye pse duhet ta vriste bashkëshorten e tij, pasi me të kishtë dy fëmijë, të cilët do të ngeleshin jetimë, siç dhe tashmë kanë mbetur. Avokati Sokoli, thotë se së bashku me kolegun e tij Edmond Dëma e kanë takuar në ambjentet e paraburgimit klientin e tyre Ilia Basho, ku kanë biseduar rreth kësaj çështje. I arrestuari Basho i ka garantuar atyre se nuk ka lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, pavarësisht përgjimeve, SMSve dhe disa provave të tjera që prokuroria pretendon se i disponon. Lazer Sokoli, shkon edhe më tej duke pohuar se gjatë marjes në pyetje ditën e ndalimit Ilia Basho është gjendur në presion psikologjik nga ana e efektivave të policisë së kryeqytetit.

KËRKESA PËR LIRIM

Në seancën e sotme që pritet të zhvillohet në orën 10:00 në Gjykatën e Tiranës, dy avokatët mbrojtës do i kërkojnë gjyqtarit Altin Kurti, lirimin nga qelia dhe caktimin e një mase më të butë për klientin e tyre. Sipas avokatëve një kërkesë e tillë jo vetëm që do bëhet për shkak se në dosje nuk ka prova që provojnë implikimin e klientit të tyre në vrasje, por dhe për arsye se dy fëmijët tash-

?

PYETJE PERGJIGJE

Sa për qind të aksioneve ka pasur Eleni Basho në kompani?

Plot 50 për qind të aksioneve të kompanisë "Nova Dentar Albania" kanë qënë në zotërim të viktimës. Ndërkohë që pjesa tjetër ishte në pronësi të ortakut tjetër Ilirjan Bituni. Kompania tregtonte produkte në fushën e mjekësisë dentare ku dhe bënte furnizimin me medikamente të farmacive dentare. Aktiviteti i kompanisë shtrihej në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit.

Cilat janë provat që do paraqitë prokuroria në gjykatë sot?

Mësohet se në kërkesën e prokurorit të çështjen, janë marë deklarimet e 5 ose 6 personave si dhe disa përgjime që mendohet se kanë arritur të çojnë prokurorinë për të ngritur dyshime të arsyeshme se organizatori i krimit është shtetasi Ilia Basho. Ndërkohë që ky i fundit nëpërmjet dy avokatëve të tij do kërkojë lirimin nga qelia pasi këmbëngul se është i pafajshëm.

Sa persona janë pyetur rreth vrasjes së Eleni Basho?

Rreth 80 persona janë marë në pyetje nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ata kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jetës së çiftit Ilia dhe Eleni Basho. Disa prej tyre konsiderohen si tepër të vleshëm nga ana e hetuesve, të cilët thonë se në rast se dosja shkonë për gjykim në gjykata, atëherë këta persona do përdoren si dëshmitarë, kundër Ilia Bashos dhe individëve të tjerë që mund të arrestohen.

Ilia Basho më s'kanë kujdestar. Avokatët pretendojnë se dy fëmijët për momentin janë pa kujdestari, për shkak se nëna e tyre, 33 vjeçaria Eleni Basho është vrarë ndërsa babai është arrestuar nga shteti. Përveç

THANAS BASHO

Çifti, konflikte për lidhjen dhe pasurinë

D

je në policinë e Ti ranës janë marë në pyetje familjarët e viktimës dhe të dyshuarit si autor të vrasjes shtetasit Ilia Basho. Mes të pyeturve ka qënë dhe vjehri i Elenit, shtetasi Thanas Basho. Ky i fundit para oficerëve të policisë ka pranuar se nusja dhe djali i tij që tashmë është arrestuar kanë pasur kontradikta lidhur me lidhjen martesore të tyre si dhe për ndarjen e aksioneve të kompanisë "Nova Dental Albania". Dëshmitari Thanas Basho, ka treguar se herë pas here dy bashkëshortët janë grinder për pasurinë, por gjatë dëshmisë së tij ai ka rëzuar versionin e policisë dhe prokurorisë se djali i tij është autor i vrasjes së nënës së dy fëmijëve të mitur.

kësaj sipas mbrojtësve ligjorë Ilia Basho nuk përbën asnjë rrezik për largim jashtë shtetit dhe nisur nga kushtet kur në dosje mungojnë dhe faktet ai s'mund të mbahet në burg për arsye se ka shkëmbyer mesazhe dashurie me mikeshën e tij. Ndërkohë që nga ana tjetër prokuroria e Tiranës shprehet se sot do i kërkojë trupit gjykues caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" ndaj të ndaluarit Ilia Basho. Ky i fundit për momentin është i dyshuari i parë që prokuroria e Tiranës ka urdhëruar të arrestohet ndërkohë që dyshime të forta kanë rënë dhe mbi dy persona të tjerë, që besohet se janë autorë të vrasjeve.

DËSHMIA E ILIAS

I tronditur nga vendimi i prokurorisë për ndalimin e tij si organizator i vrasjes së bashkëshortes 33 vjeçare Eleni Basho, Ilia Basho ka dëshmuar në polici se kjo që po i bënin ishte një vrasje e dytë për familjen e tij. "Nuk mund të ma bëni një gjë të tillë, unë po pres nga shteti të më gjejë fajtorët e vrasjes së gruas, ndërsa shteti mua po më vret për herë të dytë, duke më arrestuar mua dhe lënë fëmijët rrugëve"-mësohet se ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij të dhënë në policinë e Tiranës. Ndërkohë që sërisht dhe këtë herë ka vijuar me dëshmi kontradiktore duke pohuar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qënë në zonën e "Pazarit të Ri" në sheshin "Avni Rustemi" dukë bërë pazar prej nga më pas do shkonte në shtëpinë e tij që ndodhet në Shkozë.


4

E premte, 24 shkurt 2012

EKONOMI

Venizellos: Mos të lejojmë të bëhemi si Shqipëria!

S

ipas ministrit grek të Financave, Shqipëria ngjason me Greqinë e viteve '50 të shekullit të kaluar. Venizellos, në përgjigje të një pyetjeje nga deputetë të partisë komuniste greke në parlament, tha se falimentimi dhe dalja nga eurozona do të ishte një zgjidhje katastrofike për Greqinë. "Nuk mund të imagjinohet ç'do të thotë kjo.

Greqia do të kthehej në vitet '50, sepse disa bëjnë politikë që të fitojnë vota. Problemi është në se grekët do të shkojnë në shkatërrim e varfëri, do të radikalizohen politikisht, do të kemi një Greqi që të kthehet në nivelet e një vendi si Shqipëria ose Moldavia", ka deklaruar ai. Sipas kreut të Financave greke, zgjidhja më e mirë është që Greqia të

vazhdojë programin e rakorduar me BE dhe e dyta është falimentimi i koordinuar brenda euros, por edhe kjo kërkon mbështetjen e partnerëve. "Falimentim i Greqisë do të thotë mbyllje e bizneseve, pamundësi për eksporte dhe importe, rafte bosh, pakësim në furnizimin e ushqimeve, karburantit dhe barnave", tha Venizelos.

Kompani në likudim e pa përvojë shesin licensat Lajmi Vetëm pesë objekte energjetike të dhëna me koncension kanë arritur të përfundojnë dhe të lidhen me rrjetin kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike. Qeveria ka dhënë licensa për 300 HEC-e, por në shumicën e rasteve procesi degjeneron në shitblerje letrash

HEC-e me koncension jepen për "fantazma" Braçe-Naço, sherr në Kuvend për energjinë MINISTRI

"Politika jonë, më e mira"

TIRANE

GENC KONDI

Q

everia shqiptare ka shpallur si projekt parësor të saj dhënien e sa më shumë licensave për subjekte që kërkojnë të ndërtojnë HEC-e të kapaciteteve të vogla e të mesme, por procesi po degradon në një shitblerje lejesh, që kalojnë duar më duar, për të përfunduar në bllokim. Për këtë problem, dje ka patur edhe një debat të posaçëm në Kuvend, ku deputeti Erjon Braçe ka thirrur në interpelancë ministrin e Energjetikës, Nasip Naço. Sipas deputetit të PS, sektori energjetik në vend është lënë në mëshirë të fatit, duke u mbështetur vetëm tek furnizimet nga jashtë dhe tek kushtet e motit. Shqipëria është një vend që vetëm furnizohet dhe mbështetet tek kushtet meteorologjike. Blerja e energjisë po ndikon shumë në buxhet, ndërkohë që po dëmtohet konkurrenca dhe po abuzohet me faturimet. Sipas Braçes, KESH ka një borxh prej 140

N

milionë eurosh në bankat vendase dhe kryeministri Berisha gënjen kur thotë se Shqipëria është kthyer në një superfuqi energjetike.

PROCESI

Nga viti 2006 e deri më sot, biznesit vendas dhe atij të huaj i janë dhënë koncesione për ndërtimin e rreth 300 HECeve, me fuqi të instaluar teorike prej 1.300 megavatësh dhe me vlerë investimi prej rreth 3 miliardë eurosh. Deri tani, vetëm 5 prej tyre kanë përfunduar së ndërtuari dhe kanë lidhur kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Për një pjesë të koncesioneve nuk është realizuar

investimi, ka pasur vonesa të mëdha, madje janë identifikuar rreth 15 raste, kur kompanitë kanë rezultuar "fantazmë", këto, të pranuara zyrtarisht nga qeveria, e cila në disa raste ka ndërhyrë duke revokuar licensat. E gjithë kjo përkthehet në para që qëndrojnë të bllokuara dhe nuk janë injektuar në ekonominë e vendit. Në këtë mënyrë, pasuria e shtetërore është mbajtur peng. Pak kohë më parë, ka qenë vetë kryeministri Sali Berisha që pranoi zyrtarisht se procesi i koncesionit të hidrocentraleve nuk po ecte në rrugën e duhur. Sipas ekspertëve, ligji aktual i

dërsa ministri i Energjitikës, Nasip Naço në përgjigjen e tij ka hedhur poshtë deklaratat e deputetit Braçe, duke thënë se politikat e ndjekura nga qeveria kanë lehtësuar investimet në sektorin e energjetikës. "Konncensionet janë politika më e mirë për investimet në energji dhe për të caktuar çmimet. Projektet publike realizohen vetëm me sektorin privat, pa asnjë ndikim tek buxheti i shtetit. Qeveria në këtë proces garanton vetëm ndihmën dhe asistencën ligjore", tha ai koncesioneve duhet rishikuar, pasi në një masë të mirë, është ai, që pengon ecurinë në këtë proces. Dhënia

me koncesion e HEC-eve sipas formulës BOT (ndërtimshfrytëzim-transferim), nënkupton që investitori ta shfrytëzojë HEC-in për 35 vjet dhe më pas ia kalon shtetit si pronë. Por, për këtë shkak, thonë ata, bankat nuk japin kredi, sepse projekti nuk ka një pronar të vetëm, por duhet të marrin në konsideratë mundësinë e kalimit të pronësisë pas një kohe të caktuar, çka asnjë institucion bankar nuk e vlerëson pozitivisht.

KOMPANITË

Objektet e energjisë elektrike në fakt janë shumë të kërkuar. Energjia elektrike është strategjike, madje shteti po guxon pak si shumë që po privatizon gjithshka, në një kohë që, deri vitin e kaluar thuhej se digat nuk do të privatizohen. Por, problemi shtrohet se në dorë të kujt po bien këto licensa. Po të shohësh disa raste, konstatohet, psh se shoqëria SUFA ka një përvojë të gjatë në tregtinë e rrënjëve të shqopës, por për energjinë është kujtuar ta vejë në objekt pak para se të aplikojë për leje. Të tjera, BEALBA Hidro është në likudim e sipër, ndërkohë që në shumë të tjera figurojnë emra të njohur kunetërish, vëllezërish të ministrave, ambasadorëve, etj.

Kriza

KESH nuk ka vendosur për importin

TIRANE

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka ende një strategji për të siguruar energjinë për muajin mars. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm Robert Niko, Korporata duhet të vendosë brenda datës 26 shkurt lidhur me sasinë që nevojitet të blihet nga importi dhe çmimin e blerjes. Duke komentuar situatën hidrike, Niko u shpreh dje se niveli i hidrocentralit të Fierzës është mjaft i ulët dhe, nëse situata e motit vazhdon të mbetet e ftohtë edhe për muajin mars, atëherë prodhimi i mëtejshëm i energjisë do të vijojë të vështirësohet. Muajt e fundit KESH së bashku me

CEZ-in kanë importuar sasi të shumta energjie, çka ka bërë që qeveria shqiptare të marrë në konsideratë edhe rishikimin e buxhetit që në fillim të vitit, ndërkohë që gjatë dimrit konsumi i energjisë ka qenë në nivelet maksimale, rreth 26 milionë kilovatorë në ditë. Ndërkohë, pritet që edhe për marsin konsumi të mbetet jo me pak se 22 milionë kilovatorë. Sipas burimeve nga sektori i prodhimit pranë KESH-it, disa nga HECet e mëdha të vendit janë urdhëruar të punojnë me 100 për qind të kapacitetit të tyre, për të ulur sasinë që duhet të blihet jashtë vendit, për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur fonde buxhetore. Ky vendim ësh-

të i mbështetur në parashikimet e rritjes së ndjeshme të temperaturave, që do të shkrinte dëborën në Veri, madje do të rriste rrezikun e përmbytjeve. Megjithatë, specialistët preferojnë të tregohen të kujdesshëm, duke i sugjeruar KESH-it të vijojë importet, për të mbushur më parë basenet, që kanë shkuar pranë pikave të vdekjes. Vendimi për të shtuar prodhimin në maksimum duhet të jetë dhënë nga instanca politike, në një kohë kur qeveria nuk po gjen mundësi të tjera për të mbështetur financiarisht KESH-in dhe kur ka harxhuar gati të gjithë fondin e kontingjencës që në muajin shkurt për energjinë.

LAJME SHKURT

TAP fillon studimin në bregdetin e Vlorës

Më 23 shkurt, ndërmarrja e gazsjellësit TransAdriatik filloi studimin e bregdetit në veri të Vlorës. Qëllimi i studimit është të mbledhë kampione të dheut në shtratin e detit Adriatik pranë bregdetit shqiptar, përgjatë gjurmës së mundshme të tubacionit të gazit natyror, i cili synon të sjellë gazin nga deti Kaspik në Italinë e jugut. TAP do të kryejë studime të shtratit të detit për seksionin shqiptar duke përdorur dy platforma lundruese me pajisjet ndihmëse. Kampionet do të studiohen si në në një laborator që ndodhet në platformë (në det të hapur) dhe në një laborator në tokë për një testim më të përparuar.

Raiffeisen Bank, fitim 1.4 miliardë euro Rezultatet paraprake për vitin financiar 2011, të cilat bazohen në shifra ende të paaudituara, prezantojnë një tablo pozitive për Raiffeisen Bank International AG (RBI) në një mjedis kërkues. Me një të ardhur neto nga interesat që ishte afro 2.5 për qind më e lartë dhe një të ardhur neto të qendrueshme nga komisionet, RBI gjeneroi një fitim para taksës prej 1.37 miliardë euro në vitin 2011, rreth 7 për qind më të lartë se në 2010-ën. Nga ana tjetër, totali i aseteve të grupit u rrit me afërsisht 12 për qind, në afro 147 miliardë euro. "Si rrjedhojë e nivelit tonë të ulët të angazhimit në vendet periferike të eurozonës, rezultatet tona nuk u ndikuan në mënyre direkte nga zhvillimet në këto tregje", tha Herbert Stepic, Drejtor Ekzekutiv i RBI.


E premte, 24 shkurt 2012

5

EKONOMI KTHIMI I EMIGRANTËVE

LICENCA 3G

Niveli i papunësisë pritet të rritet këtë vit si rezultat i kthimit nga Greqia i disa mijëra emigrantëve per shkak të krizës ekonomike dhe financiare greke. Drejtuesit e Qendrës së Formimit Profesional në Gjirokastër thanë dje se do të përpiqen të hapin kurse të reja për ta, megjithë kufizimet e mëdha buxhetore. Programet e punësimit janë të pakta dhe synojnë moshat e reja

Sot bëhet hapja e ofertave për licencën e tretë 3G të telefonisë së lëvizshme. Ndryshe nga dy garat e para, dhënia e licencës është më pak e sigurt. "Eagle Mobile" u shpreh se kompania e tij ndoshta nuk do të merrte pjesë në garë, sepse vlerësonte tepër të lartë çmimin minimal prej 12.5 milionë eurosh. Në të njëjtën mënyrë është shprehur edhe kompania tjetër, "Plus Communication"

Albpetroli

Pajtim Bello: Formula, humb shteti

TIRANE

të bëjmë me një investitor të përkedhelur", tha ai për median. Madje, vetë vendimi për shitjen e Albeptrolit, sipas Bellos, është i jashtëligjshëm, pasi kemi të bëjmë me privatizim mbi privatizim. "Ligji thotë që proces privatizimi ndosh edhe në ato raste, kur pasuria shtetërore jepet në shfrytëzim, siç ka ndodhur me marrëveshjet koncensionare. Tani çfarë po shesim ne, një gjë që e kemi shitur më parë?", pyet Bello. Në projektligjin për privatizimin e Albpetrolit, qeveria parashikon shitjen e çdo pasurie, jo vetëm të puseve, por edhe të marrëveshjeve koncensionare hidrokarbure që kjo kompani ka lidhur aktualisht me disa kompani te tjera.

I

Në foto: Një prej hidrocentraleve vendor në Shqipëri

sh-zëvendësministri i Energjetikës, Pa jtim Bello, ka deklaruar dje se formula, sipas të cilës qeveria kërkon të shesë Albpetrolin, sjell dëm të madh financiar për buxhetin dhe interesat e qytetarëve. "Humbjet janë fizike në prodhim nafte. Sot është shteti që i merr 100 për qind këtë naftë në formën e dividendit, nesër do të marrë vetëm 20-30 për qind në formë tatimesh", tha ai. Sipas tij, herët e tjera, sa herë që kemi patur privatizime strategjike, - po permend OSSH-së dhe Albtelekomin - janë parashikuar kuotat për pronarët dhe punonjësit. Pse këtë herë veprohet ndryshe? Pra, kemi

Qeveria Berisha, "dorëlëshuar" për licensat

TIRANE

GENC KONDI

G

ati të gjitha koncen sionet, që janë dhënë pas vitit 2005 për ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhë kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare. Shumica absolute e tyre duhej të kishin mbaruar, pasi shtyrja e afateve nuk e kalonte vitin 2011. Në fakt, fjala është për HEC-e modeste, që nuk kërkojnë fonde të mëdha dhe teknologji të shtrenjtë. Por, nga ana tjetër, në listën e Min-

Shtyrja e afateve nuk shmang dështimin Në shumicën e HEC-eve, asnjë punim istrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfshihet edhe projekti madhor i kaskadës së Devollit, i cili, pasi u tha se do të investojë një shifër prej 1 miliardë eurosh, para disa vitesh, nuk ka realizuar ende asnjë punim.

KAPACITETET

Në vitin 1990 Shqipëria kishte 1.700 megavat kapacitete të instaluara hidroenergjetike, ndërkohë që kërke-

sa për konsum ishte shumë më e vogël (1.450 megavat në hidrocentrale dhe 250 megavat në termocentrale), kurse aktualisht në vend ka vetëm 1.470 megavat kapacitete të instaluara. Kjo ka bërë që ekonomia dhe familjet të mbeten tërësisht të varura nga moti dhe kushtet klimaterike, krejtësisht të varura nga importi i energjisë. Vetëm në tre muajt e fundit

KESH ka blerë 74 milionë euro energji, duke filluar me kosto 60 euro per megavatorë e duke përfunduar në 118 euro. Në vend është ndërtuar tashmë një TEC, por në mënyrë absurde ai nuk po vihet në punë, edhe në kohën e krizës më të keqe energjetike për dekada. Nuk kuptohet se përse u shpenzuan paratë e buxhetit dhe pse u morën

kreditë për një projekt që nuk vihet dot në zbatim.

FAVORIZIMI

Nga ana tjetër, në fushën e HEC-eve të vegjël akuzat për korrupsion janë më se të bazuara. 99% e kontratave koncensionare janë realizuar përmes procedurës "Propozim i pakërkuar" dhe në to ka patur gara formale. Nga 98 kontrata koncensionare, për 15 prej tyre nuk ka filluar puna fare, ndërkohë që për 11 prej tyre kanë skaduar edhe afatet e shtyrjeve. Në këto kushte, METE duhej t'u kishte hequr licensat subjekteve e t'ua jepte ato te tjerave, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Kjo, pasi emrat e aksionerëve të këtyre subjekteve janë të përfolur për lidhje të ngushta me politikanë e zyrtarë të lartë të qeverisë.

AFATET E HEC-EVE TË DHËNA NGA QEVERIA ME KONCENSION DHE REALIZIMI I TYRE

Emërtimi Lenie,Çorovodë, Tuçep Stranik, Zall Torre Kalivaç Sasaj Bogovë Tërnovë, Zall Bulqizë Gjanç Xhyrë Smokthinë 22 HEC-e Vlorë Egnatia Tervol Verbë-Selcë Çarshovë Qytezë Labinot Mal Steblevë Lapaj Lengarica Peshku Stavec Sllabinjë Kacni Kabash Stravaj Vlushë Bistricë Selishtë Lurë Rapun Suhë

Hyrja në punë 2005 12.03.2009

Shtyrja

17.12.2007 16.06.2010

16.12.2011

30.06.2007 31.07.2008 09.03.2009 10.04.2010 22.01.2009 29.01.2009 16.03.2009 26.09.2009 27.09.2009 16.04.2011 16.04.2010 18.10.2020 10.04.2010 04.05.2010 04.11.2009 04.07.2009 18.01.2010 18.05.2011 18.07.2009 08.01.2010 13.08.2011 13.11.2010

31.07.2009 09.09.2010 10.04.2011 22.01.2010 29.01.2010 16.03.2010 26.09.2010 27.03.2011 16.07.2012 16.04.2011 18.01.2012 10.07.2011 06.07.2010 04.05.2011 04.07.2011 18.07.2011 18.05.2012 18.07.2010 18.07.2011 13.02.2013 13.11.2011

Gjendja Në prodhim Punime Punime Punime Në prodhim Pa punime Në prodhim Në prodhim Në prodhim Në prodhim Punime Në prodhim Punime Punime Pa punime Në prodhim Punime Punime Pa punime Punime Punime Punime Punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Punime Punime Punime Pa punime

Emërtimi Strelcë Martanesh Prellë Stojan Holtë Bishnicë Ashtë Dars Klos Gur Shpat Murdhar Niçe Valbonë Radovë Progonat, Lekdush, Bënçë Lubonjë Picar Dishnicë Borje, Oreshkë, Cërnalevë Belesovë Orgjost, Bele, Topojan Dragostunjë Shalë Kukur Mollaj Rajan Zall Okshtun Shëmri, Mgullë Dushnje Kryezi Trebisht

Hyrja në punë 11.05.2011 13.08.2009 12.11.2009 29.07.2009 16.10.2010 16.01.2010 16.02.2010 29.03.2011 27.10.2009 02.02.2011 08.03.2011 01.02.2010 28.06.2009 02.06.2010 25.06.2010 03.01.2010 27.10.2009 05.03.2010 29.05.2012 24.01.2010 16.10.2010 10.03.2011 01.10.2011 31.05.2011 14.06.2010 25.06.2010 02.03.2016 15.06.2011 15.04.2010 15.06.2011 13.10.2010

Shtyrja 11.11.2012 13.02.2011 12.07.2011 29.07.2010 16.10.2011 16.01.2011 16.02.2014 29.09.2012 27.10.2010 02.02.2011 08.03.2012 01.02.2011 28.06.2010 02.06.2011 25.12.2011 03.01.2011 27.10.2010 05.03.2011 29.11.2013 24.01.2011 16.10.2012 10.09.2012 01.10.2013 31.05.2013 14.06.2011 25.12.2011 02.03.2018 15.06.2012 15.04.2011 15.06.2011 13.10.2011

Gjendja Pa punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Punime Punime Pa punime Punime Punime Punime Punime Punime Pa punime Pa punime Punime Punime Punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime

Emërtimi Zerec Shtikë Gomsiqe Langaricë Peqin Faqekuq Çaje, Bushtricë, etj Thanë, Mollas Fterrë Kardhiq Zalli i Liçonës Domaj Sllabinjë Nishovë Vinjoll Sotirë Dardhë Pukë Qafëzez Pobreg Labinot Fushë Meshanik, Guvë Dragobi Çermenicë Rapun Lajthizë, Mullias Ura e Prenit Vërtop Kaskada Devoll Shkallë Cërrunjë Orenjë Veleshicë Shutinë

Hyrja në punë 10.03.2011 10.09.2013 09.11.2011 06.09.2011 13.09.2010 24.07.2012 18.04.2011 18.08.2026 30.02.2012 09.09.2011 26.08.2012

Shtyrja 10.03.2011 10.09.2014 09.11.2013 06.09.2012 13.09.2011 24.01.2014 18.04.2013 18.02.2028 30.02.2013 09.09.2011 26.08.2013

02.09.2011

02.03.2013

31.03.2012 26.03.2010 17.02.2011

31.03.2013 26.03.2011 17.02.2012

20.07.2012 22.07.2010 13.07.2012 26.03.2010 13.07.2011 10.09.2013 09.12.2011 02.03.2012

20.01.2014 22.07.2012 13.07.2013 26.03.2012 13.07.2012 10.03.2015 09.12.2012 02.03.2014

Gjendja Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime Pa punime


6

E premte, 24 shkurt 2012

POLITIKE

T

akimi i shtyrë midis ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ish-kryetarit të PS, Fatos Nano, për shkak të sulmit ndaj komandave shqiptare në Afganistan, është zhvilluar dje pasdite. Në këtë takim, të zhvilluar në një nga lokalet më luksoze të kryeqytetit, afër stadiumit "Dinamo", Nano ka qënë sëbashku

Takimi Nano-Arvizu bisedë për situatën politike në vend

me bashkëshorten e tij Xhoana, teksa ka pritur ambasadorin amerikan Arvizu, takim i cili ka zgjatur më se një orë e ku u diskutua për situatën politike. Ai në një kohë kur kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit të tjera takime me aktorë të ndryshëm politikë si anëtari i Kryesisë së PS,

Blushi, ish-deputeti i PS Islami, kreu i PS, Rama, kreu i Bashkisë së Tiranës Basha. Me kreun socialist takimi ka qënë dhe në kuadrin e ndërmarrjes së një vizite të këtij të fundit në SHBA dhe ku Arvizu garanton takimet. Gjë të cilën e ka bërë dhe me kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha disa javë më parë.

Kreu i PS kërkon ndihmën ndërkombëtare, thërret në takim Arvizu, Uollfarth e Sequi

Rama me Trojkën, Sequi: Urgjent Kodin Zgjedhor Kryetari i PS: Sali Berisha ka bllokuar ligjin elektoral Lajmi Kryetari socialist Edi Rama, vetëm dy orë pas ngritjes në mënyrë publike të shqetësimit për bllokimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, sipas tij nga mazhoranca, thirri në një takim urgjent tre ambasadorët që përbëjnë Trojkën e ndërkombëtarëve në Shqipëri, Arvizu, Sequi dhe Uollfarth,kukakërkuarndihmën e tyre për ta zhbllokuar këtë situatë.

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryesocialisti Rama tepër i shqetësuar për zvarritjen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, s'është mjaftuar vetëm me thirrjen në drejtim ndërkombëtarëve që të marrin përsipër monitorimin e këtij procesi, por ka kërkuar e zhvilluar dhe një takim urgjent në selinë rozë. Kështu, pasditën e djeshme në selinë e PS, me kërkesë të kryetarit Rama kanë "zbarkuar" ambasadori i SHBA, Arvizu, ambasadori i BE, Sequi e ambasadori i OSBE, Ullofarth. Rama ka ngritur shqetësimin shumë serioz të humbjes së afatit të parashikuar për Reformën Zgjedhore, të vonimit të procesit për Reformën Parlamentare e të ecurisë aspak inkurajuese të procesit të 21 janarit në dyert e gjykatave. Ai informoi tre përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar për rrugën e ndjekur nga PS drejt miratimit të këtyre dy reformave kyçe dhe nënvizoi se në mënyrë të veçantë zvarritja e Reformës Zgjedhore është tejet shqetësuese për opozitën. Sipas PS, të tre ambasadorët shprehën mirëkuptim të plotë për shqetësimet e ngritura dhe e përshëndetën rolin shumë konstruktiv që po luan PS për realizimin e reformave të identifikuara nga BE, si prioritete kyçe për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Trojka vlerësoi me

Në foto: Kryetari i PS-së, Rama me ambasadorin e SHBA-së, Arvizu, ambasadori i BE, Sequi dhe ambasadori i OSBE, Ullofarth

nota shumë pozitive kontributin e opozitës në përmirësimin e miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5-at e votave të Parlamentit. "Të përshpejtohet puna me reformën zgjedhore dhe parlamentare", deklaroi ambasadori i BE, Sequi menjëherë pas daljes nga selia rozë. "Zhvilluam një takim ku u diskutua gjatë për procesin e integrimit dhe me rëndësi në këtë drejtim është reforma zgjedhore, për të cilën patëm një marrëveshje në mua-

jin nëntor", tha Sequi. Takimi u mbajt dy orë pasi kreu i PS, Rama, i bëri apel ndërkombëtarëve për të ndërhyrë për zhbllokimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, sipas tij të bllokuara nga Berisha. Reagimi i kreut socialist ka ardhur menjëherë pas deklaratës së Berishës në Kuvend. Teksa ka folur për bllokimin e reformave nga mazhoranca, Rama tha se s'po pranohet të diskutohen as 52 rekomandimet e OSBE/ODHIR

për zgjedhjet, duke lënë mënjanë sistemin elektoral. "Ajo që kërkojmë sot është respektimi pikë për pikë i vendimit të Parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futja në Kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ ODHIR, ashtu sikundër hapja e një debati transparent në Komision dhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Pala tjetër s'është e detyruar të bëjë atë që mendojmë e propozojmë ne për përmirësimin e sistemit zgjedhor, por

është e detyruar të votojë bashkë me ne pa humbur kohë reformën, mbi të gjitha pikat detyruese të listës së gjatë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR", tha Rama. Në kushtet kur Rama konsideron se kryeministri Berisha nuk po i përmbahet as deklaratave të tij në dy vitet e fundit se do jepte konsensusin për çdo propozim të opozitës për reformën zgjedhore, as rekomandimeve të OSBE-ODHIR e as marrëveshjes me opozitën për kryerjen e reformave, kryetari i opozitës sheh si rrugëzgjidhje drejtimin tek ndërkombëtarët. "Është dita për t'i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve pas dy dështimesh me radhë të dy palë zgjedhjeve, duke e përcaktuar së fundmi këtë reformë si prioritetin e prioriteteve për integrimin europian të Shqipërisë, të dështojë në funksion të axhendës së njohur të kryeministrit. Që fatkeqësisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve të radhës. Nesër do jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit sovran", tha Rama, dy orë para takimit me Trojkën.

LAJME SHKURT

Ngjela: Topi, shkarko gjyqtarët e korruptuar

Kreu i PLD Spartak Ngjela, duke iu referuar vendimit më të fundit të Gjykatës së Apelit, për të lënë në arrest me burg ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi, i bën thirrje presidentit Topi të reagojë. "Nëse gjyqtarët janë të trembur apo të korruptuar, zoti President ja cili është roli yt, t'ju heqësh frikën gjyqtarëve të trembur e të fillosh procedurat e shkarkimit për gjyqtarët e korruptuar. Sot shoqëria shqiptare ka nevojë për një reformë të madhe dhe të thellë në dretësi. Nëse s'do kemi një gjykatë të pavarur, të drejtë për të dhënë drejtësi Shqipëria e nisur për në Evropën Perëndimore do përfundojë më Lindjen e Mesme", tha Ngjela. Ai ka lëshuar një tjetër apel për Gjykatën e Lartë për krimin shtetëror në vend.

Taulant Balla: Xhozefina, emërime familjare

Deputeti socialist Taulant Balla vijon akuzat në drejtim të kryetares së Kuvendit Topalli, për emërimet nepotike që po bën në administratën e Kuvendit. "Ditën e djeshme Kryetarja e Kuvendit, Xhozefina, vazhdoi me spastrimin dhe emërimin e radhës në ndërmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë. Xhozefina shkarkoi pa asnjë shkak Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë të Kuvendit Dritan Selo, duke emëruar Irma Kocobashin, e cila rastësisht qëllon të jetë nusja e djalit të dajës së Kryetares. Pas dhëndrit në ambasadën tonë në Paris e vëllait në konsullatën tonë në Milano, ky është rasti i radhës i emërimit nepotik të zonjës Kryetare", shkruan Balla në adresën e tij në rrjetin social facebook.

Takimi në Durrës

Kryesocialisti Rama mirëpret "Saliun" në PS

TIRANE

K

reu i PS Edi Rama ka shpërndarë dje kartat e anëtarësisë se partisë për të rinjtë e qytetit të Durrësit. Gjatë takimit ai ka kërkuar bashkimin e të gjithë të rinjve të pakënaqur nga kjo qeverisje, ndërkohë që ka bërë edhe batuta me një prej të rinjve të anëtarësuar në PS që mban të njëjtin emër me kryeministrin, Sali Berisha. Kështu, ditën e djeshme në këtë takim me të rinjtë durrsakë s'kanë munguar batutat e Ramës dhe kur ka hasur në emrin e njërit prej anëtarëve të rinj të cilit po i jepte teserën, ai i ka thënë: "Sali, sot t'i bëhesh anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sot ty të jepet mundësia t'i japësh emrit tënd lavdinë e humbur". Sipas Ramës

anëtarësimi në PS është më shumë se sa marrja e teserës, pasi është angazhimi për një kauzë të përbashkët. Kështu, 300 të rinj, të reja burra dhe gra kanë marrë teserën e anëtarësisë së PS vetëm dje në qytetin e Durrësit.

Por secili nga të anëtarët e rinj të PS që sapo është bërë pjesë e familjes socialiste ka marrë menjëherë detyrën e parë të tij, atë të sjelljes në këto forume dhe të dy individë të tjerë. Ndërkohë që dega e PS në Dur-

rës është cilësuar si një degë shumë aktive, nga Rama. "Secili nga ju duhet që herën tjetër të mos vijë vetëm. Për secilin nga ju që do merrni sot teserën, detyra e parë është që pas një muaji, ju të keni sjellë me vete edhe dy të tjerë. Po dy të tjerë që do t'i piketoni dhe do t'i bindni në rrethin tuaj shoqëror. Dy të tjerë që njësoj si ju mendojnë se gjërat nuk shkojnë mirë. Por që ju do t'i bindni që gjërat do shkojnë mirë dhe se ata duhet të përpiqen bashkë me ju", tha Rama. Kreu socialist është shprehur shumë i vendosur për zgjerimin e hapësirës e PS, duke e cilësuar procesin e anëtarësimit jo thjesht një akt mekanik, por një angazhim për kontributin e gjithsecilit. Anëtarët e rinj kanë treguar dhe arësyet që i kanë shtyrë që të kontribuojnë në këtë parti.


E premte, 24 shkurt 2012

7

POLITIKE

Berisha debat me Ruçin: Rama s'ma vë dot kufirin tek thana

K

ryeministri Berisha dje në Kuvend e ndali vëmendjen tek reformat, duke akuzuar opozitën se ka grisur marrëveshjen e arritur. Sipas tij, akti i parë i tyre është shkelja e marrëveshjes, kërkojnë që kryeministrit t'i kufizohet koha, që të mos marrë fjalën sa herë ia njeh ligji, në shkelje e hapur e Kushtetutës. "Duan që kryeministri të jetë i barabartë

me kryetarin e minioracës. Kryetari i tyre, që është dhe kandidati kryesor për kryeministër në logjikën formale, i ofrova që t'i lejonte të ishte edhe kryetar bashkie edhe si deputet në garë përmes ndryshimit të Kushtetutës. E falenderoj Ramën që s'kandidoi si deputet. Ngaqë nuk vjen dot në parlament, si kërkon të më vendosë kufirin tek thana?! Ne kemi pranuar çdo

propozim por nuk mund të prekim parimet themelore", tha ai. shpejtë ka qenë reagimi i kreut të Grupit të PS, Ruçi që sqaroi qëndrimin e opozitës për rregulloren e Kuvendit. "S'kërkojmë kufizimin e kohës së kryeministrit. Kërkesa jonë është që kryeministri të mos jetë zëri i vetëm i Parlamentit, që opozita t'i përgjigjet kryeministrit", tha Ruçi.

Ish-kreu i PD, "ambasador" i Topit në SHBA, gati kthimi në Tiranë Lajmi Eduart Selami, ishkryetari i PD, është angazhuar totalisht në partinë e re të Topit që pritet të bëhet zyrtare deri në fund të marsit. Ai deri sa të kthehet përfundimisht në Shqipëri, por dhe më tej do mbulojë marrëdhëniet me SHBA. Biberaj e Mustafaj do mbulojnë ato me BE. Bëhen publikë dhe të deleguarit në qarqe.

Partia e Topit, Selami merr lidhjet me SHBA Biberaj-Mustafaj, në BE. Ja delegimi sipas qarqeve Aleatët Partia e re e Topit, është partia që ka luksin, kur ende pa u shpallur zyrtarisht si parti politike, të ketë dhe aleatët e parë politikë. Kështu Nard Ndoka i PDK, ndoshta dhe Lesi i LDK, partia e Ngjelës PLD, si dhe po lëkundët shumë dhe Shehi drejtues i LZHK, pa përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm dhe me partinë e re të ish-kreut të KLD, Kreshnik Spahiu, janë aleatët e Topit.

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh-kryetari i Partisë Demokratike, i larguar me dhunë 17 vite më parë nga drejtimi i kësaj partie dhe më pas nga gjithë stukturat e partisë së parë opozitare, Eduart Selami tashmë është aktivizuar maksimalisht për partinë e re të Topit. Ndërkohë që kjo parti e spektrit të djathtë politik pritet të startojë zyrtarisht deri në fund të marsit të këtij viti, grupi nismëtar drejtues ka menduar tashmë dhe për lidhjet me SHBA e BE, për ta ndërkombëtarizuar këtë nismë politike e për të kërkuar partneritet me këto dy fuqi të mëdha demokratike botërore. Kështu, marrëdhëniet me SHBA, konkretisht me kongresin amerikan, senatin, komisionet e tyre por dhe diasporën shqiptare atje, i ka marrë përsipër Eduart Selami, i cili pritet të jetë "ministër fuqiplotë" në shtetin më të fuqishëm të botës. Duke shfrytëzuar të gjitha lidhjet që Selami ka në strukturat e larta të qeverisë amerikane, por dhe të kongresit dhe të senatit amerikan,

Eduart Selami grupi nismëtar i partisë së Topit ka menduar që krahas punës që do bëjë për partinë e re, Selami do të bëjë njohjet e duhura në këto institucione të rëndësishme në SHBA dhe njëherësh të tregojë se partneri i vetëm serioz në spektrin e djathtë politik në Shqipëri, është kjo parti dhe jo ajo e demokratëve e kryesuar nga Berisha. Burimet brenda grupit

drejtues të partisë së re të Topit bëjnë me dije se "Selami tani për tani do të qëndrojë në SHBA për të bërë njohjet e duhura, madje dhe për t'u përballur me lobet që paguan Berisha me lekët e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur regjimin e tij në këmbë. Por me krijimin e partisë së re, Selami do instalohet në Shqipëri për të marrë përsipër bashkëor-

ganizimin më tej të kësaj partie dhe për të qënë këtu përballë sekretarit të Enver Hoxhës dhe 'Nexhmijes' dhe për të fituar mbi ta. Por pa u shkëputur asnjëherë nga përgjegjësia që ka në SHBA për partinë e re". Njëherësh mësohet se promovimin e kësaj partie dhe krijimin e mbështetjes në BE dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e kanë marrë përsipër Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe ishministri i Jashtëm, njëherësh ish-deputet i PD, Besnik Mustafaj. Kjo treshe e fortë do të jenë ata që do të promovojnë partinë e re të Topit këtej dhe andej Atlantikut, pra në SHBA por dhe në vendet e BE, ku Shqipëria aspiron të integrohet, duke qënë

sipas grupit drejtues të kësaj partie, zë më i besueshëm se sa të gjithë kundërshtarët e tyre në PD, me gjithë paratë e hedhura për lobimet e ndryshme në të dy vendet. Ndërkohë që strukturat e partisë së re janë ngritur në të gjithë vendin, dhe tashmë vetëm sa po pasurohen me elementë të rinj, ku sipas burimeve brenda grupit nismëtar ka një interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë, studentë ose jo, intelektualët por dhe qytetarët e thjeshtë të të gjitha shtresave. Përfshirë këtu ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, që me sa duket besojnë shumë te kjo parti në zgjidhjen e problemit të tyre. Njëherësh, grupi nismëtar është ndarë sipas mbështetjes nëpër zona, ku deputeti aktual i PD, Oketa ka marrë përsipër Durrësit. Elbasanin e ka marrë përsipër Stringa, Biberaj vetë Shkodrën dhe qarkun e Kukësit, përfshirë dhe Lezhën bashkë dhe me Mustafajn. Ndërsa Dibrën e ka marrë përsipër Sali Shehu, për të zbritur në qarkun e Fierit të cilin e ka marrë përsipër Blerim Çela. Ndërsa Tiranën e ka vetë Topi si dhe Aleksandër Meksi, ky i fundit mbulon dhe Gjirokastrën. Ndërkohë që pritet dhe shkëputja e disa deputetëve të PD për të kaluar në partinë e re të Topit, duke rrezikuar Presidentin dhe vetë mazhorancën pas korrikut.

Takimi i mbrëmjes

Deputetët "gjyq" Ramës për listat e 2013

K

TIRANE

ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është përballur dje në mbrëmje me një "gjyq" për listat e ardhshme të deputetëve. Në takimin e përjavshëm të Komitetit për Komunikimin me Qytetarët, ku janë të pranishëm deputetë që nuk janë anëtarë të Kryesisë, ka pasur një përplasje midis ligjvënësve dhe kryesocialistit. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se disa deputetë socialistë kanë shprehur shqetësimin për shkak të disa personave që flasin në emër të Ramës se kush do të jetë në listat e ardhshme si kandidat për deputetë, në zgjedhjet e verës së vitit 2013. Fillimisht ka qenë kryetari i PS-së i cili mësohet të

ketë kërkuar nga deputetët që të mos flasin më në tavolina kundër njëritjetrit por që nga sot, çfarë shqetësimi apo propozimi të kenë ta paraqesin në mbledhjen e deputetëve. Kaq ka mjaftuar që deputetët të nisin ankesat, duke e hapur tamam zemrën në këtë takim. Deputeti Sadri Abazi ka qenë i pari që ka reaguar duke kërkuar që të normalizojë situatën e duke vlerësuar se në një parti të madhe politike mund të ndodhin të tilla gjëra. Por, më i ashpër ka qenë qëndrimi i mbajtur nga deputeti i qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj, i cili ka shprehur shqetësimin për disa deputetë të cilët po flasin në emër të Ramës se kush do të jetë në listat për zgjedhjet e ardhshme. Sipas burimeve,

Sterkaj mësohet të ketë thënë se në këtë rrugë "trajneri është kryetari i PS dhe ai e vendos se kush hyn dhe kush nuk hyn në fushë dhe jo të tjerë të flasin në emër të tij". Për këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e Elbasanit, Shegush Ligori, e cila mësohet të ketë thënë se "kryebashkiaku i Elbasanit, Sejdini ka nisur që tani të flasë në emër të Ramës se kush do të jetë në lista dhe kush jo|. Kjo, sipas saj, nuk është normale. Rama i ka qetësuar deputetët, duke nënvizuar se vendosin forumet dhe se është herët për këto debate. Mbledhja ka nisur në orën 19:00 dhe ka zgjatur më shumë se 90 minuta, duke treguar në këtë mënyrë se bashkëbisedimi ka qënë vërtetë i gjatë.

LAJME SHKURT

Presidenti dekreton hipotekat e sigurimet

Presidenti Topi ka dekretuar një sërë ligjesh të cilat krijuan mjaft debate në komisionet parlamentare. Kështu, ka marr firmën e presidentit ligji i ri për hipotekat, sipas të cilit aktivizohet pushteti vendor, për hipotekimin e banesës e më pas dërgimin e dokumentacionit për hipotekim, në rastet kur ndërtuesi ka falimentuar ose është larguar. Ligji i ri për sigurimet është dekretuar nga Presidenti. Ai përcakton rregullat e reja për deklarimin elektronik të kontributeve të sigurimeve. Topi ka firmosur marrëveshjet për rrugën Tiranë-Elbasan dhe by pass e Vlorës dhe Fierit.

Opozita rikthen "21 janarin" ne Kuvend

Vendimi i Apelit që la në arrest shtëpie ish-komandantin e gardës Prendi, megjithëse është i akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së protestuesit Myrtaj më 21 janar e kaluar, riktheu në vëmendjen e parlamentit këtë çështje. Në diskutimin e lirë, socialistët deklaruan se sistemi i drejtësisë është i kapur nga pushteti. Ndërsa deputetët e mazhorancës s'zgjodhën të replikonin me të majtët, por u ndalën te menaxhimi i situatës së emergjencës së dëborës, duke akuzuar opozitën se u përpoq të nxinte realitetin.

PD: Nuk pranojmë tekat e opozitës

Demokratët akuzuan kreun e PS se po minon bashkëpunimin, pasi i mungon vullneti politik për të çuar përpara reformat. Kreu i grupit të PD Patozi paralajmëroi nisjen e një bojkoti të ri nga ana e opozitës. Ai tha se Rama në vend të propozimeve po provokon. Mazhoranca, sipas Patozit është e gatshme të bashkëpunojë, por s'mund të pranojë tekat e Ramës. "Në një proces ku si mazhoranca dhe opozita janë në paritet të plotë, secila nga palët kanë të drejta të plota. PD i qendron marrëveshjes së nëntorit, por s'mund të pranojmë tekat e Ramës", tha ai.

PS: Të përmbushen rekomandimet e OSBE

Kryetari i grupit të PS, Ruçi iu përgjigj akuzave të homologut të tij Patozi ndaj opozitës. "Ajo që kemi trajtuar në konferencën e kryetarëve është se mungon vullneti politik për reformën zgjedhore, jo për të plotësuar tekat e opozitës por rekomandimet e OSBE/ODIHR. Refoma s'ngecur nga tekat e opozitës, por ka ngecur në 5 pika që s'në kërkesa të opozitës. Listat e zgjedhësve i kërkon raporti, kartat e identitetit, numërimin, KQZ dhe çështjen e Kolegjit Zgjedhor i kërkon raporti i OSBE/OPDIHR", tha Ruçi.


8

E premte, 24 shkurt 2012

AKTUALITET VJEDHËSI VRITET NGA PRONARI

DURRËS I VDEKURI NË PLAZH

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në qarkun e Fierit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur konkretisht në fshatin Strum. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është vrarë në një kohë kur kishte tentuar të vidhte në një stallë private. Dyshohet se pronari i sallës ka qëlluar ndaj tij duke e lënë të vdekur. Autori i krimit mesohet te jete shtetasi Alfred Abedini 25 vjec ndersa viktima eshte 53-vjeçari të cilit deri me tani i njihet vetëm mbiemri Mahmuti.

Identifikohet personi që u gjet i vdekur dje në mëngjes në afërsi të plazhit të Currilave në Durrës. Shtetasi Dine Bulçaku, 70 vjeç është viktima e ngjarjes. Sipas policisë, dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë ngjarja është duke u hetuar nga blutë e qytetit të Durrësit.

Flet ish-i dënuari Lirak Bejko që qëlloi Rusmailin

Agron Kuliçaj më goditi në komisariat Zyrtarët: Kush të nxiti të qëlloje ndaj deputetit Lajmi

REAGIMI

Ish-i dënuari politik Lirak Bejko, që pak ditë më parë u arrestua pse goditi deputetin e PD-së, Ilir Rusmaili, pretendon se është goditur nga zv.drejtori I Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, që erdhi ta pyeste në komisariat bashkë me zv.ministrin Avenir Peka dhe agjentë të SISH-it.

TIRANE

ELTON QYNO

I

ncidenti mes të përnd jekurve politikë dhe depu tetit Ilir Rusmaili, s'ka tërhequr vëmendjen vetëm të komisariatit nr. 1 dhe prokurorisë së Tiranës të cilët kanë hetuar ngjarjen, por rreth këtij sherri janë interesuar personalisht krerët më të lartë të Ministrisë, Policisë së Shtetit dhe SHISH-it. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", Lirak Bejko njeriu që goditi me grushta deputetin Rusmaili tregon se rreth orës 12:00 të natës në komisariatin nr.1, është paraqitur zv/ ministri i Brendshëm Avenir Peka, zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi si dhe disa oficerë të Shërbimit Informativ Shqiptar. Qëllimi i kësaj vizite ka qënë marja në pyetje e Bejkos, pasi emrat e përmendur mendonin se ish-i përndjekuri politik kishte konflikt personal ose ishte futur nga persona të tjerë për të qëlluar me grushta deputetin e Partisë Demokratike, njëherësh kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Gjatë marrjes në pyetje, Lirak Bejko pretendon se është goditur nga zv/drejtori Kuliçaj, i cili më pas i ka kërkuar falje. Bejko tregon se në pyetje nga oficerët e SHISH, zv/ministri Peka dhe zv/drejtori Kuliçaj është marë dhe shoku i tij Gjergj Ndreca, i cili ka mohuar se goditja e Rusmailit ishte porositur nga persona të tjerë. Bejko, thotë që goditja e Rusmailit është bërë për shkak se ai injoroi funeralin e Grigor Zaharisë, gënjeu me ligjin për dëmshpërblimin e të persekutuarve si dhe për shkak

Kuliçaj: Nuk e njoh

I

pyetur nga gazeta rreth pretendimit të Lirak Bejkos se është goditur vetëm një herë gjatë marrjes në pyetje nga Agron Kuliçi, ky i fundit është shprehur se nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga ato që thotë personi i arrestuar pak ditë më parë. Sipas zv/drejtorit të Policisë së Shtetit ai nuk ka asnjë njohje me Bejkon dhe se thëniet e tij janë të pavërteta.

të gjendjes së rënduar ekononmike të kësaj shtrese, por dhe jo vetëm. Nëpërmjet kësaj interviste ai kërkon dhe lirimin nga burgu të shokut të tij, Gjergj Ndreca, i cili u arrestua sërish për shkak se goditi avokatin Agim Tirana, pasi gjatë hetuesisë në periudhën e komunizmit, Tirana i kishte shuar cigaren në hundë. Para se të ndodhte incidenti me deputetin Rusmaili, juve çfarë ishit duke bërë dhe ku ndodheshit? Unë kam qënë afër arkivolit të shokut tim Grigor Zaharia. Për shkak të marëdhënieve shumë të afërta me të ndjerin, unë jam caktuar që të organizoja homazhet. Kam vënë mbi arkivol një flamur kombëtar dhe ishtë burgosurit kanë bërë homazhet, duke i dhënë lamtumirën e fundit Zaharisë.

Po me deputetin Ilir Rusmaili, si u konfliktuat patët ndonjë bisedë me të apo ju ka ofenduar ai juve? Deputeti Rusmaili, na ka injoruar jo vetëm ditën kur ka ndodhur ngjarja por dhe kur ka bërë ligjin për dëmshpërblimin e të persekutuarve, pasi ai është një nga iniciatorët e tij. Herë pas herë kemi kërkuar paratë e burgut, por që në fakt asnjë gjë nuk na është dhënë. Ditën e ngjarjes Rusmaili ka qënë duke dalë nga parlamenti. Një nga shokët e mi, i ka kërkuar që të vinte të bënte homazhe para arkivolit të Grigor Zaharisë, që ishte vendosur në Institutin e të Përndjekurve Politikë. Kërkesës së të përndjekurve, ai i është përgjigjur me injorim, duke pohuar "ik se nuk

merem me ju unë". Çfarë bëtë ju pastaj, biseduat me të apo e goditët? Pasi kam parë këtë s'kenë shumë të ulët të deputetit unë kam shkuar dhe e kam goditur dy herë. Një herë i kam rënë me pëllëmbë pastaj e kam qëlluar në pjesën e qafës me grusht. Nga goditja Ilir Rusmaili është rëzuar në tokë, ku e kanë ngritur forcat e policisë që ndodheshin aty. Policat më kanë kapur mua, ndërsa pak më vonë dhe Gjergj Ndrecën, duke na çuar në komisariatin nr.1. Në polici çfarë ju kanë thënë, ju morën në pyetje? Na kanë marë në pyetje disa oficerë. Unë kam pranuar që e kam goditur për shkak se deputeti na injoroi si dhe nga pakënaqësitë që kemi gjatë këtyre

viteve, për shkak se nuk na është dhënë dëmshpërblimi për vitet e burgut. I kam thënë se deputeti dhe qeveria ku ai bën pjesë nuk na njeh të drejtat tona, të cilat jemi në gjëndje ti mbrojmë dhe me armë madje.

Në foto: Ish-i dënuari Lirak Bejko Po gjatë pyetjes dhe mbajtjes në polici kanë ushtruar dhunë fizike ndaj jush? Jo për të goditur s'më kanë goditur, policët janë sjellë mirë dhe me mua, por dhe me Gjergjin. Vetëm kur ka ardhur Agron Kuliçi që më ka marë në pyetje, ai më ka qëlluar vetëm një here, por në fund pasi është larguar nga komisariati më ka kërkuar falje. Çlidhje kishte zv/drejtori i policisë tju merte në pyetje. Ju a dhatë shpjegimet para oficerëve të komisariatit nr.1? Kuliçi së bashku me disa oficerë të SHISH dhe zv/ministrin e Brendshëm Avenir Peka, kanë ardhur rreth orës 12:00 në komisariat. Aty mua më kanë ngjitur në zyrë, ku më kanë marë në pyetje. Ata interesoheshin se ndoshta unë isha futur nga persona të tjerë për të qëlluar deputetin Rusmaili. Unë i kam thënë se nuk është e vërtetë një gjë e tillë, por ata këmbëngulnin. I kam thënë se jam shtresë e persekutuar dhe për demokraci kam bërë burg në komunizën, dhe se komunistët në 91 do i kisha vrarë po s'më lanë shokët demokratë. Në këtë moment Kuliçi më ka pohuar duke më

thënë se "po të ishe aq antikomunist sa hiqesh do i kishe vrarë", dhe më ka qëlluar një herë. I kam kërkuar llogari pse më godet, por ata kanë vashduar të më pyesin së bashku me zv/ ministrin Peka dhe agjentët e SHISH-it. Pasi i kam dhënë fjalën se nuk kam asnjë gjë personale me deputetin Rusmaili dhe se nuk do e shqetësoj më në vazhdim, ata janë larguar nga komisariati nr.1. Kur janë larguar, Kuliçi më ka kërkuar falje që më goditi. Për këtë ngjarje ata kanë pyetur dhe Gjergjin, i cili i ka pohuar se mua nuk më kishte përdorur asnjë person për të qëlluar deputetin Rusmaili. Po deputeti Rusmaili ka bërë denoncim në polici për incedentin? Jo deri tani ai s'ka bërë denoncim. Goditja ka qënë diçka e momentin dhe unë s'kam asgjë personale me të dhe familjen e tij. Po shoku juaj Gjergj Ndreca që ndodhet në burg, përse e goditi avokatin Agim Tirana? Avokat është tani, po çfarë ka qënë më përpara ai. Ai ka turturuar njerëz. Gjergjit ia ka shuar cigaren në hundë ai avokati. Prandaj dhe kur e pa, ai e qëlloi me grushta.

Skandali i uniformave

Gjykata fal vjedhjen e 178 milionë lekëve

G

TIRANE

jykata e Tiranës shpalli të pafa jshëm të akuzuarit për një nga skandalet më të mëdha në administratën shtetërore shqiptare vitet e fundit. Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme së bashku me disa biznesmenë dhe punonjës të ministrisë e Gardës, u shpallën të pafajshëm për akuzat e abuzimit me tendera e prokurime në shumën e 178 milionë lekëve të reja. Ata u arrestuan në vitin 2009 nga një operacion i njësisë Task Force bazuar në përgjimet që tregonin tratativat e tyre

për paracaktimin e kompanive fituese dhe ofrimin nga këto kompani të shumave të ryshfetit për zyrtarët shtetërorë. Eshtë fjala për prokurimet

për uniforma të policisë, gardës, ushtrisë dhe një sërë kategorish të punonjësve shtetërorë, blerje që bëheshin nga sekretari i Ministrisë së

TË PAFAJSHËM

KOMPANITË E PAFAJSHME

Agur Sadiku Artan Berberi Bujar Murati, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Festim Bashllari Ilir Sulo Jani Gjergjefi

Euro shpk

Sadiku shpk

Bashallari shpk

Gjergjefi shpk

Berberi shpk

Brendshme. Shtatë të akuzuarit, së bashku me pesë firma private u shpallën të pafajshëm nga shkalla e parë për shkak të një vendimi nga Gjykata e Lartë që i hapi rrugën pafajësisë së tyre duke e lënë Prokurorinë pa prova. Gjykata e Lartë, pa bujë vendosi që përgjimet ndaj të pandehurve ishin të papërdorshme dhe ishin kryer në shkelje të procedurave ligjore, në një kohë që pikërisht përgjimet ishin pika e e vetme ku prokurorët mbështeteshin në akuzën e ngritur për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv.


E premte, 24 shkurt 2012

9

AKTUALITET

Sot ceremonitë, Feti Voglit, dekoratë për "shërbime ndërkombëtare"

M

inistria e Mbrojtjes dhe Ushtria shqiptare nderuan dje kapitenin Feti Vogli i rënë në krye të detyrës në Afganistan. Ai u dekorua dje me medaljen "Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare", (pas vdekjes), me motivacion: "Dalluar për trimëri, heroizëm dhe përgjegjësi maksimale deri në dhënien e jetës në kryerjen e detyrave luftarake në kuadër të misionit

ushtarak ISAF të NATO-s në Afganistan, në përmbushje të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë". Ceremonia u organizua nga ministria e Mbrojtës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka dekoruar me medaljen "Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare", (pas vdekjes), kapiten Feti Bedri Vogli, me motivacion: "Për shërbime të veçanta,

trimëri, vendosmëri dhe vetëmohim në realizimin e detyrave me ndjenjë të lartë përgjegjësie në kuadër të misionit ushtarak ISAF të NATO në Afganistan në përmbushje të angazhimeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë". Trupi i pajetë e Kapiten Feti Voglit pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza mëngjesin e nesërm rreth orë 03:00.

Jeta e komandove shqiptarë gjatë misioneve në Afrikë dhe Azi

Lajmi Jeta tjetër në çadra dhe kapanone e paqeruajtësve shqiptarë kalon mes argëtimit të kufizuar Brenda reparteve ku janë instaluar. Një set fotosh të hedhura nga paqeruajtësit tregon për kohën e lirë që ata kalojnë gjatë misioneve nga Afrika në Azi

Paqeruajtës në çarda, alkool, cigare dhe shoqëri Fotot e ushtarakëve në Çad, Irak dhe Afganistan

TIRANE

ARBEN RROZHANI

N

uk ka vetëm luftë, të vrarë, të plagosur dhe dhimbje. Ka edhe pak dëfrim me shokët, mes cigars, alkoolit, narlgjilesë apo armëve, momente të fiskuara në aparate fotografikë nga vetë paqeruajtësit gjatë misioneve në zonat e luftës. Paqeruajtësit shqiptarë, po t'i referohesh faqes së Ministrisë së Mbrojtjes, prej vitit 1995 janë në shërbim jashtë vendit. Afganistani, Çadi, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgjia dhe Iraku janë vendet ku ata kanë shërbyer. Pa asnjë viktimë njerëzore, deri para katër ditësh, kur në Afganistan u vra kapiteni Feti Vogli dhe u plagos rëndë, nëntetari Aleksandër Peci. Pjesa tjetër e misioneve shumëvjeçare të trupave tona komando ka qenë pa kokëçarje, me disa të plagosur lehtë nga vendasit, apo nëpër incidente banale. Ashtu siç e tregojnë edhe këto foto të hedhura në internet nga pjesëmarrësit nëpër misione, ushtarakë që ishin apo janë ende në shërbim jashtë vendit. Fotot na çojnë në Çad, vendin afrikan, ku prej korrikut 2008, për një vit, Forcat e Armatosura Shqiptare angazhuan edhe një kontingjent në operacionin e EUFOR TCHAD-RCA, drejtuar nga Bashkimi Europian. Shqiptarët u angazhuan për sigurimin e Shtabit të Përgjithshëm në Nxhamena, patrullimin e rajonit, shoqërimin e vizitorëve të ndryshëm. Gjithsej 2 grupe me 63 ushtarakë, në përbërje të kontingjentit Francez, ku paratë I paguante shqipëria, ndërsa të tjera pala franceze. Pas çlirimit të Irakut në 2003 nga amerikanët, shqiptarët do të ishin atje si paqeruajtës, pranë ameri-

Herat 2011

Irak 2007

Bagdad 2009

Çad 2008

KURIMI

Aleksandër Peci në Gjermani

N

ëntetar Aleksandër Jak Peci, i shoqëruar nga një ekip mjekësh të specializuar, është transportuar nga Spitali Amerikan i Bazës Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit drejt Gjermanisë. Në orën 8.45 minuta ka mbërritur në Spitalin Ushtarak Amerikan në Landstuhl, në Gjermani. Nëntetar Peci është pritur nga Përfaqësuesi ynë Ushtarak në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Kundëradmiral Kristaq Gerveni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komandën e ACO, kolonel Pirro Ahmetaj.

Afganistan 2011 kanëve. Deri në 19 dhjetor 2008, kur përfundoi misioni. Prania është shtuar në Afganistan, ku kemi qindra trupa dhe ku çdo gjashtë muaj ato përtërihen. Ata që shkojnë atje janë në një vend jo vetëm në luftë, por edhe me një klimë ekstreme. Nga vendi në vend, në mbi 2000 metra lartësi, ku ka pak oksigjen, ku temperatura ndryshon me 60 gradë nga më e ulëta te më e larta, ku të plas lëkura nga i ftohti ekstrem, mbijetesa ësh-

të angazhimi kryesor. Pas misionit jeta në çadra rrotullohet mes bisedave, alkoolit,

Pas misionit jeta në çadra rrotullohet mes bisedave, alkoolit, cigareve dhe lojës me armët

cigareve dhe lojës me armët. Në faqet e tyre në rrjetet sociale, paqeruajtësit shtojnë miqtë, konsumojnë biseda, mbushin muret me ëndërra që kanë të bëjnë me makina luksoze sportive, motorrë shumëkubikësh, fuoristrada me targa britanike, shumë kartmonedha dhe në fund shumë dashirë për armët, nga kallashnikovët tanë deri te armët amerikane, siç edhe e tregojnë fotot që janë hedhur nga ata vetë në rrjetet sociale.


10

E premte, 24 shkurt 2012

SOCIALE

D

itën e votimit për drejtuesit e rinj, studentët e fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur pakënaqësinë e tyre për reformën në arsimin e lartë. Në çdo fletë votimi, për dekan, shef departamenti apo rektor, poshtë emrit të kandidatit ata kanë shkruar “Universiteti në Rrezik”. Madje një pjesë e madhe e të rinjve kanë pritur gjatë në

Shkencat Sociale protestë me fletët e votimit

radhë, për të marrë fletën e votimit dhe për të shkruar pikërisht këtë togfjalësh, që përmbledh të gjithë qëllimin e lëvizjes së tyre. Të rinjtë madje kanë bërë edhe ironi me këtë fakt, duke u shprehur se në këtë mënyrë kishe dy alternativa për të votuar, pasi në këtë fakultet ka qenë vetëm një emër në garë, për postin e dekanit, ai i Theodhori Karaj, që e ka drejtuar këtë fakultet edhe gjatë 4 viteve të kaluara.

Rregullorja e re/ Si kanë ndryshuar edhe pyetjet

Lajmi Testet e maturës shtetërore këtë vit do të kenë 4 nivele vështirësie. Prova e dijes do të jetë më e fortë, për ata që zgjedhin lëndët e thelluara si provim me zgjedhje, ku mësohet se testi final i maturës shtetërore do të jetë i një vështirësie tepër të lartë.

Matura, teste me 4 nivele vështirësie Më të “tmerrshmit” lëndët e avancuara Detyrimi Gjatë gjithë viteve të shkollës supozohet që maturanti duhet të ketë grumbulluar rreth 90 kredite në total, për t’u drejtuar më pas dyerve të fakulteteve ku synojnë të studiojnë

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

dryshe nga vitet e kalu ara, këtë qershor testet e maturës shtetërore do të ndërtohen mbi bazën e katër niveleve të ndryshme të vështirësisë. Kjo pasi këtë vit do të aplikohen si lëndë me zgjedhje edhe lëndë që janë të thelluara, pra që kanë një informacion shumë më të madh se sa lëndët bazë. Pikërisht për këtë shkak, testet do të përmbledhin të katër nivelet: niveli i dobët që tenton thjesht për të marrë një notë kaluese, niveli i mesëm, niveli i mirë dhe i shkëlqyer, një mënyrë kjo që brenda një testi të mund ta gjejnë veten si nxënësit e dobët ashtu edhe ata që duan të marrin vlerësimin maksimal.

NDRYSHIMET

Sipas rregullores së re të Maturës Shtetërore për vitin 2012, ndryshim do të ketë edhe sa i përket mënyrës së hartimit të testeve. Sipas specialistëve të arsimit, që kanë punuar për rregulloren e re, testet e lëndëve të “avancuara” do të jenë vetëm me nivel të lartë vështirësie. Sipas tyre, përveç lëndëve të përbashkëta të kurrikulës bërthamë që mësojnë nxënësit në shkollën e mesme, një pjesë e tyre i mësojnë këto lëndë edhe si të avancuara. Pikërisht këto lëndë të avancuara do të mund të zgjidhen nga maturantët pasi do të jenë në listën e lëndëve me zgjedhje. Por MASH tërheq vëmendjen se kur bëhet fjalë për shembull për Fizikë të Avancuar, testi nuk do të jetë më me tre nivele vështirësie, por do të jetë me një nivel të vetëm që do të jetë i thelluar. Kështu, ata që zgjedhin një lëndë me prapashtesën “e avancuar” do të vihen përballë

PROGRAMET ORIENTUESE

Jo më kërkesa konkrete, po vetëm objektivat

P

rogramet orientuese janë një tjetër element i maturës shtetërore që këtë vit kanë pësuar ndryshime rrënjësore. Nëse më parë jepeshin pothuaj të gjitha temat që duhej të mësonin maturantët, madje në letërsi jepeshin edhe fragmentet konkrete, programet orientuese të këtij viti japin vetëm linjat ku duhet të përqendrohen maturantët si dhe objektivat që synohet që ata të arrijnë. Duke marrë si shembull matematikën, vërejmë se programi orientues është ndarë 7 linja dhe në disa nënlinja të tjera, të cilat testojnë realisht dijet e kandidatëve për në universitete.

pyetjeve relativisht të vështira, ndaj duhet të maten mirë para se t’i zgjedhin ato lëndë, pasi nëse nuk janë të sigurtë në dijet e tyre, rrezikojnë që të humbasin pikë. Ndërkohë që aktualisht në shkolla po aplikohet sistemi i krediteve. Gjatë gjithë viteve të shkollës supozohet që maturanti duhet të ketë grumbulluar rreth 90 kredite në total, për t’u drejtuar më pas dyerve të fakulteteve ku synojnë të studiojnë. Në diplomën e tij do të figurojnë jo vetëm notat, por edhe pikët e kreditet, që ka mbledhur secili nxënës. Maturanti duhet të fitojë minimalisht 90 kredite, për t’u konsideruar si kalues i maturës dhe

për t’u pajisur me diplomë të posaçme mature. Projektet kurrikulare, shërbimi komunitar dhe modulet profesionale kanë kreditet e tyre, por nuk vlerësohen me notë. Kreditet, një element krejt i ri për sistemin parauniversitar, rrezikojnë të djegin ata maturantë, që nuk kanë arritur normën e përcaktuar. Me sistemin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të instaluar në shkollat e mesme, vlerësimi nuk do të jetë më semestral por vjetor, duke mos mbetur thjesht një mesatare aritmetike. Për të mos rrezikuar Maturën Shtetërore, nxënësit duhet të bëjnë mirë llogaritë përmes formulës së vlerësimit. Sipas rregullores, vlerësimi i ri konsiston në përdorimin e një formule të re. Ajo merr në konsideratë vlerësimin me gojë, atë me shkrim, si dhe projektet kurrikulare.

Dëmtuan Dajtin

Kontroll firmave të ndërtimit

F

TIRANE

irmat e ndërtimit që operojnë në komunën e Dajtit, në periferi të Tiranës, janë bërë dje objekt i një kontrolli të imtësishëm nga inspektorët e Mjedisit. Kjo pasi, këta të fundit, kishin marrë sinjalizime se firmat e ndërtimit që po punojnë në këtë zonë të mbrojtur me ligj si park kombëtar, në fakt i kishin tejkaluar kufizimet e lejes dhe po dëmtonin mushkërinë më të madhe të Tiranës. Më konkretisht, bëhej fjalë për një pronë private që po shfrytëzohej nga firmat e ndërtimit. Nga konstatimet e para të specialistëve të mjedisit, aty ka pasur dëme të konsiderueshme në mjedis, që kon-

siston në prerjen e pemëve dhe gërmime. Tashmë ka nisur verifikimi i dokumentacionit, ndërkohë që

Kategoritë Kurora e Dajtit, e mbrojtur me ligj si park natyror dhe që është një ndër dy mushkëritë e vetme të gjelbërta të Tiranës shpeshherë është dëmtuar nga firmat e ndërtimit që operojnë në këtë zonë. Pikërisht për këtë arsye ministria e Mjedisit ka nisur kontrollet, edhe pas sinjalizimeve se kjo zonë po dëmtohet.

kryeinspektori Ilir Bala deklaron se do të merren dhe masa penalizuese që parashikon ligji. “Në konstatim të parë, vihet re një mungesë e dokumentacionit të nevojshëm për veprimtarinë e kryer, e cila është kryer në dëm të mjedisit. Penalitetet variojnë me vlerësim dëmi, variojnë me gjobë, me ndjekje penale”, - ka shpjeguar më tej kryeinspektori i Mjedisit, Ilir Bala. Sipas tyre, këto kontrolle po ndërmerren së bashku me specialistët e pyjeve, në zona të cilat shpesh janë konsideruar problematike, për abuzimet që janë bërë nga subjekte të ndryshme si në prerjen e drurëve, po ashtu dhe në shfrytëzimin e rërës, për aktivitete të ndryshme private.

LAJME SHKURT

Gjirokastër,

materniteti, në gjendje të mjerë

I ndërtuar që në vitet 1980, materniteti i Gjirokastrës nuk i është nënshtruar asnjëherë ndonjë rikonstruksioni. Si pasojë, ai tashmë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk plotëson asnjë standard për të pritur ata që vijnë për herë të parë në jetë. Muret janë të shkatërruar nga lagështira dhe pajisjet të amortizuara. Në shumë raste xhamat që mungojnë janë zëvendësuar nga vetë stafi mjekësor me plastmas, ndërsa mjediset e paralindjes dhe lindjes po largojnë gjithnjë e më shumë pacientët nga ky spital. Në këtë situatë një pjesë e madhe e grave shtatëzanë udhëtojnë drejt Janinës ose drejt Tiranës për të sjellë në jetë të vegjlit e tyre.

Mjekësia,

në mars caktohen specializime

Mjekët e rinj, të cilët kanë përfunduar shkollën e lartë dhe duan të specializohen në një profil të caktuar do të mund të mësojnë gjatë muajit mars vendet e lira. Aktualisht ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë po punojnë për të përcaktuar kuotat për mjekët e rinj që do të përfitojnë nga specializimet. Më pas ata do t’i nënshtrohen konkursit, i cili ashtu si edhe një vit më parë, do të zhvillohet në çdo departament dhe jo një konkurs i përgjithshëm ashtu siç ka qenë praktika e viteve të kaluara. Një vit më parë u dhanë rreth 400 kuota, pasi specializimet nuk ishin hapur për një periudhë tre vjeçare

Universitetet,

Të hënën nis sezoni

Universitetet publike ndërpresin këtë javë semestrin e dytë, për të dhënë provimet e semestrit të parë. Thuajse të gjithë fakultete e vendit kanë publikuar datat e sezonit të parë të provimeve, të cilat u shtynë për shkak të zgjedhjeve në universitete. Nga datat e publikuara, vihet re se si për sistemin e ditës, ashtu edhe për sistemin me kohë të pjesshme, sezoni i provimeve nis që këtë fundjavë dhe do të përfundojë rreth datës 20 mars, kohë kur të rinjtë do t’i rikthehen sërish semestrit të dytë.


E premte, 24 shkurt 2012

11

SOCIALE BERZH, 500 MIJË EURO

FUNDJAVA, +20 GRADË CELCIUS

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë studimin dhe projektin për terminalin e ri multimodal të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit. Një prej partnerëve të BERZH, Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh. Ndërtimi i tij do kushtojë 20 miln euro dhe do të akomodojë10 linja autobusësh, 400 mikrobusë të cilët vijnë nga rrethet dhe rreth 350 taksi

“Fundjavë pranverore”, kështu e kanë cilësuar meteorologët fundin e kësaj jave. Sipas tyre të shtunën termometri do të ngjitet në vlerën e 20 gradëve celcius, ndërkohë që e diela pritet të ketë reshje, kryesisht në zonat malore. Sipas parashikimit të specialistëve, duket se pranvera do të trokasë që në javën e fundit të muajit shkurt, duke larguar të ftohtin e madh.

Udhëzimi/ Hapat që duhet të ndiqni deri më 31 mars

Lajmi Qytetarët ata që duan të legalizojnë paratë e tyre, të rivlerësojnë kapitalin apo pronat, mund të përfitojnë nga amnistia deri më datë 31 mars. Pas kësaj date ata do të paguajnë detyrimet e plota sipas udhëzimeve në fuqi. Falen edhe të gjitha taksat e papaguara të automjeteve apo gjobat e vendosura deri në vitin 2010, nëse kryehen veprimet pranë drejtorisë së rrugëve.

Amnistia për bizneset e familjarët Financat: Lehtësitë për pronat dhe paratë Përfituesit Kategoritë që përfitojnë nga ligji i faljes janë të gjithë ata që kanë një pronë të palujtshme, bizensi i madh si dhe biznesi i vogël por edhe të gjithë ata që kanë në pronësi një automjet

TIRANE

pijshëm të papaguar nga konsumatorët familjarë tek ujësjellësat të cilët nuk janë transferuar tek pushteti vendor, deri në fund të vitit 2010, falet.

P

ak më shumë se një muaj ka mbetur kohë për qytetarët shqiptarë që të mund të përfitojnë nga ligji i faljes ose i quajtur ndryshme ligji i amnistisë. Ministria e Financave ka përcaktuar tanimë 31 marsin si afatin përfundimtar të rivlerësimit të pronave, legalizimit të parave dhe rivlerësimit të kapitalit. Por çfarë përfitohet nga ky ligj dhe në çfarë forme duhet të aplikoni.

AMNISTIA PËR QYTETARIN

Kush ka shuma monetare dhe do t’i legalizojë, mund ta bëjë pranë sportelit të bankës më të afërt duke paguar tarifën prej 3% të shumës (Kjo tarifë është shumë më e vogël se interesi në lekë që japin bankat. Këto interesa variojnë nga 6.5 – 7.5%. 2. Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme të cilët për shkak të ndryshimit të shpejtë të çmimit të tregut, në rast se do të shisnin pasurinë, do të paguanin një taksë prej 10% mbi shitjen e pasurisë, mund të bejnë rivlerësimin e saj me vlerë tregu pranë ZVRPP (hipotekës), duke paguar një shumë prej vetëm 1% të diferencës së vlerës të kësaj pasurie (Nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse sot kushton 100,000 USD, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, cila do të bënte që taksa në masën 10% te ishte 7,000 USD. Duke bërë vlerësimin paguhet vetëm 700 USD) 3. Të gjitha taksat e papaguara nga qytetarët deri

AMNISTIA PER BIZNESIN

Në foto: Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave

HAPAT PËR TË RIVLERËSUAR PASURINË TUAJ TË PALUAJTSHME 1. Me dokument identifikimi, drejtohuni pranë sportelit të zyrës së Hipotekës 2. Plotësoni në dy kopje formularin e aplikimit, nënshkruajeni dhe dorëzojani punonjësit të zyrës së Hipotekës 3. Punonjësi i Hipotekës verifikon saktësinë e informacionit në formular dhe llogarit masën e tatimit të rivlerësimit 4. Punonjësi i ZVRPP (Hipotekës) nënshkruan formularin e aplikimit dhe një kopje të tij jua jep juve 5. Shkoni te banka më e afërt dhe bëni pagesën në shumën 1% të rivlerësimit të pasurisë suaj 6. Me mandat-pagesën e tatimit, riparaqituni te punonjësi i ZVRPPsi dhe depozitoni kërkesën tuaj për shërbimin e lëshimit të kopjes së kartelës së pasurisë apo vërtetimit të pronësise sëpaluajtshme 7. Brenda 10 ditëve, zyra e Hipotekës ju dërgon me postë kopje të kartelës së pasurisë tuaj

Shënim:

Në rast se do të bëni kalimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme pas rivlerësimit, tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të Rvlerësuar të pasurisë. Në rast se kjo diferencë eshtë negative, nuk paguani tatim.

në fund të vitit 2010 falen. 4. Të gjitha taksat e papaguara për automjetet si dhe gjobat e vendosura ndaj tyre deri në 2010 falen. (Kryeni të gjitha veprimet pranë Drejtorive Rajonale të Sherbimit të Transportit Rrugor) 5. Detyrimet doganore të makinave të importuara deri në fund të vitit 2010, falen

50% e principalit të detyrimit si dhe gjobat e interesat nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit (Drejtohuni pranë pikës doganore nga ka hyrë mjeti juaj në vendin tonë) 6. Energjia elektrike e papaguar nga shtresat në nevojë deri në fund të 2006, falet 7. Detyrimi për ujin e

1. Të gjitha kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri e pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit (Tarifa për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme është 3% e diferences që rrjedh nga rivleresimi dhe 5% për makineri e pajisje) 2. Biznesit i falet borxhi tatimor e doganor deri më 31 dhjetor 2008. 3. Për borxhet e vitit 2009, nëse paguani 30% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatë-vonesat. 4. Për borxhet e vitit 2010, nëse paguani 50% të principalit të detyrimit tatimor, falet pjesa tjetër e borxhit, gjobat dhe kamatëvonesat. 5. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të detyrimit doganor për vitin 2009, u falet pjesa tjetër e detyrimit si dhe kamatë vonesat dhe gjobat.

7. Bizneseve u falen kamatë-vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara deri në fund të vitit 2010. 8. Bizneseve u krijohet mundësia që të vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e doganore të padeklaruara për periudhën deri më 31 dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër së bashku me gjobat e kamatëvonesat që do të aplikoheshin.

BIZNESI I VOGEL

1. Biznesi i vogël që deklaron shuma monetare në bazë të ketij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore konform ligjit, deri më 31 dhjetor 2010. (Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3%) 2. Të gjitha taksat dhe tatimet e biznesit të vogël, të papaguara deri në fund të vitit 2010, falen. 3. Të gjithë të vetëpunësuarve u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatë-vonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Falen edhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë sigurimet për vitin 2011. Kësaj kategorie, nëse dëshiron të paguajnë detyrimet për kontributet, i falen gjobat dhe kamatë-vonesat për të gjithë periudhën e kaluar. 4. Personave fizikë, biznes i vogël, u falen gjobat dhe Kamatëvonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 dhjetor 2010. 5. Biznesit të vogël, i cili

Ministria e Financave e ka shtyrë edhe me tre muaj afatin e deklarimit të parave, rivlerësimit të pronave apo edhe taksat e automjeteve 6. Ata që paguajnë 100% të këtij borxhi për vitin 2010, u falen pjesa detyrimit, gjobat dhe kamatë vonesat.

është pajisur me kasë fiskale deri më 28 shkurt 2011, i falen gjobat për mosvendosjen e këtyre pajisjeve.

7 HAPAT PËR TË LIGJËRUAR PARATË

Shembull:

Në datën 15 shtator 2011, një individ ka hapur një llogari në bankë në shumën prej 1,000,000 lekë, për legalizim, në bazë të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011. Për efekt legalizmi, banka ka mbajtur si tatim në burim 3% të shumës, pra 30,000 lekë. Në rast se në datën 20 qershor 2012, ky invidid paraqitet pranë bankës për të bërë transferim në një llogari bankare në Itali të shumës prej 500,000 lekësh, në këtë rast, për të proceduar me transferimin, banka i mban 13% të shumës që kërkohet të transferohet, pra 65,000 lekë. 1. Me paratë dhe kartën tuaj të identitetit, paraqituni te punonjësi i bankës dhe merrni formularin e aplikimit 2. Plotësoni formularin në dy kopje dhe nënshkruajeni 3. Punonjësi i bankës e kontrollon dhe verifikon saktësinë e informacionit 4. Punonjësi i bankës hap llogarinë bankare 5. Bëni pagesën e shumës prej 3% të parave që do të legalizoni 6. Merrni një kopje të formularit të aplikimit të firmosur nga punonjësi i bankës 7. Paratë tuaja janë të ligjshme dhe tani mund t’i përdorni për çdo lloj aktiviteti.

Shënim: Nëse e gjithë shuma

në të holla e legalizuar apo një pjesë e saj transferohen në një llogari bankare jashtë shtetit, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 10418, datë 21.04.2011. Edhe në këtë rast, penaliteti mbahet nga banka dhe transferohet prej saj në llogarinë e Thesarit të Ministrisë së Financave. Në rast se shuma në të holla e legalizuar do të përdoret nga personi fizik tregtar për të bërë blerje jashtë vendi atëherë për të bërë urdhër-pagesën ndaj furnitorit të huaj, duhet të depozitojë pranë bankës kopje të deklaratës doganore të importit dhe kopje të noterizuara të kontratës me kompaninë nga jashtë shtetit ose faturës ku janë blerë mallrat e importuara


12

E premte, 24 shkurt 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5

REAGIMI Tatjana, ish-banorja e Big Brother 3 shprehet se, Arbanën nuk e vlerësojë as si person dhe as si prezantuese

Ermali: "Femrat do të dominojnë shoqërinë" E Në foto: Klodian Çela

KLODI-ARBANËS: Mjaft i shfrytëzuat konkurrentët e BB

Pas 3 muajsh pune në Top Albania Radio, Klodi shprehet se ende nuk e kanë paguar

K

a mjaftuar një intervistë e moderatores Arbana Osmani për ish konkurrentët e Big Brother Albania, e cila çoi në zemërimin e këtyre të fundit. Për herë të parë Osmani ka shprehur preferencat e saj për ish -konkurrentët e Big Brother Albania, por nuk ka ngurruar të flas edhe për ata që i duken antipatikë. Personazhi më antipatik në sytë e saj, është Klodi, djali shqiptar nga Lezha që e deklaroi hapur homoseksualitetin e tij, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. "Tani mund ta them, ishte Klodi. Por nuk ka të bëj aspak me ndonjë ndjenjë homofobie. Jo! Cfarë nuk pëlqeva tek ai ishte mosmirënjohja. Ai vet e përdori homoseksualitetin e tij. Në shtëpi u soll keq me të tjerët pikërisht duke përdorur kauzën e tij. Nuk më duan se jam homoseksual. Atyre thjesht nuk u pëlqeu karakteri i tij i keq. Ai ishte edhe shumë mendjemadh" , ka thënë Arbana. Osmani nuk nguron të thotë që përveç Klodit, nuk pëlqeu fare kastin e BB3. "S'më ngjiten personazhet. S'mu duken interesante. Kishte histori dashurie false e lojë të luajtur keq", ka thënë Arbana. Duke u ndalur tek personazhi i saj i preferuar ajo ka pohuar, se i ka pëlqyer shumë Adela, e cila sipas Osmanit ka thyer shumë tabu. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Klodit. Në profilin e tij në Facebook, Klodi thotë së Arbana është mësuar ti shfrytëzoj njerëzit. "Arbana Osmani. dikund ka lenë një intervistë që unë Klodi si jam mirënjohes kësaj zonje. Se përse se di, por i them kësaj zonje mos më ngatërro me veten tënde moj vajzë, sepse ti je mësuar ti shfrytëzosh njerëzit". Ai thotë se, Osmani i ka kërkuar të punojnë bashkë për tre muaj në Top Albania Radio dhe akoma nuk e ka paguar. "Erdhe më kërkove sapo dola nga bigu dhe unë me sakrificat e mia e me besimin tek ty erdha çdo të martë, dhe ti apo shokët e tu të Topit akoma s'më keni paguar", shprehet Klodi. Ai shton më tej se, " duhet t'iu vij turp që shfytëzoni njerëzit dhe ankoheni. Përse jua jepni kontratën 18

muaj? Që ti bëni si top ti shfrytëzoni pa pagesa ku e kur t'iu dojë qejfi ju? Harroje goce se si bëhem zotit servil e jo ty apo ndonjë moderatori, ju dini vetëm të shfrytëzoni dhe jo me tepër. Është koha ti paguani pjesëmarrsit e këtij shoë, siç bën gjithë bota e jo si ti shfrytëzoni i përdorni dhe pastaj dhe i shani.....Turp të të vij. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe Tatjana ish konkurrente e Big Brother 3, në një prononcim për Shqiptarja.com Tatjana thotë se, ajo nuk e vlerëson Arbanën as si person as si prezantuese. 'Mua nuk më intereson se çfarë thotë ajo. Por ta di

mirë që nëse ajo nuk na vlerëson ne, as ne (ose unë të paktën), nuk e vlerësoj atë as si person as si prezantuese. Duke u ndalur tek deklarata e Arbanës për Klodin, Tatjana thotë që ato nuk janë aspak të vërteta. "Ajo thotë për Klodin që është mendjemadh, por që në fakt nuk është aspak e vërtet". Sipas saj, Arbana nuk duhet të flas për dashuri false sepse ai vet si program është një farsë. “Nuk e kuptojë sesi ajo mund të flasë për dashuri false. Kur bën edhe ajo si kur programi është i vërtet! Para së gjithash janë ata farsë, çfarë po presin nga konkurrentët” -ka thënë Tatjana.

Graciano-Gentës:

"Të pëlqen Meti"; Genta: "Nuk më pëlqen të krijojë lidhje në BB"

G

raciano shpreh mendimin se Genta e pëlqen Metin dhe se do të donte të lidhej me të, por Genta përgjigjet se Meti i pëlqen, por jo në aspektin për t'u lidhur. Graciano thotë se ky shpjegim i Gentës nuk qëndron pasi ajo ka tre ditë që shpreh simpatinë ndaj

Metit, vetëm nëse e bën për lojë. Genta pyet Metin nëse e ka marrë seriozisht faktin që ajo e pëlqen, pasi në të vërtetë e ka thënë për shaka. Më pas Anila pyet Elvisin nëse mendon se mund të krijojë lidhje brenda shtëpisë e ai përgjigjet se mund të ndodhë, e nuk e përjashton si mundësi nëse i pëlqen dikush. Ajo shprehet se djemtë e shtëpisë nuk i pëlqejnë vajzat që janë tashmë në BB, e Ermali përgjigjet se këto do t'a vërtetojë koha e shton se personalisht, nuk është i tërhequr nga aparenca e jashtme e ndonjërës nga vajzat. Genta shprehet se mundësia për të patur një lidhje brenda BB është e madh, por ajo nuk do të donte të lidhej, pasi nuk do të kishte mundësi të njohej me banorët e tjerë. Së fundi banorët hedhin supozime për konkurentë të rinj që mund të futen javët na vazhdim e shprehin pritshmëritë e tyre.

rmali e Flori qëndrojnë në oborr duke biseduar e duke dëg juar këngët në sfond. Ata komentojnë këngëtarët e duke u nisur nga suksesi i këngëtareve femra, Flori shprehet se ato po korrin shumë sukses dhe Ermali shprehet se femrat po i barazojnë meshkujt dhe në fushën e muzikës. Erioni ndërhyn dhe thotë se kjo varet nga talenti gjithsecilit, por Ermali thotë se për mendimin e tij, për pak kohë do të jenë femrat, ato që do të dominojnë. Flori nuk është dakort me këtë mendim dhe Ermali komenton se paçka se në Shqipëri ekziston shoqëria patriarkale, po vjen koha ku të dyja gjinitë të jenë të barabarta. Ermali e Flori sjellin ndërmend filmin "Përrallë nga e kaluara", ku gratë ngarkoheshin me dru në kurriz, por tashmë ajo pjesë i përket të shkuarës. Erioni pyet nëse ato skena mund të jenë reale e të kenë ndodhur vërtet e Flori përgjigjet se diku janë bazuar që e kanë bërë pjesë të një filmi. Ermali kujton dhe filmat me vajzat partizane, që janë e kundërta e mendimit të shprehur më parë e ato shfaqen trimëresha e luftarake.

Ariola: "Unë kumbara e çifteve të shtëpisë" A

riola, Elvisi, Graciano e Liam qëndrojnë në oborr duke biseduar. Elvisi i sugjeron Ariolës të bëjë një tatuazh e ajo përgjigjet se do t'a bëjë një kur të dalë nga shtëpia e BB. Elvisi shprehet se ka patur shumë dëshirë të bënte një tatuazh si dy pika lot afër syrit, por nuk e ka realizuar nga domethënia që ka. Ariola thotë se nuk do t'ia vlente ai tatuazh, me gjithë bukurinë që ka Elvisi, ndërsa Liam e Graciano shprehen se nuk është shenjë e mirë të bësh të atillë tatuazh. Ndërkohë, banorët e tjerë qëndrojnë në sallon teksa shijojnë mëngjesin e pregatitur nga Gjoni dhe Ermali. Genta i drejtohet Gjonit me shaka: "Do të të marr për burrë" e ai e pyet me shaka: "Kur?"! Më pas, të gjithë banorët drejtohen drejt oborrit ku shijojnë kohën e bukur me diell dhe bisedojnë. Ariola ngacmon Elvisin dhe Gentën duke i pyetur nëse do të lidhen bashkë e Meti ndërhyn duke pyetur Ariolën: "A lidhemi ne të dy bashkë?", por ajo i përgjigjet se nuk do. Ariola shton se kur të lidhen Elvisi e Genta, ajo do t'u vërë unazat, duke u bërë kumbara e tyre. Ariola vazhdon këtë linjë bisede duke menduar se si mund të krijohen çiftet brenda Big Brother. Duke menduar se me kë do të lidhet Erioni, thotë për Anilën dhe e thërrasin t'ia tregojnë kësaj të fundit. Ndërsa për Gjonin mendon ta bashkojë me Albulenën.

Situata gazmore në shtëpinë e BB E

mirjeta ka hedhur një ide para që banorët të organizojnë një treg shit-blerjeje në oborrin e shtëpisë, ku secili nga banorët do të 'sheshë" gjërat personale. E para që e realizon këtë ide është Genta, e cila merr disa rroba të sajat dhe u ofron banorëve t'i blejnë duke krijuar kështu situata gazmore. Gjoni, Anila e Albulena shkojnë për të blerë tek Genta, por Graciano, Emirjeta dhe Liami i bëjnë konkurencë nga ana tjetër ku secili prej tyre thërret "klientët" të afrohen për të blerë pranë tyre. Të gjithë banorët përfshihen në këtë situatë duke u argëtuar e Liami e shton dozën e humorit duke veshur një fustan e del para banorëve i veshur ashtu. Banorët argëtohen në këtë atmosferë e më pas Albulene bën lojën me mollë me Gracianon, Florin e së fundi me Anilën.


Mali i Dajtit

Faqe 16

Si të shijosh dëborën mbi shtëpi

Turizmi kulturor i piktorit Ardian Isufi V

enecia sapo ka lënë pas Kar navalet. Me koncertin e dhënë nga rrjeti botëror i lokaleve Hard Rock Cafe, i njohur tashmë si një tempull i muzikës është ulur sipari i festimeve të bujshme. Por Venecia nuk e humbet joshjen edhe pas ditëve të zhurmshme festive. Një nga qytetet më të bukura italiane ku mund të ecësh në këmbë apo të

Fundjava në 1600 metra mbi nivelin e detit Nr: 3

Pushime në Venecia

E premte, 24 shkurt 2012

shëtisësh me gondola ka fatin të jetë i magjishëm edhe në ccdo ditë të zakonshme të vitit. Mjafton të dish ccfarë kërkon të shohësh. “Venecia është kaq organike dhe e harmonizuar me rrugët, rrugicat, urat, sheshet dhe godinat që jetojnë mbi ujë sa... Faqe 17

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

MONIKA KRYEMADHI RREFEN PASIONIN PER KUZHINEN MES SHIJEVE DHE MIQVE

PJATA QË I SERVIRI BERISHËS

Në tryezën e familjes së Ilir Metës, në dimër pranë oxhakut me dru, mes rakisë dhe pastërmasë

Kuzhina

Në foto: (Majtas) Tavolina e shtruar për miqtë me rastin e Krishtlindjeve (Djathtas) Monika Kryemadhi

Faqe 18

ROVENA RROZHANI

M

onika Kryemadhi është një zonjë që sapo e takon të jep përshtypjen e një mikeshe, të cilën edhe pse mund të mos e kesh njohur kurrë , e ndien të afërt. Kjo ndjesi bëhet edhe më e fortë kur përmendet familja, fundjava dhe kuzhina. Monika rrëzon të gjithë portretin e një gruaje në karrierë dhe ngre atë të një zonje shtëpie ku i pëlqen aq shumë të jetë lidere.Flet lirshëm edhe pse për disa detaje i bën rezistencë këmbënguljes sonë për të mësuar dicka më shumë.

Pas një jave të ngarkuar si është fundjava në familjen tuaj? Në ditët e bukura e me diell të dimrit, shkojmë në Lalz ku në përgjithësi koha është shumë e mirë, kështu që fundjava është e mbledhur në shtëpi. Fundjavat i

Një skarë ballkanike në kushtet e shtëpisë kemi më familjare, më dietike, më pa dreka, pa darka. Kur shkojmë në Durrës, hamë me miq, në një lokal dhe Iliri bëhet në njëfarë mënyre një burrë që nuk do ta lodhë gruan. Gjatë fundjavave organizojmë dreka dhe darka me miq. Fëmijët kanë një mëngjes shumë të thjesh-

të, e po ashtu edhe Iliri. Unë nuk ha mëngjes asnjëherë, vetëm kur shkoj në hotele e me sa duket është psikologjike. Fëmijët duan omëletën ose gjalpin me mjaltë, qumështin, ndërsa në verë, bukë me djathë me domate me kastravec dmth gjëra të freskëta.

Nuk ka siguri në “Safe House”!

Drekat apo darkat janë të ngarkuara apo në “dietë” Varet. Aktualisht unë jam në dietë, edhe Iliri. Por nëse organizojmë darka me miq përpiqemi që ata të mos e kuptojmë që ne jemi në dietë, dhe ne tw mos e prishim atw. Eshtë pak e vështirë. Mua më pëlqen ta pij

shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën dhe e filloj ditën tjetër, Ftoni shpesh miq në shtëpinë tuaj? Gjithmonë ka njerëz në shtëpinë tonë. Tani në dimër, në dhomën e pritjes, ne kemi një... Vijon në faqen 19

William Tennessee, përvjetor me të rinjtë! Faqe 16

Faqe 17


14

E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

VENDIMI 46 vjet më parë Dajti u shpall park natyror kombëtar më një vendim të qeverisë së atëhershme shqiptare.

MALI I DAJTIT

Si të shijosh dëborën mbi shtëpi

Fundjava në 1600 metra mbi nivelin e detit

S

a afër dhe sa i pran ishëm në jetën tonë të përditshme, aq shpesh i harruar. Por Dajti që më 6 shkurt shënon 46 vjet park kombëtar mbetet një mundësi mjaft e mirë argëtimi në fundjavë, për udhëtime të shkurtëra dhe që mund të merren shpejt, pa ndonjë planifikim të gjatë. Gjatë dimrit Dajti është i preferuar për borën e tij. I parë nga rrugët dhe ndërtesat e kryeqytetit, ai krijon përshtypjen se është vetëm një mal me pemë të larmishme, të gjelbëruara ose jo, duke fshehur kështu borën aq të adhuruar nga tiranasit. Vetëm maja e tij zbardh ndërsa pjesa e poshtme duket si një zonë e zymtë malore. Pakkush beson se bora ne Dajt nuk ka shkrirë prej 12 dhjetorit këtë sezon. NË FUSHËN E BARDHË Kudo ku dimri ashpërsohet, dëbora tregon anët e këqija të saj, por jo në fushën e Dajtit. Njerëzit lëshohen në hapësirën e saj për ta prekur dëborën si një gjë të rrallë dhe pa marrë mirë frymë fillojnë gjuajnë me topa bore. Amatorët e skive dhe të ecjes zhduken sa hap e mbyll sytë. Ardhja në grup është traditë e vjetër, po aq sa dhe ardhja e cifteve të reja apo familjarëve. Secili arrin të gjejë qoshen e tij ku qëndron deri thuajse deri në fund. Ashtu bën edhe braziliani Serxhio që ka ngritur dy tenda të vogla flamurin shqiptar dhe flamurin e Pathfinder, klubit të zbuluesve, që në të vërtetë janë një grup fëmijësh më shami të verdha të qafë dhe që bëjnë aktivitete të ndryshme. Këtë fundjavë kanë zbuluar Dajtin dhe janë duke bërë rrëshqitje me slitë e duke luajtur futboll e volejboll në borë. "Dajti është një vend i mrekullueshëm në të gjitha stinët" thotë Serxhio, që nuk harron të kujtojë se dëborën e sheh vetëm në jug të atdheut të tij, në kufi me Argjentinën "një mundësi shumë e mirë për kryeqyte-

tin sepse qytetet e tjera janë të bllokuar nga bora". Ashtu si fëmijët e klubit Pathfinder shikon tek tuk edhe të tjerë që kanë marrë me vete slita plastike të përmasave të ndryshme për të rrëshqitur, por "pista" duhet kërkuar disi, pasi jo kudo bora është e ngjeshur. Argëtimi më popullor në Dajt mbetet loja me topa bore. Sa më i madh të jetë grupi aq më e madhe është rrëmuja dha zbavitja e cila përfundon qetësisht me një plak bore, fotografi apo video me celular. Nxënësit nuk ngurrojnë të xhirojnë edhe mësusesen e frikësuar teksa i hipën Lulit, njërit prej kuajve që banorët e zonës e nxjer-

rin për të shijuar jo më shumë se 50 metra shëtitje kundrejt 200 lekëve të reja. KAFE PRANË OXHAKUT TË BYROSË Dajti ka mundësi të mira akomodimi si për disa orë ashtu edhe për për një fundjavë të tërë. Ju mund të zgjidhni që të zgjoheni në ajrin e pastër dhe të freskët të malit duke marrë një dhomë nga hotelet e shumta që gjenden

Parku kombëtar i Dajtit

D

ajti ndodhet 26 kilometra nga kryeqyteti. Ka 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojne rreth 80 % të territorit, si dhe kafshë e shpendë te egra. Dy majat dominuese, “ballkonet”, qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, duke filluar nga 300 metra deri në lartësine 1613 metrash të majës më të lartë. Mali i Dajtit ka sot një sipërfaqe prej rreth 3300 ha me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha.

nga rrëza e malit e deri lart në fushë. Ccmimi i një dhome dyshe është minimumi 2500 lekë të reja nata. Ata që duan të rrinë vetëm disa orë mund të marrin ushqim me vete duke bërë në këtë mënyrë një piknik të këndshëm dimëror. Të tjerët mund të ulen në

restorantet pranë fushës. Por bëni kujdes! Nëse nuk keni kohë për të humbur, mos synoni restorantet me shumë njerëz, pasi duhet të prisni plot një orë për pasur ushqimin në tryezën tuaj. Pak hapa më tutje mund të gjeni mish qengji në hell për 750 lekë të reja në vend të 1900 lekëve të reja. Kafen mund ta pini në një ambjent pak më të ndryshëm nga ai i zakonshmi

ku zhurma e njerëzve të kujton ditët e zakonshme. Në ishvilën e Manush Myftiut sot hotel resort "Foresta" mund të pini një kakao të ngrohtë pranë oxhakut të ndezur e të ndiheni si në shtëpinë tuaj, shoqëruar me disa copëza historish që mund t'i dëgjoni nga të zotët e lokalit. Në restorant ende janë gjurmët e dikurshme të kohës, si pllakat e mureve të brendshme të vilës së anëtarit të Byrosë apo një komplet filxhanësh bakri të firmuar nga artistikja Migjeni që sfidojnë kohën mbi oxhak. Pak më tutje është rezidenca e kryeministrit dhe fusha ku ai shëtit së bashku me familjen e tij. Vizitat e tij të shumta sipas banorëve tregojnë se kryeministri "ia di vlerën më shumë se kushdo tjetër malit". TË SHIJOSH BUKURITË E DAJTIT DUKE ECUR Bukurinë e malit të Dajtit njeriu mundet ta shijojë më shumë në këto vende: 1. Tek 'King Park' (ish Kampi Puntorëve). Filloni t'i ngjiteni të përpjetës majtas (kur jeni me fytyrë nga mali) dhe të arrini deri tek kështjella prehis-

Në foto: Klubi Pathfinder

torike. 2. Nëpër Shtegun e Tërthortë. Në zonën e Fushës së Dajtit (pranë teleferikut) nëse niseni nga rruga e makinës dhe i ngjiteni malit drejt e përpjetë pa u ndalur për rreth 5 deri 10 minuta (kjo varet nga pika e nisjes) ju do të arrini në një lehtizore të 'shtruar' (shtegu i tërthortë). Ju këshillohet që të lëvizni majtas; shtegu i shkon malit tërthor, majtas e djathtas. Lëvizja nga ana veriore (majtas) u nxjerr në grykën e Tujanit e prej aty duke ndjekur 'rrugën' ju mund të shkoni edhe ca më tej, përtej tunelit, për të soditur format e thikta të

Argëtimi më popullor në Dajt mbetet loja me topa bore relievit. Bëni kujdes që kur të mbarojë rruga e 'shtruar' të mbani shtegun e sipërm! 3. Kreshta e Dajtit. Ky udhëtim ju mundëson që të jetoni për disa orë me pyllin dhe malin dhe të soditni pamjet magjepëse, në të dy anët e kreshtës duke kundruar kështu një territor të gjerë të Ultësirës Perëndimore dhe Maleve Qëndrore të Shqipërisë. Për kalimin e Kreshtës duhet të shkoni deri në guroren e Qafë Priskës me mjet dhe prej aty të filloni ngjitjen e cila në 45 minutat e para është e lodhshme. Marshimin e përfundoni në Majën e Dajtit (1613m.) dhe prej aty uluni në Fushën e Dajtit. 4. Maja e Tujanit dhe Maja e Dajtit. Nga Fusha e Dajtit mundet që të ngjiteni drejt e tek Qafa e Qershisë që është një vend i këndshëm për të kaluar kohën. Prej aty mundet të vazhdoni për në Majën e Tujanit (drejtimi majtas) ose të Dajtit (drejtimi djathtas).

Akomodimi King P ar k Par ark

Shumë pranë kalasë së Dajtit Vendodhja: ndodhet ne Malin e Dajtit ne mes te gjelberimit dhe ajrit te fresket. Nje vend me mikro klime kurative per semundje te ndryshme. Kompleksi King Park është shumë pranë kalasë së Dajtit. Ai ka 45 shtreter, 2 restorante dimerore dhe 2 verore Restoranti ofron kuzhinë të zgjedhur dhe të pasur. Tel: +355 (0) 42 272 385

Dajti Tower

Të shohësh tiranën nga ballkoni

Hoteli ndodhet prane pikës së zbritjes nga teleferiku në parkun kombëtar të Dajtit. Ai ka 24 dhoma me një panoramë të mrekullueshme nga parku dhe qyteti i Tiranës. Hoteli ka një bar rrotullues panoramik. Restoranti”Ballkoni i Dajtit”ofron specialitete me te mira te kuzhines internacionale. Cel 067401 1035 0674011035

Hotel R esor or esta Resor esortt F For oresta

Të shijosh mishin ne hell

Hotel Resort Foresta I ngjan shumë një shumë një vile pushimesh ku ndërthuren në arkitekturë modernja dhe klasikja, e shkuara dhe e tashmja. Restoranti I këtij hoteli është I pasur me gatime tradicionale ku spikasin mishrat në hell. Dhomat dyshe kushtojnë 3000 lekë nata dhe janë të pajisura me të gjitha kushtet bashkëkohore. Cel 0692022208


E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

V

VENECIA është kaq organike dhe e harmonizuar me rrugët, sheshet dhe godinat që jetojnë mbi ujë saqë kam pasur ndjesinë e eksplorimit të një trupi njerëzor

MONUMENTET E VENECIAS

Turizmi kulturor i piktorit Ardian Isufi

enecia sapo ka lënë pas Karnavalet. Me koncertin e dhënë nga rrjeti botëror i lokaleve Hard Rock Cafe, i njohur tashmë si një tempull i muzikës është ulur sipari i festimeve të bujshme. Por Venecia nuk e humbet joshjen edhe pas ditëve të zhurmshme festive. Një nga qytetet më të bukura italiane ku mund të ecësh në këmbë apo të shëtisësh me gondola ka fatin të jetë i magjishëm edhe në çdo ditë të zakonshme të vitit. Mjafton të dish ccfarë kërkon të shohësh. “Venecia është kaq organike dhe e harmonizuar me rrugët, rrugicat, urat, sheshet dhe godinat që jetojnë mbi ujë saqë gjithmonë kam pasur ndjesinë e një trupi njerëzor ku ne eksplorojmë nëpër “dejet” apo “kapilarët” e tij,”thotë Ardian Isufi, piktori shqiptar që vizitoi Venecian tre Në foto: Bazilika muaj më parë gjatë San Marco Bienales. Ai rrëfen përshtypjet e tij dhe tregon se ccfarë nuk du- turë impresionuese dhe pohet lënë pa u vizituar nga ky tente të harmonizimit të elementeve arkitekturore dhe qytet. ”Padyshim syri i saj ësh- dekorativë ku shprehet qartë të Sheshi San Marco ku gjen- dominanca dhe pushteti polidet Bazilikata me arkitek- tik i kohës kur është ndërtuturë bizantine që ka të inte- ar. Pallati është kthyer në gruar edhe një ekletizëm un- muze dhe në të gjen vepra ikal stilesh ku thjeshtësisht piktorike të Tintoreto-s dhe

Një guidë për vendet që nuk duhen humbur

Venecia ka një kontribut te rendesishem ne organizimin e disa blenaleve ai ato per artin pamor, arkitekturen dhe filmin nëse sheh dhe analizon vetëm fasadën e saj mund të shquash lehtësisht të gjitha kollonat e mermerit nuk janë të njëllojta në ornamentikë. Në fasadën e kësaj godine kulti unikale qëndrojnë si gur xhevahiri katër kuaj triumfalë të stilit greko-romak që u vodhën në Kostandinopojë nga Venedikasit gjatë Kryqëzatës së Katert (Kuriozitet turistik: figurat origjinale të kuajve të realizuara në bronz dhe të mbuluar në ar janë të ekspozuara në muze në një nga galeritë e sipërme të bazilikës që nga vitet 1990). Pallati i Doxheve është gjithashtu pjesë e këtij kompleksi godinash me një monumentalitet të paparë të stilit gotik dhe me një struk-

Paolo Veronese-s. Por për mendimin tim i gjithë qyteti është si një “Muze i Hapur” ku gjen detaje pa fund që të duken si vepra arti: një gur i latuar nga këmba njerëzore në shekuj, një portë e vjetër me shtresëzime ngjyrash e stilit venecian, një suva muri që krijon një situatë tepër (abstrakte) moderne mbi një godinë (klasike) shekullore pra konceptualisht gjëja e “vyer” është e mbjellur kudo brenda dhe jashtë muzeve”. Isufi vijon guidën e tij si një artist për të gjithë ata që preferojnë të shkojnë për turizëm kulturor në Venecia. “Unë jam një artist i artit pamor dhe parapëlqej të shoh muze arti”- thotë ai dhe këshillon- “Duhet vizituar

Romanca Mos harroni atë që është kthyer në një nga simbolet e qytetit: Dashuria. “Venecia është “kartolina” më e mirë dashurore që mund t’i japësh të dashurës apo shoqes së jetës sepse ka një intimitet dhe skenografi ndjellëse për atmosferë ndjenjash romantike”.

patjetër Muzeu Correr që ka një pasqyrim të detajuar për historinë e Venecias si në rrafshin gjeografik dhe politik, shoqëror dhe kulturor ku ne si shqiptarë gjejmë gjurmë historike apo referenca diplomatike lidhur me Skënderbeun si prijës i shqiptarëve (sa për kujtesë jo vetëm turistike në Venecia ka dy rrugë: njëra me emrin e Skenderbeut dhe tjetra me emrin Albania). Gjithashtu në këtë muze gjendet edhe piktori Canaletto që i ka dhënë jetë me pikturat e tij peisazhit urban të Venecies

15

dhe me rëndësi është të shohësh përveçse muzeve të periudhave të hershme, teatrove apo objekteve te kultit edhe Pegy Gugenhaim që ka një koleksion të rëndësishëm me artistë botërorë si Picasso, Braque, Matisse, Klee, Marini, Bacon etj, ku jo vetëm analizon fenomemet e artit të shekullit 19-20, por edhe mund të shohësh konkretisht si kthehet një shtëpi e vogël në një

nga koleksionet apo muzetë më të rëndësishëm në botë! Gjithsesivazhdon rrëfimin e tij Isufi- unë parapëlqej artin bashkëkohor dhe mendoj se Venecia jo vetëm që ka një kontribut të rëndësishëm në organizimin e disa Bienaleve si e artit pamor, filmit, arkitekturës etj, ka një muze unikal “Punta della Dogana” të koleksionit Pinault me artistët bashkëkohorë më në zë si Koons, McCarthy, Catellan etj, që e ka kthyer këtë godinë portuale dhe tregtare në një atrak-

Akomodimi Centurion P alace Palace

Në zemër të Venecias

Përballë Canal Grande pranë bazilikatës së Santa Maria della Salute, hoteli luksoz ofron maksimumin e komfortit në zemër të Venecias. Në kopshtin e hotelit mund të shijosh pije teksa sodit peisazhin.Shërbehet mëngjestëpasur që përfshin vezë, salmon të tymosur, djathëra të ndryshme dhe një përgjedhje të frutave të freskëta. Tel: +39 041 34281

Locanda De La Spada

Me pamje nga Canal Grande

Locanda De La Spada ndodhet Canal Grande dhe I vendosur në sheshin piktoresk Campo Santa Maria në katin e fundit të pallati ContarinMarin. Ka dhoma të arreduara plot elengancë dhe pajisura me komoditetet më të fundit. Një pjesë e mirë e dhomë kanë pamje të plotë nga Gran Canale. Tel: +39.041.2960715

Bel Sito & Ber lino Berlino

Pushime ekonomike dhe familjare

sion të rëndësishëm të turizmit kulturor. Si destinacion turistik nuk duhet lënë pa vizituar edhe qyteti i qelqit Murano që ndodhet shumë pranë Venecias dhe që është një vlerë e shtuar për këtë qytet elegant nëpërmjet këtyre objekteve kristali që skalitin në memorie trashendencën e pasur kulturore veneciane”. Kjo përsa i përket disa prej pikave më të rëndësishme për tu vizituar nëse shkoni në Venecia, por Ardian Isufi e ka dhe një këshillë praktike:” Të stacionohesh në hotelet që lagin Canal Grande është akomodimi i mirë dhe me pamje të jashtëzakonshme turistike”- përfundon Ardian Isufi.

Hotel Bel Sito & Berlino gjendet përballë kishës Santa Maria, vetëm 5 minuta larg sheshit San Marco. Stafi I hotelit ofron sugjerime për itinerare si dhe ofron informacione për vizita të ndryshme Venecia. Nëse jeni me familje, mund të përfitoni nga ofertat për fëmijë. Tel: +39.041.5223365

UN A Hotel Vene zia UNA enezia

Komfort mes jastëkësh

UNA Hotel Venezia gjendet në lagjen e qetë Cannaregio, vetëm 5 minuta larg me këmbë nga Ponte di Rialto. Dhomat janë të mëdha dhe kanë jastëkë të shumtë në forma të ndryshme të gjithë të realizuar materiale natyrale e antialergjike. Për mëngjes UNA Venezia ofron pjata të ngrohta dhe të ftohta, ndërsa në fund të ditës mund të shijoni një pije në barin amerikan. Tel: +39 041 244271 1 2442711


16

E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

TRILLERI “Safe House” dhe romanca “The Vow” janë dy filmat që kanë pushtuar majat e arkëtimeve amerikane gjatë muajit shkurt.

Denzel Washington e Ryan Reynolds një çift aktorësh për të mos u humbur

Nuk ka siguri në “Safe House”! Në krah të protagonistëve janë edhe aktorët e njohur Vera Farmiga dhe Sam Shepard. Të gjithë së bashku nën drejtimin e regjisorit të ri Daniel Espinosa.

D

enzel Washington jemi mësuar ta iden tifikojmë me heroin, me një polic që lufton për të drejtën, apo me një baba të dhembshur. Por tashmë duhet ta lëmë mënjanë fytyrën e tij plot shprehje heroizmi dhe sacrifice, sepse ai shndërrohet në një kriminel që pas dhjetë vitesh arrati ka vendosur të dëshmojë. Përvec kësaj përballë tij gjendet një tjetër aktor në kulmin e famës, Ryan Reynolds, po aq protagonist I kronikave rozë sa dhe i filmave hollivudianë. Historia vjen në filmin aksion dhe triller, ”Safe House” që fillon projeksionet

PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “The Vow” (Në orën 18:00) “Safe House” (Në të gjitha oraret) Orari dhe Çmimet Filmi 2D 10:30 – 300 lekë 13:00 – 300 lekë 15:30 – 500 lekë 18:00 – 500 lekë 20:30 – 500 lekë 23:00 – 500 lekë

ora ora ora ora ora ora ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla Haywire (Në orën 20:30 ) The Double (Në të gjitha oraret e tjerë) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

në kinema Millennium prej datës 24 shkurt. Filmi është një histori spiunazhi e vendosur në një “shtëpi sigurie” në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Në qendër të filmit është takimi dhe më pas përplasja mes dy agjentëve të CIA-s. Reynolds është një agjent I ri që aspiron të bëjë karrierë, por për momentin ka ngecur në Afrikën e Jugut, si mbikqyrës i një “Shtëpie sigurimi” në të cilën CIA sjell të arrestuarit për t’i marrë në pyetje. Në këtë shtëpi sillet edhe Frost një ishagjent i vjetër i cili për dhjetë vite ka qenë në arrati pasi kishte shpërdoruar fon-

det e agjencisë dhe kishte shitur sekrete në mbarë botën. Në krah të dyshes së protagonistëve Reynolds dhe Washington janë edhe të tjerë emra të njohur si Vera Farmiga dhe Sam Shepard. Të gjithë së bashku nën drejtimin e regjisorit të ri Daniel Espinosa. Filmi ka pasur një performancë mjaft të mirë në arkëtimet e fundjavës së parë duke u renditur i pari me mbi 40 milionë dollarë, ndërsa interpretimi i Denzel Washington ka marrë aprovimin e kritikës. Ai ka filluar te shfaqet ne kinematë amerikane vetëm dy javë më parë.

”The Vow”, një histori dashurie T

eksa Leo dhe Peixh janë makinën e tyre, duke dëgjuar këngën e Meat Loaf, “I ëould do anything for love” një borëpastruese godet makinën e tyre duke shkaktuar një aksident të rëndë. Peixh përfundon në spital. Pasi del nga koma, kupton se ka humbur kujtesën. Bashkë me kujtesën ka humbur një dashuri pesë vjecare, nga ato dashuritë e mëdha kur njerëzit kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrit. I gjendur përballë këtij realiteti të ri, Leo vendos të rifitojë zemrën e gruas së tij. Ai përpiqet të rikrijojë takimin e tyre të parë duke mos harruar as-

Romanca më e fundit hollivudiane është mirëpritur edhe nga publiku shqiptar gjë. Në këto përpjekje të mbushura me romancë risillet në ekranin e madh jeta e një cifti tepër të dashuruar që deri para aksidentit kishin gjithcka. Filmi ka për protagonistë dy aktorë të sprovuar në romanca. Rachell Mcadams, e njohur nga publiku nepermjet shume filmave, ndër të cilët per-

mendim “Sherlock Holmes” , “Midnight in Paris” apo “Notebook”, interpreton rolin e Peixh, Përballë saj aktori Channing Tatum, i cili mbahet mend nga të gjithë për rolin e tij në “Dear John”, është në rolin e Leos. Në kast spikat Jessica Lange, e cila dhuron skena mjaft emocionuese, ndërsa në krah të saj janë edhe aktorët Sam Neill, Scott Speedman, Jessica McNamee, Sam Shepard. romancën “The Vow”, vazhdon të shfaqet në kinema Millennium ndërsa po shënon sukses në arkëtimet e kinemave amerikane

“Haywire” kast me yje M

allory Kane është një dedektive tepër e kualifikuar që punon për një agjenci sigurie të kontraktuar nga qeveria amerikane. Pasi liron me shumë sukses një gazetar kinez që mbahej peng ajo rrezikon të vritet nga dikush brenda agjencisë ku punon. Kane duhet të përdorë të gjitha aftësitë për të qenë një hap para vrasësve të saj të cilët ia njohin të gjitha strategjitë.

Një triller plot skena aksioni me protagoniste Gina Carano Këtë histori sjell në ekranin e madh aksioni triller “Hayëire” që mban firmën e regjisorit mjaft të njohur Steven Soderbergh me një grup aktorësh të mëdhenj si

Gina Carano, Eëan McGregor, Michael Fassbender, Channing Tatum, Michael Douglas. Filmi shfaqet në kinema Imperial. Në po këtë

rrjet kinemash vijojnë të shfaqen edhe disa filma të tjerë si “Puss in Boots”, “the Double”, “Devil’s Double” si dhe “J. Edgar”

SKEDA E FILMIT Titulli: Haywire Regjia: Steven Soderbergh skenari: Lem Dobbs Aktore: Gina Carano, Ewan McGregor, Michael Fassbender, Channing Tatum, Michael Douglas Gjinia: triller aksion Kohezgjatja: 93 min


E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

NË TEATRIN Kombëtar një kujtesë shqiptare për një nga penat më të spikatura të dramaturgjisë amerikane

“Koleksioni i qelqtë” rikthehet në skenë

William Tennessee, përvjetor me të rinjtë! Ambasada amerikane mbështet shfaqjen

K

oleksioni i Qeltë” rikthe het këtë fundjavë në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar. Shfaqja që fitoi cmimin e parë në Festivalin Teatror të të Rinjve për vitin 2011 del para publikut me rastin e një përvjetori sic është ndarja nga jeta e dramaturgut amerikan Tennessee Williams, 25 shkurt të vitit 1983. “Koleksioni i Qelqtë” është një dramë kujtesë. Ajo rrëfehet nga Tom Wingfilld, i cili është personazh i pjesës. Ngjarja zhvillohet në Sh.B.A, në St.Louis në vitin 1937, në periudhën më të vështirë të Amerikës, e quajtur “Depresioni i Madh”. Tom është një poet që punon në një fabrikë këpucësh për të mbajtur nënën e tij, Amanda, dhe motrën e tij, Lora. Babai e ka braktisur familjen dhe të vetmet gjëra të mbetura nga ai janë: një kartolinë nga Bregu i Oqeanit Paqesor ku shkruhet “Përshëndetje, Lamtumirë” dhe një portret i tij i varur në mur. Mamaja, Amanda, është një grua e fortë nga jugu dhe preokupimet familjare i ka përqëndruar te e bija, Lora, e cila mban në këmbë një mbajtëse metalike. Ky difekt i është kthyer në kompleks dhe e bën Lorën tepër të ndrojtur, të tërhequr dhe të vetmuar. Tentativa për ta çuar Lorën në një shkollë biznesi dhe për t’i dhënë asaj një profesion të mire, si edhe siguri për të ardhmen dështon. Ndërkohë Tom përçmon jetën që bën dhe punën tek fabrika e këpucëve. Duke qënë një poet i ri dhe plot ëndrra, ai gjen shpëtim te alkooli, filmat dhe letërsia, Këto gjëra janë të patolerueshme për mamanë dhe sjellin mjaft debate dhe sherre të ashpra mes tyre. Thomas Lanier “Tennessee” Williams III ishte një sh-

Premiera Pas shfaqjes së parë në Cikago drama u shfaq në Broadway ku u shndërrua në një hit të vërtetë të skenës teatrore amerikane.

krimtar amerikan i cili punoi fillmisht si dramaturg në teatrin amerikan. Ai gjithashtu shkroi tregime, romane, poezi, ese, skenarë dhe një

krimtarëve të preferuar nga ai , iu shtuan William Inge, James Joyce, dhe Ernest Hemingway.“Koleksioni i qelqtë” është vënë për herë të parë në skenë në vitet 4445, në Cikago ku mori aprovimin e parë të kritikës. Më pas drama u shfaq në Broadway ku u shndërrua në një hit të vërtetë të skenës teatrore amerikane.

Për fëmijët

”Vitaminat” festojnë të dielën Ë

shtë një lagjje e kryeqytetit, në oborrin poshtë pallateve gumëzhijnë e fëmijëve që janë mbledhur të luajnë. Diku një grup fëmijësh që luajnë me top, diku ca të tjerë që vrapojnë, diku një lisharse, diku një pemë, diku një stol… e një grup fëmijësh veshur plot zëra ngjyra, energjik, të gjallë, të shkathët që krijojnë situata plot hare. Në këtë skenë, vjen “Një për të gjithë, të gjithë për një” apo ndryshe “Vitaminat”

që shfaqet në skenën “Çehov” të Teatrit të Metropolit. Vepra e shkruar nga autori I njohur, doktori Flamur Topi, con vëmendjen e fëmijëve drejt vlerës së vitaminave nëpërmjet situatave komike dhe reale që interpretohen gjatë shfaqjes. Shfaqja nis me një festë ku marrin pjesë të gjithë vitaminat me rastin e 100 vjetorit të zbulimit të tyre. Dalëngadalë dalin në skenë vitamina A, Vitamina B 12, C,

Teatri Kombëtar i komedisë “Familja në shi” Regjia: Ilir Bezhani Aktore: Xhevahir Zeneli, Xhemil Tagani, Andon Qesari, Genc Fuga Ora: 19.00 Çmimi: 300 lekë Ngjarja vërtitet rreth një shkrimtari e familjes së tij, i cili i gjendur përpara domosdoshmërisë së një operacioni, zhytet në borxhe. Për të dalë nga halli mendon të inskenojë rrëmbimin e fëmijës së doktorit, por situata i rrëshqet nga duart.

“Koleksioni i qelqte”

illiams mori pothuajse të gjitha çmimet më të njohura teatrale për veprat e tij dramatike, përfshirë Cmimin e kritikëve të Nju Jorkut, çmimin Tony Award (1951) si dhe dy çmime Pulitzer. Në vitin 1980 ai u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Jimmy Carter dhe sot njihet si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në historinë e teatrit amerikan duke u bërë një frymëzim për brezat e rinj të artistëve.

er dhe sot njihet si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në historinë e teatrit amerikan duke u bërë një frymëzim për brezat e rinj të artistëve. Në rininë e tij Williams u ndikua nga Hart Crane, Anton Chekhov, D.H. Laërence, August Strindberg, William Faulkner, Thomas Wolfe, Emily Dickinson, por më pas listës së sh-

25-26 SHKURT

Teatri Kombëtar

W

vëllim me kujtime. Karriera e tij profesionale zgjati nga 1930 deri në 1983 kur mbylli sytë në rezidencën e tij. Shumë prej cveprave të tij janë tashmë pjesë e historisë së skenës amerikane. Williams mori pothuajse të gjitha çmimet më të njohura teatrale për veprat e tij dramatike, përfshirë Cmimin e kritikëve të Nju Jorkut, çmimin Tony Award (1951) si dhe dy çmime Pulitzer. Në vitin 1980 ai u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Jimmy Cart-

JETA ARTISTIKE

25-26 SHKURT

Tennessee nje mit amerikan

Williams është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në historinë e teatrit amerikan, një frymëzim për brezat e rinj

17

Aktorët: Sonila Kapidani, Ervin Bejleri, Erjeta Cufaj, Florjan Agalliu Regjia:Lorin Terezi Ora:19:00 Çmimi: 300 lekë Tom punon në një fabrikë këpucësh për të mbajtur nënën e tij, Amanda, dhe motrën e tij, Lora. Por tentativa për ta çuar Lorën në një shkollë biznesi dështon.

26 SHKURT Teari i Metropolit "Shkopi magjik" Aktorët: Brunilda Borova, Lorenc Kaja, Ledia Janushi Regjia:Adelina Muca Ora:10.30 Çmimi: 200 lekë Kokëkuqi dhe Faqekuqi shkojnë tek gjyshja për të kaluar pushimet verore. Ata habiten sesi gjyshja ia del mbanë me të gjitha punët e shtëpisë dhe mendojnë se ajo duhet të ketë patjetër një shkop magjik.

26 SHKURT Teatri i Metropolit “Vitaminat” Aktorët: Jona Rexha, Arber Islami, Elisa Dyrmishi Klaudio Gjergji Regjia:Alma Hoti Memo Ora:10.30 Çmimi: 200 lekë

D, K si dhe frutat. Një garë mes tyre për të zgjedhur më të rëndësishmen do ta shndërrojë festën në një

grindje të madhe. Shfaqja është 45 minuta e gjatë dhe vjen nën regjinë e Alma Hotit.

Një për të gjithë, të gjithë për një” apo ndryshe “Vitaminat” con vëmendjen e fëmijëve drejt vlerës së vitaminave nëpërmjet situatave komike dhe reale që interpretohen gjatë shfaqjes


18

E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Receta speciale

PRANVERA i jep një dimension të ri kuzhinës në shtëpi. Skara del nga skutat e dollapeve dhe gatimi shndërrohet në argëtim familjar

Rekomandimi i Vilës 12

com Dreka.com

Një skarë e shijshme ballkanike në kushtet e shtëpisë

N

donëse janë në ditët e fundit të dimrit, kur fundjava ësh të e ngrohtë dhe me diell, natyra të fton të rrish në ajër të pastër. Për ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi, veranda apo kopshti fillojnë të marrin jetë dhe të bëhen më të banuara se gjatë stinës së ftohtë. E para që del nga dollapet e kuzhinës është skara, ideale për një piknik ne kushtet e shtëpise. Dalja nga kuzhina e përhershme drejt ajrit të pastër e shndërron gatimin në argëtim duk e rinovuar jo vetëm procesin e gatitmi, por edhe të ngrënies. Skara më e mirë për familjarët, është e kromuar dhe me gaz.” shpjegon Altin Joka, menaxher i kuzhinës në restorant “Vila 12”. Ndërsa skara me qymyr e bën më të shijshëm ushqimin por nga ana tjetër jo aq të shëndetshëm për shkak të pranisë së karbonit.” Ka edhe skarë më gurë vullkanikë por për ata që janë 100 % maniakë të ushqimit të pastër, këshillohet vetëm skara e kromuar që bën pjekje të njëtratshme dhe ësht ëë profesionale. Kjo është këshilla për ata që ende nuk e kanë blerë një skarë dhe që këtë pranverë po përgatiten për ta pasur në ambjentet e hapura të shtëpisë së tyre. Po mishi? Jo cdo lloj mishi është I përshtatshëm, për skarë, ndaj evitoni pjesën e kofshës. Mund të përdorni brinjët filetot, bërxollat e mishit të vicit, qengjit, derrit. Në mishrat e skarës të famshëm janë shefat grekë. Shqiptarët janë pjekës të mirë të mishit, por gjithsesi disa kuzhina të tjera në rajon ofrojnë specialitete të famshme skare. Pervec

Salla ta Sallata

Sallate me brokoli Pasi e lajmë brokolin e ndajmë në lule të vogla dhe e lëmë të ziejë për rreth 5 minuta. Në një taas përziejmë vajin e ullurit, më lengun e limonoit, kripë, piperin. Shtojmë brokolin e kulular nga uji I tepër dhe e përzijemë herë pas here derisa të ftohet. Përpara se ta shërbejmë presim dy feta bukë më kubikë të vegjël dhe I skuqim me gjalpë. Ia hedhim përzierjes me brokoli ku shotjmë sipas dëshirës shtojmë djath kasckavall të grirë dhe ullinj. Përbërësit për 4 persona: 1 kg brokoli, 15 kokrra ullinj pa bërtthamë, 2 feta bukë, lëngun e një limoni, kripë, piper, gjalpë, vaj ulliri.

Detaj Shishqebapi I pulës me pancetë dhe pure panxhari është një pjastë e shijshme por edhe më ngjyra falë puresë. Ai mund të shoqërohet me birrë të turbullt ose të qartë sipas dëshirës dhe shijeve të secilit. Kjo pjatë tek Vila 12 kushton 600 lekë të reja

peskavicave dhe suxhukëve të vëllezërve tanë në anën tjetër të kufirit , për salcicet dhe qoftet është me nam skara serbe pastaj ajo maqedonase e malazeze. SHISHQEBAP PULE ME PANCETË DHE PURE PANXHARI Përbërësit për një person: 200 gr fileto pule, 70 gr pancetë, kripe, vaj hudhe, perime te ndryshme dhe djathe kackavall. Fileto e pules pritet ne kubikë të përshtatshëm për tu future në shkopinj dhe marinohen me vaj ulliri, kripë dhe piper. Pastaj mbështillen me pancetën e prerë hollë. Shtojmë në shkopinj perime si karotë apo qepë dhe djathë kackavall. Ky gatim shoqërohet me pure panxhari përbërësit e të cilës për një person janë: 240 gr patate, 100 ml qumësht, 100 grm gjalpë, 70 gr panxhar, hudhër e grirë, hollë, kripë, majdanoz, kopër. Patatet dhe panxhari zihen vec e vec dhe shtypen. Tek patatet shtojmë qumësht edhe gjalpë si për një pure të zakonshme. I shtohet panxhar i shtypur dhe erëzat

Pja ta kr yesor e Pjata kry esore

Profil

Rizoto me lakër të kuqe

Elegancë dhe larmi gatimesh

B

ar restorant “Vila 12” është një restorant I ri që gjendet në qendër të kryeqyetit, në rrugën Mustafa Matohiti, pranë ish qendrës ndërkobmëtare të kulturës. Ambjentet e saj janë të ndara në bar dhe restorant me një arkitekturë elegante dhe të ngrohtë. Shumllojshmeria e gatimeve sjell në tryezën e këtij restoranti kuzhinë ndërkombëtare, skarë ballkanike, pasta të freksëta, kuzhinë aziatike, dietike apo kuzhinë shtëpie. Restoranti ofron mëngjesin, drekën dhe darkën.

Ëmbëlsir a mbëlsira

Këshilla të vlefshme

Si të ndriçoni ambjentet e shtëpisë suaj D

rita nuk shërben vetëm për të parë, por edhe për vëzhguar më mirë, apo për të vënë në pah dicka ose për të krijuar një atmosferë sipas dëshirës. Madje ndricimi ndikon në sjelljen e njeriut,gjendjen e tij shpirtërore, humorin dhe rehatin. Ndaj shtë më se rëndësishme që të zgjidhni ndricimin eduhur për secilën nga ambjentet e shtëpisë. Kur bëni trukun në mëngjes keni vështirësi sepse drita krijon hije në fytyrë? Mundohuni të bëni vendosni një ndricim inkandeshent në anët e pasqyrë në banjo dhe, për të shmangur reflektimin, zgjidhni llampa me xham opak.

Kur gatuani duhet të keni shumë dritë për të parë qartë atë që jenë duke u përgatitur. Zgjidhni llamba të vogla fluoreshente për t’i vendosur mbi sirtarët e sipërm të kuzhinës. Janë llambat që nuk nxehin dhe përhapin dritë uniforme. Në dhomën e ndenjes për ndriçim të përgjithshëm, janë llambat e varura në lartësi si dhe ato në mure që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të këndshme. Kaq e rëndësishme është drita e lokalizuar si përshembull kur doni të lexoni është mirë të përdorni një dritë të drejtpërdrejtë, duke e

pozicionuar atë në mënyrë që fasha e dritës të vijë nga e majta dhe nga lart. Në tavolinën e ngrënies, pjatat dhe gjithcka duhet të ndricohet mirë pa shqetësuar njerëzit ndaj duhet përdorur një dritë e varur në tavan e tillë që të mos krijojë hije. Edhe shikimi i televizorit mund të dobësojë sytë tuaj nëse ndricimi i dhomës nuk është i saktë. Në këtë rast do të ishtë më mirë të përdornit një dritë të verdhë me tub fluoreshent ose abazhur sepse duhet shmangur konstrasti i fortë me ekranin. Së fundi nëse ju pëlqen leximi në dhomën e gjumit, vini një aba-

Përbërësit për 4 persona: 400 gr oriz për rizoto, 2 l leng perimesh ose koncentrat, 1 lakër e kuqe e vogël,1 gotë verë e kuqe, 200 gr pancete e tymosur, Djath parmixhan, 100 gr gjalpë Grijme qepen ne mikser dhe e skuqim me një lugë gjalpë. Shtojmë në tigan edhe lakrën e kuqe të prerë hollë dhe vazhdojmë përzierjen derisa ajo të zbutet. Më pas shtojmë edhe orizin. Lihet në zjarr të fortë dhe zbutet me verë. Kur vera të ketë avulluar shtohet lëng perimesh të ziera derisa orizi të jetë zier. Në një tigan tjetër skuqim në vaj ulliri pancetën duke e shuar më pak verë të kuqe. Kur të ziejë orizi I shtojmë djath parmixhan të grirë dhe pancetën dhe e lëmë 10 minuta.

zhur që lejon ndryshimin e intesitetit të dritës, mbi lartësinë e kokës suaj, që t’ju lejojë të përqëndroheni në lexim pa shqetësuar atë që po fle pranë jush. Mos harroni se është gjithashtu e rëndësishme ndriçimi i brendshëm i dollapit tuaj. Për të shmangur humbjen e kohës duke u përpjekur që të dalloni të zezën apo blunë e rrobave tuaja vendosni brenda dollapit një dritë të ndritshme. Por nëse doni të krijoji vrima në paretet e dollapit kërkoni disa llamba që vihen me anë të një ngjitësi special.

Kek me portokall Përbërësit për 4 persona:180 gr miell, 100 gr gjalpë, 120 gr. Sheqer, 3 vezë, 4 portokalle, pak kripe dhe sodëRrahim gjalpin derisa te behet kremoz dhe pastaj shtojmë sheqerin. E përziejmë sërish me mikser dhe shtojmë të verdhat e vezeve, një nga një. Shtojmë lëkurën e protokallit, gjysmën e lëngut, miellin dhe sodën. Në një enë tjetër trazojmë të bardhat e vezëve me pak kripë dhe ia shtojmë brumit. Lyejmë tortierën me pak gjalpë dhe miell dhe hedhim masën e përgatitur, të cilën e pjekim në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë pjekur e spërkasim me lëngun e mbetur të portokallit.


E premte, 24 shkurt 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? PROGRAMACIONE E FILM TV

20:08 Emisioni “Fiks Fare” 20.50 “Coal Miner’s Daughter” film

KLAN 20:10 “Skuadra e re” pj.27 serial 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.34 serial 21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Bij te nje tjeter perendie” 23:00 “Piranja”

E SHTUNË TOPCHANNEL 20:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Big Brother 5” reality show

KLAN 20:10 “Skuadra e re” pj.28 serial 21;00 “Aviatori” film

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 “Histori Dashurie”

DIGITALB 21:00 “Zoterinjte e Harlemit” 21:00 “Nate Marramendese”

E DIEL TOPCHANNEL 20:17 “Exclusive” dokumentar 21:00 “Në kërkim të kujt” pj.5

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.95 serial 21:00 X Factor Albania

VIZION+ 19:45 “FBI files” serial 20:45 “Apartament 2XL” show

DIGITALB 21:00 “Me i shpejti” 21;30 “10 dite per te larguar 1 djale”

VERA është stina kur zonja Kryemadhi eksperimenton të gjitha recetat e reja dhe përzgjedhur menunë për dimrin e ardhshëm

Monika Kryemadhi rrëfen pasionin për kuzhinën

SOT TOPCHANNEL

19

vijon nga faqja 13 ...oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki. Bëhet një rrëmujë, me blozën e pastërmasë dhe pasi ikin njerëzit të duhet një orë të pastrosh, të lash dhomën dhe ta ajrosësh nga tymi i pastërmasë së pjekur në prushin e oxhakut. Shpesh hamë si adoleshentët. Jemi me miq dhe nuk do të ulesh në tavolinë dhe bëhet një pjatancë e madhe me makarona të ndryshme dhe njerëzit duke bërë muhabet marrin cfarë duan… ose psh, nëse i shkon mendja ndonjërit bëjmë vezë të skuqura me bukë të thekur. Dhe nuk lëvizim nga kolltuqet. Hamë aty, shohim televizor ose ndonjë ndeshje futbolli. Kush udhëheq në kuzhinë në darkat masive? Në kuzhinë jam vetë ali vetë kadi. Vajzat më ndihmojnë tani nga pak, për të shtruar tavolinën, por kanë filluar të gatuajnë për veten e tyre, që është një lloj pozitiviteti, qe do të thotë se do të kenë dëshirë për të gatuar. Në darkat zyrtare si për për-gatitet menyja? Varet sipas dëshirës dhe sipas njerëzve. Në shumicën

Pjata që i serviri Berishës në shtëpi

Tryeza e familjes mes shijeve dhe miqve

para shumë vitesh dhe ma ka treguar. Më pëlqeu mua vetë, por ndërkohë edhe mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë herë pas herë është I mrekullueshëm, por mishi i vicit është më i gjendshëm në familje. Shumë rrallë gjen mish gici

Në kuzhinë jam vetë ali vetë kadi. Vajzat më ndihmojnë tani nga pak, por kanë filluar të gatuajnë për veten e tyre e rasteve për darka zyrtare unë gatuaj vetë sepse kjo është edhe një nga arsyet që i ke ftuar në shtëpi. Një menu që e bëj unë në dimër supa e kungullit, sallata, mishin që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe, e shoqëroj me oriz bismati, mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhës së vitit të ri, kur kemi të huaj bëjmë byrek apo gjellë tradicionale dibrane apo të skraparit, sic është përsheshi me pulë apo mishi I qengjit me përshesh. Ndërsa kur kemi të huaj përdor edhe mishin e gicit, të pjekur me verë dhe vaj ulliri. Rosto me kumbulla është bërë e famshme nga dar dar-ka me kryeministrin Ber Ber-isha (Qesh.). Mua më pëlqen edhe vetë në fakt, më pëlqen shumë ajo salca që bëhet. Në fakt mua si recetë ma ka mësuar Entela Peza, nusja e Dash Pezës, kam qenë njëherë për darkë tek ajo

të mirë, të freksët, të njomë,.. dmth duhet të dish ta zgjedhësh, ndërsa mishin e vicit unë e marr në dy kofsha që i ruaj sepse edhe nga ana ekonomike i bie më lirë. Edhe

qoftet i bëj shumë të mira. E pëlqeu kryeministri roston me kumbulla? Unë nuk e di. Duhet pyetur vetë ai, por unë nuk do të kisha dëshirë të vazhdoja këtë bisedë, sepse është një gjë personale. Unë nuk jam e autorizuar për të folur për këtë, takoni Ilirin dhe pyeteni atë. Si e kuptoni kur gatimi është pëlqyer? Unë përgjithësi gatuaj shumë nëse jemi katër gatuaj për tetë, që të jetë. Qëllon që shtohet ndonjë tjetër në tavolinë, kështu që bëj më tepër. Shumë rrallë më ka mbetur pa u konsumuar ushqimi. Ka qenë gatimi për 10 veta, kemi qenë 4 , por është konsumuar i gjithi. Ky është treguesi i parë. Kam një za-

kon që të ftuarëve u them gjithmonë cfarë kam gatuar që të mos ngopen me pjatën e parë. Nuk vë shumë bukë në tavolinë. Mua më pëlqen buka, e ha shumë, por nuk e vë, por e mbaj gati që nëse gjej ndonjë bukëngrënës si puna ima, të bashkohem me të. Përvec librave që blej në I Tune, kam blerë disa libra për slowcooker, për gatimet e ngadalta, për mishrat e ndryshëm, në variante të ndryshme për të mësuar por nuk kam pasur kohë. Nga vera filloj t’I konsumoj si receta që pastaj t’i bëj për dimrin tjetër. Në verë pra eksperimentoj. Për shembull të gjitha ëmbëlsirat e librit që ka bërë Sadije Berisha, unë i kam gatuar. Të gjitha dhe janë të mrekullueshme, shumë të mira dhe shumë të thjeshta. I kam gatuar vjet në verë nga një në ditë.Nuk i hanim të gjitha ne, por i shpërndanim dhe sigurisht kemi përzgjedhur disa që i përshtaten shijeve tona. Ushqimi më i pr eferuar preferuar Iliri pëlqen jashtëzakon-

isht shumë byrekun. Ne kur bëjmë byrek bëjmë katër, një me qepë e me mish, një me presh, një me vezë e me djathë, një me spinaq. Bora e do me mish të grirë, djali dhe vajza e duan me vezë e djathë, unë me spinaq, ndërsa Iliri me presh. Cfarë është gatimi për ju? Gatimi është si një lloj detyre e përditshme, të është mësuar dora, mënyra si funksionon, sirtarët që hapen në mënyrë të verbërt, është si një lloj tualeti I përditshëm që u bën vetes. Kur fillon të bësh receta interesante atëherë është kthyer në një lloj arti, por në përgjithësi këtë gjë e kam më të organizuar në verë. Dhe e filloj që në mëngjes ditën me gatimet pa dalë fare nga shtëpia. Gatimin e kam edhe si një lloj antistresi, relaksi, terapie. Më duket vetja shumë e rëndësishme kur të gjithë presin të hanë nga dora ime, që nga vajzat të cilat bëhen gjithmonë pjesë e lojës.

Një libër

Kur trazohen “Vejushat”... T

re miq me sigurim të lartë jete, gjenden të mbytur në fundin e një pishine. Vrasje kolektive apo vetëm një incident? Këtë enigmë përpiqen të gjejnë “Vejushat e të enjtes mbrëma” të shkrimtares dhe skenaristes Claudia Piñeiro. Romani , I cili mund të konsiderohet një trill I përzier me elementë dokumentareskë sjell mikrobotën e një shtrese shoqërore të vecantë; komunitetet për të pasurit në mes të një krize të thellë në

Argjentinë. Pas mureve të lartë rrethues, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i gjelbër i golfit, vilat luksoze, vezullimet e ujit të valëzuar të pishinave. Atje shkojnë të banojnë familje që duan një jetë të shëndet-

shme, të lumtur, të përbërë nga sporti, darkat, bisedat përpara një filxhani çaji dhe leksionet e kopshtarisë dhe pikturës. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim. Ndonëse në botën e jashtme shumëkombëshet po e braktisin vendin, monedha duket se nuk mban më, ndërsa një tufë terroristësh sapo ka shembur, aq larg dhe

aq pranë, kullat e Nju Jorkut. Brenda, atje ku këto lajme humbasin në radhën e kronikave të transmetuara nga ata pak televizorë të ndezur, burrat vazhdojnë të mblidhen çdo javë në shtëpinë e Tano Skaljës, larg syve të fëmijëve dhe grave, të cilat, të përjashtuara nga grumbullimi mashkullor, vetëpërkufizohen me ironi “Vejushat e së enjtes”.


20

E premte, 24 shkurt 2012

KULTURE

Përvjetori

FILMIMET Që nga xhirimet e austriakëve, xhirimet e Luces, në vitet 30-40, xhirimet e para të sovjetikëve e më pas xhirimet e kineastëve të parë shqiptarë, Ferhati, Koçi, Fortuzi, Lala etj, e deri tek materialet e viteve 80-të...

TIRANE

kohës jo vetëm për panmjet por edhe për artin e tij.

ADMIRINA PEÇI

N

jë kolazh me materiale të rralla filmike, që zbulojnë jetën e kryeqy tetit nga viti 1914 deri ën vitet '80të do të shfaqen sot në mbrëmje në kinemanë e AQSHF në orën 18:00 me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Përgatitur si një kolazh 21 minutës, kjo shfaqje është organizuar posaçërisht për ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe zonjat e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë të shohin Tiranën dhe të njihen me historinë e saj siç nuk kanë mundur kurrë më parë. Në të shfaqen imazhe nga ura e Tabakëve, tyrbja e vjetër, xhamia, pazari i vjetër, sheshi Skënderbej në vite të ndryshme, godina e ish Komitetit Qendror, Lana, rrugët kryesore të Tiranës, ndërtimi i shtratit të Lanës, ndërtimi i Parkut Rinia, godinat e ministrive, Pallati i Kulturës, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universitetit, etj.... Nëndrejtori i Arkivit të filmit Flori Balliu, tregon për Shqiptarja.com, vlerën e rrallë të këtyre filmimeve, kush i ka xhiruar dhe çfarë përcjellin. Balliu tregon edhe për një dokumentar të veçantë të vitit 1973 realizuar nga Dhimitër Anagnosti dhe shumë surpriza që do të zbulojnë gjatë muajve në vijim me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Pamje të rralla të kryeqytetit do të shfaqen në AQSHF me rastin e 92vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Çfarë janë këto filmime, kur janë realizuar dhe çfarë servirin? Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e 92-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, edhe AQSHF organizon sot këtë shfaqje filmike, me momente të ndryshme të zhvillimit të Tiranës, në shekullin e XX. Ky aktivitet bëhet në bashkëpunim me Klubin Diplomatik "Mirësevini në Tiranë", pranë MPJ dhe nën kujdesin e veçantë të Zonjës Liri Berisha. Është menduar që në materialin filmik të përzgjedhur nga redaksia e AQSHF të vijnë në ekranin e madh pamje të rralla arkivale nga qyteti i Tiranës. Në 21 minuta kohë filmike, nën shoqërinë e muzikës, pasi janë xhirime arkivale, pa zë, do të shfaqim Tiranën e vitit 1914 (që është edhe dokumenti i parë filmik që ruhet në Arkivin tonë, prodhim austriak) deri në Tiranën e viteve 80-të. Ky aktivitet bëhet për nder të ambasadorëve të akredituar në Tiranë dhe zonjat, të cilët do të kenë mundësinë të shohin Tiranën dhe të njihen me historinë e saj, siç nuk kanë mundur kurrë më parë. Materialet janë xhiruar në kohë të ndryshme, duke filluar nga xhirimet e austriakëve, xhirimet e Luces, në vitet 30-40, xhirimet e para të sovjetikëve e më pas xhirimet e kineastëve të parë shqiptarë, Ferhati, Koçi, Fortuzi, Lala etj, deri tek materialet e viteve 80-të të cilat janë materiale arkivale që ruhen sot në AQSHF. Cilët nga këto imazhe an sjellin fakte e dëshmi që sot janë zhdukur, nuk ekzistojnë më? Ne do të sjellim sot imazhe të vërteta të urës së Tabakëve, tyrbja e vjetër, xhamia, pazari i vjetër, sheshi Skënderbej në vite të ndryshme, godina e ish-Komitetit Ekzekutiv, Lana, rrugët kryesore të Tiranës, ndërtimi i shtratit te Lanës, ndërtimi i Parkut Rinia, godinat e minis-

FLORI BALLIU: Tirana nga 1914 deri në ‘80-ën

Ç'sekrete profesionale, shfaqen në këtë film dokumentar, nga mjeshtëria e Anagnostit? Regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti "Nder i Kombit" ka në karrierën e tij shumë pak filma dokumentarë, pasi mjeshtërinë dhe klasin e tij e ka treguar në filmin artistik, ku ka realizuar mbi 10 filma me nivel të lartë, filma që janë vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit. Por edhe në ata filma dokumentarë Anagnosti ka sjellë shqetësimin e tij prej intelektuali, qytetari, artisti, që krahas detyrës shtetërore, bën edhe detyrën si qytetar, si atdhetar. Filmat e tij dokumentarë janë njerëzorë, janë himne për njeriun e thjeshtë. Natyrisht mjeshtëria e Anagnosit duket jo vetëm në kamera, në syrin prej artisti, por edhe tek skenari, ku pjesën më të madhe e ka shkruar vetë, si dhe tek mjeshtëria e regjisë.

Një pjesë e pazëvendësueshme e kujtesës pamore ruhet në Aqshf. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, cilat janë surprizat e rezervuara për muajt në vijim? Në kuadrin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar, AQSHF ka një program special. Duke filluar me nderimin dhe vlerësimin e disa prej figurave të mëdha që kanë bërë kinematografinë në këto shekull, si dhe një seri aktivitetesh me karakter edukues, informues dhe patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Më konkretisht së shpejti AQSHF do të nderojë veprën e aktoreve të shuara të filmit shqiptar. Me një veprimtari të gjerë më 6 mars, në të cilën do të sjellim një kolazh kumentar nga Dhimitër Anagnos- me momente nga krijimtaria filmike e grave ti... përveç nostalgjisë, çfarë ndje- në filmin shqiptar, me artistet më të shuasish përcjell sot ky film? ra si Margarita Xhepa, Drita Pelinku, TinPërveç montazhit filmik të sipërpër- ka Kurti, Rajmonda Bulku, Eva Alikaj, e mendur në ekran do të sjellim edhe një shumë të tjera. Njëherësh do të vijnë edhe film dokumentar "Motive nga dita e si homazh për disa emra të shquar aktoresh diel", 23', i regjisorit Dhimitër Anag- që nuk jetojnë më. AQSHF do të zhvillojë nosti, prodhuar nga "Kinostudio Sh- aktivitete edhe për nder të aktorëve Reshat qipëria e re" në vitin 1973. Filmi është Arbana, Birçe Hasko, piktorit të 40 filmave një përjetim emocional i ditës së diel në artistikë Shyqyri Sako, e shumë të tjera në muajt në vijim. Kemi planifikuar një seri Shfaqet në këto filmime Ura shfaqjesh filmike në Kosovë, Maqedoni dhe e Tabakëve, tyrbja e vjetër, Malin e Zi. Gjithashtu xhamia, pazari i vjetër, sheshi do të festojmë edhe 65vjetorin e AQSHF në Skënderbej, godina e ishmuajin prill. Kemi plot Komitetit Ekzekutiv, ndërtimi surpriza, të cilat do t'i zbulojmë në muajt në i shtratit te Lanës, i Parkut vijim.

shfaqim sot filmimet e rralla

Dokumentari i Anagnostit ku nuk ka gjurmë censure dhe autocensure trive, Pallati i Kulturës, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universitetit, etj. Një pjesë e tyre janë zhdukur dhe sot janë përjetësuar në imazhet e celuloidit, dhe do të vijnë sot në ekran në plane të rralla filmike. Natyrisht ne disponojmë më shumë materiale për Tiranën, por që në 20 minuta kohë ne po sjellim disa prej imazheve më interesante, imazhe të cilat tregojnë më së miri evolu-

Rinia, ministritë, Pallati i Kulturës, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universitetit... Në foto: Nëndrejtori i Arkivit të filmit Flori Balliu (lart) Qendra e Tiranës në fund të viteve ‘30

imin e kryeqytetit. Në ç'gjendje janë ruajtur në arkiv? Duhet thënë se jo vetëm këto materiale, por në tërësi e gjithë pasuria filmike që gjendet në AQSHF ruhet në kushte shumë të mira, bashkëkohore dhe me parametrat e arkivave më në zë të botës. Këtë fakt e kanë konstatuar edhe vëzhgimet e herëpashershme të specialistëve francezë, apo edhe atyre italianë, si dhe na është rikonfirmuar edhe nga vizitat e ndryshme të homologëve tanë në institucionin e rëndësishëm të arkivit të filmit. "Motive nga dita e diel", një do-

qytetin e Tiranës. Jeta e qytetarëve, shëtitjet dhe aktiviteti i tyre në këtë ditë pushimi. Këtë film ne kemi pasur rastin ta shfaqim vjet në Muajin e Anagnostit, me rastin e 75-vjetorit të tij të lindjes. Filmi tregon një ditë të zakonshme "pushimi" të qytetarëve të kryeqytetit. Përveç vlerave njohëse, dokumentare, filmi ka vlera artistike, pasi dëshmon mjeshtërinë e regjisorit të madh, dëshmon këndvështrimin dhe origjinalitetin e tij, që edhe pse në kushtet e një censure apo të autocensure të rreptë, Anagnosti mundohet të sjellë jetën sa më pak të politizuar, sa më reale dhe sa më larg klisheve dhe frymës së kohës. Një film që i reziston

Sa të rëndësishme janë këto kontakte (shfaqjet e filmave të ndryshëm nga arkivi), për publikun? Prej mëse dy vjetësh ne e kemi hapur arkivin për publikun. Tashmë ccdo të mërkurë ne zhvillojmë aktivitete filmike me thesaret tona që ruhen në institucionin tonë. Publiku e ka mirëpritur dhe na ka mbështetur në shfaqjet në kinemanë e AQSHF. Fakti që ai vjen në shfaqjet tona filmike ne na inkurajon. Kemi përvojë për të hartuar dhe programuar aktivitete për të gjitha moshat dhe për të gjithë të interesuarit. Ne dimë të ruajmë, dimë të mirëmbajmë e të transmetojmë më tej gjithë pasurinë dhe trashëgiminë tonë filmike, ashtu sikurse dimë ta pasurojmë, promovojmë e ta sjellim atë për publikun, jo ta mbajmë të kyçur brenda kutive 35 mm, apo magazinave frigoriferike ku ruhet filmi shqiptar.


E premte, 24 shkurt 2012

21

KULTURE

Intervista

HISTORIA e gjakmarrjes me personazhe shqiptarë. Regjizori amerikan tregon sesi përzgjodhi nëpër shkolla shqiptarët që duhet të luanin në këtë film: kjo ishte pjesa më e vështirë

F

alja e Gjakut" që fillon në 24 shkurt ësh të një dramë nga shkrimtari/drejtor Joshua Martson që fokusohet në një familje shqiptare që është në gjakmarrje. Nik (Tristan Halilaj) është një adoleshent i lumtur në një qytet të vogël, derisa bota i përmbyset kur babai dhe xhaxhai i tij ngatërrohen në një sherr për tokën që çon në vrasjen e një fshatari dhe sipas një kodi shumëshekullor nderi familja e të vdekurit do të marrë jetën e një mashkulli të familjes së Nikut si ndëshkim. Me xhaxhain në burg dhe babain që fshihet, Niku është targeti i parë, i detyruar të qëndrojë në shtëpi për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që motra e tij më e re, Rudina (Sindi Laçej) detyrohet të lërë shkollën dhe të merret me bizneset e familjes. Gjatë një interviste ekskluzive telefonike me Collider, Joshua Martson flet duke treguar këtë histori të përplasjes ndërmjet traditave të lashta dhe jetëve moderne të njerëzve të rinj e ardhmja e të cilëve është e kërcënuar prej tyre, ndryshimet për marrjen e historisë nga një vend që ku njerëzit nuk janë familjarë dhe për ndjenjat e tij rreth skualifikimit të filmit si një hyrje shqiptare për Academy Aëards, në pjesën më të madhe sepse ai është Amerikan. Collider: Që kur morët udhën për të bërë filma, cila ishte pika që ju kuptuat se çfarë donit të bënit? Joshua Martson: Isha fotograf, që në gjimnaz, pra kjo ishte fillimi i karrierës some, vizualisht si një artist. Por, studiova shkenca sociale në fakultet dhe jetoja jashtë, dhe mendova për pak, se duhet të punoja në shërbimin e jashtëm. Bëra edhe një kurs në këtë pikë, në ambasadën e SHBA në Paris. Mendova për pak se mund të bëhesha edhe gazetar. Dhe më pas, mendova se duhet të shkoja në Akademi për të studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike. Kjo, siç u provua nuk më dukej dhe aq kreative dhe në fund mbërrita rreth filmit, pjesërisht sepse isha në fushën e fotografisë. Mendova se meqënëse ishte interesante që të udhëtoje dhe të bëje fotografi, shkova më larg dhe isha më i interesuar për historitë pas fotografive, Isha më i interesuar për rrëfimet. Kështu, të bëja filma u bë një rrugë e mundshme që unë të kombinoja interesin tom në fotografi dhe të mblidhja histori, ashtu sikurse edhe interesimi im për gazetarinë dhe shkencat politike e marrëdhëniet ndërkombëtare. Ishte vertët një rrugë që të gjitha këto interesa mblidheshin bashkë. Nuk ishte reale derisa erdha pas të 20-ave, dhe që më në fund shkova në një shkollë filmash në NYU ku u investova tërësisht në këtë fushë. Çndryshime duhen bërë në marrjen e një historie rreth një vendi për të cilin njerëzit nuk kanë shumë dijeni dhe ta thjeshtosh atë për ta bërë të kuptueshëm për shikuesit? Kjo është një pyetje shumë e mirë. Ka disa çështje që dolën në dritë te të dy filmat Maria Full of Grace dhe Forgiveness Blood, dhe unë merresha me to sa herë që shkoja jashtë për të shkruar pjesë të tjera të skenarit. Ndryshimi i parë më i madh është ndjenja se je në rrugë të mbarë, kam bërë detyrat e shtëpisë dhe prezantoj mjaftueshëm botën dhe kulturën e dikujt tjetër që nuk jam unë, në një farë mënyre, duke ngritur stereotipet. E gjithë çështja është të mësosh rreth një vendi tjetër, një kulture të huaj dhe një bote tjetër dhe unë pikërisht prezantoj atë çka kam mësuar, dhe jo në një farë mënyre ta thjeshtësoj atë. Duke thënë këtë, ndryshimi tjetër është komunikimi i asaj që ti ke mësuar, jo vetëm në mënyrën që të ndihet e vërtetë dhe për të

Në foto: Pamje nga filmi “Falja e Gjakut”

“Falja e Gjakut” Joshua Martson: Pse u skualifikua filmi nga Oskar tjerët, por gjithashtu të jetë e kuptueshme në një kohë të shkurtër. Përshembull, në rastin e këtij filmi, kishte një ndryshim të madh, duke shpenzuar javë dhe javë dhe duke pasur biseda të gjata përmes së cilave duhet të kuptoja nuancat dhe kompelsivitetin e këtij sistemi që përfshinn gjakmarrjen. Duhet ta marrësh të gjithën dhe më pas të punosh në një rrëfim ku dikush që nuk është i kësaj kulture të ndihet se e ka kuptuar ç'po ngjet dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet dialogjeve dhe performancave të tregohet një histori që për një njeri tjetër që nuk e njeh kulturën, të mos mendojë se historia përfundon, në mënyrë që të shpjegosh diçka që ata tashmë e dinë. Në termat e të shkruarit të skenarit ky është një parashtrim. Ndryshimi tjetër është marrja e njohurive specifike për një vend të panjohur dhe të ndërtosh një histori që jo vetëm është tërheqëse dhe e huaj, por gjtihashtu të ndihet familjare dhe e kuptueshme. Unë nuk tregoj vetëm një histori gjakmarrjeje në Shqipëri. Unë gjithashtu tregoj një histori rreth familjes, rreth të qenurit adoleshent dhe më pas kthimit të këtij adoleshenti në një të rritur. Eshtë një ndryshim i rëndësishëm për mua, që të sogurohem se historitë e mia i kanë të dyja, edhe specifike, edhe universale

në të njëjtën kohë. Ju keni pasur performanca të pabesueshme me të tillë aktorë të rinj pa eksperiencë. Si ia bëtë me këtë? Ndarja e roleve është një punë, shumë, shumë e mmadhe dhe ne harxhuam për të 6 muaj, duke shkuar nga njëra shkollë te tjetra. Kemi shkuar në 50 shkolla duke bërë intervista me studentët. Ne vendosnim kamera në një klasë apo në një sallë kompjuterash dhe mësuesit na sillnin grupe fëmijësh gjatë gjithë ditës dhe unë zgjidhja një duzinë, apo dy duzina nga secila shkollë. Në pikën e fundit, kthehesha sërish në shkollë dhe ribëja procesin edhe kjo ishte shpesh e vështirë dhe e ndryshme. Duhet ta kisha idenë sesi ta bëja këtë procedurë të dytë të vlefshme, pra ishte një proces mësimi. Herën e parë që u riktheva për së dyti, takova një grup studentësh dhe u thashë atyre se do tu jepja një skenar, dhe ata të mund të bënin një improvizim dhe më pas i dëgjoja dy e nga dy. Ata kishin emocione, ngrinin. Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe u flisja së bashku me bashkëdrejtorin tim shqiptar, që të bëja të sigurt faktin se ata duhet të vinin me skenarin për të bërë improvizimin, dhe ata vazhdonin të ishin të ngrirë.

"Akademia bëri gabim, duhet të kishte promovuar filmin shqiptar"

Dhe derisa herë e kemi bërë këtë, u ngrit një sistem kur unë ulesha me një grup të tyre duke bërë një gjysëm rrethi dhe duke i përfshirë në bisedë, në gjuhën shqipe. Zakonisht filloja me pyetje të tilla si "Cila është gjëja më e vështirë e të qenurit një adoleshent në Shqipëri sot?" Nëse bën një pyetje të tillë për të gjithë adoleshentët, pothuajse në gjithë planetin, adoleshentët do të kenë opinione të forta rreth asaj se çfarë e bën jetën e tyre si një udhëtim. Në Shqipëri, ky rregull nuk bën përjashtim. Ajo që ishte më interesante, ishte fakti se përgjigjet gjithmonë vinin rreth konfliktit ndërmjet mentalitetit të vjetër shkollor dhe mentalitetit të ri. Në mënyrë të vecantë vajzat që qaheshin se do të jetonin në një shoqëri patriarkale. Kjo na çonte në debate të gjalla dhe këto debate ktheheshin në skenarë ndërkohë që i vija ata të ripërsërisnin bisedat. Kjo më bënte të kuptoja nëse ata mund të aktronin. Ishte një kombinim i seksioneve të ndarjes së roleve dhe atyre kërkimore, për të mësuar rreth jetës adoleshente në Shqipëri. Janë këto ndryshime specifike ndërsa drejton njerëz në një gjuhë të huaj për ju? Aktorët e këtij filmi flisnin në anglisht dhe italisht, dhe unë flas shumë mirë italisht. Situatat ku më duhej të flisja shqip ishin më të shumta kur unë merresha me pjesët e vogla. Përpiqesha të përdorja shqipen time për këtë. Kisha mësuar diçka shqip, por sfida më e madhe ishte kur duhet të ndërtoje një fjali dhe të përshkruaja cfarë doja pa i ngatërruar aktorët. Duke qenë se jeni marrë shumë me këtë film për ta bërë autentik, është zhgënjyes fakti që u skualifikuat si një hyrje shqiptare për Oskar, sepse ju jeni amerikan, apo ky çmim është sekondar pasi ju doni të tregoni historinë në mënyrë autentike? Po, është dytësore. Për mua, ajo që ishte vërtet e rëndësishme, është fakti që shqiptarët e ndoqën filmin, kanë parë edhe filma të tjerë, dhe zgjodhën këtë film për të prezantuar vendin e tyre sepse ata ndjenin se kjo histori është shqiptare, dhe filmi për ta, ishte shqiptar, edhe pse unë nuk isha shqiptar, dhe ata kërkuan prezantimin e këtij filmi. Për mua, ky është vlerësim për punën që kisha bërë, në bashkëpunim me gjithë regjizorët shqiptare dhe anëtarë të tjerë të grupit. Krijuam dicka që ishte e gjallë dhe autentike. Kjo është më e rëndësishme. Sa për dekurajimin, ajo që ishte dekurajuese për mua ishte të shikoje sesa të mërzitur dhe të irrituar ishin shqiptarët kur Akademia tha "na vjen keq". Ata u ndjenë të mashtruar, sidomos për mënyrën sesi ndodhi. Një nga faktorët decizivë ishte fakti që anëtarët kyç, me bashkëpunimin e dizenjuesve të kostumeve shqiptare, vinin nga USA, Britania dhe Italia. Kjo është e vërtetë, edhe në filmat që drejtohen nga drejtorë shqiptarë, dhe ishte e vërtetë edhe për filmin që zëvendësoi timin. Gjysma e ekipit ishin grekë. Ky është një refleksion i faktit që industria shqiptare e filmit është e vogël dhe, edhe me një film që drejtohet nga Shqiptarë, ju duhet të përfshini patjetër edhe të huaj. Kjo është një gjë e nevojshme për momentin. Kështu do të rritet industria e tyre e filmit. Kështu, për moskualifikimin e filmit, në pjesën më të madhe, për shkak të kësaj, duket më shumë si një reflektim sesa pak Akademia e kuptoi nuancën se çfarë është Shqipëria, dhe duket si një përballje e qartë sesi Akademia duhet të kuptojë më mirë se çfarë është dhe çfarë nuk është shqiptare.


22

E premte, 24 shkurt 2012

KULTURE

Analizë

BESUSHMERIA Qeveria na paraqet gjithmonë një gjëndje idilike të Shqipërisë, por kur vijnë ekspertët e organizmave ndërkombëtare dhe ofrojnë 200 miljon dollarë “ për të përballuar krizën”, Qeveria përgënjeshtrohet dhe humb besueshmërinë...

Evropa, Greqia, kriza ekonomike dhe ne EUGJEN MERLIKA vijon nga faqja 1 ...të Homerit. Kjo krizë që i përngjet një tërmeti të fuqishëm ka epiqendrën e saj në Greqinë e Platonit dhe Aristotelit e përhap ushtimën e saj në të gjitha kryeqytetet e kontinentit. Quhet krizë ekonomike e burimet e saj na çojnë në dy motive kryesore : borxhet dhe globalizimi. Borxhet janë justifikuar nga një morí arsyesh, që mund të përmblidhen në një frazë të vetme : të jetosh sipër mundësive, të harxhosh më shumë se sa fiton, "të shtrish këmbën më shumë se sa ke jorganin" thonë në Vendin tonë. Globalizimi, dukuria e njëzet viteve të fundit, është pasqyrë e ndryshimit të botës, e ecjes së saj përpara, e prishjes së drejtpeshimeve të vendosura nga koha kur Evropa hyri në epokën e industrializimit, të zhvillimit, të shtrirjes së saj në botë me fuqinë e armëve, të t'ashtuquajturve "revolucione", për të vendosur "drejtësinë shoqërore" duke sjellë sisteme padrejtësish e dhune, të luftrave për hegjemoninë e ideologjive, të racave, të shteteve, të kombeve, të kulturave. Kriza ka mbërthyer pasardhësit e ligjvënësve të lashtësisë, grekët dhe italianët, në forma e përmasa të ndryshme. Ne gjëndemi mes tyre. Kemi lidhje të vjetra e të reja, probleme, armiqësi e miqësi po aq të vjetra e të reja. Janë fqinjët tanë në perëndim e në jugë e, megjithëse historia na ka lënë mjaft plagë në marrëdhëniet me to, koha e re e paskomunizmit ka krijuar një tjetër atmosferë, mbasi një pjesë e mirë e popullsisë sonë në këta njëzet vjet, ka gjetur në këta dy Vende strehë dhe mjete jetese, duke i ardhur në ndihmë vetes, familjeve e Shqipërisë. Si shtet, kemi me këta dy Vende pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, e më duket një ëndërr e bukur fakti që kriza e tyre të mos ndikojë sado pak në ekonominë dhe drejtpeshimet e shoqërisë sonë. Për këtë flitet pak në shtypin tonë dhe aspak haptas në qarqet e politikës dhe qeveritare, gjë të cilën e quaj diçka të papjekur, madje të dëmshme. Por kjo është diçka tjetër, të mundohemi të depërtojmë disi në krizën greke, që është ajo më e mprehta e që sot, në pjesën më të madhe të mediave e të agjensive të rejtingut, quhet "default" = falimentim, dështim i plotë financiar. "Kemi arritur në pikën zero" shprehej para pak ditësh Kryeministri teknik i Greqisë, ish zv. Guvernatori i BQE, Lukas Papademos. "Zgjedhja nuk është të bëjmë apo jo sakrifica, por ndërmjet sakrificave dhe diçkaje të paimagjinueshme." i drejtohej me këto fjalë kolegëve të Parlamentit Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, në diskutimin për masat e jashtzakonshme. Janë fjalë që tregojnë, në gjithë rëndësinë e saj, një gjëndje të një Vendi, i cili në vitin 2006 kishte një rritje "zyrtare" të prodhimit të brendshëm brut prej 5,6% e në 2007 prej 4,28%, për të arritur në 2011 në - 6%, pra një rënie prej 12% në pesë vite, shifra rrënqethëse për këdo që kupton sado pak ekonominë e ligjet e saj. Por si erdhi Greqia në këtë gjëndje? Dështimi i shtetit grek është dështimi i sistemit politik e konkretisht, i partitokracisë greke që, për një kohë të gjatë, vazhdon të vërtitet rreth disa mbiemrave që, për mirë apo për keq, kanë patur eskluzivën e drejtimit të shtetit grek. Këta mbiemra janë Papandreu, Karamanlis, Venizelos, etj., të cilëve u shtohet Micotaqis. Këta zotërinj, që e kanë kthyer Vendin e tyre në një republikë "mbretërore" të trashëgueshme, mbasi përzunë mbretërinë, i kanë dhënë një drejtim të qëndralizuar jetës politike dhe ekonomike greke. Kështu është rritur jashtë mase numuri i nëpunësve të administratës (750.000), afërsisht një nëpunës në 15 qyteta-

Në foto: Pamje nga protesta në Athinë

rë, ekonomia është vënë në binarët e planifikimit shtetëror, me pasoja të dëmshme për rendimentin dhe krijimin e klientelave dhe të korrupsionit. Është rritur në nivele shumë të larta shpenzimi shoqëror, që kushton përqindje të larta të buxhetit të shtetit. Grekët deri tani kanë marrë dy paga suplementare, e 13 dhe e 14, madje shteti i u ka paguar çdo punonjësi apo pensionisti 15 ditë pushime të posaçme në lokalitete turistike, gjë e padëgjuar n'asnjë Vend të Evropës. Kjo gjëndje ka krijuar një atmosferë mirëqënieje, e cila ka vënë në gjumë qytetarët duke krijuar iluzionin se do të jetë gjithënjë kështu. Kjo i ka shkuar për shtat edhe politikës për të bërë premtime, për të marrë vota e pët të zotëruar pushtetin. Kjo mendësi

qëndrimin e saj për të nxjerrë Greqinë nga gjëndja e vështirë, mbasi në aftësinë vendimmarrëse të saj luftojnë dy koncepte. I pari, i përfaqësuar kryesisht nga Gjermania dhe i përkrahur nga Vendet "virtuoze" me vlerësimin 3A, si Hollanda, Franca (deri para dhjetorit) apo Finlanda janë për rreptësinë financiare, respektimin e saktë të kritereve të borxhit të përgjithshëm e të raportit të tij me PPIB, me fjalë të thjeshta " secili duhet të bëjë vetë detyrat e shtëpisë". I dyti, i përfaqësuar nga Vëndet "e sëmura" të Evropës jugore, bën thirrje për solidaritet të konkretizuar nëpërmjet eurobondëve, aksione të BQE që do të shpërndante sakrificat tek të gjithë, pavarësisht nga përgjegjësitë e secilit, e për dhënien e kredive

ka çuar në situata absurde, në të cilat kategori të ndryshme si armatorët, pronarët e anijeve të mëdha të transportit, përjashtohen nga pagesa e taksave, për të ushqyer klientelizmin partiak e politik. Kjo shoqërohet me një evazion fiskal të llahtarshëm, mbasi ekonomia e ashtuquajtur "e zezë", zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së përgjithëshme. Deri sa nuk ishte monedha e përbashkët sistemi funksionoi në një farë mënyre, por në 2001 duheshin plotësuar kriteret e pranimit në zonën euro. Atëherë Qeveria socialiste tjetërsoi statistikat dhe arriti të hyjë. Në këtë kontekst ka vënd edhe për një shqyrtim të proçedurave të pranimit në organizmat e Bashkësisë, që janë treguar ndoshta shumë "zemërgjërë", duke marrë vendime politike më shumë se teknike e duke mbyllur një sy për ata shtete që nuk plotësonin kriteret, me shpresë se do të punonin në t'ardhmen për t'a ndrequr gjëndjen. Në rastin e Greqisë, por edhe t'Italisë në forma më të lehta, nuk ndodhi ashtu dhe përgjegjësia nuk mund të mos i

atyre që janë në vështirësi. Kësaj zgjidhjeje kancelaria Merkel i ka vënë veton, e kështu deri sot nuk ka vendime të qarta për të shpëtuar Greqinë. Trojka, e përbërë nga përfaqësues të FMNsë, BQE-së dhe Komisionit evropian, që mbikqyr reformat në Greqi dhe bisedon me Qeverinë greke, kërkon masa të domosdoshme për rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike, por që rëndojnë dukshëm në varfërimin e shtresave të gjëra të popullsisë. Shkurtimet në administratë deri në 2015 duhet t'arrijnë në 150.000 punonjës, kursimet në ilaçet e paguara nga shteti duhet të kapin shumën e 1,1 miliard €, rrogat e ulta duhet të zbresin nga 700 në 580 €, pa përfshirë taksat , pensionet mbi 1200€ ulen në masën 22% e të tjera masa të forta duhet të bindin autoritetet monetare e politike t'Evropës të miratojnë kredinë prej 130-145 miljard €, që i duhen patjetër Greqisë, për të mos kaluar në një falimentim të plotë, që do të kishte pasoja tepër të rënda për Greqinë, por edhe për zonën euro. "E ardhmja e Greqisë në Eurozonë tashmë është vetëm në duart e saj." shprehet Filip Rësler, zv. Kancelari gjerman. Pa dashur të ve në dyshim peërgjegjësinë e rëndë të politikës greke në krizën aktuale, më duket me vënd të shpreh ndonjë mendim edhe për rolin e funksionet e organeve drejtuese të Bashkësisë në t'ardhmen e Evropës. Deri tani funksioni i kontrollit të Komisionit evropian në politikat ekonomike të shteteve ka qenë i cunguar, mbasi "të mëdhenjtë" nuk kanë dashur kurrë të kalojnë tek Komisioni, Qeveria e Evropës, një pjesë të sovranitetit të tyre. Kështu herë herë vendimet e mbledhjeve të Kryetarëve të shteteve e qeverive, forumet vendimmarrëse të Bashkësisë, nuk kanë mbajtur parasysh rregullat e miratuara. Kështu p.sh.më 2003, kur bilancet e Gjermanisë e të Francës kishin dalë nga parametrat, me bashkëpunimin e qeverisë Berluskoni, kryetare e rradhës, drejtuesit e këtyre Vëndeve i u kundërvunë me forcë kontrolleve e sanksioneve. Ky qe një precedent i keq për Bashkësinë

A kemi diçka për të mësuar ne nga kjo dramë që zhvillohet në kufijtë tanë e që prek qindra mijra bashkëqytetarët tanë? Mendoj se po, në disa drejtime... shkojë, në një farë mase, edhe organeve drejtuese të Brukselit apo Frankfurtit. Më 2004 Greqia organizoi Lojrat Olimpike, pesha financuiare e të cilave i kalon 9 miliard euro. Simbas specialistëve ai qe një grusht i fortë për buxhetin dhe që atëhere filloi tatëpjeta e pashmangëshme e mbuluar gjithmonë me fallsifikime shifrash. Më 2008 fillon kriza e përgjithëshme financiare globale e më 2009, Papandreu vjen në pushtet, mbasi ka fituar zgjedhjet me 44% të votave. Kupton greminën në të cilën po shkonte Vëndi dhe padit gjëndjen duke dhënë alarmin. Evropa luhatet në

që u gjend e pazonja të merrte masa për këdo, që në hapat e para të shkeljes së rregullave. Në të gjitha këto proçedura, sidomos kur kriza është shumë e thellë, ka një kundërshti të madhe në vetvete : fajtorët qeveritarë e politikanë nuk vihen para përgjegjësisë e pasojat gjithmonë i paguajnë njerëzit e thjeshtë që janë të pafajshëm. Mjerisht, është një situatë pa zgjidhje, në të cilën qytetarët e dëmtuar nuk kanë mjet tjetër, veç votës, për të spastruar klasën politike. Por cila është alternativa? Shpesh herë më e keqe se sëmundja. Në dramën greke bie në sy një fakt që të ve në mendime : Greqia është Vëndi i pestë në botë për blerje armatimesh, fakt që shkakton habinë e madhe edhe të përfaqësuesve të NATO-s. Me 3% të vlerës së PPIB, të shpenzuar për armatime Greqia barazohet me SHBA-s, në raport me popullsinë. Edhe në vitin në vazhdim ka një shtesë shpenzimesh prej 18,2%, në krahasim me vitin e shkuar, duke arritur në shumën mbi 7 miljard €. Në këta harxhime hyjnë blerjet e armatimeve nga Franca e Gjermania, madje, simbas shtypit të huaj (Corriere della sera - 13 shkurt 2012), ka edhe trysní të këtyre Vendeve kundrejt Greqisë për të respektuar kontratat, duke kushtëzuar kreditë e kërkuara me blerjet e armëve. Nëse është kështu (deri tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim) prestigji i Francës e i Gjermanisë pëson shumë lakime dhe Evropa, që quhet modeli ynë, duhet parë me një sy tjetër. A nuk do t'ishte me vënd që, vetë Evropa të detyronte Greqinë, në gjëndjen e saj, të bënte një pakësim të dukshëm të blerjes së nëndetseve, tankeve, anijeve luftarake helikopterëve etj. për të shëndoshur financat e saj? A nuk do t'ishte më e pranueshme moralisht që të mos uleshin pensionet apo rrogat e ulta, por të shmangeshin plotësisht blerjet e armëve? Kujt i shërbejnë ato, konfliktit me Turqinë? A nuk është në gjëndje NATO të sigurojë mungesën e luftës në gjirin e saj? Apo duhet të pranojmë se interesat e industrisë së armëve të Francës e të Gjermanisë duhet të kenë përparësi edhe mbi mjerimin e një populli antar të Evropës së Bashkuar, siç është populli grek? A kemi diçka për të mësuar ne nga kjo dramë që zhvillohet në kufijtë tanë e që prek qindra mijra bashkëqytetarët tanë? Mendoj se po, në disa drejtime. Së pari mund të vemë një shenjë barazimi mes klasave politike, që ruajnë përbërjen drejtuese të njëjtë për njëzet vjet, tek ata edhe më tepër. Një klasë politike e atrofizuar në pushtet apo opozitë, që paraqet gjithmonë të njëjtat fytyra, është e prirur të krijojë regjime, ku mungon tejdukja në të gjitha drejtimet, duke filluar nga administrimi i ekonomisë. Pak më shumë se njëzet vjet na ndajnë nga koha kur gjithshka "e dinte partia", edhe kur hahej bar. Qeveria na paraqet gjithmonë një gjëndje idilike të Shqipërisë, por kur vijnë ekspertët e organizmave ndërkombëtare dhe ofrojnë 200 miljon dollarë " për të përballuar krizën", Qeveria përgënjeshtrohet dhe humb besueshmërinë. Sa e si harxhohet nga fondet shtetërore, cili është niveli i t'ardhurave, cili është rendimenti prodhues i ekonomisë, niveli i borxheve të jashtme e të brëndëshme, të gjitha këto janë të zhytura në mjegullnaja propagande e nuk janë të prekëshme nga qytetari. Jepen shifra të fryra të t'ashtuquajtura biznese, për të dhënë idenë e një Vendi prodhues e eksportues, por pastaj mësohet se 80% e tyre i përkasin bujtinave, kafeneve apo restoranteve. Nuk spjegohet asgjë mbi pasojat konkrete në ekonominë tonë prej krizave të fqinjëve e çfarë plani masash ka për t'i përballuar ato. Besoj se shumë prej këtyre pyetjeve e dyshimeve politika në përgjithësi, e Qeveria në veçanti, duhet të mundohen t'u japin përgjigje të plota e të sakta, për t'i bërë të ditur opinionit publik se cila është e vërteta e këtij Vendi, për të mos u gjendur një ditë të befasuar para një drame, shumë më të hidhur se ajo e grekëve. Shkurt 2012


E premte, 24 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një festë e dhunshme

Gjahtari i gërshetave

Kur elefanti të jep një… feçkë

Ç

P

L

do vit, në fillim të majit, më shumë se 60 komunitete indigjene të Bolivisë mblidhen në në Macha për festën tradicionale të tyre, që quhet "tinku" dhe që në gjuhën quechua do të thotë "takim". Kjo festë është trashguar brez pas brezi dhe qëllimi i saj është që të shkarkojë tensionet e akumuluara gjatë gjithë vitit dhe të forcojë lidhjet dhe miqësitë. Për orë të tëra qindra njerëz pijnë, këndojnë, e kërcejnë duke shpalosur gjithë bukurinë e folklorit të tyre, pastaj, kur festa arrin kulmin bëhet dramatike. Sipas ritualit, të gjithë vërsulen kundër njëri tjetrit, siç duket qartazi edhe në këtë foto, duke goditur në mënyrë të dhunshme, për të evokuar kësisoj lufëtatërët e lashtë dhe bëmat e tyre. Dhe në gjithë këtë zallamahi natyrisht që nuk mungojnë edhe viktimat…

ara disa kohësh, në Frankfurt të Gjermanisë grave dhe vajzave që preferonin të mbanin gërsheta të gjata u yri një panik i paparë. Kjo sepse dhjetra e dhjetra nga ato që mbanin bishtaleca kishin rënë pre e një dhune të paprecedent dhe kishin përfunduar me gërsheta të prera. Më vonë u mësua dhe arsyeja: Një person, i cili deri tani ka mbetur misterioz, u afrohej këtyre vajzave me bishtalec dhe duke u thënë se kishin një buburrec të ngatërruar në gërshet, u afrohej gjoja për t'ua hequr buburrecin dhe pa u vënë re, nxirrte një goxha gërëshërë nga xhepi dhe ua priste gershetin sa hap e mbyll syte. Pas shumë denoncimeve policia u vu në ndjekje, por ky individ i çuditshëm i ka humbur gjurmët. Ndoshta pret sa të harrohet e të nxjerrë sërish nga xhepi gërshërët e tmerrshme…

awrence Bates, ishte duke bërë një inskepk timin e tij të zakonshëm në West Midland Safari Park, në Angli, kur makina e tij, papritur u fik dhe megjithëse dha e mori për ta ndezur përsëri ishte e pamundur. Bates atëherë u bë gati të kërkonte ndihmë, kur Five, një nga elefantët e parkut, një femër, vendosi t'i jepte një dorë, ose më saktë një feçkë. Pakidermi femër, iu afrua jeep-it, siç duket edhe në foto, mbështeti feçkën prapa makinës dhe filloi ta shtynte. Dhe pas disa metrash jeep-i i Lawrence u ndez. Mirëpo pas pak makina u fik sërish, por Five, për habinë e Lawrence Bates që nuk po u besontë më syve, u afrua sërish dhe e shtyu me feçkë, por këtë radhë pa u ndalur, duke e shoqëruar deri në zyrat e Safari Park.

SUPER FJALEKRYQ 1 19

2

3

4

20

5 21

22

28

29

36

37

42

6

7

23 30

38

24

10

31

32

78

71 79

80

87

95

HORIZONTAL

81

88

89

96

2. Një pije aromatike. 5. Një sistem transmetimi televiziv. 8. Mund të shpëtojnë nga sëmundjet. 15. Të parat në në pistë. 17. Inicialet e Signoret. 19. Një largët në far ëest. 23. Një krahinë. 25. Ka Big Ben 26. I hedh i dorëzuari. 28. Hepburn e "Vakanca romane". 29. Inicialet e Lendl ish-tenist. 31. U shkrua nga Kadare. 34. Janë metrat në sipërfaqe. 36. Harrohen në kufij. 37. Ishin piratë të tillë. 40. Janë flokë. 42. Tiriac ish-tenist. 43. Janë apaches... fluturues 44. Eshtë pushim. 46. Eshtë vendi vakant. 48. Unë dhe ti. 49. Janë filmat pa... aktorë. 51. Ndërmarrje Artistike Berat. 52. Një pjesë për skenë. 53. Eshtë mbi piedestal. 54. Inicialet e Steinbeck. 55. Kanë bërë vepra. 58. Më shumë se shumë. 61. Kapiteni në Nautilus. 62. Italia në Internet. 63. Fillojnë emocionet. 64. Zbuloi fushën magnetike.

66

72

73

58

D I

S K

B

S Y T H I

S T

A T

R S

B R U N

R

I

M I O

L E A N E K C O E

N A R R A T I V A

M A R T B

U S H T R O

I

I N E T T I

K A O S O

I

I

E M R A T

S

K A B I N A T

A I

H A L R

I A M N

U N I

S O N

S T I N O R E V A

A N E T

T A L E T I V E L L I M E T

M O T

D

M A S S A

A L I B I

E I N E

C O O P E R

E N E L

L I R

I A N

E Z R A

V I N C I

E D R E J T U A R S

I R R E G U L L T

P A R A G R A F E T

Akrepi

Mjaft intensive pritet dita edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Një tourbillon takimesh e kontaktesh bëjën që të mos e vini re aspak se si kalon një ditë e tillë. Mos abuzoni me shëndetin.

Shigjetari

Me Hyrjen në shenjë të Mërkurit duket se do të shkundeni edhe ju nga një farë apatie e kohëve të fundit. Do të karakterizoheni nga një krijueshmëri në rritje dhe nga një humor i hollë.

Bricjapi

Duket një ditë mjaft e qetë qetë sidomos për ata që e kanë zgjidhur me kohë gjendjen e tyre civile, ndërsa për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak priten zhvillime interesante.

Ujori

Merkuri hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitiv duke ju bërë më të zhdërvjellët, më selektivë dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Më të lirshëm në biseda me të tjerët.

Peshqit

Humori juaj në ditën e sotme do të jetë mjaft i mirë, pasi Hëna sot ju mbështet në të gjitha drejtimet. Një ditë interesante pritet në planin sentimental, ndërsa shpenzimet janë pika juaj e dobët.

76

94

A B E L A R D I

B R A M S T O K E R

Peshorja

Yjet sot janë shumë të favorshëm, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Hëna bën më të mundur takime interesante në planin sentimental. Kujdes me shëndetin.

99

A L F A B E T I

C L A P T O N

J A C Q U E S B R E L U D H A

75

93

9. Paul piktor 10. Një notë. 11. Institute Ndërkombëtare Lokale.. 12. Pa lëvizur. 13. Fare pa fe. 14. Mund të jetë mbi xhiron. 15. Një raketë antiraketë. 16. Mund të jetë një rast. 17. Pak servilizëm. 18. Studiohet një nga heraldika. 20. Lumi i Matelda-s. 21. Eshtë pushkë. 22. Një njësi për... kalibër. 24. Makina në... arë. 27. Eshtë vit që parashikohet.

1. Ishin kalorësit e otomanëve. 2. Një pjesë e urdhërave. 3. Ngrihet për të protestuar. 4. Një... dollar. 6. Libri i shenjtë i mazdeizmit. 7. U interpretua nga Red Skelton.

60

85

98

VERTIKAL

Virgjëresha

Paraqitet një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, nga të cila edhe mund lodheni, por sodisfaksioni do të jetë aq i madh sa dotë harroni gjithçka tjetër. Erosi duket në rritje.

68 74

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM EL

59

67

92

89. Një pjesë e asamblesë. 90. Eshtë qytetar… i Shqipërisë. 93. Muzika që i parapriu jazz-it. 95. Eshtë yll i skuadrës. 96. Ndërmjet... romakëve. 97. Një pjesë e operas. 98. Qytet në Irak. 99. Kusturica regjisor.

Luani

Sot duhet të jeni sa më të përqëndruar e të kujdesshëm pasi një takim mund të vendosë të ardhmen tuaj profesionale. Një mbrëmje pasionale për ju dhe partnerin tuaj, do t'ju relaksojë.

18

47

84

97

66. Një pjesë e hekurudhës. 68. Ai dhe ajo. 70. Janë despotët. 71. Në krye të ministrisë. 72. Gruaja e Deukalionit. 73. Bulba I Gogol. 76. Një provë zjarri. 77. I keni në dorë. 79. Qendër për finale. 80. Mbyllin një manastir. 81. Me culpa për pendesë. 83. Një memorie në PC. 84. Janë përemrat si ai. 85. Mbyllin kuvendin. 86. Ibarruri, alias, la Pasionaria.

57

91

Gaforrja

Bëni mirë të "mblidhni paksa dorën" në shpenzimet pasi sfera financiare ju paraqitet pak problematike. Për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak është një ditë e favorshme.

52

56

83

90

Binjakët

Yjet ju këshillojnë t'i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, pasi shpesh zhyteni në problemet tuaja profesionale, duke harruar se edhe ju keni nevojë për pushime.

27

46

65

82

17

35

51

55

64

16

Demi

Ndikimi i Afërditës në shenjë, bën të ndiheni në formë vërett brilante. Sot keni dëshirë të organizoni një mbrëmje të këndshme mes miqsh. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

41

45

50

70

15

34 40

63

14

33

54 62

13

26

44

61

12

25

49

69

11

39

53

86

9

43

48

77

8

Dashi

Mundohuni të mos e mbani mendjen shumë në gjërat që ju krijojnë stress e tension, por përpiquni të shijoni sa më shumë këtë periudhë interesante. Një njohje e re bën të ndryshojë diçka te ju.

E L I

M E L E T I R

I T A

S T S

G

E T J A S T I L I

30. Një bimë në trung. 31. I mungon frazave pa lidhje 32. Mbajtësja e topit në golf. 33. Juritë pa zë. 35. Mbyllin një krah. 38. Një ndjekës i Voltaire. 39. Një Pierre, skulptor francez. 41. Ishte fytyra e të bardhëve për... lëkurkuqtë. 43. Paguhet për artikull. 45. Eshtë elektrodë pozitive e llampës. 47. Çahet me luftë. 49. Bëhet një... me një gur. 50. Janë duar... ariu. 53. Bega komik. 55. Ishin rivalë të babilonasve. 56. Janë fjalë… teknike. 57. I absurdit ai i Ionesco-s. 59. Fillojnë pastaj. 60. Maria Rilke shkrimtar. 65. Ekstreme në rrip. 67. Një burrë në Zagreb. 69. Ndiqet e fundit. 74. Argjentina në tabela. 75. Gibernau motoçiklist. 78. Gjysma e rostos. 82. Një sahat pa kufij. 84. Një pjesë e viktimave. 87. Lidhen në krye. 88. Mbarojnë ndeshjen. 89. Mbarojnë një ditar. 91. Kufizojnë një teknik. 92. Sikur janë në krye. 94. Mbyllin një takim.


24

E premte, 24 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA • Afganët, protestë për djegien e Kuranit

Abonohu!

Qindra afganë të zemëruar sulmuan bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur gurë, për të shfryrë mlle¿n ndaj asaj që zyrtarët amerikanë thanë se ka qenë djegie aksidentale e kopjeve të Kuranit në ¿lim të kësaj javë, në një bazë të NATO-s. Raportohet se forcat afgane kane shkrepur armët në ajr për të parlajmëruar turmën që të shëprndahet. Nuk ka informacione për viktima. Incidenti vjen pas thirrjes së talibanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t’i vrasin, rrahin dhe t’i zënë robër”- si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact: POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al

• Timoshenko në gjendje të rëndë

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko, aktualisht e burgosur në burgun Charkoë, në lindje të vendit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ky është rezultati i vizitës së kryer mbi 51- vjeçaren nga neurologu gjerman Karl Max Einhaeupl, nga spitali berlinez Charite. Duke kon¿rmuar lajmin e publikuar nga shtypi ukrainas, një zëdhënës i klinikës universitare të kryeqytetit gjerman saktësoi se diagnoza e saktë do të bëhet publike vetëm me lejen e Timoshenkos.

ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

• Ish-presidenti gjerman, në spital

Ish Presidenti i vendit Christian Wulff është dashur të shkojë në urgjencën e spitalit në Berlin ku ka qëndruar për disa orë. Mediat ndërkombëtare e kanë dhënë menjëherë këtë lajm që padyshim merr vlerë edhe pse Wulff ka dhënë dorëheqjen dhe është dorëhequr nga posti i Presidentit të Gjermanisë. Por lajmi në fakt është kon¿rmuar duke patur parasysh burimet zyrtare nga presidenca. Në dy muajt e fundit ndaj Christian u zbuluan disa afera dhe dyshime për korrupsion dhe kjo e detyroi të jepte dorëheqjen pas presionit publik në rritje.

• Ish shefi i FMN sërish nën akuzë

Një prostitutë ka dëshmuar në polici se Dominique StraussKahn është përpjekur ti nxjerrë asaj një vizë amerikane që të mund të shkonte të punonte në SHBA në kohën kur Kahn ishte shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Dëshmia zbulohet në një kohë kur 62 vjeçari po mbahet në izolim në Lilë, në veri të Francës ndërsa policia vazhdon ta pyesë për akuzat që rëndojnë mbi të në këtë fazë.

origjina e lajmit...

• KE: Greqia, prapë në krizë

Komisioni Europian parashikon sërish recesion për Greqinë gjatë këtij viti. Sipas këtij organizmi, në Greqi gjatë këtij viti do të ketë rënie të aktivitetit ekonomik prej 4,4 për qind duke e thelluar më tej krizën në këtë vend. Kjo nënkupton se viti 2012 do të jetë viti i pestë në recesion për vendin, i cili më herët i është miratuar një pako ndihme me vlerë 137 miliardë euro.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.