22
E premte, 23 mars 2012
AKTUALITET
Aksidenti me djalin e Ruçit, lirohet i dënuari Edi Lika
L
irohet nga qelia Edi Lika, personi që në muajin nëntor të vitit të kaluar u përfshi në një aksident rrugor me djalin e deputetit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi, prej nga më pas mbeti e vdekur 28 vjeçaria Brunilda Pinderi. Dje gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e të dënuarit, për shkak se sipas vendimit ky i pandehur ka vuajtur denimin penal prej 6 (gjashtë) muaj
burgim, për kryerjen e veprës penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor". Që ditën e djeshme Edi Lika ka lënë ambjentet e burgut 302, duke u larguar e në drejtim të banesës së tij. Ndërkohë që tre ditë më parë në vendin ku mbeti e vdekur 28 vjeçaria Brunilda Pinderi, familjarët e kësaj të fundit kanë vendosur një buqetë me lule, ku kishin
vendosur mbishkrimin "Ti je në zemrat tona Bruna". Në momentin e aksidentit Pinderi ndodhej në automjetin që drejtohej nga i dënuari Edi Lika. Ky i fundit ka hyrë në kryeqëzim me semafor të kuq, ndërkohë që nga krahu tjetër ka hyrë me mjetin tip BMËx6 shtetasi Ledio Ruçi, çka ka sjellë aksidentin tragjik, ku humbi jetën Brunilda Pinderi.
Sherri mes vëllezërve për pronën, policia: Babai vrau 31-vjeçaren
Kurbin, vret vajzën për tokën Llesh Cara, në konflikt e sipër me vëllain e tij, ka vrarë aksidentalisht vajzën Lula Cara në një fshat të Lezhës. Ngjarja e rëndë ndodhi për pronësinë mbi tokën.
Lajmi
LAJME SHKURT
Ngjarja
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një sherri mes vëllezërish në Zhej të Lezhës paraditën e djeshme
Shënohet tjetër konflikt ku është zgjedhur vetëgjyqësia për zgjidhjen e tij, megjithëse disa javë më parë i ishin drejtuar gjykatës.
LEZHË
ELTON DONO
B
abai ka vrarë vajzën ditën e djeshme gjatë një konflikti për pronën që kishte me vëllain e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Zhej të Kurbinit, kokretisht rreth orës 09:30 minuta të ditës së djeshme kur 2 vëllezërit, Llesh dhe Mark Cara, të së njëjtës familje u përfshinë në një konflikt jashtë shtëpisë së Lleshit, afër qendrës së fshatit. Pjesë e konfliktit u bë dhe vëllai i vogël i familjes Aleksandri. Marku ka shkuar te shtëpia e vëllait të tij për të kërkuar sqarime rreth vendimit të gjykatës 2 javë më parë, mbi të cilin të dy vëllezërit nuk ishin dakord. Siç bëjnë me dije burimet policore pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës, debati më
Në foto: Shtëpia ku ndodhi ngjarja pas ka degjeneruar në përdorimin e grushtave nga të dy vëllezërit. Kjo ka sjellë dhe acarimin e mëtejshëm të situatës. Vëllai më i madh i familjes, 58 vjeçari Llesh Cara, ka hyrë me shpejtësi në shtëpinë e tij, ku ka marrë armën e gjahut. Siç bëjnë me dije blutë e Kurbinit, në gjaknxehtësi e sipër ai ka tentuar të qëllojë drejt vëllait Mark Cara. Në këtë pikë ka ndërhyrë vajza e tij, Lula Cara e cila është përpjekur ta ndalojë, por është qëlluar aksidentalisht nga babai i saj me armën e gjahut duke gjetur vdekjen e menjëhershme si
pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit. Ndërkohë që nga të shtënat është plagosur në krah vëllait tjetër Mark Cara 40-vjec. Llesh Cara më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar forcave të policisë, së bashku me vëllain tjetër Aleksandrin, që gjithashtu u bë pjesë e konfliktit. Banorët e tjerë të fshatit kanë lajmëruar me shpejtësi forcat e policisë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke qenë se fshati Zhej është disa kilometra larg qytetit të Lezhës. Ambulanca më pas
ka transportuar me shpejtësi drejt spitalit ushtarak të Tiranës për një trajtim më të specializuar vëllain tjetër Mark Cara, i cili kishte marrë plagë nga saçmat e armës së gjahut. Në sajë të ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij është përmirësuar. Policia e Kurbinit bën me dije se ka arrestuar orët e mbasdites së djeshme 2 vëllezërit Cara, të cilët dyshohen si autorët kryesorë të kësaj ngjarjeje të rëndë, që përfundoi me vdekjen e 31 vjeëares Lula Cara. Ndëkrohë që përsa i përket arsyeve të konfliktit, policia e rrethit të Kurbinit bën me dije
vetëm se konflikti lindi për shkak të problemeve me pronën, ku disa javë më parë vëllezërit kanë qenë në gjyq me njëri-tjetrin, por zgjidhja që u ka dhënë gjykata e këtij rrethi nuk i ka pëlqyer asnjërit prej tyre. Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë fund konfliktit duke përdorur vetëgjyqësinë, çka është kthyer në problem në këtë qark kohët e fundit. Në ambientet e spitalit ushtarak djali i njërit prej vëllezërve Cara, Franit, ka folur për gazetën shqiptarja.com, duke bërë me dije se konflikti ka lindur që prej vdekjes se gjyshit të tij(babait të vëllezërve), i cili nuk përcaktoi qartë kufijtë e pronës që duhet të kishte prona e Markut dhe Lleshit. Kështu ata ishin përfshirë herë pas here në zënka dhe debate me njëri tjetrin për ndarjen e pasurisë. Sipas tij, zënkat kanë ardhur gjithnjë e në rritje, duke çuar deri në vrasjen e djeshme aksidentale të 31-vjeçares Lula Cara.
Studimi i prokurorisë
Aksidentet, çdo ditë vdes një person
P
TIRANE
rokuroria e Përgjithshme pub likon një raport lidhur me hetimin e aksidenteve përgjatë një periudhe 4 vjeçare nga 2004 deri në 2008. Sipas raportit të hartuar nga specialistja Edlira Jorgaqi, numrin më të madh të aksidenteve rrugore e ka Tirana, e cila ndiqet nga Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Sipas studimit këto qytete janë të ndodhura në rrugë interurbane që frekuetohen nga mijëra automjete në vit. Ndërkohë që studimi ka nxjerë se rrethi që ka më pas aksidente është Puka me 0.35 për qind. Sipas raportit çdo ditë në Shqipëri rregjistrohen afërsisht 2,3 pro-
cedime për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila provokon vdekjen e afërsisht 0,6 personave në ditë dhe plagosjen e 1,2 personave në ditë. Për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" për vitin 2008 ka rritje të lehtë të numrit të procedimeve të rregjistruara për këtë vepër penale prej 0.1 për qind në vitin 2008 në krahasim me vitin 2007. Ndërkohë që ka ritje të procedimeve të dërguara gjyqit për këtë vepër penale në vitin 2008 në krahasim me vitin 2007 dhe rritja është 12.8 për qind. Ka rritje të pan-
dehurish të regjistruar, me 11.8 për qind dhe ulje të të pandehurve për të cilet është ngritur akuzë në gjykatë, me 11.7 për qind në krahasim me vitin 2007. Ndërkohë që pasojat që kanë ardhur nga kjo vepër penale, për vitin 2008, rezultojnë të jenë 25 viktima të mitur dhe madhorë 315. Studimi i Prokurorisë së Përgjithshme nxjer dhe statistikat për plagosjet ku 151 janë personat e plagosur rëndë dhe 305 janë shtetasit që janë dëmtuar lehtë si rezultat i aksidenteve. Ndërsa për sa i përket treguesit të vdekshmërisë, Shqipëria hyn në ato vende me shifra tepër të larta që janë në 25.7 për qind në 1.6 që e ka Italia.
Aksidenti në Laç-Lezhë plagosen 7 persona
Dy aksidente me pasojë plagosjen e shtatë personave janë regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 17:00, kur një automjet tip Audi u përplas me një mjet tjetër, tip Alfa Romeo, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit Audi. Ndërkaq pak minuta më vonë një tjetër aksident ka ndodhur po në autostradën LezhëLaç, konkretisht në kryqëzimin e Shën Kollit, ku një automjet tip Benz me targa të Krujës 7334, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal. Për pasojë 5 personat që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara.
Durrës, gjendet i vdekur 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është gjetur mëngjesin e djeshëm i pajetë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima quhet Shaban Çullhaj dhe është nga fshati Arapaj. Sipas informacioneve të marra nga policia, ai është gjetur i vdekur në një kanal në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar. Pas njoftimit të policisë kanë nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Policia ka gjetur në vendngjarje edhe makinën e viktimës, me targa DR 9495 D i cila e kishte derën hapur ndërsa çelësat ndodheshin brenda. Pista e parë e hetimit është e ajo e mbytjes. Policia po heton nëse bëhet fjalë për diçka aksidentale, apo të qëllimshme.