shqiptarja.com

Page 1

Faqe 2-3

Qeveria, ankand sekret bonosh 10 mln euro të tjera për borxhin

Faqe 8

Letra që kërcënoi Stojanin: Herës tjetër do ta ndez ¿tilin!

Faqe 5

Rama, krerëve të PS-së: Dua “revolucion” në bazë në 2012

Interesimi i ambasadorit

Faqe 9

SHKB: Aksidentet e policëve ngrihet grup special hetimi

NGA

ANILA BASHA

Sëmundja e Berishës, Sequi: Më ka ndodhur edhe mua Faqe 6

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 36 E enjte, 15-12-2011

Emisioni “Fiks-Fare” zbardh tra¿kimin nga 2004 në 2010. Si reaguan autoritetet çeke

DROGA NE AMBASADE

Tra¿k me makinën e konsulles në Pragë Ish-ambasadori rrëfen: Ja si u zbulua Lajmi

Faqe 10

Projekti për 2012

Makina e ambasadës shqiptare në Pragë është përdorur për gjashtë vite për të tra¿kuar drogë nga një shtetas nga Kosova. Sipas denoncimit të kreut të anti-drogës çeke, makina e konsulles për¿tonte nga statusi diplomatic për të lëvizur pa kontrolle

U

TIRANE

M

DITELINDJA - 75 VJETORI

NGA

BRIZIDA GJIKONDI

Sërish në kurth zoti Rama

ARBEN RROZHANI akina e ambasadës shqiptare në Çeki ka shërbyer për të trafikuar drogë, duke për¿tuar nga imuniteti që kanë mjetet me targa “CD”. Skandali i publikuar nga emisioni “Fiks Fare” në TCH, sjell raportimin e radhës për abuzimet e rënda që bëhen në selitë diplomatike të Shqipërisë jashtë. Lajmi ishte bërë public tre muaj më parë, kur në shtator 2011, gazeta online parlamentnilisty. cz shkruante se një shtetasi kosovar Agim Saraçi, i arrestuar për tra¿k droge, prej 6 vitesh kishte përdorur makinën e ambasadës shqiptare, për të bërë aktivitet kriminal. Gazeta përmendte emrin e konsulles Katerina Xhelo, që sipas saj ka lejuar përdorimin e makinës, që nuk mudnt ë kontrollohet nga policia vendase, sepse ka imunitet diplomatic. “Fiks Fare” intervistoi Jakub Fridrich, drejtorin e qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki, i cili pohoi faktet e publikuara në gazetë.

Editorial

Basha nxjerr buxhetin, PS: Vodhe sheshin NGA

ESMERALDA KETA

“Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për tra¿k droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike,” tha Fridrish. Ai deklaroi

më tej se Ministria e Jashtme e Çekisë ka kon¿rmuar se personi i hetuar ka bashkëpunuar me ambasadën shqiptare. “Personi që nuk ka imunitet diplomatik nuk mund të përdorë makinën e... vijon në faqen 7

Profesori socialist në 75 vjetor: Duhet dialog, të jemi të gjithë bashkë

Pëllumbi: Nano President? S’më pëlqen JAKIN MARENA

P

rofesori i socialistëve Pëllumbi në 75 vjetorin e lindjes, ka marë si dhuratë një organizim perfekt të festës nga PS dhe një buqetë me lule nga kryetari Rama. Ai ka kërkuar më shumë dialog në PS dhe ka komentuar deklarimin e kandidaturës për Presivijon në faqen 4 dent nga Nano...

bë kohë pa shkruar por ka raste që kompromiset me vetveten zhbëhen kur veprimet e nxituara të një lideri politik cënojnë dhe demoralizojnë çdo idealist që jeton mbi këtë dhe. Përpara rreth 3 muajsh në vazhdën e lojrave s¿litëse politike që palët prej kohësh ndjellin njëra tjetrën u hodh si mish për gjah dhe një ndër Institucionet Kushtetuese të shtetit të brishtë shqiptar, Avokati i Popullit. Kur Kryeministri shqiptoi ofertën ndaj opozitarit të vet Rama në raport me këtë institucion pata bindjen Ku në e b r ë n d ë s h m e ç’rrjesht e ka që zoti Rama ose këshilltarët ligjorë të shkruajtur por edhe politikë procedurën pranë tij do e ori- e fundme ad entonin që mos hoc që ka binte në këtë kurth s h u m ë d i m e n - shpikur, pse sional për të dhe eksperimenton, reputacionin e tij si me kë, si kush shtetar i ardhshëm. vallë?! Mbas kësaj oferte, titullarë partiakë të Ramës dolën dhe e konsideruan ofertën qesharake (gafa e parë) e konsideruan Avokatin e Popullit një karrotë që ata PS domethënë nuk do e hante. Mbas një periudhë heshtje si jo rrallë herë në kampin e çuditshëm opozitar ¿lloi ngritja me pompozitet e komisionit cilësisht partiak për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Sërish burrëria prej politikani, intuita shtetare dhe vizioni kushtetues i liderit opozitar cëdoi, ai shkoi si cjapi tek kasapi në thertoren e më të fuqishmit, sërish tundi shaminë që i vari në dorë ai që përherë ja ka varur. Por nuk është kjo cka mua më shqetësoi dhe më uli të shkruaj këto rradhë pasi kjo ka të bëjë kryekëput me performancën e calët të zotit Rama... vijon në faqen 7


2

E enjte, 15 dhjetor 2011

EKONOMI

Drejtoria kundër Pastrimit të Parave do vejë gjoba

Qeveria vendosi që autoriteti i luftës kundër pastrimit të parave të mund të vendosë në mënyrë autonome gjoba. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të kontrollojë dhe verifikojë përmbushjen e detyrimeve të subjekteve të parashikuara në ligj, nëpërmjet inspektimit të tyre, shqyrtimit të raportimeve, të të dhënave, të

dokumenteve apo të raporteve të vetëkontrollit dhe shqyrtimit të raportimeve të autoriteteve mbikqyrëse. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet brenda 30 ditëve nga data e konstatimit të saj. Më pas Drejtoria vendos masën e gjobës për kundërvajtjen administrative apo pushimin e procedimit të kundërvajtjes administrative, kur nga

analizimi dhe shqyrtimi i fakteve nuk konstatohet kryerja e kundërvajtjes administrative. Vendimi për kundërvajtjen administrative, i vendosur nga DPPPP-ja, do të përbëjë titull ekzekutiv dhe ekzekutimi i këtij vendimi bëhet në përputhje me ligjin "Për kundërvajtjet administrative", thuhet në VKM-në e miratuar dje

Gjatë tremujorit të 3-të kanë hyrë 31% më pak Lajmi Në statistikat e Bankës së Shqipërisë vihet në dukje se fluksi hyrës i kapitaleve të huaja investuese në Shqipëri ka rënë në masën 25 për qind, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

BSH: Investimet e huaja, në rënie 25% Banka qendrore nxjerr zbuluar qeverinë DEKLARATA TË KRYEMINISTRIT SALI BERISHA LIDHUR ME NIVELIN E INVESTIMEVE TË HUAJA NË VEND

TIRANE

GENC KONDI

P

10 gusht 2011 Sipas INSEAD, shkolla e biznesit të botës, dy janë ekonomitë më stabël, në Europë. Nga ekonomitë e mëdha, është ekonomia kryesore e Europës, ajo gjermane. Ndër ekonomitë e vogla është ekonomia shqiptare. Ky është rankimi që u bën shkolla e biznesit të botës ekonomive në Europë (Mbledhje qeverie)

or, tendenca e rënies ka qenë edhe më e theksuar gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, kur, gjithnjë sipas Bankës, shifra është 31 për qind më e ulët se në periudhën korrik-shtator 2010. Në këtë mënyrë, BSH ka nxjerrë në pah një tendencë negative të investimeve të huaja direkte, ndërkohë që qeveritarët, duke

20 shtator 11 Më shumë se 1 miliardë dollarë kanë qënë investimet direkte të huaja që ka tërhequr Shqipëria për vitin 2010 (Fjala në Forumin e parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, në Nju Jork)

...kompanitë e huaja kanë sjellë kapitale, por edhe kanë tërhequr sasira të mëdha, në bazë të kërkesave të kompanive-mëmë... filluar nga kryeministri, pretendojnë të kundërtën.

VITI 2011

Në gjysmën e parë të këtij viti, ishte shënuar rënie në masën 10 për qind e fluksit të investimeve të huaja direkte neto në ekonominë shqiptare, krahasuar me të njejtën periudhë të 2010-ës. Kjo konstatohej në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike e Financiare të Komisionit Evropian kushtuar zhvillimeve në vendet kandidate për në BE apo në proces afrimi. Sipas raportit, një gjë e tillë ka pasqyruar kthimin për në vendet e origjinës të një pjese të madhe të kapitaleve të huaja gjatë tremujorit të parë të 2011-ës. Por, trendi duket se ka vazhduar edhe më tej, duke u thelluar me shpejtësi.

9-MUJORI

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin investimet e huaja direkte kishin vlerën e 440 milionë eurove, me një rënie prej afro 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Për tremujorin e tretë të këtij viti, vlera e investimeve ishte 170 milionë euro, 31% më pak kraha-

25 nëntor 2011 Shqipëria ka ndryshuar me shpejtësi të madhe, ndërsa investimet e huaja kanë njohur rritje. Ato kanë qenë 316% në katër vjet. Një rritje kjo, e arritur falë reformave të ndërmarra nga qeveria. Te liria ekonomike qëndrojnë potencialet e zhvillimit. Ne kemi vendosur barrën fiskale më të ulët (Panairi Klik Ekspo Klik) suar me një vit më parë. BSH nxjerr në dritë faktin se investimet e huaja direkte ka dy vjet që janë në rënie, ndërkohë që për vitin 2010

qeveria ka pretenduar se kanë patur një rritje kolosale, pavarësisht nga kriza botërore.

PRETENDIMET

Kryeministri Sali Berisha,

në shtator të këtij viti, në forumin e parë të investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane,

Borxhet

Qeveria fal 30 milionë euro detyrime

K

TIRANE

a anuluar borxhe të prapam betura në masën 3.8 miliardë lekë qeveria shqiptare, detyrime financiare që i kishin Agjencisë së Trajtimit të Kredive institucione të ndryshme shtetërore ose persona juridikë me pronar shtetin, që kanë falimentuar. Një pjesë e tyre do të paguajnë vetëm shpenzime të papërfillshme gjyqësore. Kështu, shteti ka ngritur duart përballë një situate pa zgjidhje, kur prej shumë vitesh borxhet nuk mund të mblidhen më, ose pagesa e tyre nga disa ministri do të sillte çoroditje të bilanceve të tyre, pikërisht kur ato janë në krizë të theksuar

likuiditeti. Ndër borxhet e falura, është edhe ai i ndërmarrjes së mbrojtjes "MEICO", në masën 318 milionë lekë, ministria e Financave në masën 162 milionë lekë, ministria e Ndërtimit në masën 112 milionë lekë, ministria e Ekonomisë në masën 212 milionë lekë. Rekordin në këtë mes e mban ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ne shifrën e 2.1 miliardë lekëve, të cilat shteti i pranon si borxh të pambledhshëm. Falen gjithashtu kreditë e papaguara nga ndërmarrjet shtetërore të transportit të udhëtarëve në disa rrethe të vendit, që tashmë prej vitesh nuk funksionojnë më.

deklaroi se suksesi i modelit ekonomik shqiptar dëshmohet nga "niveli i lartë i rritjes së investimeve të huaja në vend". Ai ka deklaruar se në vitin e kaluar, sasia e tyre ishte 1 miliard dollarë. Ndërsa në fund të muajit të kaluar, kryeministri ka deklaruar në panairin e Tiranës se "investimet e huaja direkte kanë pësuar rritje 316% në katër vjet. Një rritje kjo, e arritur falë reformave të ndërmarra nga qeveria", tha ai.

KAPITALET

Në rast se llogariten së bashku sasia hyrëse e investimeve të huaja direkte dhe ajo e valutës nga remitancat, në ekonominë shqiptare gjatë 9mujorit të parë të vitit 2011 kanë hyrë 194 milionë euro më pak, shumë kjo sa afro 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në raportet e specialistëve të Komisionit Evropian është vënë gjithnjë në dukje se kompanitë e huaja, të pranishme në Shqipëri, sjellin kapitale, por edhe kanë tërhequr prej këtej sasira të konsiderueshme, në bazë të kërkesave të kompanivemëmë në atdheun e tyre.

BUXHETI

Presidenti dekreton ligjin

P

residenti Bamir Topi ka dhënë miratimin e tij duke shpallur dekretimin e buxhetit të vitit 2012. Kjo është bërë një javë pas votimit në seancë plenare, që pasoi seancën maratonë të diskutimit. Me dekretimin nga Presidenti, buxheti i vitit 2012 hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky buxhet është cilësuar nga Qeveria si një buxhet konservator, duke parashikuar një rritje ekonomike 4.3% dhe një shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve. Ai arrin në vlerën e 4 miliardë dollarëve dhe orientohet në vijimin e projekteve kryesore infrastrukturore. Referuar deklaratave të zyrtarëve të qeverisë, ky buxhet do të mundësojë që gjatë vitit të ardhshëm, të ruhet stabiliteti ekonomik i vendit, si dhe të përmbushen objektivat kryesore ekonomike.


E enjte, 15 dhjetor 2011

3

EKONOMI ZHVLERËSIMI I EUROS

KRIZA GREKE

Për herë të parë që nga janari i këtij viti, euroja ra dje nën pragun e 1.3 dollarëve, për shkak të rishfaqjes së shqetësimeve lidhur me krizën e borxhit në zonën euro dhe uljen e vlerësimit të borxheve sovrane nga agjencitë e vlerësimit financiar. Rreth orës 12, euroja arriti në 1,2995 dollarë, niveli më i dobët që prej 12 janarit, përpara se të rritej sërish rreth kuotës 1.003 dollarë

Gazeta amerikane "New York Times" shkruante dje se "në një ditë të zezë, kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi". Sipas skenarit të saj ogurzi, kjo do të pasohej me një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti. Vlera e dhrahmisë do të ishte 60% më e ulët kundrejt euros

Qeveria merr një borxh emergjence në fund të vitit

Financat, ankand sekret bonosh për 10 mln euro Mungojnë fondet, buxheti ndryshon sërish

?

Lajmi Ministria e Financave ka përgatitur në fshehtësi të plotë një ankand të fundvitit të letrave me vlerë në masën 10 milionë euro. Ky do të kryhet më 20 dhjetor dhe do të zhvillohet vetëm në valutë, me bono që do të kenë afat njëvjeçar

Çfarë ndikimi ka në xhepat e taksapaguesve shqiptarë kredia për energjinë elektrike dhe ankandi i bonove me euro?

TIRANE

GENC KONDI

Infrastruktura

Zyrtarizohet mashtrimi me "rrugën e kombit"

TIRANE

Q

everia e bëri dje zyrtare dhënien me koncension të rrugës Milot-Morinë një subjekti privat, pas të cilës automjetet që do të kalojnë në të do të paguajnë një tarifë të caktuar, në vartësi të peshës dhe tipit. Një gjë e tillë për vite me rradhë ishte mohuar nga zyrtarët qeveritarë, duke filluar nga Berisha e deri te zv.ministrat e Transporteve. Në fakt, rruga është ndërtuar me shpenzime të mëdha nga taksat e shqiptarëve, duke shmangur koncensionim që në fillim. Vetëm për segmentin Rrëshen-Kalimash u shpenzuan 826 milionë euro, ku kostoja e tunelit arriti në rreth 280 milionë euro. Koncensioni që në ndërtim do të kishte justifikuar kalimin me pagesë të automjeteve e do të kryhej më fonde nga vetë investitorët. Por, duket se mirëmbajtja do të kushtëojë tej parashikimeve, ndërkohë që edhe shfrytëzimi i rrugës nuk ka

sjellë deri tani atë leverdi ekonomike që u pretendua. Mendohet se pagesa për kalimin në rrugë do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët. Kjo do të rritë koston edhe për udhëtarët e mjeteve publike. Aktualisht vetëm për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen-Kalimash, buxheti i Drejtorisë së Rrugëve ka akorduar një fond vjetor rreth 2 milionë eurosh, që shkojnë për kosto operative të ndryshme, ndërsa sa i takon dëmtimeve të aksit, vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e kompanisë Bechtel ENKA.

M

ungojnë fondet, qeveria përdor masa emergjente. Në kushtet kur të ardhurat janë gati të pandryshuara me faktin e vjetshëm dhe, madje, më të ulta se parashikimi për një vit më parë, viti financiar parashikohet të mbyllet me një borxh emergjence, që do të merret nga bankat e nivelit të dytë në vend, pa dalë në tregjet e huaja, por duke marrë direkt valutë, për të përballuar shpenzime për interesa apo kredi që janë marrë apo paguhen në monedhën evropiane. Sipas burimeve nga ministria e Financave, Banka qendrore nuk do të lejohet të hyjë në këtë financim, pasi edhe me ligj ajo ndalohet të financojë Ekzekutivin për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj. Në fakt, ky institucion e ka shkelur më se një herë këtë kërkesë, por kjo është një çështje tjetër. BSH qeveria e ka përdorur më se një herë në mënyra të ndryshme për të financuar gropat e buxhetit, siç ishte rasti i blerjes me detyrim të Hotel Dajtit, ndërkohë që BSH kishte shumë probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur. Ndryshe nga herët e tjera, bonot do të jenë me afat 12mujor. Kjo është hera e tretë që qeveria shqiptare del në treg me bono në euro, ndërkohë që me lekë ankandet e letrave me vlerë organizohen dy-tri herë në muaj. Ankandi i parë është zhvilluar më 28 qershor të vitit të kaluar dhe interesi në shkallë

PYETJE PERGJIGJE

INFORMACION MBI NJOFTIMIN E ANKANDIT TË BONOVE NË EURO

Data e ankandit Lloji i bonove Shuma gjithsej Bankat e nivelit të dytë Banka e Shqipërisë Data e emetimit Data e maturimit

vjetore i 25 milionë euro bonove ka qenë 6.05 për qind. Por ky interes është rritur këtë vit, kur ministria e Financave ka dalë për herë të dytë, me shitjen e 20 milionë euro bonove të tillë. Këto u pranuan nga tregu me interesin e rritur në nivelin 6.39 për qind. Rritja e interesit ishte në masën afro gjashtë për qind. Ende nuk dihet se sa do të jetë interesi i bonove të fundvitit, por vështirësitë e tregjeve ndërkombëtare imponojnë një kujdes më të madh për blerësit e letrave me vlerë të vendeve si Shqipëria, pavarësisht se pas tyre është një shtet. Sipas agjencive kryesore të vlerësimit të aftësive financiare të vendeve të botës, Shqipëria hyn në vendet me risk të lartë për të investuar. Kjo nuk do të thotë automatikisht që nuk do të blejë njeri bono, por çmimi i tyre është më i lartë për vendet që konsiderohen me rrezik. Deri tani, drejtuesit e Financave publike kishin deklaruar se nuk do të merrnin më borxhe, në

i jashtëzakonshëm 20.12.2011 12-mujor në euro 10.000.000 10.000.000 0 27.12.2011 27.12.2012 përpjekje për të ulur nivelin e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, si dhe të deficitit buxhetor. Ky i fundit, sipas statistikave të sapopublikuara për 11 muajt e vitit 2011, ka tendencë të rritet vazhdimisht, me të ardhurat që rriten 0.7% krahasuar me vjet, në një kohë që shpenzimet buxhetore janë rritur me 3,5 për qind. Deficiti si 11-mujor është 60 për qind më i lartë se ai i një viti më parë në të njejtën periudhë. Absurde duket në këtë mes deklarata e bërë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë, sipas të cilit "ngushtimi i deficitit buxhetor dhe mbajtja e borxhit nën 60 për qind dhe ngushtimi drastik i deficitit buxhetor janë dy kushtet, të cilat do të parandalojnë në të ardhmen kriza të tilla". Por, lidhur me kufirin e 60 përqindëshit, dyshime të reja kanë lindur pikërisht dje, pas miratimit të një akti normativ, i cili e rrit nivelin e borxhit edhe

Qeveria nuk rrit tarifat e energjisë elektrike, por, në mënyrë indirekte, hyn në një borxh, të cilin duhet ta paguajnë të gjithë, pasi interesat e tij paguhen me anë të taksave. Pra, kjo është një kosto e fshehur, por që shton barrën fiskale

Kush i blen bonot në euro në tregun e letrave me vlerë?

Blerësit e tyre janë banka të nivelit të dytë, të cilat duhet të jenë lajmëruar tashmë nga drejtuesit e dikasterit të Financave. Ato kanë gjetur një treg të leverdisshëm duke blerë letra me vlerë të qeverisë, ndërkohë që përdorin për këtë kursimet e mëdha të shqiptarëve në arkat e tyre

Fjala është për eurobonde?

Eurobondi trajtohet në tregje të huaja, nga brokera të huaj. Këto bono në euro shiten në tregun e brendshëm dhe ankandet organizohen në Bankën e Shqipërisë për llogari të ministrisë së Financave

me 4.5 miliardë lekë të tjera, duke e çuar 8 miliardë lekë mbi 60 përqindëshin shifrën e borxhit në raport me PBB-në. "Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2011, është 84.690 milionë lekë", thuhet në dokument. Në ligjin për buxhetin e shtetit shifra ishte 79.288 milionë lekë. Diferenca është 4.5 miliardë lekë të reja. Kjo është e barabartë me shifrën, që Ekzekutivi ka vendosur dje të lejojë KESH-in të marrë borxh, me një VKM tjetër.


4

E enjte, 15 dhjetor 2011

POLITIKE

Mazhoranca miraton K Leskajn në krye të KLSH, opozita kundër

andidati për kreun e KLSH sot do të votohet në Kuvend, ndërkohë që miratimi i tij në Komisionin e Ekonomisë është bërë vetëm me votat e mazhorancës, duke paralajmëruar votën kundër të socialistëve në seancë. Ashtu siç kishin paralajmëruar përfaqësuesit e opozitës bojkotuan votimin duke rikujtuar se të njëjtin veprim do bëjnë edhe në Kuvend. Pasi kandidaturën e Leskajt e kanë cilësuar

politike, për shkak se është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ndërkohë që vetë kandidati për kreun e KLSH, Bujar Leskaj është shprehur se hapi i parë në krye të institucionit të ri do të jetë dorëzimi i imunitetit si kreu i KLSH. Ai parlajmëroi kontrolle në administratën fiskale, kontrolle për mënyrën e dhënies së koncesioneve dhe kryerjes së privatizimeve si dhe rritjen e bashkëpunimin me

Prokurorinë. Propozimi i emrit të Leskajt si kreu i ri i KLSH u bë nga presidenti Topi gati një muaj më parë, pas rrëzimit nga mazhoranca të kandidatit tjetër po nga radhët e PD, Sali Shehu. Ndërkohë që dy ditë më parë, Leskaj mori pëlqimin e ish-kolegëve të tij dhe të kryetarit të mazhorancës, Berisha, ndërsa Rama ka shprehur votën kundër të deputetëve socialistë sot në Kuvend

Profesori socialist feston 75 vjetorin: Fitore më 2013 Lajmi Profesori i socialistëve Pëllumbi në 75 vjetorin e lindjes, ka marë si dhuratë një organizim perfekt të festës nga PS dhe një buqetë me lule nga kryetari Rama. Ai ka kërkuar më shumë dialog në PS dhe ka komentuar deklarimin e kandidaturës për President nga Nano.

Pëllumbi: Nano s'më pëlqen për President Për Nanon: S'më pëlqenjnë ata që vetëkandidohen Meidani-Moisiu "Ta gëzojë ditëlindjen, Serveti. Jetë të lumtur për vete në radhë të parë, por dhe për familjen e shoqërinë. Njerëz si Profesor Serveti, i bëjnë mirë kombit", tha Meidani. Edhe nga një tjetër ish President si Alfred Moisiu do t'i merrte urimet në këtë 75-vjetor.

TIRANE

JAKIN MARENA

P

rofesori socialist Servet Pëllumbi ka festuar dje 75 vjetorin e lindjes, bashkë me të gjithë drejtuesit socialistë, të mbledhur në një nga ambientet pranë selisë së PS. Ka qenë Kryetari i PS, Edi Rama ai që i ka dhuruar tufën me lule në këtë festë ku merrnin pjesë shumë miq dhe të afërm të familjes politike dhe biologjike të Profesorit. Teksa si në çdo ditëlindje, Pëllumbi do të priste tortën në të cilën shkruhej "Gëzuar ditëlindjen Profesor", vetë ai u shpreh se i falenderon të gjithë, kryetarin e PS, Kryesinë e PS, për këtë festë të shkëlqyer në këtë 75 vjetor të ditëlindjes së tij. "Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë", ka qënë urimi i Pëllumbit, në momentin kur ka ngritur dhe

Rama duke i dhuruar një buqet me lule Profesorit Servet Pëllumbi me rastin e 75-vjetorit dollinë me bashkëkontribuesit socialistë. Por në momentin që është shkëputur për të përshëndetur të gjithë ata që kishin ardhur për ta uruar, nuk i ka shpëtuar syrit të medias, e cila është interesuar për qëndrimin e profesorit të socialistëve për situatën politike dhe për deklarimin e kandidimit të ish-kryetarit të PS Nano për President. "Do të dëshiroja që PS të kontribuonte edhe më shumë në atë që i mungon

më tepër shoqërisë shqiptare. Dialogu, bashkëpunimi, mirëkuptimi, konvertimi në një filozofi politike kombëtare sepse realisht kemi shumë potenciale, kemi shumë njerëz të mirë. Gjithnjë ka gjëra për të përmirësuar edhe unë që jam 75 vjeç mendoj se kam gjëra për të përmirësuar, jo më PS që është një forcë e re politike", tha Pëllumbi për mediat. Njëherësh nuk ka munguar të shprehet në mënyrë të tërthortë për

mediat dhe në lidhje me ambicien e ish-kryetarit socialist Nano për të kandiduar për postin e kreut të shtetit. Pyetjes se si e konsideronte deklarimin e kandidaturës për President nga ishkreu socialist Nano, profesori i PS, Pëllumbi i është përgjigjur se "Ajo është një dëshirë e tij, po të them të drejtën ata që vetëkandidojnë nuk i kam shumë qejf". Ndërkohë që kanë përshëndetur në ditëlindjen e tij ish-presidentët Meid-

ani dhe Moisiu, ish-kryetari i Kuvendit, Dokle dhe ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, të cilët e kanë vlerësuar figurën e Pëllumbit si një ndër kontributorët më të mëdhenj në politikën shqiptare. Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike në PS dhe Kuvend. Pëllumbi është jo vetëm politikan e intelektual i njohur me kontribute brenda vendit dhe përtej tij, por njëherësh është dhe një nga filozofët më të mirë të plejadës së tij, një "gur themeli" i historisë së mendimit filozofik dhe sociologjik shqiptar. Ai është dekoruar nga Presidenti me urdhrin "Gjergj Kastriot Skënderbeu".

Kandidimi

Malaj: Nano President, ende herët

A

TIRANE

nëtari i kryesisë së Partisë Social iste, deputeti Arben Malaj është shprehur në lidhje me interesimin e mediave për një qëndrim të tij ndaj deklaratës së ish-kryetarit të PS Fatos Nano për zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm. "Së pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare të devijoje fokusin për reformat ekonomike dhe integruese, në debatin për kandidatët për presidentin e ardhshëm të vendit", ka qënë deklarata e Malajt mbrëmë në rrjetin social facebook. Njëherësh ai është shprehur se vendi ka nevojë për qetësi dhe nuk duhen hapur debate një vit para kohë, ndërkohë ë është një axhendë e ngje-

shur për reformat në vend. "Është e qartë që ky moment ka një rëndësi të veçantë për të zbutur ambientin politik apo për ta rikthyer atë në qëndrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do të zgjidhin këtë problem, do të përcaktohet maturia e klasës politike në tërësi, duke ndikuar edhe në zgjedhjet e 2013-ës", tha Malaj. Për të cilin, intervista e Nanos nuk synonte të hapte apo nxiste një grindje të re në politikën shqiptare dhe aq më pak në PS. "Në këtë këndvështrim, si dhe duke marrë parasysh kohën tejet të mjaftueshme në dispozicion, do të jetë jo efektive politikisht që të përfshihemi në debate publike të motivuara nga parapëlqimet apo hatërmbetjet e së shkuarës për diçka

që pret", ka nënvizuar Malaj. I cili njëherësh nuk i është shmangur vlerësimit pozitiv të ish-krytetarit socialist në këtë tranzicion mbi 20 vjeçar. "Kontributet pozitive të Nanos në këtë tranzicion të vështirë janë evidente", ka vijuar Malaj vlerësimin e tij. Deri më tani qëndrimet e socialistëve kanë qënë me pikatore përsa i përket ambicies së shfaqur këto ditë nga ana e ish-kryetarit socialist Nano për të qënë president i vendit. Harasani është shprehur pro Nanos President ndërkohë që Dade ka lënë për të kuptuar se nuk e mbështet atë, duke thënë se në zgjedhjet e 2009 Nano s'ka votuar për PS. Malaj e mbështet, por e quan të shpejtë debatin, ndërsa dhe nga e djathta kanë ardhur vlerësime pro Nanos.

JOZEFINA TOPALLI

"Pëllumbit i uroj gëzuar 75 vjetorin"

K

ryetarja e Kuvendit të Shqipërië, Jozefina Topalli i ka uruar dje ditëlindjen ish Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Kryeparlamentarja i bëri urimet më të mira profesorit socialist Pëllumbi, për një jetë të gjatë dhe të lumtur, duke i uruar shëndet atij dhe familjes së tij. Kryeparlamentarja aktuale ka qënë për tetë vite me radhë nënkryetare e Kuvendit, në momentin kur PD ishte në opozitë, dhe disa kohë ka qënë dhe në kryesinë e Kuvendit me ish-kryetarin Pëllumbi, ku marrëdhëniet e tyre kanë qënë më se korrekte, që kanë vazhduar dhe më pas.

AGASI-DOKLE

PS, pro dhe kundër Nanos si President

N

jë ndër socialistët me karrierë të gjatë në politikë dhe PS, Namik Dokle nuk shprehet qartë për emrin e Nanos President. "Kur të ketë ditëlindjen ai do të flas", tha Dokle. Ndërsa Rexhep Meidani shmang komentet për këtë çështje, pro Nanos president nuk heziton të shprehet vetëm ish anëtari i kryesisë Bardhyl Agasi. "Pse të mos e mbështesë. Një kryetar që ka drejtuar këtë parti prej 15 vjetësh e ka transformuar atë, duke qenë nga një parti ish komuniste në një parti të Internacionales socialiste", tha Bardhyl Agasi. Duke e përkrahur ambicien e ish-kryetarit për President.


E enjte, 15 dhjetor 2011

5

POLITIKE

Avokati i Popullit K "skartohen" dhe nëntë kandidatura dje

omisioni i përzgjedhjes së kandidatit për Avokatin e Popullit i ngritur në Partinë Socialiste do të përzgjedhë sot në mesditë kandidaturën e vetme nga 12 kandidaturat që kanë mbetur deri më tani. Por pavarëesisht se kreu socialist Rama ka deklaruar se keni ardhur mirë deri këtu dhe tashmë përgjegjësia është tërësisht e juaja pasi duhet të zgjidhni më të mirin, anëtarët e komisionit përzgjedhës kanë vendosur ta

përshpejtojnë punën, duke u mbedhur pasditën e djeshme dhe kanë skartuar 9 kandidatë duke lënë vetëm tre të tillë për ditën e sotme, nga i cili do të dalë një kandidat. Kështu, pasi janë mbledhur paradite me kryetarin Rama, anëtarët e komisionit përzgjedhës sipas burimeve brenda komisionit kanë bërë dhe këtë përzgjedhje, duke nxjerrë tre kandidatura që mbrëmë, emrat e të cilëve mbeten sekret.

Mbledhja e Komisionit pritet të bëhet ditën e sotme në orën 13.00 për të përzgjehdur dhe kandidatin e vetëm, të cilin do ta shpallin pas orës 15.00 për ta nbërë të njohur për publikun. Kjo kandidaturë do të shkojë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe do të miratohet me unanimitet për të arritur më pas dhe për ta hedhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të miratohet me konsensus.

Kryetari socialist mbledh kryetarët e rretheve dhe Sekretarët Lajmi Kryetari socialist Rama ka mbledhur krerët e PS të rretheve në një takim njohës me sekretarët e rinj të zgjedhur nga Asambleja. Tërë takimi është fokusuar tek përgatitja për vitin e ardhshëm në funksion të fitores së zgjedhjeve të vitit 2013.

Rama-krerëve të PS: "Revolucion" në bazë Kreu i PS: Kujdes me aleatët e verifikim emigrantëve TURET E RAMËS

Kryetari i PS do të zbresë vetë në bazë

TIRANE

JAKIN MARENA

M

enjëherë pas përfun dimit të festimit të 75 vjetorit lindjes së profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, dhe duke shfrytëzuar dhe mbledhjen e tyre në këtë festë, kreu socialist Edi Rama ka mbledhur në mesditë në një takim të përbashkët krerët e PS në rrethe dhe sekretariatin e ri të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet në Asamblenë Kombëtare të fillim dhjetorit. Kreu i PS ka qënë konçiz në kërkesat ndaj drejtuesve vendorë teksa ka kërkuar një mobilizim total për vitin e ardhshëm, vetëm një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Që në fillim të fjalës së tij, Rama ka prezantuar krerët e rinj të sekretariatit të Asamblesë Kombëtare dhe ka deklaruar dhe detyrat që kanë të gjithë ata, në funksion të një zgjerimi të funksionimit të Partisë Socialiste në të gjithë hapësirën shqiptare dhe më tej në emigracion. Kështu Rama, teksa ka prezantuar dhe strukturën e sekretariatit përpara kryetarëve të PS të rretheve, përtej këtij takimi njohjeje ka përcaktuar qartë se në varësi të bashkëpunimit mes sekretarëve dhe kryetarëve të PS në rrethe, por dhe degëve të tjera dhe strukturave të tjera socialiste, do të përcaktohet dhe fati politik i socialistëve dhe opozitës në zgjehdjet e ardhshme të cilat tashmë janë në prag. Peshën kryesore në këtë riorganizim për vitin e ardhsjëm do ta kenë sekretarët e organizimit dhe i pushtetit vendor, përkatësisht Blendi Klosi dhe Bashkim Fino. Të cilët do të merren me gjithë hartën e riorganizimin total të PS, duke tentuar të përfshihen të gjithë

K

ryetari socialist Rama në takimin e djeshëm është shprehur se takimet e tij me bazën do t'i shërbëjnë qëllimit final të vitalizimit të PS për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e vitit 2013. Ai ka bërë të ditur se duke alternuar takimet me strukturat dhe forumet drejtuese të PS në bashki dhe komuna, si dhe poromovuar librin e tij, do të realizojë takime me rininë dhe shtresat e ndryshme sociale.

aktorët dhe faktorët politikë të majtë dhe ata që nuk janë në të njejtën gjatësi vale me mazhorancën qeverisëse, për të krijuar një bllok të fortë përballë mazhorancës dhe maksimalizuar fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Por nga ana tjetër Rama i ka klushtuar një rëndësi tepër të madhe arritjes së shuarjes së hatërmbetjeve dhe përplasjeve në bazë, të cilat ndikojnë shumë në per-

ceptimin e qytetarëve në ato zona ku janë prezente, se opozita është e gatshme dhe e bashkuar për të marrë në dorë qeverisjen e vendit në këtë fazë të krizës që ka mbërthyer vendin. Në këtë kontekst, një rol të rëndësishëm ka zënë dhe organizimi i punës, në mënyrë që aleanca me partitë e tjera opozitare të funksionojë në mënyrë reale, në mënyrë që të mos ketë probleme dhe

të mos punojnë kundër njëri tjetrit, duke respektuar në këtë mënyrë akordin e arritur me krerët e partive aleate në qendër, për ta implementuar dhe në bazë, në mënyrë që të krijohet dhe garancia dhe besimi mes palëve. Njëherësh është kërkuar dhe evidentimi i të gjithë atyre emigrantëve, të cilët janë mbështetës të PS, që në rastin më të mirë nëse fiksohet në Kod votimi i tyre të votojnë andej, ose të kthe-

hen për votime në Shqipëri. Rama ka kërkuar që puna me qytetarët të bëhet derë më derë, për të përcjellë alternativën e re për qeverisje të opozitës dhe për të shpjeguar se përse kjo alternativë duhet të votohet. Takimi i nisur si takim prezantues është kthyer në këtë mënyrë në një takim pune me krerët e PS në rrethe dhe sekretarëve socialistë.

LAJME SHKURT Topalli: Linjë Tirane-Sarajevë

Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe homologu i saj boshnjak deklaruan pas takimit mes tyre se do të nxisin përpjekjet e përbashkëta rajonale për tërheqjen e financimeve të BE-së për projekte për Ballkanin. Numri një i parlamentit boshnjak Beciroviç tha se vendi që përfaqeson është i interesuar për rritjen e marrëdhenieve ekonomike si në energji, infrastrukturë e transport, si dhe vlerësoi eksperiencën shqiptare në këto fusha. Ai tha se, një linje direkte fluturimi TiranëSarajevë do t'i shërbente afrimit të metejshem të biznesit. Ndersa Topalli deklaroi se do të ishte shumë efikase krijimi i një komisioni të përbashkët ekonomik, i fokusuar ne fusha konkrete.

Takimi, Serbia ka refuzuar "Adriatik 5"

Për herë të dytë brenda një jave Serbia refuzon ftesën shqiptare për të marrë pjesë në "Adriatik 5". Ndërsa ministri serb Jeremiç nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Tiranës ministri shqiptar Edmond Haxhinasto e cilësoi si sfidë të rëndësishme zgjidhjen e situatës në veri të Mitrovicës. Sipas tij situata në veri të Mitrovicës është shqetësuese për sigurinë në rajon dhe vendet e Kartës së Adriatikut mirëpresin çdo hap për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Në takim shefat e diplomacisë Ballkanase kanë shtruar nevojën e një bashkpunimi më të madh që i gjithë rajoni të jetë i bashkuar rreth NATO-s. Sipas Aputharai dyert e kësaj aleance do të hapen së shpejti për rajonin.

Reforma Zgjedhore

Partitë e mëdha penalizojnë aleatët

N

TIRANE

uk ka pasur qetësi në diskutimin për reformën zgjedhore mes palëve politike në Shqipëri. Kështu, mbledhja e djeshme e Komisionit ad hock për Reformën Zgjedhore është shoqëruar nga pakënaqësi dhe debate të forta. Ende pa përfunduar kjo mbledhje me dyer të mbyllura, kryetari i PR, Fatmir Mediu ka braktisur sallën. Në një prononcim për median pasi doli nga Kuvendi, Mediu tha se komisioni po diskuton vetëm çështje të karakterit teknik. "Ne jemi përfaqësues politikë dhe pjesëmarrja jonë duket e tepërt për aq kohë sa aty flitet vetëm për çështje teknike", theksoi Mediu sipas të cilit janë anashkalu-

ar dhe nuk po flitet për ato kërkesa jetike të bëra nga partitë e vogla. Por debati ka qënë i fortë brenda teksa dy partitë e mëdha kur kanë përcaktuar axhendën e punës së Komisionit, s'kanë marrë parasysh kërkesën e partive të vogla, të cilat kërkonin që në fillim të diskutohej sistemi zgjedhor dhe më pas të kalohej në ndryshimet sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve. Kjo është shoqëruar me debate të forta mes Mediut nga njëra anë dhe Rusmalit e Gjiknurit nga ana tjetër. Pas kësaj diskutimi për Reformën Zgjedhore nuk do të nisë nga korrigjimi i sistemit, por nga përmbushja e kërkesave të OSBE/ODIH-it, të cilat jo domodoshmërisht lidhen me debatin politik të sistemit zgjedhor ak-

tual. Kjo nuk është mirëpritur nga forcat e vogla politike pjesëmarrëse në komisionin parlamentar, i cili gjatë mbledhjes së radhës miratoi një axhendë për adresimin, të disa hapave teknikë. Pa marrë parasysh kërkesa e partive të vogla që janë arritur në tryezën e përbashkët. Socialistët të përfaqësuar nga Damian Gjiknuri në bashkëkryesimin e komisionit për rishikimin e kodit lektoral bën me dije se debati me sistemin do të jetë më i gjerë, jo vetëm me spektrin e partive parlamentare, debat që, sipas tij, nuk mund të mbajë peng zhvillimin e hapave të tjerë të përmirësimit të ligjit të zgjedhjeve. Kjo ishte mbledhja e dytë e komisionit të Reformës Zgjedhore, pas asaj të konstituimit.


6

E enjte, 15 dhjetor 2011

POLITIKE

Berisha, Vehbiu: D Inati që mbajti me babain

y ditë pas kolapsit në publik, kryeministri 67-vjeçar Sali Berisha pranoi se kjo ishte sëmundja e radhës dhe shfaqja e tretë më e fortë në harkun kohor të 23 viteve të fundit. Por sipas bashkëpunëtorëve dhe njohësve të jetës të Sali Berishës në këto tre dekadat e fundit, jeta e tij nuk ka qenë kaq "rozë". Është folur për trajtime të tij të shpeshta në klinika jashtë dhe brenda vendit, marrje të ilaçeve

dhe një kujdes të shtuar mjekësor, për probleme psikike. Një kurim i tillë, i mbetur në kuadrin e thashethemit, ishte ai lidhur me kurimin e tij nga psikiatri i shquar Ulvi Vehbiu, që ndërroi jetë në korrik 2010 në SHBA. Djali i tij, publicisti Ardian Vehbiu, në një prononcim për "Shqiptarja.com" thotë se i ati nuk fliste kurrë për të sëmurët e vet. "Megjithatë, kur e kam ngacmuar kohët e fundit për Berishën-meqë i kam dëgjuar edhe une

thashethemet-më ka thënë se nuk e ka mjekuar ndonjëherë; dhe unë e besoj". Babai I psikiatrisë shqiptare, iku që në fillim t viteve '90 në SHBA përe të mos u kthyer më, dhe sipas njohësve ishte një konflikt edhe me Berishën që u bë president. I biri I tj thotë sot, se Berisha e ruajti këtë inat: "Gjithsesi lidhjet mes tyre kanë qenë gjithnjë shumë të ftohta, madje kryeministri nuk u kujtua as të dërgonte një ngushëllim cfarëdo kur ai vdiq, vjet në korrik".

Ambasadorët në sallë të shqetësuar kur panë reagimin. Sequi: Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua

Sëmundja, Sequi: I telefonova një ditë më vonë kryeministrit Lajmi Sëmundja e kryeministrit Sali Berisha nuk ka shkuar pa u vënë re nga ambasadorët e akredituar në Tiranë. Ekskluzivisht për shqiptarja.com, ambasadori i delegacionit të komisionit evropian në Tiranë Ettore Sequi pranon se ka marrë informacionin e nevojshëm për shëndetin e përmirësuar të Berishës, dhe vetëm një ditë më pas, ka telefonuar vetë kryeministrin

TIRANE

ANILA BASHA

A

mbasadorët kanë mbe tur të habitur por kanë qenë edhe të shqetësuar për shëndetin e kryeministrit dy ditë më parë në festimet e 21 vjetorit të PD në hollin e Pallatit të Kongreseve. Pranë kryeministrit Berisha, ishin ambasadorët e Komisionit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE Eugen Volfard. Ambasadorët, sikurse çdokush tjetër në atë sallë, ishin të shqetësuar nga ndërprerja e fjalës së kryeministrit. Ambasadori Ettore Sequi, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë pranon për shqiptarja.com se e ka parë gjithë skenën sepse ka qenë në sallë. "Duhet të jem i sinqertë me ju, thotë ambasasori për shqiptarja.com. Atë natë, nuk mora kontakt me kryeministrin. Por mora gjithë informacionin e nevojshëm nga stafi se kryeministri ishte mirë me shëndet", vijon rrëfimin e tij ambasadori për momentet sesi e ka përjetuar lajmin e sëmundjes së kryeministrit, pas asaj që pa në sallën e Pallatit të Kongreseve, dhe pas zhurmës së madhe mediatike që ndodhi për këtë sëmundje të kryeministrit. "Unë atë natë nuk kam komunikuar me kryeministrin. Të nesërmen jam nisur për në Romë, për një takim që kemi pasur në kuadër të Ballkanit, ku ka qenë edhe zoti Sanino. Pra të nesërmen e datës 21 dhjetor,

më 22 dhjetor, unë kam komunikuar në telefon me kryeministrin Berisha". Por ambasadori kujton edhe momentet se kur ka ndodhur ngjarja. "Në atë moment, kur zoti Berisha po fliste në foltore, unë isha me ambasadorin e SHBA dhe ambasadorin e OSBE. Ishim të tre bashkë. Kur e pamë ndërprerjen e fjalimit nga ana e kryeministrit, ishim të shqetësuar paksa me thënë të vërtetën. Por, mua personal-

Ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Ettore Sequi isht, edhe nga salla dhe ajo çka pashë në sallë, mu krijua ideja se bëhej fjalë për lipoti-

mi. Kjo më ka ndodhur edhe mua, na ka ndodhur të gjithëve, kur bëhet fjalë për

të folur në salla të mbyllura me shumë njerëz dhe kur të ndodh sikur ka mungesë ok-

Deklarata e kryeministrit

Mjekët: Hiperenergjia? Berisha tallet me termat mjekësorë

TIRANE

D

y ditë pas gjendjes së të fiktit në hollin e Pallatit të Kongreseve, Kryeministri Berisha u shprehu dje në mbledhjen e qeverisë se ishte në gjendje shumë të mirë, dhe e shpjegoi sëmundjen, duke u shprehur se: "Shpjegimi për këtë është hiperenergjia. Në tërësi, këto japin temperaturë të lartë, kurse një organizëm që reagon fuqishëm ndaj tyre, reagon me energji të mëdha krijohen mesa duket episode të tilla, të cilat kanë ardhur në zvogëlim në fuqitë e tyre. Pra, ndjehem shumë mire"deklaroi ai. Sipas shpjegimit që bëri në selinë e qeverisë, ai tha se ajo që pësoi në datën 12 dhjetor, ishte një episod, sipas mjekëve, një episod lipotimie i lidhur me një virozë. "Ky ishte i treti që unë kam pësuar gjatë jetës sime"tha ai. Të pyetur nga "shqiptarja.com", për të shpjeguar termin "hip-

Momenti kur Berisha mbahet nga krahët prej truprojave

erenergji", mjekët nuk kanë mundur të japin një përgjigje, sepse sipas tyre ai n uk është një term shkencore, por thjesht loje fjalësh. Mjekët e kontaktuar thonë se në të vërtetë, ky nuk është term mjekësor, por vetëm një tallje dhe shaka e Berishës me gjuhën e mjekëve. "Hiperenergji nuk është fare term mjekësor. Duke qenë se ai e njeh mirë mjekësinë, ka bërë një lojë fjalësh. Domethënë, ka bërë shaka ose është tallur me termin mjekësor në këtë rast", - na thonë mjekët, të cilët sqarojnë se nëse do të hynim ta përkthenim në gjuhën popullore këtë term, do të thotë se "ai ka shumë energji". Por në asnjë rast mjekët nuk pranojnë që të shprehen publikisht për këtë deklaratë të kryeministrit Berisha, nga frika se mos shpjegimi profesional i termit, ngatërrohet dhe i jepen ngjyrime politike që mund të kenë pasoja për ta.

sigjeni" tregon ambasadori Sequi për shqiptarja.com. Dhe është e vërtetë. Nga sa shihet edhe nga kamerat, edhe ambasadorët kanë zgjatur kokat dhe vështrimet e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur me kryeministrin e vendit. Por më vonë, të tre ambasadorët, edhe pse janë larguar nga Pallati i Kongreseve pa ngrënë tortën e festës së 21 vjetorit të Partisë Demokratike, siç duket, janë interesuar për shëndetin e kryeministrit. Faktin e konfirmon ambasadori i delegacionit të komisionit Evropian në Shqipëri. "Ditën tjetër pata një kontakt telefonik me kryeministrin. Ndërkohë që isha në Romë për një konferencë për ballkanin. Por kisha të njëjtat lajme të sigurta se shëndeti i kryeministrit ishte shumë mirë" tha ambasadori Sequi ekskluzivisht për shqiptarja.com. Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij përballë demokratëve në Pallatin e Kongreseve, duket se pësoi një gjendje të fikëti. Ai ka ndërprerë fjalimin në orën 18.46 minuta, dhe i mbajtur nga oficerët e gardës, është shoqëruar në pjesën e mbrapme të hollit, duke lënë në mes fjalimin por edhe festën. Kryeministri Sali Berisha, i është nënshtruar kontrollit të menjëhershëm të dy mjekëve, Nestor Tereska dhe Mentor Petrela për pak minuta në pallatin e Kongreseve. Më pas, ai është dërguar menjëherë për në shtëpi, por nga spitali amerikan janë marrë të gjitha paisjet, për ti bërë në shtëpi edhe kontrollet përfundimtare se çka ngjarë me shëndetin e shefit të qeverisë.Vetë Berisha ka anuluar dy ditë më parë edhe një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ndërkohë u shfaq ditën e djeshme në zyrë, ku ka pasur disa takime me ministrat e jashtëm të rajonit që kanë ardhur për A5, në kuadër të bashkëpunimit me Naton. Ai pasi ka shkuar rreth mesditës në shtëpi, rreth orës 18.00 të pasdites, ka dalë sërish në zyrë.


E enjte, 15 dhjetor 2011

7

AKTUALITET

E

rvin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë në Itali, ka konkuruar për të qenë përfaqësues i popullit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, edhe pse ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me akuzën për trafik droge. Ai ka qenë i pandehur bashkë me disa mafiozë siçilianë dhe

Çelçima fushatë në Shqipëri, i kërkuar në Itali

u kap pas gjashtë vitesh kërkimi, ndërsa kishte zbritur në aeroportin e Xhenovas. Ervin Çelçima, lindur në 1977, u arrestua në 10 dhjetor në aeroportin e Xhenovas, sepse ishte në kërkim ndërkombëtar, me urdhër të Prokurorisë së Kaltanisetës (Siçili) që nga viti 2005. Arrestimi i tanishëm ka lidhje me hetimet që ka bërë

antimafia italiane në Kaltaniseta të Siçilisë, për lidhjet e tij me mafiozët italianë. Çelçima ishte arrestuar në natën e 12 dhjetorit 2000, mes 21 personave të tjerë të pjesëtarë të një organizate italo-shqiptare, që kishte aktivitet kriminal në shpërndarjen e drogës, shfrytëzimin e prostitucionit, vënie gjobash dhe në trafik armësh

Denoncimi i kreut të antidrogës çeke për makinën e konsulles

TIRANE

ARBEN RROZHANI ...ambasadës. Një lidhje mes ambasadës dhe këtij personi është, por karakterin konkret nuk e di, nuk mund të shprehem,” tha Fridrish. Drejtori i qendrës së antidrogës shton se kanë kërkuar të dinë më shumë nga ambasada se çfarë pune ka bërë Saraçi, gruaja e të cilit, Anila Saraçi Morina është deputete në parlamentin kosovar. "Në fazën e parë na thanë se personi kishte leje të përdorte makinën për arsye teknike, për kontrolle teknike. Personi në fjalë na u tha që ishte këshilltar i jashtëm i ambasadës shqiptare," tha Fridrish duke shtuar se sido që të jetë, ai nuk kishte imunitet për të përdorur makinën. Për më tepër, Fridrish thotë se i ngarkuari me punë në ambasadën tonë, Genc Peçani i ka kërkuar të përgënjeshtrohet artikulli. "Unë e refuzova sepse nuk dua të përgënjështroj artikuj ku unë nuk jam autor. Ambasada nuk ka dhënë arsyetime bindëse për këtë person," tha Fridrish. "Sipas meje makina e ambasadës është keqpërdorur," shtoi ai.

Trafik droge me makinën e ambasadës shqiptare Ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Saraçi u fut në kurth nga një polak Në foto: Jakub Fridrich, drejtori i qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki (poshtë) Ambasada shqiptare në Pragë

EDITORIAL NGA

Sërish në kurth zoti Rama vijon nga faqja 1

RASTET

Dhjetor 1997 Shoferi i Konsullatës Shqiptare në Janine akuzohet nga policia greke për trafik droge. Sipas policisë greke shtetasi shqiptar shfrytëzonte makinën e selisë diplomatike për të transportuar dërgesat e drogës në zona të ndryshme të Greqisë. Dhjetor 2003 Konsulli shqiptar në Romë, Drini Bello u akuzua nga shteti italian, se kish shndërruar ambasadën shqiptare në Itali, në bazë të strehimit të drogës dhe armëve, që më pas trafikoheshin në vendin fqinj. Në Itali u arrestua dhe Erion Bello, vëllai i Drini Bellos. Banda sipas hetuesve italiane, kishte lidhje me organizatën mafioze "Sacra Corona Unita".

ISH-AMBASADORI

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërië në Çeki ne periudhën 2002-2005, thotë se e ka njohur shtetasin nga Kosova që akuzohet për përdorim të mjeteve të ambasadës dhe statusit diplomatik për të trafikuar drogë. Në një prononcim për "Shqiptarja.com" Vukaj thotë se: "Agim Saraçi është një shqiptar i mirë, ashtu e njoh unë. Është e vërtetë që e kanë arrestuar, dhe e kanë mbajtur rreth një vit e gjysëm në hetuesi. Siç më kanë thënë shqiptarët e Çekisë, në këtë qorrsokak e ka futur një polak, siç ka bërë edhe me shtetas të kombësive të tjera. Mbas një viti e gjysëm ka dalë dhe ka fituar pafajësinë dhe të gjitha të drejtat. Saraçi ishte si kryetar I shoqatës për shqiptarët që jetonin atje dhe ishte shumë aktiv dhe që ka ndihmuar shumë gjatë luftës së Kosovës". Ashtu si edhe konsullja Xhelo Vukaj thotë se dyshon se ky rast ësh të një luftë që bëjnë shqiptarët me njëri-tjetrin.

Gusht 2008 Policia italiane arrestoi 33-vjeçarin shqiptar, Arsen Selmanllari, punonjës të ambasadës në Romë, sepse në bagazhin e makinës iu gjet 1 kg kokainë. Policia e anti-mafies rajonale në Milano prej tetë muajve po vëzhgonte lëvizjet e shoferit të Ambasadës Shqiptare në Romë. Ambsadori Llesh Kola u detyrua të shpjegonte se ishte Ambasada dhe qeveria shqiptare që lejoi policinë italiane të kontrollonte makinën diplomatike, pasi kishte informacion se aty transportohej lëndë narkotike. Maj 2009 Zëvendëssekretari i ambasadës shqiptare në Shkup të Maqedonisë, Agim Haxhiu, u kap nga policia turke ndërsa udhëtonte me makinën e tij me targa diplomatike, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën 65 kg lëndë narkotike heroinë. Haxhiu u ndalu në flagrancë ndërsa kthehej nga Turqia për në Maqedoni.

Reagimet

Ambasada: Trillime dashakeqe I

BRIZIDA GJIKONDI

ngarkuari me punë zoti Genc Pecani thotë se ai ka vetëm një vit në Pragë dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. I pyetur pse i ka kërkuar në zyrë shefit të antidroges që të përgënjeshtrojë lajmin ai u përgjigj se ishin deklarata personale të tij dhe jo të vërteta. Ndërsa konsulle Katerina Xhelo u shpreh se e njihte shqiptarin, si çdo bashkëkombas tjetër që jeton në Çeki dhe se lajmet ishin sajesa të njerëzve dashakeqë. Nga ana e saj Ministria e Jashtme u përgjigj se: "nga prokuroria çeke nuk është ngritur një pretendim për përfshirjen e ambasadës shqiptare në ato çështje që thuhen në artikull".

...ne raport me ndjesinë e shqiptarve dhe Kushtetutën, ç’ka mua më shqetësoi ish referimi dhe në c’bazë kushtetuese dhe ligjore bazohej zoti Rama kur filloi të kapte për flokësh këtë Institucion kaq demokratik dhe dinjitoz. A ja ka thënë kush zotit Rama se si zgjidhet Avokati i Popullit në bazë të Legjislacionit shqiptar. Ku në c’rrjesht e ka të shkruajtur procedurën e fundme ad hoc që ka shpikur, pse eksperimenton, me kë, si kush vallë?! Njoh nga afër këtë Institucion punën e stafit të tij, punë dhe staf i cili në dhjetë vjet krijoi emrin dhe besimin në këtë xhungël shtetare, staf i cili tejkaloi dhe i mbijetoi politikës me dhe pa Zeus, pavarësisht se supermena bukëshkalë për një rikthim në Iden bështyjnë me mashtrim aty ku kanë ngrënë. Falë moshës, profesionit dhe tallazeve të jetës njoh pjesën më të madhe të këtij Komisioni Ad Hoc, çdo shqiptar do pyeste, po vetë ky Komision si u zgjodh?!! Pse cilësisht është me vartës partie të zotit Rama, nga 7 anëtarë veç dy janë të pavarur. Duke njohur mirëbesimin e përjetshëm që udhëheq Profesor Omarin por edhe heshtjen dinjitoze të zotit Kosta, do e kisha të vështirë të mendoja aftësinë e tyre bllokuese në një Komision tërësisht dhe cilësisht politik. Por nuk dua të zgjatem më në këtë këndvështrim pasi problem im është të shikoj Hënën dhe jo gishtin që tregon atë. Për mendimin tim zgjedhja e Avokatit të Popullit i tejkalon 33 të parët por edhe 12 të dytët, Avokati i Popullit ashtu siç përcakton Kushtetuta është një super personalitet që i bën nder vëndit dhe detyrës që do i ngarkohet, personalisht jam e bindur se shumë personalitete nuk kanë cmuar të gjykohen nga një Komision Politik, nuk kanë çmuar pasi gjykimi i tyre nuk është oratoria momentale përpara Komisionit por performance jetësore në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Gent Ibrahimi do i bënte nder këtij pozicioni, Aurela Anastasi po ashtu, Adrian Klosi, Kozara Kati, Fatos Lubonja por ndoshta kurrsesi s’mendoj se personalitete të tilla do vinin të konkuronin tek Miss Avokati i Popullit. As ne Danimarkën e vlerës dhe origjinës nuk zgjidhet kështu Ombudsmani=Av.Popullit. Skam dëgjuar kund që klishe dhe Komisione të tilla që pa i paragjykuar mund të jenë një shkallë më poshtë se ata që gjykojnë të zgjedhin si tek tregu i kaposhave një titullar të lartë të shtetit. Pa paragjykuar 12 Kandidatët, përkundrazi duke i përgëzuar për kurajon, mirëbesimin dhe performancën me keqardhje kuptoj se zoti Rama ende është larg koncepteve Kushtetuese ku bazohet një shtet. Fatkeqësisht kujtova se 21 Prilli i 2008 do kish lënë shënjë në performancën e tij si shtetar por gabova, sërish indirekt zoti Rama politizoi dhe goditi një Institucion Kushtetues sërish indirekt zoti Rama hëngri një karrotë që nuk i takonte, karrotë e cila për fat të keq ai pak e paska njohur dhe akoma më pak ja paska ditur vlerat. Duke e mbyllur, jo më kot votimi i Avokatit të Popullit kërkon votim të cilësuar parlamentar çka tregon performancën, peshën dhe mbështetjen mbarëpopullore që duhet të ketë ky Institucion por si jo rrallë herë politika shqiptare ka shndrruar në Pazar të vogël luftën e saj me maska. www.shqiptarja.com


8

E enjte, 15 dhjetor

AKTUALITET

Sekuestrohen 228 kg kanabis, me destinacion Italinë pranga shoferit

O

ra ishte 03:00 e natës, gjatë kohës që një kamion i ngarkur me 228 kg drogë të llojit kanabis sativa ishte duke tentuar të kalonte në Portin e Durrësit. Pas mbërritjes së kamionit është kryer një kontroll i imëtësishëm nga efektivë të anti-drogës dhe të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Detar. Besnik Yzeiraj, 38

vjeç, banues në Durres ishte drejtuesi i automjetin kamion me targa AA 342 BU, i cili udhetonte në drejtim të Barit Itali. Droga u gjet e fshehur në pjesët e brendshme të mjetit, ku u gjetën 114 pako me peshë totale prej 227 kg, 762 gr lëndë që për nga karakteristikat ngjason me atë të bimës narkotike Kanabis Sativa. Ekspertë të anti-drogës thanë se do të vijonë hetimet për

të gjetur dhe personat e tjerë që kanë bashkëpunuar, të cilët janë nën hije të shoferëve. Grupi hetimor pohoi se do të zbardhen tabulatet telefonike të shoferit të arrestuar për të mësuar dhe kontaktet e tij të fundit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike prej 228 kg kanabis sativa si dhe automjeti kamion, në të cilin ishte fsheur droga.

Konflikti për pronësi, pretendohet si i çmendur. Raimi Karasani kërcënon prokurorët

Prokurori Stojani u kërcënua: “Herës tjetër do ta ndez fitilin me benzinë” Lajmi Raimi Karasani 72 vjeç kërcënon nëpërmjet një letre dy prokurorë, pasi sipas pretendimeve të tij kanë qëndruar neglizhent ndaj çështjes së tij të pronësisë. Ai i akuzon si të korruptuar, dhe persona që nuk zbatojnë ligjin.

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

O

zagar Stojani mos u thuaj shokëve: "Shu më kokëderr na paska qënë ky Raimi Karasani", se nuk do zgjidhësh gjë.ka nisur letrën fyese ndaj prokurorëve 72 vjeçari Raimi Karasani. "Ligji do fitojë mbi mbrojtësit e tëpaligjshmit, ma çoni çështjen në gjykatë, madje dua të më thërrisni për të më marrë në pyetje. Nëse ju nuk e bëni këtë, duke mos pranuar për të më marrë në pyetje dhe të qëndroni neglizhent atëhere jeni të korruptuar. Çështja e pronësisë duhet zgjidhur, ju duhet të merreni me rastin tim, o zagar Stojani. S'duhet ta kishit lënë pasdore. Kam 2 vite që pres që ta shqyrtonin çështjen e shtëpisë kurse ju akoma"- vijon letra drejtuar dy prokurorëve Sokol Stojani dhe Gjergji Takos. "Kësaj herë unë ua

hodha letrën me benzinë, ndërsa nesër do ta keni të ndezur fitilin, dhe t'i zagar Stojani së bashku me atë prokurorin tjetër Gjergji Tako keni për ta parë ç'do bëj". Me respekt Raimi Karasani.

KËRCËNIMI

Kjo është një pjesë kërcënuese dhe fyese e tekstit të letrës drejtuar dy prokurorëve. Letra ishte vendosur në një shishe birre të mbështjellë me letër natriban dhe brenda kishte disa pika benzine dhe një fitil të pandezur. I moshuari 72 vjeçar ka shkruar letrën, e ka futur brenda në shishe, dhe e ka hedhur rreth orës 22:00 të së hënës, para derës së Prokurorisë së Përgjithshme. Shishja është marrë nga roja dhe më pas janë kryer të gjitha veprimet e tjera hetimore. Fillimisht u dyshua se u hodh një lëndë plasëse, por pasi janë afruar kanë vënë re se ishte vetëm një shishte birre, ku brenda mbante një letër me erë benzene. Pas leximit të letrës fyese

Raimi Karasani, autori që kërcënoi prokurorët dhe kërcënuese ndaj prokurorit të Tiranës Gjergji Tako dhe Prokurorit të Krimeve të Rënda Sokol Stojani, polica bëri të mundur gjetjen e autorit dhe më pas arrestimin e tij. Raimi Karasani 72 vjeç lindur në Filat Greqi dhe banues në rrugën "Muhamet Deliu" në Tiranë ka pranuar para organeve të policisë se ka dashur të kërcënojë prokurorët, pasi ata j'a kishin mbyllur një çështjen e pronësisë pa i'a kaluar në gjykatë.

Prokuroria i kishte kthyer një përgjigje para dy vitesh se çëshja e tij ishte civile dhe jo juridiko penale, kështu që s'mund të kryheshin veprime të tjera nga ana e tyre.

KONFLIKTET

Raimi Karasani deklaroi dje pra efektivëve të komisariatit nr 1 se jetonte i vetëm në shtëpi dhe s'kishte asnjë njeri. Ai u pa në dhomat e paraburgimit të komisariatit nr 1, dhe me zë të lartë Kara-

sani ka deklaruar për shqiptarja.com se duhet të kishte biseduar më parë më parë me gazetarët që t'ja bënin publike shqetësimin e tij. I moshuari ka bërë më parë një kallëzim penal në prokurori ku ka denoncuar një ndërtues i cili i kishte marrë truallin e shtëpisë. Dy vite më parë Karasani kishte bërë një marrëveshje me ndërtuesin, i cili i kishte kërkuar shtëpinë dy katëshe, së bashku me truallin në këmbim të dy hyrjeve të reja, nga pallati që do ndërtohej në truall të tij. Fillimisht të dyja palët kanë rënë në marrëveshje duke shkuar dhe tek noteri për të plotësuar të gjitha dokumetnatat. Pasi u ndërtua pallati 72 vjeçari mori pjesën që i takonte nga marrëveshja, por më pas filloi pretendimet se duhet të merrte më shumë shtëpi. Për këtë shkak ai ka shkuar në prokurori për të bërë një denoncim. Pas shqyrtuan rastin në fjalë prokuroria hapi aktet noteriale dhe pa se çdo gjë ishte e firmosur kështu që çëshja ishte civile dhe jo juridiko penale. Meqënese çështja e pronësisë ishte mbyllur këtu, 72 vjeçari kërcënoi prokurorët me anë të letrës. Policia arrestoi Raimi Karasanin, ndaj të cilit rëndon akuza e kanosjes dhe fyerje të prokurorëve.

LAJME SHKURT Zihet me gruan, i vë zjarrin shtëpisë

Një banesë ka marrë flakë mëngjesin e djeshëm në qytetin e Cërrikut. Sipas njoftimeve zyrtare të policisë, zjarri është vendosur nga një prej familjarëve që banonin në ndërtesë. Kastriot Ymeri 41-vjeç, ka djegur shtëpinë e tij, pas sherrit që ka pasur me familjarët. Mësohet se Ymeri ka pasur një zënkë me bashkëshorten e tij dhe në gjaknxehtësi e sipër, ka vendosur të shkatërrojë banesën. Policia ka shoqëruar në polici Ymerin si dhe po zbardh të plotë rrethanat e ngjarjes.

Copëtohet anija e tragjedisë së Otrantos

Ndonëse familjaret e viktimave kanë kërkuar që anija "Kateri i Radës" të ngrihet si vepër monumentale në brigjet shqiptare të kanalit të "Otrantos", në Itali ka nisur puna për copëtimin dhe ndërtimin e saj atje. Lajmi është njoftuar nga mediat vendase te cilat shkruajnë se aktualisht anija po ndahet në pjesë dhe më pas do të vendoset në portin e "Otrantos" në Itali. Mbrëmjen e 28 marsit te 1997, në këtë anije, 81 persona mes të cilëve 46 gra dhe 34 fëmije humbën jetën në kanalin e "Otrantos".

Operacioni

Kapet grupi profesionist i vjedhjes së 13 makinave

K

TIRANE

apet grupi i hajdutëve të maki nave, të cilët kishin arritur të vidhnin 13 automjete, kryesisht të tipit Ford Fiesta dhe Benx. Operacioni i koduar "Vjeshta 2011", ka dokumentuar 13 raste të vjedhjes së automjeteve ndarsa arrestimi i dy autorëve dhe shpalljes në kërkim të një të treti është realizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Në pranga ka rënë Romeo Tufa, 19 vjeç banues në Tirane, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndve

naroktike. U proçedua 30 vjeçari Halil Xaka, banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje, vjedhje me armë të automjeteve, banesave e lokaleve, si dhe trafikim të qënieve njerëzore. Halil Xhaka është arrestuar me date 10.12.2011, nga Komisariati i Policise Bulqizë, për vepren penale të vjedhjes së kryer në bashkepunim. Ndërkaq në

sajë të hetimeve të kryera rezultoi se bashkëpunëtor ishte dhe Dorian Xoxhaj 21 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Xhoxhaj ishte banues në Berat, dhe rezulton i dënuar më parë për vjedhje, madje është shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, për vepren penale të vjedhjes. 1. Me datë 09 nëntor 2011, në rrugën "Ferit Xhajko", kanë vjedhur mjetin "Ford Fiesta", me targa AB 259 CB, në pronësi të shtetasit S. L. 2. Me datë 11 dhjetor 2011, në rrugën "Gjon Bozuku", kanë vjedhur mjetin e markës "Ford Fiesta", me targa TR 3394 I, në pronësi të shtetasit Q. K, 3. Me datë 12 dhjetor 2011, në rrugën "4 Dëshmorët", kanë tentuar

të vjedhin mjetin e markës "Ford Eskord", me targa TR 9629 L, në pronësi të shtetasit E.T. 4. Me date 18 tetor 2011, në rrugën "Lluk Kaçaj" Tirane, kanë vjedhur mjetin "Ford Fiesta", me targa TR 2370 U, në pronësi të shtetases A. G. 5. Me date 09 nentor 2011, në rrugën "Njazi Meka", kanë vjedhur mjetin "Ford Fiesta", me targa TR 7847 N, në pronësi të shtetasit E. M. 6. Me datë 13 nentor 2011, në rrugën "Bilal Kanxholli", kanë vjedhur mjetin "Ford Fiesta", me targa TR 4416 I, në pronësi të shtetasit E. K. 7. Me datë 09 nëntor 2011, në rrugën "Besim Fagu", kanë tentuar të

vjedhin mjetin "Ford Fiesta", me targa TR 3845 N, në pronësi të shtetasit H. Z. 8. Me datë 02 nëntor 2011, në Qëndër Babrru, kanë vjedhur mjeti "Benz Kamioçinë", me targa TR 0616 F, në pronësi të shtetasit S. L. 9. Me datë 17 janar 2011, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur mjetin " Opel", me targa TR 2107 M, në pronësi të shtetases E. K. 10. Me datë 29 mars 2011, në Qesarakë, kane vjedhur mjeti "Opel Kadet', me targa TR 7265 E, në pronësi të shtetasit N. P. Mjeti "Benz", me targa GJ 9036 A, mjet "Benz" furgon, me targa TR 2254 F, benz me targa TR 1440 E, në pronësi të shtetasit A. B.


E enjte, 15 dhjetor

9

AKTUALITET

Aksidenti, përcillet me homazhe shefi i komisariatit, Përmet

D

rejtues të lartë të policisë së Qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe banorë të qytetit të Gjirokastrës, kanë kryer dje homazhe pranë trupit të pajetë të shefit të komisariatit të Përmetit, Nuri Kërçani, i cili mbrëmjen e të martës, humbi jetën aksidentalisht së bashku me oficerin e krimeve, Petrit Lata, teksa

ishin duke u kthyer nga shërbimi. Të parët që kanë nderuar shefin e komisariatit, ishin nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rasim Boriçi, drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Emri Vata, prefektja Mimoza Çomo, kryetari i bashkisë, Flamur Bime, si dhe drejtues të forcave të ndryshme politike. Rasim

Boriçi, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka vlerësuar figurën e shefit të komisariatit të Përmetit, duke u shprehur se "Nuri Kërçani u nda nga jeta aksidentalisht, në krye të detyrës". Pardje në mbrëmje, dy drejtuesit e lartë të komisariatit të Përmetit, u aksidentuan për vdekje në rrugën dytësore Këlcyrë-Përmet.

Edhe shefa komisariatesh në ndjekje Penale Lajmi Aksidentet e shumta të punonjësve të policisë si viktima por edhe si autorë në ngjarje të rënda, ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, të ngrejnë një grup special hetimi.

TIRANE

POLI HOXHA

J

anë dhjetra rastet e evi dentuara kur punonjës të policisë, me makinat e tyre personale apo ato të punës, përfshihen në aksidente automobilistike. Por menjëherë pas hetimit të tyre, rezulton, se në shumicën e rasteve, mjetet e tyre janë të pa koolauduara, pa siguracion dhe të pa çdoganuara. Drejtori i SHKB, Astrit Halili, konfirmon për "Shqiptarja.com", se janë dhënë për ndjekje penale dhe masa disiplinore shumë punonjës policie, të cilët edhe pse kanë qenë fajtor në aksidente të ndryshme, janë falur nga shërbimi i Qarkullimit Rrugor.

HETIMI

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të policisë, është ngritur një grup nga specialistë të qarkullimit rrugor dhe pjesëtar të SHKB-se, të cilët do të trajtojnë të gjithë problematikën që kanë me përdorimin e mjeteve në orar të punës, pri-

Aksidentet e policëve ngrihet grup special hetimi SHKB: Uniformat blu, mjete të pa koolauduara dhe pa siguracion ABUZIMET

Viti 2011, 200 policë nën hetim

N

ë përfundim të këtij viti kalendarik, vetëm për Qarkullimin Rrugor, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka të paktën 200 punonjës policie nën hetim. Ndërkohë për 10 raste ku përfshihen nivele drejtuese në të gjithë vendin, dosjet tashmë janë "kopsitur" dhe aktualisht janë në dorë të prokurorisë, nga e cila priten edhe arrestime. Sipas burimeve brenda Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në "linjën e tyre jeshile" krijuar enkas për denoncimet e qytetarëve ndaj abuzimeve të punonjësve të policisë, në numrin pa pagesë, 0800 90 90, vijnë qindra denoncime veçanërisht për sektorin e Qarkullimit Rrugor. Deri në fund të muajit dhjetor, kanë qenë rreth 500 ankesa nga qytetarët, në gjithë vendin për këtë çështje.

vate apo zyrtare, punonjësit e policisë. Të gjitha aksidentet ku përfshihen uniformat blu, do të hetohen nga ky grup, duke shmangur policitë e qarkullimit në rrethe dhe kryeqytet. Shmangia e tyre, është bërë, pasi në dhjetra raste ka rezultuar se kolegët e tyre dalin gjithmonë të pafajshëm edhe kur janë ata shkaktarë të aksidenteve. Nga ana tjetër, një hetim i gjerë, ka nisur për gjendjen e mjeteve që lëvizin gjatë shërbimeve punonjësit e policisë. Jo vetëm automjetet personalet, por edhe ato të punës, në dhjetra raste, rezultojnë të pa koolauduara dhe pa servisin e duhur.

DËNIMET

Pikërisht për përfshirje si protagonist në aksidente auto-

Në foto: Makina e efektivëve të policisë së Përmetit, Nuri Kërçani, Petrit Lata të cilët gjetën vdekjen mbrëmjen e së martës mobilistike dhe më pas shmangje të përgjegjësisë, SHKB, pas hetimeve të shumta, ka kërkuar dhjetra masa disiplinore për punonjës të shumtë policie, mes të cilëve edhe me grada Drejtues. Sipas kreut të SHKB, Astrit Halili, në jo pak raste kur është kostatuar se punonjës policie, pasi kanë bërë aksident janë larguar nga vendngjarja, ose e kanë mbyllur çështjen duke përdorur autoritetin e detyrës, janë dërguar edhe për ndjekje penale në prokurori. Rasti i fundit, është ai i shefit të komisariatit të policisë së Rrethit të Gramshit Astrit Demollari, i cili pak kohë më pare, aksidentoi disa vajza të reja me makinën e policisë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Prostitucioni

Sekuestro 2.5 mln euro vëllezërve Shehu

G

TIRANE

jykata e Krimeve të Rënda ka ven dos dje sekuestron e pasurisë së dy vëllezërve Sokol dhe Aleksandër Shehu, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash. Nga ana e togave të zeza është konfiskuar pasuria në vlerë 2.5 milionë euro, e fituar nga të pandehurit me anë të aktiviteteve e të paligjshme. Ishte prokurori i çështjes Adnan Xholi, i cili në seancën gjyqësore të shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës për konfiskimin e pasurisë së vëllezërve Shehu dhe dy miqve të tyre, lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar që kjo pasuri me vlerë mbi 2.5 milion euro t'i kaloi në

pronësi shtetit. Nga ana tjetër, kjo kërkesë e prokurorit Xholi për konfiskim, erdhi vetëm pak kohë pasi

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe ajo e Apelit kishte vendosur sekuestrimin e kësaj pasurie,

duke i dhënë kohën e mjaftueshme vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre të justifikojnë këtë pasuri. Shkaku që vëllezërve Shehu dhe miqve të tyre iu bllokua kjo pasuri, është bërë një procedim penal i nisur nga autoritetet greke në vitin 2006. Ata akuzoheshin për krijimit të organizatës kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim ushtrimin e prostitucionit dhe pastrimit të parave, të gjitha këto në bashkëpunim. Pas njoftimit nga pala greke, njësia Task-Forcës e prokurorisë së Tiranës, ps disa muaj pas hetimesh, identifikoi dhe bllokoi disa llogari bankare të vëllezërve Shehu dhe të afërmve të tyre në Fier dhe Tiranë, të cilat që dje kalojnë përfundimisht në llogari të shtetit shqiptar.

LAJME SHKURT

Durrës, burg përjet Arjan Çelajt për vrasje të trefishtë

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Arjan Çelaj, i cili akuzohet për vrasjen e tre personave: Luan Curri, Ani Curri dhe Edmond Shemsi. Në seancën e djeshme është dhënë vendimi përfundimtar, i cili e shpall fajtor Çelajn për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Në bashkim të dy dënimeve, Arjan Çelaj është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u akuzua dhe dje u dënua, sepse më 27 janar të vitit 2010, në orët e vona të natës në një pikë bastesh u ekzekutua pronari i dyqanit, Luan Curri, nipi i tij, Andi Curri dhe një inxhinier ndërtimesh, i quajtur Edmond Shemsi.

Deputetja Vokshi, shtyn gjyqin ndaj Vasilika Hysit Është shtyrë, dje gjyqi mes dy femrave deputete të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Albana Vokshi, kundër Vasilika Hysit. Shtyrja është kërkuar nga avokati i Vokshit, I cili kërkoi më shumë kohë për tu përgatitur për çështjen që do të gjykohej dje. Deputetja e PD-së Vokshi e ka paditur Vasilika Hysin mes 9 deputetësh të tjerë të majtë, "për shpifje". Deputetja Hysi dhe përfaqësues të tjerë të PSsë, e kanë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë "Stream Oil".


10

E enjte, 15 dhjetor

SOCIALE RIKONSTRUKSION TREGJEVE

BREDHI, DHURATA MË E PREFERUAR

Tregjet ushqimore të Tiranës do t'i nënshtrohen rikonstruksionit total. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti ndërhyrjet e para do nisen në tregjet më problematike si ai i Porcelanit e më pas në disa të tjerë ku mallrat shiten në kushte të papërshtatshme. Gjendja e mjerueshme e tregjeve është konstatuar edhe gjatë vrojtimeve që po kryen ditët e fundit Task forca e bashkisë për të mos lejuar rritjen e çmimeve në mënyrë abuzive.

Jemi në prag festash dhe në tregjet shqiptare bredhi i krishlindjeve është objekti me i shitur dhe i preferuar i kësaj feste. Mijëra njerëz ndalojnë në vende ku shiten zbukurimet për festat dhe bredhi jo vetyëm ai tradicionali, i gjelbërt por edhe ai me gjyrë të bardhë preferohet nga të gjithë. Sigurisht që nuk mungojnë as zbukurimet për të të cilat nga viti në vit janë gjithnjë e më shumë dhë ndryshe nga një vit më përpara.

Kryebashkiaku Lulzim Basha bëri publike dje prioritetet, trefishim të investimeve

Tirana, 70 mln dollarë për 2012 Nisin debatet për projekt-buxhetin. Këshilltarët e majtë reagojnë: Përpara se të na vërë dispozicion buxhetin, të sqarojë dëmin miliona euro në projektin e sheshit "Skënderbej"

?

Lajmi Pas daljes publike të kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili jo vetëm ka deklaruar prioritet e projektbuxhetit 2012, por ka thënë se ai tashmë është gati, kanë reaguar menjëherë këshilltarët socialistë, të cilët kërkojnë t'u vihet në dispozicion drafti i detajuar se si do të ndahet fondi prej 70 milionë dollarësh për Tiranën.

TIRANE

ESMERALDA KETA

P

rojektbuxheti i bashkisë së Tiranës tashmë ka përfunduar dhe në të parashikohen trefishim të investimeve publike. Ndërsa brenda kësaj jave, nis konsultimi me qytetarët", - ka qenë kjo deklarata e kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,i cili ka folur edhe për prioritet, por mbi të gjitha ka njoftuar se mbledhja e këshillit bashkiak është shtyrë për datën 28 dhjetor. "Buxheti i vitit 2012 reflekton në radhë të parë një trefishim të investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite", - ka thënë Basha, i cili ka shtuar se punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura janë shtyllat kryesore, mbi të cilat është hartuar projekt-buxheti i vitit 2012. Sipas tij, në funksion të punësimit, si prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës, janë parashikuar fonde për mbështetjen e biznesit, përmirësimin e klimës dhe krijimin e kushteve për investitorët dhe biznesin, në qytetin e Tiranës dhe krijimi i një fondi të veçantë për nxitjen e punësimiit, ndërsa mësohet se në total vlera e projektbuxhetit, që do u paraqitet për miratim këshilltarëve në mbledhjen e datës 28 dhjetor, është plot 70 milionë dollarë, ose 7.4 miliardë lekë.

Mbledhja Në fakt mbledhja e këshillit bashkiak ishte parashikuar të zhvillohej me datë 22 dhjetor, por ai është shtyrë për më 28 dhjetor, për shkak se drafti nuk është ende gati

BLLOKIMET

Projektbuxheti i 2010, parashikonte 7.5 miliardë lekë

P

rojektbuxheti i paraqitur nga socialistët në vitin 2010 dhe që nuk u miratua, parashikonte një fond total prej 7.5 miliardë lekësh. Pak a shumë e njëjta sasi lekësh, që parashiokohen të investohen në projekte të ndryshme për Tiranësn gjatë vitit 2012. Ndërkohë që në vitin 2009 projektbuxheti i paraqitur për miratim ishte 7.6 miliardë lekë, por që nuk mori dot votat e duhura. Duket se në të vërtetë paratë e dhëna nga qeveria për bashkinë e Tiranës vërtiten rreth të njëjtave shifra, por që dy vitet e fundit ata nuk kanë mundur të miratohen dhe të realizohen.

Kreu i bashkisë ka njoftuar se gjatë kësaj jave drafti do të bëhet publik dhe do të nisin

diskutimet me të gjitha grupet e interesit, ndërsa mësohet se atij po i jepet dora e

fundit dhe ende vazhdojnë takimet në nivel drejtorësh derisa ai të jetë gati për t'u shpërndarë, jo vetëm tek anëtaret e këshillit bashkiak, por edhe tek grupet e interesit.

SOCIALISTËT

Por menjëherë kanë reaguar këshilltarët socialistë. Ata janë të pakënaqur jo vetëm me faktin se ende nuk u është vënë në dispozicion drafti i plotë që ata ta analizojnë, por edhe shtyrja e datës së mbledhjes së këshillit bashkiak më 28 dhjetor. "Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës shprehin shqetësim për vonesën e pajustifikuar të diskutimit të projektbuxhetit të kryeqytetit. Si përfaqësues të qytetarëve

dhe në respekt të ligjit, kryetari i emëruar i bashkisë duhet të na vërë në dispozicion menjëherë projektbuxhetin dhe zyrtarët përgjegjës të informojnë anëtarët e këshillit për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak. Përpara se të deklarojë gjoja trefishim buxheti, duhet t'u sqarojë qytetarëve dëmin miliona euro në projektin e sheshit "Skënderbej", apo abuzimet me ambiente publike, nga ku, ministrat në shoqërinë e tij, japin me cinizëm dhe pa asnjë dhimbje lajmin se pensionistët nuk do festojnë këtë fundvit", - kanë deklaruar grupi i këshilltarëve "Aleanca për të Ardhmen" në këshillin bashkiak të Tiranës.

Premtohen investime

OSBE mobilon çerdhen nr.11

F

TIRANE

alë një donacioni të dhënë nga OSBE, fëmijët e çerdhes nr.11 në Laprakë do të mund të kalojnë ditën në një ambient krejtësisht të transformuar. OSBE ka mundësuar paisjen e kësaj çerdheje me mjete të domosdoshme, si shtretër, dyshekë, frigoriferë, ngrohëse, peshqirë, batanije, çarçafë, tapete dhe një kënd lojrash, duke kontribuar kështu në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve, për 34 fëmijët e kësaj çerdheje, ndërkohë që Babagjyshi i Vitit të Ri ka shpërndarë dhurata të veçanta, dedikur këtyre fëmijëve. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm

ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me bashkëshortet e tyre.

Lajmi Kreu i bashkisë së Tiranës ka deklaruar se në projekt-buxhetin e vitit 2011, i është kushtuar një vëmendje e veçantë jo vetëm restaurimit të çerdheve ekzistuese, por edhe ndërtimi i disa të rejave, në mënyrë që të përmbushen nevojat që ka Tirana për këtë shërbim.

Kreu i bashkisë Lulzim basha, ka përfituar nga kjo vizitë për të deklaruar vizionin e institucionit që ai drejton, për çerdhet e Tiranës. "Brenda dy viteve të ardhshme, numri i çerdheve në të gjithë territorin e qytetit do të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e qytetarëve, kërkesë që sot është më e madhe, se sa mundësitë për t'i përballuar, me numrin e çerdheve aktuale", - ka deklaruar Basha. Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka deklaruar se "me aq fonde sa mund të siguronim, u përpoqëm të ndihmonim fëmijët e kësaj çerdhjeje, me disa pajisje të nevojshme që t'i bëjnë ata të lumtur, jo vetëm për Krishtlindje por edhe për muaj të tërë në vijim.

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur më parë me buxhetin e bashkisë së Tiranës?

Që prej dy vitesh bashkia e Tiranës nuk ka pasur buxhet të miratuar. Që do të thotë se gjatë këtyre dy viteve të fundit, d.m.th për vitin 2010 dhe atë 2011, nuk ka pasur projekte të reja apo investime të rëndësishme. Bashkia e Tiranës gjatë këtyre dy viteve ka përfunduar vetëm projektet e nisura si dhe ka pasur para vetëm për të paguar rrogat e administratës.

Përse ka mbetur pa buxhet bashkia e Tiranës?

Kjo pasi proejkt-buxheti, i paraqitur nga ish-kreu i kësaj bashkie, Edi Rama, nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme në këshillin bashkiak të këtij qyteti, që zotërohej nga kualicioni i PD-së me LSInë.

Po këtë vit a parashikohet të ndodhë e njëjta situatë dhe bashkia të mbetet sërish pa buxhet?

Jo, këtë vit nuk parashikohet të ndodhë sërish e njëjta gjë. Kjo pasi aktualisht shumicën e anëtarëve të këshillit bashkiak e përbëjnë këshilltarët e PD-së, forcë së cilës i përket edhe kreu aktual i bashkisë, Lulzim Basha dhe ata të LSI-së, me të cilët janë në kualicion.

A është hartuar projektbuxheti për vitin 2012?

Lulzim Basha, në një dalje publike gjatë ditës së djeshme, ka deklaruar se mënyra se si do të ndahen paratë për vitin 2012 është përcaktuar tashmë. Madje ai ka deklaruar se për 2012, Tirana do të ketë trefish më shumë fonde se deri më tani. Ky projektbuxhet pritet të miratohet me debate të forta në mboledhjen e radhës të këshillit bashkiak që ëhstë lënë me datë 28 dhjetor.


E enjte, 15 dhjetor

11

SOCIALE PROVIMI I SHTETIT

NDEROHET LIRI BERISHA

Mbi 50 farmacistë të rinj mbetën jashtë regjistrimit për të marrë pjesë në provimin e shtetit që do të zhvillohet në janar, pasi nuk e kishin kryer praktikën 6-mujore të shkollës. Pikërisht për këtë arsye, kreu i "Urdhrit të Farmacistëve", Arjan Jaupllari, i ka kërkuar ministrisë së Arsimit që ta përfshijë këtë praktikë 6-mujore, në kurrikulën e viteve akademike, por ka sqaruar se ajo nuk duhet ngatërruar me praktikën profesionale pas diplomimit.

Liri Berisha, presidente e fondacionit "Fëmijët shqiptarë", është nderuar nga rajoni i Lombardisë në Itali me "Çmimin e Paqes 2011". Impenjimi i vazhdueshëm humanitar, shkencor dhe social në drejtim të personave në nevojë, me një mbështetje të posaçme ndaj grave dhe fëmijëve të prekur nga probleme shëndetësore e në kushte të pafavorshme ekonomike, ishin motivet që shtynë komisionin special t'i akordojë këtë çmim special zonjës Berisha.

Të dhënat nga familje me asistencë Lajmi Në veri të Shqipërisë fëmijët janë shumë më të varfër se në pjesën qendrore apo në jug të vendit. Sipas observatorit të familjeve në 8 qarqe të vendit, qyteti më i varfër është ai i Kukësit, ku një në dy fëmijë jetojnë në familje që kanë si të ardhur vetëm 8 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.

TIRANE

Unicef, 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në skamje "Lulat e vocërr" jetojnë në Kukës, Dibër e Shkodër

ESMERALDA KETA

T

ë pangrënë, por që kanë dëshirë të arsimohen. Ky në fakt ka qenë rezultati i një observimi të situatës ekonomike, me të cilën përballën fëmijët e moshës nga 615 vjeç në 8 qarqe kryesore të vendit. Të dhënat kanë treguar, se nëse në zonat e Veriut, gati gjysma e ffëmijëve jetojnë në varfëri të plotë, mbi 90 për qind e tyre ndjekin arsimin e detyruar, ndryshe nga Jugu i Shqipërisë, ku megjithëse shifrat e varfërisë janë më të ulëta, vetëm gjysma e tyre ndjekin arsimin e detyruar.

TË DHËNAT

Rrethi ku banon ka një rëndësi të madhe edhe për nivelin ekonomik që ka familja jote. Kështu sipas një studimi të bazuar mbi të dhëna zyrtare, në zonat ruale dhe veriore skamja sa vjen e thellohet, ndërsa sa më shumë i afrohesh Tiranës, aq më i vogël është edhe numri i familjeve që jetojnë në varfëri. Konkretisht në Shqipëri, një në pesë fëmijë, në 8 qarqet e mëdha të vendit jeton në varfëri. Të dhënat më të fundit mbi të drejtat e fëmijëve i përkasin vitit 2009 dhe janë mbledhur nga observatorët e fëmijëve në 8 qarqe të vendit, në Kukës, Dibër, Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Drejtoresha e observatorit të fëmijëve në rang kombëtar Elma Tërshana, ka shpjeguar se niveli më i thellë i varfërisë, mbi 50 për qind, është vërejtur në zonat rurale malore, ndërsa shifrat më të larta janë vërejtur në qarkun e Dibrës dhe Kukësit. "Numri më i madh i fëmijëve të varfër u vu re në qarkun e Kukësit, konkretisht në rrethin e Kukësit 63.18 për qind (ose më shumë se 11 mijë familje); në rrethin

SHIFRAT REALE

Shumë familje të varfëra nuk janë pjesë e kësaj skeme

T

ë dhënat e publikuara një ditë më parë nga aleancat për të drejtat e fëmijëve, i referohen të dhënave të dala si rezultat i përllogaritjes së të dhënave zyrtare në nivel lokal dhe qëndror. Por shifrat e vërteta të varfërisë janë shumë më të mëdha se sa aq. Kjo pasi në këtë përllogaritje janë përfshirë vetëm familjet që marrin ndihmën ekonomike, duke lënë jashtë numrave shumë familje të tjera të varfëra, por që nuk janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Si të tilla, nesë do të llogariteshin edhe ata, sigurisht që kjo shifër do të ishte shumë më e lartë.

Hasit, 45.9 për qind e fëmijëve jeton në varfëri, ndërsa në rrethin e Tropojës, numri i fëmijëve të varfër arrin në 32.71 për qind", - ka shpjeguar Tërshana, e cila shpjegon se këta fëmijë u përkasin familjeve që jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike. Sipas analizës së UNICEF dhe aleancave për të drejtat e fëmijëve, raporti tregoi edhe një të dhënë tjetër tepër domethënëse. Sipas të dhënave të dala nga ky raport, megjithëse jetojnë në varfëri, fëmijët në zonat malore frekuentojnë më shumë arsimin e detyruar dhe atë të mesëm. "Mbi 90 për qind e fëmijëve që jetojnë në zonat malore e ndjekin arsimin e detyruar", ka deklaruar Tërshana.

Frekuentimi më i ulët i arsimit të detyruar u vu re në qarkun e Vlorës rreth 49.35 për qind. Ajo që vihet re nga të dhënat e raportit për fëmijët rezultoi se qarku me numrin më të ulët të fëmijëve të varfër është Durrësi, ku numri i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike është 1 përqind, rreth 1200 familje në total. Të dhënat u publikuan nga aleanca kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në konferencë ishte i pranishëm edhe shefi i zyrës së UNICEF në Tiranë, Detlef Palm, i cili ka deklaruar se pas një viti, me mbështetjen e UNICEF, do të publikohet edhe raporti për të drejtat e fëmijëve në 12 qarqet e vendit.

SHKURT Mjekësia pengon studentët për projektet

Fakulteti i Mjekësisë u nxjerr pengesa të kota studentëve që duan të aplikojnë në projekte të ndryshme. Siç është rasti i denoncuar së fundmi për të rinjtë që po aplikojnë në projektet e Erasmus. "Po plotësoj dokumentat për Erasmus dhe pasi bëra gati të gjithë dokumentat e nevojshme, shkova të merrja edhe listën e notave në sekretari, por sekretarja më tha që t'i çoja një vërtetim që unë po aplikoja për programin, në rast të kundërt nuk e firmoste dekani", thotë një vajzë e cila po aplikon në këtë program. Por e vërteta është se për të përfituar nga projektet Erasmus, aplikimet bëhet të gjitha on-line.

Rreziqet e Shqipërisë

Klima, do rriten astmat e infeksionet

K

TIRANE

lima rrezikon seriozisht jo vetëm shëndetin e shqiptarëve, por edhe sigurinë e jetës së tyre. Pas një studimi disavjeçar që i është bërë situatës meterologjike nga OBSH rezulton se është rritur niveli i detit, mushkonjat mund t'i gjesh deri në 500 metra mbi nivelin e detit, thatësira dhe përmbytjet janë një tashmë fenomen i zakonshëm. Të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e populltaës dhe për këtë arsye është përfshirë në një projekt për Shqipërinë edhe ministria e Shëndetësisë. Specialistët parashikojnë se si pasojë e ngrohjes ekstreme, thatësirave dhe zjarrëve

në shkallë të gjërë, stuhive, përmbytjeve si dhe manifestimeve të tjera të ndryshimeve klimaterike, do të sjellin në

Lajmi Nxehtësia e tepërt paraqet një kërcënim serioz për të gjithë popullsinë, por në veçanti për të moshuarit apo individët që kanë një aftësi të kufizuar për vetën e tyre si fëmijët e vegjël dhe me aftësi të kufizuara, ata me sëmundje para- ekzistuese kardiovaskulare, respiratore dhe të veshkave, diabetit, crregullime neurologjike dhe sëmundje psikiatrike.

ndryshimin e incidencës dhe ashpërsinë e alergjive, dermatitëve atopike dhe astmës. Këto fakte janë bërë publike në një konferencë të zhvilluar dje nga Ministria e Shëndetësisë në bashkepunim me OBSH ku ka mar pjesë edhe ambasadorja gjermane Carola MüllerHoltkemper si një mbështetëse e fuqishme e këtij projekti. Raporti i paraqitur thekson se ndryshimet klimaterike pritet të shkaktojnë dhe rrisin fatkeqësitë si dhe të përkeqësojnë cënueshmëritë ekzistuese. Efektet e ndryshimeve klimaterike kanë filluar të bëhen të dukshme kohët e fundit në vendin tonë brigjet kanë filluar të gërryen pothuajse në të gjithë bregdetin Adriatik të Shqipërisë për shkak të ngritjes së nivelit, ku në disa vënde deti

ka përparuar më shumë se 50 metranë brendësi duke shkatërruar pyjet bregdetare dhe bimësine si dhe duke rritur përmbajtjen në kripë në lagunat dhe fushat në afërsi të bregdetit. "Ndryshimet klimatike nuk shkojnë në drejtimin e duhur, pra ka një përkeqësim të parametrave, qoftë për problemet që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, problemet e cilësisë së ajrit në përgjithësi, problemet e burimeve të ujit të pijshëm në anën tjetër. Probleme të sëmundjeve ngjitëse, të vektorëve transmetues të tyre, se si oksidi i karbonit të shtuar në ajër ndikon drejtpërdrejt mbi shëndet, pra atë që quhet përkeqësim i kombinuar i parametrave klimatikë", - ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.


12

E enjte, 15 dhjetor 2011

KULTURE

Nekrologji

Ligji i Artit

Lamtumirë historianit Muin Çami I

u dha dje lamtumira e fundit prof. dr. Muin Çamit, njërit ndër veteranët e shquar të historiografisë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Historisë, ku një grup historianësh të Instituti të Historisë, si: Akademik Beqir Meta, Akad. Asoc. Marenglen Verli, Prof. dr. Muharrem Dezhgiu, Prof. dr. Ferit Duka, Prof. dr. Pëllumb Xhufi, Prof. dr. Hamit Kaba, Prof. dr. Eriketa Kambo, Prof. dr. Fatmira Musaj, Prof. asoc. Dritan Egro, Dr. Ledia Dushku, Dr. Sonila Boçi dhe Ma. Sokol Gjermeni, përgatitën edhe një nekrologji për prof.dr.Muin Çamin. Prof. Muini lindi në Gjirokastër më 13.02.1923 ku edhe kreu ciklet e para të arsimimit. Pas pauzës së krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, gjatë të cilës u përfshi në Lëvizjen Antifashiste, në vitin 1955 u diplomua në Tiranë për histori. Dy vjet më pas ai do të ndërpriste karrierën e nëpunësit dhe do të bëhej pjesë e kolektivit të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë për t'i kushtuar gjithë jetën, dijet, aftësitë, energjinë dhe atdhetarizmin e spikatur, studimit të historisë sonë kombëtare në vitet e pavarësisë e konsolidimit dhe përpjekjeve për demokratizimin e shtetit shqiptar. Për rreth 55 vjet edhe pasi kishte dalë në pension, në vitin 1990, prof. Muin Çami, gjithnjë me pasionin që te ai nuk njohu moshë, me seriozitetin dhe skrupulozitetin e admirueshëm, hulumtoi arkiva, konsultoi pa fund bibliografi shkencore dhe realizoi studime të shumta e botime dokumente që rrokin një hark kohor rreth 25 vjeçar. Disa monografi, dhjetëra e dhjetëra studime bashkautorësia në vepra madhore, që njohën disa edicione, si Historia e Shqipërisë apo Historia e Popullit Shqiptar, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, pjesëmarrja në shumë konferenca e simpoziume shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, prania me një mori shkrimesh divulgative në median e shkruar ditore, janë një pjesë e kontributeve të prof. dr. Muin Çamit, që ka lënë gjurmë në historiografinë shqiptare. Kontributi i tij shtrihet më tej në oponencën serioze e shumë profesionale për studimet e historianëve të tjerë brenda ose jashtë kuadrit të redaksisë së revistës "Studime historike", organit shkencor të Institutit të Historisë, veçanërisht të studiuesve të rinj, të cilët i nxiste dhe i përkrahte me një dashamirësi të veçantë për të ecur përpara. Detyrat e ngarkuara të sekretarit shkencor të Instituti të Historisë dhe Gjuhësisë apo anëtarit të Këshillit Shkencor të këtij institucioni ai i përdori më së miri në këtë drejtim, duke fituar respektin e dashurinë e gjithë kolegëve. Angazhimi në fushën e pasurimit të fondeve arkivore të Institutit të Historisë, në fushën e muzeologjisë, ligjërimet me auditorët e studentëve, udhëheqjet e diplomantëve e disertantëve etj., janë një aspekt tjetër në kuadrin e kontributeve të profesorit të nderuar. Për veprimtarinë e tij të shquar prof. M.Çami është nderuar disa herë nga institucionet shtetërore e akademike me medalje e urdhra të ndryshëm, ndër të cilët me urdhrin "Naim Frashëri" të Klasit I (1989). Ndërkohë jashtë vendit, në vitin 1999, Redaksia e botimit "Fjalori ndërkombëtar i bibliografive" (IBC) me qendër në Londër (Kembrisch), e ka përfshirë atë në listën e studiuesve të merituar. Vlerësimi nuk ka munguar edhe nga qyteti i lindjes, i cili më 2005 e përfshiu prof. Muin Çamin në listën e qytetarëve të nderit.

DREJTORËT Jam dakord që mandati i drejtorit të bëhet 4-vjeçar dhe të ketë autoritet, por ai nuk mund të propozojë bordin. Bordi është këshillimor dhe i mandatuar, të paktën kështu e ka bota. Drejtuesi këshillohet me bordin, por nuk vendos bordi së çfarë opere do të bëhet

ARBEN KUMBARO Kujdes, ky ligj mbron interesa mafioze

Si mund të përfitojnë disa grupe nga buxhetet publike Lajmi Kjo është fjala që mbajti regjisori Arben Kumbaro në seancën dëgjimore të projektligjit të artit një vit më parë. Kumbaro foli në Komision Parlamentar në emër të Shoqatës së Kritikëve të Artit në Shqipëri të atashuar në UNESCO. Kumbaro ju bën thirrje të pranishmëve të mos e miratojnë këtë ligj dhe shpjegon arsyet pse e bën këtë thirrje. Ligji për artin dhe kulturën u miratua në dhjetor 2010.

TIRANE

ARBEN KUMBARO

P

a dashur të përsëris atë që thanë kolegët, ky ligj është metafora më interesante për ta parë me gjyzlykë të zeza historinë e ndërtimit të shtetit, pra, është historia e ligjit për ta parë sesi shkruhet në letër, ngelet në letër dhe nuk aplikohet asnjëherë për 12 vjet rresht. Për këtë mund t'ia vini fajin kujt të doni, por ky është rezultati. Kjo që kemi në tavolinë është një riciklim i historisë së të shkruarit të fjalëve në letër, të historisë së parashkruar për të mbetur në letër. Që në fillim ky ligj të jep impaktin se merret me dy objekte dhe do t'i ezaurojë ato brenda vetes. Njëri objekt është buxheti i shtetit për institucionet spektaklin e gjallë dhe tjetri është buxheti i shtetit për iniciativën e lirë në art dhe në kulturë. Këto dy objekte janë të ndryshme. Nëse ju gjeni nëpër botë një ligj të ngjashëm, unë jam gati të mos merrem më me këtë zanat. Ky ligj është mballosje pafund e atyre që kanë qenë dhe e improvizimeve me interesa të vogla, për të mos thënë e interesave mafioze, të grupeve që duan të përfitojnë nga buxhete publike nëpërmjet sistemit blackmail. Kjo do të thotë që, nëse unë bëj çdo vit një aktivitet, ti do të më japësh paratë, por s'ka rëndësi sesi e bëj këtë aktivitet, sepse ti nuk më kontrollon kurrë. Ky është një kuotim i përgjithshëm.

Faksimile e diskutimit të regjisorit Kumbaro e zbardhur në komisionin Parlamentar për Mediat dhe Kulturën, nëntor 2010 Unë do të doja të kaloja në diskutimin nen për nen për të vërtetuar pikërisht këto impakte dhe momente irracionale. E di se jam shumë i limituar në kohë, por do t'ju them se ky ligj do

Mund të bësh çdo vit një aktivitet dhe askush nuk mund të të kontrollojë të mbetet në letër. Mos bëni një hap tjetër të marrë të shkruar nga njerëz me interesa të vogla! Vetë ministria nuk ka kaluar absolutisht një proces të debatit publik me shoqërinë civile.

Unë jam një njeri që kam shkruar pafundësisht artikuj dhe kam qenë shumë i angazhuar për këtë problem. Jam interesuar të jem pjesë e kësaj mbledhjeje për të thënë mendimet që kam, prandaj ju falënderoj për ftesën. Po ta shohësh këtë projektligj, që në krye dhe në terminologji vërejmë gabime. Pse shpjegohet fjala "komedi" dhe nuk shpjegohet fjala "dramë"? Kjo tregon se ligji është shkruar nga njerëz amatorë që nuk kanë lidhje me këtë punë ose nga njerëz që s'kanë nevojë të shkruajnë këto gjëra. Le të kalojmë te lista e institucioneve qendrore. Në çfarë kriteresh përcaktohen institucionet qendrore në Shqipëri? Në kriter-


E enjte, 15 dhjetor 2011

13

KULUTRE

Interpretimi

Festivali i RTSH si Sanremo, live

Në foto: Regjisori Arben Kumbaro

in që ti e merr rrogën nga Qeveria dhe ti tjetri e merr nga pushteti lokal? Jo. Institucionet qendrore në Shqipëri në parim përcaktohen nga kriteri i kualitetit kombëtar të cilësisë artistike që përfaqësojnë këtë institucion, siç është Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve. Çfarë do këtu qendra për fëmijë? Mos përfaqëson ajo cilësinë e lartë artistike të Shqipërisë? Kjo bëhet thjesht për ta futur në varësi të Qeverisë. Këto shpikje politike të radhës për Teatrin e Komedisë nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Më thoni ju se ku ka teatër komedie që shteti t'i thotë se tani do të qeshësh e tani do të qash. Ku ka? Një ditë të bukur një qeveritar çohet dhe thotë se do të bëj Teatrin e Komedisë. Bëj një teatër tjetër alternativ në Tiranë ose bëj atë që nise dhe mos e kthe ndryshe në Parlament! Më pas po vazhdoj me nene të tjera, ku flitet për qëllimet e teatrove qendrore. Po mirë, qëllimet e teatrove qendrore këtu nuk i paskan teatrot e rretheve? Kjo tregon amatorizmin me të cilin janë ulur për ta shkruar këtë ligj, që s'e kanë lexuar dy herë. Te ky ligj ka gafa në të shkruar, për të mos folur më pas për sistemin e menaxhimit të parave. Në botë ka dy sisteme të menaxhimit të parave të kulturës: njëri sistem është nëpërmjet agjencive të ministrisë, siç e kemi ne tani, dhe sistemi tjetri është nëpërmjet këshillave të artit, sistemit anglosakson që nuk ka të bëjë me teatrot, siç thatë ju, por ka të bëjë me

këshillin e artit të vendeve anglosaksone. Sistemi anglosakson bëhet vetëm me një qëllim, për të shkëputur paratë nga politika dhe për t'ua dhënë artistëve, në mënyrë që ata të bëhen të aftë për t'i menaxhuar. Këto para duhen menax-

MUZIKE

Filarmonia e Kosovës jo më koncerte falas

F

ilarmonia e Kosovës i jep fund koncerteve falas. Institucioni me i lartë i muzikës serioze në Kosovë do të shfaqë edhe vetëm dy koncerte falas. Pas këtyre institucioni do të ndryshojë rregullat. Koncerti i fundvitit do të shënojë "kthesën" e filarmonisë - opera e Kosovës. Drejtuesit e këtij institucioni vendosën që adhuruesit e muzikës serioze të paguajnë për të dëgjuar koncertet e Orkestrës dhe Korit të Filarmonisë. Vetëm 5 euro do të kushtojë bileta për koncert. Dy koncertet e fundit që do të shfaqen falas për publikun do të jenë dy koncerte të Korit të Ansamblit Harkor te Filarmonisë së Kosovës, në Prishtinë dhe Prizren.

huar nga shoqëria civile dhe jo nga politika. Politika nuk duhet të vendosë për shoqërinë civile, siç bën tani. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Artit vendoset nga ministri, nga sistemi politik. Ai vendos atë kë do. Këtu bordin e përcakton drejtori, domethënë është përsëri një sistem politik. Pra, është një vullnet i dhunuar. Sistemi që kanë anglosaksonët është ky: propozojnë një shortlist të bordit të këshillit të artit, i cili propozon drejtorin me 2,3 kandidatura, por nuk mund të vendosen kandidatura të tjera. Ky këshill kontrollon drejtorin e këshillit të artit. Sistemi anglosakson nuk ka të bëjë me menaxhimin e teatrit. Po kaloj në diskutimin për teatrot, që është një hesap më vete. Unë jam dakord që mandati i drejtorit të bëhet 4-vjeçar dhe të ketë autoritet, por ai nuk mund të propozojë bordin. Bordi është këshillimor dhe i mandatuar, të paktën kështu e ka bota. Në qoftë se njihni ndonjë shembull tjetër, ma thoni. Drejtuesi këshillohet me bordin, por nuk vendos bordi së çfarë opere do të bëhet. (Diskutime në sallë.) Një gjë tjetër që është gabim te ligji "Për teatrin", që nuk ekziston në asnjë vend të botës dhe që ka të bëjë me institucionet kombëtare, është fakti se ai do të auditohet një herë në dy vjet. Kush është ky që auditon? Për çfarë auditon? Deri tani kemi parë tmerr. Kemi parë që emërohen aktorë nga ministra dhe nga Kryeministri. Pra, këta përcaktojnë se kush do të shkojë në teatër dhe kush do të luajë një rol. Ku ekziston kjo në botë? Duhet të ketë projekt për këtë gjë dhe duhet futur në mënyrë absolute sistemi i kontratës. Është tjetër historia sesi e kemi ne këtë sistem dhe si do ta menaxhojmë, është tjetër problemi social që kemi. Aktorët mos i ngatërro me ligjin. Bëj një ligj që t'i nxjerrësh në pension aktorët, se janë edhe figura kombëtare, dhe jepua rrogën. Nga sot e tutje, preje me thikë, mos merr njeri pa audicion dhe pa kontratë artistike, jo me urdhër politik. Të ndahet kjo gjë dhe të bëhet e qartë, siç u bë me ushtrinë, me minierat dhe me të gjithë. Kjo histori duhet të marrë fund. Unë them se ligji do rishkruar nga njerëz që duan ta bëjnë këtë punë dhe të konsultohen në një sistem reference. Irlanda me një popullsi prej 3 milionë e gjysmë banorë ka një nga sistemet më të përparuar në botë. Një absurd tjetër i madh i këtij ligji është edhe vendimmarrja që bëhet në Ministrinë e Kulturës. Çfarë vendimmarrjesh bëhen në këtë ministri? Pse bërjen e festivaleve e vendos Ministria e Kulturës? Kush janë autoritetet që vendosin për politikat e festivaleve në Ministrinë e Kulturës, përveç artistëve dhe atyre që janë përfaqësues të shoqërisë civile? Kush e di më mirë, ata apo një politikan se çfarë festivali duhet bërë dhe si duhet bërë? Pa dyshim ministri ka autoritet për të aprovuar grantet, por jo projektet, ndërsa këtu aprovohen projektet. Kjo është e turpshme. Këtu ka ndërhyrje të dhunshme të politikës në vendimmarrjen politike dhe në shoqërinë civile. Ju lutem, reflektoni thellë për këtë ligj dhe mos e kaloni, sepse do të ketë reperkusione të rënda në menaxhimin e atyre pak parave që ka kultura shqiptare!

N

dryshe nga sa është thënë çdo vit, për të këndu arit live nëpër festivalet e organizuara nga RTSH, interpretimi i sivjetmë do të jetë realisht live. "Këngëtarët do të performojnë këngët e tyre "dal vivo" e njëkohësisht do të jenë të shoqëruar nga orkestra e Radio Televizionit dhe një Bandë orkestrale, të cilat do të ekzekutojë direkt"- shprehet Martin Leka, drejtor i festivalit. Na ndajnë dhe rreth dy javë emocionet e Festivalit të 50-të të Këngës në RTSH. Në sallën e orkestrës së RTSH, pranë Televizionit Publik Shqiptar, janë duke u zhvilluar prova intensive. Dita e djeshme solli në provë këngëtarët Kujtim Prodani, Elhaida Dani, Saimir Braho, Xhensila Myrtezaj, etj. Këngëtarët interpretojnë dhe riinterpretojnë materialet e tyre muzikore, për të arritur nivelin maksimal të prezantimit të tyre, pasi një interpretim live është i vështirë. Drejtori artistik i festivalit të sivjetshëm, Shpëtim Saraçi shprehet se: "Duhet të jetë gjithçka nën kontroll, aq më tepër anën teknike. Këtë herë është 100% live, madje mund ta them me germa të mëdha. Do të jetë muzikë e gjallë dhe kjo e bën punën edhe më impenjative. Përveç natës gala, tre netët e festivalit do të jenë live. Në total 28 këngë do të shoqërohen nga 53 instrumentistë, përfshirë dhe backvokalistët. Në dispozicion janë shërbimet e 5 dirigjentëve. Nga ana teknike na ka mbështetur një firmë shqiptare dhe dy teknikë italianë tepër të njohur. Provat po zhvillohen çdo ditë dhe me ritëm të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën."- përfundoi fjalën e tij drejtuesi artistik për t'u rikthyer përsëri në sallën e provave.

Klasifikimi

National Geographic shpall 10 qytetet letrare

R

evista prestigjioze "National Geographic" ka nxjerrë një listë me top-10 qytetet letrare. Secili prej qyteteve ka karakteristikat e veta që e lidhin me letërsinë. I pari në listë është Edinburgu, nga ku gjetën inspirim shkrimtarët e mëdhenj. Kjo listë mbyllet me qytetin e Paoblo Nerudës. Disa karakteristika të këtyre qyteteve janë: EDINBURG, SKOCI. Ky qytet ka frymëzuar më shumë se 500 romane. Mban gjallë traditën e të shkuarës. I famshëm në këtë qytet është Muzeu I Shkrimtarëve I ndërtuar në shekullin e XVII. DUBLIN, IRLANDË. Në këtë kryeqytet është e rëndësishme të vizitohet teatri "Thw Abbey Theatre", i cili qëndron ende i fortë duke realizuar projekte teatrale të dramaturgëve klasikë e bashkëkohorë. LONDËR, ANGLI. Para se të shëtisni rrugët e këtij qyteti duhet të këni hartën " Get London Reading"e cila udhëzon për të gjetur më shumë se 400 libra nëpër librari. PARIS, FRANCË. Në këtë vend shkrimtarët francez kanë shtëpitë - muze të tyre, siç është ajo e Viktor Hygo dhe Honore de Balzak SHËN PETERSBURG, RUSI. Ky është një qytet i stilit barok e neoklasik. E rëndësishme është të vizitohet rezidenca e Dostojevskit ku Raskolnikovi kaloi vitet e fundit të jetës së tij. STOKHOLM, SUEDI. Ajo që bie në sy në këtë qytet është statuja Astrid Lindgren që ndodhet në parkun "Tefnerlunden". Gjithashtu mund të shfrytëzohet Guida me Muzetë e Qytetit për të vizituar vende të ndryshme. PORTLAND, OREGON. Ky është "qyteti i librave", i cili është një nga qytetet me më shumë librari në gjithë botën. WASHINGTON. Këtu është një nga libraritë më të mëdha në botë "Library of Kongress". MELBURN, AUSTRALI. Ky është një kryeqytet kulturor. Duhet vizituar biblioteka "State Library of Victoria". SANTIAGO, KILI. "La Chascona", është shtëpia e Pablo Nerudës e cila ruan shumë shkrime të tij romantike. Gjithashtu në parkun "Cerro Santa Lucia" do të gjeni të gdhendura në mur shkrimet e Gabriela Mistral, fituese e çmimit Nobel.


14

E enjte, 15 dhjetor

SOCIALE PART-TIME, KUOTA SHTESË

QSUT, KRIZË PËR BARNA

Universiteti i Tiranës ka kërkuar rreth 500 kuota shtesë për sistemin e studimit me kohë të pjeshsme. Kërkesa i është drëguar ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pritet që këto ditë, vendimi për shtesat të miratohet edhe në mbledhjen e këshillit të Ministrave. Mësohet se arsyet e kësaj shtesë kuotash të kërkuar nga universitetet, lidhet me fluksin e madh të rinjve të interesuar për këtë sistem studimi.

Megjithëse dy dhoma të mëdha janë të mbushura plort me barna të skaduara, në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza', kriza e barnave vazhdon. Gati në të gjitha shërbimet medikamentet janë me pikatore, dhe nuk është e gjithë lista që i duhet një shërbimi. Në shumicën e rasteve pacientët duhet ta plotësojnë vetë recetën e dhënë duke i blerë në farmnacitë private, ndërsa spitali justifikohet me zvarritjen e tenderave.

INTERVISTA/ Flet drejtoresha Luljeta Minarolli

Lajmi Megjithëse me klasa të mbingarkuara e mësim me turne, shkolla 9-vjeçare "Edith Durham", vazhdon të mbetet një ndër shkollat ku të gjithë duan të çojnë fëmijët e tyre. Drejtoresha e kësaj shkolle na rrëfen se sekreti qëndron jo vetëm tek tradita, por edhe stafi i mësuesve që punojnë me përkushtim.

TIRANE

ERGISA CËNUKA

A

jo nuk rreket të fshehë problemet. I thotë ata ashtu siç janë, pasi sipas saj, vetëm në këtë mënyrë jo vetëm mësuesit, por e gjithë shkolla mund të përmirësësohet dhe të bëhet gjithmonë e më e mirë. Rregulli, disiplina, por edhe dëshira për të qenë sa më afër botës së nxënësve, nuk e ka penguar drejtoreshën e kësaj shkolle, Lulejta Minarolli, t'i detyrojë mësuesit të mësojnë kompjuterin dhe as t'u tëheqë veshin, kur ka parë se klasa e tyre po çalon. "Edith Durham" është shkolla ku të gjithë duan të sjellin fëmijët e tyre, çfarë mendoni se janë arsyet? Mendoj se një nga arsyet është se kjo është një shkollë ku nxënësi e ndjen veten mirë, ku mësimi zhvillohet në rregull dhe fëmijët kanë rezultate të mira. Ndaj edhe prindërit e zgjedhin për të mirën e fëmijëve të tyre. Po çfarë ju ofron kjo shkollë nxënësve? Unë kam më shumë se 4 vjet që e drejtoj këtë shkollë. Ajo që është më kryesorja është se kjo shkollë u ofron nxënësve një mësimdhënie të mirë, siguri, komoditet, klasa me ajër por edhe një kolektiv mësuesish dhe nxënësish të mirë, një komunitet shumë të interesuar për mbarëvajtjen e shkollës. Thonë se në shkollën tuaj ka shumë nxënës që vijnë nga familje me prindër të njohur, si ia dilni me ta? A janë tekanjozë? Në përgjithësi këtu janë fëmijë të personave të njohur që jetojnë në këtë zonë. Domethënë ashtu siç është

"Shkolla "Edith Durham", ja pse e zgjedhin të gjithë VIP-at" "Mësuesit, kurse kompjuteri, të ecin me hapin e nxënësve" SUGJERIMI

"Nxënësi duhet ta zgjedhë vetë shkollën ku duhet të mësojë"

D

rejtoresha e një prej shkollave 9vjeçare më të lakmuara në kryeqytet, na thotë se do të ishte mirë qëq nxënësi ta zgjedhë vetë shkollën ku do të mësojë, dhe ajo të ndahet sipas lagjes ku banon. "Për mua do të ishte shumë më mirë që nxënësi ta zgjedhi vetë shkollën ku mëson, që ai të ndjehet mirë. Dhe nesër të mos thotë unë mësoj në këtë shkollë, ndaj nuk kam rezultate të mira. Ne duhet t'i krijojmë këto hapsira kur kemi mundësi, por sigurisht duke zbatiuar të gjitha udhëzimet e Ministrisë dhe të drejtorisë arsimore", - thotë ajo.

zgjedhja e tyr për të jetuar këtu, është edhe zgjedhja për shkollën e fëmijëve. Por edhe kur jetojnë larg, sërish i sjellin këtu. Është një traditë e hershme. Gjitmonë kjo shkollë ka mbledhur fëmijë personalitetesh. Që kur ështe krijuar, më 1946, në qendër të Bllokut, kanë studiuar fëmijët e ish-bllokmenve. Por probleme me ta nuk kemi, as nuk janë tekanjozë. Të flasim pak për tekstet shkollore me që ju keni kontakte të drejtëpërdrejta, a janë të mbingarkuara? Tekstet janë pasqyrimi i programit të miratuar nga Ministria Arsimit. Nuk mund të them se të gjithë tekstet: matematika, gjuha kimia

Luljeta minarolli kanë të njëjtën vështirësi, por kam idenë se dhe mësuesi mundohet, jo t'i mbingarkojë, por t'u japë ndonjë herë më shumë informacion seç duhet. Në këtë rast e kam fjalën për lëndën e gjuhës, e cila është struktuarua në mënyrë të tillë ku n johuritë merren gradualisht. Shpesh shumë mësues nuk e kanë parasysh këtë evoluim të informacionit dhe mundohet që në klasë të pestë ta godasi me të ngjithë njohuritë. Ky është një handikap i mësuesit. Sigurisht flasim për një pjesë të mësuesve, dhe jo të gjithë. Sipas jush kush ndikon më shumë që një nxënës të dalë me rezultate të mira? Padyshim që stafi ndikon

Mësuesit i 'harrojnë"

Nxënësit me aftësi të kufizuar

N

TIRANE

ë shkollat tona nxënësit me af tësi të kufizuar nuk trajtohen si duhet. Saba Lama, specialist i zyrës arsimore në Krujë, bën edhe një pasqyrim të problematikës të kësaj kategorie të veçantë nxënësish që kërkon edhe përkushtim të veçantë. "Mësuesit nuk i njohin mirë nxënësit e kësaj kategorie, problemet dhe nevojat që ata reflektojnë; mësuesit nuk ndjejnë si duhet përgjegjësinë për këta fëmijë për t'i dhënë arsimimin dhe edukimin e duhur, bazuar në mundësitë, aftësitë, interesat, prirjet dhe nevojat e tyre; ata shikohen në klasë si të shpërfillur dhe si barrë nga mësuesi dhe jo si përgjegjë-

si edukative. Pra abandonohen prej tij; mësuesit nuk bëjnë planifikime, nuk hartojnë plane pune të veçantë për këta

Lajmi Në punën edukative me këta fëmijë duhet të ingranohet e gjithë shkolla, tërë partnerët e saj, tërë strukturat brenda shkolle, madje edhe partnerët e tjerë të komunitetit, jashtë shkollës që ndikojnë dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e arsimimit dhe edukimit të këtyre fëmijëve, lidhur me nevojat që kanë

nxënës, në kuadrin e programeve të përgjithshme që diktojnë lëndët mësimore sipas klasave ku ata ndodhen. Pra dalin të zbuluar në prezantimin e punës me këta fëmijë; puna me këta fëmijë konceptohet nga mësuesit dhe drejtoria e shkollës si detyrë e mësuesit të shërbimit psikologjik", thotë specialisti i arsimit, i cili sugjeron që jo vetëm drejtoria e shkollës ta ngrejë si problem në këshillin e mësuesve, të bëjë analiza të veçanta pune lidhur me trajtimin dhe mbarëvajtjen e punës mësimoreedukative të mësuesve me këta fëmijë, por edhe duhet të gjenden mënyra për të shpërblyer ekstra mësuesit që merren me nxënës që kanë aftësi të ndryshme të kufizuara.

në ecurinë e nxënësve. Unë nuk mund të them që kemi mësues të kualifikuar, ka mësues të përkushtuar, por jo të gjithë janë të kualifikuar. Ajo që është e rëndësishme është se në shkollën tonë vijnë nxënës shumë të interesuar për mësimin, nxënës që vetë më iniciativën e tyre, natyrisht duke u nxitur dhe nga mësuesit punojnë projekte, përdorin burime alternative të informimit, e zhvillojnë mësimin me projektor, më komjuter, janë shumë të zhvilluar. Unë mendoj se të qenit mësues në këtë shkollë duhet patjetër të ecësh me hapin e këtyre nxënësve. Ndaj dhe këtë vit, si drejtori shkolle, kemi bërë me këmbëngulje që të gjithë mësuesit duhet të nisin kurset e kompjuterit në mënyrë që futja e teknologjisë së informacionit në orën e mësimit të jetë një domosdoshmëri. Është më e lehtë të punosh me mësuesit e rinj, apo me të vjetrit? Stafii ynë është një përzierje në fakt. Me mësuesit e rinj këmbëngul që të jenë në avangardë, domethënë të udhëheqin, sepse një mësues i vjetër, që për dy-tre vjet del në pension është e vështirë t'i thuash "tani ndrysho", përdor metoda të tjera, etj. Padyshim që duhet që edhe ai të ketë njohuritë minimale të përdorimit, por nuk mund t'i kërkosh më shumë. Ajo që është e domosdoshme, është që mësuesit e rinj dhe mesatarisht të rinj, të përpiqen më të gjitha mënyrat që të ecin me të njëjtin hap me nxënësit.


16

E enjte, 15 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Gazetarët, Bashës: Kujdes me shitjen e gazetave Unioni i Gazetarëve i kërkon kryetarit të Bashkisë transparencë në reformën që kërkon të ndërmarrë në tregun e shitjes së shtypit, ku sipas gjithë gjasave po kërkohet të përfshihet ngritja e një kompanie multiaksionerësh. “Ne ju drejtohemi ju si titullar i Bashkisë, që në emër të tagrit ligjor dhe administrativ, të siguroni transparencën maksimale për këtë reformë, gjithëpërfshirjen pa dallime dhe me një formulë kontribuimi që të mos përjashtojë askënd dhe të mos mundësojë selektivitet apo dallesa sipas preferencave politike mes aktorëve të këtij tregu të shtypit. Njëkohësisht kërkojmë prej jush të inicioni dhe organizoni sa më parë një tryeze debati dhe sqarimi për detajet e këtij projekti” thotë në letrën drejtuar kreut të Bashkisë, kryetari i unionit Aleksandër Çipa. • Topi dekreton Buxhetin për 2012 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje shpalljen e ligjit “Për buxhetin e vitit 2012”. Pritet që ligji për buxhetin 2012 të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Buxheti i vitit 2012 kap vlerën e 396.9 miliardë lekëve dhe është dukshëm më i ulët se ai i viteve të mëparshme, pasi në të janë parashikuar edhe efektet që kriza e eurozonës do të ketë në ekonominë shqiptare. Ndërsa edhe pse është këshilluar nga BB për të pasur kujdes me investimet ne infrastrukturë buxheti i 2012 parashikon një shumë të majmë në këtë sektor. Ndërkohë që ky buxhet është klasi¿kuar nga mazhoranca si buxhet konservator që përmban shkurtime të ndjeshme të shpenzimeve • Ambasadori Sekui: 5 mln euro kundër korrupsionit Ambasadori i delegacionit të KE në Tiranë Etore Sekui duke folur në një konferencë për luftën kundër korrupsionit në administratën publike theksoi se në 5 vitet e fundit janë dedikuar 30 mln Euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së për të ndihmuar përmirësimin e administratës publike në Shqipëri dhe 5 milionë Euro për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në vend. “Është e rëndësishme të shohim përparim të plotë dhe bindës në këtë fushë për të përmbushur kërkesat për t’u bërë vend kandidat dhe për të treguar se vendi ka institucione në gjendje të ushtrojnë qeverisje demokratike.Raporti i Progresit 2011 për Shqipërinë në menyrë të qartë thekson se: ka nevojë për progres në fushën e politikave anti-korrupsion, i cili është një prioritet kyç i Opinionit” tha ambasadori Sekui. • Me Karta ID drejt Malit të Zi e Maqedonisë Drejt Maqedonisë dhe Malit të Zi, shqiptarët mund të udhëtojnë edhe me karta identiteti. Ministri i Jashtëm Haxhinasto, duke shfrytëzuar prezencën e ministrave të jashtëm në A5 ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse që qytetarët e këtyre vendeve dhe shqiptarët të lëvizin pa pasaporta, vetëm me karta identiteti. Ky ka qenë një propozim i palës shqiptare, e cila që në vitin 2010 lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare apo quajtur “Shengeni Ballkanik” nxitur edhe nga përvoja e përdorimit të kartave të identitetit si një mjet pozitiv edhe drejt Kosovës. Pritet që marrëveshja të nënshkruhet shumë shpejt edhe me Bosnjen.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Drejtore Marketingu:

Julia Dhame

julia.dhame@shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi

Investigimi: Poli Hoxha Kronikë: Besmira Muçaj Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Celular: +355696060418 Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


E enjte, 15 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një shitës don Zhuan i dështuar

Emocionet tradhtojnë edhe hajdutin

Thërret policinë vetë dhe arrestohet

D

M

P

rejtuesit e një shoqërie që prodhon artikuj të ndryshëm elektroshtëpiakë, pak kohë më parë, vendosën të vlerësonin me një çmim si shitësi më i mirë i vitit një farë Peter Brown. Brown ishte një nga shitësit e shumtë që kompanitë i marrin në punë për të shitur mallrat e ndryshme duke shkuar derë më derë, i cili qe treguar vërtet shumë i zoti për të bindur klientët duke shitur shumë prej artikujve. Dhe kuptohet që edhe shpërblimi që kishte i fituar ishte shumë i majmë, duke u nisur nga fakti se realizimi i shumë shitjeve rriste shumë edhe përqindjen e tij të fitimit. Por prenda një kohe shumë të shkurtër u detyrua të t'i kthente kompanisë thuajse të gjitha fitimet që kishte realizuar nga shitjet. Arsyea? Plot njëzet e shtatë gra të cilave ua kishte shitur produktet i kthyen mbrapsht ato, duke u ankuar se Brown i kishte mashtruar. Në fakt (siç e pranoi edhe vetë) të gjitha femrave u kishte premtuar se po të blinin artikujt e tij, do të martohej me to….

eqë e dinte se një nga mënyrat për të grabitur një bankë apo edhe një dyqan një amerikan nga Rockville, në Connecticut, i cili ia kishte vënë prej kohësh syrin një dyqani, pasi përgatiti me kujdes planin deri në detaje vendosi ta vinte në jetë. Dhe në fakt për pak sa s'ia arritit qëllimit, sikur të mos e tradhtonin emocionet. Sepse me të hyrë në dyqan me armë në dorë duke e urdhëruar shitësit t'i dorëzonte të gjitha të hollat që i ndodheshin në arkë, pa e kuptuar as edhe vetë filloi të dridhej nga emocionet. Sa më shumë kalonin minutat, të gjorit, që mesa duket ishte në eksperiencën e tij të parë në këtë fushë , aq më shumë i shtoheshin emocionet. Mga emocionet filloi të djersitej dhe djersa filloi t'i pikonte e bashkë më të edhe truku që kishte bërë përt'u maskuar e që nuk ishte gjë tjetër veçse pastë rroje, me të cilën kishte llangosur fytyrën. Vetëm atëherë i zoti i dyqanit e njohu sepse ishte një nga klientët e njohur që e frekuentonte shpesh dyqanin e tij.

asi mbaroi së ngrëni në një restaurant të Fre dericksburg në Virginia, krejtësisht i pakënaqur nga ushqimi, një klient i kërkoi pronarit të restorantit t'i rikthente paratë. I ndodhur para një kërkesë të tillë që e konsideronte absurde, pronari i lokalit refuzoi t'ia rikthente paratë duke iu lutur të largohej e ta linte të qetë. Por klienti nga ana e tij jo vetëm që nuk u largua por e ngriti edhe më shumë zërin aq sa gati sa nuk plasi sherri. Kur e pa se pronari nuk dëgjonte atëherë lajmëroi menjëherë policinë, e cila brenda pak mintave ia mbërriti në restorant. Pasi dëgjoi pretendimet e klientit dhe justifikimin e pronarit të lokalit, policët i dhanë të drejtë klientit duke e detyruar pronarin t'i rikthente paratë. Por pas vetëm pas pak minutash u detyruan ti venë prangat e ta çonin në burg klientin. Kur agjentët e poilicisë i kërkuan dokumentet për të përpiluar procesverbalin, rezultoi si ai kishte qenë një keqbërës i shpallur në kërkim prej kohësh…

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

18

10

19

27

28

35

55

83

57

58

59 63

1. Kështu janë të gjitha të drejtat e njeriut. 11. Fillojnë javën. 13. Fata e mbretit Artur. 18. Eshtë skllavëri. 19. Luca aktore. 22. Moduli i Neil Armstrong. 24. Një pjesë e politikës. 25. Inicialet e Seagal aktor. 27. Pak irredentiste. 28. Në krye të masave. 29. Një amaretto i famshëm. 31. Arti japonez i vendosjes së luleve. 35. Eshtë diletant. 37. Clift që qe ktor. 38. Janë foljet… e përkohshme. 40. Qendër për banorë. 41. Dashuron Adina-n. 42. Milian aktor. 44. Në krye të noterëve. 45. Me të nxjerrin trarë. 48. Ishin Etërit... pelegrinë. 50. Një instrument… për të luajtur. 52. Një ëndërr e parealizueshme 54. Qe një kupë për të fituar të drejtën për luajtur në kuoën UEFA . 58. Një përgjigje në celular 59. Eshtë shenjë goditjesh. 61. Howard regjisor. 62. Një kërcim i dikurshëm. 63. Eshtë i mirë me shokë shumë. 65. Fillojnë nazet. 66. Inicialet e Ford aktor. 67. Qamili që qe shkrimtar.

25

44 51

73

88

Fonda aktore. Fillojjnë sefte. Makiba Corsa. Miku i Batman. Një revistë prestigjioze amerikane për femrat 17. Në fund majtas. 19. Përbindëshi i labirintit. 20. André i një linje mbrojtëse. 21. Një mobilje me sirtarë. 22. Ignacio de i jezuitëve. 23. Titulli i Hirohitos. 26. Polici me yll. 29. Hyseni i volejbollit. 30. Ndërmarrje rajonale Transporti.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM T A K A F

M A R K

K G

A N A N A S A C L L C L J T

I

I

T A L

I

A I K L A R

M A K A S I

I N E T A T

I

L

I

A R T

I

P R O P O Z I M E T E R E K E K O A

E K D E K L A R A T A T A S E R A F

I N E R C

I

J U E S

I

N

B R

I

T A N

A

I

E J A

A R P

T R

A G A T A T E A M

I

T

N E R D T

O R I

I

S T A N

I Z I

O B O E

I T

T A N D

I

V I

I N

D F

I

I

A N A

S T

I K

I R A M O

A L O

E

D O L O R E S

V I K I N G E T L L E R E

I N R A K E T A

E V E T M E

D

S A R A R T O L E R A N T E T

K R S E

B

V K V S O B E L O M I

P A R E T T G L O B E T R O T T E R S A A R

P A

I N A L

A I

A

R

A N E S O R E T

S T E T

Akrepi

Shigjetari

Hëna në Luan dhe Mërkurin në shenjën tuaj, bashkveprojnë me njëra tjetrën për t'ju dhënë pa kursim në këtë ditë : pasionin , fantazinë dhe kreativitetin . Mund ta konsideroni si një ditë me fat.

Bricjapi

Saturni në shenjën e peshores do t'ju bëjë shumë nervozë në këtë ditë . Kohët e fundit ju duket sikur çdo gjë nuk ju shkon mirë. Ka gjithmonë dicka për të rregulluar, apo korrigjuar, vetëm të kini durim .

Ujori

Hëna në shenjën e luanit ju bën mjaft nervozë . Nuk do ta keni problem ti jepni fund lidhjes tuaj nëse ajo ka kohë që nuk funksionon . Mendohuni mirë para se të veproni, pasi mund të pendoheni.

Peshqit

Nëse doni të mos bëheni pjesë e thashethemeve të kota apo bisedave të cilat nuk sjellin asgjë pozitive për ju, atëherë një ditë pushimi do të ishte zgjidhja më racionale. Mirë shëndeti

94

11. 12. 14. 15. 16.

1. Thyhet me dy kafshata. 2. U kompozua nga Bellini. 3. Ibrahimoviç me kusht. 4. Fillojnë vetëm. 5. Bogdani bomber 6. Fund dhjetori. 7. Një nga vëllezërit Frashëri. 8. Lind në kufij. 9. Era e Provansës. 10. Remo aktor.

82 89

93

VERTIKAL

Krenaria është një prej cilësive tuaja më të këqija dhe sot do të jetë e pranishme në cdo rrethanë ku do të ndodheni. Bëni kujdes, pasi mund të lëndoni miqtë tuaj dhe të humbni vlerësimin e tyre.

74 81

87

92. …Brothers me John Belushi dhe Dan Aykroyd. 93. Peter që humb hijen. 94. Një pjesë e satelitëve.

Peshorja

Jeni gati për të pranuar disa oferta të reja në aspektin profesional. Prania e Hënës në shenjën e Luanit ju bën të kërkoni të ndiheni në qendër të vëmendjes. Mjaft keni qëndruar prapa kuintave .

66

72

92

Në radhë të parë. Eshtë figurë letrare. Lindi Isakun. Bunuel regjisor. Irlanda në tabela. Fund kursi. Hidhen në plehra. Me tre harqe ajo e Kadaresë. U printe jeniçerëve. Eshtë ngjarja e vërtetë. Makina Panda. Jack që shkroi On the road. Fillojnë profesionin. Një pjesë e toskërisë. Një që premton të bëhet as.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të shpërqendruar gjatë gjithë ditës dhe kjo do të vihet re dhe nga miqtë tuaj . Bëni kujdes me dorëzimin në kohë të dokumentave në punën tuaj . Gjithashtu bëni kujdes dhe me paratë.

53

61

80

91

Luani

Prania e Hënës ju bën mjaft energjikë dhe të gatshëm për të marrë sfida të reja. Një surprizë e bukur është rezervuar për ju gjatë pasdites . Po kështu nuk do të mungojnë dhe njohjet rastësore.

26

34

65

86

Gaforrja

Kujdesi për shtëpinë dhe familjen marrin shumë nga koha juaj e vyer. Kështu keni filluar të harroni veten tuaj . Duhet të përpiqeni të organizoni më mirë ditën dhe një pjesë të mirë të saj t'ia dedikoni vetes .

45 52

60

71

Binjakët

Me futjen e hënës në shenjën e luanit , dielli do të jetë gjithmonë në krahun tuaj , dhe do të rrezatojë lumturi qetësi dhe harmoni . Disa ditë relaksi do t'ju bënin shumë mirë .

39

50

70

Demi

Nuk do t'ju bëjë mirë të menduarit negativisht për cdo gjë . Megjëthse prania e hënës tek luani ju bën shumë pesimist , mundohuni ti shikoni gjërat me një sy tjetër dhe do të shikoni që fati është në krahun tuaj .

17

33

79

85

68. 69. 73. 75. 77. 78. 79. 81. 83. 84. 86. 87. 89. 90. 91.

16

24

43

69

78

90

15

32

64

68 77

HORIZONTAL

31

49

84

14

23

42

67 76

13

38

48 56

22 30

62

75

21

41

47

12

37

40

54

20

29

36

46

11

Dashi

Falë influencës së hënës tek luani dhe mërkurit tek shigjetari ,do të ndiheni shumë pozitivë sot. Do të jeni shumë kreativëdhe shumëkush do t'ju kërkojë ndihmën tuaj, por duhet të jeni po aq produktivë.

A K S E

32. 33. 34. 36. 37. 39. 41. 43. 46. 47. 48. 49. 51. 53. 55. 56. 57. 59. 60. 64. 66. 70. 71. 72. 73. 74. 76. 78. 79. 80. 82. 85. 86. 88.

Trebeshina shkrimtar. Mbyllin një koment. Copland regjisor. Fillojnë romanin. Xhoja aktore. Muzika e Eminem. Një ushqim si çokokrem. Eshtë fuqia e një... diesel. Rrëzohen me strike. Afërdita tjetër. Eshtë zhurma. I shkakton tërmeti. Ruajnë pa ujë. Ka privilegjin e jetës. Moretti i Komisari Rex. Stout i Nero Wolfe. Një bluzë verore. Janë mashtrime në lojë. Emri i Cervantes. Kryeqyteti i Marokut. Eshtë instrument me shumë tela. Të parat në orkestër. Sastre aktore. Lumi i Bernës. Një strehë për barinj. Fillojnë rubrikën. Tognazzi që qe aktor. Deti i... anglezëve. Një pjesë e ministrive. Një sferë për model. Një Tatum pianist. Kufizojnë lëvizjet. Santa në New Mexico. Diftong në duar.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.