Shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Autogra¿ i Ramës për të ëmën: Aneta, t’u bëfsha Kurban

Faqe 2-3

Ligji i ri i administratës, nënpunësit leje për fushatë

Faqe 5

Blushi-Bashës: Do ta takosh Ramën, por mëso si bëhet sheshi

Kreu i Bashkisë, Elvis Rroshi: Ja si po drejtoj Faqe 7

Qeveria shet HEC-et në vlerë më të vogël sesa janë në të vërtetë

Kavaja, nga s¿da për Berishën, te lulet

Faqe 8-9

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 6 E enjte, 10-11-2011

Lekë 20

DEBATI PER LIDHJEN/ Vazhdon rrë¿mi i piktorit që akuzon dyshen Agolli-Buzi Editorial

MaksVelo:Perandoria e Agollit si ajo e Spaçit “Dalja e parë e Enverit pas vrasjes së Mehmet Shehut, ishte vizita e tij në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në krah kishte Dritëroin dhe Kujtim Buzën. Artistët duartrokasin me diktatorin

Lajmi Dy foto surprizë na shfaqin, Enver Hoxhën në krah të Dritëro Agollit dhe Kujtim Buzës. Kjo është shfaqja e parë e diktatorit në publik pas vrasjes së Mehmet Shehut. Një takim urgjent dhe pikërisht mes artistëve… Ja arsyet.

zive

foto eksklu

NGA ADMIRINA PEÇI

K

ëto dy fotografi, ngjarja që i shoqëron dhe konteksti në të cilin i sjellim zbulojnë katërcipërisht rolin e vërtetë që kishte Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Maks Velo, i sjell këto imazhe duke zbuluar për lexuesit një fakt mjaft ngacmues. Enver Hoxha, shfaqet në publik për herë të parë pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe ai shfaqet pikërisht mes artistëve, në Galerinë Kombëtare të Arteve, me Dritëro Agollin dhe Kujtim Buzën në krah, në një takim të organizuar në mënyrë të rrufeshme, brenda 2 orëve… Ç’kishte ngjarë? Si lidhen këto dy fotogra¿ me rolin, detyrat

Në foto: Dalja e parë e Enverit pas vdekjes së Mehmet Shehut (në rreth majtas) Dritëro Agolli (në rreth djathtas) Kujtim Buza dhe dënimet e Lidhjes së Shkrimtarëve? Maks Velo na e sjell sot përmes kësaj interviste. Maks në përgjigjen tënde të drejtpërdrejtë, për Kujtim Buzën, rast të cilin nuk e ndani nga Agolli, ju sillni dy fotogra¿, të cilat kanë një histori dhe konotacion të veçantë… Mund të na e shpjegoni?

Po është një ngjarje shumë e rëndësishme për mua. Ajo foto dëshmon daljen e parë publike të Enver Hoxhës pas vrasjes së Mehmet Shehut. Në atë kohë kam qenë në burg. Ne e përjetuam me një gëzim të madh vetëvrasjen e tij. Për mua nuk ka shumë rëndësi është vrasje a vetëvrasje. Ai i parashikonte tmerret që do të pësonte familja

e tij. Mehmeti zhduku gjeneralët, Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin… Ata zhduknin njëri tjetrin. Ishte një mekanizëm që i hante të gjallë. Në këtë kuptim nuk kishte pse të të vinte keq. Por mënyra si e bënin ishte e tmerrshme. P.sh unë e njihja djalin e tij të madh Ladin, ishte djalë i edukuar. E vranë në Gramsh… Vijon në faqen 14-15

ARRESTIMI I BUJSHEM

Policia tregon detaje të operacionit: Fshehu armën në kroskotë NGA BESMIRA MUÇAJ

N

jë ditë pas arrestimit të Emiljano Shullzit policia kon¿rmoi faktin se ai së bashku me dy persona të tjerë lëviznin në kryeqytet me një automjet në pronësi të Kuvendit Popullor. Automjeti tip benz 240 C, ngjyrë e zezë, që është identi¿kuar nga blutë e kryeqytetit mban targat Tr 2703 L. Pikërisht ky automjet sipas të dhënave paraprake, dyshohet të jetë në pronësi

Shullazi kapet në makinën e Kuvendit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë hetimeve të kryera të policisë rezultoi se ky automjet kishte ¿llimisht targat Tr 0204 Z, ndërsa më pas janë vendosur targat e tjera.

ARRESTIMI

Ende nuk është bërë i ditur se kush ishte personi i tretë që i shpëtoi forcave të policisë, por burimet

ko¿denciale bëjnë me dije se gjatë momentit të arratisjes e panë duke u larguar me pistoletë në brez. Në sajë të një rrugë operative polica kishte marrë informacionet e nevojshme se Shullazi me dy persona të tjerë kishin disa javë që qarkullonin në kryeqytet me këtë Vijon në faqen 11 makinë...

NGA ENO CACAJ

Shkrimtarët politikanë P

olitika me sa duket po shfaq simptomat e para të lodhjes përpara interesit të publikut. Ndaj për këtë politikbërësit po mendojnë se si ta bëjnë më tërheqëse. Përveç rrjeteve sociale në internet, bashkëbisedimit apo publimit të aksioneve politike, një formë shumë e gjetur po bëhet edhe libri. Anipse ky i fundit po vuan periudhën më të errët qëkur ¿lloi të shkruhej shqipja. Dramacitet qe përkon me shkrirjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ajo Lidhje prej nga doli Kadare, Princi i Asturias dhe Kandidati i përhershëm për çmimin Nobel. Nga ajo Lidhje që doli i madhi Dritëro Agolli që i festohet ditëlindja si majtas ashtu dhe djathtas. Dhe pas tyre të tjerë shkrimtarë të shquar, poetë, romancierë dhe prozatorë. Por sot shkrimtarët janë bërë politikanët. Jo se mes tyre mungojnë shkrimtarët, por sepse me sa duket është një formë e bukur mjaft e goditur për të Sot me sa arritur tek publiku. duket kohët Mos prisni që të kanë ndryshuar jetë Bardhyl Londo, dhe liderët e Fatos Kongoli, etj., PS kanë luksin rivalët e Blushit në të flasin dhe panairin e ardhshëm diskutojnë të librit që do të kurorëzojë librin me të përpara shitur. As Kadare. Ai kamerave si është as më shumë shkrimtarë, si dhe as me pak, kry- Twitter-ista etari që ai e ka kriti- apo FCB-ista kuar më shumë, Edi Rama. Vërtet bukur që dy rryma, ose dy linja të ndryshme brenda një partie që nuk ka rreshtur së menduari ndryshe, sot i kanë lënë vendin debateve dhe diskutojnë për librin. Por çfarë përgjigje ka sot shkrimtari im i preferuar Blushi që para pak kohësh na mblodhi në një sallë dhe na tha që totalitarizmi i Ramës është sipërmarrja më e keqe që PS ka parë në këto 20 vite? Kush janë rrugët se si PS do të pretendojë të vijë në pushtet në 2013. Do të bjerë qeveria, apo do të dështojë, apo do të kemi një PS forcën politike më të votuar. Kujdes! Eshtë vërtetë forca më e votuar politike, por jo koalicion ¿tues. Sot me sa duket kohët kanë ndryshuar dhe liderët e PS kanë luksin të Àasin dhe diskutojnë përpara kamerave si shkrimtarë, si Twitter-ista apo FCB-ista. Packa votuesi nuk ka para të blejë as Àetore për fëmijët apo librat e tyre. Per më tepër lap top apo lidhje interneti per te ndjekur me interes statuset ne rrjetet sociale. Nese kjo eshte rruga atëherë të bëjmë diçka me vlerë të shtuar për shoqërinë shqitare. Godinën e PSSH ta bëjmë Lidhje të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kanë kohë që po kërkojnë një të tillë.


2

E enjte, 10 nëntor 2011

POLITIKE

Programi i qeverisë "Berisha 2": Nëpunës me cilësi europiane

S

ipas Programit të qeverisë "Berisha" 2009-2013, synimi ishte formësimi i një administrate civile në standartet europiane. Sipas saj "Shqipëria Europiane kërkon administratë dhe nëpunës të cilësive europiane. Reformat në sistemin e të rekrutimit, vlerësimit të performacës,

garancive, incentivave dhe masave ndëshkimore do të përmirësohen dhe do të zbatohen në një shkallë gjithnjë e më të lartë dhe do të përfshijnë segmente gjithnjë e më të gjera të administratës shtetërore. Një vëmendje të veçantë qeveria do t'i kushtojë tërheqjes së individëve me shkollimin më të mirë dhe

eksperiencën më të pasur në administrimin publik nëpërmjet incentivave dhe mjeteve të përshtatshme për "rifitimin e trurit". Qeveria do të konsiderojë gjithashtu ngritjen e Universitetit të Administrimit Publik"-thuhet në programin e qeverisë për nëpunësit civilë.

Nenet e errëta në draft-ligjin e përgatitur nga qeveria

Ligji i ri: Zyrtarët mund të bëjnë fushatë Drafti për nënpunësin civil: Mund të pezullohen për fushatë elektorale deri në një muaj. Zyrtarë edhe pa konkurrim Lajmi Draft-ligji që po përgatit qeveria për statusin e nëpunësit civil do të legalizojë përdorimin politik të nëpunësve të administratës publike gjatë fushatave elektorale, përkundër rekomandimeve të KE-së, si dhe duke mbushur administratën me nëpunës pa meritokraci.

Ligji i ri Ligji i propozuar nga qeveria, që suprimon ligjin e vitit 1999 për shërbimin civil legalizon përdorimin partiak të nëpunësve civil. Sipas neneve të këtij draft-ligji, për nëpunësin civil, ky i fundit mund të pezullohet me kërkesë të tij për pjesëmarrje në fushata elektorale deri në 1 muaj dhe pastaj të kthehet sërish për të vijuar punën në administratë.

TIRANE

Ligji i vjetër

NGA ARBEN RROZHANI

L

igji i ri që qeveria po përgatit për adminis tratën publike dhe nëpunësin civil do ta shkatërrojë edhe ligjërisht administratën, duke e vënë atë edhe ligjërisht në shërbim të qeverisë. Ligji i propozuar nga qeveria, që suprimon ligjin e vitit 1999 për shërbimin civil legalizon përdorimin partiak të nëpunësve civil. Sipas neneve të këtij draft-ligji, për nëpunësin civil, ky i fundit mund të pezullohet me kërkesë të tij për pjesëmarrje në fushata elektorale deri në 1 muaj dhe pastaj të kthehet sërish për të vijuar punën në administratë. Një nen tjetër i bën të gjithë nëpunësit pjesë të administratës civile, pavar-

Për nëpunësin civil, ky i fundit mund të pezullohet me kërkesë të tij për pjesëmarrje në fushata elektorale deri në 1 muaj dhe pastaj të kthehet ësisht se si kanë hyrë në administratë, pak iu nënshtruar asnjë konkurimi dhe pavarësisht se si kanë hyrë dhe çfarë meritokracie kanë. Ky

Sipas pikës të nenit 22 të ligjit të vitit 1999 nëpunësi civil pezullohet kur ndaj tij fillon ndjekja penale, gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksioni politik, për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit

Faksimile e projektligjit për statusin e nënpunësit civil

NENET QË SHKA TËRR OJNË ADMINISTRA TËN SHKATËRR TËRROJNË ADMINISTRATËN Projektligji "Për nëpunësin civil" (15 korrik,2011) NENI 53

Pezullimi me kërkesë të nëpunësit 1. Nëpunësi civil pezullohet me kërkesë të tij, në këto raste dhe në këto afate: a) për pjesëmarrje në fushata elektorale, deri në 1 muaj; b) zhvillimi i veprimtarive në kuadër të organizatave apo institucioneve ndërkombëtare në raste të tjera nga ato të parashikuara në paragragin 6 të nenit 46 të këtij ligji, për periudhën përkatëse. NENI 65

Statusi i punonjësve dhe nëpunësve aktualë 3. Punonjësit ekzistues, që janë të punësuar në pozicione të shërbimit civil, sipas këtij ligji dhe që janë rekrutuar sipas një procedure pranimi konkuruese të ngjashme me atë të përcaktuar nga ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i Nëpunësit Civil" apo që janë të punësuar, në të njëjtin vend pune për një periudhë jo më të vogël se 3 (tre) vjet, janë për shkak të ligjit nëpunës civilë. është një hap prapa, qoftë duke e krahasuar me ligjin e vitit 1999, nr.8549, për "STATUSIN E NEPUNESIT CIVIL", ku që në krye thuhet se:

"Shërbimi Civil është i ndërtuar dhe vepron mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transpar-

encës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi". Sipas nenit 22

Ligji i vitit 1999

Neni për pezullimin, kur merr post politik S

ipas ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 për "STATUSIN E NEPUNESIT CIVIL" Shërbimi Civil është i ndërtuar dhe vepron mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi. Sipas nenit 22 të këtij ligji pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhenieve ligjore për periudhen sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe nëpunësi civil rimerr vendin e tij në shërbimin civil, me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie.Sipas pikës 2 të këtij neni nëpunësi civil pezullohet kur ndaj tij fillon ndjekja penale, gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksioni politik, për periudha studimi më shumë se

6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit, por në lidhje me profesionin që ai ushtron dhe gjate kësaj periudhe ai nuk paguhet.

të këtij ligji nëpunësi mund të pezullohet gjatë periudhës në të cilen ushtron një funksioni politik sipas dispozitave në fuqi, por jo të marrë leje për sh-

kuar në fushatë politike. (Draft-ligji 2011 mund të gjendet në linkun: http:// www.pad.gov.al/sigma/ ligji_i_ri.pdf)

NENI 22 Pezullimi 2. Nepunesi civil pezullohet: c)gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksion politik sipas dispozitave në fuqi


E enjte, 10 nëntor 2011

3

POLITIKE

Zgjedhjet e 2011, apeli për përdorimin e administratës

P

ërpara zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 shoqëria civile dhe diplomatë të huaj shprehën shqetësimin për përdorimin e administratës në fushata zgjedhore dhe pas saj. Sipas rezultateve të monitorimit të kryer nga Grupi shqiptar i të Drejtave të Njeriut, ishin shkelur disa ligje dhe të drejta të njeriut në fushatat zgjedhore,

sepse nëpunësit e administratës u përdorën politikisht dhe disa rrezikuan deri dhe punën në rastet kur kundërshtuan presionin. Sipas diplomatëve të huaj në Tiranë gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe pas saj, nxënës studentë dhe nëpunës të administratës u përdorën nga politika. "Kishte udhëzime që u jepeshin punonjësve të shërbimit publik për pjesëmarrje në aktivitetet private. Ka

pasur pushime nga puna të njerëzve të cilët kanë refuzuar ta bëjnë këtë. Ka pasur presion mbi bizneset private në mënyrë që ato të financonin partitë politike, fushatën e tyre dhe pjesëmarrjen në fushatë dhe ato që nuk pranuan u bënë më pas objekt i kontrollit të organeve tatimore"-thuhej në një reagim të diplomatëve të huaj para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Raporti i OSBE/ODIHR

Qeveria presion nëpunësve të administratës për 8 majin 2011

TIRANE

nxënësit. MVZ-ja e OSBE/ODIHR i vlerësoi si të besueshme mjaft raste në qarkun e Tiranës, Kukësit, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës. Për shembull mësuesit në Vlorë dhe Kamëz (qarku Tiranë) i urdhëroi drejtori i shkollës të merrnin pjesë në mitingjet e PD-së. Nxënësve të shkollës në Kukës dhe studentëve të universitetit në Korçë u thanë mësuesit të merrnin pjesë në një miting të PD-së, personelit të spitalit në qarkun e Elbasanit iu kërkua të merrnin pjesë në një miting të PD-së. Nëpunësve civilë në një ministri në Tiranë iu kërkua nga Zyra përkatëse e Burimeve Njerëzore të merrnin pjesë në mitingjet e PD-së dhe pjesëmarrja e tyre u kontrollua.

S

ipas Raporti Përfundimtar të Mi sionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 8 majit 2011, Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it iu raportuan një sërë ankesash në shumë qarqe të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit, punonjësit e shëndetësisë dhe nëpunësit civilë si edhe nxënësit, po ushtrohej presion ose për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës të PDsë, ose për të mos shkuar në aktivitetet e opozitës. Presione të tilla përfshinin kërcënime për humbjen e vendit të punës ose nota të ulëta për

Nota mbetëse e Administratës Publike në Progres-Raportin e Këshillit të Europës 2011

Administrata, një çorbë politike Raporti: "Shërbimi civil mangësi të rëndësishme, për meritokracinë, kontratat e përkohshme, shkarkimi dhe nga politizimi, veçanërisht në emërime"

Lajmi Kur në tetor 2011 KE publikoi raport-progresin për Shqipërinë 2011, theksoi përparimin e kufizuar në fushën e reformës së administratës publike dhe politizimin drastik të saj, si një "Jo" ndaj Shqipërisë për afrimin me BE-në

TIRANE

NGA ARBEN RROZHANI

P

olitizimi dhe mbushja e ad ministratës Publike me mili tantë partie ishte një nga "Jo"të e Këshillit të Europës për pranimin e Shqipërisë si kandidat për në BE. Në Progres-Raporti e Këshillit të Europës për vitin 2011, publikuar në tetor, theksohej përparimi i kufizuar në fushën e reformës së administratës publike, e cila është prioritet kyç i Opinionit. "Shërbimi civil po vuan nga mangësi të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me parimin e meritokracisë gjatë procesit të rekrutimit, punësimin me kontrata të përkohshme, rregullat për ngritjen në detyrë, transferimin dhe shkarkimin e punonjësve civilë. Funksionimi i shërbimit civil vazhdon të vuajë nga politizimi, veçanërisht për sa u përket emërimeve"-thuhej në të.

VOTIMET

Zyrtarët e PD, formularë për nëpunësit

N

ë media para zgjedhjeve të 8 majit u zbuluan shkresa zyr tare për përpjekjet e PD-së për marrjen e votive. Zyrtarët u kërkuan të gjithë nëpunësve të administratës publike, por edhe në sektorë të tjerë si arsim, tatime, sigurime, që të plotësojnë një formular, me të dhëna personale që nisin që nga gjeneralitetet, emër mbiemër, e më pas adresa e saktë e banimit, qendra e votimit deri edhe orientimi politik dhe numri i votuesve që kishin në shtëpi. Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR dhe delegacionit të Kongresit iu raportuan një sërë ankesash në shumë qarqe të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë si edhe nxënësit.

Sipas raportit zbatimi i Urdhrit të Kryeministrit të tetorit 2010 që vendos një kufi maksimal prej 2.5% të punësimeve me kontratë në shërbimin civil, vazhdon të jetë i dobët. Qeveria miratoi një letër politikash që shqyrton një sërë ndryshimesh në Ligjin e ri për Shërbimin Civil. "Në qershor 2011, si pjesë e reformës së inspektimit, parlamenti miratoi Ligjin për Inspektimin. Në të njëjtin muaj, një vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi standardet dhe metodat për krijimin e organeve publike për sa u përket strukturave dhe organizimit. Megjithatë, në përgjithësi reforma e administratës publike nuk ka avancuar shumë"-thuhet në ProgresRaport 2011.

Ndërrimi i pushtetit është shoqëruar gjithmonë me një reformë në administratë ndërsa fushatat elektorale janë shoqëruar me nxjerrjen e administratës në mitingje. Për këtë arsye, ekspertët e BE-së kanë hartuar një draft të posaçëm vetëm për punësimet dhe shkarkimet në administratë. Ekspertët ndërkombëtarë shumë herë kanë rekomanduar uljen e numrit të kontratave të përkohshme, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në politizimin e administratës publike, duke rekomanduar që të gjithë nëpunësit duhet të fitojnë statusin e nëpunësit për të gjithë jetën dhe punësimi me kontrata të përkohshme të bëhej vetëm në raste te veçanta dhe për poste drejtuese të larta, siç janë titullarët e disa institucioneve ku mandati është i përcaktuar. Sipas përvojës europiane, kandidatët, për tu bërë pjesë e administratës shtetërore, duhet t'i nënshtrohen konkursit kombëtar vjetor, ku kandidatët e suksesshëm do të jenë të përshtatshëm për tu emëruar si nëpunës civilë dhe për 2-3 vjet ata mund të jenë zëvendësues ose nëse kanë fat mund të fillojnë direkt punë në administratë. Ligji i propozuar nga BEja kërkonte t'I vinte fre shkarkimit të nëpunësve me motivacionin "për shkak të rikonstrukturimit" dhe kalimi në listën e pritjes për një periudhë më të gjatë duhet të jetë një përjashtim.


4

E enjte, 10 nëntor 2011

POLITIKE

Promovohet libri i Ramës, dedikimi: "Anetës që iu bëfsha kurban"

L

ibri i parë i Edi Ramës ka qënë për për Anetën, nënën e tij, me dedikimin: "Anetës që iu bëfsha kurban". Kështu, në ditën e parë të hapjes së panairit të librit, në Tiranë, por në një tjetër ambient, shumë pak larg Pallatit të Kongreseve, kryetari i PS-së, Edi Rama ka promovuar librin e tij, "Kurbani". Ky promovim ka

mbledhur deputetë, miq nga mediat, nga arti dhe të letrave, të cilët kanë vlerësuar iniciativën e bërë realitet nga kreu socialist. Në një fjalim të shkurtër, drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni, ai rrëfeu se kishte nisur ta shkruante librin në ditët e para të Korrikut, pikërisht në kohën kur politika ishte përfshirë në debatet për numërimin e votave për bashkinë e Tiranës.

"Vendosa ta botoj këtë libër kur u binda se nuk shkruajta një rrëfim sipërfaqësor me kokën prapa, por me shikimin përpara. Unë nuk kam shkruajtur kujtime duke qëndruar në vend", tha Rama, autor i romanit "Kurban". Ai tha se veprën ia dedikon fëmijëve dhe nënës së tij. Nërkohë që dje në orën 18.00 në ambientet e Pallatit të Kongresve është hapur panairi i librit.

Ish-ministri komenton mbi sheshin “Skënderbej” Lajmi Ish-ministri i qeverivë të PS-së akuzoi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama se shkatërroi kryeqytetin, duke replikuar, pas akuzave të ngritura në librin "Kurbani"

TIRANE

NGA ARBEN RROZHANI

I

sh-ministri i rendit Publik dhe më pas ministër i Transporteve dhe Punëve Publike, Spartak Poçi iu përgjigj dje akuzave të kryetarit të PS-së Edi Rama, lidhur me shëmtimin e Tiranës, me një shtesë që sipas tij ishte ndërtuar nga ministri Poçi mbi ish-klubin e Ministrisë së Brendëshme. Ish-ministri i akuzuar në një fragment të librit të ri të Ramës, "Kurbani" u shpreh për gazeta "Shqiptarja.com" se nuk e kishte ndërtuar ai shtesën, ndërsa akuzoi ish-kryetarin e bashkisë se lejoi katrahurën në Tiranë, duke penguar miratimin e ligjit të ri urbanistik, madje, duke tentuar të shembte ndërtesat e vjetra te Teatri Kombëtar për t'i hapur rrugë ndërtimit të një pallati. Z. Poçi cili është komenti juaj për akuzat që z.Rama hedh ndaj jush në një pjesë të librit "Kurbani"? Unë nkuk e kam lexuar librin, por atë pjesë po. E para, shtesën nuk e kam bërë unë, por është ngritur një vit përpara se unë të bëhesha ministër i Rendit Publik. Jë mos gabohem u emrëruat Ministër i Rendit Publik në 1999? Po dhe e kam gjetur të mbaruar shtesën. Unë, pra njerëzit e mi, vendosëm aty makineri dhe pajisje. Aty ne ven-

Ndërtimet në Tiranë, Poçi: Pse nuk jam dakort me Ramën Ish-kreu bashkisë e akuzoi për shtesën te ish-klubi i Ministrisë së Brendëshme. Poçi: deshi të prishë Teatrin për pallat

E kam gjetur të mbaruar shtesën. Ne, vendosëm aty makineri dhe pajisje. Aty ne vendosëm Institutin e Policisë Kriminale. dosëm Institutin e Policisë Kriminale. Ishin pajisje që i ishin falur policisë shqiptare nga Esexx Police e Londrës, pajisje me vlerë rreth 28 milionë dollarë. Ne po e ngrinim nga e para Institutin, sepse ai nuk funksiononte në atë kohë. Unë pra e gjeta gati karabinanë, me dyer dhe dritare. Unë bëra vetëm lyerjen dhe futjen e pajisjeve brenda. Unë nuk e kam lexuar librin e Ramës, por këtë sprovë letrare, do të quaja onanizëm, sepse kjo shtesë për të cilën akuzon Rama është ndërtuar një vit para se unë të bëhesha ministër. Ai përmend, mes të tjerëve emrin tuaj, si njerëzit që nuk e lanë të bënte Tiranën me fytyrë europiane. Sipas jush çfarë bëri Edi Rama për Tiranën? Se çfarë ka bërë Edi Rama për Tiranën, hipni te "ABA 21" dhe të shikoni se si duket. Si ju duket Tirana nga atje lart juve, si ndërtues? Mua më duket se është punuar dhe ndërtuar pa asnjë lloj studimi.

cionale mes jush? Unë e kam ndihmuar shumë për rrugët e Tiranës. Unë kërkova që të bëhej studimi urbanistik i Tiranës, por ai e refuzoi. Pse? E refuzoi sepse donte të vazhdonte me studimet pjesore, siç ishte në kohën e Saliut të parë. Çfarë do të kishte ndodhur me Tiranën po të ishte miratuar plani i ri urbanistik? Patjetër që nuk do të bëheshin këto katrahura. Ai e bllokoi për 10 vite dhe prapë nuk e kemi këtë plan. Edhe ndërtimet pa leje i prishëm ne, nuk i prishi Edi Rama, në parkun Rinia, Lanë etj, sepse ai nuk kishte as mjete, as polici në atë kohë. Madje ato filluan para se të bëhej ai kryetar bashkie, sepse nisën që në kohën e qeverisë "Majko", vazhduan me qeverinë "Meta", sepse ai ishte ministër Kulture dhe nuk kishte lidhje me këtë. Juve nuk ishit një ndër të rikthyerit në PS nga Kongresi që sapo u mbajt. Më falni, por nuk mund të isha kthyer unë aty. Sepse jemi në trajektore të ndëryshme. Cila është trajektorja e z.Rama? Është ajo që ta mbajë PS-në në opozitë. Ta zbërthejë, ta çmontojë komplet dhe ta mbajë larg pushtetit. Kjo është alternative e tij. Ai u tha delegatëve: "Deshët një program? Ja ua bëra një program". Si e komentoni programin e prezantuar nga z.Rama? Nuk e kuptoj pse duhet bërë një program. Bëhet një program i partisë, i cili dorëzohet në gjykatë, ku përcaktohet se cilat janë synimet e kësaj partie dhe bëhet edhe një program elektoral, për të cilin punohet gjatë gjithë kohës kur je në opozitë dhe që miratohet para fushatës. Pra ju thoni që ky program ishte

Edhe ndërtimet pa leje i prishëm ne, nuk i prishi Edi Rama, në parkun Rinia, Lanë etj, sepse ai nuk kishte as mjete, as polici

SALI BERISHA

Pjesa te "Kurbani", Akuza e Ramës për Poçin "…Kanë rrënuar dhe godinën e ish-Klubit të Ministrisë së Brendshme, një tjetër perlë arkitektonike e mbuluar me pluhurin e llumtë të viteve, mbi të cilën Spartak Poçi, ministri socialist që thuhej se shkatërroi dyzet banda, ngriti në ballinën e ndërtesës së kohës së Italisë, si të ishte në fushë Kamzën e orëve më të para, pa projekt as minimumin e kujdesit në ndërtim, një kat tek tullë pa leje sot e gjithë ditën të pasuvatuar…"

Kishte patur mundësi Edi Rama që ta bënte këtë studim prej tetorit 2000, kur u zgjodh kryetar bashkie për herë të parë? Pa diskutim. Ai ka 10 vite që "punon" për Tiranën dhe e ka bërë më keq se çka qenë. Ai ka patur në dispozicion 10 vite që të refklektonte për këtë shtesën që thotë se ia paskam bërë unë. Po të donte ai mund të bënte diçka për këtë shtesë, mos ta linte ashtu siç është ende. Plus kësaj unë di që ai ka kërkuar në qeveri që ta prishte të gjithë kompleksin, përfshirë edhe Teatrin Kombëtar, duke përfshirë edhe klubin e Ministrisë së Brendëshme, për të ngritur një pallat tjetër. Ju ishit ministër i Transporteve dhe Punëve Publike gjatë kohës që Edi Rama ishte ministër. Cila ishte marrëdhënia institu-

i parakohshëm? Po nuk e di për çfarë e bëri. Vetëm për të mbuluar zërat që thonin se nuk ka program?! Po idea e z.Rama se tashmë e ka hapur partinë duke thirrur në PS "xhaketat e vjetra", si ju duket? Nuk e di kë ka thirrur. Nëse ai e konsideron partinë si kazermë ku mund të japë fletëhyrje, kur të dojë ai, kjo është tjetër punë. PS-ja nuk është e Edi Ramës, ai s'mund t'i hapë dhe as t'i mbyllë dyert e partisë. Por ai kështu e ka kthyer partinë, në një bandë, dhe një forcë politike nuk mund të trajtohet si sh.p.k. apo si çetë. Ajo është një forcë e hapur politike ku aderojnë dhe bashkëpunojnë të gjithë, pa dallime dhe preferenca. Unë që kam qenë anëtar i PS-së prej vitesh, kam qenë ministër në qeveritë e saj dhe jam ende aktivist. Por nuk mund të rri në një çati me njerëz, të cilët kur isha ministër i brendëshëm i kam luftuar. Unë jam anëtar I PS-së, jam apo s'jam delegat.


E enjte, 10 nëntor 2011

5

POLITIKE

Blushi-Bashës: Do ta takosh Ramën, po mëso si bëhet sheshi

G

jatë panairit të librit ku është promovuar edhe libri i fundit i Edi Ramës, “Kurban”, ka pasur edhe shumë personazhe të tjerë të politikës. Mes tyre ishte edhe deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka shkëmbyer disa batuta me kreun e bashkisë, Lulzim Basha, mbi librin e ri të Ramës. Batuat janë shkëmbyer pasi Blushi i dhuroi një

kopje të librit të tij, “Shqipëria”, kryebashkiakut. “Shkova me shpresën mos gjeja zotin Rama, por nuk ishte”, i tha Blushit kryebashkiaku Basha. Blushi, i cili ndodhej në stendën ku po promovohej libri i tij i është përgjigjur batutës së Bashës duke thënë: “Zotin Rama do e takosh, por mëso si bëhet sheshi”. Biseda vazhdoi me Bashën që komenton

librin e Ramës: “Shkova, e pashë, më thanë ca mendimi kam. Ca mendimi kam?! Për mua është mirë që ai të shkruajë një libër, si ky që do vijë. Veçanërisht në 2013”- iu përgjigj Basha. Ndërkohë Blushi e plotësoi: “Që të rregullosh sheshin”. Gjithë batutat u bënë në sy të gazetarëve, por Blushi sapo mbaroi tek panairi, menjëherë u nis në promovimin e librit të Ramës

Gjykata: Vendimi i Kuvendit, jo konflikt pushtetesh

PERIFERI

Kushtetuesja "rrëzon" Ramën për Piramidën katër muaj pas largimit Pakica prej tre anëtarësh: Mes bashkisë dhe Kuvendit ka mosmarrëveshje kompetencash Lajmi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë "Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar" në vend të Piramidës ose Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës.

TIRANE

NGA JAKIN MARENA

A

nkesa e bashkisë së Ti ranës, në kohën që drejtohej nga kreu socialist Edi Rama ka marrë përgjigjie negative nga ana e institucionit më të lartë gjyqësor, Gjykatës Kushtetuese. Me vetëm tre vota kundër, kjo gjykatë e ka parë të ligjshëm vendimin e Kuvendit për ndërtimin e kompleksit parlamentar në vendin ku aktualisht gjendet QNK "Pjetër Arbnori". Më konkretisht, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës për pezullimin e zbatimit të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë "Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar" në vend të Piramidës ose Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës. Në argumentim të saj Kushtetuesja ka sqaruar se vendimi nr.66, i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë është marrë në përputhje të plotë me rregulloren e këtij institucioni dhe se nuk rezulton ndonjë shmangie e rolit dhe kompetencave të Bashkisë së Tiranës. Më tej Gjykata sqaron se vendimi nuk krijon as efekte juridike në drejtim të uzurpimit të kompetencave të pushtetit vendor në

fushën e planifikimit urban dhe menaxhimit të territorit, madje sipas kësaj Gjykate zbatimi i vendimit për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar nuk shkakton as konlfikt kompetencash mes dy institucioneve. Në argumentimin e Kushtetueses për rrëzimin

ankesës së bashkisë së kryeqytetit, gjykata nënvizon faktin se ajo është pa objekt, për arsye se nuk jemi në kushtet e një mosmarrëveshjeje kompetencash; Kuvendi i Shqipërisë, me anë të vendimit nr. 66, ka shprehur vullnetin për fillimin e procedurave për ndërtimin e

Kompleksit të ri Parlamentar. Vendimi, sipas Kushtetueses është në kuadrin e idesë dhe jo të procedurave realizuese. Fjala "ndërtim" nuk është përdorur në kuptimin e drejtpërdrejtë praktik të saj pasi Kuvendi, në pikën e parë të vendimit, nuk shprehet për prishjen e ndonjë godine, por vetëm prezanton objektivin dhe qëllimin e Kuvendit për të ngritur një kompleks të ri parlamentar. Pezullimi i vendimit nr. 66, sipas Kushtetueses nuk mund të kërkohet sepse nuk jemi në kushtet e cenimit të interesave shtetërore. Për më tepër, nuk rezulton të ketë asnjë shembje godine, ndërtim apo fillim punimesh pranë Piramidës. Njëherësh, sipas Gjykatës me urdhrin nr. 610, datë 22.12.2010, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka hequr statusin si "monument kulture" Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori". Gjykata i cilëson si ligjore të gjitha vendimet e marra nga ana e Kuvendit, duke arritur në konkluzionin se në këtë vendim nuk ka asnjë lloj konflikti kompe-

NGA ALBA MALLTEZI alba.malltezi@shqiptarja.com

Punët e mira e kanë emrin "grua" N

ëse gruaja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zonja Michelle Obama, do të vinte në Tiranë, do të ishte vërtetë një lajm shumë i mirë. Por një lajm akoma më i mirë është hapja e një spitali për fëmijët me probleme të autizmit në Shqipëri. Këtë nismë e merr zonja Liri Berisha dhe ndërmarrja e hapave konkretë për të përmirësuar jetën e për t'u ardhur në ndihmë familjeve që përballen me problemin e vështirë të autizmit, është për t'u përgëzuar. Edhe zonja Aurela Basha, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, po përpiqet të promovojë bukuritë dhe vlerat e Tiranës, duke filluar me bashkëshortet e diplomatëve. Gjatë muajit tetor, muaji i sensibilizimit dhe luftës ndaj kancerit të gjirit, edhe Kryetarja e Kuvendit, Zonja Jozefina Topalli, u mobilizua në radhët e para të një marshimi duke bërë thirrje për kontrolle periodike në gji. Deri këtu çdo gjë shkon shumë mirë. Janë nisma të vlefshme për shqiptarët dhe për vendin. Duhet kapërcyer vetëm një pikë, të cilën gruaja duhet ta marrë përsipër ta kryejë: bashkimi dhe jo ndarja dhe në punët e bamirësisë. Çdo gjë është më e vlefshme dhe më e mbarë nëse ka gjithëpërfshirje. Nuk ka pse, në sipërmarrje bamirësie, të mos përfshihen dhe bashkëshortja e kreut të opozitës, zonja Linda Rama, apo edhe deputete të opozitës. Gra të shoqërisë civile dhe bashkëshorte n ish-Presidentësh. Ne të shqiptarja.com besojmë shumë në pozitivitetin dhe forcën konstruktive që ka gruaja shqiptare. Për bashkimin, duhen shenja konkrete dhe fjalën e veprimin e kanë gratë e pushtetarëve.

tencash mes dy institucioneve. Këto kanë qënë arësyet që Kushtetuesja është shprehur kundër ankesës së bashkisë së Tiranës, që qeverisej nga Rama, duke e rrëzuar atë. Por nuk kanë qënë të këtij mendimi tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht Sokol Sadushi, Sokol Berberi dhe Petrit Plloçi, të cilët në argumentimin e tyre janë shprehur se "thelbi i nenit 13 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë janë parimi i decentralizmit të pushtetit dhe i

autonomisë vendore. Në këto kushte,në mendimin e pakicës që ata kanë shprehur gjykojnë se vendimi i Kuvendit ka krijuar efekte juridike të tilla, të cilat kanë shkaktuar një ndërhyrje në kompetencat e pushtetit vendor në fushën e planifikimit, menaxhimit urban dhe të kontrollit të territorit. Si konkluzion, pakica është e mendimit se, në çështjen objekt shqyrtimi, është krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis pushtetit qendror dhe atij vendor.

Drafti për reformën

PS: Komision Ad-hock për ligjet me 3/5

TIRANE

K

omision ad-hoc për ligjet me tre të pestat, me afat miratimi deri në prill të vitit të ardhshëm. Ky ka qënë dhe propozimi zyrtar i socialistëve, i depozituar ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve nga nënkryetari socialist i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj. Ligjet më të rëndësishme që kërkojnë shumicën prej 3/5 dhe që janë dhe në themel të kërkesave të BE, në kuadrin e 12 kërkesave për politikën shqiptare, në draftin e para-

qitur nga ana e socialistëve për mazhorancën janë lënë për t'u diskutuar në periudhën mars-prill të vitit të ardhshëm. Gjykata Administrative, reforma në ligjet për Konferencën Gjyqësore, Gjykatën Kushtetuese, Shërbimin Civil etj do të diskutohen pas thithjes së mendimit të gjërë të grupeve të interesit, diskutimit dhe përfshirjes së amendamenteve të opozitës dhe të shoqërisë civile, përfshirë me patjetër ekspertizën ndërkombëtare, në mënyrë që të jenë konform kërkesave të BE. Sipas opozitës, ky shqyrtim duhet të kry-

het në bashkëpunim me një grup adhoc konstitucionalistësh si edhe me grupe ekspertësh vendas e të ftuar nga BE, rast pas rasti sipas fushave, ku duhet të përfshihen në një proces të hapur e plotësisht transparent për publikun edhe institucionet kushtetuese e të pavarura të sistemit të drejtësisë si dhe të gjitha grupet përkatëse të interesit. Duke kërkuar një përbërje të barabartë mes palëve në Komision, ku në themel të vendimmarrjes të ketë konsensusin, bazuar në përvojën e komisioneve ad-hock të reformave zgjedhore.


6

E enjte, 10 nëntor 2011

EKONOMI

Presidenti dekreton Fullanin, Edi Rama: Shumë e gabuar

P

residenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar për miratim Kuvendit, emrin e Ardian Fullanin për një mandat të dytë shtatëvjeçar në postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Ai ishte një ndër tre emrat që qeveria propozoi më parë si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke siguruar me sa duket me lehtësi

emërimin. Por, dje ka reaguar menjëherë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një njoftim për median, ai shprehet se, në këndvështrimin e Partisë Socialiste, Fullani nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Sipas kreut të opozitës, mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani është në vetvete pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të

mandatit të tij të parë. "Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më pare", nënvizon Edi Rama në njoftimin e tij. Dekreti presidencial u publikua dje në faqen zyrtare të Presidencës në internet. Miratimi i tij kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Merret si pikë referimi buxheti 2011 i korrigjuar

Sherr në Kuvend për buxhetin, opozita dyshime mbi borxhin Kodheli akuzon: Borxhi publik do të kalojë kufirin e 60 përqindëshit vitin e ardhshëm Lajmi Qeveria dje zbriti në Komisionet parlamentare për të shpjeguar termat kryesorë të ligjit më të rëndësishëm të shtetit. Sipas ministrit Bode, kemi të bëjmë me një buxhet konservator, që rregullon parametrat makro

Në listën e investimeve, tha dje kreu i Financave publike, vazhdojnë të përzgjidhen me përparësi ato projekte, të cilat janë vazhdim i projekteve të mëparshme

TIRANE

NGA GENC KONDI

M

inistri i Financave, Ridvan Bode, pre zantoi dje para deputeteve të Komisionit të Ekonomisë, projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012. Bode tha se ky p/buxhet është konservator e realist dhe synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, edhe pse ekonomia shqiptare ka performuar mirë dhe i ka bërë ballë krizës financiare globale. Por, deputeti PS Arben Malaj vuri në dukje se ditë më të vështira po vijnë, në dritën e krizës që ka përfshirë dy nga partnerët tanë kryesorë tregtarë, si Italia dhe Greqia.

INVESTIMET

"Buxheti është një buxhet konservator. Ka marrë në konsideratë zhvillimet aktuale dhe potencialet e ekonomisë. Është marrë parasysh dhe kriza në eurozonë dhe potencialet e ekonomisë sonë", theksoi Bode. Lidhur me investimet, ministri pranoi se ato përqendrohen në vijimin e investimeve të lëna përgjysmë në vite. Në listën e investimeve, vazhdojnë të përzgjidhen me përparësi ato projekte, të cilat janë vazhdim i projekteve të më-

Ministria e Financave

Mosrealizimi

Ridvan Bode në komision parshme, si edhe investimet që cilësohen strategjike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, në përputhje edhe me programin e qeverisë, theksoi ai.

DIFEKTET

Deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit, u shprehën skeptikë dhe theksuan se edhe më parë qeveria ka prezantuar buxhet kon-

servator, por parashikimet nuk janë realizuar dhe buxheti është kthyer një dhe dy herë të tjera për t'u korrigjuar në ulje. Mimi Kodheli tha se qeveria nuk ka patur aspak në vëmendje krizën në eurozonë, duke hartuar këtë buxhet. Ndërkohë, sipas saj, në projekligj nuk janë të pasqyruara as rekomandimet e FMN-së. Sipas Kodhelit, borxhi publik sot është në shifrat 59.4 %, ndërsa në vitin 2012, tha ajo, do kapërcejë mbi 60%, duke shkelur kufirin që caktohet me ligj në vendin tonë.

KOSOVE

Të shtunën do të përurohen 38 km të autostradës

K

ilometrat e para të autostradës Vermicë-Mer dare, vazhdim i asaj Durrës-Kukës, do të përurohen të shtunën, bëri të ditur kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka ftuar të gjithë deputetët, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, që këtë të shtunë të marrin pjesë në inaugurimin e kilometrave të para të autostradës. Thaçi tha se ky inaugurim është festë për të gjithë. Ai bëri të ditur se autostrada do të vazhdojë dhe se për këtë qeveria ka caktuar 260 milionë euro nga buxheti i shtetit.

"Me këtë gjendje të ekonomisë, nuk do të mund të ulet borxhi publik", deklaroi Kodheli. Diskutimet për projektbuxhetin 2012 do të vijojnë në komisione ditët në vijim

dhe më pas ai do të kalojë për miratim në parim në Parlament. Procedura kërkon që më pas të vazhdohet me diskutimin dhe miratimin nen për nen.

Çmimet

KESH kërkon trefishim të tarifës

K

TIRANE

orporata Elektroenergjetike Sh qiptare (KESH) ka kërkuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) rritjen e çmimit të energjisë për të mbuluar kostot operative dhe financimet të tjera, që duhet të kryejë për mirëmbajtjen e digave. Masa e kërkuar e rritjes së çmimit është 3 lekë e gjysëm për kilovatorë, duke e rritur atë me 3.4 herë, duke kaluar në 5.03 lekë nga 1.48 lekë për një kilovatorë, që është aktualisht. Nëndrejtori i KESH-it, Robert Niko, tha dje për median se ky ka qenë një vit i varfër në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi nuk ka pasur rreshje të shumta. Aktualisht, Korporata po importon rreth 10 milionë ki-

Kategoritë Korporata Elektorenergjitike Shqiptare ka filluar importet masive të energjisë. Periudha e artë e reshjeve, liqenet po shkojnë drejt kufirit kritik dhe KESH blen gjysmën e energjisë që shkon për konsum lovatorë në 24 orë për të plotësuar të gjitha nevojat e vendit. Përsa i përket sigurisë në diga, nëndrejtori Niko u shpreh se janë kryer sistematikisht kontrollet dhe situata paraqitet më se normale. Gjatë muajit tetor, KESH-i bleu në total rreth 106 milionë kilovatorë energji ele-

ktrike nga katër subjekte të ndryshme tregtare. Pas dy vitesh situate të mirë hidrologjike, që u shoqëruan edhe më një sërë përm-

bytjesh masive, vendi tani është përfshirë nga një thatësirë disamujore. Burime nga Korporata bëjnë të ditur se rezervat në basenet e hidrocentraleve kanë arritur pikat më të ulëta dhe për të përballuar konsumin vendas, KESH ka filluar importet masive. Energjia ka qenë këto dy vjet të krizës një zbutës i pasojave dhe një nga zërat e rëndësishëm të ekporteve. Vitin e kaluar eksportet e KESH arritën në 120 milionë euro, duke qenë një nga kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike të vendit për shkak të prodhimit të lartë që u ndikua nga situata e mirë hidrike. Por tani situata është përmbysur dhe energjia mund ta zhysë ekonominë në një spirale të rrezikshme.


E enjte, 10 nëntor 2011

7

EKONOMI ME TE PASURIT

HAPESIRA AJRORE

Carlos Slim vijon edhe sivjet të kryesojë listën e më të pasurve të botës. Meksikani është njëri nga 1.210 miliarderët në planetin tonë. Nga këta, 413 janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 300 janë europianë, sipas revistës "Forbes". Vetëm 102 prej tyre janë femra. Bill Gates vjen i dyti në këtë listë, kurse investitori Ëarren Buffett i treti. Kina ka dyfishuar numrin e miliarderëve

Shqipëria ka shfaqur interesim për të qenë aktive në menaxhimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku, shprehu interesin lidhur me këtë "sipërmarrje", duke thënë se në përgjigje të sugjerimeve të NATO-s, Shqipëria ka si avantazh pozicionin gjeografik. Kosova është përgjigjur se do të dëgjojë në çdo rast qendrimim e NATO-s

Lanabregasi mbetet jashtë privatizimi, krijohen dy sh.a. të tjera

Shteti-pronar po i "fal" HEC-et Zbulohet vlera e llogaritur si kapital për Bistricën dhe dy hidrocentralet mbi lumin e Matit; ato do të shërbejnë si bazë për vlerësimin gjatë shitjes së ardshme

Lajmi Dy shoqëritë e sapokrijuara të energjetikës, me pronar shtetin, por që do të dalin shpejt në privatizim, kanë paraqitur në Qendrën Kombetare të Regjistrimit vlera ta kapitalit të tyre, shumë herë më të vogla se ato e tregut. Në rast se shiten me këto vlera, qeveria ka përgatitur humbje dhe jo fitim në këtë proces shitjeje të aseteve publike

TIRANE

NGA GENC KONDI

A

ktualisht, janë krijuar, në fakt, tri kompani të reja të prodhimit të energjisë elektrike, të cilat janë shkëputur nga Korporata-mëmë Elektroenergjetike Shqiptare. Fjala është për HEC-in e Lanabregasit, ku përfshihet vetëm një objekt i gjenerimit të energjisë, pasuar nga grupimi në një shoqëri anonime i dy hidrocentraleve mbi lumin Mat: Ulza dhe Shkopeti, si dhe një kompani e tretë, në përpërje të së cilës hyjnë dy HEC-et e ngritura mbi lumin e Bistricës, në Sarandë. Por vetëm dy të fundit është menduar të shiten, në kuadër të privatizimit të gjithë aseteve të mbetura ende në pronësi të shtetit shqiptar. Në regjistrimin e kryer pranë QKR-së, këto subjekte të reja, të krijuara pas një vendimi të posaçëm të qeverisë, që ka kaluar edhe si ligj në Kuvend, kanë deklaruar, siç kërkon ligji, edhe kapitalin e tyre, ku përfshihen të gjithë asetet në zotërim të tyre, duke filluar nga trualli e deri te makineritë e pajisjet. Ajo që vihet re, është fakti që shteti është treguar tepër bujar me këtë pasuri të paçmuar, që është në gjendje pune, madje jo shumë kohë më parë është kryer edhe procesi i rigjenerimit të digave. Konkretisht, të dy HECet e ndërtuar mbi Bistricë, sëbashku kanë një fuqi të instaluar prej 49 megatavësh. Pajtim Bello, ish-zëvendësministër i Energjetikës dhe një ekspert i njohur i sektorit ele-

?

"ETIKET A" E SUBJEKTIT "ETIKETA" HEC ULEZ E SHK OPET SHKOPET

Themeluar Administrator Kapitali i shpallur Vlera në valutë Fuqia e instaluar Vlera e llogaritur Vlera në total

datë 31.08.2001 Abdi Pasha 1.659.137.000 lekë 11.725.349 euro 49 Megavat 2.5 milionë euro/Megavat 122.5 milionë euro

"ETIKET A" E SUBJEKTIT "ETIKETA" HEC BISTRICA 1 BISTRICA 2

Themeluar Administrator Kapitali i shpallur Vlera në valutë Fuqia e instaluar Vlera e llogaritur

Vlera në total

datë 31.08.2001 Bujar Allushi 2.070.027.000 lekë 14.629.166 euro 29 Megavat 2.5 milionë euro/Megavat për një HEC dhe 1.5 milionë euro/Megavat për tjetrin 68.5 milionë euro

"ETIKET A" E SUBJEKTIT HEC "ETIKETA" ABREGAS (jashtë pri vatizimit) LANABREGAS priv LAN

Themeluar Administrator Kapitali i shpallur Vlera në valutë Fuqia e instaluar Vlera e llogaritur Vlera në total

datë 31.08.2001 Mentor Spahiu 119.126.970 lekë 841.886 euro 5 Megavat 1.5 milionë euro/Megavat 7.5 milionë euro

ktroenergjetik, ve në dukje se, aktualisht, llogaritet që vlera e tregut e një HEC-i me digë të jetë mesatarisht 2.5 milionë euro për çdo Megavat fuqi të instaluar,

duke patur parasysh vlerën e energjisë së prodhuar. Ndërsa HEC-et që nuk përdorin diga, por shfrytëzojnë rrjedhjen e lirë të ujit për të përftuar energjinë

elektrike, kanë një kosto më të të vogël, që ka të instaluara ulët, por sërish në nivelin e 1.5 vetëm 4 Megavat fuqi gjenermilionë eurove për një Megavat uese. Qeveria do t'i shesë kështu fuqi të instaluar. dy HEC-et e Sarandës me një Kapitali i dy Bistricave vlerë mbi katër herë më të vogël. është deklaruar - në vlerë të Por, në rastin e dy HECkonvertuar në monedhën eve mbi Mat, që të dyja me evropiane - në QKR diçka diga, shitësi-shtet po e shet më shumë se 14.6 milionë euro, edhe më lirë mallin e vet. ndërsa ai i dy HEC-eve mbi Mat Vlera e tyre, e llogaritur me forllogaritet nga shteti shqiptar me mulën e mësipërme, del në total më se 11.7 milionë euro. Por, sipas 122.5 milionë euro, por, kapitali asaj që thotë Bello, vlerat kapitale i tyre në QKR është vlerësuar nga të të dy kompanive, që janë kri- ekspertët qeveritarë vetëm 11.7 juar për t'u shitur më pas, duhet të milionë. Shifra këtu është ulur jenë shumë më të larta se kaq, madje disa herë më të larta. Shteti është treguar tepër Në rastin e Bistricës, vlera e bujar me këtë pasuri të objekteve duhej paçmuar, që është në gjendje të ishte llogaritur në 68.5 milionë pune, madje jo shumë kohë euro dhe jo 14.6 më parë është kryer edhe milionë, siç paraqitet në Qendrën procesi i rigjenerimit të digave e Regjistrimit. Ajo shifër del nga vlera prej afro 62.5 milionë eurosh të mbi dhjetë herë. Ky është një njerit prej dy HEC-eve, që gjen- ogur shumë i keq për atë, se eron energjinë në sajë të një dige si - ose, më mirë, sa - mendhe pjesës tjetër, që llogaritet nga don t'i shesë asetet publike vlera e HEC-it të dytë, shumë më qeveria shqiptare.

Koncensionet

Pse dështojnë HEC-et e vogla

N

TIRANE

ga viti 2006 e deri më sot, nga bi znesi vendas dhe ai i huaj janë marrë 110 koncesione për ndërtimin e rreth 300 HEC-eve, me fuqi të instaluar teorike prej 1.300 Megavatësh dhe me vlerë investimi prej rreth 3 miliardë eurosh. Deri tani, vetëm 10 prej tyre kanë përfunduar së ndërtuari dhe kanë lidhur kontratë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Për një pjesë të koncesioneve nuk është realizuar investimi, ka pasur vonesa të mëdha, madje janë identifikuar rreth 15 raste, kur kompanitë kanë rezultuar "fantazmë", këto, të pranuara zyrtarisht. E

gjithë kjo përkthehet në para që qëndrojnë të bllokuara dhe nuk janë injektuar në ekonominë e vendit. Në këtë mënyrë, pasuria e shtetërore është mbajtur peng. Pak kohë më parë, ka qenë vetë kryeministri Sali Berisha që

Lajmi Janë 15 kompani, të cilat kanë arritur të marrin koncensionin për të ndërtuar hidrocentrale me fuqi deri në 5 Megavat, por që tashmë edhe nga shteti deklaron si kompanifantazmë

pranoi zyrtarisht se procesi i koncesionit të hidrocentraleve nuk po ecte në rrugën e duhur. Sipas ekspertëve, ligji aktual i koncesioneve duhet rishikuar, pasi në një masë të mirë, është ai, që pengon ecurinë në këtë proces. Dhënia me koncesion e HEC-eve sipas formulës BOT (ndërtim-shfrytëzim-transferim), nënkupton që investitori ta shfrytëzojë HEC-in për 35 vjet dhe më pas ia kalon shtetit si pronë. Por, për këtë shkak, thonë ata, bankat nuk japin kredi, sepse projekti nuk ka një pronar të vetëm, por duhet të marrin në konsideratë mundësinë e kalimit të pronësisë pas një kohe të caktuar, çka asnjë institucion bankar nuk e vlerëson pozitivisht.

PYETJE PERGJIGJE

Përse shteti po jep asetet publike me çmim më të ulët se tregu? Objektet e energjisë elektrike janë pak të vlerësuar dhe nuk kanë kërkesë? Përkundrazi, ato janë shumë të kërkuar. Energjia elektrike është strategjike, madje shteti po guxon pak si shumë që po privatizon gjithshka, në një kohë që, deri pak muaj më parë, thuhej se digat nuk do të privatizohen. Duket se qeveria nuk po heq nga dora vetëm HEC-in që furnizon direkt Tiranën nga objektet me fuqi të mesme, ndërkohë që objekte të tjera të kësaj madhësie, me gjithë diga, po i nxjerr në ankand. Në rast se çmimi i tyre duket që në fillim se po ulet, kjo nuk bëhet nga paaftësia, por me qëllim të caktuar korruptiv. Kështu ndodhi edne në rastin e shitjes së aseteve të "piramidave", nga të cilat nuk përfitoi publiku i gjërë dhe as qytetarëvt e mashtruar, por pushtetarë të caktuar dhe njerëz të lidhur me ta. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet një shifër shumë e vogël si të ardhura nga privatizimet dhe e barabartë me atë të këtij viti? Por qeveria kishte shpallur një plan të gjerë privatizimesh, që nuk po gjejnë pasqyrim. Plani i privatizimeve masive kushtëzohet nga rënia drastike e të ardhurave buxhetore vit më vit. Por nuk është viti i parë që qeveria Berisha shpall plane të tilla ambicjoze. Janë gati lista të tëra me mijëra objekte ushtarake etj, që do të dalin në shitje, por kjo shitje bëhet me të ardhura të ulëta për shtetin dhe jo gjithnjë transparente. Asetet kryesisht përfundojnë në duar të atyre që janë në pushtet


8

E enjte, 10 nëntor 2011

AKTUALITET

Rroshi: Gjatë fushatës, më hoqën vëllain nga puna

8

80 vota i kanë mjaftuar Elvis Rroshit, kryetarit aktual të Bashkisë së Kavajës, për tu ngjitur në detyrën që ka marrë duke mundur rivalin e tij të PD Refik Rrugeja. Siç dukej fitorja në kampin e majtë pritej, pasi duke nisur që nga kutia e parë, ndërsa ato numëroheshin, Elvis Rroshi ishte në avantazh.

hoqën edhe njerëz të farefisit nga puna. Edhe rivali i PD, të cilin e njihja, nuk la gjë pa thënë gjatë kohës së fushatës. Me thënë të drejtën, as nuk isha mësuar me një mënyrë të tillë, dhe as nuk më kishte ndodhur më parë kjo gjë" tregon sot për Shqiptarja.com, kreu aktual i bashkisë Elvis Rroshi. Por, tani për të çdo gjë ka përfunduar. Dhe siç thotë, do tu përkushtohet vetëm banorëve të qytetit të tij.

Sot kryetari i Bashkisë e kujton me një lloj emocioni kohën e fushatës dhe numërimin e votave. Si një eksperiencë e parë, ka pasur edhe ankthin e asaj se çpo ndodhte brenda kutive të votimit. "PD bëri një sulm të paparë ndaj meje. Para fushatës, që kur u propozua emri im si kandidat për kryetar bashkie, më hoqën fillimisht vëllanë nga puna. Ishte tek tatimet e Durrësit. Menjëherë pas kësaj, më

Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi na tregon një ditë pune

Lajmi Kush nuk e njeh 36 vjeçarin që drejton Bashkinë e Kavajës, do të habitet të shohë që fati i ka buzëqeshur këtij djali. Deri para 8 majit 2011, për të nuk do të kujtohej askush. Por pas kësaj date, djaloshi i ri që theu tabunë e fitores së Partisë Socialiste në Kavajë u bë "VIP" jo vetëm brenda PS, por edhe komunitetit të qytetit të Kavajës.

Kavaja, nga sfida për Berishën tek mbjellja e manjolave "Hallet e popullit? Vetëm punësimi". Si u zhdukën karrocat me kuaj në qytet, cilat premtime ka mbajtur kreu i bashkisë

NGA ANILA BASHA

Institucionet

N

uk mund të harrohet fushata ele ktorale, kur kryetari i PS, Edi Rama, doli mes popullit të Kavajës së bashku me 36 vjeçarin Rroshi. Të gjithëve u bëri përshtypje sesi Rama e Rroshi mund të qëndronin afër njëritjetrit edhe për shkak të shtatit. Në një nga kafet e Kavajës, pyes një qytetar se çfarë flitej poshtë e përpjetë për kryetarin e ri të Bashkisë. Dhe kavajasit, te kafja mu përballë bashkisë, të thonë se në qytet qarkullon

Kryetari i Bashkisë Elvis Rroshi jo vetëm fitoi në detyrën e re, por arriti që në qytetin e Kavajës të kthejë Këshillin Bashkiak në favor të tij. Një gjë e pazakontë, ndërkohë që në qytete të tjera, PS jo vetëm humbte këshillat bashkiake, por edhe këshillat e qarkut

Kavaja, sipas Elvis Rroshit, është qyteti që ka më shumë shtresa në nevojë nga gjithë qytetet e tjera. "Ndaj e premtova në fushatë, dhe e kam bërë realitet, rroga ime si kryetar bashkie, shkon për shoqatën e jetimëve". një batutë, që Vini, siç u pëlqen atyre të quajnë djalin që e zgjodhën kryetar, i ka bërë kryetarit të PS Edi Rama në kohën kur fushata gëlonte dhe Rama nuk kishte ndonjë shpresë të veçantë, apo ndonjë mendim se Kavaja, bastioni i të djathtës, mund të fitohej nga socialistët. "Po e di moj gazetare se ç'i tha kryetari ynë: O kryetar, shko shiko të fitosh Tiranën ti, se Kavajën e kemi merak vetë ne!!!! Dhe ja ku jemi, Elvis Rroshi është kryetar i Bashkisë së Kavajës, një kandidat i propozuar nga Partia Socialiste. Ndërsa Edi Rama, nuk arriti të marrë dot mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës" të thotë një mesoburrë nga Kavaja, teksa gjerb kafenë e paradites dhe pret të takohet me kryetarin e Bashkisë. Sepse edhe ai e ka një hall.

BASHKIA

Ajo që të bën përshtypje në bashkinë e Kavajës është fakti se dera e poshtme e godinës, nuk hapet nëse nuk ke kartën e punonjësit të bashkisë. Një zyrë pritje me popullin apo informacioni të orienton. Jo çdokush mund të hyjë në të. Por godina duket tejet e rrënuar. Elvis Rroshin, e gjejmë në një prej ditëve të takimeve "pritje me popullin". Dera e kryetarit të bashkisë është "e shqyer", në kuptimin e plotë të fjalës, një qytetar hyn, e një tjetër del. Pak nga pak, gjithç-

ka përvijëzohet për qytetin prej 45 mijë banorësh. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë vetëm punë. "Ka varfëri ekstreme. Nuk dimë ç'të bëjmë. Duhet të futet biznesi privat fuqishëm. Njerëzit kërkojnë vetëm punë. Nuk kemi shumë hapësira. Unë them të rrini ti dëgjoni vetë" na fton kryetari i Bashkisë. Dhe çdo shënim, mbahet në një bllok të veçantë. Paçka se ajo punë nuk vjen pas një dite apo pas dy dite. Për 36 vjeçarin, qytetarët që e kanë votuar duhet të dëgjohen. Qytetarja E.B, kërkon përkrahje sociale. Eshtë e papunë, ka dy fëmijë, ndërsa burrin siç tregon aty, e ka në burg në Greqi. "Nuk di sesi do ti rris fëmijët nesër" thotë ajo me lot në sy. Kryetari e dëgjon, I thotë se do ta shohë këtë gjë me prioritet. Kërkon të dijë çfarë arsimi ka. Merr kontaktet dhe i thotë se stafi i tij do ta kontaktojë shumë shpejt. Qytetarja A.Ll, i ankohet kryetarit të bashkisë se është pa punë si ajo, ashtu edhe bashkëshorti. Nuk merr as ndihmë ekonomike. Madje ankohet edhe më tej. Nuk ka as pashaportizim në Kavajë madje. Kryetari i Bashkisë nuk I premton dot për zgjidhjen e problemit të punës në moment, por kërkon nga stafi që ta ndihmojnë atë që si hap të parë të zgjidh problemin e pasaportizimit, duke

i treguar procedurat. Qytetarja M.Ç, me lot në sy I tregon kryebashkiakut se është nënë e tre jetimëve pasi I ka vdekur I shoqi. Vajzën e madhe e ka të sëmurë dhe me ilaçe, që kushtojnë shumë para. As shtëpinë thotë se nuk e ka në rregull. Gruaja qan ndërsa kryetari I Bashkisë urdhëron stafin që të shikohet mundësia e përfshirjes së emrit të saj te skema e ndihmës ekonomike, ndërkohë që për

Në foto: Kryetari i Bashkisës së Kavajës, Elvis Rroshi

Në hyrje të qytetit të Kavajës është vendosur një ulli, ndërsa rrethrrotullimi është bërë i parametrave më moderne. "Ka qenë një burim i madh aksidentesh. Ndaj, vendosëm që pikërisht në atë vend të mbjellim një ulli 400 vjeçar. Eshtë kthyer tashmë në një emblemë të qytetit" vetë gruan të shihet edhe mundësia e punësimit emergjente edhe në ndonjë biznes privat. Qytetarja M.Xh, ankohet se në dy dhoma jetojnë 9 vetë. Burrë e grua janë pa punë dhe shtëpia ankohet qyetarja është e vjehrrës. Kërkon ndihmë shumë shpejt. Nuk kanë mese të jetojnë. Elvis Rroshi urdhëron

stafin të lidhen me shoqatën "Gjysmë hëna e kuqe" të gjejnë zgjidhje për të ndihmuar këtë familje në nevojë. Pasi dëgjon kaq shumë raste hallesh të qytetarëve kavajës që kërkojnë vetëm ndihma, punë dhe vetëm punë, vjen një rast të cilin kryetari i bashkisë është i detyruar ta dëgjojë. Rasti mund të krijojë edhe hilaritet dhe buzëqeshje, duke e ditur se sa shumë halle të tjera kanë njerëzit që presin në rradhë. Por edhe kjo grua ka hallin e vet, dhe zgjidhjen e kërkon nga kryetari i bashkisë. "Kryetar, kam një hall të madh" thotë gruaja. "Po flisni" ia kthen kryetari i Bashkisë. "Burri më ka ikur me të dashurën në Greqi dhe më ka lënë këtu me vajzën. Nuk di ç'të bëj". Pauzë. Kryetari i Bashkisë nuk di t'i japë zgjidhje këtij problemi. Gruaja e thotë këtë sikur ti ketë ndodhur një tragjedi. "E çfarë kërkon" e pyet kryetari i Bashkisë. "Dua që kur të vij që andej, të mos më shkelë në shtëpi" thotë me sytë me lot gruaja. "Ok, i përgjigjet kreu i Bashkisë, sapo ai të vijë, do më lajmërosh mua. Dhe pastaj do flasim me të që ta zgjidhim këtë çështje, ose të lëri të dashurën dhe të kthehet në shtëpi, ose të vendosë që të ikë me të dhe ti japë zgjidhje çështjes së shtëpisë. Do e lëmë kështu?" Kjo e folur kaq popullorshe, të kujton atë shprehjen gju më gju me popullin. Sapo del gruaja, e pyes kryetarin e bashkisë se si mund ta ndihmoj atë qytetare. "Nuk kam çfarë bëj, më tregon. Duhet t'i dëgjosh të gjithë. Ata mendojnë se të gjitha hallet zgjidhen tek zyra e kryetarit të bashkisë. Dhe mua më duhet ti dëgjoj. Stafi poshtë i sqaron për mënyrën sesi mund të zgjidhet problemi, nëse zonja kërkon të divorcohet, a përfiton apo jo shtëpinë nëse bën divorc, cilat janë procedurat etj etj. Pra si një lloj zyre këshillimi", sqaron zoti Rroshi.


E enjte, 10 nëntor 2011

9

AKTUALITET

Drejtori i Zgjerimit në KE, "teston" politikën për integrimin

Drejtori i Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino, gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar takime me Presidentin Topi, kryeparlamentaren Topalli dhe kreun e opozitës shqiptare Edi Rama. Ndërkohë që për shkak të vizitës në Shkup, Sanino nuk është takuar me kryeministrin Berisha. Gjatë takimit mes Topit dhe

Saninos, biseda u përqendrua kryesisht në situatën aktuale politike dhe institucionale në vendin tonë. Presidenti Topi vlerësoi kontributin që Sannino ka dhënë që Shqipëria të kapërcejë ngërçin politik dhe është shprehur se politika shqiptare do të dijë të kapërcejë pengesat e deritanishme për integrimin. "Klasa politike shqiptare, edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën

e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Nga ana e tij, Sanino ka vlerësuar qëndrimin dhe mesazhet e Presidentit Topi. Ndërkohë që ai është takuar më pas me liderin socialist Rama.

ÇF ARË ËSHTË BËRË NË 100 DITË ÇFARË

Eshtë ndriçuar bulevardi kryesor Janë zhvendosur 6000 metër kub dhe Zhbllokim kanalizimesh për të mos pasur përmbytje Janë vendosur 350 copë koka ndriçuese Janë mbjellë 300 pemë e manjola Janë asfaltuar dhe ndricuar rrugët e vogla Eshtë ndërtuar rruga e Haxhi Alushëve Eshtë rregulluar rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Janë vendosur sinjalistikat dhe janë lyer trotuaret Jane organizuar për të varfërit dy Bajramet me ushqim dhe ndihma garantuar nga biznesi Eshtë organizuar një prej eventeve të Miss Globe Eshtë organizuar dita e Rinisë Gjatë verës për herë të parë u organizua maratona Këngët e Shekullit Eshtë zhvilluar aktiviteti sportiv Motomeeting

qyteti dhe për festimet e kësaj dite, shkoi edhe kryetari i PS, Edi Rama. Një thyerje shumë e madhe e tabuve, kur kishte kaq vite që nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Drekë me gjithë popullin e Kavajës, komunitetin rom, jetimët, njerëzit me ndihmë ekonomike, të gjithë, ishin në sheshin kryesor të qytetit për të festuar Kurban Bajramin. Dhe sikurse u duk edhe në publik, aktiviteti shkoi shumë mirë.

INVESTIMET

Faksimile të bllokut ku mbahen shënim hallet e qytetarëve Dhe duket se një administratë e tërë është në funksion të pritjeve me popullin. Dita e enjte, që është dita zyrtare e këtij procesi, ka të rregjistruar për të takuar kryetarin e bashkisë nga 100 deri në 150 vetë. Ndërsa në ditët normale, si kjo e djeshmja, ku asistuam edhe ne mund të kërkonin takime gati 20 deri në 30 vetë në ditë.

NDIHMA

E ç'mund të bëjë bashkia e Kavajës vetëm me një miliard e gjysëm lekë para nga buxheti i shtetit? Mund të bëjë pak,

ose aspak. Kavaja, sipas Elvis Rroshit, është qyteti që ka më shumë shtresa në nevojë nga gjithë qytetet e tjera. "Ndaj e premtova në fushatë, dhe e kam bërë realitet, rroga ime si kryetar bashkie, shkon për shoqatën e jetimëve". Që nga 4 korriku i këtij viti, paratë që i takojnë nga rroga, ai nuk i ka marrë asnjëherë. Sigurisht, ka edhe shumë komunitete të tjera që kanë nevojë. Elvis Rroshi të përmend ditën e Kurban Bajramit, kur në Kavajë, në xhaminë e këtij

Në hyrje të qytetit të Kavajës është vendosur një ulli, ndërsa rrethrrotullimi është bërë i parametrave më moderne. "Ka qenë një burim i madh aksidentesh. Ndaj, vendosëm që pikërisht në atë vend të mbjellim një ulli 400 vjeçar. Eshtë kthyer tashmë në një emblemë të qytetit" thotë kryetari i Bashkisë Elvis Rroshi. Por jo vetëm kaq. Para nga buxheti s'ka. E biznesmenët kavajas, si rrallë ndonjëherë kanë investuar për qytetin e tyre: është investuar te sinjalistika, po ndërtohen rrugë të reja brenda lagjeve; janë zhbllokuar kanalet që ktheheshin shumë shpesh në burim përmbytjsh të zonave në ultësira, duke hequr 6000 metër kub dhe; janë mbjellë pemë të reja; janë bërë vijëzimet në qytet; është ndërtuar rruga e Haxhi Alushëve, një rrugë shumë tradicionale, me emër, e

Në foto: Kryetari i Patrisë Socialiste Edi Rama bashkë me kryetarin e Bashkisës së Kavajës, Elvis Rroshi

Elvis Rroshi, djali 36 vjeçar i diplomuar për ekonomik, as e kishte menduar ndonjëherë se do të hynte në politikë. Mes biznesit e shoqërisë, punëve të përfunduara dhe atyre që e prisnin, nuk i kishte shkuar ndërmend të pranonte ndonjëherë ndonjë ofertë traditës historike të qytetit të Kavajës; u pastruan trotuaret e qytetit nga karriget e tavolinat që kishin zaptuar gjithçka për tu hapur rrugë këmbësorëve; u bënë disa rikonstruksione kopështesh.... e sa e sa projekte të tjera, presin radhën për të qenë pjesë e programit të Elvis Rroshit. Por, sikurse thotë, ka probleme në Këshillin Bashkiak. Pasi fitoi kreun e bashkisë, dhe arriti të ndryshojë edhe balancat në këshillin bashkiak, aty puna është bllokuar. Ndaj disa projekte është shumë e vështirë të bëhen në kohë.

KUAJT E KARROCAT

Historikisht që prej 20 vitesh, ndryshe nga çdo qytet tjetër në Shqipëri, në Kavajë, mund të kalojë me makinë e bicikletë, ama, brenda, mu në mes të qytetit, mund të shihje kuaj e karroca me shumicë.

Historikisht që prej 20 vitesh, ndryshe nga çdo qytet tjetër në Shqipëri, në Kavajë, mund të kalojë me makinë e bicikletë, ama, brenda, mu në mes të qytetit, mund të shihje kuaj e karroca me shumicë. Nuk janë pajtone që shëtisin turistë. Janë kuaj pune, që merrnin mall nga një cep i qytetit në tjetrin. Sot, gjithçka ka ndryshuar. Me një urdhër të kryetarit të Bashkisë, në Kavajë, nuk lejohet të kalojnë në bulevardin kryesor kuajt e karrocat. Të kujtohet sekuenca e filmit "Koncert në vitin 36". Por ndryshe nga atje, ku numëroheshin disa nene, ato kujajt e karrocat, edhe nëse kalojnë, nuk i prek asnjë nen i ndonjë ligji. Thjesht, pas një fushate të gjatë një mujore, me njoftime në të gjitha median lokale, por edhe me kontrollet e policisë bashkiake, u arrit që të ndërgjegjësohej popullata për të shmangur rrugën kryesore të qytetit. Të paktën, kjo të bëhet me mirëkuptim edhe nga qytetarët.

POLITIKA

Mes halleve të qytetarëve dhe halleve të vetë Elvis Rroshit, natyrshëm lind pyetja se ç'lidhje kishte ai me të majtën. Si mundi ta thyente tabunë e "të varurit të xhaketës në gozhdë, duke mos shkuar fare në fushatë", sikurse mendonte PD se e kishte qytetin e Kavajës. Elvis Rroshi, djali 36 vjeçar i diplomuar për ekonomik, as e kishte menduar ndonjëherë se do të hynte në politikë. Mes biznesit e shoqërisë, punëve të përfunduara dhe atyre që e prisnin, nuk i kishte shkuar ndërmend të pranonte ndonjëherë ndonjë ofertë, derisa e tundoi propozimi për herë të parë nga disa funksionarë të lartë të PS që ti hynte kësaj rruge. Nuk kishte teserë PS, dhe thotë se nuk ka ndërmend të marrë një të tillë. Herën e parë dhe të dytë nuk e pranoi propozimin, as herën e dytë. Më pas vendosi që ti hyjë sfidës së vështirë që të merret me politikë, dhe për më tepër të drejtojë bashkinë e qytetit të tij. Por a është bërë pishman? "Ndonjëherë mendohem. Shqetësohet im atë. Ka shumë halle njerëzish që nuk i zgjidh dot. Pjesa më e madhe e tyre, shkojnë drejt e në shtëpi". Epo çun kavaje. Çun i qytetit. Nëse nuk do ta bënte ai, e nëse nuk e merrte përsipër njeri, ndoshta mbetej një punë e pakryer.


10

E enjte, 10 nëntor 2011

AKTUALITET

Bllokohen rezultatet për ekspertizën e Oficerit të SHISH

D

je pritej që të jepeshin rezultatet zyrtare të ekspertizës së trupit të oficerit të SHISH, Isa Çopa. Por duket se delikatesa e çështjes, ka bërë që ajo të bllokohet edhe për disa ditë. Sipas burimeve, rezultatet e sakta, priten të dalin pas 3-4 ditësh. Gjithsesi nga

përfundimet e para, rezulton se Isa Çopa është goditur me një mjet të fortë prerës lart, në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar një të çarë në kafkë. E çara, e cila duket edhe me sy të lirë, ka formën e rrjetës së merimangës dhe nga këqyrja rezulton se është shkaktuar me një goditje nga jashtë-brenda.

Fillimisht, kjo e çarë kafke mendohej se mund të ishte shkaktuar nga plumbi, pasi dyshohej se Çopa kishte qëlluar veten në kokë. Ndërkohë që rezultatet më interesante që priten, janë ato të gjakut, sepse dyshohet se përpara se të goditej në kokë, Çopës mund ti jetë hedhur lëndë paralizuese në kafe ose pije.

Vrasja e oficerit të SHISH, "Çështja Konomi", pistë kryesore

Gjyqtarit Konomi ju ofruan 10 milion euro para ekzekutimit

Lajmi Gjyqtari Skerdialajd Ikonomi, ka pasur një ofertë 10 prej milion eurosh, vetëm pak kohë përpara ekzekutimit publik që ju bë në një nga rrugët kryesore të qëtetit të Vlorës, paraditen e 9 shtatorit të këtij viti. Ndërkohë sipa burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe vrasja e oficerit të SHISH Isa Çopa, është fokusuar në të njëjtën pistë.

NGA POLI HOXHA

Pronat

TIRANE

Janë 275 hektarë, për të cilat Skerdilajd Konomi ka preferuar që të vazhdojë betejën ligjore, të cilën mendonte se e kishte të fituar pas zbulimit të fallsifikimeve. Por ekzekutimi ja la gjithshka në mes.

G

rupi i prokurorëve që po he ton intesivisht ekzekutimin e bujshëm me tritol të 33 vjeçarit Skerdilajd Konomi, pas dëshmive të shumta të marra nga familjarët dhe miqtë e tij, ka zbuluar disa detaje të rëndësishme me anë të të cilave shpresohet të shkohet drejt autorëve.

OFERTA PËRPARA EKZEKUTIMIT

Është mësuar se në periudhën përpara ekzekutimit gjyqtari që kishte marë përsipër rikthimin e një prone me vlerë të jashtëzakonshme familjes, ka qënë i shqetësuar. Dhe kjo për faktin se disa "sekserë" i kishin kërkuar që të bëhej pjesë e një plani gjigand investimi në Gjirin e Lalzit, ku sipërfaqja prej 275 hektarësh që ishte dhe është ende në proces gjyqësor, ka një rëndësi të veçantë. Mësohet se Konomit, i është ofruar një shumë prej 10 milion eurosh nëse hiqte dorë nga vazhdimi i gjyqit të paktën për një pjesë të kësaj toke, 58 hektarë, e cila faktikisht vlen, edhe sipas me çmimeve më të ulta të tregut, të paktën 5 fish më shumë. Sipas dëshmive, Konomi ka preferuar që të vazhdojë betejën ligjore, të cilën mendonte se e kishte të fituar pas zbulimit të fallsifikimeve në regjistrin e pronave të vitit 1042, në Arkivin Qëndror të Shtetit. Tokat për të cilat bëhet fjalë, ndodhen në një nga zonat më të bukura dhe strategjike për investime turistike në bregdetin e Durrësit. Bukuria dhe virgjëria e tyre, ka bërë që shumë investitorë të mëdhenj të huaj, të afrohen për të kryer investime gjigande, por janë detyruar të largohen ose pezullojnë planet e tyre, pikërisht si pasojë e problemeve gjyqësore që kanë trashëgimtarët e fisit Toptani dhe Shallvari.

EDHE ÇOPA PËR "KONOMIN"

BUJAR NISHANI

"Nuk denoncoi shqetësimet do ta kishim mbrojtur"

V

etë ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka deklaru ar përpara pak kohësh, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, është kryer nga krimi i organizuar dhe se pista kryesore dhe e vetme ngelet ajo e pronave. Gjithashtu Nishani, nisur nga rezultatet e grupit hetimor tha, se nëse gjyqtari Konomi do të kishte denoncuar shqetësimet që ka pasur kohët e fundit, do të ishte marë në mbrojtje dhe vrasja do të ishte shmangur.

Vdekja e oficerit të SHISH në Durrës Isa Çopa, përfundimisht nga grupi i hetimit, konsiderohet si vrasje. Burimet thone se ky ekzekutim i sofistikuar, ashtu si ai i gjyqtarit Konomi, është kryer nga krimi i organizuar por për hir të detyrës delikate që ka pasur, është simuluar si vetëvrasje. Pas këtij përfundimi janë ngritur disa pista hetimi, të cilat kanë të bëjnë të gjitha me detyrat e oficerit të SHISH. Pis-

ta kryesore mësohet se është, ajo e një investigimi që kishte nisur Isa Çopa, për llogari të shërbimeve sekrete shqiptare lidhur çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, ku janë në konflikt gjyqësor fiset Toptani dhe Shallvari që përfaqësoheshin nga Skerdilajd Konomi. Gjithsesi nga grupi hetimor nuk përjashtohet mundësia e ekzekutimit edhe për ndonjë çështje tjetër, të cilën ai ishte duke ndjekur kohët e fundit. Sipas burimeve, deri tani vetëm një gjë është 100% e sigurt: oficeri i shërbimit sekret shqiptar Çopa, është vrarë për hir të detyrës së tij dhe vetëvrasja përjashtohet përfundimisht si pistë. Paralelisht me policinë dhe prokurorinë e krimeve të rënda, mësohet se ngjarjen në fjalë, po e heton edhe një grup i ngritur enkas Brenda Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dosja "Çopaj"

Kuliçaj me grup ekspertësh zbarkon në Durrës TIRANE

A

rritja në përfundimin se Isa Çopa nuk është vetvrarë, por ekzekutuar në mënyrë mafioze shumë të sofistikuar, ka bërë që pak ditë më parë të "zbarkojë" në qytetin e Durrësit një grup prej tetë ekspertësh, mes të cilëve dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit, duke përfshirë edhe zv.drejtorin e policisë, Agron Kuliçaj. Për më shumë se dy orë, ekspertët kqyrën me kujdes vendin ku u gjet makina e oficer-

it të kundërzbulimit, me shpresën për të gjetur ndonjë provë që mund t'i dërgojë drejt zbardhjes së krimit të rëndë. "Ekspertët e mjekësisë ligjore kishin interes të shihnin vendin e ngjarjes nga afër, përpara se të përfundonin aktin e ekspertimit, në të cilin do të përcaktohet edhe mënyra e vdekjes. Pjesë e grupit që mbërritëm në Durrës ishin dhe ekspertë xheniere, si dhe kriminalistë", tha një zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit. Sipas të njëjtit

burim ngjarja ka mjaft enigma brenda dhe do të duhet kohë, derisa të zbardhet e vërteta. Por përpos faktit që në ditët e para, policia këmbëngulte për një vetëvrasje të oficerit të SHISH, tashmë duket se situata ka ndryshuar, pasi edhe pista e vrasjes, sidomos për shkak të detyrës është prezente. Grupi i kryesuar nga Kuliçaj, ka bërë edhe një rivlerësim të dëshmive të dhëna deri tani dhe ka lënë detyra konkrete për policinë kriminale të qytetit të Durrësit.


E enjte, 10 nëntor 2011

AKTUALITET

11

SHEHI PADITET NË POLICI

NDIQEN HAJDUTËT MINOREN

Dashamir Shehi paditet në polici Kryetari i Lëvizjes së Zhvillimit Kombëtar, Dashamir Shehi është paditur ditën e djeshme nga fqinji i tij në komisariatin nr 1 të policisë në kryeqytet. Shkak për këtë ngjarje sipas pretendimeve të paditësit janë bërë sharjet dhe ofendimet që ka bërë Shehi për vendosjen e depozitës së ujit sipër taracës së tij.

Pasi kishin kryer vjedhje të ndryshme nëpër kopështe, dyqane dhe lokale, gjashtë minorenët grumbullonin "fitimet" duke i ndarë me njëri-tjetërin për të krijuar të ardhura. Ndërkaq puna e tyre nuk ka vijuar më tej pasi forcat e policisë së kom 4, identifikuan minorenët dhe më pas i lanë në gjendje të lirë.

Policia: I treti në kërkim u largua me armë në drejtim të paditur, vijojnë hetimet

Shullazi levizte me makinë të Kuvendit të Shqipërisë Lajmi

SEKUESTROHET

Loja e targave

Emiljano Shullazi kishte disa ditë që lëvizte në kryeqytet me një automjet tip benz në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë. Makina është sekuestruar nga forcat e komisariatit nr 2, ndërsa priten të gjenden dhe dy autmjete të tjera që rezultojnë në pronësi të grupit të Shullazit.

NGA BESMIRA MUÇAJ TIRANE

N

jë ditë pas arrestim it të Emiljano Shullz it policia konfirmoi faktin se ai së bashku me dy persona të tjerë lëviznin në kryeqytet me një automjet në pronësi të Kuvendit Popullor. Automjeti tip benz 240 C, ngjyrë e zezë, që është identifikuar nga blutë e kryeqytetit mban targat Tr 2703 L. Pikërisht ky automjet sipas të dhënave paraprake, dyshohet të jetë në pronësi të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë hetimeve të kryera të policisë rezultoi se ky automjet kishte fillimisht targat Tr 0204

Automjeti i sekuestruar rezultoi në pronësi të Kuvendit Popullor, madje fillimit mbante targat Tr 0204 Z ndërsa më pas janë ndërruar me targat Tr 2703 L. Policia nuk konfirmoi asnjë pronar të mjetit.

NGJARJA

Gilmondo Dani, i shpëtoi atentatit 4 muaj para Një nga të arrestuarit e tjerë të mbrëmshëm është Gilmando Dani. I njohur si mik i ngushtë i Shullazit, ai i ka shpëtuar një atentati, në fund të muajt qershor në afërsi të kryqëzimit "21 Dhjetori", në Tiranë. Dani gjendej në afërsi të banesës së tij, kur dyshohet se autori i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave 37 vjeçari ka marrë një plumb në kofshën e djathtë dhe menjëherë u dërgua për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Z, ndërsa më pas janë vendosur targat e tjera.

ARRESTIMI

Ende nuk është bërë i ditur se kush ishte personi

i tretë që i shpëtoi forcave të policisë, por burimet kofidenciale bëjnë me dije se gjatë momentit të arratisjes e panë duke u larguar me pistoletë në brez. Në

sajë të një rrugë operative polica kishte marrë informacionet e nevojshme se Shullazi me dy persona të tjerë kishin disa javë që qarkullonin në kryeqytet me këtë makinë. Gjatë arrestimit të tyre grupi i policisë së komisariatit nr 2 që morën pjesë në operacion për kapjen e grupit të Shullazit, kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe disa sende të tjera si dhe një sasi fishëkësh. Ekspertët e policisë kriminale thanë se të gjitha fishekët që posedonin dy autorët, ishin të një cilësie të lartë, pasi ishin 16 fishekë me plumb të zi blindshpues. Pas arrestimit të Shullazit dhe mikut të tij Glimondo Dani, blutë kanë gjetur në trupat e tyre

-

Një pistoletë tip Glock 16 fishekë me plumba të zi blindshpues 8 aparate celularë tip nokia 2 Maska Një automjet tip benx Tre çelsa makinash

ARRESTOHET - Emiljano Shullazi, 33 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar disa herë për pengmarrje e tentativë vrasje. - Gilmondo Dani, 32 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. një pistoletë të veçantë tip Glock tip 17. Në kroskotin e makinës janë gjetur disa maska si dhe armë e municione luftarake pa leje. Disa minuta para se të nisnin operacionin për kapjen e tyre polica pa të tre personat, Emiljano Shullazin, Gilmondo Danin si dhe mikun e tyre, i cili ende nuk është identifikuar,duke ecur në këmbë drejt qëndrës "Globe" në afërsi të ish parkut të autobuzave. Policia qëlloi me armë zjarri për t'i trembur ndërsa personat e shenjestruar nuk kanë bërë asnjë levizje për t'iu kundërpërgjigjur sulmit të tyre. Miku i Shullazit gjeti mundësi për ti manovruar efektivëve të policisë duke u larguar

menjëherë në drejtim të paditur, ndërsa në pranga përfunduan Shullazi së bashku me Gilmondo Danin. Inspektorët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit kanë sekuestruar tre çelsa të automjeteve të llojeve të ndryshme, por deri tani është gjetur vetëm një automjet që është në pronësi të kuvendit popullor. Aktualisht forcat e komisariatit nr 2, në bashkpunim me inspektorët e krimit po vijojnë një punë të mirë hetimore për të zbardhur detaje të tjera më të rëndësishmë rreth posedimit të automjetit të Kuvendit. Makina kishte afro dy javë që ishte e parkuar në lagjen "Stavri Themeli", pikërisht afër vëndit të ngjarjes ku u ekzekutua Arjan Selimi.

Operacioni

Policia rrëfen: Ja si arrestuam Emiljano Shullazin TIRANE

K

ishte rreth dy javë që Shullazi së bashku me dy shokët e tij ishin në përgjimin e policisë madje të gjitha lëvizjet e tyre ishin të kontrolluara. Dy ditë më parë gjatë orëve të mbasdites policia e komisariatit nr 2, nisi të ndërmerte një operacion për kapjen e Shullazit, pasi kishin të dhëna se ai lëziste i armatosur si dhe me një makinë të Kuvendit. Ndërkohë që Shullazi së bashku me dy miqtë e tij ishin duke ecur në këmbë në rrugën "Stavri Themeli, policia

qëllon në ajër me qëllim për t'i trembur dhe më pas për t'i arrestuar. Gjatë operacionit për kapjen e tre personave njëri prej tyre gjeti të gjitha mundësitë për tu larguar me vrap në drejtim të paditur. Patrullat e policisë , panë se ai ishte i armatosur, madje u vërshuan në drejtim të tij por ishte e pamundur. Ndërkaq pjesa tjetër e policisë ishin të fokusuar në arrestimin e Emiljanos së bashku me Gilmondo Danit. Sapo pa që efektivët blu ishin duke ardhur drejt tij, Shullazi nx-

ori nga brezi pistoletën që posedonte duke e hedhur armën e zjarrit drejt një makine. Disa nga policët e patrullës panë këtë veprim dhe morën armën e zjarrit duke e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Burimet zyrtare konfirmuan se Shullazi nuk kishte veshur jelek anti-plumb, madje nuk i bëri rezistencë forcave të policisë, por ngriti duart lart duke u bindur. Ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmondo Danit rëndon akuza e veprës penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.


12

E enjte, 10 nëntor 2011

SOCIALE

Censusi, Katolikët nuk njohin rezultatin: Do bëjmë regjistrimet tona

K

onferenca Ipeshkvore të Shqipërisë nuk do të njohë rezultatet e censusit. Në një komunikatë për shtyp ata kanë deklaruar se kanë të dhëna për mangësi, ndaj ata do të bëjnë regjistrimet e tyre. "Një çështje tjetër e diskutuar ishte ajo e censusit. Janë vërejtur gjatë

procesit të regjistrimit disa probleme si p.sh. nga informacionet e ardhura ka pasur persona që nuk janë regjistruar fare, të tjerë kanë pasur frikë të regjistrohen apo nuk janë përgjigjur. Për këtë arsye është menduar që pavarësisht nga rezultati i censusit duhet edhe ne të bëjmë një proces regjistrimi të familjeve tona në mënyrë që të kemi një perceptim

më të saktë të realitetit", - thuhet në një deklaratë për shtyp që ata kanë shpërndarë pas përfundimit të konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Censusi është parë me sy kritik edhe nga ana e Komunitetit Mysliman, i cili ka deklaruar se do të shpallë mosnjohje të rezultateve nëse do të ketë parregullsi në proces.

Në QSUT ka një sasi të madhe ilaçesh të papërdorshme

Barnat e skaduara autoritet përplasen për asgjesimin Ministria e Mjedisit: Nuk mund të groposen Qendra e Barnave: I çojmë në Sharrë Lajmi Groposja

Ekspertët e ministrisë së Mjedisit thonë se ligji ndalon që barnat e skaduara të groposen dhe se spitalet e depot farmaceutike ose duhet të investojnë në ngritjen e një autoklave, ose të kontraktojnë kompani për t'i eksportuar jashtë. Por Qendra Kombëtare e Barnave, deklaron se në Sharrë groposen vazhdimisht barna të skaduara.

TIRANE

NGA ESMERALDA KETA

N

ë Qendrën Universi tare Spitalore gjendet e magazinuar një sasi e madhe medikamentesh të skaduara, që nga viti 2008-ë. Për asgjesimin e tyre, kjo drejtori i ka kërkuar, me anë të një shkrese zyrtare zgjidhje ministrisë së Mjedisit, e cila i ka sugjeruar që të mbështet në ligj për të gjetur zgjidhjen. Besnik Jaka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, na thotë se inspektorët e tij monitorojnë vazhdimisht procesin e groposjes së barnave të skaduara në Sharrë."Barnat e skaduara groposen në Sharrë, inspektorët e mi marrin pjesë vazhdimisht në këto groposje që ata të bëhen nën masa sigurie", - na ka shpjeguar Jaka. Por, Ilir Bala, drejtor i Inspektoriatit të Mjedisit, pranë kësaj ministrie, në një intervistë për "Shqiptarja.com" , thotë se groposja e barnave të skaduara në Sharrë është e ndaluar me ligj. Zoti Bala, a keni ju ndonjë marrëveshje me spitalet për asgjesimin e barnave të skaduara?

Metoda e groposjes së medikamenteve, është një metodë e paligjshme. Nuk mund të groposen këto medikamente, sepse mund të bëhen pre e abuzuesve, që mund t'i nxjerrin dhe t'i përdorin, t'i keqpërdorin dhe mund të sjellin efekte negative në shëndet

Në foto: Besnik Jaka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave Referuar ligjit për asgjesimin e mbetjeve të rrezikshme, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, u hartua një rregullore e përbashkët për asgjesimin e mbetjeve spitalore, të cilat klasifikohen si mbetje të rrezikshme. Dhe në këtë rregullore, u hodhën të gjitha hapat që do të ndiqen për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Brenda mbetjeve spitalore ka edhe një pikë, ku përfshihen barnat e skaduara. Dhe metoda ligjore për trajtimin e tyre janë: nëse ka një landfill që është apostafat për mbetje të rrezikshme, që do të thotë ka kushte specifike që në trajtim, që në projektim, që në mirëmbajtje, atëherë këta depozitohen në këtë landfill që është vetëm për

mbetje të rrezikshme. Metoda e dytë është me incinerim, me djegie, por këta inceneratorë duhet të plotësojnë patjetër kushtet teknike dhe të pajisen me leje mjedisore për kryerjen e këtij funksioni. Ose në kompani të treta që kanë lejë përkatëse për trajtimin e medikamenteve të skaduara apo mbetjeve spitalore. Në momentin aktual që flasim nuk ka asnjë incinerator që të plotësojë kushtet teknike, ka në treg operatorë që kanë leje përkatëse për trajtimin e mbetjeve spitalore me metodën e autoklavimit, por për medikamentetet e skaduara kjo metodë nuk reko-

Ilir Bala, drejtor i Inspektoriatit të Mjedisit mandohet. Ose ka firma të licencuara, të pajisura me leje mjedisore që i eksportojnë. Këto janë rrugët ligjore që gjeneruesit e këtyre mbetjeve, që janë spitalet dhe depot farmaceutike, duhet të ndjekin për të asgjesuar medikamentet e skaduara. Po deri në gjetjen e një zgjidhje, çfarë duhet të ndodhë me barnat e skaduara? Për momentin, deri në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes, ata duhet të magazinohen, të evidentohen ku janë, të raportohen pranë agjencive rajonale të mjedisit për sasinë që ata kanë, dhe të qëndrojnë nëpër këto magazina deri në gjetjen e një metode të ligjshme për trajtimin e tyre. QSUT i ka kërkuar ministrisë së Mjedisit një zgjidhje për këtë problem,

Çudia

QSUT nxjerr në shitje inceneratorin

TIRANE

Q

endra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" po bëhet gati të nxjerrë në shitje inceneratorin. Në fakt, Ministria e Mjedisit e ka gjobitur QSUT, pasi sipas ekspertëve të mjedisit, ky incenerator nuk plotësonte standardet teknike për asgjesimin e mbetjeve spitalore. Që sipas tyre do të thotë se mbetjet spitalore, dalin nga ky incenerator jo të çbakterizuara tërësisht dhe në këtë formë groposen edhe si mbetje urbane. Por duket se QSUT është e vendosur në këtë nisme dhe burime pranë saj na shpjegojnë se komunat, apo bashkitë mund ta

përdorin për të djegur mbeturinat e veta, ndërkohë që kanë mundësi ta instalojnë dhe larg qendrave të banuara. Nëse asnjë prej këtyre institucioneve nuk tregon interes, iceneratori do të

shitet për skrap. Mësohet se vendimi për të shitur inceneratorin ka ardhur pasi QSUT ka investuar në ngritjen e një autoklave, ku asgjesohen mbeturinat spitalore të gjithë kësaj Qendre, si dhe i të tjerave. Po në këtë autoklavë, kundrejt një pagese asgjesohen edhe mbeturinat e gjithë spitaleve dhe klinikave private. Në këtë pajisje asgjesohen dhe indet e buta, pjesët që hiqen nga ndërhyrjet kirurgjikale, etj. Sidoqoftë kapacitet e kësaj autoklave janë të kufizuara. Ndërkohë që mbeturinat spitalore kanë qenë disa herë objekt i kontrollit të ministrisë së Mjedisit e cila ka ndëshkuar me gjobë një pjesë të madhe të spitaleve publike e private.

si i jeni përgjigjur ju? QSUT ka dërguar një shkresë në të cilën kërkon metodikën për asgjësimin e këtyre mbetjeve që ata i kanë stok. Dhe ne i kemi kthyer përgjigje që duhet të ndjekë pikat ligjore që parashikohen në ligjin për mbetjet e rrezikshme, ku klasifikohen edhe barnat e skaduara. A mund të mbahen pafundësisht në magazinë barnat e skaduara? Ministria e Mjedisit jep vetëm rrugën ligjore dhe metodat për asgjesimin e tyre, ndërsa përgjegjësinë kryesore për asgjesimin e këtyre mbetjeve e kanë vetë ata që i gjenerojnë. Pra detyrimi kryesor është që ata të gjejnë vetë mënyrat e zgjidhjes, pasi ne nuk mund të japim sugjerime për metoda të jashtëligjshme për asgjesimin e këtyre medikamenteve. Detyra jonë është mbrojtja e mjedisit. Po metoda e groposjes së medikamenteve a mund të aplikohet? E kam dëgjuar disa herë të përmendet. Metoda e groposjes së medikamenteve, është një metodë e paligjshme. Dhe nuk mund të groposen këto medikamente, sepse mund të bëhen pre e abuzuesve, që mund t'i nxjerrin që mund t'i përdorin, t'i keqpërdorin dhe mund të sjellin efekte negative në shëndet. Pra nga ana ligjore është e ndaluar kjo metodë. Ka vetëm një pikë ku përmendet groposja: nëse ekziston një landfill për mbetjet e rrezikshme, që ka edhe kushte sigurie të tjera, mund të groposen edhe barnat e skaduara. Po në Sharrë a mund të groposen medikamentet e skaduara? Absolutisht jo!


E enjte, 10 nëntor 2011

13

SOCIALE

Lapsusi, zëdhënësja e Bashkisë ngatërron dy herë Bashën me Ramën

G

jatë konferencës së djeshme, për projektet që do të diskutohen sot në këshill bashkiak, zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha, ka ngatërruar dy herë kryetarin aktual Basha me atë të mëparshmin, Rama. Lapsusin e parë e ka bërë në momentin kur zëdhënësja Bisha po fliste për krijimin e bordit të

Kulturës dhe Artit. "Krijimi i këtij këshilli është një premtim i zotit Rama për të vendosur artistët në vendin që meritojnë", - ka thënë zëdhënësja e zotit Basha. Me sa duket nën presionin e këtij gabimi, që ajo e ka kaluar pa reaguar, ka ardhur edhe lapsusi i dytë, në momentin që ajo ishte duke folur për ndikimin e këtyre projekteve në jetën e

qytetarëve, por këtë herë e ka korrigjuar direkt gabimin e bërë."Kryebashkiaku Rama...Basha, është i vendosur për të punuar për një Tiranë më të mirë për të gjithë dhe këto projekte do të shërbejnë për të çuar përpara kryeqytetin", - ka përfunduar konferencën për shtyp zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Sot mbledhja e këshillit bashkiak, priten debate të forta

Bashkia shkurton 296 punonjës Shumica e atyre që u shkurtohet vendi janë pastrues dhe punonjës gjelbërimi, Cirku i Tiranës i kalohet Ministrisë së Kulturës, ndërsa ndërmarrja publike e funeralit shkrihet krejtësisht

Lajmi Janë 296 punonjës të Bashkisë së Tiranës, të cilët zyrtarisht duhet të lënë vendin e punës. Shumica e tyre janë pastrues, ndërkohë që shkrihet edhe ndërmarrja e funeralit. Bashkia e Tiranës ka hequr dorë edhe nga cirku, të cilin ia ka deleguar Ministrisë së Kulturës. Nga të gjithë këto shkurtime ky institucion do të kursejë rreth 126 milionë lekë.

TIRANE

NGA ESMERALDA KETA

N

ë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak do të diskutohet edhe struktura e re e disa ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës. Në këtë projektvendim jepen të detajuara, të gjitha lëvizjet që janë bërë dhe riorganizimet e strukturave të reja. Ajo që vihet re është se është shkrirë ndërmarrja publike e funeralit dhe mirëmbajtja e varrezave i është kaluar ndërmarrjes nr.1 të pastrimit të qytetit si dhe Cirku i Tiranës, është kaluar në varësi të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

RIORGANIZIMI

Sipas projektvendimit që pret të marrë votat e këshilltarëve bashkiakë gjatë ditës së nesërme, drejtoria e përgjithshme nr.1 e punëtorëve të qytetit që merret me mirëmbajtjen e parqeve, lulishteve, shatërvanëve, serave me lule, kopshtit zoologjik, pastrimin e rrugëve dytësore dhe tretwsore si dhe heqjen e mbeturinave skeletike dhe inerte, do të ketë edhe numrin më të madh të shkurtimeve me plot 156 punonjës, pra nga 676 punonjës që kishte shkon në 520 punonjës. Më konkretisht: drejtoria e shërbimeve mbështetëse, njësia e projektimit nga 1+6 punonjës, bëhet 1-4 punonjës. Drejtoria e organizimit dhe administrimit: në sektorin ekonomik janë shkurtuar 2 specialistë; në sektorin e transportit janë shkurtuar 1 special-

ishte bëhet 1+20 punonjës. këndeve sportive "Dua të Shkurtime do të ketë Luaj", konvikteve të shkollave edhe në drejtorinë e të mesme si dhe mbulimin e të përgjithshme nr.2 të punë- gjitha funksioneve e detyrave të torëve të qytetit, e cila trashëguara nga ish-ndërmarmerret me mirëmbajtjen e rja komunale e banesa, nga 93 rrugëve kryesore dhe jo kryesore, mirëmbajtja e trotuareve dhe Edhe struktura të tjera të shesheve publike, bashkisë kanë pësuar më mirëmbajtja dhe pastrimi i zgarave herët ndryshime, siç ishte dhe kunetave të Policia bashkiake, nga e cila ujërave të bardha, fuqizimi dhe mod- u larguan rreth 50 punonjës Faksimile e projektit që parashikon shkurtimet ernizimi i ndriçimit publik, mirëmbajtja SOT MBLEDHJA dhe shfrytëzimi i rrjetit dhe sin- punonjës bëhet 88 punonjës. jalistikës rrugore. Kështu te Më konkretisht: sektori i drejtoria financë-administrim, mirëmbajtjes së shkollave nga sektori i financës nga 1+11 1+36 punonjës bëhet 1+33 punonjës, bëhet 1+10 punon- punonjës, shkurtohet 1 kaldaist jës, shkurtohet 1 pastrues; sek- dhe një zhbllokues; sektori i tori i transportit nga 1+41 DDD dhe vendstrehimit nga ot në këshillin bashkiak do të paraqiten për mi punonjës bëhet 1+34 punonjës, 1+6 punonjës do të bëhet 1+5 ratim 7 projekte të reja. Zëdhënësja e bashkisë, duke shkurtuar 7 shoferë. Drej- punonjës, shkurtohet 1 punëAnila Bisha, ka shpjeguar se këto projekte përf- toria e prodhimit dhe mirëm- tor vendstrehimi; sektori i shijnë: krijimin e një linje të re autobuzi, e cila do bajtjes: sektori teknik nga 1+8 mirëmbajtjes së godinave pubtë shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti; punonjës bëhet 1+7 punonjës, like nga 1+19 punëtorë bëhet zyrtarizmi i procesit të hartimit të planit urbanis- shkurtohet një specialist inx- 1+18 punëtorë tik të qytetit; krijimi i Komisionit për ndërtimin e hinier; sektori i prodhimit nga Qendra Ekonomike e Xhamisë së re; shërbim më eficient dhe më të mirë 1+24 punonjës, bëhet 1+16 Zhvillimit dhe Edukimit të në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat punonjës, shkurtohen 8 fëmijëve, në sektorin e çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës; fu- punonjës të prodhimit të çerdheve shtohet 1 qizimi i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, pllakave; sektori i mirëmbajtjes përgjegjës çerdhe(nga 29 nga spekulimet dhe mashtrimet; projekti për re- nga 1+148 punonjës do të bëhen 30), një kuzhiniere dhe habilitimin e qendrës së qytetit dhe projekt për bëhet 1+138 punonjës, shkur- 1 ndihmës kuzhiniere (nga 28 krijimin e bordit për Artin dhe Kulturën. tohen 10 punëtorë asfalti. Drej- bëhen 30), shtohen 2 sanitare toria e ndriçimit publik: sektori (nga 58 bëhen 60), shtohet 1 ist dhe 5 shoferë autoveture torë shërbimi për kafshët. i ndriçimit nga 4+36 punonjës roje (nga 29 bëhen 30), shkurdhe mikrobuzi; në sektorin e Drejtoria e Kurtallave: do të bëhet 4+28 punonjës, tohen 6 kujdestare (nga 284 ofiçinës janë shkurtuar 1 me- në sektorin e pastrimit sh- shkurtohen 3 teknikë të mesëm bëhen 279). kanik-xhenerik. Drejtoria e kurtohet 1 përgjegjës sek- dhe 5 punëtorë gatishmërie Ndërmarrja e shërbiparqeve dhe rekreacionit: në tori, 59 punëtorë pastrimi; Drejtoria nr.3 e punë- meve funerale (pjesa buxsektorin teknik janë shkurtuar njësia task-forca riorganizohet torëve të qytetit, e cila hetore) shkrihet. Më 6 specialistë; në sektorin e gjel- në rang sektori duke shtuar 1 merret me mirëmbajtjen e konkretisht 10 punonjës bërimit shkurtohen 4 teknikë të përgjegjës sektori dhe shkurto- objekteve shkollore e kalojnë tek pjesa vetëfiimpianteve ujitëse, 68 punë- het 1 teknik dhe 6 punëtorë. Në parashkollore, godinave nancuese e kësaj ndërtorë gjelbërimi dhe 2 punë- total nga 3+ 24 punonjës që publike, qendrave sociale, marrjeje, 70 punonjës shkurtohen, pasi mirëmbajtja e varreza publike do t'i NDR YSHIMET NDRY kalojë drejtorisë së përgjithshme nr.1 të punë Drejtoria e përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të qytetit shkurtohen 156 punonjës torëve të qytetit. Drejtoria e përgjithshme nr.2 e Punëtorëve të qytetit shkurtohen 35 punonjës Qendra Kulturore Tirana i Drejtoria nr.3 e punëtorëve të qytetit shkurtohen 5 punonjës kalon në varësi Ministrisë së Kulturës dhe më konkretisht: Ndërmarrja e shërbimeve funerale shkurtohen 70 punonjës pozicioni i zv/drejtorit shkur Qendra Kulturore Tirana shkurtohen 30 punonjës tohet; sektori i cirkut 1+29 Totali i punëtorëve të shkurtuar 296 punonjës punonjës shkurtohet duke kaluar në varësi të ministrisë së kulturës. EFEKTETE FINANCIARE Specialistët e bashkisë Kursehen 125.993.000 lekë kanë llogaritur edhe efek Ndërmarrja nr.1 e punëtorëve të qytetit 61.880.000 lekë tin financiar që rrjedh Ndërmarrja nr.2 e punëtorëve të qytetit 15.036.000 lekë nga të gjitha këto ndryshime. Kështu efekti fi Drejtoria nr.3 e punëtorëve të qytetit 2.004.000 lekë nanciar i ndryshimeve të Ndërmarrja e shërbimit Funeral 29.025.000 lekë propozuara është Qendra Kulturore Tirana 18.048.000 lekë 125.993.000 lekë ulje. Më

Basha, 7 projekte të reja në këshillin bashkiak

S

?

PYETJE PERGJIGJE

Kush i ka propozuar ndryshimet që do të pësojnë disa ndërmarrje të bashkisë së Tiranës? Këto ndryshime janë propozuar nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me qëllim një administrim më të mirë të të gjithë ndërmarrjeve që ata kanë nën varësi. Çfarë parashikon riorganizimi i këtyre ndërmarrjeve? Si pasojë e riorganizimit të disa ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës, do të dalin pa punë 296 punonjës, shumica prej tyre punëtorë gjelbërimi dhe të mirëmbajtjes së rrugëve, meqë e tillë është edhe natyre e funksionit të këtyre ndërmarrjeve. Ndërkohë që ndërmarrja e funeralit shkrihet, ndërsa Cirku i Tiranës do të kalojë në varësi të Ministrisë së kulturës. Ku do të paraqiten për miratim këto projekte? Projektet do të paraqiten për miratim, gjatë ditës së sotme, kur do të zhvillohet edhe mbledhja e këshillit bashkiak. Mbledhja pritet të shoqërohet edhe me debate të forta, pasi këshilltarët e opozitës i kanë parë këto lëvizje si të pajustifikuara. Po projekte të tjera do të paraqiten sot në mbledhjen e këshillit? Po, në total janë 7 projekte që do të paraqiten për miratim dhe presin votat e këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës për të marrë formë ligjore.

konkretisht nga shkurtimet në ndërmarrjen nr.1 do të kursehen 61.880.000 lekë; në ndërmarrjen nr.2 do të kursehen 15.036.000 lekë; në atë nr.3 parashikohen të kursehen 2.004.000 lekë, nga shërbimit Funeral 29.025.000 lekë dhe nga qendra kulturore Tirana, 18.048.000 lekë.


14

E enjte, 10 nëntor 2011

KULTURË

Foto ekskluzive NGA ADMIRINA PEÇI vijon nga faqja 1 ... Pas kësaj, ne që i ndiqnim ngjarjet nga Spaçi e që mundoheshim të përkthenim kodet e ngjarjeve prisnim: Çfarë qëndrimi dhe çfarë aparence do të mbante Enver Hoxha. Ku do të shfaqej ai për herë të parë. Për habinë time, jashtë çdo parashikimi, Enver Hoxha shfaqet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ishte dhjetor. Pra kjo ishte dalja e parë publike pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Kjo është ngjarje shumë e rëndësishme për mua, sepse tregon se Enveri, Lidhjen e kishte si një farë kazani, ku ai lante duart. Siç ndodh me katolikët që lagin dorën në ujin e bekuar e bëjnë kryqin për të larë mëkatet, edhe Enver Hoxha, sa herë donte të lante mëkatet kishte Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pse e cilësoni kaq të rëndësishëm rolin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Lidhja ishte një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm për regjimin. Dritëro Agolli ishte në nivelin e një sekretari të Komitetit Qendror, a një anëtari të Byrosë Politike. Atëherë ishin katër klasa: ajo e fshatarëve, klasa e punëtorëve, klasa e intelektualëve dhe burokratëve të Partisë së Punëve. Zhvendosja nga njëra klasë në tjetrën ishte jashtëzakonisht e vështirë edhe më e vështirë se të dilje jashtë shtetit. Një fshatar nuk bëhej dot punëtor, e një punëtor nuk bëhej dot intelektual. Dy klasat e para i administronte relativisht lehtë. Gjithë problemi ishte me intelektualët, në mënyrë që të shndërroheshin në një vegël të Partisë. Në këtë kuadër intelektualët, të cilët i përkisnin fushës së shkencës, nuk kishin ndonjë rol të madh, kurse

KRIMET Lidhja e Shkrimtarëve për Enverin ishte si një kazan ku lante duart pas krimeve që bënte

Velo: Fotot me Enverin që inkriminojnë Agollin dhe Buzën Duartrokitje pas vrasjes së Mehmet Shehut. Shfaqja e parë e diktatorit në publik. Një takim urgjent dhe pikërisht mes artistëve… Ja arsyet

NË FOTO Shfaqja e Enver Hoxhës në publik, për herë të parë pas vrasjes së Mehmet Shehut. Dritero Agolli (ne rreth majtas Enverit) dhe Kujtim Buza (ne rreth djathas Enverit)

Debati datë pas date... 4 NËNTOR 2011 Zbulohet arkivi i Lidhjes së shkrimtarëve

5 NËNTOR 2011 Kujtim Buza tregon dënimet e artistëve

Në ish-Kinostudio, në ambjente te katit të dytë të Albafilm, ruhej që nga vitit 2007 arkivi i Lidhjes se Shkrimtarëve. Fotot ekskluzive, që u botuan në "Shqiptarja.com", tregonin gjendjen aktuale te këtij arkivi të shumëpërfolur, i cili sigurisht ëhstë shumë i dëmtuar. Kryetari i fundit i Lidhjes së shkrimtarëve husën Sinani dënoncoi degdisjen e këtij arkivi dhe rrëfeu se në çgjendje sihte ai, kur Sinani mori këtë post. Ai rrëfeu se ksihte parë dhe shfletuar disa blloqe procesverbalesh nag mbledhjet e kryesisë së Lidhjes. Më tej shprehu dyshimet se arkivi dokumentar është djegur nga nejrëz tëe interesuar, që donin të mbulonin krimet.

ata intelektualë që ishin në zonën e elitës shoqërore, ata kishin shumë rëndësi. Lidhja kishte nën administrim një detashmen shumë të rëndësishëm, më intelektualin e Shqipërisë, që përputhej me propagandën e Partisë: kinemanë, teatrin, estradën, ansamblin e valleve, filmin, baletin, muzikën, festivalin e këngës, librat, skulpturat, pikturat... Të gjitha këto administroheshin nga Lidhja. Ndaj ishte shumë i rëndësishme ai që do të ishte në krye të Lidhjes. Më kujtohet diçka, që as e kam thënë, e as e kam shkruar më parë. Çuditërisht kur vajta në Spaç, kishte rreth 800 të dënuar, dhe kishim vënë re, se po kaq kishte anëtarë të Lidhjes në Tiranë. Më vonë u bënë 900 të burgosur në Spaç e po kaq vajti numri i anëtarëve të Lidhjes në Tiranë. Më tej

Sa më shumë anëtarë të byrosë pushkatoheshin aq më tepër rritej rëndësia e Lidhjes

Ish-sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, për artet pamore, piktori Kujtim Buza, rrëfeu në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com", se Lidhja ishte thjeshtë një levë e Partisë. Ai rrëfeu se nuk ka pasur disidencë, por "Ka patur artistë që përpiqeshin të zgjeronin gamën e krijimtarisë me motivë humane dhe tërësore, të shtynin gardhin e rreptë të metodës zyrtare të Realizmit Socialist, ta pasuronin me motive lirike të folklorit dhe temës patriotike, që ajo i pranonte në raporte të caktuara me temën aktuale u shfaqën në art", tha ai,duke folur edhe për dënimin e Maks Velos, Ali Osekut dhe Edison Gjergos.

1000-1100 të burgosur në Spac e po kaq anëtarë në Lidhje. Perandoria e Dritëro Agollit, pra, ishte shumë e madhe dhe e rëndësishme. Prandaj kishte shumë rëndësi edhe dalja për herë të parë e Enver Hoxhës, pas vrasjes së Mehmet Shehut, pikërisht në Galerinë e Arteve. Po të shikoni fotografitë, atë e shoqëronin pikërisht këta dy persona Dritëro Agolli dhe Kujtim Buza. Dhe në fund para se të largohet, Enver Hoxha duartroket Kujtim Buzën. Vini re, nuk është Kujtim buza ai që duartroket Enver Hoxhën, por e kundërta…(qesh). Por, është shumë interesant edhe organizimi i këtij takimi. Nuk dua të përmend emra, por kam kërkuar, kam qenë shumë kurioz për këtë ngjarje dhe kam marrë vesh se ky takim është organizuar shpejt e shpejt, në kohë rekord, në dy orë, nga Sekretari i Par-

6 NËNTOR 2011 Ardian Isufi: Kishte disidencë, ja pse u dënuan Artisti Ardian Isufi, reagoi pas intervistës së piktorit Buza, duke e kundërshtuar arsyetimin se tre artistët ishin dënuar për pakënaqësi. "Lidhja ishte paradhoma ku shumë artistë janë gjykuar dhe për pasojë internuar e burgosur", tha Isufi, duke shtuar se nuk ishte e vërtetë se artistët dënoheshin për fjalë apo pakënaqësi. Në fillim të viteve '70 tendencat dhe fenomenet e reja që u shfaqën në art u shtypën me forcë. Kjo lëvizje artistike sado në fillesa, pati rezultatet e saj në krijimet artistike."Në veprat e Gjergos, Osekut e Velos ndjehej Shagalli, Braku, Pikaso e të tjerë "heretikë" të dogmës së realizmit socialist...", tha Isufi.

tisë së qytetit. Kanë thirrur dikë nga Lidhja dhe kanë bërë listën e atyre që duhej të ishin në takim me Enver Hoxhën. Urdhri, me sa dukej ka ardhur në drekë dhe ky takim u përgatit në kohë rekord në Galerinë e Arteve. Rëndësia e Lidhjes, pra, u rrit bashkë me krimin. Sa më shumë anëtarë të byrosë politike pushkatoheshin aq më tepër rritej rëndësia e Lidhjes.

Në FOTO: Maks Velo

Pse? Sepse njëkohësisht Nexhmija kishte vendosur të ngrinte në maksimum personalitetin e Enver Hoxhës. Dhe këtë e bënte me të gjitha mënyrat, me botimet e veprave të tij, me historinë e Partisë, por kryesisht me art. Pra Enveri duhej të ngrihej në art. Dhe këtë detyrë e kishin të dy: kryetari dhe sekretari i Lidhjes. Dritëro Agolli dhe Kujtim Buza, veçanërisht ky i fundit, i


E enjte, 10 nëntor 2011

KULTURË

15

LAJME SHKRUT

Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit

cili vizitonte të gjithë studiot e artistëve, dhe jepte direktiva të sakta se çfarë duhej të bënin, çfarë duhet të korrigjonin, ishte ai që përcaktonte se kush do të merrte pjesë në ekspozita, kush do të merrte çmime… pra ishte personi numër një i Nexhmijes për ngritjen e figurës së Enver Hoxhës. Dhe ai i mori shpërblimet… Të ç'natyre ishin këto shpërblime? Ai dilte pafundësisht jashtë, në Francë, në Belgjikë, në të gjithë vendet ku kishte qenë Enver Hoxha. Këtë periudhë ai arrin dy qëllimet e tij kryesore. Ngritja dhe vlerësimi në maksimum i babait të tij, Abdurrahim Buzës, që sot rezulton se nuk është e vertetë (në një shkrim kam thënë se Abdurrahim Buza nuk është piktor modern, por piktor naiv, popullor dhe nuk ka lidhje arti naiv me modernitetin). Por s'mjaftonte kjo. Duhej që edhe ai vetë të ishte një gjeni! Fakt është se Galeria e Arteve disponon sot 178 vepra të blera të Kujtim Buzës.

NË FOTO Enver Hoxha duartroket rolin e artistëve të Lidhjes në edukimin e masave. Dritero Agolli (ne rreth majtas Enverit) dhe Kujtim Buza (ne rreth djathas Enverit)

E keni takuar Dritëroin pasi dolët nga burgu?

7 NËNTOR 2011 Zhiti: Dritëroi nuk më shpëtoi dot nga dënimi Poeti Visar Zhiti, edhe pse e kishte të ndaluar të merrej me letërsi në kohën e diktaturës, u dënua për poezitë e tij. Për këtë arsye ka mjaft për të thënë për Lidhjen e shkrimtarëe, si një instrument, që siç thotë ai i ngjall frikë e terror edhe sot. Zhiti ka kujtuar kohën e dënimit dhe një episod ku nëna e tij ka shkuar t'i kërkojë ndihmë Dritëro Agollit, i cili siç thotë poeti nuk kishte mudnur ta ndihmojë. Zhdukja e Arkivave të Lidhjes sipas Zhitit "do të thotë se kanë dashur të zhduken gjurmët e krimit, që do t'i shërbente të sotshmes".

Ishte kjo për famë apo për para? Të dyja, por unë besoj më shumë për para. Ai vendosi në këtë kohë Drejtor të Galerisë Dhimitraq Trebickën. Është edhe këtu në këto dy foto. Ai kishte për detyrë t'i blinte Kujtim Buzës të gjithë veprat. Ato 178 vepra, janë sot në fondin e Galerisë së Arteve. Nuk ka piktorë në botë që shteti ti ketë blerë 178 vepra. As Pikasos, shteti francez nuk i ka blerë kaq punë. Mund t'i ketë blerë rreth 50 vepra, por jo kaq shumë…. Galeria e Arteve duhet të organizojë një ekspozitë me këto vepra, të tregojë se ç'vlerë artistike kanë dhe sa janë blerë. Të ndalemi pak te dënimi juaj. Pse thoni se Kujtim Buza gënjen për rastin tuaj? Kujtim Buza gënjen në intervistën

që ju ka dhënë juve, sepse atje thotë që hetuesia i çoi 10 punë dhe ai bëri ekspertizën e këtyre 10 punëve. Ndërsa këtu në dokumentin e ekspertizës shënon: Unë kam parë dhe bëj ekspertizën e 248 punëve. Dhe vërtet i analizon të gjithë veprat një nga një. Ai gënjen siç ka bërë gjithmonë. Zakonisht krimi lidhet me gënjeshtrën dhe ajo që është më e ulët, këta njerëz nuk kërkojnë falje. E kam përsëritur vazhdimisht se Dritëroi duhet të kërkonte falje. Mungesa e burrërisë për të kërkuar falje, e rëndon më shumë krimin. Më habiti shumë diçka që dëgjova, nga Dritëroi me rastin e 80-vjetorit të tij të Lidjes. Ai deklaroi se ka shkruar kujtimet, por do t'i botojë pas vdekjes. Por kjo është burracakëri. Ai mund të shkruajë ç'të dojë, dhe s'mund të na japë përgjigje pasi të vdesë. Unë i kam thënë të gjitha para vdekjes, dhe i kam thënë tani…

Po me Kujtim Buzën cili është raporti? Do të them diçka. Gjyqi im ishte i vetmi gjyq që u bë me ftesa. Të gjithë gjyqet e tjera u bënë me dyer të mbyllura, edhe gjyqi i Edison Gjergos, Ali Osekut, Todi Lubonjës, Fadil Paçramit, Mihallaq Luarasit... dhe i këngëtarëve. I vetmi që u bë publik dhe me ftesa ishte gjyqi im. Dhe ftesat i ka shpërndarë Lidhja. Salla ishte e mbushur me piktorë dhe skulptorë, të cilët, sot janë gjallë. Edhe akuzat e tjera qëndronin,

9 NËNTOR 2011 Velo: Agolli-Buza dyshja e krimit Piktori Maks Velo tha dje në Shqiptarja.com, se dënimi i tij u dirigjua drejtpërdrejt nga Lidhja e Shkrimtarëve. Ai e sheh atë institucion, si një vend krimi. Madje dyshen Dritëro Agolli-Kujtim Buza ai e sheh si dyshen më të sukseshme të krimit artistik. Në valën e shkrimeve për Lidhjen e shkrimtarëve, arkivat e saj të zhdukura, dhe dënimet e bujshme në fushën e artit dhe letërsisë, Maks Velo, solli kujtimet e tij rreth kohës së dënimit dhe një analizë mbi rolin që pati Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes në dënimin e tij si dhe gjithë jetën letrare të kohës.

Jo. Më ka propozuar, por nuk kam asnjë dëshirë për ta takuar, përderisa ai nuk ka kërkuar ende falje.

Dritëro Agolli ishte në nivelin e një sekretari të Komitetit Qendror

tregonte gjithë sekretet dhe të paditurat e ngjarjeve që ndodhën në Lidhje dhe ta çlironte veten. Kështu vazhdon ta nxijë atë organizatë, duke e bërë sterrë si një organizatë krimi. Ishte shokues publikimi i Arkivit të Ministrisë së Brendshme që në Lidhje ishin 140 spiunë. E imagjinoni si mund të jetë një organizatë artistësh e shkrimtarësh me 140 spiunë brenda? Pra një në çdo 8 vetë.

Në ç'formë e pret faljen e tij? Lidhja jonë, është më e tmerrshmja, më e llahtarshmja në të gjithë vendet e Lindjes. Më vjen ndërmend shembulli i Fedejevit, i cili kur u lexua raporti i Hrushovit, Fedejevi vrau veten. Ai ishte kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve rusë dhe kishte aq burrëri sa t'i bënte ballë asaj ç'ka kishte bërë, gjithë ato mashtrime, krime e dënime ndaj artistëve e shkrimtarëve rusë. Nuk mund t'i duronte në ndërgjegje dhe vrau veten. Agolli gënjen dhe del pas rrëzimit të diktaturës dhe shan Enver Hoxhën. Ai duhet të merrte përgjegjësinë, e gjithë atyre që kishte bërë. Të

Enveri duhej të ngrihej në art. Dhe këtë detyrë e kishin të dy: kryetari dhe sekretari i Lidhjes

gjetën gabime edhe në arkitekturë, dhe jo vetëm për mua por edhe për të tjerë. Por fillesa ishte nën Lidhje. E nisi Dritëro Agolli me mbledhjen ku foli për mua. Por ajo që ishte më e rënda, ishte se atë ditë që zhvillohej gjyqiim, Kujtim Buza ishte në Kosovë dhe lavdëronte artin modern. Këtu e dënonte, atje lëvdonte Mulliqin si artist modern. Gjykata e lartë duhej ta dënonte, sepse një ekspert nuk mund të japë dy ekspertiza të ndryshme, që kundërshtojnë njëratjetrën. Nuk mundet që këtu ta dënonte dhe atje në Kosovë ta lëvdonte artin modern. Unë do të dëshiroja që Kujtim Buza të bënte aq burg sa bëmë ne të tre: Edisoni 6 vite, Aliu katër dhe 9 të mia bëjnë 19 vite burg. Vetëm atëherë mund të ishte çliruar.

Në mjediset e saj, Akademia e Shkencës dhe Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, më 10 dhe 11 nëntor organizon Konferencën shkencore "Shqipja dhe gjuhët e Ballkanit". Në konferencë do të marrin pjesë 45 gjuhëtarë e studiues të shqipes dhe të gjuhëve të tjera ballkanike, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, por edhe nga SHBA, Franca, Italia, Austria, Greqia, Rusia, Gjermania, Polonia, Çekia, Moldavia, Mali i Zi, etj. "Rëndësia e shqipes për studimet ballkanistike është e dorës së parë dhe e pakapërcyeshme në studimin e afërsive midis gjuhëve që janë folur e fliten sot në Ballkan", thuhet, mes tjerash, në komunikatën për media të ASHAK. Shkalla e studimeve tona në këtë fushë krijon hapësirë të mjaftueshme për një shqyrtim të përmbledhur të rezultateve të arritura, duke synuar njëkohësisht perspektiva të hulumtimeve, qoftë të aktualitetit gjuhësor ballkanik, qoftë të diakronisë.

U çel Panairi i 14 i Librit

U çel mbrëmë Panairi i 14 i librit "Tirana 2011", me një ceremoni ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Ministri i kulturës Aldo Bumçi, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe deputetja e parlamentit maqedonas Ermira Mehmeti. Në fjalën e tij kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi u shpreh: "Kur po vija këtu sot me rastin e hapjes së librit, u ndjeva i çliruar nga politika dhe nga tensionet. Panairin unë e sho si ngrehin kulture dhe arti ku takohen breza të ndryshëm". Ndërsa kryebashkiaku Basha nënvizoi se panairi i librit i jep Tiranës dimensionin rajonal të dijes dhe të rrezatimit të saj. "Uroj autorët e rinj, si dhe autorët e pranishëm", tha Basha, duke vijuar se "promovimi i të tyre është një ngjarje dhe risi jo vetëm në botën e letrave por edhe për qytetin e Tiranës". Rreth 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare do të marrin pjesë në panairin e librit 'Tirana 2011', ndërkohë që autorë shqiptarë dhe të huaj do të jenë të pranishëm për një bashkëbisedim me lexuesit nga dita e sotme deri më 13 nëntor.

Londër, ekspozita më e madhe e da Vinçit

Njëra prej ekspozitave më të mëdha me veprat e Leonardo da Vinçit u hap dje në Galerinë Kombëtare të Londrës. Ajo mban titullin ''Leonardo da Vinçi: piktori i kullës milaneze". Galeria e Londrës ka njoftuar se me këtë po realizon skulpturën më gjithëpërfshirëse të mjeshtrit italian të renesancës, e veçantë për faktin se për herë të parë në një vend do të ekspozohen veprat më të njohura të këtij artisti. Aty ekspozohen piktura dhe pesëdhjetë vizatime në mesin e të cilëve janë edhe dy versione të ''Shenjtores në shkëmbinj. Për herë të parë këto dy vizatime ekspozohen bashkë, raporton AFP-ja. Veprat që do të ekspozohen i takojnë periudhës 20-vjeçare sa ka kaluar Leonardo da Vinçi në Milano, në kështjellën e klientit të tij, duka i Milanos, Ludovik Sforzza, prej vitit 1482 deri më 1499. Në botë ekzistojnë vetëm 15 piktura të përfunduara të Da Vinçit për të cilat autorësia është e pakontestueshme. Vizatimet fokusohen tek teknika që Da Vinçi e zhvilloi gjatë qëndrimit të tij në Milano në vitet '80 dhe '90 të shekullit XV. Pesë mijë bileta do të nxirren në shitje çdo ditë për këtë ekspozitë.


16

E enjte, 10 nëntor 2011

LAJMET SHKURT NE 5 RRESHTA • Tentuan të grabisin me armë, pranga 2 personave Tentuan të grabisnin me armë, ndërsa dy autorët janë arrestuar nga forcat e policisë së Kavajës. Burimet policore thanë se kanë rënë në pranga 22 vjeçari Drilon Karasanisi dhe Virjon Hysaj,40 vjeç, të cilët akuzohen se kanë tentuar të grabisin me armë një person i cili posedonte me vete 3 milion lekë duke e ndjekur atë deri në Lushnje. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targa DR 8319 C, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike dhe një pistoletë Ecol.

• Kapet i kërkuari për kalim të paligjshëm Një 33 vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e policisë së Kavajës pasi ishte shpallur person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit. Fatos Shehi, 33 vjeç, banues në fshtin Vorrozen, Komuna Luzi Vogël, Kavajë,rezultoi, i dënuar më parë. Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, e dënoi me 60 ditë burg, për veprën penale të “Kalim i paligjshëm i kufirit“.

• Arrestohet roja, vodhi një frigorifer Roja e një firme private ka rënë në prangat e policisë së kom 1, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur një frigorifer. Saimir Shehi, 24 vjec, banues në Vorë Tiranë, ka qënë me shërbim roje private në SHRSF “Pelikan Sigurity” duke ruajtur firmën “Red-Bull”, në Domje. Në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan edhe 20 frogorifer të tjerë.

• Vret veten me çifte, shkak depresioni Një 72 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë me çifte ndërsa dyshohet se shkak për ketë ngjarje ka qenë depresioni. Tajar Plaka,72 vjeç,banues në fshatin Vidhisht të rrethit Fierit është gjendur i pajetë nga familjarët e tij. Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, të cilat deklarojnë një vetëvrasje si pasojë e gjendjes së ngarkuar depresive.

• Sarkozi: Papandreu është një i çmendur Presidenti francez Sarkozi ka akuzuar Papandreun duke e konsideruar si çmendur dhe depresiv. Sarkozi e ka cituar këtë gjatë një bisede private me homologun amerikan Barak Obama, në kuadër të G20ës në Kanë. Biseda private mes tyre është publikuar nga gazetat franceze, sipas të cilave dy liderët janë shprehur të mendimit se Papandreu bëri gabim të madh duke shpallur referendumin për marrëveshjen me BE-në.

• Berluskoni: Nuk do të rikandidoj në zgjedhje Një një intervistë kryeministri italian, Silvio Berluskoni deklaroi se nuk do të paraqesë kandidaturën në rast zgjedhjesh të parakohshme. “Nuk do të paraqes kandidaturën, madje ndihem i çliruar”, pohoi Kavalieri, duke shtuar se uron t’ia kalojë stafetën pasuesit të tij, Angelino Alfano, të cilit i ka besuar tashmë frenat e partisë së tij si sekretar i përgjithshëm i PDL-se.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Politika: Arben Rrozhani, Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj, Tomka Nasi Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.