EDITORIAL SEKTORI FINANCIAR
FISNIK LATIFI MENAXHER I TË ARDHURAVE FIKSE RAIFFEISEN BANK KOSOVË
Menaxhimi i pasurisë në periudha inflacioniste
S
i koncept ekonomik, norma e inflacionit është e rëndësishme pasi përfaqëson shkallën në të cilën korrodohet vlera reale e një investimi me kalimin e kohës. Për investitorët, kjo matje tregon saktësisht sasinë e kthimit që duhet të sjellë investimi i tyre, që ata ta ruajnë fuqinë e tyre blerëse. Me këtë ide, investitorët duhet të synojnë të gjenerojnë kthime që janë më të mëdha se inflacioni në terma të përqindjes: nëse një investim kthimin e ka 4% kurse inflacioni ishte 5% gjatë të njëjtës periudhë, kthimi efektiv është minus 1%. Sa më likuid të jetë një aset, ku vlera bazë janë paratë e gatshme, aq më shumë ndikohet nga inflacioni, që do të thotë se ky aset ka më shumë gjasa të zhvlerësohet nga norma e inflacionit. Edhe asetet jolikuide ndikohen nga inflacioni, por me kalimin e kohës ato zakonisht rriten në vlerë dhe gjenerojnë të hyra në formën e interesit ose dividentit. Kjo siguron një mbrojtje natyrore ndaj zhvlerësimit, prandaj investitorët i preferojnë ato asete në një mjedis inflacioni. Në këtë kuptim, investitorët duhet
24 THE KOSOVO BANKER • QERSHOR 2022
të synojnë kthimet që tejkalojnë inflacionin. Në terma të gjerë, klasat e aseteve nga të cilat ata mund të zgjedhin janë instrumente me të hyra fikse (megjithëse do të shohim se ato mund të mos jenë gjithmonë fikse), ekuitet dhe mallra bazë/commodities. Të hyrat fikse Kur investohet në asete që gjenerojnë të hyra fikse, siç janë obligacionet, kreditë ose qiratë, matësi kyç i performancës së investitorëve është norma e interesit që ata marrin gjatë gjithë periudhës së investimit. Normat e interesit zakonisht kanë disa komponentë të përfshirë në të, siç janë norma pa risk, norma e pritur e inflacionit për kohëzgjatjen e investimit, dhe elemente idiosinkratike të riskut të kredisë. Investitorët duhet të jenë të vetëdijshëm se norma e pritshme e inflacionit është thjesht një pritshmëri, e cila në realitet mund të jetë e mbi ose e nënvlerësuar. Nëse inflacioni real rezulton të jetë më i ulët se vlera e pritur, investitorët shpërblehen më shumë seç ishte planifikuar, dhe anasjelltas.
Tani, një investitor mund të mendojë se inflacioni do të rritet më shumë sesa komponenta mbi normën e pritur te inflacionit e përfshirë në normat aktuale të interesit, kështu që ata mund të dëshirojnë të investojnë në asete, kthimet e të cilave janë të lidhura me inflacionin. Obligacionet ose qiratë nga pasuritë e paluajtshme shpesh i referohen Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), që do të thotë se nëse rritet inflacioni, rritet edhe kthimi i investimit. Shembuj konkretë për këtë janë Letrat me Vlerë të Thesarit të Mbrojtura nga Inflacioni (TIPS) ose Trustet e Investimeve në Pasuri të Paluajtshme (REITs). Në mënyrë të ngjashme, obligacionet dhe huatë e lidhura me një normë referencë, siç është Euribor, mund të rrisin normat e interesit, sepse normat e referencës janë të lidhura drejtpërdrejt me inflacionin. Shkurtimisht, nëse një investitor pret që inflacioni (dhe normat e interesit) të rriten me kalimin e kohës, atij do t’i përshtatet më së miri të investojë në asete me norma interesi variabile. Nga ana tjetër, nëse ata besojnë se inflacioni do të ulet, ata mund të duan