6 minute read

The Kosovo Banker

Disa nga strategjitë që mund të ndiqen në fushën e pagesave nën ndikimet inflacioniste!

ENEIDA THOMAJ - DREJTORE E PËRGJITHSHME PAYLINK ALBANIA

PO, është e vërtetë! Faktorët në të cilat tregu dhe industria e pagesave po përshtatet, vazhdojnë të jenë të paparashikueshme dhe të paprecedent. Këta faktorë patën kryesisht efekte negative, por, nëpër të u vunë re edhe efekte pozitive. Pyetja mbetet çfarë do të ndodh në vijim? Si do të veprojmë në kushtet kur tregu ka presione inflacioniste? Kur çdo bisedë fillon me komentin: Çmimet janë rritur!?

Pagesat kanë dhënë zgjidhje edhe më parë për të tillë skenarë, e vazhdojnë të jenë “një dritë jeshile” në këto kohë. Institucionet financiare dhe ato jo financiare, përfshirë këtu dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave, kanë qenë në fokus 2-3 vitet e fundit për shkak të pajtueshmërisë që duhet të kenë me ligjet/rregullorët rishtazi të miratuara e lansuara në treg. Mjafton të shikojmë Shqipërinë dhe Kosovën në hartimin e bazës rregullative mjaft ndihmuese karshi rritjes së konkurrencës në treg, qeverisjes korporative, përfshirjes financiare dhe facilitimin e përdorimit të mjeteve të pagesës, për të kuptuar “barrën” ngarkuar ofruesve të këtyre shërbimeve. Por nga ana tjetër, kjo nuk nënkupton që industria e pagesave të mbetet mbrapa në opsionet alternative që ofrohen për të optimizuar kanalet e pagesave. Për sa kohë kërkesa është e tillë!

Në raportin më të fundit të “The Great Payment Transformation” (emarchantpay, 2022), nga 954 tregtarë lider në industritë e retail, udhëtimeve, linjave ajrore etj., 91% e të vëzhguarve pohojnë se kanë humbje në të ardhura për shkak të zgjidhjes aktuale të pagesave që kanë të implementuar. Për më tepër, 53% e tyre parashikojnë një rritje në të ardhura me rreth 4-6% në dy vitet në vijim duke implementuar ndryshimet në zgjidhjet e pagesave që ofrojnë. Ky është një tregues i mjaftueshëm për të nxitur ofrimin e kanaleve alternative. Duhen zgjidhje dhe tregtarët janë të gatshëm të investojnë për këto zgjidhje alternative. Natyrisht pyetja e radhës që të vjen ndërmend është, po pse kanalet alternative të pagesave po marrin hov tashmë?

Përgjigja më e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: pasi ulin kostot! E të gjithë i vlerësojmë uljet e kostove. Në tregjet e zhvilluara si Amerikë dhe Angli, rishtazi ka një mbizotërim të “skemave të mbyllura” të ngritura nga tregtarët, ku rreth 45% e FinTech-s dhe ofruesve të pagesave planifikojnë të lansojnë një skemë të mbyllur shoqëruar me një kartë pagese brenda vitit 2022 (PaymentsCards&Mobile, Maj 2022). “Skemat e mbyllura” operojnë nëpërmjet kartave të pagesave, të lëshuara nga një tregtar (në bashkëpunim me një bankë lokale, ku kjo e fundit amortizon kostot e mbajtjes se licencave nga skemat ndërkombëtare të pagesave në këtë format bashkëpunimi) për klientët besnik të tregtarit. Këto karta operojnë në terminalet pranuese të këtij tregtari (qofshin këto të fundit terminale fizike si POS, apo terminale online) duke bërë që të reduktohen kostot e procesimit të transaksioneve të pagesave pasi tashmë ato kategorizohen si transaksione lokale (duke eliminuar në këtë mënyrë interchange fees). Ky kanal lokal alternativ pagesash, është zhvilluar me gjerë, duke pranuar në një “skemë të mbyllur” disa tregtarë lokalë. Këta tregtarë, hyjnë në një marrëveshje ku kartat janë co-brand, dhe pranohen skemat e besnikërisë tek portofoli i klientëve të tregtarëve të pranishëm në skemë. PayLink ka ofruar zgjidhje të tilla në Shqipëri, ku skemat janë ngritur në industri si ato të naftës/gazit, markete apo edhe banka lokale. Për me tepër, PayLink ka ofruar dhe zgjidhje “tërësisht” lokale, duke nënkuptuar këtu që karta brendohet nën skemën PayLink, dhe pranohet në terminalet lokale në vend, duke funksionuar sipas të njëjtave standardeve PCI të industrisë së pagesave. Të dy opsionet janë të vlefshme në reduktimin e kostos së IRF. Alternativa e parë jep fleksibilitet në përdorimin e kartës edhe jashtë territorit lokal ku karta është lëshuar, ndërkohë alternativa e dytë është targetuese për atë grup klientësh që operojnë vetëm brenda territorit lokal. Këto alternativa mbeten në gjykim të studimit të sjelljes konsumatore që një institucion ka ndaj portofolit të klientëve të tij.

Thënë sa më lart, këto nevoja të tregut në uljen e kostove, tashmë po orientojnë drejt zgjidhjes “Card-as-a-service”. Institucionet që nuk kanë njohuri të zgjeruar në lansimin apo menaxhimin e kartave, që nuk duan të investojnë në burime njerëzore dhe në infrastrukturë, po mbështeten gjithmonë e më shumë tek procesorët e tyre për të marrë paketa të plota të shërbimeve. Këta të fundit falë bashkëpunimeve që kanë si me skemat ndërkombëtare të pagesave, ashtu dhe me ofrues të tjerë të “nën-zgjidhjeve” të shërbimeve të pagesave, po bashkëpunojnë për të propozuar paketa “standard” që përfshijnë shumë elemente duke përmendur këtu licencimet, zgjidhjet via API, kartat virtuale, skemat e besnikërisë, pajtueshmërinë rregullative, monitorim të portofolit të kartave dhe terminaleve, apo rregullat kundër mashtrimeve etj. Raporti më i fundit “Future Ready Payments Technology Reshapes the Playing Field for the Industry” (IDC Financial Insights, Janar 2022), pohon se 74% e pagesave konsumatore do të realizohet nga institucione jo tradicionale financiare brenda 2030. Ky vëzhgim konfirmon mundësinë që kanë tregjet si Kosova dhe Shqipëria ku segmentet konsumatore “nonbanking” janë mundësi mjaft e mirë për t’u shenjëstruar.

Nga ana tjetër, kjo nuk nënkupton se sektori bankar duhet të mbetet mbrapa në këtë aspekt. Për bankat tashmë paraqitet një vendim për t’u marrë: të ndërtojnë së brendshmi, apo të bashkëpunojnë me palë të treta për funksione shtesë/inovative të kërkuara nga tregu? Në ndihmë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, raporti i fundit nga McKinsey’s Global Banking Annual Review (Dhjetor 2021), rekomandon inovacion të vazhdueshëm dhe lansim të shpejtë në treg për sektorin bankar duke dhënë shembuj suksesi si WeBank (që lanson deri në 1,000 përditësime në muaj në jo më shumë se 11 ditë nga ideimi i produktit në “go live”), apo NuBank që ka qasje për rritjen e përfshirjes financiare duke dhënë kredi personale për individë të cilët nuk kanë një historik kredie. Pa dhënë më shumë argumente, është e kuptueshme dhe përgjigja e pyetjes shtruar për bankat.

Duke e përmbyllur me një rekomandim të lënë nga “Payments Innovation Jury”, në raportin më të fundit “Innovation by Domestic Payments Systems in the Pandemic” (ECPA, Prill 2021): “Investimet në inovacionin sistemik është tashmë një detyrim”, këto kohë do të imponojnë të qënurit në ndryshim të vazhdueshëm e si të tillë bankat apo cilido institucion në fushën e pagesave duhet të implementojë një kulturë të tillë. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e pranisë më të madhe të FinTech-s në rajon, si dhe në një performancë më të mirë të tyre në treg (qoftë nga aftësia për t’iu përgjigjur kërkesave specifike të klientit fundor, ashtu edhe nga aftësia për të përfituar nga bashkëpunimet me procesorë, që optimizojnë kostot dhe kohën e hedhjes në treg të produkteve inovative). Në të njëjtin hap do të duhet të ecin edhe institucionet tradicionale të pagesave, në mënyrë që të ruajnë pozicionimin e tyre në treg.

95+5+Q

91% E TË VËZHGUARVEPOHOJNË SE KANË HUMBJE NË TË ARDHURA PËR SHKAK TË ZGJIDHJES AKTUALE TË PAGESAVE QË KANË TË IMPLEMENTUAR.

This article is from: