Issuu on Google+


Salih Salihu

NGJARJE DHE DËSHMI – diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni


Redaktor: Beqir Berisha Recensent: Qerim Lita Lektor: Sevdail Demiri Redaktor teknik Sami Beqiri

Shtypi: ÇABEJ TetovÍ


SALIH SALIHU

NGJARJE DHE DËSHMI – diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni –

ÇABEJ Tetovë


CIP - Katalogimi në publikim BKU "Sh. Kliment Ohridski" - Shkup 821.18(497.7)-1 SALIHU, Salih Ngjarje dhe dëshmi (diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni) / Salih Salihu - Tetovë: "Çabej", 2010. 224 fq.; 20 cm. ISBN 978-9989-150-64-7


PËRMBAJTJA HYRJE.......................................................................................9 PJESA E PARË POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1945-1966 Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1945-1966..................17 1. Rrëfimi i gjyshes sime dhe Mulla Sula në saç ........17 2. Turqizimi i shqiptarëve dhe fillimi i shpërnguljes së tyre për në Turqi ...................................................21 3. Mësues në fshatin Vicë të Tetovës...........................26 4. Udhëheqës i Shërbimit Pronësor Juridik në Komunën e Tetovës....................................................28 PJESA E DYTË PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI Plenumi i Brioneve dhe shqiptarët në Maqedoni .............37 1. Plenumi i Brioneve......................................................37 2. Punësimi i shqiptarëve në “Jellak” ............................41 3. Aktiviteti në Kuvendin Komunal të Tetovës .............45 4. Vizita e Fadil Hoxhës në Tetovë................................56 PJESA E TRETË DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË ..63 1. Shpërthimi i demonstratave.......................................63 2. Masat represive të pushtetit komunist pas demonstratave ............................................................66 3. Revanshi pas demonstratës........................................79 4. Disa fjalë për veprimtarin e vëllait tim Hamit Saliu ..................................................................82 5. Arrestimi i Hamitit ......................................................84 6. Arrestimi im.................................................................85 7. Hetimet dhe trajtimi në burg ....................................92 5


8. Procedura e hetimeve dhe ngritja e aktakuzës .....100 PJESA E KATËRT DISA KUJTIME RRETH VEPRIMTARISË SIME GJATË VITEVE 1971-2001 DISA KUJTIME RRETH JETËS DHE VEPRIMTARISË SIME GJATË VITEVE 1971-2001...................................................107 1. Pas vuajtjes së dënimit ............................................107 2. Kujtesa nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë........................................................................109 3. Stafeta dhe Demonstratat e 26 marsit 1981 në Prishtinë.....................................................................112 4. Marrëdhëniet me familjen e Bardhyl Mahmutit....115 5. Demonstratat e Studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997 ...........................................117 6. Vizita në Shtabin e UÇK-së në Studime të Epërme.......................................................................119 7. Ndarja me jetën në Teatër ......................................124 8. Fshati Sellcë...............................................................132 PJESA E PESTË SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1969-2001 1. Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1969-1990 ......139 2. Shtypja në rrethana të reja në Maqedoni .............148 PJESA E GJASHTË USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE LUFTA E ARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË VITIN 2001 Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe lufta e armatosur e shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001..........................161 1 Ushtria Çlirimtare Kombëtare – UÇK .......................161 2. Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rëndësia e sajë .166 3. Pozita e shqiptarëve pas vitit 2001.........................169 Një vepër me peshë kombëtare.......................................177 Shtojcë – Dokumente ........................................................183 6


“Një Perandori e ngritur me forcën e armëve, mund të qëndrojë në këmbë vetëm nëpërmjet armëve.” (Charl dë Monteskje)

Autori ka respektuar thënien latine: "Historia lux veritatis esse debco“ që në shqip do të thotë: “Historia duhet të jetë dritë e së vërtetës”

7


HYRJE Perandoria e vogël e Ballkanit, në fillim e quajtur Mbretëri Serbo-Kroate-Sllovene, pastaj Mbretëria e Jugosllavisë dhe së fundi Jugosllavi socialiste, u ngritë me forcën e armëve dhe terrorit, dhe u përmbys po me armë dhe terror, që mund të krahasohet vetëm me fashizmin e Luftës së Dytë Botërore. Përballja e shqiptarëve me sllavët e Maqedonisë1 është një luftë sa e pabarabartë dhe me sakrifica të mëdha, po aq edhe e lavdishme dhe krenare. Nuk njeh historia e popujve të Ballkanit edhe një rast tjetër me shtypje, diskriminime, terrorizime, dëbime, masakrime të pandërprera për më tepër se një shekull, siç ka ndodhur me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve nga pushtetarët sllavë në Maqedoni. Sllavët kundër shqiptarëve kanë ushtruar të gjitha format e dhunës e të shtypjes që janë zbatuar në disa vende të botës. Ata kanë shkuar edhe më tej. Jo vetëm që kanë përdorur dhunë të njohur në historinë e njerëzimit, por kanë zbatuar edhe forma të tjera të pazbatuara gjetiu. Brodeci është një rast flagrant i kësaj dhune. Më duhet të theksoj me këtë rast absurditetin real, se sllavët edhe dhunën e kanë trajtuar si “qytetërim”, “emancipim”, “liri” dhe “barazi”. Gjatë Jugosllavisë socialiste, Republika e Maqedonisë ka shërbyer si laborator për eksperimentimin e formave të shtypjes së shqiptarëve e që më vonë zbatoheshin edhe në 1

Termi Maqedoni këtu ka konotacionin gjeografik. Arsyeja qëndron në faktin se kjo popullatë ka prejardhje sllave dhe nuk ka asgjë të përbashkët me popujt antik të kësaj pjese të Ballkanit (ilirët, helenët dhe maqedonasit). Pretendimi i zyrtarëve të sotëm të Shkupit për identifikim me maqedonasit antik është falsifikim i historisë, uzurpim dhe një maskaradë e llojit sui generis që nuk e absorbon arsyeja e shëndoshë.

9


Salih Salihu

Kosovë. Me pavarësimin e Maqedonisë nga Jugosllavia të njëjtat forma të zhdukjes pa gjurmë, të dominimit pa argumente, të shtetrrethimit të lagjeve të shqiptarëve dhe të fshatrave vazhdojnë për 18 vjet pandërprerë. Haraçina, Bit Pazari, Ladorishti, Reçica, Gostivari, Sopoti, Brodeci, etj., do të ngelin modele flagrante të dhunës dhe terrorit antishqiptar. E tërë kjo dhunë është ushtruar në kohën e ‘lulëzimit’ të Maqedonisë si shtet i pavarur, në kohën kur bashkësia ndërkombëtare e ka përkëdhelur duke e trajtuar si “sugarja”(e vogla) e Ballkanit. Por e keqja nuk qëndron vetëm këtu. Fatkeqësia më e madhe ishte dhe është ajo që vetë partitë shqiptare e legjitimuan ekzistencën e këtij shteti dhe shtypjen e shqiptarëve.2 Për dhunën e ushtruar në Brodec medoemos duhet thënë se ai është akt barbar i paregjistruar as në Mesjetë dhe i paparë në kontinentin evropian. Sllavët e Maqedonisë, të përkëdhelur, së pari nga Serbia, ndërsa tani nga tërë Evropa i kanë pasur duart e lira të veprojnë si të duan ndaj shqiptarëve. Derisa Evropa reagon edhe për një njeri të zhdukur apo të torturuar, në Maqedoni torturohet një fshat i tërë shqiptarësh në mënyrë të paparë dhe për këtë mbretëron heshtje totale. E keqja nuk qëndron vetëm këtu. Tragjedia bëhet ende më e kobshme kur për format më brutale të terrorit nuk reagon as Shqipëria. Madje Shqipëria jo vetëm që nuk reagon për dhunën sllave ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, por ajo e pranon, e përkrah dhe e shpërblen këtë shtet të paqenë në kohën kur nuk e pranojnë fqinjët tjerë. Greqia nuk ia pranon etnitetin antik duke pohuar se kjo popullatë është me prejardhje sllave, Bullgaria i trajton si fis bullgar, ndërsa Serbia nuk pranon pavarësinë fetare, duke e trajtuar kishën e territorit të Maqedonisë si kishë ortodokse serbe. Këtë të 2

Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

10


NGJARJE DHE DËSHMI

drejtë askush nuk mund t’ia mohojë Serbisë. Ajo pas 1913 ka kolonizuar tërë Maqedoninë veriore dhe perëndimore me serbë që nga Kumanova e Shkupi e deri në Ohër e Strugë. Andaj, ende edhe sot një numër i madh banorësh ‘maqedonas’ mbanë sufiksin “iq”, ndërsa deri vonë shumë banorë të fshatrave të Tetovës kanë komunikuar serbisht. Më ka rënë rasti njëherë të bisedoj me një fshatar nga Bërvenica. Ai komunikonte serbisht. Pyetjes sime pse flet në këtë gjuhë, ai m’u përgjigj se është kolonist serb. Serbia që nga viti 1913 ka kolonizuar territoret e Maqedonisë veriore dhe perëndimore të banuara me shqiptarë etnik me qëllim që të ndryshojë strukturën e popullsisë. Një politikë e tillë filloi gjatë Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Kjo dhunë u ushtrua edhe gjatë ekzistimit të Jugosllavisë. Jugosllavia qëndroi me forcë dhe dhunë, por kur u teprua kjo dhunë ajo u përmbys po nga ato armë me të cilat qëndroi. Rasti i Maqedonisë është tjetër. Këtu nuk pati luftë. Shkaku është se rrethanat sot kanë ndryshuar tërësisht. Evropa nuk lejon luftë, por as nuk kontribuon sa duhet për evitimin e dhunës që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Por nuk i kontribuon as stabilitetit. Edhe pse klima e luftës është minimizuar tërësisht, klima e shtypjes dhe e diskriminimit të shqiptarëve është shumëfishuar. E keqja nuk qëndron vetëm këtu. Kjo bëhet më e madhe kur partitë “shqiptare” i miratojnë të gjitha ligjet diskriminuese antishqiptare në “Sobranjen” sllave të Maqedonisë. Janë pikërisht këto ngjarje që më shtynë të shkruaj, edhe pse ato më kanë munduar gjatë gjithë jetës. Është pikërisht dhuna ndaj shqiptarëve dhe diskriminimi i tyre që më motivuan të lë disa shënime e dëshmi për atë që ka ndodhur me ne, të paraqes fakte të pakontestueshme për atë se cili qe shkaku që rreth gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë 11


Salih Salihu

vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar u shpërngul për në Turqi, pa llogaritur atë masë të madhe që u dëbua para Luftës së Dytë Botërore. Diskriminimi i shqiptarëve ka qenë politikë e përhershme sllave që nga okupimi i këtyre territoreve, ndërsa dëbimi është një dukuri e mëvonshme, të cilës i paraprinë asimilimi. Por meqë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nuk asimiloheshin, pasi ishin të besimit tjetër, sllavët ndërmorën aksionin më famëkeq – dëbimin për në Turqi. Numri i shqiptarëve që kanë shkuar në Turqi, me siguri është sekret i arkivave serbe dhe “maqedonase”. Dëbimi i shqiptarëve vazhdon edhe sot, ndonëse jo në atë formë si më parë, por brutaliteti i dëbimit të shqiptarëve është i njëjtë, ndonëse nuk ekziston marrëveshje me Republikën e Turqisë, mirëpo strategjia e dëbimit është e njëjtë. Maqedonia nuk bëri marrëveshje tjetër me Republikën e Turqisë. Një marrëveshje tjetër nuk ka qenë e nevojshme, sepse vlen po kjo që ka bërë Serbia më 1937 dhe që e ka përtërirë më 1953. Shqiptarët tash nuk shpërngulen aq shumë në Turqi, por Skandinavia, Evropa Qendrore, Amerika Veriore, Australia, Zelanda e Re janë plotë emigrantë shqiptarë. Prespa u zbraz krejtësisht nga shqiptarët, të cilët gjenden në Skandinavi e Amerikë. Për Manastirin nuk kemi çka të flasim, sepse ky qytet si më i madhi në hapësirën shqiptare, sot ngeli vetëm me nga disa familje në disa fshatra e qytet. Shpërngulja e madhe vazhdon nga Kërçova, Struga dhe Dibra. Kjo e fundit është duke u zbrazur edhe nga familjet e fundit që kanë ngelur, shkollat fillore në Strugë zbrazen dhe janë duke u mbyllur disa nga rënia e numrit të nxënësve nga dita në ditë, ndërsa po të kalosh natën nëpër territorin e Kërçovës do të vëresh shumë pak drita nëpër shtëpia. Gati të gjitha shtëpitë 12


NGJARJE DHE DËSHMI

janë të zbrazëta. Kërçovarët i gjen krejtësisht në Zvicër, ndonëse as Amerika e pjesët tjera të planetit tonë nuk janë pa kërçovarë. Shpërngulja masive për në Evropë ende nuk ka filluar në Gostivar e Tetovë, por as këtu situata nuk është e mirë. Më shumë nxënës të Dobroshtit dhe të Nerashtit sot i ke në Danimarkë, e Suedi se sa në shkollat e këtyre fshatrave me mbi 800 shtëpi. Shkurt, territori i Maqedonisë perëndimore po zbrazet nga banorët e vjetër të saj – shqiptarët. Mua kjo po më shqetëson e po më brengos shumë. Por ende më shumë po brengosem e shqetësohem kur liderët e partive politike shqiptare mburren me rezultatet e arritura për popullin shqiptar. Ata mund të mburren për disfatën që pësuan shqiptarët gjatë këtyre 18 viteve, në kohën kur sllavët e Maqedonisë krenohen me rezultatet faktike. As sot, sikur para pesëdhjetë vitesh shqiptarët nuk mund të punësohen deri sa ka edhe një njeri i përkatësisë sllave që kërkon punë. Kjo është një dhunë e maskuar, krahas terrorit që u ushtrua në Brodec, Sopot, Gostivar etj., krahas burgosjeve të njëpasnjëshme e krahas rrethimit të fshatrave e të familjeve dhe të keqtrajtimit të qytetarëve. Mua personalisht kjo situatë më duket shumë më e keqe sesa në kohën e komunizmit, megjithatë nuk do ta komentoj këtë. Liderët e partive le të vazhdojnë të mburren me deklarata false, ndërsa sllavët do të kenë arsye të plotë për të qenë krenarë ndaj kësaj marrëzie ku i kanë shpënë shqiptarët, që nuk janë të vetëdijshëm apo nuk dinë se ç’po ndodh me ne. Para se të kaloj në paraqitjen e ngjarjeve dhe dëshmive të mëhershme, dua të theksoj vetëm një çështje. 13


Salih Salihu

Për mua nuk është e qartë se në situatën ku gjendemi i shtroj vetes tri pyetje: liderët e partive politike në pushtet dhe opozitë gabojnë, janë në iluzion apo kështu u konvenon që të rrokullisen ngjarjet e ku realizohen interesat e tyre personale dhe klanore.

14


PJESA E PARË

POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1945-1966


POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1945-1966 1. Rrëfimi i gjyshes sime dhe Mulla Sula në saç Kur evokoj kujtimet e rinisë, nuk mund të kaloj pa përmend rrëfimin e gjyshes sime një ngjarje tronditëse që nuk do të mund ta harroj kurrë. Isha në moshën tetëvjeçare kur një ditë ishim bashkë te ara me gjyshen në kultivimin e perimeve. Unë i ndihmoja asaj brenda mundësive. Në ndër kohë hetova se gjyshja ishte duke qarë. Ashtu i befasuar e pyeta përse po qan gjyshe pa ndonjë arsye dhe pa lot në sy?! Ajo në atë çaste më tha se lotët janë tharë sepse ajo ka qarë që nga mosha fëmijërore që më pas e filloi të më rrëfejë për tragjedinë e familjes së saj, e cila ishte jo vetëm për të qarë por edhe për të vajtuar. Rrëfimi i saj më kujtohet shumë herë, përkatësisht sa herë që jam ballafaquar me probleme – dhunë dhe terror mbi mua dhe mbi shqiptarët në përgjithësi të ushtruar nga sllavët. “Dëgjo biri im”mu drejtua ajo për të shtuar “do të tregoj diçka rrënqethëse edhe pse ti je ende i vogël për ta mbajtur mend. Ti me siguri nuk ke dëgjuar për Vranjën, nuk di as për serbët e as që di se çka është zullumi i shkjaut që kemi vuajtur ne pleqtë. Gjyshja jam nga Vranja një qytet shqiptar i pushtuar nga shkijet. Unë në atë kohë isha 14 vjeçare kur u detyruam të shpërngulemi nga vendi ynë e për të kërkuar strehim gjetiu. Me pushtimin e asaj krahine nga serbët, filloi dhuna dhe terrori. Rrahjet, vrasjet, dhunimet ishin të përditshme. Ushtarët serb në grupe të mëdha të armatosur gjer në dhëmbë hynin nëpër shtëpitë shqiptare i 17


detyronin tu përgatisin mish të pjekur, tu siguronin raki e venë dhe pasi hanin e pinin deri në orët e vona të natës kërkonin të zbaviteshin me gratë shqiptare. Atë natë kur i erdhi radha babait tim, ai e përgatiti darkën me mish të pjekur dhe me pije të bollshme alkoolike dhe pasi ushtarët serb hëngrën e pinë sa deshtën e porositën babanë që ti sjellë gratë në dhomë. Babai urdhëroi që në vend të grave të hynë burrat e shtëpisë. Në ato çaste katër djemtë e moshës madhore hynë me sëpata në dorë dhe i therën tërë bandën serbe që menjëherë pas asaj e gjithë familja dolëm nga shtëpia, maleve dhe fushave dhe pas dy ditëve arritëm në Shkup, mirëpo këtu nuk qëndruam gjatë kohë sepse pas disa ditësh edhe në Shkup erdhën forcat serbe. U detyruam të ikim edhe nga Shkupi për tu vendosur në Tetovë si muhaxhirë. Pas një kohe dy motrat martohemi, unë në fshatin Sellcë ndërsa motra tjetër në Glloboçicë. Anëtarët tjerë të familjes që numëronin 14 anëtarë, babai, nëna, vëllezërit me nuset dhe fëmijët e tyre u shpërngulen për në Turqi. Që nga ajo kohë as që i kam parë e as që di diçka për fatin e tyre”, përfundoi rrëfimin e sajë gjyshja. Nga ajo çka më tha gjyshja, kuptova se trevat shqiptare të sanxhakut të Nishit, përkatësisht krahinat: Toplicë, Surdulicë e tjerë janë pastruar nga pushtuesit serb gjatë viteve 1878-1912, në mënyrë më barbare. Një ngjarje tjetër po aq tronditëse në fshatin tim ndodhi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë shovinistët sllavë e torturuan një fshatar - Mulla Sulën. Unë shoqërohesha me djalin e tij Jakupin dhe shpesh ai vinte në shtëpinë tonë, por edhe unë shkoja te shtëpia e tij. Unë shpesh dilja kah qendra e fshatit që e quanin “te dyqani hoxhës” pasi aty kishte një hapësirë ku fshatarët duke blerë, në këtë shitore takoheshin njëri me tjetrin, ndërronin informacione se çka ka ndodhur në fshat. Në atë kohë fshati ishte i 18


NGJARJE DHE DËSHMI

izoluar, nuk kishte mjete komunikimi, fshat pa rrymë, pa shkollë dhe vetëm me një shitore të vogël ku furnizoheshin me kripë e gaz për dritë. Një ditë edhe mua më dërguan në shitoren e sipërpërmendur për të blerë diçka. Mirëpo sa u afrova afër pashë se disa fshatarë largoheshin, iknin nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa një i ri edhe mua më tha të iki sa më parë në shtëpi, sepse shtëpia e Mulla Sulës është rrethuar me shkije. Unë, nga paniku që më kaploi, në vend që të iki në shtëpi shkova te shtëpia e Sulës, e që njëkohësisht ajo ishte shtëpia edhe e shokut tim Jakupit, djali i Mulla Sulës. Aty hasa në tmerr të paparë, piskamë e madhe e fëmijëve dhe në oborr ushtarët kishin ndezur zjarr dhe nxehnin saçin, aty afër Sula i lidhur këmbë e duar, e kishin shtri për toke dhe me saçin e skuqur ja mbuluan kokën. Uji i dilte nga koka dhe trupi i tij si të ishte burim uji. Pas këtij veprimi jonjerëzor që ndoshta askund në botë në shekullin XX nuk është vepruar siç vepruan me ne shqiptarët. Pas këtij torturimi, Mulla Sulën e morën me vete ashtu të alivanosur dhe nuk u kuptua asnjëherë se si përfundoi jeta e tij. As sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për te dhe djalin e tij Veliun edhe pse në atë kohë ekzistonin gjyqe, por për ne shqiptarët nuk kishte gjyq, ndaj nesh vepronin si të donin dhe në shumë raste ekzekutimet bëheshin pa vendime gjyqësore. Pushteti nuk u kënaq me kaq. Pas disa viteve familjes ia mori edhe tokën me të cilën fëmijët, të gjithë të moshës fëmijërore, e siguronin bukën. Kjo tokë u eksproprijua për ndërtimin e shkollës fillore të fshatit edhe pse ajo aspak nuk ishte e përshtatshme për shkollë. Fshati kishte tokë bujqësore afër qendrës së fshatit dhe rrafshinë jo si kjo që u mor e që ishte kodrinë. Kjo tokë u mor si hakmarrje dhe e njëjta nuk u kompensua. Gjersa punoja në komunë unë shfrytëzova rastin 19


Salih Salihu

dhe familjes së Sulës si kompensim për tokën e marr, ia dhashë një tokë në Sellcë, pronë e komunës te “Livadhi i Begut”, e cila që më parë ishte uzurpuar dhe shfrytëzohej nga spiuni ordiner i fshatit Sellcë, Qerim Bajrami, i cili i kishte detyruar fshatarët që të deklarohen se ata ia falin tokën, por ky tentim i tij ishte në kundërshtim me ligjin, andaj kjo tokë u mor nga shfrytëzuesi i paligjshëm. Më vonë kur u rrita e kuptova pse e kishin torturuar Mulla Sulën. Ai gjatë okupimit serb kishte vrarë mësuesin serb të fshatit dhe kishte qenë anëtar i Ballit Kombëtar. Për këtë vrasje ishte dënuar dhe e kishte mbajtur dënimin, por “maqedonasit” përsëri u hakmorën duke e torturuar dhe e likuiduan. Në Tetovë menjëherë posa hynë forcat sllave, monopolin e duhanit e rrethuan me tela dhe e shndërruan në llogore për shqiptarët e Tetovës. Të gjithë burrat e moshës madhore u burgosën dhe prej aty zgjidhnin dhe likuidonin pa kurrfarë gjyqi. Në atë llogor famëkeq u përfshinë shumë qytetarë të Tetovës. Në mesin e tyre ishte edhe daja im Qaili, së bashku me djalin e tij Behlulin. Për fat të mirë, ata shpëtuan të gjallë, mirëpo me shumë trauma që ndikuan në shpërnguljen e tyre në Turqi, bashkë me shumë të tjerë, duke u frikësuar se këto veprime dhe tortura mund të përsëriten. Te ata ishte krijuar bindja se jeta dhe pasuria këtu është e pambrojtur.

20


NGJARJE DHE DËSHMI

2. Turqizimi i shqiptarëve dhe fillimi i shpërnguljes së tyre për në Turqi Në vitin 1953 pushteti i atëhershëm komunist jugosllav, hartoi plane dhe elaborate, në të cilat parashihej dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve nga viset e tyre etnike për në Turqi, dhe njëkohësisht kolonizimi i atyre viseve me elemente sllave. Për realizimin sa më parë të këtij projekti antishqiptar, Tito dhe klika e tij, me ndihmën e ambasadorit të atëhershëm të Republikës së Turqisë në Beograd, Fuat Kypirli, ripërtërinë Marrëveshjen Jugosllave-Turke të vitit 1938, në të cilën parashihej shpërngulja e shqiptarëve të besimit mysliman për në Turqi. Kjo marrëveshje filloi të zbatohet në fillim të vitit 1953. Ky dëbim nuk parashihej për të krishterët, sepse ata asimiloheshin në sllavë, duke ndërruar vetëm gjuhën. Unë personalisht këtë shpërngulje masive e kam përjetuar me dhimbje familjare dhe kombëtare, pasi në atë valë u përfshinë edhe disa familje të farefisit, të cilat u shpërngulën dhe u vendosën në një lagje të periferisë së Stambollit në gjendje të mjerueshme. Ata atje një kohë të gjatë jetuan në kushte shumë të vështira. Vetëm pas përpjekjeve të mëdha përmirësuan jetesën. Sot pas 50 vitesh pasardhësit e tyre janë asimiluar krejtësisht. Djem e vajza, nipër e mbesa të lindur në Stamboll nuk dinë më shqip. Ata janë turqizuar krejtësisht. Shpërngulja ishte e madhe. Nuk kishte ditë që nuk shkonin një-dy ose më shumë familje. Intelektualët e atëhershëm shqiptarë nga Tetova, që ishin të pakët në numër, numri më i madh i tyre mësues, ishin të vetmit që në mënyrë të hapur e kundërshtonin procesin e shpërnguljes, duke zhvilluar aktivitet të dendur nëpër fshatra dhe lagje të qytetit, në të cilat kërkohej nga shqiptarët të mos i lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore. Duhet të vëmë në pah, se sipas marrë21


Salih Salihu

veshjes së sipërpërmendur, Turqia, kërkonte nga Qeveria e Jugosllavisë, që të gjithë të interesuarit për shpërngulje duhet të deklaroheshin si turq. Një kërkesë e tillë nuk i shkonte për shtati Beogradit, sepse realisht elementi turk, në këto vise nuk figuronte fare. Si shembull, po e marr, faktin se deri në vitin 1952, në Tetovë e rrethinë nuk pati asnjë shkollë turke. Gjithashtu sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1948, në Tetovë me rrethinë ishin deklaruar gjithsej 170 banorë si turq, numri më i madh i tyre ishin qytetarë të vjetër, të cilët edhe pse ishin të përkatësisë etnike shqiptare, ata nëpër shtëpitë e tyre flitnin turqisht. Nisur nga kjo, pushteti “popullor” maqedonas, gjatë vitit 1952, hartoi plane në të cilat parashihej hapja e shkollave “turke” në Maqedoninë Perëndimore. Ata duke u thirrur në atë se gjoja ndaj elementit “turk” është bërë “padrejtësi”, për shkak se nuk u është mundësuar shkollimi në gjuhën “amtare”, në vitin shkollor 1952/53, hapën shkollat turke në Tetovë dhe në fshatin Tearcë. Po në atë vit shkollor, u hapën paralele në gjuhën turke në gjimnazin e Tetovës, ndërsa njëkohësisht u mbyll Normalja shqipe “Liria” në Tetovë, me arsyetim se Tetova, paraqitet si “qendra e reaksionit shqiptaro-madh”, dhe e njëjta kaloi në Shkup, ku tashti gjysma e nxënësve mësimin i zhvillonin në gjuhën turke. Njëkohësisht, nëpërmjet disa elementeve të tyre, lëshuan propagandën, se për “myslimanët” do të vijnë ditë të vështira, andaj “shpëtimi i vetëm për ta është Turqia”. Kjo propagandë, sidomos u zhvillua në prag të regjistrimit të popullsisë të vitit 1953, ku propaganduesit e pushtetit, duke u thirrur në emër të “fesë”, apelonin tek popullsia shqiptare të deklaroheshin si turq. Si rezultat i kësaj propagande, një numër shumë i madh u deklaruan si turq. Veçmas kjo u vërejt në krahinat shqiptare të 22


NGJARJE DHE DËSHMI

Shkupit, Kumanovës, Velesit, Prilepit, Manastirit, Prespës, Ohrit, etj. Numri i “turqve” u rrit dukshëm edhe në rrethet e Tetovës dhe të Gostivarit3, mirëpo jo në atë përmasë siç ishte në krahinat e sipërpërmendura. Për gjithë këtë, autoritetet komuniste maqedonase fajësuan inteligjencën shqiptare, e cila sipas tyre zhvillon propagandë “reaksionare shqiptaromadhe te masat e gjera”, me çka sipas tyre, një pjesë e madhe e “popullsisë është deklaruar si shqiptare edhe pse ata janë turq të vërtetë”. Për rrjedhojë, organet e atëhershme të pushtetit komunist maqedonas, ndërmorën masa represive kundër mësuesve shqiptarë, ku një numër i madh i tyre u arrestuan dhe në akuzën se kanë zhvilluar “propagandë kundër shtetit dhe popullit”, Gjyqet komuniste të njëjtit i dënuan me dënime të rënda. Unë me këtë rast po e përmendi Mehmet Gegën, i cili u dënua me 10 vjet burg për arsye e sipërpërmendura. Krahas dhunës, pushteti organizonte edhe disa konsulta dhe biseda informative me kryefamiljar më me zë dhe me reputacion në qytet, lagje ose fshat, me qëllim të futjes së frikës te popullata shqiptare. Pas këtyre konsultave përhapeshin lajme se do të jetë rrezik i madh për ata që do të ngelin këtu. Kështu flitej me të madhe. Thuhej se ata që do të ngelin do të detyrohen të marrin edhe besimin e krishterë dhe të ndërrojnë kombësinë. Kjo ndodhi edhe me dajën tim, që kishte gjellëtore me qebaptore dhe ishte me zë dhe afarist, ho3

Në regjistrimin e vitit 1948, në rrethin e Tetovës e të Gostivarit, numri i banorëve shqiptarë arrinte shifrën 93.183, ndërsa turq në këto dy rrethe gjithsej pati 744 banorë. Këto shifra në regjistrimin e vitit 1953, pësojnë ndryshime të mëdha, ku tashti numri i shqiptarëve bie në 92.824, ndërsa ai i turqve rritet në 13.454. Shih më gjerësisht: Qerim Lita, ‘Naçertania, K. Cërvenkovski dhe identiteti shqiptar në Maqedoni 1945-1954’, fq. 453-564, Shkup, 2007.

23


Salih Salihu

telier i njohur në Tetovë dhe e thirrnin Qail Qebapxhia, ndërsa djali i tij i madh Behluli njihej si intelektual, pasi e kishte të kryer gjimnazin në Tetovë dhe punonte nëpunës në një ndërmarrje në Tetovë, ndërsa djali tjetër më i vogël Selimi e ndërpreu gjimnazin për shkak të shpërnguljes. Që të dy vëllezërit së bashku me babanë e tyre u thirrën në polici duke ju kërcënuar se biseda është sekrete, duke i porositur që të zhvillojnë agjitacion te të afërmit dhe te të gjithë ata që do të hyjnë në qebaptore që të shpërngulen sa më parë në Turqi. Në polici u kishin thënë: “Ne u rekomandojmë që ju të shkoni në Turqi si shtet mysliman, pasi edhe ju jeni mysliman, keni tradita të përbashkëta dhe sigurisht flisni turqisht, për ju do të jetë më mirë. Këtu është sistemi komunist, u hoq ferexheja, do të ndalohen të gjitha fetë, do të mbyllen xhamitë dhe kishat, ky është shtet pa fe-ateist, tokat dhe shtëpitë do të nacionalizohen, andaj është mirë që ju bashkë me të afërmit e juaj të shpërnguleni me kohë sa nuk është bërë vonë. Tash u lejohet shitja e shtëpive dhe pronave tjera të patundshme, se në të ardhmen shitja do të ndalohet. E tëra do t’i falet shtetit.” Për të arritur qëllimin e shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti aplikonte taksa dhe tatime të larta për zejtarët, bujqit, blegtorët etj, të cilët nuk kishin mundësi ti paguanin, andaj pushteti aplikonte masa të dhunshme, duke ua mbyllur lokalet, konfiskuar mjetet e punës, pronën e tyre të tundshme dhe të patundshme. Pas kësaj bisede në polici daja kishte vendosur të shpërngulej për në Turqi. Na thirri mua dhe babën tim duke na thënë se ai bashkë me familjen kishte vendosur të shpërngulej në Turqi dhe se edhe ne duhej të vendosnim të shkojmë bashkë me ta. Babai mendohej ndërsa unë pa kurrfarë hamendje i thash i vendosur se: “Më vjen keq që ndahemi, por unë nuk 24


NGJARJE DHE DËSHMI

shpërngulem në Turqi. Atje nuk kam çka lypi, unë jam shqiptar dhe do të ngeli këtu gjersa të shpërngulet edhe shqiptari i fundit. Në rast se ju nënë dhe babë me 6 fëmijë të vegjël vendosni të shpërnguleni, unë nuk u pengoj. Shiteni tokën dhe shtëpinë dhe së bashku shkoni në Turqi!” Mirëpo nëna ime menjëherë reagoi duke qarë dhe tha se “mua më vjen shumë rëndë të ndahemi nga i vetmi vëlla, të cilin e kam pas edhe si babë dhe nënë, ai më ka rrit, por unë nuk mundem të ndahem nga fëmija i im i parë, djali im Salihu që aq shumë e dua dhe aq shumë jam munduar që të shkollohet dhe të bëjë jetë të lumtur. Juve ju qoftë udhë e mbarë dhe dhashë Zoti atje të kaloni dhe vendoseni mirë.” Ky moment ishte shumë i dhimbshëm... Të gjithë filluam të qajmë, kjo dhimbje u përsërit edhe në ditën kur i përcollëm te stacioni i trenit të afërmit tanë, kushërirë e babait tim, Sherifin dhe Alishahi, dy familje të mëdha. Aty kishte aq shumë popull sikurse ndonjë miting: burra, gra e fëmijë. Ishin ata që u shpërnguleshin dhe ata që i përcillnin. Të gjithë qanin me zë të lartë. Skenë e mjerueshme dhe tragjedi e popullit shqiptar. Disa nga përcjellësit i dolën trenit përpara dhe e pengonin që treni mos të niset, por me intervenim të policisë treni u nis, ndërsa qarja dhe piskamat nuk u ndalën. Disa përcjellësve u ra të fikët dhe shumë nga ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Kjo qe skena e asaj dite. Por skena të tilla kishte gati për çdo ditë kur përcilleshin nga disa familje me porosi e premtime: “Ju presim edhe juve” ose “Do të vijmë shpejt edhe ne”. Këto ishin fjalët e fundit të atyre që shkonin me shpresë se së shpejti do të vijnë edhe farefisi tjetër dhe të atyre që përcillnin. Disa nga ata që ngelnin këtu, shpreheshin kështu sa për ngushëllim, disa të tjerë u premtonin seriozisht se “së shpejti do të vijmë.” Për shpërnguljen masive në Turqi përveç varfërisë, papunësisë, 25


Salih Salihu

diskriminimit dhe presionit policor ndikuan edhe një numër agjentësh të sigurimit “maqedonas” që ishin shpërngulur gjatë viteve të tridhjeta. Ata paguheshin nga qeveria “maqedonase” për ta paraqitur Stambollin si parajsë. Vinin në Tetovë dhe bënin propagandë nëpër kafe, çajtore dhe kudo ku shkonin. Kjo situatë pikëlluese zgjati 13 vjet, deri në vitin 1966 kur u mbajt Plenumi i IV i Lidhjes Komuniste jugosllave, kur edhe Maqedonia qe e detyruar që të ndërpresë represionin, ose ta zbus atë. Kështu pas vitit 1966, shpërngulja u zvogëlua. Por me këtë nuk mori fund dëbimi i shqiptarëve. Filloi shpërngulja në Evropë, për të cilën do të flas gjetiu. 3. Mësues në fshatin Vicë të Tetovës Një traumë që pësova në fëmijërinë time, kur ende nuk dija asgjë për jetën, nuk do të mund ta harroj kurrë. Shovinistët “maqedonas” e torturuan Mulla Sulën me saç të skuqur mbi kokë. Rastësisht ndodha aty, por as nuk dija se ç’bëhet e as pse torturohet. Ende nuk isha në gjendje të kuptoja dot se ç’bëhet me ne shqiptarët. Në shkollë mësuesi nuk na përmendte shqiptarët, në librat e leximit nuk kishte asgjë shqiptare, për të mësuar diçka, në shtëpinë mbretëronte një heshtje për çdo gjë që ndodhej me karakter politik. Në shkollë mësonim të lexojmë e të shkruajmë, por ajo që lexonim, më mirë mos ta lexonim. Përmbajtja arsimore ishte e tillë që të orientonte kah asimilimi. Në tekstet mësimore kishte çdo gjë sllave. Në ushtri fillova të kuptoj disa gjëra më mirë, por ende nuk mund të shënoja vijën e kuqe midis sllavishtes dhe shqiptarisë e urrejtjes t’i përgjigjem me urrejtje. Pas kthimit nga ushtria u emërova si mësues në 26


NGJARJE DHE DËSHMI

fshatin Vicë, fshat malor 4-5 kilometra larg fshatit tim, ku duhej të udhëtoj për çdo ditë, meqë nuk kisha ku të banoj. Në këtë fshat mua do të më jepet rasti që të bëj një kthesë të madhe në mendimin tim, do të filloj t’i kuptoj më mirë ngjarjet politike dhe do të më qartësohen përpjekjet që bëjnë “maqedonasit” kundër nesh. Vetëm një muaj pasi fillova punën në këtë fshat, erdhi një inspektor i sigurimit shtetëror maqedonas me emrin Lazo Cvetanovski. Qëllimi i ardhjes së tij, siç e kuptova Foto gjatë viteve duke punuar si mësues në nga biseda e zhvilluar me të, fshatin Vicë (1959/60) ishte për të më bindur mua të bashkëpunoj me të dhe me inspektorë të tjerë, duke i informuar për çdo gjë që bëhet kundër shtetit. Veçanërisht ishte i interesuar që ta informoj për veprimtarinë siç theksonte “armiqësore” të djemve të një fshatari i quajtur Ali, djemtë e të cilit kishin ikur në Republikën e Shqipërisë dhe herë-herë ilegalisht vinin në fshat, edhe pse anëtarët tjerë të familjes i kishin internuar në lindje të Maqedonisë. Këtë e refuzova dhe vendosa që ta braktis arsimin që aq shumë e desha dhe të vazhdoj studimet. Vendosa të regjistrohem student i rregullt në Shkollën e Lartë Juridike në Shkup, pasi për studentët e kësaj shkolle Kuvendi i Rrethit të Tetovës në atë kohë siguronte bursa për dy vjet, me kusht që pas përfundimit të studimeve të inkuadrohemi në ato komuna ku ka nevojë për juristë. 27


Salih Salihu

4. Udhëheqës i Shërbimit Pronësor Juridik në Komunën e Tetovës Diplomova në shtator të vitit 1962 dhe menjëherë nga muaji tetor i atij viti u inkuadrova në Komunën e Tetovës – udhëheqës i shërbimit pronësor - juridik. Këtu dua të theksoj se, këto vendime dhe ky emërtim nuk kanë rëndësi për veprimtarinë time, por në këto rrethana unë do të filloj të hetoj diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Posa e fillova punën në këtë detyrë hasa në shumë pengesa. Në këtë shërbim zbatoheshin vendimet e komunës për marrëdhëniet pronësore. Këtu me anë të ligjeve të atëhershme për eksproprijim dhe nacionalizim u merrej pasuria e qytetarëve dhe shndërrohej në pronë shtetërore, e cila u kompensohej me vlerë minimale që aspak nuk i përgjigjej vlerës reale. Ajo ishte një pagesë simbolike. Këto prona mbi 95% ishin prona të shqiptarëve. Komuna e Tetovës me qëllime të caktuara, planet rregullative i orientonte në lagjet e banuara me shqiptarë dhe ua merrte tokat, oborret, dhe shtëpitë si dhe rrugët e lagjes. Në këto lagje ndërtoheshin objekte publike: (shtëpia e armatës, shtëpia e kulturës, çerdhe për fëmijë). Në ato vite u prishën shumë shtëpi të pronarëve shqiptarë, u prish xhamia historike në qendër të Tetovës, janë marrë tokat shqiptare dhe janë ndërtuar fabrika të ndryshme si ajo e Teteksit, fabrika e prodhimit të medikamenteve shëndetësore te rruga e Shkupit afër monopolit si dhe shumë e shumë të tjera. Në disa lagje të banuara kryesisht me shqiptarë janë eksproprijuar shtëpitë shqiptare për të ndërtuar shtëpi për sllavët, sidomos për kolonitë të ardhur nga Greqia, Ukraina, Serbia etj.4 4

Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Popullor të Qytetit të Tetovës, mbajtur më 19 tetor 1948 u aprovua ky vendim: “Për nevojat e

28


NGJARJE DHE DËSHMI

Për plotësimin e dëshirave të popullit sllav nuk u kursyen as rrugët publike shekullore. Kështu ndodhi edhe me rrugën “Cetinska” në Tetovë, e cila ndërpritet dhe merret që ti rritet oborri i shtëpisë së një pronari sllav. Sipas ligjit për eksproprijim komuna ishte e obliguar që pronarit t’ia sigurojë shtëpinë. Por kjo nuk bëhej. Pushtetarët arsyetoheshin se nuk ka shtëpi. Në qendër të Tetovës ishte eksproprijuar një shtëpi me sipërfaqe të madhe oborri dhe në atë vend u ndërtua objekti kolektiv banesor vetëm për sllavët5. Pronari nuk e pranonte kompensimin, kërkonte shtëpi, pasi me atë kompensim të caktuar nuk mund të siguronte kulm mbi krye. Kryetari i atëhershëm Koço Tulevski, prokuror famëkeq i gjykimeve të viteve 1944-46 ku janë dënuar me vdekje shumë intelektual shqiptarë, si Shaip Kamberi, Jusuf Jahja-Kuliku, Kadri Saliu dhe qindra atdhetarë tjerë u dënuan me burgime të rënda dhe konfiskim të pasurive të patundshme, më thirri edhe mua në zyrën e tij dhe më tha që t’u jap shpjegim në gjuhën shqipe dhe t’u them se komuna nuk ka shtëpi në dispozicion për t’ua plotësuar kërkesën e tyre. Unë i thashë

5

ekonomisë së qytetit të eksproprijohet, kjo sipërfaqe e pronarëve të rajonit të qytetit Tetovë: 1/ për zgjerimin e ekonomisë së qytetit të eksproprijohen 20 hektarë tokë në afërsi të ekonomisë ndër rrugën që lidhet Gostivari si dhe 60 hektarë në vendin e quajtur “Tabaçnica” menjëherë pas thertores së qytetit. Nga këto 60 hektarë, nëse paraqitet nevoja mund t’u jepet edhe institucioneve tjera. 2/ për ekonomizimin e stacionit të duhanit në Tetovë, përkatësisht për zgjerimin eksproprijohen 20 hektarë tokë në rajonin e qytetit Tetovë, e cila gjendet në afërsi të kazermës. Shih më gjerësisht Dr`aven arhiv na Republika Makedonija 8.57.12.50-51/113-115. Në tekst do të përmendet termi “sllav”, si më i përshtatshëm. Arsyeja qëndron në faktin se nuk dihet cilët janë serbë e cilët bullgarë. Në rrethinën e Tetovës kemi fshatra serbe siç janë Vratnica, Rataja, Bërvenica etj. Por kemi edhe fshatra bullgare si Vollkovija, Stençja etj. Ka edhe shumë fshatra të përziera që janë ose bullgarë ose serbë.

29


Salih Salihu

kryetarit se s’ka nevojë atyre t’u jap shpjegime në gjuhën shqipe. Ata janë qytetarë të vjetër dhe e flasin më mirë se unë gjuhën “maqedonase”. Në këtë rast unë i dhashë përgjigje kryetarit: “Më duket se unë jam përgjegjës direkt i pronave komunale dhe se komuna ka 42 shtëpi dhe unë nuk mund të deklaroj se komuna nuk posedon shtëpi.” Kryetari u nevrikos shumë dhe u çua në këmbë dhe më tha se edhe ai e di se: “Komuna ka shtëpi, por në ato shtëpi banojnë qytetarë që e kanë fituar të drejtën e banimit.” Unë ia ktheva se unë disponoj edhe me shtëpi ku askush nuk banonte. Atëherë, me shumë hidhërim më tha: “Rregulloje ta shohim si do të kryhet” dhe na nxori jashtë mu dhe palët. Unë bashkë me qytetarin dhe shoqen e tij shkuam drejt te një shtëpi që gjendeshje në qendër të qytetit, por e vjetërsuar dhe duheshte të meremetohej për banim. Këtë shtëpi para 3 muajve, komunës ia kishte falë një qytetar që shpërngulej për në Turqi, e që shtëpinë nuk kishte mundur ta shesë për shkak të vjetërsisë, sepse ishte e pabanueshme. Të gjitha këto malverzime që u bëheshin shqiptarëve unë i përjetova shumë keq dhe mundohesha me çdo kusht t’u ndihmoj, por ndihma ime ishte e kufizuar pasi këto veprime ishin rregulluar me vendime komunale dhe ligje të qeverisë së Shkupit, të cilët ishin diskriminuese ndaj shqiptarëve për shpronësimin e pronave të tyre të patundshme me kompensime minimale dhe nënçmuese. Dëbimi për në Turqi bëhej në mënyrë shumë të përsosur. Çdo qytetar ka qenë i detyruar të vërtetojë se nuk disponon me pasuri të patundshme. Kjo bëhej që shqiptarët të mos mund ta shesin edhe pasurinë, por t’ia falin shtetit. Prandaj ky qytetar, sikur edhe shumë të tjerë ia fali komunës shtëpinë dhe atij iu lëshua vërtetimi se nuk ka shtëpi dhe pasuri tjetër të patundshme që t’i jepet leja për të shkuar në 30


NGJARJE DHE DËSHMI

Turqi. Këto ishin peripecitë e shqiptarëve që shpërnguleshin në Turqi. Ata detyroheshin edhe ta falin pronën e tyre, të cilën nuk kishin mundësi ta shesin për të cilët nuk kishte të interesuar për blerje. Kjo ndodhi për arsye se popullsisë i hyri frika. Shqiptarët frikoheshin se mos ngelin pa shkuar në Turqi, sepse nuk dihej se ç’bëhet më vonë me ta. Ekzistonte frika se mos asimilohen në sllavë, bëhen të krishterë ose dëbohen gjetiu. Gjatë punës në këtë shërbim pronësor-juridik, hasa në lëndët e gjykatës për dënimet dhe konfiskimet e pronave të patundshme të shqiptarëve, të cilët ishin dënuar pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shtëpi ishin konfiskuar dhe ishin bërë pronë e komunës me të drejtë që pronarët të kenë mundësi të banojnë me familjet e tyre pa paguar qira. Ka pas ca shqiptarë që gjatë luftës kishin qenë në anën e Ballit Kombëtar. Por numri i tyre ishte i vogël. Pushteti i futi në listën e zezë të gjithë. Duke qenë i bindur se shumë shqiptarë në Maqedoni, në përgjithësi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar vetëm pse janë shqiptarë, vendosa të ndërmarr veprime me të cilat t’ua kthej pronat duke i propozuar komunës që këto prona (shtëpi) të shiten, pasi komuna nuk ka kurrfarë dobie, meqë këta pronarë nuk paguajnë qira dhe me shitjen e tyre komuna do të realizonte të ardhura nga pronarët e ardhshëm që do të paguajnë tatim për çdo vit. Ky propozim i imi u shqyrtua në kuvend dhe pati diskutime me tone të ashpra kundër dhe pro dhe në fund me shumicë votash, u vendos që këto prona të shiten dhe të shpallet ankand publik. Në këtë votim vendosi vota e këshilltarëve shqiptarë edhe pse disa bashkëpunëtorë të shërbimit sekret ishin kundër. Unë e shpalla ankandin për shitjen e shtëpive të konfiskuara dhe ndërkohë jo zyrtarisht në mënyra të ndryshme i bëra me dije pronarët që të përgatiten për pjesëmarrje në 31


Salih Salihu

ankand, duke siguruar edhe nga 2-3 veta kinse janë të interesuar për blerjen e shtëpisë, pasi sipas Ligjit prona mund të shitet në qoftë se në ankand paraqiten tre e më shumë të interesuar. Për të mos dështuar kjo iniciativë, bëra një aktivitet të dendur. Bisedova me disa qytetarë te të cilët kisha besim se nuk mund të më paraqesin në polici, i udhëzova se ç’duhet të bëjnë, i njoftova me mënyrën e procedurës dhe u tregova se deri ku mund të shkojnë ata në lartësinë e çmimit që shtëpia përsëri t’i ngelë pronarit. Me rastin e përpilimit të tekstit të ankandit, unë me qëllim futa një paragraf për konsultim me qytetarët, të cilët kishin nevojë për informata shtesë. Në fund të ankandit theksova se të interesuarit për sqarime dhe informata të tjera për këto prona, të lajmërohen në shërbimin pronësor juridik të Komunës së Tetovës për çdo ditë pune gjatë kohës së punës. Ata vinin te unë dhe unë u jepja udhëzime se si duhet të veprojnë, me qëllim që të krijohen mundësi që shtëpia t’i ngeli pronarit të mëparshëm. Isha shumë i brengosur që e ndërmora këtë veprim, pasi ekzistonte frika që ndonjë shtëpi të blihet nga ndonjë blerës tjetër që ofron çmimin më të lartë dhe pronari i vërtet i shtëpisë të ngelë në rrugë. Këtë e bëra që pronarët t’i marrin shtëpitë e tyre dhe të bëhen pronarë të vërtetë me ligj. Për këtë arsye disa pronarë i porosita që të përpiqen që disa shpallje të ankandit t’i heqin nga vendet publike që të mos bien në sy ku ato ishin vendosur. Kjo punë u krye me sukses. Menjëherë pas shpalljes së ankandit, disa të interesuar filluan të lajmërohen në zyra për informata shtesë, se ku gjinden këto shtëpi të komunës, sa janë të vjetra si dhe duke dhënë edhe për disa sqarime të tjera. Unë duke shfrytëzuar këtë rast, të interesuarit për blerje i informoja se këto janë shtëpi të konfiskuara me vendime të gjyqit, pronarët e këtyre shtëpive janë dënuar me burgje të rënda u është lejuar që 32


NGJARJE DHE DËSHMI

familjet e tyre të banojnë në këto shtëpi. Pas këtyre informatave, shumë të interesuar për pjesëmarrje në ankand, hoqën dorë. Ankandi u mbajt me sukses dhe të gjithë pronarët e mëparshëm i blenë shtëpitë e tyre, me çmime shumë të ultë, pasi ato vlerësime ishin bërë në kohën e konfiskimit dhe me qëllim të caktuar. Pushteti i kishte vlerësuar shumë ulët, dhe në dëm të shqiptarëve kjo u realizua në dobi të dënuarve të pafajshëm. Këto të dhëna i paraqes me qëllim që lexuesit e librit të njihen më për së afërmi me mënyrën e dëbimit dhe peripecitë e shqiptarëve. Shumë gjëra ishin rregulluar si sahat vetëm që dëbimi të jetë sa më efikas. Në fillim të vitit 1963, në shërbimin pronësor juridik, të cilin e udhëheqja unë, ma sollën edhe një jurist sllav, ndërsa një tjetër shqiptar të shërbimit e dërguan në pension të parakohshëm. Këto veprime u ndërmorën pasi nuk ishin të kënaqur me veprimet e mia që ndërmarrja për zbatimin e ligjit dhe ai të vepronte njësoj për të gjithë pronarët ku aplikohej ligji, me rastin e eksproprijimit ose nacionalizimit e posaçërisht me rastin e kompensimeve të pronave ku shpesh ishin në konflikt me rastin e përcaktimit të ulët të kompensimit. Meqë nuk kisha kompetenca ligjore që të mund të ndikoj në ndonjë mënyrë për t’u ndihmuar shqiptarëve që diskriminoheshin, vendosa që të largohem nga ky shërbim që mos të jem edhe unë pjesëmarrës në shumë veprime antiligjore dhe diskriminuese ndaj popullit tim, vendosa të jap dorëheqje dhe e lëshova punën, të cilën e kryeja me shumë mundime shpirtërore. Shqiptarët nga ky shërbim diskriminoheshin dhe nuk mund t’u ndihmonte askush: as gjyqi, as intervenimet politike, as ryshfetet, as ankimet në forume të larta. Çdo gjë ishte planifikuar që më parë në dëm të shqiptarëve. Ishte një 33


Salih Salihu

politikë e egër, që synonte pastrimin etnik të një territori të banuar kryesisht me shqiptarë, një politikë e mirëfilltë diskriminuese që synonte dëbimin e tërësishëm, të shqiptarëve në Turqi dhe kolonizimin e atyre viseve me elemente sllave. Nuk ishte me rëndësi se ç’ishin ata serbë, apo malazezë, boshnjakë, kroatë apo sllovenë, bullgarë, ukrainas, rusë apo bjellorusë. Me rëndësi për pushtetin e atëhershëm komunist ishte që ata të ishin sllavë.

34


PJESA E DYTË

PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI


PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1. Plenumi i Brioneve Dhuna dhe terrori i zbatuar kundër shqiptarëve, nga ana e organeve shtetërore jugosllave, zgjati deri në vitin 1966. Gjatë tërë asaj periudhe kohore (që filloi nga mbarimi vitit 1944), shërbimet sekrete jugosllave-maqedonase si: UDB-a, OZN-a, KOS-i etj., duke i keqpërdorur kompetencat e tyre ligjore, në mënyrë permanente zhvillonin një luftë të egër dhe të paparë deri në atë kohë kundër shqiptarëve. Të përkrahur nga udhëheqësi i tyre suprem Aleksandër Rankoviq (i cili një kohë të gjatë mbante postin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Federatës jugosllave), krerët e shërbimeve të sipërpërmendura, gjoja për të marr informacione konkrete për gjendjen e sigurisë në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, shfrytëzonin mjete antiligjore si torturë, përcjellje, përgjim etj. Masat e tilla u përdorën më së shumti ndaj inteligjencës shqiptare, punëtorëve të arsimit (sidomos ndaj arsimtarëve të historisë dhe të gjuhës shqipe). Shërbimet sekrete në tërësi e përcillnin dhe e kontrollonin veprimtarinë e mësimit nëpër shkollat shqipe, pastaj për ta numri më i madh i gazetarëve dhe i publicistëve shqiptarë konsideroheshin si elemente “reaksionare” dhe “shqiptaro-madhe”, etj. Kjo politikë e zbatuar nga shërbimet sekrete jugosllave, kundër shqiptarëve, kuptohet se mbështetej edhe nga krerët tjerë udhëheqës të Federatës së atëhershme jugosllave me Josip Broz Titon në krye. Mirëpo, kur masa të ngjashme filluan të zbatohen edhe ndaj disa kombeve tjera para së gjithash 37


Salih Salihu

ndaj kroatëve, Tito kërkoi nga bashkëpunëtorët e vetë më të ngushtë, që të krijohet një komision i posaçëm, i cili do ta hulumtonte veprimtarinë antiligjore të sekretarit të atëhershëm të KQ të LKJ-së, Aleksandër Rankoviq dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Menjëherë pas kësaj, në Brione u mbajt Plenumi i IV i KQ të LKJ-së, që njihet si “Plenumi i Brioneve”, në të cilën krahas vendimit për largimin nga skena politike e Rankoviqit, u aprovuan edhe disa vendime tjera, përfshi këtu edhe “realizimin e menjëhershëm të barazisë nacionale, posaçërisht asaj shqiptare”6 Konkluzat e Plenumit të IV të KQ të LKJ, sollën shpresë te shqiptarët se mori fund pozita diskriminuese. Mirëpo, kjo shpresë së shpejti u shua, sepse ndryshimet pozitive shpreheshin vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rreth çështjes shqiptare në Maqedoni nuk u ndërmor asnjë hap konkret drejt përmirësimit të pozitës së tyre tejet diskriminuese. Përderisa në Kosovë, me hapa të përshpejtuar rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore dhe ato publike, u ndërprenë represaliet, si dhe ndaj disa zyrtarëve të organeve shtetërore- policore u ndërmorën masa konkrete të përgjegjësisë për veprimet antiligjore të ndërmarra ndaj shqiptarëve. Kjo në Maqedoni nuk u mor parasysh me arsyetim se: “Çështja shqiptare në Maqedoni duhet të shihet ndryshe nga ajo në Kosovë”, sepse siç deklaronin udhëheqësit komunistë maqedonas: “Në Maqedoni nuk ka vepruar Rankoviqi” dhe se “këtu nuk ka pasur vrasje, burgosje dhe dëbime të dhunshme të shqiptarëve, siç kishte në Kosovë”. 6

Qerim Lita, ‘Çështja shqiptare në Maqedoni pas Brioneve’, Gjurmime Albanologjike, Seria e shkencave historike, Nr.37, Prishtinë, 2008, fq. 29-51

38


NGJARJE DHE DËSHMI

Siç shihet, vendimet e Plenumit të IV në Maqedoni nuk u realizuan, dhe se nuk pati ndryshim në të mirë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë republikë të atëhershme jugosllave. Krejt kjo ndodhi, siç u tha mësipër, për shkak se menjëherë pas Plenumit të IV të Brioneve, KQ i LKM-së, mbajti Plenumin e IV të vetin, ku dolën me qëndrim zyrtar dhe publik se: “në Maqedoni nuk ka pasur deformime nga organet e punëve të brendshme, se shqiptarët nuk janë keqtrajtuar”, me çka nuk u mor në përgjegjësi asnjë nëpunës i UDB-ës. Më duhet të theksoj se intensiteti i dhunës së ushtruar kundër shqiptarëve në Maqedoni kishte qenë më i egër edhe se në Kosovë, por ajo dhunë u kamuflua. Zyrtarët e Maqedonisë e kamufluan këtë për dy arsye: së pari për të treguar se këtu nuk janë bërë deformime me çka u pajtuan tërësisht edhe vasalët shqiptarë që u shërbenin pushtetit komunist dhe dhunues sllav, dhe së dyti: për të lënë hapësirë veprimi që dhunën e ushtruar ta vazhdojnë edhe më tej, që u pa me trajtimin e demonstratave dhe me terrorin që do të ushtrojnë më vonë mbi popullatën shqiptare, për të cilën do të bëhet fjalë më poshtë. Pas Plenumit ndodhi edhe më e keqja për shqiptarët në trevat e tyre etnike në Maqedoni. Disa inspektorë të sigurimit që kishin bërë krime transferohen nga punët e brendshme dhe emërohen funksionarë në organet shoqërore politike dhe drejtorë të ndërmarrjeve. Këtu si shembull konkret po e marr Xhemajl Veselin, i cili nga posti i sekretarit të sigurimit shtetëror emërohet sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistëve të Tetovës. Ky njeri me disa të tjerë, që të gjithë të “afirmuar” në sigurimin shtetëror, jo vetëm që do të zënë pozita të rëndësishme, por do të bëhen aktivistët më të devotshëm në zbatimin e politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve. Komiteti shndërrohet si degë e sigurimit shte39


Salih Salihu

tëror. Këtu caktoheshin kush të zgjidhet kryetar, nënkryetar dhe sekretar i komunës së Tetovës, kush do të zgjidhet deputet federativ e republikan, dhe caktoheshin të gjithë drejtorët dhe të gjitha kuadrot dhe funksionarët e lartë të shërbimeve dhe ndërmarrjeve komunale. Pra, i njëjti rol luhej edhe me zgjedhjen e kuadrove në institucione publike dhe ndërmarrjet tjera të punës. Sekretari i komitetit të LKM-së për Tetovë Xhemajli Veseli dhe Kryetari i komunës Kostadin Mihallovski, vendosnin jo vetëm për kuadrot, por edhe kush duhet të burgoset dhe sa duhet të dënohet. Influenca e tyre kishte depërtua në të gjitha shtresat vendimmarrëse. Xhemajli Veseli në vitin 1969, haptas para mjeteve të informimit, atakoi vendimet e Gjyqeve të Qarkut në Shkup, se: “ata i dënojnë organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave me dënime të ulëta”, dhe kërkoi “dënime shumë më të rënda”, duke i cilësuar demonstruesit “persona të rrezikshëm për shtetin socialist jugosllav”. Represaliet ndaj shqiptarëve pas demonstratës shqiptare të organizuar më 22 dhe 23 dhjetor 1968 në Tetovë, ishin më brutale se gjatë viteve të pesëdhjeta kur shqiptarët dëboheshin në Turqi, mirëpo zhvillimet pozitive në Kosovë i inkurajonin shqiptarët që t’u rritet shpresa për një të ardhme më të mirë. Në këtë situatë të vështirë për shqiptarët në periudhën postbrioniane 1966-1968, një numër intelektualësh filluan t’u bëjnë rezistencë përmasave të mëdha të shtypjes dhe diskriminimit. Unë si këshilltar i kuvendit komunal bashkë me Latif Ibrahimin do të angazhoheshim me krejt mundësitë që kishim kundër diskriminimit. Do të zhvillonim debate dhe polemika të mëdha me këshilltarët “maqedonas”. Debat i ashpër u zhvillua rreth hapjes së paraleleve shqipe në shkolla të mesme, si dhe për shumë çështje të tjera. 40


NGJARJE DHE DËSHMI

2. Punësimi i shqiptarëve në “Jellak” Meqë ngela pa punë, u paraqita në konkurs të shpallur nga Ndërmarrja tregtare “Jellak” në Tetovë për aftësimin e vendit të punës - sekretar, pasi i plotësoja të gjitha kushtet me konkurs dhe kushtet e Ligjit të punës. Të gjithë kandidatët u thirrën në intervistë dhe pas disa ditësh më lajmëruan me shkrim se unë jam pranuar sekretar i ndërmarrjes. Punën e fillova më 1 tetor të vitit 1964. Pjesa dërmuese e administratës ishte e përkatësisë sllave edhe shitësit ishin përgjithësisht sllavë. Rrallë në ndonjë shitore kishte ndonjë shqiptar që kish depërtuar ose me ryshfet ose si njeri i përshtatshëm për shtetin. Numri i të punësuarve shqiptarë ishte simbolik. Punën e pranova me dëshprim të madh, edhe pse e dija se cili është qëllimi i këtij shteti shtypës dhe diskriminues që për synim kishte shfarosjen e shqiptarëve. Në fillim isha shumë pesimist, por kur bëra një krahasim me vitet e mëparshme dhe kur e analizova dhunën e ushtruar për dëbim në Turqi fillova t’i jap kurajë vetes dhe të bëhem më optimist. Drejtor i ndërmarrjes ishte shqiptar, arsimtari i nderuar dhe një atdhetar i dëshmuar Burhan Muhedini, djali i Abaz Muhedinit, mbështetës për Shqipërinë etnike. Në muajin maj të vitit 1941, në përleshje me bullgarët në Tetovë, të cilët dëshironin që Tetovën ta okupojnë, përkatësisht ta kalojnë nga pushtimi serb në atë bullgar, Abaz Muhedini bashkë me disa qytetarë të tjerë në këtë zënkë ua dogji flamurin forcave fashiste bullgare dhe vendosi flamurin kombëtar shqiptar në qendër të Tetovës. Ai ndërmori disa aksione të tjera. Urdhëroi që fshatarët t’i shkarkojnë kuajt me dru dhe çdo protestues të marrë nga një dru në dorë, urdhëroi që të pranishmit me kësula të zeza e fesa të kuq, të marrin kësula të bardha në 41


Salih Salihu

llogari të tij. Derisa “maqedonasit” e sotëm brohoritnin me flamuj bullgarë në duar: ‘Kjo është Bullgari’, Mulla Abazi kishte dhënë urdhër që të gjithë shqiptarët në llogari të tij të blejnë edhe kësula dhe të marrin nga një dru në dorë, që i pagoi vetë ai. Këtë ngjarje e potencoj që lexuesi të kuptojë më mirë se për sllavët nuk ka qenë e as sot nuk është me rëndësi se kush sundonë: serbët apo bullgarët. Ata janë sllavë dhe lufta e tyre është drejtuar vetëm kundër shqiptarëve. Këtu lexuesi duhet të bëjë një dallim qenësor. Fjala vetëm për sllavët që kolonizonin Maqedoninë Veriperëndimore. Midis sllavëve ka pas luftëra të shumta, sidomos midis bullgarëve e serbëve, por kur kanë qenë në pyetje shqiptarët ata gjithmonë janë bashkuar kundër nesh. Kështu ndodhi në vitin 1941 kur u bashkuan serbë e bullgarë kundër nesh, kështu ndodhi edhe në vitin 1968 edhe në vitin 1981. Kështu ndodh edhe sot. Pas ripushtimit të Tetovës nga ana e brigadave komuniste jugosllave në nëntor të vitit 1944, Abaz Muhedini dënohet me pushkatim dhe pas ankesës në vend të pushkatimit dënohet me 16 vjet burg të rëndë. Ky zëvendësim i pushkatimit, bëhet me intervenimin e djalit të tij Burhan Muhedinit, i cili në atë kohë ishte intelektual i shquar shqiptar dhe aktivist në Komitetin e Rinisë Socialiste të Komunës së Tetovës, do të thotë se ishte në krahun antifashist. Ky ishte një argument shumë i fuqishëm për uljen e dënimit, përkatësisht zëvendësimin e dënimit me vdekje në atë burg. Pas demonstratave në Tetovë të vitit 1968 Burhan Muhedini përjashtohet nga detyra e drejtorit si nacionalist dhe i papërshtatshëm të kryejë këtë detyrë. Posa ia fillova punës në “Jellak”, në këtë ndërmarrje nga evidenca e të inkuadruarve mësova se edhe këtu gjendja nuk është e mirë dhe se ajo ishte alarmante. Në administratë mbi 42


NGJARJE DHE DËSHMI

95% ishin sllavë, ndërsa ma pak se 5% shqiptarë. Kjo gjendje ishte edhe te shitësit nëpër shitore, që më revoltoi shumë, por situata nuk mund të ndryshohej brenda natës. Një vit më parë, para ardhjes për drejtor të Burhan Muhedinit, ndërmarrja kishte qenë para falimentimit. Kjo kishte qenë arsyeja që në një ndërmarrje nga të gjitha ndërmarrjet dhe shërbimet e ndryshme që kishte Tetova të zgjidhet një drejtor shqiptar. Ky ishte i vetmi drejtor, ndërsa unë isha i vetmi sekretar shqiptar nga të gjitha ndërmarrjet publike në Tetovë. Qëllimi ishte që të rimëkëmbet ndërmarrja. Udhëheqësit e komunës këtë nuk e bënë sa për sy e faqe, për të emëruar një drejtor e një sekretar shqiptar, por për të përmirësuar shitjen në dyqane. Maqedonasit i kishin llogaritë mirë në favor të tyre. Ishin të vetëdijshëm se shpërngulja për në Turqi kishte rënë dukshëm dhe luante për çdo ditë. Kjo rënie ishte si pasojë e asaj se shumë familje të shpërngulur më parë kishin falimentuar duke u shndërruar në lypës për bukën e gojës. Gjendja e ndërmarrjes ishte shumë e keqe. Nuk kishim zyrë, mjete për transport të mallit; kishin vetëm një biçikletë dhe 5 hamallë me qerre të vogla që e transportonin mallin nga stacioni i trenit për në depo, dhe pastaj nga depot malli shpërndahej nëpër shitore. Drejtori i mëparshëm dhe stafi i tij udhëheqës, që të gjithë sllavë, kishin punuar sot për nesër dhe vetëm për pasurimin e tyre personal. Drejtori i ri Burhan Muhedini kishte filluar nga zeroja pa kurrfarë fonde të ndërmarrjes. Mirëpo si organizator i mirë dhe me përvojë dhe kualifikim të profesionit, pasi ai e kishte të kryer akademinë tregtare në Stamboll, shumë shpejt rezultatet filluan të dukeshin. Ai krijoi fonde për punë e rriti qarkullimin, vendosi kritere stimuluese që rroga e shitësve të jetë në përputhje me shitjen që do të realizojnë gjatë muajit. 43


Salih Salihu

Këto masa ndikuan që edhe sjellja ndaj konsumuesve të përmirësohet dukshëm në krahasim me sjelljet e mëparshme “si të duash mere ose lere” dhe nëpër shitore u përdorte vetëm gjuha “maqedonase” e këtë e përdorshin edhe disa shitës shqiptarë. Disa shërbeheshin me gjuhën “maqedonase” për të dëshmuar devotshmërinë ndaj sistemit shtypës sllav, disa për të lënë një përshtypje më të mirë te “maqedonasit” për lojalitet ndërsa një numër ishin edhe bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror. Nga ky organizim dhe kriteret stimuluese, u paraqit nevoja që në çdo shitore pos sllavëve të ketë edhe së paku një shitës shqiptar. Shitoret që kishin shitës shqiptarë realizonin qarkullim shumë më të madh nga ata me vetëm shitës sllavë. Nga rritja e qarkullimit, shitësit shqiptarë realizonin rroga shumë më të larta se shitësit sllavë. Konsumatorët shqiptarë orientoheshin në shitoret ku ka shqiptarë, pasi ata me rastin e furnizimit me tekstile të ndryshme për dasma, blinin bashkë me kryefamiljarin dhe gratë e shtëpisë. Ky organizim i stimulimit, i shtyri shefat sllavë të shitoreve të kërkojnë që edhe ata të kenë shitës shqiptarë dhe për këtë çështje çdo ditë trokitnin në drejtori. Kjo ndikoi që drejtori vendosi që çdo vit të pranohen nxënës në ekonomi, të cilët gjatë punës praktike do të punojnë nëpër shitore e posaçërisht në shitoret ku të gjithë shitësit ishin sllavë. Këta nxënës pjesën teorike e kryenin në shkollën e mesme tregtare trevjeçare në Manastir. Kështu me rastin e pranimit të nxënësve pranoheshin trefish më shumë nxënës shqiptarë. Me këto veprime të interesit ekonomik për 4 vjet u përmirësua struktura nacionale e të inkuadruarve në ndërmarrje, nga 5% sa ishin në fillim të vitit 1963, në vitin 1968 arriti në 45% shqiptarë. 44


NGJARJE DHE DËSHMI

U krijuan fonde të fuqishme, pasi qarkullimi u rrit katër herë më i madh se në vitin 1963. U morën zyre të reja me pajisje moderne, hamallat u zëvendësuan me kamionë Mercedes, biçikleta u zëvendësua me automjete zyrtare të udhëtarëve, zyrat u pajisën me makina llogaritëse bashkëkohore. Këto ndryshime në thelb nuk shprehnin ndryshimin e politikës ndaj shqiptarëve, shovinistët sllav filluan të ngrinin zërin se në Tetovë është krijuar ndërmarrje shqiptare me udhëheqës dhe punëtorë shqiptarë etj. Kjo gjendje edhe sot është e tillë: antishqiptare dhe diskriminuese. Rrethanat globale politike ndikuan që te sllavët të krijohet një iluzion se shqiptarët kanë ndryshuar dhe se gradualisht do të asimilohen në sllavë. Por ky iluzion do të zhduket si flluskë, së pari nga demonstrata e vitit 1968.

3. Aktiviteti në Kuvendin Komunal të Tetovës Me krijimin e klimës së favorshme për shqiptarët në Kosovë, disa intelektualë shqiptarë u angazhuan edhe në Tetovë. Unë isha ndër të parët që e ngrita zërin, aty ku munda të veproj. Kërkesat vazhduan në të gjitha fushat e jetës shoqërore politike. Përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, publike dhe ato prodhuese. Barazimi i gjuhës shqipe me atë “maqedonase” në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet. Përdorimin e simboleve kombëtare në organet shtetërore, shkolla dhe institucione tjera shoqërore publike dhe shumë kërkesa të tjera. Hapja e paraleleve shqipe në shkollat e mesme do të bëhet problem i madh. Beqir Berisha, këshilltar i arsimit këtë 45


Salih Salihu

propozim e kishte dhënë një vit më parë në bisedën me gazetarin e “Flakës së Vëllazërimit” Ali Aliu. Më pas ai këtë propozim e elaboron në Entin Pedagogjik, propozim ky që i dorëzohet kuvendit komunal për miratim. Sot kur i shkruaj këto rreshta pas rreth gjysmë shekulli habitem se si nuk u vjen turp politikanëve shqiptarë të cilët krenohen se gjoja e avancojnë kauz��n shqiptare. Në vend që të pohojnë të vërtetën për përpjekjet gjysmëshekullore, ata mburren me paturpësi edhe për dështimet. Ne brezi i vjetër kemi të drejtë të krenohemi për atë që kemi bërë në rrethana shumë të vështira e jo të mburremi për dështim siç veprojnë sot përfaqësuesit politik shqiptar në Maqedoni. Shkollat e mesme në Tetovë, atëherë u hapën në saje të përpjekjeve që bëri Beqir Berisha dhe Tefik Osmani në Entin Pedagogjik të rrethit të Tetovës. I veçoj këta dy për arsye se në atë Ent kishte edhe kundërshtarë. Ndër të parët ishte drejtori i Entit, i cili edhe dëshmoi në gjyq kundër Beqir Berishës, që u dënua me një vjet burg për iniciativën e hapjes së paraleleve shqipe në shkollat e mesme. Në vitin 1966 unë zgjidhem këshilltar i Kuvendit të Komunës së Tetovës. Kjo komunë ishte komuna më e madhe në Maqedoni, pas Shkupit. Me ligjin e ri për komunat u shuan rrethet e deriatëhershme dhe u ndërpre aktiviteti i shumë komunave të vogla. Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, mbetën vetëm komuna e Tetovës, e Gostivarit e Strugës dhe e Dibrës. Kuvendi i Tetovës numëronte 120 këshilltarë, prej të cilëve mbi 70 ishin shqiptarë, por jo të gjithë, disa prej tyre mund të trajtoheshin vetëm si shqipfolës, përkrahës të mendimeve të këshilltarëve sllavë, kurse disa shërbenin për informim të organeve të sigurimit. Disa punonin edhe legalisht për sigurimin. 46


NGJARJE DHE DËSHMI

Në seancën e parë konstituive në rend dite ishte zgjedhja e udhëheqësve të Kuvendit, kryetar, nënkryetar dhe sekretar të Kuvendit. Në pikën tjetër të Kuvendit ishte zgjedhja e deputetëve republikan të punës së bashkuar dhe të dhomës për shëndetësi. Komiteti Komunal i Tetovës për kryetar të komunës kishte propozuar Kostadin Mihajllovskin, për nënkryetar Tahir Kadriun, ndërsa për sekretar nuk kishte propozim, pasi nuk kishte pas kandidat të “përshtatshëm” për këtë post. Komuna dy vjet e më tepër nuk kishte sekretar. Këtë punë e ushtronte Nexhmedin Besimi nga fshati Pirok, jurist i vjetër i diplomuar, por i dënuar menjëherë pas luftës që përjeton të njëjtin fat si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë. U hap diskutimi për kandidatët e propozuar. Unë i pari e mora fjalën dhe dola në foltore dhe e kundërshtova propozimin që Kostadin Mihajllovski të zgjedhet Kryetar i Komunës, pasi “ai ka një të kaluar me veprime antishqiptare.” Ndër të tjera theksova se ai “ka shkua” në një shtëpi në Shemshovë e ka marrë njeriun që gjer atëherë e kishte pas shok, e ka fut në xhip dhe nga ajo ditë ai njeri nuk është kthye në shtëpi dhe as nuk dihet se ku e ka varrin, andaj ai duhet të përgjigjet se ku përfundojë jeta e këtij shqiptari dhe në qoftë se Kostadini zgjedhet kryetar, ai mund të jetë kryetar vetëm për “maqedonasit” dhe jo edhe për shqiptarët deri sa ky rast nuk ndriçohet.” Pas diskutimit tim, në foltore u paraqit Hixhet Ramadani, nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i cili diskutimin tim kundër Kostadin Mihajllovskit e quajti “reaksionar dhe tendencioz”, andaj i luti këshilltarët që të votojnë për propozimin e dhënë dhe Kostadin Mihajllovski të zgjedhet kryetar. Nuk di se çfarë komenti të jap. Mund të gjykojë lexuesi për gjendjen e mjerë të atyre që përfaqësonin popullin. 47


Salih Salihu

Propozimi u vu në votim dhe me shumicë votash – ku votuan edhe shumë shqiptarë, për kryetar u zgjodh Kostadini, ndërsa për nënkryetar Tahir Kadriu, dhe pas përfundimit të votimit përsëri dola në foltore dhe propozova që Nexhmedin Besimi, të zgjedhet sekretar i Kuvendit, pasi ai më shumë se dy vjet e kryen këtë detyrë. Mirëpo Dragan Spirkovski, deputet i Maqedonisë reagoj ashpër duke thënë se “këtu ka përpjekje të emërohet një i dënuar me dënim me vdekje e të zëvendësuar me shumë vjet burg. Është akt i keq që ky person të emërohet funksionar i lartë politik, sekretar i Kuvendit dhe ne me këto veprime i nëpërkëmbim vendimet gjyqësore të pasluftës me të cilët janë dënuar armiqtë e popullit dhe të shtetit.” Askush nga “përfaqësuesit” e popullit nuk u shqetësua, nuk reagoi në një kohë kur u dashtë edhe të lëshohet salla e Kuvendit. Por të tillë ishin ata që e quanin veten shqiptarë, të tillë ishin ata që paguheshin nga populli për t’ua mbrojtur të drejtat. Unë u revoltova aq shumë sa që përsëri dola dhe e demantova diskutimin e Dragan Spirkovskit, i cili në atë kohë ishte i paprekshëm dhe fjala e tij ishte amin në Tetovë. Ai ishte idol i sllavëve dhe në përgjithësi në këtë anë. Ka qenë pjesëmarrës i LNÇM-së dhe fjala e tij ishte ligj. Unë edhe njëherë e përsërita se Nexhmedini mbi dy vjet këtë detyrë është duke e kryer dhe me shumë sukses. Pse tash kur ai duhet të zgjedhet dhe ta kryej të njëjtën detyrë qenka pengesë. Unë, si jurist, thash ndër të tjera dënimin para 25 e më shumë vite nuk e konsideroj pengesë, pasi sipas ligjit penal në fuqi i dënuari për vepër penale, pas kohës prej 10 vitesh, vepra mbyllet dhe personi konsiderohet i padënuar. Por kjo nuk po aplikohet vetëm kur është në pyetje shqiptari. E dyta që unë personalisht mendoj është ajo se të gjitha ato dënime që janë shqiptuar ndaj shqiptarëve është mirë të rishqyrtohen 48


NGJARJE DHE DËSHMI

dhe të vërtetohet gjendja faktike, pasi shumë prej tyre janë dënuar pa argumente të vërtetuara e disa procese janë edhe të montuara dhe propozova që mendimi im është që Nexhmedini të zgjedhet sekretar i Komunës të votohet dhe pas gjithë këtyre diskutimeve le të vendos vota e këshilltarëve e kjo është e drejtë e tyre. Propozimi im që Nexhmedini të zgjedhet sekretar i Kuvendit u vu në votim, pasi sipas ligjit nuk kishte alternativë tjetër. Këshilltarët votuan dhe me shumicë votash u zgjodh sekretar Nexhmedini. Pas kësaj u diskutua për zgjedhjen e deputetëve të punës së bashkuar dhe të dhomës për shëndetësi. Në foltore u paraqit Mirko Marinkoviq, një kolonist serb i ardhur nga Serbia, i cili jetonte në të njëjtën lagje ku edhe unë e kisha shtëpinë. Ai u pajtua me të gjithë kandidatët për deputetë të Maqedonisë, përveç kandidaturës së doktor Jusuf Rexhepit. Në diskutimin e tij me plot urrejtje e nervozë mes tjerash tha se unë jam kundër propozimit që Jusufi të zgjedhet deputet, pasi ka një të kaluar jo të mirë. Ai ka qenë i përfshirë në organizatën fashiste i veshur me uniformë të zezë dhe para këshilltarëve e tregoi një fotografi të Jusufit. Unë përsëri dola në foltore dhe ashpër e kundërshtova diskutimin e atij dhe mes tjerash thash: “Ne kemi nderin që sot të votojmë për doktorin shumë të respektuar nga gjithë qytetarët e Tetovës, pa dallim të përkatësisë nacionale dhe këto fjalë boshe për të kaluarën e një personaliteti si që është Jusuf Rexhepi, janë tentim për komprometim me një fotografi të paargumentuar.” Në vazhdim të diskutimit vura në dukje se: “Për këtë propozim do të vendos vota e këshilltarëve” dhe propozova të votohet pa humbur kohë. Në votim votuan jo vetëm shqiptarët, por edhe disa “maqedonas” dhe Jusufi ishte kandidat që mori më shumë vota dhe u prit me duartrokitje të këshilltarëve. Kjo ishte rezultat i faktit se Jusuf Rexhepi ishte 49


Salih Salihu

kardiologu më i mirë në Tetovë e rrethinë. Tek ai kontrolloheshin edhe një numër i madh “maqedonasish”. Kishin besim te ai dhe e konsideronin si mjekun më të mirë në Tetovë. Në disa seanca të kuvendit, kemi pas në rend dite miratimin e disa vendimeve për rrënimin e shtëpive të ndërtuara pa leje, të cilat ishin ndërtuar 5-10 vite më parë. Shtëpi të përfunduara komplet brenda dhe jashtë, me fasade dhe oborre të bukura, të lidhura me ujë të pijes, rrymë dhe infrastrukturë tjetër të nevojshme. Këto ndërtime ishin kryer pa kurrfarë problemi. Disa herë i kishte vizituar inspektori komunal i ndërtimtarisë, dhe ndërtimet kanë vazhduar dhe përfunduar pa kurrfarë problemi. Por kjo dihet pse nuk janë ndërprerë ndërtimet. Për lagjet dhe trojet nuk kishte plane urbanistike, andaj ata nuk kishin mundësi të pajisen me leje për ndërtim ishin më shumë meremetime të shtëpive të vogla të ndërtuara 30-40 vitesh më parë, dhe kryesisht ishin shtëpi të shqiptarëve. Unë gjithmonë kam qenë kundër miratimit të vendimeve për rrënim, pasi isha i vetëdijshëm se ato janë ndërtuar pa paguar leje për ndërtim, edhe pse kanë paguar më shumë për shkak të mungesës së lejes. Më kujtohet një rast i dhimbshëm kur ne këshilltarët mbetëm jashtë, nuk kishte vend ku të ulemi, për shkak se salla ishte e mbushur me familjarë, bura, gra, pleq e fëmijë. Ata kishin ardhur që ta pengojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit, pasi ata kishin marrë informata se në këtë seancë do të merret vendimi për rrënimin e shtëpive të tyre, të ndërtuara pa leje. Pritëm, një kohë të gjatë derisa erdhi policia dhe i nxori jashtë dhe ne hymë në sallë, ndërsa ata vazhduan të qëndrojnë në këmbë nëpër korridorin e komunës duke qarë e bërtit. Ndoshta lexuesit mund t’i duken si imtësira këto që po i përshkruaj, 50


NGJARJE DHE DËSHMI

por, në thelb, paraqesin shtypjen dhe diskriminimin e shqiptarëve si dhe faktin se në shumë raste funksionarët e atëhershëm sidomos ato shqiptarë, nuk shqetësoheshin për këto padrejtësi. Kur potencoj fjalën “padrejtësi”, dua të theksoj edhe një fakt: shtëpitë rrënoheshin pa i analizuar rastet veç e veç, se si ato janë ndërtuar dhe ku qëndron faji kryesor i një gjendje të tillë të shkaktuar në formë të zinxhirit ku disa burokratë “maqedonas” kishin pranuar ryshfet dhe u kishin premtuar se nuk do të prishen. Pasi u aprovua rendi i ditës, në foltore dola unë dhe mes tjerash thash se unë jam për një qytet të urbanizuar, por jam edhe për një administratë profesionale: “E drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike apo fetare, e cila do të punojë që të sigurojë kushte banimi për të gjithë qytetarët, duke i rregulluar planet urbanistike për tërë qytetin. Shërbimet e nevojshme ekzistojnë, marrin rrogë nga buxheti, i cili formohet nga taksapaguesit.” Unë në vazhdim propozova që në “rast se komuna ka buxhet të mjaftueshëm që të gjitha këto shtëpi të kompensohen, atëherë mund të diskutojmë, për rrënimin e tyre, në të kundërtën unë jam kundër rrënimit, pasi ato janë ndërtuar në mandatet e kaluara të këshilltarëve të mëparshëm.” Theksova se ne vendosim vetëm për problemet që ndodhin gjatë mandatit tonë në këtë kuvend, dhe pse të vendosim për rastet që është dashur të shqyrtohen dhe të vendosen në mandatin e tyre, pse të marrim një përgjegjësi kaq të madhe. Të rrënohet një lagje e tërë dhe të gjitha ato familje të varfra të ngelin pa kulm mbi krye e t’i krijojmë probleme komunës për strehimin e domosdoshëm të familjeve. Propozimin tim e mbështetën Latif Ibrahimi, Isak Ramadani dhe disa këshilltarë të tjerë shqiptarë, por nuk më kujtohen emrat. Në fund u vendos që të hiqet nga rendi i ditës pika për rrënim të kësaj lagje e ndërtuar pa leje ndërtimi. 51


Salih Salihu

Shumë nga ata pronarë dhe familjarë pritnin jashtë, dhe kur ne dolëm nga kuvendi na pritën me përqafime e me lot në sy. Për t’u veçuar është një rast, kur unë isha duke shkuar në mbledhje të Kuvendit dhe rastësisht vërejta një pllakat, shpallje të madhe e vendosur në një vitrinë të një shitoreje. Hyra brenda dhe e mora pllakatin dhe e futa në çantë. Me rastin e miratimit të rendit të ditës unë kërkova që të shtohet edhe një pikë e rendit të ditës, respektivisht në rend dite të vihet shqyrtimi i konkursit të shpallur të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë që ishte në atë shpallje. Propozimi im u pranua. Kur erdhi radha e shqyrtimit të kësaj pike, i pari në foltore doli drejtori i gjimnazit i cili mes tjerash tha se me këtë konkurs pranojmë 120 nxënës “maqedonas” dhe 120 shqiptarë dhe se konkursi është shpallur në kohë të duhur dhe në baza të barabarta për nxënësit “maqedonas” dhe ata shqiptarë dhe se në numër të barabartë 120 në gjuhën “maqedonase” dhe 120 në gjuhën shqipe dhe është vendosur në shumë vende publike. Pas ekspozesë së drejtorit të gjimnazit në foltore u paraqita unë, në cilësinë e propozuesit të kësaj pike të rendit të ditës. Fillimisht e pyeta drejtorin e gjimnazit se me çfarë kriteresh jeni shërbyer kur është vendosur që të pranohet numër i njëjtë i nxënësve 120 “maqedonas” dhe 120 shqiptarë? “Ju shoku drejtor, iu drejtova atij, e dini se shkollën fillore e kanë kryer 1300 nxënës shqiptarë ndërsa “maqedonas” 430?! Nxënësit “maqedonas” pos gjimnazit, kanë mundësi të regjistrohen edhe në shkollat e mesme ku mësojnë vetëm nxënësit “maqedonas”. Nxënësit shqiptarë të vetmen mundësi ta vazhdojnë shkollimin e mesëm e kanë gjimnazin: sipas këtij kriteri, nga 1300 nxënës që e kanë kryer tetëvjeçaren vetëm 120 do të kenë fatin ta vazhdojnë shkollimin, ndërsa 1280 do të ngelin me shkollë fillore. Ky 52


NGJARJE DHE DËSHMI

është diskriminim i mirëfilltë.” Pas fjalimit tim, drejtori Metodije Paçaxhiev përsëri u paraqit në foltore, duke u përpjekur ta arsyetojë numrin e caktuar për pranimin e nxënësve shqiptarë, për shkak të mungesës së lokalit dhe të kuadrit të nevojshëm dhe premtoi se pa marrë parasysh numrin e caktuar të nxënësve shqiptarë, vajzat shqiptare që do të paraqiten do të pranohen edhe përtej numrit të caktuar. Të gjitha këto kritika hasën në kundërshtim nga këshilltarët sllavë, ndërsa shumica e atyre shqiptarë rezervoheshin të shprehen. Shkurtimisht kjo ishte politika diskriminuese që ndiqej ndaj shqiptarëve që nga viti 1945. Mungesa e lokalit apo e kuadrit ishin vetëm pretekste për të fshehur realitetin e politikës që ndiqej. Kjo u vërtetua se personat që u angazhuan për hapjen e paraleleve shqipe u dënuan me burg. Në një seancë të kuvendit në vitin 1967, shqyrtohej analiza e këshilltarit të arsimit Beqir Berisha që u përkrah edhe nga Tefik Osmani, në Entin Pedagogjik të Tetovës për hapjen e paraleleve shqipe në të gjitha shkollat e mesme ku mësimi zhvillohej vetëm për nxënësit sllavë. Elaborati i punuar nga Beqir Berisha ishte miratuar nga pleqësia e arsimit dhe si i tillë duhej të miratohej edhe në Kuvend. Për të, pas një pasqyre më të qartë se si qëndronte situata e shkollimit të mesëm në komunën e Tetovës, në vazhdim po e paraqes një pjesë të raportit vjetor të Entit për arsim në Tetovë për vitin shkollor 1966/67, i cili u shqyrtua në seancën e sipërpërmendur, në të cilin shprehimisht thuhej: “Në territorin e komunës së Tetovës gjatë vitit shkollor 1966/67 gjithsej kanë punuar 5 shkolla të shkallës së II edhe atë: Gjimnazi me paralelet pedagogjike, Shkolla e Mesme e Medicinës, Shkolla Bujqësore, Shkolla e Tekstilit dhe Shkolla e Mesme Kimike e Metalurgjike me trajnim praktik. Në të gjitha 53


Salih Salihu

këto shkolla gjuha e mësimit është maqedonishtja, ndërsa në Gjimnaz kemi paralele ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Duhet nënvizuar edhe atë se gjuha e mësimit në paralelet pedagogjike është shqipja. Në shkollat e sipërpërmendura gjithsej kanë punuar 64 paralele me 2071 nxënës ose për çdo shkollë veç e veç gjendja është si më poshtë: EMRI I SHKOLLËS

NUMRI I PARALELEVE

NUMRI I NXËNËSVE

Gjimnazi me Par.Pedag.

33

1085

Bujqësia

10

253

Medicina

3

113

16

564

2

56

64

20717

Tekstili Kimisë e Metalurgjisë GJITHSEJ

Siç shihet nga tabela e mësipërme, nga pesë shkollat e mesme që funksiononin në Tetovë, vetëm në Gjimnaz funksiononin paralelet ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, edhe pse shqiptarët përbënin rreth 80% të popullsisë së përgjithshme në këtë komunë. E gjithë kjo zgjoi një interes të veçantë, me çka u zhvillua një diskutim i ashpër ndërmjet këshilltarëve sllav dhe atyre që ishin vetëm shqipfolës (që faktikisht ishin kundër hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe) në një anë dhe meje dhe Latif Ibrahimit në anën tjetër. Edhe shumë këshilltarë tjerë shqiptarë ishin për hapjen e paraleleve shqipe në të gjitha 7

Shih më gjerësisht: Raporti vjetor për punë dhe suksesin e shkollave të shkallës së II-të në territorin e komunës së Tetovës për vitin shkollor 1966/67.

54


NGJARJE DHE DËSHMI

shkollat e mesme, por nuk guxonin të përkrahnin këtë iniciativë, sepse kishin frikë nga pasojat që mund të kenë nga organet shtetërore e policore. Në atë rast ashpër reagova, duke iu drejtua me gisht kryetarit të kuvendit Konstadin Mihajllovskit dhe këshilltarëve të tjerë duke ua bërë me dije se “janë duke bërë në vazhdimësi politikë diskriminuese ndaj popullit shqiptar dhe se kjo politikë nuk është në favor të Maqedonisë”. Pasojat do të paraqiten në të ardhmen. Ne aktivistët shqiptarë, përfunduam në burg u dënuam me akuza e shpifje duke u shërbyer me dëshmitarë sllavë e bashkëpunëtorë shqiptarë të shërbimit sekret ndërsa disa të tjerë u larguan nga puna si të padëshiruar të papërshtatshëm, nacionaliste e me lloj-lloj epitetesh. Në diskutim, edhe pse mbetëm të vetmuar, unë me Latif Ibrahimin, propozuam që të votohet dhe me shumicë votash, propozimi i Entit për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e mesme u miratua. Pro vendimit për hapjen e paraleleve shqipe votuan pjesa më e madhe e këshilltarëve shqiptarë, të cilët qëndruan në heshtje gjatë gjithë seancës. Ata votuan, sepse ishte në interesin e tyre edhe pse e vërenin rezistencën që u bëhej. Por me këtë, rezistenca nuk mori fund, sepse përderisa në shkollën e mesme të mjekësisë u hap një paralele, në anën tjetër në shkollën tekstile nuk u pranua asnjë nxënës shqiptar. Kjo rezistencë u bë shkaktare e protestës së 18 tetorit të vitit 1968 të nxënësve shqiptarë të gjimnazit të Tetovës, që u iniciua nga profesori Beqir Berisha dhe u organizua nga dy nxënësit e dalluar Abdulbaki Bajramit (sot matematikan) dhe Hasan Ibrahimit (mjek specialist). Për këtë protestë të nxënësve të gjimnazit Beqir Berisha u dënua me një vjet burg ndërsa nxënësi Hasan Ibrahimi me dy muaj dhe u përjashtua nga gjimnazi. Dënimet e tilla shprehnin politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve në atë kohë. 55


Salih Salihu

4. Vizita e Fadil Hoxhës në Tetovë Në vitin 1965, Fadil Hoxha, anëtar i Kryesisë së Federatës së Jugosllavisë, me udhëheqësit shqiptarë të Maqedonisë nga Shkupi edhe me udhëheqësit shqiptarë të Tetovës, vizitoi shpellën në Malet e Sharrit që gjendet afër fshatit Vejcë të Tetovës. Fadili në atë shpellë ishte fortifikuar me disa ushtarë partizanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i rrethuar nga ballistët, të cilët mbronin kufijtë etnik të Shqipërisë së atëhershme të bashkuar. Ai, siç u pa edhe nga fjalimi që mbajti, nuk kishte ardhur vetëm për të evokuar kujtimet nga lufta e për të dëshmuar se edhe këtu kanë luftuar shqiptarët, se sa për qëllime propagandistike. Në organizimin e këtij udhëtimi nga Tetova për në Vejcë, pos disa të tjerëve unë isha kryesori në sigurimin e kuajve, pasi në atë kohë nuk kishte udhë për automjete. Kjo vizitë që do të bëhej u kuptua shumë shpejtë edhe nga fshatarët e fshatrave përreth. Kur arritëm afër fshatit Llacë, kryeplaku i fshatit Rexhep Kurtishi na priste në rrugë së bashku me disa fshatarë të tjerë për ta përshëndetur Fadil Hoxhën dhe me vete kishte sjellë një qengj të madh të pjekur. Vazhduam udhën për në Vejcë, mirëpo kur arritëm në fshatin Sellcë, thuajse të gjithë fshatarët ishin radhitur gjatë udhës nëpër fshat, gra e burra për ta parë Fadil Hoxhën, i cili për atë kohë ishte “shpresa e vetme” për ne shqiptarët nën pushtimin e Jugosllavisë komuniste. Në fshatin Sellcë ishte organizuar një drekë, të cilën e kishte përgatitur në shtëpinë e tij, Qerim Zeka. Djali i tij Fetishi iu bashkëngjitë grupit dhe erdhi me ne në Vejcë. Atje kishin dalë në pritje burra, gra e fëmijë. Të gjithë donin për së afërmi ta shohin njeriun e shpresës së shqiptarëve, se përmes angazhimit të tij do të realizoheshin sadopak të drejtat e 56


NGJARJE DHE DËSHMI

shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, dhe viset tjera të okupuara nga Serbia që nga vitet 1878 dhe 1913. Nga fshati Vejcë, rruga për në shpellë në këtë vend malor me pjerrtësi të madhe, kaloheshe me vështirësi. Disa nga shoqëruesit e Fadilit nuk mundën të vijnë deri te shpella, mbetën në fshat, ndërsa e shoqja e Fadilit, Vahidja me fotoaparat në dorë duke fotografuar erdhi deri te shpella. Në vendin e ngjarjes, Fadili na tregonte se si janë zhvilluar luftime dhe si kanë qenë të rrethuar në çdo anë prej forcave vullnetare shqiptare dhe i vetmi shpëtim ka qenë shpella si vend strategjik i kontrolluar në të gjitha anët. Njësiti partizan i udhëhequr nga Fadili kishte dashur që t’i afrohej Tetovës dhe të lidhej me Komitetin e Partisë Komuniste të Maqedonisë, selia e së cilës për shkaqe sigurie nga Shkupi kishte kaluar në Tetovë. Në fakt, këtë ide e kishte shpikur Svetozar Vukmanoviq –Tempo, i cili gjatë pranverës së vitit 1943, qëndroi për disa muaj në Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri. Ai gjatë asaj periudhe kohore, si i deleguari special i KQ të PKJ-së, kishte bërë riorganizimin e Partisë Komuniste të Maqedonisë, duke e shndërruar Komitetin e atëhershëm Krahinor të PKJ për Maqedoni në Komitet Qendror të PKM, ndërsa në Kosovë e kishte emëruar Fadil Hoxhën si Komandant të Shtabit të LNÇ-së për Kosovë. Gjithnjë sipas planit të paraparë nga Tempo, Fadil Hoxha në Tetovë duhej të veprojë me disa struktura të atëhershme komuniste shqiptare, të cilët në Tetovë punonin ose në administratën e Bashkisë së Tetovës ose si mësues nëpër shkollat shqipe, me qëllim që të zhvillojnë propagandë tek masat e gjëra shqiptare, për t’u bashkëngjitur njësive partizane jugosllave. Në këtë grup të udhëtimit të Fadil Hoxhës për në Vejcë kanë qenë: Bajram Gola - deputet i Federatës, Azem Zulfiqari 57


Salih Salihu

Në shoqërim të Fadil Hoxhës, me rastin e vizitë së tij Malësinë e Sharrit - kryetar i Lidhjes Socialiste të Maqedonisë, Reis Shaqiri nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Xhemajli Veseli kryetar i Komitetit të LK të Tetovës, unë (Sali Saliu) si sekretar i Ndërmarrjes Tregtare “Jellak” në Tetovë, Zeqir Zyberi drejtor i shkollës fillore në f. Sellcë, Fetish Dervishi nga f. Sellcë dhe Servet Durmishi mësues në f. Sellcë. Kjo marshutë u krye me sukses. Por për pasojat që do të kem unë për këtë vizitë të Fadil Hoxhës, do të bëj fjalë më poshtë. Në vitin 1966, Fadil Hoxha përsëri viziton fshatin Vejcë, mirëpo tash me një program vizite të hartuar bashkë me udhëheqjen e KQ të LKM-së dhe të KK të LKM-së të Tetovës. Pas marshutës së organizuar për në fshatin Vejcë, të nesërmen ishte paraparë mbajtje e një mitingu në Shipkovicë, ku krahas banorë të f. Shipkovicë morën pjesë edhe 58


NGJARJE DHE DËSHMI

banorët e fshatrave përreth si: Llacë, Sellcë, Vejcë, Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Gajre dhe shumë qytetarë të Tetovës e të fshatrave të rrethit. Në këtë miting Fadil Hoxha, së pari foli për situatën politike e veçanërisht për shqiptarët në Jugosllavi, të krijuara, në saje të Vendimeve të Plenumit të IV të Brioneve. Ai më pas kërkoi që shqiptarët duhet të angazhohen që ato vendime të zbatohen në të gjitha lëmitë e jetës. Fadil Hoxha theksoi se pozita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku jetojnë në Jugosllavi, do të jetë e avancuar në të gjitha fushat e jetës si në punësim, arsim, ekonomi, dhe në të ardhmen ligjet do të zbatohen njësoj për të gjithë popujt pa dallim përkatësie etnike apo fetare. Ai në miting theks të posaçëm i kushtoi rëndësisë së shkollimit si parakusht dhe bazë, që shqiptarët të jenë të barabartë në të gjitha lëmitë e zhvillimit ekonomik, arsimor kulturor. Fadil Hoxha posaçërisht i porositi qytetarët prezent në miting, se në shkollim duhet të përfshihen vajzat. “Ato janë bazë e fortë për emancipimin e popullit shqiptar. Femra e arsimuar është mësuese e familjes”, u shpreh Hoxha. Pas përfundimit të mitingut në shtëpinë e teqesë u shtrua drekë për nder të Fadil Hoxhës. Mitingu bëri jehonë në të gjitha trojet shqiptare në Maqedoni dhe kjo ndikoi shumë te popullata shqiptare që numri i vajzave shqiptare në të gjitha shkollat dhe fakultetet të rritet, edhe pse në Maqedoni vetëm gjimnazi në Tetovë dhe Normalja “Liria” në Shkup, kishin paralele në gjuhën shqipe, ndërsa në Universitetin e Shkupit nuk kishte degë të fakulteteve në gjuhën shqipe, andaj shumë studentë dhe studente, regjistroheshin në fakultetet në Prishtinë, të cilët në atë kohë ishin degë të Universitetit të Beogradit. 59


Salih Salihu

Me angazhimin direkt të Fadil Hoxhës dhe përkrahësit tjerë të tij, në vitin 1972 në Prishtinë themelohet Universiteti i Prishtinës, i cili bëri jehonë të madhe në aftësimin e kuadrove jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët që ishin nën pushtimin Jugosllav. Bëra ca fjalë për Fadil Hoxhën, për arsye se gjatë hetimeve më bënin presion të hatashëm, vetëm e vetëm të shpikë diçka kundër tij. Qëllimi i inspektorëve të sigurimit maqedonas, ishte që të grumbullojnë material për ta akuzuar Fadilin, se gjoja përzihet në punë të brendshme të Maqedonisë dhe se e nxit nacionalizmin shqiptar, si dhe ai mbante lidhje të ngushta me disa funksionarë shqiptar nga Maqedonia. Në burg unë do të kuptojë se sa urreheshin drejtuesit komunist shqiptarë nga komunistët “maqedonas”, sidomos urrejtja ndaj Fadil Hoxhës, Bajram Golës dhe Azem Zulfiqarit ishte e tmerrshme. Ndaj meje ushtrohej dhunë psikologjike që të më detyrojnë të nënshkruaj deklarata të shkruara nga zyrtarë të UDB-së maqedonase, duke më premtuar se do të lirohem nga aktakuza dhe se do të më besoheshin funksione më të larta në republikë dhe federatë.

60


PJESA E TRETË

DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË

61


DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË 1. Shpërthimi i demonstratave Në Tetovë nuk kishte klimë të tillë që mund të dyshohej se do të ndodhë ndonjë ngjarje e madhe sikur demonstratat që ishin organizuar kohë më parë në Kosovë. Në Kosovë populli ishte përgatitur nga aspekti psikologjik dhe pritnin një ngjarje të tillë. Në Tetovë ndodhi një protestë e gjimnazistëve për hapjen e shkollave të mesme shqipe. Por ajo nuk pati jehonë sikur demonstratat e Kosovës, sepse për dallim protestës së Tetovës, demonstratat e Kosovës ndikuan në frymëzimin e popullit. Grisja e flamurit shqiptar do të jetë shkaku i shpërthimit të demonstratës, edhe pse edhe në Tetovë nga disa intelektualë e atdhetarë të shquar shqiptarë bëheshin parapërgatitjet e demonstratave, duke e shkruar platformën e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni. Demonstratat shqiptare të Tetovës siç dihet shpërthyen një muaj pas atyre të Kosovës. Sipas deklaratave të disa aktivistëve të Tetovës, iniciatorë për mbajtjen e demonstratave, të njëjtat ishin paraparë të mbaheshin në pranverë të vitit 1969. Deri atëherë të bëheshin parapërgatitjet e duhura me kërkesa të detajuara, ku do të përfshiheshin të gjitha lëmitë për të drejtat e shqiptarëve dhe ndërprerjen e menjëhershme të statusit diskriminues të tyre. Mirëpo shovinisti maqedonas Sreçko Janevski, në mbrëmjen e 22 dhjetorit të vitit 1968, e grisi flamurin kombëtar shqiptar, i cili ishte i vendosur në lokalin e Ismail Spahiut, rrobaqepës, në rrugën “Ilinden”. Ky gjest tejet shovinist, provokoi tej mase 63


Salih Salihu

shqiptarët, të cilët reaguan menjëherë. Është e rëndësishme të thuhet se reagimi erdhi spontanisht nga disa qytetarë shqiptar të cilët rastësisht ndodheshin në vendngjarje. Disa nga ata qytetarë të revoltuar, veçanërisht të rinjtë të hidhëruar, vrapuan për ta kapur atë, mirëpo ai hyri në Hotel “Maqedonia” dhe kërkoi ndihmë nga punëtorët e hotelit, shumica e të cilëve ishin maqedonas. Për t’i dalë në ndihmë Sreçko Janevskit, ata i mbyllën dyert e hotelit dhe mysafirët që ndodheshin brenda i nxorën jashtë. Masa e madhe e popullit të revoltuar nga punëtorët e hotelit për mbrojtjen e këtij shovinisti u hakmorën duke i thyer xhamat e hotelit dhe më pas shkuan në drejtim të dyqanit të tij ku i thyen vitrinat e lokalit të S. Janevskit. Disa shokë të tjerë intelektualë, si arsimtarët Abdulla Kalishta dhe Selajdin Hyseni, mjekët Dr. Harun Jakupi e Mamut Bajraktari (tre të parët tash të ndjerë) shkuan te Xhemajli Veseli, për ta informuar atë rreth provokimit të sipërpërmendur. Nuk kaluan as dy orë pas këtij takimi, të gjithë pa përjashtim u burgosën dhe masa e madhe e popullit shpërndahet nga policia. Të nesërmen më 23 dhjetor, ora 8, unë isha duke shkuar në punë në Ndërmarrjen tregtare “Jellak” në Tetovë, zyrat e së cilës ishin në katin e parë në objektin që fillonte nga shitorja e Teteksit, në afërsi të dyqanit të fotografit famëkeq Janevski, në qendër të Tetovës. Kur mbërrita te semafori dhe duhej të kaloja në anën tjetër, pashë numër të madh të rinjsh që rrinin karshi dyqanit të fotografit, ndërsa para dyqanit qëndronin shumë policë, të cilët e siguronin lokalin. Unë u ndala aty afër, pasi më interesonte pse aq shumë policë e mbronin dyqanin e atij shovinisti. Aty mora vesh, se policët i siguronin punëtorët e Entit për sigurimin e pasurisë, të cilët ishin duke bërë 64


NGJARJE DHE DËSHMI

regjistrimin e aparateve dhe mjeteve tjera të punës, që ishin shkatërruar nga demonstruesit e mbrëmjes së 22 dhjetorit të 1968, për ta vlerësuar e përcaktuar shumën e kompensimit që duhej t’i paguhej fotografit. Mirëpo i revoltuar nga masa që shikonin nga lokali i tij, Sreçko Janevski doli te dera e lokalit dhe iu drejtua masës duke e ngritur krahun e djathtë me gjest të theksuar se askush nuk mundet t’i bëjë asgjë. Në këtë gjest të shëmtuar dhe ofendues për shqiptarët, menjëherë reagoi Sejfulla Zylbehari, i njohur me nofkën “Sefa”, i cili gjendej afër semaforit dhe filloi të bërtasë: “Dole makedonski shovinisti” - (“Poshtë shovinistët maqedonas”), ndërsa në anën tjetër të rrugës filloi të bërtiste edhe i ndjeri Jakup Leka: “Rroftë Fadil Hoxha”, “Poshtë shovinistët”. Një numër i madh i qytetarëve shqiptarë të cilët rrinin duke shikuar se çka po ndodhte, iu bashkëngjitën masës, duke brohoritur “Duam barazi”, dhe të gjithë u drejtuan dhe shkonin rrugës në drejtim të Xhamisë së Sahatit dhe duke vazhduar rrugës “Ivo Llolla Ribar” kah Çarshia e Epërme. Gjatë rrugës u bashkëngjitën shumë qytetarë. Ata hynë në oborrin e policisë duke kërkuar që të lirohen të burgosurit në mbrëmjen e kaluar më 22 dhjetor 1968, duke brohoritur – ‘Lironi shokët tanë, Abdullah Kalishtën, Harun doktorin, Mahmut doktorin, Salajdin Hysenin’, e kështu me radhë. Demonstruesit hasën në forca të mëdha të policisë të cilët gjuajtën me armë ndaj demonstruesve, por me plumba qorre. Mirëpo disa pjesëmarrës dhe shumë të rinj nga frika se po i vrasin deshën të kërcejnë në lumë, i cili në atë kohë, kishte shumë ujë, e që paraqiste rrezik. Nga dritaret e zyrës së sekretariatit për punë të brendshme, Burhan Nebiu u bërtet demonstruesve: ‘Mos u frikoni nga gjuajtjet, se ato gjuajnë me plumba qorre’, dhe kjo ndikoi që demonstruesit të qetësohen dhe u larguan pa pasoja, e që mund të ndodhte në rast se hidheshin në lumin e 65


Salih Salihu

ftohtë dhe me shumë ujë. Për këtë veprim duhet falënderuar të ndjerin Burhan Nebiu, i cili në kohë dhe vend të duhur veproi ashtu si i ka hije një shqiptari të vyeshëm dhe me vetëdije kombëtare. Demonstruesit e lëshuan burgun e policisë, pasi policia i bindi se në burg nuk ka asnjë të burgosur nga pjesëmarrësit e demonstratave. Ata u nisën në drejtim të gjimnazit ku iu bashkëngjitën edhe nxënësit e gjimnazit. Me gjimnazistët u rrit shumë numri i pjesëmarrësve në demonstrata. Nga Xhamia e Larme vazhdojnë rrugën për në qendër të Tetovës. Numri i pjesëmarrësve rrugës rritej shumë e më shumë. Kur demonstruesit arritën në qendër, numri i tyre sipas shtypit të atëhershëm komunistë arriti mbi 10.000. Mirëpo, realisht numri i pjesëmarrësve në ato demonstrata ishte shumë më i madh. Në qendër mbanin flamuj kombëtar dhe parulla të shkruara nga Faik Mustafa në librarinë “Rilindja”. 2. Masat represive të pushtetit komunist pas demonstratave Menjëherë, pas demonstratave të 22-23 dhjetorit, organet më të larta të Sigurimit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, me vendim të posaçëm i suspenduan të gjitha kompetencat e organeve të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Tetovës dhe ato kaluan në kompetencë të organeve të Republikës. Ndërkohë pas disa muajve Burhan Nebiu shkarkohet nga detyra e sekretarit për punë të brendshme me motivacion se i ka trimëruar pjesëmarrësit e demonstratave duke i informuar se policia gjuan me plumba qorre. Politika diskriminuese që ndiqej nga pushteti komunist i Shkupit, pas klimës postbrioniane, në rrethana kur në Kosovë 66


NGJARJE DHE DËSHMI

ishte krijuar një klimë krejtësisht tjetër, shkaktoi pakënaqësi të madhe te popullata shqiptare. Në të gjitha fushat e veprimtarisë hetoheshin dallimet e mëdha midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo arriti kulmin më 22 dhjetor me grisjen e flamurit shqiptar që u bë shkaktar e demonstratës e cila nga organizatorët nuk ishte paraparë të fillojë në atë periudhë. Gjatë kohës së demonstratave siç u tha më sipër, arritën përforcime të mëdha të forcave policore të pajisur me autoblinda nga shumë qytete të Maqedonisë. Hixhet Ramadani me disa udhëheqës tjerë komunistë të Tetovës bëri thirrje publike që demonstratat të marrin fund në të kundërtën organet policore do të marrin masa të ashpra ligjore. Menjëherë nëpër rrugët e Tetovës dolën edhe forcat ushtarake me tërë arsenalin e armatimit, tanke dhe mjete të tjera të blinduara të cilët demonstronin kërcënim ndaj demonstruesve. Më 24 dhjetor 1968, u mbajt mbledhja e organizatës bazë të LK të Ndërmarrjes Tregtare “Jellak”. Në mbledhje nga Komiteti Komunal merrte pjesë Drejtori i Ndërmarrjes Tregtare “Delikates” Gligur Simovski, përndryshe anëtarë i Komitetit të LK të Tetovës. Posa u hap mbledhja, fjalën e mori anëtari i sipërpërmendur, i cili përveç tjerash informoi të pranishmit për demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit, duke i cilësuar ato si “armiqësore” e që sipas tij të njëjtat “janë organizuar nga grupet e ndryshme që punojnë kundër shtetit” dhe se Komiteti “ka marrë qëndrim që ato të dënohen si armiqësore dhe irredentiste”, ndërsa “ndaj pjesëmarrësve të merren masa të ashpra ligjore, duke e pas parasysh faktin se në to janë brohoritur parulla me përmbajtje armiqësore dhe kundër shtetit.” Menjëherë pas tij (Simovski njiheshe si antishqiptar i përbetuar, me të cilin unë më parë kisha pasur konflikte lidhur 67


Salih Salihu

Në kamion aranzheristi Muharem Jakupi, ndërsa poshtë unë (majtas) me drejtorin Byrhan Muedini gjatë ekspozitës për prodhimet e tekstilit të ndërmarrjes tregtare "Jellak", mbajtur nëpër rrugët e Tetovës me pranimin e punëtorëve shqiptarë, duke më kritikuar se e kam shndërruar këtë ndërmarrje në ndërmarrje shqiptare), e mora fjalën unë, ku midis të tjerash bëra një reagim të ashpër ndaj qëndrimeve të tij, në lidhje me kualifikimin politik të demonstratave dhe pjesëmarrësve të tyre. Në vazhdim propozova që ky qëndrim të mos aprovohet kështu në shpejtësi pa u bërë analiza dhe vlerësime të drejta dhe të 68


NGJARJE DHE DËSHMI

argumentuara. E tërë këtë e arsyetova me faktin se, “në qëndrimet që duhet ti miratojmë fare nuk përmendet nxitësi i demonstratave Sreçko Janevski, i cili në këtë rast nuk është vetë, por prapa tij qëndrojnë shumë të tjerë që me këto veprime kanë nëpërkëmbë simbolet kombëtare të një populli me shumicë në Tetovë dhe në disa vise tjera të Maqedonisë.” Jo vetëm në këtë, por në të gjitha mbledhjet dhe forumet partiake, qëndrimi ishte i njëjtë. Ndërsa në anën tjetër veprimet antishqiptare të shovinistëve sllavo-maqedonas kalonin në heshtje pa u dënuar fare. Kundër diskutimit tim u paraqitën edhe disa punëtorë “maqedonas” të cilët veç tjerash, pohuan se “në demonstrata ka marrë pjesë aktive” edhe vëllai im Hamiti. Ishte më se e qartë se punëtorët maqedonas ishin të dirigjuar nga organet e shërbimit sekret maqedonas UDB-a, që të më akuzojnë mua, përkatësisht Hamitin, që më pas të merren masa disiplinore kundër meje. E gjithë kjo nuk më shqetësoi aspak, përkundrazi, menjëherë pas këtyre akuzave, dola në foltore dhe në mënyrë të qartë dhe të prerë pohova se “Hamiti në demonstrata ka marrë pjesë së bashku me nxënësit e gjimnazit si çdo shqiptar, i gatshëm ta mbroj dinjitetin kombëtar dhe asnjëherë nuk do të lejojmë që disa shovinist të vendosin për fatin e simboleve tona kombëtare shqiptare.” Pas mbarimit të mbledhjes Simovski, i cili përfaqësonte KK të LKM për Tetovë, si zakonisht një kopje të procesverbalit të mbledhjes, e kishte dërguar në komitet, ndërsa një kopje edhe në polici – në sektorin për sigurim shtetëror. Me rastin e gjykimit tim, në Gjyqin e Qarkut në Shkup, si dëshmitar i prokurorit u paraqitën shumë dëshmitarë, kryesisht punëtorë të ndërmarrjes ku unë punoja, por edhe vetë Simovski. Kështu njëra nga dëshmitaret, deklaroi se në mbledhjen partiake të ndërmarrjes paskam deklaruar se: “Kurdo që të më jepet 69


Salih Salihu

mundësia do ta vrasë Sreçko Janevskin, sepse ai ka kontribuar për gjendjen e krijuar, si dhe që demonstratat ishin të drejta, për shkak se popullata pati të drejtë të reagojë”. Më tej, dëshmitarja shtoi, se gjatë fjalimit tim, paskam thënë se: “Mjetet e informimit për ngjarjet e Tetovës si televizioni, radio, shtypi kanë qenë të njëanshme dhe se i kanë sulmuar vetëm shqiptarët, ndërsa për maqedonasit asgjë nuk është thënë dhe se si ai gazetar që ka shkruar në shtyp ka qenë jonormal dhe se nuk ka ditë se çka shkruan, sepse gjithçka çka është publikuar nuk është e vërtetë, por e gjithë ajo është një tendencë kundër kombit shqiptar.”8 Ndërsa anën tjetër dëshmitari Gligorie Simovski, veç tjerash më akuzoi se: “Unë qenkam një nacionalist i rrezikshëm dhe se me qëndrime të njëjta paskam diskutuar edhe në Kuvendin e Tetovës, dhe të njëjta qëndrime i kam pasur edhe si sekretar ku kam pranuar numër të madh punëtorësh shqiptarë dhe se shitoret i paskam furnizuar me flamuj shqiptarë, të cilët janë përdor gjatë demonstratave duke e shndërruar ndërmarrjen në ndërmarrje shqiptare.” Më 25 dhjetor 1968 mbahet mbledhja e përbashkët e Komitetit Komunal të LKM-së dhe Organizatave politikoshoqërore të Tetovës. Në mbledhje mora pjesë në cilësinë e kryetarit të Sindikatës Komunale për veprimtari terciale (tregti, zejtari dhe turizëm) të Tetovës. Mbledhjen e hapi Xhemajl Vejseli, kryetar i komitetit i cili i paraqiti qëndrimet e Komitetit Komunal të LKM-së, ku veç tjerash në të thuhej: “Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968, kanë ndikimin e tyre në gjendjen politike të komunës sonë, për shkak se ata ishin të përqendruara kundër integritetit territorial të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si edhe 8

Dosja e UDB-së, nr. 20233, 25.12 1968, Tetovë

70


NGJARJE DHE DËSHMI

kundër vëllazërim - bashkimit ndërmjet popullit maqedonas dhe kombësive shqiptare dhe turke...”. Ai, në vazhdim, pasi i numëroi “të arriturat e mëdha” të shqiptarëve, siç u shpreh “falë politikës konstruktive të LKM-së”, shtoi: “Demonstratat ishin drejtpërsëdrejti të orientuara edhe kundër afirmimit të kombësisë shqiptare, sepse për qëllim patën ndërprerjen e proceseve pozitive në emancipimin e kombësive dhe anarkinë e mëtutjeshme të tyre, bashkërisht me popullin maqedonas në ndërtimin e shoqërisë socialiste vetëqeverisëse...”. Më pas Xhemail Vejseli, foli rreth organizimit paraprak të demonstratave, që sipas tij, organizatorët “me forcë i kanë vendosur flamujt nëpër minare gjatë kohës së Bajramit, pa dëshirën e klerikëve fetarë”, pastaj “thirrjen e punëtorëve të arsimit nga fshatrat që të lajmërohen në kuvendin komunal me 23 dhjetor, gjoja për incizimin e një emisioni për televizion; thirrjen e nxënësve shqiptarë që të dalin në shesh për shkak mbajtjes së një mitingu për Vietnamin; mbishkrimet, pamfleteve etj.”, prandaj sipas tij, janë të papranueshme “disa të dhëna që dalin nga disa tubime të veçanta, në të cilat përpiqen që demonstratat ti paraqesin si spontane, të paqëllimta, joserioze dhe si vepër e huliganëve, duke e lanë anash karakterin dhe qëllimin e këtij akti.” Në fund të fjalimit ai u shpreh: “Demonstratat e organizuara më 22-23 dhjetor 1968 në Tetovë, patën karakter armiqësor, qëllimi i së cilave është bashkimi i Maqedonisë Perëndimore me Kosovën, ndërsa në një të ardhme më të afërt këto territore t’i bashkëngjiten Shqipërisë.” Menjëherë pas Xhemajl Vejselit, e mora fjalën dhe në tërësi i kundërshtova vlerësimet e tilla, që sipas meje të njëjtat janë “të shpejtuara dhe të paargumentuara”. Në vazhdim të fjalimit u shpreha: “Kur them të paargumentuara, këtë dua ta mbështes në faktin se brohoritje të tilla nuk ka pas nga 71


Salih Salihu

demonstruesit. Nuk pati as parulla të shkruara përveç 4-5, në të cilat thuhej: ‘Poshtë shovinizmi maqedonas’, ‘Duam barazi dhe simbolet tona kombëtare’, etj. Kualifikimet e tilla janë vetëm trillime për ta rënduar dhe dramatizuar situatën, që më pas të përkrahet dhuna dhe terrori nga organet e federatës dhe atyre ndërkombëtare.” Unë, në fjalimin tim dhash sqarime se në mënyrë indirekte thuajse për së afërmi i kam përcjellë demonstratat dhe se “këto vlerësime aspak nuk i përgjigjen realitetit”, duke e shpreh habinë time se “çka fiton shteti me këto etiketime ndaj popullit shqiptar?! Këto vlerësime janë të pavërteta që sipas mendimit tim shtetit i sjellin dëm, ndërsa në anën tjetër ato do të marrin jehonë në tërë botën.” Në vazhdim, kritikova platformën e përgjithshme politike të miratuar nga organet më të larta politike e shtetërore, si politikë “antishqiptare të ngjyrosur me një shovinizëm histerik kundër një populli në trojet e veta shekullore.” E tërë këtë e mbështeta nga fakti se “nga policia nuk u kursyen as deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, të cilët u rrahën në pikë të ditës vetëm pse ishin shqiptar.” Si shembull konkret e paraqita rastin e deputetit shqiptar nga Poroji, të cilin policia në rrugë e maltretoi dhe e rrahu me shkopinj gome e shqelma, ndërsa ai bërtiste “mos më rrihni, unë jam deputet i Maqedonisë, kam imunitet, nuk jam armik.” E tërë kjo, për policinë nuk mjaftonte, përkundrazi, ata vazhdonin ta rrahin duke i thënë: “Ti je armik i shtetit vetëm pse je shqiptar”. Në fund, e shpreha qëndrimin tim rreth demonstratave ku midis tjerash thash se për: “këto ngjarje që ndodhën nuk mund të dënohet dhe maltretohet i tërë kombi shqiptar. Përgjegjësia është individuale le të përgjigjet ai që ka bërë kundërvajtje, pasi pjesëmarrja në një demonstratë të pa paralajmëruar është kundërvajtje e paraparë me dispozitat ligjore në fuqi. Unë si jurist gjithmonë jam të zbatohet ligji e jo 72


NGJARJE DHE DËSHMI

anarkia që është duke vepruar në Tetovë, përgjegjësit janë individuale e jo kolektive.” E tërë atë që e thashë ishte e kotë, sepse ajo hasi në veshë të shurdhur tek shovinistët maqedonas dhe bashkëpunëtorët e tyre funksionar komunistë shqipfolës. Kjo u pa në komunikatën e përpiluar në fund të mbledhjes ku veç tjerash në të thuhej: “Karakteri shovinist dhe armiqësor i demonstratave, me qëllime të hapura separatiste, me të drejtë solli një rezistencë të hidhur dhe dënime të ashpra nga popullata e komunës së Tetovës. Pikërisht, karakteri i organizimit të demonstratave dhe parullat e përgatitura paraprakisht nga udhëheqësit e tyre, e vërteton vlerësimin e organizatave politiko-shoqërore dhe klasës punëtore nga komuna e Tetovës, se në këtë rast bëhet fjalë për një atak të drejtpërdrejtë të shoqërisë sonë vetëqeverisëse socialiste, në arritjen e vëllazërim - bashkimit ndërmjet maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve, në integritetin e Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe integritetin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”. Më tej në komunikatë, thuhej se “e tërë kjo, jo vetëm se paraqet, por detyrimisht e imponon luftën e vendosur dhe efikase kundër çdo udhëheqësi të nacionalizmit, veprimtarisë së fshehtë apo të hapur të elementëve armiqësore..” Duhet të vëmë në dukje se me qëndrimet e Konferencës Komunale të LKM për Tetovë, u pajtua edhe KQ i LKM, i cili me 13 janar 1969, thirri plenumin e III të KQ të LKM, me rend dite “Raport i Sekretariatit të Komitetit Qendror të LKM ndërmjet Plenumit të Dytë dhe Tretë të KQ LKM”9. Raportin, para të pranishmëve e paraqiti Xhemail Vejseli, i cili në fillim 9

DARM.1.427.170.17/355-494, Stenogramski bele{ki od tretata sednica na Centralniot komitet na SKM odr`ana na 13.1.1969 godina.

73


Salih Salihu

tekstualisht thekson: “Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968, kanë ndikimin e tyre në gjendjen politike të komunës sonë, për shkak se ata ishin të përqendruara kundër integritetit territorial të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si edhe kundra vëllazërim bashkimit ndërmjet popullit maqedonas dhe kombësive shqiptare dhe turke..” Ai, në vazhdim, pasi i numëron “të arriturat e mëdhaja të shqiptarëve falë politikës konstruktive të LKM”, shton: “Demonstratat ishin drejtpërsëdrejti të orientuara edhe kundra afirmimit të kombësisë shqiptare, sepse për qëllim patën ndërprerjen e proceseve pozitive në emancipimin e kombësive dhe anarkinë e mëtutjeshme të tyre, bashkërisht me popullin maqedonas në ndërtimin e shoqërisë socialiste vetëqeverisëse..”10 Më pas Xhemail Vejseli, flet rreth organizimit paraprak të demonstratave, që sipas tij, organizatorët: “me forcë i kanë vendosur flamujt nëpër minare gjatë kohës së Bajramit, pa dëshirën e klerikëve fetarë”, pastaj “thirrjen e punëtorëve të arsimit nga fshatrat që të lajmërohen në kuvendin komunal me 23 dhjetor, gjoja për incizimin e një emisioni për televizion; thirrjen e nxënësve shqiptarë që të dalin në shesh për shkak mbajtjes së një mitingu për Vietnamin; mbishkrimet, pamfleteve etj.”, prandaj sipas tij, janë të papranueshme: “disa të dhëna që dalin nga disa tubime të veçanta, në të cilat përpiqen që demonstratat t’i paraqesin si spontane, të paqëllimta, joserioze dhe si vepër e huliganëve, duke e lënë anash karakterin dhe qëllimin e këtij akti.”11 Në debatin e zhvilluar, menjëherë pasi u lexua raportit nga ana e Xhemail Veselit, u paraqitën mendime të ndry10 11

Po-aty Po-aty

74


NGJARJE DHE DËSHMI

shme, rreth “masave të ndërmarra si nga ana e organizatave politike, po ashtu edhe nga organet policore, ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratave në Tetovë.” Sipas, Sllavko Millosavlevskit: “zërat që ditëve të fundit po dëgjohen se gjoja organet shtetërore kanë qenë shumë të rrepta, tepër frontale në luftën kundra organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratave nuk qëndrojnë”, sepse siç thekson “organet shtetërore dhe para së gjithash organet e sigurimit veprojnë në pajtim me rolin, të drejtën dhe përgjegjësin e tyre.” “Në të kundërtën “, vazhdon Millosavlevski “nëse ata kishin një paraqitje të kundërt, e cila do të lente zbrazëtirë në përgatitjen tonë që me të gjitha mjetet ta mbrojmë integritetin e bashkësisë sonë, në kuadër të veprimtarisë së tillë të organeve të sigurimit do të krijoheshin iluzione te një pjesë e elementeve të pazbuluara nacionaliste dhe kjo do të krijonte një tension të ri që do t’i zvogëlonte mundësit tona deri në fund t’i kryejmë punët tona dhe në këtë mënyrë me ta të ballafaqohemi..”12 Karakteristikë e veçantë e këtij plenumi, është se gjatë debatit të zhvilluar rreth kësaj pike, do të inkuadrohen edhe anëtarët shqiptar në KQ të LKM, të cilët bëjnë gara njëri tjetri se cili është më maqedonas se maqedonasi. Kështu, Meti Kërliu, në paraqitjen e tij shprehet: “Unë nuk mund të largohem nga përshtypja dhe mendimi se nëse me të vërtetë duam t’i përcjellim këto paraqitje të kombësisë shqiptare të mos mundemi të gjejmë një vazhdimësi historike nëse kthehemi më mbrapa. Ne e dimë se edhe në kohën e okupacionit kur qe siguruar një progres armiku gjithmonë atëherë dilte në skenë dhe manifestonte. Në rastin konkret 12

Po-aty

75


Salih Salihu

të analizave të këtyre paraqitjeve edhe në teren ndikonte veprimtaria e bandave balliste..”13 Më pas, Kërliu, ndalet në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, duke e përshkruar veprimtarinë politike të organizatës së “NDSH”, e që demonstratat e Tetovës, paraqesin vazhdimësi të politikës siç thekson ai “armiqësore të asaj organizate”, e cila “të njëjtin flamur donte ta ngrejë, për ta penguar bashkimin e popujve tanë. Kjo për armikun ishte një sinjal për veprim.” “Prandaj”, vazhdon Kërliu “Përgjigjja edhe e kësaj veprimtarie në Tetovë, madje kudo qoftë si dhe në cilën kohë të paraqitet kjo, vjen nga një qendër, kur i hapëm shtigjet e jetës shoqërore, demokracisë, kur u sqaruan shumë çështje edhe lidhur me flamurin dhe pikërisht kjo ishte sinjali i elementeve armiqësore, qoftë në simbolin e flamurit, ose tjetër, ose kur kombësia shqiptare kori rezultate të dukshme dhe kur u krijua inteligjenca shqiptare, kur njeriu punëtor tërësisht u çlirua, tërësisht vetëqeveris pikërisht në atë moment u paraqiten elemente të ndryshme armiqësore.. etj.”14 Në anën tjetër, Sadik Sadiku, është i mendimit, se “për një paraqitje të tillë”, krahas “elementeve reaksionare” janë edhe disa faktorë tjerë, në radhë të parë “Flaka”, e cila sipas tij “duke i mohuar rezultatet pozitive dhe duke i theksuar vetëm çështjet negative, ndikoi që në Pollog të elektrizohet klima politike. Parashtrohet pyetja, a thua “Flaka” ishte e vetme? Mendoj se pas Flakës qëndronin njerëz të caktuar nga kombësia shqiptare, madje edhe nga politika oficiale”15. Ndërsa, sipas Kadri Jakupit. “Paraqitjet në Tetovë, të cilat kanë karakter anti-nacional ndaj politikës së LK, shumë pak 13 14 15

76

Po-aty Po-aty Po-aty


NGJARJE DHE DËSHMI

janë dënuar nga anëtarët e LK..”16, që ndaj kësaj deklarate, ashpër reagon Xhemail Vejseli, i cili, duke iu kundërvuar pohimeve të Jakupit shprehet: “Nëse nuk është e qartë, unë edhe njëherë mund ta përsërisë se demonstratat në Tetovë nuk patën karakter për zgjidhjen e barazisë së kombësive. Duhet të thuhet se armiku klasor ngelë armik klasor dhe në momente të caktuara ai paraqitet me qëllimet dhe mendimet e veta për të krijuar një gjendje të tillë.”17 Nuk kaluan as dy orë të plota, pasi mbaroi mbledhja , përkundër faktit që posedoja imunitet, arrestohem së bashku me vëllanë Hamitin (mbledhja mbaroi në ora 15-të, ndërsa arrestimi im kryhet në ora 17-të të së njëjtës ditë). E tërë kjo paraqet një dëshmi, se shqiptarët në atë kohë nuk kishin as mbrojtje ligjore dhe se gjithmonë ata janë trajtuar si armiq të sllavëve pa marrë parasysh funksionin e tyre që kanë ushtruar për momentin. Ata burgoseshin vetëm pse kishin qëndrim tjetër nga ata, të cilët vlerësimet i krijonin në zyrat a tyre sipas mllefit, urrejtjes, qejfit e jo sipas fakteve dhe realitetit. Krejt kjo bëhej që të hapen rrugët për keqtrajtim dhe diskriminim edhe ma të madh ndaj një kombi tjetër, vetëm e vetëm se nuk është sllav, por është shqiptar i cili me shekuj qëndronte në tokat e veta etnike. E tërë ajo që u tha mësipër, në shikim të parë duket e parëndësishme, mirëpo realisht, rastet e tilla shprehin në mënyrë flagrante diskriminimin që u bëhej shqiptarëve e që vazhdon t’u bëhet edhe në ditët e sotme. Para Plenumit të Brioneve, si edhe shumë më parë se të shpërthejë demonstrata shqiptare në Tetovë, sllavo-maqedonasit, ndërmorën masa për ndryshimin e strukturës së popullsisë në viset shqiptare në Maqedoni. 16 17

Po-aty Po-aty

77


Salih Salihu

Për realizimin e këtij projekti antishqiptarë, pushteti “popullor” maqedonas, zbatonte shpërnguljen e detyrueshme të popullsisë shqiptare për në Turqi në njërën anë, ndërsa në anën tjetër bënte kolonizimin e atyre viseve me elemente sllave, si me rusë, bullgarë, ukrainas e serbë. Kolonat serbe që ishin krijuar nga ish Mbretëria e SKS (Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë), para Luftës së Dytë Botërore ishte e pamjaftueshme për qeveritarët e Shkupit. Nuk është rastësisht që në Entin e Statistikës as në kohën e Jugosllavisë dhe as pas pavarësisë së Maqedonisë, nuk ka pasur të punësuar shqiptarë nuk ka edhe sot, përveç një rojtari. Për sllavët e ardhur nga Greqia dhe nga vende të tjera, pati përparësi si në punësim ashtu edhe në të gjitha fushat e jetës, madje edhe pa pasur kualifikime përkatëse. Për ta u ndërtuan lagje të tëra me shtëpi individuale si dhe ndërtesa individuale dhe kolektive të banimit me kushte shumë të mira dhe u vendosën në të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë. Ky element ardhacak sllav, të ardhur ishte i privilegjuar dhe pati përparësi në inkuadrimin e të gjitha organeve të pushtetit, si në polici, institucionet publike, tregti, shëndetësi, si dhe në ndërmarrjet prodhuese. Shqiptarët shërbenin si rezervat tepricë e fuqisë punëtore dhe pranoheshin në punë kur për ato vende nuk kishte sllavë të interesuar. Kishte raste kur në disa vende pranoheshin edhe shqiptarë, por me obligim që ata t’i zbatojnë urdhërat që do t’u jepen nga organet e caktuara sekrete për bashkëpunim me pushtetin kundër individëve dhe grupeve të caktuara shqiptare. Politikë e përhershme ka qenë që derisa edhe një njeri i përkatësisë nacionale sllave të kërkojë punë, shqiptari nuk ka mundur të punësohet.

78


NGJARJE DHE DËSHMI

3. Revanshi pas demonstratës Menjëherë pas demostratave të vitit 1968, shovenistët sllav filluan fushatën antishqiptare në të gjitha lëmenjtë e jetës shoqërore. Shumë kuadro shqiptare u shkarkuan nga vendet udhëheqëse që mbanin në organizatat punonjëse në ekonomi, arsim, kulturë, si dhe në shumë institucione të pushtetit lokal dhe qëndor. Ata u shkarkuan nga vendet e tyre udhëheqëse të punës dhe u përcaktuan në pozita më të ulëta, ndërsa disa të tjerë u shpallën të papërshtatshëm dhe u përjashtuan nga puna. Shumë ndërmarje ekonomike që bashkëpunonin me ndërmarrjet e Kosovës ky bashkëpunim u ndërpre edhe pse Maqedonisë i sjellte dobi ekonomike finansiare. Nga mllefi antishqiptar ata hoçën dorë nga përfitimet e mëdha finansiare që realizonin nga Kosova. Sllavët deklaronin se nuk na duhet fitimi nga iredentistët shqiptarë. Unë në këtë rast dua ti informojë lexuesit se në vitin e kaluar (2009) ndërmarrjet e Maqedonisë kanë realizuar shitje të prodhimeve të Maqedonisë në Kosovë mbi 170 milion euro. Ndërsa Kosova ka realizuar qarkullim tregëtarë të prodhimeve nga Kosova më pak se 10% nga shuma që kanë realizuar ndërmarrjet e Maqedonisë. E tërë kjo bëhet në interes të forcimit të dominimit sllav në të gjitha fushat. Në ndërmarrjen tregëtare "Jellak" të Tetovës, së pari do të përjashtohet drejtori Burhan Muhedini pa kurrfarë preteksti nga puna, dhe në vende të tij emërohet një maqedon me profesion këpucëtar, i cili për dy tre vjetë të punës së tij kontribuon që me paftësitë e tij profesionale ndërmarrja e përmendur të likuidohet. Ndërsa disa të tjerëve ua ndërrojnë vendet e punës nga shef shitoreje në shitës ose 79


Salih Salihu

punëtor shërbyes. Shoqes sime Hajrije Salihu ia ndërrojnë vendin e punës, nga shef shitore në shitëse. Ajo duheshte tëcaktohet të punojë në ndonjë shitore si shitëse, por u paraqit një problem tjetër se atë nuk e pranonin shefat e shitoreve me përkatësi sllave. I njëjti problem u paraqit edhe te shefat shqiptarë, pasi edhe këta refuzonin që ajo të punojë në shitoret e tyre, duke parashikuar se mund të kishin pasoja të padëshiruara nga pushteti, pasi buri i saj ishte dënuar për vepër penale kundër shtetit. Me gjithë këtë diskriminim dhe trajtim brutal, Xhemal Jaha, një atdhetar i devotshëm reagon dhe shkon në drejtori, dhe i bind ata që bashkëshortja e Salihut – Hajrija të caktohet shitëse në shitoren ku ai ishte përgjegjës. Në të njëjtën kohë përjashtohet nga puna edhe vllau im Elez Salihu, si i papërshtatshëm për shkak se dy vëllezërit e tij janë të dënuar për vepra penale kundër shtetit dhe popullit të cilë gjenden në burg për vuajtjen e dënimit. Elezi tentoi në shumë ndërmarrje tjera të Tetovës të punësohet, por të gjitha dyert ishin të mbyllura, andaj edhe ai u detyrua të shkojë në Kosovë të Elez Salihu kërkojë punë dhe pas tre vite pritjeje u punësua në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja" në Prishtinë duke e caktuar si shitës në librarinë e kësaj ndërmarrjeje në Tetovë ku është duke punuar edhe sot. Me këtë dua të potencojë se sa herë familja jonë u ndëshkua dhe u nëpërkëmb nga pushteti sllav. Represaliet kundër shqiptarëve pas demonstratës morën përmasa të mëdha dhe shumëdimensionale. Pushte80


NGJARJE DHE DËSHMI

tarët nuk u kufizuan që t’i ndëshkojnë vetëm kundërvajtësit, por gjithë popullatën shqiptare, pa dallim gjinie dhe moshe. Kjo ishte një shfryrje e histerisë shoviniste e pansllavizmit. E gjithë kjo ishte në suazat e dhunës që ushtrohej ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët përjetuan një të kaluar të hidhur dhe tragjike, e karakterizuar me likuidime dhe burgosje të shumta të atyre që ndiheshin si shqiptar e nuk shkonin në Turqi, sidomos të intelektualëve. Ata keqtrajtoheshin gjatë hetimeve dhe gjatë mbajtjes së dënimeve dhe nga këto tortura çnjerëzore, disa prej tyre u zhdukën pa gjurmë ose u çmendën nëpër qelitë e burgjeve. Raif Maleziu, profesor i filozofisë, pas mbajtjes së burgut u shpërngul në Turqi. Në Turqi vajti edhe historiani Abdurrahman Karaga. Sadudin Gjura, arsimtar i gjuhës shqipe doli nga burgu me të meta psikike. Këto janë vetëm disa raste, e që paraqet vazhdimësi e dhunës së filluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, siç ishin ngjarjet e Monopolit në Tetovë, masakra e Ballacës së Shkupit, Sopotit të Kumanovës, pastaj masakra e Tivarit, Dubrovnikut dhe në disa vende të tjera ku vriten luftëtarët shqiptarë të mobilizuar. Në frontin e Sremit, shqiptarët vendosen në vijën e parë ballë për ballë me gjermanët e fortifikuar dhe të armatosur me armë më të përsosura. Në këto luftime vriten dhe plagosen një numër i madh i shqiptarëve. Pas mbarimit të luftës familjarët e shqiptarëve të vrarë pranonin një pagesë minimale – simbolike mujore. Për ngjarjet e Tivarit, Trogirit e të disa vendeve tjera është shkruar edhe nga publicistë të tjerë. Unë këtu e përmenda si rast, meqë gjatë pranimit në punë u kam dhënë përparësi familjeve që kanë sakrifikuar e kanë pasur të rënë në luftë. Këtë ngjarje unë këtu e përmenda vetëm si rast meqë nuk jam historian dhe nuk është çështje shqyrtimi ky problem. 81


Salih Salihu

4. Disa fjalë për veprimtarinë e vëllait tim Hamit Saliut Hamit Saliu, lindi në vitin 1948 në fshatin Sellcë. Këtu ai e kryen shkollën fillore me sukses të dalluar. Në vitin shkollor 1965/66, regjistrohet në Gjimnazin e Tetovës. Në kohën kur bëheshin përgatitjet për organizimin e demonstratave, si një ndër nxënësit më të dalluar dhe më besnik mori detyrën që në ditën e dytë të demonstratave, të bëjë organizimin e nxënësve të gjimnazit për t’ju bashkuar demonstruesve. Sipas planit të Hamit Saliu paraparë, përkatësisht më 23 dhjetor 1968, pas orës së tretë, nxënësit e paraleleve shqiptare nën udhëheqjen e Hamitit, iu bashkuan demonstruesve, të cilët sapo kishin dalë në qendër të Tetovës. Të udhëhequr nga ky djalosh, turmat e demonstruesve vinin dhe grumbulloheshin në qendër të Tetovës. Organet e sigurimit mundoheshin t’i shpërndanin demonstruesit me topa uji, por Hamiti i pa trembur hipi në kabinën e shoferit dhe e kap për flok vozitësin duke ia pamundësuar që të shpërndanë turmën me anë të ujit. Në atë moment vërsulen policët e tërbuar, të cilët brenda natës ishin grumbulluar nga republikat e atëhershme të ish Jugosllavisë, të cilët ju vërsulën atij për ta ndarë nga turma, për ta burgosur, mirëpo ai i pa trembur fare vërsulet në ta si një luan, duke luftuar fyt për fyti 82


NGJARJE DHE DËSHMI

me ata, plagosë disa prej tyre me kaçavidën e hekurt që kish pasur me veti. Me këtë rast plagosën rëndë tre policë të cilët menjëherë dërgohen në spitalin e Tetovës. Është e rëndësishme të vihet në pah, se Hamiti ishte mundës i njohur i ekipit të Tetovës, madje më i fuqishmi i gjeneratës së tij dhe ishte anëtar i reprezentacionit të Mundjes dhe njëherë kandidat serioz për garat e Olimpiadës të vitit 1972, të cilat do të mbaheshin në Gjermani. Pas përleshjes së sipërpërmendur, Hamiti e drejton turmën për në Komitetin Komunal të Tetovës dhe i pari futet në të dhe nga dritaret e komitetit e gjuan në oborr tërë inventarin e funksionarëve, përkatësisht klikës komuniste, me Xhemali Veselin në krye, e cila zbatonte politikë diskriminues ndaj shqiptarëve, ndërsa në dritaren e komitetit e vendos flamurin shqiptar, i cili për së pari herë valoi në atë ndërtesë. Më pas organet e UDB-së futen në ndërtesë dhe i largojnë nga zyrat demonstruesit, duke e mbrojtur Kryetarin e Komitetit Xhemali Veselin e largojnë nga ndërtesa.. Nga ndërtesa e komitetit së bashku me demonstruesit, Hamiti shkon në sheshin e Tetovës, dhe së bashku me një demonstrues tjetër, i quajtur Shefajet, ngrenë flamurin shqiptar në qendër. Nga qendra vazhdojnë marshimin e tyre në drejtim të lokalit të fotografit Sreçko Janevski, i cili kish grisur një natë më parë flamurin shqiptar dhe ia demolojnë në tërësi lokalin pasi vetë atë nuk e gjetën për ta gjykuar pa gjyq. Pas kësaj, demonstruesit shkojnë drejtë policisë së burgut ngase ishin në dijeni se një natë më parë ishin burgosur disa aktivist. Këtu demonstruesit dezinformohen nga udhëheqësit e policisë së burgut, se gjoja të njëjtit se janë lëshuar dhe se janë në vende të sigurta.

83


Salih Salihu

Pas ardhjes së forcave të mëdha policore nga tërë viset e Jugosllavisë, dhe pas një përleshje të paparë me ta, demonstruesit shp��rndahen në orët e vona të mbrëmjes. 5. Arrestimi i Hamitit Me 25 dhjetor nga forcat e mëdha policore rrethohet shtëpia jonë,fillimisht arrestohem unë, përkundër asaj se posedoja imunitet si këshilltar në Kuvendin komunal, duke më dërguar në vend të panjohur. Menjëherë më pas arrestohet edhe im vëlla Hamiti, të cilin së pari e dërgojnë në stadiumin e Tetovës. Këtu ndaj tij forcat policore ushtrojnë dhunë fizike barbare, që më pas ta dërgojnë në burgun e Tetovës. Më 31 dhjetor 1968, Hamitin nga Tetova dërgohet në burgun hetues të Shkupit në Shuto Orizarë, ku barbarisht torturohet më se 4 muaj. Pas 4 muajsh të kaluar në hetuesi, saktësisht më 29 prill 1969, dënohet me dy vjet burg të rëndë, sipas Nenit 18, Alinea 1, për vepër penale “Kundër shtetit dhe popullit”, me të cilin nen mijëra shqiptarë janë dënuar nga klika komuniste jugosllavo-maqedonase që nga viti 1944 e këndej. Pas vuajtjes së dënimit regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Në vitin 1976 diplomon dhe menjëherë kthehet në Tetovë. Këtu kërkon të punësohet, mirëpo ai nga pushtetarët komunist të Tetovës, konsiderohet i papërshtatshëm politikisht. Për këtë shkak, Hamiti detyrohet të kthehet në Kosovë, ku së shpejti punësohet në Bankën Qendrore të Mitrovicës, si Këshilltar i Lartë Juridik. Nuk vonoi shumë, ai përjashtohet nga kjo detyrë, me arsyetim se ka qenë i dënuar politikisht. Ky veprim ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare sipas së cilës punësimi përbënte një të drejtë fundamentale. Kjo ishte e 84


NGJARJE DHE DËSHMI

sanksionuar edhe me Ligjin Penal të Jugosllavisë në të cilin thuhej se me kalimin e një kohe prej 10 vjetësh nga dita e vuajtjes së dënimit, i dënuari llogaritej si i amnistuar. Mirëpo këto dispozita nuk vlenin për shqiptarët të cilët llogariteshin si të dënuar deri në vdekje. Kjo informatë, Bankës së Mitrovicës i erdhi nëpërmjet Gjyqit të Qarkut në Shkup. Në fakt e tërë kjo erdhi me ndërmjetësimin e disa inspektorëve të shërbimit sekret serbë, të cilët punonin në bankën e sipërpërmendur. 6. Arrestimi im Pas demonstratës së 22-23 dhjetorit, unë burgosem më 25 dhjetor 1968 në ora 17-të. Në shtëpi erdhën shumë forca policore dhe tre prej tyre më morën që të shkojë me ta në polici, ndërsa të tjerët e rrethuan shtëpinë dhe ngelin aty. Ata i kishin nxjerë jasht në obor të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, babain dhe nënën, të dy të moshuar, gruan me dy fëmijë të vegjël, Merita 3 vjet dhe Urani një vjeçar, edhe pse ishte kohë dimri me temperatura të ulta, policia kontrollonte shtëpinë dhe merte lloj-lloj gjërash që gjendeshin në shtëpi dhe sot e kësaj dite ato nuk na i kthyen. Mua më dërguan në polici dhe më lanë në korridor e më ruante një polic. Pas një kohe erdhi Kryetari i Kuvendit të komunës së Tetovës, Kostadin Mihajllovski, i cili më pa se jam burgosur, më përshëndeti me ironi duke më thënë “Zdravo Salia” - (”Tungjatjeta Sali”). Siç vura në dukje mësipër në cilësinë e këshilltarit në Kuvend, shumë herë kisha ardhur në konflikt me te, duke filluar që nga dita e parë kur ai u zgjodh për kryetar, në të cilën seancë, mes tjerash, thash se: “Kostadini mund të zgjedhet kryetar vetëm për maqedonasit, ndërsa për shqiptarët jo, deri 85


Salih Salihu

sa ai nuk deklarohet për disa shqiptarë të humbur, për të cilët ai direkt është përgjegjës.” Nuk shkoi 15 minuta pas ardhjes së tij, erdhi një polic më mori, por ai nuk më çoi në zyrë, më çoi poshtë në një podrum të errët pa dritë dhe aty u paraqitën 3-4 vetë si të maskuar dhe bashkë me policin filluan të më rrahin me shkopinj gome, derisa më rrëzuan dhe ashtu në një gjendje shumë të rëndë më lan në podrum të shtrirë për toke dhe të alivanosur. Në këtë rrahje kam bindjen se ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës.

Burgu i Tetovës Diku pas dy orësh, polici erdhi në podrum, e ndezi dritën dhe më shikoi mua nga këmbët deri në krye, duke më thënë: “Ti paske mbetur gjallë, nuk paske vdekur?!”. Më mori dhe më çoi në katin e IV-të, më futi në një zyrë dhe më urdhëroi të 86


NGJARJE DHE DËSHMI

ulem në një karrige. Në zyrë rreth një tavoline ishin 5 inspektorë të sigurimit, që unë nuk i njihja. Këta, ishin nga jashtë, pasi i tërë personeli i sigurimit shtetëror i Tetovës ishte suspenduar, përkatësisht atyre ua kishin marrë kompetencat. Inspektorët më morën në pyetje. Nuk kishin asnjë argument as për vepër penale e as për kundërvajtje. Megjithatë pyetjet shtroheshin me provokime, ironi dhe përbuzje përkitazi me problemet që i parashtronin shqiptarët, të drejtat që kërkonin ato. Më pyetën a i kam parë demonstruesit, a kam njohur dikë prej tyre dhe sa ka qenë numri në përgjithësi. Bënin pyetje të tilla që më bënin nervoz, sepse ishin me plot urrejtje dhe përbuzje. Kur nuk morën asnjë përgjigje që u përshtatej, më sollën letra dhe një kimik dhe më than shkruaj me emër e mbiemër më së paku njëqind demonstrues. Unë afër një orë e gjysmë rrija në karrige. Pas një kohe në atë zyrë hyri një inspektor dhe u ul në karrigen ku kish qenë më parë, dhe m’i kërkoi letrat. Unë u afrova te tavolina ia dorëzova letrat dhe kimikun pa asnjë emër. Ai më tha: “Pse ti sillesh kështu? Unë i’u përgjigja se kam shikuar turmën e nuk kam mundur as që më ka shkuar mendja që nga gjithë ato njerëz të vërej me qëllim të caktuar dhe t’i regjistroj demonstruesit. Ti deklarove se ka pas mbi dhjetë mijë demonstrues e tash nuk je në gjendje dhe nuk të kujtohet t’i shkruash njëqind prej tyre. I nevrikosur, me një zemërim dhe përbuzje ai më tha se do të kujtohet, por do të jetë vonë për ty. E shtypi një sustë në tavolinë dhe hynë brenda në zyrë dy policë. Mi lidhën duart me pranga dhe më çuan në ndërtesën tjetër të burgut komunal. Duke zbritur shkallëve nga kati i katërt e deri në burg mbi 10 policë që rrinin nëpër kate më kanë rrahur sa kanë mundur me shkopinj gome dhe me helmeta që i kishin në kokë saqë më mbuloi gjaku nga sytë e nuk mundesha të eci shkallëve. Më tërhiqnin zvarrë 87


Salih Salihu

nëpër shkallë dhe pastaj nga oborri e deri në burg, filluan përsëri me tortura fizike, saqë përgjegjësi i burgut, një shef i policisë bërtiti: “Mjaft më se këtu unë përgjigjem!” Atëherë më dorëzuan dhe shkuan nga burgu. Mua më vendosën në një dhomë ku aty gjeta mbi 40 veta pjesëmarrës të demonstratave. Po sikur unë edhe ata ishin të rrahur të përgjakur dhe të rraskapitur. Nuk kishte vend ku të ulesha, në dysheme, por kur ata më përgjakën dhe isha në gjendje të keqe, u ngushtuan dhe më bënë vend që të shtrihem. Shpinën e kisha vija-vija dhe në shumë vende lëkura e kokës më kishte pëlcitur, që disa shenja sot e kësaj dite kanë ngelur kujtim nga demonstratat para dyzet vjetësh. Pas disa orësh në atë dhomë të burgut e sollën edhe vëllanë tim Hamitin, të cilin nga rrahjet në kokë, nuk kam mundur të besoj se është ai. Koka ishte shumë e ënjtur, fytyra e mbuluar me gjak. Unë kur e pashë vëllanë se në çfarë gjendje është, fillova të qaj. I përshkruaj këto përjetime jo për të treguar se sa më kanë torturuar, por se më kanë torturuar kot. Sikur të kisha qenë pjesëmarrës i demonstratave, sikur të kisha kryer ndonjë veprimtari ilegale, ky trajtim mund të arsyetohej. Mua më torturuan vetëm për diskutimet publike në seancat e Kuvendit. Në atë dhomë më lanë vetëm një natë, pasi ajo kishte qenë për pjesëmarrësit e demonstratave që janë paraparë të dënohen për kundërvajtje, ndërsa mua dhe Hamitin gabimisht na kishin vendosur aty. Ne kemi qenë të paraparë të ngarkohemi për vepra të rënda penale, andaj të nesërmen në mëngjes na morën të dyve dhe na larguan nga kjo dhomë. Mua më futën në një banjë të vogël me sipërfaqe prej një metër katror dhe me një tush të prishur që gjithmonë pikonte ujë, ndërsa vëllanë nuk e di se ku e çuan. Para se të më mbyllin në këtë banjë e sollën njëfarë njeriu për të mii qethur flokët 88


NGJARJE DHE DËSHMI

me makinë, por unë nuk e di se çfarë makine ishte ajo. Fytyra, veshët dhe qafa u përgjakën. Me gjasa ajo ishte makinë që i shkulte flokët dhe këtë e durova me një dhimbje të madhe. Ishte fundi i muajit dhjetor, kohë shumë e ftohtë, ndërsa unë isha me një mantel të hollë që e mora në shtëpi në shpejtësi duke shpresuar se nuk do të burgosem. Në atë banjë duheshe të rri vetëm në këmbë, nuk kishte vend as të ulem. Patozi ishte beton, tushi pikonte, por nga ideali që m’i forconte ndjenjat e mia shpirtërore, isha shumë i qëndrueshëm. Tri ditë pa ushqim qëndrova në këmbë. Fyti dhe buzët m’u bënë shkrum, por ata pika uji që pikonin nga tushi që unë mendoja se është i prishur më ndihmuan shumë që kohë pas kohe t’i lagi buzët dhe fytin. Më 29 dhjetor 1968, erdhën dy policë m’i lidhën duart dhe më nxorën në oborrin e policisë, më afruan afër një veture “Pezho” e bardhë me targa të rëndomta civile, më ulën në ulësen e pasme në mes dy policëve, ndërsa në ulëset e para ishin shoferi dhe një inspektor, që të dy të veshur me rroba civile. Vetura lëvizi në drejtim të udhës së Gostivarit dhe pastaj u drejtua nga qendra e Tetovës. Kur mbërritëm te hotel ‘Maqedonia’ u drejtua nga rruga e Shkupit. Në kohën kur u arrestova ende nuk kishte ra borë. Ndërsa tashti pashë nga vetura se toka ishte mbuluar me dëborë dhe vazhdonte të bjerë. Rrugës duke udhëtuar për në Shkup, inspektorët bisedonin mes veti për situatën e krijuar në Tetovë dhe ishin të mendimit se kjo situate është rezultat i një politike të gabuar, duke filluar nga Beogradi18 e deri këtu. Studentët e Beogradit e hapën rrugën dhe ata nuk u dënuan, por edhe i 18

Po atë vit në Beograd u bënë demonstrata të mëdha. Studentët e Universitetit të Beogradit demonstruan për të drejta, liri e kushte më të mira. Askush nuk u burgos. U arrit një kompromis dhe situata u qetësua.

89


Salih Salihu

avancuan duke i pranuar anëtarë të LKJ. E njëjta gjë ndodhi edhe me demonstratat në Kosovë. Kjo nuk bën të përsëritet edhe në Maqedoni, andaj ne do të veprojmë ashpër ndaj të gjithëve që duan ta prishin shtetin. Me procedurë të shkurtë dhe të shpejtë duhet të veprojmë dhe këto elemente helmuese të kalben në burg dhe kjo mos të përsëritet në të ardhmen. Ata këto biseda i bënin me qëllim që mua të më demoralizojnë. Unë mendoja se më çojnë në burgun hetues në Shkup, mirëpo kur vetura vazhdoi rrugën kah Buteli, shumë larg në periferi të Shkupit dhe vetura u fut në një rrugicë, anash me drunj si mal, isha i sigurt se këtu do të më likuidojnë dhe do të më mbulojnë aty diku në mal. Në këtë përfundim erdha nga fakti se unë isha i arrestuar pa vendim dhe kjo situatë mundëson që i arrestuari të likuidohet dhe nuk kishte askund shënime se unë isha i arrestuar. Kur ekziston vendimi për arrestim, është një siguri se dikush që ka marrë vendim, përgjigjet për të arrestuarin. Mirëpo në vazhdim të rrugicës së sipërpërmendur, u duk një objekt njëkatësh dhe para se të hymë në oborrin e objektit u hap dera e madhe e hekurt dhe kur mbërritëm te objekti u hap edhe dera tjetër e hekurt për të hyrë në ndërtesë. Më morën nga vetura dhe te sporteli në korridor e dorëzuan një letër dhe erdh një polic e hapi derën e tretë të hekurt ku e pashë një korridor shumë të gjatë me shumë dyer të hekurta të cilët e hapën një derë të qelisë më futën brenda. Me këtë rast dëshiroj ta përshkruaj edhe një ngjarje tronditëse për mua. Posa u futa brenda oborrit i pashë dy mjekët shqiptarë të Tetovës, Harunin e ndjerë dhe Mahmutin, të cilët rrinin në këmbë para sportelit me kokën e kthyer kah muri dhe me duart përpjetë. Burgu hetues që më dërguan mua, ishte promovuar po ato ditë, pra më 29 dhjetor të vitit 1968, ndërsa ne u 90


NGJARJE DHE DËSHMI

vendosëm nëpër disa qeli, që faktikisht ishim të burgosurit e parë. Mua kur më mbyllën në qeli m’u duk se gjendem në ndonjë hotel në krahasim me WC-në në Tetovë. Në këtë qeli qëndrova vetë shtatë ditë. Pas shtatë ditësh, gardianët e burgut e hapën derën dhe e futën një student të Kosovës (Xhemal Xhemali), i cili studionte në Shkup në Fakultetin Filozofik. M’u rrit shpresa se tash do ta kem më lehtë së paku për të biseduar. Ai u interesua pse jam i burgosur. Unë i tregova se për shkak të demonstratave në Tetovë. Më pyeti se a më kanë torturuar, sepse flitet se policia “maqedonase” ka reaguar ashpër dhe ka përdorë dhunë dhe tortura ndaj demonstruesve dhe popullatës shqiptare të pafajshme. Unë iu përgjigja se kjo është e vërtetë: “Unë jam fakt i gjallë”, i thash dhe e ç’vesha këmishën, i’a tregova se në çfarë gjendje e kam shpinën nga torturat policore që janë bërë ndaj meje dhe se në këtë gjendje ka edhe shumë të tjerë. Në Tetovë, në burg më kanë mbajtur 4 ditë, duke më rrahur natë e ditë. Kam shumë dhimbje dhe çdo ditë në mëngjes lajmërohem për te mjeku, por për ne nuk ka as ndihmë mjekësore. Duke biseduar me shokun papritmas u hap dera e qelisë dhe me shkop gome në dorë hyri polici brenda, duke na pyetur se kush prej neve të dyve këndon këngë. Ne të dy iu përgjigjëm se ne nuk kemi kënduar dhe nuk na shkon mendja për këngë. Atëherë, polici u drejtua ka unë dhe ulëriti: “Ti këndojshe, ta bëfsha e ta kthefsha nënën, hajde dil jashtë në korridor...”, dhe unë kur u nisa të dal, studenti u çua në këmbë dhe i tha policit: “Unë kam kënduar!” Polici mua më ktheu dhe e mori jashtë studentin dhe aty në korridor e rrahën disa policë dhe pastaj e hapën derën dhe studentin e futën brenda të rrahur. Ai ma tregoi shpinën krejt zi nga rrahjet me shkopinj gome, dhe më tha: “Ja edhe shpina ime u bë laramane si e 91


Salih Salihu

jotja.” Policia duke dashur të më rrahin edhe njëherë dhe me pretekst se kam kënduar këngë patriotike shqiptare brenda në qeli, e dërguan policin në fjalë. Mirëpo, studenti shqiptar e mori për sipër, me çka ai tregoi një gjest patriotik. Atë e kishin arrestuar pa asnjë dëshmi dhe pas 5 ditësh e liruan, ndërsa unë përsëri ngela vetë në qeli. Dëshiroj ta përshkruaj një moment për mua shumë të befasishëm. Meqë unë pas mbajtjes së dënimit u shpërngula në Kosovë, pas afër 40 vitesh e takova këtë njeri. Në vitin 1996, në lagjen ku unë banoja me familjen time, në Prishtinë u mbajt një mbledhje e LDK-së, në të cilën diskutohej për situatën e krijuar. Në atë mbledhje erdhën anëtarët e kryesisë të LDK-së. Gjatë debatit, fola edhe unë ku veç tjerash e paraqita mendimin tim se si të organizohemi për ta kaluar këtë gjendje të rëndë. Kur mbaroi mbledhja, populli filloi të dalë jashtë nga salla. Një njeri në moshë, me flokë të bardha e me kapelë, u drejtua kah unë dhe më tha: “Ti prit pak këtu, le të dalin këta se unë kam një bisedë me ty!” Pas disa pyetjeve provokuese dhe të papritura rreth të kaluarës sime ma zbuloi rastin e takimit në qelinë e burgut dhe rrahjen nga policët. “Unë jam ai studenti që hëngra dajak për ty”, mu drejtua më pas me këto fjalë duke më përqafuar për qëndrimin tim dhe për kujtimet nga burgu. 7. Hetimet dhe trajtimi në burg Në burgun hetues të Shkupit, pa asnjë vendim të prokurorisë qëndrova deri më 15 janar 1969. Madje gjatë tërë asaj periudhe kohore askush nuk më mori në pyetje. Më 16 janar të vitit 1969, kur tash më kaluan plot 22 ditë prej kur isha i arrestuar, gjykatësi hetues i shoqëruar me një zyrtar të 92


NGJARJE DHE DËSHMI

Sekretariatit për Punë të Brendshme të Maqedonisë dhe një daktilografe erdhi në qelinë time dhe më mori në pyetje. Më duhet të them, se personalisht pritja që tema e bisedës të jetë demonstrata shqiptare e organizuar më 22-23 dhjetor vitin e kaluar në Tetovë, mirëpo për çudi, në shënjestër doli personaliteti i Fadil Hoxhës. E gjithë kjo filloi kur gjykatësi hetues dhe inspektori ma parashtruan pyetjen, se cili është qëllimi final i kërkesave shqiptare dhe se çka sinjalizonte parulla “Rroftë Fadil Hoxha”? Ata aludonin se kjo parullë sinjalizonte dëshirën për lidhjen vertikale të shqiptarëve – Bashkim i Viseve Shqiptare të Maqedonisë me Kosovën dhe krijimi i Republikës së shtatë. Unë e kundërshtova këtë mendim, duke ju thënë se “për një gjë të tillë as që është biseduar deri më tash. Përkundrazi Fadili konsiderohet si person me një autoritet të lartë në mbrojtjen e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Jugosllavi. Atë e duan edhe shqiptarët e Tetovës.” Pasi i dhashë të dhënat e mia gjenerale, ju drejtova gjykatësit hetues me fjalët: “A e din prokurori dhe gjykatësi hetues se jam këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tetovës dhe sipas ligjit jam i mbrojtur, kam imunitet, dhe se burgosem pa kurrfarë vendimi për heqjen e imunitetit dhe pa vendim për arrestim?” Ata u përgjigjen se nuk janë të informuar për një gjë të tillë. Atëherë reagova ashpër duke u shprehur me fjalët: “ Për ne shqiptarët nuk veprohet sipas ligjit, për ne nuk ka rëndësi imuniteti, neve na mbajnë në paraburgim edhe pa vendim. E keqja më e madhe nuk qëndron vetëm këtu, sepse ndaj meje është përdor dhunë fizike dhe psikike. Në Tetovë në polici më kanë arrestuar ku katër ditë më kanë lënë në një banjë me sipërfaqe prej një metër katror, më kanë rrahur dhe m’i kanë shkulur flokët.” Kur ia shqiptova fjalët e fundit 93


Salih Salihu

hetuesit, ai disi filloi të krenohet dhe të mburret për atë që më kanë bërë. “Ekziston edhe një thyerje e ligjit”, i thash gjykatësit në vazhdim, për të shtuar: “Familja ime ditë të tëra është përpjekur si në polici, po ashtu edhe nga organet gjyqësore të merr informata se ku gjendemi unë dhe vëllai, mirëpo përgjigjja ka qenë se nuk jemi në evidencën e policisë. Ky qëndrim i ka tronditur edhe më shumë familjarët tanë.” Gjykatësi hetues reagoi me krenari madje mbajti një qëndrim brutal dhe sadist. Kur i tregova se ç’më kanë bërë dhe sa shumë më kanë rrahur, duke i treguar edhe plagët e shkaktuara, ai ndjente një kënaqësi të veçantë. I thash se nuk më kanë dhënë as ndihmë mjekësore as për këtë nuk reagoi. Edhe hetuesi edhe përfaqësuesi i policisë ndjenin kënaqësi, dhe me krenari m’u përgjigjën se “kjo punë kështu përfundon për ata që duan ta prishin shtetin.” Gjatë hetimeve që u zhvilluan në ditët në vijim, pyetjet silleshin rreth çështjeve që kishin të bëjnë me demonstratat. Nga unë kërkonin që të jap informata se çka di për to, kush qëndron prapa tyre, si janë zhvilluar, cili është qëndrimi im për to dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me demonstratat. Gjatë bisedave me hetuesit vërejta një qëndrim shumë të ashpër rreth parullave: “Rrotë Fadil Hoxha”, “Rrofshin simbolet kombëtare”, “Duam shkolla”, “Poshtë shovinizmi maqedonas”... Veçmas për parullën “Poshtë shovinizmi maqedonas” ishin shumë alergjikë, vetëm sa nuk shpreheshin se edhe ne duhet të bëhemi sllavë si ata. Në reagimin tim se a nuk është Sreçko Janevski shovinist, ata reagonin se ai ka vepruar mirë, se kjo është “tokë maqedonase” se “flamuri shqiptar s’e ka vendin këtu”, etj. Më pyetën shumë rreth pranimit të shqiptarëve në punë; përse i kam pranuar pa pyetur shërbimin 94


NGJARJE DHE DËSHMI

sekret të sigurimit?; përse nuk kam marrë mendimin e këtij shërbimi dhe a e di se një numër nga të pranuarit janë të papërshtatshëm për shtetin dhe se janë armiq potencial? Për këtë nuk u brengosa dhe përgjigja ime ishte e qartë. U thash troç se “shefat maqedonas të shitoreve bënin presion te unë si sekretar i ndërmarrjes që t’u çoj nga një shitës shqiptar. Kjo kërkesë ishte rezultat i numrit të madh të shqiptarëve në Tetovë, të cilët blinin tekstil, mirëpo zakonisht ata i preferonin dyqanet ku ka shqiptarë, ku femrat mund të komunikonin në gjuhën shqipe.” Edhe përgjigjja ime para hetuesve ishte se do t’u çoj punëtorë shqiptarë. Atëherë njeri nga hetuesit m’u drejtua i zemëruar: “A e dini se Maqedonia është e maqedonasve”? Pyetjes së parashtruar ju përgjigja pa asnjë hamendje me fjalët: “Ajo (Maqedonia) është edhe e jona që jetojmë këtu, sidomos viset veriperëndimore të saj ku ju jeni pakicë e vogël.” Pas kësaj, zemërimi u shtua shumë nga ana e tyre, por edhe unë vazhdova me zemërim. Veçanërisht, ata që më morën në pyetje, u interesuan për furnizimin e shitoreve me flamuj shqiptarë. Zemërimi për flamujt ishte shumë i madh. Kështu ata interesoheshin përse i kam porositë?, përse kam vënë lidhje tregtare me fabrikën “Printeks” të Prizrenit?, përse nuk i kam pyetur organet e sigurimit?, e shumë pyetje të tjera provokuese e arrogante. Unë u përgjigja se “pas vendimit të organeve kompetente për lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar, ndërmarrja e jonë, e vetmja për furnizim me prodhime tekstile, bëri porosinë e flamujve dhe i furnizuam shitoret që ata të shiten. Ne kishim interesin tonë ekonomik, të realizojmë qarkullim sa më të madh.” Në procesin e hetimeve, kapitull të veçantë paraqet problemi i pranimit të shqiptarëve në punë që herë pas here më parashtrohej e njëjta pyetje. Me një zemërim të çudit95


Salih Salihu

shëm shpreheshin, pyetnin dhe më kritikonin – përse unë kam pranuar numër të madh shqiptarësh në punë? Njëri nga hetuesit përsëri më tha: “Derisa të ketë edhe një maqedonas që kërkon punë, nuk vjen në konsiderim pranimi i shqiptarit”. “Saktësisht nuk më kujtohet numri”, u thash unë “por gjithmonë kemi pranuar më shumë shqiptarë, pasi mbi 85% të qarkullimit e bënin konsumuesit shqiptarë nga njëra anë dhe në anën tjetër, kërkesa për shitës shqiptarë ishte e madhe, nga vetë shefat maqedonas”. “A e dini ju se Maqedonia është e maqedonasve, ne nuk kemi shtet tjetër ndërsa ju shqiptarët keni dy shtete, Shqipërinë dhe Turqinë?”, më tha ai i sigurimit. “Ti shok duhet ta dish njëherë e përgjithmonë se gjersa një maqedonas i vetëm është në evidencë të entit që kërkon punë, ti nuk mund të pranosh shqiptar?”, e njëjta fjali përsëritej gjatë tërë kohës së procesit të hetuesisë. Unë reagova dhe i thash se gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta për punë: “Kjo është e paraparë me Kushtetutë dhe Ligjin e Jugosllavisë dhe të Maqedonisë. Turqia nuk është shteti ynë, ne me atë shtet nuk kemi asgjë të përbashkët as kombin e as gjuhën, por ne kemi të përbashkët vetëm fenë. Mirëpo ju shok gjykatës keni qëndrime antikushtetuese”, i thash unë. Gjykatësi i hidhëruar thellë nga fjalët e papritura mu drejtua: “Ti a e din se çka është Kushtetuta?. “Po, se jam jurist dhe e di fare mirë”,” iu përgjigja unë. Gjykatësi me zemërim ma ktheu: “Ti nuk din asgjë ta tregoj unë se çka është Kushtetuta. Kushtetuta është si një grua e ngjyrosur që të duket më e bukur. Kështu është puna edhe me Kushtetutën, shkruhet bukur e punohet ndryshe. Kushtetuta është një formalitet, ndërsa ne do t’u shtypim që të shpërnguleni në Turqi dhe ku të doni. Ne nuk do t’u lejojmë që ju të jeni të lirë, e të punoni si të doni deri edhe në krijimin e shtetit mbi shtet. Ky 96


NGJARJE DHE DËSHMI

është shtet, ka ligje dhe çdo qytetar që vepron kundër interesave të popullit do të ndëshkohet.” Gjatë bisedës me hetuesit konstatova se ata i zemëronte shumë edhe hapja e shitoreve në Kosovë. “Përse ke hapur shitore në Prishtinë dhe Prizren?”, m’u drejtua njëri dhe pas përgjigjes sime mu drejtua i nervozuar: “Më mirë të ngel malli pa shitë sesa ta shitni në Kosovë. Nuk na duhen kurrfarë marrëdhënie me Kosovën.” Një mllef të veçantë shprehën hetuesit rreth qëndrimit tim të shpeshtë në Kosovë. Në përgjigjen time se shkoja për të hapur shitore për ndërmarrjen, me zemërim ma kthenin se nuk kam shkuar vetëm për këtë arsye, por për të vënë kontakte me nacionalistë të tjerë që duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ishin informuar për pjesëmarrjen time në manifestimin për kremtimin e 500 vjetorit të Skënderbeut. Ishin të mllefosur edhe për kremtimin, edhe për jehonën e asaj ngjarje, edhe për pjesëmarrjen e disa intelektualëve shqiptarë nga Maqedonia në këtë kremtim. Ra fjala për shtypin. U interesuan se çka lexoj, pse e lexoj gazetën “Rilindja”, në vend që t’i lexoj dy gazetat e Shkupit “Nova Makedonija” dhe “Veçer”. Në kundërshtimin tim pse “maqedonasit”, lexojnë gazeta serbe “Borba”, “Politika” si dhe shumë gazeta të tjera, m’u përgjigjën se “kjo është Jugosllavi dhe se ne jemi një gjak, ndërsa ju jeni popull tjetër, ju jeni pakicë dhe nuk i keni as që do t’i keni ato të drejta që i kemi ne sllavët. Ky është shtet i sllavëve, ndërsa ju keni Shqipërinë.” Në kontekst të kësaj bisede po ky hetues kaloi në një problem tjetër. Më tha se “ti e flet mirë gjuhën maqedonase”. “Po”, iu përgjigja unë, “në gjuhën maqedonase kam kryer edhe shkollën e lartë juridike.” Menjëherë ma ktheu, duke m’u drejtuar me pyetjen: “Përse nuk flet maqedonisht me shitësit maqedonas, por u drejtohesh në gjuhën shqipe?” 97


Salih Salihu

Për këtë, e kundërshtova, por ai ma kthej me ironi, duke më pyetur se “a kam pasur ndonjë problem me shitësin Jonçe Serafimovski?”, rast ky që unë e kisha harruar dhe nuk e konsideroja si serioz. Rastësisht dhe si i pakontrolluar një herë e kisha përshëndetur shqip “Mirëmbrëma” duke hyrë në shitore. Shitësi i revoltuar ma ktheu: “Çka është ajo mërmër”, duke mos vazhduar më tej me asnjë fjalë. Hetuesi, menjëherë ma ktheu se “ky veprim është vepër penale, ti nxit urrejtje nacionale dhe bën propagandë që maqedonasit të flasin shqip, aq më tepër kur ti i ke thënë që ai duhet të mësojë të flas shqip.” Pas dyzet viteve, kur vitin e kaluar e mora dosjen time në Arkivin e Maqedonisë, veç tjerash qëndronte edhe deklarata e Serafimovskit, dhënë Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Tetovë, më 30 dhjetor 1969, ku shprehimisht në të thuhet: ”Para 20 ditësh, në shitoren time ‘22 Dhjetori’ me qendër në Tetovë, erdhi personi Sali Saliu i shoqëruar me vëllanë e Bajram Golës, Abdilamitin dhe u përshëndet me mua në gjuhën shqipe. Mirëpo meqë unë të njëjtin nuk munda ta kuptoj i njëjti më tha: Përse nuk më përgjigjesh? Për çka unë ja ktheva se nuk e njoh gjuhën shqipe, ndërsa për këtë mu përgjigj: More do ta mësosh ti shqipen bile pak do të jetë kjo për ty. Kësaj unë ju përgjigja me një ton të ashpër dhe ai bashkë me personin tjetër e lëshoi shitoren pa blerë asgjë.” Kjo është njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër është ajo se ç’farë sjellje kishte pasur policia me familjarët tanë. Pasi më burgosën mua, e burgosin dhe Hamitin, policia përsëri bastis shtëpinë, duke kontrolluar çdo pjesë e çdo skutë, pa prezencën e askujt. As familjarët nuk i kishin lënë në dhomë. Të gjithë i nxjerrin jashtë: nënën, babën, bashkëshorten me fëmijët edhe pse ishte fundi i dhjetorit me acarin e vet. Gjatë kontrollimit nuk gjejnë asgjë për dëshmi në gjyq, përpos një 98


NGJARJE DHE DËSHMI

letre anonime që e kisha dërguar më herët në Komitetin Qendror të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, me të cilën kërkova nga KQ i LKM-së të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në maqedoni dhe të marrën fund represaliet, burgosjet dhe likuidimet e inteligjencës shqiptare dhe për padrejtësitë tjera që u ishin bërë shqiptarëve dhe në këtë rast u gjet edhe një fotografi nga vizita e Fadil Hoxhës në Vejcë, për të cilën u bë fjalë më sipër. Në lidhje me këto dy dëshmi pata shumë mundime e presione psikike gjatë hetimeve. Përse unë i jam drejtuar Komitetit, kur populli shqiptar ka përfaqësuesit e vet legjitim?! Për këtë më akuzonin se kam bërë vepër penale. Përkitazi me fotografinë, në të cilën ishte edhe Xhemajl Vejseli – sekretar i Komitetit Komunal i Lidhjes Komuniste. Dikush nga anëtarët e familjes time, fytyrës së Xhemajlit i kishte vendosur dy vija në formën X. Përse pikërisht fytyra e Xhemajli Veselit është kryqëzuar dhe jo dikush tjetër në fotografi? Kjo ishte pyetja që e përsëriste shumë herë hetuesi. Është fakt se Xhemajli Vejseli, një periudhë të gjatë, para se të vinte në pozitë politike, kishte punuar në seksionin për punë të brendshme dhe pikërisht në kohën kur shteti ushtronte dhunë për t’i bezdis shqiptarët nga jeta dhe për ti frikësuar me qëllim që të shpërngulen për në Turqi. Unë hetuesve u thash troç “X-in nuk e kam shënuar unë edhe pse Xhemajli Veselin nuk e kam dashtë kurrë, madje edhe e urrej.” Meqë në fotografi kishte edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë si Bajram Gola dhe Azem Zylfiqari, që të dy edhe anëtarë të Komitetit Qendror edhe në funksione të tjera republikane, hetimet u zgjeruan edhe për ata. Për lexuesin këto gjëra duken pak si të tepërta, por nuk mund të kaloj pa i theksuar edhe pse duken si cikërrime. Shërbimi sekret dhe nëpërmjet tij edhe pushteti nuk kishte besim as te 99


Salih Salihu

funksionarët më të lartë shqiptar. Më pyetnin shumë jo vetëm për Fadil Hoxhën, që e konsideronin si armikun më të madh, por edhe për Bajram Golën, luftëtar i 1941-shit dhe funksionar i lartë, dhe për Azem Zylfiqarin, i cili atëherë ishte nënkryetar i Kuvendit Popullor të RS të Maqedonisë. 8. Procedura e hetimeve dhe ngritja e aktakuzës Procedura e hetimeve që nga dita e parë ishte shumë brutale, sikur unë të kisha qenë kriminel ordiner. Në fillim më merrnin në pyetje ditën, sidomos orët e para të paradites. Por, kjo nuk zgjati shumë, sepse orari pësoi ndryshime. Meqë nga unë nuk merrnin informatat që i kërkonin, tentuan të më bëjnë edhe presion psikik edhe fizik duke më lënë pa gjumë. Më merrnin në pyetje në orët e vona të mbrëmjes dhe më mbanin përafërsisht 2-3 orë. Shpeshherë ndodhte që të më merrnin në zyrë dhe ulët në një karrige të më mbanin aty disa orë pa biseduar fare me mua. Një natë më ofruan disa letra që të deklaroj çka di për disa persona për të cilët ata ishin të interesuar. Unë refuzova të shkruaj. Një ditë më propozuan që të më nxjerrin nga burgu hetues e të shkojmë në një restorant në malin “Vodno” për të ngrënë një drekë e për të biseduar në një atmosferë të lirë. Edhe këtë ofertë e refuzova, pavarësisht nga fakti se a ishte kjo ofertë serioze apo provokim ndaj reagimit tim. Pas tre muaj hetimesh në burg, lirohem me kusht që të mbrohem në liri. Më liruan të mbrohem në liri, sepse nuk kishte kurrfarë argumenti për vepër penale e për të më mbajtur nën hetime. Por as tashti nuk më lanë të lirë. Pas disa ditësh një njeri më thirri në telefon dhe më tha se është agjent i sigurimit. Ma caktoi orën e takimit në hotelin “Metropol” në 100


NGJARJE DHE DËSHMI

Shkup. Kur shkova të nesërmen, atje më pritnin dy agjentë, të cilët më merrnin në pyetje edhe gjatë procedurave hetuese në paraburgim. Edhe pse “i lirë” agjentët e sigurimit më bënin presion që të deklaroj diçka që di për Fadil Hoxhën, Bajram Golën dhe Azem Zylfiqarin. Këtë propozim ma kushtëzonin me atë se nuk do të ngritët aktakuzë kundër meje nëse jap deklaratë kundër tyre. Unë nuk e pranova këtë ofertë e as që pranova që të nesërmen të takoheshim përsëri në të njëjtën or�� dhe në të njëjtin vend. Refuzova këtë mënyrë të zgjatjes së hetimeve duke u thënë se ju si agjentë të sigurimit nuk keni të drejtë të më thirrni në këtë mënyrë. Hetimet mund t’i vazhdojë vetë gjykata dhe në zyrat e gjyqit. Pas këtij rasti nuk më thirrën e as që më provokuan më nëpërmjet telefonit. Dy muaj pas lirimit, përkatësisht që të mbrohem në liri, u ngrit akuza. Nuk kishte argumente për aktpadi penale, nuk kishte fakte për të më akuzuar, prandaj gjyqi edhe më liroi që të mbrohem në liri. Por siç kuptova nga disa burime, kryetari i komunës Konstantin MIhajllovski, me të cilin më parë kisha polemizuar shumë, në seancat e kuvendit kishte reaguar duke iu drejtuar organeve të larta shtetërore me kërkesë që ndaj meje të ngrihej akuzë, sepse ka reagime nga popullata, të cilit i është bashkangjit edhe Xhemali Veseli: Ato më kishin akuzuar se unë kam kontribuar me diskutimet e mia destruktive e nacionaliste të ndikoj te popullata shqiptare të krijohet pakënaqësi dhe se gjatë demostratave ato i kan përmbajtur dhe janë bashkangjitur me demostruesit. Pas dy muajve, u ngritë aktakuza me katër vepra penale, që në çdo vend evropian edhe atëherë edhe sot janë qesharake. Akuza e parë ishte ajo pse e kam përshëndetur në gjuhën shqipe shitësin “maqedonas”, duke i thënë: ‘Mirëmbrëma’. Akuza e dytë ishte një trillim. Më akuzuan gjoja se një qytetari – Hysniriza Krali i paskam thënë: “Ti nuk ke gjak 101


Salih Salihu

shqiptari dhe se je i shitur”, akuza e tretë ishte se gjoja demonstruesve u paskam thënë të brohorisin me zë më të lartë, ndërsa akuza e katërt ishte ajo se unë i paskam thënë një “maqedonasi”, se shqiptarët janë lënë pas dore. Akuza e parë ishte reale, por pa kuptim dhe shumë joserioze, fakt ky që shpreh urrejtjen e madhe ndaj shqiptarëve. Akuza e dytë ishte krejtësisht shpifje. Në gjykim erdhën edhe dy dëshmitarë “maqedonas” me shpifje krejtësisht joserioze. Akuza e tretë dhe e katërt po ashtu shumë qesharake. Prokurori si vepër të parë e kishte cekur, përshëndetjen time që unë duke e ditur se shefi i shitores Jonçe Serafimovski, nuk di shqip, paskam hyrë në shitore për ta provokuar atë, duke e përshëndetur në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”, ndërsa ai më paska thënë se çka është ajo “mër-mër” e unë ia paskam kthyer se kjo nuk është mër-mër, por është mirëmbrëma dhe se ti duhet ta flasësh gjuhën shqipe, mos më shumë së paku për t’u përshëndetur me konsumuesit shqiptarë që aq shumë janë në Tetovë. Vepra e dytë penale ishte kinse unë në bufenë e Kuvendit i paskam thënë Isniriza Kralit se: “në ty nuk ka asnjë pikë gjak shqiptari” dhe se “ ti je me shpirt të shitur”. Në qoftë se unë i kam thënë një shqiptari ashtu, ai vet personalisht mund të më padit me padi private. A e trilluan gjykatësit e inspektorë, a e detyruan akuzuesin nuk mund të konkludoj asgjë. Por ai edhe në gjyq deklaroi se unë nuk kam dëgjuar fjalë të tilla. Por gjyqi nuk e mori këtë parasysh. E konsideroi si të vërtetë dhe si material faktik për dënim. Kur gjyqi përfundoi me dëshmitarët e propozuar si dhe leximin e dëshmive me shkrim, gjykatësi e pyeti prokurorin se a posedon dëshmi dhe argumente të tjera. Pyetjes së parashtruar nga ana e gjykatësit, prokurori ju përgjigj me fjalët: 102


NGJARJE DHE DËSHMI

“Dëshmi tjera nuk kam” dhe qeshi. Gjyqtari u bë nervoz dhe iu drejtua prokurorit: “Ti qeshesh e çka të bëjë unë”, dhe menjëherë e hapi dosjen dhe e përplasi në tavolinë. Pas një qetësie, gjyqtari ju drejtua përsëri prokurorit: “Këto që t’i ke ofruar nuk janë argumente për dënim.” “A mos doni që për një Sali të qaj”, ja ktheu prokurori dhe përsëri qeshi. Gjykatësi i revoltuar e përfundoi seancën duke deklaruar se vendimi do të shpallet në ora 13 (një orë më vonë). Nga ky dialog që u bë mes prokurorit dhe gjykatësit, shokët e mi që ishin prezent në sallën e gjyqit më përqafonin se do të lirohen nga padia që nuk u argumentua. Mirëpo avokati im Doksim Tortovski, na u afrua neve që ishim të gëzuar dhe na tha: “mos u gëzoni shumë, se Saliun nuk do ta lënë pa e dënuar. Është burgosur me urdhër të Komitetit dhe ashtu edhe do të dënohet, por për mungesë të fakteve do të dënohet pak deri në 1 vit, vetëm sa të futet në listën e zezë dhe ta largojnë nga skena politike dhe nga puna.” Mirëpo, përkundër mungesës së fakteve, Gjyqi solli vendim, ku unë u dënova me katër vjet heqje lirie. Pasi vendimi u bë i plotfuqishëm, më 1 dhjetor 1969, më thirrën që të paraqitem në burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit. Aty më mbajtën vetëm tre ditë, e më pas më dërguan në burgun e Idrizovës. Atje, sipas rregullores së burgut, të burgosurit vendoseshin në dhomën e pranimit, ku duhej që i burgosuri t’i kaloje një muaj e pastaj transferohej në burgun e përgjithshëm ku caktohej edhe puna ku i burgosuri duhej të punojë. Me të burgosurit në dhomën e pranimit udhëhiqte Isa Gigja, një shqiptar me profesion mësues nga rrethi i Kërçovës, i cili ishte i dënuar 11 vjet për vrasje. Posa unë u paraqita në burg, ai më thirri në zyrë dhe në bazë të dokumentit që ia dorëzuan policët e Tetovës, të cilët më sollën në burg, ai mu 103


Salih Salihu

Burgu i Idrizovës drejtua duke më thënë se “unë dhe shokët tjerë të burgosur politikë që kanë kaluar nga kjo dhomë, jemi të rrezikshëm për shoqërinë dhe shtetin.” Unë as nuk fola as nuk u habita nga fjalët e tij. Derisa një i burgosur shqiptar, mësues me profesion e që ka bërë vrasje, udhëheq një repart burgu, diçka nuk është në rregull. Vetë ky fakt është një arsye e mjaftueshme se ai është një agjent i sigurimit maqedonas. Unë isha i vetmi i burgosur politik në këtë dhomë. Të nesërmen në mëngjes i tuboi të gjithë të burgosurit në dhomën e pranimit dhe i njoftoi se në “mesin tonë ka ardhur një i dënuar i rrezikshëm për shtetin andaj juve u ndalohet të komunikoni me te.” Mua më thirri në zyrën e tij dhe ma bëri me dije që të kem kujdes mos të bëjë propagandë këtu me të burgosurit dhe se në atë rast i “lajmëron policët të cilët kanë të drejtë të përdorin dhunë-rrahje ndaj jush.” Gjithashtu më urdhëroi që çdo ditë në mëngjes ta pastroj dyshemenë e zyrës së tij, ta pastroj hyrjen në zyrë dhe ta ndezi koftorin. Në këtë repart qëndrova një muaj, duke bërë punën e shërbëtorit të një agjenti. 104


PJESA E KATËRT

DISA KUJTIME RRETH VEPRIMTARISË SIME GJATË VITEVE 1971-2001


DISA KUJTIME RRETH JETËS DHE VEPRIMTARISË SIME GJATË VITEVE 1971-2001 1. Pas vuajtjes së dënimit Pas lirimit nga burgu, jeta ishte e tmerrshme, edhe pse isha në liri. Nuk ishte problemi te ekzistenca dhe pse isha pa punë. E keqja më e madhe ishte se popullit shqiptar frika i kishte depërtuar në palcë. Njerëzit frikësoheshin të përshëndeten në rrugë, e kthenin kokën në anën tjetër, apo dilnin nga një trotuar në trotuarin tjetër dhe shtireshin se nuk më kanë parë. Disa të afërt të familjes vinin natën në shtëpi të takoheshin dhe kishin frikë mos të hetohen nga shqiptarët bashkëpunëtorë të UDB-së. Frika ishte aq e madhe saqë shumë nga farefisi frikësoheshin të vijnë të takohen. Organet shtetërore kishin marrë vendim që asnjë nga ata që kishin qenë të dënuar, duke përfshirë edhe ata për kundërvajtje të mos pranohen në punë. Unë ndihesha i izoluar edhe nga shumë shokë që i kisha punësuar. Erdha në përfundim se duhet të dal jashtë në shtetet e Evropës. Së pari shkova në Prishtinë ta tërheqë diplomën, ku isha regjistruar në fakultetin juridik. Por me shkuarjen time në Prishtinë, ndodhi diçka e papritur që do të bëjë kthesë në jetën time. Atje në hotelin e atëhershëm “Bozhur” në mbrëmje rastësisht takohem me Jusuf Rexhepin dhe shoqërinë e tij që ishin diku 8-9 vetë. Ai më thirri të ulem në atë shoqëri të respektuar ku ishin dhe Esad Mekuli, Hasan Mekuli, Ditar Qamili, Azem Shkreli dhe disa të tjerë emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Që të gjithë emra të njohur dhe me pozita të respektuara. 107


Salih Salihu

Jusufi më prezantoi dhe tha se “ky është Salih Salihu, jurist nga Tetova dhe për shkak të demonstratave të vitit 1968 u burgos dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie. Tash ka dalë nga burgu dhe më e keqja është se ka ngelë pa punë dhe si i dënuar, në Tetovë nuk mund të punësohet. Pushteti komunist “maqedonas” i shfrytëzoi demonstratat për ta pastruar inteligjencën dhe aktivistët shqiptarë vetëm se angazhoheshin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe avancimin e tyre. Salihu si këshilltar në Kuvendin e Tetovës, ka dhënë kontribut të madh në përmirësimin e pozitës shqiptare e posaçërisht, me angazhimin e tij në hapjen e paraleleve në shkollat e mesme ku mësonin vetëm nxënësit maqedonas. Saliu bashkë me familjen e tij ka vendosë që të shkojë në Perëndim, por unë mendoj se ai duhet të ngelë këtu.” Në atë moment u lajmërua njëri nga kjo shoqëri dhe më tha: “Sali ti nesër në mëngjes të lajmërohesh në punë te unë. Unë jam drejtori i shkollës normale, mua më duhet sekretar.” Të gjithë u gëzuan dhe ma uruan detyrën, ndërsa unë ngela i habitur sepse pak besoja, isha i rezervuar. E dija se është e pamundur pranimi i sekretarit të bëhet pa konkurs. Të nesërmen në mëngjes unë u drejtova për në shkollën normale. Ajo ishte në fund të qytetit në rrugën për në Gërmi. Drejtori Ditar Qamili i ndjerë, më pranoi shumë mirë, ma dorëzuan zyrën dhe vulat e shkollës dhe menjëherë ia fillova punës. Aty kalova më shumë se 2 muaj. Mund të vazhdoja punën edhe disa muaj, por më shumë jo, sepse isha me kontratë, zëvendësoja një tjetër që ishte ushtar, i cili ishte me vendim për atë vend pune, prandaj, kërkoja punë tjetër. Për këtë e kisha njoftuar edhe drejtorin me të cilin ishim marrë vesh që më parë. Disa shokë të Prishtinës, më sugjeruan që të konkurroj në konkursin e shpallur të Teatrit Krahinor të 108


NGJARJE DHE DËSHMI

Kosovës, në të cilin kërkonin sekretar të teatrit. Unë i plotësoja të gjitha kushtet e parapara dhe pas 20 ditëve më thirrën në intervistë. Kishim konkurruar gjithsej 16 kandidatë. Për habinë time të këndshme, pas një jave më lajmëruan se isha pranuar. Në Teatrin e Prishtinës kam punuar deri në shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1989, edhe pse kishin kaluar mbi 20 vjet nga demonstratat e vitit 1968, në një shkrim të “Ekspres politika” dhe “Intervju” të datës 17 shtator 1989, përmenden disa figura, pjesëmarrës të demonstratave, në cilën përmendet edhe emri im ku shkruhet se: “Salih Salihu ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në demonstratat e Tetovës të vitit 1968 dhe i dënuar për vepër penale kundër shtetit dhe popullit me 4 vjet burg të rëndë”. Menjëherë pas kësaj, me kërkesë të serbëve të punësuar në teatër, u hap procedura për të më përjashtuar nga puna si i papërshtatshëm, por në saje të disa atdhetarëve shqiptarë nuk u përjashtova. Përderisa, në këtë kohë nuk u realizuan qëllimet e parapara të shovinistëve serb, në vitin 1993, drejtori serb i cili u vendos menjëherë pas vendosjes së masave të dhunshme serbe në Kosovë, ku u përfshi edhe teatri, menjëherë më përjashtoi nga puna si i padëshirueshëm, përkatësisht “si i dënuar kundër shtetit dhe popullit”. 2. Kujtesa nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë Gjatë demonstratave të organizuara nga studentët e Universitetit të Prishtinës në pranverë të vitit 1981, më kanë mbetur në kujtesë shumë raste të veçanta dhe të rëndësishme. 109


Salih Salihu

Demonstratat filluan me disa studentë, kinse protestojnë për kushte më të mira në mensën e studentëve ku një grup prej rreth 20-30 studentë të cilët mbanin disa parulla me përmbajtje sociale, parakaluan para teatrit duke brohoritur “duam kushte”. Grupit të sipërpërmendur duke kaluar rrugës iu bashkëngjitën shumë të ri, në momentin kur ktheheshin në mensë. Komiteti Komunal i LK të Prishtinës, mbajti mbledhje urgjente, dhe të njëjtat i quajti protesta sociale dhe u morën masa të përmirësohen kushtet e studentëve në mensë. Mirëpo, së shpejti demonstratat u përhapën edhe në qytetet tjera të Kosovës, në të cilat u shtruan një sërë kërkesash politike, përkatësisht zgjidhjen e statusit të Kosovës për Kosovën Republikë. Në këto demonstrata në Prishtinë, morën pjesë edhe shumë studentë nga Maqedonia, që unë e njihja Bardhyl Mahmutin, pasi me babanë e tij njiheshim mirë dhe kishim hyrje - dalje si dhe marrëdhënie të mira familjare. Ky djalosh atëherë u dënua me 7 vjet burg. Bardhylin e pashë hipur në një dru trotuari dhe me megafon në dorë mbante fjalim. Atë e pashë edhe në një rast tjetër, që do të bëhet pretekst për ta arrestuar dhe dënuar. Në Prishtinë kishin ardhur forca të mëdha policore nga të gjitha republikat e Jugosllavisë. Po ashtu këtu qëndronin edhe shumë reporterë dhe gazetarë të shumë mediumeve jugosllave e ndërkombëtare. Shumë reporterë të televizioneve të republikave dhe të jashtëm kontaktonin me të rinjtë dhe qytetarë, duke i pyetur se çka mendojnë për demonstratat dhe si vlerësohen ato. Gazetarët zakonisht shëtitnin në rrugën kryesore, respektivisht nga teatri deri te “Hotel Grandi”. Unë pasi punoja në teatër, shumë herë isha në kontakt dhe i përcjellja demonstratat në Prishtinë dhe kërkesat e tyre lexoheshin përpara teatrit. 110


NGJARJE DHE DËSHMI

Një ditë më kujtohet kur reporterët e TV të Shkupit mundoheshin të marrin deklarata nga të rinjtë që gjendeshin në qendër të Prishtinës, mirëpo shumë prej tyre nuk jepnin deklarata, pasi ekzistonte mundësia të arrestohen. Në këtë rrugë pos policëve në uniformë, kishte edhe shumë nëpunës civilë të sigurimit shtetëror. Ata të Televizionit të Shkupit, iu afruan një të riu për të deklaruar diçka në lidhje me demonstratat, mirëpo i njëjti refuzoi. Në atë moment pak ma larg ishte Bardhyl Mahmuti, i cili iu drejtua atij të televizionit: “Prit aty qe unë do të deklaroj se çka mendoj për demonstratat...”. (Ata donin që të ritë të deklarohen se demonstratat janë armiqësore dhe se duhet dënuar). Bardhyl Mahmuti u tha se “demonstratat janë të drejta dhe kërkesa për Kosovën - Republikë është me plotë kuptim. Populli shqiptar e meriton, pasi me numër është i treti pas serbëve dhe kroatëve.” Duhet të vihet në dukje, se Bardhyl Mahmuti, para se t’u përgjigjet i pyeti gazetarët: “Si doni t’u flas shqip, serbisht apo maqedonisht.” Në atë moment, gazetarët maqedonas të habitur e pyetën Mahmutin: “Prej nga e dini maqedonishten”, që atëherë ai ju përgjigj se vjen nga territoret shqiptare në Maqedoni. Më pas, ai foli maqedonisht duke bërë krahasime midis popullit shqiptar me ato maqedonas, malazez dhe slloven, ku sipas tij këta të fundit edhe numerikisht janë shumë më pak se shqiptarët, mirëpo ata i kanë të gjitha të drejtat e tyre nacionale, republikat e tyre, ndërsa një e drejtë i është mohuar popullit shqiptar. Përderisa, ai bisedonte me gazetarët maqedonas, në afërsi ishte një masë e madhe e tubuar ku disa policë vinin në drejtim të Bardhylit. Disa studentë shqiptar, iu drejtuan me fjalët: “Ik Bardhyl se po vijnë policët”, ndërsa ai ua bëri me krah: “Le të vijnë.” 111


Salih Salihu

3. Stafeta dhe demonstratat e 26 marsit 1981 në Prishtinë Më 26 mars të vitit 1981, “Stafeta e Titos”, arrinte në Prishtinë. Studentët e Universitetit të Kosovës kishin vendosur që ardhja dhe përcjellja e stafetës nga Prishtina të pengohet. Për këtë shkak pjesa dërmuese e studentëve ishin tubuar në oborrin pas mensës dhe pritnin momentin që në rast se stafeta niset për kah qendra të dilet në rrugë dhe të pengohet për vazhdimin e rrugës. I vogël ishte numri i studentëve dhe i nxënësve që e përcillnin stafetën. Kah ora 10 në teatër në zyrën time u paraqitën tre qytetarë nga Tetova dhe pasi u njoftuam më luten që një shoqate amatore e dramës nga fshati Pirok i Tetovës, t’ua japim sallën e teatrit për të shfaqur shfaqjen “Besa” të Sami Frashërit. Në këtë grup nga Piroku ishin Ejup Emurllahu, Beqir Zylfiu dhe Beqir Hasipi. Organet e teatrit e kishin ndaluar që në Teatrin Krahinor të Kosovës të shfaqeshin grupe amatore, andaj unë u konsultova me drejtorin Hazir Miftarin, se si të vendosim, pasi unë dëshiroja që t’ua bëj të mundshme që shfaqjen ta realizojnë në sallën e teatrit dhe para publikut të kryeqendrës. E caktuam datën. Ata me vete i kishin marrë pllakatat- reklamat dhe dolën jashtë të ma sjellin një pllakat që piktori i teatrit ta pikturojë një pano të madhe si ato të Teatrit Krahinor. Ata dolën jashtë dhe nuk u kthyen. Pas nja 2 orësh erdh një njeri në zyrën time dhe më njoftoi se sapo kishte dalë nga policia dhe se një i panjohur në korridor të burgut më luti t’u njoftoj se ata nga Tetova janë në burg. Porosia ishte që për këtë ta njoftoj Azem Vllasin, zyrtar i lartë i atëhershëm, me të cilin njihej mirë njëri prej këtyre trevave. 112


NGJARJE DHE DËSHMI

U informova se Azemi gjendej te mensa e studentëve, shkova atje dhe e njoftova atë. Ai intervenoi edhe që të tre tetovarët u liruan nga burgu. Në mbrëmje një numër i madh i demonstruesve u futën në teatër për t’u strehuar dhe shmangur nga dhuna policore. Pasi nuk kishin si të dalin nga rrethimi i policisë, unë vendosa të bisedoj me policinë. E kisha parasysh rrezikun, mirëpo vendosa që t’u ndihmoj demonstruesve që u strehuan në teatër. Unë si dëshmi e kisha vetëm pllakatë, ku thuhej: “Shfaqja fillon në orën 20-të.” Atë ditë isha kujdestar dhe sipas orarit ishte paraparë që drama serbe të shfaq pjesë teatrale, e cila fillonte në ora 20. Unë si kujdestar bashkë me Asllan Hasajn e anuluam shfaqjen për shkak të demonstratave, mirëpo panoa ngeli aty ku ishte vendosur. Aktorët serbë shkuan në shtëpi duke ikur sa më shpejtë, pasi gazi lotues me të madhe lëshohej kundër demonstruesve. Në momentin kur demonstruesit iknin nga policia, e cila ishte duke e rethuar në të dy anët e rrugës, studentët u deturuan të tubohen para Teatrit, me sy të përlotur nga gazi lotues. Në këto çaste unë dhe aktori Asllan Hasaj ishim të caktuar kujdestarë të shfaqjes, u erdhëm në ndihmë studentëve, ua hapëm dyert e Teatrit dhe të gjithë u futën brenda. U mbush salla, fuajea, salla e baletit dhe të gjitha korridoret brenda. Mirëpo pas një ore qendra u pastrua nga demonstruesit, policia u vendos në disa punkte dhe jashtë nuk lëvizte njeri. Për shkak se demonstruesit nuk patën mundësi të dalin nga teatri, në ora 22 i mbrëmjes, vendosa që të dal prej teatrit e të bisedoj me një grup policësh që ishin te shkallët e teatrit. Dola jashtë u afrova atyre, të cilët u habitën se nga doli ky njeri. I përshëndeta dhe u thash se teatri ka pas shfaqje, ndërsa publiku për shkak rrethanave të krijuara ka ngel 113


Salih Salihu

brenda dhe nuk mund të del jashtë. Ata fillimisht u befasuan, mirëpo kur dy prej policëve hynë brenda te dera e sallës, u bindën se vërtet në sallë ka njerëz. Pasi u konsultuan policët mes veti, njëri nga ata mu afrua duke më porositur që: “pjesëmarrësit e shfaqjes të dalin dy nga dy dhe për rreth murit të teatrit të shkojnë pas teatrit.” Unë menjëherë hyra brenda dhe i porosita si të veprojnë, e hapa derën dhe ata dolën nga teatri e bashkë me ta edhe unë dhe rreth e përqark Prishtinës erdha në shtëpi. Pas 4 vitesh një serbe aktiviste LK e kishte përmendur se sekretari në demonstratat e vitit 1981, teatrin e ka shndërruar në strehimore të demonstruesve, mirëpo drejtori Hazir Miftari nuk ia vuri veshin dhe unë shpëtova pa pasoja. Mirëpo kur regjimi i Millosheviqit i suspendoi organet e Kosovës dhe u vunë masat e dhunshme edhe teatri u okupua, u përzu drejtori shqiptar, erdhi drejtori i dhunshëm, i cili menjëherë më largoi nga puna. Para se të largohem, serbët e kishin informuar drejtorin e dhunshëm, se sekretari është pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Tetovë, dhe se atje është dënuar për vepër penale kundër shtetit. Gjithashtu, ata i kishin thënë se këtu (në Tetarin e Prishtinës) gjatë demonstratave të vitit 1981, teatrin e shndërroi në strehimore për demonstruesit shqiptar, dhe se për atë kanë shkruar gazetat Beogradase “Politika ekspres” dhe “Intervju” e datës 17.09.1989, ku thuhej se: “Salih Salihu ka qenë organizator dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 në Tetovë dhe se jam i dënuar për vepër penale kundër shtetit me 4 vjet burg.” Me çlirimin e Kosovës, e cila erdhi si rezultat i Luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (në të cilën mori pjesë edhe djali im Urim Saliu), si dhe ndihmës së Aleancës Veriatlantike - NATO, në qershor të vitit 1999 kthehem në të njëjtin vend të punës - sekretar i Teatrit Kombëtar të Kosovës. 114


NGJARJE DHE DËSHMI

4. Marrëdhëniet me familjen e Bardhyl Mahmutit Me Beqir Mamutin (babai i Bardhylit), i cili ndryshe njihet si Beqir Berisha, njihem që në rini. Kemi kontaktuar edhe para vitit 1968-të, e kemi përjetuar edhe dramën e vitit 1968-të, bashkërisht kemi udhëtuar Tetovë – Prishtinë pas vitit 1968. Thënë shkurt, ishim në kontakt të përhershëm gjatë gjithë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Ishte muaji qershor i vitit 1982, kur Beqir Berisha erdhi te unë dhe kërkoi që ta dërgoj në burgun e Pozharevcit (Serbi), për ti bërë një vizitë djalit të tij Bardhylit. E përgatita veturën për udhë të gjatë dhe u nisëm një të shtune rreth orës së dytë e natës me qëllim që të arrijmë herët për të zënë rendin ndër të parët. Beqiri, mori me vete të shoqen dhe dy fëmijët e tjerë: vajzën dhe djalin, që të dy studentë. Arritëm në kohën e paraparë, ndërsa takimi me Bardhylin zgjati gjithsej gjysmë orë në prezencën e një polici, i cili fliste shqip. Shumë herë familjen e Beqirit e çova në burgun e Zabelit në Pozharevc, sepse ishte shumë vështirë për të shkuar atje. Duhej ndërruar dy herë treni dhe dy herë autobusi. Për t’ua bërë më të lehtë udhëtimin, unë u ndihmova duke vazhduar t’i çoj herë pas here gjatë shtatë viteve nëpër burgjet e Serbisë: Pozharevcë, Shabac dhe Zajeçar, ku vuante biri i tyre Bardhyl Mamuti. Gjatë këtyre udhëtimeve më kanë mbetur kujtime të hidhura nga keqtrajtimet e familjarëve që shkonin për vizita e pritnin 8-10 orë. Disa shkonin në këmbë nga Pozharevaci deri në Zabel, burra e gra e disa edhe të moshuar. Unë edhe pse kam shkuar te burgu, Bardhylin nuk e kam parë. Ai prej së largu më përshëndeste me dorë, kur atë e çonin në dhomën e takimeve. 115


Salih Salihu

Pas vuajtjes së dënimit prej 7 vitesh, Bardhyli përsëri vazhdoi me aktivitetin e tij për çlirimin e Kosovës. Një ditë shkova te Beqiri dhe posa e hapa derën e banesës Bardhyli më pyeti se a jam me veturë, dhe pasi iu përgjigja pozitivisht, ai mu lut që ta dërgoj deri te Kodra e Diellit. Zbritëm shkallëve, hymë në veturë dhe u nisëm. Bardhyli më tha: “Baci Sali në qoftë se policia të ndal në rrugë, ti mos u ndal, unë atyre nuk u dorëzohem, jam i armatosur”, duke m’i treguar bombat që i mbante në xhep dhe pistoletat në brez. Unë u shqetësova mjaftë, pasi e hetova se në rrugë kishte shumë përforcime policore anembanë Prishtinës. Përkundër kësaj, ne e vazhduam rrugën, që për fatin e mirë tonin, policia kishte ndalë vetura tjera, ndërsa ne kaluam dhe shkuam te banesa e Naserit të ndjerë (dhëndri i Bardhylit, i cili ra nga atentati që i bënë në vitin 2001 në Strugë). Posa hymë brenda, Bardhyli filloi t’i bërtasë motrës së vet Tinës: “Ti asnjëherë nuk e bën punën në kohë...”. Në ato çaste unë dola nga banesa dhe sa dola në rrugën kryesore të lagjes dhe u drejtova kah mensa, filluan të shtënat me armë dhe ashtu një lëvizje e madhe e automjeteve të blinduara të policisë, dhe posa mbërrita te banesa u alarmua se janë vrarë Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu, dy shokë të Bardhylit, me të cilët Bardhyli bisedoi me telefon posa mbërrini te banesa e Tinës, duke i lajmëruar se për disa minuta do të shkojë te ata.

116


NGJARJE DHE DËSHMI

5. Demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997 Në vitin 1997 djali im Urimi regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik – dega e gjuhës angleze. Si zakonisht universiteti fillonte me punë më 1 tetor. Disa ditë më parë, studentët kishin paralajmëruar se në ditën e parë të vitit akademik do të organizojnë demonstrata, kundër masave të dhunshme, të cilat ishin vendosur që nga viti 1991, nga ana e regjimit të Millosheviqit. Demonstratat që u paralajmëruan nga Unioni i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ishin mëse të drejta, për shkak se Kosova, në atë kohë përjetonte ditët më të vështira, madje edhe ma të vështira se në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Pushtuesit serb, në krye me diktatorin e Ballkanit, Millosheviq, larguan nga puna më se 150.000 shqiptarë, i mbyllën të gjitha shkollat shqipe në Kosovë, Universiteti i Prishtinës u okupua, ndërsa profesorët dhe studentët shqiptarë, qenë detyruar të transferohen nëpër shtëpia private podrume dhe garazhe. Demonstrata e paralajmëruar ishte e para që nga viti 1989, andaj te popullata shqiptare u krijua një frikë e madhe se, ndoshta regjimi serb do të përdorë armë zjarri për ta shuar atë, me çka të njëjtat do të përfundonin me viktima të mëdha. Ishin një ndër arsyet kryesore, që nga ana e organizatorëve rrodhi ideja se në demonstrata krahas studentëve të marrin pjesë edhe prindërit dhe popullata tjetër, të cilët do të qëndrojnë për rreth trotuareve dhe të shërbejë si mburojë përanash ku do të kalojnë studentët. Unë bashkë me disa prindër dhe shokë të tjerë dolëm ta kryejmë detyrën tonë kombëtare, që të jemi sa më afër studentëve. 117


Salih Salihu

Demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997 Ne në kohën e caktuar dolëm në sheshin e Prishtinës, ku ishte paraparë të parakalojnë studentët. Aty ishin tubuar një numër i madh i qytetarëve shqiptarë, të cilët pritnin anash trotuareve që të vijnë studentët. Mirëpo ata nuk erdhën, prandaj shumë prej masës së tubuar shkuan në drejtim të Taukbahçes, ku në pritje kishin dalë forca të mëdha policore të armatosura deri në dhëmbë dhe me shumë automjete të blinduara. Në Taukbahçe populli i tubuar në njërën anë dhe policia në anën tjetër qëndronin ballë për ballë. Studentët, të veshur me uniformë të bardhë, në ballë me rektorin e respektuar dhe tash të ndjerë Ejup Statovcin dhe profesorë të tjerë arritën deri te kordoni policor, të cilët e kishin zënë rrugën me autoblinda. Me urdhër të organizatorit, studentët u ulën, që ishte në shenjë se demonstratat janë 118


NGJARJE DHE DËSHMI

paqësore dhe se janë kundër dhunës. Pas disa minutash eprori policor dha urdhër që të ushtrojnë dhunë. Atë ditë aty kam parë ushtrimin e një dhunë barbare, të një shfrenimi tej mase dhe të një urrejtje të madhe që nuk do ta harroj kurrë. U rrahën e u gjymtuan shumë studentë e qytetarë. Kështu i ngjau edhe djalit tim Urimit, i cili hëngri disa shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa unë dhe disa prindër të tjerë bashkë me profesorin e respektuar Pajazit Nushin, falë pronarit të një shtëpie në lagjen Taukbahçe, i cili e hapi derën dhe na strehoi nga policia dhe aty kemi qëndruar deri në orët e vona, përkatësisht derisa u tërhoq policia. 6. Vizita në Shtabin e UÇK-së në Studime të Epërme Para se të niste lufta djali im Urimi ishte në punë të përkohshme në Spanjë. Por posa shpërtheu lufta në Kosovë, ai mu paraqit në telefon dhe më lajmëroi se do të kthehet në atdhe për të luftuar. Dhe kështu ndodhi. Si luftëtar u caktua në Zonën e Shalës. Pas bisedimeve të pasuksesshme në Rambuje të Francës, regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, u dha urdhër që të gjitha organizatave humanitare ndërkombëtare të largohen nga Kosova, ndërsa në anën tjetër NATO bënte përgatitjet e fundit për sulme ajrore. Unë vendosa që djalit tim Urimit, t’i dërgoj disa rroba, pasi muaji shkurt i vitit 1999, ishte me temperatura të ulëta, dhe njëkohësisht kisha dëshirë që para bombardimeve ta vizitoj birin tim, i cili ndodhej në Shtabin e UÇK-së, në Studime të Epërme – në Shalë të Bajgorës në Kosovë. Të gjitha rrobat e brendshme të trasha, përfshi këtu edhe dy xhemperë, i vesha se nuk guxoja që ata të hetohen 119


Salih Salihu

nga policia serbe, e cila ishte vendosur në disa punkte gjatë rrugës Vushtrri – Mitrovicë, për shkak se ata dyshonin se rrobat janë të dedikuara për UÇK-në. Kur arrita te postblloku policor afër Vushtrrisë, nga i cili shumë fshatra ishin bombarduar dhe rrafshuar me tokë, ndalesa ishte e obliguar dhe pasi më nxorën nga vetura, bënë kontrollimin e veturës dhe pastaj edhe mu më kontrolluan dhe duke më pyetur se ku shkoj në këtë kohë. Pasi u thash se shkoj te vëllai im Hamiti në Mitrovicë, ku me të vërtet banonte, më liruan, ndërsa unë vazhdova rrugën kryesore për në Mitrovicë, mirëpo para se të Urim Salihu arrij në Vushtrri ktheva në rrugën për në Studime të Epërme. Posa e kalova Studimet e Poshtme, hasa në një patrullë me një uniformë të UÇK-së. Unë mendova se janë policë serbë të kamufluar me uniformë të UÇK-së. Më ndalën dhe më pyetën se ku shkoj, vetëm njeri fliste shqip dy të tjerët heshtnin dhe unë mendova se ai është shqiptar e dy të tjerët serb. Unë u thash se shkoj në ngushëllime për një rast vdekjeje në Studime të Epërme. Ai përsëri më pyeti se “përse në veturë e kam vendosë flamurin serb.” Unë u thash se nuk kam vendosur kurrfarë flamuri. Atëherë më tha dil prej makine dhe vërtetoju. Unë dola dhe u thash se ja nuk ka flamur, por ai atëherë më tregoi flamurin serb që mbanin targat serbe. Atëherë mu drejtua me fjalët: “Na trego drejt ku shkon”, për çka në ato çaste vendosa t’u tregoj drejt pa marrë parasysh se ata janë ushtarë të UÇK-së apo policë serbë me uniformë të UÇK-së. Vendosa ta tregoj të vërtetën pavarësisht edhe nëse më vrasin. 120


NGJARJE DHE DËSHMI

U tregova se shkoj ta vizitoj djalin tim, Urim Saliun nga Prishtina, i cili është ushtar i UÇK-së dhe se gjendet në Studime të Epërme. U thash, se Urimi para se të veshë uniformën e UÇK-së, kishte qenë me punë të përkohshme te vëllai i tij në Valensi të Spanjës dhe atje e ka lëshuar punën për t’iu bashkangjitur UÇK-së. Ata e njihnin Urimin dhe më thanë pse nuk na tregove drejt e ne të munduam kaq kohë. U thash se frikohesha mos është policia serbe me uniformë tjetër. Ata ma bënë me dije se ky territor është nën kontrollin e tyre dhe më than që ta vazhdoj rrugën drejt dhe aty afër në fshat është shtabi. Posa arrita te oborri i Shtabit, më priti roja ushtarake dhe pasi mori informatat nga unë, erdhi një ushtar tjetër i cili më përcolli deri te zyra e Komandantit të Shtabit të UÇK-së për Studime të Epërme. Unë hasa në befasi të madhe dhe tronditëse kur hyra në zyre mu duk sikurse e shikoja komandantin legjendar Adem Jashari! I njëjti me trup dhe fytyrë dhe flokë dhe u gëzova pa masë, duke menduar se serbët për qëllime propaganduese kanë shpikur se gjoja Ademi është vrarë. Befasinë time, menjëherë e vërejti komandanti i cili më pyeti: “Çka ke diçka je i tronditur? Pasi i tregova, ai ma ktheu: “Unë jam kushëriri i Adem Jasharit”. Pasi shkëmbyem disa fjalë vëllazërore, komandanti e dërgoi një ushtar të shkoje në pozitat luftarake ku Urimi ishte caktuar. Urimi kishte qenë shumë larg pas 3 orësh erdh e u përshëndetëm dhe aty hëngrëm drekën bashkë me komandantin. Kur u ktheva më përcollën deri në Studime të Poshtme – territor i çliruar 4 km afër Vushtrrisë. Unë vazhdova rrugën për në Prishtinë, ku përsëri në dalje të Vushtrrisë hasa në kontroll të rreptë e të detajuar, gjatë së cilës policët serb interesoheshin se ku kam qenë në këtë kohë në gjendje lufte, për çka unë ju përgjigja se kam qenë në Mitrovicë për ta vizituar vëllanë. 121


Salih Salihu

Të nesërmen nga Prishtina bashkë me bashkëshorten udhëtova për në Tetovë, për t’u takuar me dy djemtë tjerë Agronin dhe Uranin të cilët nga viti 1992 e kishin braktisur Kosovën, për shkak se pushteti i dhunshëm millosheviçjan, në hap i ndiqte të rinjtë shqiptarë për t’i dërguar me dhunë në shërbimin e atëhershëm ushtarak të APJ-së. Siç dihet në këtë kohë filloi lufta në Slloveni, Kroaci dhe pushteti serb insistonte të tubojë sa më shumë shqiptarë, për ti dërguar në vijën e parë të frontit, me të vetmin qëllim që sa më shumë të vritet rinia shqiptare, pasi nuk ishte i kënaqur me numrin e ushtarëve të likuiduar, të cilët gjatë kohës së shërbimit ushtarak vriteshin dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre në arkivole hermetikisht të mbyllura dhe me ndalesë që të njëjtat të hapen. Familjarët e viktimave njoftoheshin se ata kanë bërë “vetëvrasje” ose “ka ndodhur ndonjë incident pa dashje gjatë stërvitjeve ushtarake”. Kjo dukuri e dhimbshme filloi të shpeshtohet, andaj familjarët filluan të dyshojnë dhe përkundër ndalesës, ata filluan t’i hapin arkivolet, gjatë së cilës konstatohej se të njëjtit nuk kanë bërë vetëvrasje porse janë vrarë pas shpine ose janë mbytur në mënyra të ndryshme më shtazarake. Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana unë bashkë me djemtë e mi vendosëm që ata të arratisen nga Kosova, fillimisht të strehohen në Maqedoni dhe pastaj shkojnë në Spanjë ku kishin punuar edhe më parë që nga viti 1990. Meqë edhe këtu vepronte Organizata për Çlirimin e Kosovës – Lëvizja Popullore e Kosovës, që të dy djemtë angazhohen në aksionin që të mbledjin të holla për fondin "Atdheu thërret". Urani bashkë me vëllaun e vet Agronin grumbullojnë 84.000 DM dhe ia dorëzojnë këtij fondi që udhëhiqej nga Jashar Salihu. Disa herë jam ftuar nga organet ushtarake të Prishtinës për të dhënë deklaratë se ku qëndrojnë djemtë, përse ata nuk 122


NGJARJE DHE DËSHMI

Djemtë Agroni, Urimi dhe Urani lajmërohen që ta kryejnë siç pohonin “obligimin ndaj shtetit” përkatësisht “shërbimin ushtarak” duke u kanosur se nëse nuk lajmërohen për një afat të shkurtë kohor i pret dënimi i rënd prej 5 vjet burg. Përgjigjja ime ishte se ato janë të moshës madhore dhe se ata vetë vendosin, pastaj se janë jashtë Jugosllavisë por nuk e di se në cilin shtet. Dy djemtë, Urani dhe Agroni u kthyen në Prishtinë, falë luftës heroike të UÇK-ës si dhe bombardimeve të NATO-s, me ndihmën e së cilës në qershor të vitit 1999 Kosova përfundimisht u çlirua nga okupatori serb.

123


Salih Salihu

7. Ndarja me jetën në teatër Kur fillova punën në Teatrin Krahinor të Kosovës nuk dija se ç’është skena teatrale. Ato pak dituri që kisha fituar në shkollën e mesme nuk ishin të mjaftueshme, sepse puna e juristit në një teatër profesional është specifike dhe shumë e komplikuar. Ky ishte i vetmi teatër profesional në tërë Kosovën me rëndësi shumë të madhe në emancipimin e popullatës në ngritjen kulturore, politike dhe afirmimin e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Andaj shumë shpejt e kuptova rëndësinë madhore dhe rolin e teatrit duke ditur se shfaqjet e këtij teatri shfaqeshin në të gjitha qendrat e Kosovës si dhe në shumë kryeqytete të republikave të atëhershme e jashtë vendit, gjatë së cilave ktheheshin me shumë shpërblime dhe mirënjohje posaçërisht drama shqipe, e cila në gjirin e saj kishte aktorë shqiptarë me renome evropiane e botërore si: Shani Pallaska, Melihate Ajeti, Istref Begolli, Faruk Begolli dhe skenografi i Kosovës, Nuredin Hoxha, kostimografja e parë e Kosovës Violeta Xhaferi dhe shumë të tjerë që nuk janë përfshirë me emër e mbiemër, për të cilët kërkoj ndjesë. Unë kam pas fatin të punoj me këta krijues dhe duaje të artit skenik dhe gjithmonë kemi vepruar bashkë dhe secili i ka kryer detyrat e veta për punën kolektive finale e ajo ishte ngritja e perdes dhe shfaqjen e pjesës teatrale. Unë, që përjetova peripeci të vështira nga burgosja dhe gjykimin me 4 vjet burg për demonstratat e vitit 1968 në Tetovë, pata fatin të punoj në këtë institucion të kulturës dhe si sekretar i teatrit, bashkëpunoja ngushtë me drejtorin e teatrit, të ndjerin Azem Shkreli, shkrimtar dhe patriot i madh i kombit shqiptar. Këtë emër e ruaj me xhelozi jo vetëm në kujtesë, por edhe në zemër. Tash i kujtoj të gjitha ato vite të bashkëpunimit me këtë figurë aq të merituar, i cili gjithmonë 124


NGJARJE DHE DËSHMI

Me shkrimtarët e mirënjohur Isnmail Kadare dhe Azem Shkreli (drejtor), dhe Melihate Ajeti (aktore) gjatë punës sime më inkurajonte dhe më ndihmonte për shumë probleme që kërkoja ndihmën e tij. Po ashtu puna në teatër më ka mundësuar që për së afërmi të njihem me shumë intelektualë të shquar të Kosovës, Shqipërisë siç janë: Ismail Kadare - shkrimtar i mirënjohur, Piro Mani - regjisor me renome i Shqipërisë, shkrimtari i mirënjohur Rexhep Qosja dhe shumë të tjerë, me të cilët kam kontaktuar për veprat e tyre të shfaqura në skenën e teatrit. Poashtu, e paharueshnme është edhe kujtesa me rastin e shfaqjes së premierës të pjesës "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të autorit Ismail Kadare ku merrte pjesë edhe vet 125


Salih Salihu

autori. Kjo shfaqje që më parë ishte kontraktuar të shfaqej në skenat teatrale në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë. Të nesërmen pasi se u shfaq pjesa në Prishtinë, ansambi udhëtonte për në qytetet e përmendura dhe me ansamblin duheshte të udhëtonte edhe autori i pjesës, Ismail Kadare, i cili na befasoi duke iu drejtuar drejtorit të teatrit Azem Shkrelit që ai të lirohet nga udhëtimi pasi ai për të parën herë vjen në Kosovë dhe dëshira e tij është që t'i viziton të gjitha qendrat e Kosovës

Para Muzeut Kombëtar të Shqipërisë gjatë vizitës më 1980 126


NGJARJE DHE DËSHMI

dhe e luti përsëri drejtorin që Sali Salihu, sekretar i teatrit të ngelë këtu për ta shoqëruar nëpër Kosovë. Drejtori u habit nga kjo kërkesë, por pasi nuk kishte tjetër rrugëdalje më urdhëroi mua që unë me veturën e Azem Shkrelit ta shoqërojë Ismail Kadarenë në dhjetë ditët e ardhshme për t'i vizituar të gjitha qendrat e Kosovës. Unë këtë detyrë e kreva me shumë kënaqësi dhe mu dha rasti që së bashku me Ismail Kadarenë t'i kalojë dhjetë ditë të paharueshme. Ajo që më mundoi më shumë nuk ishte fakti se unë dola në pension si shenjë e pleqërisë, se me këtë po afrohet edhe dita e ndarjes nga jeta, sa u mërzita se po e lë jetën e teatrit dhe gjallërinë e jetës së brendshme në të. Unë ndahesha, në fakt nga një jetë shumë dinamike që kisha bërë për më shumë se dy decenie. Ndahesha me gjallërinë e një aktiviteti shumë dinamik, që kishte lënë mbresë të pashlyeshme në jetën time. Kalova përmes qendrës së qytetit, bëra një xhiro rreth e përqark, por nuk takova as një njeri që i njihja mirë, nuk pashë asnjë me të cilët kisha pasur kontakte. E tërë qendra ishte mbushur me njerëz të tjerë të vendit e të huaj. Disa nga shokët më kishin vdekur, si Azem Shkreli, drejtor i teatrit që më pranoi në punë, disa të tjerë ishin larguar nga Kosova për shkak të luftës, disa kishin dalë në pension dhe nuk dija se ku banonin. Me këto mendime u ktheva në shtëpi ashtu i mërzitur dhe i emocionuar më hetoi edhe shoqja se nuk isha ai i përditshmi. Ç’ke më pyeti ajo, pse je kaq i zymtë? Çka të ka ndodhur? Më ndodhi ajo që u ndodh të gjithë pleqve, dola në pension. Prej nesër nuk do të shkoj në punë. Të gjithë njerëzit plaken dhe të gjithë pas plotësimit të viteve dalin në pension ma ktheu ajo. Asgjë nuk është as për t’u çuditur e as për t’u mërzitur. “Po moj, po”, ia ktheva unë, për të shtuar: “ti nuk e 127


Salih Salihu

din se unë kam punuar në një institucion ku imitohet jeta reale e njerëzve, unë kam qenë në kontakt të përhershëm me njerëz ku të gjallët janë bërë të vdekur e mbas mbylljes së perdes përsëri janë ngjallë. Ti nuk e din se jeta në teatër është më specifike se kudo gjetiu. Unë sot po e kuptoj se kam punuar në një institucion, nga i cili edhe pse jam ndarë fizikisht nuk do të mund të ndahem me mendime e kujtime asnjëherë. Unë edhe këto çaste që jam duke biseduar me ty i imagjinoi skenat e ndryshme se si janë përgatitur e si janë shfaqur para publikut. Ti nuk e din se unë kam bërë një jetë të dyfishtë edhe pse vet nuk kam qenë aktor.” Edhe sot kur po i shkruaj këto reshta më kujtohen skenat e ndryshme teatrale, e tematikë tronditëse, edhe pse ato ishin vetëm imitim e asgjë më shumë. Por jeta është e tillë. Unë punova edhe si mësues, nga e cila veprimtari kam kujtime të mira e të këqija, punova edhe si jurist në punë shumë të ndjeshme me plot ngjarje, përjetime, emocione, brenga e gëzime. Me këtë rast dua ta përshkruaj edhe një ngjarje gjatë punës sime në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Për udhëtimin tim zyrtar për në Beograd si përgjegjës rruge i Ansamblit të Dramës shqipe. Në vitin 1977 Teatri Krahinor i Kosovës dhe Teatri i Dramës Jugosllave në Beograd kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në shkëmbimin e shfaqjeve dhe të kuadrit artistik. Me dispozitat e kësaj marrëveshje ishte paraparë që disa premiera të dramës shqipe të Teatrit të Prishtinës të shfaqen edhe në skenën e Teatrit të dramës në Beograd, duke pasur parasysh se në Prishtinë dhe rrethinë jetojnë edhe kombësia serbe, ndërsa në Beograd po ashtu jetojnë dhe 128


NGJARJE DHE DËSHMI

punojnë shumë shqiptarë dhe se ky bashkëpunim është më se i nevojshëm dhe në interes për të dy këto teatro. Me këtë marrëveshje ishte paraparë që shpenzimet e udhëtimeve dhe ato hoteliere i paguan vet secili teatër ndërsa të hollat e shitjes së biletave i merr teatri që prezanton shfaqjen. Me një fjalë, Teatri i Beogradit i merrte të hollat e biletave që shiteshin në Prishtinë dhe anasjelltas, Teatri i Prishtinës i merrte të hollat nga biletat që shiteshin në Beograd. Sipas orarit javor për shfaqjen e pjesëve teatrale ishte paraparë që shfaqja “Sfinga e gjallë” e autorit Rexhep Qosja, të shfaqet në skenën e teatrit të dramës në Beograd dhe ne udhëtuam me autobusin dhe kamionin e teatrit. Në Beograd u rivendosëm në hotel, ndërsa të nesërmen duheshe të shfaqet drama. Unë në këtë udhëtim isha i përcaktuar udhëheqës i këtij turneu. Posa arritëm në Beograd, veç tjerash u interesova se si shkon punë në shitjen e biletave, pasi ne ishim të interesuar që në shfaqje të kemi sa më shumë publik kuptohet shqiptar sepse shfaqja ishte e dramës shqipe dhe shfaqet në gjuhën shqipe. Kuptohet se, ne ishim të interesuar që sa më shumë të shiten bileta, sepse nëpërmjet atyre të hollave, ne i mbulonim shpenzimet e udhëtimit, të cilat nuk ishin të vogla. E pyeta arkëtaren se si shkon puna me shitjen e biletave. Ajo mu përgjigj me një shikim të dhimbshëm dhe me buzëqeshje ironike duke më thënë se “shitje nuk ka, janë shitur vetëm 6 bileta, mua më vjen keq por nuk ka të interesuar”. Nga fjalët që m’i dha ajo, u dëshpërova shumë, jo pse nuk do të kemi të ardhura por më vinte keq që pa prezencën e publikut të shfaqej një dramë e madhe dhe me një nivel artistik shumë të lartë dhe pjesë e autorit të mirënjohur 129


Salih Salihu

Rexhep Qosja. Isha i kufizuar, nuk kisha autorizime sa do të vendosja që shfaqja të anulohet dhe të kthehemi në Prishtinë. Shumë u brengosa dhe pas një kohe përsëri shkova te arkëtarja dhe e pyeta si është puna me buleta ajo përsëri mu përgjigj shumë dobët, janë shitur edhe 2 ose gjithsej 8 buleta. Buletëshitësja më preferoi që të shkoj në Ndërmarrjen e Pastrimit “Çistota” të Beogradit dhe ta kërkoj kryetarin e Sindikatës, i cili kishte qenë shqiptar. Ajo këtë propozim ma ofroi, për shkak se në këtë ndërmarrje punonin mbi 300 shqiptarë, dhe se ndikimi i kryetarit të Sindikatës së ndërmarrjes së sipërpërmendur te ta është shumë i madh, prandaj ndoshta do të ketë të interesuar për të ardhur në shfaqje. U trondita edhe më shumë kur kuptova se shqiptarët janë pastrues të Beogradit, kryeqytet i Jugosllavisë dhe kjo është një pasqyrë e gjendjes së mjerueshme të kombit tonë. Dola jashtë dhe hyra në një restorant që gjendej aty afër teatrit dhe porosita një kafe. Isha shumë i mërzitur. Pas disa minutave dikush pas shpine m’i mbylli sytë me duart e tija dhe më pyeti: “Gjeje se kush jam?” Unë i brengosur i thashë se edhe 3 ditë me mi mbajt sytë mbyllur nuk jam në gjendje që të zbuloj se kush je dhe ai atëherë më përqafoi dhe mua më ndriçoi para vetes. U gëzova shumë që u takova me shokun tim të shkollës fillore Vebi Abdiramanin, i cili një kohë të gjatë punonte në Beograd dhe kishte ndërmarrjen e tij në të cilën punonin mbi 600 shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova. Kjo ndërmarrje kryente punë nëntokësore të infrastrukturës së lagjeve të ndërtuara me ndërtesa të reja banimi dhe objekte afariste. I tregova se kemi ardhur në Beograd për të shfaqur shfaqje të dramës shqipe “Sfinga e gjallë” të autorit Rexhep Qosja, e cila ka përmbajtje dhe porosi patriotike për popullin shqiptar. Po ashtu i tregova se shumë jam i mërzitur për shkak 130


NGJARJE DHE DËSHMI

se nuk ka të interesuar, janë shitur vetëm 8 bileta dhe se nuk e kam për pare, por më vjen keq që kjo shfaqje të jepet pa publik. I tregova se shitsja e buletave më preferoi të shkoj në Ndërmarrjen “Pastrimi - Çistota” të Beogradit sepse atje punojnë mbi 300 shqiptarë, dhe se ndoshta do të ketë të interesuar për në shfaqje. Vebiu heshti pak kohë, pastaj mu drejtua duke më thënë “mos u mërzit edhe këtë problem do ta zgjedhim dhe tregomë sa vende ka salla”. Pasi i tregova se ka 400 vende, e pyeti shefin e restorantit për t’ia mundësuar ta shfrytëzoj telefonin. Pasi foli me dikë u kthye në tavolinë, ku pas disa minutash erdhi një bashkëpunëtor i tij dhe u ul në tavolinën tonë. Vebiu i dha urdhër dhe e porositi që ai të shkojë në 3 vend punime ku janë duke punuar punëtorët dhe t’i njoftojë se “sonte në Teatrin e dramës jugosllave, do të shfaqet drama e Teatrit Krahinor të Kosovës dhe kush dëshiron ta shohë shfaqjen menjëherë ta len punën dhe këto 3 orë do tu llogariten si me qen në punë por me kusht të pastrohen dhe të vishen me tesha të pastra si për teatër. ”Unë dhe Vebiu shkuam te arkëtarja e teatrit. Ai hyri brenda dhe i bleu të gjitha biletat të cilat i pagoi nëpërmjet gjiro llogarisë me virman-pagesë, ndërsa shoqja për shitjen e buletave u habit dhe e shikoi mbishkrimin e vulës duke më thënë mua: “Ti nuk paske shkuar atje ku të thash, kjo është firmë tjetër”. Kur erdhi koha e shfaqjes në teatër, një orë para fillimit të saj u hapën dyert e sallës e cila u mbush me djem të rinj e të bukur, ndërsa personeli serb i teatrit u habit duke shikuar si është e mundur që për një kohë të shkurtër të bëhet një organizim i përsosur dhe salla të mbushet plot e përplot. Pas përfundimit të shfaqjes filloi një duartrokitje frenetike nga publiku, të gjithë shqiptarë, të cilët nuk dilnin nga salla, hipën në skenë dhe u përqafuan me aktorët nga Kosova. 131


Salih Salihu

Këtë ngjarje e përfshira në këtë libër edhe që ti falënderoj shokut të ndjerë Vebi Abdiramani, i cili në kohë dhe vend të duhur veproi dhe e vërtetoi patriotizmin e tij të kamotshëm. Mbresa të pashlyeshme nga këto vizita më ka lënë ajo e vajtjes në Republikën e Shqipërisë. Këto janë, pikërisht ato mbresa të paharrueshme që më kanë ushqyer gjatë punës në teatër dhe që më rikujtohen sot me një nostalgji për jetën në teatër. Edhe sot kur dal në qendër të Prishtinës, nuk mund të kthehem në shtëpi pa hyrë në teatër për të parë se ç’punohet, çfarë pjese teatrale përgatitet e për t’u takuar me shokët e shoqet që kanë ngelur ende aty.

8. Fshati Sellcë Gjatë luftës së vitit 2001 isha duke ardhur nga Prishtina për në Tetovë dhe në kufi kaluam si të gjithë udhëtarët në autobus, por kur arritëm në postbllokun policor në fshatin Vratnicë përsëri u ndal autobusi dhe hynë forcat speciale policore dhe i kontrolluan pasaportat dhe kur e panë pasaportën time, më bënë pyetje se ti qenke nga Sellca - unë u thash ‘po nga Sellca jam’. Ata më nxorën nga autobusi dhe më dërguan në zyre e cila ishte në motelin e Vratnicës dhe pasi e shikuan një libër me emra më liruan dhe u ktheva në autobus. Posa arita në Tetovë, mora vesh se atë ditë forcat ushtarake të UÇK-së, në Brezovicë të f. Sellcë e kishin shkatërruar një tog të forcave speciale policore “Luanët”, forca të cilët para oficerit i kishin vrarë babë e bir të familjes Koraçi të fshatit Poroj në postbllokun policor përballë stadiumit të Tetovës. 132


NGJARJE DHE DËSHMI

Se Sellca i takon komunës së Tetovës, është vendlindja ime ku kam kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe ku kam kryer shkollën fillore, e ndiej për obligim si vendas që edhe unë me disa reshta shkurtimisht të përshkruaj heroizmin e popullatës së këtij fshati. Ky fshati i bukur malor shtrihet në Kodrinat e Malit Sharr, me plotë bukuri natyrore dhe pas luftës heroike të vitit 2001, është pasuruar edhe me një bukuri, Kalanë - Fortesën e Qëndresës, të cilën pas lufte u ndërtua me vetë kontribut të banorëve bujar dhe trima të fshatit Sellcë. Fshati me Kalanë e Qëndresës, do të ngele legjendë e të gjitha kohërave për trimërinë heroike dhe sakrificën e popullatës në luftën kundër diskriminimit të shqiptarëve nga sllavët e ardhur dhe të vendosur në tokat e Arbrit. Në këtë luftë të shenjtë u përfshinë të gjithë banorët burra, rini, gra e fëmijë, të cilët e kryenin detyrën e tyre në avancimin e luftës për çlirimin e kombit nga diskriminimi juridik dhe politik. Ky fshat i malësisë është larg nga Tetova vetëm 6 kilometra dhe në afërsi të fshatit kalon lumi “Shkumbin”, i cili derdhet në lumin Vardar. Anash lumit shtrihen fshatrat e pastra shqiptare. Fshati i parë nga Tetova është Llaca pastaj shtrihen Sellca, Vica, Brodeci, Veshalla dhe Bozovca ndërsa në anën tjetër janë: Shipkovica, Liseci dhe fshati Gajre. Rruga nga fshati Sellcë për në qytetin e Tetovës është shumë e shkurtuar por ka qenë shumë e papërshtatshme dhe ajo ka shërbyer për ecje në këmbë ose me kalë apo gomar. Por fal vetë kontributit të fshatarëve diku pas vitit 1970 janë bërë punime të mëdha në zgjerimin, përforcimin e vendeve erozive dhe asfaltimin e rrugës, e cila është aftësuar për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. Banorët e këtyre fshatrave të malësisë janë marrë me blegtori, bujqësi dhe me punë në kurbet, respektivisht tash me punë në botën e jashtme e më së shumti në shtetet e Evropës. 133


Salih Salihu

Në fshatin Sellcë në kohën e Mbretërisë SKS ka ekzistuar shkolla fillore në gjuhën serbe ku kanë qenë të përfshirë një numër shumë i vogël të rinjve edhe atë vetëm meshkuj. Shkolla e parë fillore 4 vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Sellcë së pari herë hapet në vitin 1944 dhe për së pari herë përfshihen edhe femrat. Mësues i parë i shkollës ishte Femi Selami nga Reçica dhe Hamidi Veliu nga fshati Gajre. Unë jam nxënës i gjeneratës së parë dhe klasën e parë e kam filluar 9 vjeçar. Kështu që në klasën e parë kanë qenë të përfshirë nxënësit nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare. Nga gjenerata e parë që e kemi kryer shkollën fillore 4 vjeçare në vitin 1949 i vetmi unë vazhdova shkollimin në Gjimnazin e Tetovës dhe e kisha shumë vështirë që në këtë rrugë malore të udhëtoja çdo ditë vet pa asnjë shok. Atëherë edhe klima ishte shumë më e ashpër, mbanin dimra me shumë borë dhe temperatura të ulëta, ndërsa unë nuk kisha edhe veshmbathje adekuate. Shumë herë për shkak të motit të keq u vonohesha në shkollë por profesorët e respektuar i kuptonin, mundimet e mija në këtë rrugë malore dhe ma ofronin karrigen që të ulesha afër koftorit pasi fund e krye isha i lagur dhe i mërdhiftë. Pas 3 viteve mu bashkëngjitë edhe një shok nga Sellca që aq shumë kisha nevojë, në gjimnaz u regjistrua edhe i ndjeri Daim Hajredini. Siç u tha mësipërm, pas një kohe të shkurtë si mësues në fshatin Vicë, unë i vazhdova studimet në Shkup dhe diplomova në Shkollën e Lartë Juridike, ndërsa edhe Daimi e bëri të njëjtën duke u diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup. Menjëherë posa u lirova nga burgu, shpërngulem në Prishtinë dhe atje i vazhdova studimet dhe e kreva Fakultetin Juridik. Tani në fshatin Sellcë me dhjetëra e dhjetëra femra dhe meshkuj janë me diploma universitare si dhe një numër i 134


NGJARJE DHE DËSHMI

madh studentësh dhe nxënësish vazhdojnë shkollën si nëpër fakultetet e dy universiteteve të Tetovës ashtu edhe jashtë vendit. Në fund të kësaj pjese, kushtuar fshatit tim të lindjes, shpreh respektin më të madh ndaj dëshmorëve të kombit që ranë në luftën e Malësisë së Sharrit të vitit 2001, duke luftuar ballë për ballë me forca të mëdha policore-ushtarake të armatosur gjer në dhëmbë. Bijtë dhe bijat më të ndritshme të kombit, ranë dëshmorë për të mbetur të pavdekshëm, gjersa të ekzistojë kombi shqiptar mbi këtë tokë të përgjakur. Dëshmorët nga lufta e 2001 nga fshati Sellcë, Vicë dhe Lisec janë: Servet Ferati (1959), Hajredin Arifi (1964), Servet Hajredini (1966), Servet Shabani (1973), Fadil Rifati (1967) fsh. Lisec, nip i fshatit Sellcë dhe Zeqirija Tahiri (1971) nga fshati Vicë.

135


PJESA E PESTË

SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1969-2001


SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1969-2001 1. Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1969-2001 Pas demonstratave të vitit 1968, në Kosovë filloi një avancim i përshpejtuar i shqiptarëve në të gjitha drejtimet. Për rrjedhojë, në vitin 1972 u themelua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974, statusi i Kosovës për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore mori njëfarë forme të shtetësisë, përkatësisht me Kushtetutën e re të Jugosllavisë së atëhershme komuniste, Kosova bëhet njësi e Federatës me të drejta të plota dhe pjesëmarrje të barabartë në të gjitha organet e saja, si ato ligjdhënëse, ekzekutive ashtu dhe gjyqësore. Me këto ndryshime ajo fitoi edhe një pavarësi ekonomike, shëndetësore dhe shkencore. Paralel me themelimin e universitetit, u themeluan edhe shumë institucione të rëndësishme, si: Instituti Albanologjik, Instituti Historik dhe institute të tjera. Me rëndësi të posaçme është themelimi i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Duhet të vëmë në dukje, se me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, shqiptarët në Maqedoni, krahas maqedonasve u bënë element konstituiv i shtetit. Këtë e garantonte Neni 1 i Kushtetutës së re të RS të Maqedonisë, në të cilin shprehimisht thuhej: “Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet nacional i kombit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, bazuar mbi sovranitetin e popullit dhe mbi pushtetin dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punëtorë, dhe bashkësi socialiste demokratike vetëqeverisëse të njerëzve punëtorë dhe qytetarëve, të kombit maqedonas dhe të barabartit me të kombësitë 139


Salih Salihu

shqiptare dhe turke.” Më tej, neni 177 i Kushtetutës, garantonte barazinë e plotë midis maqedonasve dhe shqiptarëve ku thuhej: “Kombi maqedonas dhe kombësitë në Republikën Socialiste të Maqedonisë janë të barabartë dhe kanë të drejtat e obligimet e njëjta.” Në anën tjetër neni 178, ishte edhe më preciz, sepse në të në mënyrë të detajuar jepeshin se cilat të drejta u takojnë kombësive, përkatësisht shqiptarëve. Kështu sipas alinesë 1 të këtij neni, shqiptarëve ju garantohej: “e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës së vet”, si dhe e drejta për: “ta shprehë dhe zhvillojnë kulturën e vet dhe të themelohej institucione e organizata, të cilat do t’i mbrojnë këta të drejta.” Për një realizim sa më të shpejtë e të drejtave të garantuara, sipas alinesë 2 të nenit të sipërpërmendur, ishin ngarkuar organet komunale dhe ato republikane që të: “angazhohen për zhvillimin e arsimimit e edukimit, si edhe për zhvillimin e shtypit, radios, televizionit dhe veprimtarive kulturore në gjuhën shqipe. Ndërsa alineja 3 u garantonte shqiptarëve: “të drejtën e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar.19 Të gjitha këto të drejta që u fituan, fatkeqësisht ngelën në letër, sepse autoritetet e Shkupit, nuk dëshironin t’i zbatonin në praktikë. Ata, në vend se të angazhoheshin, në përshpejtimin e zhvillimit: ekonomik, politik, kulturor e arsimor të shqiptarëve, për çka i obligonte Kushtetuta e sipërpërmendur, vazhdonin me politikën e vjetër, e cila në çdo pikëpamje ishte diskriminuese. Kështu përfshirja e shqiptarëve në administratën shtetërore si dhe në sipërmarrjet prodhuese edhe pas vitit 1974, ishte tejet simbolike. Kjo gjendje ishte e njëjtë si në nivelin republikan ashtu edhe në atë lokal. Si shembull po i marr komunat e Tetovës, Gostivarit 19

Shih më gjerësisht: Ustav na Socijalisti~ka Republika Makedonija 1974, Slu`ben Vesnik na SRM, Skopje, fq. 223, 300-301

140


NGJARJE DHE DËSHMI

e të Dibrës, ku përkundër faktit se shqiptarët përbënin mbi 80% të popullsisë së përgjithshme, përfshirja e tyre në administratën komunale nuk arrinte as shifrën e 20%. Kjo gjendje ishte edhe më e palakmueshme, në ndërmarrjet industriale. Në fabrikën ‘Teteks’ të Tetovës, e cila pati mbi 6.000 punëtorë, numri i të punësuarve shqiptarë në të nuk ishte as 2%, madje shumica e tyre me kualifikim të ulët. Një problem tjetër që dëshiroj ta paraqes në vazhdim, është fakti se organet e pushtetit komunist maqedonas, në radhë të parë ata të sekretariatit për punë të brendshme, gjithmonë duke u thirrur në emër të luftës kundër “nacionalizmit dhe irredentizmit”, në mënyrë të paskrupullt, ndërmerrnin masa represive kundër inteligjencës shqiptare. Si rezultat i një politike të tillë, një pjesë e madhe e sajë, u përjashtua nga puna, me çka ajo u detyrua t’i lëshojë vatrat e tyre për të kërkuar vend më të sigurt, kryesisht në Prishtinë apo në qytetet tjera të Kosovës. Nuk ishte numri i vogël edhe i atyre që emigruan në SHBA, në shtetet e Evropës Perëndimore apo edhe në Turqi. Një çik shprese u krijua te opinioni i gjerë shqiptar në Maqedoni, veçmas te shtresa intelektuale, gjatë viteve 1974-1975, kur në Kuvendin “Popullor” të Maqedonisë, u sollën disa ligje, që drejtpërsëdrejti mundësonin zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare, siç ishin: Ligji për Shkollimin Fillor, Ligji për Shkollimin e Mesëm, Ligji për Shkollimin e Lartë, Ligji për përdorimin e Flamurit të kombësive, Ligji për përdorimin e Gjuhës së Kombësive etj. Të gjitha këto ligje, ngelën vetëm në letër, sepse përveç përmirësimit të vogël sa i përket shkollimit fillor e deri diku edhe atë të mesëm, shqiptarët nuk përfituan asgjë me aprovimin e ligjeve të lartpërmendur. 141


Salih Salihu

Përderisa maqedonasit kishin mundësi të shkollohen në dy universitete (atë të Shkupit dhe të Manastirit), me mbi 25 fakultete e shkolla të larta, në anën tjetër për shqiptarët u hap vetëm një katedër e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në të cilën shumica e profesorëve ishin maqedonas, si dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike, e cila nxirrte kuadro të arsimit fillor. Kjo politikë diskriminuese e zbatuar nga ana e pushtetit “të vetëqeverisjes socialiste” maqedonase, pamundësoi shkollimin e barabartë të shqiptarëve me maqedonasit, edhe pse me dispozitat kushtetuese “garantohej barazia e plotë e kombësisë shqiptare me kombin maqedonas.” Në rrethana kur shqiptarëve nuk ju mundësua shkollimi superior në gjuhën e tyre amtare, një numër i madh i nxënësve të cilët e kryenin shkollimin e mesëm ngelën pa arsim të lartë, ndërsa pjesa më e vogël, e cila pati kushte ekonomike e vazhdoi shkollimin në Universitetin e Prishtinës. Këtyre të fundit, pas mbarimit të studimeve nuk ju dha mundësia të punësoheshin nëpër institucionet apo ndërmarrjet e atëhershme shtetëror, në Maqedoni sepse të njëjtit konsideroheshin si “armiq të shtetit maqedonas” të frymëzuar në Kosovë. Gjendja e kulturës shqiptare, ishte edhe më e mjerueshme në krahasim me atë të arsimit. Përveç një gjysmë teatri, i cili qe themeluar në vitin 1951 në Shkup, disa shoqëri amatore kulturo-artistike, një gazetë shqipe (‘Flaka e Vëllazërimit’,) e cila dilte tre herë në javë, dy orë e gjysmë program në Radio Shkup dhe gjysmë ore në TV e Shkupit, shqiptarët nuk fituan asgjë nga ajo që ju garantonte kushtetuta dhe ligjet përkatëse. Në shumë institucione, pushteti sllav vendosi dhe emëroi shqiptarë, të cilët ishin dorë e djathtë e pushtetit dhe policisë sekrete. Populli shqiptar faktikisht mbeti pa mbrojtje nga përbindëshat sllavë, të cilët e forcuan dhunën, zbatonin 142


NGJARJE DHE DËSHMI

Memorandumet e Çubrilloviqit dhe të Akademisë serbe duke ndërmarrë fushata të ndryshme antishqiptare. Duhet të vëmë në dukje, se pas demonstratave të vitit 1968 në Kosovë e në Tetovë, në strukturat udhëheqëse partiake të federatës së atëhershme jugosllave, u alarmua çështja e përdorimit të flamurit të kombësive. Disa republika, si Kroacia e Sllovenia, në mënyrë permanente që nga Lufta e Dytë Botërore, në territoret e përziera nacionale, krahas flamurit jugosllav e atë republikan mundësonin përdorimin edhe të flamujve të grupeve etnike (italian, gjerman, hungarez etj), ndërsa R. Maqedonisë, R Serbisë dhe R. Malit të Zi, jo që nuk lejonin, por madje ata i dënonin penalisht të gjithë ata që tentonin ta ngrenë flamurin e tyre nacional. Kjo më së miri u dëshmua me rastin e demonstratave të sipërpërmendura, sidomos të atyre në Tetovë, ku pushteti komunist maqedonas, përdori dhunë dhe terror të paparë ndaj shqiptarëve. Për rrjedhojë, KQ i LKJ, përkatësisht Komisioni për marrëdhënie ndërnacionale i KQ LKJ, gjatë vitit 1969, formoi një grup pune, i cili pati për detyrë të hartojë një projekt ideor për përdorimin legal e të barabartë të flamujve të kombësive. Një nismë e tillë u mor edhe në organizatën e Lidhjes Socialiste. Së shpejti, përkatësisht në tetor të vitit 1969, grupi i punës hartoi qëndrimin e LKJ ndaj përdorimit të flamujve të kombësive. Në të fillimisht thuhej se, gjatë punës “është shprehur bindja se nuk ka as pengesë juridiko-kushtetuese e as ideo-politike për përdorimin e barabartë të flamurit të kombësisë në territoret e përziera nacionale. Aq më tepër mendohet se rregullimi edhe i këtij aspekti të barazisë së kombësive vetëm se e përforcon besimin dhe padyshim kontribuon në përforcimin e unitetit të mbarë bashkësisë sonë.” Në vazhdim, projekti vinte në dukje dallimet midis 143


Salih Salihu

republikave e krahinave, të cilat shpreheshin në “implementimin praktik” në radhë të parë “se cili ka të drejtë, përkatësisht obligim ta përdor flamurin e kombësive në territoret e përziera nacionale, në cilat raste e momente, pastaj për pamjen e flamurit të kombësive etj.” Nisur nga kjo, në projekt jepej qëndrimi përfundimtar i LKJ në të cilin shprehimisht thuhej: “Duke e vazhduar politikën konsekuente për zgjidhje të vërtetë e të vazhdueshme të pozitës së kombësive në shoqërinë tonë socialiste, Lidhja komuniste e Jugosllavisë vë në pah rëndësinë e përdorimit të lirë të flamurit të kombësive. Lidhja këtë e bën me bindje se përdorimi i lirë dhe i barabartë të flamurit të kombësive është një ndër shprehjet e jashtme më të dukshme të afirmimit dhe të shprehjes së lirë të individit dhe të përfaqësuesve të kombësive.”20 Projekti ideor si i tillë u dorëzohet për shqyrtim komisioneve përkatëse republikane e krahinore. Në mbledhjen e mbajtur me 4 dhjetor 1969, Komisioni i KQ të LK të LK të Maqedonisë për marrëdhënie midis republikave, kombeve e kombësive, pasi e shqyrtoi projektin ideor, të njëjtin e pranoi, me disa vërejtje, që në shikim të parë dukeshin si të parëndësishme, por në esencë të njëjtat preknin në thelbin e projektit. Kështu sipas tyre, duhej të definohej, “se cili territor të konsiderohet si territor i përzier nacional” si dhe të hiqet termi “obligues” dhe në vend të tij të figurojë termi “ e drejtë”. Thënë ndryshe, drejtuesit komunist maqedonas, kërkonin që flamuri i kombësive, përkatësisht shqiptar, të përdoret në ato komuna ku shumica e popullsisë janë shqiptare, ndërsa të mos jetë obliguese por vetëm si e drejtë.21 20 21

DARM.1.427.231.22/268-272 DARM.1.427. 231.20/256-265

144


NGJARJE DHE DËSHMI

Çështja e përdorimit të flamurit shqiptar në Maqedoni, pas shumë përplasjeve e mosmarrëveshjeve midis drejtuesve komunist të federatës e republikës, u vendos nëpërmjet Ligjit për përdorimin e flamurit të kombësive” i aprovuar në vitin 1973 nga Kuvendi i atëhershëm “Popullor” të RS të Maqedonisë. Ajo çka është me rëndësi për t’u thënë në këtë punim, është fakti se i njëjti ishte i disfavorshëm për shqiptarët, sepse në të ishin futur elementet e sipërpërmendura, pra i njëjti nuk i obligonte institucionet shtetërore e komunale, që krahas flamurit federativ e atë republikan ta përdorin edhe flamurin kombëtar shqiptar. Për rrjedhojë, flamuri shqiptar në RS të Maqedonisë, u përdor vetëm në komunat: Tetovë, Gostivar e Dibër, edhe atë në ato institucione ku bartës të tyre ishin shqiptarë. Në anën tjetër, kjo e drejtë nuk ju dha shqiptarëve që jetonin jashtë këtyre territoreve si në: Kërçovë, Strugë, Shkup, Kumanovë etj.22 Në shumë raste të festave shtetërore, nëpër shumë institucione të komunave të Tetovës, Gostivarit e Dibrës, flamuri i jonë mungonte dhe kjo shumë i irritonte shqiptarët, andaj në shenjë të pakënaqësisë flamurin shqiptarët nuk e vendosnin në lokalet dhe dyqanet e tyre private, pasi nuk donin ta nënçmonin flamurin dhe insistonin që flamuri të valojë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, si dhe në mbarë komunat ku jetojnë shqiptarët. Pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, gjendja e përgjithshme politike e shqiptarëve në Maqedoni u përkeqësua dukshëm. Autoritetet e atëhershme komuniste maqedonase, duke u thirrur në emër të “përmbysjes së elementeve armiqësore, nacionaliste e irredentiste shqiptaromadhe”, ndërmorën një sërë masash politike e represive 22

DARM.1.427.231.52/612-622

145


Salih Salihu

antishqiptare. Lufta e tyre, së pari filloi ndaj arsimit shqiptar, gjatë së cilës u mbyllën thuajse të gjitha shkollat e mesme, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, ndërsa në vend të tyre u krijuan të ashtuquajtura “paralele të përziera” në të cilat vendoseshin 4-5 nxënës maqedonas, ndërsa mësimi zhvillohej në gjuhën maqedonase. Veç kësaj, një numër i madh i pedagogëve shqiptarë u përjashtuan nga puna, shumica nga ata edhe u burgosën, pastaj u ndryshua në tërësi planprogrami mësimor si për shkollimin fillor ashtu edhe për atë të mesëm, ku në tërësi u shpallën si të pavlefshme të gjitha tekstet shkollore në të cilat kultivohej kultura dhe historia e kombit shqiptar, si dhe dolën jashtë përdorimit literatura shqiptare që botohej jo vetëm në Shqipëri por madje edhe në Kosovë. Po ashtu pushteti nëpërmjet ligjit, ndaloi që një familje shqiptare të ketë më shumë se tre fëmijë, përkatësisht fëmija e katërt e të tjerët me radhë, nuk e gëzonin të drejtën e mbrojtjes shëndetësore, shtesën fëmijërore, shkollimin pa pagesë e të drejta tjera, të aspektit social. Njëkohësisht, nëpërmjet ligjit, shqiptarëve ju ndalua e drejta e pagëzimit të lirë të fëmijëve, pa u konsultuar paraprakisht me organet shtetërore. Kështu, sipas ligjit, një familje shqiptare kishte të drejtë ta pagëzoj fëmijën e tij të posa lindur me emra arab, mirëpo assesi me emra burimor shqiptar si: Liridon apo Liridona, Alban apo Albana, Kastriot, Fisnik etj. Këtyre vendimeve diskriminuese u paraprinë shumë emisione radiotelevizive dhe shumë artikuj në gazeta që paraqitnin rrezikun e trilluar nga nataliteti i shqiptarëve. Dhunë e veçantë u ushtrua edhe mbi dasmorët dhe këngëtarët që këndonin këngë patriotike, që unë po e përmendi një rast, ku dasmorët e një dasme në fshatin Strimnicë, u morën në përgjegjësi dhe disa u përjashtuan nga LK, për shkak 146


NGJARJE DHE DËSHMI

se me kënaqësi kishin dëgjuar këngë atdhetare e burimore shqiptare dhe se nuk kishin reaguar. Njëkohësisht, edhe këngëtaret Shkurte Fejza, Shyhrete Beluli, u morën në përgjegjësi dhe u dënuan për shkak se kishin kënduar këngët: “Hajredin Pasha”, “Elbasan i bukur”, “Skënderbeu” etj., dhe pastaj u depërtuan nga Maqedonia dhe për disa vjet ju ndalua të vinin dhe të qëndronin në Maqedoni. I ashtuquajturi “pushtet vetëqeverisës socialist” maqedonas, solli edhe një sërë vendimesh tjera, që drejtpërsëdrejti preknin në lirinë qytetare e kombëtare të shqiptarëve, si vendimi për rrënimin e mureve të oborreve nëpër vendbanimet shqiptare dhe të hapën dritare në dyert e hyrjes me arsyetim se duhet të bëhet e dukshme lëvizja dhe veprimet e familjarëve të çdo shtëpie e të pengohet veprimtaria e tyre armiqësore. Gjatë rrënimit të mureve në një shtëpi shqiptare të fshatit Haraçinë të Shkupit, ra viktimë i zoti i shtëpisë Nuredin Nuredini, duke e mbrojtur murin me gjoks... Policia e rrëzoi murin dhe ai vdiq në gërmadhat e murit të shtëpisë. Për të shtuar dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve, pushteti shfrytëzonte çdo katastrofë natyrore qoftë vërshime apo tërmete ose ngjarje tjera dhe kështu i shfrytëzoi edhe demonstratat revolucionare e atdhetare në Tetovë të vitit 1968 dhe ato në Kosovë të vitit 1981.

147


Salih Salihu

2. Shtypja në rrethana të reja në Maqedoni Viti 1989 shënoi ngjarjen më të madhe në Lindjen evropiane, duke përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit. U përmbys rendi i socializmit diktatorial dhe u rivendos sistemi demokratik, duke i përfshirë edhe republikat e atëhershme të Federatës jugosllave. Ky sistem në hapësirën tonë filloi me pluralizmin politik dhe me demagogjinë propaganduese se edhe shqiptarët do të gëzojnë të drejta të barabarta me sllavët. Propaganda qe shumë e fuqishme veçanërisht në Maqedoni. Që ditët e para të kësaj atmosfere unë vizitova Tetovën disa herë. Te njerëzit u përhap një entuziazëm i madh, duke menduar se koha e shtypjes dhe e diskriminimit të shqiptarëve mori fund, se shqiptarët formojnë partitë e veta politike, se do të votojnë për kandidatët që dëshirojnë vetë e jo për ata që u imponohet nga lartë, se nuk do të ketë burgosje, gjykime dhe dënime të rënda për shqiptarët. Në fillim rezervohesha të flas edhe pse isha i bindur se nuk do të ndodh asnjë befasi në favor të shqiptarëve. Jo vetëm që nuk mund t’i harroja ato që m’i kishin thënë gjatë hetimeve, por disa veprime politike të politikanëve sllavë nuk premtonin asgjë në favor të shqiptarëve. Në Shkup pushtetin kryesisht e morën forca të kombinuara nga politikanë të vjetër dhe atyre që për herë të parë u futën në politikë. Përshtypja e parë që më ngeli nga politikanët e ri që erdhën në skenën politike në Maqedoni ishte jo vetëm përsëritja e qëndrimit të vjetër ndaj shqiptarëve, por një politike më agresive dhe më brutale. Politikanët e ri pa akuzuar të vjetrit për punën që kishin bërë kundër shqiptarëve, filluan me kërcënime të reja. 148


NGJARJE DHE DËSHMI

Nëpër mitingje gjatë fushatës zgjedhore, të zgjedhjeve të para në 1990, nga partitë nacionaliste maqedonase si VMRO, MAAK, Partia Popullore e Maqedonisë etj, u dëgjuan kërcënime dhe fyerje të rënda si nga politikanët ashtu edhe nga masa e përgjithshme maqedonase. Kërcënimet shkuan deri në atë shkallë saqë u kërkua edhe u premtua “furra gazi për shqiptarët”, “shfarosja e shqiptarëve”, “dëbimi jashtë Maqedonisë” etj. Ende më ka ngelë e freskët, fushata parazgjedhore e vitit 1994, kur kandidati për president i VMRODPMNE-së, Lubisha Georgievski, në fjalimet e tij të shumta si në Shkup, Tetovë, Gostivar e nëpër qendra tjera shqiptare, duke e kërkuar votën e maqedonasve u premtonte se në “rast se fiton dhe bëhet kryetar republike, shqiponjës shqiptare do t’ia pret krahët dhe do ta pamundësoj të fluturoje”. Ky shovinist sllav, i cili me profesion është regjisor, më shumë se 6 vjet ka punuar me honorar si regjisor i dramave shqipe në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë së cilës ka marr shpërblime për shfaqet më të suksesshme e që ka qenë mundi dhe aftësia e lartë krijuese të autorëve shqiptarë kundër të cilëve shprehu mllefin më të madh shovinist antishqiptar. Në anën tjetër, regjimi i Millosheviqit e okupoi Kosovën e shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1974. Të njëjtin veprim e bëri edhe i ashtuquajturi “pushteti demokratik” maqedonas. Sipas Kushtetutës së re maqedonase të aprovuar në vitin 1991, shqiptarët në Maqedoni të cilët me Kushtetutën e vitit 1974 ishin element konstituiv, u degraduan në pakicë nacionale. Në këtë kohë, unë bisedoja me njerëzit e mi më të afërt, rreth këtyre kërcënimeve, polemizoja me ta, mundohesha t’i bindi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të ndryshojë në favorin tonë. Por e tërë biseda ishte e kotë. Ishin të paktë ata që në një farë mënyre pajtoheshin me idetë dhe mendimet e 149


Salih Salihu

mia. Shumica e shqiptarëve në Maqedoni, nuk mund ta kuptonin situatën se ajo është e njëjtë si në kohën e socializmit, madje unë i paralajmëroja ata se mund të bëhet edhe më keq. Diskriminimi i shqiptarëve nuk është vetëm produkt i socializmit, sepse këto treva fillimisht u pushtuan nga klika hegjemoniste, që në atë kohë serbomëdhenjtë të njëjtat i quanin si treva të “Serbisë Jugore”. Më vonë, përkatësisht, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, falë ndihmës së brigadave komuniste shqiptare, të cilat me kërkesë të Titos, nga jugu i Shqipërisë u vendosën në këtë pjesë shqiptare, me qëllim siç theksohet në dokumentet e dala nga Shtabi i Përgjithshëm i LNÇSH-së: “përmbysjes së reaksionit shqiptaromadh”, të njëjtat u ripushtuan nga forcat ushtarake komuniste jugosllave. Këto që sot quhen maqedonas, në fakt janë ose serbe ose bullgarë, por ja se politika e ditës e kërkon që mos të quhen ashtu. Këta janë sllavë dhe nuk janë një gjak me ne, prandaj nga këto njerëz që qeverisin sot dhe që do të qeverisin edhe më vonë këto vende do të ndjekin të njëjtën politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve. Gjatë viteve para nëntëdhjetave unë hasa më shumë në njerëz që kishin iluzione se sa në të tillë që e kuptonin realisht politikën pansllaviste të Maqedonisë. Por ngjarjet që do të ndodhin më vonë do të provojnë pikëpamjet e mia. Terrori në pazarin e vjetër të Shkupit i njohur si “Bit Pazar”, pastaj ai në Ladorisht, në Tetovë me rastin e themelimit të Universitetit (1994), në Gostivar më 1997 për flamurin, në fshatin Sellcë për mbrojtjen e flamurit kombëtar e gjetiu, do t’ë ndikojë te njerëzit që të kuptojnë më mirë situatën politike. Pas terrorit të vitit 1968 në Tetovë nuk kishin ndodhur represalie brutale siç do të ndodhin gjatë viteve të nëntëdhjeta në shumë qytete të Maqedonisë. Të gjitha këto represalie do të kenë efekt në luhatjen e vetëdijes, por jo edhe në vetëdijesimin e strukturës 150


NGJARJE DHE DËSHMI

së atëhershme politike shqiptare, se kanë punë me një armik të përhershëm, të papërmirësueshëm dhe të përbetuar, dhunën dhe terrorin që e zbatonin serbët e bënin edhe maqedonasit. Kjo ishte njëra anë e medaljes. Ana tjetër përbënin të ashtuquajturat parti politike shqiptare. Për këtë problem dua të bëj fjalë disi më shumë, sepse ata mbajnë përgjegjësinë më të madhe për të gjitha gjërat antishqiptare që kanë ndodhur gjatë periudhës postkomuniste dhe për gjithçka që ndodh edhe sot. Në kohën e socializmit shumë të rinj shqiptar synonin dhunës t’i përgjigjen me dhunë, duke formuar organizata ilegale për veprimtari politike. Gjatë tërë asaj periudhe ka ekzistuar një lëvizje e përgjithshme nga organizata të ndryshme që përpiqeshin të bëjnë diçka për çlirimin nga pushtimi sllav. Por asgjë serioze nuk u bë nga ta. Pushteti ishte shumë i informuar, zbuloheshin edhe dënoheshin deri më 20 vjet burg. Siç u tha mësipërm, në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, në trevat shqiptare nën Jugosllavi, u formuan disa parti politike, katër prej tyre si më të mëdha: Lidhja Demokratike e Kosovës që vepronte në hapësirën e ngushtë të Kosovës, Partia për Prosperitet Demokratik - vepronte në trevat shqiptare nën Maqedoni, Partia për Veprim Demokratik - në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Kosovën Lindore dhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi, e cila vepronte në trevat shqiptare nën Mal të Zi) e mbanin e tërë përgjegjësinë politike e kombëtare. Duhet të vihet në dukje se, partitë politike shqiptare u regjistruan nga ana e gjykatave të atëhershme komuniste, me çka lë të kuptosh se statuti dhe programi politik i tyre nuk u garantonte shqiptarëve përmirësimin e pozitës së tyre politike e kombëtare, sepse programi dhe statuti i partive shqiptare nuk mund të shkonte 151


Salih Salihu

jashtë dispozitave që i ofronin kushtetutat dhe ligjet e atëhershme republikane dhe ajo federative. Thënë troç, programi dhe statuti i PPD, në thelb ishte përafërsisht i njëjtë me programet e statutet e partive politike maqedonase. Madje, një ndër kushtet për regjistrimin e një partie politike shqiptare në Maqedoni, ishte edhe ajo se grupi nismëtarë nuk mund të jetë njënacional, përkatësisht i pastër shqiptar por në të duhet të ketë edhe nga radhët e nacionaliteteve tjera. Si rezultat i kësaj, në kryesinë e atëhershme të PPD-së, figuronte edhe një maqedonas, madje i njëjti mbante postin e nënkryetarit të partisë. Një çështje që është me interes të thuhet në këtë punim, është ajo se në kuadër të partive politike shqiptare, u formua këshilli koordinues, i cili së shpejti doli me një platformë të përbashkët, e cila përfshinte tre pika, përkatësisht opsione, edhe atë: 1). Në rast se federata jugosllave, ngelë si e tërësishme, partitë politike shqiptare do të angazhohen që Kosova të merr statusin e Republikës së shtatë, ndërsa shqiptarët nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi të fitojnë statusin shtetformues; 2) Nëse nga federata e Jugosllavisë, shkëputet ndonjë republikë, atëherë partitë politike shqiptare do të angazhohen që territoret shqiptare nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi ti bashkohen Republikës së Kosovës, në kuadër të Federatës apo Konfederatës jugosllave; dhe 3) Nëse Jugosllavia shkatërrohet, atëherë shqiptarët do të angazhohen për bashkimin e trevave shqiptare dhe për krijimin e Shqipërisë Etnike. Kjo platformë, ngeli vetëm në letër, sepse siç dihet, së shpejti u shkatërrua federata e atëhershme jugosllave, ku të gjitha republikat e atëhershme fituan pavarësinë e tyre, ndërsa trevat shqiptare u copëtuan në katër pjesë. Në ato rrethana, PPD-ja si parti më e madhe si dhe Partia Demokratike 152


NGJARJE DHE DËSHMI

Popullore, e cila përfshinte një elektorat tepër të kufizuar, nuk ndërmorën asnjë hap, që të orientonte drejtë realizimit të platformës së sipërpërmendur. Përkundrazi, ata në tërësi u tërhoqën nga ajo, madje, as që hartuan një strategji tjetër të përbashkët, e cila do ta kushtëzonte pavarësinë e Maqedonisë me kërkesa të qarta dhe të prera për pozitën politike të shqiptarëve, për çka do të njoftoheshin edhe institucionet ndërkombëtare se shqiptarët nuk do t’i bashkëngjiten shtetit të porsa formuar të Maqedonisë, para se të eliminohej dominimi sllav ndaj shqiptarëve. Në radhë të parë, shqiptarëve duhej t’u garantohej ndryshimi i Kushtetutës dhe të ligjeve diskriminuese e antishqiptare. Me instrumente të sigurta të përcaktohej qartë se shtetin e Maqedonisë e përbëjnë dy etnitete të barabarta, maqedonasit dhe shqiptarët, të krijohet parlament dy dhomash, pra shteti i ri i Maqedonisë të funksionoj nëpërmjet një demokracie konsesuale, me të drejta të barabarta në simbole, gjuhë, pjesëmarrje proporcionale në administratën shtetërore sipas numrit të etnitetit maqedonas dhe shqiptar, respektivisht në të gjitha institucionet shtetërore, publike, ushtarake-policore, në shëndetësi, arsim, shkencë, kulturë dhe kjo platformë duhej të jetë e përbashkët për të dy partitë e atëhershme shqiptare. Duhet të vihet në pah, se për kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik, nuk mund të flitej keq, meqë kishte qenë një arsimtar i mirë, por pa ndonjë përvojë të duhur politike. Ai mendonte mirë por nuk kishte kapacitet për të vepruar, sepse pushteti maqedonas, kishte arritur të instalojë brenda strukturës më të lartë partiake, elementet e tyre, me çka në tërësi e kontrollonte veprimtarinë politike e strategjike të sajë. Këto elemente, erdhën në shprehje gjatë zgjedhjeve të para shumëpartiake në Maqedoni, që u mbajtën në tetor të vitit 1990. Në këtë kohë, nga disa qarqe antishqiptare, u 153


Salih Salihu

përhap ideja se “në këto zgjedhje PPD-ja, elektoratit shqiptar duhet ti ofroj njerëz me përvojë politike” dhe se gjoja për interesa më të gjëra strategjike kombëtare: “në listën për deputetë të PPD-së, nuk duhet të përfshihet Kryesia Qendrore e saj”, përfshi këtu edhe Kryetarin e atëhershëm Nevzat Halilin. Për rrjedhojë, në këto zgjedhje numri më i madh i deputetëve të zgjedhur shqiptarë nga gjithsej 23 (17 të PPD, 5 të koalicionit PPD-PDP dhe 1 i PDP), i takonin shkollës komuniste maqedonase-jugosllave, madje një pjesë e tyre deri para zgjedhjeve mbanin poste të rëndësishme politike e ekzekutive. Kjo garniturë, së shpejti krijoi rrjetin e vetë, brenda strukturës partiake me çka përfundimisht u shuan të gjitha kërkesat e subjektit të atëhershëm politik shqiptar, për të cilat opinioni më i gjerë maqedonas, me të madhe e akuzonte PPD-në. Në këto rrethana, një grup anëtarësh të kësaj partie formuan një fraksion, dhe u ndanë nga kjo parti dhe formuan Partinë Demokratike Shqiptare. Tashti në skenën politike shqiptare në Maqedoni, vepronin dy parti shqiptare, ajo e PPD-së dhe e PDSH-së. Deri në vitin 1998, në pushtet merrte pjesë PPD-ja, e cila jo që nuk arriti ta avancojë çështjen shqiptare, por, përkundrazi, gjatë qeverisjes së saj (1994-1998), pushtetarët e atëhershëm maqedonas ndërmorën shumë aksione të rrepta policore, si ajo e dhjetorit të vitit 1994, kur mijëra policë të armatosur deri në dhëmbë, brutalisht e sulmuan selinë e Universitetit shqiptar në Tetovë, ku siç dihet krahas arrestimeve, dhunës dhe terrorit pati edhe të vrarë (Abdylselam Emini është dëshmori i parë në mbrojtje të Universitetit të Tetovës). I njëjtë pushtet, në korrik të vitit 1997, me forca edhe më të mëdha policore pushtoi Gostivarin, vetëm e vetëm se kryetari i atëhershëm i këtij qyteti Rufi Osmani, në shtyllën para objektit të komunës 154


NGJARJE DHE DËSHMI

kishte vendosur flamurin kombëtar shqiptar. Gjatë aksionit që zgjati disa orë, policia maqedonase vrau tre shqiptarë, plagosi dhjetëra të tjerë të cilët kishin dalë në mbrojtje të flamurit të tyre kombëtar. Veç kësaj, këta forca në mënyrë të pakontrolluar demoluan, plaçkitën të gjitha lokalet shqiptare në këtë qytet, si dhe arrestuan qindra shqiptarë jo vetëm nga Gostivari por edhe nga viset tjera shqiptare, në mesin e tyre edhe kryetarët e komunave të Gostivarit e të Tetovës, Rufi Osmanin dhe Alajdin Demirin dhe dy kryesuesit e këshillave komunale të komunave të përmendura më sipër. Me ndryshimin e pushtetit, që ndodhi në vjeshtën e vitit 1998, u duk se për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira. Këtë shpresë e nxitën drejtuesit e PDSH-së, të cilët para opinionit shqiptar përhapën lajmin se kjo parti futet në qeverinë e re të Maqedonisë, me një platformë të qartë politike. Ata u premtuan shqiptarëve se brenda katër viteve, në tërësi do të realizohen pesë pikat më të rëndësishme të platformës edhe atë: 1) Lirimi pa kusht i të burgosurve politik shqiptarë; 2) decentralizimi i pushtetit lokal; 3) legalizimi i Universitetit të Tetovës; 4) përfshirja proporcionale e shqiptarëve në administratën shtetërore e publike të Maqedonisë, dhe 5) ndryshimi i Kushtetutës, me çka shqiptarët krahas popullit maqedonas do të jenë element shtetformues. Në fillim u ndien disa avancime të shqiptarëve, sidomos në administratën shtetërore e atë publike, ku u rrit dukshëm numri i nëpunësve shqiptarë, jo vetëm në mënyrë kuantitative, por edhe kualitative, sepse krahas punësimeve të rëndomta pati edhe emërime të shumta nëpër institucionet shtetërore. Veç kësaj së shpejti u liruan të burgosurit politik shqiptarë, mirëpo ky lirim nuk u realizua ashtu siç patën premtuar drejtuesit e partisë shqiptare, por vetëm nëpërmjet dekretit të Kryetarit të shtetit me të cilin u amnistuan nga 155


Salih Salihu

“faji”, dy kryetarët e komunave më të mëdha shqiptare dhe dy kryesuesit e këshillave komunale, të cilët siç u tha më sipër qenë burgosur në vitin 1997, me rastin e intervenimit policor në Gostivar, që në historiografinë shqiptare njihet si sulmi maqedonas kundër flamurit kombëtar shqiptar. Në vitin 2000, drejtuesit e PDSH-së, u tërhoqën nga dy pikat më të rëndësishme të platformës së tyre: legalizimin e Universitetit dhe ndryshimin e Kushtetutës. Sa i përket pikës së parë, drejtuesit e PDSH-së, dolën me një qëndrim alternativ, që në fakt shqiptarëve nuk u ofronte ndonjë zgjidhje të qëndrueshme, kur ishte në pyetje çështja e arsimit superior në gjuhën shqipe, sepse në vend të legalizimit të universitetit ekzistues në Tetovë, e mbështetën themelimin e një universiteti të ri privat po në Tetovë (UEJL), i cili për një kohë të caktuar do të mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Kjo ide e re, shkaktoi pakënaqësi të madhe te popullsia shqiptare, e cila nuk ishte kundër themelimit të ndonjë universitetit privat në gjuhën shqipe, por kërkonte me këmbëngulësi që Universiteti i Tetovës, të legalizohet si universitet i tretë shtetëror në Maqedoni. Në qershor të vitit 2000, Parlamenti i Maqedonisë, me shumicë votash bëri ndryshimin e Ligjit për arsim të Lartë, me çka u mundësua themelimi i universiteteve private në Maqedoni. Për rrjedhojë në fillim të vitit 2001, në Tetovë zyrtarisht u hap Universiteti privat i “Evropës Juglindore”, që ndryshe njihet si ‘Universiteti i Shtulit’. Hapja e këtij universiteti nuk e zgjodhi problemin e arsimit të lartë të shqiptarëve, përkundrazi, atyre edhe më tej u mohohej e drejta për t’u arsimuar me mjetet e buxhetit të shtetit, që më se gjysma e tij mbulohej nga paratë e shqiptarëve. Për dallim nga çështja e legalizimit të Universitetit të Tetovës, drejtuesit e PDSH-së në këtë kohë u përpoqën që në mënyrë të heshtur të tërhiqen nga kërkesa për ndryshimin e 156


NGJARJE DHE DËSHMI

Kushtetutës. Ata u munduan të manipulojnë me elektoratin shqiptar, për gjoja të “arriturat e shumta” të shqiptarëve në Maqedoni brenda një afati kohor prej dy vjetësh, dhe se “për momentin nuk duhet të insistohet në përshpejtimin e disa çështje të pa zgjidhura nacionale shqiptare në Maqedoni”, sepse kjo mund të “reflektohet negativisht tek elektorati maqedonas”, përkatësisht “rënien nga qeveria të VMRO-së” dhe kthimin e “Cërvenkovskit dhe të LSDM-së”. E gjithë kjo ishte vetëm një tentim për ta mashtruar opinionin, sepse pozita e shqiptarëve realisht nuk kishte ndryshuar shumë nga ajo e para vitit 1998. Heqja dorë nga kërkesat me peshë nacionale, siç ishin zgjidhja e arsimit superior dhe ndryshimi i Kushtetutës, nxori në pah një të vërtetë, e cila për një kohë të gjatë qarkullonte nëpër disa qendra relevante shqiptare se, shovinizmi maqedonas nuk është në gjendje të lëshoj pe, kur bëhet fjalë për kërkesat e sipërpërmendura, dhe se të njëjtat mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet organizimit të një kryengritje të armatosur. Kjo bindje u përforcua te shqiptarët edhe më shumë, kur Kryetari i atëhershëm i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, haptas para deputetëve shqiptarë deklaroi se “këto kërkesa të shqiptarëve fitohen vetëm me luftë të armatosur e jo me mjete politike.”

157


PJESA E GJASHTË

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE LUFTA E ARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË VITIN 2001


USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE LUFTA E ARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË VITIN 2001 1. Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) Në mbarim të vitit 2000 Maqedoninë e kaploi kriza qeveritare, të cilën e shkaktoi Vasil Tupurkovski dhe partia e tij Alternativa Demokratike (AD). Tupurkovski i pakënaqur me partnerët e koalicionit të atëhershëm VMRO-DPMNE dhe PDSH, vendosi të dalë nga qeveria, me çka qeveria e Georgievskit e humbi shumicën në Parlament. Në rrethana të tilla, në çdo shtet demokratik shpallen zgjedhje të parakohshme, mirëpo një gjë e tillë në Maqedoni nuk ndodhi. Partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE, në bashkëpunim të ngushtë me PDSH-në, të vetëdijshëm se me zgjedhjet e parakohshme do të pësojnë disfatë të thellë, zhvilluan një aktivitet të dendur me disa parti të vogla maqedonase, me qëllim të krijimit të një shumice të re parlamentare. Si rezultat, ata arritën marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Liberale të Stojan Andovit, e cila në atë kohë në radhët e veta pati vetëm tre deputetë. Largimi i Tupurkovskit nga koalicioni qeveritar dhe ardhja e Andovit, nuk siguronte shumicë parlamentare, aq më tepër kur më herët nga VMRO-DPMNE ishin larguar gjashtë deputetë, ndërsa një gjë e tillë ndodhi edhe në PDSH, nga radhët e së cilës u larguan dy deputet. Duhet të vëmë në dukje, se kriza qeveritare u shkaktua për shkak të aferave të shumta korruptive të qeverisë Georgievski (privatizimi i Rafinerisë, Telekomunikacionit etj.). Në fakt një krizë e tillë u 161


Salih Salihu

sinjalizua që në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999, kur koalicioni qeveritar maqedonas VMRO-DPMNE dhe AD, në këto zgjedhje doli e përçarë (VMRO-DPMNE me Boris Trajkovskin, AD me Vasil Tupurkovskin). Siç dihet, falë votave shqiptare (rreth 290.000) në raundin e dytë zgjedhor, për kryetar shteti u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Boris Trajkovski, i cili me një diferencë të ngushtë arriti ta fitojë kandidatin e opozitës maqedonase Tito Petkovski. Humbja e shumicës parlamentare në njërën anë, si dhe pozita politike gjithnjë e më e dobët e VMRO-DPMNE-së, krijoi mundësi reale që faktori politik shqiptar (PDSH, PPD), ta kushtëzojë themelimin e qeverisë së dytë të Georgievskit, me kërkesat e kamotshme të shqiptarëve, në radhë të parë me legalizimin e Universitetit të Tetovës dhe me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1991, me të cilin ndryshim shqiptarët do të shpalleshin element konstituiv të shtetit, me të gjitha të drejtat që i gëzonin maqedonasit. Mirëpo, për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhi, nga shkaku se faktori politik shqiptar në vend të kërkesave nacionale, preferuan ta kushtëzojnë Gjeorgievskin me kërkesa individuale, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me përfitime të majme materiale të disa deputetëve të PPD. Për rrjedhojë, në dhjetor të vitit 2000, Parlamenti i R së Maqedonisë me mbi 70 vota pro, në mesin e tyre edhe shumica e deputetëve të PPD, zgjodhi koalicionin e rij qeveritar VMRO-PDSH-PL, përkundër faktit se ky koalicion numëronte vetëm 57 deputet nga gjithsej 120 sa numëronte Parlamenti i Maqedonisë. Në rrethana kur drejtuesit më të lartë të PDSH-së ishin futur thellë në korrupsion, kur një dukuri e tillë ndodhi edhe në radhët e deputetëve të PPD-së, ishte mëse e qartë se kërkesat e shqiptarëve nuk mund të realizohen me mjete paqësore. Atëherë në sipërfaqe doli opsioni i një kryengritje të 162


NGJARJE DHE DËSHMI

përgjithshme shqiptare, si alternativë e vetme për realizimin e të drejtave politike e kombëtare në Maqedoni, të cilat ishin nëpërkëmbur që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Sinjalet e para u dhanë kah mesi i muajt janar të vitit 2001, kur opinioni i gjerë në Maqedoni e jashtë saj u njoftua për granatimin e stacionit policor në Tearcë të Tetovës. Njoftimet e para të Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase, bënin të ditur se i njëjti është kryer nga disa “grupe kriminele”, mirëpo kjo së shpejti u demantua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (më tej UÇK), e cila nëpërmjet një komunikate vinte në dukje se sulmi në stacionin e policisë maqedonase është kryer nga njësitë e saja të specializuara ushtarake. Dalja në skenë e UÇK-së, e nxiti rininë shqiptare, sidomos studentët e Universitetit të Tetovës, të cilët në mënyrë masive u rreshtuan në radhët e saj, të gatshëm për të luftuar kundër diskriminimit që bëhej në kontinuitet pas pavarësisë së Maqedonisë, nisur nga Kushtetuta e vitit 1991 për të vazhduar me ligjet tjera diskriminuese e mbi të gjitha antishqiptare. Luftimet e para midis forcave të armatosura të UÇK-së dhe forcave ushtarako-policore maqedonase, u zhvilluan me 16 shkurt 2001, në fshatin Tanushë të Malësisë së Shkupit. Duhet të vëmë në pah se drejtuesit politik dhe ushtarak të UÇK-së, Tanushën e kishin përcaktuar si vend strategjik ushtarak. Për këtë qëllim Shtabi i Përgjithshëm në dhjetor të vitit 2001, dërgoi disa oficerë, të cilëve së shpejti iu bashkuan një numër i konsiderueshëm i ushtarëve. Nuk vonoi shumë, Tanusha u shpall zonë e lirë e UÇK-së, ndërsa forcat policore-ushtarake maqedonase qenë detyruar të tërhiqen në një distancë prej pesë kilometra nga kufiri me Kosovën. Përpjekjet e ushtrisë maqedonase për ta rimarrë sërish nën 163


Salih Salihu

kontroll këtë territor ishin të kota, sepse njësitë ushtarake të UÇK-së, jo vetëm që arritën me sukses t’i përballojnë të gjitha bombardimet e saj, por madje ato së shpejti e zgjeruan territorin e tyre edhe në fshatrat Brezë dhe Malinë. Me 14 mars krisi pushka edhe në Kalanë e Tetovës, me çka përfundimisht u përhap lajmi se filloi lufta në Maqedoninë Veriperëndimore. Rinia shqiptare luftonte kundër forcave pushtuese sllavo-maqedonase. Kjo luftë zhvillohej edhe pranë fshatit tim Sellcë, ku qëndronin përgjegjësit e Shtabit të UÇK-së. Popullsia shqiptare e pranoi luftën me një entuziazëm të paparë deri në atë kohë. Luftëra të tilla kundër pushtuesve sllavë në këto treva pati edhe më herët, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, mirëpo në atë kohë shqiptarët nuk patën mbështetje nga fuqitë e atëhershme botërore, siç janë sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Pushkët e ushtarëve të UÇK-së krisnin nga Kalaja e Tetovës, ndërsa forcat armike maqedonase me tërë arsenalin e rëndë ishin vendosur në qytet, nga ku në mënyrë të pakontrolluar për çdo ditë gjuanin me topa e mitraloz në drejtim të vendbanimeve shqiptare duke shkatërruar shumë shtëpi, objekte afariste edhe strehimoret e bagëtive. Me zgjatjen e luftimeve për disa muaj Ushtria Çlirimtare Kombëtare depërtoi në thellësi të territoreve të pushtuara duke i çliruar ato. Shumë herë ndodhi që rruga regjionale Tetovë-Jazhincë të bjerë në duart të ushtrisë sonë, që pas disa orësh me sugjerimin e ndërkombëtarëve ajo dorëzohej sërish, ndërsa ushtarët shqiptarë tërhiqeshin në pozicionet e tyre të më hershme. Nga fillimi i muajt maj, fronti i luftës do të zgjerohet edhe në fshatrat shqiptare të Kumanovës si në Sllupçan, Vaksincë, Orizare, Hotël, Mateç etj. Ushtria maqedonase, me tërë arsenalin e saj të rëndë, përfshi këtu edhe helikopterët, më se dyzet ditë pandërprerë, u mundua 164


NGJARJE DHE DËSHMI

që ta mposhtë UÇK-në, mirëpo përpjekjet ishin të kota, sepse UÇK-ja ngeli e pamposhtur. Lufta e vitit 2001 e cila filloi, siç u tha më lartë, me 16 shkurt në Tanushë të Shkupit, zgjati deri në fillim të gushtit 2001, kur në Ohër filluan bisedimet midis përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre maqedonas. Maqedonasit u bindën se vazhdimi i luftës do të ishte katastrofë për ekzistencën e Maqedonisë, e cila do të përfundonte së ekzistuari si shtet, andaj pranuan ta nënshkruajnë marrëveshjen paqësore. Forcat policore ushtarake sllavo-maqedonase pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe armatim. Në duar të UÇK-së ranë edhe shumë tanke dhe automjete të tjera luftarake të pushtetit si dhe shumë depo ushtarake u dorëzuan në duart e UÇK-së, të cilët pastaj u përdorën për nevojat saja. U çliruan shumë vendbanime shqiptare që nga Tanusha me rrethinë vendbanimet në rrethin e Kumanovës, të Shkupit dhe arritën afër aeroportit të Shkupit, i cili u mbajt i rrethuar për disa javë. U çliruan vendbanimet shqiptare të rrethit të Radushës, rruga e Kufirit Jazhincë – Tetovë, fshatrat e Malësisë së Sharrit nga Kalaja e Tetovës dhe fshatrat rreth e përqark Gostivarit. Aftësia ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte në nivel të lartë, mirëpo e kufizuar nga institucionet ndërkombëtare. Luftërat që u zhvilluan nga UÇK në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës kundër okupatorit serb u përkrahën dhe u ndihmuan në mënyra të ndryshme nga shqiptarët e Maqedonisë. Kjo ndikoi pozitivisht te ta për të vlerësuar se ka ardhur koha që edhe shqiptarët e këtyre viseve të organizohen dhe me armë në dorë ta ndryshojnë statusin e tyre të nëpërkëmbur, të nënçmuar e mbi të gjithash diskriminues. Pas rrënimit të komunizmit dhe shpalljes së pavarësisë, pozita e shqiptarëve në Maqedoni u keqësua në atë masë sa që i 165


Salih Salihu

humbën edhe ato të drejta të pakta që i kishin fituar me Kushtetutën e vitit 1974. Shqiptarët nuk dolën në referendum për pavarësinë e këtij shteti, ndërsa deputetët e atëhershëm shqiptarë nuk e votuan kushtetutën e re të Maqedonisë, e cila ishte antishqiptare dhe diskriminuese. Përderisa me kushtetutën e vitit 1974 ata ishin element shtetformues, me këtë të fundit marrin statusin e pakicës kombëtare edhe pse dihet se afër 40% e popullsisë së përgjithshme në Maqedoni e përbëjnë shqiptarët.

2. Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rëndësia e saj Më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, nga ana e katër partive më të mëdha parlamentare të Maqedonisë (pozitë dhe opozitë), ndërsa ky dokument morri formën ndërkombëtare pasi i njëjti u nënshkrua edhe nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Kjo Marrëveshje e shpëtoi Maqedoninë, sepse ajo realisht e humbi luftën, prandaj i kërcënohej rreziku i të ekzistuarit si shtet i pavarur. Pala shqiptare të njëjtën e pranoi pasi mori garanci të forta nga nënshkruesit e marrëveshjes (përfshi këtu edhe ndërkombëtarët) se e njëjta do të zbatohet në tërësi deri në vitin 2004, ndërsa dispozitat e saja do të inkorporoheshin në kushtetutën dhe në ligjet e Maqedonisë, me çka përfundimisht pozita e shqiptarëve do të jetë e barabartë me atë të maqedonasve. Me nënshkrimin e Marrëveshjes, kërkesat e luftëtarëve shqiptarë u miratuan në tërësi, lufta përfundoi ndërsa UÇK u tërhoq nga fronti i luftës, armatimi u dorëzua. 166


NGJARJE DHE DËSHMI

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, në rend dite të Kuvendit të Maqedonisë u radhiten: ndërrime dhe plotësime të Kushtetutës së Maqedonisë, e cila duheshte të harmonizohet me dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit. Që në fillim të seancës së kuvendit filloi debati për preambulën e saj, e cila duhej të përputhet me preambulën e paraparë dhe e shkruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Debatin e gjerë e filluan deputetët maqedonas, i cili qe i ashpër, duke e kundërshtuar preambulën, e cila shtetin e Maqedonisë e definonte si: “Shtet i qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”. Ky definicion u pengonte maqedonasve, të cilët insistonin që preambula e paraparë në dokumentin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të pësoj ndryshime, dhe në Kushtetutë të thuhet: “Maqedonia është shtet i kombit maqedonas dhe pjesë e kombeve tjera që jetojnë në Maqedoni:” Në anën tjetër deputetët shqiptarë e kundërshtonin këtë ndryshim, duke kërkuar që preambula e Kushtetutës të përshkruhet ashtu siç është e shkruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Vetëm për preambulën debati zgjati me javë të tëra, gjatë së cilës deputetët maqedonas kërkesën e tyre për ndryshimin e përmbajtjes të tekstit të preambulës e arsyetonin se ata (maqedonasit) nuk kanë shtet të tyre amë, përveç Maqedonisë, dhe se edhe ashtu kanë problem me identitetin e tyre, të cilin Greqia nuk ua pranon. Sipas mendimit tim personal mendoj se me rastin e përpilimit të preambulës në dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësuesit ndërkombëtarë e kanë pas parasysh qëndrimin e Greqisë, e cila pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë, në vazhdimësi e ka kontestuar dhe ende e konteston emrin e shtetit dhe identitetin e popullit maqedonas. Prandaj Maqedonia në arenën ndërkombëtare 167


Salih Salihu

nuk njihet me emrin kushtetues të sajë por si “FYROM” (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë -IRJM), me të cilin është pranuar në Kombet e Bashkuara, dhe preambula e paraparë në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit do të pranohej shumë më lehtë nga pala greke, me çka Maqedonia nuk do ti përjetonte këto peripeci të padëshiruara. Deputetët maqedonas së bashku me qeverinë kërkuan ndihmë nga BE dhe SHBA që ata të bëjnë trysni te partitë parlamentare shqiptare, sepse pa pëlqimin e shqiptarëve nuk pati mundësi të bëhet ndryshimi i tekstit të preambulës kushtetuese e paraparë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Nuk disponoj me informata përse deputetët shqiptarë u pajtuan dhe votuan për ndërrimin dhe plotësimin e preambulës Kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit, mirëpo për fat të keq ata lejuan ndryshimin e dispozitës kryesore dhe me rëndësi të posaçme për kombin shqiptar, për të cilën bijtë dhe bijat më të ndritshme ranë dëshmorë, vetëm e vetëm për të qenë të barabartë, që shteti i Maqedonisë të konsiderohej si shtet i qytetarëve që jetojnë në të. Me ndryshimet e përmendura më sipër shqiptarët ngelën në pozitën e lypësit për të fituar ndonjë të drejtë minimale, aq sa lejon populli i privilegjuar i quajtur maqedonas. Shumë shtete ish komuniste në të cilat jetojnë etnitete të ndryshme në preambulat kushtetuese e tyre definohet: “shtet qytetarësh”. Maqedonasit pasi shpëtuan nga lufta, arritën tii përfitojnë politikanët shqiptarë. Përkundër asaj se në preambulën e Kushtetutës është bërë ndryshimi, përmbajtja e saj në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka pësuar ndryshime. Duke e pasur parasysh se origjinali i këtij dokumenti ruhet te të gjithë nënshkruesit, përfshi këtu edhe BE dhe SHBA, mendoj se partitë shqiptare në Parlament duhet 168


NGJARJE DHE DËSHMI

të iniciojnë përmirësimin e saj, me çka përfundimisht Maqedonia të shpallet “shtet i qytetarëve që jetojnë në të”, pra shtet multietnik. Kjo është mase e domosdoshme, kur e kemi parasysh se shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974, ishin element konstituiv të shtetit, dhe se një e drejtë e fituar në asnjë mënyrë nuk mund t’u merret sepse ajo është e garantuar me normat ndërkombëtare. E përsëris edhe njëherë se shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë që Kuvendi i Maqedonisë ta përmirësojë gabimin sa i përket preambulës kushtetuese që e njëjta të formalizohet ashtu siç e parasheh dokumenti i nënshkruar në Ohër, sepse Marrëveshja Kornizë e Ohrit është e garantuar nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s, andaj ajo ka status dhe mbrojtje juridike ndërkombëtare.

3. Pozita e shqiptarëve pas vitit 2001 Partitë politike shqiptare nuk arritën që me mjete demokratike ta avancojnë pozitën e shqiptarëve, prandaj populli shqiptar u detyrua të formoj Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe me armë në dorë ta kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur të kombit. UÇK-ja kishte përkrahjen jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoni, por nga të gjitha anët të banuara me shqiptarë. Pas luftës së 2001 janë arritur disa avancime parciale të statusit të shqiptarëve dhe është kthyer sadopak dinjiteti i nëpërkëmbur dhe deri diku është krijuar bindja te maqedonasit, se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm stabilizues nga i cili varet edhe qëndrueshmëria e shtetit të Maqedonisë. Partitë shqiptare duhet të veprojnë bashkërisht duke i lënë anash interesat e ngushta partiake e grupore pa 169


Salih Salihu

marrë parasysh se a janë në pozitë apo në opozitë. Qëndrimi i tyre karshi qeverisë maqedonase duhet të jetë gjithmonë opozitarë, sepse maqedonasit dhe sllavët në përgjithësi edhe më tej nuk janë të gatshëm të jetojnë bashkë dhe shqiptarët t’i shohin të barabartë. Kjo është argumentuar disa herë. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, edhe më parë ka dalë me qëndrim të prerë se me shqiptarët nuk është e mundshme jeta e përbashkët dhe se Maqedonia duhet të ndahet në territoret e banuara maqedonas dhe shqiptarëve. Ky qëndrim në njëfarë mënyre u përsërit edhe me Enciklopedinë famëkeqe po të kësaj akademie të vitit 2009, e cila është duke shërbyer si platformë për Gruevskin për ta vazhduar politikën antishqiptare. Ndarja e buxhetit është diskriminim dhe plaçkitje e taksapaguesve shqiptarë. Në mbushjen e këtij buxheti, shqiptarët marrin pjesë me afër 40%, ndërsa nga i njëjti përfitojnë jo më shumë se 5%. Pushteti i Maqedonisë nuk parasheh mjete të mjaftueshme për investime, për hapjen e vendeve të punës, për eliminimin e varfërisë së skajshme, të viseve të banuara me shqiptarë. Ndërsa po ky pushtet në krye me Gruevskin ka buxhet për të investuar afër 300 milion euro për ta shndërruar qendrën e Shkupit në qytet të krishterimit të mbushur me kisha, statuja, ikone e luana duke u munduar ta falsifikojë historinë e kryeqytetit të Vilajetit të Kosovës, të cilin qytet në vitin 1912 e çliruan shqiptarët të udhëhequr nga atdhetari dhe heroi i ynë kombëtar Hasan Prishtina. Shqiptarët e komunës së Likovës e të Haraçinës, si dhe të vendbanimet tjera shfrytëzuan rastin e liberalizimit të vizave për t’i lëshuar vatrat e tyre, pasi ato vendbanime shqiptare ishin anashkaluar nga pushteti i Maqedonisë. Për ato vende buxheti i Maqedonisë nuk parasheh asnjë metelik për infrastrukturë, kulturë, arsim etj. Ndërsa në anën tjetër e tërë rinia e këtyre vendbanimeve 170


NGJARJE DHE DËSHMI

është pa punë dhe nuk ka shpresë se kjo gjendje do të ndryshojë. Në këto vendbanime siç dihet gjatë luftës së vitit 2001, u zhvilluan disa beteja të rrepta midis forcave të UÇK-së dhe atyre maqedonase, prandaj sjellja e pushtetit si duket është një hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në luftë dhe në mënyrë indirekte i nxit të rinjtë shqiptarë të këtyre trevave që të emigrojnë në perëndim me çka do të boshatiseshin vendbanimet shqiptare. Përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është vetëm në letër. Ajo zbatohet në disa formularë dhe dokumente të identitetit personal, ndërsa aspak nuk përdoret në organet gjyqësore dhe shtetërore. Korrespodenca bëhet vetëm maqedonisht. Procedurat dhe gjykimet mbahen në gjuhën maqedonase duke siguruar përkthyes të palëve në gjyq. Përkthyes të tillë në tërë botën palës në gjyq i sigurohet, prandaj edhe për shqiptarët aplikohet si me qenë popull që nuk jeton në Maqedoni edhe pse me Kushtetutë gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare. Unë mendoj se populli shqiptar gjer tani i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike para dhe pas luftës 2001 dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të gjithë së bashku me partitë e tyre politike ta marinë fatin në duart e tyre dhe bashkërisht të vendosin për një të ardhme më të sigurt të kombit dhe duhet ndërpre pozitën tonë nënçmuese nga pronari i të drejtave Gruevski, i cili nga mëshira e tij shqiptarëve u jep aq të drejta sa për të fituar në kohë dhe për të fituar poenë politik nga shovinistët sllavë, të cilët pas luftës të vitit 2001 (të cilën e humbën), janë të mllefosur dhe në çdo mënyrë angazhohen që të hakmerren ndaj shqiptarëve. Për avancimin e pozitës shqiptare të gjertanishme posaçërisht pas vitit 2001, sllavët votojnë me shumë dhimbje dhe kundër vullnetit, ata janë të 171


Salih Salihu

detyruar nga trysnia e institucioneve ndërkombëtare por ata në shumë raste arrijnë që ligjet e miratuara që dalin nga Marrëveshja e Ohrit të mos zbatohen duke krijuar pengesa artificiale për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se për moszbatimin e ligjit fajtorë janë shqiptarët. Si mund të shpjegohet që edhe pas 9 viteve Marrëveshja e Ohrit të mos zbatohet në tërësi pasi afati i zbatimit të saj ka qenë i caktuar 4 vjet. Është më se e qartë se pengesë kryesore për mos zbatimin e së njëjtës janë deputetët maqedonas dhe disa të tjerë të cilët haptas në debate parlamentare kundërshtojnë dispozitat e Marrëveshjes e cila duhet të sanksionohet me ligje përkatëse në këto debate. Maqedonasit veprojnë të gjithë së bashku pa marrë parasysh përkatësinë partiake pozitë dhe opozitë dhe me çdo sakrificë ata mundohen që statusi i shqiptarëve jo të avancohet si që është paraparë me Marrëveshjen e Ohrit por si hakmarrje për luftën që bënë shqiptarët pozita e tyre edhe më shumë të keqësohet duke përdorë revanshizmin sllav. Mua më vjen shumë çudi që partitë tona edhe më tej ngelin të përçar dhe ngelin besnik ndaj palës maqedonase, qoftë në pozitë apo opozitë. Partitë shqiptare në Maqedoni duhet të jenë gjithmonë në opozitë me maqedonasit pa marrë parasysh se cilin rol për momentin e luajnë, atë të pozitës apo të opozitës. Ne jemi dy popuj me veti dhe histori të ndryshme. Sllavët nuk mund të pajtohen asnjëherë për një jetë të përbashkët dhe me një status të barabartë me shqiptarët. Ata e konsiderojnë veten se janë pronarë i të gjitha të mirave të kësaj toke dhe se ne jemi ndodhur rastësisht këtu. Kemi ardhur këtu si mysafir dhe na është dukur mirë dhe kemi ngelur këtu dhe kemi punuar si shërbëtor të sllavëve dhe më vonë na kanë dhënë si dhuratë nga një copë tokë ta punojmë për veti ndërsa kohën tjetër më të madhe e kemi kaluar duke punuar në pasurinë e tyre si robër. Ky qëndrim shovinist 172


NGJARJE DHE DËSHMI

sllavo-maqedonas daton që nga sundimi hegjemonist serb e cila përsëritet edhe me Enciklopedinë e fundit famëkeqe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Kaluan afër 20 vjet nga se shqiptarët marrin pjesë në qeveri, por kjo pjesëmarrje është tejet simbolike sa për të shërbyer si dekor karshi faktorit ndërkombëtar. Shqiptarët administrojnë disa ministri periferike, jo të rëndësishëm për shtetin, mirëpo ato asnjëherë nuk kanë administruar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe funksionet si: Kryetar i Parlamentit, Kryeministër apo Presidenti i shtetit, të cilat janë të rezervuara të administrohen respektivisht të ushtrohen vetëm nga sllavo-maqedonasit, ndërsa shqiptarët janë të papërshtatshëm për funksionet e përmendura dhe kjo është një pasqyrë se në çfarë pozite diskriminuese janë shqiptarët dhe si zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Forcat politike shqiptare ende nuk arrijnë të konsolidohen dhe të kenë një mendim të përbashkët për dhe rreth veprimeve që ata i dallojnë nga të tjerët që do të thotë rreth diskriminimit që ju bëhet atyre në të gjitha sferat e jetës. Diskriminimi është një dukuri që gjen hapësirë në ligje, përkatësisht ai mund të gjendet në mes neneve të pashkruara, por si pasojë e mos koordinimit të partive shqiptare në të gjitha segmentet e jetës, qoftë në politikë, ekonomi, arsim, kulturë etj. Moskoordinimi i partive politike shqiptare për çështjet esenciale, ka krijuar mundësinë që në mes dy etniteteve, njëri gjithmonë të jetë në pozitën që vendos dhe ofron (maqedonasit), ndërsa tjetri të luaj rolin e lypësit (shqiptarët). Krijesa e dytë e diskriminimit është përshtatshmëria e një grupi qoftë ai politik, ekonomik, arsimor apo kulturor, me 173


Salih Salihu

gjendjen e krijuar dhe mosangazhimi për të ndryshuar apo për ta gjetur rrugën alternative, duke lejuar që veprimet e tilla të përsëriten, të shumohen nëpër ligje, duke vepruar sipas logjikës që dikush gjithmonë duhet të jep e tjetri të kërkoj por të mos e fitoj. Nga kjo logjikë, elita jonë politike përfundimisht duhet të çlirohet. Në të kundërtën, shqiptarët do të jenë humbësit më të mëdhenj kur e kemi parasysh fuqinë e tyre në të gjitha sferat e jetës në Maqedoni. Për mendimin tim, shqiptarët janë duke e humbur shumicën e popullsisë në pritje të faktorit ndërkombëtar. Në anën tjetër, klasa politike maqedonase vuan nga megalomania e të qenit popull i “madh”. Nga kjo mendjemadhësi i lejon vetvetes që të diskriminoj, përbuzë, nënçmoj banorët e vet, vetëm që kanë një përkatësi tjetër kombëtare. Kjo klasë politike është futur në gjumë të thellë duke mos i hedhur sytë kah fqinjët, të cilët përveç pasurisë natyrore ua kanë grabitur edhe banorët, të cilët në kohë të fundit me të madhe po e marrin nënshtetësinë bullgare, serbe etj. Në një të ardhme të mëvonshme të regjistrimit të popullsisë e me një deklarim të lirë, vështirë se do të kemi maqedonas, por shumica e tyre do të deklaroheshin si bullgarë, shqiptarë, serbë, vlleh, romë, grekë, etj. Në vitet e fundit pos diskriminimit shtetëror, shqiptarët përjetojnë edhe diskriminimin e partive të cilat e aplikojnë partitë shqiptare me rastin e hyrjes në kualicion në qeverisje qendrore dhe ate lokale. Punësojnë aktivistë dhe simpatizues të tyre ndërsa i largojnë të punësuarit nga partia e mëparshme. Partitë manipulojnë me punëtorët duke i punësuar me kontratë pune e disa edhe më keq duke punuar nga 3-4 vjet me kontratë me vepër (pa sigurim social, shëndetësi etj) me qëllim që puna e tyre e mëtejme të mvaret 174


NGJARJE DHE DËSHMI

nga fitorja e zgjedhjeve, fitorja ia vazhdon punën ndërsa partia që humb zgjedhjet punëtorit i ndërpritet puna. Diskriminimi është një fenomen nga i cili varet respektimi i të drejtës më fundamentale që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Në të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe të vendeve, diskriminimi vlerësohet si vlerë themelore e një shoqërie, fenomen jashtëzakonisht i dëmshëm për shoqërinë dhe shtetin, i cili është nënshkrues i konventave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe liritë e njeriut. Dhe në fund mesazhi – thënien latine: “Carere patria intolerabile est”- “Tradhëtia ndaj atdheut është e pafalshme”

175


Recension NJË VEPËR ME PESHË KOMBËTARE Autori i veprës “Ngjarje dhe dëshmi – Diskriminimi sllav ndaj shqiptarëve” Salih Saliu, (shtëpia botuese “Çabej”, Tetovë 2010), nëpërmjet një pune të palodhshme ia del me sukses të zbardhë një periudhë shumë të errët për çështjen shqiptare në Maqedoni. Që në fillim duhet të vëmë në dukje faktin se vetë titulli i librit lë të kuptosh se autori krahas kujtesës historike ka shfrytëzuar edhe burime të shumta arkivore, me çka kjo vepër fiton peshën e një studimi me vlerë shkencore për historiografinë tonë të kohës më të re. Vepra prej rreth 150 faqe tekst, është mbarështruar si më poshtë: hyrja, gjashtë pjesë të sistemuara në 29 nënpjesë, shtojca me dokumente dhe përmbajtja. Po të lexohet me kujdes do të arrihet në përfundim se autori në mënyrë origjinale i përshkruan ngjarjet historike të viteve 1950-2001, në trevat shqiptare në Maqedoni, nga një pikëvështrim shumë i veçantë - pa mos i fryrë ato, me çka krijon një imazh të qartë për pozitën tejet të rëndë të shqiptarëve në këto treva, jo vetëm gjatë komunizmit, por edhe pas përmbysjes së atij sistemi. Salih Saliu, provon bindshëm me forcën e argumenteve se diskriminimi i shqiptarëve ka qenë një politikë e përhershme e autoriteteve komuniste jugosllave, veçmas i atyre maqedonase. Maqedonia, siç vë në dukje autori, ka shërbyer si laborator për eksperimentimin e formave të shtypjes së shqiptarëve e që më pas të njëjtat zbatoheshin edhe në Kosovë. 177


Salih Salihu

Në pjesën e parë të librit, autori si një dëshmitar i gjallë, e përshkruan dhunën dhe terrorin komunist maqedonas ndaj popullsisë shqiptare menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë forcat pushtuese komuniste serbo-maqedonase, pa asnjë pretekst, madje pa proces gjyqësor, ekzekutuan qindra shqiptarë të pafajshëm. Dhuna dhe terrori komunist maqedonas ndaj shqiptarëve, nuk do të ndalet me këtë. Në fillim të viteve pesëdhjeta të shekullit të kaluar, në Maqedoni do të filloj procesi i shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve për në Turqi. Ky proces, sipas autorit, zgjati deri në vitin 1966, përkatësisht deri në rënien e Rankoviçit, kur edhe autoritetet komuniste maqedonase, në njëfarë forme qenë të detyruar ta ndërpresin represionin ndaj shqiptarëve, ose të paktën ta zbusin atë. Me ndryshimet politike që ndodhën pas rënies së Rankoviçit, te shqiptarët u krijua bindja, veçmas te shtresa intelektuale, se për ta do të vijnë ditë më të mira. Kjo bindje u përforcua sidomos pas përhapjes së lajmit, se KQ i LKJ-së në mbledhjen e plenare të mbajtur me 1 korrik 1966 në Brione, krahas vendimit për largimin e Rankoviçit nga skena politike, kishte aprovuar edhe një vendim tjetër, në të cilin kërkohej “realizimi i menjëhershëm i barazisë nacionale, posaçërisht i asaj shqiptare”. Në rrethanat e reja të krijuara pas Brioneve, inteligjenca e atëhershme shqiptare e pa të arsyeshme që të kyçet drejtpërsëdrejti në politikë, me të vetmin qëllim që të ndihmoj në përshpejtimin e realizimit të vendimeve të përmendura më sipër. Në kuadër të kësaj, shumë intelektualë shqiptar do të zgjidhen nëpër organet ekzekutive e legjislative të pushtetit qendror e atij lokal. Në mesin e tyre është edhe autori i kësaj vepre, Salih Saliu, i cili në zgjedhjet lokale zgjidhet këshilltar në Kuvendin Komunal të Tetovës. 178


NGJARJE DHE DËSHMI

Duke e përshkruar aktivitetin e tij dhe të atdhetarëve tjerë në këtë komunë, autori ia del me sukses ta paraqes rolin dhe ndikimin e madh të tyre, në zhvillimin e menjëhershëm të arsimit e të kulturës shqiptare në Tetovë. Kështu, gjatë vitit 1967, me iniciativë të Beqir Berishës, Tefik Osmanit, Salih Saliut, Latif Ibraimit e intelektualëve tjerë, krahas gjimnazit, paralele shqipe në Tetovë do të hapen edhe në shkollat e mesme tjera ekzistuese si në mjekësi, bujqësi dhe metalurgji. Zhvillime të tilla në këtë kohë pati edhe në sferat tjera, mirëpo siç vë në pah autori, të gjitha këto nuk ecnin sipas dinamikës së paraparë. Intelektualët shqiptarë pandërprerë i shtronin kërkesa para autoriteteve partiake e shtetërore maqedonase, të cilat kishin të bëjnë në përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, publike dhe prodhuese, barazinë e gjuhës shqipe me gjuhën maqedonase si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, përdorimin e simboleve kombëtare në organet shtetërore dhe shumë kërkesa tjera me interes nacional. Mosrealizimi i të drejtave të sipërpërmendura, e shtynë inteligjencën shqiptare të organizojë demonstrata, të cilat u mbajtën me 22 dhe 23 dhjetor 1968 në Tetovë. Sipas autorit Salih Saliu, demonstratat e Tetovës përkundër faktit se shpërthyen para kohe, në to morën pjesë mbi 10.000 demonstrues, të cilët mbanin flamuj shqiptarë si dhe parulla të shkruara ku kërkohej barazia e plotë e shqiptarëve me kombet tjera të Jugosllavisë. Masat që u ndërmorën nga autoritetet komuniste maqedonase kundër pjesëmarrësve dhe organizatorëve të demonstratave, sipas monografisë që e kemi objekt trajtimi, ishin shumë të rrepta. Menjëherë pas përfundimit të demonstratave nga ana e policisë speciale maqedonase u arrestuan një numër i madh i intelektualëve shqiptarë, për të 179


Salih Salihu

cilët autoritetet maqedonase dyshonin se janë organizator për mbajtjen e tyre. Ndër ta numri më i madh ishin arsimtarë, mirëpo pati edhe studentë, nxënës, mjekë, madje nuk u kursyen as edhe të zgjedhurit e popullit, siç ishte rasti me autorin e veprës, i cili u arrestua me 25 dhjetor 1968 dhe për disa ditë do të dërgohet në vend të panjohur ku keqtrajtohet fizikisht nga forcat policore maqedonase. Më vonë ai dërgohet në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa me 16 qershor të vitit 1969, nga ana e Gjykatës së Qarkut në Shkup, dënohet me katër vjet heqje lirie për vepër penale: “Nxitje të urrejtjes nacionale, racore apo fetare, të paraparë dhe të dënueshme në nenin 119 alineja 1 e LP”. Pas vuajtjes së dënimit, si shumë intelektualë tjerë shqiptar, të cilët u dënuan nga gjyqet maqedonase me rastin e demonstratave të vitit 1968, ashtu edhe Salih Saliu, ishte i padëshirueshëm për regjimin komunist maqedonas, andaj ngeli pa punë. Falë disa atdhetarëve shqiptarë nga Kosova, ai nga viti 1972, do të punësohet në Prishtinë, fillimisht sekretar në një shkollë fillore në Prishtinë e më pas sekretar i Teatrit të atëhershëm Krahinor të Prishtinës, ku edhe pensionohet. Autori Salih Saliu, një pjesë të veprës që e kemi objekt trajtimi ja kushton jetës dhe aktivitetit të tij politik e kulturor në Prishtinë, ku në mënyrë origjinale i përshkruan aktivitetet kulturore të Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj demonstratat studentore të vitit 1981 në Prishtinë, masat e dhunshme serbe në Kosovë pas vitit 1990, demonstratat studentore të Universitetit të Prishtinës të vitit 1997, bashkëpunimin e tij me Beqir Berishën dhe me intelektualët tjerë nga Tetovë, të cilët për shkaqe politike kishin gjetur strehim në Kosovë etj. Salih Saliu, ia del me sukses ta paraqet rolin e inteligjencës shqiptare, sidomos asaj kosovare, e cila në kushtet e atëhershme ju kundërvu në mënyrë të hapur politikës 180


NGJARJE DHE DËSHMI

diskriminuese antishqiptare të Beogradit e të Shkupit. Sipas tij, ky diskriminim në Maqedoni do të vazhdojë edhe pas aprovimit të Kushtetutës së re të vitit 1974, me të cilën shqiptarët formalisht u bënë element konstituiv të shtetit, duke i marrë të gjitha të drejtat që i gëzonin maqedonasit. Mirëpo këto të drejta, për dallim nga shqiptarët e Kosovës, në Maqedoni ngelën vetëm në letër, sepse siç pohon autori, përveç përmirësimit sa i përket shkollimit të mesëm, shqiptarët nuk fituan asnjë të drejtë tjetër që ju garantohej me kushtetutë. Një çështje tjetër që trajtohet në këtë vepër, është pozita e shqiptarëve në Maqedoni pas përmbysjes së komunizmit, që autori duke ofruar fakte burimore, përkujton lexuesin shqiptar se si rrodhën proceset politike nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë e deri te lufta e UÇK-së e vitit 2001. Sipas tij, i ashtuquajturi pushtet demokratik maqedonas, jo që u ofroi shqiptarëve barazinë nacionale me maqedonasit, por madje me Kushtetutën e vitit 1991, atyre ua mohoi edhe ato të drejta që ekzistonin në letër sipas Kushtetutës së vitit 1974. Për këtë, autori me të drejtë fajëson faktorin e atëhershëm politike shqiptar, i cili nuk arriti të del me një platformë të përbashkët politik, me të cilën do të kushtëzohej qeveria maqedonase të bëjë ndryshimin e kushtetutës, ku shqiptarët krahas maqedonasve do të jenë element shtetformues. Dështimi i faktorit politik shqiptarë, sipas Salih Saliut, solli luftën e vitit 2001, e cila rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit, me çka duheshe përfundimisht të realizohen kërkesat e kamotshme të shqiptarëve, sepse u bë ndryshimi i Kushtetutës së vitit 1991, ku shqiptarët i fituan të drejtat që me dekada të tëra ju mohoheshin nga pushtuesit e ndryshëm sllavë. 181


Salih Salihu

Duke u ndalur në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, autori vë në dukje se autoritetet politike maqedonase, me bekimin e faktorit politik shqiptar të njëjtën nuk e kanë inkorporuar si të tillë në ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, falsifikimi i saj ka të bëjë në preambulën e kushtetutës, me të cilën Maqedonia shpallet “Shtet i kombit maqedonas dhe pjesë të kombeve që jetojnë në të”, ndërsa në versionin origjinal të marrëveshjes thuhet: “Maqedonia është shtet i qytetarëve që jetojnë në të”. Autori Salih Saliu, shpreh dëshpërimin e tij të thellë për pozitën e palakmueshme dhe degjeneruese të shqiptarëve edhe në ditën e sotme. Për këtë ai fajëson faktorin politik shqiptar, i cili ende nuk ka arritur të gjejë një platformë të përbashkët, që do ta detyronte qeverinë maqedonase, të zbatoj në tërësi implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që fatkeqësisht edhe pas 9 viteve ende nuk është zbatuar, përkundër faktit se gjatë nënshkrimit të saj, pala maqedonase në prani të faktorit ndërkombëtar premtoi se implementimi i tërësishëm i sajë do të bëhet brenda katër viteve. Për fund, krahas urimit të përzemërt për suksesin e arritur me botimin e kësaj vepre me peshë kombëtare, autorit Salih Saliu i uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Qerim Lita

182


SHTOJCË

DOKUMENTE


INFORMATË E KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIE MIDIS REPUBLIKAVE, KOMBEVE E KOMBËSIVE PRANË KOMITETIT QËNDROR TË LKM-së, NË TË CILËN JEPEN REAGIMET E PARA TË ORGANIZATËS PARTIAKE E TË ORGANIZATAVE POLITIKO-SHOQËRORE NË KOMUNËN E TETOVËS, PAS DEMONSTRATAVE SHQIPTARE NË TETOVË Shkup, janar, viti 1969 Më 22 e 23 dhjetor të vitit 1968, elementet armiqësore të kombësisë shqiptare nga komuna e Tetovës organizuan demonstrata në qytetin e Tetovës nën pretekstin se ju është kufizuar e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar. Për karakterin dhe dimensionin e demonstratave opinioni qe njoftuar nga komunikata e përbashkët e organizatave politiko-shoqërore të Tetovës, si edhe nga komunikata që doli nga mbledhja e III e Sekretariatit të KQ të LKM-së mbajtur më 26 dhjetor të vitit 1968. Organizimi i demonstratave me karakter shovinist e armiqësor, ku në mënyrë të hapur u shprehën qëllimet separatiste, shkaktoi një debat të gjerë politik tek mbarë opinioni i jonë. Popullsia e Republikës Socialiste të Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq etj., të pikëlluar nga paraqitjet e dhunshme të demonstruesve me qëllim të rrënimit të vëllazërim-bashkimit, për arritjen e së cilës kombet tona dhanë shumë viktima, ashpër i dënuan demonstratat duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa të 185


Salih Salihu

rrepta kundër shkaktarëve të prishjes së rendit dhe qetësisë dhe udhëheqësve të aktiviteteve armiqësore. Zhvillimet shumë dinamike të aktiviteteve politiko-shoqërorë nga ana e organizatave dhe drejtuesve të LKM në tridhjetë ditët e fundit lidhur me implementimin e konkluzave të Sekretariatit të KQ të LKM-së për disa probleme aktuale në zbatimin e politikës së çështjes nacionale në RSM në këtë periudhë u përputhën edhe ngjarjet e Tetovës, prandaj kuptohet se në ato aktivitete dominuan ngjarjet e sipërpërmendura. Në mbledhjet dhe tubimet e komunistëve dhe të klasës punëtore në mbarë republikën tonë u theksua se ata edhe kësaj radhe qëndrojnë pranë pozitës së LKM duke parë tek ajo forcën më monolite, e cila është e aftë të gjej shteg për të dalë nga situata e krijuar. Duke e pas parasysh faktin se ekziston kontinuitet në zbatimin e politikës në fushën e çështjes nacionale, klasa punëtore, në radhë të parë nga radhët e kombësisë shqiptare, kërkojnë të vazhdohet me realizimin e mëtejshëm të politikës së paraparë në këtë fushë, por njëkohësisht kërkohet që në mënyrë energjike të ndërmerren masa të shpejta e energjike politike e administrative kundër paraqitjeve nacionaliste. Në informatë do ti paraqesim reagimet e organizatave dhe anëtarëve të LKM-së dhe të klasës punëtore në republikën tonë e më gjerë, pastaj shkrimet e shtypit jugosllav dhe reagimet botërore lidhur më këto ngjarje.

186


NGJARJE DHE DËSHMI

I Këtu do ti paraqesim disa paraqitje dhe reagime më karakteristike lidhur me ngjarjet në Tetovë të dala nga mbledhjet e konferencave komunale të LKM-së Tetovë: Më 27 dhjetor Konferenca e LKM të komunës së Tetovës mbajti mbledhje në të cilën u vlerësua karakteri dhe qëllimi i demonstratave, u përcaktuan detyrat e veprimtarisë së mëtejshme politiko-shoqërore të LK dhe e u autorizua KKK23 e LKM të sjell Konkluza për aktivitete konkrete të komunistëve në realizimin e qëndrimeve që i miratoi Konferenca mbështetur në referatin dhe debatin e zhvilluar në mbledhje. Njëherit, konferenca njëzëri i mbështeti vendimet e mbledhjes së përbashkët të udhëheqësve të organizatave politikoshoqërore mbajtur me 23 dhjetor 1968. Në bazë të kësaj, KKK e LKM të Tetovës i miratoi vendimet si më poshtë: – Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968 janë vepër armiqësore të organizuara me paramendim dhe më herët të planifikuara nga një grup nacionalistësh, shovinistësh e irredentistësh të kombësisë shqiptare, aktiviteti i të cilëve është i njohur më herët. Bëhet fjalë për persona të orientuar në frymën nacionaliste e irredentiste nga të cilët një pjesë e mirë tash më kanë qenë në konflikt me dispozitat tona pozitive dhe kanë qenë të dënuar për vepra kundër popullit dhe shtetit. Ekzistojnë indikacione se në organizimin e veprimtarisë armiqësore janë të përzier edhe elemente jashtë këtij territori. 23

Kryesia e Konferencës Komunale

187


Salih Salihu

– Për realizimin e qëllimeve të veta dhe gjatë shfaqjes së demonstratave armiku hasi në përkrahje vetëm te individ të caktuar të cilët kanë bindje nacionaliste e anti-vetëqeverisje dhe arriti të mashtroj një pjesë të nxënësve dhe disa qytetarë. – Veprimtaria armiqësore edhe gjatë demonstratave qe orientuar në rrezikimin e rregullimit shoqëror, kundër integritetit territorial të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe kundër vëllazërim bashkimit, para së gjithash, ndërmjet kombit maqedonas dhe kombësisë shqiptare e turke. – Orientimi kundër integritetit të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u shpreh edhe nëpërmjet parullave, si edhe nëpërmjet kërkesës për bashkëngjitjen e këtyre viseve me Kosovën dhe krijimin e Shqipërisë së dytë, që objektivisht të çon në krijimin e përçarjes e mosbesimit midis kombeve e kombësive në Republikën Socialiste të Jugosllavisë, në cenimin e marrëdhënieve tash më të vërtetuara shtetërore dhe kanë pasoja shumë negative e të paparashikueshme në marrëdhëniet ndërnacionale a posaçërisht në afirmimin e kombësisë shqiptare. – Sulmi i dhunshëm dhe i pacipë ndaj objekteve tona themelore të sistemit tonë shoqëror e politik siç është sulmi ndaj Komitetit, organizatave tjera politiko-shoqërore dhe organeve të pushtetit, qartë të udhëzon në qëllimin e rrezikimit të rregullimit të përcaktuar shoqëror. – Armiku nëpërmjet demonstratave u përpoq të krijoj përçarje, jo tolerancë dhe tension në marrëdhëniet 188


NGJARJE DHE DËSHMI

ndërnacionale, që nënkupton sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimit themelor të Revolucionit. Në këtë drejtim edhe më herët janë vërejt paraqitje siç janë: keqpërdorimi i flamurit të kombësive, imponimi i gjuhës, shprehja e rezistencës kundër reformës, tendenca për punësim proporcional pa marrë parasysh mundësitë shoqërore dhe aftësitë kualifikuese. – Demonstratat ishin të dedikuar drejtpërsëdrejti kundër afirmimit të kombësisë shqiptare, sepse patën për qëllim ti ndërpresin proceset pozitive në emancipimin e kombësive dhe angazhimin e mëtejshëm të tyre bashkërisht me kombin maqedonas në ndërtimin e shoqërisë socialiste vetëqeverisëse. – Për realizimin e qëllimeve të veta armiku nuk arriti ta përfitoj klasën punëtore dhe qytetarët e kombësisë shqiptare. Përkundrazi, qytetarët nga Tetova, maqedonas, shqiptarë e turq, ishin të zemëruar nga paraqitja e dhunshme dhe e pacipët dhe në mënyrë më rigoroze i dënuan demonstratat. – Konferenca demonstratat i vlerësoi si tendencioze dhe i dënoi paraqitjet individuale të dala nga disa tubime të caktuara me çka bëhen përpjekje që demonstratat të rrëfehen si spontane, jo të qëllimta, joserioze dhe si vepër të huliganëve, duke e lanë anash karakterin dhe qëllimin e këtij akti të dhunshëm. Nisur nga kjo, kualifikimi i ngjarjeve dhe sjellja ndaj elementeve armiqësore përbën bazën e diferencimit ideo-politik dhe për aktivitetin e komunistëve dhe të klasës punëtore në zbulimin dhe demaskimin e të gjitha paraqitjeve dhe tendencave që janë në kundërshtim me politikën e Lidhjes komuniste. 189


Salih Salihu

– Konferenca i vlerëson si qëllimkëqija e nacionaliste të gjitha tendencat dhe paraqitjet që flamurin nacional, shtetëror e partiak të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe të Republikës Socialiste të Maqedonisë, ta barazojnë me të drejtën demokratike të pjesëtarëve të kombësive ta përdorin edhe flamurin e tyre nacional. Flamujt nacional, shtetëror e partiak të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë janë simbole të përbashkëta të mbarë kombeve e kombësive në shtetin tonë. *

*

*

– Është fakt se organizatorët e demonstratave nuk arritën ti realizojnë qëllimet e tyre. Kjo është shumë logjike kur dihet se politika e Lidhjes komuniste në tërësi është pranuar nga qytetarët dhe nga klasa punëtore në komunë. Pikërisht kjo, paraqet barë dhe kërkon përforcim maksimal të aksionit dhe angazhimin e tërësishëm të Lidhjes komuniste dhe forcave tjera subjektive në realizimin e plotë të mëtejshëm të politikës së LK në të gjitha fushat e jetës. – Për realizimin e politikës së barazisë nacionale te asnjë anëtarë i Lidhjes komuniste nuk ekziston dilema. Organizatat e Lidhjes komuniste dhe anëtarësia e sajë kanë për obligim që politikën e vërtetuar të Lidhjes komuniste rreth çështjes nacionale, e nënvizuar në Rezolutën e kongresit të Pestë të LKM-së dhe në konkluzat e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Lidhjes komuniste të Maqedonisë për disa probleme aktuale në zbatimin e politikës rreth çështjes nacionale 190


NGJARJE DHE DËSHMI

në RSM, të angazhohen për afirmimin e tërësishëm dhe për realizimin konsekuent të saj, sepse në kushtet tona kjo paraqet një ndër elementet tepër të rëndësishme që RSM të shprehet si bashkësi demokratike e tërë klasës punëtore. Prandaj Lidhja Komuniste në komunë me konsekuencë do ta zbatoj politikën e barazisë nacionale, duke luftuar për përmirësimin e bazës materiale, zhvillimin e fuqisë prodhuese, përmirësimin e standardit shoqëror, ndryshimin e strukturës sociale e kualifikuese, krijimin e klasës punëtore nga radhët e kombësive etj., duke e ditur se rezultatet e tilla mund të arrihen vetëm në baza demokratike e vetëqeverisëse dhe me pjesëmarrje aktive të çdo individi punëtorë, sepse si në të gjitha fushat ashtu edhe në fushën e marrëdhënieve nacionale ajo patjetër duhet të ngrihet në subjekt aktiv që e krijon dhe e realizon politikën. Patjetër duhet të krijohen marrëdhënie më të përgjegjshme te anëtarësia e Lidhjes Komuniste dhe te organizatat, si edhe te secili individ dhe mbarë institucionet në ngritjen e luftës së vendosur ideo-politike kundër të gjitha marrëdhënieve e tendencave të cilat janë të kundërta me politikën e Lidhjes komuniste, e të cilat manifestohen në komunën tonë në formë të nacionalizmit, shovinizmit, burokratizmit e ngjashëm, te një pjesë e maqedonasve, shqiptarëve, turqve etj. U tregua se armiku në veprimtarinë e tij në mënyrë të veçantë e orientoi te gjenerata e re, ndërsa te një pjesë e caktuar e siguroi ndikimin e tij. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikuara për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, por edhe për vetë rininë, nëse lejohet që një pjesë e 191


Salih Salihu

sajë të paraqiten në jetën shoqërore me botëkuptime të skajshme nacionaliste. – Prandaj në aksionin e mëtejshëm politik të organizatave të Lidhjes Komuniste duhet ti jepet rëndësi të posaçme ngritjes ideo-politike, me qëllim që t’ju ndihmohet të rinjve, ta kuptojnë rolin e tyre në shoqërinë tonë. – Në këtë drejtim komunistët duhet të angazhohen që të mënjanohet ndikimi i disa punëtorëve të arsimit të cilët i prinë propagandës me tendenca e botëkuptime shoviniste e nacionaliste mbi rininë. – Duke i marr parasysh mendimin e njerëzve punëtorë, konferenca vlerësoi se persona të ngarkuar me nacionalizëm e shovinizëm nuk mund të kryejnë detyra që janë të lidhura me edukimin e gjeneratës së re dhe detyra ku mund të ndikohet mbi njerëzit. Pra, pa kualitete morale e politike, persona me botëkuptime nacionaliste e shoviniste, nuk mund të jenë në vende udhëheqëse, që njëherit është edhe obligim e cila del nga orientimi i kryesisë dhe i Komitetit Ekzekutiv të KQ të LKJ-së. Konferenca i obligon komunistët që nëpërmjet organeve vetëqeverisëse dhe normave të miratuara ligjore të angazhohen që të përjashtohen nga organizatat punuese iniciatorët dhe organizatorët e demonstratave. Në anën tjetër, komunistët duhet edhe në këtë moment të tregojnë sjellje humane ndaj atyre që pa vetëdije kanë marr pjesë në demonstrata. – Të gjithë ata të cilët kanë qenë organizator, iniciator, nxitës dhe pjesëmarrës në demonstrata, që janë anëtarë të LK, menjëherë duhet të përjashtohen nga Lidhja Komuniste. 192


NGJARJE DHE DËSHMI

Duke e shprehur mendimin e klasës punëtore e të komunistëve, Konferenca vlerësoi se organet kompetente duhet të jenë më efikas në marrjen me kohë dhe adekuate të masave për përmbysjen e ç’far do lloj veprimtarie armiqësore. – Konferenca e LKM vlerëson se përpjekja për mohimin e rezultateve të arritura në komunë, posaçërisht të kombësive, nga ana e elementeve ekstremiste, nacionaliste e armiqësore në këtë territor, paraqet tendencë për zhvlerësimin e afërsisë së kombit maqedonas dhe të kombësisë shqiptare e turke, për tu krijuar klimë e mosbesimit, që është aksion i organizuar i armikut, e cila objektivisht të çon në rrënimin e marrëdhënieve të krijuara socialiste. Më 24 dhjetor 1968, konferenca e fabrikës së LKM-së mbajti mbledhje të zgjeruar në të cilën u shqyrtuan ngjarjet në qytet. Po i paraqesim disa shkëputje nga debati që janë të nënvizuar në procesverbal: Në një mbledhje të paradokohshme janë kërkuar nënshkrime nëpër disa seksione të Kombinatit për krijimin e mezes së posaçme për myslimanët. Gjithashtu nga disa individ është kërkuar që të vendoset flamuri shqiptar nëpër vendvotime kur u mbajtën zgjedhjet për udhëheqësinë e sindikatës në Kombinat gjatë së cilës pati kërcënime se nëse kjo nuk bëhet nuk do të ketë zgjedhje. Një punëtor nga konfeksioni i modës ka thënë: “Kur mund të ekzistojnë dy Koreja, dy Vietname, përse të mos ekzistojnë edhe dy Shqipëria”. – Disa intelektualë kanë folur se demonstratat e organizuara më 22 e 23 dhjetor konsiderohen si paralojë, ndërsa kryesoret, do të jenë për Vitin e Ri. Në të ardhmen për çdo akt apo çfarëdolloj vendimi të aprovuar nga ana e organeve më të larta, të njoftohen një 193


Salih Salihu

rreth më i gjerë i njerëzve, sepse në disa raste mund të bëhet gabim thjesht nga mosinformimi, u tha në debatin e një punëtori. I njëjtë nënvizoi se ka njerëz të cilët nuk e dinë dhe në cilët raste mund të vendosen flamujt. Nuk e arsyetoj askënd, përkundrazi i dënoj të gjithë ata të cilët me vetëdije kanë marr pjesë në këto demonstrata armiqësore. Ai apeloi që në të ardhmen me kohë të pengohen të gjitha paraqitjet negative të iniciuara nga cili do qoftë dhe sipas peshës së fajit me kohë të përcaktohet edhe dënimi. Për komoditetin e deritanishëm që nuk janë ndërmarrë masa kundër disa fajtorëve, fajin e ka pushteti, për çka që më herët u treguan disa individ me orientimin dhe veprimtarinë e tyre armiqësore. Shembull: Verës në bufenë e klubit të futbollit “Teteks” erdhën një grup prej 10 punëtorë të arsimit, të cilët pasi hëngrën e pinë filluan të thyejnë gjithçka çka gjetën. Kur ju është tërhequr vërejtja të mos bëjnë një gjë të tillë, ata kishin thënë: “nëse nuk ju pëlqen nxirrni pasaportat dhe ikni në Bullgari, ndërsa këtu është Shqipëria”. Për këtë qenë njoftuar disa nga organet e policisë por për fat të keq, asgjë nuk u ndërmor. I njëjti punëtorë për flamurin shqiptar, tha se nuk mund të paramendoj se si mund të lejohet sot në socializëm të vendosen flamuj me embleme të njëjta siç i kishte flamuri gjatë kohës së fashizmit këtu në Tetovë. Më pas shumë e habitë atë që ju është dhënë aq shumë të drejta për mbajtjen e armatimit edhe të personave me të kaluara të këqija, kriminel, persona të cilët në përgjithësi nuk dinë as ta përdorin armën. Unë mendoj kishte shtuar ai, se arma i takon Armatës e Policisë, arma paraqet fuqi, ndërsa fuqia në kohën tonë duhet të jetë Armata, duke propozuar që për këtë të ndërmerren masa dhe të merret armatimi nga personat e dyshimtë. 194


NGJARJE DHE DËSHMI

Një tjetër punëtor në mënyrë energjike kishte theksuar se është i sigurt se nëse drejtuesit do të dalin para gjyqit do të jenë të kënaqur si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët. Të mos shkohet gjerë e gjatë por detajisht të shqyrtohen çështjet dhe atëherë kundër fajtorëve dhe kundër atyre që kanë ndikim në demonstratat të ndërmerren masa adekuate ligjore. Nëse duam të jetojmë në harmoni duhet ti kurojmë marrëdhëniet mes veti – përfundoi ai. DARM.1.427.231.12/89-131

195


Salih Salihu

2 PADI PENALE E SEKRETARIATIT PËR PUNË TË BRENDSHME –TETOVË, DËRGUAR PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT TË SHKUPIT MË 25 DHJETOR 1968 DERI TE PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT – S H K U P Në bazë të nenit 137 nga LPP paraqesim: PADI PENALE KUNDËR: Sali Riza Saliut, i lindur më 25 gusht 1936 në f. Sellcë, komuna e Tetovës, me vendbanim në Tetovë në rr. “Mirçe Acev” nr. 45, përkatësia nacionale shqiptare, shtetas i RSFJ, i punësuar në ndërmarrjen tregtare “Jellak”, në cilësinë e sekretarit, di shkrim lexim, ka të kryer arsimim të lartë, këshilltar në Kuvendin e komunës së Tetovës, për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale nga nen. 118 të LP. ARSYETIM Sali Saliu, në muajin dhjetor disa ditë para demonstratave në Tetovë, ka qëndruar në Prishtinë, Prizren, Gjakovë etj. Udhëtimin e ka motivuar gjoja për shkak kryerjes së ndonjë kontrolli nëpër shitoret që i posedon ndërmarrja “Jellak”. Me 23 dhjetor 1968 në Tetovë ka marr pjesë aktive në organizimin e demonstratave nëpër rrugët e qytetit dhe para 196


NGJARJE DHE DËSHMI

objekteve të disa institucioneve. Herë pas here ka brohoritur parulla nacionaliste e tjera ndërsa ka ndikuar te disa persona për vazhdimin e demonstratave. Pas kryerjes së demonstratave, me 23 dhjetor 1968, në mbrëmje me një grup demonstruesish ka shkuar në zyrën e tij ku punon, duke u ndal në bisedime e konsultime një kohë të caktuar. Me 24 dhjetor 1968 ka marr pjesë në mbledhjen që e kanë organizuar komunistët, duke marrë pjesë në debat. I ka arsyetuar demonstratat, duke u shprehur se shtypi e radio në mënyrë joreale e kanë informuar opinionin. Veprat e përmendura mund ti dëshmojnë edhe personat Nikolla Kllaiç, “Zhelezniçka” vila nr. 1, Zakovska Ivanka, Simovski Gligor etj. 25.XII.viti 1968 TETOVË

Dërgues i padisë Durtanovski Dushko

DARM.F.UDB-RSVR,D 372/68, 26.12.1968, Tetovo

197


Salih Salihu

3 INFORMATË E SEKRETARIATIT TË PUNËVE TË BRENDSHME-TETOVË, DËRGUAR MË 25 DHJETOR 1968 DERI TE SEKRETARIATI REPUBLIKAN E PUNËVE TË BRENDSHME–SHKUP, NË TË CILËN JEPEN DISA TË DHËNA RRETH AKTIVITETIT POLITIK TË SALI SALIUT NDËRMJET 22-24 DHJETOR 1968 Më 25 dhjetor të vitit 1968, pa ftesë u paraqit burimi (informatori) në SPB dhe përveç tjerave më njoftoi si vijon: “Se më datën 23 dhjetor 1968, personi Sali Saliu, sekretar i NT “Jellak”-Tetovë, në ditën kritike pas demonstratave në Tetovë ai ftoi më shumë persona nga demonstruesit në zyrën e tij, ndërsa njëri nga punëtorët e ndërmarrjes të njëjtit i ka thënë se për gjithë këtë që po ndodhë në Tetovë dikush do të përgjigjet. Saliu i është përgjigjur se askush nuk do ta paguaj, e nëse dikush do të duhej ta paguaj atij nuk e intereson asgjë për këtë. Gjatë kohës së demonstratave një person që burimi e dinë vetëm atë se quhet Cako, nga Tetova, përkatësisht se punon në ndërmarrjen tregtare shitorja Nr. 4 dhe se i njëjti e ka mbajtur flamurin shqiptarë, për çka Saliu ka qenë i informuar dhe me të ka kontaktuar. Më 24 dhjetor të vitit 1968 i përmenduri Sali i cili njëherit ka qenë prezent në mbledhjen partiake të ndërmarrjes kur në mbledhje kishte ra fjala se kush do ta mbaj procesverbalin, ai vetë është paraqitur si procesmbajtës dhe se në procesverbalin nuk është futur asgjë për dënimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në demonstratat e Tetovës, ndërsa përveç kësaj në diskutimin e vetë ka thënë edhe këtë, se nëse ka mundësi dhe kurdoherë do ta vrasë personin Sreçko Janevskin, sepse ai ka kontribuar për një gjendje të këtillë, si 198


NGJARJE DHE DËSHMI

dhe atë se demonstratat kanë qenë të drejta, përse njerëzit kanë protestuar, sepse për këtë kanë pas të drejtë. Gjithashtu, kishte diskutuar lidhur me mjetet e informimit për ngjarjet në Tetovë dhe kishte deklaruar se informimi i radios, televizionit dhe i shtypit kishin qenë të njëanshme dhe se janë sulmuar vetëm shqiptarët, ndërsa për maqedonasit asgjë nuk është folur dhe se si ai gazetar që ka shkruar në shtyp ka qenë i çmendur dhe se nuk ka ditë se çka ka shkruar, sepse gjithçka çka është publikuar nuk është e vërtetë, përkatësisht nuk është paraqitur pozita e vërtetë faktike, por se ajo është thjeshtë një shpifje kundër kombësisë shqiptare. Në diskutim më tej Saliu para të pranishmëve ka thënë edhe atë se qytetit tërësisht ka qenë i bllokuar nga forcat policore e ushtarake dhe se për këtë nuk ka pas aspak nevojë, sepse gjendja ka qenë e fryrë. Në këtë mbledhje përveç të tjerëve ka qenë prezent edhe Ivanka Zakovska, për çka ndaj diskutimit të Saliut ka qenë shumë e revoltuar, për çka e njëjta mund të dëshmoj. DARM.F.UDB-RSVR,D 1-20233/3, 25.12.1968, Tetovo

199


Salih Salihu

4 V E N D I M I KUVENDIT KOMUNAL TË TETOVËS, I MIRATUAR MË 30 DHJETOR 1968, ME TË CILIN KËRKOHET MARRJA E IMUNITETIT TË KËSHILLTARËVE SHQIPTAR TË CILËT KANË MARRË PJESË NË DEMONSTRATAT E TETOVËS Kuvendi i komunës së Tetovës në mbledhjen e dhjetë të përbashkët të këshilltarëve komunal dhe të këshilltarëve të organizatave punuese mbajtur më 30 dhjetor 1968, duke e shqyrtuar Informatën për demonstratat të 22 dhe 23 dhjetorit në qytetin e Tetovës, me propozim të një grupi të këshilltarëve miratoi këtë: VENDIM Që menjëherë të thirret klubi i këshilltarëve dhe të ngritët procedurë për marrjen e mandatit të këshilltarëve pjesëmarrës në demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968 në qytetin e Tetovës.24 KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËS Mbledhja e dhjetë e përbashkët Kryetar Nr. 06-7492/1-30.XII, viti 1968 Kostadin Mihajllovski DARM.F. Sobranie na op{tina Tetovo,10/581, 30.XII.1968 god. Tetovo

24

Me këtë vendim, krahas meje imuniteti ju mor edhe këshilltarit Latif Ibraimit, i cili menjëherë pas kësaj u arrestua nga organet e sigurimit. Duhet theksuar, se unë në këtë kohë isha i arrestuar dhe qëndroja në qelitë e burgut të hetuesisë në Shkup (S.S.).

200


NGJARJE DHE DËSHMI

5 V E N D I M I KUVENDIT KOMUNAL TË TETOVËS, I MIRATUAR MË 30 DHJETOR 1968, ME TË CILIN KËRKOHET LARGIMI NGA PUNA I PROFESORËVE, ARSIMTARËVE, MËSUESËVE E TË TJERË, TË CILËT KANË MARRË PJESË NË DEMONSTRATAT E TETOVËS Të gjithë punëtorët e arsimit, profesorë, arsimtarë, mësues e tjerë që në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në demonstratat armiqësore të 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968 t’ju propozohet kolektiveve punuese, përkatësisht shkollave, që ti përjashtojnë nga puna. ARSYETIM Nga mbledhjet e mbajtura, të drejtuesve të organizatave politiko-shoqërore, Konferencës komunale të LKM, Konferencës komunale të LSPP si dhe nga mbledhjet e mbajtura të kolektiveve punuese të shkollave, si në qytet, ashtu edhe nëpër fshatra, si edhe nga mbledhjet e mbajtura në organizatat e rajoneve dhe të fshatrave qartë është dëshmuar dhe verifikuar se një pjesë e punëtorëve të arsimit në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në përgatitjen, gjithashtu edhe në vetë ngjarjen e demonstratave. Të gjithë këta punëtorë të arsimit, për të cilët bëhet fjalë janë të njohur edhe më herët si elemente nacionaliste, shoviniste e armiqësore, ndërsa disa nga ata edhe më herët janë dënuar për veprimtari armiqësore. Nga sa u tha më sipër del se këto elemente armiqësore nuk janë të denjë dhe nuk munden ta edukojnë gjeneratën e re në frymën socialiste. 201


Salih Salihu

Këtë që ne e propozojmë këtu, është edhe kërkesë kategorike e të gjithë prindërve nga ky territor. KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËS Mbledhja e dhjetë e përbashkët Nr. 06-7490/1-30.XII, viti 1968 Kryetar Kostadin Mihajllovski DARM.F.Sobranie na Op{tina Tetovo, 10/580, 30.12.1968 god. Tetovo

202


NGJARJE DHE DËSHMI

6 NJOFTIM I SEKRETARIATIT REPUBLIKAN TË PUNËVE TË BRENDSHME TË MAQEDONISË, DËRGUAR SEKRETARIATIT FEDERATIV TË PUNËVE TË BRENDSHME TË JUGOSLLAVISË, LIDHUR ME AKTIVITETET POLITIKE E HUMANITARE TË SALI SALIUT, ABDYLMENAF RUSTEMIT, Dr. JUSUF REXHEPIT DHE XHEVAIR SHAQIRIT

Shërbimi posedon disa njohuri se familjet e disa personave të kombësisë shqiptare nga Tetova e Prishtina të cilët gjenden në burg për vuajtjen e dënimit për shkak aktiviteteve armiqësore nga pozita e nacionalizmit e irredentizmit shqiptar kanë marrë ndihma në para nga disa persona të një ideje nga vendi dhe nga emigracioni armiqësor shqiptar. Kështu, familja e Rafi Halilit (nga Tetova, në vuajtje të dënimit me burg prej 15 viteve për veprimtari armiqësore) dhe e Bardhyl Berishës (nga Prishtina me prejardhje nga Tetova, në vuajtje të dënimit prej 7 vjetësh për veprimtari armiqësore) kanë marrë ndihma në para nga nacionalistët dhe irredentistët shqiptar nga vendi dhe nga emigracioni armiqësor shqiptar në Perëndim. Mjetet e grumbulluara prej emigracionit janë mbledhur në Stamboll – Turqi, ku në emër të tyre është krijuar fond për mjete humanitare. Sipas burimeve që i posedojmë për grumbullimin e parave për këtë fond deponon emigracioni armiqësor dhe persona me punë të përkohshme jashtë. Për këtë rekomandojmë këto indikacione dhe njohuri: 203


Salih Salihu

Haziz Halili (babai i Rafiut) në fillim të këtij viti ka blerë 4 dylim tokë, e ka paguar traktorin, ndërsa ka ndërmend të blejë edhe automjet –furgon. Shukrie Halili (e ëma e Rafiut) gjatë një bisede me djalin e tij Vexhiun i ka thënë “Këto para janë të atij që vuan dënimin në burg (Rafiut), ndërsa ti fito dhe martohu”. Personat Abdylmenaf Rustemi (arsimtar, i kthyer nga RSP e Shqipërisë), dr. Jusuf Rexhepi, Xhevair Shaqiri (profesor) dhe Sali Saliu, të gjithë nga Tetova me punë në Prishtinë, nacionalistë të njohur dhe të dënuar për veprimtari armiqësore, kanë grumbulluar rreth 400.000 dinarë të ri që të dërgohet për mjekim në Lubjanë Beqir Berisha (nga Tetova, jeton në Prishtinë, i njohur si nacionalist ekstrem, i dënuar për veprimtari armiqësore, babai i Bardhylit). Beqir Berisha dhe bashkëshortja e tij janë prononcuar se përkundër asaj se djali i tyre Bardhyli gjendet në burg edhe më tej ka ngelur në përcaktimet e tij nacionaliste e irredentiste, i cili në një rast i ka urdhëruar që nga mjetet e tij rregullisht ti blejnë veshmbathje vajzës së Rafi Halilit. Përveç kësaj, bashkëshortja e Beqir Berishës, ka deklaruar se posedon mjete të mjaftueshme në bankë, të cilat i kanë marrë nga vendi dhe diaspora në emër të djalit të tij Bardhylit me të cilët tashmë kanë blerë banesë në Prishtinë. Sipas njohurive tona mjetet nga Stambolli në Prishtinë, përkatësisht Tetovë, me siguri i kanë sjellë bashkëshortet e vëllezërve Enver Beqiri dhe Beqir Berisha, të cilat herë pas here e vizitojnë bashkëshorten e Rafi Halilit. Përndryshe, Hazis Halili në rrethet e ngushta familjare e arsyeton veprimtarinë armiqësore të djalit të tij Rafiut, duke deklaruar se “se ai në Shqipëri është shpallur si hero kombëtar”, ndërsa në Zvicër, disa kompani të shqiptarëve e 204


NGJARJE DHE DËSHMI

mbajnë emrin e tij. Ka shtuar, se Rafiu është hero, i cili asnjëherë nuk tërhiqet nga ajo që është përcaktuar, prandaj në SHVD (Shtëpinë për Vuajtje e Dënimit – S.S.), gjoja se disa herë ka mbajt grevë urie edhe deri më 40 ditë. Shërbimi ndërmerr masa dhe aktivitete për verifikimin e të dhënave dhe zbulimin e lidhjeve dhe të përcjellësve të mjeteve për familjet e Rafi Halilit dhe Bardhyl Berishës. Shkup, 31.05.1985 DARM.F.UDB-RSVR. D.20233

205


Salih Salihu

7 V E N D I M I GJYQIT TË QARKUT TË SHKUPIT, ME TË CILIN I AKUZUARI SALI SALIU DËNOHET ME BURGIM TË RËNDË ME KOHËZGJATJE PREJ KATËR VJETËSH

NË EMËR TË POPULLIT Gjyqi i Qarkut në Shkup, si gjykatë penale e shkallës së parë, në përbërje të këshillit nga: gjyqtari Boris Spirovski kryetar i këshillit, me gjyqtarët-porotë: Alekso Bullakovski dhe Risto Tërpovski - anëtarë të këshillit, me Dragica Popoviqprocesverbaliste e gjyqit. Ata kanë marrë pjesë në procedurën hetimore në aktakuzën e Prokurorisë së Përgjithshme të Qarkut të Shkupit me nr. 1246/68 të datës 15. IV. 1969, kundër të akuzuarit Sali Saliu, nga Tetova rr. nr. 45, për dy vepra penale në kohë reale dhe vepër penale – nxitje të urrejtjes nacionale, racore apo fetare, urrejtje apo përçarje, sipas nenit 117, al. 1 të LP25, pas mbajtjes së seancës së hapur kryesore në prezencë të zëvendësprokurorit publik Dame Serafimovski, të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij avokatit Doksin Tortevski, me datën 26. V. 1969, 10. VI. 1969 dhe 16. VI. 1969 e solli dhe shpalli këtë: VENDIM I AKUZUARI SALI SALIU, i njohur si “Sali”, nga babai Rizau dhe nëna Zebide Sherif Sulejmani, i lindur me 25 korrik 1936 në fshatin Sellcë, rrethi i Tetovës, jeton në Tetovë në rrugën ‘Mirçe Acev’ nr. 45, Shqiptar, shtetas i RSFJ, sekretar në ndërmarrjen Trektare “Jellak”, i martuar, babë i dy fëmijëve, di 25

Ligjit Penal

206


NGJARJE DHE DËSHMI

shkrim lexim me shkollim të lartë juridik, ka të kryer shërbimin ushtarak në Pozharevcë dhe në Osijek, evidentohet pranë Seksionit ushtarak të Komunës së Tetovës, me pasuri mesatare, nuk është i dënuar, nuk udhëhiqet procedurë për vepër tjetër penale, ka qenë në paraburgim nga data 25 dhjetor 1968 deri me 13 mars të vitit 1969, mbrohet në liri, ËSHTË

FAJTOR

Sepse gjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandës ka nxitë urrejtje nacionale ndërmjet kombit maqedonas dhe kombësisë shqiptare në mënyrën si vijon: 1. Sepse në një ditë të pa definuar gjatë muajt gusht të vitit 1968 edhe pse e ka ditur se shitësi i dyqanit “22 dhjetori” në Tetovë Jonçe Serafimovski është Maqedonas dhe se nuk e njeh gjuhën shqipe, ndërsa vetë ai mirë e sundon gjuhën maqedonase, ka hyrë te i njëjti dyqan dhe pasi e ka përshëndetur në gjuhën shqipe ndërsa ky nuk e ka kuptuar, Jonçes i ka thënë se detyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe. 2. Me datën 28 tetor 1968 në bufe restorantin të KK26 të Tetovës në prezencë të më shumë njerëzve pasi Latif Ibraimi e ka sulmuar këshilltarin Isni Riza Kralin, duke i thënë: “në ty nuk pikon asnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i është drejtuar këshilltarit të sipërpërmendur me fjalët: “ka të drejtë Latifi që të thotë kështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pas i drejtohet Latifit: “lëre atë sepse nga njerëz të këtillë shqiptarët nuk kanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe do të vijë dita kur ai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjet para kombit shqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit Mirko Apostollovski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengon realizimin e të drejtave tona ndërsa ty e mbështet”. 26

Kuvendit Komunal

207


Salih Salihu

3. Me datën 23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, duke lëvizur në mesin e demonstruesve të kombësisë shqiptare, e ka penguar Qerim Bajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë e tij që demonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluar demonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zë siç ata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore. 4. Me datën 24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij të ndërmarrjes “Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, ka deklaruar se shqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuar në të gjitha vendet udhëheqëse, se personalisht ai do ta vriste fotografin Sreçko Janevskin që e ka marrë guximin ta prek flamurin shqiptar, se do ti detyronte të përkulen para flamurit shqiptar të gjithë ata që nuk e duan atë flamur, se demonstratat në Tetovë ishin të arsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjë demonstruesve. Me veprat e sipërshënuara i akuzuari Sali Saliu ka kryer vepër penale – nxitje të urrejtjes nacionale, racore apo fetare, të paraparë dhe të dënueshme në nenin 119 alinea 1 të LP. Prandaj në bazë të dispozitës së cituar lidhur me nenin 38 dhe 45 të LP, si dhe nenit 90 dhe 101 të LPP27, e DËNON me BURG TË RËNDË me kohëzgjatje prej 4 (KATËR VJET), në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data 25 dhjetor 1968 deri me 13 mars 1969. TË PAGUAJ: Në emër të shpenzimeve të procedurës penale 274,00 dinarë dhe 200,00 dinarë në emër të paushallit gjyqësor. 27

Ligjit për Procedurë Penale

208


NGJARJE DHE DËSHMI

ARSYETIM Prokuroria Publike e qarkut në Shkup, me aktakuzën e saj penale me nr. 1246/68 nga data 15 prill 1969 kërkoi që i akuzuari Sali Saliu të shpallet fajtor për dy vepra penale në afat real, vepër penale – propagandë armiqësore sipas nenit 118, al. 1 të LP dhe vepër penale – nxitje të urrejtjes nacionale, racore apo fetare, sipas nenit 119 al. 1 nga LP. Gjyqi pasi i shqyrtoi faktet e parashtruara dhe të njëjtat duke i vlerësuar sipas bindjeve të veta të lira, e vërtetoi gjendjen faktike si vijon: I akuzuari Sali Saliu i lindur më 25 mars 1936 në f. Sellcë – rrethina e Tetovës, dhe rrjedhë nga një familje fshatare bujqësore. Pas mbarimit të tetëvjeçares në Tetovë, është punësuar në Fabrikën “Teteks”, ku në ndër kohë privatisht ka dhënë provime në shkollën normale, ku arriti ta kryej vitin e tretë. Më pas ka qenë në shërbimin ushtarak në afatin kohor në APJ ndërsa pasi kthehet është emëruar mësues në f. Vejcë në vitin 1960, ku ka qëndruar tre muaj që më pas fitoi kredi nga këshilli i atëhershëm i Rrethit në Tetovë dhe në Shkup e mbaroi shkollën e lartë juridike. Pas mbarimit të kësaj shkolle u punësua në kuvendin Komunal të Tetovës si referent për çështjet pronësoro-juridike. Në vitin 1964 konkurroi dhe në të njëjtin konkurs u pranua sekretar i ndërmarrjes “Jellak” në Tetovë. Në pjesën e dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandës ka nxitë jotolerancën dhe urrejtjen midis kombit maqedonas dhe kombësisë shqiptare në këtë mënyrë: Që në një ditë saktësisht të pa vërtetuar të muajt gusht 1968 edhe pse e ka ditë se shitësi i dyqanit “22 Dhjetori” në Tetovë Jonçe Serafimovski është maqedonas, dhe nuk e njeh 209


Salih Salihu

gjuhën shqipe, ndërsa vetë ai mirë e njeh gjuhën maqedonase, ka hyrë në të njëjtin dhe pasi e ka përshëndetur në gjuhën shqipe, ndërsa ky nuk e ka kuptuar, Jonçes i ka thënë se detyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe. Në datën 28 tetor 1968 në bufe restorantin të KK28 të Tetovës, në prezencë të më shumë personave pasi Latif Ibraimi e kishte sulmuar këshilltarin – Hysni Riza Kral, duke i thënë: “Në ty nuk pikon asnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i është drejtuar këshilltarit të sipërpërmendur me fjalët: “Ka të drejtë Latifi që të thotë kështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pas i drejtohet Latifit: “Lëre atë sepse nga njerëz të këtillë shqiptarët nuk kanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe do të vijë dita kur ai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjet para kombit shqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit Mirko Apostollovski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengon realizimin e të drejtave tona ndërsa ty e mbështet”. Me datën 23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, duke lëvizur në mesin e demonstruesve të kombësisë shqiptare, e ka penguar Qerim Bajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë e tij që demonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluar demonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zë siç ata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore. Me datën 24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij të ndërmarrjes “Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, ka deklaruar se shqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuar në të gjitha vendet udhëheqëse, se personalisht ai do ta vriste fotografin Sreçko Janevskin që e ka marrë guximin ta prek flamurin shqiptar, se do ti detyronte të përkulen para flamurit shqiptar të gjithë ata që nuk e duan atë flamur, se 28

Kuvendin Komunal

210


NGJARJE DHE DËSHMI

demonstratat në Tetovë ishin të arsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjë demonstruesve. Kjo dhe gjendjen e këtillë faktike gjyqi e konstatoi nga dëshmitë e paraqitura në procesin gjyqësor, nga dëgjimi i të akuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve Gligor Simovski, Jonçe Serafimovski, Nikolla kllaiq, Kërste Misovski, Riza Sulejman, Xhemil Rustemi, Bllagoja Ristovski, Stojçe Tipovski, Burhanedin Muadini, Borka Dimitrovska, Qerim Bajrami, Veli Veliu, nga inspektimi i kryer në procesverbalin për mbledhjen e LK mbajtur më 24 dhjetor 1968 në ndërmarrjen “Jellak”, letrën e dërguar deri te KQ LKM me përkthim dhe ekspertizë grafik, nga inspektimi i kryer në procesverbalin për kontrollin e kryer në banesën e të akuzuarit, në procesverbalin për debat publik nga data 7 mars 1969 i hartuar nga komisioni i ndërmarrjes tregtare “Jellak” për vërtetimin e detyrës kohore në punë nga ana e të akuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve: Sami Ismaili, nga leximi i letrës së ndërmarrjes tregtare “Jellak” të datës 25 mars 1969, padinë deri te gjyqi Komunal në Tetovë nga data 20 nëntor 1964, vendimin e gjyqit Komunal në Tetovë K .nr. 600/64 nga data 8 shkurt 1963 dhe letrën e kuvendit të komunës Tetovë nr.-06-2653/1 nga data 13 qershor 1969. Në një pozitë të këtillë faktike gjyqi zbuloi që në veprimtarinë e të akuzuarit janë konsumuar vetëm elemente për vepër penale kundër popullit dhe shtetit – nxitje të jotelerancës, urrejtjes apo përçarje nacionale, racore apo fetare, të paraparë dhe të dënuar sipas nenit 119 alineja 1 nga LP29, e jo edhe në elemente për vepër penale – propagandë armiqësore sipas nenit 118 alineja 1 nga LP, për shkak asaj se gjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandës nga nxitë jotolerancë dhe urrejtje nacionale midis kombit 29

Ligji Penal

211


Salih Salihu

maqedonas dhe kombësisë shqiptare në atë mënyrë që në një ditë saktësisht të pa definuar në muajin gusht 1968 edhe pse e ka ditë se shitësi i dyqanit “22 Dhjetor” në Tetovë – Jonçe Serafimovski është maqedonas, ndërsa nuk e njeh gjuhën shqipe, ndërsa vetë ai mirë e njeh gjuhën maqedonase, ka hyrë në të njëjtën dhe pasi e ka përshëndetur në gjuhën shqipe, ndërsa ky nuk e ka kuptuar, Jonçes i ka thënë se detyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe. Në datën 28 tetor 1968 në bufe restorantin e KK të Tetovës, në prezencë të më shumë personave pasi Latif Ibraimi e kishte sulmuar këshilltarin – Hysni Riza Kral, duke i thënë: “Në ty nuk pikon asnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i është drejtuar këshilltarit të sipërpërmendur me fjalët: “Ka të drejtë Latifi që të thotë kështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pas i drejtohet Latifit: “Lëre atë sepse nga njerëz të këtillë shqiptarët nuk kanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe do të vijë dita kur ai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjet para kombit shqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit Mirko Apostollovski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengon realizimin e të drejtave tona ndërsa ty e mbështet”. Me datën 23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, duke lëvizur në mesin e demonstruesve të kombësisë shqiptare, e ka penguar Qerim Bajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë e tij që demonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluar demonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zë siç ata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore. Me datën 24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij të ndërmarrjes “Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, ka deklaruar se shqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuar në të gjitha vendet udhëheqëse, se personalisht ai do ta vriste fotografin Sreçko Janevskin që e ka marrë guximin ta prek flamurin shqiptar, se 212


NGJARJE DHE DËSHMI

do ti detyronte të përkulen para flamurit shqiptar të gjithë ata që nuk e duan atë flamur, se demonstratat në Tetovë ishin të arsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjë demonstruesve, - prandaj gjyqi në bazë të dispozitave të cituara lidhur me nenin 38 dhe 45 nga LP të akuzuarin e dënoi me dënim burg të rënd në kohëzgjatje prej 4 vitesh, në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data 25 dhjetor 1968 deri 13 mars 1969. Gjyqi e vlerëson mbrojtjen e të akuzuarit dhe mbrojtësin e tij avokatin Doksin Tortevski, që në veprimtarinë e të akuzuarit nuk kanë qenë konsumuar elemente dhe se i njëjti duhet të lirohet nga aktakuza si e pavërtetuar, por të njëjtën e hodhi poshtë si e pabazuar joreale dhe në kundërshtim me dëshmitë e paraqitura, sepse nga dëshmitë e paraqitura, nga paraqitjet e dëshmive nga ana e dëshmitarëve, gjyqi konstatoi se i akuzuari gjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandës ka nxitë jo tolerancë dhe urrejtje nacionale midis kombit maqedonas dhe kombësisë shqiptare, që veprat e sipërpërmendura, prandaj në veprimtarinë gjeti se te i akuzuari janë konsumuar elemente për vepër penale – nxitje të jo tolerancës, urrejtjes dhe përçarjes nacionale, racore apo fetare, sipas nenit 119 alineja 1 nga LP. Gjyqi i vlerësoi dëshmitë e dëshmitarëve Stojçe Tipovski, Qerim Bajrami, Sami Ismaili, të dhëna gjatë procedurës së mëhershme para gjyqit të hetuesisë të këtij gjyqi të nxjerrë të procesin kryesor, ku u tërhoqën nga dëshmitë e dhëna në procedurën e mëhershme, gjoja për shkak asaj se Stojçe Tipovski nuk i kujtohet sepse ka kaluar një kohë më e gjatë, ndërsa Qerim Bajrami dhe Sami Ismaili, janë keqkuptuar gjatë procedurës së mëparshme, mirëpo u besoi dëshmive të dhëna gjatë procedurës së mëparshme, sepse gjyqi krijoi bindje se tërheqja e dëshmitarëve të mësipërm 213


Salih Salihu

është bërë për shkak asaj se duan ti ndihmojnë të akuzuarit, si dhe për shkak asaj se gjyqi u besoi dëshmive të dëshmitarëve tjerë, dëshmitë e të cilëve ishin kategorike dhe të besueshme. Gjyqi gjithashtu i vlerësoi edhe dëshmitë e paraqitura në procesin kryesor nga ana e dëshmitarëve Vait Emini, Tefik Osmani, për polemikën në bufen e KK të Tetovës se ata nuk kanë dëgjuar se i akuzuari fjalët e inkriminuara i ka drejtuar Hysni Riza Kralit, por të njëjtëve nuk u besoi por u besoi dëshmitë e paraqitura nga të tjerët, paraqitjet e të cilëve ishin kategorike dhe të besueshme. Gjyqi i vlerësoi rrethanat që u propozuan në vazhdim të procedurës së procesit nga ana e mbrojtjes, që të dëgjohen dëshmitarët: Sefit Selajdini për rrethana se ai ka qenë në bufen kur i akuzuari nuk i është drejtuar Hysni Kralit me asnjë fjalë inkriminuese, Rushan Luma, Sulejman Milaimi, Nuriman Hyseini, në rrethana se i akuzuari nuk ka marr pjesë në demonstrata dhe nuk ka lëvizë në mes demonstruesve, Sulejman Jakupi, Sami Mujdini, Xhemil Jaja, Ajrie Jakupi, në rrethana se i akuzuari gjatë tërë kohës ka qenë me ta dhe se Nikolla Kllaiq e ngarkon të akuzuarin për shkak marrëdhënieve të këqija me të dhe në këtë mënyrë dëshirën ti hakmerret; Igno Popovski dhe Qazim Kurtishi, në rrethana se i akuzuari në mbledhjen partiake në diskutimin e tij nuk i arsyetoi demonstratat, -por të njëjtat nuk i pranoi sepse gjyqi krijoi bindje se gjendja faktike është pastruar dhe me miratimin e dëshmive të propozuara vetëm se do të stërzgjatet procedura. Gjyqi gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit e pati parasysh rrezikun shoqëror të kryesit të veprës, se deri tash nuk ka qenë i dënuar, gjendjen e tij materiale, familjare e sociale, se është njeri i ri, intelektual, babë i 2 fëmijëve, prandaj duke i marr parasysh të gjitha ato rrethana përcaktoi 214


NGJARJE DHE DËSHMI

dënimin si në diapozitivin, duke menduar se ajo është e detyrueshme dhe e drejtë, se në të ardhmen pozitivisht do të ndikoj te i akuzuari që të mos kryej vepra penale të tilla apo tjera si dhe faktin se në mënyrë edukative do të ndikoj në rreth. Gjyqi në pajtueshmëri me nenin 88 dhe 90 të LPP e ngarkoi të akuzuarin që të paguaj në emër të procedurës penale 275.00 dinarë dhe 200.00 në emër të paushallit gjyqësor. Duke i pas parasysh e tërë atë të sipërpërmendur gjyqi vendosi si në diapozitivin e dënimit. Gjyqi i Qarkut në Shkup, K. Nr. 128/69 nga 16 qershori i vitit 1969. Procesmbajtës, Dragica Popoviq, n.p.

Kryetari i këshillit Boris Spirovski

VËREJTJE: Lejohet ankesa në afat prej 8 ditësh pas pranimit të dënimit, nëpërmjet këtij gjyqi deri te Gjyqi Suprem i Maqedonisë – Shkup.

215


Salih Salihu

8 V E N D I M I GJYQIT TË QARKUT TË SHKUPIT, ME TË CILIN I AKUZUARI HAMIT SALIU DËNOHET ME BURGIM TË RËNDË ME KOHËZGJATJE PREJ DY VJETËSH NË EMËR TË POPULLIT Gjyqi i Qarkut në Shkup, si gjykatë penale e shkallës së parë, në përbërje të këshillit nga gjyqtari Boris Spirovski, kryetar i këshillit, me gjyqtarët-porotë: Lençe Gerasimovska dhe Bozhidar Simovski, anëtarë të këshillit, me Dragica Popoviq- procesverbaliste e gjyqit. Ata kanë marrë pjesë në procedurën hetimore në aktakuzën e Prokurorisë së Përgjithshme të Qarkut të Shkupit me nr. 1243/68 të datës 4. III. 1969, kundër të akuzuarit Hamit Saliu, nga Tetova rr. “Mirçe Acev”, për vepër penale kundër popullit dhe shtetit propagandë armiqësore sipas nenit 118, al 1 të LP, pas mbajtjes së seancës së hapur kryesore në prezencë të Zëvendësprokurorit publik Dame Serafimovski, të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij avokatit Doksin Tortesvski, me datën 29. IV. 1969, e solli dhe shpalli këtë: VENDIM I AKUZUARI HAMIT SALIU, nga babai Rizau dhe nëna Zebide Sherif Sulejmani, i lindur me 20 shtator 1948 në fshatin Sellcë, rrethi i Tetovës, jeton në Tetovë në rrugën ‘Mirçe Acev’ nr. 45, shqiptar, shtetas i RSFJ, nxënës i vitit të IV në gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë, i pa martuar, di shkrim lexim me shkollim të kryer pre III klasë gjimnaz lartë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, nuk udhëhiqet në evidencën ushtarake, nuk 216


NGJARJE DHE DËSHMI

posedon pasuri, nuk është i dënuar, nuk udhëhiqet procedurë për vepër tjetër penale, në paraburgim nga data 25 dhjetor 1968 prej ku mbrohet: ËSHTË

FAJTOR

Sepse me datën 23 dhjetor 1968 në Tetovë, me vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitur dhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata me karakter armiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është bashkangjitur me demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pa sukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit, më pas janë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore: “Poshtë shovinistët, kërkojmë liri etj., duke i quajtur policët fashistë, me të cilën vepër i akuzuari ka kryer vepër penale kundër popullit dhe shtetit propagandë armiqësore sipas nenit 118 al. 1 të LP. Prandaj, në bazë të dispozitave të cituara lidhur me nenin 38 dhe 45 të LP, si dhe neni 90 dhe 101 të LPP, gjyqi e

217


Salih Salihu

DËNON Me dënim burg të rëndë në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet), në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data 25 dhjetor 1968 e deri me 29 prill 1969. TË PAGUAJ: Në emër të shpenzimeve të procedurës penale 145,60 dinarë dhe 20,00 dinarë të ri në emër të paushallit gjyqësor. ARSYETIM Prokuroria Publike e qarkut në Shkup, me aktakuzën e saj penale me nr. 1243/68 nga data 4 mars 1969 kërkoi që i akuzuari Hamit Saliu të shpallet fajtor për vepër penale – kundër popullit dhe shtetit propagandë armiqësore dhe të dënohet sipas nenit 118 al. 1 nga LP. Gjyqi, pasi i shqyrtoi faktet e parashtruara dhe të njëjtat duke i vlerësuar sipas bindjeve të veta të lira, e vërtetoi gjendjen faktike si vijon: I AKUZUARI HAMIT SALIU ka lindur me 20 shtator 1948 dhe jeton në bashkësi me babanë e tij në Tetovë. I njëjti pas mbarimit të shkollës fillore tetëvjeçare është regjistruar në gjimnazin “Kirill Pejçinoviç” në Tetovë, në paralelen shqipe dhe ka kryer III klasë gjimnaz ndërsa në këtë vit shkollor e ka filluar vitin e IV të gjimnazit. Me 23 dhjetor të vitit 1968, në Tetovë me vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitë dhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata me karakter 218


NGJARJE DHE DËSHMI

armiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është bashkangjitur me demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pa sukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit, më pas janë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore: “Poshtë shovinistët”, “Kërkojmë liri” etj., duke i quajtur policët “fashistë”. Kjo dhe gjendjen e këtillë faktike gjyqi e konstatoi nga dëshmitë e paraqitura në procesin gjyqësor, nga dëgjimi i të akuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve: Islam Zeqiri, Amet Zeqiri, Qerim Bajrami, Riza Saliu, të cilit ju tërhoq vërejtja në kuptimin me nenin 305 të LPP, Lubica Steriovska, Jordan Çallovski, Dragan Kitanovski, dëshmia e lexuar e dëshmitarit jo të pranishëm Kiro Kuzmanoski, në procesverbalin para gjyqtarit hetues të këtij gjyqi nga data 8 janar 1968 në pajtueshmëri me paragrafët, sipas nenit 305 al. 1 p. 3 të LPP. Në një pozitë të këtillë faktike gjyqi zbuloi që në veprimtarinë e të akuzuarit janë konsumuar vetëm elemente për vepër penale kundër popullit dhe shtetit – propagandë armiqësore, të paraparë dhe të dënuar sipas nenit 118 alineja 1 nga LP, për shkak se me 23 dhjetor të vitit 1968, në Tetovë me vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitë dhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata 219


Salih Salihu

me karakter armiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është bashkangjitur me demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pa sukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit, më pas janë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore: “Poshtë shovinistët”, “Kërkojmë liri” etj., duke i quajtur policët “fashistë”, prandaj gjyqi në bazë të dispozitave të cituara lidhur me nenin 38 dhe 45 nga LP të akuzuarin e dënoi me dënim burg të rënd në kohëzgjatje prej 2 vjet, në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data 25 dhjetor 1968 deri 29 prill 1969. Gjyqi e vlerëson mbrojtjen e të akuzuarit dhe mbrojtësin e tij avokatin Doksin Tortevski, që në veprimtarinë e të akuzuarit nuk kanë qenë konsumuar elemente për vepër penale – propagandë armiqësore, por se mund të qëndroj ndonjë vepër tjetër penale, mirëpo të njëjtën e hodhi poshtë si e pabazuar joreale dhe në kundërshtim me dëshmitë e paraqitura, sepse nga dëshmitë e paraqitura, nga paraqitjet e dëshmive nga ana e dëshmitarëve, gjyqi konstatoi se i akuzuari me vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitë dhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata me karakter armiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është 220


NGJARJE DHE DËSHMI

bashkangjitur me demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pa sukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit, më pas janë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore: “Poshtë shovinistët, kërkojmë liri etj., duke i quajtur policët fashistë. Gjyqi i vlerësoi dëshmitë e dëshmitarëve Islam Zeqiri, Amet Zeqiri, Qerim Bajrami, të dhëna gjatë procedurës së mëhershme para gjyqit të hetuesisë të këtij gjyqi të nxjerrë në procesin kryesor, ku u tërhoqën nga dëshmitë e dhëna në procedurën e mëhershme, gjoja për shkak asaj se ndaj tyre është kryer shtypje, ndërsa Qerim Bajrami në atë kohë ka qenë i sëmurë prandaj nuk i kujtohet se ç’far ka thënë, mirëpo u besoi dëshmive të dhëna gjatë procedurës së mëparshme, sepse gjyqi krijoi bindje se tërheqja e dëshmitarëve të mësipërm është bërë për shkak asaj se duan ti ndihmojnë të akuzuarit, si dhe për shkak asaj se gjyqi u besoi dëshmive të dëshmitarëve tjerë, dëshmitë e të cilëve ishin kategorike dhe të besueshme. Gjyqi gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit e pati parasysh rrezikun shoqëror të kryesit të veprës, se deri tash nuk ka qenë i dënuar, gjendjen e tij materiale, familjare e sociale, se është njeri i ri, intelektual, prandaj duke i marr parasysh të gjitha ato rrethana përcaktoi dënimin si në diapozitivin, duke menduar se ajo është e detyrueshme dhe e drejtë, se në të ardhmen pozitivisht do të ndikoj te i akuzuari 221


Salih Salihu

që të mos kryej vepra penale të tilla apo tjera si dhe faktin se në mënyrë edukative do të ndikoj në rreth. Gjyqi në pajtueshmëri me nenin 88 dhe 90 të LPP e ngarkoi të akuzuarin që të paguaj në emër të procedurës penale 145.00 dinarë dhe 20.00 dinarë të ri në emër të paushallit gjyqësor. Duke i pas parasysh e tërë atë të sipërpërmendur gjyqi vendosi si në diapozitivin e dënimit. Gjyqi i Qarkut në Shkup, K. Nr. 77/69 nga 29 prilli i vitit 1969. Procesmbajtës, Dragica Popoviq, n.p.

Kryetari i këshillit Boris Spirovski

VËREJTJE: Lejohet ankesa në afat prej 8 ditësh pas pranimit të dënimit, nëpërmjet këtij gjyqi deri te Gjyqi Suprem i Maqedonisë – Shkup.

222


NGJARJE DHE DËSHMI

223


Salih Salihu

224


NGJARJE DHE DËSHMI

225


Salih Salihu

Salih Salihu NGJARJE DHE DËSHMI

Botues: Autori

Formati: 14 x 20 cm

Ndalohet fotokopjimi dhe ribotimi i librit pa lejen e autorit

Tirazhi: 500

Shtypi: Çabej – Tetovë

226



Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI