Hamdi Mediu | KULTURA TË LASHTA

Page 1


Dr. sc. Hamdi Mediu-Dushi KULTURA TË LASHTA

1


Redaktor: Dashmir Arifi Recensent: Dr. Nebi Dervishi Lektor: Aqif Isaku Ilustrimet: Autori Botoi dhe shtypi Çabej – Tetovë ©Copyright: Çabej Tirazhi: 500

Botimin e librit e ndihmoi financiarisht Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë

2


Dr. sc. Hamdi Mediu-Dushi

KULTURA TË LASHTA

ÇABEJ Tetovë, 2016 3


CIP – Katalogizimi në publikim Biblioteka nacionale dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski”, Shkup 930.85(100) 008 MEDIU-Dushi, Hamdi Kultura të lashta / Hamdi Mediu-Dushi. - Tetovë : Çabej, 2016. - 158 fq. : fotografi ; 23 cm Bibliografia: стр. 144-145 ISBN 978-608-4819-05-9 I. Dushi, Hamdi Mediu shiko Mediu-Dushi, Hamdi а) Histori kulturore - Bota b) Civilizimi COBISS.MK-ID 102287114

4


PËRMBAJTJA Parathënie .................................................................................7 KULTURA TË LASHTA ....................................................................9 EGJIPTI ........................................................................................9 Klerikët egjiptianë dhe ceremonitë fetare ......................... 33 KULTURA E POPUJVE TË LINDJES .............................. 35 Shkrimet e vjetra ........................................................................... 35 Veprat figurative ............................................................................ 37 Botëkuptimet fetare, .................................................................... 42 Mbeturirat e totemizmit. ............................................................ 42 Letërsia dhe shkenca ................................................................... 48 Mesopotamia ................................................................................... 52 Kultura Kretomikene .................................................................. 55 G R E Q I A ............................................................................... 59 Kultura Greke .................................................................................. 76 Filozofia e shkenca ........................................................................ 77 Letërsia dhe teatri ......................................................................... 81 Kultura Helenistike ....................................................................... 93 Kultura Romake ............................................................................. 95 Arkitektura Romake ..................................................................... 96 I L I R Ë T......................................................................................... 101 B I Z A N T I ......................................................................... 108 Arti bizantin .................................................................................. 115 Forma më e rëndësishme e artit: mozaiku ..................... 122 5


Kriza e ikonave ............................................................................ 123 Arti sakral....................................................................................... 124 Arkitektura .................................................................................... 129 Maqedonia, Rusia, Venecia ..................................................... 133 Popullsia e vendosur në një vend dhe nomade,............ 137 Shtetet e lindjes ........................................................................... 139 Skllavëria „aziatike” ................................................................... 146 Një libër panoramik i domosdoshëm ................................ 150 Lashtësia, vlerë e forcës historike ....................................... 153 Vlerësim i punimit shkencor të paraqitur për botim .............................................................................................. 155 Literatura ....................................................................................... 157

6


PARATHËNIE Kulturat e lashta paraqesin një vlerë universale që determonon gjithë ekzistencën e qenies njerëzore në gjithë trashëgiminë e përbashkët. Kulturat e lashta janë shinat e orientimit njerëzor për çdo epokë dhe për çdo sistem shoqëror dhe kulturor. Ato janë thesari i pashtershëm dhe me shumë vlera që shpalohen edhe në kohën tonë dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në të ardhmen si vlerë dhe si substancë civilizuese. Ato përcaktojnë gjithë shumësinë e kulturave të përbotshme të cilat zënë fill pikërisht në këtë diferencim të njeriut nga natyra dhe hyrjen në epokat e mëdha të civilizimit njerëzor. Kultura ështe tërësia e arritjeve të njerëzimit në sferën e prodhimit dhe në zhvillimin kulturor e shoqëror. Kultura, si qëndrim i veçantë i njeriut dhe mjedisit që e rrethojnë atë, dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika që ngërthen brenda vetes. Kultura është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave, qysh nga fillimet e procesit të huminizimit. Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të ndryshme të njerëzimit. Janë pikërisht këto kultura të lashta që mbishtresohen në ekzistencën njerëzore dhe që kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë habitusin human, gjithë atë kuadër qytetërues, në të cilin zhvillohet dhe kultivohet njeriu si qenie humane, si qenie që diferencohet nga natyra nëpërmjet kulturës dhe civilizimit. Kulturat e lashta, në të gjitha vendet e botës janë një trashëgimi kulturore unike, të cilat përfaqësojnë një thesar të çmuar për tërë njerëzimin. Për shkak të ndryshimeve historike dhe të ndikimit të aktiviteteve të 7


njeriut, shumë nga këto vlera historike u nënshtrohen dëmtimeve të shkaktuara nga natyra dhe harresa e faktorit njeri. Përvojat e njerëzimit janë zhvilluar dhe rafinuar nëpër shekuj dhe fshihen diku në atë që ne i quajmë kultura të lashta. Është e pamundur të eksplorohen të gjitha dimensionet kulturore dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme kulturore, nëse nuk kemi qasje në të dhënat, dokumente, fakte dhe prova korrekte, të besueshme dhe të vërteta nga e kaluara. Është e domosdoshme që ne të mësojmë ta lexojmë, ta interpretojmë, ta ruajmë dhe t'ua transmetojmë gjeneratave të ardhshme kulturën si vlerë univesrale njerëzore. Për këtë, mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme supozon vendosjen e parimeve etike, të mbështetura nga instrumente normative dhe të përforcuara nga përgjegjësia profesionale shkenocore në tërë botën. Shumëllojshmëria kulturore është një resurs i domosdoshëm për njerzimin në përgjithësi. Autori, H. M. Dushi

8


KULTURA TË LASHTA

EGJIPTI Një oazë në mes shkretëtirave si të asaj Arabe dhe të Libisë, ky rrip i gjatë e pjellor që e pasuron lumi Nil, duket një kulturë që pasuron botën. Në këtë rafshinë ku reflekton dielli magjik pas pluhurit të tërbuar ku lind kultura e njerëzimit. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Qytetërimi i Egjiptit gjatë kohë është konsideruar si më i ashpër dhe më konservativ. Arti dhe arkitektura egjiptiane u imituan kudo në botë, gjërat antike egjiptiane u shpërndanë në tërë skajet e botës. Gërmadhat monumentale të Egjiptit kanë frymëzuar imagjinatën e vizitorëve të lëmive të ndryshme, për shekuj me rradhë. Interesi i shkencës dhe respekti i rikthyer këto dy shekujt e fundit, ngriti interes të madh për gjerat antike dhe filluan hetimet dhe krijimet shkencore të qytetrimit Egjiptian, si dhe në një vlerësim më të lartë të trashëgimisë kulturore të Egjiptit. Asnjë qytetërim tjetër nuk ka tërhequr kaq shumë imagjinatën e studiuesve sa Egjipti. Misterët rrethojnë origjinën e tij, besimin e tij fetar dhe arkitekturën monumentale me tempuj gjigandë, piramidat si dhe sfinkset e panumërta. Piramidat egjiptiane janë monumentet më të famshme të lashtësisë, të vetmet që kanë mbetur nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë. Fara e qytetërimit egjiptian u mboll përgjatë rrjedhës së lumit Nil. Ky lum i bollshëm që rrjedh në zemër të Afrikës dhe derdhet në detin Mesdhe ushqeu rritjen dhe zhvillimin e mbretërisë faraonike. 9


Arti egjiptian paraqet një rëndësi tejet të veçantë, në historinë botërore të Artit, dhe quhet ndryshe si Arti i Përjetësisë. Sa herë që përmendim Egjiptin, gjëja e parë që na vjen në mendje janë Piramidat, të cilat ashtu madhështore, misterioze flasin shumë, jo vetëm për simbolikën e tyre, por për vet historinë njerëzore, mendësine e asaj periudhe, duke e shfaqur në çdo pikëpamje me një Art të bukur. Piramidat, reflektojnë një mirëorganizim se si gurët gjigand arritën që me punën e mijëra skllevërve të ndërtoheshin vepra gjigande si piramidat, qoftë edhe nën sundimin e një faraoni të vetëm, derisa varri të ishte gati për të pritur faraonin. Faraoni, konsiderohej nga populli si qenie hyjnore, që madje kishte pushtetin të vendoste edhe mbi fatin e njerëzve dhe ndarja e tij nga kjo botë, përfaqesonte kthimin e tij tek Perënditë, nga edhe pretendonte se kishte ardhur dhe se pikërisht majat e larta të piramidës ndërtoheshin kështu me qëllim që ta ndihmonin faraonin të ngritej për tek Perënditë. Arti dhe arkitektura e Egjiptit patën një shkallë të lartë zhvillimi, këto i karakterizon monumentet ekzistuese. Ideja për vdekjen dhe kulti i perëndive dhe Faraonëve, diktuan trajtat dhe përmbajtjen e artit dhe të arkitekturës, andaj shumë monumente kanë karakter religjioz (sakral). Në mesin e ndërtesave më monumentale ku bëjnë pjesë tempujt të ndërtuara për nder të perëndive, pallatet e zotërinjve. Muret e tempujve ishin të zbukuruara me figura në të cilat pasqyroheshin skena të jetës së përditshme, tradita dhe besimet e popujve të vjetër. Ky karakter sakral i arkitekturës egjiptiane është 10


shumë ngushtë i lidhur me idenë e monarkisë së përjetshme, kjo ndikoi që monumentet sakrale të kenë si shprehje konzervatizmin dhe tradicionalizmin. Kurse më pak janë ruajtur monumentet profane, siç ishin pallatet e faraonëve dhe të feudalëve të ndryshëm, të cilat pallate ishin zbukuruar me ar e argjend. Kështu ishte Pallati i Amenofisit të III-të, në Tebë, Ppallati i Ramzesit të III-të në Medinet Habu, Pallati i Amenofisit të IV-të, në Tel-elAmarna e Kahun. Në kuadër të arkitekturës sakrale të Egjiptit bëjnë pjesë tempujt e perëndive, tempujt e varreve dhe vet varret. Egjiptianët ndërtuan godina masive, me bazamente të gjera. Në fillim, godinat u ndërtuan me tulla, kurse me kalimin e kohës u zëvendësuan me gurë, pasi që tullat nuk ishin element i qëndrueshëm. Monumentet e këtilla u kushtëzuan me aplikimin e shtyllave dhe krijimin e kolonadave, të cilat u bënë element i rëndësishëm i arkitekturës egjiptiane të kohës. Kështu që karakteri sakral i arkitekturës zhvilloi një art figurativ dhe aplikativ egjiptian. Në periudhën halkolitike u ndërtuan varreza me përmasa të mëdha, ashtu që në njërën dhomë vendosej kufoma, ndërsa në tjetrën objektet e shfrytëzuara gjatë jetës së tij. Muret e varreve mbuloheshin me piktura të ndryshme, ku paraqiteshinin motive të gjuetisë, luftërave, valleve, lundrimeve me anije etj. Për nevoja të ikarnimit, tek figurat e femrave përdorej ngjyra e verdhë, kurse tek meshkujt, ngjyra e kuqe. Trajtim i figurave njerëzore në pikturimet murale të dhomave halkolike, me fytyrë në profil dhe trup, paraqesën përfundimin e zhvillimit të shprehjes artistike 11


egjiptiane. Këto veçuri, pa ndryshime të mëdha, përcollën edhe artin e mëvonshëm egjiptian. Arti egjiptian është mosnjohës i paraqitjes së perspektivës, kështu që për të arritur mbrojtja e objekteve të largëta janë paraqitur duke u vënë mbi objektet e afërta. Kështu ishin edhe pllakat e hershme egjiptiane “paletat”. Më e njohura është ajo e faraonit Narmer, paleta për kozmetikë, (rreth 3400 v, C p.e.s.), në të cilën gjendet edhe paraqitja e parë e një sunduesi egjiptian. Në këtë paletë gjenden të gjitha elementet e stilit relievor egjiptian. Kështu që pranë varreve u ndërtuan edhe tempuj të ndryshëm. Për tempujt e mbretërisë së vjetër nuk kemi shumë njohuri, pos tempullit diellor në Abu Gorabu që u ngrit gjatë dinastisë së V-të egjiptiane. Më të njohur janë tempujt e ngritur gjatë mbretërisë së III-të, dhe Huyt Karnak, tempujt në Mediner Habu, Abidos etj. Duke iu përshtatur kushteve natyrore u ndërtuan shumë tempuj në shkëmbinjë e shpella të ndryshme, i tillë është tempulli i mbretëreshës Hatshepsut në Deir-el-Bahar, tempulli shpellor i Ramzesit të II-të në Gerf Hysein në Nubi, tempulli në Abu Simbel, tempulli i Amenofisit të III-të në Elefantinë etj. Në periudhën helenestike u ndërtuan edhe tempuj në ujdhesën Fili të Asuani, Denderë etj. Tempulli Amonit në Karnak u ndërtua dhe rindërtua nga dinastia e XII-të si dhe ajo e XVIII-të deri në kohën e Ptolomejëve. Egjipti i Lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqëndruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që sot është shteti modern i Egjiptit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u bë bashkimi politik i Egjiptit nën faraonin e nga dinastia e 12


parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një varg mbretërive të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Periodizmin e parë të historisë së lashtë të Egjiptit e bëri prifti egjiptian Manetoni, në veprën e zhdukur “Historia e Egjiptit”, që ishte shkruar rreth viteve 280 p.e.s. Sipas tij, pas bashkimit të nomave të ndryshme, rreth viteve 3500 p.e.s., në Egjipt u krijuan dy shtete, Egjipti i Epërm dhe Egjipti i Poshtëm. Në periodizmin e tij, Manetoni regjistroi ekzistimin e 31 dinastive, sundimin e të cilëve e ndau në katër periudha. Më e hershmja ishte dinastia Tinite, e cila nis me sunduesin Mena (menesa). Qendra e kësaj dinastie ishte Memfisi. Dinastinë Tinite e trashëgojnë dinastitë e Mbretërisë së vjetër, të mesme dhe të re. Periodizmi i Menetonit përkon me periodizmin bashkohor të historisë së Egjiptit e cila ndahet në pesë faza dhe ate: Dinastia Tinite (-3200 p.e.s.), Mbretëria e Vjetër (3200-2400 p.e.s.), Mbretëria e Mesme (2100-1700 p.e.s.), Mbretëria e Re (1570-1085 p.e.s.) dhe Perandoria e Saisëve (663-525 p.e.s.). Në Periudhën e Hershme Dinastike rreth 3150 p.e.r, të parët nga faraonët Dinastikë forcuan sundimin tyre mbi Egjiptin e Poshtëm duke vendosur për kryeqytet Memfisin, nga i cili mund të kontrollonin forcën punëtore dhe bujqësinë e rajonit pjellor të deltës ashtu si dhe rrugët tregtare të rëndësishme e fitimprurëse për në Levant. Fuqia dhe pasuria në dobi të faraonëve gjatë periudhës së hershme dinastike reflektohet në varret e ndërlikuara të quajtura mastaba dhe strukturat e kultit të përmortshëm në Abidos, të cilat lartësonin faraonin e hyjnizuar pas vdekjes. 13


Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikën e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua rradhë pas rradhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vonë. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitet të 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake. Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Nga fundi i periudhës Paleolitike klima e thatë e Afrikës Veriore u bë edhe më e nxehtë dhe më e thatë, duke bërë që popullsia që jetonte aty të mblidhej përgjatë luginës së Nilit dhe qysh kur njerëzit filluan të banonin në këtë rajon në fund të Pleistocenit të Mesëm rreth 120 mijë vjet më parë, Nili ka qenë burimi i jetës për Egjiptin. Toka pjellore e përmbytshme e Nilit u dha njerëzve mundësinë për vendosjen dhe krijimin e një ekonomie bujqësore dhe një shoqërie më të centralizuar e të sofistikuar, gjë që u bë gur themeli për qytetërimin njerëzor. Rreth 5500 p.e.r, fise të vogla që jetonin në Luginën e Nilit kishin zhvilluar një laramani kulturash që shfaqnin një kulturë të plotë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe të dallueshëm nga poçaria dhe mjetet dhe stolitë personale, si krehër, bylyzykë dhe rruaza. Më i madhi i këtyre kulturave të hershme në Egjipt, Badari, njihej për 14


cilësinë e lartë të qeramikës, veglave të gurit dhe përdorimit të bakrit. Në Egjiptin jugor, kultura Naqada, e ngjashme me atë Badari, filloi të zgjerohej përgjatë luginës së Nilit rreth 4000 p.e.r. Aq herët sa Periudha Naqada, egjiptianët paradinastikë importonin obisidian nga Etiopia, që përdorej për t’i dhënë formë majave të armëve dhe objekteve të tjera nga leskërit. Në një periudhë rreth 1000 vjeçare, kultura Naqada u zhvillua nga disa komunitete të vogla bujqësore në një qytetërim të fuqishëm liderët e së cilës ishin në kontroll të plotë të njerëzve dhe burimeve të luginës së Nilit. Kultura Naqada prodhonte një larmi të mirash materiale, tregues i pasurisë dhe pushtetit në rritje të elitës, si edhe mjeteve të përdorimit personal, si krehër, statuja të vogla, qeramikë të pikturuar, vazo guri dekorative të cilësisë së lartë, mjete kozmetike dhe bizhuteri të bëra nga ari, lazuli dhe fildishi. Ata zhvilluan edhe lustrën qeramike të njohur si fajanca që është përdorur deri në periudhën romake për të dekoruar enë të ndryshme, si dhe hajmalia të ndryshme dhe figura të lloj-llojshme. Simboli i arkitekturës së lashtë egjiptiane në arte, aranzhimet hapsinore dhe aspekte të tjera të cilësimet dhe funksioneve, ka një transmetim të thellë kulturor dhe ndikime të forta fetare, duke pasqyruar traditat unike kulturore të Egjiptit të lashtë dhe filozofisë së çuditshme shpirtërore. Përmbytjet periodike të Nilit, pas një viti, lenin një tokë pjellore, për të sjellë një vit të mirë të korrjes pas veti. Kështu që qytetërimi antik egjiptian zgjati 3000 vjet, i shkëlqyer, duke u bërë kështu një nga katër qytetërimet e lashta. Në artin arkitektonik në 15


hapësirën e tyre pasqyron gjithashtu e përjetshmja dhe statikeja. Të tilla sheshe si trekëndësha gjeometrik janë përdorur shpesh në dizejne arkitektonike. Arti i lashtë egjiptian në arkitekturë, skulpturë, pikturë dhe artet, zanatet dhe fusha të tjera, ka një arritje të shkëlqyer. Egjiptasit besonin se pas vdekjes në një botë tjetër mund të vazhdojë të "jetojnë". Si bimët që vdesin në dimër, të njëjtin vit mund të rigjenerohen. Një prej perëndive të mëdha që adhurojnë ata - në krye të Buenos "Horonit”. Egjiptianët e lashtë gjithashtu promovonin edhe idetë fetare. Arti egjiptian në evolucionin e vazhdueshëm arriti në vazhdimësi të trashëgojë elementet e mëhershme stilistike. Për shembull, emri i parë i të ndjerit gdhendej në murë, pasi shtohej mbishkrimi dhe korniza e gdhendur që vendoseshin në mure, atëherë, shndëroheshin në një vend të adhurimit dhe në fund trajtoheshin si faltore dhe madje edhe si tempull. Ky ligj themelor është përdorur vetëm në arkitekturë, në koleksionet e formulave magjike ku i lejohet që një i vdekur të paraqitet përpara gjyqtarit më të lartë “Ozirisit”.

16


Mbretëresha Nefertiti (dinastia e 18) Egjiptianët besonin në shumë zotra, njëri ndër më të vjetrit ishte Ozirisi, sipas mitologjisë mbreti i parë i dy tokave, si dhe mbreti i të vdekurëve. Anibusi me kokën e çakallit është mbrojtësi i varreve, kurse Horusi është zot i qiellit me kokën e skyfterit dhe mishëron dinjitetin mbretëror të botës egjiptiane. Më vonë faraonët kishin zakon të uleshin në fronin e Horusit. Patahu ishte mbrojtësi i ndërtimtarëve dhe skulptorëve, kurse gruaja e tij Sekmeta me kokën e luaneshës ishte perëndesha e luftës dhe përbindshave. Perëndesha Majet personifi17


konte të vërtetën dhe rendin hynor. Egjiptasit besonin në jetën pas vdekjes kështu që i mumifikonin mbretërit dhe princat e tyre dhe shpeshherë u jepnin varka në mënyrë që të udhëtojnë në botën e përtejme. Sumerët adhuronin shumë perëndi dhe perëndesha. Perënditë kryesore ishin Anu, perëndia e qiellit. Enlili perëndi e erës i cili gjithçka lëviste, Enki, perëndia e mençurisë si dhe Inana, perëndeshë e dashurisë dhe luftës.

Statua më e madhe në Giza (dinastia e 4), portret i Faraonit Kefren. 18


Gjithë civilizimet kanë tregimet dhe mitet e veta për krijimin e botës të cilët shpesh përfshijnë edhe disa gjenerata zotërash. Perënditë e Egjiptit dhe Sumerit janë ndër perenditë më të vjetra të shënuara, prandaj kanë rëndësi të madhe në aspektin arkeologjik dhe religjioz. Egjiptasit besonin se bota është krijuar nga kaosi ujor. Religjioni sundonte me çdo formë të jetës së egjiptasve dhe sumerëve dhe bazohej në politeizëm, adhurimin e një numri të madh perëndishë. Gjurmët më të vjetra të artit datojnë shumë herët, janë të pranishme në vendbanimet natyrore-primitive. Mbeturinat më të vjetra janë gjetur në brenditë e shpellave, vizatime dhe gravura të cilët paraqesin skena të gjuetisë, njeriut, kafshëve dhe mbledhje të produkteve ushqimore të kohës. Në shumë lokalitete janë gjetur edhe skulptura të vogla, punuar prej guri, si dhe statuja të ndryshme, të cilat paraqesin idhuj të ndryshëm. Zoti i Diellit, Amoni doli nga kaosi dhe krijoi perënditë e ajrit dhe ujit, Shu-në dhe Tefnut-in, fëmijtë e të cilëve ishin perëndesha e qiellit Nut dhe perëndia e Tokës. Ashtu që Gebi dhe Nuti u bënë bashkëshortë (burë e grua).

19


Statua të dinastisë 6, shkurtabiqi Seneba, me familjen e tij. Në shekujt e ardhshëm do të shohim se zhvillimi i artit egjiptian në çdo pikpamje, nuk do të çojë në ndryshime, në arkitekturën tradicionale, pikturë dhe skulpturë, mbetet gjithmonë në varësi në të njëjtin qëllim 20


final, një domosdoshmëri absolute për të lejuar vazhdimin e jetës pas vdekjes, pas krejt kësaj dhe piramidat lindin natyrshëm nga ky zhvillim , i cili gjithmonë mbetet i lidhur me traditat e vjetra. Në kohën e Tinitve, mbreti Mena i dinastisë së parë, bashkoi jugun dhe veriun e vendit në një mbretëri, pushtoi pjesët e Nilit dhe vendosi që kryeqytet i vendit të ishte “Tisin”, kryeqytet i dy mbretnive ku ai dominonte si mbret. Në kohën e tij, varrezat u shëndruan në një arkitekturë me elemente përcjellëse shumë të rëndësishme. Në varrezat e mbretërve gjendej po në të njëjtin vend edhe hapësira (dhoma) ku në njërën prej tyre ishte e lejuar që të gjallë të dhuronin dhe të vendosnin dhuratat, kurse në hapësirën tjetër, të vendosnin dhuratat për varrin. Në fillim këto lloj varrezash në mes kishin një shtyllë prej druri, kurse më vonë muratoheshin me tulla. Muret në pjesën e jashtme zbukuroheshin me gdhendje të figurave të lloj-llojshme. Në kohën e mbretërisë së parë Egjiptiane, trupat e mbretërve të Abidosë, janë varrosur në varreza më të mëdha si ato të Saqarrit, ku arkeologët francez kanë zbuluar (egjiptologu Augostea Mariettea (1821-1881) varreza të këtij lloji. Një numër i madh i këtyre varrezave janë gjetur në vendin e Nagabe afër Tebes, ku mendohet të jetë i varrosur mbreti Mena (Menesa). Në këto gjurmime arkeologjike në relievet e gdhendura paraqiten mledhje drithërash, kafshë shtëpiake, gjueti etj.

21


Bashkëshortja e Neferhotepës “Meritre” (dinastia 18/19)

22


MbretĂŤresha Meritamun (dinastia e 18)

23


Skulpturë e Sfingave me kokë të dashit.

24


Senenmut me vajzën (Nofrure) e mbretëreshës Hatshepsut (dinastia e 18) Egjiptasit mendonijn se kalojnë në një jetë të përhershme, gjë që në kohën e mbretërisë së mesme ishte mendim i të gjithëve, prandaj rritej numri i varrezave të klerikëve të cilët i hasim në Beni hasan në 25


Asuanu. Qartë vërehet një zhvillim konceptual i religjionit, që është i orientuar drejt riteve mortore. Të gravuara në shkëmbinjë të mëdhej, këto varreza kanë një ngjashmëri me varrezat e mbretërve, kështu që vërehen se edhe këta varreza gjendem mbi mastabe. Në varrezat e vendosura në shkëmbinj, qartë vërehen elementet e stolive që i kanë përdorur gjatë jetës së tyre. Mbretëria më e re egjiptiane, paraqet kulmin e pikturimit, si ajo e vjetra që paraqet skulpturën. Fillon pikturimi i figurave në forma më të mëdha, më estetike dhe më elegante. Kështu që në piktura vërehen edhe stilet e veshjeve dhe stolive që posedonte figura e pikturuar. Kjo metodë e pikturimit paraqet një përditshmëri e jetës së tyre.

26


Pikturë në varrin e Ramzesit I. (Zoti në barkë lundron në botën e nëntokës) Në muret ku pikturohej, gjithmonë i kufizonin me kornizë arkitekturat e objektit. Zhvillimi i artit Egjiptian, edhe në ditët e sotme është objekt studimi për gjeneratat e reja. 27


Piktura murale nĂŤ varrin e Inherhe (dinastia e 20), Ramzesi i III.

28


Vareza Senefera (dinastia e 18), pikturĂŤ nĂŤ brendinĂŤ e varrit.

29


Pikturë në varrin e Inherhe, në pjesën e lartë paraqet vrasjen e gjarprit, në pjesën e poshtme, muzicienti i verbër me harf. 30


Foto Arka në varrin e Tutankamonit.

Mbathje të drurit të Tutankamonit. 31


Egjiptianët e lashtë, pas vetes lanë një thesar, trashëgimi kulturore të pasur për njerëzimin dhe arritje shumë të rëndësishme shkencore. Kultura e pasur egjiptiane u krijua mbi themelet e qytetërimit të hershëm dhe të historisë së gjatë periodike të egjiptit. Kjo pasuri kulturore gjeti një mbështetje të fuqishme, sidomos në burimet tradicionale folklorike, e cila gërshetohej me kulturat e popujve të tjerë. Në kulturën egjiptiane, religjioni dhe kulti zënë një vend të posaçëm në jetën e egjiptianëve të lashtë. Në fazën kur egjiptianët ishin gjuetarë e blegtorë primitivë, ata e kishin besimin e kufizuar, besojnin në bisha, kurse më vonë si blegtorë, filluan të adhurojnë kafshët shtëpiake. Reformat që ndodhën në sferën e religjionit egjiptian, Amenhotepi i IV, gjatë mbretërisë së re sollën risi në artin egjiptian. Filloi krijimi i stilit të ri të artit egjiptian, i cili u bë më jetësor (ku në portretin e Nefretetës) shihen qartë relieve me paraqitjen e familjes së Amenofisit IV. Ndërtimi i piramidave dhe i tempujve, filloj të kushtëzojë zhvillimin e artit monumental (shtatoret e relievit). Shtatoret shprehin frymën e besimit dhe pushtetit centralist egjiptian. Që në kohën e dinastisë së IV, egjiptianët vendosën edhe shtatore kolosale, siç është ajo e Sfingës në Giza, shtatorja e Ramzesit II-të, në hyrje të tempullit shpellor në Abu Simbel e shumë të tjera. Pos paraqitjeve monumentale të faraonëve, të figurave publike me ndikim të lartë, arti egjiptian njeh edhe paraqitje të realistikës me tema nga jeta e përditshme e popullatës së asaj kohe. Si të tilla janë shtatoret e vogla të stilit realistik, të cilat paraqesin 32


ushtarët, skllevët si dhe gjelbërimet natyrore, me këto shtatore dekoronin varet e zyrtarëve të lartë. Ky realizim i paraqitur në portretet e njerëzve të spikatur, u kushtëzua me besimin se vetëm me paraqitjen realistike sigurohet përjetësia. Pas kësaj që u tha më lartë, të gjitha njohurit e mirëfillta për kulturën dhe artin egjiptian, është meritë e arkeologëve të cilët hulumtuan dhe akoma në ditët e sotme hulumtohet në lokalitete të pasura arkeologjike të Egjiptit. Klerikët egjiptianë dhe ceremonitë fetare Historiani më i vjetër grek, Herodoti, i cili ka jetuar në shek. V p.e.s., flet për klerikët egjiptianë dhe ceremonitë fetare para erës son. Klerikët mbanin një vetëm një fustan lini dhe këpucë të thurura prej papirusi. Rrobe dhe mbathje tjetër nuk guxonin të kenë. Laheshin për çdo ditë me ujë të ftohtë nga dy herë ditën e dy herë natën. Nuk shpenzonin asgjë të veten dhe nuk kishin kurfarë harxhimesh, sepse për ta piqej buka në shpenzime të faltores dhe çdonjërit brenda ditës i takonte mjaft mish lope dhe pate, i jepej edhe verë. Mirëpo, nuk guxonin të hanin peshq. Egjiptasit kurrë nuk mbillnin groshë në arat e tyre, e ajo që rritej si groshë e egër nuk e hanin dhe as nuk provonin kurrë ta pjekin. Klerikët as nuk e shiqonin; ata e konsideronin këtë si gjellë të papastër. Egjiptasit edhe derrin e konsiderojnë të papastër. Nëse derri vetëm fërkohet me ndonjërin prej tyre, ai me ato rrobe, me të cilat gjendet, hyn në lum dhe lahet. Rojtarët e derrave janë të vetmit 33


në Egjipt të cilëve u është e ndaluar hyrja në faltore, kjo vlen edhe sikur ata të jenë të lindur në vetë Egjiptin. Çdo Zot i posaçëm nuk ka vetëm një klerik, por shumë sish, e kur ndonjëri nga këta vdes, e trashëgon i biri. Çdokund në Egjipti demat dhe viçat flijohen, por lopët nuk guxohet të flijohen, sepse ato i janë kushtuar perëndeshës Izida. Kafshën e caktuar e sjellin pranë altarit ku bëhet flijimi dhe e ndezin zjarrin. Pas kësaj kafshën e stërpikin me ujë të shenjtë, thërrasin Zotin dhe e therrin duke ia prerë kokën. Pastaj ia rrjepin lëkurën, kurse kokën, pasi të jetë pastruar prej mëkateve, nëse u jepet rasti, e qesin në treg dhe atje ua shesin tregtarëve grekë. Nëse nuk kanë raste të tilla, e hedhin në lumë. Me koka të prera viktimat pastrohen prej mëkateve duke i përdorur këto fjalë: „Nëse Ju, që bëni këtë viktimë, ose gjithë Egjiptit i ngjan farë fatkeqësie, fatkeqësia le t’ë bjerë mbi këtë kokë!”.

34


KULTURA E POPUJVE TË LINDJES Gjer në shekullin XIX shkenca e historisë fort pak ka ditur për të kaluarën dhe kulturën e Egjiptit dhe të vendeve tjera të Lindjes së vjetër. Në shekullin XIX u zgjodh enigma e shkrimeve të vjetra, u studjuan monumente, të cilave përpara u kushtohej kujdes më i vogël, dhe me rrëmihje arkeologjike u zbuluan mbeturirat e qyteteve të vjetra dhe veprave artistike me një numër të madh monumentesh të shkruara, gjer atëherë të panjohura. Studimi i tyre ka ofruar shumë shënime për kulturën dhe mënyrën e jetës së popujve të lindjes. Shkrimet e vjetra Në Egjipt dhe në Mesopotami mjaft herët është zbuluar shkrimi, kah fundi i mijëvjetëshit IV para e.s. Ato shkrime kanë qenë figurative, ose piktografike. Figurat e vogla të objektit kanë paraqitur atë objekt, e poashtu edhe vetitë e tij ose punën që mund të kryhet me të. Më vonë këto figurëza u thjeshtësuan, ashtu që më nuk i ngjanin shumë objektit që paraqitnin. Gjatë kohës kulturat e vjetra janë zhdukur, gjuhët e vjetra nuk janë folur më dhe ato shkrime nuk ka mundur kush t’i lexojë më. Hieroglifet egjiptiane. Shkrimtarët e vjetër grekë shkrimin egjiptian e quajtën hieroglife që do të thotë germa të shenjta të gëdhendura. I kanë quajtur kështu, sepse me to kanë qenë të shkruara tekstet në mure të tempujve egjiptianë. Figurëzat më vonë u thjeshtësuan shumë për të mundur që në to të shkruhet në papiruse, 35


material të butë për shkrim, i cili është përpunuar prej bimës me të njëjtin emër që rritet në deltën e Nilit. Në këtë shkrim të thjeshtësuar, disa shenja kanë mundur të përdoren jo vetëm për fjalë të tëra, por edhe për rrokje ose dhe për disa konsonante. Kështu shkrimi egjiptian u bë shumë i komplikuar. Meqenëse në vitin 1799 u gjet një mbishkrim përbri të cilit gjindej edhe përkthimi grek, shkencëtari i njohur francez, Shampolioni, mori përsipër që të zgjedhë sekretin e hieroglifeve dhe në vitin 1824, i shpalli rezultatet e tij. Mbishkrimet egjiptiane për të cilat hulumtonin shkencëtarët gjer në atë kohë gradualisht, u deshifruan. Nga këto ka mundur të mësohet mjaft shumë për kulturën e vjetër egjiptiane. Shkrimi në trajtë kunjsh. Në mënyrë të ngjajshme është zhvilluar shkrimi figurativ edhe në Mesopotami: disa figurëza fituan vlerën e rrokjeve dhe konsonantave, kështuqë me kohë numri i tyre është zvogluar. Meqenëse në Mesopotami shkruhej kryesisht në pllakëza të buta argjilore, në të cilat me objekte të forta gëdhendeshin shenjat, këto shenja fituan trajtë kunjsh të cilët ishin të radhitur në mënyra të ndryshme në mes tyre. Prandej ky shkrim quhet trajtë kunjsh. Këtë e kanë përdorur jo vetëm banorë te Mesopotamisë, por edhe persianët. Leximi i disa shenjave varet prej gjuhës në të cilën ka folur populli në fjalë. Përpjekjet në deshifrimin e shkrimit në trajtë kunjsh kanë filluar në vitin 1802 kur Grotefendi arrijti të shpjegojë disa mbishkrime të vjetra persiane. Kjo gjë zgjati për një kohë mjaft të gjatë, kështuqë tekstet më të 36


vjetra mesopotamike, ato që i përpiluan sumerët, u spjeguan në vitin 1905. Shkrimi kinez. Kah mesi i mijëvjetshit II para e.s. kinezët kanë zhvilluar një sistem të posaçëm të shkrimit hieroglif. Figurat e objekteve më vonë u shndërruan në shenja të stilizuara, që bëjnë vetëm të përkujtohen objektet. Disa shenja kanë fituar edhe vlerë tonike. Shkrimi kinez nuk ka synuar kah zvogëlimi i numrit të shenjave, por të kundërtën numri i tyre është shtuar vazhdimisht, ashtu që sot ka afër 50.000. Shkrimi fonetik. Fenikasit, si tregtarë të mirë dhe detarë të njohur, kanë qenë të njohur edhe përkah shpirti i tyre praktik. Ata krijuan alfabetin prej 22 germash: çdo shenjë shënonte një tingull. Prandaj alfabeti i tyre quhet fonetik ose zanor. Në bazë të shkrimit të thjeshte fenikas lindi më vonë shkrimi grek, pastaj alfabeti latin dhe në fund shumë shkrime të Lindjes, në mesin e të cilave edhe shkrimi arab. Veprat figurative Në vende, në të cilat lindën shtetet e para, janë ruajtur edhe godina madhështore dhe shumë vepra artistike, edhepse pjesën më të madhe të tyre e kanë shkatërruar luftat, plaçkitjet dhe dhëmbi i kohës. Në shek. XIX shkencëtarët i hynë studimit të mbeturirave materiale të kulturës së Lindjes. Ekspeditat e mëdha në këtë kohë ndërmorën rrëmihje arkeologjike në Mesopotami, Egjipt dhe në vende tjera të Lindjes së Afërme. Zbuluan qytete të tëra të mbuluara nga dheu, 37


mbeturira të godinave të mëdha, shtatore, reliefe, figura, e madje edhe biblioteka të tëra në pllaka deltine si dhe një numër të madh dorëshkrimesh në papirus. Godinat egjiptiane. Shtëpiat e egjiptasve nuk janë ruajtur, sepse kanë qenë të ndërtuara prej tullave dhe drunjve. Janë ruajtur varrezat dhe tempujt, të cilët janë ndërtuar prej guri, sepse egjiptasit dëshironin që ato të mbesin përgjithmonë. Në kohën e Perandorisë së vjetër janë ndërtuar si vorreza piramidet e mëdha katërkëndëshe. Më vonë, në kohën e Perandorisë së re, varrezat janë hapur në brendi të bregut të rrëpishëm shkëmbor të lumit Nil, në grykën që quhet Lugina e Mbretërve. Këtu janë varrosur shumë faraonë egjiptianë dhe aristokratët e tyre. Varreza më e njohur është ajo e faraonit Tutankamon, trashëgimtarit të reformatorit të njohur fetar. Amen Hotepit IV. Kjo varrezë ka qenë e paprekur gjer në vitin 1922 kur shkencëtarët arrijtën te kjo. Këtu është ruajtur edhe mumia e faraonit dhe gjithë thesari që është në të në „odën e të ndjerit”. Pos varrezave, godinat më të rëndësishme egjiptiane prej guri kanë qenë tempujt. Trajta e tyre definitive dhe rendi është caktuar pas përvojës shumëshekullore. Tempujt më të njohur, të ruajtur, i përkasin kohës së Perandorisë së re; gjenden në hamak dhe luksor. Pjesa e parë e tempullit përbëhej prej një oborri të madh, rreth të cilit gjendeshin arkadet (koridore me kupe që qëndrojnë në shtylla). Prej oborrit hyhej në një numër të tërë lokalesh (zyresh, ofiçinash, magacinash), e në fund gjendej salla me shtatore të zotit të cilit i kushtohej tempulli. Në arqitekturën egjiptiane për herë të parë është përdorur kolonada, që do të thotë 38


rend shtyllash. Kapitelet (krerët) mbi shtylla kanë qenë të stolisur me motive bimore. Godinat në Mesopotami. Në Mesopotami nuk ka pasur gurë, prandaj ndërtohej me tulla. Për këtë arsye muret kanë qenë të trasha dhe gadi pa dritare; drita dhe ajri depërtonin në ndërtesa vetëm nëpërmjet të dyerve. Në Mesopotami nuk u është kushtuar kujdes varrezave, por oborreve të sundimtarëve dhe tempujve. Oborret janë ndërtuar në sipërfaqe të mëdha dhe kishin një numër të madh lokalesh, (dhomash për banim, arkiva, zyre, shkolla, punëtori, depo, banja e tjerë). Babilonasit rreth oborreve mbillnin kopshte të bukura, për freskinë e të cilave ishin të etshëm njerëzit që jetonin në afërsi të stepeve dhe shkretirave. Te grekët është ruajtur gojëdhëna se kanë ekzistuar edhe „kopshte pezullore”, të vendosura në mënyrë artificiale në terraca të mëdha, të cilat mbështeteshin në shtylla të trasha. Tempujt kishin trajtë kullash të shkallëzuara në shumë kate. Përbri tempujve, si edhe në Egjipt, gjindeshin lokalet për mbajtjen e ekonomisë së gjërë të tempujve. Mbi ndërtesa më të vogla mesopotamët nganjëherë ngritnin kupola, të cilat, si kube, janë zbulim i tyre.

39


Tempulli egjiptian. Mbeturirat e tempullit në Luksor, në kryeqendrën egjiptianë, Tebën. Tempujt në Indi. Në mes të veprave të artit figurativ, kujdes i posaçëm u është kushtuar tempujve, të cilët quheshin pagode. Kishin shumë kate (bile edhe nga 15), e kanë qenë të vendosur asisoji që kanë lënë përshtypjen e piramidës shumë të zgjatur. Skulptura dhe piktura. Egjiptasit kanë ndërtuar shtatore me dimenzione shumë të mëdha. Sfingu (luani me kokë njeriu), i cili që nga koha e Perandorisë së vjetër gjendet në afërsi të piramideve të mëdha është 20 metra e lartë. Janë shumë të mëdha edhe statujat e zotërave dhe faraonëve nga koha e mëvonshme. Janë të ndërtuara sipas rregullave të përcaktuara saktësisht prej materialit më të fortë. Të shumtën sytë i kanë pasur prej gurëve të çmuar. Kujdesi më i madh i është kushtuar fytyrës, vijat e së cilës kanë paraqitur ngjajshmëri me modelin. 40


Në mure të varrezave egjiptiane reliefet e ngjyrosura dhe figurat paraqesin zotërit dhe njerëzit në jetën e përditshme. Pa marrë parasysh pozitën e trupit, koka dhe gjymtyrët e tyre gjithmonë janë paraqitur në profil, e krahët e syri, nga fytyra. Të dy shputat e këmbëve rregullisht kanë qenë të mbështetura në tokë. Egjiptasit nuk i kanë paraqitur fytyrat jo pse nuk kanë qenë të aftë, por pse ashtu kanë kërkuar rregullat figurative.

Tempulli indian në Buvaneçvar, i ndërtuar në shekullin e mesëm Edhe në Mesopotami skulptorët dhe piktorët u janë përmbajtur rregullave të ngjashme. Atje pos fytyrave të njerëzve janë punuar edhe statuje të mëdha të demave me kokë njeriu, kurse në reliefe të ngjyrosura artistët 41


kanë paraqitur jo vetëm fytyra të njerëzve por edhe të kafshëve, të cilat nganjëherë janë të paraqitura me plot hov dhe fuqi. Kanë qenë të zhvilluara edhe zejet artistike: punimi i arit, punimi i tokës për mobilje, vorbëtaria, punimi i qelqit, etj. Objektet që janë ruajtur në objekte egjiptiane ose që janë paraqitur në figura dëshmojnë për imagjinatën e pasur dhe shijen estetike të krijuesve të tyre. Botëkuptimet fetare, Monumentet e shkruara dhe artistike kanë bërë të mundur që shkencëtarët të njihen me botëkuptimet fetare të popujve të vjetër. Këto botëkuptime nuk kanë qenë të njëjta te të gjithë popujt, edhepse kanë mjaft karakteristika të përbashkëta. Megjithatë, ato kanë shprehur rrethanat ekonomike, shoqërore dhe politike në të cilat kanë jetuar këta popuj. Mbeturirat e totemizmit. Në kohën më të vjetër të hisotrisë së Egjyptit çdo nomë kishte totemin e vet, i cili më vonë hynte në tempull si zot i fisit. Prandaj, shumë zotërve egjiptianë u është kushtuar nga një kafshë — dash, dem, lua, skyfter, etj., (totemët e mëparshëm). Respektivi i disa shtazëve në Egjipt ka zgjatur gjer kah mesi i mijëvjetëshit I para e.s. Historiani grek, Herodoti, thotë se më shumë është qarë kur ka ngordhur maca se sa kur në familje ka vdekur djali. Nderimi i fuqive natyrore. Në krahinat e para të kulturave bujqësore, në Egjipt dhe Mesopotami, te 42


njerëzit është shtuar edhe ndjenja e frikës nga fuqitë natyrore prej të cilave varej vërshimi i tokës dhe frytet e verës. Prandaj, ata Sfingu afër Gizehut, filluan të nderojnë qiellin, Tokën, ujërat. Më së shumti e kanë nderuar zotin e Diellit, Amonrin, i cili konsiderohej si mbrojtës i faraonit. Të kundërtën e tij paraqiste zoti Set, sunduesi i shkretirës dhe mishërimi i së keqes, njëfarë djalli. Edhe në Mesopotami më i rëndësishëm ka qenë zoti i Diellit. Pos këtij, njerëzit e kanë nderuar dhe Hënën, edhe pesë planetet tjera të njohura atëherë.

Kulla e Babilonit (tempull) Politeizmi dhe hierarkia qiellore. Në të gjitha vendet e Lindjes së vjetër është besuar në një numër të madh zotërash. Një sistem i tillë quhet besim në shumë zotëra ose politeizëm. Çdo bashkësi e vogël politike ka pasur zotin e vet. Kur është bërë njësimi politik i vendit, 43


zotërat lokalë u detyruan t’ua lëshojnë vendin e parë atyre zotërve që i nderonin sunduesit dhe të cilët i madhëronin klerikët në tempuj të mëdhenj. Dhe ashtu siç kanë ekzistuar marrëdhënjet e përcaktuara saktësisht të epërsisë në mes të sunduesve, në një anë, dhe anëtarëve të familjeve të tyre dhe nëpunësve të lartë, në anën tjetër, poashtu edhe në mes të zotërve ka qenë e caktuar hierarkia, që do të thotë se edhe aty dihej saktësisht kush është i vjetër e kush më i ri. Për Lindjen dhe jetën e zotërve kanë ekzistuar shumë tregime (mite). Meqenëse zotërit paraqitnin fuqitë natyrore, ashtu edhe në tregi me për ta kanë ekzistuar shpjegime primitive për krijimin dhe zhvillimin e botës dhe jetës (kosmogonia). Miti për Ozirisin. Një nga tregimet më të përhapura për jetën e zotërve egjiptianë është miti për Ozirisin. Në këtë tregim shprehet dukuria e rregullt natyrore: vdekja e natyrës në vjeshtë dhe ringjallja e saj në pranverë. Në Egjipt konsiderohej që Ozirisi, që është zot „i mirë”, është zot i drithit dhe ujit. Gruaja e tij ka qenë Izida (ylli Sirius) për paraqitjen e tij në horizont, më 19 korrik, është lidhur fillimi i vërshimeve. Zoti Oziris te egjiptasit ka qenë shumë i dashur, sepse i ka „mësuar“ për punë bujqësore dhe i ka bërë të lumtur banorët e luginës së

44


Nilit. Prandaj, ia ka pasur për smirë zoti i keq i shkretirës Seti, prandaj e ka coptuar trupin e tij, e ka futur në arkë dhe e ka hedhur në lum. Kur Izida e gjet arkivolin me kufomë të Ozirisit, i biri i tij, Hori, i shpall luftë Setit dhe e pushtoi. Atëherë e bashkuan trupin e Ozirisit dhe ai u ngjall përsëri, ashtu sikur prej kokrrës, që kalbet në tokë, del kalliu i ri. Atëherë Ozirisi u bë mbret i botës nëntokësore, në të cilën jetojnë të vdekurit. Jeta në botën e përtejme. Banorët e Mesopotamisë nuk kanë besuar që njerëzit e zakonshëm jetojnë Faraoni Sett I dhe pas vdekjes. perëndesha Hator Ndërsa egjiptasit përkundrazi, (majtas) kanë besuar në botë të përtejmë, siç dëshmon Miti për Ozirisin dhe varrezat e shumta. Por ata kanë konsideruar që jeta në botën e përtejme mund të sigurohet vetëm nëse ruhet trupi i të ndjerit. Prandaj, me shkathtësi të madhe i kanë ballsamosur të vdekurit e tyre, dhe mumiet e tyre i kanë varrosur me çdo gjë që u është nevojitur për jetë. Është besuar që Ozirisi e mat zemrën e të ndjerit dhe me gjykatësit e tij vendos a është i ndjeri për ferr apo për shoqëri të zotërve. Besimi në transferimin e shpirtit. Në religjionin e vjetër indian që quhej bramanizëm sipas emrit „Brama” (fuqia e zotit), besohej që shpirti pas vdekjes së njeriut transferohet në trupin e njeriut tjetër të posalindur. Ai njeri mund të jetë në pozitë të lartë ose të ulët shoqërore, 45


sepse shpirti i të ndjerit fiton trupin e ri sipas meritave të fituara: nëse i ndjeri ka jetuar në pajtim me ligjet, shpirti i transferohet në trup të njeriut me pozitë më të lartë shoqërore, e nëse ka pasur mëkate, në trupin e njeriut me pozitë më të ultë shoqërore. Nga kjo nxirrej si përfundim që çdo njeri është përgjegjës për pozitën e tij në shoqëri. Përkundër bramanizmit u krijua besimi i ri, mësimi i të cilit është shënuar në shekullin e I para epokës sonë. Mësimi i ri quhet budizëm, sipas themeluesit legjendar Budës (shek. VI—V para e.r.). Sipas fjalëve të Budës çdo njeri duhet të përpiqet që shpirti i tij të mos transferohet më pas vdekjes, pra që të arrijë nirvaden (ndërprerjen e transferimit). Kjo gjendje mund të arrihet nëse njeriu shtyp në vetëvete çdo dëshirë dhe nëse i ndërpren të gjitha lidhjet me botën rreth tij. Këtu klerikët nuk janë të nevojshëm, thoshte Buda, sepse çdokush mund të arrijë nirvaden. Budizmi shumë shpejt u përhap në Indi dhe në vende për rreth.

Shtatorja e Budës dhe Shtatorja e Bramës (rrjedh nga Perandoria Kmer në Kamboxhë shek. (IX—X e. s.) 46


Monoteizmi. Të rralla kanë qenë tentimet që të vendoset nderimi i një zoti ose monoteizmi, që do të thotë besimi në një zot. Një tentim të tillë e bëri faraoni Amenpotepi IV, por pa ndonjë sukses të gjatë. Për shkaqe të posaçme monoteizmi u përforcua në mesin e hebrenjve. Krahas me përforcimin e bashkësisë shtetërore zoti Jahve, krijues i botës, u bë i vetmi zot i pranuar nga të gjithë. Kleri dhe shteti. Në të gjitha shtetet një shtresë të posaçme njerëzish e mori përsipër që të „ndërmjetësojë” te zotërit. Këta ishin klerikët të cilët i ruanin faltoret, u dërgonin viktima zotërve dhe kryenin rituale të ndryshme për nderë të tyre. Ata „paralajmëronin” të ardhmen, komentonin dëshirën e zotërve dhe në këtë mënyrë e ngritnin prestigjin e tyre në sy të botës së padishme. Sunduesit mbështeteshin në këta dhe i mbulonin me pasuri, sepse e dinin që nëpërmjet të tyre më së lehti mund të mbajnë popullin në pozitë të nënshtruar. Shpesh klerikët i mbanin në duart e tyre çelësat e arsimit dhe shkencës dhe shpirtërisht sundonin mbi njerëz. Ndikim jashtëzakonisht të madh në Indi kanë pasur klerikët bramanë. Nën ndikimin e tyre është bërë ndarja e popullsisë në katër grupe me të drejta jo të barabarta (këto grupe quheshin vame). Grupit të parë i takonin vetë klerikët, sepse thonin që i ka krijuar fuqia hyjnore, Brama, nga goja e saj. Pas tyre vijnë luftëtarët, e pastaj të gjithë tjerët.

47


Letërsia dhe shkenca Edhepse mendja e njeriut në rrugën e tij kah zbulimi i ligjeve natyrore ka qenë e penguar nga botëkuptimet fetare, me të cilat janë të përshkruara veprat letrare, megjithatë janë arrijtur dhe rezultate të rëndësishme shkencore. Në veprat poetike dhe prozaike të popujve të vjetër ka mjaft përmbajtje fetare, në to poashtu hasim në zotër dhe në pesonat tjerë mitologjikë. Në kohë të mëvonshme në vend të legjendave të vjetra hasen përshkrime të gjesteve të trimërisë, poezi da- shuri dhe tregime. Në tregime shumë shpesh del në shesh pakënaqësia lidhur me si1stemin shoqëror, e bile nganjëherë satira therrëse polit ke. Një nga veprat më të njohura të Lindjes së vjetër është epi për Gilgameshin, i cili u krijua te babilonasit, në bazë të legjendave të vjetra sumere. Në të këndohet për heroizmin e perandorit Gilgamesh dhe mikun e tij të pandarë, Enkidit leshatuk e flokëgjatë, i cili paraqet njeriun e lashtë. Kur përcjellësin besnik e pushtoi vdekja të Gilgameshit, Gilgameshi u nis për të gjetur stërgjyshin e tij dhe që prej tij të kërkojë sekretin e pavdekshmërisë, të cilin ia kishin falur zotërit për meritat e tij. Prej tij mori barin e risisë së përhershme. Mirëpo, kur ata barë ia rrëmbeu gjarpëri, trimit iu bë e qartë se me asgjë nuk mund t’i rezistojë fatit, që i pret të gjithë njerëzit. Kështu nëpër tërë epin depërton njëfarë pesimizmi i pashpresë. Vepër tjetër e madhe e letërsisë së Lindjes është Bibla, e cila përmban shkrime të ndryshme fetare, rirtuale, juridike dhe historike që kanë lindur në mesin e hebrenjve prej shek. XII gjer në shek. III para e.s. Bibla ka 48


pasur njëanësi të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe artit europian, sepse atë e përvetësoi edhe krishterizimi si libër të tij të shenjtë. Në Indi janë folur shumë gjuhë dhe janë krijuar shumë sisteme shkrimi, (shumë alfabete). Veprat më të mëdha letrare janë shkruar në gjuhë që sot ka vdekur e që quhet sanskrishte. Pos librave „të shenjta”, bedave (këto janë hymne, lutje, thënie që përdorën me rastin e flijimit të viktimave dhe në diskutime teologjike) dhe kodit të Monuoit, të kënduara në atë gjuhë dhe dy vepra të mëdha epike Mahabharata dhe Ramajana. Edhe pse teksti i tyre është shënuar në shekujt e parë të e.s. Në Mahabharata këndohet për konfliktet e dy degëve të afërta të familjes perandorake, kurse në Ramajana për zënien e të birit të perandorit Ramës dhe luftën e tij që të kthehet në fronin e të parëve. Drama Indiane është zhvilluar prej pantomimave, të cilat zakonisht janë përcjellë edhe me shpjegime verbale. Testin e shpjegimeve më vonë filluan ta theksojnë aktorët. Kështu lindi drama, në të cilën nuk ka ekzistuar njësia e vendit dhe e kohës si në dramën greke. Shkrimtari i dramave dhe liriku më i madh i shek. V para e.s. ka qenë Kalidasa, vepra më e njohur e të cilit është „Sakuntala”. Zhvillimi i shkencave. Te popujt e vjetër në rend të parë janë zhvilluar shkencat të cilat kanë qenë të nevojshme për përparimin e sistemit të ujitjes, për ndërtimtari dhe detari. Klerikët, sumerët dhe babilonasit i kanë dhënë bazat e astronomisë. Ata kanë paraqitur pamjen mjaft të përpikët të botës së yjeve. Astronomia e tyre është gërshetuar me astrologji, domethënë me të 49


lexuar të ardhmërisë në bazë të yjeve. Sipas Diellit, Hënës dhe pesë planeteve, ata të parët i kanë grupuar ditët në javë gjë të cilën nëpërmjet të hebrenjve e pranuan evropianët. Egjiptasit janë krijuesit e kalendarit. Sipas tyre viti ka zgjatur 365 ditë dhe ka qenë ndarë në 12 muaj. Në kohën e Perandorisë së re ata krijuan orë dielli dhe uji. Kinezët gati krejt përpikërisht kanë llogaritur gjatësinë e vitit të Diellit, por megjithate përdomin vitin prej 12 muajsh të Hënës (çdonjeri prej nga 29,53 ditësh), ashtu që viti i tyre ka qenë më i shkurtër së viti i Diellit për 11 ditë; ndryshimin e kanë kompenzuar në atë mënyrë që gjatë 19 vjetëve shtatë herë e kanë futur muajin e trembëdhjetë „brisht”. Edhe në Egjipt, si edhe në Mesopotami, sukses të madh korri matematika, e cila ishte e nevojshme kur ndërmirreshin punë të mëdha ndërtimtarie, ku duhej të parashiheshin të gjitha elementet. Ekspertët e tyre zgjidhnin detyra të ndryshme planimetrike dhe përfërsisht kanë llogaritur vlerën e numrit n. Në Indi suksese jashtëzakonisht të mëdha kanë arritur matematicientët. Pavarësisht prej popujve tjerë, indianët e krijuan sistemin dekad të tyre me vlerën e vendit dhe vlerën numerike të shifrave. Shifrat e tyre në mesjetë nëpërmjet të arabëve i përvehtësuan edhe popujt evropianë, të cilat i përdorin edhe sot dhe i quajnë gabimisht „shifra arabe” (arabët i kanë quajtur shifra indiane). Indianët kanë llogaritur rrënjën katrore dhe kubike, dhe kanë ditur bazat e trigonometrisë dhe vlerën e përpiktë të numrit „n”. Ata janë themelues të algjebrës, 50


të cilën e morën prej tyre popujt e Azisë së Mesme dhe arabët, e nëpërmjet të arabëve edhe popujt evropianë. Te egjiptasit është zhvilluar edhe medicina. Ata nuk i kanë shëruar sëmundjet me formula magjike, si babilonasiit, por mënyrën e shërimit e bazonin në të njohur të trupit të njeriut dhe në përvojë shekullore. Shkencat tjera kanë qenë mjaft të pazhvilluara. Zoologjia dhe botanika merreshin vetëm me të numëruar të emrave të shtazëve dhe bimëve, kurse filologjia bazohej në doracakë gramatike, të cilët nevojiteshin për të kuptuar gjuhën e vjetër të sumerëve. Kinezët janë dalluar me zbulimet e tyre. Në vitin 105 kanë shpikur procesin për punimin e letrës, e cila e hudhi prej përdorimit mëndafshin në përpunimin e librave. Këtë shkathtësi të tyre e mësuan arabët në shekullin e VIII të e.r., e nëpërmjet të tyre evropianët në shekullin e XII (më parë në Spanjë, e cila ishte nën sundimin e saracenëve). Kinezët zbuluan dhe barutin, por e përdornin vetëm për fyshekzjare. Në mbarim të shekullit të VI dhe fillim të shekullit të V para e.s. reformatori kinez Konjuçi („mësuesi Kon”) në bazë të teksteve të vjetra kineze paraqiti botëkuptimet e tija për moralin, edukatën, familjen, shoqërinë dhe shtetin. Nuk është thelluar në kurrfarë çështjesh të ndërlikuara filozofike, por vetëm ka kërkuar që „çdo gjë të quhet me emrin e vet të vërtetë” dhe që marrëdhënjet në mes të njerëzve të bazohen në njerëzi. Nuk ka besuar në jetë, në botë të pastajme amshueshme dhe shpirtëra, gjë tregon që idetë e tij shumë të thjeshta kanë qenë të matura. 51


Edhepse të arriturat shkencore të popujve të Lindjes kanë qenë të kufizuara për arësye të mundësive modeste të njeriut për të hyrë në sekretet e natyrës, ato megjithatë paraqesin bazën me të cilën më vonë grekët i përpunojnë shumë lëmi të ndryshme shkencore. Mesopotamia Në luginën e Nilit, në rrjedhat jugore të luginave të lumenjëve Tigër dhe Eufrat, lindën shtetet e para skllavopronare. Kurse teritorin në perendim të lumit Eufrat dhe në lindje të lumit Tigër, grekët e quajtën Mesopotami. Teritori i saj nuk kishte ndonjë mbrojtje nga natyra, ajo gjendej në një pozit gjeografike shumë të hapur dhe prandaj ishte e rrezikuar nga fiset dhe popujt që deportonin nga veriu dhe lindja. Pjesën jugore e banonin sumerët (sipas së të cilës edhe ashtu u quajt teritori sumer).

52


Sumerët dalloheshin nga tiparet e tyre antropologjike, të cilët kishin një konfiguracion pak më ndryshe se popullata vendase. Ata kishin fytyrë të rrumbullakët dhe hubdë të gjatë, flisnin një gjuhë ndyshe (akoma nuk është e qartë se cilës familje gjuhsore i përkiste kjo gjuhë). Në Mesopotamin jugore jetoi popullata që fliste gjuhën sumere si dhe ajo popullat që fliste gjuhën semite. Në veri jetonin fiset semite, të qujtur akadë. Këta erdhën diku ka viti 3000 p.e.s. nga Arabia, akadët kishin ngjajshmëri me arabët e sotëm, ishin shtatëgjatë dhe me hundë shqiponje. Sumerët mereshin me buqësi duke kultivuar shumë kultura të ndryshme buqësore. U ngritën shumë vendbanime përrethë lumejve, qytetet më të hershëm ishin qytetet Eridu, Ur dhe Uruk. Mesopotamia ishte e ndarë në dy grupe të vendbanimeve, i ndante shkretira Edin. Kjo ndarje i pengoj në vazhdimsi që të bashkohej në një shtet. Në fillim funkcionimi i tyre ishte demokratik, qeverisnin “Këshilli i pleqëve” dhe “Këshilli i burrave” Zhvillimi ekonomik filloj ngritje në shumë sfera të ekonomisë së kohës, skllavërit u shfrytëzuan në punime të ndryshme ekonomike. Në skllavopronarinë e hershme, skllavëria akoma kishte karakter shtëpiak, ndërsa ekonomia ishte patriarkale. Zhvillim i ekonomisë pasuroi aristokracinë akllavopronare, në të cilën bënin pjesë nënpunësit me influencë si dhe priftërinjtë që kishin në zotrime tempuj të mëdha.

53


Arkitektura sumere ariti një nivel të lakmueshëm në zhvillimi e saj. Aritja e rëndësishme e arkitekturës mesopotame ishte përdorimi dhe vendosja e kupollave dhe harkut. Këto mënyra të përdorimit të këtyre elementeve arkitektonike u aplikuan në ndërtesat e nëndheshme, ku statika nuk paraqiste probleme të veçanta në aplikimi e tyre. Godinat qendrore të qyteteve si zakonishtë trajtoheshin si tempuj. Në çdo qytet të mesopotamisë kishte tempullin e vetë. Tempujt ndërtoheshin në një mënyrë të veçant sepse vendoseshin mbi ndërtime të shkallëzuara gjigante. Arkitektura gjithëashtu mvarej edhe nga matriali ndërtimorë. Shumë vëmendje i kushtohej formsimit të vëllimit ndërtimorë. Kjo më së miri është treguar në ziguratin, ndërtim në formë të kullës shkallzore në gjithë katet e saj. Është i njohur zigurati në qytetin e vjetër Dur Untashu (në iranin e sotëm). Këto lloj ndërtime kishin pamje të jashtëzakonshme sepse ndërtoheshin me tulla të latuara që kishin pamje 54


spirale. Me fuqizimin e pushtetit mbretëror, tempujt, pallatet u bënë godina shumë të rrëndësishme dhe shumë luksoze. Pallatet stoliseshin me lloj-lloj vizatimesh e me mozaiqe të nivelit të lartë artistik. Nga trashigimia sumere, priftërinjtë babilonas e zhvilluan më tej në shumë drejtime të artit në përgjithësi. Duhet theksuar se skulptura sumere është e rëndësishme, sepse është statike, e përfshirë në mënyrë kierarkike e parëmbajturë me sekrete duke mos paraqitur drejtimin kah realiteti, as edhe kah ritransformimi. Kultura Kretomikene Nga fundi i mileniumit të IV e gjer në vitin 1400 p.e.s. Këtë kulturë e kanë shtypur ahajët, një popull me prejardhje indoepropiane, po ky popull e kanë kultivu dhe e kanë mbajtur shkëlqimin e kësaj kulture në gërshetimin e kulturës gjismëbarbare të tyre, të qujtur kultur “mikene”. Kreta në mënyrë të mëvetësishme e ka zhvillua kulturën si dhe civilizimin e vet i cili sipas organizimit, mënyrës së kultivimit civilizues dhe jetës së saj ata u dalluan nga perandorit lindore.

55


Që nga viti 2000 p.e.s. ata filluan të ndërtonin qytete dhe pallate me përmasa të mdhaja. Rrethë e përqark pallatev ndërtoheshin objekte banimi, ndërtime me dedikime të ndryshme. Ndërtime të ndërtuara në shumë nivele të cilat janë të lidhura me shkallë që paraqesin element të ri hapsinor, me treme dhe shkallë vargore. Këto ndërtime komplekse kanë nxitur themelimin e mitit grek sidomos për lavirinthe në arkitekturën e mëtejshme. Kryesishtë kretasit prodhojshin keramikën si dhe metale të qmueshme. Prodhimi i enëve bëhej në stilin e quajtur kamares, kanë zbukurim gjeometrik, ku edhe lulzon dekorimi natryralist, veçohen zbukurimet nga bota e florës dhe faunës detare. 56


Kultura, e sidomos arti pikural i cili ka lindur në argjil të pjekur, kjo kultur haset në muret e pallateve të rindërtuara në Kretë. Më e shfaqura si ajo e teknikës së fraskave (në llaç të freskët,të lyer me shtresa gjithnjë më të holla, ngjyra është futë në prapaskenë, ndërsa afër saj nuk dihet se si janë ngjyrosur dhe në çfar mënyre). Repertuari ikonografik, pranë motiveve të zbukuruara abstrakte, është huazuar nga jeta e përditëshme, nga natyra etj.

Sa ka të boj me kulrurën arti i Kretës na ka lënë statueta të fuqishme të bëra nga fajanosi perendesha me gjarërinjë nga viti 1750-1580. Kulturën kretiane, ahajët e rënun por e morën madhështin e saj. Shpirti i tyre luftarak i ka detyruar të ndërtojnë fortesa të sigurta, të mdhaja e të vërteta, të 57


ndërtuara me matriale të forta, ashtu që u quajtën nga grekët si fortesa kliklope, prandaj ata dallojnë nga ata të pallateve kretiane, kurse këta i takojn arkitekturës megaliane. Ahajët si dhe kretianët, kanë pasur të zhvilluar kuptimin e stolive të arta dhe të argjenta. Ndër tjera janë gjetur edhe shumë maska të jashtëzakonshme nëpër varazat që nga shekulli XVI p.e.s. të cilat janë kopje e artë nga realiteti, një dëshmi e dukshme për atë kohë dramatike.

58


GREQIA Teza të filozofëve grek, akoma edhe sot e kësaj dite përdoren në shkenca të ndryshme, prandaj me të drejtë themi se civilizimi evropian rrjedh nga kultura Greke. Nëse ekziston një art i cili u vu në epiqendër të kërkimeve të trashëgimisë kulturore, që u dha perëndive atribute e karakteristika tokësore, që zbuloi madhështinë e universit njerëzor dhe që materializoi me kaq vërtetësi nocionet e së bukurës, padyshim se ai art është arti grek. Në këtë kontekst arti antik grek, qysh nga fazat e hershme e deri në të vonat, hodhën një vështrim të thellë brenda gjithësisë njerëzore. Qytetërimi grek i periudhës klasike dhe asaj helenistike, që shërbeu si bazë e zhvillimit të qytetërimit romak dhe më pas atij evropian, përbën etapën më të fortë në rrugëtimin e gjatë të formimit të kulturës së lashtë greke që nismën e ka me epokën e bronzit. Burim më i rëndësishëm i historisë së lashtë Helene-greke, të periudhës së shekullit XII e deri në shekullin VII para erës sonë, janë epet “Iliada” dhe “Odisea”. Autor i këtyre veprave është Homeri, koha e këndimit të këtyre dy veprave, quhet kohë homerike. Në këtë periudhë helenet kishin rregullim farefisnor, ku kryefarefisnori quhej “Bazileus”, anëtarët e tij ishin të gjithë meshkujt të aftë për luftë. Poashtu ekzistonte edhe këshilli më i lartë i eprorëve i quajtur “Bule”. Kurse gjinia femrore ishte plotësisht e përjashtuar nga jeta politike e luftarake. Me kalimin e kohës, helenët krijuan edhe qytetet e veta të cilët u bënë edhe qendra urbane. Qytete e veta helenët i quajshin Polise, të cilët ishin të pavarura dhe e kishin organizimin e vet shtetëror, çdo qytet me 59


rrethinën e vete paraqiste shtet. Kështu që helenët kurrë nuk krijuan shtet unik, vetëm në raste rreziku lidhshin aleanca ushtarake. Qytete më të njohura ishin Athina, Sparta, Teba e të tjerë. Arti i Greqisë se lashtë ka ushtruar një ndikim të madh në kulturën e shumë vendeve qe nga kohët e lashta deri ne ditet e sotme, veçanërisht në fushën e skulpturës dhe arkitekturës. Në Perëndim, arti i Perandorisë Romake rrodhi kryesisht nga arti i modeleve greke. Në Lindje, pushtimet e Aleksandrit të Madh filluan disa shkëmbime midis arkitektures greke, Azisë Qendrore dhe kultura indiane, duke rezultuar në artin grekobudist. Pas Rilindjes në Evropë, estetike humaniste dhe standardeve të larta teknike të artit grek frymëzuan brezat e artistëve Evropian. Në shekullin e 19-të, traditat klasike që rrjedhin nga Greqia mbizotëruan artin e botës perëndimore. Mitologjia greke përbëhet nga tregime që i përkasin grekëve të lashtë në lidhje me perënditë dhe heronjtë e tyre, natyrën e botës, origjinën dhe rëndësinë e praktikave të tyre fetare. Zotërat kryesorë grek ishin dymbëdhjetë Olympia, Zeusi, gruaja e tij Hera, Poseidoni, Aresi, Hermesi, Hephaestusi, Afrodita, Athena, Apolloni, Artemisi, Demeteri dhe Hadesi. Hyjni tjera të rëndësishme janë Hebe, Heliosi, Dionysusi, Persephone dhe Heraclesi.

60


Foto skulpturë e gjetur afër Athinës. Mitologjia Greke, ka të bëjë me mitet dhe legjendat në lidhje me heronjtë dhe perënditë e tyre, natyrën e dhe origjinën e botës si dhe praktikat rituale. Ata ishin një pjesë e fesë në Greqinë e lashtë. Studiuesit modern u referohen miteve dhe me studimin e tyre bëjnë përpjekje për të hedhur dritë mbi institucionet fetare 61


dhe politike të Greqisë së lashtë, qytetërimin e saj, dhe për të fituar kuptimin e natyrës së miteve të tyre. Mitologjia greke është mishëruar në mënyrë eksplicite në një koleksion të madh të bukurisë, rrëfimit dhe pa dyshim në artet e përfaqësimit, si të tilla, siç janë vazopiktura.

Statua paraqet artistin komedian (Athinë) 62


Miti grek shpjegon origjinën e botës në detaje, jetën dhe aventurat me një shumëllojshmëri të gjerë të perëndive, perëndeshave, heronjve, heroinave dhe krijesave tjera mitologjike. Këto fillimisht u shpërndanë sipas një traditë orale-poetike. Burimet më të vjetra greke janë, Iliada dhe Odisea, që përqëndrohen në rethimin dhe ngjarjen e Luftës së Trojës. Njësoj si poezitë e Homerit, Hesiodit, Theogonyt, përmbajnë motive të gjenezës së botës, vazhdimësisë të sundimtarëve hyjnor, vazhdimësisë së moshave të njeriut, origjinën e problemit të njeriut. Mitet janë ruajtur edhe në fragmente dhe poezi epike, në poezi lirike, në veprat të shekullit të pestë para Krishtit, në shkrimet e dijetarëve dhe poetëve. Arti dekorativ shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë kërkesat e ngushta të përdorimit dhe hyjnë në fushën e realizimeve artistike. Në përpunimin e qeramikës paraqiten zbukurime me ornamente të shumta të realizuara me teknika të ndryshme (pikturim, gërvishtje, ngulitje etj.) dhe trajtime të veçanta stilistike, sipas fazave të zhvillimit përparues të saj. Motivet e zbukurimit përbëhen nga vija të drejta ose të përkulura me kombinime nga më të ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike, trekëndësha e rombe me fushë të zbrazët ose të vizatuar, nga rrathë, spirale, etj. Këto motive, përveç zhvillimit të thjeshtë për të zbukuruar enët, kanë shërbyer, në mjaft raste, edhe si simbole grafike për të paraqitur ambientin, sendet apo fuqitë e natyrës sipas botëkuptimit magjik të njerëzve. Arti figurativ, përfaqësohet kryesisht nga figurat antro63


pomorfe apo zoomorfe prej balte të pjekur, të cilat kryesisht janë të vogla. Tipari më karakteristik i tyre është skematizimi i formës, nganjëherë jashtë masës, ashtu sikurse është në artin dekorativ të qeramikës gjeometrizimi i theksuar i ornamentit.

Vizatim në enën, (luftari duke u përshëndet me gruan). Periudha e quajtur edhe mionike (2000-1500, p.e.s.) me emrin e mbretit legjendar të Kretës, Minosit, përfaqësohet në këtë ishull nga një kulturë mjaftë të lartë e dëshmuar nga pallatet në fest, Knos, Aja Trijada e tjerë. 64


Pllanimetria e komplekseve të Pallateve me një numër të madh të hapësirave, si sallat, dhomat e depotë e shumta, me sallë të madhe të tipit megaron, ku zbukurimet e shumta me afreska e kolona dëshmojnë jo vetëm për një nivel të lartë të kulturës dhe artit, por edhe për një shoqëri të centralizuar antike të hershme, ku sundonte një organizim minarkik politik. Arti i Minoikut të mesëm përfaqësohet ne afreskat e pallateve, të cilat paraqesin skena ceremoniale, me një ndikim të dukshëm të artit egjiptian. Gjatë minoikut të mesëm kultura e Kretës u përhap edhe në vendet tjera, por lulzimin më të hovshëm e arriti gjatë minoikut të vonshëm (1500-1100 p.e.s.), në kohën kur qendrat kryesore të artit u bënë Mikena, Tirinti, Athina e tjerë. Kultura e kësaj kohe përmban një trashëgimi të pasur dhe ate në, arkitekturë, qeramikë si dhe në armatimin e kohës. Prandaj edhe quhet kultura kreto-mikene.

65


Enë me vizatime të luftarëve. Arti i mikenas përvetsoj arritjet e pikturës kreatase të afreskut dhe dallohej për skenat ceremoniale. Veçanërisht te qeramika mikenase e punuar me qark e cila dallohej për cilësin e lartë, ku paraqiten format elegante dhe zbukurimet me figura të realizuara me vija verniku mbi sfondin e enëve. Plastika u realizua kryesisht në 66


metal, dhe ate në punimet me fletë ari, siç ishin maskat e të vdekurve me forma e tipare të skematizuara. Rreth fundit të shekullit XII p.e.s. qytetërimet mikenase filluan të shkatërrohen, filloj degradimi dhe kriza e shoqërisë së hershme antike, dhe kjo ishte si shkak për këtë shkatërrim të shoqërisë dhe kulturës mikenase. Filloj dyndja e popujve egjeane, ose ndryshe thënë, dyndja Dorike. Shumë pak qendra shpëtuan nga këto shkatërrime, siç ishte Athina. Pas kësaj, fillon një epokë e re në qytetrimin e Greqisë. Në historinë e Greqisë, në një periudhë relativisht të gjatë, që nga shekulli XII e deri në shekullin VIII, p.e.s. e cila është periudha Homerike. Po në këtë kohë, ka emërtime edhe si koha e errët, ose ndryshe, periodizmi arkeologjik, që e ndanë këtë kohë në periudhën protojeometrike dhe gjeometrike. Periudha Homerike përfaqëson fillimin e epokës së hekurit, pas rënies së qytetërimit Mikenas, të epokës së bronzit. Si fillimi i saj, konsiderohet dyndja Dorike, ose shpërngulja e popullsisë nga ana veriperëndimit të Greqisë në drejtim të Peleponezit. Tiparet themelore të periudhës Homerike shfaqen në arkitekturën, qeramikën dhe punimet e metaleve. Një nga qendrat më të hulumtuara, për periudhën homerike është padyshim Athina. Gërmimet tregojnë se akropoli ishte fortifikuar me një mur pallazgjik në kohën mikenase. Edhe dëshmi tjera u gjetën në Tirint, Pilos, Mikenë dhe Kretë, e në shumë vende tjera. Helenët bënë një përparim të madhë në zhvillimin e arkitekturës dhe artit figurativ. U ndërtuan tempuj me madhësi të ndryshme dhe jashtëzakonisht të bukura. Ndërtesa publike, sheshe, 67


teatro e shumë të tjera. Për ndërtimin e tyre u përdorën mermer e gur. Helenët e zhvilluan skulpturën dhe artin figurativ. Ata bënin skulptura tejet të bukura dhe i vendosnin nëpër sheshe, si dhe në vende të tjera publike. Skulpturoheshin perënditë helene si dhe shumë fytyra të njerëzve të caktuar. Poashtu helenët dhanë një ndihmesë të madhe edhe në zhvillimin e shumë shkencave si dhe të mendimit njerëzor.

Akropoli i stilit Dorik, Athinë. Si bazë kryesore e hulumtimeve të arkitekturës homerike, mbeten gërmet arkeologjike të periudhës së qeramikës. Në ndarjen mikenase, nga qeramika në ate të bronzit, qeramika e hekurit të hershëm është tipizuar si “dipilonase”, ose ndryshe thënë gjeometrike. Gjatë periudhës kalimtare nga njëra në tjetrën, kemi një 68


ndryshim që përmban traditën e qeramikës mikenase dhe fillimet e zhvillimit të artit të ri, prandaj është emërtuar “submikenase” dhe “protogjeometrike”. Paraqitja më e shpeshtë është forma, amfora në minijaturë, e cila vjen pikërisht nga amfora mikenase. Para se të njifemi me qytetet e Greqisë si me Athinën e vjetër dhe ndërtimet e saj, do të japim ca të dhëna historike, të cilat nuk duhet të nënvlersohen. Qytetet e Greqisë kanë një historik ndërtimesh më të ndryshëm, për shkak se këto qytete ngërthejnë në vete një orientim edhe për qytetet Evropiane. Kështu mund të themi se feudalizmi grek ka pas një ndikim shumë të madhë në popullatën fshatarake. Në hapësirën e shtetit ku ka pas shumë popullsi nëpër fshatra e vende tregtare të ndryshme, të cilat ishin nën ndikimin e qeverisjes, në një mënyrë të aristokracisë feudale. Në të shumtën e rasteve, sidomos në Athinë, depërton popullata ku edhe fillojnë ndërtime të shumta të asaj kohe. Kështu fillojnë me veprimtari të ndryshme të merren dhe krahas ngritjeve të godinave ata mereshin edhe me profesione të shumta, por më i theksuara ishte përpunimi i qeramikës ku qartë shifen edhe vizatimet, sidomos nëpër enët e punuara nga mjeshtrit e kohës, me ngjyra të llojllojshme, dhe figura të ndryshme. Grekët (helenët) filluan të besojnë në dukuritë e ndryshme natyrore dhe të krijojnë parafytyrime religjioze të ndryshme. Në religjionin e tyre vërehen ndikime të animizmit si dhe të totemizmit. Kështu që helenët, perënditë e tyre i parafytyronin me pamje të njeriut dhe me gjitha vetitë e njeriut, të cilët i ndanin në të mirë e në të këqinj. Të gjithë perenditë, vendoseshin në malin Olimp. Kryeperëndia 69


ishte Zeusi, të cilin e konsideronin si zot i qiellit dhe të tokës. Kurse Hera (gruaja e Zeusit), mbretëreshë e martesës, Atena perendi (hyjneshë) e urtësisë, Afërdita, perëndeshë e bukurisë dhe e dashurisë. Perendi e verës dhe dëfrimit, ishte Dionizi, Apoloni perëndi e Diellit, Poseidoni, perëndi i detit. Helenët për perënditë e tyre ndërtonin tempuj luksoz, njëkohësisht dhuronin dhurata për ta. Helenët u besonin edhe demonëve, shpirtërave, nimfave si dhe fuqive të tjera. Arti grek, falë ardhjes së Dorakve, të cilët u bënë sundimtarë të Greqisë, a me të edhe popullatës që jetonin në këtë vend. Zhvilluan artin grek dhe rrugëtimin e tyre në civilizimin e mëtejmë të vendit. Te dorakët nuk patë ndikim arti dhe kultura krete-mikenase. Ata jetonin në brigjet e Greqisë, ku në më shumë vende kishte ndikim kultura e lindjes. Pas depërtimit të dorakëve, fillon një kulturë dhe art, me një civilizim krejtësishtë të ri. Greqia futet më një fazë të re të bashkëjetesës njerëzore. Në artin Dorik, paraqitet forma më e ngurtë e lëvizjeve, kjo mënyrë e paraqitjes së artit, nuk ishte prezent vetëm në art, por edhe në filozofinë e kohës. Njerëzit që merreshin me art ishin shumë të dhënë pas formave dhe figurave të artit. Kështu që Helenizmi filloj të mbizotërojë në filozofinë dhe në krijimtarinë e artit të vet, ajo që e kishte prejardhjen nga bota Jonike. Dallimet në mes të artit Dorik dhe atij Jonik, bazohet në arkitekturë dhe ate në shtyllat e ndërtimeve, varësisht nga stili i ndërtimeve të kohës, ku qartë shihen zbukurimet e lloj-llojshme në pjesët e larta të ndërtimeve. Këta dy stile të arkitekturës, ndikimet e veta dhe shtrirja e tyre në pjesë të ndryshme të teritorit të Greqisë. Ndërtimet më të dukshme të stilit 70


Jonik, gjenden në pjesën lindore të vendit, si ajo në godinën e Artemidit në Efezë, ose e Herinit në ujdhesën e Samut. Kurse drejtimi i stilit Dorik, shtrihej në pjesën më të madhe të Greqisë dhe në kolonitë e saja. Të dy këta stile ngriteshin me një tempo të ngadalshme. Stili Dorik, ruajti mëvetësinë e vete edhe pse me kalimin e kohës pësonibn ndryshime të shumta të artit Jonik, por vetëm në inovacione dhe ndryshime të kompozicioneve të artit të brendshëm, kurse konstrukcionet e godinave mbetën të paprekura. Në mes këtyre dallimeve që duheshte të mbizotrojë, helenizmi sillej rreth një sinteze të përbashkët të këtyre dy kulturave, kështu që në shumë raste shihet qartë se ndryshimet nuk kanë pas ndikim negativ si në aspektin filozofik ashtu edhe në atë të artit.

Shtatorja e Zeusit në Olimp 71


Sipas mitologjisë Greke në kodrën Olimp, ku Heraklea ka mbjellë drurin e ullirit, që e solli nga toka e luftarëve të mëdhenjë ku thureshin kurora të ndryshëm për luftarët fitues. Në Olimp u themeluan edhe lojrat olimpike të kohës, aty ku ishte godina e Herinit. Kjo godinë me thjeshtësinë e vet, në krahasim me arkitekturën e ndërtimeve të stilt dorik, e cila në avansimin arkitektonik u ngrit në përsossmëri të lartë. Në këtë rritje të kulturës greke rol të veçantë luajti fondi lindor i kulturës që u huazua, u përpunua dhe u kthye në diçka krejt origjinale te grekët.

Arkitektura greke është e lidhur shumë ngushtë me sistemin e qytetit të Polisit, i cili ishte shtet në vete, në shoqërinë antike. Kolonizimi grek si dhe përhapja e polisit në të gjithë Mesdheun, i dha artit dhe vet arkitekturës greke një karakter mesdhetar që përaktohej nga një veprim i dyanshëm. Në njërën anë vepronte 72


kultura greke mbi kulturën e popujve të tjerë, të botës mesdhetare, njëkohësishtë edhe merrte elemente nga kultura e tyre, sidomos ato elemente dhe forma që i mungonte. Kështu që arkitektua greke krahas racionales, synonte në zgjedhjen individuale sidomos në theksimin e atij të artistikës. Sistemi dhe elementet e arkitekturës greke formoheshin me zhvillimin e godinave sipas karakterit të religjionit. Në fillim ky tip arkitektonik njihte një zhvillim paralel në botën greke, por gjatë perudhës arkaike filluan të diferencohen sistemet arkitektonike. Në Magna Grecia u zhvillua stili dorik, ndërsa në qytetet tjera greke si dhe në Azinë e vogël, u zhvillua stili jonik. Arkitektura greke gjatë periudhash kohore të ndryshme, formon një unitet tipash të cilat ishin të lidhura ngushtë me nevojat praktike të jetës, duke qenë në zhvillim të pandërprerë. Kjo dukuri bëri që ato të kalonin në fondin e arkitekturës së vendeve të tjera, duke u përpunuar sipas kushteve gjeografike e shoqërore. Në rradhë të parë modelet greke u përvetësuan nga arkitektura romake. Kështu më vonë kjo arkitekturë u përhap edhe në fondin mesjetarë të Evropës. Edhe Ilirët gjatë kantakteve dhe fqinjësisë me grekët, përvetësuan tipa dhe forma arkitektonike duke krijuar një fizionomi të veçantë të tyre në fondin e kulturës arkitektonike Ilire. Në artin Grek, skulptura dhe piktura në qeramikë të periudhës arkaike të stilit lindor, në mënyrë paralele ndodhi zhvillimi i tyre. Skulptura greke, e cila kishte burimin në traditën protogjeometrike si dhe gjeometrike, figura prej balte të pjekura ose të punuara nga guri, por për kthimin e saj në një art të mirfilltë pati një 73


rol të rëndësishëm edhe arti egjiptian si dhe arti i Azisë së Vogël. Fillet e skulpturës greke të punuara me gurë, i hasim në Joni dhe Kretë, në afërsi të trevave tradicionale të skulpturës lindore. Ajo realizohej së pari në formën e relievit. Një shembull tipik i tillë është tempulli arkaik në Asos, ku qartë shihet paraqitja e Herakliut në luftë me Tritonin. Format e figurave të paraqitura janë të ngrira dhe nuk respektojnë përpjesëtimet, si ato figura të paraqitura në këmbë edhe ata të shtrira, janë në të njëjtën lartësi. Figurat e Kretës dallohen nga vëllimet katërkëndëshe, shkaku se janë me gjymtyrë të pashkëputura, të ngjajshme me ata të artit egjiptian. Në vitin 776 para krishtit, u organizuan lojërat e para olimpike dhe prej kësaj kohe filloi matja e kohës, ashtu që në çdo katër vite dhe ate në vjeshtë të vitit të katërt të mbahen këto lojra. Këto lojra regullisht u mbajtën deri në shekullin e katërt të erës sonë, kur mbreti i Romës Teodosie I, në vitin 393, i ndërpreu lojrat olimpike. Në lojrat olimpike merrnin pjesë lojtarë me përkatësi greke, kurse ata jo grek nuk mund të merrnin pjesë vetëm si spektatorë. Këto lojra i paralajmëronin njerëz të caktuar të cilët e kalonin tërë territorin e Greqisë duke ecur në këmbë. Hapja e lojrave trajtohej në një mënyrë të veçantë duke ju përkulur zotit Zeus, dhe çdo pjesëmarës në garat olimpike, para Zeusit betohej që do të garojë me ndershmëri dhe pa hile. Ky eveniment nxiti edhe poetët, filozofët dhe artistët e ndryshëm që të jenë pjesëmarrës në këto gara. Falë lojërave olimpike të cilat ndikuan në afërsimin e grekve të përçarë në mes vete, prandaj lojërat olimpike simbolizojnë edhe bashkimin e grekve. 74


Në vitin 468 dhe 467, para krishtit u ndërtua tempulli i Zeusit, nën udhëheqjen e ndërtuesit Liboni, i cili respektoi përzgjedhjen e Elidës si organizatore e lojërave olimpike të vitit 471 para krishtit. Nga ky vit skulptura e Zeusit vendoset në tempullin e Herinit, i cili ishte një ndër më të mëdhenjtë (më i larti) i asaj kohe. Tempulli i Zeusit konsiderohet si një prej më të mëdhenjtë, me një pastërti dhe klasicizëm të stilit dorik, sa i përket arkitekturës, tempulli paraqet një vlerë shumë të lartë estetike si dhe ate teknike. Gjatë shekullit të VI në Greqi dominonin qytetet, si Athina, Sparta, Korinti dhe Theba. Secili prej tyre në zonat rurale përreth kishte nën kontrollin e tyre mjaft qytete tjera më të vogla. Por Athina dhe Korinthi ishin bërë fuqia më e madhe detare dhe popullsia e tyre në vazhdimësi shkonte duke u rritur. Në këtë periudhë u zhvilluan mjaft ekonomikisht shtete Greke dhe kolonitë e tyre jashtë shtetit. Por në gjysmën e dytë të shekullit 6 Athina ra nën tiraninë e Peisistratios. Por më vitin 510 p.e.s me nxitjen e Klistenit aristokratët athinas dhe me ndihmën e mbretit spartan përmbysën tiraninë. Me ardhjen e Klistenit në pushtet ai vendosi një pushtet të ri politik duke e demokratizuar Athinën. Ardhja e demokracisë e shëroi Athinën nga të gjitha sëmundjet dhe e dërgoi atë në një kohë të artë. Literatura e lashtë greke reflekton pjesë të shoqërisë në Evropë nga jeta reale e shoqërive të skllavërisë në tranzicion, në veçanti pasqyron të menduarit e njerëzve në marrëdhëniet në mes botës antike si dhe luftës dhe paqës, në mes të njeriut dhe natyrës. 75


E gjithë literatura greke është e ndikuar nga mitologjia e lashtë greke.

Athina Kultura Greke Kultura më e ndritur e botës së vjetër, kultura greke, ka filluar të krijohet në periodën prej shek. VIII gjer në shek. VI para e.s. Alfabeti fonetik grek u krijua në fiillim të shek. VIII. Në shek. VII dhe VI janë shënuar mitet e vjetra, janë shpallur ligjet e para të shkruara, janë formuar pikëpamjet e para materialiste për botën dhe janë hapur rrugët për zhvillimin e artit figurativ grek. Duke ndërtuar kulturën e tyre, grekët kanë mësuar nga përvoja dhe të mbërrirat e popujve të Lindjes, veçanërisht në gjeometri dhe teknikë, por i kanë lejuar 76


frymës njerëzore që të gjurmojnë për të vërtetën dhe t’i sajojnë konkluzat e veta sipas arësyes. Filozofia e shkenca Djepi i filozofisë greke gjindet në qytetet e Azisë së vogël, ku janë bërë përpjekjet e para që krijimi dhe zhvillimi i natyrës të shpjegohet pa pjesëmarrje të „fuqive hyjnore”, të cilat përcjellin gati çdo shpjegim shkencor të popujve të Lindjes. Shkencat e posaçme janë përpunuar në kuadrin e filozofisë e më vonë kanë filluar që të ndahen dhe të pavarësohen prej saj. Mendimi materialist, duke shfrytëzuar njohjen e gjeratëhershme të shkencave natyrore, mendimtarët në qytetet greke të Azisë së vogël janë përpjekur që të vërtetojnë elementin kryesor prej të cilit është krijuar bota. Disa kanë menduar se ky element është uji, tjerët – ajri, e të tretët – diçka „e pakufishme dhe e pamatur”, gjë që do të thotë materia në përgjithësi. Konkludimet e tyre kanë qenë shumë naive, por i kanë hapur rrugën botëkuptimit shkencor mbi botën, sepse kanë vërtetuar që esencën e tij e përbën materia. Në fazën kalimtare të shek. VI në shek. V para e.s. ka jetuar filozofi Heraklit, i cili ka nxjerrë si përfundim që në gjithësi çdo gjë lëviz pa ndërprerje. Ai ka thënë: „Çdo gjë rrjedh... Çdo gjë krijohet në luftë sipas ligjit të papërkulshëm të nevojës". Botëkuptimet e tij shprehin lufta të ashpëra që në atë kohë ka përjetuar polisi grek dhe të gjitha ato ndryshime që kanë ngjarë në të. Duke menduar që çdo gjë e re lind në luftë të dëshirave dhe 77


fuqive kundërshtare, Herakliti ka paralajmëruar disa parime të dialektikës. Në shek. XV Demokriti i vuri themelet e filozofisë së vërtetë materialiste. Sipas botëkuptimit të tij, bota përbëhet prej atomeve me madhësi dhe forma të ndryshme. Duke lëvizur në hapësirë të zbrazët, atomet ndeshen, ngjiten, shkëputen dhe me atë rast krijojnë gjëra të ndryshme. Materia është e përhershme dhe e pazhdukshme. Sokrati dhe pasardhësit e tij, Përkundër materialistëve, filozofët idealistë kanë vërtetuar që bota nuk ndryshon dhe që lëvizja është dukuri e rrejshme. Veçanërisht kanë shkuar në ekstrem sofistët, të cilët vërtetonin se ndjenjat e njeriut nuk mund të zbulojnë esencën e botës dhe së vërtetës. Konsideronin që e vërteta është ajo që njeriut në një moment i bëhet se është e vërtetë dhe nga kjo nganjëherë kanë nxjerrë si përfundim që çdokush mund të bëjë çka të dojë. Përfundimet e tilla kanë qenë posaçërisht të popullarizuara kur pas luftës së Peloponezit oligarkia e mori pushtetin në Athinë. Kundër sofistëve u çua Sokrati me nxënësit e tij. Ai ka tubuar rininë në shesh e nëpër rrojtore dhe me pyetje të bëra me shkathtësi e ka nxitur që t’i japë përgjegje koncize. Duke marrë parasysh që i ka përkrahur aristokratët dhe politikën e tyre, demokratët kur u kthyen në pushtet, e gjykuan me vdekje (399). E akuzuan se po e prish rininë, e, në burg, në mënyrë të qetë, piu helmin. Sokrati nuk ka shkruar asgjë, kurse mësimi i tij na është i njohur nëpërmjet të shkrimeve të nxënësve të tij. Nga këto shihet që ai nuk është marrë me çështjet e 78


materies dhe lëvizjet, por me njeriun. Mirëpo, për ndryshim nga sofistët, ai ka vërtetuar që ekziston e vërteta, siç ekzistojnë edhe kuptimet e përhershme të së mirës. Njeriu mund të kuptojë të mirën vetëm në qoftë se më parë e njeh vetëveten. Sokrati mendonte që qëllimi i jetës së njeriut është fati, por që ai nuk qëndron në kërkimin e dobisë materiale, por në virtytin dhe kënaqësinë e brendshme. Në mesin e nxënësve të Sokratit është dalluar Platoni, i cili themeloi shkollën e vet filozofike, të quajtur Akademi. Botëkuptimet e tij janë krejtësisht idealiste. Ai ka mësuar që esencën e botës e përbëjnë idetë të cilat janë jomateriale dhe të përhershme. Meqenëse gjërat materiale janë vetëm fotografi të zbehta të ideve, materia është diçka që mund të thuhet se nuk ekziston. Në veprën e tij, Shteti, Platoni ka paraqitur edhe botëkuptimet e tij filozofike. Shtetin ideal do të duhej të drejtojnë filozofët, ndërsa popullsia tjetër do të ndahej në ushtarë, që do të jetonin në bashkësi, dhe zejtarë, që do të punonin për të gjithë dhe nuk do të kishin të drejta politike. Shteti i tij ideal, sipas shumë gjërave, na përkujton sistemin që ka ekzistuar në Spartë. Në krahasim me rregullimin demokratik të Athinës, ky paraqet ngecje prapa. Nxënës i Platonit ka qenë Aristoteli, i cili ka jetuar në gjysmën e dytë të shek. IV. Ai ka tentuar që t’i pajtojë botëkuptimet materialiste dhe idealiste. Përkitazi me këtë ai në esencë ka mbetur idealist, sepse ka theksuar që roli i materies në botë është i dorës së dytë. Aristoteli ka qenë shkencëtar univerzal. Ai është krijues i logjikës, poetikës, estetikës dhe sociologjisë. Prandaj ky konsiderohet si viga i shkencës antike. 79


Shkencat natyrore, te grekët mbetën pas filozofisë, sepse te këta çdo gjë kishte mbetur në të vërejtur dhe në të konkluduar. Suksesin më të madh e korrën matematika dhe astronomia. Qysh atëherë ka pasur njerëz që kanë vërtetuar se Toka ka trajtë sfere. Shkencëtarët grekë janë përpjekur që të masin madhësinë e saj, por nuk kanë pasur sukses. Për Diellin kanë menduar që paraqet një masë të madhe të zjarrtë, „më të madhe se Peloponeza”. Përpara në medicinë përzihej përvoja me magji. Mirëpo, Hipokrati nuk pranonte shkaqet mbinatyrore të sëmundjeve. Ai ka kërkuar që të studjohet trupi i njeriut dhe rrethi në të cilin ai jeton për t’u zbuluar mënyra e shërimit.

Aristoteli dhe historiani Tukidid Historia, Grekët në shek. V vunë bazat shkencës së historisë. Babai i historisë ka qenë Herodoti, i cili është gjendur në mesin e njerëzve të tubuar rreth Perikliut. Ka 80


shkruar Historinë në 9 libra dhe në to ka paraqitur të kaluarën e popujve të Lindjes dhe fazën e parë të luftave greko-persiane. Por, ai ende e përziente të vërtetën dhe legjendën. Atij ia tejkaloi Tukididi, i cili ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit gjer në vitin 411. Ai është përpjekur të vërtetojë saktësinë e shënimeve si dhe shkaqet e ngjarjeve dhe dukurive historike. Ka pasur për qëllim që të ofrojë „paraqitjen e qartë të së kaluarës”. Kriza e religjionit, Krahas me zhvillimin e mendimeve filozofike dhe shkencore, tregimet naive mitologjike për zotër u bënë të papranueshme për botën e arsimuar. Një shkrimtar, rreth vitit 500, ka vërtetuar që zotërit i ka krijuar vetë njeriu sipas figurës dhe rastit të tij. Gjatë shek. V shumë njerëz kanë hedhur poshtë mendimin për ekzistimin e zotrave. Prandaj, në Athinë, gjatë kohës së krizës së sistemit demokratik, qysh para luftës së Peloponezit, është aprovuar Ligji sipas të cilit parashiheshin dënime shumë të ashpëra për ateizëm. Letërsia dhe teatri Grekët e vjetër kanë krijuar vepra letrare të gjinive të ndryshme, të cilat më vonë i pranuan edhe romakët, e mandej edhe popujt tjerë të Europës. Me disa përjashtime të vogla, veprat letrare greke janë kënduar në vargje, më parë ka dominuar poezia epike (shek. IX— VIII), e pastaj poezia lirike (Shek. VII—VI), në mënyrë që në fund vend'n më të rëndësishëm të zëjë drama. Poezia epike dhe lirike, Grekët e vjetër palodhshëm kanë lexuar „Iliadën” dhe „Odisenë”. Sipas këtyre kanë 81


edukuar rininë e tyre. Shumë poetë kanë imituar Homerin, por nuk kanë arritur t’i afrohen. Këngëtari më i madh epik i shek. VIII ka qenë Hesiodi, nga Beotia. Ka shkruar veprën Krijimi i zotrave, në të cilën ka paraqitur mitologjinë greke dhe epin veprat dhe ditët, në të cilën ka paraqitur jetën e bujqve grekë. Në vargjet e tij ka futur edhe pakënaqësinë që kanë shkaktuar në popull gjestet e pronarëve të pasur të tokave aristokratëve. Poezia lirike është zhvilluar edhe në qytetet e Azisë së Vogël dhe në ishujt e Egjeut. Vargjet e lirikëve grekë i kanë kënduar individët dhe koret të përcjellur me muzikë. Lirika u përhap shumë shpejt, sepse muzika u bë pjesë përbërëse e edukimit të grekëve të vjetër. Këtu këndohej për ndjenjat personale, dashurinë, urrejtjen, dhimbjen dhe gëzimin. Lirikët më të njohur kanë qenë Alkej dhe gruaja e parë poeteshë, Safo, që ishte në ishullin Lespos (shek. i VII—VI). Në shek. V vendin e parë për poezi lirike ka zënë Athina. Në odeon, të cilin e ndërtoi Perikliu nën Akropol, kanë bërë gara poetët. Megjithatë, liriku më i madh i kësaj kohe ka qenë poeti i Tebës, Pindari, i cili është dalluar me odat e tija për nderë të fituesve në gara atletike. Lindja e dramës dhe komedisë, drama greke është zhvilluar prej çfaqjeve për nderë të zotit Dionis. Atëherë janë organizuar lojrat orgie me ç’rast u janë rënë veglave muzikore dhe janë luajtur lojra gjer në pavetëdie. Janë kënduar dhe himne për nderë të Dionisit. Këngëtarët kanë qenë të shndërruar në satirë: kanë qenë të mbuluar me lëkura keçash, në kokë kishin brinjtë, mjekrrat prej gjetheve të lisit dhe kurora prej urithi. Prandaj këngët e tyre janë quajtur tragjedi, që do të thotë „këngë keçash”. 82


Prej korit ndahej këngëtari kryesor (korifeji) dhe fliste për përjetimet e Dionisit. Ky këngëtar është bërë aktori i parë i tragjedisë. Më vonë u nda edhe aktori i dytë, kështu që dy persona mundnin të zhvillojnë bisedë, duke paraqitur persona të caktuar nga ndonjë tregim mitologjik. Këta në tragjedi kanë luajtur rolin e shumë personave. Kori recitonte vetëm pjesë lirike. Kur u zhvillua mëtej tragjedia, ngjarja e saj ka qenë nga mitologjia. Është luajtur në të njëjtin vend dhe në distancë të shkurtër. Pra në tragjedi ka ekzistuar njësia e vendit dhe kohës. Gjersa tragjedia ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit VI, komedia është zhvilluar më vonë, në shekullin V. Në të gjitha krahinat greke e veçanërisht në Atikë, në vjeshtë kanë shkuar kolonat, në të cilat është luajtur e kënduar për nderë të Dionisit. Nga këto solemniteve dhe lojra të hareshme është zhvilluar komedia. Teatri, në fillim është luajtur në sheshe e më vonë janë ndërtuar teatra të mëdhenj nën qiell të hapët. Këta kanë pasur formë gjysmëharku, në të cilët vendet e uljes ishin të radhitura në formë të shkallëzuar. Disa teatra kanë mundur t’i zënë edhe më se 40.000 shikues. Rolet e meshkujve dhe të femrave i kanë luajtur meshkujt të ngritur në kotuma (këmbë druri artificiale) për t’i parë më mirë shikuesit. Me anë të jastukëve e kanë shtuar vëllimin e trupit, kurse fytyrën e kanë mbuluar me maskë. Aktorët e pajisur kështu vështirë lëviznin, prandaj gjithë arti qëndronte në shqiptimin e fjalëve. Poetët më të mëdhenj grekë të tragjedive kanë qenë Eskili, Sofokliu dhe Euripidi. Të gjithë këta kanë shkruar 83


një numër të madh tragjedish (disa edhe më se 90), por prej tyre është ruajtur një numër i vogël. Te Eskili personat në tragjedira janë krenarë. Ata vuajnë sepse i ndjek fatkeqësia e pamëshirshme pranë së cilës janë të paaftë njerëzit e zotërit. Një prej tragjedive më të rëndësishme të Eskilit është Prometheu i lidhur. Në këtë tragjedi personazhi kryesor është heroi i mitologjik i cili u ka rrëmbyer zotërve zjarrin dhe u ka sjellë njerëzve. Për këtë arsye Zeusi e ka lidhur për shkëmb, ku skyfteri gjithnjë ia ka ngulur sqepin në mëlçi.

Teatri i Dionisit në Athinë (i përket shekullit IV p.e.s.) Sofokliu e përsosi tragjedinë dhe e futi në të edhe aktorin e tretë. Heronjtë e tij i vënë në lëvizje epshet dhe vullnetin i tyre, por në konflikt me fatin, ata megjithatë vuajnë. Një prej tragjedive të tij të njohura është Antigona e cila vuan sepse përkundër urdhërit të sunduesit të Tebës, e varrosë të vëllanë. 84


Euripidi poashtu ndalet në përralla mitologjike, por shpesh në to ka thurur edhe tema aktuale nga jeta dhe politika. Ka hedhur edhe idenë për barazinë e njerëzve, edhe të skllevërve edhe të të lirëve. E ka idealizuar demokracinë athinase dhe fuqinë detare të Athinës. Në tragjedinë „Të ikurat“, në pyetje të lajmëtarit të Tebës: „Kush është perandor në këtë vend”, heroi mitologjik grek përgjigjet: „Fjala e parë t’është rrenë, mik i dashur. Për perandor pyet? I lirë është qyteti e n’dorë të njerit këtu s’është pushteti. Këtu sundon populli me ndërrim moti, e pasurinë s’e di për gjë kryesore, i barabartë është edhe i varfëri”. Komedia, të çfaqurit e komedive u përhap në shekullin V në Greqi dhe në koloni. Komedia nuk e merr përmbajtjen nga mitet, por nga vetë jeta. Me ton të hareshëm e shpesh thumbues këtu përqeshën njerëzit bashkëkohorë dhe veprimet e tyre. Përfaqësuesi më i njohur i komedisë ka qenë Aristofani, i cili i ka vënë në tallje përfaqësuesit e dalluar të rrymës demokratike në kohën e luftës së Peloponezit. Gjatë shekullit IV tragjedia u shkatërrua krejtësisht kurse interesimi për komedi u shtua shumë. Por në komedi nuk kishte më thumbime politike, por motive nga jeta e përditshme. Këtu paraqiten fytyra tipike luftari burracak, plakut koprac, çanaklëpirësit, tregëtarët me skllevër etj. Në këto komedi filloi të mos paraqitet më kori. Arti Figurativ, në zhvillimin e artit figurativ grek dallohen dy perioda: 1) arkaide (e vjetër) gjer në shekullin V dhe 2) klasike, në shekullin V e IV, kur u krijuan veprat që u bënë shembull i përsosmërisë 85


teknike dhe bukurisë realiste. Gjersa në artin arkaik ende mezi shihej turbullt ndikimi i veprave të Lindjes, në të cilat në fillim bazoheshin Grekët, krijimtaria e botës klasike është krejtësisht origjinale, si dhe vet jeta shoqërore e fetare, për të cilin ishte e lidhur ajo. Arkitektura, Në arkitekturën greke ndërtesat private nuk kanë pasur kurrëfarë rëndësie. Sheshet, ujësjellësit, fortesat dhe godinat e ngjajshme nuk kanë ofruar mundësi për krijimtari artistike. Prandaj gjithë aftësia dhe fantazia e mjeshtërve ka qenë e lidhur për faltore. Faltorja (tempulli) ishte vend kulti dhe banesa e hyjnisë së cilës i është kushtuar. Lëndet e drurit që janë përdorur në fillim për të, në shekullin VI, gradualisht i la pas dore guri dhe mermeri. Kur faltorja ndërtohej në mënyrë më të thjeshtë, përbëhej prej pjesës së përparme (hajatit) dhe hapsirës kryesore, në të cilën ruhej shtatorja e hyjnisë, e nganjëherë edhe arka e qytetit, e cila gjendej në pjesën e sprasme të ndërtesës. Nga ana e përparme, në ballë, e nganjëherë edhe nga ana e sprasme ose rreth gjithë faltores, janë ngritur shtyllat. Në to gjendeshin disa shtresa ndërtimore të mbushura me stolira plastike dhe relefe. Mbi to mbështetej kulmi me derdhje uji në dy anë, i cili nga ana e përparme dhe nga ana e sprasme formonte frontonin trekëndësh. Faltoret më të mëdha, të gjata nga 2m, më parë u ndërtuan në Azi fë Vogël dhe në Siçeli, e më vonë edhe në Greqi. Sipas punimit të shtyllave dhe kapiteles dallohen tri stile: dorik dhe jonik në shekullin VI dhe V, kurse prej shekullit IV, ai i Korintit. Faltoret më të bukura u ndërtuan në kohën e Perikliut, në Akropolin e Athinës, ku dikur gjendej fortesa. Nga ana e djathtë ngrihej faltorja e „Athinës 86


Virgjireshë” Partenoni, i ndërtuar në stil dorik me disa elemente të atij jonik. Është ndërtuar me mjeshtri të madhe teknike. Pjesët e shtyllës janë të pëlqyera asisoji sa që në mes të tyre nuk mund të hyjë as maja më e mprehtë e thikës. Nga ana e majtë gjendet faltorja e Poseidonit, e quajtur kështu sipas mbiemrit Erehteon (dridhës i tokës). Është e ndërtuar në stil jonik dhe karakterizohet me hieshi të këndshme. Akropoli në kohën e mesme ka qenë lënë pasdore, kurse në kohën e pushtetit turk ka pësuar shumë. Reliefet e dëmtuara te Partenoni në fillim të shekullit XIX, janë bartë prej Partenoni, ku ruhen edhe sot në koleksionin antik të muzeut britanik.

PLANI I FALTORES GREKE

SHTYLLA DORIKE, JONIKE DHE E KORINTIT: a dhe b — shtylla dorike ka 16-20 ulluqe të cilat bashkohen në skajin e mprehtë, nuk ka bazë dhe mban kokëzën e thjeshtë (kapitelin), e cila përbëhet prej jastukut të shtypur; shtylla jonike është më e hollë, naritet prej bazis së përbërë prej pllakës katrore dhe shtojeve, ndërsa kapiteli përbëhet prej volutave të përkulura që gjasojnë shtëpizës së kaçamillit; ulluqet janë të ndara me vija të ngushta të rrafshta. Kapiteli në shtyllën e Korintit është shumë më e lartë në krahasim me atë dorike e jonike, përbëhet prej stolirave bimore të bukura, c — abaku, ç — arkitravi, i cili mbështetet drejpërdrejtë në shtylla, d — triglifet dhe metopet me sqena reliefe (në shtyllën jonike friz), e — kurora e kulmit. Mbi kurorë të kulmit gjendet frontoni trekëndësh, mbi të cilin mbështetet kulmi me derdhje uji në dy anë.

87


Skulptura është zhvilluar në lidhje të ngushtë me arqitekturën. Në pjesë arqitektonike mbi shtylla të faltoreve, sipërfaqe të tëra kanë qenë të mbuluara me ilustrime, reliefe, e nganjëherë edhe shtatore të tëra janë mbështetur në sipërfaqe të lëmuar të murit. Shtatoret që nuk ishin pjesë përbërëse e ndërtesës paraqitnin hyjni ose shtazë simbolike. Erenhejoni,i cili ishte 20m i gjatë, e 11m i gjerë. Në të hyrë në faltore gjenden gjashtë shtylla, kurse në anën e kundërt të ndërtesës, në vend të shtyllave, gjenden gjashtë karjatida nga viti 400 para e. s.)

Hedhësi i diskut 88


Shtatoret më të vjetra janë punuar prej druri dhe janë mbuluar me ar e fildish. Kanë qenë mjaft të shtangëta si për arësye të materialit, prej të cilit janë punuar, poashtu edhe për arsye të ndikimit të fortë të Lindjes. Më vonë skulptorët i kanë gdhendur figurat në mermer dhe i shkrinin në bronz. Kanë njohur strukturën e trupit të njeriut dhe luajtjen e muskujve në çdo lëvizje. Për arsye të luftave të shpeshta në mes të polisëve, rinia greke mori edukatë të pasur fizike. Në terrene të mundjes (vende të kapjes trup për trup) mund të shiheshin trupa të lakuriqtë të të rinjve në lëvizje. Këtu skulptorët i gjenin modelet e tyre.

Në shekullin V skulptorët filluan t’i paraqesin politikanët dhe udhëheqësit ushtarakë si dhe filluan të gëdhendin fytyra në përmendore mbi varre. Skulptorët më të njohur kanë qenë Mironi i cili me mjeshtri i ka 89


paraqitur atletët në lëvizje, Polikleti, i cili ka marrë të njëjtat motive e, pos kësaj, ka shkruar dhe librin për përpjestimet ideale të disa pjesëve të trupit të njeriut. Më i famëshmi ka qenë Fidia, prej veprave të të cilit kanë ngelur vetëm kopjet dhe fragmentet e relefit të Partenonit. Ai ka punuar shtatoret e mëdha të zotërave, Zeus, në Olimp, dhe të Athinës, në Partenonm e Athinës, që të dyja nga ari dhe fildishi, me të cilat ka mbuluar bazën e drunjtë. Fytyrat kanë qenë të idealizuara dhe krenare. Kanë punuar edhe artistë tjerë, më pak të njohur, duke u përpjekur që në veprat e tyre të realizojnë bukurinë ideale dhe harmonizimin e trajtave. Skulptorët e shekullit IV kanë mbetur realistë, por shtatoret e tyre janë plot lëvizje, me një frikë të pamëshehur në fytyrë. Piktura, Pjesët e përparme të faltoreve, grekët i kanë stolisur me freska. Është pikturuar edhe në dru. Mirëpo nuk është ruajtur asnjë vepër. Disa pamje në piktura të tyre janë të njohura sipas vizatimeve në saksia greke. Sipas shënimeve të ruajtura, piktorët poashtu kanë pasur famë të madhe si edhe skulptorët. Me mjeshtri të madhe vetë i bënin ngjyrat, të cilat në përgjithësi kanë pasur një rëndësi të madhe. Me ngjyra nuk janë shërbyer vetëm piktorët, por edhe arqitektët e skulptorët. I kanë ngjyrosur faltoret dhe shtatoret, por janë zhdukur gjurmat e këtyre ngjyrave si edhe vetë pikturat.

90


Keramika, keramika greke është e njohur mirë, sepse është ruajtur një numër i madh saksish greke, të cilat i kanë punuar mjeshtrit në shumë qytete. Më të njohura kanë qenë punëtoritë e Athinës e të Korintit. Mjeshtërit i kanë stolisur saksitë në fillim me vizatime gjeometrike, e pastaj me pamje nga mitologjia dhe jeta. Në Athinë është vizatuar me ngjyrë të kuqe në mbështetje të zezë, kurse në Korint, me ngjyrë të zezë në mbështëtje në ngjyrë të çelë. Vlera artistike e saksive greke nuk qëndron në vizatim, por edhe në elegancë të trajtave të tyre dhe në përsosmëri të punimit të materialit.

91


92


Platoni nuk ka qenë prezent kur ka vdekur Sokrati. Ka shkruar dialogun Fedon, në të cilin nxënësi i Sokratit me të njëjtin emër i tregon Platonit për orët e fundit të jetës së Sokratit. “Gjer atëherë kemi mundur të përmbajmë vajin, por kur kemi parë që pin dhe që ka pirë gotën e helmit, nuk mundëm të përmbahem më. Mua m’u mbushën sytë lotë dhe e mbulova fytyrën me skaj të rrobës dhe fillova të mallkoj fatin tim dhe të qaj hallin që humba një mik të tillë“. Kultura Helenistike Helenët i përfshin dukuritë e kulturës dhe të artit të cilat janë themeluar jashtë kufijve më të ngushtë të greqisë, por nën ndikimin më të drejt heleniste. Nga pikëpamja kulturore, helenët kishin histori të madhe të zhvillimit. Në literaturë, poezia idilike dhe baritore e cila kishte një ndikim të madh. Të menduarit filozofik e evoluar në individualizmin moralistë e epikurianë dhe stoik, edhe artet lanë një trashëgimi për brezat e ardhshëm, ku disa nga kryeveprat e antikitetit egëzistojnë edhe sot e kësaj dite. 93


Në kohën e Lekës së madh, aktualizohet dhe përparsi i është dhën ekspresionizmit dhe natyralizmit, kurse portreti individualizohet në barelievin depërton peizazhi. Krijohen statuat, simbol i fuqisë së ashpër, atletëve dhe hermafroditëve. Në shekullin e II p.e.s. është me rëndësi të përmendet se është ngritur alltari flijues monumental i Zeusit i cili ishte i zbukuruar me relieve në të cilat me forcë elementare është treguar lufta e perendive kundër gjigantëve. Helenët ishin më së tepri të orientuar në artin monumental, ndërsa shumë pak kanë bërë aritje në lëmin e zejtarisë artistike, me përjashtim të qeramikës.

Kështu në kohën heleniste skulptura e imët e bronzit është shprehje e skulpturës së madhe, ndërsa pasqyrat bronze kanë figura të bukura qarkore. Dhuntia e artistëve skulpturor helenistë shprehet edhe në artin e farkimit të të hollave heleniste. 94


Kultura Romake Nga fillimi i miëvjeçarit të parë p.e.s. shumica e popullsisë së gadishullit apenin e përbënin fiset indoeuropiane, Italikët, në mesin e kësaj popullsie më të vieshëm ishin Latinët, ata ishin të vendosur në zonën Lacium. Latinët e themeluan Romën e vjetër. Kurse në siçeli jetonin pasardhësit e popullsisë më të vjetër, Sikulët dhe Ligurnët. Roma e vjetër ka themelua shtet të fuqishëm i cili kaloj në shumë etapa të ndryshme shoqërore, prej monarkisë së lashtë, nëpërmjet republikës e gjerë në perandori. Formimi i kulturës Romake, që nis me krijimin e kulturës së mirëfilltë të latinëve që nga shekulli VII p.e.s. kajnë luajtur rol shumë faktorë të rëndësishëm kulturor. Sidomos ajo u ndikua fuqishëm nga kultura etruske, që përmbante në vetëvete elemente të shumta nga arti arkaik dhe klasik grek. Duke qenë nën sundimin etrusk, kultura Romake përvetësoj nga arti i tyre prirjet realiste të portretit dhe nga arkitektura, sidomos atë të tipit arkitektonik të tempullit dhe banesës, parimet urbanistike. Më vonë me fuqizimin e shtetit Romak nga shekulli IV-III p.e.s. u përvetësuan mjaftë aritje të kulturës helenistike. Pas pushtimit të Azisë së vogël dhe Egjiptit, romakëve u solli një përbërje elementesh të tjera në kulturën e tyre, veçanërisht në arkitektur për format ekspresive të portretit e të relievit historik. Gjithashtu ndikim pati edhe matriali i qeramikës pergamase për fillimiet e qeramikës romake. 95


Arkitektura Romake Arkitektura dhe urbanistika romake u formuan nga shekulli II p.e.s. e cila ishte nën ndikimin e fortë etruskogrek. Pasi që Roma kishte një zhvillim të shpejt nuk iu shmangë spontalitetit dhe vetëm në fund të periudhës republikane dhe në fillim të perudhës perandorake u përcaktuan kriteret kryesore të urbanistikës romake. Tradita etruske e ndërtimit të qyteteve mbështetej në organizimin e hapësirës sipas sistemit ortogonal, me rrugë e kanalizime, me organizim dhe furnizim të ujit të pishëm të qyteteve e tjera.

Romakët vendosën regulla shumë rigoroze në ndërtimin e qyteteve. Një vend të veçantë kishin ndërtimet siq ishin banjot publike të cilat paraqesin komplekse të mirëfillta për zhvillimin e veprimtarisë shoqërore. Edhe konceptet e ndërtimeve patën një ndryshim, sepse u trashiguan ng Greqia e lashtë. Fillimishtë perandoria Romake fortifikimet i përdori vetëm në kufijtë e perandorisë, ku u krijuan 96


limeset, braza të fortifikuar me kështjella dhe me mure shumë të mdhaja dhe të gjata.

Përqendrimi i arkitektëve romak dhe kontributi i tyre ishte ajo e formave arkitektonike të harkut, të qemerit dhe të kubesë, të cilat ishin të përvetësuara nga kultura arkitektonike etruske. Romakët këtyre llojeve arkitektonike u dhanë një diapazon shumë të gjërë të përdorimit, duke i kombinuar me kolonat, duke i përdorë në një lloj të ndryshëm dhe duke i zmadhuar në mënyrë të ndjeshme hapsirat e tyre. Kjo mënyrë e përdorimit e strukturave të reja arkitektonike, u zëvendësuan nga ato të arkitekturës greke dhe etruske. Arkitektur më e hershme e Romës ishte tempulli i cili qëndronte mbi bazën e tipit etrusk, i ndërtuar mbi një podium me një planimetri katërkëndëshe. Gjysma e gjatësisë e zinte hapësira nga një hajat i gjërë me kolona që merej si bazë për të përcaktuar mbarësin e punëve në vazhdimësi. Një ndër tempujt më të hershëm të këtij lloj, 97


ishte ai i Jupiterit, i ndërtuar në vitin 509 p.e.s. i zbukuruar me skulpturat e Vullkës. Ky tempull ishte e ndarë në tre pjesë, për perenditë Jupiter, Juno dhe Minerva, si dhe rethohej me kolona vetëm në anën e përparme, kështu duke formuar një ekzastil ballor dhe të orientuar, si në tempujt estrukë. Po në të njajtin parim u ngrit edhe tempulli në Kastorit në fillim të shekullit V p.e.s. dallohej nga ai i stilit grek për theksim pamja e jashtme (fasada) e ruajti ate të stilit arkaik.

Banesa romake, ndryshe nga ato greke, që ishin ndërtime të thjeshta, përbënin një tip që përpunohej sipas kushteve klimatike, gjendjes shoqërore dhe kërkesave të kohës. Në programin e saj banesa romake mbështetej në traditën etruske dhe duke pasur një oborr qendror si dhe kthina të vendosura simetrikisht në dy anët e një boshti. Që nga shekulli II p.e.s. me rritjen e popullsisë në romë filloj ndërtimi i banesave shumë98


katëshe, të cilat kishin gjithmon në qendër një atrium si dhe ndaheshin në apartamente të veçanta, përveç mjediseve të banimit ata kishin edhe depot ku ruajshin rezervat ushqimore. Arti i mirëfilltë romak u formua krahas shtetit romak, shtrirjes dhe krijimi i artit në perandorin mesdhetare romake në shekullin III p.e.s. u karakterizu nga uniteti i vlerave praktike dhe konkrete që u shpreh në zhvillimin dhe karakterin politik, zyrtar dhe personal, siç ishin portreti e relievi historik. Portreti romak synonte të paraqiste individin konkret, sa ma pranë të tipareve të tij reale. Në pikturë gjithashtu dominojnë shembuj të veprave greke, por në pikturën romake paraqiten edhe tema të pejsazheve të reja. Piktura romake është e vizatuar, ndërsa rafshina përpunohej me efekte iluzionistike në thellësin e saj, në hapësir arkitektonike ose të pejsazhit. Arti i mozaikut i cili dëpërtoj nga lindja, ishte mjaftë i përshtatëshëm në zbukurimet e dyshemeve, dhomave, binat e sallave si dhe muret dhe termet. Së pari në mozaik janë përdorur ornomente të vetme gjeometrike dhe bimore. Në mozaik paraqitet teknika e përsosur e punimeve që tregonin betejat, florën dhe 99


saunën. Romakët kanë qenë të shkathtë në përpunimin e plastikës së imët, siç mund të numrojmë, medaljet, figurat në faqen e të hollave. Poashtu kanë tregu mjeshtri në përpunimin e gurëve të çmueshëm. Prodhojshin edhe enë shtëpiake nga bronzi dhe mermeri si dhe stoli të ndryshme nga matriale të çmueshme. Karakteristikë për artin romak dhe për kulturën në përgjithësi ishte një rikthim tek klasicizmi grek, jo për të vlerësua personin në shërbim të shoqërisë, por për të nënshtruar shoqërinë ndaj personit të heroizuar.

100


ILIRËT Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë, Ilirët, Grekët dhe Thrakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropollogjike i formuan vetë në vendin e tyre, të cilët shtrihen në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Trevat Ilire, që shtriheshin në pjesën jugore, nga lumi Nerenta (Neretva) dhe në lindje të luginës së Drinit të Zi, deri në luginën e lumit Aos (Vjosa), ku përfshihet edhe hapsira nga Aosi deri në gjirin e Ambrakisë, e cila ishte e banuar me fiset ilire dhe ata epirote, e cila përbënte shtetin e Epirit. Trevat më në lindje si Pajonia dhe Dardania patën një zhvillim të hershëm të qytetërimeve. Në trevat veriore Ilire, ku përfshiheshin rajonet e Liburnëve, Istërve Japonët e të tjerë. Në këto anë zhvillimi i qytetërimit filloi më vonë se në pjesën jugore, dhe pati zhvillim më të ngadaltë. Zhvillimi i jetës qytetare është një dukuri me karakter ekonomik shoqëror, thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që materializohej me krijimin e qyteteve si qendra për zhvillimin e tregëtisë, zejtarisë si dhe bujqësisë. Krijimi i tyre bazohej kryesisht në aspekte të ndërtimit urbanistik dhe arkitektonik, ku dallohej qyteti nga fshati, si rjedhim qyteti dallohej në formën e tij më të plotë, të cilën e arrinte në një fazë të përpunuar urbane. Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të sajë dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V para krishtit, kur një sërë objektesh morën forma të përkryera 101


tipike ilire, me një art dekorativ e estetik të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Gjatë periudhës së hershme të historisë, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir qëllim kryesor ka pasur estetikën. Ky lloj arti shërbente për zbukurimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes, shkaku se ishin të lidhura me kultet e kohës. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit dekorativ një bukuri të veçantë. Arti figurativ kufizohej kryesisht në punimet me dhe (baltë) ose në bronzë të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin lidhshmëri me kultet e besimit. Arti dekorativ zbatohet edhe në arkitekturë, sidomos në varret monumentale. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh, enë për mbajtjen dhe ruajtjen e ushqimeve. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdoreshin për veshjen dhe zbukurimin e njeriut, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi dhe ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit si dhe të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II para krishtit, kultura ilire arriti një nivel të ri të lulëzimit, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë është se nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e 102


ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e tjera. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret ku njerëzit kalonin kohën, veçanërisht aristrokracia.

Punime artizanale ilire.

103


Mburojë dhe kallcige për mbulesë të këmbëve, punim Ilir prej bronzi. Duhet cekur se, kryesore e epokës së Bronzit, është lindja e punimeve të metalurgjisë në bronz dhe si rrjedhoje janë veglat kryesore të punës dhe armët që përgatiteshin me këtë material të ri. Kjo solli ndryshime në të gjitha degët e ekonomisë, sidomos në drejtim të bujqësisë dhe blegtorisë. Në qytetet e trojeve ilire, arti ilir mori një zhvillim më të madh, sidomos skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elemente të artit Helen. Më vonë, nga shekulli VI para erës sonë, krahas lidhjes me traditën helene, arti ilir përfiton veçori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në atë kohë, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen. Janë 104


zbuluar shumë gjurmë të punishteve të hershme të qeramikës, sidomos në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë enë dhe vazo të bukura të stilit antik. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh e tjera. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq të shekullit VI-V para erës sonë dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Në këtë periudhë realizohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh e shumë të tjera. Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe.

Monadha Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash, që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I-rë u ngadalësua gjithë ai hov i zhvillimit të artit ilir.

105


Monedha Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjeçare. Qendrat kryesore të veprimtarisë artistike mbeten përsëri Apolonia, Durrahu, Butrinti e tjerë. Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga veprat e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës. Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në tokat ilire, arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës, i përket 106


shekullit IV para erës sonë, dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë veprimtarinë e kësaj gjinie. Në shekullin e I-rë, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apoloni, duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin.

107


BIZANTI A bëhet fjalë te Bizanti për një qytet të shkëlqyeshëm apo një fatamorganë të largët, metropolës së Orientit apo të kundërshtarit të Romës. Në fillim Bizanti ishte vetëm një fshat i vogël në kufirin mes Azisë dhe Evropës i cili dominonte ngushticën e Bosforit. Nga ai krijohet më në fund Konstandinopoja, një përrallë jo e zakonshme, ide e çmendur e perandorëve romak të cilët iu drejtuan një religjioni të ri. Qëllimi i tyre ishte të formojnë një shtet të ri i cili do të kthehet nga Lindja dhe të ndahet nga Perëndimi. Roma tani më nuk ishte romake, kurse Bizanti tani më është bizantine. A është Perandoria Bizantine vetëm një zgjerim i Perandorisë Romake fuqia e se cilës zgjerohet gjer në Afrikë. Për Çarls Diehlin, Perandoria Bizantine fillon „atë ditë kur Konstantini e themeloi Konstandinopojën dhe prej tij bëri kryeqytetin e dytë të Perandorisë Romake, e kjo ndodhi në 2 Maj 330. “Obori ndryshon qendrën, e pas tij edhe udhëheqsia. Kështu metropola zhvillohet në kurriz të së vjetrës“. Në shekullin e 4 ende mund të imponohen institucione romake. Pasi perandorët tomak Diokleciani (285-305) dhe Maksimiliani u falënderuan për fronin, në vazhdim erdhi koha e trazirave dhe lufta për qeverisje ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Konstantini, i biri i trashëgimtarit Augustit, të cilët me „Cezarianët“ formuan tetrarhinë e cila filloi me Dioklecianin, mënjanon kundërshtarët një nga një si në Lindje ashtu edhe në Perëndim dhe tani është vet në perandorinë e dërmuar. 108


Në vitin 313 sjell ediktin e tolerancës të ashtuquajturin Ediktin e Milanos i cili iu mundëson të krishterëve që përsëri t'i kthejnë pronat dhe të drejtat e veta të cilat iu ishin marrë dhe kështu në liri të pakufizuar të ushtrojnë kultin e tyre. Perandori pranon krishterimin, i merr në duart e veta interesat kishtare dhe kështu krijon themelet e një shteti të ri. Shkruhet një kapitull i ri i historisë. Ky është fillimi i botës së krishterë lulëzimi i së cilës do të filloje në Konstandinopojë. Kur Konstantini i Madh në vitin 330 shenjtëroi kryeqytetin e tij, dha urdhër që të nxjerren edhe monedha të cilat tregojnë alegorinë e Konstandinopojës: një grua e kurorëzuar me nje brirë në dorë.

Monedhë bizantine ku paraqitet një grua me kurorë dhe me bririn në dorë. 109


Pas Konstantinit perandorinë e tronditën çregullime e brendshme. Në anarhinë totale perandorët ndërrohen mes vedi. Ideja për një perandori të bashkuar ngel edhe përkundër ndarjes së regjionit në Lindje dhe Perëndim. Kundërshtimet ndërmjet dy fuqive perandorake fuqizohen në vitin 395 me rastin e vdekjes të Teodoziut I, perandorit të fundit në regjionin e mesdheut kur vin deri te ndarja e plotë. Prej atëherë Bizanti është qyteti i famshëm dhe legjendar i njërës perandori, asaj të Lindjes. Sa shekuj zgjat ky shkëlqim nga një mijë e një netë? Si e vetmja fuqi botërore në shekullin e 5 Perandorina Bizantine zgjat një mijë vjet, pra më tepër se Roma, gjer në vitin 1453, në at vit dramatik, vendimtar në të cilin turqit pasi pushtuan Konstandinopojën vjen deri te shkatërrimi i perandorisë. A përkufizohet Bizanti vetëm në qytetin e Konstandinopojës apo shtrihet edhe përtej Bosforit? Kur Konstantini erdhi në pushtet, perandoria përbëhej nga regjioni i „draprit të begatshëm“, bregut mesdhetar afrikan, Ballkanit, Italisë, Spanjës, Galisë dhe një pjesë të Gjermanisë dhe ishujve anglosakson. Gjatë historisë së saj Perandoria Bizantine për shkak të humbjes së vazhdueshme të territoreve vazhdimisht zvogëlohej. Historia, nga viti 395 vazhduan invazionet e mëtejme të barbarëve të cilët e ndanë perandorinë në më shumë mbretëri. Sulmuan: Atila, mbreti i hunëve në Ballkan, Gotët perëndimor të cilët i udhëhiqte Alariku dhe Gotët Perëndimorë me Teodorikun. Luftërat të cilët zgjatën deri më 488 shkaktuan shkatërrimin e Romës 110


dhe Italisë por nuk arritën t'a bëjnë këtë me Konstandinopojën. Lindja iu eksponua rreziqeve të reja, siç është ajo i luftës kundër Persëve (502-505) dhe sulmeve arabe. Rrezik më i madh i kanoset për brenda në formë të shkatërrimit fetar, edhe atë nëpërmjet paraqitjes së numrit të madh të religjioneve të rrejshme me të cilën gjë u vu në dyshim shkenca krishtere në përgjithësi. Kundër këtyre dy kërcënimeve – fetare dhe synimin e barbarëve, të cilët gjithnjë e më shumë ngushtojnë kufirin e perandorisë ishte i detyruar të luftojë perandori Justiniani (527-565) në mbështetje të bashkëshortes së tij Teodorës. Kjo grua posedonte cilësi të jashtzakonshme të cilët karakterizojnë vetëm shtresën e lartë sië janë ndjenja për akcion, vendosmëria burërore dhe trimëria gjë që e dëshmoi në situatat më të vështira. Gjatë 21 vjetëve, kur sundonte së bashku me burin e saj Justinianin, kishte ndikim të fuqishëm te ai, nga ama tjetër Justiniani e adhuronte së tepërmi atë. I udhëhequr nga ideja për një Konstandinopojë të bashkuar, Justiniani përsëri e merr pjesën perëndimore nga Gotët (Italinë, Korzikën, Sardininë, Balearën dhe Spanjën Jugore) dhe mbretërve frenk ua imponoi qeverisjen e tij, e rimori bregdetin afrikan dhe mesdhjetar nga vandalët dhe kështu krijoi qeverisje e cila ishte e përforcuar me autoritet. Bëri centralizimin e e administratës me qëllim të bashkojë mbretërinë. Konstandinopoja u bë qendër politike dhe shpirtërore e botës. Por, prap se prap, pas sundimit të Justinianit vazhdoi koha e anarkisë edhe pse Herakleu (610-641) 111


nëpërmjet sulmeve të pandërprera të furacakëve. Ai shpëton mbretërinë nga Persët dhe Avarët, por Siria, Egjipti, Afrika Veriore dhe Armenia bijnë në duart e Arabëve. Lombardët përparojnë në Itali, kurse Sllavët të cilët jetojnë në Ballkan janë kërcënim i përhershëm i perandorisë e cila tani është redukuar në Azinë e Vogël, Ballkanin dhe Ravenën të cilën e themeloi Justiniani.

Dy punime në bronzë nga koha e Konstantinit dokumentojnë ndryshimin religjioz të atyre viteve, në të majt simboli krishter i paqës kurse në të djathtë simboli pagan.

112


Afër Aja Sofisë dhe Pallatit Mbretëror dikur gjendej Hipodromi, i ndërtuar qysh më vitin 203 dhe i zgjeruar gjatë kohës së Konstantinit. Ky punim në fildish tregon një garë me karroca dyrrotëshe në Hipodrom. 113


Perandoria jo vetëm që duheshte rregullisht të zbrapste sulmet barbare të Persëve dhe Arabëve, por e tronditnin edhe kriza të mëdha religjioze siç ishte ajo e luftarëve kundër pikturave në shekullin 8 dhe 9 pasojë e së cilës ishte shkatërrimi permanent i pikturave sepse konsideroheshin si herezi. Përçarja nga viti 1054 shkaktoi ndarjen definitive ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Por përkundër kësaj ndarjeje ndiheshte ndikimi Bizantin, në fillim në vendet sllave, kurse ne Perëndim u themelua Perandoria e Shenjtë Romake - Gjermane e Karlit të Madh (800). Gjatë kohës së krizës perandorët thyejnë hovet e islamit dhe përsëri organizojnë monarkitë. Më vonë Bizanti kthehet në formën e vet të madhe nën dinastinë maqedonase. Në shekujt e ardhshëm, perandorët e dinastisë Komnene gjithashtu kontribuojnë për zbrapsjen e popujve barbarë për shembull Normanëve të cilët depërtonin nga Italia, Turqve, Serbëve etj. Perandoria është rrezikuar nga të gjithë anët. Por përkundër kësaj Konstandinopoja tani është qendër diplomatike dhe politike e regjionit të Mesdheut dhe kështu do të mbetet deri sa e pushtuan kryqtarët venecian më 1204, e kjo ishte goditje prej së cilës asnjëherë nuk do të këndellet. Pas kohës së „rilindjes“ nën dinastinë Paleologut, Perandoria Bizantine mbetet vetëm në Nikenë, por ajo përsëri i kthen disa regjione të humbura. Luftërat e brendshme shoqërore dhe fetare e shkatërrojnë edhe atë që ka mbetur nga Perandoria Lindore, kurse goditjen përfundimtare të cilën e dhanë Turqit me pushtimin e Konstandinopojës më 1453 më së 114


miri tregon dobësimin permanent të asaj prenadorie e cila u ishte ekspozuar trazirave të përhershme për shkak të konflikteve kufitare dhe luftës për pushtet. Kështu vdes Bizanti, perandoria koha e se cilës mbaroi pas kalimit të njëmijëvjetëve fame botërore. Nga 109 sundues 65 vdiqën nga vdekja e dhunshme, 12 vdiqën në burgje shtëpiakë apo zandane të errëta, 2 vdiqën nga uria, 18 u sakatuan me tredhje duke ua nxjerrë sytë dhe pre hundën dhe duart, pjesa tjetër u helmua, u mbyt në ujë, u pre me mjete të ndryshme, u hudh nga lartësia ose të sakatosur u dërguan drejt vdekjes. Gjatë 105 vjetëve janë numëruar 65 heqje prej froni“ (Rene Guerdan). Arti bizantin Por arti mbetet gjatë gjithë asaj kohe i pavarur nga trazirat politike, edhe pse gjatë shekujve është nën ndikim të zhvillimeve dhe ndryshimeve të kohëpaskohshme. Si është në të vërtetë arti bizantin? Ndoshta ky është arti i parë krishter. Simboli më së shumti i përdorur është peshku. Simbole tjera ishin pallua - simboli i pavdekshmërisë, pëllumbi me degën e ullirit në sqep, varka si simbol i shpresës, bariu i mirë, gostia - përsëritja e darkës së shenjtë. Kur religjioni krishter në fund të shek. 4 u promovua në religjion shtetëror, besimtarët lëshojnë nëntokën dhe nga simbolet e tyre krijohen temat ikonografike.

115


Katakombet dmth varrezat nëntoksore të cilat bashkësitë fetare i kishin zbukuruar me këto simbole, dalin nga errësira dhe shndërrohen në bazilikë. Mund të themi se Bizanti së pari ka trashëguar Lindjen se sa Romën, ku artistët preferojnë të imitojnë realitetin e jetës tokësore 116


Bareljef ose skulpturë arhajike nga shek 7 dhe 6 p.e.s. Në artin primitiv krishter shenjat janë marrë nga ikonografija romake të cilat janë të përcjellura me pasiguri prekse në një stil i cili mund të gjendet në muret e katakombeve. Në një shkëmb të Lucisë në katakombet e Shën kalikstit në Romë gjendet peshku i gjatë i bërë me ngjyra pasteli i cili në shpinë mban një koshere me pesëdhjetë bukë. 117


Manastiri Pantokrator në Atos i ndërtuar më 1270 dhe ngritet në një shkëmb rreth detit. Është ndërtuar si mbrojtje nga piratët në formë kështjelle.

118


Një ndër manastiret më të njohura në Atos është ai i Pjetër Shimunit i ndërtuar më shek 14 në një shkëmb të rrëpinjtë.

119


Manastiri i Shën Grigurit i cili duket si një kështjellë e vogël, i ndërtuar në shek. 14, më vonë disa herë i rrënuar dhe përsëri i rindërtuar

120


Bazilika kolosale e rindërtuar e Aja Sofisë në Konstandtinopojë e përfunduar në vitin 537 gjatë kohës së Justinianit. Minaret i ngritën më vonë muslimanët. Ky lloj arti, edhe përkundër dallimeve të dukshme së pari ngjan me atë të Egjiptit dhe faraonëve të tij ose perandorisë misterioze të hijeve në Lindjen e Mesme, pra para së gjithash botës së shenjtë. Piktori largohet nga vijat frymëzuese dhe të përkryera të përmendoreve klasike greke të cilat më vonë i kopjonin Romakët duke mos e ditur prejardhjen e 121


tyre. Artistët do të ndërpresin përdorimin e arabeskave duke iu kthyer konfrontimit shekullor i cili paraqitet gjatë çdo ringjalljeje të riteve fetare.

Forma më e rëndësishme e artit: mozaiku Dematerializimi gjen kuptimin e vet në mozaikun i cili do të bëhet forma më e rëndësishme e Perandorisë Bizantine, rëndësinë e të cilës edhe sot e kësaj dite nuk mund t'a përcaktojmë saktë. Mozaiku nuk mund të reduktohet në dokumnent të thjesht historik. Në Sicili mozaiku paraqet vajzat duke luajtur. Këta paraqitnin jetën e përditshme në Romë. Ndryshe është në Bizant. Këtu nuk kishin aspak lidhshmëri me historinë e kohës. Mund të shihej tregtari me ushqim i cili ndëshkohet në rast të shpekulimeve si dhe artari të cilit i është prerë dora vetëm se ka shitur ar pa vulë. Mozaiku mund të shikohet edhe si kronikë dmth përmbledhje e raporteve të ngjarjeve të kohës, sepse perandoria përbëhej nga vende dhe regjione të ndryshme siç janë Italia, Sicilia, Greqia, Konstandinopoja, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Ndoshta mozaiku ka vetëm karakter dekorativ? Ndoshta edhe jo edhe përkundër pamjes së tij tejet mbresëlënëse i cili ishte tipik për mozaikqet në pallatet romake ose te orientit të cilat shërbenin vetëm për dekorime. Përkundër këtyre, mozaiku bizantin i përkushtohet kryesisht religjionit krishter. 122


Kriza e ikonave Në fillim të shek 8 vjen deri te kriza e ikonave si rezultat i urdhërit të perandorit Leon i cili në vitin 726 ndaloi përdorimin e ikonave si njëfarë blasfemie apo herezie. Mozaiqet pothuajse shkatërrohen plotësisht. Afreskat kishtare mbulohen me grafite tjera të cilët tregojnë motive të perimeve dhe luleleve. Mbi 60 mijë klerikë fetarë janë të detyruar të kërkojnë strehim në Italinë Jugore ose të ngjiten në maja kodrinore. Në vitin 843 pas një shekulli e gjysmë luftërave të ashpra përfundoi kontesti me fitoren e respektuesve të pikturave. Shikuar nga aspekti artistik këtë periudhë e karakterizon mungesa e pikturave fetare nëpër kisha si dhe në numizmatikë. Për dallim nga kjo zhvillohet arti profan duke i dhënë gjithnjë e më shumë rëndësi motiveve fshatareske si psh gjuetisë, peshkimit ose gjërave të përditshme në Kontandinopojë. Poashtu kemi paraqitjen e zbukurimit të pallateve të cilët bëhen gjithnjë e më të ndriçuara, veçanërisht gjatë sundimit të Teofilit i cili ishte i preokupuar me dëshirën që të garonte me kalifët e Bagdadit, rezidencat e të cilëve shkëlqejnë sikur një fanar në shkretëtirë. Kujdesi ndaj detajeve dhe biografive vërehet mjaft kjartë në tregimet fetare, duke e ruajtur atë jomaterialitet që të shprehet fryma fetare e cila sundon në gjithë Perandorinë Bizantine.

123


Arti sakral Sikur të gjithë artet ashtu edhe ai bizantin është gjuhë emocionale e cila e sfidon kohën dmth vdekjen duke tentuar të depërtojë në një botë krejtësisht tjetër. Ky lloj arti është i lidhur me artin egjiptian i cili i mundëson njeriut që të vazhdojë të jetojë në botën tjetër. Ai gjithashtu është e lidhur edhe me artin e skulptorëve grek për shkak të impresionimit me botën e cila është në krijim të vazhdueshëm.

Aja Sofia është ndër ndërtesat arkitektonike më madhështore në Evropë. Ku shihet bazilika nga jugperëndimi 124


Kapitelët të ndërtuar nga ornamentët të cilët lëshojnë dritën, në këtë mënyrë arrihet efekt i çuditshëm i hijeve dhe Shtyllat nga mramori të cilët potencojnë shtrrirjen e brendisë 125


Miniaturë (shek 11) poshtë djathtas paraqitet një artist i panjohur. 126


Për shkak të centralizimit të fuqishëm Roma iu nënshtrua kthesave të shumta. Ardhja e popullatës nga Orienti, e cila sillte doke dhe zakone të reja ndikon në ekuilibrin e perandorisë. Përzierja gjithnjë e më e madhe e Romakëve me skllevërit e tyre, të cilët kryesisht ishin robër lufte, rënia e moralit, lënia pas dore e edukimit të fëmijëve, e gjithë kjo ndikon në procesin e shkatërimit të bërthamës së shoqërisë – familjes. Krahas familjes në rrezik është edhe religjioni zyrtar. Barabarsinë me perënditë tani më popullata e ven në dyshim e gjithë kjo sjell që fuqia romake të tronditet. Paraqitet edhe kureshtja ndaj kulteve të reja që i sjellin tregtarët dhe robërit nga Orienti të cilët ofrojnë besim për begati në këtë botë dhe shpresë për jetë të përhershme. Për shkak se sunduesit i tolerojnë këto gjera, popullata i pranon shumë shpejt. Kulti më i vjetër vjen nga Egjipti, e ky është kulti ndaj perëndeshës Izida i cili në Romë u soll në vitin 13878 p.e.r. Këtë e praktikojnë para së gjithash Egjiptasit të cilët jetojnë në Itali dhe që kanë prejardhjen nga Orienti. Nga Izida merret një kafshatë nga pavdekësia sepse ajo arrin që burin dhe vëllaun e vet t'i ngjallë nga të vdekurit.

Enë 127


Një kult tjetër zgjerohet në Perëndim. Ky është Kulti Mitrin i cili ka prejardhje nga Persia. Ky religjion të cilin e karakterizon morali, ndershmëria, luftimi i rrenës dhe krijimi i vëllezërisë mes njerëzve si dhe nevoja e madhe për pastërti. Edhe përkundër kulteve pagane rrugët romake vërshohen nga astrologë, fallxhorë të cilët me parashikimet e veta shuajnë etjen e popullatës për okultizëm dhe iracionalizëm, e gjithë kjo me ndihmën e pushtetmbajtësve të cilët tolerojnë këtë gjë. Krishterizmi, në këtë moment të volitshëm për shtrirjen e vetëdijes religjioze, dalëngadalë paraqitet krishterimi, i cili në fillim nuk bën jehonë të madhe. Tani më judaizmi, nga i cili ka dalë krishterimi konsiderohet si i rrezikshëm për Perandorinë Romake.

Martesa e Davidit, punim në argjend i artit bizantin.

128


Mbajtës i qirinjve në formë të bazilikës

Arkitektura Arkitektura e vjetër krishtere, katakombet, që të festohen rilindjet të cilat janë të lidhura me religjionin, të domosdoshme janë vendet për t'u grumbulluar. Prandaj krijohen katakombet – varre nëntokësore sipas shembujve te hebrenjve të cilët i ndërtonin në thellësi prej 15 metrash. Këto lloje të varrezave gjenden të shprëndara në të gjithë Perandorinë Romake, në Siri, Eufrat (para vitit 230). Duhet të përmenden edhe disa shtëpi private të asja kohe si ajo e tutulus Equitit Në shek. 4 dhe 5 praktikisht të gjithë ndërtuesit që nga Spanja deri në Mesopotami, nga Armenia deri në 129


Egjipt shpiejnë deri te forma e njëjtë e ndërtimit. Karakteristikë e bazilikave në Konstandinopojë është narteksi, mbarimi i një kolonade me derë apo ndarje muri. Egjipti i cili ishte i pavarur në ndërtimtari ka përmendore të shumta religjioze dhe një drejtim të posaçëm: koptik. „Kopti“ është fjalë e shtrembëruar Aigyptioi që në greqisht dmth Egjiptasit Nga viti 395 deri më 636 Siria i takonte Perandorisë Bizantine. Në atë kohë janë krijuar bazilika të shumta në këtë vend.

Edhe një ndërtesë kishtare bizantine në Siri, bazilika në Turmanin

130


Objekt bizantin në Siri.

Monedha Ndërmjet vitit 534 dhe 538 ishte në qarkullim monedha e artë bizantine e cila tregonte perandorin Justinian dhe përkujton udhëheqësin e tij të ushtrisë Belizarin dhe fitoren e tij ndaj barbarëve.

131


Koha e Justinianit, koha e artë e artit bizantin padyshim është koha e perandorit Justinian në shek. 6. Këtë kohë e karakterizojnë përdorimin e formave të ndryshme arkitektonike: si bazilika të thjeshta të mbuluara me shtylla si në Ravenë (549) si dhe ndërtime në formë rrethi apo tetëkëndëshe siç është ajo në San Vitale më Ravenë Vepër monumentale e asaj kohe padyshim mbetet Aja Sofia ne Konstandinopojë (Stambollin e Sotëm) të cilin Justiniani e rindërtoi pas zjarrit në vitin 532 i cili shkatërroi veprën e Konstandinit nga viti 325. Në ndërtimit e saj morrën pjesë dy ndërtues apo arkitektë gjenial Antemie nga Trali dhe Isidori nga Mileti. Mauzoleu i mbretit të gotëve lindorë Teodorikut në Ravenë i cili vdiq më 526. Në katin e poshtëm ishte vendosur sarkofagu, kurse pjesa e sipërme shërbente si kishëz.

Mauzoleum 132


Maqedonia, Rusia, Venecia Ndikimi bizantin shkon edhe më larg dhe shtrihet gjer në Maqedoni, Kisha e Shën Sofisë në Ohër (shek. 11) e ndërtuar sipas shembullit të qytetit të ndritshëm në Bosfor. E ngjashme është edhe ajo në Kijev e ndërtuar më 1037 të cilën e ndërtuan arkitektët grekë sipas porosisë së Jaroslavit të Mençur. Kisha e Shën Sofisë në Ohër, Bizanti nuk mban lidhje tregtare vetëm me Rusinë por edhe me Republikën e Venedikut. Ky qytet luan rol të madh në tregti kështu që importon shumë mallra të ndryshëm nga Bizanti. Ikonografia bizantine, në bazilikat e hershme krishtere tematikat ikonografike janë të ndara në disa lëmenj; pamje nga historia, nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re. Freskat, nuk kishin një rol të posaçëm në artin bizantin, por ishin në hijen e mozaiqeve, si formë dominante shprehëse në Bizant. Freska domethënë e humbi privilegjin që të simbolizon diçka krejtësisht tjetër. Por kjo fuqi ekziston dhe shprehet në një gjuhë apo formë tjetër.

133


Manastiri Ritsil në Atos i ndërtuar në shek 12 dikur ishte kompleks i madh i cili strehonte me mijëra monahë

134


Kafshë fantastike nga fundi i shek 9 e gjetur në Preslav, kryeqytetin e atëhershëm bullgar. Gdhendja në fildish. gdhendja në fildish në perëndim e arrin kulmin e saj në shek. e 5, por që atëherë kjo teknikë është vazhdimisht në rënie. Konstandinopoja e pranon prej shek. 5 deri në atë të 7. Aftësinë e gdhendjes në fildish në orient e karakterizon sëpari mungesa e çdo shenje të individualitetit dhe historisë së jetës. Nuk kemi më kurfarë perspektive iluzionistike dhe tani me rëndësi është vetëm kompozicioni i cili dominon me tërë skenën.

135


Përpunimi i argjendit, edhe këtu përdoren tema të ndryshme. Përdoren mjete për dedikime të ndryshme, grumbullohen në thesare të mëdha dhe groposen në rast të invadimeve të ndryshme.

Që nga fillimi i mijëvjeçarit IV p.e.s., kur u krijua shteti egjiptian, u krijuan organizime shtetërore edhe në pjesë tjera të botës. Territori i tyre gjatë kohës u bë gjithnjë më i madh. E megjithatë, në kohën e vjetër një pjesë e madhe e botës së kolonizuar mbeti jashtë kufinjve të shteteve të krijuara. Aty jetonin popujt „barbarë”, shumë fisë bujqësore e blegtorale, të cilat lehtë endeshin e ndërronin vendin e banimit. Iu përmbaheshin zakoneve të vjetra dhe për një kohë të gjatë i ruajtën marrëdhënjet klanore. 136


Popullsia e vendosur në një vend dhe nomade, në shtetet e organizuara jetohej më ndryshe se në mesin e „barbarëve”. Pasuritë shumë të mëdha ndaheshin në mënyrë të barabartë. Pushtetmbajtësit e fuqishëm mbanin shumicën e popullësisë në pozitë të varur, e barbarëve rreth kufirit u impononin marrëdhënje jo të barabarta në këmbimin e mallravet. I qetësonin me ekspedita luftarake, të zënët në luftë i merrnin si skllavër dhe përpiqeshin t’ua imponojnë pushtetin e tyre. Fiset „barabare” nga një herë i mblidhnin fuqitë e tyre dhe me sulme të tmerrshme depërtonin në shtete të organizuara, rrëmbenin pasurinë e tyre dhe shumë shpesh e merrnin pushtetin. Bujqët, në territorin e shteteve të organizuara pjesën më të madhe të popullsisë e përbënin bujqët. Ata ishin të vendosur përherë në fshatra, sepse punimi i tokës i lidhte për një vend. Në mesin e tyre më shpejt u thelluan diferencat klasore se në mesin e blegtorëve nomadë dhe fiseve që merreshin me bujqësi primitive. Prodhoheshin më shumë mjete për jetë, ashtu që klasa sunduese mund të përvehtësonte pasuritë më të mëdha për vehte dhe të krijojë shtet të fuqishëm despotik. Sunduesit e fuqishëm ndërtuan qytete të mëdha dhe të bukura, në të cilat zhvillohen zejet dhe tregëtia. Aty grumbullohen pasuri të mëdha dhe krijohet kultura e lartë. Mirëpo, popullësia e nënshtruar ishte e pakënaqur dhe gjithnjë e gatshme për t’u ngritur kundër shtypësve të saj. Dëshironte vetëm lirinë, çfarë kishin pa masë fiset nomade dhe shpesh e drejtonin shikimin në ta duke shpresuar për lirimin personal. 137


Blegtorët nomadë, fiset barbare, në mesin e të cilave kishte shumë blegtorë nomadë, ishin shumë më të varfëra. I tërhiqnin shumë pasuritë që i shihnin në qytete të përparuara. Në fillim bënin rezistencë duke ju prerë rrugën tregëtarëve, të cilët u paguanin lirë lëndet e paratë prodhimeve zejtare të vendeve të tyre, e pastaj i mblodhen fuqitë për t'i qëruar hesapet. Në mesin e fiseve që merreshinin me bujqësi primitive ose me blegtori nomade ose gjysmë nomade, nuk kishte kontradita të ashpra klasore dhe aty qëndronte fuqia e tyre. Të gjithë meshkujt e rritur mbanin armë. E kur shumë fise arrinin të krijojnë aleancë më të madhe, aradhat e tyre bëheshin fuqi e madhe ushtarake. Sunduesit e shteteve të organizuara nganjëherë arrinin që t’i largojnë nga kufinjtë e tyre, ashtu si arriti Egjipti në konflikt me „popujt e detit”. Por, shpesh janë detyruar të gjunjëzohen para fuqisë. Shpresat e masave të robëruara në shtetet e tyre nuk janë realizuar, sepse pushtuesit shpejt e marrin rolin e sundueseve të mëpashëm të tyre. Mandej përpiqeshin që me armë të fusin në duar territor sa më të gjërë, që me qytete të pushtuara të sigurojnë burim të lëndëve të para dhe të skllevërve dhe t’u imponojnë pushtetin e tyre atyre fiseve rreth kufinjve shtetëror, nga bota e të cilave kishin prejardhjen edhe vetë.

138


Shtetet e lindjes Si u krijua Egjipti rreth lumit Nil, ashtu edhe shtetet tjera të lindjes u krijuan rreth lumenjve të mëdhenj, ku kushtet për bujqësi ishin më të përshtatshme. Në Mesopotami (Irakun e sotshëm) shtetet u krijuan rreth Tigrit e Eufratit, në Kinë rreth Lumit të Verdhë, kurse në Indi në luginën e lumit Ind. Shtetet e vogla sumere dhe Babilonia e njësuar, në mijëvjetshin III para e.s. sumerët, popull me origjinë të panjohur, krijuan shumë shtete të vogla rreth qendrave të qyteteve në kodrina të rrjedhjes së poshtme të Tigrit e Eufratit (Mesopotami). Njësimin e tyre e bëri prisi i fiseve semite Sargoni në shekullin XXIV para e.s. Këto fise arritën nga vendet fqinje, ku nuk kishin shtet dhe kulturë të tyre dhe menjëherë e përvehtësuan traditën sumere. Edhe pse shtetit që e krijoi Sargoni u shkatërrua pas dyqind vjetësh, pushtuesit semitë mbetën në Mesopotami dhe banorëve të vjetër u imponuan gjuhën e tyre. Pas shkapërderdhjes gjatë shumë shekujsh, në shekullin XVIII para e.s., sunduesi i qytetit të Babilonit Hamurabi krijoi shtetin e ri të madh, i cili u quajt (sipas qytetit Babilon) Babiloni. Ai pushtetin e tij e zgjeroi edhe jashtë Mesopotamisë, duke sunduar nga njëra anë mbi Sirinë, e në anën tjetër mbi Ellam. Qyteti Babilon u bë atëbotë jo vetëm kryeqytet i shtetit të ri, por dhe qendër kulturale e gjithë botës së atëhershme. Por, edhe ky shtet i fuqishëm kah mesi i mijëvjetshit II para e.s. u bë pre e kasëve nomadë, të cilët erdhën nga rrafshnalta e Iranit. Vendi u gjend në shkatërrim e sipër. Kultura e tij fillon të 139


bjerë ashtu si edhe ajo egjiptiane nën sundimin e hiksosëve.

Perandoria asyriane. Në atë kohë, në rrjedhjen e epërme të Tigrit, u përforcuan fiset asyriane, u njësuan dhe u shndërruan në fuqi ushtarake të fortë. Në shekullin XII para e.s. asyrianët e pushtuan Babiloninë dhe krijuan shtetin e tyre të fortë, i cili qëndroi gjer në fund të shekullit VII para e.s. Në saje të zhvillimit të hovshëm të asyrianëve dhe dobësimit të Egjiptit, fiset ebreje në Palestinë u liruan nga pushteti egjiptian dhe kah mbarimi i mijëvjetshit III para e.s. themeluan shtetin e tyre, i cili sipas emrit të fisit më të dalluar, quhet Izrael. Nga ky shtet rreth vitit 930 para e.s. u nda pjesa jugore dhe sipas emrit të fisit juda. formoi shtetin e posaçëm Judenë.

140


Mbreti i Asyrisë asyrbanipali në qerren e tij (shek. VII p.e.s.) Atëbotë u pavarësuan edhe qytetet bregdetare të Fenikisë, Tir, Sidoni dhe Biblosi, dhe krijuan shtetet e tyre të vogla. Banorët e tyre janë dalluar si tregtarë e detarë. Në shumë vende rreth brigjeve të Detit Mesdhe themeluan koloni tregtare. Më e rëndësishmja në mes tyre ka qenë Kartagjena, në Tunisin e sotëm. Duke krijuar perandori të madhe, asyrianët nënshtruan Sirinë, e pastaj qytetet fenikase, ndërsa shteteve

141


të vogla ebreje u imponuan vetëm pagim të tatimit. Nënshtruan pjesën më të madhe të Iranit dhe në shekullin VII para e.s. ia imponuan pushtetin e tyre Egjiptit. Në këtë territor të gjerë ata sunduan duke përdorur terrorin çdo rezistencë e shtypnin me gjak. Mirëpo, edhe fuqisë së në vitet e të fundit të shekullit VII i erdhi fundi. Pasuritë e rrëmbyena i ka shfrytëzuar vetëm klasa sunduese nga mesi i asyrianëve, ndërsa shumica e popullsisë jetonte në vatfëri.

Varri i Kyrit të vjetër afër Pasargadës (nga viti 530 p.e.s.) Persianët krijuan aso perandorie çfarë bota më parë nuk kishte njohur. Trashëgimtari i dytë Dariu bëri një organizim të brendshëm të fortë dhe ndërtoi rrugë. Bëhej tregti e fitohej dhe qytetet e vjetra lulëzuan përkohësisht. Në këtë perandori persianët përbënin pakicën dhe në pikëpamje kulturore pjesën më të prapambetur të popullësisë. Si luftëtarë ruanin pushtetin e „mbretit mbi mbretër” të tyre. 142


India, gjurmimet arkeologjike kanë treguar që në luginën e lumit Ind ka ekzistuar një kulturë shumë e lartë qysh në mijëvjetshin IV dhe III para e.s. Bartës të kësaj kulture kanë qenë dravidët, të cilët megjithate nuk arritën të krijojnë organizime shtetërore më të mëdha dhe për një kohë më të gjatë. Vetëm kah mesi i shekullit II para e.s. filluan t’i krijojnë pushtuesit me origjinë indoevropiane që e quanin veten arianë që do të thotë „fisnikë“. Ato i dëbuan banorët e vjetër kah jugu, e vet e përvehtësuan kulturën dhe pasurinë e tyre. Politika luftarake e perandorisë e dëmtoi ekonominë e qyteteve dikur të zhvilluara dhe krijoi pakënaqësi të përgjithshme. Fiset blegtorale dhe bujqësore të rrafshualtës së Iranit (medianët, persianët, parthët dhe baktritët) të revoltuara nga politika e fuqisë, u afrohen babilonasve dhe të bashkuar nisën kundër perandorisë despotike. Kryeqyteti asyrian Niviva në vitin 612 bie nën fuqitë e tyre të mëdha. Pas fitores kryengritësit e ndajnë trashëgimin asyrian. Babilonia e përtrirë u përforcua përkohësisht dhe e nënshtroi Sirinë, Fenikinë, dhe fiset hebreje. Kur u ngriten hebrenjtë kundër pushtetit të ri, në vitin 596 para e.s. ushtria babilonase i shpuri në „skllavëri babilonase”. Babilonia e përtrirë nuk mundi të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ra nën pushtetin e aleatëve të vet, të cilët për nga kultura dhe organizimi shoqëror ishin shumë prapa në krahasim me ata. Perandoria persiane. Bartës të luftës për krijimin e perandorisë se re të madhe bëhen banorët e rrafshnaltës së Iranit. Krijuan aleancë fisnore të fortë, 143


dhe nën udhëheqjen e mbretit persian Kyrit të Vjetër, u nisën për t’i pushtuar vendet të cilat shekuj me radhë kishin ekonomi të zhvilluar dhe kulturë të lartë. E pushtuan Azinë e Vogël (546), Babiloninë (538) dhe në fund Egjiptin (525). Në krye të këtyre shteteve të krijuara gjendeshin raxhët, kryetarët e mëparshëm të fiseve. E kur ndonjërit nga këta i vinte për dore që t’ua imponojnë pushtetin e tyre shteteve fqinje, atëherë ai bëhej ma-haraxha (sundimtar i madh). Në shekullin IV p.e.s., në kohë të depërtimit të fuqive të mdha ajo e udhëheqjesë së Lekës së Madh, shteti më i madh në Indi ka qenë Magadha dhe shtrihej që nga Himalajet gjer në Gang. Në fillim të epokës sonë në Indi realizohet një njësim më i madh politik.

Kina, në Kinë ishte ndryshe. Në mesin e popullit të të njëjtës origjinë dhe të njëjtës gjuhë në mijëvjetshin II para e.s. fillojnë të paraqiten organizimet shtetërore. Kjo ishte Perandoria e vjetër kineze, e cila gradualisht zgjerohet dhe forcohet territorialisht. Shkatërrohet duke 144


u ndarë në principata të pavarura në shekullin VII para e.s. Në shekullin III i bashkoi përsëri principata Cin, nga e cila e mori emrin dinastia e perandorisë së përtrirë. Edhe Kinës i kërcnohej rreziku nga fiset nomade, të cilat i cenonin kufinjtë e saj. Këta ishin hunët, të cilëve sundimtarët e dinastisë Cin u bënë rezistencë në mënyrë që nuk njihej gjer atëherë. Gjatë shekullit III para e.s., ndërtuan murin kinez shumë të madh dhe me të e mbronin kufirin kah bota „barbare”. Në këtë punë shumë të rëndë, nën kushte jashtëzakonisht të vështira kanë punuar afër dy milion njerëz. E kur u krye muri gjatësia e tij e tërë ka qenë 4000 kilometra. Lartësia e tij ishte 10 metra e trashësia 5 gjer 8 metra. Muri kinez paraqet ndërmarrje të veçantë e të jashtëzakonshme, që është realizuar nga duart e nënshtetasve. Kina ka qenë e kursyer nga depërtimet e jashtme. Sigurinë e pushtetmbajtësve e rrezikonin kryengritjet e herëpashershme të popullit pa të drejta (kryengritja e „Vetullave të kuqe” viti 18 p.e.s. kryengritja e „Turbanëve të verdhë” viti 184 e.s.). As me rrëximin e perandorit nuk ka mundur të ndryshojë rregullimi shoqëror, ashtu siç nuk është arritur kjo gjë as në Egjipt. Klasa sunduese ka pasur fuqi të qëndrojë dhe të vazhdojë shtypjen e shtresave të varfëra.

145


Muri kinez Skllavëria „aziatike” Pushtimet e fiseve „barbare” nuk sollën ndryshime shoqërore. Aqë më tepër, edhe ata që dikur luftonin vendosmërisht kundër skllavërimit të bashkëfistarëve të tyre dhe shndërrimit të tyre në skllevër e pranuan institucionin e skllavërimit, çfarë ishin në monarkitë despotike të Lindjes së Vjetër. Roli i fuqisë punëtore skllave, në shtetet e Lindjes së Vjetër, dikund më herët e dikund më vonë, skllevërit fituan njëfarë roli në prodhimtari, edhe pse ai rol në krahasim me shoqëritë e mëvonshme skllavopronare ishte ende i kufizuar. Në shumë vende si Indi, Babiloni etj., ashtu si edhe në Egjipt, gjer vonë kanë ekzistuar 146


bashkitë fshatare si bashkësi të njerëzve të lirë. Këta kryesisht merrnin pjesë në punë të mëdha kolektive si në shkurritje (prerje) pyjesh ose ndërtim të sistemit për ujitje. Skllevërit punonin nëpër oborre, tempuj, shtëpia të pasurish dhe shumë shpesh nëpër punëtori zejtare dhe xeherore. Në disa vende puna e skllevërve ka filluar të përdoret shumë vonë, në Kinë në shekullin V p.e.s. Meqenëse skllevërit nuk e mbanin prodhimtarinë në kurriz të tyre, bëhet presion i pamasë në masa të popullësisë së lirë. Fshatarët kishin obligime të mëdha materiale ndaj shtetit dhe klasës sunduese, si shërbimin ushtarak dhe punën në ndërmarrje të mëdha të përbashkëta, si bie fjala, në godina shtetërore. Për arësye të vetive të saj, skllavëria e shteteve të Lindjes quhet „aziatike”. Pozita e skllevërve, pozita e skllevërve nuk ka qenë e njëjtë në të gjitha shtetet e Lindjes së Vjetër dhe në të gjitha epokat. Skllevërit ishin njerëz jo të lirë, me të cilët dispononte pronari lirisht. Megjithate shpesh ligji parashihte si mund të dënohen skllevërit për faje të ndryshme. Në Babiloni kodi i Hamurabit si dënim për mosdëgjueshmëri të skllevërve parashihte prerjen e veshit. Te hetët luftarakë, të cilët kishin shtetin e tyre në Azinë e Vogël prej shekullit XVI gjer në shekullin XII, mosdëgjueshmëria dënohej me vdekje. Në shtetin persian, të krijuar me pushtime të mëdha, numri i skllevërve shtohej me hov. Por, shpejt u pa që puna e tyre nuk është frytdhënëse, veçanërisht kur shteti filloi të përjetojë zhvillim të madh ekonomik. Pronarët nuk i lironin, e as nuk ua ndërronin pozitën atyre, por praktikisht i lejonin që të kenë pasuri, të 147


krijojnë familje dhe të kryejnë punë të ndryshme, me kusht që t’u paguajnë një pjesë të caktuar të fitimit. Kështu shumë skllevër jo vetëm që kishin tokë, por edhe e jepnin në qesim, mbanin lidhje afariste me ndërmarrje të mëdha dhe u jepnin të tjerëve para hua. Më vonë, kur pozita ekonomike dhe politike e shtetit persian u keqësua, pronarët ushtruan mbi skllevërit e tyre një eksploatim shumë më të rëndë. Dispozitat e kodit të Hamurabit për skllevërit, Kultura e Kodit të Hamurabit është një nga monumentet juridike më të rëndësishme në historinë botërore. Është ruajtur në tri fragmente të shtyllës së zezë nga bazalti, në të cilën mbi tekst është paraqitur vetë perandori duke e marrë kodin nga duarët e zotit të Diellit, mbrojtësit të gjyqeve. Këtu janë paraqitur disa nene të Kodit, ku bëhefe fjalë për skllevër.

Neni 16. Nëse dikush e fsheh në shtëpinë e tij skllavin apo skllaven e ikur, të cilët i takojnë oborrit ose ndonjë njeriu të lirë e në thirrje të lajmëtarit nuk i nxjerr jashtë, i zoti i shtëpisë duhet të dënohet. 148


Neni 17. Nëse dikush e zen duke ikur skllavin apo skllaven e ikur dhe ja shpien pronarit të tyre, pronari duhet t’ja jepë dy sikla (njësi peshe 8,4 g) argjent. Neni 20. Nëse skllavi i ikë nga dora atij që e zen, ai njeri është i detyruar t’i betohet pronarit të skllavit që ka qenë ashtu e pastaj është i lirë. Neni 175. Nëse skllavi që i takon oborrit ose njeriut të lirë merr për grua të bijën e njeriut të lirë dhe lind fëmijë, pronari i skllavit mund të kërkojë që bijtë dhe bijat e njeriut të lirë të jenë skllevër. Neni 205. Nëse skllavi i ndonjë njeriu i bjen në fytyrë të birit të njeriut të lirë, duhet t’i prehet veshi. Neni 278. Nëse dikush blen skllavin apo skllaven, e gjatë muajit të parë vërteton se vuajnë nga sëmundja e tokës (epilepsia), blerësi mund t’ja kthejë shitësit dhe të merrë argjentin që ka paguar për ta. Neni 282. Nëse skllavi i thotë pronarit të tij: „Ti nuk je pronari im”, duhet të vërtetohet që ai është skllav i tij, e pronari ka të gjitha të drejtat mbi te, njëkohsisht edhe ta dënoj me metodat dhe format e tij.

149


NJË LIBËR PANORAMIK I DOMOSDOSHËM Trajektorja e historisë njerëzore njeh disa kultura, civilizime të lashta, të cilat në një farë mënyrë kanë determinuar gjithë zhvillimin njerëzor, gjithë atë që përfaqëson trashëgimi të përbotshme, që përfaqëson kujtesën njerëzore si një predispozitë e përveçme vetëdijeje dhe diferencimi nga natyra primare e ekzistencës së qenies njerëzore dhe futje në dimensionet e një jete të kultivuar shpirtërore. Janë pikërisht këto kultura të lashta që mbishtresohen në ekzistencën njerëzore dhe që kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë habitusin human, gjithë atë kuadër qytetërues, në të cilin zhvillohet dhe kultivohet njeriu si qenie humane, si qenie që diferencohet nga natyra nëpërmjet kulturës dhe civilizimit.

Kulturat e lashta përfaqësojnë platformën civilizuese dhe shenjat e parme të zhvillimit njerëzor. Ato përcaktojnë gjithë shumësinë e kulturave të përbotshme të cilat zënë fill pikërisht në këtë diferencim të njeriut nga natyra dhe hyrjen në epokat e mëdha të civilizimit njerëzor. Libri “Kultura të lashta”, i autorit Hamdi Mediut, ngërthen historiatin e këtyre kulturave, të cilat mbeten një lloj palimpsesti njerëzor dhe në të njëjtën kohë një lloj horizonti mbi të cilin mbindërtohen prurjet e reja në të gjitha epokat e historisë njerëzore. Ky libër në formë panoramike dhe sistematike strukturon shfaqjen dhe zhvillimin e këtyre kulturave të lashta, duke u ndalur te paraqitja e secilës kulturë dhe duke shpërfaqur përpara lexuesit 150


gjithë veçantitë, kohën e paraqitjes, por edhe trashëgiminë material dhe shpirtërore që ato kanë lënë prapa vetes për njerëzimin. Libri hapet me kulturën e lashtë egjiptiane, me ç’rast jepet gjithë esenca e kësaj kohe, gjithë bota materiale e këtij civilizimi dhe gjithë mitologjia dhe besimet që e përfaqësojnë këtë univers civilizimi. Pikërisht në këtë kapitull lexuesi mund të gjejë shumë informacion dhe gjithë atë sistem shenjues unikat të kësaj kulture dhe civilizimi të lashtë. Edhe në kapitullin tjetër mbi Greqinë e lashtë, autori na jep informacion të bollshëm mbi zhvillimet e atëhershme, mbi gjithë atë substancë civilizuese që e karakterizon këtë kulturë dhe civilizim. Si njëra ndër epokat më të ndritura të njerëzimit, ajo trajtohet në dimensionet e produksionit të shumanshëm, të pranisë së shkencës, artit, letërsisë etj. Është pikërisht kjo epokë që më pas gjen shtrirjen edhe në zhvillimet e mëpasme të historisë njerëzore, duke vendosur modelin e vetë të trajtimit të fenomeneve shoqërore dhe botëkuptimore.

Një kujdes i veçantë në këtë libër i kushtohet edhe kulturës së lashtë ilire, shfaqjes dhe shtrirjes së saj, universit botëkuptimor dhe besimeve që e bëjnë këtë kulturë të veçantë dhe pjesë së trashëgimisë së përbotshme. Me shumë informacion vjen edhe kapitulli mbi kulturën e popujve të lindjes, e cila gjithashtu dallohet për nga pasuria e shumanshme dhe për nga vlera që përfaqëson në historinë e gjithmbarshme të civilizimit njerëzor. Padyshim në këtë kapitull shpalohet gjithë vlera e kësaj kulture, botëkuptimet 151


fetare, zhvillimi i artit dhe shkencës, por edhe organizimi shoqëror dhe shtetëror. Libri “Kultura të lashta” përfshinë brenda vetes epokat e ndritshme të historisë njerëzore, kulturat e hershme që mbeten të domosdoshme për t’u njohur nga një publik më i gjerë. Libri është i strukturuar për të dhënë një informacion të plotë mbi këto kultura në formë panoramike pa u rënduar me detaje të shumta dhe pa u zgjeruar në trajtime tjera që mund të ishin objekt studimi në të ardhmen. Ky format libri i këtillë, për më tepër, na ofron një pasqyrë të plotë të këtyre kulturave dhe u dedikohet kategorive të ndryshme të lexuesve, gjithë atyre që duan t’i njohin këto kultura dhe që realisht në një libër mund të gjejnë gjithë informacionin e duhur. Ky libër mbush një boshllëk në literaturën e kësaj natyre dhe përfaqëson një gur më shumë në ngrehinën madhështore të njohjes me këto kultura dhe civilizime që përfaqësojnë indin e zhvillimit njerëzor, të gjithë historisë së përbotshme.

Bardhyl Zaimi, gazetar

152


LASHTËSIA, VLERË E FORCËS HISTORIKE Në historinë e njerëzimit e të shoqërisë ka patur studiues që i reduktojnë fenomenet kulturore. Autori i librit “Kultura të lashta” dr.Hamdi Mediu me përkushtim i është përmbajtur konceptit racional që mos del jashta historisë dhe pasqyron, madje me ilustrime të shumta kulturën, historinë dhe jetën e njeriut e të njerëzimit në të kaluarën e largët. Në këtë studim pasqyrues autori me sukses bën një unitet organik të elementit njohës, pasqyrues dhe i elementit krijues. Elementi pasqyrues është më gjerë dhe më i theksuar në arkitekturën, në artet e aplikuara, në muzikë dhe është më i kufizuar në letërsi. Për kuptimin më të qartë të historisë së vërtetë lë të mendohet hiatoria që përfshin periudhën e lashtësisë të cilën e trajton shtruar në tërë brendësinë e studimit në mënyrë horizontale dhe vertikale. Njeriu se ka rendë të pranon hyjnoren, por problematike është ta pranon njerëzoren, bindjen, saktësinë, vërtetësinë e fjalëve, veprave, ngjarjeve, vlerave të kulturave të ndryshme të njerëzve dhe shoqërive. Autori në studim i ka vënë peshën e krijimtarisë dhe jetës kulturore në kohërat e lashta. Megjithatë studimi reflekton fenomene shumë të ndryshme të natyrës dhe jetës shoqërore. Mirëpo po t’i hedhish një vështrim historisë së lashtësisë nuk mund të mos na bjerë në sy vendi i veçantë, qëndror që zë në të njeriu si qenie shoqërore, krijuese. Kultura e çdo kohe, duke pasqyruar një larmi të pasur fenomenesh, në qendër të vëmendjes ka pasur 153


gjithnjë njeriun, problemet e jetës, të punës, të luftës së tij për ekzistencë e përparim. Kultura ka pasur para së gjithash ndjenjat dhe mendimet e njeriut, shqetësimet e tij, botën e tij të brendshme e të jashtme. Tërë këtë kompleks të çështjeve e gjejmë në veprën “Historia e lashtësisë”. Që këtej del edhe rendësia e madhe që ka në procesin e krijimtarisë shkencore autori Hamdi Mediu fokusimi i të cilit është civilizimi i hershëm.

Prof. dr. Xheladin Murati

154


Recensë VLERËSIM I PUNIMIT SHKENCOR TË PARAQITUR PËR BOTIM Me studimin “KULTURA TË LASHTA” të autorit Dr.sc. Hamdi Mediu, shtohet një punim i ri me vlerë në fushën e studimeve historike-albanologjike, për një temë të rëndësishme, deri tani të pa trajtuar sa duhet nga studiuesit shqiptarë. Nisur nga kjo situatë, libri i paraqitur për botim nga Dr. sc. Hamdi Mediu, paraqet shumë interes për historinë dhe kulturën në përgjithësi. Edhe objekti i hulumtimeve të tij rreth kësaj teme, i përket një studimi serioz ku mungonin kërkime dhe studime të mëparshme, në lidhje me kulturat e lashta. Gjatë disa viteve bashkëpunimi, bashkë me autorin e këtij libri vumë re që në fillim edhe arsyet e mungesës së studimeve të mëparshme në këtë fushë. Gjithë vëmendja e studiuesve shqiptarë, thuajse e kishin lënë në hije hulumtimet rreth kulturave te lashta. Ndoshta, studimi në fjalë është anashkaluar edhe nga mungesa e hulumtimeve të më hershme, gjykuar si objekti më i rëndësishëm për t’u pasqyruar dhe studiuar në veprën e lartpërmendur. Edhe në shumë histori botërore ndjehet kufizimi në studimin e kulturave në përgjithësi. Brenda strukturës së studimit autori ka bërë përpjekje për një raport më të drejt midis kapitujve që flasin për kulturat e lashta, si dhe kapitujve që përshkruajnë rrethanat historike të kulturave si ajo e Egjiptit, Greqisë, Kinës dhe Bizantit. 155


Ndoshta trajtimi për herë të parë i një teme të tillë ka ndikuar edhe në zgjatjen e anës përshkrimore të kulturave të lashta. Por dihet që ky është hapi i parë dhe i pashmangshëm në studimet shkencore. Dikush duhet ta bëjë këtë punë pararendëse për të krijuar bazën e domosdoshme mbi të cilën bëhen krahasimet, studimet e mëtejshme dhe interpretime nga këndvështrime të ndryshme. Dhe këtë hap të parë dhe të rëndësishëm për trashëgiminë e kulturave të lashta, mendoj se e ka bërë më shumë seriozitet Dr. sc. Hamdi Mediu. Me këtë studim mendoj se Hamdi Mediu ka shkruar një nga kapitujt më të rëndësishëm për historinë e zhvillimeve të kulturave të lashta. Me arkivin e pasur që krijoi me këtë rast, si dhe me studimin që na ka paraqitur për botim, ai na ka krijuar një dokumentim të plotë të kulturave të lashta në përgjithësi. Me materialin e bollshëm përshkrimor që kemi në këtë monografi mendoj se autori ka hedhur bazën e duhur për të bërë analiza më të plota. Si përfundim, nisur nga gjithë arritjet që përmendëm edhe më lart, mendoj se punimi për botim “KULTURAT E LASHTA” meriton të botohet si një kontribut me vlerë në hartimin në historinë e kulturës shqiptare. Tetovë, 2015

Prof. Dr. Nebi Dervishi

156


Literatura Andrej, A.: Spomenici Islamske umetnosti, Beograd, 1984 Baji, O.: Perandoria Bizantine, Tiranë, 1999 Bard, Kathryn A. Ian Shaw, ed. The Oxford Illustrated History of Ancient Egypt. Oxford: Oxford University Press, 2000. p. 69 Bejko, Sadik: Qytetërime të mëdha, Onufri, 2006 Bogojeviç, K.L.: Osmanliski spomenici vo Skopje, Skopje, 1998 Boja, R.: Si ta njohim artin Islam,Prishtinë,2000 Bozhiq, I.: Historia, për klasën I gjimnaz, ETMMK, 1971, Prishtinë Castellan, G.: Historia e Ballkanit, Tiranë, 1991 Çaysidis, N.: Makedonia kulturno nasledstvo, Skopje, 1995 Dereko, A. Arhitektura starog veka, Hodder&Stoughton, London, 1973, Botimi 2 Donald Quataert (11 August 2005) Drançolli, F. Kulla Shqiptare, Prishtinë, 2001 Drançolli, J. Fillet e ndikimit Osman në viset e banuara me Shqiptarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, Gjurmime Albanologjike, (seperat e shkencave historike), Prishtinë, 1988 Edi Shukriu, Historia e kohës së vjetër, Lindja e Lashtë, Prishtinë,1995. Elezoviç,G.: Turski spomenici, kn. isv, 1, Beograd, 1940 Sadik Bejko, Qytetrime të mëdha, Tiranë, 2006. Fjalori enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985. Gombrich, H. E.: Historia e Artit, Tiranë, 1998 157


Hamer, J.: Osmansko Carstvo, Zagreb, 1980 Hawkes, J. Prehistoria, Sveska I, knjiga I “Naprijed”, Zagreb, 1966 Historia e popullit Shqiptarë, I, Prishtinë, 1979 Historia e popullit Shqiptarë, II, Prishtinë, 1979 Inalxhik, H. Perandoria Osmane, Shkup, 1995 Istoria na umetnost i etnologia, Skopje, 1996 Istorija na Makedonskiot narod, Skopje, 1969 Jackues, E.: Shqiptarët, Tiranë, 1998 Jellovich,B. Historia e Ballkanit, Tiranë, 1999 Kaleshi, H.: Najstariji vakufski dokumenti u Jugosllaviji na Arapskom jeziku, Prishtinë, 1972 Kiçevijata, Poreçje, Makedonsko nasledstvo, Spisanie za arkieologija i istoria Lewis, B.: Svijet Islama,Beograd,1979 Liliç, V.: Severozapadna Makedonia vo docna antika i sredni vek, Pollog. Lloyd, James. "Search Results - Ancient History Encyclopedia". www.ancient.eu. Markoviç, C.: Yakonik Hamurabia vavilonskog kralja, “Geca Kon”, Beograd, 1925 Milutin, R: Pregled istorie umetnosti, 2, Sarajevo, 1961 Muharemi, H.: Historia e artit, Prishtinë, 1998 Novak, G.: Egipad, Izdavaçki zavod JAZU, Zagreb, 1967 Najvece kulture svijeta – Grcka, Extrade Kastav, 2005 Najvece kulture svijeta – Islam, Extrade Kastav, 2005 Najvece kulture svijeta – Egipat, Extrade Kastav, 2005 Najvece kulture svijeta – Kina, Extrade Kastav, 2005 Najvece kulture svijeta – Bizant, Extrade Kastav, 2005 Neritan Ceka,Muzafer Korkuti, Arkeologjia, Tiranë, 1998 158


Nebi Dervishi, Etnokultura e fushëgropës së Ohrit, Tetovë, 2005. Opça povijest umetnosti, Zagreb, 2006. Ostrogorski, G.: Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë, 1997 Papazoglu, F.: Makedonski gradovi u rimsko doba, Skopje, 1957 Pavlovski, J,; Stefanovski, Zh.: Tetovo, (monografija), Tetovo, 1969 Penov, B. Srednovekovna Makedonija, tom III, Skopje, 1985 Pereti, L.; Brezzi. P,; Petech. L.: Stari svijet, Historia çoveçanstva II/I (1200-500 godine pre n.e.), “Naprijed”, Zagreb, 1967 Prifti, V.: Teknikat e gravurës artistike, Tiranë, 1993 Religije Svijeta, enciklopediski priruçnik, Zagreb, 1987 Tetovo i Tetovsko niz istorijata, Tetovo, 1982 Vasiljeviç, H. J.: Po Tetovskoj oblasti,Beograd,1938 Xhina Piskel, Opshta istorija umjetnosti II, Ljubljana, 1969. Xhina Piskel, Opshta istorija umjetnosti III, Ljubljana, 1969. Wayne C. Thompson: Mark H. Mullin. Western Europe, 1983. Stryker-Post Publications. p. 337. for ancient Greece was the cradle of Western culture Wolley, L.: Procesi civilizacije, istorija çoveçanstva II/I “Napried”, Zagreb, 1966

159



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.