Aqif Isaku BOTA JONE

Page 53

mirë. Mos u hidhëro edhe nëse prindët të qortojnë. Ata ta duan të mirën. Të dua sa tërë botën! Motra jote, Era, Të gjithë mbetën me gishtin në gojë! E dinin sesa e zgjuar është Era, por se kaq, assesi. – Kjo është dhurata më e madhe! Nuk blihet me para. – tha gjyshi. Genti vrapoi dhe e puthi fort. Në atë çast erdhën shokët. Secili në dorë mbante nga një dhuratë. Hynë në dhomë dhe u ulën nëpër karrige. Nëna u solli ëmbëlsirat. Hëngrën sa hëngrën, kur në dhomë hyri gjyshja me një tortë të madhe. E vendosi në mes të tavolinës. Me katër qirinj stolisur madhështonte festën. Mbi të shkruante: Gëzuar ditëlindjen E katërt Genti! Ishte tregimi, ku fjala është më e shtrenjtë se çdo dhuratë tjetër, qoftë edhe medaljon ari apo diç e ngjashme. Ishin fjalët e zemrës që Era ia falte vëllait. Fjalë të ëmbla plot urtësi, që rrallë kush mund t`i shprehte në momentet kur dhuratat e shtrenjta zbehnin çdo gjë. Por, 51


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.