Aqif Isaku BOTA JONE

Page 23

– Po, poezitë tua, – ma ktheu zëri, duke më pyetur se ku dhe kur i kam krijuar ato bashkë me tregimet. – Janë të shkruara në momente vetmie, – ia ktheva zërit. I shkruaja ditëve kur e mira dhe e keqja bënin luftë mes vete, kur trishtimi dhe pasiguria ecnin qytetit tim. Janë të shkruara kur vuajtja më thoshte; shiko me sytë e mi! Shikoi fëmijët dhe jepu shpresë! Shikoi pleqtë dhe falu dashuri! Era, përsëri më thërriste zëri që vinte andej nga Stani i Pestë. Mos vallë sytë dhe fjalët t’i fali vuajtja, që gëzimin ta kesh gjuhë shprese?! – Po, është e vërtetë! – iu përgjigja zërit. Pastaj mendova: O zot! Mendova! Plaku i Stanit të Pestë dhe plaka, mos vallë i kanë dhënë shpirt kukullës dhe lodrave të tjera që zëri nuk më lë të qetë!? Nuk di sesi mu dukë kukulla në skaj të derës dhe si ia nisi me pyetje: – Era, ti nuk ke më shumë se njëmbëdhjetë vite? – Jo, nuk kam, – ia ktheva kukullës, e pastaj?! – A do që ti të jesh unë, e unë të bëhem ti? – Jo, nuk jam e gatshme për të vazhduar bisedën. – E pse nuk më përgjigjesh Era?! – Unë jam ajo që jam dhe ashtu dua të mbetem! – Vetëm edhe për ca ditë nuk do të deshe të zëvendësohemi? – përsëri më pyeti kukulla. – As për një minutë, – ia preva troç. 21


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.