Kohaere

Page 8

KOSOVË

8

Bashkimi Europian u përpoq të dërgojë mesazhe pozitive nga takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo u pasqyrua qartë në pamjet dhe komunikatat zyrtare që erdhën nga Brukseli. Por ky nuk duket të jetë disponimi i vërtetë i palëve. Edita Tahiri tha se Serbia edhe të mërkurën manifestoi mentalitetin e së kaluarës. Për pesë orë bisedime nuk u arrit marrëveshje për asnjë nga temat në tryezë

E

dita Tahiri dhe Borko Stevanovic, gjatë dy ditëve të fundit në Bruksel, kanë lënë një përshtypje pozitive për mundësitë e dialogut Kosovë-Serbi. Tahiri dhe Stevanovic kanë shtrënguar duart duke pozuar para një flamuri të Bashkimit Europian, derisa shkëmbimet mes tyre kanë qenë plot mirësjellje. Interlokutorët shqiptarë dhe serbë kanë mbajtur takimin e parë në Zyrën e Robert Cooperit

Imazhi i rrejshëm të martën mbrëma, duke biseduar deri në ora 22:00. Kjo i ka shtyrë ata që të tregojnë pak kujdes për njëri-tjetrin një ditë më pas. "Mirëmëngjesi Edita, si je"? e ka pyetur Stevanovic Tahirin. E, shefja e delegacionit po ashtu ka reaguar me mirësjellje "A ke pushuar ndopak"? "Jo edhe aq", ka thënë diplomati serb duke shpjeguar se para gjumit kishte pirë disa gota alkool. Pasi kanë shtrën-

DIALOG MES KOSOVËS DHE SERBISË Në komunikatën e djeshme të BE'së për takimet e para në Bruksel, thuhet se dialogu po zhvillohet mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, e jo siç thuhet shpesh dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. Për shkak të pesë vendeve të BE'së që nuk e njohin Kosovën, Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën si shtet, prandaj edhe dialogut më shpesh i referohet si proces mes Prishtinës dhe Beogradit. Por në komunikatën e djeshme, BE'ja përdori emrat e dy vendeve, e jo të kryeqyteteve.

rojekti më i madh qeveritar, Kosova e Re, mund të rrezikojë seriozisht buxhetin e Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka lajmëruar Banka Botërore Banka Botërore ka paralajmëruar edhe rreziqet e projektit Kosova e Re. Përmes një raporti, ka treguar se Qeveria mund të futet në obligime tek investitori duke u detyruar t`ia blejë rrymën nëse nuk i shitet në tregun kosovar. Gjithashtu ka treguar se duhet të subvencionojë në KEK për të ndaluar monopolin e energjisë në vend. Edhe Komisioni Evropian nuk e ka aprovuar modelin e tregut dhe ka kërkuar harmonizimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian. Projekti më i madh qeveritar, Kosova e Re, mund të rrezikojë seriozisht buxhetin e

guar duart, Tahiri ka reaguar me optimizëm. "Shpresoj që ky duarshtrëngim do ta në sjellë rezultate", ka thënë zëvendëskryeministrja kosovare. Por pamjet që kanë ardhur nga Brukseli i ka demantuar vetë shefja e delegacionit të Kosovës. Ajo ka deklaruar se në qasjen e Beogradit ka vërejtur elemente të së kaluarës që do të thotë se pala kosovare nuk është e kënaqur me përmbajtjen dhe rezultatin e bisedimeve. "Mund të them se te pala tjetër, unë vërejta se ende sikur ishte në mentalitet të së kaluarës. Nuk kishte gatishmëri të kuptojë se është një realitet i ri dhe po flasim si dy shtete të pavarura", ka thënë Tahiri në një intervistë për RTK. Ajo megjithatë ka rua-

jtur pak tonet optimiste për dialogun, të cilat kanë mbizotëruar dy ditëve të fundit në Bruksel. "Për këto dy ditë pati ide interesante, propozime do të thosha konstruktive. U shënuan edhe disa përparime, por nuk kemi arritur që të bëjmë edhe marrëveshje, sepse ka nevojë që të vazhdojë adresimi i këtyre çështjeve të cilat mbase mund të sjellin edhe në marrëveshje konkrete. Ne adresuam çështjen e regjistrit civil, kadastral, pastaj çështja e CEFTA's, çështja e vulave të doganave. Dhe pak a shumë nga të dy palët u dëgjuan propozime", ka shtuar Tahiri. Borko Stevanovic është cituar nga mediat serbe duke thënë se gjatë bisedave janë shënuar disa përparime. Afrimet me çështjet e

Rreziqet e Kosovës së Re

Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka lajmëruar Banka Botërore. Në një raport të kësaj banke, thuhet se Qeveria duhet të paguajë shpenzimet e termocentralit Kosova e Re nëse nuk i shitet tërë masa energjike

e gjeneruar. Ky dokument shpjegon se Qeverisë do t'i shtohet edhe rreziku që ajo të ndajë mjete nga buxheti i saj, për të penguar monopolin në treg. Si për shembull, ta subvencionojë deri në një

masë KEK`un. "Qeveria duhet të paguajë shpenzimet nëse nuk mund ta shesë rrymën termocentrali Kosova e Re, në mënyrë që me këtë të pengojë monopolin në treg", thuhet në dokumentin e BB'së. Gjithashtu, është paralajmëruar që Qeveria duhet të subvencionojë për një kohë KEK`un edhe pas privatizimit për shkak që të jetë në derexhe që të kontrollojë çmimet. "Qeveria duhet të mbajë fonde rezervë që të paguajë rritjet e çmimeve të importit nëpërmjet ndërmarrjes publike ose pjesës që nuk e privatizon", thuhet në këtë dokument. Sugjerimet apo paralajmërimet kanë ardhur në fazën e përgatitjes së pakos tenderuese.

e premte, 11 mars 2011

MIRATOHET REZOLUTA PËR BISEDIMET ME SERBINË

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi projekt-rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila i jep dritën e gjelbër bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë. Partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja nuk e kanë mbështetur rezolutën. Projekt-rezoluta kaloi me 63 vota për, 48 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.

kadastrit, librave amëz, telekomunikacionit dhe trafikut ajror. Por edhe shefi i delegacionit serb ka përzier çështjen e statusit në paraqitjet e tij për media në kryeqytetin belg. Europianët ndërkaq janë kujdesur që të përçojnë një disponim tjetër. Fillimin e takimit e ka parë

me optimizëm ndërmjetësi Robert Cooper, i cili ka bërë një krahasim me motin e mirë që ka mbretëruar të mërkurën në Bruksel. Pozitivisht, bisedat mes palëve janë vlerësuar edhe nga Bashkimi Europian përmes një njoftimi për media. Në pjesën hyrëse të komunikatës, BE'ja u është referuar palëve, si delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë, e jo si Prishtinë dhe Beograd, siç thuhet shpesh kur përmendet ky proces. "Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të përzemërt dhe ishte informues dhe produktiv. Të dyja palët ritheksuan përkushtimin për dialogun dhe vullnetin e tyre për vazhduar procesin. Lehtësuesi ka nënvizuar synimet e dialogut: mënjanimin e pengesave që kanë ndikim negativ në jetën e përditshme të njerëzve, përmirësimin e bashkëpunimit dhe arritjen e progresit në rrugën drejt Europës", thuhet në komunikatë. Aty janë bërë të ditura edhe temat për të cilat kanë folur zyrtarët nga Kosova dhe Serbia. "Takimi i parë ka ofruar një mundësi për të diskutuar rreth qasjes në informatat e verifikueshme nga librat e regjistrave civilë si dhe informatat për kadastrin, çështjet me ndikim direkt në jetën e përditshme të njerëzve". Komunikata flet edhe për një pajtim mes palëve që "ky informacion duhet të jetë në dispozicion, në mënyrë që qytetarëve t'u ofrohet siguri legale".

LAJM PAS LAJMI DIALOG MES KOSOVËS DHE SERBISË Në komunikatën e djeshme të BE'së për takimet e para në Bruksel, thuhet se dialogu po zhvillohet mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, e jo siç thuhet shpesh dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. Për shkak të pesë vendeve të BE'së që nuk e njohin Kosovën, Bashkimi Evropian nuk e trajton Kosovën si shtet, prandaj edhe dialogut më shpesh i referohet si proces mes Prishtinës dhe Beogradit. Por në komu-

nikatën e djeshme, BE'ja përdori emrat e dy vendeve, e jo të kryeqyteteve.

BISEDIMET, HAP I PARË DREJT NJOHJES Bisedimet PrishtinëBeograd në Bruksel paraqesin hapin e parë në rrugën e Serbisë drejt njohjes së Kosovës, vlerëson e përditshmja ruse "Kommersant". Gazeta shkruan se për fillimin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës

ka kontribuar Bashkimi Evropian, i cili nuk e fsheh se pa aktivizimin e dialogut mes dy palëve , ato "nuk mund të ëndërrojnë për eurointegrimet". Gazeta ruse shkruan se të dyja palët kanë vënë në krye negociatorë me përvojë, transmeton REL.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.