Issuu on Google+

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E diel, 19 Qershor 2011, Nr: 167 (6024) E përditshme e pavarur

Nga 11 maj 1991

Çmimi 20 Lekë;

Greqi 1.5 Euro

www.kohajone.com

PARADOKSI RAMA

“Zgjedhjet i fituam, por protestat do t’i vazhdojmë” Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendos nisjen e dialogut me bazën. Kreu i PS deklaron se ka fituar dhe thotë se demonstratat nuk do të ndalen. Malaj propozon platformë për modernizimin e hapjen e partisë. Braçe, kritika: PS dështoi me politikën e bojkotit PROCESI

KOMENT

Pse hesht PS për mandatin e Ilir Beqjes Ndoshta gjatë kësaj dekade, askush në Partinë Socialiste nuk është ndjerë më keq sesa ish-deputeti i saj, Ilir Beqja. Përpara dy ditësh... >>> Faqe 3

KOMENT

Po me Tanjën ç'patët? Basir Çollaku Partia Socialiste ka ngecur përsëritshëm në një kurth rruge, aq sa Parlamenti Evropian, ka rënë pjesërisht pre e një sajesë të rëndomtë... >>> Faqe 6

Rinis numërimi në KQZ, rritet avantazhi i Bashës

INTERVISTA

Sidrit Bejleri: "Shend e verë", albumi që këndon shqip Yana Lapikova, nga modele në fotografe personale e Putinit MELROSE PLACE, rikthehet seriali hit i viteve '90 në SHBA

>>> Faqe 11

DURRES

Afera e dyshuar e prostitucionit, vritet në mister 29-vjeçarja

EKSKLUZIVE

>>> Faqe 11

HETIMET

Konflikti mes fqinjësh, vrasje me armë zjarri në Shkodër

OPINION

A ka këtu ndonjë komunist?

>>> Faqe 11

EMRAT

Listat e aplikantëve për viza dhe punësim në Greqi

Frrok Çupi Pas këtij titulli m'u duk se dëgjova trokitjet e forta në derë. "Kush është komunist, të vijë pas nesh!"... >>> Faqe 6

13-18

Për reklama dhe publikim njoftimesh në “Koha Jonë”, kontaktoni: Tel: 42347805; Cel: 0692046688 Email: reklama@kohajone.com, Financa: Elona Alcani Tel: +35542347808 ext 161 Shpërndarja: Igli Dhima cel: 0692021602

>>> Faqe 19-21


2

NGJARJE DITE

ASAMBLEJA E PS

E diel, 19 qershor 2011

DEKLARATA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi dje se vendimi për strategjinë e Partisë Socialiste do të merret pas takimeve me bazën. “Protestat dhe demonstratat do të jenë mjeti ynë i pandalshëm për shprehjen e revoltës popullore”, tha Rama.

QËNDRIMI

Kreu i Partisë Socialiste shpall turin dy javor për dialogun me bazën

Rama: Demonstratat, mjeti ynë për zgjidhjen e situatës politike KONGRESI

Qamil Xhani

A

sambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vendosur të marrë edhe dy javë kohë për të përcaktuar rrugën që do të ndjekë opozita ndaj mazhorancës. Në mbledhjen e djeshme, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se do të merret mendimi i bazës, ndërsa ka shtuar se protestat mbeten pjesë e axhendës së opozitës ndaj mazhorancës. Rama ka shtuar se takimet në bazë do të shërbejnë dhe për kongresin që pritet të mbahet në vjeshtë ku do të bëhet dhe riorganizimi i partisë. “Kjo nuk do të thotë aspak se do të heqim dorë nga protestat e demonstratat për largimin e Saliut dhe rrëzimin e diktaturës së kusarisë. Përkundrazi, protestat dhe demonstratat do të jenë mjeti ynë i pandalshëm për shprehjen e revoltës popullore ndaj një regjimi që ka nxjerrë faqe gjithë botës të gjitha kthetrat e tij mbi votën, drejtësinë, ekonominë kombëtare”, tha Rama. Lideri i selisë rozë u shpreh se kërkesat e socialistëve në rrjetet sociale për të zhvilluar protestat në gjithë vendin janë të natyrshme. Por nuk ka fshehur dhe rrezikun që mund të sjellë për vendin një situatë e tillë. “Pas 8 majit, në kushtet e krijuara prej grabitjes forcërisht të fitores sonë në Tiranë, ka pasur natyrshëm reagime ekstreme, rrjetet sociale janë të mbushura me thirrje e ftesa për përmbysjen e Saliut me çdo mjet, si dhe me ankesa ndaj nesh. I mirëkuptoj të gjithë, çka po ndodh me zgjedhjet në Tiranë është më shumë sesa revoltuese. Por shumë pak, një fije, e ndan shprehjen e revoltës që e nxjerr vendin nga një krizë kaq e rëndë sa kjo, me shprehjen e revoltës që e zhyt vendin më keq në krizë”, tha dje Rama. Ai ka E përditshme e pavarur Adresa: Rruga "Aleksandër Moisiu", ish-Kinostudio, pranë TV Klan, Tiranë Tel: +355 42 347 805 ext.221; Fax: +355 4 2 347 808

Në vjeshtë pritet që Partia Socialiste të zhvilloi kongresin e radhës, ku pritet të bëhen dhe ndryshime të rëndësishme në strukturat e saj. Kongresi do të zgjedh anëtarët e Asamblesë dhe më pas, kjo e fundit do të zgjedh Kryesinë.

Përfundimi i turit politik dhe rezultati për Tiranë

T

akimet dy javore të Partisë Socialiste duket se jo rastësisht janë lënë të mbyllen në fund të muajit qershor. Sipas llogarive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në fund të muajit qershor pritet të mbyllet dhe procesi i numërimit të votave në hedhura në kutinë e gabuar në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ligjore, Partia Socialiste duket se do të përgatisë struktura edhe për reagimin e radhës. Në deklaratat e djeshme të bëra nga kreu i Partisë Socialiste dhe Sekretari Organizativ, Blendi Klosi u theksua se në takimet me bazën do të diskutohen edhe mënyrat e për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ndërkohë që strategjia e plotë e PS do të bëhet publike me daljen e rezultatit në Tiranë.

TURI Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi zhvillimin e një turi takimesh dy javorë në bazë. Qëllimi i takimeve është marrja e ideve të bazës për rrugën që duhet të ndjek Partia Socialiste pas zgjedhjeve të tetë majit.

Në foto: Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama

29 QERSHOR

Beqja humbi mandatin pasi gjykata vlerësoi se kishte shkelur Kushtetutën

Është data në të cilën anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të vendosin se cilat janë format e reagimit që opozita shqiptare do të përdor ndaj mazhoracës. Kreu i PS-së, la të kuptohej dje se protesta janë në axhendën kryesore. uruar të zgjedhurit e selisë rozë në fushatën vendore dhe ka theksuar se pjesë e takimeve me bazën do të jetë dhe analizimi i rezultatit. Rama i cilësoi zgjedhjet e 8 majit, si një sukses i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. “Zgjedhjet e 8 majit ishin një fitore shumë e çmuar, jo vetëm për rezultatin e qartë në favor të kandidatëve tanë në qytete ku të gjithë e prisnim dhe në qytete ku fitorja befasoi shumëkënd, por edhe për plot domethëniet e rëndësishme që mund të nxirren prej analizës së këtyre zgjedhjeve”, tha Rama. Nga ana tjetër, Rama është ndalur dhe në qëndrimet e

Botues: Aleksandër Frangaj

mazhorancës, duke theksuar se vendi ndodhet në momente kritike edhe në raport me integrimin edhe Bashkimin Evropian. “Shoqëria përjeton sot pasojat e një dekadence të pashembullt morale e intelektuale që shëmbëlltyrën e vet më të paskrupullt ka qeverinë e vendit. Shqipëria sot është në pikën e vet më të ulët në marrëdhëniet me Evropën. Saliu nuk e thotë hapur, por në çdo hap tregon me gjithçka bën se projekti i tij nuk është një Shqipëri e re, moderne dhe funksionale në Bashkimin Evropian, por një Shqipëri e kapur me zinxhirët e interesave politikë dhe ekonomikë të oborrit të tij”, tha Rama.

Kryeredaktor: Edison Kurani

Heshtje në PS për mandatin e Beqjes, reagime vetëm për karrigen e Ramës N doshta gjatë kësaj dekade, askush në Partinë Socialiste nuk është ndjerë më keq sesa ish-deputeti i saj, Ilir Beqja. Përpara dy ditësh ai humbi mandatin për shkak se kishte përfituar tender publik, gjatë kohës që kishte qenë deputet dhe pa as askush nuk lëvizi nga Partia Socialiste, qoftë edhe për një deklaratë të shkurtër. Nuk u dërgua as edhe një email nga Erion Veliaj tek ndërkombëtarët. Nuk pati asnjë psherëtimë të Erjon Braçes, ose një klithmë të Ermonela Felajt, për të mos folur për ndonjë deklaratë të vet Ramës. Dikush nga Partia Socialiste tha se askush nuk mund të ndjehej, pasi kishte folur drejtësia, respektivisht Gjykata Kushtetuese. Por si shumë të tjerë, edhe në PS e kanë kuptuar se të gjithë ngrihen në këmbë, madje sakrifikojnë, vetëm për mandatin e një anëtari të partisë, atij me emrin Edi Rama. Duken si dy raste të ndry-

Politikë: Aktualitet:

edisonkurani@kohajone.com Rrethet:

Rozeta Rapushi Design & Layout: Qamil Xhani Klodiana Kotorri Sporti: Artur Qoraj Kulturë:

shme, por rasti Beqja me rastin Rama janë të ngjashëm. Të dy anëtarët e Partisë Socialiste e kanë humbur mandatin me një vendim të dhënë nga drejtësia. Por teksa për Beqja-n heshtet, për Edi Ramën sakrifikohen të gjithë. Sakrifikohet Parlamenti Shqiptar, gatigati sa nuk sakrifikon edhe pagat e deputetëve, sakrifikohet integrimi i Shqipërisë, madje ka pasur zëra që të sakrifikohen edhe mandatet e kryetarëve të bashkive socialistë që fituan në 8 maj, për të ardhur ndoshta edhe në një 21 janar tjetër, ku mund të sakrifikohen edhe jetë njerëzish, ndërsa për anëtarin tjetër të familjes heshtet. Në rastin e humbjes së mandatit të deputetit Beqja, në rastin më të pakët socialistët e nxorën një mësim; në PS nuk kujdesen më për asgjë, përveçse për mandatin e Edi Ramës. Marrë nga televizioni “Klan”

Albert Vataj Nevila Zeneli Xhorxh Malo Aranit Muraçi Izaura Ndoj

Administratore: Carmen Gjani karmen@kohajone.com Marketing: Tel:+35542347 805 ext.226; Fax:+35542347 808 - Cel: +355692046688/ reklama@kohajone.com - Nr llog: 01 01001419 Raiffeisen Bank; Nr llog: 515 254 755 BKT


E diel, 19 qershor 2011

DEBATET NË PS

NGJARJE DITE 3 DEPUTETËT

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk kanë munguar dhe zërat kundër strategjisë së ndjekur deri më sot nga Edi Rama. Mbështetësi i kreut të PS-së, Erjon Braçe ka deklaruar se bojkoti ka qenë një strategji e dështuar për PS

ASAMBLEJA

Deputetët Arben Malaj dhe Erion Braçe shprehin rezerva për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj institucioneve

Mbështetësit e Ramës, kritika për bojkotin

Malaj paraqet platformën për modernizimin e partisë: Të eliminohet nepotizmi dhe pushtetet e tejzgjatura Qamil Xhani

P

Harasani dhe Islami mungojnë në mbledhjen e Asamblesë N

ë mbledhjen e Asam blesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk kanë qenë të pranishëm një pjesë e deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe në selinë rozë. Në takim nuk ishin deputetët, Andis Harasani dhe Kastriot Islami. Ndërkohë që deputeti Ben Blushi ka marrë pjesë në mbledhje pasi ka përfunduar fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Përveç deputetëve Malaj dhe Braçe pjesa tjetër e grupit parlamentar nuk ka shprehur në mënyrë publike rezerva në lidhje me drejtimin aktual të Partisë Socialiste. Ndërkohë që nisja e fushatës për zgjedhjet brenda partisë e zhvendos debatin e socialistëve nga situata aktuale. Fillimisht pritet që asambleja e datës 29 qershor të përcaktojë datën e zhvillimit të kongresit. Ndërkohë që më pas

Kastriot Islami

do të zhvillohet dhe fushata për rizgjedhjen e strukturave të partisë. Zgjedhja e Asamblesë Kombëtare dhe më pas Kryesia dhe sekretariatet e partisë pritet të sjellin jo pak debate brenda radhëve të selisë rozë. Ndërkohë që me zgjedhjet nga kongresi dhe strukturat e tjera, kreu i PSsë pritet të largoj nga drejtimi i sekretariateve dhe një pjesë të deputetëve që nuk kanë mbështetur linjën radikale të opozitës.

avarësisht qëndri meve të Asamblesë Kombëtare, e cila do të përcaktojë axhendën e opozitës pas dy javësh, zërat për një ridimensionim të politikës së selisë rozë nuk kanë munguar gjatë mbledhjes së djeshme. Deputetët Arben Malaj dhe Erjon Braçe kanë kërkuar dje nga drejtuesit e partisë që të mos ndjekin më praktikën e bojkotit në institucione dhe të punojnë për modernizimin e partisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka kërkuar dje gjatë takimit me anëtarët e Asamblesë Kombëtare modernizimin e partisë më të madhe në opozitë, për t’ju përgjigjur sfidave të reja. Malaj i është referuar zgjedhjeve që pritet të zhvillohen brenda partisë gjatë mbledhjes së kongresit, në vjeshtë. Ai ka deklaruar se pjesë e platformës së Partisë Socialiste duhet të jetë dhe sjellja moderne e kësaj force politike. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se kjo forcë politike duhet të jetë më e hapur për të mbledhur rreth vetes gjithë ata që nuk janë të kënaqur me qeverisjen. Në lidhje me hapjen e partis, Malaj ka propozuar; “eliminimi i pengesave për hapjen reale dhe cilësore të Partisë Socialiste mund të përfshije: Eliminimin e klaneve mbi interesa të caktuara. Eleminimin e nepotizmit në strukturat partiake dhe qeverisjen vendore dhe qendrore. Eleminimin e pushteteve të përqendruara në pak duar në strukturat politike të PS dhe qeverisjen vendore e qendrore. Eleminimin e pushteteve të tejzgjatura në strukturat politike dhe të qeverisjes vendore dhe qendrore”. Deputeti Malaj ka theksuar dhe një herë tezën e mos radikalizmit të forcës më të madhe politike në opozitë. Ai ka shtuar se Partia Socialiste duhet të bazohet në vlerat më të mira në respektimin e institucioneve, për të mos pasur keq kuptime në elektorat dhe me ndërkombëtarët. Në deklaratën e tij, Malaj shton se mungesa e hapjes së partisë mund të sjellë fitore të vështirë. “Hapja reale dhe cilësore e PS është imperative. PS duhet të ketë dhe të ndajë me publikun një vizion

SekretariOrganizativ,BlendiKlosideklaronseseliarozëpërgatitetpërzgjedhje

PS nis fushatën për zgjedhjet brenda strukturave S ekretari Organizativ i Partisë Social iste, Blendi Klosi bëri të ditur dje se muajt e ardhshëm do të jenë një punë intensive e Partisë Socialiste për të zgjedhur dhe diskutuar me reformimin e strukturave. Në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, Klosi u shpreh se dialogu dy javor do t’i hap rrugën zgjedhjeve brenda strukturave. Klosi u shpreh se Asambleja vendosi takimet me bazën “për të përcaktuar në mënyrë të detajuar dhe aksionin e ardhshëm politik të kësaj partie, që siç e thashë, pas diskutimit me strukturat bazë të PS do të ketë një vendimmarrje tjetër të kësaj asambleje, në dyjavëshin në vazhdim. Për ti hapur rrugën pastaj fushatës së zgjedhjeve në parti, e cila do të jetë një fushatë që do të përshkruajë 4-5 muajt e ardhshëm,e që do të përmbyllet me kongresin e vjeshtës, i cili

do të jetë një Kongres Zgjedhor që do të rivotojë të gjitha strukturat drejtuese të partisë”. Në lidhje me bojkotin e Kuvendit, Klosi u shpreh se dhe kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve mes socialistëve të bazës. “Ajo çka është e rëndësishme nga mbledhja e kësaj asambleje, është shpërndarja në të gjitha strukturat e partisë, tek të gjithë qytetarët mesazhin e fitores së PS. Mos harrojmë që PS sot qeveris 2/3 e vendit, kemi një fitore plebishitare në shumë bashki të mëdha të vendit. Sot qeverisim mbi 40 bashki nga 65 në total. Qeverisim sot 9 nga 12 bashki qendër qarku”, tha dje Klosi. Në lidhje me rezultatin në Tiranë dhe vazhdimin e numërimit, Klosi u shpreh se “kjo betejë politike në të gjithë vendin ka lidhje drejtpërdrejtë me mënyrën sesi do të procedohet dhe sesi do të përfundojë kjo tragjedi juridiko - elektorale në qytetin e Tiranës”.

MALAJ “Eliminimi i pengesave për hapjen reale dhe cilësore të Partisë Socialiste mund të përfshijë: Eliminimin e klaneve mbi interesa të caktuara. Eleminimin e nepotizmit në strukturat partiake dhe qeverisjen vendore dhe qendrore. Eleminimin e pushteteve të përqendruara në pak duar në strukturat politike të PS dhe qeverisjen vendore e qendrore. Eleminimin e pushteteve të tejzgjatura në strukturat politike dhe të qeverisjes vendore dhe qendrore”, ka deklaruar Malaj për hapjen e partisë.

Arben Malaj

të qartë dhe parime shumë të rëndësishme të hapjes se saj për sfidat e integrimit te vendit. Në rast të kundërt, ne nuk do të fitojmë mbështetjen që besojmë, fitorja do të jetë e vështirë dhe për më tepër qeverisja do të jetë shumë e veshtirë”, tha ai. Ndërkohë që pjesë e diskutimit të Malajt ka qenë dhe mënyra sesi do të procedohet për zgjedhjet e forumeve drejtuese, Ai ka theksuar se sistemi i vlerave dhe kontributeve duhet të jenë disa nga kriteret. Drejtuesit e PS-së kanë deklaru-

ar se propozimet e bëra nga deputeti Malaj do të shqyrtohen gjatë takimeve me bazën dhe në mbledhjen e ardhshme të forumeve. Ndërkohë që kundër linjës sëbojkotitka dalëdhenjëprejmbështetësve të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, Erjon Braçe. BurimengambledhjaeAsamblesë bëjnë të ditur se Braçe ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste duhet të kthehen në Kuvend dhe të ushtrojnë funksionet e tyre. Deputeti socialist është shprehur se “bojkoti është një

strategji e dështuar dhe se Partia Socialiste nuk duhet ta provojë sërish”. Qëndrimet e Braçes kanë ardhur pas vendimit të disa javëve më parë të Grupit Parlamentar Socialist, i cili vendosi bojkotimin e Kuvendit dhe të Komisioneve deri në daljen e rezultatit për Tiranën. Ndërkohë që edhe për kërkesën e Braçes, drejtuesit e Asamblesë u shprehën se kjo çështje do të marrë përgjigje gjatë takimeve dy javore me bazën dhe në mbledhjet e Asamblesë më datën 29 qershor.


4

NGJARJE DITE

E diel, 19 qershor 2011

Kryeministri Sali Berisha, inauguron rrugën Qafë e Koshovicës – Cakran me një vlerë prej 298 milionë lekësh

Berisha: Për 2 vjet, rrjet rrugor i ri Kreu i qeverisë kërkoi mbështetjen për vijimin e projekteve, Shqipëria vend i zhvilluar në 2017 INAUGURIMI

Rozeta Rapushi

Rruga e Cakranit, 298 milionë lekë, për 20 mijë banorë

B

renda dy viteve, Sh qipëria do të ketë rr jetin rrugor më të ri, më të mirë në rajon dhe Evropë. Kështu premtoi dje kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të rrugës Qafë e Koshovicës - Cakran, me një vlerë prej 298 milionë lekësh dhe gjatësi prej 15 kilometrash. Në inagurimin e kësaj rruge, kreu i qeverisë theksoi se bazuar në këtë platformë, në 6 vitet e fundit, mazhoranca që ai drejton ka ndërtuar dhe po tejkalon mbi 8 mijë kilometra rrugë. “Rruga që po inaugurojmë është një segment i tyre. Në rrethin e Fierit, janë ndërtuar mbi 260 kilometra rrugë, nga të cilat rreth 47 km janë autostradë e standardeve më të mira. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë dhe brenda 2 viteve, Shqipëria do të ketë rrjetin rrugor më të ri, me të mirë, në Rajon dhe në Evropë. Ky vend fton çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij, të japë ndihmesën e vet në shndërrimin në realitet të ëndrrës më të bukur më fisnike më të merituar të shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar”, theksoi kryeministri. Sipas tij, shqiptarët mbetën të varfër e të pazhvilluar, i lanë kohërat dhe regjimet, por qeveria do të punojë çdo vit, që të ndërtojë Shqipërinë vend i zhvilluar, si trashëgimia më e shkëlqyer. “Ne që përmbysëm diktaturën, ne që po ndërtojmë sistemin demokratik, mund të lëmë për shqiptarët e të

R

Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të rrugës Qafë e Koshovicës - Cakran

gjitha kohërave. Ndërtimi i infrastrukturës, është kushti bazë që ju të jetoni dhe të begatoni njëlloj si fermerët Evropianë, ne jemi përqendruar totalisht në rrugë, por ju garantoj se katër vitet e tjera projekti ynë numër një do të jetë vaditja”, vijoi Berisha. Ai përmendi faktin se mazhoranca dhe qeveria, po ndërton infrastrukturë të njëjtë më lagjet e qyteteve, në çdo komunë dhe kudo në vend. Ai premtoi se qeveria do të ndërtojë rrugët ujësjellësat, kanalizimet, vaditjen, kurse shqiptarët me mundin e tyre duhet ta qëndisin tokën më bukur se çdo vend tjetër. “Ne jemi burrat dhe gratë, banorët e këtij vendi që kemi shndërruar në realitet ën-

drrat më të bukura më shekullore të kombit. Ne u bëmë të lirë, ne jemi anëtarë të NATO-s, ne kaluam nga njëri prej tre vendeve më të varfra të planetit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne sot lëvizim të lirë në mbarë Evropën, secili prej nesh, çdo njëri prej nesh, është sot shumë e shumë herë më i fuqishëm më me mundësi sesa paraardhësit tanë, sepse sot ne jemi të lirë, kemi tregun e lirë, ecim të sigurtë drejt Evropës, dhe po ndërtojmë në Shqipëri çdo ditë një vend modern, ndaj dhe ftoj të vazhdojmë përpjekjen tonë për shndërrimin ne realitet të ëndrrës më të bukur, Shqipërisë vend i zhvilluar”,

vijoi kryeministri. Sipas tij, Shqipëria vend i zhvilluar, do të jetë Shqipëria ku, qytetarët e saj të jetojnë në begati, shqiptarët do të ndihen më krenar se kurrë, me të lirë se kurrë, me të

ruga e inauguruar dje nga Kryeministri Sali Berisha, Qafë e Koshovicës – Cakran u ndërtua me një vlerë prej 298 milionë lekësh dhe gjatësi prej 15 kilometrash. Kryeministri e cilësoi atë si një ndër rrugët më të bukura, e ndërtuar me parametrat më të mira. “Duke ardhur këtu tek ju, e para gjë që të vjen në mend, është se udhëton në një rrugë drejt një komune njëlloj si në çdo vend tjetër të zhvilluar të Evropës. Rruga me gjerësi 6 metra, kalon në tërë trajektoren e saj, në një zonë ku banojnë rreth 20 mijë banorë, kushtoi rreth 300 milion lekë dhe jam i bindur se me parametrat e saj do të ketë një ndikim të fuqishëm në jetën e banorëve të Cakranit dhe Portezit”, vlerësoi dje kreu i qeverisë. Sipas tij, një fjalë e urtë e një kombi të huaj thotë “ne ndërtojmë rrugën, rruga ndërton ne”, duke shtuar se asgjë nuk ndikon më shumë dhe më pozitivisht se sa rruga dhe shkolla në jetën e një komuniteti. “Aty ku ndërtohet rruga, aty rritet vlera e të gjitha pasurive. Rruga është treg, është dinjitet dhe qytetërim. Ndaj dhe ne kemi përzgjedhur si përparësi të të gjitha përparësive, infrastrukturën rrugore, për të ecur me shpejtësi drejt Shqipërisë vend i zhvilluar. Kemi zgjedhur me përparësi sistemin arsimor si njërën nga dy shtyllat më kryesore të Shqipërisë vend i zhvilluar”, vijoi Berisha.

begatë se kurrë ne historinë e tyre. “Edhe njëherë gëzuar dhe ju garantoj ju zoti Kryetar i Komunës dhe të gjithë Kryetarët e Komunave të Fierit, Mallakastrës dhe mbarë Shqipërisë, se

këto katër vite do të investojmë në infrastrukturat e fshatrave dhe komunave tuaja së paku 4 herë më shumë se katër vitet që shkuan”, premtoi kryeministri.


NGJARJE DITE 5

E diel, 19 qershor 2011

KQZ, nisi dje hapjen e kutive për 368 qendra në Tiranë. Kandidati i mazhorancës 83 vota para Numërimi

Rinis numërimi i votave në KQZ, rritet avantazhi i Bashës

N

umërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuaranukkandryshuar avantazhin e kandidatit të mazhorancës, Lulzim Basha përballë kandidatit të opozitës Edi Rama. Nga kutitë e numëruara nga tetë grupet e numërimit gjatë ditës së djeshme, kandidati i mazhorancës është në avantazh me 83 vota përballë kandidatit të opozitës. Procesi i numërimit ka nisur në KZAZ-në nr. 45 që i përket njësisë bashkiake numër 1. Tetë grupet e numërimit kanë hapur 156 kutitë e votimit që ndodhen në 39 qendrat e kësaj njësie bashkiake. Vota për kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës u gjetën 54, nga të cilat 28 për kandidatin Basha dhe 26 për kandidatin Rama. Në total, kandidati Basha ka 124 714 vota, ndërsa kandidati Rama 124 731 vota. Numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara do të vazhdojë sot në orën 10:00. Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi rreth orës 17:20 dhe ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë pasur kundërshtime të vazhdueshme në lidhje me fletët e votimit të kontestuara, të cilat janë gjetur jashtë zarfeve. Rasti më i debatuar ka qenë i kutisë së votimit 16/96, ku u gjetën 4 fletë votimi jashtë zarfit. Por veç rasteve ku pati debate, gjatë numërimit ka pasur dhe kuti në të cilat nuk pasur asnjë fletë votimi të hedhur gabim. Pjesa më e madhe e fletëve të gjetura në kutitë e gabuara kanë qenë për këshillat bashkiak dhe për kandidatët e njësive vendore. Gjithashtu përfaqësuesit e opozitës kanë shprehur rezerva dhe për kodet e kutive të votimit. Gjatë procesit të zhvilluar në sallën e KQZ-së, grupet e numërimit hapin të katërta kutitë e votimit për çdo qendër votimi. Nga numërimi i djeshëm në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha janë gjetur 28 vota. Ndërsa në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama rezultojnë deri tani 26 vota. Procedura e numërimit nisi pas vendimit të KQZ. Me katër vota pro dhe dy kundër, pas diskutimesh dhe debatesh të gjata, KQZ vendosi dje që pranojë në parim projekt-aktin

Tetë grupet e numërimit kanë hapur 156 kutitë e votimit që ndodhen në 39 qendrat e kësaj njësie bashkiake. Vota për kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës u gjetën 54, nga të cilat 28 për kandidatin Basha dhe 26 për kandidatin Rama. Në total, kandidati Basha ka 124 714 vota, ndërsa kandidati Rama 124 731 vota.

Hapja e kutive, opozita në KQZ kundër

ërfaqësuesit e Par Ristani: Ndoqëm parimin e tisë Socialiste në KQZ votuan kundër vlerësimit të çdo votë të numërimit të votave hedhur nga zgjedhësit, të hedhura në kutitë e ndonëse pati kundërshtime gabuara. Dy anëtarët e zgjedhur nga opozita në këtë komision, e votuan kundër në parim projekt-aktin për numërimin e kutive, duke e lidhur dhe me procedurat e ndjekura më para. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani dha garanci duke theksuar se procedura do të jetë e njëjtë si më parë, me ndryshimin e vetëm se do të ketë më shumë grupe numërimi dhe njerëz, për shkak të volumit të madh të kutive. “Media do të jetë këtu, do e shohë, vëzhguesit po ashtu do e ndjekin procesin, ne po ashtu do të shohim se si do të zhvillohet ky proces. Jemi ne që e bëjmë procesin por jo më një e nga një, pasi ka më shumë volum kutish, por disa njëherësh”, shpjegoi Ristani. Nga ana tjetër, kreu i KQZ-së, u kujdes të theksojë faktin se KQZ ka ndjekur parimin e vlerësimit të çdo vote të hedhur nga zgjedhësit në 8 maj dhe ndonëse ka pasur kundërshtime të shumta, sot nuk ka më asnjë dyshim apo kundërshtim, se çdo votë duhet numëruar. Por para marrjes së këtij vendimi, pati jo pak debate në mbledhjen e paradites së djeshme. Përfaqësuesi socialist në KQZ, Genci Gjonçaj, tha se me këto kuti, duhet të veprohet në të njëjtën mënyrë siç u veprua me 117 kutitë e hapura më parë nga KQZ, të procedohet një më një për secilën prej tyre nga komisioni. Por njëri prej anëtarëve të KQZ-së, Hysen Osmanaj, shpjegoi se tashmë komisioni është në një tjetër fazë me kutitë që duhen hapur nga vendimi më i fundit i Kolegjit Zgjedhor. “Tani është tjetër gjë, po zbatojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor, për t’i rivlerësuar të gjitha votat si në zarfet e fletëve të votimit të kontestuara ashtu edhe në ato të fletëve të votimit të pavlefshme”, sqaroi Osmanaj. Ndërkohë që ndërhyrje pati edhe nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e cila tha se nuk është dakord që të jetë administrata ajo që do të bëjë vlerësimin e votave. Qetësimi i debateve erdhi vetëm pas sqarimit të kreut të KQZ-së, Ristani se vlerësimi do të bëhet në të njëjtën mënyrë, sigurisht nën vëzhgimin e anëtarëve të KQZ-së ndaj administratës. Madje sipas tij, këtë herë prezent do të jenë e dhe vëzhgues nga forcat politike.

P

Dje gjatë numërimit të votave të kontestuara në KQZ

ZëdhënësiiKQZ-së,LeonardOlli,tregoidje përpengesatevënandajprocesit

KQZ: Vota në kutinë e gabuar, nuk mund të jetë e pavlefshme

K

QËNDRIMI

omisioni Qendror i Zgjedhjeve, sqaroi dje se që në fillim të procesit, u udhëhoq nga parimi i vlerësimit dhe numërimit të çdo vote të zgjedhësve dhe nga parimi kushtetues i barazisë së votës, por ndeshi me një kundërshtim të madh dhe të paprecedent, nga një pjesë e subjekteve zgjedhore. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha se për këtë rast KQZ u akuzua se po punonte mbi një akt që duhet të ishte i karakterit normative dhe jo individual, se po tregohej selektive dhe jo gjithpërfshirëse në procedurën në fjalë, se KQZ po ndryshonte rregullat e lojës dhe se votat në kutinë e gabuar ishin automatikisht të pavlefshme. “Vlen të ritheksohet se, gjatë zhvillimit të gjithë procedures, nga ana e kryetarit Ristani, u është kër-

kuar, në mënyrë permanente, subjekteve zgjedhore për të paraqitur përpara KQZ çdo të dhënë që ata kishin për vota të hedhura jo në kutitë përkatëse, për të mundësuar kështu vlerësimin dhe numërimin e çdo votë të pavlerësuar e numëruar më parë. Ky vullnet dhe parim i ndjekur nga KQZ iu bë me dije partnerëve ndërkombëtarë, si përfaqësuesve të OSBE/ ODIHR, ashtu edhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të atashuar në Tiranë”, sqaroi Olli. Sot sipas tij, kuadri dhe shteti ligjor

i dha efektet e tij, ku subjektet elektorale ndoqën rrugën institucionale, ligjore dhe vendimet e KQZ-së u filtruan në këtë rrugë institucionale e ligjore. “Tashmë u vërtetua katërcipërisht, se KQZ ka qenë plotësisht kompetente në veprimtarinë në fjalë, ka zhvilluar një veprimtari të bazuar në ligj, ka prodhuar akte të vlefshme për zgjidhjen e situatës, se nuk i ka ndryshuar rregullat gjatë procesit dhe nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë”, u shpreh Olli.

për numërimin e kutive të votimit për Bashkinë e Tiranës. Ndonëse një vendim i Kolegjit Zgjedhor, dy anëtarët e zgjedhur nga opozita në këtë komision, e votuan kundër në parim projekt-aktin për numërimin e kutive. Sipas këtij vendimi, KQZ ng-

riti menjëherë 8 grupe të numërimit të votave, me një përbërje prej dy anëtarësh dhe dy vëzhguesish, përkatësisht nga dy forcat e mëdha politike nga PD dhe PS. “Administrata e KQZ-së, ashtu siç veproi edhe më parë me 117 kutitë e votimit, do të hapë

kutitë dhe do të numërojë fletët që gjenden në zarfat e fletëve të kontestuara dhe atyre të pavlefshme, për të vlerësuar në se ka apo jo fletë të sakta, por të hedhura në kutinë e gabuar”, u shpreh kreu i komisionit, Arben Ristani.

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, u shpreh dje se tashmë nuk ka më asnjë dyshim se, vota në kuti të gabuar nuk mund të jetë e pavlefshme vetëm për këtë shkak. Përkundrazi, ajo duhet vlerësuar dhe numëruar si të gjithë votat e tjera.


6

FORUM

E diel, 19 qershor 2011

OPINION

Nga Frrok Çupi

P

as këtij titulli m'u duk se dëgjova trokitjet e forta në derë. "Kush është komunist, të vijë pas nesh!"... "Çifutët të dalin përjashta!". "Gratë shtatzënë, pas nesh!"... Këto thirrje lëshoheshin në kulmin e egërsisë të regjimit nazist, kur dukej sikur po ndaheshin diktatura Naziste nga një diktaturë e re që u quajt Komuniste. Në Shqipëri provuam diktaturën e gjatë komuniste, pa mundur të mendojmë për anën tjetër të diktaturës që mbeti në histori. Prej dy dekadash edhe ky regjim ka rënë politikisht, por komunistë ka shumë, aq më shumë ka mentalitet komunist. Por askush nuk pranon të thotë se është komunist; prandaj duket sikur këtu nuk ka më asnjë këmbë komunisti. As vetë Partia Socialiste nuk pranon se është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste; madje e prodhuar në Kongresin e 10-të të saj. Partia Komuniste arriti të shfaqet vetëm në zgjedhjet e fundit të 8 Majit, por njëmijë herë më pak radikale se vetë Partia Socialiste që thotë se nuk ka lidhje me komunizmin. Ndërkohë rikthimi i nomenklaturës së lartë të Partisë Komuniste, përbën rrezikun më të afërt duke iu referuar zhvillimeve në Partinë Socialiste. Edhe vetë krerët socialistë dalin në publik dhe akuzojnë kundërshtarin anti-komunist si "komu-

A ka këtu ndonjë komunist?

nist". Anëtarët e Partisë Socialiste, shumica e të cilëve kanë pësuar "të zinjtë" nga nomenklatura e lartë komuniste, shfaqen të frikësuar se "po kthehen pinjollët" e të parëve. Kryetari i PS, para se të vinte në këtë pozitë, kishte kërkuar "burgosjen e komunistëve dhe gjyqtarëve", por edhe që "të nxirret jashtë ligjit Partia Socialiste". Brenda dy apo tre partive komuniste që ekzistonin legalisht, kërkohet që të "mbahen larg" Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, dy eksponentët më të lartë të asaj ideologjie. Nga ana tjetër Partia Socialiste është kthyer në rrënjët e Partisë Komuniste kur bëhej lufta guerile, kur nuk pranohej pluralizmi politik, kur nuk pranohej humbja; dhe tani po bëhet thirrje për Revolucion. Parulla se pushteti "merret me armë", është kthyer fuqishëm në pjesën boshtore të Partisë Socialiste. Në çastin kur në Evropë, gabimisht, u shfaq një flamur i komunizmit me yll të kuq, të parët socialistët (ish-komunistë) dhe pastaj një organizatë nacional- socialiste (Kuq e Zi) u ngritën të revoltuar. ""Çne komunizmi këtu?!"- thërritën. Pra askush nuk qenka komunist! Puna nuk është këtu, vetëm tek të qenit komunist. Puna është tek të përcaktuarit: kush është kush? Komunizmin e kemi shumë më afër, si "lëkurën e ujkut", por sa shumë vese ka njeriu në këtë hapë-

sirë. Njeriu nuk i largohet vesit, por shpalljes së vesit. Danut Manastireanu, një studiues i filozofisë që pritet së shpejti të botojë në shqip librin e tij mbi komunizmin dhe post-komunizmin, është ndodhur vetë përballë pyetjes "çfarë je?". Dhe ka shkruar: "Në Londër, miku im m'u kthye e më tha "Ti bie erë komunizëm, i dashur". Megjithëse kisha shkruar shumë kundër komunizmit, megjithëse isha shpallur krejt antikomunist, nuk e kundërshtova menjëherë. E dija se duke qenë një hungarez, që kisha jetuar edhe në kohën e komunizmit në këtë vend që u hodh në revoltë në vitin 1956, mund të bija erë komunizëm". Nuk është e vështirë të kuptosh se bariu është bari, megjithëse ai nuk e vë re erën e deles; të tjerët e ndiejnë. "Barinjtë" e qytetit që "kanë fjetur me delet", vallë e kuptojnë çfarë ndodh me ta? 69 vjet pas Konferencës së Pezës, që u mblodh më 16 shtator 1942, protagonistët nuk mundën të ishin as aq të sinqertë sa vetë heronjtë e Pezës. Protagonistët e tanishëm shkuan në Pezë për të bërë deklarata kundër "turpit" të lëvizjes Socialistë për Integrim që "u bashkua me të djathtën", domethënë me anti-komunizmin që është Partia Demokratike. Për ta bërë sa më të rëndë deklaratën politike, protagonistët so-

cialistë kërkuan ndihmën e "Pezës" si ngjarje e madhe e Luftës kundër Nazizmit. Por u shfaqen krejtësisht në kundërshtim me vetë Pezën. "Peza" është e para dhe e vetmja tribunë e Shqipërisë në shekullin e luftës që kërkoi bashkëpunimin e të gjitha forcave për çlirimin e vendit: Nacionalistë, Komunistë, Ballistë, Legalistë. Por këta të rinjtë nuk e pranojnë bashkëpunimin, sepse janë shumë- shumë komunistë, krejt të stilit të Stalinit dhe Hoxhës. Pjesëmarrësve të rinj do të duhej t'u bëhej pyetja: "Çfarë jeni, komunistë?... Apo nacionalistë?... Apo ballistë?" Këta nuk mund të japin asnjë përgjigje. Socialistët e dalë nga Blloku nuk dinë çfarë janë; madje as duan t'ia dinë. Ata kanë arritur të bëjnë luftë dhe të bëjnë me baltë demokracinë; ose kanë mundur të shfaqin perversitetin e Bllokut dhe prapë të quhen deputetë a politikanë të popullit...Njeriu që nuk njeh veten, nuk mund të njihet prej të tjerëve... 2. Jemi pro apo kundër Evropës, pra, kundër Perëndimit? Askush nuk pranon të shpallet kundër, edhe pse gjatë gjithë kohës manifestojnë sjellje dhe teza kundër principit perëndimor. Krerët socialistë nuk dëgjuan asnjë udhëzim nga Amerika dhe Evropa, kërkuan që Shqipëria të mos marrë sta-

tusin kandidat për Evropë, kërkuan të mos liberalizohet lëvizja e lirë në drejtim të Evropës, destabilizuan vendin si një karshillëk ndaj NATO-s. Pozita që ka zënë opozita socialiste këto ditë është një pozitë krejt kundër principeve perëndimore të demokracisë. Po manifeston thyerjen e ligjit dhe karakterin ideologjik të ligjit. Po manifeston se nuk dëgjon çfarë thonë institucionet evropiane mbi vlerat e demokracisë në Shqipëri. Po manifeston armiqësi ndaj lidhjeve të afërta të vendit më Bashkimin Evropian. Kryetari i PS, duke iu përgjigjur komisionarit për Zgjerim në BE, pak muaj më parë, tha se "doktori të thotë se je më mirë, por je duke vdekur; s'jemi me këtë doktor"... Komunistët shqiptarë, menjëherë pas shkëputjes nga Moska në vitin 1959, përsëriten fraza pa fund se "ne nuk jemi Hrushovianë, ne hamë bar e fjalën se ndërrojmë, ne jemi komunistë të pastër". Konflikti në distancë "unë nuk jam ti", por pa e ditur çfarë ishte cili, e mbajti njeriun një jetë të tërë të papërcaktuar ku dhe si. ... Njerëzimi ka mbyllur dritaret për t'u parë me njëri tjetrin. Askush nuk është aiqëështë;madjeasbllokmenët"nukjanë komunistë"... Sikur t'i thuash bariut se ka fjetur mes deleve, ky do të të hidhet në fyt, sepse nuk e ndien vetë erën e deles.

OPINION Basir Çollaku

P

artia Socialiste ka ngecur përsëritshëm në një kurth rruge, aq sa Parlamenti Evropian, ka rënë pjesërisht pre e një sajesë të rëndomtë, ngjarje me mendim kriminal jo me veprim të tillë, por me një kosto aspak të vogël. Shqipëria u lumturua në një nga realizimet e ëndrrës së shumëpritur të lëvizjes së lirë, me liberalizimin e vizave, afro një vit më parë. Në këtë rrafsh, vendi ynë po cilësohet model korrektese nga mos abuzimet dhe mos shkeljet. Në këtë histori personazhi politik më i njohur në çdo familje tonën është Tanja Fajon, euro-deputetja që relatoi dhe loboi sikur të ishte shqiptare në tërë gjenezën e saj. Faleminderit për këtë. Asnjë nga ne, nuk u lodh as pesë sekonda të pyeste, e jo më të komentonte, se cilit grupim politik në parlamentin evropian i përkiste Tanja Fajon, sepse nuk kishte kurrfarë rëndësie, as peshë krahasuar me atë që ajo po bënte përpikmërisht bukur për mbarë shqiptarët. Për ne, mjaftonte dëshira dhe përkushtimi i saj që përcollën mrekullisht mirë e saktë, vullnetin e sjelljen shqiptare, të vërtetën e një kombi pa devijuar asgjë, e më në fund të shpërblyer me atë që meritonim, liberalizmin e vizave. Kështu pa e tjerrë gjatë, në kujtesën tonë, vizat dhe Tanja, janë të shumë lidhura pazgjidhshmërisht me fisnikërinë e eurodeputetes..

Po me Tanjën ç'patët? Por për dreq, si çdo e mirë që ka një te keqe mbrapa, gënjeshtër nga Tirana, një prodhim serash në politikë, një gërmim rural, një paudhësi doli, duke përdorur fatkeqësisht një ndër njerëzit më të besueshëm ndër eurodeputetët që kanë më për zemër shqiptarët, Tanjën. Unë them se e gënjyen dhe nuk u munduan ti tregonin se "Griselda" e mjerë përdorur nuk kishte pësuar tragjedinë që PS, eksportoi në Bruksel, për të lindur e sforcuar një trazirë pranë Kolegjit Zgjedhor, me 3 qershor2011, ku pritej rrëzimi i fundit i Ramës nga kanosja elektorale ndaj institucioneve me një dhunë fizike që nuk kishte shembull në të shkuarën. Fundja me Tanjën ç'patët që e gënjyet? Sepse ishte ndryshe. Sepse ajo meriton edhe pas kësaj ngjarjeje, të jetë ajo që ne kujtojmë, njohim dhe nderojmë për atë që ka bërë për Shqipërinë e për shqiptarët. Të tjerë të huaj mbase janë mësuar me ju në këtë shkëmbim historish dhe marifete të tjera trukimesh e lobimesh që ju shpërndani me çunakët që s'thonë asnjëherë mjaft. Kjo nuk është e vetmja rrugë ku duhej udhëtuar. Zotërinj Socialistë që jeni udhëhequr për shumë muaj nga Erion Veliaj, ky kandidat zotëri pavarësisht moshës, ndonëse meri-

toni shumë më tepër, mos e gënjeni Tanjën, sepse Fajon është cilësi e dashamirësi për të gjithë. Nuk duhet ta kishit bërë, ose saktësisht të gjeni dhe pesë minuta e ti thoni, jo më nëpërmjet shkruesit të gënjeshtërt, Veliaj, që ka dalë gënjeshtër ajo ngjarje që u prodhua po nga ju, sepse respekti ndaj Parlamentit Evropian në komunikimin institucional politik, kërkon tjetër standard e nivel. Po përse Tanja u gënjye dhe ju e mbajtët një prillin tuaj katër javë duke mos treguar më vone se e vërteta ka një histori krejt ndryshe? 14 deputetë shqiptarë të ndarë në dy grupime mazhorancë dhe opozitë u bënë dëshmitarë të rrëfimit të zonjës Fajon në Parlamentin Evropian, kur në vazhdën e raportit të saj për të drejtat e njeriut në Shqipëri, me të drejtën e besueshmërisë së partisë së majtë që ka në krahun politik lexonte emalin e Velisë, duke ditur se i dërguari i Ramës në informacion shpërndarje nuk kishte guximin të tallej me Partinë Socialiste dhe ta bënte atë gënjeshtare në sytë e Parlamentit Evropian Ajo duke menduar se nuk do të guxonin kaq gjatë e paturpshëm në këtë sjellje banale, ata që ajo i respektoi me përkushtimin e saj, besoi dhe tha se ishte tmerruar se një

nëne të re i kishin marrë foshnjë në bark, e këtë të dhënë ajo e kishte zyrtare nga koordinatori i opozitës shqiptare. Duke e zyrtarizuar informacionin politik e njëherësh duke e bërë qesharak sit ë ishte një aktiviste e G 99. Zotëria i parritur që ka nisur herët të trillojë nuk mori mundin të shkruante pesë rreshta Tanjës, ashtu si dhe gjithë diplomatëve të tjerë, asnjë nuk ka marrë një e-mail të dytë, se e vërteta e Griseldës, bashkëshortes së kryebashkiakut të ri socialist të Kavajës, nuk është dhunuar, nuk ka pasur asnjë foshnjë të rrëmbyer. Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, pjesë e delegacionit shqiptar, e thërrmoi gënjeshtrën duke i kujtuar zonjës Fajon se ishte informuar me të padrejtë keq në vazhdimësi. Sepse ngjarja nuk është ajo e lajmëruar vetëm me një qershor 2011 nga "mjaftisti", vetëm në aq minuta sa ka premtuar rioshi i socialistëve, por institucionet dhe protagonistët kanë zyrtarizuar të pavërtetën e përdorur keqas politikisht. Fajon në dinjitetin e së cilës binte gjithë dinjiteti i shqiptarëve e zënë ngushtë pranoi se është gënjyer nga Partia Socialiste dhe në përditshmërinë e punëve të saj nuk kishte marrë të dhëna të tjera. Ishgazetarja politikane është ndjerë kështu e tradhtuar edhe në zanatin

e saj të hershëm, ku mjaft të kishte klikuar ndonjë media shqiptare, apo të huaj, do të kishte mësuar se shoku Erion e kishte tribluar për ditën me diell. Zotërinj ju keni gënjyer të fismen Tanja, Tanjën e vizave, duke e cenuar të vërtetën , duke prodhuar shpifje absurde. Besueshmëria për ngjarje të tjera më serioze, që janë shumë herë më të vështira për tu provuar, janë me një zor të madh të merren seriozisht kur burim kanë Partinë Socialiste të zënë në çark nga objekte të papërgjegjshme, siç është e-mail shkruesi gjithnjë problematik me të vërtetën. Zotërinj të pa maturuar, pas përdorjes së Griseldës, fatkeqësish së saj emocionale, ju përdorët dhe të fismen Tanja duke e gënjyer. Nëse nuk mundët ti kërkoni falje Griseldës, pasi mungon kuraja e atyre burrave që e bënë, së paku e bëni me Tanjën, sepse karshi saj keni një detyrim moral për pastërtinë e investimit të saj me pritshmërinë e shqiptarëve. Uluni me qetësi e reflektim dhe shkruani pak radhë, mundohuni disa sekonda e kërkojini falje Tanjës, e më pas nëse jeni serioz aq sa pretendoni dhe aq sa meritojnë gjithë socialistët e Shqipërisë, bëjeni këtë falje edhe për Griseldën, e familjen e saj, duke ofruar shembullin se gratë janë për tu nderuar, e jo gënjyer.


AKTUALITET 7

E diel, 19 qershor 2011

Kapet kontingjenti i drogës Euxhen Muka, në kërkim i dashuri i viktimës, Lefter Keçi. Krimi me injeksion, gruaja shfrytëzohej për prostitucion

Vrasje e bardhë për xhelozi e borxhe

Zbulohet vdekja e Rolanda Kajës, trupi i të cilës u gjet në kanal me ujë në Ishëm, një javë pas zhdukjes DURRËS- U shit si një vetëvrasje për shkak të divorcit dhe depresionit, por “loja” e policisë çon në zbulimin e të vërtetës për vdekjen e 29-vjeçares Rolanda Kaja, nga Durrësi, e humbur prej datës 5 qershor dhe e gjetur në një kanal vaditës uji një javë më pas në aksin rrugor Ishëm-Lalëz. Një 26vjeçar i quajtur Euxhen Muka u arrestua ditën e djeshme nga policia, i proceduar dhe dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh, kurse në kërkim u shpall bashkëmoshatari i tij Lefter Keçi, nga Shijaku, i dashuri i viktimës, i cili dyshohet të jetë autori kryesor i krimit. Mirëpo ekspertët nuk gjetën shenja dhune në trup, ndaj dyshohet se vrasja është bërë në dy rrugë. Injeksion nëpërmjet mbidozës me lëndë narkotike heroinë, ose një helmim i qëllimshëm nëpërmjet ndonjë lëngu freskues. Policia dhe Prokuroria e Durrësit dyshuan tek vdekja e Kajës, nënë e dy fëmijëve të mitur dhe e divorcuar, pasi ishin në dijeni të një lidhje të saj prej një viti me të dyshuarin Keçi, i cili nuk gjendej as tek të afërmit dhe as në banesë pas gjetjes së trupit të 29-vjeçares. I ndaluari Muka ka mohuar përfshirjen në krim, mirëpo policia tha se ka prova bindëse se dhe ai është i përfshirë. Para se të largohej e zhdukej pa gjurmë, Rolanda Kaja u ka thënë mikeshave të saj që të njoftonin familjen se nëse nuk kthehej më e gjallë në shtëpi, do e gjenin të

Transportimi i trupit të viktimës

Mjekësia Ligjore ku po bëhen ekzaminimet për shkakun e vdekjes

HETIMET

AKUZA

Struktura për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në vijimësi të një hetimi intensiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit lidhur me vdekjen e Rolanda Kaja, trupi i së cilës u gjet më datë 10 qershor në rrugën Lalëz-Ishëm, arriti të dokumentojë me prova ligjore faktin se vdekja është shkaktuar si pasojë e veprimeve me natyrë kriminale.

Provat e grumbulluara lidhur me këtë ngjarje nxorën në pah se bëhet fjalë për veprën penale të “vrasjes me dashje, në bashkëpunim”. Në fillim u ndalua Euxhen Muka, 26 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kërkim u shpall Lefter Keçi, po 26-vjeç, banues në Shijak, që dyshohet si autori kryesor i krimit.

vrarë. Kjo ka rritur më shumë dyshimet tek grupi hetimor, që ka kryer survejime, përgjime, filmime dhe marrje dëshmish të shumta. Por në skenën e krimit shkak është bërë xhelozia e 29-vjeçares për të dashurin e saj dhe fakti se ai e kishte shfrytëzuar për qëllimet e

tij. Burime policore thonë se mendohet që Keçi dhe shoku i tij ta kenë shfrytëzuar për muaj me radhë Rolandën si punëtore seksi në prostitucion dhe fitimet ia kanë përvetësuar. Madje një prej debateve që ka bërë e ndjera me 26-vjeçarin ka qenë fakti se ai i detyrohej të paktën 20 mijë

MOTIVET

euro të përfituara nga puna e saj. Policia tha se po heton për këtë aktivitet dhe rrjet trafiku, pasi dyshohet se ky grup kryente përveç shfrytëzimit për prostitucion dhe shpërndarje të drogës në rrethin e Durrësit. Pikërisht ditën dhe që është zhdukur, Rolanda

Nga hetimet rezulton se Rolanda Kaja ka qenë e lidhur që prej 1 viti me Lefter Keçi, me të cilin kohët e fundit ka pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë, si dhe pretendimit se Keçi i detyrohej shumën prej rreth 20 mijë eurosh të përfituara nga puna e saj. Policia tha se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe pritet të zbardhen detaje të tjera me rëndësi.

ka dalë për punë, por duket se dy shokët kanë përgatitur planin e tyre duke i bërë injeksion të qëllimshëm 29vjeçares dhe e kanë vrarë atë. Për të mos lënë gjurmë në trup është sajuar ky toksikim dhe më tej trupi është hedhur në një kanal në zonën e Ishmit, që të gjendej sa më vonë nga ban-

orët. Faktikisht trupi ka qenë i dekompozuar pjesërisht, por nuk ka penguar identifikimin dhe më tej zbulimin nëse kishte apo jo shenja dhune në trup. Do të jenë ekspertët mjeko-ligjorë që do përcaktojnë nëse Kaja është helmuar apo vrarë me mbidozë dhe pse jo mbytur.

DURRËS/ Fqinjët njoftuan policinë, Çakalli ishte i vetëm TIRANË/ Thanasi dhe autori kishin konflikte të vjetra

Kthehet nga Greqia, gjendet i vdekur në apartament 90-vjeçari

K

thehet nga Greqia, vdes i vetmuar në apartamentin e tij i moshuari. Ngjarja është konstatuar rreth orës 10:15 të ditës së djeshme në lagjen nr. 8 të Durrësit nga fqinjët e viktimës. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe hapi derën, nga ku brenda gjeti të pajetë trupin e 90vjeçarit të identifikuar Sadik Çakalli. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja të dhunës në trup dhe i moshuari u gjet në shtrat, kurse sipas fqin-

Foto arkiv

jëve kishte të paktën dy ditë që nuk e kishin parë të lëvizte dhe ishin shqetësuar. Mësohet se i ndjeri kishte

qëndruar tek familja e tij në Greqi për pak kohë dhe në këtë sezon veror ishte kthyer në Durrës i vetëm. Dyshohet se 90-vjeçari mund të jetë goditur nga ndonjë atak kardiak, por hetohet edhe pista e një flijimi të mundshëm. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do përcaktojë shkakun shkencor të vdekjes, ndërsa grupi hetimor mori në pyetje fqinjët dhe të afërmit e viktimës për të mësuar më shumë rreth sëmundjeve të tij apo shqetësimeve.

Plagosja te “Xhamlliku”, në arrati i dyshuari

S

herri mes dy të rinjve për motive banale ka gjeneruar në rrezikimin e jetës së njërit prej tyre. Sidrit Thanasi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të premtes rreth orës 21:00, në afërsi të zonës së “Xhamllikut” në kryeqytet. Lajmi është bërë dje i ditur për gazetën nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, të cilat sqaruan se është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe se po punohet për kapjen e tij. Burimet saktësojnë se, 27-vjeçari

Foto ilustruese

Thanasi e ka marrë plagën në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri ësh-

të shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet në terapi intensive. Mësohet se nga hetimet paraprake është konkluduar që mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes ka pasur edhe konflikte të mëparshme. Ky dyshohet të jetë dhe shkaku kryesor që konfliktet mes tyre kanë përfunduar me përdorim të armëve të zjarrit. Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, emrin e të cilit nuk e bëri publik për shkaqe hetimore. E. H.


8

AKTUALITET

E diel, 19 qershor 2011

RAVENA/ Shpejtësia tradhton emigrantin Arben Domini RAVENA- Muratori shqiptar kapet me 2 kilogramë kokainë pas përfundimit të punës. Policia italiane e Ravenas mundësoi ndalimin e 45-vjeçarit emigrant Arben Domini dhe sekuestroi sasinë e drogës me vlerë të konsiderueshme në treg. Aksioni është kryer nga karabinierët dhe Guardia di Financa në autostradën A14 të Ravenas dy ditë më parë, ndërsa i dyshuari ishte rezident në zonën e Lido Adri-

Muratori shqiptar kapet me 2 kg kokainë pas pune ano. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shqiptari kishte marrë këtë ngarkesë me qëllim shitjen e saj te klientët përgjatë gjithë sezonit të verës. Domini ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij “Audi A3” në autostradë dhe kthehej nga Bolonja për në Ravena. Domini njihej nga shumë

qytetarë italianë aty ku banonte si një murator specialist dhe kishte kryer punë të ndryshme për shumë prej tyre. Sasia e drogës është gjetur e fshehur në sediljet e pasme të makinës. Policia i tha gazetarëve se kanë dyshuar tek shpejtësia e makinës me 90 km në orë, pasi Domini nuk njihej si drej-

tues që preferonte shpejtësinë e lartë, nuk kishte precedentë penalë, ishte i thjeshtë dhe i rregullt në dokumentacione. Por rastësisht gjatë kontrollit i kanë gjetur dy pakot e kokainës. Fillimisht 45-vjeçari ka shfaqur nervozizëm, kurse vlera e drogës shkon të paktën 140 mijë euro.

Policia italiane në një vendngjarje

Shkodër/ Pesë orë operacion në Barbullush i janë dashur specialeve dhe policisë për të bindur të dyshuarin të dorëzohej bashkë “Kallashin”

Vret fqinjin, e kap RENEA

Një grindje e çastit çon Agim Gjatën deri në ekstrem, ekzekuton në rrugë të moshuarin Ndoc Çeliku SHKODËR- Ekzekuton me “Kallashnikov” fqinjin pas një sherri banal dhe arratiset. Por 5 orë operacion dhe rrethim nga specialet e RENEA-s dhe FNSH-ve e kanë çuar 38-vjeçarin e armatosur Agim Gjata drejt vetë dorëzimit pa kushte. Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 24:00 të së premtes në fshatin Barbullush të komunës Bushat në Shkodër, kurse policia tha se ende mbeten të paqarta shkaqet, edhe pse po hetohet për një konflikt të çastit, një ngacmim i mundshëm mes familjeve dhe një sherr pronësie. Viktima është i moshuari Ndoc Çeliku, 61vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen në vend pas breshërisë së automatikut. Grindja mes familjeve Gjata dhe Çeliku ka nisur orët e vona të mbrëmjes së premte. Grupi hetimor nuk ka gjetur ndonjë informacion për grindje të mëparshme mes tyre apo konflikte që mund të dërgonin deri në vrasje. Familjarët kanë thënë se sherri ishte i ash-

AKUZAT

OPERACIONI

Në lidhje me këtë ngjarje po kryhen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Agim Gjata do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprat penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

për dhe me fyerje, ndaj dhe ky mendohet si shkak që i dyshuari Agim Gjata ka hyrë në banesë për të marrë “Kallashin” dhe të vrasë të moshuarin fqinj. Krimi ndodhi jo në oborr të banesës, por në rrugën dytësore të fshatit. Pasi e ka qëlluar për vdekje 61-vjeçarin Çeliku, i dyshuari është përpjekur të arratiset. E njoftuar për ng-

Drejtoria e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea”, Repartin 731 FNSH Shkodër, dhe shërbimet e komisariatit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit Agim Gjata, 38 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Por policisë i janë dashur 5 orë operacion për kapjen.

Forcat RENEA gjatë një aksioni

jarjen policia nisi menjëherë operacionin duke dërguar dhjetëra forca të rendit, por dhe ato speciale. Në aksion u përfshinë forcat “RENEA” dhe një skuadër e Repartit 731 në Shkodër. Lokalizimi i Gjatës u bë në

periferi të fshatit Barbullush, në një zonë të pyllëzuar. Aty është rrethuar menjëherë nga forcat speciale dhe të rendit, por nuk ka pranuar të dorëzohet. Për shkak se ishte i armatosur është dashur ndërhyrja e

policisë me negociata, duke përdorur edhe familjarët. Por janë dashur rreth 5 orë që 38-vjeçari të bindej dhe dorëzohej pa asnjë kusht. Si provë materiale janë sekuestruar arma automatike, krehri me 21 fishekë dhe

disa gëzhoja. Pas shoqërimit Gjata është mbrojtur duke thënë se viktima e kishte fyer rëndë dhe në gjaknxehtësi e kishte vrarë. Por pritet hetimi i mëtejshëm për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes. I arrestuari akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. A. Qoraj

MIRDITË

KAPET I DËNUARI

VLORË

Terrorizonte me të shtëna armësh, kapet në autostradë

I hyn në banesë, s’i kursen as ushqimet në frigorifer

Përvetësoi mallra të vjedhur, kapet në arrati i dyshuari

N

MIRDITË- Hyn në banesën e bashkëfshatarit dhe përveç armës së gjahut i vjedh dhe frigoriferin me ushqime. Policia e Lezhës njoftoi se ndaloi si të dyshuar Mark Ndreka, 45-vjeç, me banim në Konaj të Fanit të rrethit Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes”. Dy ditë më parë i ndaluari akuzohet se ka vjedhur banesën e N. N., banor i të njëjtit fshat, ku ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, veshmbathje, si dhe një armë automatike gjuetie, të cilën e mbante me leje. I dëmtuari ka bërë denoncim duke dhënë dhe emrin e të dyshuarit, teksa policia e zbuloi dhe nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve. Materialet në ngarkim të Ndrekës i kaluan Prokurorisë së Rrethit Lezhë për veprën penale të “vjedhjes”.

jë 25-vjeçar terrorizon fshatin me të shtëna pis tolete, policia e arreston dhe i zbulon materiale që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje. Policia e Mirditës dhe e Lezhës vunë në pranga dje të dyshuarin Fatmir Gjoka, me banim në Klos të komunës Fan, pasi në orët e mëngjesit, në segmentin rrugor të autostradës Rrëshen-Thirrë, është kapur në flagrancë duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje. Si prova materiale janë gjetur një armë zjarri “TT”, model 56, një gëzhojë, një palë gërshërë, izolant dhe mjeti autoveturë tip “Benz 250”, me targë LA5737A. Policia i kaloi dosjen prokurorisë për veprime të mëtejshme nën akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

N

jë 39-vjeçar i shpallur në kërkim për përvetësim të sendeve të vjedhura është arrestuar nga policia e Vlorës një ditë më parë. Burime zyrtare nga komisariati bënë me dije se sektori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit ndaloi Afrim Rrapaj, banues në fshatin Gumenicë të komunës Kotë në këtë rreth. Arrestimi u krye pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka blerë sende që kanë qenë produkt i një vepre penale. Ndaj të dyshuarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “përvetësimi i parave, ose mallrave të vjedhura”. Hetimet kishin nisur një vit më parë, ndërsa materialet procedurale iu kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.


E diel, 19 qershor 2011

PROVIMI I LETËRSISË

SOCIALE 9 MBETËSIT

Rreth 2.8 për qind e maturantëve kanë marrë notën 4, ose thënë ndryshe rreth 1106 persona u digjet e drejta e studimit për në universitete këtë vit. Nga ana tjetër rezulton se notën maksimale 9 dhe 10 e kanë marrë më shumë se 6000 maturantë

REZUL TA TET REZULT

MASH: Gjysma e maturantëve morën 5 dhe 6. Vetëm 15 nota maksimale

Letërsia, 1106 mbetës që s’shkojnë në universitet

Sonila Isaku

R

reth1106maturantëjanë klasifikuar mbetës në provimin e Letërsisë. Kjo do të thotë se automatikisht nuk kanë asnjë të drejtë për të aplikuar për universitet, pavarësisht notës që do të marrin në provimin e matematikës. Por, duke qenë se ky i fundit konsiderohet edhe më i vështirë, por edhe eksperienca e viteve të kaluara, ka treguar se pritet të ketë të tjerë maturantë mbetës. REZULTATET Ministria e Arsimit ka publikuar të dhënat zyrtare për sa i përket notave të marra për Provimin e Letërsisë. Kështu, 2.8 për qind e maturantëve kanë marrë notën 4, ose thënë ndryshe rreth 1106 personave u digjet e drejta e studimit për në universitete këtë vit. Nga ana tjetër rezulton se notën maksimale 9 dhe 10 e kanë marrë më shumë se 6000 maturantë, ose e thënë ndryshe 15 për qind e atyre që kanë marrë pjesë në provimin e matematikës. “Rezulton se me notën 5 dhe 6 janë 47 për qind e maturantëve dhe 34 për qind e tyre janë vlerësuar me notën 7 dhe 8. Krahasuar me një vit më parë numri i mbetësve është pothuajse në të njëjtat shifra, po ashtu dhe ai i maturantëve që kanë shkëlqyer në provimin e letërsisë” bëjnë me dije, burime zyrtare nga Ministria e Arsimit. Sipas kësaj të fundit, ishin plot 39 mijë e 530 që morën pjesë në provimin e parë të detyrueshëm atë të letërsisë. Rezultatet e provimit të letërsisë janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit, ndërkohë që ato do të afishohen në të gjitha shkollat e mesme të vendit ditën e hënë. PROVIMET Me përfundimin e dy provimeve të detyruara të Maturës, nxënësit po përgatiten për dy provimet me zgjedhje, nga të cilat varet e drejta e tyre për të konkurru-

Foto arkiv

Risia në Maturën Shtetërore

Formulari A2, këtë vit pas notave të katër provimeve K

Të dhëna mbi provimin 1106 maturantë rezultojnë mbetës në letërsi 2.8 % është numri i tyre i shprehur me përqindje 6 mijë maturantë kanë marrë nota maksimale 15 % e maturantëve janë vlerësuar me 9 dhe 10 47 % e maturantëve janë vlerësuar me 5 dhe 6 34 % e maturantëve janë vlerësuar me 7 dhe 8 39 530 është numri i maturantëve që morën pjesë në provim 23 mijë studentë do të kenë të drejtën të hyjnë në universitet 11 universitete publike numërohen në vendin tonë 190 programe studimi ofrohen në të gjitha shkollat e larta 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike 6 mijë kuota janë përcaktuar vetëm për Universitetin e Tiranës

ëtë vit formulari A2 do të jetë në duart e maturantëve pas datës 1 korrik, kur ata i janë nënshtruar të katër provimeve të maturës dhe do të kenë dalë edhe rezultatet përkatëse. Në këtë mënyrë, pasi njihet me listën e programeve të studimit, secili maturant mund të bëjë një listë edhe me më shumë se 10 programe studimi, ku dëshiron të studiojë, në cilindo universitet të Shqipërisë. Më pas mund të llogarisë pikët për secilin prej programeve të studimit të listës që ka hartuar. Kështu secili mund të gjykojë se në cilin prej programeve të studimit ka shanse të fitojë. Në renditje, vendet e para do t’i zënë programet e studimit më të preferuara prej maturantit edhe nëse janë më të

vështira për t’u fituar. Më konkretisht, nëse vendosni si preferencë të parë një program studimi në të cilin jeni të sigurt që fitoni, por nuk ju pëlqen shumë, mund të ndodhë që prej sistemit informatik të shpalleni fitues në këtë preferencë edhe pse në preferencat e vendosura më poshtë keni grumbulluar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues. Vetëm pasi të keni kryer veprimet e mësipërme, mund të rendisni 10 preferencat përfundimtare dhe të plotësoni me kujdes formularin A2. Para se A2 t’i jepet maturantit, mësuesi kujdestar duhet të plotësojë me përgjegjësi dhe pa korrigjime notën mesatare. Formulari A2 do t’i jepet maturantit nga mësuesi kujdestar, kundrejt dorëzimit të

faturës së pagesës së kryer. Në pjesën e prapme të tij përmban disa udhëzime të rëndësishme. Në fund të saj janë zonat që do të plotësohen dhe firmosen nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës, pasi të kenë shkruar emër dhe mbiemër. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës mbajnë përgjegjësi për formularët e shpërndarë pasi janë kopje unike dhe nuk riprodhohen. Për evidentimin e marrjes në shkollë të formularit A2 nga maturanti dhe dorëzimin e plotësuar me preferencat tek mësuesi kujdestar, do të shërbejë një pasqyrë tip që shoqëron Formularin A2. Ky formular, mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit,

për t’u ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por në shkollë do të dorëzohet vetëm origjinal i plotësuar, pasi fotokopja është e pavlefshme. Ministria e Arsimit në udhëzimin për plotësimin e formularit A2 u tërheq vëmendjen të rinjve që ta bëjnë atë me kujdes. Specialistët i këshillojnë të rinjtë që ta stu-

diojnë, konsultohen, të plotësojnë si fillim një fotokopje dhe vetëm pasi të jenë të bindur, mund të plotësoni origjinalin. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të Formularit A2.

ar në universitete. Për këto provime, që do të zhvillohen me 30 qershor, Ministria e Arsimit publikoi manualin ndihmës për të orientuar maturantët në lidhje me përzgjedhjen e studimeve të larta. Në përmbajtje të këtij materiali janë detajet përkatëse që nxënësi duhet të dijë për përzgjedhjen e studimeve të larta, qoftë në institucionet publike, ashtu dhe në ato

private. “Për të vijuar studimet e larta, çdo maturant do të duhet të marrë notë kaluese në dy provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim. Me shpërndarjen e formularit A1 dhe A1Z, nxënësit përcaktuan në muajin mars dy lëndët me zgjedhje që do të japin provim” thuhet në rregullore. Sipas kësaj të fundit,me mbylljen e të gjitha provimeve të Maturës, nxënësit do të më-

sojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët do të plotësojnë në muajin korrik Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve. UNIVERSITETET Të drejtën për të vijuar studimet e larta pranë fakulteteve publike për vitin e ardhshëm akademik do ta gëzojnë më shumë se 23 mijë

studentë, sipas vendimit të qeverisë për kuotat e 11 universiteteve publike, të cilat ofrojnë më shumë se 190 programe studimi. Për këtë vit rreth 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike, ndërsa gjithsej do të vijojnë studimet me kohë të plotë 23 325 studentë. Sikundër ka ndodhur edhe gjatë vitit të shkuar, numrin më të lartë të kuotave pritet ta ketë Universiteti i Ti-

ranës me mbi 6 mijë kuota, të ndara për të tetë fakultetet përbërëse. Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku do të kenë numrin më të madh të të drejtave të studimit që do të ofrohen nga Universiteti i Tiranës për maturantët e këtij vitit. Ndërkohë që për sa i përket rritjes së kuotave këtë vit nga Universiteti i Tiranës, përparësi iu është dhënë degëve të mësuesisë.


10 SOCIALE

E diel, 19 qershor 2011

Mbrojtja e Pyjeve, Mediu në Oslo

Kontrolli i ujit në plazhe, gati fondet

“Pyjet, komunat kanë në dorë 50% të fondeve” M

inistri i mjedisit Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën e 6-ministeriale të “Forest Evrope” të zhvilluar në Oslo, Norvegji. Qëllimi i konferencës ishte përcaktimi i politikave të përbashkëta evropiane në fushën e pyjeve për të harmonizuar funksionet ekonomike me ato ekologjike sociale dhe kulturore. Konferenca u ndoq nga 48 vendet firmëtare. Këtu u firmosën dy dokumente të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin në fushën e pyjeve. Në fjalën e tij Mediu theksoi se Shqipëria ndan të njëjtat vizione përsa i përket zhvillimit të pyjeve duke pasur qëllim të

Kreu i Mjedisit, Fatmir Mediu

përbashkët mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. “Çdo vit ripyllëzon një sipërfaqe prej 1000 hektarësh, ndërkohë që 50 për qind e fondit pyjor, tashmë është shpërndarë në komuna. Nga ana tjetër në 240 komuna tash-

më janë të përfshira me sukses në projekte të ndryshme përsa i përket zhvillimit dhe miradministrimit të pyjeve” është shprehur Mediu Gjatë fjalës së tij. Ky i fundit theksoi edhe progresin që ka bërë Shqipëria për sa i përket hapave të ndërmarra në përballimin e ndryshimeve klimatike apo edhe ruajtjes së biodiversitetit dhe shtimit të zonave të mbrojtura. Në përfundim të fjalës së tij, ministri Mediu shprehu edhe një herë mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe vendosmërinë për të zbatuar pikat e parashtruara në dy dokumentet që u firmosën në këtë Konferencë Ministeriale.

Në korrik nis monitorimi i bregdetit E

dhe pse monitorimi i ujërave në bregdet duhet të kishte nisur disa muaj më parë, Ministria e Mjedisit njofton se fondi prej 1 milion lekesh që do të pendoret për këtë studim sapo është lëvruar dhe monitorimi do të nisë në korrik nga specialistet e Institutit të Shëndetit Publik. Ministria e Mjedisit ka deklaruar se situata në plazhet e ndotura është e njëjtë me vitin e shkuar dhe ky raport nuk do të sillte ndonjë ndryshim. Pushuesit shqiptarë por edhe turistët e huaj, këtë sezon veror nuk patën mundësi të njiheshin me hartën e plazheve, të cilët nuk janë të rekomandueshme

UKT-ja shpjegon procedurat që do të aplikohen për kryeqytetin

Amnistia, faturat e ujit falje me dy pjesë

për shkak të nivelit të ndotjes. Ndërkohë nga ana tjetër një monitorim i rregullt është bërë për ujin e pijshëm. Në muajin maj kur dhe dolën urdhrat për marrjen e masave për ujë të pijshëm sa më cilësor për pushuesit, në qytetet si Sa-

randë dhe Vlorë monitorimet flasin për ujë të paklorinuar. Gjithashtu, një turbullirë të theksuar të ujit ka pasur nga data 4-10 maj në Berat, por nuk është shoqëruar me ndotje baktereologjike dhe popullsia është lajmëruar të mos përdorë për konsum njerëzor. Problem tjetër është dhe uji në Urën Vajgurore, i cili këshillohet të mos të përdoret për t’u pirë deri në një urdhër të dytë. Po kështu ndotje ka pasur edhe në Malësi e Madhe, Koplik, Lezhë, Shën Gjin, Shkodër, Kuçovë dhe Rrogozhinë në shumë uji ka rezultuar me ndotje të lartë baktereologjike

BASHKI-QEVERI

Debati për ujësjellësin

Sonila Isaku

D

rejtoria e Ujësjellësit të Tiranës nuk ka mundur ta zbatojë plotësisht ligjin e faljes, ku përfshihen dhe faturat e papaguara të ujit. Kjo, pasi të gjithë Ujësjellësit në vitin 2008 kaluan në varësi të pushtetit lokal, por Bashkia e Tiranës nuk pranoi ta merrte këtë ndërmarrje në varësi. PROCEDURAT Ligji parashikon faljen e faturave të ujësjellësit dhe kjo pritet të zbatohet në të gjithë vendin, por në Tiranë procedura do të kalojë me dy kohë të ndryshme "Duke qenë se ne si institucion kemi një varësi ndryshe nga të tjerët të cilët janë në varësi të pushtetit vendor, edhe procedurat e faljes do ti kemi në dy forma të ndryshme. Kjo do të thotë se fillimisht do të operojmë me debitorët deri në momentin e kalimit të ujësjellësve për pushtetin vendor. Më pas një tjetër fazë do të jetë pas këtij vendimi" pohojnë specialistët e UKT-së. Sipas tyre në këto kushte, ndërmarrja po punon me faljet e faturave deri në vitin 2007. Për të zgjidhur këtë ngërç, Këshilli Mbikëqyrës i ndërmarrjes ka marrë një vendim, që pritet të hyjë në fuqi, për të vazhduar falja nga viti 2008 e më pas. Megjithatë, specialistët shprehen se

P

rej më shumë se 3 vjetësh Bashkia e Tiranës ka pasur një përplasje me Pushtetin Qendror dhe kjo për vetë faktin se nuk është zbatuar ligji për marrjen në varësi të Ujësjellësit. Në vitin 2008 pas miratimit të një ligji ku të gjithë ndërmarrjet e ujësjellësve do të kalonin në varësi të bashkive. E ndërsa kjo e fundit nuk pranoi asnjëherë marrjen e këtij institucioni me pretendimin se ai kërkon shumë investime për të riparuar të gjithë rrjetin dhe buxheti i bashkisë nuk mjaftonte. Ky fakt ka shkaktuar disa herë edhe debate në mbledhjet e këshillit bashkiak, por pavarësisht kësaj situata ka mbetur në vend.

Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës

kush i paguan faturat nga Janari 2011 e deri tani, nuk është i penguar të hapë një librezë të re. Edhe në faturat e ujit nuk mungojnë mbivendosjet. Duke qenë se disa shtëpi janë shitur dhe rishitur, pronari i

parë ka lënë fatura pa paguar dhe ai që ka blerë shtëpinë nuk ka pranuar t'i paguajë. Këto fatura janë mbartur deri tani. LIGJI Nga ana tjetër e gjithë administrata është gati për të

nisur procesin e amnistisë dhe pret që shumë shpejt të ketë aplikimet e para nga biznesi dhe qytetarët. "Procesi është tashmë i kompletuar nga pikëpamja e përgatitjes që duhet të bëjë administrata, presim që

aplikimet e para të mund të procedohen që në fillim të javës tjetër", tha Alfred Rushaj, z/ministri i Financave. Për shkak se në ligj është parashikuar falja e një sërë detyrimesh të ndryshme procedurat që qytetarët dhe biznesi duhet të ndjekin ndryshojnë sipas rasteve. "Një pjesë e të drejtave nga ligji fitohen në mënyrë automatike, pra

nuk është e nevojshme investimi i qytetarit dhe biznesit, i referohem kryesisht palës së detyrimeve tatimore apo doganore, në fund të vitit 2008 për biznesin dhe në fund të vitit 2010 për qytetarët", tha Rushaj. Qeveria pretendon se përmes amnistisë do i falë biznesit dhe individëve rreth 65 miliardë lekë detyrime të prapambetura.

Në Shqipëri 3 % e popullsisë me aftësi të kufizuara Një pjesë e personave me aftësi të kufizuar nuk kanë të njëjtin akses për shërbimet sociale dhe ekonomike me të tjerët. E për këtë arsye është parë i nevojshëm hartimi i një ligji kuadër, i cili do të balancojë shërbimet sipas kategorive. Ndërsa për raste të veçanta do të këtë dhe diferencime sipas gradës të paaftësisë. "Deri më sot ekzistojnë disa sta-

Të gjithë në një ligj, status i ri për aftësitë e kufizuara

tuse për personat që nuk shikojnë, për personat që janë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, por ka disa kategori të cilat nuk trajtohen. Hartimi i një ligji kuadër edhe i barazon përpara ligjit të gjitha kategoritë, por njëkohësisht merr në

konsideratë edhe ato probleme të veçanta që ka secila kategori e kësaj shtrese"tha z/Ministrja e Punës, Filloreta Kodra. Në të gjitha rrethet e vendit po kryer bisedime me përfaqësues të shoqatave, që mbështesin personat me

aftësi të kufizuar dhe sipas Kodrës kanë përfunduar takimet në Shkodër dhe Tiranë. Javën e ardhshme do të kryhen dhe në Korçë e Vlorë. Në vendin tonë afro 3 për qind e popullsisë rezulton me aftësi të kufizuara.


SHENDETESI 11

E diel, 19 qershor 2011

Evi Dani: 10 % e meshkujve probleme me impotencën. Këshillat

Andropauza, ulet mosha mesatare në rreth 50 vjeç

Sonila Isaku

M

eshkujt shqiptarë nuk janë të infor muar për sëmundjet e seksit të tyre, ndërkohë që mosha e prekjes nga këto sëmundje është ulur. Ky fakt është bërë i ditur gjatë konferencës EuroAziatike të realizuar në vendin tonë. Mjekët andrologë dhe urologë kanë pohuar se tashmë si moshë "dysheme" do të merret ajo 50 vjeç dhe jo më shumë, sikurse praktikohej edhe këshillohej më parë. NDRYSHIMET Meshkujt gjithnjë e më shumë po preken nga andropauza, që njihet ndryshe si kriza e moshës së mesme. Por ndryshe nga femrat, të cilat kanë informacion për menopauzën, e kundërta ndodh me meshkujt të cilët nuk kanë asnjë lloj informacioni për sëmundjen dhe kur u ndodh, nuk arrijë të kuptojnë problemet e plogështisë, këputjes, probleme me gjumin dhe aktivitetin seksual. Sipas mjekëve andrologë, shenja të andropauzës në disa raste të rralla hasen që në moshën 30vjeçare, por mosha bazë tashmë merret 50 vjeç. "Probleme të tjera preknin edhe problemin e andropauzës, metodat e mjekimit, mënyra e konstatimit klinik. Në lidhje me andropauzën diçka e re prekte vizitat që duhej të kryenin pacientët që në moshën 50-vjeç. Rënia e niv-elit të testeronit apo fillimet e shenjës së andropauzës mendohej se janë mbi moshën 50vjeç, mirëpo në këtë konferencë u evidentua se mosha kufi duhet të merret mosha 50vjeç", pohon Evi Dani, mjek androlog. Sipas tij, në konferencën e fundit EuroAziatike të zhvilluar në vendin tonë është theksuar se një analizë e quajtur spermogramë, arrin të përcaktojë aftësinë riprodhuese të mashkullit. "Kjo do të thotë sa i aftë është ky mashkull për të realizuar një shtatzëni, ku është shkaku burri apo gruaja. Pasi në momentin që mendohet se

Shenjat e sëmundjes ™ Ndjesinë sikur ju ka kaluar mosha ™ Rënie e energjisë mendore, fizike (produktivitet i ™ ™ ™ ™ ™ ™ ™

ulët, harrojnë s’mbajnë mend, janë të lodhur), Rënie të humorit, mërzitje, nervozizëm Dëshirës për punë, Çrregullime të gjumit, Rënie e masës muskulare, rritje e masës dhjamore Çrregullime të lidhura me aktivitetin seksual, Një risk për sëmundje kardiovaskulare Osteoporozë-fraktuara më e shprehur te meshkujt për shkak të marrjes kalciumit e vitaminës D

Mjekimi ™ ™ ™ ™ ™ ™ ™ ™

Terapi zëvendësuese hormonale me TESTOSTERON Përmirëson mjaft kualitetin e jetës Më energjik Më produktiv Me humor E marrin jetën me entuziazëm Përmirësime ne karakterin dhe personalitetin e tyre Ulet risku për fraktura dhe sëmundje kardiovaskulare

ka probleme të infertilitetit bëhet analiza. Kjo spermogramë që të bëhet në mënyrë shkencore ka edhe kriteret e veta" pohon andrologu Dani. IMPOTENCA Konferenca EuroAziatike ka pasur në qendër të saj të gjitha të rejat më të fundit mbi andrologjinë. Një prej temave të diskutuara ka qenë edhe ajo e impotencës seksuale tek meshkujt. Sipas specialistëve në vendet ku mosha mesatare është e avancuar problemet e impo-

tencës seksuale janë të shumtë. "Normalisht mund të themi se këtu vijnë 10 % e popullsisë që kanë probleme me impotencën seksuale. Në këtë mënyrë mund të themi që një përqindje e cila rritet mbi moshën 50 vjeç", pohon andrologu, Evi Dani. Sipas tij, ka shumë meshkuj që edhe pse kanë probleme shëndetësore, nuk shkojnë për këshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Danit, ndodh pasi në momentin kur pacienti konstaton një

Mjekët: Shenjat dhe këshillat për kurimin e sëmundjes U

lja e nivelit të test osteronit, mund të kurohen me anë të terapisë hormonale. Sipas specialistëve, nëse një mashkull do të kryente një injeksion në tre muaj, ai mund të bëjë një jetë normale pa e ndjerë këtë stad të jetës. Ndërkohë për sa i përket shenjave, mjekët pohojnë se ato janë shumë të kapshme. "Shpesh herë personat kanë ndjesinë sikur ju ka ikur mosha, rënie të energjisë mendore dhe fizike, rënie të humorit, nervozizëm, rënie e dëshirës për punë. Po kështu këta persona kanë çrregullime me gjumin, masës muskulore dhe rritje të masës dhjamore. Një nga shenjat dalluese është edhe vendosja e dhjamit" kanë pohuar specialistët. Të gjitha këto sjellin çrregullim të lidhura me aktivitetin seksual por që mund të jenë risk edhe për sëmundje kardiovaskulare, osteoporozë etj. Mjekimi dhe marrja e kurës një herë në tre

muaj është këshilla që japin mjekët. Sipas tyre nëse kryhet ky mjekim me terapi zëvendësuese të testëronit, atëherë të përmirësohet kualiteti i jetesës. "Nëse këta persona bëjnë një investim mjekimi një herë në tre muaj do të jenë më energjikë, produktivë, me humor, do të marrin jetën me entuziazëm dhe do të kenë

shqetësim gjenital, ai përjeton ankth dhe frikësohet. "Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog" sqaron mjeku androlog. Sipas Danit këshillimi te mjeku androlog është i domosdoshëm te të gjithë meshkujt, sapo ata hyjnë në moshën e pubertetit. KONFERENCA Para pak ditësh shoqata Eu-

roAziatike e Andrologëve të Turqisë, mbajti një konferencë shkencore në Tiranë. Kjo konferencë ishte në bashkëpunim me shoqatën e urologëve shqiptarë. "Ky takim ishte një moment shumë i rëndësishëm pasi u diskutuan shumë tema interesante të andrologjisë. Andrologjia është një shkencë e re, dhe vetëm këto 15 vitet e fundit u nda nga urologjia si një nëndegë e saj. Problematika ishte shumë e gjerë dhe në vendin tonë kjo është hera e parë që mbahet një kongres andrologjie në

përmirësime si në karakter edhe mpak rrezik nga sëmundjet e tjera" pohojnë mjekët. Sipas tyre, përveç mjekimit me hormone, specialistët kujtojnë se duhet bërë kujdes për një dietë të shëndetshme, reduktim të duhanit dhe alkoolit, menaxhimi i stresit dhe aktivitet fizik sistematik. vend", ka pohuar Dani. Në këtë takim u mbajtën disa tema, në drejtim të operacioneve me metoda të reja të operacioneve të heqjes totale të prostatës, prostaktomia totale. Ku drejtimi kryesor është kanceri i prostatës dhe mënyra e trajtimit të tyre. U diskutua gjithashtu heqja e prostaktomisë me robot. Një metodë kjo që shumë pak mjekësi e kanë në botë, ku pacienti nuk harxhon hemorragji dhe dy ditë pas operacionit është gati të lërë spitalin. Një teknologji shumë e avancuar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

12 AKTUALITET

E diel, 19 qershor 2011

Dy profesorë të “La Sapienza” diskutojnë me universitetin “Pavarësia” zgjerimin e bashkëpunimit

VLORË- Universitetet “Pavarësia” dhe “La Sapineza” zgjerojnë bashkëpunimin akademik. Dy personalitete të botës akademike italiane, profesorë të Universitetit “La Sapienza”, Maria Immacolata Macioti dhe Enrico Pugliese, kanë qenë për dy ditë radhazi në Vlorë. Në një bashkëpunim mes universitetit të tyre në Rome të Italisë dhe atij “Pavarësia” në Vlorë, janë zgjeruar urat mes dy universiteteve. Në një auditor të gjerë me pjesëmarrje jo vetëm të studentëve e pedagogëve të Universitetit Pavarësia, kërkuesve shkencorë të fushës, por edhe autoriteteve lokale, në kuadrin e Marrëveshjes së Partneritetit mes dy universiteteve, profesorët mbajtën dy “Lectio magistralis”, (leksione) mbi argumente të rëndësishme për Shqipërinë e në të njëjtën kohë për realitetin italian. Dy akademikët e shquar në Itali, analizuan fenomenin e emigracionit shqiptar në vendin fqinj dhe efektet e tij në tregun e punës në dy leksione, duke analizuar teori nga me të veçantat e kësaj fushe. Bashkëpunimi institucional i zyrtarizuar një vit më parë, i cili

Universitetet, italianët “ngrenë” urat e bashkëpunimit PUGLIESI

MACIOTI

Profesor Enrico Pugliesi, ka drejtuar për një kohë të gjatë veç Fakultetit të Sociologjisë edhe Institutin Shtetëror të Kërkimeve Sociale edhe të Punës, Shkollën e Doktoraturës, por edhe Mastera të veçantë në këtë universitet.

Profesor Maria Immacolata Macioti, drejton sot revistën e analizës sociologjike më të famshme në Itali. Drejtuese i Shkollës së Doktoraturës mbi Analizën Sasiore dhe Cilësore të Fenomeneve Sociale, drejtuese e Masterit më të madh për fenomenin e emigracionit.

deri tani ka qenë kryesisht i fokusuar në shkëmbimet kërkimore dhe botimet akademike, nis të zgjerohet me shkëmbimet mes stafeve akademike dhe që pritet të përfshijnë në të ardhmen e afërt studentët dhe projektet e kërkimit të përbashkëta. Universiteti “La Sapienza” është jo vetëm nga me të mëdhenjtë e të vjetrit e Evropës, por njëkohësisht i renditur mes universiteteve më të

mbi kapacitetet e eksperiencat e tyre në studim e kërkim. Universiteti “Pavarësia vlerësoi me një certifikatë mirënjohjeje dy profesorët për kontributin e tyre në kërkimin shkencor dhe në auditorët e këtij universiteti. Argumentet e sjella prej dy profesorëve, të prezantuara prej akademikëve si rezultat i kërkimeve të thelluara mbi fenomenet, duke pasur në

Dy profesorët italianë në takimin në universitetin Pavarësia në Vlorë

shquara në botë në renditjen e fundit të “Shangahai Rating, Academic Rating University”. Rektorja Arta Musaraj, në fjalën e saj lidhur me eventin akademik u shpreh se : “Partneriteti me La Sapienza dhe Pavarësia, jo vetëm është një arritje në

lidhje me përmirësimin dhe forcimin e aktiviteteve akademike e kërkimore tona, por në të njëjtën kohë një tregues i standardeve, përgjegjësisë dhe besueshmërisë”. Pjesë e shkëmbimeve mes universiteteve do jenë stafi dhe studentët, duke ndikuar

fokus zhvillimet italiane të kushtëzuara nga fenomenet shqiptare, ngjallën jo vetëm interes, por edhe debat, duke qenë se adresonin jo thjesht çështje të së sotmes, në lidhje fenomenin e emigracionit shqiptar. Prezantuan dhe tendencat për të ardhmen në realitetet respektive. “Shqiptarët në Itali janë punëtorë të nderuar, familje që janë integruar e që tregojnë një tendencë drejt stabilizimit. Pra një kombësi që pranohet se është një burim për Italinë, për vetë Shqipërinë, si për remitancat, ashtu edhe kapacitetet e fituara, që janë një ogur i mirë për të ardhmen”, tha Macioti. “Në Itali po hyn brezi i dytë i familjeve të emigrantëve të cilët shpesh kanë fituar tituj studimi të marra në universitetet italiane. Po ashtu e dukshme është prezenca e emigrantëve në sindikata”, tha Pugliese, që theksoi se ende nuk është shmangur diskriminimi në tregun e punës. Profesorët kanë zhvilluar dhe vizita turistike në Orikum, në parkun arkeologjik, ndërsa vlerësuan atraksionin e kësaj zone me të kaluar të pasur historike. O. Hila


E diel, 19 qershor 2011

14

ë j n ë n h s o t e j ë t ë t t Do e h u d , r a t s o P d ! t Ko i d o K s a p i s h s o t je SPECIALE

SEZONI 1 - Premierë në Klan (shtator - janar 2011)

B

ëhuni gati të rivizitoni Kodin Postar me te "nxehtë" ne Amerike teksa rikthehet buzëqeshja, plazhi dhe vajzat seksi te Beverly Hills. Ne vitet 1990-2000 ishte familja Walsh, tani me 2009-2010, është familja Wilson që zhvendoset të jetojë në Beverly Hillsin Perëndimor. Nje histori e parë me sytë e Annie dhe vëllait të saj Dixon. Familja Ëilson ka edhe baba Harry-n dhe nënën Debbie, të cilët zhvendosen në qytetin më të bukur në botë, për t'u kujdesur për të ëmën e Harry, Tabitha, një ish yll kinemaje e viteve '70. Gjërat bëhen akoma dhe më të vështira për Annie dhe Dixon, kur babai i tyre emërohet drejtor i shkollës së tyre. Annie, një vajzë e ëmbël dhe e shoqërueshme me pasionin për teatrin. Dixon, një yll në atletike, i adoptuar nga familja Wilson. Miqtë e tyre të rinj: Naomi, një vajzë shumë e bukur dhe e pasur; Ethan, rivali i Dixon me femrat; Navid, nje gazetar i ardhshëm, i cili punon në gazetën e shkollës; dhe Silver, një djalë rebel që krijon video në YouTube.

SEZONI 2 Premierë në Klan (shkurt-maj 2011)

S

humë gjëra kanë ndryshuar në Beverly Hills pas verës. Disa miqësi janë forcuar, ndërsa të tjera janë shkatërruar brenda natës. Disa romanca kanë lulëzuar, ndërsa të tjera kanë vdekur. Disa personazhe kanë luftuar të kuptohen, ndërsa të tjerë kanë bërë cdo gjë për të treguar se kush janë. Ata do të përjetojnë triumfin dhe të papriturat e adoleshences, zbulimet seksuale, presionin akademik, krijimin e miqësive. Dashuritë dhe marrëdhëniet, çështje familjare, një dëshirë për t'u përshtatur, për tu ngritur në këmbë në qytetin më të jashtëzakonshëm të botës, Los Angeles: Në vendin e yjeve të botës dhe suksesit, në vendin e shkëlqimit dhe prozhektoreve, ne vendin e surfit dhe plazhit sensual. Ëndrra amerikane është e shkruar aty në kodër (hills)!

MELROSE PLACE (2010)

Bazuar në serialin

P

as suksesit të serialit "Berverly Hills 90210", i njëjti ekip producentësh risjell serialin e ri "Melrose Place", bazuar në ish-serialin hit te viteve '90. Një "Melrose Place" i ri ndjek jetën e disa të rinjve që banojnë në një kompleks të famshëm dhe lluksoz, në lagjen më të pasur. Një

gjeneratë e re në ndjekje të ëndrrave për të qenë dikush ne jetë: Lauren është një studente që punon në spital part-time dhe që siguron te ardhmen pasi një i pasur i ofron asaj para për të kaluar një natë me të. Auggie është shef kuzhine në një restorant. Ella është një publiciste hollivudiane, e vendosur për të gjetur mashkullin apo femrën e ëndrrave të saj. David djali i keq i kompleksit dhe djali i paligjshëm i Dr.Michael Mancini. Sydney Andreas është

On air në 26 shtete në vitin 2010: „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Canada - Canwest Global Israel - ABCFamily UK - Fiver Portugal - FOX Life Portugal Philippines - Velvet Australia - Network Ten New Zealand - C4. HOLLANDE - RTL 5. Russia - Muz-TV Norway - TV2 Zebra. Ireland - RTÉ TWo. Greece - Skai TV Georgia - RTG Chile - Mega. Slovenia - TV3 Slovenia

pronarja e kompleksit e cila fsheh disa sekrete. Violet Foster është banorja më e re e lagjes, e cila ka dhe ajo çfarë të fshehë apo te tregojë. Një vrasje misterioze do ti bëjë të gjithë të dyshuar, sepse në Melrose Place asnjë nuk është i pafajshëm. Aktorë të rinj dhe rikthimi i aktorëve te serialit original.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E diel, 19 qershor 2011

15

INTERVISTA

ANDRESA AMBROSIO: Mashkulli im ideal, ai që di të më bëjë të qesh Andresa Ambrosa, braziliania në krah të Ardit Gjebresë në spektaklin "E Diela Shqiptare"

Yllka Selita

A

ndresa Ambrosa, braziliania e bukur dhe e qeshur që me simpatinë e saj sjell çdo të diel në familjet shqiptare, pak nga ai vitalitet dhe gëzim që karakterizon këtë popull energjik. Ajo është bërë e dashur për familjet shqiptare duke qenë prezent në spektaklin më të ndjekur të së dielës në tv "Klan" E Diela Shqiptare". Po cila është Andresa në të vërtetë? Në një intervistë për gazetën "Koha Jonë", ajo na rrëfen se si ndihet ajo në një vend që nuk është vendi i saj i lindjes, por siç shprehet ajo vetë ndihet si në shtëpinë e saj. Për të gjithë teleshikueset e TV Klan njihet si Andresa e "Të Dielës Shqiptare". Po cila është Andresa në të vërtetë? -Unë kam lindur në Recreio MG në Brazil. Aty kam kaluar të gjithë fëmijërinë time dhe adoleshencën, duke kryer edhe shkollën aty, më pas kam jetuar në Rio de Janeiro ku nisa edhe punët e mia të para, si nëpunëse në banka apo në disa firma të ndryshme. Më pas duke qenë se më pëlqente shumë kërcimi u regjistrova në shkollën e kërcimit "Beijo-flor de Nilopolis", e cila ishte një shkollë që përgatiste kërcimtarë profesional të sambës braziliane, aty fillimisht kemi kërcyer nëpër rrugët e Rios dhe më pas kemi konkurruar me disa koleget e mia për festën e madhe të karnavale të Rios, si kërcimtare të sambas dhe u vlerësuam me çmimin e parë. Ky ishte një stimul shumë i madh për ne që të vazhdonim rrugën që kishim nisur. Si lindi bashkëpunimi me TV "Klan" dhe me "Të Dielën Shqiptare" Shumë rastësisht. Nëpërmjet miqve të përbashkët që kishim me Ardit Gjebrea-n. Kur ai e mësoi se un isha balerinë profesioniste e kërcimit samba më sugjeroi që të vija të bëjë një audicion. Dhe unë shumë e entuziazmuar, erdha dhe më doli një surprizë akoma më e madhe, sepse unë mendova se do të vija të performoja me vajza të tjera kërcimin samba, gjë që e bëra në fakt në puntatën e parë, por më pas Arditi

më tha: "Si mendon sikur të jesh me ne edhe si prezantuese?" Kjo ishte surpriza e radhës për mua dhe e pranova me kënaqësi. Çfarë ndjen Andresa tani që ky bashkëpunim, tashmë është drejt përfundimit? Shumë nostalgji. Do të më mungojë shumë, sepse ne jemi si një familje dhe mua do të më mungojë familja ime. E keni parasysh kur e gjithë familja ulet të dielave për të drekuar e gjitha së bashku? Ja pikërisht kjo do të më mungojë shumë mua. Sepse të dielat nuk do të kenë atë ngarkesë që kanë tani dhe do të ndihem pak bosh. Ju tashmë jetoni këtu, ku ndiheni më mirë në Brazil apo në Shqipëri? Sigurisht që në Brazil është shtëpia ime, mamaja ime, motra, vëllezërit dhe këto janë ato qe më mungojnë më shumë nga Brazili, sepse nuk i thonë kot "Shtëpi e ëmbla shtëpi" megjithatë edhe këtu ndihem shumë mirë se përveç atyre që përmenda më lartë çdo gjë tjetër e gjen edhe këtu. P.sh bamje ka këtu ka edhe në Brazil (qesh). Ah se harrova një gjë tjetër që më mungon shumë këtu në janë disa fruta ekzotike që tek ju nuk ekzistojnë dhe bëj çudi si nuk i kanë futur tregtarët. Çfarë të ka pëlqyer më shumë në Shqipëri, a mund të na e thoni? Gjëja që më pëlqen më shumë këtu është pirja e kafesë (qesh), sepse për mua është momenti më i bukur i ditës kur ulesh në një kafene dhe shijon një kafe

ndoshta edhe për një orë, dhe ke mundësi të flasësh të bësh thashetheme. Pra është gjëja që më pëlqen më shumë këtu, sepse në Brazil nuk është ky zakon. Por meqenëse më pyete çfarë më pëlqen më shumë, un po ju them edhe gjërat që më kanë bërë përshtypje jo të mirë. Dhe e dini kush janë? Bunkerët, kam parë shumë bunkerë këtu dhe nga miqtë e mi kamë mësuar se ato kanë pasur kosto financiare, atëherë kam menduar, kur ky popull ka qenë kaq i varfër pse janë shpenzuar kaq shumë para për të bërë bunkerë? Të gjithë kanë interes të dinë, si e nis ditën një braziliane në Shqipëri? Unë në fakt jam pak përtace dhe dita ime fillon diku nga ora 10 e paradites, sepse atëherë zgjohem nga gjumi. Më pas bëj ato punë që besoj të gjitha femrat i bëjnë në shtëpitë e tyre dhe më pas, gjëja që më pëlqen më shumë për të bërë është pazari, ai i gjërave për të ngrënë, e bëj çdo ditë dhe me shumë qejf. Më pas kthehem gatuaj dhe një pjesë të ditës ma zë edhe kursi që bej për të mësuar gjuhën shqipe. Kjo është dita ime e zakonshme, sepse fundjavat e mia janë më të ngarkuara, me prova dhe me spektaklin. Cili është për ju mashkulli ideal? Mashkulli ideal për mua është ai që di të të bëjë të qeshësh dhe ta bën ditët gazmore, por njëkohësisht të dijë të jetë serioz në ato momente kur duhet të jesh i tillë. Po a ka Andresa të dashur? Po kam dhe është pikërisht ai prej të cilit ndodhem sot këtu. Ai është italian dhe punon këtu si avokat. Ne kemi disa vite që bashkëjetojmë dhe tani kemi ardhur në Shqipëri. A do të pëlqente të kishe fëmijë dhe sa? Po do të më pëlqente të kisha 2-3 fëmijë dhe besoj nuk ka gjë më të bukur të më thërrasin mami-mami. Por besoj se çdo gjë ka kohën e vet dhe kur të vijë momenti do të mendojmë edhe për fëmijë. E frekuentoni ju jetën e natës në Tiranë?

Fillimisht kur erdhëm po, ndërsa në këtë periudhë pak më pak. Unë zakonisht të shtunave nuk para dal sepse duhet të jem e çlodhur për spektaklin të dielën dhe mundohem që të fle herët që të jem sa më bukur të nesërmen në ekran. Ku ndryshon jeta e natës këtu nga ajo në Brazil? E para nga muzika që kërcehet, sepse kërcehet muzikë e ndryshme,. Dhe tjetra që ndryshon shumë nga këtu është se vajzat atje kur dalin për të kërcyer dhe për t'u dëfryer vishen shumë komode. Jo me taka të larta. Këtu vajzat vishen shumë bukur dhe nga ana tjetër edhe shumë të paraqitshme pasi edhe takat janë pak të rënda them unë në një ambient ku ti shkon për të kërcyer dhe nuk mund të jesh shumë rehat mbi to. Keni shumë miq në Shqipëri? Po kam disa, ne jemi një grup miqsh të gjithë të huaj që punojnë e jetojnë në

Shqipëri. Por që më vjen keq sepse nuk po i takoj dot aq shpesh si në fillim. Sepse kur ata janë pushim unë punoj dhe e kundërta ndodh gjatë ditëve të javës ku un jam e lirë t'i takoj dhe ata punojnë. Po kjo nuk do të thotë se kam mbetur pa miq sepse në rrethin tim shoqëror ka edhe shqiptarë. Megjithatë unë mundohem të gjej kohën për t'i takuar. A do t'u shohim në sezonin e ardhshëm në "E Diela Shqiptare"? Unë në fakt po e pres me shumë dëshirë një ftesë në sezonin tjetër, por deri tani nuk është folur asgjë. Megjithatë nëse më ftojnë përsëri unë do të jem e gatshme për të marrë pjesë edhe sezonin e ardhshëm. Dhe pyetja e fundit, ku do t'i kaloni pushimet e verës? Në radhë të parë do të shkojë në Brazil, sepse kam gati 2 vjet që nuk kam vajtur dhe më ka marrë malli shumë për familjen time. Sigurisht që të shkosh në Brazil nuk mund të rrish pa bërë plazh. Do të rri më shumë se një muaj atje, më pas të shohim çfarë do të planifikojmë me të dashurin tim. Andresa faleminderit që bashkëbiseduat me ne dhe u bëtë pjesë e "Summer Time" në “Koha Jonë”. Faleminderit juve dhe ju uroj të gjithë teleshikuesve të TV "Klan" të kalojnë një verë sa më të bukur dhe të gëzuar.


E diel, 19 qershor 2011

16

VIP WORLD

Pamela Anderson, i ka shpallur luftë plakjes

K

Maria Sharapova,

e famshme, e pasur, seksi dhe biznesmene e suksesshme N

uk është për t’u habitur që ajo është femra sportiste që fiton më shumë në botë. Nëse ka ndonjë moment të lirë jashtë fushës së stërvitjes ajo e kalon duke studiuar shitjet e fundit të produkteve të cilave u bën reklamë. “Më pëlqen shumë biznesi, vërtet”, thotë ajo duke vënë buzën në gaz. “Sapo kam marrë raportin e shitjeve të produkteve të mia këtë pranverë dhe jam e gëzuar, sepse pashë se mjaft veshje që kanë qëndruar për muaj të tërë nëpër raftet e dyqaneve pa u shitur kanë nisur që të shiten dhe mjaft mirë madje. Mua më pëlqen që të vras mendjen se çfarë formash dhe ngjyrash njerëzit preferojnë që të veshin gjatë stinëve të ndryshme”. Veç kësaj, një nga kënaqësitë e Sharapovës është që të shkojë personalisht nëpër dyqanet e sportit dhe të shohë njerëzit që provojnë, shikojnë dhe blejnë veshjet që ajo u bën reklamë. Duke qenë pranë tyre e ka më të lehtë që të kuptojë atë që duan dhe pëlqejnë njerëzit në masë. I pëlqen edhe që të bisedojë vetë me njerëzit dhe të arrijë që të kuptojë prej gojës së tyre se përse zgjedhin një veshje dhe jo një veshje tjetër. “Kam shumë dëshirë që të përmirësoj në mënyrë të vazhdueshme produktet sportive dhe kjo mund të ndodhë vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit”, thotë tenistja ruse. Kur shikon gjithë punën dhe mundin që ka kaluar për sportin e saj Sharapova, të paktën këto tre vjetët e fundit, çuditesh se ku e gjen ajo forcën, energjinë dhe kohën për t’u marrë edhe me gjëra të tjera. Pas dy operacionesh në shpatull ndoshta nuk do të arrijë kurrë që të jetë në formë të tillë sa për të marrë në dorë “raketën numër 1”, por gjithsesi rusja 24-vjeçare do të shkojë në Winmbledon javën e ardhshme dhe ndihet në formën më të mirë fizike të paktën që pas operacionit që e kreu tre vjet të shkuara. Përmirësimi i saj është i dukshëm që pas caktimit të trajnerit të ri suedez me të cilin po stërvitet dhe rezultatet flasin qartë për këtë. Majën e arriti në fillim të këtij muaji në French Open në të cilën shfaqi edhe performancën më të lartë deri më tani. Për momentin është rikthyer në postin e numrit 6 në renditjen botërore edhe pse ngulmon që në të vërtetë ka objektiva më të mëdha sesa këtë pozicion. Edhe me rikthimin e Serena Williams, Sharapova është favorite për të fituar Wimbledon-in në të cilin çoi trofeun e saj të parë shtatë vite të shkuara. Rikthimi i motrave Williams është në qendër të vëmendjes të turneut të femrave edhe pse Sharapova vetë nuk para pëlqen që të flasë shumë për të tjerat, rivalet veçanërisht dhe mbi të gjitha nuk i parapëlqen thashethemet. “Unë nuk kaloj shumë kohë në palestër. Kryesisht punën më të madhe e bën në fushën e tenisit ku më pëlqen të stërvitem si të isha në një lojë të vërtetë. Unë luaj vazhdimisht dhe kur e mbroj këtë punë përpiqem që t’i qëndroj sa më larg botës së tenisit dhe ambienteve ku gëlojnë thashethemet për lojtarët dhe kupat. Përpiqem që të gëzoj jetën si të më vijë”. Një nga obligimet dhe pasionet e saj është pa dyshim edhe bota e modës dhe më konkre-

tisht bota e modës sportive. Është në fakt biznesi që i pëlqen dhe e tërheq sa nuk thuhet dhe jo më kot ajo është edhe sportistja femër që fiton më shumë. Veç kësaj e ndihmon shumë edhe paraqitja e saj e jashtme. E gjatë, bionde me një trup të lidhur dhe me një fytyrë të qeshur, ruse tipike dhe një ruse e fortë, ajo arrin që t’u bëjë veshjeve që paraqet një reklamë të jashtëzakonshme dhe t’u japë një fitim të madh kompanive që e marrin si modele. Është shumë e thjeshtë zakonisht në veshjet e saj. Edhe në evente që nuk janë sportive, vishet shumë sport dhe pa aksesorë të tepruar. Duket që nga larg që është një profesioniste dhe së fundi numrit që ka i është shtuar edhe një detaj tjetër, ai i një unaze të madhe e të shndritshme që i shkëlqen në gisht. Është unaza e fejesës të cilën e sheh shpesh me dashuri dhe me kënaqësi. Në fund të vitit të kaluar ajo vendosi që të bënte publike lidhjen e saj me Sasha Vujaçiç një lojtar basketbolli slloven që luan me Los Angeles Lakers. Verën e kaluar, në listën e revistës “Forbes” për atleten më të pasur femër në botë në momentin aktual, Sharapova zinte vendin e parë. Sipas kësaj liste, lojtarja e famshme e tenistit nga të gjitha aktivitetet e saj sportive dhe sponsorizuese në një vit arrin që të bëjë 24 milionë dollarë pra më shumë se çdo grua tjetër sportiste. Për sa u përket marrëveshjeve të reklamave ajo ka qenë gjithmonë shumë e zonja që të kapte më të mirën dhe më të begatën. Deri më tani ka qenë e mbushur me punë dhe ka fituar shumë dhe madje së fundi ka arritur edhe një tjetër kontratë shumë të leverdishme, madje kontratën më të madhe të reklamimit në të gjithë historinë e reklamimit të veshjeve sportive. Bëhet fjalë për një kontratë individuale veshjesh sportive. Është një kontratë që në fakt ajo e ka pasur dhe më parë me firmën e famshme “Nike” dhe që tashmë e ka zgjatur deri në 8 vjet. E gjithë vlera e kontratës në tërësi do t’i japë asaj 70 milionë dollarë fitim në tërësi. Si pjesë të marrëveshjes, Sharapova do të marrë edhe një pjesë të fitimit nga shitjet dhe do të reklamojë të gjitha produktet e

reja femërore të kësaj firme, e cila falë reklamimit të saj ka pasur shumë sukses kohët e fundit dhe është krenare për këtë emër që ia ka dalë ta fusë në suazën e saj. Në fakt, reklamimi, ose kontratat e sportistëve të famshëm me firmat e sportit janë shumë të zakonshme. Sa më e madhe të jetë fama e një sportisti aq më i preferuar është ai në botën e shitjeve të artikujve sportivë dhe aq më e madhe është edhe pagesa e tij. Gjithsesi, të paktë janë ata që ia kanë dalë të arrijnë kontrata kaq të gjata dhe me kaq fitim sa vetë Sharapova. Ajo vetë pohon se në shërbim të punës së saj del shpesh vetë nëpër dyqane, privatisht dhe bën reklamë të veshjeve para njerëzve. Kjo sigurisht në rastin kur ka ndonjë veshje pas së cilës është personalisht shumë e afeksionuar. Një nga aftësitë e saj është se ndonjëherë i pëlqen që të japë mendimin e saj për dizajnimin e veshjeve sportive, madje ajo ka edhe disa modele që janë krejtësisht të dizajnuara prej saj. Frymëzimin e merr nëpër rrugët e qyteteve ku i pëlqen që të shëtisë, nga gratë dhe vajzat e veshjet e tyre verore, si dhe nga nevojat që ato kanë për një kombinim të cilësisë me ngjyrat dhe modelin. “Bëj shumë foto të cilat më pas më shërbejnë që të përqendrohem në punën time dhe të krijoj modelet e duhura që jo rrallë kanë qenë shumë të pëlqyera, pra të suksesshme. Unë bëj herë pas here vizatime, por sigurisht që i di limitet e mia dhe nuk pretendoj që të jem e jashtëzakonshme si në rastin e raketës”, thotë ajo. “Për mua gjithçka që më pëlqen është e rëndësishme që ta kultivoj. Për sa i takon tenisit është diçka për të cilën kam punuar që nga mosha 4 vjeç dhe kam punuar për ditë me orë të tëra. Nuk ka studiuar pikturë apo dizajnim, por është diçka që më pëlqen dhe që nuk ia kam dalë keq në fund të fundit deri më tani. Besoj se njerëzit që i blejnë prodhimet e sportit të cilat i kam dizajnuar unë nuk e bëjnë një gjë të tillë për këtë arsye, por për faktin se janë ato që u duhen dhe që u shërbejnë më mirë. Më pëlqen veçanërisht kur janë të voglat dhe të rejat ato që i preferojnë veshjet e mia. Dhe në njëfarë mënyre unë punoj për to dhe i kam në mend kur dizajnoj. Kur pashë një vajzë që kishte veshur një fustanin tim në një nga turnetë e tenisit, ndërsa isha në fushë, u mrekullova. Ajo dukej kaq e bukur dhe sportive. Më dha shumë kurajë dhe energji pozitive fakti që ia kisha dalë që ta bëja të lumtur atë vajzë duke i dhënë diçka të bukur për të veshur. Nga ana tjetër, më pëlqen që të kontrolloj se si shkojnë shitjet, por shitjet nuk janë objektivi im kur ulem për të bërë diçka”, vazhdon Sharapova.Për të ardhmen e saj ajo nuk parashikon ndonjë punë që ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me sportin. Për shembull nuk e sheh veten që të jetë komentatore ndeshjesh siç kanë bërë shumë paraardhëse të saj. Ajo kërkon që të merret me biznes, sepse është diçka që i pëlqen në të vërtetë, është një fushë ku deri tani ka ecur shumë mirë dhe ku ka ende shumë gjëra për të mësuar dhe për të arritur. Me pak fjalë i duket një fushë plot me sfida që kërkon t’i arrijë dhe t’i bëjë të sajat.

oha kalon për të gjithë, por Pamela Anderson i ka shpal lur luftë plakjes. Aktorja e Baywatch ka një fizik të admirueshëm dhe së fundmi ka dalë si imazh i linjës së të brendshmeve 'Bonita de Mas'. Duket se ajo ka bërë pakt me djallin, pasi shfaqet në superformë. Por ju vajza që u bëtë xheloze për formën e Pamelës, qetësohuni... është thjesht produkt i photoshop-it. Megjithatë Pamela kthehet fuqishëm për publikun dhe pozon më e mirë se kurrë. Lepurushja e Playboy, ka hedhur pas krahëve historitë me martesat e saj. Sot ajo shfaqet në formë dhe ka dëshirë për një të ardhme më të mirë për veten .

Monica Bellucci: Virgjëria nuk ka vlerë

A

ktorja e njohur italiane, Monica Bellucci, ka dhënë një deklaratë kontroverse, ku e cilëson të pa vlefshme virgjërinë për femrat. 47 vjeçarja e cila vazhdon të jetë një prejfemravemëatraktivetëplanetitthotë se lidhjet e shumta gjatë jetës së saj e kanë bërë ta cilësojë virgjërinë si gjë të pa vlefshme. "Virgjëria në shumë qytete është mit. Për mua si një femër që kam pasur disa lidhje, virgjëria nuk është vlerë. Por, në Itali për fat ende mendojnë se virgjëria është vlerë", ka thënë Bellucci.

Yana Lapikova, nga modele në fotografe personale e Putinit

Y

ana Lapikova, ish-modele top less dhe ish-pjesëmarrëse në konkurse bukurie në Rusi është konvertuar në fotografe personale të kryeministrit Vlladimir Putin. Lajmi që qarkullonte prej kohësh në faqet ruse të internetit është konfirmuar nga zëdhënësi i vetë kryeministrit Putin. Lëvizjes së Putinit i është kundërpërgjigjur presidenti Medvedev, duke punësuar edhe ai fotoreporteren femër, Ekaterina Shtukina si fotografe personale. Por nëse, Ekaterina Shtukina njihet në qarqet e fotoreporterëve vendas si fotografe me eksperiencë, për Lapikovën.

50 Cent akuzon studion e tij regjistruese

R

eperi 50 Cent ka akuzuar rëndë studion e tij regjistruese me anë të Twitterit, duke shkruar se ata po lëvizin shumë ngadalë në lancimin e albumit të ri të reperit. Krijuesi i hitit "In Da Club", i cili ka nënshkruar kontratë me Interscope Records, është duke punuar në albumin e pestë "Black Magic", i cili është i gatshëm për t'u lancuar, por kjo nuk po ndodh për shkak të përplasjeve të reperit me studion regjistruese për atë se kur dhe si të lancohet. "Ok, unë tentova të jem i ftohtë me studion time regjistruese. Unë shkova atje për t'u takuar dhe ndjeva se ata po lëvizin shumë ngadalë. Unë punova vërtet shumë në këtë album dhe unë nuk do të lejoj që ai të dalë ashtu sikur m*t. Tërë karrierën kam punuar për këtë dreq, kështu që le të zgjohen dhe le të punojnë", ka thënë 'fifty'.


E diel, 19 qershor 2011

17

INTERVISTA

Sidrit Bejleri

"Shend e verë", albumi që këndon shqip "Shend dhe verë" është albumi për të cilin e them me bindje që jam krenar sepse në të ka muzikë ku çdo shqiptar e ndjen veten shqiptar. Albumi përbëhet nga dhjetë këngë ku shpaloset çdo notë e këngës dhe traditës sonë ALBUMI "SHEND E VERE" 01. SHEND E VERË 3:42 02. KËNGË NUSËRIE 3:57 03. NË PRAG TË DERËS 4:24 04. ZEMËR 3:44 05. GALINA 3:32 06. VETJA IME TI 3:31 07. MOLLA ME SHËRBET 3:26 08. BUZËTRËNDAFILJA 4:33 09. MALL PËR VENDLINDJEN 4:54 10. BUQETË SHKODRANE 5:32 11. XHAMADANI VIJA - VIJA 3:33

S

hend e verë", është albumi më i ri i hedhur në treg nga këngëtari i mirënjohur shkodran Sidrit Bejleri. Mes miqsh dhe të ftuar të tjerë nga bota e artit, Sidrit Bejleri promovoi mbrëmjen e së premtes albumin e ri në një prej lokaleve të natës në kryeqytet. Në një intervistë për "Koha Jonë", këngëtari shkodran rrëfen risitë që sjell ky album dhe emocionet e kësaj nate. "Risia e këtij albumi është se ai do të jetë i gjithi në shqip, çdo këngë flet shqip". Në albumin "Shend e verë" bëjnë pjesë njëmbëdhjetë këngë, 7 prej të cilave të reja ndërsa katër të tjera janë hite të njohura të tij. "Shend e verë" titullohet albumi juaj që vjen për publikun vetëm shqip. Si ndjeheni? Jam rritur si një këngëtar rroku, popi, por klasikja është profesioni im i parë megjithatë Zoti më dha mundësinë të këndoj të gjitha zhanret. Por, për një gjë jam krenar, që këndoj muzikën popullore sepse në fund të fundit është një muzikë që i përket popullit shqiptar. "Shend dhe verë" është albumi për të cilin e them me bindje që jam krenar sepse në të ka

muzikë ku çdo shqiptar e ndjen veten shqiptar. Albumi përbëhet nga dhjetë këngë ku shpaloset çdo notë e këngës sonë dhe traditës sonë. Në këtë album ndërthuren mjaft mirë elementët ku spikat tradita, prandaj çdo këngë nuk largohet nga tabani. Katër këngë janë ekzistuese ndërsa pjesa tjetër janë kompozime të reja. E përsërita dhe më parë, jam xheloz vetëm për një fakt sepse fqinjët tanë dëgjojnë vetëm muzikën e tyre, dhe për këtë arsye dua që shqiptarët të dëgjojnë vetëm shqip ashtu siç kanë shpirtin. Ky album mbase është dhe një mesazh i madh për të gjithë artdashësit e muzikës shqiptare? Patjetër që ky album vjen dhe si një mesazh i fortë për të gjitha ato që pëlqejnë të dëgjojnë vetëm muzikë shqip. E di këtë dhe e them me bindje që më ndjekin nga moshat nga 25-70 vjeç dhe për këtë jam krenar. Kam qenë adoleshent vetë dhe e di që adoleshenca kalon për rreth tre - katër vite, ndërsa kjo muzikë që pretendoj të sjell dhe bëj është muzika e vërtetë që mbetet sepse e duan moshat që kanë arritur pjekurinë dhe duan të dëgjojnë gjërat e vërteta.

; PRODUCER: Sidrit Bejleri ; ARTISTIC PRODUCER: Shpëtim Saraçi Arranged. recorded and mixed by Shpëtim Saraçi, Tirana, Albania Mastered by Fabrizio De Carolis at Reference Mastering, Rome, Italy ; DESIGN: Kilica Studio ; PHOTOGRAPHER: Gentian Ferhati

Albumi mbanë njëmbëdhjetë këngë ku katër prej tyre rivijnë nga tabani shkodran? Këngët janë të gjitha të veçanta në llojin e tyre. Secila prej tyre të fal një emocion më vete dhe për këtë kam punuar shumë në fakt. "Shend e verë" është dhe kënga ku mbanë firmën albumi, "Këngë nusërie", "Në prag të derës",

"Zemër", "Galina dhe një sërë këngësh të tjera që do vijnë surprizë për publikun. Pse pikërisht "Shend e verë"? "Shend e verë" është një shprehje shkodrane ku (Shend) do të thotë gazë, hare. Meqë ky album ka shumë muzikë ritmike, shumë muzikë të gëzueshme e cila krijon alegri që në këngën e parë për këtë arsye i vendosa dhe titullin "Shend e verë". Si ndjeheni në këtë natë të veçantë? Me thënë të drejtën kam shumë emocione pasi kam rreth 20 vite që këndojë por sot me të vërtetë po provoj habitshëm emocione të mëdha, megjithatë e them me bindje se cdo tingull i këtij albumi të emocionon. Për të realizuar këtë album keni bashkëpunuar me orkestruesin Shpëtim Saraçin...? "Shend e verë" është një bashkëpunim i pandarë me Shpëtim Saraçin, ndërsa porsa i përket anës financiare Petrit Maho ka dhënë kontributin e tij në realizimin e këtij albumi. Ndërsa organizimi i kësaj nate padyshim që është meritë e clubit "Cavaliero" në të cilin unë performojë çdo fundjavë. Bisedoi: Izaura Ndoj


E diel, 19 qershor 2011

18

MEDIA


E diel, 19 qershor 20011

koha e dobishme 19

Emri i aplikantit, numri i pasaportĂŤs, vendi i punesimit, dita dhe ora e paraqitjes nĂŤ ambasadĂŤ


20

koha e dobishme

E diel, 19 qershor 20011

Emri i aplikantit, numri i pasaportĂŤs, vendi i punesimit, dita dhe ora e paraqitjes nĂŤ ambasadĂŤ


E diel, 19 qershor 20011

koha e dobishme 21

Emri i aplikantit, numri i pasaportĂŤs, vendi i punesimit, dita dhe ora e paraqitjes nĂŤ ambasadĂŤ


22 SPORT

E diel, 19 qershor 2011

Shpërblimet të majme do t’iu shpërndahen 16 ekipeve finaliste, deri në finalen e madhe

U

EFA ka vendosur që të shpërblejë dhe të japë bo nuse për ekipet finaliste të “Euro 2012”. Kjo do të thotë se gara për t’u kualifikuar si dhe për të fituar trofeun e finaleve të Evropianit të ashpër do të jetë më e fortë dhe konkuruese. Për këtë arsye Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi, që të shpërblejë skuadrat më të mira, ku fillimisht do të përfshihen 16 ekipet që do të kualifikohen në Evropian. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjati për dy ditë, janë marrë disa vendime të rëndësishme financiare për të gjitha ekipit kombëtare. Në total UEFA ka llogaritur një shumë që shkon në 196 milionë euro, që do të jepet në formë shpërblimi për ekipit që do të kualifikohen dhe do të kenë sukses në “Euro 2012”, eveniment që do të zhvillohet vitin tjetër në Poloni dhe Ukrainë. Ekipet që do të marrin pjesë në finalet e ardhshme “Euro 2012” do të përfitojnë nga 8 milionë euro. Pastaj, në fazën e grupeve, për çdo fitore ato të marrin një bonos prej 1 milionë eurove dhe 0.5 milionë euro për barazimin. Gjithashtu do të jepet 1 milion euro për ekipin që do të zërë vendin e tretë në grup. Skuadrat çerek-finaliste do të marrin nga 2 milionë euro shtesë, ato gjysmëfinaliste nga 3 milionë euro, finalistet nga 4.5 milionë euro dhe ekipi fitues i Euro 2012, do të mbyllë në arkë 7.5 milionë euro.” Komiteti Ekzekutiv në UEFA aprovoi gjithashtu propozimin për të vlerësuar dhe nderu-

D

UEFA, 169 milionë euro shpërblim për Euro 2012 Wembley, pret finalen “Champions 2013”

F

inalja e madhe e Ligës së Kampionëve, për vitin 1912 do të zhvillohet në “Alianz Arena” të Mynih, ndërsa finalja e vitit 1913 do të zhvillohet sërish në “Wembley” të Londrës. UEFA e ka marrë më shpejt vendimin për stadiumin ku do të luhet finalja e dy viteve më vonë dhe do përsëritet stadiumi ku u zhvillua finalja e këtij sezoni, “Wembley” për shkak se viti 2012 përkon me 100 vjetorin e krijimit të Federatës Angleze të Futbolli.

Stadiumi Wembley, Londër

ar ata lojtarë që kanë zhvilluar mbi 100 ndeshje me ekipin e tyre kombëtar. Për të nderuar këta futbollistë, në stadiumet kombëtare të vendeve që ata përfaqësojnë, do të vendoset edhe një pllakë, përveç stimujve të nderit që do të

akordohen nga organi më i lartë drejtues i futbollit, në kontinent. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet për të marrë vendime të tjera më 22-23 shtator, në Limasol të Qipros. Presidenti i UEFAs, ndërkaq ka vënë theksin se sfi-

da më e madhe e organit drejtues të futbollit që ai drejton është lufta ndaj korrupsionit dhe fiksimit të ndeshjeve. Skandali i madh i futbollit që ka shpërthyer në Itali, ka prekur pothuajse të gjithë botën e futbollit. A.Muraçi

MERKATO

INTERI

Roma konfirmon sulmuesin Bojan

Mihajloviç- Vila Baos, emra të rinj për stolin

rejtori i Romës, Valter Saba tini konfirmoi se klubi i tij do të mbyllë me sukses transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Bojan Krkiç, brenda ditëve të ardhshme. Sulmuesi 20 vjeçar është lidhur për një kalim të mundshëm në kryeqytetin italian, prej kohës kur drejtimin e kësaj skuadre e mori Luis Enrike, i cili ishte trajneriiBojantekskuadraBeBarcelonës. Roma synon që të forcojë ekipin, në prag të sezonit të ri futbollistik në Seria A, ndërkohë që pronari i ri, Tomas DiBenedeto ka bërë gati fondet e nevojshme për klubin, që të bëj blerjet e duhura. “Në Spanjë të gjithë thonë se Bo-

jan është një lojtar i Romës,” - theksoi Sabatini. - “Jemi shumë pranë arritjes së marrëveshjes, që është reale,porajoakomanukështëmbyllur me sukses.” Sabatini tha se dëshiron që edhe Vuçiniç të qëndrojë me Romën, pavarësisht se malazezi kërkohet nga disa klube të tjera, përfshirë edhe atë të Juventusit. - “Mirko Vuçiniç është një lojtar i madh, ai mund të jetë impakt në çdo ndeshje të kampionatit,” - tha ai. - “Ai e di se është një lojtar i Romës dhe e konsideroj atë një aset të rëndësishëm për klubin tonë,” – përfundoi Mirko Vuçiniç. Bojan pritet t’i bashkohet Romës, në formë huazimi.

I

nteri është në kërkim të një tra jneri të ri. Argjentinasi Serxhio Bielsa i tha “jo” skuadrës së Interit, ndërsa emra të tjerë kanë nisur që tëqarkullojnëpaslargimittëbrazilianit, Leonardo. Emrat e dy trajnerëve të tjerë po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve, për të marrë drejtimin e Interit. Sinisha Mihajloviç dhe Andre Vilas Baos? Për t’u ulur në bankinën e Interit, në orën e fundit, janë në balotazh dy emra. Interi duhet të zgjedhë mes serbitdheportugezit,pormekusht: mëparëduhettëzgjedhëkontratën, që serbi Mihajloviç ka lidhur me ekipin e Fiorentinës deri në vitin 2012. Kontratën që ka lidhur me

familjen që drejton presidencën vjollcë, Dela Vale, mund të prishë në rast të një oferte ekonomike që presidenti Morati do të bëj në favor tëFiorentinës.Mëparëkapasurrastetëngjashmetëprishjessëkontratave, kur Juventusi kërkoi Xhovani Trapatonin, i cili ishte në kontratë me ekipin e Interit. Disi më ndryshekonsiderohetkandidaturaeportugezit, Villas Boas. Edhe portugezi është i lidhur me klubin e tij, Porto, dhe sigurisht ai është një trajner “emergjence”. Mihajloviç ka qenë edhe lojtar i Interit, ndaj dhe ai njihet në ambjentin zikaltër, por Vilas Boas konsiderohet një trajner i ngjashëm me Hoze Murinjon.

Horoskopi sot Dashi Kjo nuk është kohë e mirë për veprime të nxituara, ju keni nevojë të ngadalësoni dhe t’i merrni gjërat hap pas hapi. Gjërat janë të sigurta se do të përshpejtohen në një të ardhme të afërt, por është mirë që në një dite si kjo e sotmja, të shmangni gabimet. Demi Energjia juaj e madhe personale ju bënë që t’i shikoni gjërat nëpërmjet syve të dikujt tjetër. Është një nga ato ditë ku ju jeni të sigurt se do të mësoni diçka të re dhe ndoshta pse jo, të ndiheni ndryshe rreth një situate të keqe. Binjakët Ju duhet të merrni një veprim sot, mendimi i mirë i gjërave ka të ngjarë t’ju çojë juve diku në një vend të bukur. Është një nga ato ditë ku energjia juaj është më mirë e shpenzuar, thjeshtë duke u kujdesur për biznesin. Gaforrja Mund të ndihet sikur ju jeni duke dështuar në komunikim, por kësaj here nuk është faji juaj! Ju thjesht keni nevojë që të qetësoheni dhe të siguroheni që po thoni sa më pak të jetë e mundur. Në këtë mënyrë ju nuk mund të keqkuptoheni. Luani Përpiquni që të dëgjoni me kujdes para se të veproni sot, ka shumë gjëra që janë duke ndodhur sot dhe që ju thjesht nuk i dini. Gjërat duhet të jenë në mënyrë të shkëlqyer pasi ju t’i keni marrë këto informacione, por kjo gjë mund të kërkojë disa ditë. Virgjëresha Ambiciet tuaja duhet të jenë më afër sipërfaqes sot, aq shumë sa ju mund të tregoni me shumë nga sa kishit ndërmend të thonit! Kjo duhet të punojë në avantazhin tuaj, kështu që mos u shqetësoni rreth kësaj. Peshorja Ju sot dëgjoni diçka që ndihet si e çuditshme aq shumë, sa juve mund t’ju duhet të pyesni për konfirmim. Është një nga ato ditë që ju thjesht e shikoni të iki me shpejtësi, por në këtë ditë ju duhet të bëni një përjashtim. Akrepi Energjia juaj e lehtë sociale e bën jetën më të ëmbël për ata përreth jush, kështu që sigurohuni të shpërndani dashurinë shumë gjerë dhe shumë larg! Është një ditë e shkëlqyer për t’i bërë shokët tuaj që të ndryshojnë mendje. Shigjetari Ekzaminoni sot situatën tuaj financiare, ju mund të jeni në gjendje të merrni më shumë interes ose të shkurtoni borxhet tuaja pa hapur shumë probleme për veten. Thjesht sigurohuni që të këshilloheni me personat e tjerë të përfshirë! Bricjapi Ju do të bëni bujë me atë prezantimin ose do të korrni shpërblimet e punës suaj të lodhshme, por kjo është një kohë për të ndërtuar. Ju mund të qetësoheni për njëfarë kohe nëse keni dëshire, por ju e dini se kini ende punë të mëdha për të bërë. Ujori Shmangni tundimin për të bërë përpjekje kundër rrethanave sot, njerëzit janë rezistent rreth çdo gjëje që e shikojnë si një rebelim. Lajmi i mirë është se ata nuk do t’i kushtojnë vëmendje pasi dita të ketë përfunduar! Peshqit Prisni që të merrni një ndihmë nga shefi, ose nga bordi juaj i drejtorëve, ose nga dikush akoma më i larguar nga jeta juaj e përditshme. Ju keni shokë në vende me pushtet dhe duhet që t’i njihni ata më mirë.


SPORT 23

E diel, 19 qershor 2011

Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia, më të dobëta në krahasim me sezonin e fundit

T

irana, Flamurtari dhe Vllaznia, tre eki pet shqiptare që do të përfaqësojnë vendin tonë në Evropa Ligë, gjatë këtij sezoni, nuk kanë vepruar ende në merkaton e verës. Kur ka mbetur më pak se dy javë nga ndeshja e parë para-eliminatore, vetëm ekipi i Vllaznisë ka afruar një futbollist të huaj, ndërsa Flamurtari ka konfirmuar një pjesë të ekipit që mbylli sezonin e fundit. Të dyja këto skuadra që do të luajnë më 28 qershor ndeshjen e parë evropiane, pritet të mbështeten tek e njëjta organikë që mbylli garën e fundit të kampionatit. Tirana do të luajë në turin e dytë paraeliminator, si fituese e Kupës së Shqipërisë, ndaj dhe ka një javë kohë më tepër, për të bërë blerjet e duhura. Të tre këto skuadra kanë njohur me tepër largime të lojtarëve kryesorë pas mbylljes së këtij sezoni, ndërsa i kanë nisur me

Pa përforcime në merkato, në pritje të Evropa Ligës KAMZA

Trajneri Nevil Dede, nesër prezantohet para ekipit

N

evil Dede do të jetë trajneri i ri i ekipit të Kamzës. Ish-trajneri i Tiranës do të prezantohet ditën e hënë në radhët e skuadrës së re të Kamzës, pasi ka arritur zyrtarisht një marrëveshje me klubin kryeqytetas. Skuadra e Kamzës është ngjitur këtë sezon në Kategorinë Superiore dhe do të luajë në ndeshjet derbi, ndaj Dinamos dhe Tiranës. Nevil Dede, një ish-lojtar dhe trajneri i Tiranës do të vihet kështu përballë skuadrës së tij, në edicionin e ri futbollistik. Trajneri Dede prej së hënës do të nisë karrierën tek Kamza, në vend të Skerdi Bajzades i cili është larguar gjatë javës së kaluar nga drejtimi i kësaj skuadre, ndërsa drejtuesit e klubit pas emërimit të trajnerit kanë paralajmëruar përforcime për edicionin e ri futbollistik.

Jahmir Hyka

vonesë përgatitjet e verës. Drejtuesit e ekipeve shqiptare që do të luajnë në Evropë do të nisen nesër drejt Nionit të Zvicrës, ku do jenë në pritje të hedhjes

së shortit, për të mësuar emrat e skuadrave kundërshtarë me të cilat do të përballen në fund të muajit qershor. Por pas mbylljes së kampionatit, situata që po

kalon Tirana duket pak më e vështirë se ajo e dy skuadrave të tjera, Flamurtari dhe Vllaznia. Bardhë e blutë ende nuk kanë emëruar trajnerin e ri të skuadrës për

Kuzhe: Të rinjtë e grumbulluar për miqësoren e 20 qershorit janë pjesë e procesit të rinovimit

Rinovimi i kombëtares, nis nga Argjentina N

deshja miqësore mes Argjentinës dhe Shqipërisë ka ngjallur reagime të shumta në mediat shqiptare dhe ato argjentinase, për faktin se kuqezinjtë kanë preferuar që të mos luajnë me titullarët ndaj një prej ekipeve më të forta të botës. Nesër përballë Argjentinës së Lionel Mesit, Shqipëria do të zbresë në fushë, pa disa lojtarë titullarë. Por para ndeshjes miqësore të 20 qershorit, mediat argjentinase, duke iu referuar atyre shqiptare, kanë shprehur habi, për lënien jashtë formacionit të parë të lojtarëve titullarë. Shqipëria do të zbresë në fushë me disa lojtarë që janë përzgjedhur nga kampionati shqiptar apo janë seleksionuar prej trajnerit kroat Kuzha, nga ekipi U-21. Pas reagimit të medieve argjentinas stafi kuqezi dhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, mësohet të ketë sqaruar homologët argjentinas, para ndeshjes miqësore të 20 qershorit, se nuk bëhet fjalë për ndonjë injorim të stafit drejtues të ekipit tonë përfaqësues karshi kombëtares së Argjentinës dhe as për ndonjë refuzim të

edicionin tjetër. Janë përfolur emra të ish-trajnerëve, Shkëlqim Muça, dhe Sulejman Starova, por qëndron në të njëjtën linjë dhe Alban pafaj. Gjithsesi, me fillimin

SKËNDERBEU Kampionët e sapo kurorëzuar kanë qenë më aktivët në merkaton e verës. Drejtuesit e Skënderbeut janë më të qetë në pritje të shortit të “Champions Ligë”, ndërsa përveç se do të vijojë merkatoja, në korrik pas ndeshjeve të para është paralajmëruar se faza përgatitore do të zhvillohet në Austri. e javës, pasi të jenë mësuar edhe ekipi kundërshtar i “UEFA Evropa Ligës”, Tirana do të nis që të bëj llogaritë për në Evropë. Me shumë pak lojtarë të konfirmuar dhe me një staf drejtues provizor fituesit e Kupës së Shqipërisë, janë ende në pritje të trajnerit të ri, që do të drejtojë këtë skuadër. A. Muraçi

Kuqezinjtë, 18 lojtarët e grumbulluar

P

orta: Arjan Beqaj, Isli Hidi: Mbrojtës: Kristi Vangjeli, Andi Lila, Ranato Arapi, Endri Vrapi, Ditmar Bicaj, Arsen Sykaj: Mesfushorë: Ervin Bulku, Gjergji Muzaka, Gilman Lika, Jahmir Hyka, Agonit Sallaj, Igli Allmuça: Sulmues: Edmond Kapllani, Emiliano Vila, Elis Bakaj dhe Armando Vajushi.

Kosova Pas mbledhjes së fundit të Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, mediat kosovare bëjnë të ditur se kërkesa e Federatës Kosovare të Futbollit nuk është diskutuar në rang dite, ndaj dhe futbolli kosovar do të vazhdojë të jetë “peng” i futbollit ndërkombëtar, ku sërish nuk i është hapur rruga që të konkurrojë në eliminatoret e ardhshme.

Trajneri, taktika ndaj Argjentinës

T

rajneri kroat i kuqezinjve Josip Kuzhe, për të shmangur ndonjë humbje të thellë, nesër ndaj Argjentinës pritet të orientojë një ekip të ngjeshur në mbrojtje. Josip Kuzhe e ka konsideruar “historike” ndeshjen ndaj Argjentinës, ndaj mbrojtjes kuqezi i duhet që të ndalë sulmin e lojtarëve të Argjentinës, si Lionel Mesi dhe Karlos Tevez.

Kuqezinjtë gjatë një miqësoreje të kaluar

lojtarëve titullarë, për të mos luajtur ndaj skuadrës që drejtohet nga trajneri Batista. Nëse Argjentina ka grumbulluar lojtarët më të mirë, për t’i testuar para turneut të

Kupës së Amerikës, kuqezinjtë nga ana e tyre kanë nisur procesin e rinovimit të ekipit, pas humbjes me Bosnjën, ndaj dhe Kuzhe ka sqaruar: - “Nga ata që kemi

grumbulluar, sigurisht bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Të 18 lojtarët do të testohen dhe janë planifikuar që të jenë pjesë e kombëtares në të ardhmen,” – theksoi Josip

Kuzhe. Trajneri i Argjentinës, Serxhio Batista do të testojë në miqësoren e 20 qershorit rolet e secilit prej lojtarëve më të mirë, para turneut të Amerikës së Jugut, ndërsa kroati Josip Kuzhe do të shohë gjendjen e disa të rinjve që i përkasin së ardhmes, për t’i afruar më pas ata në ekipin e parë. Kroati Josip

Kuzhe ka pasur vetëm 11 lojtarë në dispozicion për stërvitje, para nisjes drejt Argjentinës. Disa futbollistë i janë bashkuar më pas, dhe një pjesë gjatë udhëtimit. Skuadra kuqezi është kompletuar rrugës dhe ka mbërritur në Buones Aires, ku do të zhvillojë edhe sot dy seanca stërvitjeje. A. Muraçi


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

24

REKLAMA

E diel, 19 qershor 2011


CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

14

E diel, 12 qershor 2011

Suplement i përditshëm veror i “Koha Jonë”

Viti IV i botimit. Nr 16, E diel, 19 Qershor 2011 Përgatitën: Albert Vataj, Yllka Selita, Izaura Ndoj

17

i: r e l j e B Sidrit , ” ë r e v e d n e h “S ë q i m u alb ip q h s n këndo 16 pova, r, a r a h S Maria hme, e pasu e e fams he biznesmen seksi desshme e suks

Andresa Ambrosio: Mashkulli im ideal, ai që di të më 15 bëjë të qesh

CE, A L P E S O MELR i t i h i l a i r e s rikthehet HBA S ë n 0 9 ‘ viteve

14 CYAN MAGENTA YELLOW BLACK


Koha Jone