Koha Jone

Page 9

E diel, 19 qershor 2011

PROVIMI I LETËRSISË

SOCIALE 9 MBETËSIT

Rreth 2.8 për qind e maturantëve kanë marrë notën 4, ose thënë ndryshe rreth 1106 persona u digjet e drejta e studimit për në universitete këtë vit. Nga ana tjetër rezulton se notën maksimale 9 dhe 10 e kanë marrë më shumë se 6000 maturantë

REZUL TA TET REZULT

MASH: Gjysma e maturantëve morën 5 dhe 6. Vetëm 15 nota maksimale

Letërsia, 1106 mbetës që s’shkojnë në universitet

Sonila Isaku

R

reth1106maturantëjanë klasifikuar mbetës në provimin e Letërsisë. Kjo do të thotë se automatikisht nuk kanë asnjë të drejtë për të aplikuar për universitet, pavarësisht notës që do të marrin në provimin e matematikës. Por, duke qenë se ky i fundit konsiderohet edhe më i vështirë, por edhe eksperienca e viteve të kaluara, ka treguar se pritet të ketë të tjerë maturantë mbetës. REZULTATET Ministria e Arsimit ka publikuar të dhënat zyrtare për sa i përket notave të marra për Provimin e Letërsisë. Kështu, 2.8 për qind e maturantëve kanë marrë notën 4, ose thënë ndryshe rreth 1106 personave u digjet e drejta e studimit për në universitete këtë vit. Nga ana tjetër rezulton se notën maksimale 9 dhe 10 e kanë marrë më shumë se 6000 maturantë, ose e thënë ndryshe 15 për qind e atyre që kanë marrë pjesë në provimin e matematikës. “Rezulton se me notën 5 dhe 6 janë 47 për qind e maturantëve dhe 34 për qind e tyre janë vlerësuar me notën 7 dhe 8. Krahasuar me një vit më parë numri i mbetësve është pothuajse në të njëjtat shifra, po ashtu dhe ai i maturantëve që kanë shkëlqyer në provimin e letërsisë” bëjnë me dije, burime zyrtare nga Ministria e Arsimit. Sipas kësaj të fundit, ishin plot 39 mijë e 530 që morën pjesë në provimin e parë të detyrueshëm atë të letërsisë. Rezultatet e provimit të letërsisë janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit, ndërkohë që ato do të afishohen në të gjitha shkollat e mesme të vendit ditën e hënë. PROVIMET Me përfundimin e dy provimeve të detyruara të Maturës, nxënësit po përgatiten për dy provimet me zgjedhje, nga të cilat varet e drejta e tyre për të konkurru-

Foto arkiv

Risia në Maturën Shtetërore

Formulari A2, këtë vit pas notave të katër provimeve K

Të dhëna mbi provimin 1106 maturantë rezultojnë mbetës në letërsi 2.8 % është numri i tyre i shprehur me përqindje 6 mijë maturantë kanë marrë nota maksimale 15 % e maturantëve janë vlerësuar me 9 dhe 10 47 % e maturantëve janë vlerësuar me 5 dhe 6 34 % e maturantëve janë vlerësuar me 7 dhe 8 39 530 është numri i maturantëve që morën pjesë në provim 23 mijë studentë do të kenë të drejtën të hyjnë në universitet 11 universitete publike numërohen në vendin tonë 190 programe studimi ofrohen në të gjitha shkollat e larta 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike 6 mijë kuota janë përcaktuar vetëm për Universitetin e Tiranës

ëtë vit formulari A2 do të jetë në duart e maturantëve pas datës 1 korrik, kur ata i janë nënshtruar të katër provimeve të maturës dhe do të kenë dalë edhe rezultatet përkatëse. Në këtë mënyrë, pasi njihet me listën e programeve të studimit, secili maturant mund të bëjë një listë edhe me më shumë se 10 programe studimi, ku dëshiron të studiojë, në cilindo universitet të Shqipërisë. Më pas mund të llogarisë pikët për secilin prej programeve të studimit të listës që ka hartuar. Kështu secili mund të gjykojë se në cilin prej programeve të studimit ka shanse të fitojë. Në renditje, vendet e para do t’i zënë programet e studimit më të preferuara prej maturantit edhe nëse janë më të

vështira për t’u fituar. Më konkretisht, nëse vendosni si preferencë të parë një program studimi në të cilin jeni të sigurt që fitoni, por nuk ju pëlqen shumë, mund të ndodhë që prej sistemit informatik të shpalleni fitues në këtë preferencë edhe pse në preferencat e vendosura më poshtë keni grumbulluar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues. Vetëm pasi të keni kryer veprimet e mësipërme, mund të rendisni 10 preferencat përfundimtare dhe të plotësoni me kujdes formularin A2. Para se A2 t’i jepet maturantit, mësuesi kujdestar duhet të plotësojë me përgjegjësi dhe pa korrigjime notën mesatare. Formulari A2 do t’i jepet maturantit nga mësuesi kujdestar, kundrejt dorëzimit të

faturës së pagesës së kryer. Në pjesën e prapme të tij përmban disa udhëzime të rëndësishme. Në fund të saj janë zonat që do të plotësohen dhe firmosen nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës, pasi të kenë shkruar emër dhe mbiemër. Çdo formular vuloset me vulën e shkollës. Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës mbajnë përgjegjësi për formularët e shpërndarë pasi janë kopje unike dhe nuk riprodhohen. Për evidentimin e marrjes në shkollë të formularit A2 nga maturanti dhe dorëzimin e plotësuar me preferencat tek mësuesi kujdestar, do të shërbejë një pasqyrë tip që shoqëron Formularin A2. Ky formular, mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit,

për t’u ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por në shkollë do të dorëzohet vetëm origjinal i plotësuar, pasi fotokopja është e pavlefshme. Ministria e Arsimit në udhëzimin për plotësimin e formularit A2 u tërheq vëmendjen të rinjve që ta bëjnë atë me kujdes. Specialistët i këshillojnë të rinjtë që ta stu-

diojnë, konsultohen, të plotësojnë si fillim një fotokopje dhe vetëm pasi të jenë të bindur, mund të plotësoni origjinalin. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të Formularit A2.

ar në universitete. Për këto provime, që do të zhvillohen me 30 qershor, Ministria e Arsimit publikoi manualin ndihmës për të orientuar maturantët në lidhje me përzgjedhjen e studimeve të larta. Në përmbajtje të këtij materiali janë detajet përkatëse që nxënësi duhet të dijë për përzgjedhjen e studimeve të larta, qoftë në institucionet publike, ashtu dhe në ato

private. “Për të vijuar studimet e larta, çdo maturant do të duhet të marrë notë kaluese në dy provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim. Me shpërndarjen e formularit A1 dhe A1Z, nxënësit përcaktuan në muajin mars dy lëndët me zgjedhje që do të japin provim” thuhet në rregullore. Sipas kësaj të fundit,me mbylljen e të gjitha provimeve të Maturës, nxënësit do të më-

sojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët do të plotësojnë në muajin korrik Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve. UNIVERSITETET Të drejtën për të vijuar studimet e larta pranë fakulteteve publike për vitin e ardhshëm akademik do ta gëzojnë më shumë se 23 mijë

studentë, sipas vendimit të qeverisë për kuotat e 11 universiteteve publike, të cilat ofrojnë më shumë se 190 programe studimi. Për këtë vit rreth 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike, ndërsa gjithsej do të vijojnë studimet me kohë të plotë 23 325 studentë. Sikundër ka ndodhur edhe gjatë vitit të shkuar, numrin më të lartë të kuotave pritet ta ketë Universiteti i Ti-

ranës me mbi 6 mijë kuota, të ndara për të tetë fakultetet përbërëse. Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku do të kenë numrin më të madh të të drejtave të studimit që do të ofrohen nga Universiteti i Tiranës për maturantët e këtij vitit. Ndërkohë që për sa i përket rritjes së kuotave këtë vit nga Universiteti i Tiranës, përparësi iu është dhënë degëve të mësuesisë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.