Revista Tifozët Gjermanë, nr. 1, janar 2012

Page 53

Filipe Massa pësoi një aksident i cili nuk i lejoi të garonte më për pjesën e mbetur të sezonit. Ky ishte momenti kur Ferrari mendoi të përfshinte edhe njëherë Schumin si një nga pilotët e tij dhe ai pranoi. Por fatkeqsisht nga ekzaminimet rezultoi se ai nuk mund të garonte atë sezon, për shkak se pasojat e një dëmtimi gjatë një aksident me motorr që kishte pësuar pak kohë më parë nuk ishin eliminuar ende. Në 2010, Ross Brawn i kërkoi gjermanit të garonte për Mercedes dhe ai tha ‘po’. Megjithatë, rikthimi i tij nuk ishte ajo që shumë ishin përgatitur të shihnin. Adhuruesve të tij nuk u erdhi mire kur panë legjendën të zbriste në vend të 9-të atë sezon. As 2011 nuk kishte ndonjë përfomancë mbresëlënëse:

76 pikë në total dhe vendi më i mirë: i 4-ti në çmimin e Gjermanisë. Rikthimi i Schumit nuk ka qënë ashtu siç e kemi pritur dhe imagjinuar të gjithë dhe ajo që ndoshta shumë prej nesh na shkon herë pas here në mendje është: Cili është motivimi i duhur që i mungon të madhit, legjendarit për t’iu kthyer ditëve të lavdishme të tij? Për 2012 ai ka thënë se në fund të vitit do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij dhe kjo pasi të ketë analizuar më detaje se i aftë është Mercedesi për t’u bërë kampion. Vetëm atëhere do të marrë vendimin nësë do të vazhdojë të garojë apo jo. Spekulohet se Mercedes-i do të jetë një nga pretendentët kryesorë në sezonin e këtij viti për shkak të disa ndryshimeve madhore që u janë bërë makinave të tyre (për t’i përafruar me Red Bull-in, McLaren apo Ferrarin). Ajo që dihet me siguri këtë sezon është se Michael Schumacher do të luftoje fort për të marrë edhe njëherë vendin që i ka munguar prej kohësh... Kampion!

Tifozët Gjermanë 53


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.