Revista Shije Nr. 18

Page 34

KAFE TURKE

Kur fshatit i lahej lëkura

Dikur Jo me ujë të ngrohtë, shampo apo balsam siç ndodh sot, por me vaj ulliri. “Më kujtohet që një vit, gjatë internimit, u prodhua shumë ulli. Në familje atë vit nxorrëm rreth 30 kg vaj ulliri. Meqënëse kishim vaj ulliri, presh, grurë të zi dhe ishte dimër unë bëja një herë në dy netë byrek me këto përbërës. Ishte një vit i veçantë, e mbajtëm mend gjatë, si viti në të cilin fshatit iu la lëkura, për shkak të përdorimit të vajit të ullirit...”.

Kohë tespixhesh Sot, shumëkujt ky emër mund t’i tingëllojë absurd. Por ata që kanë jetuar atë kohë, sidomos ca zona të caktuara, e njohin fare mirë ëmbëlsirën të cilën Vera e pëlqen aq shumë. “Na pëlqente të gatuanim ëmbëlsira. Sidomos tespixhen, që ka qenë shumë e shijshme. Një copë tespixhe më ka ngritur gjithnjë moralin. Nuk e kam bërë në shtëpi qysh asokohe, kjo edhe për arsye se nuk dua të shëndoshem. Lufta me dhjamin është tejet e vështirë. Por më ka dërguar një miku im ulqinak para ca kohësh dhe e kam ngrënë me shumë kënaqësi”.

34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.