Revista Paqja, nr. 88, shtator - tetor 2014

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti IX. Nr. 88. 19 shtator - 19 tetor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

KUSH PËRFITON NGA ARRESTIMI I HOXHALLARËVE...?!

KU TË GJEJË FORCË PËR T'U PËRBALLUR ME JETËN? Intervistë me njohësin për Lindjen e Mesme, Eduard Thartori

DEKLARATËN E FITORËS E PRESIM NË XHAMINË AL AKSA Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

4

Osman D. GASHI Injorantë apo provokues?!

8

Lulzim AHMETI Shtrenjtimi që ngulfat ekonominë

Viti IX / Nr. 88 19 shtator - 19 tetor 2014 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

10

Dr. Muhamed JUSUFI Shejtani! (6) Kush është ky?

16

Arbër ZEKA Ku të gjej forcë për t'u përballur me jetën?

@revistapaqja http://www.zeriyne.com

2 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88


Editorial

KUSH PËRFITON NGA ARRESTIMI I HOXHALLARËVE…?! Avni AVDIU

F

ushata antiIslame vazhdon…target janë të gjithë muslimanët e sinqertë, praktikues të denjë të fesë së tyre. Kërcënimet vijnë nga të gjitha anët, si në rrafshin global ashtu edhe në atë rajonal. Alibi merret grupi ISIS, për të cilin mund të thuhet gjithçka rreth tyre, përderisa jemi të privuar nga lajmet e vërteta. Kjo sajesë e brumosur me koka të nxehta naivësh e fanatikësh e të orkestruar nga qarqet antiIslame, ka shokuar opinionin mbarëbotëror me incizime bizare të prerjes së kokave. Gjëja më e tmerrshme që ka arritur ta bëjë ky formacion beduinësh pa dije, pa ndjenja e pa kulturë, është shpërfytyrimi i Islamit në sytë e të painformuarve. Islamin e mbushur plot urti, mirësi, mëshirë e dashuri - e shndërruan në egërsi, dhunë, vrasje e urrejtje të paparë. Edhe ata që sadopak dinë rreth historisë islame, duhet të mos tundohen nga skenat e tyre, por të kthehen në retrospektivën e largët, ku ruhen bazat e shëndosha të Islamit hyjnor: se si janë trajtuar robërit e luftës, të sjellin ndër mend fjalët e famshme të Mësuesit të njerëzisë Muhamedit alejhiselam, kur të gjithë atyre që e torturuan, e persekutuan, e bojkotuan, ia masakruan të afërmit dha ia bën mijëra të liga u tha: ‘Shkoni jeni të lirë!’, sjelljes së Tij të lartë kur urdhëroi të lirohet çdo rob që mëson shkrim-leximin, sepse arsimimi është LIRI e PAQE, ai sjell dritë përmes së cilës mposhten shtresat e errëta të injorancës. ‘Gabimet e mëkatet vijnë nga injoranca’, - thoshte Sokrati i urtë. Është pikërisht Muhamedi alejhiselam (e më pas edhe pasuesit e Tij), ai që para nisjes në luftë për këtë LIRI e PAQE, porosiste luftëtarët, që të mos preken të moshuarit, të sëmurët, fëmijët e të rinjtë, priftërinjtë, të mos cenohet pasuria e askujt, të mos përdhosen kishat, man-

PAQJA

astiret e sinagogat, madje-madje të mos shkelen e të mos prehen as pemët. Këto thesare të mrekullueshme derivohen nga imperativi kategorik i Allahut në Kuran: “Të keqen ktheje me të mirë, ashtu që me mirësjellje të pushtohen edhe zemrat më të ngurta e të vrazhda”. Ky është Islami fondamental, bazik, tradicional, si të donë le ta quajnë, s’prish punë. Atë e sulmojnë dhe e luftojnë vetëm mizantropët, idiotët e obskurantët, që s’kanë lidhje me historinë islame, por që ushqehen vetëm me shpifje e trillime të natyrave të ndryshme. Baza e vetë etimologjisë së Islamit, është vetë rrënja e fjalës selampaqe, që është edhe kredoja dhe përshëndetja e çdo muslimani. Kundër PAQES janë vetëm luftënxitësit, kriminelët dhe keqdashësit e ndryshëm. Nisur nga kjo, muslimanët mund të jenë gjithfarësh, por Islami është një dhe i vetëm, sepse i tillë NJË dhe i VETËM është VETË ZOTI, AI që e shpalli këtë rrugë të Tij për mbarë njerëzimin. Pastaj krejtësisht diçka tjetër është kush si dhe qysh e kupton, kush e pason dhe kush ia kthen shpinën këtij udhëzimi. Mund të ketë edhe shumë interpretime, por asnjëri s’mund ta deformojë e ta humb thelbin e masazhit të Islamit, e që është PAQE e MIRËQENIE për të gjithë njerëzimin, për besimtarët, muslimanët, por edhe për të tjerët që e refuzojnë atë. Ky është mesazhi hyjnor që e kanë përcjellë të gjithë pejgamberet prej Ademit (Adamit), Musait (Mojseut), Isait (Jezu Krishtit) e deri te Muhamedi a.s. Këtë mesazh vazhdojnë ta përcjellin edhe të gjithë hoxhallarët, ata që janë të thirrur dhe kompetent për ta sqaruar këtë fe. Fushata e fundit e arrestimeve dhe e mbajtjes së hoxhallarëve në burgjet e Kosovës me pretekst terrorizmi, është shfryrja e dufit komunist që ka rrënjë atavike nga mentaliteti monisto-diktatorial, që s’ka mundur ta durojë kurrë fenë, e në

veçanti Islamin. Arrestohen ata që dikur luftuan krah për krah me luftëtarët e lirisë dhe me dëshmorët për një të ardhme më të mirë të Kosovës. Ata nuk luftuan për ndërrime rolesh, për ndërrime uniformash. Këto spektakle show-mediatike, të përcjella me anatemime të gjithfarëllojshme kundër Islamit dhe muslimanëve janë në dëm të Kosovës dhe popullit të saj. Ishte pikërisht qëllimi i kamotshëm i Serbisë që Kosovën ta paraqes në arenën ndërkombëtare si vatër dhe çerdhe të fundamentalizmit dhe ekstremizmit islam. Prokuroria, policia, pushtetarët dhe mediet, në këtë aspekt janë bërë për t’ia pasur zili edhe Serbia, sepse flasin për diçka më keq se dikur regjimi i Millosheviçit, ata flasin për terrorizëm islamik (për dallim nga Millosheviçi që fliste për fundamentalizëm islamik), që gjoja po zhvillohet nga imamët e Kosovës. Ata harrojnë se sa dëmtohet Kosova nga kjo fushatë, harrojnë se çfarë imazhi krijohet për Kosovën në botë, harrojnë se s’janë duke bërë asgjë veçse po përpiqen t’i vërtetojnë tezat e dikurshme të kriminelit e kasapit të Ballkanit – Millosheviç, harrojnë se sa e thellojnë krizën ekonomike duke i braktisur investitorët e huaj për shkak të përshtypjes për pasiguri që krijojnë dhe përfundimisht harrojnë se në këtë mënyrë me improvizime, inskenime dhe montime të kësaj natyre nuk bëjnë asgjë përpos se krijojnë dhe imponojnë ekstremizma deri më tani të paqena. Me këto arrestime, Kosova i ka dhënë dritë jeshile Maqedonisë të fillojë fushatën kundër imamëve shqiptarë andej kufirit, duke ricikluar kështu kriza të njëpasnjëshme në rajon, kriza këto me përmasa të pallogaritshme për Kosovën, Maqedoninë dhe Ballkanin në përgjithësi. Kujt i konvenon kjo, le të mendojnë mirë iniciuesit e këtyre arrestimeve. Nëse i thërrasin vetëm pak ‘logjikës dhe arsyes’, s’ka vend që të shihet rreziku atje ku ai nuk ekziston. n

Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 3


Injorantë apo provokues?! Me apo pa qëllim a vetëdije, djegia e gjoja flamurit të ISIS-it ishte provokim dhe trysni për secilin musliman, e në këtë rast reagimi është i pashmangshëm ngase është prekje e drejtpërdrejtë e identitetit. Pas reagimit nga ana tjetër, pastaj vijnë patentimet e etiketimet: ja këta janë terroristët, ekstremistët, këta janë ata që po donë ta dëmtojnë e ta shkatërrojnë shtetin tonë, këta paguhen nga Arabia, nga Serbia, këta ashtu..., këta kështu... Osman D. GASHI

I

dentiteti i individit është shumë shtresor (shumë nivelesh). Ndër më dominuesit janë ai kombëtar e fetar. Është gjëja më e natyrshme kur dikush të prek në identitetin tënd, që të reagosh në formën më të shpejtë dhe me mundësinë e momentit që ke. Djegia e flamurit kinse të ISIS-it nga ana e disa të rinjve në Prishtinë, afër Qeverisë së Kosovës, ka qenë veprim i ngutshëm dhe i pamatur, gjë që rezulton në dy gjëra, ose këta të rinj janë injorantë që në esencë nuk e kanë ditur përmbajtjen e asaj që po djegin, ose kanë qenë tendenciozë që të provokojnë e pastaj të merremi me këtë veprim, të fokusohemi e të përqendrohemi në këtë akt ekstrem. Disa ekstremistë maqedonë, jo para shumë kohe patën djegur flamurin kombëtar dhe secili që e ka ndjerë veten shqiptar është ndjerë keq për një gjë të tillë, ku nuk kanë munguar as reagimet në forma të ndryshme nga kundërpala. Edhe djegia e flamurit (që nuk është i ISIS-it, sado që ata e përdorin atë, por e ka dëshminë islame - shehadetin të shkruar në të dhe vulën e pejgamberit të fundit Muhamedit alejhiselam), secilin që e ndjen sadopak veten musliman, e bën që të ndjehet keq dhe i ofenduar me një gjë të tillë dhe reagon në një a formë tjetër, ngase është prekur në identitet. Ka pasur reagime të shumta edhe kur u dogj libri 'Këmbët e Gjarprit' i Veton Surroit. Siç duket gradualisht po shndërrohemi në piromanë të asaj që nuk na pëlqen, e që është shenjë e mosdurimit të tjetrit, mospranimit të diversitetit, rezultate këto të paditurisë dhe mosnjohjes së gjërave dhe realitetit. Arsyetimi se 'flamurin e ISIS-it' e kanë djegur edhe vende të tjera dhe se është fushatë, në fakt tregon injorancën dhe mosrezonimin e qartë, ngase në rast se të gjithë do ta godisnin murin me kokë, a do ta bënin edhe këta të rinj 'demokratë' një akt të tillë??? Në qoftë se këtë veprim, këta të rinj 4 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

e kanë bërë kokë më vete, është mirë që të merren në përgjegjësi nga subjekti i Partisë Demokratike të Kosovës, e nëse kanë dalë me direktiva nga dikush më lartë, atëherë shumë keq për ne si shoqëri ku jemi katandisur. Populli ynë e ka atë shprehjen: 'Çdo gjë këputet kur t'hollohet, veç zullumi (e keqja) këputet prej së trashi'. Në rast se ne në përgjithësi si shoqëri nuk ndalemi e të diskutojmë qetas e me gjakftohtësi që në esencë ta identifikojmë të keqen për vendin tonë dhe si ta luftojmë atë, atëherë do bëhet edhe më keq. Nëse elitat vendimmarrëse të këtij vendi, politike, mediale e fetare, nuk ulen bashkë e të diskutojnë mes vete se aspekti fetar s'përbën rrezik për identitetin tonë qoftë si qytetarë të këtij vendi e qoftë në rrugëtimin tonë si shtet, atëherë gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë. Ne nuk duhet të kemi frikë që të debatojnë për çështjet që na preokupojnë. Kosova, ka sfida dhe probleme të shumta, e ta pjellim edhe një problem të këtillë të panevojshëm, na shpie në qorrsokak. Tendenca që dikush në esencë i paqenë, të përshkruhet si gogoli për interesin e vendit, është një provokim i rëndë që i bën trysni palës nga e cila është drejtuar gishti. Kjo, doemos të detyron të reagosh në një ose formë tjetër. Me apo pa qëllim a vetëdije, kjo djegie ishte provokim dhe trysni për secilin musliman, e në këtë rast reagimi është i pashmangshëm ngase është

prekje e drejtpërdrejtë e identitetit. Pas reagimit nga ana tjetër, pastaj vijnë patentimet e etiketimet: ja këta janë terroristët, ekstremistët, këta janë ata që po donë ta dëmtojnë e ta shkatërrojnë shtetin tonë, këta paguhen nga Arabia, nga Serbia, këta ashtu..., këta kështu... E tërë kjo ta quaj "luftë" ndërmjet nesh nuk na bën dobi veçse dërgon ujë në mulli të dikujt tjetër që nuk ia do të mirën vendit tonë. Kosova me tërë kapacitetet që ka duhet të ulet e të diskutojë për gjërat dhe problemet që përballet. Nuk duhet të anashkalohen ose injorohen një grup, fenomen a problem, por me mençuri e diskutim të përbashkët të rregullohen gjërat. Duhet që si shoqëri, të tërë të kontribuojmë në uljen e gjakrave e tensioneve mes veti që ta ndryshojmë gjendjen tonë si popull ngase jemi dëshmitarë që të gjithë se po katandisemi keq e më keq. Evropa dhe Bota, sot, e pranojnë diversitetin, respektojnë mendimin ndryshe, ku gjërat realizohen me kompromis. Edhe ne si Kosovë duhet ta bëjmë një gjë të tillë e jo të ndërmarrim veprime të pamatura që nxisin në provokim e të detyrojnë të reagosh si kundërpeshë për ta mbrojtur atë në të cilën të është shkelur. 'Liria ime shtrihet deri aty ku nuk e shkel lirinë tënde' është një parim që tingëllon bukur, por i cili e humb kuptimin në rrafshin praktik kur dikush tenton ta shtyejë tejmase kufirin e lirisë së vet, madje edhe në dëm të lirisë dhe identitetit të tjetrit. n

PAQJA


DEKLARATEN E FITORES E PRESIM

NË XHAMINË AL AKSA

“Rezistenca palestineze në Gaza, motivoi edhe pjesën tjetër të rezistencës në Bregun Perëndimor ose në zonat e tjera të pushtuara. Suksesi i arritur nga një popull i rrethuar për vite me radhë dhe i braktisur në fatin e vet, i jep shumë shpresë edhe pjesës tjetër të rezistencës në zonat e tjera palestineze”, - u shpreh Eduart Thartori, njohës i çështjeve në Lindjen e Mesme, duke komentuar përfundimin e luftës në Gaza për revistën ‘Paqja’. Intervistoi: Amel ILMIU atëherë ku qëndron dallimi mes medi- PAQJA: Është përfolur shumë se kjo PAQJA: Gjithë gjithë luftës së fundit në Gaza ju jeni shquar me përkthime dhe komente të ndryshme, me fjalë të tjera keni qenë mjaft aktiv dhe kjo është hetuar mjaft edhe në rrjetet sociale. Si u lindi ideja për këtë dhe na thuani disa fjalë rreth peripecive që vetë personalisht të kompenzonit një boshllëk informimi për shqiptarët…. Thartori: Për mua përcjellja e këtij konflikti nuk ka filluar me këtë fushatë të fundit izraelite ndaj Gazas. Të them të drejtën që në fillim kur kam njohur Islamin dhe jam zgjeruar në historikun e tij dhe të muslimanëve, kam vënë re se diçka nuk është mirë. Ka mbetur e pazgjidhur për shumë kohë me rradhë. Palestina ka qenë dhe mbetet pika nevralgjike dhe shumë e dhimbshme e umetit musliman. Këtë fillova ta kuptoj që në vitet e para të shkollimit tim në botën islame. Kështu, mund të them se mbulimi mediatik ishte një lidhje shpirtërore që kam me këto vende të shenjta islame (Xhamia Aksa dhe territoret palestineze). Isha me palestinezët dhe ndjeja dhimbje me dhimbjen e tyre dhe gëzim me gëzimin e tyre. Që i përktheja lajmet e tyre, nuk ishte diçka gazetareske për mua, sepse nuk jam gazetar në profesion. Ishte një ndjenjë që dilte nga shpirti im. Falenderoj Zotin që ky mbulim ndikoi pozitivisht te zemrat e muslimanëve që nuk mund të kuptonin lajmet në gjuhën arabe. PAQJA: Keni përcjellur vetëm mediet arabe, apo edhe të tjerat dhe nëse po

PAQJA

eve: si është pasqyruar kjo luftë prej tyre? Thartori: Në fakt më së shumti jam bazuar në mediat arabe, madje për të qenë më të saktë në median e Rezistencës Palestineze, pastaj edhe në Al Jazeera-n dhe një agjensi mediatike që mbledh informacione nga një numër i madh mediash ndërkombëtare (në gjuhën arabe) quhet “Nabd” Me thënë të drejtën nuk jam bazuar fare në mediat shqiptare madje as edhe nuk i kam përfillur. Për këtë kurrë nuk jam penduar.

PAQJA: Gaza, respektivisht Palestina ka qenë edhe herave tjera nën agresionin izraelit…Çfarë e dallonte luftën e fundit dhe cila ka qenë arsyeja e fillimit të saj? Thartori: Gaza, për Izraelin përbën gozhdën, në dhëmbët e sharrës së tyre. Përbën gjembin në fytin e tyre. Gaza së bashku me Bregun Perëndimor, por edhe shumë territore të tjera që aktualisht janë pushtuar nga Izraeli, përbëjnë atë që është njohur historikisht me emrin Palestinë. Kjo lufta e fundit ishte e befasishme për krejt opinionin ndërkombëtar. Por jo për vetë luftëtarët e lirisë në Palestinë. Ata në fakt duke qenë se e njohin mirë armikun e tyre, prisnin që ai të bënte sulme ndaj Gazas, nga çdo moment. Shtetrrethimi i gjatë dhe i lodhshëm për Gazan, e kishte bërë Izraelin të rriste vetëbesimin e tyre. Aq sa luftën atje e kishin bërë një mjet të mirë për përfitime politike në koridoret e Tel Avivit. Mirëpo nga ana e tyre, palestinezët treguan me qetësinë e tyre, modestinë dhe heshtjen, se: “qesh mirë kush qesh i fundit”.

luftë theu mitin e Izraelit, si diçka që s’mund të sfidohet; në të vërtetë duket se Hamasi kësaj here ishte më i organizuar, ku qëndronte sekreti i kësaj rezistence? Thartori: Përkundër një atmosferë mbytëse dhe lakut të shtrënguar, komanda e Rezistencës Palestineze, kishte planifikuar në mënyrë shumë intelegjente sesi t’i bënte ballë dhe ta thyente ushtrinë e pathyeshme të Lindjes së Mesme. Lufta e fundit tregoi se luftëtarët e lirisë ishin më të aftë jo thjeshtë për nga guximi dhe kurajo për të rezistuar. Kjo në fakt është parë edhe më parë prej tyre (në rezistencën me gurë). Ata habitën botën me kreativitetin e tyre, në atë rrjet aq të so-

fi Biogra

Thartori a: Eduard është lindur

më 13 qershor 1978 në Durrës. Është i martuar, baba i tre fëmijëve. Studimet i kreu në Jemen në Al Eman University –Sana`a. Flet gjuhën arabe, angleze dhe italiane. Ka punuar në disa shoqata humanitare që përkujdesen për jetimët, është autor i tre librave (‘Islami në kohë trazirash’, ‘Karvani i Damaskut’ dhe ‘Dhjetë arsye pse vajzat nuk e mbajnë shaminë’), ka përkthyer disa libra në gjuhën shqipe, ka realizuar disa filma dokumentarë dhe ka realizuar disa emisione në radio. Aktualisht është imam në xhaminë e Gërmenjit te Kavajës. Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 5


fistikuar të tuneleve. Habitën botën edhe me gjetjet e metodave të reja për ta përballuar dhe gjunjëzuar armikun. Shpikjet e tyre, qoftë të raketave, por edhe të avionëve, përkundrejt shtetrrethimit dhe pamundësive materiale dhe braktisjes ndërkombëtare, treguan se njeriu gjithsesi, në çfarëdo situate mund të gjejë zgjidhje, nëse beson dhe lufton për idealin e tij. Ata nuk luftuan vetëm në një front të vetëm. Krahas përleshjeve ballë për ballë, luftuan edhe mediatikisht. Ata arritën me të drejtën e tyre të bëjnë për vete gjithë opinionin ndërkombëtar. Luftuan edhe psikologjikisht. Por jo vetëm kaq. Ata në fakt arritën të marrin në dorë edhe opinionin publik izraelit. Me raketat e tyre drejt Tel Avivit dhe aeroportit “Ben Gurion” ata nuk kishin për qëllim të shkaktonin viktima, më shumë se të tensiononin dhe të lodhnin opinionin publik brenda radhëve të armikut. Sot opinion publik është një armë e fortë në duart e atij që e posedon. Në rastin konkret, realiteti tregoi se vendimet nuk po merreshin më në tryezën e Netanjahut, por në tryezën e Muhamd Dajf (Komandantit të përgjithshëm të Kassam-it). Kur ai ndalonte izraelitët të mos dilnin nga shtëpitë dhe të mos shkonin nëpër stadium ose aeroporte, izraelitët e bënin pa hezitim. Ndërsa kur Netanjahu i kërkonte të flinin të qetë, ata i zunë portën e shtëpisë me protesta. Ajo që kishin në avantazh palestinezët ishte e drejta e tyre, diçka që nuk ishte aspak në avantazhin e pushtuesve izraelitë. Por vlen të theksohet edhe fakti se luftëtarët e lirisë, bënë një luftë të moralshme. Ata e kishin mjaft të lehtë që me anë të tuneleve të vrisnin shumë civilë në kolonitë pranë Gazës. Të kryenin masakra hakmarrëse ndaj barbarisë izraelite. Por nuk e bënë kurrë këtë. Imagjinoni sikur që Rezistenca të bënte njësoj luftën e pisët ndaj Izraelit. Viktimat izraelite do të ishin, në mos të barabarta, të paktën përafërsisht me numrin e viktimave të Gazas. Ata e deklaruan qëllimin e tyre: Targeti i shënjestruar ishin ushtarët pushtues të Izraelit dhe iu përmbajtën fjalës së tyre. Kjo edhe e rriti më shumë përkrahjen e opinionit ndërkombëtar. E veçanta tjetër e kësaj lufte ishte edhe se luftëtarët e lirisë shkonin në luftë, për të fituar ose për të rënë dëshmorë. Ndërsa ushtarët e Izraelit, shkonin në luftë për t’u kthyer dhe për të postuar fotot e tyre në rrjetet sociale. Luftëtarët e lirisë e kaluan fëmijërinë e tyre duke luftuar me 6 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

gurë ndaj ushtarëve pushtues të Izraelit. Ndërsa ushtarët izraelitë, fëmijërinë e tyre e kishin kaluar në play Station. Nuk mund të jenë njëlloj.

PAQJA: Izraeli ka akuzuar Hamasin se përdorte popullatën si mburojë të gjallë, në të vërtetën a kanë mundur të minimizohen viktimat civile po të donte Hamasi, apo edhe popullata ka qenë target i Izraelit? Thartori: Zakonisht këto janë pretendimet e pushtuesve. Edhe pse janë vetë të tillë, ata barbarisht vrisnin civilë të pafajshëm dhe nuk kursenin asgjë në këtë. Të tilla pretendime kanë si qëllim në fakt të thyejnë moralin e pjesës së lëkundur të popullatës civile. Për të ulur përkrahjen e tyre ndaj rezistencës. Mirëpo vërtetësinë e këtyre pretendimeve e hodhi poshtë vetë populli palestinez. Edhe nëse dikush mund të pretendojë se në Gaza, populli nuk pati mundësi të shprehte mendimin e tij, prej brigadave të Kassam-it. Fakti që përleshjet dhe protestat popullore u ndezën fuqishëm në të gjitha rajonet e tjera palestineze, tregoi se opinion publik ishte me rezistencën dhe e përkrahu atë deri në fund, megjithë sakrificat e mëdha që pati. Madje më kujtohet deklarata e një gruaje palestineze në Gaza e cila thoshte: “Më mirë një fund me nder, duke luftuar, sesa një vdekje e ngadaltë nga shtetrrethimi disa vjeçar. Nuk pati asnjëherë një protestë kundër rezistencës, qoftë nga Gaza, ose nga territoret e tjera palestineze. Për ta mbyllur këtë “argument” të pushtuesit, mund t’ju them se barbaria izraelite është e pajustifikueshme dhe se ishte një hakmarrje për humbjet e tyre në të gjitha frontet që përmendëm. PAQJA: Cili ka qenë roli dhe ndikimi i shteteve tjera në këtë konflikt, në veçanti atyre fqinje? Thartori: Kur flasim për shtete, duhet të bëjmë dallim ndërmjet popujve dhe qeverive të tyre. Pavarsisht largësisë ose dallimeve fetare a racore, të gjithë popujt e botës ishin me Gazën. Sepse nuk mund të ketë zemër njerëzore që të pranojë të tilla masakra dhe të solidarizohet me barbarët që i kryen ato. Ndërsa në lidhje me politikat, ato si gjithmonë kanë qenë mjet në duart e më të fortëve. Qeveritë perëndimore treguan sesa shumë ishin të robëruara nga ai rrjet i fshehtë i Cionizmit Ndërkombëtar. Edhe pse herë pas here

e sin s së ri ë h e jo ndj arto n e i m të L d Th ë st e ar v i t j ev d u r te h E In çës me, e es M

në deklaratat e politikanëve perëndimorë, vihej re një farë hezitimi për të dënuar rezistencën, sepse fundja edhe ata njerëz me zemër ishin. Ama në përgjithësi deklaratat e tyre kanë qenë shumë të thata, të pakuptimta dhe aspak bindëse, për opinionin publik. Ajo që bie në sy më shumë, janë qeveritë e rajonit të Lindjes së Mesme. Shumë zhgënjyese dhe krejt të gjunjëzuara ndaj politikës cioniste globale. Ndryshe nga homologët e tyre perëndimorë, qeveritë arabe treguan një nënshtrim të hapur dhe të patakt ndaj Izraelit. Ata, madje u bënë një armë edhe më e rëndë sesa vetë arma e pushtuesit. Zhgënjyes ishte roli i klikës ushtarake të Egjiptit, i cili tregoi haptazi urrejtjen e tyre ndaj rezistencës palestineze dhe ndaj vetë popullit të sakatuar nga lufta. Ata mbyllën çdo mundësi kalimi të civilëve të plagosur që jepnin shpirt nga pritja e gjatë në pikën kufitare të Rafah-ut. Në bisedimet për armëpushim, edhe pse fitimtarët ishin dukshëm ata të rezistencës palestineze, egjiptianet u munduan ta zbehin fitoren e tyre. Madje dhe të bëjnë presion ndaj tyre në dobi të Izraelit. Tepër zhgënjyes ishte edhe qëndrimi i vendeve të Gjirit Persik, sidomos Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata jo vetëm që nuk përkrahën, por edhe ndihmuan direkt ose indirekt armikun e rezistencës palestineze. Ka fakte që nga Emiratet janë dërguar agjentë të kamufluar nën petkun e misioneve humanitare dhe mjekësore për të zbuluar pozicionet e rezistencës, për

PAQJA


t’ua dhuruar më vonë palës izraelite. Arabia Saudite nuk mund të justifikojë dot heshtjen e plotë qeveritare, që e kaploi. Por jo vetëm kaq. Nuk mund të justifikohet as vakësia e lidershipit fetar atje, i cili nuk u solidarizua dhe nuk bëri sa duhej për sensibilizimin e opinionit publik, në përkrahje të rezistencës. Për median e këtyre vendeve, është e kotë të flasim, ato në fakt shërbyen për të dhënë një pamje krejt të kundërt të realitetit. Por për të qenë realistë, ka patur edhe qeveri që kanë mbajtur krahun e rezistencës. Sigurisht në shumicën e rasteve në mënyrë indirekte. Nuk mund të harrojmë rolin shumë të rëndësishëm të Katarit, i cili ka vite me radhë që ka marrë në mbrojtje krerët politikë të rezistencës palestineze. Ka dhënë edhe pse me shumë presion, ndihmesë të vazhdueshme për rezistencën palestineze. Po ashtu nuk mund të mos vihet re, roli pozitiv i medias me seli në Katar, “Al Jazeera”, e cila ka ndikuar në mënyrë direkte për përcjelljen reale të lajmeve. Edhe Turqia, gjithashtu, nga pozicioni i saj si antare e Nato-s, pati një rol shumë pozitiv dhe shumë të rafinuar në përkrahje të Gazës. Gjithsesi mendoj se ky rol, do të dalë më shumë në pah në periudhën e ardhshme.

PAQJA: Lufta është përllogaritje dhe nisur nga kjo humbjet e Gazës janë shumë të mëdha si ato në njerëz, por edhe humbjet materiale. A ia ka vlejtur një rezistencë e tillë?

PAQJA

Thartori: Humbjet kanë qenë të konsiderueshme në Gaza, sidomos në popullatën civile. Në fakt asgjë nuk mund të justifikojë humbjen e një jete të pafajshme, e jo më të më shumë se 2000 civilëve të vrarë. Mirpo gjithsesi ka vetëm diçka që mundet të pranojë një humbje të tillë. Ajo është Liria. Vetëm prej saj, palestinezët asnjëherë nuk u dorëzuan përkundër humbjeve të mëdha. Të pallogaritshme janë edhe humbjet materiale, por palestinezët kanë treguar se janë të aftë t’ia nisin gjithçka nga e para. Pa u thyer, pavarsisht humbjeve. Ndërsa humbja e vërtetë ka qenë e Izraelit. Ata humbën legjitimitetin e tyre. Humbën opinionin ndërkombëtar. Humbjet e Izraelit ishin edhe ushtarake. Fama e tyre e Ushtrisë së Pathyeshme, filloi të kriset. Teknologjia provoi se ishte e dobët përballë kurajos dhe mençurisë së njeriut që jeton dhe i beson idealit të tij. Krahas gjithë këtyre, humbjeve izraelite i shtohet edhe një faturë afro 2.5 deri në 3 miliard dollarë, në të gjithë sektorët. Qoftë ai ushtarak, ai i industrisë, i ndërtimtarisë, i bujqësisë, i turizmit dhe i ekonomisë.

PAQJA: Të dy palët janë shprehur se kanë fituar. Në të vërtetë sipas jush kush fitoi realisht? Thartori: Fitoi Gaza, sigurisht. Këtë mund ta vinit re edhe në fytyrën e Natanjahut dhe të gjithë liderëve politikë dhe ushtarakë të Izraelit. E vini re edhe në shkarkimet në radhët e lidershipit ushtarak izraelit. PAQJA: Deri më tani ka pasur shumë armëpushime, por po aq edhe shkelje të tyre. A mund të jetë më afatgjatë armëpushimi i tanishëm, bazuar në marrëveshjen e re? Thartori: E kam deklaruar edhe në publikimet e mia. Armëpushimi do të jetë aq i gjatë sa të plotësojë nevojat e rezistencës për të marrë forcat. Por çuditërisht, nuk do të jenë palestinezët ata që do ta thyejnë armëpushimin. Gjithmonë do të jenë izraelitët me fodullëkun e tyre që do ta bëjnë këtë. Në fakt, kjo është pika e dobët e të fortëve zullumqarë, fodullëku dhe vetëbesimi i tepruar. Izraelitët kanë treguar historikisht që nuk janë popull që mund të mbajnë besën e dhënë. Nuk i rezistojnë dot tundimit të tradhëtisë. Mirëpo për fatin e tyre të keq, ata gjithmonë e kanë thyer besën në momentet më delikate dhe më të rrezikshme për ta.

Fodullëku i tyre, bëri që ata të sulmojnë Gazën me vetëbesim, duke u bazuar në teknologjinë e tyre. Por harruan që ishte kohë vere dhe koha e turizmit. Kështu që humbjet në këtë sektor, llogariten rreth 50 %. Nuk llogaritën faktin se kishin të pambrojtur të gjithë zonën jugore të Izraelit. Kjo neglizhencë bëri që banorët e të gjitha kolonive aty, të shpërngulen për në veri. Sot rreth 30 % e familjeve izraelite nuk shohin asnjë të ardhme në Izrael, andaj mendojnë të kthehen nga kanë ardhur. Por ky numër mund të shtohet shumë, nëse gjendja e luftës dhe bombardimet e Kassam-it, ose ndonjë taktikë tjetër befasuese që ata mund të shpikin, të bëhet realitet, nga ndonjë agresion tjetër izraelit.

PAQJA: Dhe së fundmi nëse kemi harruar diçka për të shtuar në pyetjet tona e që ia vlen të shtohet në përgjigje lidhur me Gazën dhe perspektivën e saj… Thartori: Mund të them se jam shumë optimist në zhvillimet e ardhshme në Gaza dhe në Palestinë. E bazoj optimizmin tim në shumë arsye. Ndër to mund të përmend faktin se rezistenca palestineze në Gaza, motivoi edhe pjesën tjetër të rezistencës në Bregun Perëndimor ose në zonat e tjera të pushtuara. Suksesi i arritur nga një popull i rrethuar për vite me radhë dhe i braktisur në fatin e vet, i jep shumë shpresë edhe pjesës tjetër të rezistencës në zonat e tjera palestineze. Komandantët e Rezistencës, nuk po hartojnë më plane mbrojtëse. Ata tashmë po hartojnë plane sulmuese dhe çlirimtare për të bashkuar Gazën me Bregun Perëndimor dhe zonat e tjera të pushtuara. Këtu vlen të theksohet edhe deklarata e zëdhënësit të Kassam-it, Ebu Ubejde, në ceremoninë e shpalljes së fitores, i cili habiti botën kur tha: “Kjo nuk është deklarata e fitores. Kjo është deklarata e rastit në këtë ceremoni. Sepse deklaratën e fitores do ta mbajmë në Xhaminë Aksa”.Mund të them pa mëdyshje se i besoj Hadithit të Pejgamberit (a.s) i cili thotë: “Do të rezistojë një grup, prej Umetit Tim, me të vërtetën. Ata nuk do t’i dëmtojë askush që do t’i braktisë. Ata do të jenë triumfues ndaj armikut të tyre, deri në fund. Shokët e Pejgamberit (a.s) e kanë pyetur: ‘Ku ndodhen ata njerëz, o i Dërguar i Zotit?’ – Ai u tha: Në Xhaminë Aksa dhe në rrethinat e saj”. Për këtë grup njerëzish, të përmendur në hadith, unë besoj fort, se janë Rezistenca Palestineze . n Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 7


SHTRENJTIMI QË NGULFAT EKONOMINË

Shtrenjtimi i rrymës do të rëndojë edhe më shumë situatën ekonomike e sociale të kosovarëve. Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të ketë ndikime të mëdha edhe te zhvillimi dhe rritja e bizneseve, pasi rrit koston e prodhimit. Përveç që do t’u vështirësojë gjendjen bizneseve, ky shtrenjtim do të jetë edhe një sinjal i fortë, se Kosova është e pafavorshme për investitorët e jashtëm për të investuar kapitalin e tyre Lulzim AHMETI

S

htrenjtimi i energjisë elektrike që ka ndodhur në muajt e fundit do të ketë efekte tjera zinxhirore në shumë fusha. Efektet do të ndihen që nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore e po ashtu edhe i gjërave të tjera, të cilat janë të domosdoshme për t’u prodhuar me rrymë. Ky shtrenjtim, i cili po arsyetohet me shpërthimin e 6 qershorit në Termocentralin “Kosova A” të KEK-ut nuk është i bazuar në situatën reale, pasi që është e pandershme dhe e papranueshme që konsumatorët të ngarkohen me një çmim shtesë pa qenë faji i tyre. Në KEK ka ndodhur një shpërthim, ku kanë humbur dy jetë njerëzish dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, e për të cilën gjë asnjë nga menaxhmenti i kësaj korporate, nuk është larguar nga puna për të dhënë përgjegjësi. Një shtrenjtim prej 4. 11 për qind ka ndodhur në muajin prill e shtrenjtimi tjetër prej 5.18 për qind që ka ndodhur në shtator dhe i miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), nuk është shtrenjtimi i vetëm. Konsumatorët, të cilët si opsion e kanë vetëm furnizimin nga KEK-KEDS do të kenë edhe një shtrenjtim tjetër, atë nga data 1 tetor

8 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

i këtij viti, Nga fillimi i tetorit aplikohen tarifat dimërore të llogaritjes dhe faturimit të energjisë elektrike, e që janë më të shtrenjta se tarifat verore.

Shtrenjtimi si sinjal Shtrenjtimi mund të jetë edhe një sinjal se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj nuk kanë një strategji të mirë menduar për të tërhequr sa më shumë investitorë nga jashtë. Edhe pa këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe procedurat e tjera burokratike, investimet nga jashtë ka kohë që kanë shënuar rënie në vazhdimësi. Kush e di se cila do të jetë strategjia e Qeverisë dhe me çka do t’i ftojë investitorët e huaj që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, kur kemi parasysh gati të gjitha vendet fqinjë në rajon, që janë konkurrentë të fortë, qoftë me politika fiskale dhe kushte të tjera që u ofrojnë investitorëve të huajë, e po ashtu edhe lehtësira të shumta për ta. Përveç korrupsionit dhe haraçit që u vihet të huajve në vendin tone, tash ata do të ngarkohen edhe me çmim të ri të energjisë eklektike, i cili nuk është i leverdishëm për amviseritë e lëre më për investitorët e huaj dhe bizneset në përgjithësi.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike do t’i rrezikojë seriozisht bizneset që kanë veprimtari prodhuese sidomos të punësuarit e tyre. Në kompanitë prodhuese ku produktet prodhohen me ndihmën e energjisë elektrike do të jenë në vështirësi pasi që do të ketë shtrenjtim të tyre për shkak të kostos. Shembull konkret është ndërmarrja Ferronikeli, e cila për çdo muaj paguan shpenzime të energjisë elektrike prej 2 deri në 2.5 milionë euro dhe kjo tregon se tash pas shtrenjtimit të rrymës do t’u ndodhin shpenzime të paplanifikuara, pasi kostoja vetëm për faturat e rrymës do të shkojë deri në 3 milionë euro në muaj, mos më shumë. Sipas bizneseve, një shtrenjtim i tillë i energjisë elektrike ka një kosto të papërballueshme për ta si dhe është një gatitje për shumë nga ta, pasi që shumë biznese ende nuk i kanë tejkaluar efektet e krizës globale financiare, e cila ka qenë para tre viteve. Sa për ilustrim në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian kompanitë që merren me prodhim paguajnë energji elektrike për 50 për qind më të lirë sesa ata të cilët e përdorin për amvisëri. Krejt kjo bëhet që këto kompani të funksionojë dhe të kenë sa më shumë të punësuar, ndërsa e te ne energjia elektrike këtë e njëjtë si për atë që shpenzon 10 euro në mua,j e sikur ata që shpenzojnë me mijëra euro. Por nëse e shohim situatën në këtë aspekt, vërehet se në Kosovë edhe sistemi tarifor i faturave të energjisë elektrike është tejet i komplikuar dhe shumë i pafavorshëm për konsumatorët. Konsumatori, i cili shpenzon më shumë se 200, 300 ose edhe 600 kilovatë orë energji elektrike, brenda një muaji paguan më shtrenjtë për kilovatët e shpenzuar. n

PAQJA


KEMI NEVOJE PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM EKONOMIK

Me këtë tempo ekonomike që po na përcjellë në vazhdimësi rritja ekonomike po synohet në rritjen e numrit të ndërmarrjeve, e jo në zhvillimin apo zgjerimin e tyre. Kosovës i duhen hapa në të cilët ndërmarrjet do të rriteshin, do të zgjeroheshin në vazhdimësi, përmes të cilëve do të ecej drejt zhvillimit të industrisë, ku ndërmarrjet e vogla do të ishin vetëm si ideatore kurse ato të mëdha zhvillimore Kujtim DELIU siplinor në përgjithësi nuk lulëzojnë – it shohim se në Europë ndërmarrjet

N

ë vendet e tranzicionit jo rrallëherë kemi dëgjuar për rëndësinë që ka zhvillimi i NVM – ve (Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme), rëndësia e tyre në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe rëndësia e tyre si promotor dhe ideator të zhvillimit ekonomik. Shtete të ndryshme sidomos ato në fazën e zhvillimit në vazhdimësi krijojnë lehtësira pë bizneset e vogla dhe të mesme, e që mund të jenë të natyrave të ndryshme, ose përmes politikave fiskale, ose përmes subvencioneve të ndryshme. Në Kosovë qeveria përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes shumë projekteve dhe skemave të ndryshme çdo herë është munduar të luajë rolin e mbështetësit drejt zhvillimit të bizneseve, por vështirë të thuhet se ia ka arritur qëllimit. Në vitin 2011, MTI kishte paraqitur dokumentin ‘Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve 2012 – 2016 me oreintim vizionar kah 2020-ta. Në këtë dokument ishin paraqitur shtatë qëllime, që vazhdojnë me përqëndrim dhe kanë prioritet rritjen e vazhdueshme të bizneseve të vogla e të mesme. Kjo nënkupton krijimin e një ekonomie, ku zhvillimi, përqëndrimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës bëhet nga bizneset e vogla dhe të mesme. Në të vërtetë a do të thotë kjo se një ekonomi e NVM-ve do të jetë më konkurente me ndërmarrjet në rajon dhe më gjerë, konkurente në ato vende të rajonit, por edhe me ato vende që njihen si vende të industrializuara si: Gjermania, Franca, etj? Samuel Abserman, si një matematikan dhe një specialist i këtij rrejti pat shkruar në një artikull për ‘Wired’: ‘Gjeneralistë dhe mendimtarë ndërdi-

PAQJA

në akademi ose korporata të mëdha, megjithatë ata kanë tendencë të lulëzojnë në biznese fillestare, duke i kthyer bizneset e vogla në inkubator për ide të mëdha. Në fushën e shkencave e të dhënave bota start up është duke mposhtur akademikë në lojën e tyre’. Kjo nënkupton se NVM-të mund të jenë si hap fillestar drejt zhvillimit dhe si ideator për bizneset e mëdha, por jo edhe pika finale. Në dokumentin e MTI –së shihet se 98% e ndërmarrjeve janë mikro-të vogla e të cilat kanë më pak se 10 punëtorë, 1.4% janë të vogla, të cilat kanë deri në 49 punëtorë, kurse të mëdha me mbi 250 punëtorë janë vetëm 0.6%. Për më tepër natyra e NVM-ve te ne është e përqëndruar në transport, hoteleri, distribuim kryesisht në shërbime e jo në prodhim. Qeveria e Kosovës zhvillimin e NVM-ve e sheh si një hap drejt qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës në vazhdimësi, mirëpo këtu duhet përqëndruar edhe në politika lehtësuese për evoluim dhe zhvillimi të mëtutjeshëm te bizneseve. Bota start-up është hapi i parë dhe një ideator drejt zhvillimit dhe industrializimit, mirëpo jo edhe hapi i fundit që garanton një zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil, sidomos në vendet e tranzicionit. Në vendet e tranzicionit mund të krijojë një ambient konkurues, por jo edhe të qëndrueshëm. Nëse ju hedhim një vështrim shteteve që kanë strukturë të ngjashme me vendin tonë, ku NVM-të përbëjnë përqindjen më të madhe të ndërmarjeve, kanë produktivitet më të vogël, nga kjo del se edhe janë më pak konkuruese. Duke ju referuar statistikave të Eurostat

që kanë mbi 250 punëtorë janë deri në 40% më produktive se bizneset e vogla me deri në 10-të punësuar. Ne mund të kemi biznese(mikro) që janë, mirëpo nuk kanë trend të zhvillimit. Si rezultat i kësaj kemi edhe stagnim në produktivitet e që rrjedhimisht dalim më pak konkurues se vendet e tjera të cilat kanë një zhvillim të hovshëm industrial me të cilat Kosova do të mund të ishte konkurente. Këtu është edhe fakti se Kosova ende nuk ka një mekanizëm për mbrojtje sociale(sigurim shendetësorë, pensional, etj). I tërë ky zingjir ka bërë që ndërmarrësit potencial me ide gjeniale dhe inovative të jenë në mëdyshje të ndërmarrin hapa më tutje për zhvillim të bizneseve aktuale ose edhe hapjen e bizneseve të reja. Me këtë tempo ekonomike që po na përcjellë në vazhdimësi rritja ekonomike po synohet në rritjen e numrit të ndërmarrjeve, e jo në zhvillimin apo zgjerimin e tyre. Kosovës i duhen hapa në të cilët ndërmarrjet do të rriteshin, do të zgjeroheshin në vazhdimësi, përmes të cilëve do të ecej drejt zhvillimit të industrisë, ku ndërmarrjet e vogla do të ishin vetëm si ideatore kurse ato të mëdha zhvillimore. Ky trend i zhvillimit të ambientit biznesor ka bërë që edhe 14 vite pas përfundimit të luftës, Kosova të mos ketë një ekonomi konkuruese me vendet e rajonit dhe Europës. Zhvillimi i vendit nuk nënkupton rritjen e numrit të ndërmarrjeve (hapjen e tyre me një qarkullim minimal të vazhdueshëm, por jo me tendencë zhvillimore), por rritjen dhe zhvillimin e tyre. n Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 9


Shejtani! (6) KUSH ËSHTË KY?

Jam i bindur se ka njerëz që bashkëpunojnë me ta dhe për këtë do të shkruajmë në numrin e ardhshëm. Pastaj, nuk janë të kotë filmat e Holivudit edhe pse në ta ka ekzagjerime, mirëpo, jo pa mbështetje. Besimtarët muslimanë këtë krijesë e quan xhin, sepse kështu e ka quajtur Krijuesi, ndërsa jo muslimanët, në veçanti perëndimorët, këtë krijesë e quajnë alienë. Ajo çka është me rëndësi, këto ekzistojnë dhe veprojnë në tokë dhe kanë marrëdhënie bashkëpunimi me njerëzit. Nuk janë jashtëtokësorë, por banorë të këtij planeti Dr. Muhamed JUSUFI Përveç këtyre tregimeve, kemi edhe dhe qeveritarëve të botës perëndimore.

S

Ekzistenca e xhinëve

ot bota njerëzore spekulon me arritjet e veta. Ka institute të shërbimeve të ndryshme shkencore që nxjerrin herë pas here disa të dhëna të (pa) argumentuara, të cilat qarkullojnë mbase me qëllime tendencioze. Sidoqoftë, për to, më shumë do të mësohet në të ardhmen jo fort të largët. Ka njerëz që bindshëm shprehen se kanë parë krijesa që nuk i përkasin kësaj bote dhe përderisa nuk kanë emër se si t’i quajnë, u thonë jashtëtokësorë. Na janë dhënë disa tregime dhe njëri prej tyre është kur një grup “turistësh” sovjetik që kishin shkuar në Egjipt dhe atje paskan zbuluar një arkë në një varr faraoni në të cilën aty kishte mbishkrim rreth ditës së rikthimit të “jashtëtokësorëve”. Ai grup ishte nisur me “jashtëtokësorët” ditën e paralajmëruar prej tyre viteve 80-ta dhe pritet që një ditë të kthehen. Rusët këtë ngjarje vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë, ose mundet që t’i kenë këputur lidhjet ma ta përfundimisht sepse një fëmijë i një çifti që kishte shkuar me këtë grup pas njëzet e pesë vjetësh thotë se prindërit e tij ende nuk janë paraqitur të gjallë. 1

10 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

(x)-iks raste të tjera me përmbajtje të përafërta, e që thuhet të jenë dëshmitarë “okularë” që kanë parë fluturake “jashtëtokësorësh”. Disa prej tyre thonë se kanë udhëtuar me to dhe janë kthyer pas disa vjetësh. Disa alienologë dhe teoricientë të këtyre fushave na përshkruajnë krijesat inteligjente që janë të përafërta me njeriun. Ata i argumentojnë teoritë e tyre se vijnë si rezultat i “deshifrimit” të shkrimeve të popujve të lashtë (egjiptianë ose sumerë). Njëri prej tyre është Zacharia Sitchin, i cili mendon se njerëzimi është “vepër” e alienëve. Sipas tij, ata paskan ardhur në planetin tonë “...nga planeti Nibiru, 300 mijë vjet më parë. Manipuluan ADN-në e të parëve për të krijuar Homo Sapiensët. Ekzaminimi i ADN-së është kyçi, është prova vendimtare. Por nuk duan ta bëjnë, sepse e dinë që mund të jetë revolucionare, për shkencën, për fenë, për gjithçka”.2 Ai që i lexon novatorët do të kuptojë shumëçka prej tyre, por ne do të marrim pak nga Nikolla Teslla. Prej tij mësuam se asgjë më nuk ka mbetur për t’u fshehur. Çdo gjë është transparente, mirëpo njerëzimi vërtet vazhdon të mbahet peng për shkak të disa kokave religjioze

Teslla thotë: “Gjithë këto vite që i kam shërbyer njerëzimit nuk më kanë sjellë asgjë pos fyerje dhe poshtërim. Sot në mëngjes jam zgjuar para agimit, sepse prapë kam dëgjuar zëra të njëjtë të cilët një kohë të gjatë i dëgjoj...”3. Shkencëtarët e sinqertë janë të drejtë, ata nuk dinë të gënjejnë, por për fat të keq, naivët ose pseudoshkencëtarët i përgënjeshtrojnë ata, mu sikurse qeveritarët ose magjistarët i kanë përgënjeshtruar pejgamberët e Allahut xh.sh. Se Teslla, nuk është krijuesi i novacioneve të tij e thotë vetë: “...Në momentin kur e kam shikuar llambën dhe kam pritur që rryma “ime” pa tel, të arrijë gjer te turbinat, kam ndier që unë nuk jam zbuluesi i vërtetë. Kam ndier që Dikush dhe Diçka po e bartë atë prej Niagarës e gjer te salla e Kongresit dhe që atë ligj që unë e konsideroja si “zbulimi im”, në të vërtetë ai ka ekzistuar gjithmonë dhe se në realitet mua vetëm më është dhënë frymëzimi që atë ta vendos në kornizë dhe njerëzimit t’ia sqaroj më shumë.”4. Ashtu siç kemi thënë më lartë, si Dhjata e Vjetër ashtu edhe Dhjata e Re, na kanë sjellë disa tregime mbi këto krijesa inteligjente, por, për shkak të ndryshimit që pësuan këta libra hyjnorë, njerëzimi nuk arriti të mësojë të vërtetën rreth tyre. Cilat janë këto krijesa, si duken dhe nga se janë krijuar? Revelata hyjnore e fundit (Kurani) i është përgjigjur bindshëm të gjitha këtyre pyetjeve, bile edhe shumë pyetjeve të tjera me të cilat shkencëtarët ende vazhdojnë të merren. Kurani na tregoi se, një natë Allahu i Lartëmadhëruar e dërgoi Xhibrilin5 që ta merrte Muhamedin s.a.v.s. në takimin që do ta bënte me të Natën e Israsë dhe Miraxhit. (Kuran: 17/1) Ndër shekuj e deri në kohën e sotme, shpesh herë kjo ngjarje është përfolur si pasqyrim i “naivitetit” të Muhamedit s.a.v.s, si nga bashkëkohanikët e Tij ashtu edhe nga qarqe të ndryshme.

PAQJA


Mirëpo sa më shumë po zhvillohet truri njerëzor aq më të qarta po bëhen thëniet e Kuranit fisnik. Për këtë arsye, sot kemi një rikthim të Islamit anekënd botës, ndërsa ata që po e përqafojnë këtë fe më së shumti janë dijetarët, shkencëtarët dhe njerëzit më me famë botërore. Atëbotë ishte “alogjike” të thuhej se Muhamedi s.a.v.s. kishte udhëtuar brenda një pjese të natës nga Meka për në Kuds (Jerusalem) dhe edhe më “alogjike” ishte të thuhej se prej aty ishte ngritur në Qiellin më të Lartë. Nëse sot, Muhamedi s.a.v.s. njihet si njeriu më me ndikim në botë, a mund të thuhet se ai ishte naiv ose magjistar, kur akademikët më të njohur të SHBA-ve, atë e nxorën njëshin e njerëzimit. Ky njeri, ky njësh, i tregoi njerëzimit një realitet. Ai nuk kishte pse ta fshihte këtë ngjarje madhore, përkundër modestisë së madhe që kishte. Nëse nuk do ta bënte, ai do të konsiderohej se nuk e ka kryer misionin e tij të përcaktuar. Pra, këtu kemi të bëjmë me shkuarjen e tij me trup e jo

PAQJA

me mendje ose vetëm me shpirt dhe kjo do të thotë se ai ka shkuar me një mjet. (Kuran: 55/33)

Pas gjithë këtyre argumenteve logjike le të shohim se ç’na këshillon tjetër Kurani për universin dhe krijesat që mund të gjenden në të. “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini”. (Kuran: 16/8) dhe në të njëjtën sure na këshillon duke na thënë: “...andaj pyetni dijetarët nëse nuk e dini” (16/43) Pra, përveç kësaj yjësie që shohim dhe njeriut, ka edhe qenie të tjera inteligjente të ngjashëm me njeriun, mbase jo në formën trupore sikurse ne, por ngjasojnë në vepra dhe përgjegjësi. Njeriu thjesht nuk ka pse të mohojë gjëra që janë përtej mundësisë së tij për t’i kuptuar, ai të paktën duhet të heshtë ose të pyes kompetentët e atyre fushave që atij i interesojnë. Ne edhe sikur të duam të merremi me universin, tani për tani nuk jemi në gjendje të argumentojmë asgjë përveç

supozimeve dhe disa hipotezave që janë ngritur nga shkencëtarët. Atëherë, le të mbetemi vetëm me krijesat e dukshme ose të padukshme që jetojnë në planetin Tokë, të merremi vetëm me ato ndodhi të pazakonta që njerëzimi i ka ndier ose i ka përjetuar. Nëse deri më sot shkenca nuk ka arritur ta thotë fjalën e fundit, atëherë të shohim se ç’thotë Kurani fisnik për krijesat inteligjente që gjenden dhe jetojnë në planetin tonë: “Xhinët dhe njerëzit i krijova të Më adhurojnë, prej tyre nuk kërkoj as rëzk e as ushqim. Vërtet unë, Allahu, jam Ai që siguroj rëzkun, Kam Fuqinë dhe jam i Gjithëpushtetshëm.”(Kuran, 51/56-58) Kurani na tregon se ekzistimi i të gjitha krijesave që janë krijuar në botë, nuk ka për qëllim që të ndihmojnë Krijuesin për të vazhduar më tutje krijimin në Univers, sepse Ai është i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëpushtetshëm. Se Kurani është vetë fjala e Krijuesit, na e vërtetoi kur na tregoi elementin bazë të krijimit të xhinëve: “ ndërsa xhinët i Krijova nga flaka e zjarrit-Marixh” (Kuran: 55/15). Ndërsa në një ajet (shenjë) tjetër tregon se ato janë nga zjarri i pastër pa tym- Semum. (Kuran:15/27) Pa tokside. Një hadith i Pejgamberit s.a.v.s. thotë: “Melekët janë krijuar nga drita, xhinët nga flaka e zjarrit dhe njeriu ashtu siç ju është treguar më parë”. (Muslimi) Këto ajete kuranore dhe disa hadithe të tjera të kësaj natyre na e bëjnë të qartë se me to e kanë sfiduar qenien njerëzore. Këto tregojnë se kjo krijesë inteligjente është krijuar nga zjarri. Pra, mbetet në dorën e njeriut që këto thënie t’i vërtetojë në mënyrë shkencore, e përderisa nuk i ka argumentet shkencore në dorën e tij, atëherë mbetet që të heshtë dhe të besojë me përkushtim, duke iu nënshtruar tregimit të Zotit për këtë krijesë. Pra,“sikur njeriu që është krijuar nga dheu, por nuk duken elementet e thjeshta të dheut në të, po ashtu edhe xhinët mund të mos duken se janë të krijuar nga zjarri, mirëpo elementi krijues i tyre është zjarri. Njeriu kur vdes, trupi tij rikthehet në materiet e tokës, kështu mbase janë edhe xhinët.”6 Për më shumë, Ai na tregoi se kjo krijesë është krijuar para qenies njerëzore, se kjo qenie ka jetuar dhe jeton në tokë dhe deri para ardhjes së Muahmedit s.a.v.s. si i Dërguar i Zotit, këto krijesa kanë mundur të ngjiten në hapësirat qiellore për të marrë ndonjë lajm me qëllim që të kuptojnë se çfarë është Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 11


vendosur të ndodhë në tokë. Gjithashtu na ka treguar se ku është vendbanimi i tyre dhe cilat janë cilësitë ose veçoritë e tyre, sigurisht që kemi të dhëna mbi marrëdhënien e qenies sonë me këtë qenie. Të gjitha këto thënie inshaAllah do t’i shkoqisim në temën tonë në vijim. Për ta përmbyllur këtë nëntemë mbi ekzistimin e kësaj krijese do të shërbehem me disa hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. për të cilin thamë që nuk ishte si çdo njeri tjetër i rëndomtë. Ai ishte përtej një shkencëtari, sepse atij i revelohej dhe çdo thënie që i revelohej aty për aty kërkonte nga qatipët e tij të shkruhej. Ndryshe është me gjenitë e shkencave të cilët Allahu i Lartëmadhëruar i dërgon herë pas here me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të jetës materiale të qenies sonë njerëzore. Në një rast Nikolla Teslla tregoni se si i paraqiteshin disa formula në qiell. Ai i shihte ato, ndërsa të tjerët jo. Për këtë dëshmitarët tregonin se Teslla shpesh herë i ndodhte derisa ishte me ta të nxirrte lapsin dhe shkruante, ndërsa sytë i kishte të drejtuar kah qielli. Pra, Muhamedit s.a.v.s. na ka treguar se syri i thjeshtë i njeriut nuk arrin t’i shohë xhinët e as melekët, mirëpo ai thotë se disa kafshë i shohin ato: “Kur ta dëgjoni gjelin duke kënduar, kërkoni mirësi nga Zoti, sepse ai ka parë melekë, mirëpo, kur të dëgjoni palljen e gomarit, kërkoni strehim tek Allahu nga shejtanët, sepse ata i kanë parë”.7 Nëse syri i thjeshtë nuk arrin t’i shohë, ndofta sot dikush prej shkencëtarëve ose qeveritarëve8 të rëndësishëm në botë i sheh dhe bashkëpunojnë me ta. Kemi shumë dëshmitarë okularë, bile edhe te ne, të 12 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

cilët tregojnë se bashkëpunojnë me xhinët, por vërtetimi shkencor ende nuk është përhapur te masa e thjeshtë. Xhinët janë krijesa, ndërsa shejtanët janë diçka tjetër. Gjithashtu për këtë do të flasim më poshtë brenda kësaj teme. Të paktë janë ata dijetarë të Islamit që kanë bërë dallimin midis tyre. Sheikh, Sharawiu thotë: “Djajtë nga xhindet janë ata mëkatarë, që njeriun e largojnë nga e vërteta dhe e fusin në pabesim. Edhe djajtë nga radha e njerëzve e kryejnë po të njëjtën vepër. Megjithatë, këtu është fjala për përshkrimin e një cilësie të caktuar, e jo për ndonjë person të caktuar. Çdo njeri që thërret në mosbesim (kufër), në politeizëm (shirk) dhe në moskryerjen e urdhrave të Allahut, ai është “shejtan”.9 Shkenca na mëson se njeriu mund të sheh vetëm nga një kënd i dritës qiellore që vjen nga bashkimi i shumë ngjyrave. Ajo gjithashtu na mëson se “gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme të syrit dhe aftësi të ndryshme të të pamurit.”10 Më tej mësojmë se gjallesat shohin si rezultat i valëve të dritës që janë elektromagnetike dhe ato varen nga “gjatësia e valës dhe amplituda e valës së dritës së dukshme përcakton atë që ne shohim.11 Të gjitha këto na vërtetojnë se thëniet e Muhamedit s.a.v.s. nuk janë për t’u hedhur poshtë dhe këtë duhet ta kenë parasysh në veçanti ata që nuk e besojnë atë si të Dërguar të Allahut xh.sh. Pas gjithë kësaj sa u tha rreth ekzistimit të kësaj krijese inteligjente, u vërtetua edhe pse për mua personalisht jo 100% në mënyrë ‘shkencore’, ne, përderisa e ndiejmë prezencën e tyre

vërtetojmë se kjo krijesë ekziston. Mirëpo jam i bindur se ka njerëz që bashkëpunojnë me ta dhe për këtë do të shkruajmë në numrin e ardhshëm. Pastaj, nuk janë të kotë filmat e Holivudit edhe pse në to ka ekzagjerime, mirëpo, jo pa mbështetje. Besimtarët muslimanë këtë krijesë e quan xhin, sepse kështu e ka quajtur Krijuesi, ndërsa jo muslimanët në veçanti perëndimorët këtë krijesë e quan alien. Ajo çka është me rëndësi, këta ekzistojnë dhe veprojnë në tokë dhe kanë marrëdhënie bashkëpunimi me njerëzit - këta nuk janë jashtëtokësorë, por banorë të këtij planeti. n 1 http://www.telegrafi.com/fun/shkencetaretruse-alienet-do-t-i-takojme-per-dy-dekada-10-8906.html (shik: 13.09.2014, 10:30h) 2 http://www.explorerunivers.com/t7384-

keshtu-alienet-krijuan-njeriun-e-pare (shik: 13.09.2014, 11.00h) 3 http://www.fri.org.mk/letra-lamtumiresee-nikola-teslles/

4 Mahmud el Sejid Hasan, “Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kur’an el Kerim”, b. el-Xhami’ el Hadith, Aleksandri, 1983, f. 52 5 Xhibrili ose Gabrieli është kryemeleku. Ndryshe ndër muslimanë njihet edhe si postieri i dërgesave të Zotit në planetin Tokë. 6 Mahmud el Sejid Hasan, “Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kur’an el Kerim”, b. el-Xhami’ el Hadith, Aleksandri, 1983, f. 46-52 7 http://forumi.kurandhesunet.net/pyetje-

pergjigje(33)/a-eshte-e-vertete-se-qeni-esheh-shejtanin-ne-formen-e-tij-dhe-xhelii-sheh-meleket(29037).html 8 Thuhet se disa qeveritarë amerikanë dhe papati kanë njohuri për to 9 SHARAVIU, Muhammed, “Shejtani dhe

njeriu”, botoi Sh. Bashkimi, Prishtinë: f. 7

10 http://sq.wikipedia.org/wiki/Syri#Miopia 11 http://sq.wikipedia.org/wiki/Shikimi#Teorit. C3.AB_e_Perceptimit_t.C3.AB_Ngjyrave

PAQJA


Prezantimi i muslimanëve në mediat perëndimore

Z

hvillimet politike, ekonomike dhe sociale si globale ashtu edhe regjionale, në vitet e fundit kanë krijuar probleme në marrëdhëniet mes Perëndimit, shoqërive islame dhe evropiane në mënyrë të fuqishme dhe të përgjithshme. Në tërë botën, njerëzit janë dëshmitarë të ndryshimeve të turbullta. Jo-muslimanët dhe muslimanët njësoj po viktimizohen prej terrorit e dhunës nga njerëz që pretendojë se po veprojnë “në emër të Islamit”. Keqkuptimi dhe paragjykimi shihen në rritje në të dyja anët, ndonëse sistemet informative dhe mjetet e komunikimit janë tepër të sofistikuara. Në kohën e komunikimit, lufta fillon, vazhdon dhe përfundon me luftën mediale. Mediet trajtësojnë opinionin publik dhe mbulojnë realitetin me censurën e tyre. Mediet masive përdoren si armët më të fuqishme. Është një lidhje mes rolit të medies dhe postmodernizmit. Media e trajtëson botën se si e shohim atë. Është e ditur se krizat sikurse luftërat, recesionet ekonomike, mbylljet e tregjeve, skandalet etike dhe katastrofat natyrale zakonisht imponojnë procesin e vendimmarrjes politike publike. Kriza nxjerr në pah një problem dhe pastaj konsensusi publik bashkohet në atë se politikbërësit duhet të bëjnë diçka në lidhje me atë. Këto kriza zbulojnë rëndësinë e rolit të transmetuesve në komunikimin e informacionit në kohë krize. Ata japin informacion uniform për publikun në kohë krize. Por zgjedhja e emrave negativ dhe frikësues për njerëzit ose grupet që politikbërësit e fuqishëm nuk i pëlqejnë, ose përdorimi i emrave pozitiv për përshkrimin e veprimeve të tërbuara – janë pjesë të marifeteve (mashtrimeve) mediale. Ditët e sotshme, shumë fushata mediale zhvillohen kundër Islamit dhe muslimanëve. Shumë media perëndimore me burime të konsiderueshme financiare dhe me shumë kanale tentojnë të tregojnë një imazh të vrazhdë të Islamit për publikun e tyre. Në të njëjtën kohë grupe muslimane nëpër platforma të ndryshme mediale provojnë t’i bindin publikun me

PAQJA

mesazhin e tyre hyjnor e paqësor, por në krahasim me dominimin global të medieve perëndimore, përpjekjet e tyre mbesin disi të padukshme. Shumë media perëndimore ende e përdorin ngjarjen e 11 shtatorit për ta vënë në theks si përforcim të politikave të tyre. Këto media e përshkruajnë Islamin si “fundamentalizëm”, “ekstremizëm” dhe “radikalizëm”. Natyrisht, në botën moderne roli i medies është qendror, imazhi i realitetit mund të manipulohet për të keqprezantuar faktet aktuale. Mediet kanë tentuar t’i paraqesin muslimanët si “terroristë” që

përbëjnë një kërcënim e rrezik për sigurinë perëndimore. Duke bërë kështu, ata tentojnë të justifikojnë luftërat në Afganistan dhe Irak. Viteve të fundit, ky trajtim ka çuar në shfaqjen e “islamofobisë”. Megjithëkëtë, përpjekje të vogla janë bërë për t’u kundërpërgjigjur këtyre fushatave negative. Përkundrazi, veprimet e grupeve terroriste që vrasin njerëz, veçanërisht pengje perëndimore, ndihmojnë mediet e tyre të tregojnë se si ata janë kolektivisht viktima të terrorizmit. Përkundër eksplodimit të mbulimit medial dhe publikimeve për Islamin dhe muslimanët, sfida kryesore sot përfshin Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 13


marrjen e informacionit të saktë dhe të verifikuar. Politizimi i studiuesve, ekspertëve dhe komentuesve medial në periudhën pas 11 shtatorit ka krijuar një fushë të minuar për politikbërësit dhe publikun në tërësi kur këta kërkojnë përgjigje në pyetjet: “Cilat janë shkaqet e radikalizmit dhe anti-amerikanizmit?”, “Pse na urrejnë?”, “Çfarë mendojnë gratë muslimane për statusin e tyre në Islam?”, A është i përshtatshëm Islami me demokracinë?”, “Cilat janë shkaqet e terrorizmit global?” dhe shumë të tjera. Shumë shpesh, lexuesi gjendet mes pozicioneve të pretenduara të ekspertëve në dukje të kualifikuar si edhe një kuadri të ri autorësh islamofobë që angazhohen në një lexim revizionist të Islamit dhe historisë islame. Pra, çfarë duhet të bëjmë? Papritmas një mjet i ri empirik u zbulua që të na dërgojë përtej interpretimeve të kufizuara dhe opinioneve të ekspertëve kur përgjigjen në pyetjen: Çfarë mendojnë muslimanët dhe për çfarë brengosen (me çfarë merren) ata? Ndjenja e kërcënimit të identitetit kulturor musliman është shtuar si një shqetësim dominues se Perëndimi sekular dhe i fuqishëm po i imponon vlerat e tij mbi botën muslimane. Kur bëhet pyetja e hapur, “Me fjalët tuaja, çfarë nuk duroni më shumë në lidhje me Perëndimin?”, përgjigja më e shpeshtë në tërë vendet islame për të dyja palët, politikanë të moderuar dhe radikal është “shthurja seksuale dhe kulturore” e pasuar nga “korrupsioni etik dhe moral” dhe “urrejtja e muslimanëve”. Një tjetër burim i fyerjes vjen nga përshkrimi i muslimanëve në mediet perëndimore. Një studim nga Xhek Shahin në librin e tij ‘Arabët të mbështjellë keq’. Hollivudi përgojon një popull, ka zbuluar se shumica e karaktereve arabe në 900 filma amerikan ishin hapur karaktere raciste. Imazhe të këtilla, në jetën e përditshme dhe të muslimanëve të rëndomtë nëpër vendet e tyre janë inekzistente ose shtrembërohen nga mediet perëndimore. Për më tepër, mediet perëndimore që janë të njohura në botën muslimane inkurajojnë garën e modës, personaliteteve dhe vlerave perëndimore. Lajmet televizive janë burimi më i rëndësishëm i dijes publike për ngjarjet

14 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

botërore. Rreth 80% e popullatës bazohet në to si burimi kryesor i lajmeve. Mediet perëndimore me burime të konsiderueshme financiare tentojnë të tregojë një pamje të vrazhdë të Islamit për publikun e tyre. Disa studiues besojnë se është një lidhje e drejtpërdrejtë mes terrorizmit dhe komunikimit modern global. Studimet e tyre tregojnë se shumë akte të terrorizmit janë propagandë. Terrorizmi është një strategji indirekte psikologjike që eviton kontaktin direkt me kundërshtarët. Kështu, pa mbulim medial terrorizmi zhduket. Pas 11 shtatorit termat “musliman” dhe “terrorist” u bënë sinonim në shumë vende perëndimore. Që nga kjo ngjarje, shumë ekspertë dhe aktivistë në fushën e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar eskalimin e Islamofobisë dhe racizmit kundër muslimanëve në shumë vende perëndimore. Prezantimi i muslimanëve në media lidhet me mungesën e pranimit të dallimeve. Media krijon panik publike për rreziqet terroriste. Siç ka thënë një studiues, lufta mbi terrorizmin është një luftë e imazheve dhe imazhet më efektive janë ato të viktimave terroriste. Por në anën tjetër ne shohim diskriminimin e ndërlidhur me “islamofobi”. Ky fenomen provon të tregojë se muslimanët janë një kërcënim (rrezik) për sigurinë. Fokusi mbi terrorizmin unifikon mbulimin televiziv të lajmeve për muslimanë dhe imazhi dominues është “terrorizmi islamik”. Kjo bindje dërgoi në prodhimin e filmave anti-islam sikurse “Fitna” nga deputeti holandez Gert Uilders. Çfarë është e qartë pas sulmeve të 11 shtatorit, është se shumë ekspertë kanë folur për çështje të sigurisë, ndërsa shkaqet sociale dhe politike të sulmeve u harruan. Kjo rrjedhë vazhdoi me luftën në Irak. Edhe aty po ashtu, shkaqet ekonomike dhe politike të pushtimit u harruan. Është e qartë se Perëndimi duhet të rishikojë idenë e tij të “Ne” dhe “Tjerët”. Prezantimi i muslimanëve në mediet perëndimore duhet të ndryshojë dhe ndërkulturalizmi duhet të

zëvendësojë islamofobinë. Për të përmirësuar imazhin e Islamit në Perëndim nevojitet një përpjekje e fuqishme dhe e vazhdueshme prej vetë muslimanëve, prej të dyja palëve, prej botës islame dhe komuniteteve muslimane në Perëndim. Këto përpjekje duhet të përfshijnë një proces gjithëpërfshirës të reformave. Muslimanët kurrë nuk do të jenë në gjendje të përmirësojnë imazhin në botë nëse dështojnë të paraqiten si popull i kulturës dhe civilizimit. Iniciativat e efektshme duhet të ndërmerren për të edukuar jomyslimanët që janë të brengosur për konceptet e sakta islame mbi paqen dhe tolerancën dhe të qartësohen pikëpamjet e pasakta mbi Islamin që kanë disa. Tensionet midis komuniteteve emigrante muslimane dhe popullatës

PAQJA


shumicë po rriten në shumë vende evropiane. Emigrantët muslimanë po ballafaqohen me diskriminim dhe jotolerancë, kudo që identiteti i tyre është bashkuar me fenë e tyre. Është e qartë se sfidat politike, ekonomike dhe sociale të integrimit mund të arrihen vetëm me përpjekje nga të dyja anët dhe se këto sfida nuk është domosdoshmërisht të lidhen me fenë në rend të parë. Një sfidë tjetër mund të shihet në parandalimin e të rinjve që të radikalizohen. Për shumë të rinj musliman, Islami duket të jetë një zëvendësim për atdheun e tyre, të cilin nuk mund ta gjejnë në shoqëritë ku jetojnë. Jomuslimanët dhe muslimanët po ashtu, shteti dhe organizatat fetare janë të sfiduara njëjtë nga këto zhvillime. Pluralizmi dhe mundësia për t’u zhvilluar dhe jetuar me identitete të shumëfishta janë një karakteristikë esenciale e modelit evropian të jetesës. Pika fillestare e iniciativave për dialog është bindja se ndonëse feja dhe identiteti fetar në rritje kanë përfituar rëndësi, konfliktet regjionale nuk duhet të kuptohen thjesht si të motivuara kul-

PAQJA

turalisht ose fetarisht. Mungesa e kuptimit të ndërsjellë duhet të kapërcehet me dialog. Fuqizimi i pluralizmit në shoqëri, reduktimi i paragjykimeve dhe i imazhit armiqësor, qoftë në Evropë a vendet muslimane – gjithashtu luajnë një rol krucial. Prandaj, dialogu, s’duhet të shmanget prej kundërthënieve, duhet të rezistohet në debate të hapura në mënyrë që kompleksiteti i çështjes të piketohet si transparent dhe të mundësohen perceptime të ndryshme me qetësi në ruajtje të pajtueshmërisë universale të të drejtave të njeriut dhe lirive fondamentale. Dialogu i vërtetë është i mundshëm vetë në prani të dijes së dyanshme dhe pranimit të vlerave kulturore dhe fetare. Pranimi i të tjerëve duhet të nënkuptojë më tepër sesa tolerancë – duhet të nënkuptojë pranimi i tyre si anëtarë të komunitetit pa ndonjë humbje medoemos të identitetit të tyre unik. Këso lloj pranimi i ndërsjellë duhet të integrohet në vlera të dyja anët në një komunitet më të pasur kulturalisht. Ku ekziston respekti, ku është dëshira dhe madje gatishmëria për të integruar disa

nga këto vlera për të pasuruar vlerat kulturore apo fetare? Ky respekt për të tjerët kërkon dije të posaçme për historinë dhe kulturën e tjerëve, mënyrën e jetesës dhe faktorë tjerë. Duke iu falënderuar zhvillimeve në teknologjinë e komunikimit, kjo dije (informacion) tani është lehtësisht në dispozicion. Dialogjet ndërfetare dhe ndërkulturore tentojnë të arrijnë një mirëkuptim të ndërsjellë dhe të angazhohen në aktivitete të përbashkëta. Qëllimi i tyre kryesor është bindja për të krijuar një botë më të mirë dhe më paqësore, për të ndarë burimet e pasuritë e botës në mënyrë më të barabartë, dhe të ndihmohen të paprivilegjuarit. Unioni doktrinar, komunitar ose fetar nuk duhet të jetë objektivi i vërtetë; për më tepër ne duhet të punojmë për union në bashkëpunim që të bëjmë diçka bashkë, të dalim mbi diskutimet në ngjashmëritë dhe dallimet doktrinare e ceremoniale. Kësi unioni në bashkëpunim është i mundshëm vetëm në diversitet dhe në konservimin sa më të mundshëm të identiteteve tona në një botë homogjene në rritje. Këto janë zhvillime konvergjente jo kundërthënëse. Kjo është e vërtetë për popujt dhe vendet ku kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm ose fare të vërejtshim, po ashtu për fetë. Duket evident se një union i këtillë mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në një shtrirje gjithë globale të aktiviteteve. Disa studiues thonë se dialogu ndërkulturor është njëri nga ilaçet e mëdha për të shëruar sëmundjet e përgjithshme të njerëzimit. Qëndrueshmëria e botës sonë varet në një masë të madhe në promovimin e dialogut ndërkulturor. Themelimi i mjediseve për dialog është një mjet për të vlerësuar opinionet e ndryshme (të kundërta) dhe eliminimin e stereotipeve shpesh të atribuuara si “tjerët”. Në këtë respekt, ne duhet të edukojmë jomyslimanët për Islamin dhe muslimanët për besimet tjera që të ndërtojmë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe tolerancën. Për të arritur këtë rezultat, duhet të ftojmë dhe inkurajojmë ndarjen perspektivave të ndryshme, partneritetin me fetë tjera dhe organizatat kulturore, të organizojmë aktivitete edukuese siç janë seminaret, panele ligjërimi e diskutimi, të cilat na inspirojnë dhe ndriçojnë në përpjekjet tona për të përmbushur misionin tonë. n Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 15


Njerëzit i shohin problemet, nga madhësia që ata duan t’i shohin, e jo esencën në të cilën ato qëndrojnë Arber ZEKA

N

ë natyrën e njeriut është që ai të ndjej brengat dhe lodhjen, ashtu si përkundër kësaj që ndjen kënaqësinë dhe gëzimin. Por jo domesdoshmerisht lodhja, streset e problemet e jetës janë elemente të të qenit i sëmurë njeriu. Sipas Psikoterapisë Pozitive, i shëndetshëm nuk është ai që nuk ka problem, por ai që është në gjendje të merret më to. Vetë forca të cilën e shfrytëzojmë ne për t’i dhënë fuqi dhe energji jetës sonë, e të cilës edhe i japim kuptim personal, ndikojnë në perceptimet për jetën e edhe për rrethin, shoqërinë, e gjithsesi për ardhmërinë sonë. Jo rrallë ndodhë që njeriu të shohë vetën t sëmurë ose të shohë një punë si problem, andaj secilit na ka ndodhur që sado e vogël nga esenca të jetë një punë e caktuar, ta konsiderojmë si problem të përmasave të mëdha. “Njerëzit pra i shohin problemet, nga madhësia që ata duan t’i shohin, e jo esencën në të cilën ato qëndrojnë”. Si duhet të sillemi dhe si të veprojmë, kur jemi të lodhur, të rraskapitur dhe kur s’di se kah t’ia mbash më nga brengat, të cilat sillen në kokë? Janë pyetje esenciale që cilit i nevojitet të ketë përgjigjeje, sepse nga këto edhe do të plotësojmë mungesat dhe nevojat tona! Çdo herë ne kërkojmë rrugë më të lehtë, rrugë me të cilën arrijmë sa më shpejt te realizimi i qëllimeve tona, por në të shumtën e rasteve, rruga më e lehtë shkakton më shumë telashe se sa që na ndihmon të zgjedhim diçka që nuk zgjidh brengat tona, andaj

neve na duhet diçka më speciale. E çfarë mund të jetë më speciale?! Duke ju referuar ngjarjeve ditore, të cilat janë të përmbushura me plot lodhje, dhimbje, mjerim e vështirësi, ajo që na nevojitet në këto raste është mbështetja. Andaj kur ke ku mbështetësh dhe ke se kujt i beson, ndjen lehtësim pasi që kjo i ndihmon personit të ik nga gjendja në të cilën gjendet, e po ashtu i jep forcë dhe fuqi të ec tutje, pavarësisht barrikadave të pakapërcyeshme që i janë paraqitur. 16 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

Ku të gjej forcë përballur më j Pra merr një energji për t’i parë gjerat më mirë së sa është duke i parë, por edhe forcë për të qenë vetëvetja e tij, për të zgjidhur atë që duket e pazgjidhshme. Kjo mund të duket e paarritshme, por kur e analizon do ta kuptosh. Thjesht fillon me një frymëmarrje të thellë, e duke u përqendruar te frymëmarrja dhe qarkullimi i saj nëpër trupin tuaj. Kjo u ndihmon thjesht t’i jepni kohë trurit tuaj të analizojë gjendjen aktuale e që pastaj të ndërmarrë veprimet e duhura. Por duhet të keni parasysh se: jo gjithherë mund edhe të jeni të gatshëm për të ndërmarrë hapa të tillë, andaj duhet të gjeni një mënyrë unike për të sistemuar jetën dhe stresin tuaj. Ballafaqimi me problemet ditore është evident dhe i pashmangshëm, por kjo nuk do të thotë se është i pamenaxhueshëm. Menaxhimi është shumë personal dhe zgjidhja është shumë personale, ku secili fillimisht duhet të jetë i vetëdijshëm për mundësinë e zgjidhjes, se problemi ka mundësi të zgjidhet pavarësisht masës së madhe që ka. Një model unik të qenit i stresuar, anksioz, depres i v etj,

kanë të gjithë (personat që kanë ankesa), por jo të gjithë kanë qasje të njëjtë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Psikotera-

pia pozitive ka propozuar një model balancë, që është një figurë e ndërtuar nga katër-aspekte, aspekte këto të ndërveprimeve sociale, por në rend të parë në ndërveprim me vetën tonë. Pra, për të marrë hapa konkret të daljes nga gjendja, duhet një kalkulim edhe më i thellë i gjendjes sonë. Këtë mund ta bëjmë duke e bazuar në balancë modelin nga psikoterapia pozitive, ku kuptimi i tij është: Trupi - nënkupton veten tonë në raport me ne, trupin, aktivitetet fizike, por edhe gjendjen tonë të ndjenjave, pyetjet si: Si reagoni kur keni problem? A përgjigjeni me trup, duke analizuar shkaqet, duke kërkuar ndihmë nga të tjetër apo me imagjinatën tuaj, me intuitë? etj. P u n a

(karriera) – nënkupton angazhimin tonë në punët dhe përgjegjësitë që kemi, po ashtu siç edhe nënkupton detyrat tona për rrethin social: Çfarë aktivitetesh ke dëshirë të bësh? A je i kënaqur me karrierën tuaj? Cilat aktivitete janë të rënda për ty? A është me rëndësi për ty që gjithmonë të jesh shkëlqyeshëm? Ndonjëherë a është e vështirë me marrë një

PAQJA


ë për t'u jetën?

vendim? etj. Kontakte - nënkupton angazhimet tona për të qenë pjesë e kontaktit social, për të qenë pjesë e aktivitetet që ofrojnë kontaktet verbale dhe emocionale ndërmjet komunitetit: Si ndiheni kur jeni në mes të shumë njerëzve? Me cilët persona keni vështirësi të lidhni kontakte? Çka është me lehtë për ju të krijoni lidhje me të tjerët apo të mbani kontaktet me ta? A i jepni rëndësi të veçantë se çfarë thonë njerëzit tjerë? etj. Ardhmëria – nënkupton angazhimet tona në arritjen e qëllimeve finale që i kemi vendos para vetës sonë: Ndonjëherë a preferoni imagjinatën në vend të realitetit? A ju pëlqen të kapeni tek e kaluara? A ju pëlqen të mendoni për ardhmërinë tuaj? Sikur të ishit për një ditë i padukshëm, si do ta kishit shpenzuar ditën? Me kë më së miri mund të tregosh ëndrrat e tua? etj. Kur i shohim nga perspektiva objektive dhe subjektive personale këto katër aspekte, edhe nëse vetëm duke i llogaritur aktivitetet në të katër aspekte vetëm në mendjen tonë, sigurisht në mënyrë automatike do kuptojmë fushat në të cilat edhe jemi të angazhuar maksimalisht, por edhe fushat në të cilat nuk angazhohemi fare dhe se këto fusha kanë nevojë për angazhimin tonë. Tani do jetë koha për hapa të mëtutjeshëm veprimi dhe interaksioni për të vepruar kundër asaj qe kemi kuptuar mbi gjendjen tonë reale të kalkuluar në katër aspektet dhe të bëjmë hapa konkret në balancim e tyre. n

PAQJA

ISLAMI ËSHTË NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT POZITIV TË PSIKËS SË INDIVIDIT

(Vijon nga numri i kaluar…)

“Në këtë kontekst, shtoj faktin se besimi, ortopraktika fetare dhe meditimi rreth porosive të Krijuesit, me siguri janë vlerat më të përshtatshme për ruajtjen e natyrshmërisë së njeriut dhe mbrojtje e fuqishme nga presionet e ndryshme psikologjike”- tha në mes tjerash psikologu prof. dr. Musa Musai në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’ Intervistoi: Labinot KONUSHEVCI çfarë mase posedon aftësi diskutuese. PAQJA: Si fitohet oratoria? Musai: Mendoj se oratoria vjen si rezultat i një kombinimi të mirëfilltë të leximit dhe kreativitetit të individit. Kur themi leximi mendoj në të gjitha variantet e njohurive të marra nga lëmi të caktuara profesionale dhe fushave të ndryshme që mund të jenë të përafërta me profesionin e preferuar të personit që synon të arrijë oratorinë. Dua të përmendi këtu rëndësinë e letërsisë, shkrimeve analitike, romaneve, veprave shkencore, kurioziteteve, barcoletave etj. Konsideroj se pjesa e kulturës së përgjithshme e cila vjen si rezultat i leximit dhe shprehisë për të lexuar në masë të madhe e ndihmon personin që të ec drejt synimit të tij, që në këtë rast është oratoria. Nuk duhet lënë anësh edhe karizmën e personit që flet, theksin, pasurimin e fjalorit (i cili sërish varet nga leximi efikas dhe në sasi të caktuar), mimikën si pjesë prezantuese e personit, që i drejtohet publikut. Nuk duhet anashkaluar edhe karakterin në kuadër të të cilit ne shohim predispozitat e dikujt se deri në

PAQJA: Çka e forcon një memorie apo kujtesë të kthjellur tek individi? Musai: Kujtesa ose memoria është proces konjitiv, i cili njihet përmes përceptimit të dijes (që shihet, dëgjohet, mendohet, ndjehet etj.), rregullimit, kodimit, depozitimit dhe kujtesës për të. Kujtesa është edhe proces edhe vend fizik i supozuar edhe si një tërësi, e cila e okupon atë vend ose hapësirë. Si e tillë në bazë të rolit që ka është një lloj hardisku për sistemin nervor ku janë të koduara informacione, ngjarje, përvoja të ndryshme dhe të cilat në bazë të nevojës ne i kthejmë në procesin e vetëdijes sonë. Skleroza është ashpërsim i indit, e cila vjen për shkak të lëndimeve në damarë, mëlçinë e zezë, në sistemin nervor ose nga grumbullimi i mineraleve. Në të shumtën e rasteve e hasim te moshat më të vjetra, e cila si e tillë përfundon me harresë të theksuar dhe dobësim të memories. Kujtesa me qëllim që të jetë më efikase më mirë është që gjërat e memorizuara t’i shndërrojë në imazhe të gjalla Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 17


ose t’i konceptojë brenda një kornize kuptimplote dhe domethënëse, duhet gjetur rrugën e kthimit në vetëdije të një njohurie ose informacioni të koduar dhe të depozituar në memorien afatgjate. Në procesin e kujtesës dhe aftësisë së memorizimit nuk duhet lënë anësh edhe faktorët gjenetikë, strukturimin e personalitetit dhe faktorët fizik brenda të cilëve bëjnë pjesë a) intenziteti i përshtypjes së të dëgjuarit (mbamendja funksionon më së miri ndaj përshtypjeve me intensitet të lartë), b) intensiteti i përshtypjeve shqisore (shikimi, dëgjimi); disa shohin, tjerët dëgjojnë më mirë. c) kohëzgjatja e përshtypjeve: më gjatë nxënia më e mirë, ritmi: prezantimi ritmik i të dhënave ndihmon kujtesën, e) grupim hapësinor i përshtypjeve: vende të caktuara avansojnë proceset mendore. f) gjendja fizike e organizmit (shëndeti, lodhja) dhe ato psikologjikë si: a) vëmendja; b) interesat, motivet; c) ndjenjat; d) kuptimi, domethënia; e) dëshirat, qëllimet, synimet; f) afati (nxënie brenda afatit); g) ndryshimet fiziologjike (etja, uria).

PAQJA: Me siguri se edhe në fushën e psikologjisë ekzistojnë teori nga më të ndryshmet që mundohen të ofrojnë dije dhe përgjigje edhe për çështjet më të rëndësishme dhe më të ndërlikuara. Dikush ka dëgjuar e dikush ka lexuar edhe për teoritë konspirative, të cilat mundohen të ofrojnë informata hipotetike, misterioze e skeptike mbi fenomenet në natyrë dhe kozmos. Janë munduar të ofrojnë përgjigje për fenomenin e gjumit, ëndërrave, shpirtit, vdekjes, jashtëtokësorëve, fenomeneve metafizike dhe enigmatike, zhdukjeve misterioze, déjà vu-së, fantazmave, intuitës etj. Dhe shumë herë edhe shkenca nuk ka mundur të ofrojë përgjigje për çdo çështje. Por nganjëherë disa qarqe ideologjike në emër të “kërkimit shkencor”, arrijnë të shpërlajnë trurin dhe të dezinformojnë mendjet e njerëzve. Ju si psikolog, si e interpretoni këtë? Musai: Në kuadër të psikologjisë ndoshta me disa përjashtime të caktuara tërë ato fenomene që ju i keni përmendur ose shtruar, realisht më tepër e tangojnë parapsikologjinë se sa vetë psikologjinë si lëmi shkencore me metodologji përkatëse hulumtuese. Nuk ka dyshim se një numër i psikologëve në masë të madhe janë marrë me mendime 18 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

hipotetike sikur këto, megjithatë sot atë që psikologjia ia shtron vetes nuk janë tematikat në kuadër të së cilave ne nuk kemi mundësinë e matjes, konstatimit, vlerësimit etj. Nuk e anashkalojmë se një pjesë e psikologëve kanë favorizuar elemente të caktuara mitologjike, ose legjenda, përmes të cilave tregojnë përfshirjen e gjërë që ka pavetëdija krahas proceseve vetëdijësuese dhe se pa to nuk do mund të paramendohej dot një botë reale. Nëse favorizojmë shkencën dhe metodologjinë e saj, atëherë e kemi vështirë të bisedojmë për realitetin e konspiracioneve dhe ngjarjeve parapsikologjike, të cilat akoma kanë vetëm karakter jashtë shkencor, bindje hipotetike dhe rezultate aq supozuese.

me një popull dhe si të tilla mund të jenë edhe pozitive edhe negative, për dallim prej tyre te paragjykimi a priori kemi të bëjmë me mendim, opinion të përgjithësuar negative në lidhje me një individ, ngjarje, fenomen, preferencë etj. Aspekti psikolgjik thotë se paragjykimet kanë katër komponente-faktorë që janë përcaktuesit e natyrës dhe përmbajtjes së paragjykimeve: elementi socio-kulturor, segmenti situativ, elementi psiko-dinamik dhe ai fenomenologjik. Andaj në kuadër të kësaj ne mund të themi se vështirë të gjejmë shoqëri a popull të caktuar ku nuk ka paragjykim ose sjellje të caktuara. Madje edhe në kuadër të taboreve të njëjta, paragjykimet janë të pashmangshëm.

PAQJA: Cilat janë refleksionet psikologjike të meditimit dhe cilat meditime janë më të mira për shëndetin mendor? Musai: Meditimi më tepër preferohet si terapi e mundshme në situata stresi ose eventualisht ndonjë ngarkese psikologjike. Tjetri element ka të bëj me ushtrimin dhe qetësimin duke e parë meditimin si përforcues i koncentrimit dhe mendimit poyitiv dhe relaksues.

PAQJA: Si i vlerësoni pasionet dhe aspiratat e rinisë shqiptare? Çfarë potenciali shihni te rinia jonë? Musai: Aspiratat e një shoqërie, gjithnjë vetëm në bazë të opinionit tim personal, duhet të jenë reflektuesit e realt në lidhje me atë se çka është momentalisht preokupim i asaj shoqërie. Andaj në një vend ku akoma kërkohen rrugët e ikjes nga vendi për shkak se shteti nuk mundëson zhvillim adekuat e me të mira materiale, ndoshta kjo në një aspekt tregon konceptin hedonistik pas të cilit vrapojnë ose janë përkushtuar njerëzit. Nuk duhet gjykuar, sepse kjo ka të bëjë me modelin e afruar dhe me procesin arsimor si pikëpamje e organizuar e ngritjes së një shoqërie. Në disa hulumtime longitudionale që janë në proces e sipër mund të them që ne si potencial kognitiv qëndrojmë mirë. Do të thotë jemi popull inteligjent, të aftë, me prirje produktive. Dhe ndoshta këto që po përmendi i them duke parë përvojat dhe arritjet e një pjesë të shoqërisë sonë se sa kanë arritur për një periudhë të caktuar kohore. Brenda krejt këtyre aspekteve negative unë dua të shoh gjërat nga dritarja e optimizmit dhe mundësisë perspektive. Më thjeshtë dua të theksojë, se vitet e 70-ta prej Kosove dhe Maqedonie në disa shtete perëndimore shkuan një pjesë e shtresës punëtore dhe këta njerëz në të shumtën e rasteve ishin të trajnuar me kurse tre mujore dhe kishin shkuar në një shtet me zhvillim teknologjik etj. Vetë ambientimi i tyre, mbijetesa dhe arritjet e fundit të tyre që ne i shohim dalëngadalë te gjenereata e dytë e tyre,

PAQJA: Ajnshtajni thoshte: “Më lehtë është të thyesh një atom se një paragjykim.” Atëherë, pse paragjykojmë dhe si mund t’i thejmë paragjykimet – stereotipet e ndryshme që kemi ndaj njëri-tjetrit apo asaj që na rrethon? Si e vlerësoni prirjen tonë të përceptimit, analizimit, gjykimit dhe interpretimit të gjërave? Pas hapjes së kufijve, sidomos atyre brenda hapësirës shqiptare, a mendoni se po rriten apo po reduktohen paragjykimet e shqiptarëve për njëri-tjetrin, p.sh., si perceptohen reciprokisht shqiptarët e Maqedonisë me ata të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi etj? Musai: Paragjykimet si duket kaplojnë një pjesë të konsiderueshme të jetës shoqërore dhe individuale. Në pika të shkurtëra duhet thënë se sa më pak njohuri për diçka aq më shumë paragjykim. Nuk është e drejtë dhe objektive që në bazë të opinioneve të individëve të caktuar të dilni në skenë për të njëjtën çështje dhe të njëjtin opinion ta shndërroni në konstatim dhe përfundim shkencor, vetëm duke marrë për bazë hamendjen, supozimin, opinionin e tjetrit. Stereotipet janë përgjithësime lidhje

PAQJA


sipas meje janë dëshmi e madhe sa i përket potencialeve të kësaj popullate. Ndoshta mungesa e mundësive mund të jetë bllokuesi i daljes në skenë përmes një rruge normale, megjithatë unë shoh rini me vlera dhe me bindje për ta dëshmuar veten. Tani keni mundësi të shihni edhe anën tjetër të medaljes, ku zhgënjimet, pakuptimësitë, pikëpamjet hedonistike janë “vlerat” që konsumohen sot nga një numër i konsiderueshëm i të rinjëve, megjithatë duhet krijuar mundësi dhe oferta më kualitative që të kemi rini me ide dhe përsiatje cilësore sa i përket jetës dhe zhvillimit shoqëror. Do të doja të kishim pasur një botë ku të rinjtë nuk do të shtronin pyetjet “çka do të ndodhë nesër me mua?”, “çka e pret gjeneratën time në ditën që vjen?”, “si do të jetë e ardhmja e gjithë

PAQJA

këtyre gocave dhe djelmoshave të universiteteve tona?”, “kah do të na shpie e nesërmja?...” S’do mend se është një frikë që i shqetëson gati të gjithë të rinjtë... Që do të thotë se do të ketë të rinj që nuk janë të sigurt për fitimin e tyre ekonomik, që nuk do të jenë të sigurt për hapat që do t’i ndërmarrin, nuk do të ndjehen të sigurt për mendimet e tyre, për zgjedhjet e tyre. Madje, as për frikën e tyre ata nuk janë të sigurt. I riu nuk është i sigurt as për veten, as për të tjerët. Mirë, pra, ç’do të bëjë ai? Ku do ta gjejë prehjen e vet? Do ta gjejë brenda vetes, apo te të tjerët? Sidoqoftë, ai do të duhet ta bëjë zgjedhjen e vet. Njësoj sikurse dhe Jean Paul Sartre, i cili do thoshte: “E vetmja gjë që nuk mund të zgjedhim, është të mos zgjedhim”. Që do të thotë se një zgjedhje do të duhet

bërë për ta bërë edhe më të kuptimshme jetën në këtë botë. A thua do ta zgjedhë vuajtjen e vet apo do ta zgjedhë ferrin e të tjerëve? Apo, edhe duke e ditur që do t’i rrëshqet këmba, ai sërish do të tentojë të ngjitet në muret e çelikta dhe sfilitëse. Vallë, rruga për të jetuar si njeri është vetëm kjo? Po, kjo është rruga. Është rruga e vetme dhe zgjidhja (e zgjedhja) e vetme e të riut për ta jetuar në mënyrë të njerëzishme jetën e tij. Herë pas here mund të themi - po, lehtë është t’i thuash njeriut se është i detyruar të bëjë një zgjedhje, mirëpo derisa nuk ia tregojmë, ose nuk ia mundësojmë që më lehtë ta zgjedhë rrugën, derisa nuk kemi një model të vyeshëm përplot vlera, që të mund t’ia ofronim si mundësi, atëherë sa është e qëlluar edhe ta këshillojmë se ‘ti doemos duhet të bësh një zgjedhje’. Ngase, vetëm kjo që do t’i themi se duhet të zgjedhë (e të zgjidhë!), në fakt, nuk i jep atij ndjenjën e sigurisë se do të bëhet mirë për të. Alternativën e pashmangshme që ia kemi “ofruar”, a thua se do ta çlirojë atë nga frika e rrëshqitjes, e shembjes ose edhe e humbjes eventuale? Si duket, shtrohen disa pyetje, përgjigjet e të cilave edhe nuk janë aq të lehta. Mosha rinore është periudha më e larmishme, më e gjatë dhe ndoshta edhe jo me pa të drejtë, për gjeneratat më të vjetra, edhe më e frikshme e jetës së njeriut. Në popull kjo periudhë njihet edhe si kohë e guximshme dhe përplot ndryshime për personalitetin e njeriut. Ndërkaq, adoleshenca flet për një qarkullim çmenduror të gjakut në trupin e të rinjve; nuk është e rastësishme që në këtë periudhë të rinjtë veten e ndjejnë skajshmërisht të guximshëm, kanë ndjenjën që çdo gjë mund të bëjnë dhe e tërë kjo ndodh nga vetë fakti që në këtë periudhë ndodh përjetimi i të gjitha ndjenjave të njeriut përnjëherë, të cilën gjë edhe nuk duhet parë nga ndonjë konotacion negativ. Kjo është periudha e vetme kur njeriu ndaj një personi të vetëm në të njëjtën kohë mund t’i përjetojë në shkallën më të lartë edhe dashurinë për të, por edhe urrejtjen. Derisa psikologjikisht dihet mirë që kjo është periudha kur plotësohen të gjitha tiparet dhe karakteristikat e personalitetit të një të riu, kur ai si kurrë më parë e ndjen unin e tij, kur kupton rëndësinë e shoqërisë dhe shoqërimit me moshatarët e tij, kur kriza e identitetit del si sfidë e pashmangshme para Nr. 88nSHTATOR/TETOR'14 19


tij, kur identiteti i tij imponon qenësinë e vet para të tjerëve. Ja, mu kjo është edhe koha dhe mosha kur më lehtë se kurrë mund të përfitohen qëndrime dhe shprehitë më të papërshtatshme dhe që dalin jashtë kornizave të moralit dhe tradicionales. Të gjitha këto i them nga vetë fakti që mos të vijmë në situata e të themi: a thua, vallë, kah dhe ku shkon rinia jonë? Mirëpo, sikur me qenë e paradeterminuar kjo çështje që të ndodh, është gjithnjë ajo së cilës i frikësohemi më së shumti. Dhe, sikur përgjigjja e vetme rreth asaj se kah po shkon rinia jonë ka një përgjigje të vetme: ata janë duke shkuar atje kah ju tregojmë ne cakun (synimin). Ata si duket ecin të sigurt si kurrë më parë në drejtimin që ne ju ofrojmë atyre, si mundësinë më të mirë për ta. Andaj, do të ishte më e drejtë dhe më e qëlluar nëse pyesim: në ç’drejtim jemi duke i orientuar të rinjtë me modelet që i kemi krijuar për ta? Nëse ata sot duhet të përfitojnë identitetin e tyre, atëherë shtrohet dilema se cili është modeli që ne ju ofrojmë të rinjve për një ardhmëri më të mirë dhe më me perspektivë për ta. Nëse e kemi bërë diçka të tillë, atëherë me lehtësinë më të madhe mund t’i japim përgjigje pyetjes së shtruar më parë, se të rinjtë tanë i pret një e ardhme shumë e ndritshme dhe shpresëdhënëse. I pret realizimi i ëndrrave rinore të tyre. Bukur tingëllon si shqiptim, mirëpo rruga që duhet bërë për arritjen e kësaj bukurie ka një kosto të majme. Edhe pse ka vetëm një kosto, sërish themi që është paksa e vështirë për ta realizuar. Rruga më e lehtë për të krijuar dhe kultivuar gjenerata të vyeshme dhe përplot suksese, sot qëndron në arsimimin e shëndoshë dhe përplot kompetenca për të rinjtë e këtyre trevave. Në përkapjen e realitetit, që sot me botën e zhvilluar dhe të përparuar të ecet bashkë vetëm me dije dhe arritje kulturore. Arrihet vetëm me tërësinë e identitetit që ke, duke mos lënë anash dhe duke mos anashkaluar asnjë segment të atij identiteti. Ngase, me vlerë të bën mu ajo për të cilën ti mendon se është pengesa e ecjes dhe e integrimit tënd mes popujve të përparuar. Mungesa e projekteve dhe strategjive shtetërore për bartësit e proceseve të një shoqërie, si duket po e thellon amullinë e shtruar para të riut. Investimet, projektet 20 SHTATOR/TETOR'14nNr. 88

shumë të pakta për ngritjen dhe kultivimin e gjeneratave të reja me dije dhe kulturë, si duket sot janë evidente më shumë se kurrë më parë. Kam frikë se sistemi dhe mënyra e arsimimit te ne sikur të rinjve ju garanton vetëm një profesion ose disa prej tyre më pak të rëndësishëm për avancimin dhe kultivimin e vlerave kulturore-shkencore. Atë të kamerierit dhe të punëtorit të krahut në Evropë. Vërtet, suksesi i një gjenerate nuk varet gjithnjë nga sistemi, mirëpo kërkon ngulmimin dhe kërkesën konstante të të rinjve në plotësimin e synimeve të tyre, ashtu që ata të mos vihet në një situatë që të thonë se Evropës i duhen kamerierë, punëtorë krahu, pastrues (jo për t’i nënçmuar këto profesione) të mirë. E ne, me mburrje të themi se a mund të gjejnë më të mirë se ne për kësi punësh? Sistemi arsimor që kemi ne si duket nxjerr shumë pak kuadro të suksesshme. Shumica e studentëve janë të pasuksesshëm, sikur jetojnë pa synimin e tyre final që i bën të mburren me veten dhe të tjerët, që të gëzohen me sukseset e tyre. Ndoshta do të duket pak radikale pikëpamja ime, mirëpo kam frikë se mos vallë ne dëmtojmë rëndë të rinjtë apo ardhmërinë e këtyre trevave? Dilema është se mos vallë përmes sistemeve të ngjashme sikur ky, synohet krijimi i “individëve të moderuar” ose, siç preferojmë ne të themi, “të emancipuar”, vetëm se në formën serike. Imitues, ndjekës, konformistë, mahnitës me arritjet e të tjerëve. E assesi të kultivojmë individë me dinjitet të plotë, me vizion të qartë për të ardhmen dhe sfidues të situatave që u shtrohen përpara si probleme të pazgjidhura. Vështirësitë që po i përjeton i riu janë të ngjashme me vështirësitë e udhëtarit që udhëton në shkretëtirë. Në atë rrugë nuk ka shenja të sigurta të komunikacionit. Shtegun e tij papritmas mund ta mbulojë pluhuri, temperatura shumë shpejt ndryshon në mënyrë drastike: ditë të nxehta e netë të ftohta, ujë të pijshëm shumë pak e rreziqe të mund-

shme nga të gjitha anët. Andaj edhe i riu sot e ka shumë vështirë që të gjejë orientimin e duhur...të gjejë rrugën drejt qytetërimeve më të avancuara. Do e përfundoj me thënien e Cral Gustav Jungut “Ai që nuk shikon dot zemrën e tij, jetën e ka të turbullt; ata që tregojnë guxim për të parë në brendi të ndërgjegjes së tyre janë zbuluesit e lumturisë së shpirtit të vet. Ata që shikojnë jashtë shohin ëndërr, humben në botën imagjinare; ai që shikon në brendi zgjohet, e zbulon veten.”

PAQJA: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja! Ku duhet të jetë koncentrimi dhe aktivizmi jonë mendor dhe praktik më shumë? Musai: Këndvështrimet e psikologëve nuk ngjasojnë njëri me tjetrin edhe në këtë sferë. Nëse i shihni psikoanalistët atëherë bazë e çdo një fenomeni të përjetuar në njeriun duhet kërkuar në të kaluarën e tij. (Freudi, Frommi, etj.) Mirëpo nëse shihni ata që u ndanë prej psikoanalizës klasike më tepër janë të orientuar te premisat se çka krejt mund të bëhet ose të ndodh me njeriun? PAQJA: Mesazhi juaj për fund? Musai: Në radhë të parë ju faleminderoj për mundësinë e dhënë që ne të jemi pjesë e një interviste të revistës “Paqja”. Shpresoj se përgjigjet e dhëna do ta kenë arritur sadopak që lexuesin ta bëjnë më të informuar dhe më zbërthyes të drejtë të pikëpamjeve. Në rastin konkret shpresoj që përgjigjet e mia të jenë reflektuar gjatë bisedës dhe diskutimit tonë të përbashkët. Ishte kënaqësi për ne që na e dhatë këtë mundësi. PAQJA: Në emër të revistës kulturore “PAQJA” ju faleminderojmë shumë që gjetët kohë t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve në këtë intervistë bukur të gjatë. Ishte kënaqësi dhe nderë. Shpresoj që edhe lexuesve t’u kemi hapur më shumë horizontet e dijes dhe njohjes, megjithse ka ende tema të patrajtuara, por besoj se angazhimi dhe puna jonë e përbashkët s’do të mungojë në të ardhmen. Faleminderit edhe njëherë. Musai: Faleminderit edhe juve, të shpresojmë se kanë qenë çështje të dobishme për lexuesit e revistës kulturore “PAQJA”. n

PAQJA


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.