Klan Magazine, nr 607

Page 9

Kristo Frashëri

Foto e javës Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u miratua Protokolli i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, pas fjalës së mbajtur shoqërohet nga buzëqeshjet triumfuese të drejtuesve kryesorë të qeverisë. Foto LSA

KONTROLLI

Financimet e partive

Fondet që do të përfitojnë partitë politike që garojnë në zgjedhjet e ardhshme, si nga Buxheti i Shtetit ashtu edhe nga donacionet nga subjekte private, do të kalojnë në sitën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Anëtarët e kësaj të fundit kanë vendosur të jenë tepër striktë në verifikimin e të gjitha parave, që subjektet elektorale do të përfitojnë dhe shpenzojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. KQZ-ja ka miratuar një udhëzim ku përcaktohen kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël, të licensuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore. Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, KQZ-ja do të nisë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara.

KALIFORNI

Komplet fallco

Çfarë je në gjendje të bësh për një operacion plastik që do të ndryshonte përgjithmonë madhësinë e gjoksit tënd? Një grua nga Kalifornia është vënë në shënjeshtrën e policisë amerikane sepse ka përdorur identitet të rremë për të kryer një operacion të gjoksit të saj. Dhe pasi e ka bërë këtë, ia ka mbathur jashtë shtetit. Policia e “Huntington Beach” ka deklaruar se gruaja 30 vjeçare kishte hapur një llogari krediti në emrin e dikujt tjetër në shtator 2008 dhe kishte kryer operacionin që kushtonte më shumë se 12.000 dollarë në spitalin “Pacific Center For Plastic Surgery”. Stafi i spitalit thotë se ajo nuk ishte kthyer kurrë për të ndjekur vizitat pas operacionit. Sipas policisë, gruaja do të përballet me akuzat për vjedhje dhe tjetërsim identiteti. Sigurisht, nëse e kapin ndonjëherë. 3 prill 2009

Si një ndër historianët më të mirë shqiptarë dhe njohës i shkëlqyer i historisë së vendit tonë, Kristo Frashëri kritikoi së fundi, librin e shumëdiskutuar të Oliver Shmidt për figurën e Skënderbeut. Duke e vlerësuar si një libër ku shkruhen “absurditete lapidare”, historiani shqiptar vëren edhe disa gabime trashanike të Shmidt-it, kur ai e quan Ivan babain e Skënderbeut, në vend të emrit Gjon, siç edhe njihet në Shqipëri. Frashëri është edhe ndër të vetmit historianë që ka kritikuar kaq fort këtë libër. Dhe me kaq argumente.

Genc Gjonçaj

Partia Socialiste është e vetmja që nuk ka dorëzuar listën e emrave me propozimet për anëtarë të Këshillave Zonalë Zgjedhorë, duke detyruar KQZ-në të tërheqë vëmendjen mbi këtë vështirësim të panevojshëm të procesit zgjedhor. Sipas përfaqësuesit të PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Gjonçaj, problemet janë teknike dhe “nuk ka asnjë prapavijë politike” në këtë vonesë. A thua nuk kishte kohë selia rozë t’i paraprinte kësaj përgatitjeje ashtu si partitë e tjera?

9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.