Page 1

KOSOVË 2 EURO MAQEDONI 130 DEN

NR 609 VITI XIII

17 PRILL 2009

LEKË 300, 3 EURO

P OR T O FOL

Siklet në rrugën drejt Strasburgut

Kryetari i KQZ-sw, Arben Ristani, 40 vjeç, prozon pwr Klan

K REU I B E RZH - I T

Berg: MSA, më rëndësi se NATO DO S SI E R

Gurakuqi, një figurë e keqpërdorur

A R B E N R I STA N I KQZ dhe 28 qershori. Si po përgatiten zgjedhjet. Teknologjia dhe transparenca deri në mani. Procesi në stilin “Big Brother” dhe një difekt që duhet të marrë fund: Mosbesimi i politikës

ZGJEDHJET NGA BRENDA


JASHTE KLANIT

Nga njëra ndeshje në tjetrën

17 prill 2009


Siklet drejt Strasburgut

PRESIDENT Marsel Skëndo DREJTORE Anisa Skëndo KRYEREDAKTOR Alqi Koçiko REDAKSIA

Portofol

Alida Cenaj

Protokolli duhej të ishte treguar më i zgjuar, për të mos e zgjatur torturën e të qenit pranë njeri tjetrit të çiftit presidencial dhe atij kryeministror, edhe gjatë udhëtimit

Renato Kalemi Sebi Alla Anduela Nika RUBRIKAT Virgjil Muçi Bujar Kapexhiu Gazmend Bakiu

48

KONSULENTE

AKTUALITET

Andi Bushati, Armand

DOSSIER

Çmimi i besimit

Shkullaku, Plator

Gurakuqi i shfrytëzuar

Vlerësojmë teknologjinë në përgatitjen e zgjedhjeve, por defekti i madh i politikës shqiptare është fryma e mosbesimit. Bisedë me kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani nga Alqi Koçiko

Nesturi, Adri Nurellari, Aleksandër Çipa, Altin Kreka ART DESIGN Suad Barbullushi

Diktaturës i duhej figura e tij, paçka se miqtë dhe bashkëkohësit komunizmi i shfarosi. Por censurimi politik i këtij personaliteti është i pranishëm edhe sot, 130 vjet nga lindja e tij nga Albert Kotini

FOTOGRAFIA Gent Shkullaku

10

MARKETINGU Mirela Skënderi

mskenderi@albnet.net cel: 0684041950 ADRESA E REDAKSISE Rr. Dervish Hima Nr 1 Tirane, Shqiperi Tel:+355 4 256 111 Fax:+355 4 240 888

AKTUALITET

Zgjedhjet nga brenda

13

Çfarë vendosin shtatë anëtarët e institucionit më të lartë zgjedhor. Monitorimi me kamera i procesit të numërimit të votave dhe roli i policisë. Pas kuintave të zgjedhjeve nga Renato Kalemi

info@revistaklan.com

EKONOMI

www.revistaklan.com

Çfarë dhe si do të ndryshojnë investimet e huaja në vend. Sa do ndikojë në ekonominë tonë anëtarësimi në NATO? Kreu i BERZH për Shqipërinë, Daniel Berg flet për investimet dhe krizën financiare nga Anduela Nika

Raiffeisen Bank Në lek 7530/3621 Në USD 7530/3721/01

MSA më e rëndësishme se NATO 16

BALLKAN

Aserbisados

SHTYP & PREPRESS Media 5

4

26 SPORT

AKTUALITET

“Shqipëria e re”, seria 2

Nga një qytet kinemaje është kthyer në një qytet mediash. Çfarë po ndodh me Kinostudion, projektet dhe dështimi i filmit shqip. Rrugëtim në vendin ku artistët ritakohen për qëllime të tjera nga Anduela Nika PERSONAZH

Aventura e Bardhë

Edhe pse Spanja për momentin nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ngjajshmëria e itinerarit të këtyre dy vendeve deri tek pavarësia, është shpresëdhënëse nga Agim Popoci

Ankthi më jep lumturinë

44

Shkurtimi i shpërblimeve për sportistët elitarë dhe një klauzolë që i hap rryshfetit dyer e dritare. Edhe pas 20 vitesh, shteti u merr kampionëve himnin e flamurit, por në këmbim u jep...krunde nga Bledar Kuka

34

Si profesion ka menaxhimin e bizneseve, por ndonjëherë ngjit edhe male. Rrëfimet e Florian Haçkajt, 25 vjeçari që ngjiti Malin e Bardhë. Nga problemet me pajisjet deri te sëmundja e lartësisë nga Alida Cenaj SHENDET

20

22

Morali 30%-ësh i medaljeve

38

Është një gjendje gatishmërie e trurit. Që përftohet në emergjenca dhe situata të vështira. Dhe vetëm për disa mund të kthehet në sëmundje. Neurologjia hedh poshtë një tabu

Jashtë Klanit Opinion Java Dritare Në përgjim Kinematografi Kioska e librit Retrospektivë Të pavërteta, por ... Lodra Horoskop Bar West

3 5 6 25 30 50 51 52 54 56 57 58


OPINION

GJITHË FAJIN E KA FUSHATA NGA ALQI KOÇIKO

Nuk është çudi që në listat e sivjetshme të shohim edhe një herë kandidatë afaresh. Por dhe në mos qoftë kështu, këto para dikush do t’ua sponsorizojë kandidatëve të virtytshëm, për të kërkuar interesin pas zgjedhjeve

alqikociko@revistaklan.com

Shumë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, çështja e shumës me të cilën u pagua kompania amerikane BG&R nga Partia Demokratike bëri xhiron rituale nëpër media, pastaj interesi u shua. Për t’u rindezur tre vjet më vonë, kur arrestimi kalimtar në Sarajevë i një biznesmeni serbo-boshnjak me emrin Damir Fazlliç shkaktoi një tërmet në Tiranë, sapo u verifikua se ai ishte interlokutori kryesor marrëdhënieve publike të kryeministrit Berisha në një pjesë të mirë të Ballkanit, përveçse mik personal i tij. Mediat u fokusuan ndër të tjera, edhe në pjesën ku Fazlliç figuronte ndërmjetësi dhe sjellësi i BG&R-së në Tiranë për të orkestruar fushatën fituese të PD-së. Çka do të thoshte se çdo veprimtari e mëpastajme ekonomike e tij, sigurisht që përkthehej si shpërblim për bashkëpunimin e suksesshëm. Megjithëse zyrtarisht u fol për një shumë tek 300 mijë dollarët, tymnaja për paratë që ka marrë kompania konsulente amerikane mbetet ende aty. Sot, katër vjet më pas, tymnaja të ngjashme presin gati për t’u ngritur sërish. Një ndër të mirat e Kodit të ri Zgjedhor që u theksuan më fort nga miratuesit e tij, socialistët dhe demokratët, ishte shansi i artë për të pasur më në fund një parlament të virtytshëm. Teorema nuk 17 prill 2009

ka të sharë: Sistemi proporcional nënkupton që zgjedhësit të votojnë partitë dhe programet, ndaj kandidati kalon në plan të dytë; kandidatët e fuqishëm financiarisht nuk mund të kërcënojnë më partitë si në sistemin mazhoritar; listat e kandidatëve për deputetë i miratojnë kryetarët e partive; kryetarët do të zgjedhin figurat më të mira sepse kanë interes të paraqesin një imazh sa më të lartë të partisë; rrjedhimisht, ata që do të fitojnë dhe do të hyjnë në parlament, do të jenë krema e kremës së shoqërisë së këtij vendi. Por sa e vërtetë premton të jetë kjo skemë? Fushata elektorale realisht ka filluar, dhe partitë politike kanë kontraktuar kompanitë e huaja konsulente që po merren me organizimin e kësaj fushate. Se për çfarë shumash bëhet fjalë në kontratë, nuk është bërë publike ende, pavarësisht se kjo nuk i pengon partitë të shigjetojnë njëratjetrën nga mëngjesi në darkë për mungesë transparence. Por nga ato që dihen, mund të përvijohet një pasqyrë e përgjithshme e kostove të fushatës. E cila do të jetë para së gjithash, mediatike. Vetëm tarifat e hapësirave publicitare në ekranet kryesore të vendit, vërtiten për tre partitë e mëdha PD, PS dhe LSI, në një total prej rreth 2 milionë eurosh për periudhën e fushatës,

sipas një llogaritjeje të gazetës “Libertas”. Po mitingjet në terren, qeratë e sallave, posterat dhe billbordet, transporti dhe pagesat e “vullnetarëve”? Të gjitha këto, pa besuar për të vërtetë një “thashethem” që nis që nga koha e PS-së së Nanos, sipas të cilit për të hyrë në listën e kandidatëve, duhej të paguaje një shumë të mirë. Atëherë, kush do t’i paguajë këto shpenzime që janë ku e ku më lart se paratë që ofron zyrtarisht shteti për partitë politike? Nuk është çudi pra, që në listat e sivjetshme të shohim edhe një herë kandidatë biznesmenë. Por dhe në mos qoftë kështu, këto para dikush do t’ua sponsorizojë kandidatëve të virtytshëm, për të kërkuar interesin pas zgjedhjeve. Risia e këtyre zgjedhjeve, ku financimet e partive dhe kandidatëve do t’i kontrollojnë ekspertë kontabël të autorizuar pranë KQZ-së, mbetet për t’u parë. Por deri tani, përvoja analoge me Inspektoriatin e Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive nuk ka nxjerrë ndonjë gjë në dritë. Ky Inspektoriat, ashtu si dhe Avokati i Popullit e të tjera institucione, nuk bëjnë as transparencën e buxheteve të veta. Edhe pse krenarë për NATO-n, duket se duhet të përgatitemi edhe këtë herë për një katërvjeçar skandalesh që po e mbjellin farën këto ditë fushate kur do përmenden mbarë e prapë skandalet e vjetra. Sepse gjithë fajin e ka fushata dhe horizonti i pushtetit të afërt, që është i gjithi për t’u fituar ose humbur. Por edhe pse partitë dhe kandidatët gëlltisin diku gjatë kësaj rruge ndonjë tufë milionash të prishura, ata nuk kanë ndër mend t’i vjellin, por t’i shumëfishojnë gjithë jetës.

5


JAVA DURRËS-KUKËS

Telenovela e Bashës

Hetimi i ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, gjithnjë e më shumë po i ngjan një telenovele që vështirë se mund të ketë fund të afërt. Gjykata e Lartë e ka shtyrë sërish seancën e planifikuar për zhvillimin e procesit gjyqësor, ku pritej rekursi i kërkuar nga Prokuroria ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që shpalli të pavlefshëm hetimet e pas datës 6 nëntor 2008 për abuzimet rrugën Durrës-Kukës. Shkak është bërë avokati i ministrit Basha, Zef Nikaj, i cili dorëzoi një raport mjekësor ku pretendonte gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij. Deri më tani, Gjykata e Lartë nuk ka realizuar asnjë seancë ndaj ish-ministrit të Transporteve. Pak muaj më parë, me pretendimin e një axhende të ngjeshur, kolegji penal i gjykatës e shtyu zhvillimin e seancës për në mars. Por, dita e caktuar qëlloi festë zyrtare, kështu data tjetër u la 8 prilli. I cili, dështoi gjithashtu.

Njeriu i gabuar Ka qenë njeriu i gabuar, në vendin dhe çastin e gabuar. Dhe për më tepër, bluza që mbante veshur e ngjashmëria fizike me personin që ishte vënë në shënjestër atë ditë, kanë qenë fatale për Nadir Çukun, nga Shkodra. Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, javën e kaluar, ku humbi jetën aksidentalisht 41-vjeçari. Një sherr banal mes vëllezërve Ilir dhe Basri Baba dhe Ndriçim Harushës, u bë shkas për vrasjen e një të pafajshmi. Harusha ishte ulur në një tavolinë për të pirë kafe në një lokal të qytetit të Shkodrës, ndërsa afër tij ndodhej klienti Nadir Çuku. Ky i fundit kishte veshur të njëjtën bluzë me Harushën dhe kishte ngjashmëri fizike me të. Dy ekzekutorët në momentin që janë futur në lokalin në qendër të qytetit, kanë ngatërruar objektivin e tyre dhe kanë qëlluar njeriun e gabuar. Çuku ishte baba i dy fëmijëve.

6

ROMËT

Me karta falas

Një kategori e veçantë e shoqërisë shqiptare, komuniteti rom, do t’i përfitojë falas kartat e reja të identitetit. Premtimi është bërë nga kryeministri Sali Berisha në Ditën Botërore të Romëve, i cili ka inkurajuar këtë shtresë të shoqërisë që të aplikojë sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Qeveria do t’i japë komunitetit tuaj kartat e identitetit falas, por duhet të bashkëpunoni në procesin e regjistrimit. Sepse regjistrimi i fëmijëve, regjistrimi i të rriturve, është në interesin tuaj.Votoni të lirë sipas zgjedhjes tuaj, por kartat t’i merrni dhe kontrolloni listat. Sepse në këtë mënyrë edhe zëri juaj bëhet më i fuqishëm”, u është drejtuar ai romëve. Ministria e Brendshme ka njoftuar se çmimi i kartave për pensionistët do të ulet në 300 lekë, ndërsa për studentët në 200 lekë.

MOLDAVI

Fitojnë komunistët

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura javën e kaluar në Moldavi ka rezultuar fituese Partia Komuniste. Por, një gjë e tillë nuk është pranuar nga studentët moldavë, të cilët një ditë pas shpalljes së rezultatit kanë protestuar dhunshëm ndaj këtij verdikti, që për ta ishte i manipuluar. Manifestues të opozitës sulmuan edhe ndërtesat qeveritare në kryeqytet, duke provokuar një zjarr në Parlament, ku humbi jetën një vajzë e re. Presidenti moldav,Vladimir Voronin ka akuzuar Rumaninë si të përfshirë në dhunën e shkaktuar në Çisinau, e cila tronditi të gjithë vendin. “Kemi vendosur ta quajmë ‘non grata’ ambasadorin rumun në Moldavi”, ka thënë Voronin. Ndërkaq, janë hedhur zëra për një rinumërim të votave ose zgjedhje të reja. Deri në vitin 1940 Moldavia ka qenë pjesë e Rumanisë.


Italia e shokuar

Tërmeti në Abruco shkakton qindra viktima Akuila, qyteti që u prek rëndë nga tërmeti i javës së kaluar në Itali, ngjason me një qytet fantazmë. Ndërsa e gjithë zona është ndjerë gjatë gjithë kohës e kërcënuar nga një goditje e dytë, po kaq shkatërruese. Të hënë e kaluar, lëkundjet e tërmetit prej 6.3 ballësh të shkallës Rihter goditën zonat përreth Abrucos, duke shkaktuar thuajse 300 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur. Dëmet materiale janë të pallogaritshme, kur dihet se nga 26 komunat e prekura nga tërmeti, 28 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Mes viktimave kanë qenë edhe katër shqiptarë nga Maqedonia. Nga dridhjet e fuqishme të tokës, në Akuila u shemb konvikti i studentëve, prefektura, ndërsa spitali nuk ka funksionuar. Me dhjetra numërohen të zhdukurit, ndërkohë që lëkundje të tjera më të lehta kanë shtuar ankthin tek banorët. Menjëherë pas tërmetit qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas medias italiane lëkundjet po spostohen më shumë drejt veriut. Gjeologët po përpiqen të interpretojnë këtë fenomen dhe të kuptojnë prejardhjen.Vende të ndryshme të botës janë solidarizuar për këtë tragjedi, kurse Bashkimi Evropian do t’i ofrojë 400-500 milionë euro ndihmë Italisë për t’u përballur me situatën tepër të rëndë.

ARI HAN

Pro apo kundër?!

Ditët e fundit është kthyer në një kuiz gjetja e emrit që do të pasojë trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Ari Han. Jo se ky i fundit është shkarkuar. Përkundrazi, ai vijon të jetë në krye të kuqezinjve, por janë thashethemet mediatike ato që sjellin në vëmendjen e opinionit një shkarkim të mundshëm. Madje, kanë nisur që tani të përfliten edhe emra pasuesish, që te Bledar Kola, Besnik Hasi apo edhe Foto Strakosha, pa harruar dëshirën e përhershme të presidentit të FSHF-së Duka për të sjellë në Tiranë Sreçko Katanecin. Megjithatë, më i çudituri në gjithë këtë histori është vetë Ari Han. “Kam lexuar shumë gjëra në mediat shqiptare këto ditë, por unë vazhdoj të jem trajner i kombëtares shqiptare”, ka thënë ai për një gazetë të përditshme. Megjithatë, rebusi do të zgjidhet mjaft shpejt, pasi duket se qëndrimi mëtejshëm i hollandezit është i pamundur. VIETNAM

Cigare për fëmijët

Në Vietnam, gjithnjë e më shumë fëmijë detyrohen nga baballarët e tyre të pijnë cigare. Në bazë të një bestytnie popullore në vend, numrat fitues të një llotarie shfaqen në filtrin e cigareve, nëse ato konsumohen nga një shpirt i pafajshëm. Kjo praktikë është pasojë e një dëshire kolektive të lidhur me maninë e llotarive, duke e kthyer atë pak a shumë në një kult për vietnamezët. E cila, i ka rrënjët e saj në vitin 2006, kur disa banorë të një fshati fituan llotarinë duke u pasuruar. Kështu, fëmijë të moshave edhe më të vogla se pesë vjeç detyrohen të pijnë cigare me shpresën se shpirtërat, nëpërmjet filtrit të cigares, do të tregojnë kombinimin fitues në llotari. Që nga viti 2006 kjo praktikë është shpërndarë në të gjithë Vietnamin, por me pasojat e lulëzimit të kancerit në mushkëri pas disa vitesh. 17 prill 2009

KANE T HEN E “Helmut Lohan

Zgjedhjet parlamentare në fund të qershor it do të jenë një test vendimtar për pjekurinë demokratike të Shqipërisë. Nuk do të ndodhte asgjë e keqe sikur të pritej deri pas këtyre zgjedhjeve për të aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Edi Rama

Vizion Plus, 8 prill

Të vetëdijshëm dhe për rrezikun e madh që i kanoset nga mospranimi i krizës, i bëj apel kryeministrit të mos e çojë vendin në qorrsokak, duke bërë syrin qorr ndaj realitetit të ekonomisë shqitpare në krizë. Të mos përsërisë gabimin e ‘96 kur nuk dëgjoi kambanat e piramidave.

Gazeta Shqiptare, 9 prill

“Pandeli Majko

Në planin historik, PD-së i takonte të ishte firmonjëse e integrimit të Shqipërisë në NATO. Jo thjesht se ata e nisën në 1992, por sepse përfaqësojnë një shtresë, e cila në vokacionin historik i’u takonte të ishin në Samitin ku Shqipëria do pranohej në NATO. Këtë duhet ta pranojmë me zemër të pastër ne të majtët.

Tv Klan, 7 prill

“Marti Ahtisari

Si amerikanët ashtu edhe rusët e dinë se Kosova është tashmë një shtet i pavarur dhe do të mbetet e tillë. Mendoj se ata nuk duan të harxhojnë kohë dhe të flasin për Kosovën prandaj Kosova nuk duhet të jetë dhe aq e preokupuar që nuk po flitet për të. Kjo është shenjë e mirë.

Zëri i Amerikës, 9 prill

7


JAVA

Aksionet e Delijorgjit

Përfshihet emri i botuesit Fahri Balliu Botuesi i gazetës “55” dhe njeri shumë i afërt i Kryeministrit Berisha, Fahri Balliu, është përmendur si bashkëpronar në një firmë ndërtimi me ishpronarin e kompanisë “Albademil”, Mihal Delijorgji. Ky i fundit akuzohet si përgjegjësi kryesor i tragjedisë së Gërdecit dhe prej një viti ndodhet në masën e arrestit me burg. Një fakt i tillë, i publikuar së fundi në media, ka tronditur edhe Parlamentin, ku opozita ka akuzuar menjëherë kryeministrin për lidhje me Delijorgjin. Sipas të dhënave të deklaruara në media, marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Balliu përfaqësohet në kompaninë “Trans Digging Construction”, nëpërmjet së bijës, e cila zotëronte 20% të aksioneve. Prokuroria e Përgjithshme është shprehur se po e heton një rast të tillë. Ndërkohë, botuesi Balliu e ka cilësuar si një sulm politik këto akuza. “Ky dokument i dhënë në këtë formë, i shërben sadopak strategjisë dhe politikës së dy zonjave Rama, një e bashkisë dhe një e Prokurorisë, dhe lidhet drejtpërdrejt me luftën që bën gazeta kundër segmenteve të implikimit në krime të vjetra dhe të reja”, reagoi Balliu, duke shigjetuar edhe presidentin Bamir Topi.

Armë falas në Irak Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për t’i falur Irakut një sasi armësh, të cilat kanë ngelur në këtë vend në përfundim të misionit “Liria e Irakut”. Kështu, këto armë janë cilësuar si kontribut i qeverisë shqiptare për ringritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Irakut në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në Irak. Sipas vendimit, ndër armatimet që i falen ushtrisë së Irakut janë edhe 38.200 copë fishekë 7.62 mm model 56 me plumb të zakonshëm; 54.160 copë fishekë 7.62 mm model 53 me plumb të zakonshëm me gëzhojë çeliku. “Nëpërmjet këtij dhurimi qeveria shqiptare do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në Irak dhe uljen e rrezikut terrorist në këtë vend. Praktika të tilla dhurimi janë ndjekur edhe më parë nga qeveria shqiptare”, thuhet në relacionin e përgatitur nga ministri i Mbrojtjes.

8

FULLANI

Rreziku i krizës

Edhe vendi ynë do të përjetojë një vit të vështirë ekonomik të shkaktuar nga kriza botërore dhe që do të shkaktojë probleme në financimin e ekonomisë. Këto fjalë i ka thënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një nga mbledhjet e komisionit të ekonomisë, ku raportoi për aktivitetin e institucionit për vitin 2008.“Zhvillimet e ekonomisë globale sugjerojnë se ekonomia shqiptare duhet të përballet me një reduktim të nivelit të remitancave dhe të hyrjeve në përgjithësitë kapitale gjatë vitit 2009. Këto zhvillime përbëjnë një reduktim të mëtejshëm të mundësive të financimit të aktivitetit ekonomik të vendit, si dhe dëmtojnë balancat e kërkesës dhe të ofertës për valutë”, ka thënë Fullani. Sipas tij, problemi me të cilin do përballet ekonomia shqiptare gjatë 2009 është mungesa e likuiditetit, por garantoi se sistemi bankar është i sigurt. SOMALI

Sulmet pirate

Një anije e marinës kineze ka ndërhyrë në një sulm piratësh ndaj një anije tregtare me flamur liberian në Gjirin e Adenit, në afërsi të Somalisë. Në të njëjtën kohë, një anije lufte daneze iu përgjigj sulmit kundër një anijeje të ngarkuar me mallra, edhe kjo nën shënjestrën e piratëve. Pekini ka dërguar tre anije në ujërat e Gjirit të Adenit në muajin dhjetor të vitit të kaluar, për të kryer operacione anti-pirateri. Deri më sot, forcat kineze ishin kufizuar në shoqërimin e anijeve tregtare kineze të Hong Kongut, për të shmangur sulmet e mundshme. Ndërkohë, ngjarja e javës së kaluar bën fjalë për përplasjen e parë mes forcave kineze dhe piratëve somalezë.Të cilët, ndoshta kanë filluar të ndjejnë efektet e krizës botërore dhe kanë shpeshtuar goditjet e tyre në dete.


Erkand Qerimaj

Foto e javës

Një i moshuar duke bërë banjo dielli në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, nuk e ka prishur terezinë e vet as kur pranë tij kaloi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit merrte pjesë në një aktivitet për mbjelljen e pemëve në atë zonë. foto Idlir Abazi/LSA

SPAHIU

Për kurim në Turqi

Poeti i njohur Xhevahir Spahiu është nisur për në Turqi, ku edhe do t’i nënshtrohet një kurimi më të specializuar në një spital gjerman në Stamboll. Prej disa ditësh ai ka qëndruar në pavionin e Neurologjisë në QSUT në Tiranë, për shkak të një ishemie cerebrale, e cila për pak sa nuk i mori jetën. Gjithesi, mjekët shqiptarë janë shprehur se gjendja shëndetësore e poetit është drejt stabilizimit. Por, me kërkesën e familjes Spahiu do t’i nënshtrohet konsultave me mjekë të huaj, për të bërë të mundur shërimin e plotë të tij. Gjatë qëndrimit në spital poeti u vizitua nga miq e kolegë si dhe figura të njohura politike, mes të cilëve edhe presidenti i vendit Bamir Topi.

BERLIN

Skeleti 30 vjeçar

Të zhdukurit, herët a vonë, gjenden. Skeleti i një pensionisti gjerman, i cili ishte lidhur në majën e një peme dhe kishte vrarë veten me pistoletë para 30 vjetësh, u gjet rastësisht nga një ekskursionist. Policia gjermane e qytetit të Landshutit tha se 69 vjeçari ishte zhdukur që në vitin 1980 dhe cilësohej si një person i humbur nga forcat e rendit. Ishte një 18 vjeçar ai që zbuloi një kockë të viktimës dhe ia dorëzoi policisë. Këta të fundit kryen një aksion kërkimi në zonë dhe pikasën një skelet të varur në një pemë të lartë prej 11 metrash. “Pasi kontrolluam të gjithë zonën gjetëm skeletin që varej në majën e pemës dhe një pistoletë të lidhur me litar pranë tij”, ka deklaruar policia. Burri u identifikua vetëm nëpërmjet testit të ADN-së. 17 prill 2009

Është ndër të pakëtit sportistë shqiptarë që vazhdon të mbajë lart emr in e Shqipër isë në arënat ndërkombëtare dhe të mbledhë medalje në sportin e peshëngritjes. Suksesi i fundit i peshëngritësit Erkand Qerimaj vjen nga Bukureshti i Rumanisë ku ai u shpall nënkampion i Evropës në dygarësh. Shtangisti shkodran ngriti 342 kilogramë, duke marrë edhe medaljen e argjendtë. Por, Qerimaj u konfirmua edhe njëherë si talent në stilin e shtytjes, ku mori medalje ari.

Ridvan Bode

Në prag të fushatës elektorale, ministri i Financave nuk do të hidhte hapin për të bërë dy herë të njëjtin gabim, si në vitin ’96 kur paralajmëroi rrezikun e firmave piramidale, e më pas u tërhoq nga pozicioni i tij. Kështu, dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë botën, Bode vazhdon të shprehet i sigurtë se ajo nuk do ta prekë Shqipërinë, duke mos marrë parasysh komentet e FMN-së, ndonëse efektet e para kanë filluar të ndihen dhe pranohen nga specialistët.

9


AKTUALITET

BISEDË ME KRYETARIN E KQZ-SË, ARBEN RISTANI

Çmimi i besimit Vlerësojmë teknologjinë në përgatitjen e zgjedhjeve, por në fakt ky është difekti i madh i politikës shqiptare: Fryma e mosbesimit. Megjithatë, KQZ është gati NGA ALQI KOÇIKO

V

era e vitit 2006, pas propozimit të republikanëve, e gjeti Arben Ristanin anëtar të ri të KQZsë. Por formati ekzistues i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të merrte fund pas ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008 dhe miratimit të Kodit të ri zgjedhor. Në fund të vitit të kaluar, Ristani do ta linte detyrën pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë e propozoi juristin e njohur për të drejtuar Shkollën e Magjistraturës. Një mision që sërish nuk do të zgjaste, pasi në ndërtimin e KQZ-së së re, Arben Ristani do të rezultonte jo vetëm kandidaturë kryesore e propozuar nga PD-ja për ta drejtuar institucionin, por dhe figurë që gëzonte konsensusin e socialistëve, çka e treguan edhe 98 votat pro të deputetëve. Pas një përvoje si gjyqtar dhe një angazhimi shumëvjeçar si avokat dhe jurist i së drejtës tregtare dhe civile, pa harruar këtu pjesëmarrjen aktive në organizata të zëshme të shoqërisë civile, 40 vjeçari Ristani është figura kryesore e një institucioni nga i cili kanë drejtuar sytë të gjitha palët e interesuara për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, brenda dhe jashtë vendit. Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë, ai pohon se KQZ do të bëjë maksimumin. Por ndërkaq, këtë duhet të bëjnë edhe ato, partitë politike. - Zoti Ristani, keni qenë më parë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Si e pritët zgjedhjen tuaj në krye të KQZ-së? Patët ndoshta me njëfarë droje, për vetë përgjegjësinë e detyrës… Duhet të them se e prita me kënaqësi, sepse së pari është një vlerësim shumë i lartë

20

për mua dhe së dyti, kjo zgjedhje erdhi si pasojë e një konsensusi të gjerë i cili nuk mund të mos vlerësohet maksimalisht nga unë. Fakti që kam qenë anëtar i KQZ-së, sigurisht është tregues i të mos paturit dyshime për aftësinë time, sepse jam në një terren të njohur. Nga ana tjetër, përvoja personale dhe jetësore më kanë mësuar të përballoj rregullisht sfidat dhe ngarkesën. - Në prag të çdo palë zgjedhjeve, publiku është mësuar të shohë përplasje dhe fërkime të ashpra brenda KQZ-së. Si është atmosferë në institucionin që drejtoni, a ka frymë bashkëpunimi mes anëtarëve? Është reflektuar në punën e KQZ-së, konsensusi që parapriu hartimin dhe miratimin e Kodit Elektoral dhe Kodit Zgjedhor. Mund të them se puna e ekipit drejtues prej 7 vetësh të Komisionit Qëndror ka ecur deri tani me mirëkuptim, dhe sigurisht shpresoj që të ecë kështu. Kjo frymë profesionalizmi është përcjellë edhe në administratën e KQZ-së. Këtu vlen të përmendet fakti që një pjesë e konsiderueshme e kësaj administrate është e re, pasi me KQZ-ja e re e gjeti institucionin me shumë vende të lira. Shumë shpejt u plotësuan këto vende për të filluar punën, dhe mund të them se ka qenë i suksesshëm kombinimi dhe përcjellja e përvojës së punonjësve të vjetër tek të rinjtë. Trupa drejtuese e KQZ-së ka punuar me përgjegjshmëri për zgjedhjet në përgjithësi dhe për këto zgjedhje në veçanti. Po ndalem pak këtu, për të shtuar se këtë përgjegjshmëri e kemi gjetur edhe në bashkëpunimin me përfaqësuesit e partive politike në KQZ dhe me institucionet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani

shtetërore që kanë impakt në procesin zgjedhor: Së pari, gjetëm bashkëpunim tek prefektët dhe të zgjedhurit vendorë, për të ngritur zyrat rajonale të KQZ-së, KQV-të dhe KZAZ-të dhe përmbushur detyrat që ato kanë. Së dyti, jemi duke lidhur një marrëveshje (memorandum) bashkëpunimi me Këshillin e Ministrave, me KKRT-në për monitorimin e fushatës zgjedhore, me OSSH-në për mbulimin me energji e kështu me rradhë; KQZ ka miratuar një udhëzim për normimin e sjelljes së policisë dhe forcave të ushtrisë ditën e zgjedhjeve etj. - U përcaktua buxheti i zgjedhjeve. A është i mjaftueshëm? Pas ngritjes së KQZ-së së re, një nga detyrat e para ishte të strukturonim buxhetin. Kishim paraprakisht një shumë të miratuar përpara Kodit të ri zgjedhor, por


kur strukturuam buxhetin, vlerësuam se shuma e miratuar apriori, ishte e pamjaftueshme. Kam besimin se nga qeveria do të miratohet edhe shtesa e kërkuar. Besoj se, me miratimin e shtesës, nuk do të kemi probleme financiare për organizimin e zgjedhjeve. - Ndërkaq, në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, si jeni me afatet? Lidhur me përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, KZAZ, janë vërejtur vonesa në paraqitjen e propozimeve nga Partia Republikane dhe Partia Socialiste të cilat i paraqitën këto propozime respektivisht mw 20 dhe 27 mars, kur ligji parashikon për afat të fundit datën 13 mars. Kjo e vendosi disi në vështirësi KQZ-në për ngritjen e komisioneve. Por për hir të së vërtetës, ngritja u bë me sukses, në kuadër të një vonese pa 17 prill 2009

pasoja për procesin. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ngritja e KZAZ-ve në shkallë republike përveç Tiranës, u karakterizua nga një impenjim maksimal i forcave politike. Nuk mund të them të njëjtën gjë sa i përket zbatimit të kriterit ligjor të 30% të komisionereve femra nga ana e PS-së. kjo shkelje vazhdon të ekzistojë. Si kryetar i KQZ-së kam patur komunikim me përfaqësuesit ligjorw tw Partisë Socialiste tw atashuar nw Komision dhe më kanë premtuar se do përpiqen ta zgjidhin këtë situatë. - Pikërisht pas një thirrjeje publike që i keni drejtuar selisë rozë për respektimin e afateve të dorëzimit të emrave të komisionerëve, morët si reagim nga përfaqësuesi i PS-së, deputeti Fatmir Xhafa, insinuatën e moskorrektësisë së institucionit tuaj me fondet. Replika e tij ishte jashtë

teme, por akuzuese. Ju nuk dhatë përgjigje… Duhet shpeshherë, të marrim në konsideratë faktin se deklaratat politike bëhen thjesht për konsum politik ditor. Ajo që mund t’ju them është se KQZ ka planifikuar vetëm tenderime që lidhen direkt me procesin zgjedhor, sikundwr janë tenderi i monitorimit me kamera të procesit të numërimit të votave, tenderi për fletën e votimit, ai për kancelarinë, fushata e edukimit zgjedhor, për teknologjinë e informimit dhe asgjë më tepër se kaq. - Konkretisht, cila është vëmendja e organizatave të huaja asistuese në këtë proces zgjedhor? Gjithë procesi zgjedhor - ashtu si dhe aspekte të tjera të progresit së Shqipërisë në kuadër të objektivave të vendit tonë për anëtarësim në BE - është monitoruar

21


AKTUALITET nga organizatat ndërkombëtare që merren direkt me këtë proces, por jo vetëm prej tyre. Presim një numër shumë të madh vëzhguesish nga OSBE, ODIHR, Këshilli i Europës, nga ambasadat e akredituara në Tiranë nga shoqëria civile. Këtu do më pëlqente të theksoja një moment: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ushtron veprimtarinë më transparente nga të gjitha institucionet shtetërore që funksionojnë në Shqipëri. Mbledhjet e KQZ-ja janë të hapura, por edhe të mundshme për t’u ndjekur online në faqen tonë në internet, nga çdo vend i botës. - Një saktësim për listat e kandidatëve për deputetë; kur do t’i publikoni ato? Pasi partitë politike t’i dorëzojnë këto lista sipas afateve ligjore dhe KQZ të bëjë verifikimin, ato do të bëhen publike menjëherë. - Procesi zgjedhor po vazhdon. Çfarë kërkon kreu i KQZ-së nga partitë politike shqiptare sot? Është e qartë që procesi zgjedhor në Shqipëri, është i ngarkuar me masa të shumta sigurie, për të krijuar besueshmëri tek ky proces. Kjo për shkak se besimi i partive politike ndaj njëra-tjetrës dhe rrjedhimisht ndaj vetë procesit, ka çaluar. E vetmja gjë që unë do të dëshiroja, do të ishte që partitë politike të besonin më shumë tek një proces i drejtë, i lirë, i barabartë, pasi mendoj se këtu fillon zinxhiri i të gjitha anomalive që nodhin në procesin zgjedhor. Ajo që ndodh në vendet e përparuara demokratike drejt të cilave ne aspirojmë të shkojmë, është se proceset zgjedhore janë shumë të thjeshta. Nuk është e nevojshme në këto vende, që fletët e votimit të kenë elemente sigurie që konkurrojnë me ato të kartmonedhës; që kutitë e votimit të mbyllen me kavo çeliku të cilat për t’u hapur kërkojnë pinca speciale. Pavarësisht se ne mund t’i gëzohemi teknologjisë që po përpiqemi të implementojmë, si monitorimi me kamera vëzhgimi etj, kjo nuk ndodh në asnjë vend të përparuar. Kuptohet, jo se nuk kanë teknologjinë, por për shkak të standardit të lartë të besueshmërisë së procesit zgjedhor. Prandaj, jam i bindur që në rast se ky proces zgjedhor realizon standardet, këto masa do të vijnë duke rënë në të ardhmen. Kjo pra, është ajo çka pritet sot nga partitë politike:Të mbjellin frymën e besimit.

22

Shtatë anëtarët e KQZ-së gjatë një mbledhjeje. Djathtas, kuti votimi në pritje për t’u numëruar

ÇFARË PO NDODH ME PËRGATITJET E PROCESIT TË V

Zgjedhjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 28 qershori. Çfarë vendosin shtatë anëtarët e institucionit më të lartë zgjedhor. Monitorimi me kamera i procesit të numërimit të votave dhe roli i policisë. Pas kuintave të zgjedhjeve NGA RENATO KALEMI

K

ur shkrimtari britanik Xhorxh Oruell shkroi romanin “1984” dhe i dha jetë konceptit të “Vëllait të Madh”, mbikëqyrja e dikujt ndaj diçkaje do të merrte një ngjyrim tjetër. Dhe ky term kaq i goditur do të identifikonte cilindo që ushtronte kontroll me kamera mbi një aktivitet apo proces. Një stil i tillë është menduar të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme shqiptare, ku rolin e “Vëllait të Madh” do ta interpretojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, le të jemi më të qartë: E diela e 28 qershorit do të mbikëqyret nga rreth 400 kamera, të cilat do të transmetojnë direkt të gjithë procesin e numërimit të votave. Dhe jo vetëm kaq.

Prej muajit shkurt, kur KQZ-ja ndryshoi thuajse plotësisht përbërjen e saj duke u reduktuar në shtatë anëtarë (nga nëntë që ishin), ka nisur “maratona” për përgatitjen e zgjedhjeve më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ndoshta po aq domethënëse sa ato të vitit ‘92. Sigurisht, jemi mësuar që çdo palë zgjedhjeve t’u japim kaq emfazë, dhe sot gjendja nuk është si në 92-shin, por rëndësia është po ajo: Cilësia e këtyre zgjedhjeve do garantonte normalitetin demokratik ku kemi hyrë, ndërsa e kundërta do ta kompromentonte rëndë atë. Dhe jemi në një proces që do të administrohet nën kujdesin e institucionit zgjedhor, me përpjekjen për të shmangur çdo lloj prob-


SA NA KUSHTOJNË ZGJEDHJET

VOTIMIT

brenda

lemi dhe garantuar standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët.Të kërkuar akoma më shumë, nga shoqëria shqiptare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një ridimensionim të strategjisë që do të ndjekë për procesin zgjedhor. Duke filluar që nga zbatimi i një plani më të plotë për informimin e qytetarëve për zgjedhjet deri tek përqëndrimi në internet të të gjithë veprimtarisë së saj, me synimin për të qenë sa më transparente në komunikim me votuesit. Virtualizimi i procesit do të përfshijë edhe nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në kohë reale. “Do të përqëndrohemi shumë në publicizimin e procesit”, thotë kryetari i KQZ-së Arben Ristani, duke e vënë theksin tek të rejat që ky institucion ka menduar të sjellë në këto zgjedhje për të thjeshtëzuar ato detaje që në zgjedhjet e kaluara mund të kenë qenë objekt debati ose kritikash. Dy muajt që kanë mbetur do të jenë më të ngarkuarit për shtatë anëtarët e institucionit, qoftë në miratimin e udhëzimeve apo akteve të 17 prill 2009

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të cilësohen si më të shtrenjtat në historinë e proceseve zgjedhore të Shqipërisë. Sipas buxhetit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ato do të kushtojnë plot 7.14 miliardë lekë, çka përfshin shpenzimet për të gjitha mjetet e nevojshme dhe pagat e njerëzve që do të merren me administrimin

e tyre. Një shumë e cila fillimisht ka qenë 6 miliardë lekë, miratuar nga Këshilli i Ministrave, por pas konsultimeve me KQZ-në është rritur me 1.14 miliardë lekë më shumë. Në këtë vlerë hyjnë edhe fondet që do të përdoren për monitorimin me kamera të të gjithë procesit të numërimit të votave. Por, një zë të konsiderueshëm financiar në buxhetin që

ndryshme, qoftë në mbikëqyrjen e ngritjes së komisioneve të niveleve të dyta e të treta (KZAZ dhe KQV) apo trajnimin e komisionerëve. E ndërkohë, janë miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me konstituimin e këtyre komisioneve, fletën e votimit që do të përdoret apo mënyrën e sjelljes së Policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve. Një proces i cili i ngjan një reaksioni zinxhir; nëse çalon një hallkë, atëherë kjo do të krijonte probleme në të gjithë vazhdimësinë e punës së KQZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Vonesat në propozimin e anëtarëve për komisionerë të KZAZ-ve është një nga problemet që ndikon drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Për këtë arsye, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u tregua i prerë në deklaratën e tij të disa ditëve më parë, ku kritikonte partitë politike për të plotësuar në kohë detyrimet e tyre ligjore në propozimin e emrave për anëtarë të KZAZ-ve. “Kemi të

ka KQZ-ja për përgatitjen e zgjedhjet të 28 qershorit e kanë edhe pagat e mbi 41 mijë komisionerëve të niveleve të ndryshme, si dhe pagat e punonjësve part-time. Gjithashtu, nga ky fond do të lëvrohen edhe paratë për blerjen e fletëve të votimit, të cilat pritet të jenë 3.195.913 copë, pra 2% më shumë se sa numri total i zgjedhësve (3.133.248).

bëjmë me shkelje të ligjit nga forcat politike për momentin e prurjes së propozimeve, të cilat duhet të ishin sjellë para 15 ditësh dhe nuk janë sjellë. Ne nuk mund t’i realizojmë detyrat tona në rast se partitë politike që janë komponenti kryesor i këtij procesi nuk realizojnë detyrimet e tyre ligjore”, do të shprehej ai, në fund të muajit mars. Janë pikërisht këto vonesa ose zëvendësimet e minutës së fundit të anëtarëve të KZAZ-ve apo qendrave të votimit, ato që rezultojnë në fund si një hallkë që nuk ka funksionuar siç duhet. Sepse anëtarët e rinj në detyrë nuk kanë asnjëherë kohën e mjaftueshme për t’u trajnuar dhe njohur mirë kuadrin ligjor mbi të cilin do të bazohen për administrimin e votës së qytetarëve. Megjithatë, sipas KQZ-së komisionet tashmë janë ngritur dhe në javët në vazhdim pritet të nisë trajnimi i anëtarëve, ku një kontribut të veçantë ka dhwnw dhe do tw japë edhe zyra e OSBE-së në Tiranë. Vetëm në muajt mars-prill KQZ-ja ka parashikuar të marrë 24 vendime, mes të

23


AKTUALITET

24


cilave renditen edhe publikimi në faqen zyrtare në internet i listës paraprake dhe përfundimtare të votuesve. Gjatë kësaj periudhe do të miratohet edhe modeli i listës shumë-emërore të kandidatëve për deputet, si dhe nxjerrjen e një udhëzimi për rregullat dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit. Por, një nga vendimet më të rëndësishme i miratuar së fundmi është projekti për mënyrën e transparencës së procesit zgjedhor të 28 qershorit. Kjo ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve nëpërmjet regjistrimit me kamera dhe afishimit në ekrane tw numërimit të votave. Projekti i KQZ-së, i cili rrjedh si detyrim nga Kodi Zgjedhor, parashikon instalimin e 385 kamerave në të 66Vendet e Numërimit të Votave të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Kjo do t’i japë mundësinë KQZ-së që të ndërhyjë në çdo kohë, në rast se do të ketë nevojë për zgjidhjen e ndonjë situate bllokuese apo dhënien e sqarimeve. Madje, ata që janë të interesuar për të mësuar në kohë rekord se cila është partia fituese në një zonë të caktuar zgjedhore, mjafton t’i drejtohen vendit ku është vendosur Grupi i Numërimit të Votave për të parë në monitorin e madh të instaluar aty, se sa vota ka siguruar një parti apo një tjetër. Nga ana tjetër, KQZ ka parashikuar që të publikojë në kohë reale në faqen e saj të internetit rezultatet paraprake për çdo qendër votimi. Ky projekt përcakton që KZAZ-të duhet t’i përcjellin KQZ-së me anë të postës elektronike informacionin për çdo qendër votimi, menjëherë pas marrjes së tabelës së rezultateve nga grupet e numërimit. Publikimi i tyre do të bëhet në sallën e mediave, elektronikisht e në letër, dhe në faqen e internetit, ku të gjithë të interesuarit mund të dinë në kohë reale tendencën e fituesit të zgjedhjeve. Në përgatitje është edhe programi që do të mundësojë përcjelljen e të dhënave paraprake. 17 prill 2009

KQZ ka miratuar një udhëzim të posaçëm për sjelljen e policisë në ditën e zgjedhjeve. Majtas, dy të rinj shohin emrin në listë.

Por, periudha më e ngarkuar dhe më “delikate” për KQZ-në është rezervuar gjatë muajve maj-qershor, kohë kur do të merren vendimet e rëndësishme për regjistrimin e partive politike ose koalicioneve parazgjedhore, për shpërndarjen e fondeve publike apo për modelet e dokumentacioneve që do të përdorin komisionet lokale të qendrave të votimit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë politike duhet të publikojnë listat shumë-emërore të kandidatëve për deputetë jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve, kurse koalicionet duhet t’i paraqesin këto lista jo me vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edukimit zgjedhor të shtetasve shqiptarë, ku me anë të promocioneve të ndryshme, që përfshijnë reklamat televizive apo posterat, do t’u shpjegohet si të votojnë, çfarë dokumenti identifikimi të paraqesin në qendrën e votimit dhe detaje të tjera të këtij lloji. Këtu përfshihet edhe sensibilizimi i të rinjve për të marrë pjesë sa më gjerësisht në zgjedhje, meqënëse sondazhet e ndryshme treguojnw se mosha 18-30 vjeç janë shtetasit që tregohen më indiferentë ndaj të drejtës së tyre për të votuar. Politikë ndryshe do të ndiqet edhe me minoritetet në Shqipëri. Për të cilat, do të botohen postera e broshura në gjuhën përkatëse.“Faqja e internetit do të luajë një rol aktiv në të gjitha këto. Edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është menduar të nxiten për të qenë më aktivë në zgjedhje, meqënëse Kodi Zgjedhor ende nuk u ka dhënë një zgjidhje të drejtës që ata kanë për të votuar edhe nga vendet ku jetojnë. Për të rregulluar edhe rolin e policisë në ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja ka miratuar një udhëzim të posaçëm ku përcaktohen detyrat e uniformave blu dhe forcave të

ushtrisë, si dhe rastet për thirrjen e tyre në ambientet e qendrave të votimit dhe numërimit të votave. Më 28 qershor policisë i ndalohet të afrohet pranë qendrave të votimit, me përjashtim të atyre që merren me ruajtjen e objekteve zgjedhore. Janë të detyruar të mbajnë uniformën gjatë ushtrimit të detyrës dhe dokumentin e identifikimit. Por, do t’u lejohet të mbajnë armatim personal brezi dhe automatikë. Ndërkohë, udhëzimi ndalon përdorimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Speciale, në ruajtjen e objekteve zgjedhore si edhe përdorimin e uniformave blu dhe atyre të ushtrisë, në veprime që mund të cënojnë vullnetin e shtetasve. Por, anëtarët e KQZsë do të tregohen edhe më të kujdesshëm kur të vijë puna për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike, për transparencën e të cilave gjithmonë ka pasur ankesa nga organizma të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Do t’i takojë KQZ-së që të bëjë verifikimin e këtyre të ardhurave të subjekteve 45 ditë pas shpalljes së rezultatit, përmes angazhimit të ekspertëve kontabël të licensuar. Mbikëqyrja e procesit zgjedhor ka nisur prej dy muajsh, me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor. Dhe do të finalizohet ditën kur kryetari i KQZ-së do të deklarojë zyrtarisht verdiktin e qytetarëve shqiptarë. Sigurisht, kjo ditë do të vijë shumë më shpejt në rast se edhe procesi i ankimimeve të rezultatit nga subjektet politike nuk do të zgjasë pambarimisht, siç ndodhi në zgjedhjet e katër viteve më parë. Derisa të vijë ajo ditë “Vëllai i Madh” i zgjedhjeve do të vazhdojë të mbikëqyrë me kujdes ecurinë e përgatitjes së procesit, për të kulmuar të dielën e 28 qershorit kur numërimi i votave të transmetohet “live” dhe rezultatet t’i mësojmë në kohë reale.

25


AKTUALITET

Daniel Berg, Kreu i zyrës së BERZH-it në Shqipëri. Lart, me ministrin e Financave Bode dhe me Zv/presidentin e BERZH, Varel Freeman e presidentin i Çalik Group, Ahmet Çalik, gjate nënshkrimit me Albtelecom

DANIEL BERG, KREU I ZYRËS SË BERZH-IT NË SHQIPËRI

MSA më e rëndësishme 16


Çfarë dhe si do të ndryshojnë investimet e huaja në vend. A do të ndikojë në ekonominë tonë anëtarësimi në NATO. Kreu i BERZH për Shqipërinë tregon për investimet që do të kenë më shumë ndikim në ekonominë tonë, krizën financiare si dhe rritjen ekonomike, parashikimi i së cilës mbetet ende një veprim i rrezikshëm

se NATO 17 prill 2009

NGA ANDUELA NIKA

E

shtë përfaqësuesi i njërës prej bankave më të mëdha në botë, ka vite në Shqipëri, por jo aq sa të shtrojë një qilim shqiptar në zyrën e tij. Para Shqipërisë ka provuar kreun e zyrës së BERZH për Kirgistanin, të cilit i vlerëson mes të tjerash edhe qilimat. Daniel Berg, kreu i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e pranoi me kënaqësi intervistën për “Klan”. I veshur sportiv, pothuajse gjithnjë i qeshur, në zyrën e tij që nuk ta jep përshtypjen e zyrës së drejtori të një enti financiar gjigand, përgjigjet prerë dhe nuk të jep shkas për pyetje brenda pyetjes. Berg vlerëson investimet e BERZH në sektorin privat dhe publik dhe parashikon që këto do të kenë impakt në ekonominë shqiptare. Flet gjithashtu dhe për situatën dhe prioritetet ekonomike shqiptare në këtë periudhë krize financiare. Jep përgjigje në lidhje me rritjen ekonomike, parashikimi i të cilës mbetet ende një veprim i rrezikshëm për të. -Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim duket se është më e fokusuar në sektorin privat sesa në atë publik dhe diferenca duket se ka tendencë në rritje. Pse kjo zgjedhje? BERZH mund të investojë në sektorin publik ashtu dhe në atë privat dhe faktikisht portofoli ynë i përkushtohet njësoj secilit. Në vitin 2007, Banka nënshkroi dy projekte të rëndësishme në sektorin publik, siç janë rruga Levan-Vlorë dhe TEC-i i Vlorës. Të dyja këto projekte janë bashkëfinancuar me institucione të tjera ndërkombëtare – BEI dhe Banka Botërore. Në fakt, si kundërpërgjigje ndaj krizës financiare ndërkombëtare, BERZH, BEI dhe Banka Botërore janë duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë

për të ndihmuar zbutjen e efektit të krizës në ekonomitë e rajonit. Në shkurt të këtij viti, të tre këto institucione u zotuan të japin deri në 24,5 miliardë euro në mbështetje të sektorit bankar në rajon dhe për t’u siguruar kredi bizneseve të prekura nga kriza globale ekonomike. Në vitin 2008, BERZH financoi 87 milionë euro në Shqipëri, të gjitha në sektorin privat. Këtu përfshihen investime të mëdha, si Fabrika e Çimentos,Titan Antea Cement dhe privatizimi i Alb Telekom, si edhe projekte më të vogla të tilla si blerja e aksioneve në Union Bank dhe Tirex në sektorin e minierave. Në 2009-tën, ne parashikojmë të financojmë projekte të sektorit publik dhe privat. Nga njëra anë ne parashikojmë të financojmë këtë vit projekte private të vogla dhe të mëdha në fushën e pasurive te paluajtshme, burime natyrore, agrobiznes dhe në sistemin bankar. Nga ana tjetër, ne aktualisht po punojmë me Qeverinë Shqiptare dhe veças me Bashkinë e Tiranës në disa projekte të rëndësishme rrugësh. -Parë nga ky këndvështrim, a ndikoi viti elektoral në politikat e BERZH-it? Praktikisht, zgjedhjet nuk ndikojnë në politikat e BERZH apo projektet e tij, megjithëse qeveritë dhe parlamentet natyrisht mund të mos jenë të fokusuar gjatë periudhës zgjedhore. Personalisht, jam në pritje të këtyre zgjedhjeve dhe shpresoj për standarde të larta të transparencës dhe pjesëmarrjes. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ne presim që Qeveria e ardhshme shqiptare dhe parlamenti të ruajë shumë nga përparësitë, duke përfshirë këtu financimet kyçe në infrastrukturë (rrugë, porte, energji) dhe krijimin e një klime biznesi të përshtatshme për investitorët. - Si pritet të jetë këtë vit përfshirja e BERZH në ekonominë shqiptare. A do të ketë më shumë investime se

17


AKTUALITET një vit më parë? Qëllimi ynë është të firmosim 100 milionë euro ose më shumë në investime të reja këtë vit, i cili do të ishte niveli më i lartë i investimeve të nënshkruara ndonjëherë. Që të realizohet kjo, duke patur parasysh dhe situatën e sotme financiare, nevojitet një punë e madhe nga Banka, po ashtu dhe nga partnerët tanë të sektorit privat dhe publik. -A mendoni se kriza aktuale financiare do të ndikojë në zvogëlimin e investimeve të huaja në Shqipëri? Ne po vemë re se ka një ndikim të krizës botërore financiare në Shqipëri, megjithëse më pak se në shumë vende të tjera ku operon BERZH. Remitancat janë ulur në mënyrë të ndjeshme, që nga shtatori i vitit të kaluar. Rënia e nivelit të depozitave bën që bankat lokale të kenë më pak burime per financimin e projekteve interesante. Investitorët e mëdhenj të huaj, që po përballen me vështirësi financiare në vendet e tyre, mund të detyrohen të shtyjnë investimet e tyre në Shqipëri. Megjithatë, ne presim që gjatë vitit 2009 të shikojmë vazhdimin e investimeve kyçe si blerja e OSSH nga CEZ dhe ndërtimi i fabrikës së cimentos Titan-Antea (ku BERZH dhe IFC janë investitorë). -Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO a përbën një faktor shtesë për rritjen e investimeve të huaja? Integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në institucionet euro-atlantike dhe roli i saj konstruktiv në bashkëpunimin rajonal janë shenja pozitive për investitorët. Anëtarësimi në NATO shikohet si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin. Por mbase më e rëndësishme në terma ekonomikë është vazhdimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE. MSA ndihmon për të garantuar që Shqipëria po vendos standarde ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të promovojë më tej tregëtinë dhe investimet. -Duke qenë vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për statusin e kandidatit në BE, a ndryshojnë prioritetet e BERZH në lidhje me Shqipërinë? Shumë nga projektet e Bankës do të ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpara për të siguruar standardet europiane dhe integrimin e mëtejshëm europian. Këtu përfshihen investimet në transport (rrugë, porte, aeroporte) por gjithashtu edhe në agrobiznes dhe në industrinë e lehtë dhe të rëndë. Një shembull i vogël: një nga investimet e

18

fundit të Bankës në fabrikën e riciklimit të letrës dhe paketimit, Edipack, do t’i lejojë fermerët shqiptarë t’i transportojnë produktet e tyre më me efikasitet në Europë. -Ju keni deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2009, do të jetë 4%. Sa janë premisat reale që të kemi këtë rritje? Në çdo kohë, por veçanërisht në situatën e sotme financiare botërore, është e rrezikshme të bësh parashikime për rritjen e ardhshme ekonomike. FMN së fundmi ka deklaruar se rritja ekonomike pritet të jetë diku mes 0 dhe 1%. Sigurisht, ekonomia shqiptare nuk është e veçuar nga zhvillimet botërore, por në të njëjtën kohë, izolimi relativ shqiptar ka bërë që ekonomia të jetë më pak e prekur sesa vende të tjera në rajon. Ne parashikojmë një rritje ekonomike pozitive për Shqipërinë në vitin 2009, por në një nivel më të ulët se 4% që përmendët, si rezultat i gjendjes ekonomike globale të përkeqësuar dhe si rrjedhojë e rritjes së faktorëve negativë për ekonominë shqiptare. Ajo që është e rëndësishme për rritjen afatgjatë është të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe ai fiskal (ndërkohë duke iu përgjigjur dhe nevojave të shtresave më të varfra shoqërore) si dhe të vazhdohet të krijohet klima që përkrah investimet. Siç thashë dhe më lart BERZH është e gatshme të financojë investime në sektorin privat dhe atë publik. Disa projekte të BERZH mund të kenë impakt të shpejtë, për shembull sigurimi i fondeve për bankat lokale, në mënyrë që këto të vazhdojnë të financojnë tregun lokal. Ne po diskutojmë me disa banka për dhënien e linjave të kreditit, duke u fokusuar për shembull te kreditimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe efiçenca energjetike. -Aktualisht si po shkon ecuria e

projekteve kryesore dhe cilat do të jenë projektet në të cilat BERZH beson se do të kenë impakte më të mëdha? Shumë nga projektet tona po zhvillohen shumë mirë dhe ne presim nga secili prej tyre të ketë ndikim në ekonomi. Nëse flasim për koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, projekt i cili është në fazën e tij të dytë të zgjerimit, mund të themi se ka një ndikim të madh te cilido që vjen në Shqipëri. Çdo biznesmen apo turist tani do të ketë një përshtypje të parë më të mirë për vendin. Projektet e rrugëve, si ai i mbikalimit të Kamzës, po lehtësojnë infrastrukturën rrugore në gjithë vendin dhe në Tiranë. Unë personalisht jam veçanërisht krenar për investimet tona të vogla, sidomos kur ne rrisim standardet. Impianti BiInvest i prodhimit të asfaltit, prodhon asfalt me standarde ndërkombëtare, i cili nevojitet në projektet rrugore që janë në zbatim. Fabrika e përpunimit të vajit të ullirit Agrotal po ofron markën e parë ndërkombëtare të vajit të ullirit shqiptar. Fabrika e paketimit Edipack jo vetëm që po ofron një produkt cilësor, por edhe po ndihmon në ndryshimin e opinionit shqiptar në lidhje me riciklimin. Investimet tona me bankat- BKT, Union Bank dhe Intesa Sanpaolo- po shkojnë mirë. Më e rëndësishmja është se ne vitet e fundit na ka lënë shumë përshtypje të mira fuqia e sistemit bankat shqiptar dhe puna rregullatore e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ne po përballemi me vonesa në disa projekte të infrastrukturës. Këto projekte shpesh po vonohen nga çështjet të shpronësimeve (si pasojë, reforma e pronave mbetet përparësi) dhe vonesa të prokurimit, duke treguar një nevojë për përmirësim të mëtejshëm të kapaciteteve në administratën qeveritare.


BALLKAN PSE QËNDRIMI I SOTËM SPANJOLL ËSHTË KALIMTAR

Aserbisados Edhe pse Spanja për momentin nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ngjajshmëria e itinerarit të këtyre dy vendeve deri tek pavarësia, është shpresëdhënëse NGA AGIM POPOCI

M

e vizitën e fundit që Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç bëri në Spanjë, ekzaltimi serb duket se arriti kulmin, pas garancive që kishin marrë nga zyrtarët më të lartë të këtij vendi se nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb i shoqëruar nga shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, ministri i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac dhe ai i Tregtisë, Sllobodan Millosavleviç, pas kësaj vizite ku takuan Mbretin spanjoll, Huan Karlos dhe mbretëreshën Sofia, kryeministrin Zapatero dhe homologët e ministrive përkatëse; hallakatën opinionin serb i cili thuajse u bind se pranimi i shtetit kosovar nuk do të ndodhë. Nga ana tjetër, opinioni kosovar filloi t’i shuajë shpresat mbi këtë pranim të një shteti të rëndësishëm evropian dhe filluan thashethemet se si vetëm SHBA do ta bindë Spanjën dhe askush tjetër, pse Obama u nis drejt Europës dhe cilat ishin variantet e tërheqjes së forcave spanjolle nga Kosova. Por historia na mëson diçka tjetër. Edhe pse spanjollët janë kaq të serbizuar, ose siç mund të quhet aktualisht shoqëria spanjolle, “aserbisados”, nuk mund t’i lidhë asgjë përveç një historie të largët, e cila na kujton se në këtë vend janë bërë dëbime masive për shtatë shekuj me rradhë të myslimanëve dhe çifutëve, specialitet ky i njohur edhe për pushtetin serb. Dhe nga ana tjetër, për ironi të fatit, kur Spanja u okupua nga Franca ashtu sikurse edhe Kosova nga Serbia, kishim patriotë dhe “аfransesados“ në tokën spanjolle, dhe patriotë e “shqiptarë të ndershëm” në tokën kosovare dhe të dyja këto toka të okupuara u çliruan me luftë guerrile. Spanja në luftën e saj kishte krah edhe Britaninë e Madhe e cila i ndihmoi

20

për ta rifituar pavarësinë, dhe nëse dikush vërtet do të ndikojë në njohjen e shtetit të Kosovës, atëherë ai është çlirimtari i saj. SPANJA SI SERBIA Presidenti Tadiç, pas vizitës në Madrid flet me ngazëllim të madh për politikën dhe principet spanjolle që janë shumë të forta, aq të forta sa ta ndryshojnë kursin për mosnjohjen e pavarësisë e Kosovës. Rëndësia e njohjes së Kosovës nga ky vend anëtar i BE-së është i padiskutueshëm, por amullia e krijuar në opinionin kosovar për veprimet e zyrtarëve spanjollë nuk është alarmante. Edhe pse historia e largët i lidh shumë veprimet spanjolle të shekullit XVIII me ato serbe të shekullit të XXI-të, zhvillimet e ngjarjeve në Spanjë janë shumë më shpresëdhënëse për gjetjen e një kallauzi spanjoll. Sipas të dhënave më të fundit nga 1 Janari i vitit 2006, në Spanjën 44 milio-

nëshe jetojnë vetëm 3.400 serbë, ndërsa ajo që lidh spanjollët me serbët është e frikshme dhe e papërsëritshme dhe nuk ka të bëjë me civilizmin por me dëbimin masiv të popujve jospanjollë, përkatësisht joserbë. Në Spanjë, fatin e zi e kanë pasur myslimanët dhe çifutët të cilët nga fillimet e shekullit VIII me lëvizjen “Reconquista” e deri më 31 dhjetor të vitit 1492, u dëbuan në mënyra nga më të ndryshmet. Rekonkista ishte një lëvizje spanjolle dhe portugeze për dëbimin e maurëve (arabëve myslimanë) nga gadishulli iberik. Shtytja e kësaj lëvizjeje ishte prania e maurëve në Europë, ndërsa frytet e saj që u ndjenë që në vitin 718 me “çlirimin” e Galicisë dhe Leonit, përfundojnë më 1492 kur u zhduk edhe bastioni i fundit i maurëve në Evropë, emirati i Granadës. Më 31 dhjetor të vitit 1492, Mbretërit katolikë firmosin në Granadë urdhërin për dëbimin e hebrenjve sefarditë nga Mbretëria e Kastilës. Fernandi


Kryeministri serb Tadiç gjatë vizitës së nivelit të lartë në Spanjë, pati takim me mbretin Huan Karlos (lart) dhe kryeministrin Zapatero. Në faqen tjetër, foto me çiftin mbretëror

i II-të nga Aragona, firmos dokumentin e dytë që ka të bëjë me çifutët në mbretërinë e Aragonës, ndërsa masat arsyetoheshin me dokumentin i cili ishte hartuar nga inkuizitori kryesor dhe rrëfyesi personal i Mbretëreshës Izabelë nga Kastila, fra аomas de Torkemada. Dokumenti fliste për ruajtjen e unitetit dhe shtrirjen e fesë katolike, sepse raportet e klerikëve të shumtë katolikë flisnin për përpjekjet e çifutëve që në çdo mënyrë t’i bindin katolikët e ndershëm që të heqin dorë nga kristianizmi dhe t’i bashkohen fesë hebraike. Edhe pse Granada ishte dorëzuar përmes negociatave më 1492 nga ana e myslimanëve, politika e dhunshme e konvertimit fetar irritoi myslimanët të cilët në vitin 1500 u rebeluan dhe organizuan kryengritje që u kushtoi shumë, deri në dëbim nga toka spanjolle. Por jo gjithçka përfundon këtu, sepse në vitin 1502, myslimanët spanjollë “moriscos” u dëbuan ashtu si edhe në vitin 1609, për të përfunduar në vitin 1616 me 272.000 moriskos jashtë tokës spanjolle. Të njëjtin fat e kishin edhe shqiptarët që ngelën nën sovranitetin serb dhe jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Edhe pse serbët flasin për Kosovën si djep i Serbisë, dëbi17 prill 2009

mi i shqiptarëve nisi që nga Serbia qendrore, qyteti i Nishit, në fillimet e shekullit XV. Politika e dëbimit do të vazhdonte për të përfunduar në vitin 1999, kur gjithçka u shëndrrua në krizë humanitare me dëbimin e më shumë se një milionë shqiptarëve nga toka kosovare. SPANJA SI KOSOVA Ajo çfarë do t’i ndodhte Spanjës në fillim të shekullit XIX dhe Kosovës në fund të shekullit XX, i lidh këta popuj më shumë se historitë e urrejtjes dhe dëbimit. Në fillim të shekullit XIX Napoleon Banaparti me forcat e tij okupoi qytetet kryesore spanjolle duke ngjallur një ndjenjë kombëtare në shoqërinë spanjolle e cila, ishte ndarë në patriotë dhe “afransesados”(lexo: të frëngjizuar). Edhe pse deri dje aleatë, ajo që do të ndodhë më 3 maj të vitit 1808, kur në Madrid u pushkatuan 150 oficerë francezë (dhe më pas skena do të përsëritet në shumë qytete spanjolle), do të jetë një skenë e Kosovës së fi llimviteve ‘90. Duke mos marrë seriozisht çetat spanjolle, Napoeloni mendoi të korrte fitore por fundi ishte në horizont. Kapitullimi i Saragozës ishte i turpshëm për francezët edhe pse në veri ata kishin korrur një sukses. Kryengritjet popullore në Spanjë nxitën forcat britanike për t’i ndihmuar që në gushtin e vitit 1808, ndërsa 1 dhjetori

do të mbahet në mend si dita kur forcat franceze erdhën deri në Madrid dhe tri ditë më pas u shfaq edhe Jozef Bonaparti (vëllai i perandorit, i caktuar “mbret” i Spanjës), për t’u befasuar me ushtrinë britanike të kryesuar nga Xhon Mur. Ndoshta muaji qershor është rastësi, por edhe për Spanjën ashtu si edhe për Kosovën ishte vendimtar. Më 2 qershor të vitit 1813, 65.000 ushtarë francezë u përballën me 53.000 forca britanike, 27.000 portugeze dhe 19.000 spanjolle. Kjo përballje do të zgjaste plot dy muaj, dhe forcat aleate do të korrnin fitore, e cila do të kurorëzohej më 11 dhjetor me Marrëveshjen e Valensajit. Edhe pse okupatori francez uli kokën, spanjollët nuk i besuan dhe vazhduan luftimet duke vazhduar me fitoret e aleatëve deri në tokën franceze, kur dhe ra Napoleoni dhe në vitin 1814 sërish bëhet mbretëri me kthimin e Burbonëve. Ngjarjet që do të pasojnë pas këtyre betejave, do ta sjellin shumë herë në cep të katastrofës këtë shtet i cili më pas u demokratizua, por gjithmonë me ndihmën e aleatëve, që në rastin e Spanjës dhe Kosovës, janë po ata, më të fortit: SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe. Për këtë arsye Kosova dhe qytetarët e saj duhet të bëjnë gjumë të qetë dhe të vazhdojnë procesin demokratik të vendit, sepse Serbinë, ashtu siç thotë presidenti serb Tadiç, nuk mund ta anëtarësojë në BE, as Spanja dhe as Qiproja që sot kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Por që të dy këto shtete janë produkte të aleatëve të Kosovës, dhe si të tilla do të mund të mbijetojnë vetëm me aleatë të këtij lloji...

21


AKTUALITET

“SHQIPERIA E RIPOPULLIMI DHE MISIONI I RI I ISH KINOSTUDIOS

Nga një qytet kinemaje është kthyer në një qytet mediash. Çfarë po ndodh me tokën e kinemasë, projektet dhe dështimi i filmit shqip. Një rrugëtim, në vendin ku ritakohen artistët. Për qëllime të tjera, ama NGA ANDUELA NIKA

22

T

ulla, llac edhe beton. Kjo është tashmë parrulla e tyre, nëpër labirinthet ende të pasistemuara të një zone të rrethuar që dikur gjendej jo në periferi, por krejt jashtë kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Po “ata” kush janë? Fjala është për banorët pasardhës të së dikurshmes, të vjetrës Kinostudio “Shqipëria e Re”, të cilës sërish kanë lidhje me ekranin dhe me televizorin. Por që nuk bëjnë filma. Që shumëçka ndryshoi në realitetin shqiptar të pas 90-tës, askush nuk e mohon dot. Por pas 20 vitesh demokraci, rasti i ish Kinostudios është ndër të paktat momente kur ndryshimi i destinacionit të një objekti, nuk i largohet shumë destinacionit të parë. Nën udhëzimin, frymëzimin dhe idetë e sovjetikëve, diktatori komunist shqiptar ndërtoi një Kinostudio me tavane deri në qiell e hapësira të pamata. Dendësia e popullsisë brenda ishte sa në shkretëtirën e Gobit. Në kohën e sotme është krejt e kundërta. Kinostudioja që njihnim ka përfunduar në 3 zyra ku njërës po i bie llampadari. Kusuri është dhënë me qera dhe dendësia e popullsisë ka arritur sa në Tajvan.

Nëse keni kohë pa kaluar nga ato anë dhe ruani ende kujtimin e ish Kinostudios, asaj hapësire ku silleshin artistë të mëdhenj, kineastë e kameramanë, bëni mirë ta kyçni mirë në një nga sirtarët e trurit tuaj, pasi nga ish Kinostudio (sot Albafilm Studio) ka mbetur vetëm ngrehina. Dhe ajo e dalë boje. Për pjesën tjetër, syrin mund ta kënaqni duke parë personazhet më të njohura televizive tek vijnë dhe parkojnë makinat e tyre, pikërisht në qoshen kur dikur xhironte Kadri Roshi, jepte direktiva Pirro Milkani dhe ku asokohe thurrnin ëndrrat e mëdha aktoret e rejaYllka Mujo e Elvira Diamanti. Dhe ato mund të takojë t’i gjesh aty, por jo më sepse po xhirohet një film, por se i kanë ftuar në Tv. Tek cili? Ato mund të shkojnë tek të gjitha ekranet. Pasi vetëm me një të rrotulluar mund të gjenden në Klan Tv, Ora News, Mediasat, Telenorba Shqiptare, Tv A1, mund të shkojnë dhe tek Akademia e Filmit Marubi dhe nëse presin dhe pak, do të kenë dhe disa ekrane të tjera. Jo më kot Yllka Mujo, kur e ftuan në emisionin “Blu” të Bledi Strakoshës në TvKlan, u shpreh se aty ndjehej si në shtëpinë e saj. Në fakt, për të gjithë këta artistë dhe jo vetëm, ish


RE”, SERIA 2 Kinostudio do të mbetet e tillë, veçse me një moderim në emër. Tani ajo po transformohet në shtëpinë e medias televizive, vendi nga ku transmetohen emisionet informative dhe ato argëtuese, aty ku bëhet spektakli e politika, dhe ku thuhet se është “ritakuar arti”. Për këtë të fundit mund të themi se është pjesërisht e vërtetë; se arti tani bëhet gjetiu, por takimi është sërish aty në ish Konostudio. Përballë mikrofronit të Hyrja kryesore e ish-kinostudios, sot Alba Film Studio. Në territoret e saj sot ndodhen disa televizione private

17 prill 2009

një gazetari dhe në zemër të një Cinecittaje të re: Asaj mediatike. Në tokën e kinemasë, sot realisht ka shumë pak ose aspak vend për kinemanë. Kishte pak dhe atëherë kur i pari televizion vuri gurin e themelit, duke ndjellë më pas gjithë të tjerët. Do të ishte Tv A1 që do ta shihte si një mundësi të mirë stacionimi, për të ngritur antenat

në atë pjesë të harruar të Tiranës, të quajtur Kinostudio që vazhdonte të jetonte nën hijen e legjendave kinematografike. Legjenda që tani janë kthyer në lajme. Dhe lajmi shkoi shumë shpejt drejt qendrës, ku pothujase të gjitha televizonet e mëdha ishin të stacionuara. Idea e qytetit të madh meditik, brenda qytetit të dikurshëm kinematografik duket se i grishi nga pak të gjithë. Dhe pas A1 u ngritën të tjera antena: TV Klan,TV Norba, Ora News, Akademia e Filmit Marubi dhe shumë të tjera që presin të stacionohen në atë pak copë tokë që ka mbetur nga gjithë ajo hapësirë e pamatë e menduar këtu e më shumë se 50 vite më parë nga ish diktatori Hoxha dhe shefat e propagandës. Hapësirat sigurisht që nuk janë zënë në mënyrë të paligjshme, aty nuk është një Bathore e dytë, edhe pse shumë artistë të vjetër të kinemasë e kanë ironizuar si të tillë; por një qytet i vogël ku televizonet i paguajnë shtetit qera për çdo metër katror të zënë mbi rrethimin që dikur ishte pronë ekskluzive e Kinostudios “Shqipëria e Re”. Dhe në dritën e këtyre ndryshimeve, drejtuesit e Albafilm Studio kanë menduar t’i menaxhojnë më mirë

23


AKTUALITET

Lart, hyrja kryesore e TV Klan. Në krah, Ora News. Poshtë akademia Marubi

të 57 mijë metrat katrorë që kanë në administrim. Ose më saktë, ajo që mbetet nga pjesa që nuk është zënë nga televizionet, e cila do të përdoret për të ndërtuar studio të tjera të reja, që do të jepen më pas me qera. Për të huajt këtë herë. Kushti do të jetë që ato të përdoren për montazh ose për xhirime. Funksione, të cilat kryhen edhe në një televizion. Kështu që brenda kësaj klauzole të vogël mund të rrinë fare mirë edhe studio të tjera televizive. Pastaj dera është çelur. Për më tepër kur të ardhurat e vetme të Albafilm Studio janë nga qeraja e ambienteve dhe aspak nga prodhimtaria e lartë e filmave. Një prodhimtari që për hir të së vërtetës na bënte që të mburreshim, se dhe ne kishim Cinecitta-në tonë, megjithë kufizimet skematike dhe dozën e thekur të propagandës. Shumë më modeste se ajo italiane dhe shumë larg asaj hollivudiane, por të paktën ishte. Duke parë dhe kohën në të cilën u krijua, kur vendi ishte me përqindje të lartë të analfabetizmit, flasim për fundvitet ’40, shteti e quajti të arsyeshme të shtonte numrin e sallave dhe aparateve lëvizëse, si

24

dhe filloi importin e filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, më pak nga Franca e Italia.Viti 1952 shënon ngritjen e studios së parë shqiptare të filmave, Kinostudio “Shqipëria e Re”. Dhe përvoja e parë në fushën e filmit artistik do të ishte bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik “Luftëtari i madh i Shqipërisë, Skënderbeu” (1954) i ndjekur më pas nga filmat e kineastëve shqiptarë. Bumi që do të pësonte prodhimi i filmave në vitet ’70 i dedikohet shumë dhe shkurtimit drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti edhe në fushën e kulturës, por edhe i nevojës për të perfeksionuar nivelin e propagandës. Çka në fakt solli dhe krijimin e brezave të shquar të aktorëve, regjizorëve dhe specialistëve të tjerë.Asokohe u shënua një rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 5-6 filma artistikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, kinokomedia e parë Kapedani (1972), u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar (Udha e shkronjave, 1978). Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80, filmi artistik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si “Ballë për ballë” (1979, regj. K. Çashku e P. Milkani), “Dora e ngrohtë” (1983, regj.

K. Çashku), “Agimet e stinës së madhe” (1981, regj. A. Minga), “Kohë e largët” (1983, regj. S. Pecani), “Tela për violinë” (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar, i cili arriti deri në 16 filma në vit. Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë, 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar. Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella. Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private, me regjisorë të kinostudios së mëparshme në bashkëpunim me Albafilm Studio, e cila është është qendër e administrimit të filmit në Shqipëri. Ndaj me të drejtë, ato dy-tre filma shqiptarë që shohim të ekranizuar një herë në 3 vjet, na bëjnë të besojmë akoma më fort se ngrehina me arkitekturë të veçantë rrëzë malit të Dajtit, është veçse kujtim i atyre kohërave kur bëhej film. Nuk realizojmë dot më një tjetër “Gjeneral Gramafoni”, një “Lulëkuqe mbi mure” etj. Sepse në ish Kinostudio, sot bëhet lajmi, shou dhe politika.


DRITARE

ZGJEDHJET, PARAMILITARËT DHE SHËRBËTORËT Duke pasur parasysh pretendimin logjik (Berisha madje e ka si moto të qeverisjes së vet) se në politikë duhet të përfshihen shërbëtorë, populli i thjeshtë ka të drejtë që të ngrejë supet: Kaq shumë njerëz dëshirojnë që të na shërbejnë ne, hallexhinjve? NGA AGIM ISAKU Ashtu siç pritej, partitë kanë filluar prezantimin e kandidatëve të tyre për deputetë të parlamentit të ri të Shqipërisë. Në të vërtetë asnjëra nuk e ka bërë këtë në mënyrë institucionale, pra asnjë parti nuk i ka depozituar emrat e këtyre kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, megjithatë lajmet në media tashmë nuk janë kundërshtuar nga selitë e partive. Në momentin kur ata do të zyrtarizohen, sigurisht që do të lindë e drejta për të bërë edhe një gjykim në lidhje me cilësitë e tyre politike, intelektuale, të integritetit njerëzor e kështu me radhë, sepse varësisht prej tyre do të kemi edhe mundësi të gjykojmë se në ç’cilësi do të jetë parlamenti që do të drejtojë vendin në katër vjetët e ardhshëm. Sidoqoftë, shenjat nuk duken edhe aq të mbara sa në atë kohë kur Rama dhe Berisha, me ndryshimet kushtetuese që realizuan në javën e tretë të prillit, thuajse një muaj pas së famshmes ditë të shënuar të Ideve të Marsit (që ka hyrë në historinë botërore si dita e vrasjes më të famshme politike të njerëzimit, asaj të Jul Cezarit), dhe ata përpiqeshin të na mbushin mendjen se me këto ndryshime kushtetuese të reflektuara më pas edhe në Kodin Zgjedhor të radhës, prurjet në parlamentin e ri do të ishin ku e ku më dinjitoze, do të kishim përfaqësues realë të popullit, intelektualë, jo më njerëz me 17 prill 2009

muskuj dhe me xhepa të mbushur me para, do të kishim… shërbëtorë të devotshëm të popullit. Informacionet e deritashme që vijnë nga selitë e partive flasin së paku për tre fenomene që nuk se janë karakteristikë e një partie, por e të gjitha partive, pra, për pasojë e politikës sonë në përgjithësi. Fenomeni i parë është se autoriteti i kryetarëve të partive përballë jetës institucionale të një partie, është absolute. I dyti është se kandidaturat e përfolura janë pikërisht ashtu sikundër u pretendua se nuk do të ishin:Të pasur ose me “muskuj”, pra njerëz që janë të aftë të korruptojnë me forcë ose me pare sistemin. Fenomeni i tretë është “sherri” mes atyre që janë në lista dhe atyre që nuk janë në lista, mes kontribuentëve të jetës së partive dhe “donatorëve”, mes atyre që vijnë nga parti të tjera dhe atyre që kanë qenë konseguentë në jetën e tyre politike, thënë ndryshe kemi një shumëllojshmëri sherresh. Duke pasur parasysh pretendimin logjik (Berisha madje e ka si moto të qeverisjes së vet) se në politikë duhet të përfshihen shërbëtorë, populli i thjeshtë ka të drejtë që të ngrejë supet: Kaq shumë njerëz dëshirojnë që të na shërbejnë ne, hallexhinjve? A ndjehen pas kësaj ata të respektuar dhe të përkëdhelur? Aspak, ndjehen të keqpërdorur dhe kanë krijuar menjëherë antikorpet e tyre:

Aata po na vjedhin votën, ne do t’u marrim ç’të mundemi gjatë fushatës. Kësisoj e gjithë shoqëria është përfshirë në një valle të hiles totale. Kandidatët përgjunjen, madje jo rrallë, sikundër pohojnë gojët e liga, duke paguar kryetarët që të hyjnë në lista; komisionerët, tashmë të specializuar, premtojnë dhe pranojnë pare si nga njëra parti, edhe nga ajo kundërshtare - kuptohet në shkëmbim të manipulimit të votave, - ndërsa votuesit rrinë nëpër klube dhe tallen. (O deputet, na bli nga një birrë, i kishin thënë para një tre ditësh në një klub fshati një deputeti me eksperiencë, nja dyzet veta që zdërhalleshin në mënyrën më lindore të mundshme. Bëra hesap, më tregonte deputeti, dhe nuk më delnin paret që kisha me vete që t’i paguaja. I thashë banakierit t’u jepte nga një birrë se paret do t’ia dërgoja. I morën. Sa prej tyre votojnë për ty? E pyeta. Besoj se asnjë, m’u përgjigj me sinqeritet…) Tallen me të drejtë pasi nuk kanë se si ta besojnë që ca milionerë po garojnë që të bëhen shërbëtorë të tyre… Por cipa e fallsitetit të kësaj situate u ça përfundimisht vetëm ca ditë më parë, kur vetë përfaqësuesi i politikës së re, Edi Rama, mblodhi të gjithë ish policët (për hir të së vërtetës të liruar nga puna padrejtësisht me ardhjen e “demokratëve” në pushtet) dhe u kërkoi që të angazhoheshin në procesin e mbrojtjes së votës. Me këtë veprim ai pohoi atë që kishte kohë që e paralajmëronim: Zgjedhjet nuk do të jenë të lira, “politika e re” është politikë e shtetit paralel dhe … ata që do t’u vënkan në shërbim të popullit paskeshin nevojë për shërbëtorë, të fortë madje. Dhe këto historitë me paramilitarë (ose postmilitarë) nuk ka se si mos të të sjellin ndër mend ca republika të Amerikës së Jugut… Forca e ka marrë përfundimisht politikën në dorë. Në emër të shërbimit. Si shumëkund.

25


DOSSIER

Djathtas, viti 1916, Fejzi Alizoti dhe Luigj Gurakuqi (djathtas) me një ushtar austrohungarez. Lart, Gurakuqi dhe Aleksandër Xhuvani drejt Elbasanit, për të hapur Normalen. Majtas, deputetë shqiptarë në gusht 1921. Në rreth, Gurakuqi dhe Ahmet Zogu

RIKTHIM TEK NJË FIGURË E SHQUAR

Gurakuqi i shfrytëz Diktaturës i duhej figura e tij, paçka se miqtë dhe bashkëkohësit komunizmi i shfarosi. Por censurimi politik i këtij personaliteti, është i pranishëm edhe sot, 130 vjet nga lindja e tij NGA ALBERT KOTINI

T

re vjet pas vrasjes së Luigj Gurakuqit, më fillim marsi 1928, mërgimtari politik Kostë Boshnjaku do të shkruante në gazetën “Liria Kombëtare” një artikull të fortë analitik dhe denoncues, ku mes të tjerash do theksonte se vrasja e Gurakuqit nga kushëriri i vet Balto Stambolla, do t’i vinte për mbarë Musolinit.“Ai filloi t’a shtrëngojë Ahmedin (Zogun) se gjyqi do t’a nxirte në shesh fajtor, po të mos pranonte sa më shpejt konvencionet e famëshme të bankës dhe të huas. Dhe, nuk është më sot sekret për njeri që, në pjesën të madhe të tyre, këto konvencione i detyrohen këtij spekullimi. Që të mos dalë në shesh rrënja e katillëkut, të dy tiranët mbetën d’akord të rrjepën popullin shqiptar”. Nga ana tjetër, vitet e fundit, në shtypin shqiptar është botuar një letër e vitit 1925 që kunati i Ahmet Zogut,

26

Ceno beg Kryeziu ja dërgonte një miku të vet në kryeqytetin jugosllav Beograd, ku thuhej se tani që kishte hequr qafe Bajram Currin dhe Gurakuqin, ishte në dilemë a të vriste edhe Zogun dhe ta ndante të motrën, apo anasjelltas. Vërtetësisë së kësaj letre, i ndihmon fakti i njohur botërisht se Zogu i druhej kunatit Ceno beg dhe në realitet e eliminoi vetëm dy vjet më pas, në 1927, pasi e kishte larguar nga Tirana si ambasador në Pragë. Pa harruar që në anën tjetër, menjëherë pas vrasjes së Luigjit, e ëma Leze dhe vëllai i madh Angjelin deklaruan në gjyqin ndaj Stambollës se ishin koshientë që nuk ishte Zogu fajtor në vrasjen e tij. Por duke e ditur sot se në Shqipërinë e vitit 1925, nuk kishte fije të zhvillimeve në vend që luhej pa pasur dijeni Ahmet Zogu, duke e ditur edhe çfarë rreziku përfaqësonte për të një personalitet si Gurakuqi, nuk është

çudi që të konkludosh se presidenti Zog (më pas mbret) përdori gjithçka. Dhe kur Ceno Kryeziu u bë më shumë i bezdisshëm se i nevojshëm, ja gjeti anën. Nuk pohojmë ndonjë të vërtetë të pathënë, me pranimin se Ahmet Zogu dhe Luigj Gurakuqi ishin kundërshtarë të ashpër. Por është po kaq i vërtetë keqpërdorimi i figurës së Luigj Gurakuqit nga historiografët e komunizmit, sa edhe disa qëndrime tendencioze ndaj tij sot. Sigurisht, diktaturës i duhej një figurë si Gurakuqi, për të dëshmuar se në Shqipëri, edhe më parë ka ekzistuar terreni për prirje përparimtare e demokratike, të shtyra këto me zor deri në kufijtë e komunizmit. Luigji nuk mund të fliste për të kundërshtuar, ndërsa vlerësimet e mëdha ndaj tij, të “armiqve” si Patër Gjergj Fishta, Hil Mosi, Ndoc Çoba, Ali Këlcyra, Mati Logoreci e deri Ernest Koliqi, pa harruar Patër Anton Harapin dhe dom Lazër Shantojën nuk i duheshin. Këto vlerësime madhore ishin kompromentuese dhe të panevojshme për komunistët, sepse pastaj do të duhej të jepnin sqarime për eliminimin e këtyre figurave. Por asnjëherë nuk është vonë, dhe sot përsëri këta personalitete “flasin” për Luigj Gurakuqin. Ashtu siç flet kjo foto e rrallë e


zuar

botuar, të cilën një vit më parë, në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, mbesa e Fejzi Alizotit, Nezi, ja dhuroi regjisorit të TOB-it Nikolin Gurakuqi. Kjo foto do të ishte një mëkat i madh para viteve 90-të, sepse paraqet në krah të njëri-tjetrit, Fejzi Alizotin dhe Luigj Gurakuqin në vitin 1916, të sapoçliruar nga burgu prej forcave austro-hungareze, dhe në mes një ushtar austriak. Nikolin Gurakuqi pohon se censurimi politik i Luigjit, ka bërë që të mos kuptohet figura e plotë e tij si personalitet në ide, filozofi, kulturë, si parlamentar, si shkrimtar, gjuhëtar dhe pse jo, si albanolog.Ai ka qenë 17 prill 2009

i mbrujtur me bindje liberal-demokrate, i vendosur për regjimin e një republike parlamentare, një ëndërr të cilën ai e mishëronte mbi 90 vjet vjet të shkuara. Dhe kjo në një kohë të trazuar kur shumica e patriotëve shqiptarë ende lëkundeshin mes autonomisë së vendit dhe pavarësisë, dhe kur vetë Shqipëria ishte në një pikëpyetje të madhe ekzistence. Do të mjaftonte edhe fakti që Luigj Gurakuqi ka qenë protagonist i dorës së parë në të gjitha ngjarjet historike që vulosën fatin e kombit, shtetit, gjuhës dhe kulturës shqiptare, për të

kuptuar përmasat e tij. I lindur në Shkodër në vitin 1879, i arsimuar në kolegjin e Shën Dhimitër Koronës në Kalabri dhe nxënës i De Radës, vazhdoi studimet në Napoli për shkenca biologjike. Paralelisht, prezenca e tij u ndie fort me shkrimet, poezitë dhe publicistikën mbi çështjet e mprehta të kohës. U kthye në Shkodër në vitin 1908 për të hedhur kandidaturën si deputet në parlamentin e parë osman pas përmbysjes së sulltanit, dhe rinia shkodrane në shenjë respekti, e tërhoqi 29 vjeçarin me karrocë për tre kilometra, nga kalaja e Rozafatit deri në qendër të qytetit. U bë udhëheqës kryesor i lëvizjeve të armatosura kombëtare, që i paraprinë pavarësisë, ndërkohë që ishte delegat i Kongresit të Manastirit, themelues dhe drejtor i parë i Shkollës Normale të Elbasanit. I zgjedhur unanimisht sekretar i mbledhjes që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, gojëdhëna thotë që në një moment ngurrimi të Ismail Bej Vlorës, Gurakuqi shkoi deri në presion të hapur që shpallja të bëhej brenda ditës së 28 nëntorit. Por përtej legjendës, është fakt që shkroi në dy dialektet e shqipes, dhe ishte nga ata të rrallë udhëheqës që ngrinte në këmbë pa dallim gjithë veriun, me të krishterë dhe muhamedanë. Ka mbajtur fjalim elektoral në xhami dhe ka nënvizuar cilësitë e politikanit:“Pak, ndër prijsa e udhëheqës, janë ata që mundohen ta zgjojnë e t’i ndrisin mendjen popullit, që i thonë kjarisht të vërtetën e që përpiqen ta drejtojnë n’udhë të mbarë. Ka, mjerisht, ma shumë asish që thonë se vullneti i popullit nuk do marrë parasysh e që, ndonëse e quejnë veten popullorë, mendojnë se populli duhet të shtrohet e të ndigjojë, e të lehet me u drejtue vetëm prej atyne…”, shkruante ai në numrin 37 të “Orës së Maleve”. Nikolin Gurakuqi pohon se në Luftën e Parë Botërore, kur forcat shqiptare pengonin forcat subversive nga Veriu, në shtëpinë e Luigjit ka ngrënë bukë edhe Zogu. Ndërkohë që Gjergj Fishta, kur zhvillohej Konferenca e paqes në Paris në vitin 1919, theksoi se i vetmi njeri i përgatitur i dërgatës shqiptare që mund t’u bënte ballë

27


DOSSIER

28


12 dhjetor 1924, Zogu kthehet në Tiranë në krye të forcave që e mbështesnin

përfaqësuesve të huaj nga përgatitja e kultura, ishte Luigj Gurakuqi. Botëkuptimi dhe stofi i tij tërësisht perëndimor, kanë lënë gjurmë të forta tek bashkëkohësit. Nuk janë thjesht elementet e jashtme, veshja dhe paraqitja europiane, por pasioni i tij për literaturën dhe muzikën klasike kombinuar me atdhedashurinë e fortë që vetëm një personaliteti si Jeronim De Rada mund ta kultivonte, nuhatja politike, oratoria dhe bindja e patundur tek demokracia parlamentare, ato që e bëjnë këtë figurë, të kompletuar dhe të rrallë për epokën. Aftësinë dhe virtytin e tij të fundit e tregoi në rolin e ministrit të Financave të qeverisë jetëshkurtër të Fan Nolit. E gjeti buxhetin me katër milionë franga ari mangut, por me administrimin e tij të shkëlqyer, arriti që jo vetëm buxhetin e ri ta mbyllë me një tepricë prej një milioni, por shleu dhe borxhet, ndërkohë që për herë të parë prej disa vitesh, nëpunësit po paguheshin rregullisht, pa vonesa. Por ditët e tij në detyrë po mbylleshin. Gurakuqi po mbyllte negociatat ekonomike me një grup investitor anglez që kishte mbështetjen e bankave më të mëdha të Londrës, në kohën kur luftimet me trupat e Ahmet Zogut po zhvilloheshin në fshatrat rrotull Tiranës. Shumë shpejt do të vinte dita e largimit drejt Italisë me anijen “Molfeta”. Pasuan muaj të vështirë, kur ai kujdesej për gjendjen e keqe të emigrantëve politikë shqiptarë ndërkohë që dhe situata e vet ekonomike ishte për t’u mëshiruar. E patën akuzuan se kishte marrë me vete tepricën e buxhetit, por këto broçkulla do të bini poshtë që më para se të vritej. Shtrëngesa e detyroi të largohej nga hoteli ku rrinte në Bari, dhe të sistemohej në një pension të thjeshtë. Së fundi hante një herë në ditë dhe darkën e shtynte me një çaj. Një vit e tre muaj më vonë, më 2 mars 1925, duke dalë nga kafeneja “Cavour” ku mblidheshin emigrantët, ai u qëllua nga ordineri e pijaneci Baltjon Stambolla me tre plumba. Ishte vënë nga Ceno Kryeziu dhe vetë Ceno do ta pranonte me krenari në një intervistë 17 prill 2009

për gazetën jugosllave “Novost”, se kishte vrarë Gurakuqin, Bajram Currin dhe Zija Dibrën, për “paqen tonë të përbashkët”. Balto ishte pritur dhe kishte biseduar një natë më parë, me konsullin shqiptar në Bari, Çatin Saraçi. Pas vrasjes, Saraçi u largua nga qyteti, por shumë vite më vonë, pas prishjes me Zogun, do ta akuzonte ish mikun e tij si vrasës e kriminel gjakftohtë. Ja me sa madhështi e përshkruan “Hylli i Dritës” figurën e Luigj Gurakuqit, në momentet e vrasjes tradhtare që iu bë: “Kur Sekretari i 1912-ës kalon detin me flamurin e ruejtun, kur Mësuesi i predikon këtij vendi të hutuem e të shartuem Verbin e Kombit, çakajt e kësaj toke pëshpërisin dyshime, kërkojn me e paditë gojën e Gurakuqit si gojë të pagueme, idealin e Tij frymë tregtije, zemrën e Tij folé Italije. E Italija e vrau. E vrau me dorë shqiptari. Pse Gurakuqi nuk pati Atdhe me shitë, pse Gurakuqi nuk pati flamur me vu peng. Nji Shqipni të drejtë, të plotë, të bashkueme, ku biri mos të dahet nga Nana, deshi Gurakuqi. Nji Shqipni të mirë, ku vllau mos të jetë shërbëtori, as gjaksori i vllaut, nji Shqipni jetese e jo nji Shqipni zije, nji Shqipni drite e jo nji Shqipni t’errët – lypi Gurakuqi”. Kostumin e kishte të vjetër e të arnuar, ndërsa në xhep, ish ministrit të Financave i gjetën…vetëm 350 lireta. Ngjarja bëri bujë të madhe dhe vetë Musolini kërkoi nga konsullata italiane në Durrës të bënte kujdes dhe të mos bënte asnjë deklaratë

apo pohim të pamenduar. Gjyqi i zhvilluar në gjykatën e Trenit, pranë Barit, që u ndoq me interes të pazakontë, konkludoi me lirimin e autorit të vrasjes pas gjashtë muajsh. Në varrimin e Gurakuqit ku morën pjesë qindra shqiptarë, arkivolin e mbanin miqtë e ngushtë, mes të cilëve Hilë Mosi dhe Hasan Prishtina. Ky i fundit do ta pësonte njësoj tetë vjet më pas, në Selanik të Greqisë. Ndërsa Noli i pikëlluar, do t’i kushtonte Luigjit vargjet monumentale “Syrgjyn-Vdekur”. Një tjetër etiketimi në sens pezhorativ për Gurakuqin, si italianofil, do t’i përgjigjej sërish Kostandin Boshnjaku në shkrimin e tij të tre viteve pas vrasjes:“…Shumë e quanin Gurakuqin italofil. Po në këtë ka patur një mosmarrëveshje. Gurakuqi donte Italinë e artit dhe të vjetërsisë, popullin italian siç thosh dhe vetë, po jo qeverin e reakcionit më të madh që mbretëron sot n’Itali…”. Shkurtin që lamë pas, u bënë 130 vjet nga lindja, ndërsa marsin e ardhshëm bëhen 85 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit. Në morinë e ngjarjeve të 20 viteve të fundit, nuk kanë munguar nderime dhe dekorime të merituara dhe aspak të tilla, për shumë shqiptarë, shumë prej tyre thjesht personazhe dhe vetëm pak syresh personalitete. Luigj Gurakuqi nuk figuron as sot e kësaj dite, në panteonin e Nderit të Kombit. Ndoshta, sepse është shumë i madh.

29


NE PERGJIM

ILDA

Rikthehet në SHBA

Megjithëse jeta shqiptare nuk i eci edhe aq keq, Ilda Gega e ka lënë përfundimisht Tiranën. E bërë e njohur falë atyre pak ditëve që qëndroi në shtëpinë e Big Brother, Ilda ishte kthyer në një personazh publik, nga ata të preferuarit e kronikave rozë. Për më tepër që prej muajsh, vajza me origjinë nga Tropoja, kishte bërë publike edhe historinë e saj të dashurisë me Gerald Shahun, ish “Mister Albania”. Por pavarësisht këtyre Ilda është kthyer në SHBA, vendin ku ka jetuar për më shumë se 12 vjet e ku aktualisht jeton familja e saj. Kjo sepse Ilda ka ndër mend të vazhdojë studimet aty ku i ka lënë. Por këndej ajo ka lënë të dashurin dhe një tufë miqsh. Të cilët, duke e njohur tipin e saj, vënë bast se do të kthehet shumë shpejt. Tek e fundit, Geri ka mbetur këtu dhe Ilda nuk duket se do të rezistojë gjatë larg tij.

GËZUAR VAÇE ZELËS

Megjithëse skenës i mungon prej pothuaj 20 vjetësh dhe aktualisht nga Tirana e ndajnë mijëra kilometra, 70 vjetori i Vaçe Zelës është kremtuar njësoj sikur ajo të jetonte këtu. Duke u kthyer në një festë të vërtetë. Dhjetra urime nga adhurues të saj, që prej njerëzve të thjeshtë e deri në krerët më të lartë të shtetit kanë mbërritur në Zcivër, ku këngëtarja jeton prej shumë

vitesh. E nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit”, zëri i saj vazhdon të jetë një ndër perlat e muzikës shqiptare, duke e bërë Vaçe Zelën të paharrueshme. Pavarësisht shkëputjes shumë të gjatë nga skena, për shkak të sëmundjes së rëndë, këngët e Vaçe Zelës edhe sot dëgjohen me të njëjtin interes dhe adhurim, sikur ajo të jetë prezente në çdo

eveniment. Me rastin e 70-vjetorit të saj, ditën e 7 prillit, një ndër personat që e ka uruar ishte dhe presidenti Bamir Topi, i cili përmes një bisede telefonike i ka shprehur vlerësim dhe mbështetje. Ndërsa

bashkëshortja e tij, Teuta Topi është kujdesur për organizimin e një mbrëmjeje gala në Pallatin e Kongreseve në shenjë mirënjohje për kontributin e Vaçe Zelës në muzikën e vendit tonë. Pjesëmarrës në koncertin prej 120 minutash ishin zërat më të mirë të këngës shqiptare. Të gjithë bashkë i kanë uruar këngëtares jetë të gjatë.

MADONA

Ndihmë për italianët Madona dhuron gjysmë milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti që goditi Abrucon në Itali. Ndërsa autoritetet e Pacentros bëjnë apel për ndihmë, këngëtarja e famshme, gjyshërit e së cilës kanë jetuar deri në vitin 1919 në Pacentro, iu përgjigj menjëherë thirrjes. Revista “People” ka cituar zëdhënësen e Madonës, Liz Rosenberg, e cila ka thënë se pop stari do të dhurojë para për këtë tragjedi që ka goditur zemrën e Italisë. Ndërkohë një burim i afërt ka shtuar për revistën e njohur, se shuma e dhuruar do të jetë 500 mijë dollarë amerikanë. “Jam e lumtur që do të ndihmoj njerëzit në këtë qytet nga vijnë paraardhësit e mi,” ka thënë Madona për “People”.

30


Zhvishet madam Hollidei Edhe madam Hollidei kapitulloi. E bëri në ditën e 34 vjetorit të lindjes, kur Leticia Budo vendoi të fotografohet pothuajse nudo në plazhin e St. Barths. Pas këtyre fotove surprizë, gruaja e katërt e yllit francez të rrokut, Xhoni Hollidei, 65 vjeç, zhvendosi sallonin e shtëpisë në Antile për të festuar së bashku me të shoqin 13 vjetorin e martesës dhe dy vajzat e adoptuara: Xheid, 4 vjeç e gjysmë dhe Xhoi 8 muajsh, me një “muaj mjalti” të ri.

Përurojnë kinemanë Plot katër vjet nga përfundimi i xhirimeve e pas një çmimi ndërkombëtar të fituar, regjisori Artan Minarolli e ka parë të udhës ta sjellë edhe në Tiranë filmin e tij “Kronikë provinciale”. Me skenar tëYlljet Aliçkës dhe në role kryesore Tedi Papavramin e Arta Dobroshin (e cila në kohën e xhirimit të këtij filmi ishte ende në fazë promovimi e “gjueti” rolesh), filmi është shfaqur në sallën e re të kinemasë, strehuar në nëntokën e një qendre tregtare në periferi të kryeqytetit.“Kronikë provinciale” trajton dukuri të tranzicionit postdiktatorial në një provincë në jug të Shqipërisë dhe shënon rolin e dytë në kinema për violinistin Tedi Papavrami. Mbrëmjen e së premtes filmi është shfaqur për mediat, ndërsa ditët në vazhdin për publikun e gjerë. Shoqëruar me shpresën e regjisorit Minarolli që të mos ketë të njëjtin fat me të ngjashmit e tij: Numër të vogël shikuesish. Kjo edhe për faktin se “Kronika” ka promovuar edhe sallën e re, adresën e së cilës pakkush e njeh. 17 prill 2009

31


NE PERGJIM

32


SHTYPI

Genta si Shakira! Javën që kaloi në shtypin shqiptar u shpërndanë fotot më të reja të Genta Ismajlit. Por pavarësisht formës së mirë fizike të këngëtares, ky nuk ka qenë i vetmi lajm i ardhur prej saj. Këtë vit, vajza nga Kosova do të publikojë një duet me një prej këngëtarëve më të mirë në Turqi, i quajtur Cuneyt Cakim. Lajmin e kanë bërë publik ata vetë në një stacion televiziv turk. Dhe a e dini se si e ka cilësuar prezantuesi këngëtaren shqiptare? Shakira e Ballkanit! Gjë që duket se e ka lënë kaq shumë të kënaqur Gentën sa gjatë emisionit ka konfirmuar se me Turqinë ka lidhje shpirtërore.“Familja e nënës time flet turqisht”, ka thënë ajo. “Mamaja ime gjithashtu, por edhe unë flas pak e mbi të gjitha këndoj turqisht”. S’ka shumë lidhje me Shakirën kjo, por s’ka gjë. Gentës i ka pëlqyer shumë epiteti dhe në këmbim nuk i kursyer lëvdatat për vendin që ia bëri këtë “nder”.

ALBANI&PIRRO

Fund me nder Toronto ka qenë qyteti i fundit në turin amerikan të Pirro Çakos dhe Alban Skënderajt. Megjithëse këtej oqeanit nuk po flitet tjetër veçse për divorcin e Pirros nga bashkëshortja Inva Mula, andej këngëtari është shfaqur jo vetëm i paturbulluar nga trazirat private, por përkundrazi në formë të plotë. Siç tregojnë fotot e publikuara në internet, koncerti i fundit i dy këngëtarëve, i mbajtur në Toronto të Kanadasë ka shkuar për bukuri. Ata janë pritur më shumë se ngrohtë nga shqiptarët që jetojnë atje, ndërkohë që koncerti, i drejtuar nga ish gazetari i TVSH-së Mishel Koçiu, është mbyllur me shtrëngime duarsh, foto kujtim e autografe. Në fund organizatori i koncertit, Gjergj Rita, ish regjisor i TVSH-së, e ka mbyllur festën me një darkë të shtruar për nder të artistëve shqiptarë. KENGA

Himni i Elizës Cilësohet si një prej këngëtareve më urbane në Kosovë e Shqipëri. Edhe këtë herë Eliza Hoxha nuk i ka zhgënjyer fansat e saj, duke publikuar një këngë me ritme moderne, por dhe shumë koherente. E ka quajtur “Himni im” dhe i dedikohet Kosovës mes flamurit të ri të saj blu dhe të verdhë dhe atij shpirtëror kuq e zi. Për shumë nga fansat e këngëtares, ky do të ishte tamam himni modern i Kosovës së re, asaj urbane, tamam si këngëtarja që e këndon atë. 17 prill 2009

33


PERSONAZH FLORIAN HAÇKAJ NË GRUPIN E SHQIPTARËVE QË NGJITËN MAJËN MË TË LARTË TË EVROPËS

Aventura e Bardhë

Si profesion ka menaxhimin e bizneseve, por ndonjëherë ngjit edhe male. Rrëfimet e një 25 vjeçari për ngjitjen në Malin e Bardhë. Nga problemet me pajisjet deri te sëmundja e lartësisë. Eksperienca e një grupi alpinistësh shqiptarë, që misionin e radhës ka Kilimanxharon NGA ALIDA CENAJ

N

uk i ka më shumë se 25 vjeç dhe alpinizmin nuk e quan profesion. Më shumë se i tillë është pasion, i trashëguar nga i ati. Ose i injektuar prej tij. Kështu duhet të jetë përderisa Florian Haçkaj ka rendur pas të atit, Ibrahimit, nëpër maja malesh sa herë ky i fundit organizonte një grup. Ndiqte shembullin e tij. Idhullin e fëmijërisë. Dhe çdo herë që arrinte majën e një mali shqiptar, i premtonte se nuk do të mungonte edhe në ngjitjen e radhës. Kështu ka ndodhur për vite me radhë. Madje një fjalë e dhënë ka qenë edhe sebepi i ngjitjes së fundit, por jo në një mal vendas. Gushtin e shkuar, Flori, siç preferon t’i flasin, ishte një nga anëtarët më të rinj të grupit shqiptar që iu ngjit majës më të lartë të Evropës, Malit të Bardhë. Në atë grup, pjesëtar të Tetë anëtarë të shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistik” gjatë ngjitjes në Malin e Bardhë, në alpet franceze. Lart grupi në majën 4810 m. Në krah, Florian Haçkaj me flamurin shqiptar në majën më të lartë të Evropës

34

së cilit ishte edhe Ibrahim Haçkaj, Aleksandër Bojaxhi dhe i biri Gjergj, drejtori i KESH-it, Xhim Begeja me djalin vetëm 15 vjeçar Mateon, Armand Hallvaxhiu e Maringlen Laçi. Grupi i parë që ngriti një flamur shqiptar në 4800 metër lartësi në zemër të Evropës. Një nga ato eksperienca të paharrueshme që Flori e rrëfen fije për pe, që nga nisja nga aeroporti i Rinasit e deri në ngjitjen e metrave të fundit. Me gjithë surprizat që i kanë shoqëruar nga fillimi në fund. Aktualisht Flori ndjek studimet master për menaxhim biznesi dhe ekonomi të jashtme në Gjermani. Nga pamja është tipik “çun Blloku”. Një djalosh i gjatë, tip sportiv me batutën në majë të gjuhës, nga ata që dinë gjithçka të fundit nga hi-tech e bota përreth.

Që nga vitit 2002 jeton mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në këtë të dytën për shkak të shkollës (pas përfundimit në degën menaxhim biznesi atje ka nisur masterin), ndërsa në Tiranë sepse ka familjen dhe malet. Edhe këto ditë gjendet rastësisht në Tiranë. Është në periudhë pushimi të shkurtër dhe në pritje të një kontrate pune që mund ta transferojë në Belgjikë. Por meqë ende nuk është nënshkruar asgjë, po shijon kafetë e fundit në baret e modës së kryeqytetit, në pritje të datës kur do t’i duhet të marrë avionin për t’u larguar. Një ritual që e ndjek prej vitesh, e që ndryshon çdo herë që i ati i telefonon për t’i njoftuar një plan të ri. Plan që padyshim ka të bëjë


me një majë mali të re. “Im atë është alpinist i vjetër, një njeri që e dashuron fort këtë lloj sporti”, tregon Flori. “Dhjetë vjet më parë bashkë me Xhim Begenë kanë themeluar shoqatën Dajti Alpino-Turistik dhe në emër të saj, organizojnë shumë aktivitete. Në vitin 2004 ata u ngjitën në Himalaja, por unë nuk mora dot pjesë. I premtova që në rastin më të parë pasaardhës do t’i bashkohesha grupit”. Atëherë ishte në vitin e dytë të shkollës, prandaj Flori nuk e mori avionin t’i bashkohej grupit që pat shënuar një eksperiencë të rrallë për alpinizimin shqiptar. Iu gëzua vetëm entuziazmit me të cilin e përjetoi i ati dhe të tjerët ngjitjen e majës së lartë, duke e shënuar në kalendar premtimin se herën tjetër nuk do të mungonte. Dhe kjo nënkuptonte sfidën e radhës, aspak të lehtë. “Planifikonin Malin e Bardhë, edhe pse që në nisje nuk ishte një eksperiencë e lehtë. Në fillim ishte problemi i vizave dhe kishim frikë se kjo do të na e zvogëlonte shumë grupin. Pastaj gjetja e sponsorëve gjithashtu”. Dhe kur këto u rregulluan disi, për tetë anëtarët e grupit filloi stërvitja: Më shumë se tre javë ngjitje në Dajt e Theth. Si ditë kishin zgjedhur 26 gushtin, meqë 17 prill 2009

parashikohej të ishte periudha më e mirë për ngjitje, e kur moti nuk rrezikonte të ishte i pabesë. Prandaj pak ditë përpara, të pajisur me gjithçka u duhej (kështu besonin të paktën) zbarkuan në Milano e më pas në Shamoniks, në Francë. “Sigurisht ishim të entuziazmuar për çka na priste. Që ditën e parë, bashkë me Gjergj Bojaxhiun, ishim të paduruar. U ngjitëm në 400 metër lartësi për të shijuar vendin. Janë eksperienca që nuk mund të rrëfehen me fjalë”. Vetëm se surprizat e vërteta do të vinin më vonë. Dy udhërrëfyesit francezë do ta merrnin më me terezi punën e grupit shqiptar. Sepse përpara se t’i vinin syrin majës që do t’i ngjiteshin, duhej të stërviteshin e të njihnin terrenin. Atë të vërtetin që ofronte Mali i Bardhë.“Fillonte me një udhëtim me tren deri në 2000 metër lartësi”, vazhdon tregimin Flori. “Dita e parë ishte stërvitje, duhej të mësonim të ecnim në akull”. Do ta bënin aty, në lartësinë 2000 metër, mbi një vend që quhej Deti i Akullit. Mbi të cilin për shqiptarët do të shënohej e papritura e parë. Nga Tirana ishtin pajisur me vegla, xhupa dhe veshje për alpinistë. Nga ato që përdorin sa herë realizojnë një ngjitje këtu, por që atje dukeshin si gjëra antike. Një majë e sofistikuar si Mont Blanc kërkonte

edhe veshje të tilla. Që shqiptarët nuk i kishin. “Këpucët tona nuk kishin lidhje me ato që përdoreshin dhe duheshin atje. Ndërsa veshjet e tyre sigurisht që ishin të përshtatshme për lartësitë që synonim të ngjisnim”. Gjë që përkthehet në shpenzime ekstra dhe të detyrueshme. Udhërrëfyesit francezë ua ndaluan rreptësisht vazhdimin e misionit me pajisjet që kishin ngritur mbi kurriz nga Tirana. “Ndaj u detyruam të merrnim me qera të tjera.Të paktën ato më të domosdoshmet, si këpucët e akullit për shembull. Përndryshe ishte e pamundur”. Vetëm pas kësaj grupi i udhëhequr nga Aleksandër Bojaxhi e Xhim Begeja u shtruan para hartës: Duhej të zgjidhnin majën që do të ngjisnin. Me pak fjalë, pjesa më e lehtë e punës. Sepse padiskutim do të ishte maja e Malit të Bardhë. Por ndërsa natën e dytë në Shamoniks, grupi i shpërndarë nëpër fshat shijonte natyrën e bukur malore, prej malit të lartë mbërriti lajmi i parë që do t’u përforconte bindjen e rrezikshmërisë së kësaj zgjedhje: Tetë alpinistë kishin gjetur vdekjen në një aksident gjatë ngjitjes.“Lajmi na tronditi jo pak. Por që ta braktisnim misionin nuk bëhej fjalë. Ne ishim për-

35


PERSONAZH

poemë SMS

Ere do te doja te isha te te perkedhelja fytyren, petale trendafili te te prekja buzet, shigjete te te pershkoja zemren e te ta mbushja me dashuri. Ate dite dimri te ftohte e shume gri, si fllad me arome trendafili befas erdhe ti dhe trete akullin ne syte e mi. Kur bota te bjere te flere, kur yjet te zbresin ngadale do te them TE DUA me puthje jo me fjale.

Të shprehësh dashurinë ndonjëherë nuk është e lehtë, të gjesh fjalët e duhura është e pamundur. Një sms mund t’ju ndihmojë

dergoni: POET 9 (vend bosh) emrin e partnerit (vend bosh) dhe emrin tuaj në numrin 36

15151

1 sms 100 lek + tvsh


Gushtin e vitit të kaluar tetë alpinistë shqiptarë u ngjitën në Malin e Bardhë. Destinacionin e radhës kanë majën e Kilimanxharos

gatitur si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike e shpirtërore, kështu që heqja dorë nuk ishte një opsion që ia shtronim vetes si zgjedhje. Ajo është një zonë e njohur për rreziqe orteqesh dhe e vetmja arsye që mund të na detyronte të ktheheshim mbrapsht pa e provuar, do të ishte nëse na e ndalonin autoritetet franceze. Por koha kur zgjodhëm ne nuk përkonte me këtë vendim, ndaj dhe vazhduam”. Megjithatë aksidentet nuk do t’u ndaheshin.Të nesërmen, grupi e kaloi Detin e Akullt dhe vazhdoi ngjitjen prej vërteti deri në 3000 metra lartësi, pas së cilës fillonte një zonë e thepisur shkëmbore. Përvoja e duhur për të kuptuar se ç’do të thoshte pajisje moderne për aplinizëm. Ndërsa 800 metra më lart, Flori do të shikonte me sytë e tij se ç’do të thoshte aksident në mal. Ngjitur me të, diçka më lart vendit ku kacavirrej grupi i shqiptarëve, fluturoi nga shkëmbi një udhërrëfyes francez. “Ulërima e tij gjatë dy saltove mbi shkëmbinj, por mbi të gjitha kazma e tij që gati sa nuk më ra në kokë më frikësoi pa masë. I jam mirënjohës udhërrëfyesit tim, sepse vetëm një lëvizje e shpejtë e tij më shpëtoi kokën”. Kështu Flori bashkë me të tjerët do të bëheshin dëshmitarët e aksidentit të parë. Ngjitja ndaloi ndërsa guida u mor me thirrjen e helikopterit të shpëtimit dhe ndihmën e shpejtë që iu dha të aksidentuarit, i cili nga ngjarja doli me dy këmbë e një dorë të thyer, plagë në kokë e trup. “Nuk e kishim marrë akoma veten plotësisht, kur pak më lart u takuam me një vajzë që kishte këputur gishtin nga një gur i rënë nga lart. Ka qenë një skenë e tmerrshme. Ishte zbardhur e tëra, ndërsa dy njerëz që i qëndronin pranë e kishin mbuluar me letër varaku për t’i ruajtur temperaturën e trupit. Janë skena që nuk do t’i harroj kurrë”. Por tani vërtetë që nuk mund të kishte kthim mbrapa. Në 3800 metër nuk kishte kuptim të hiqje dorë nga gjithçka e të ktheheshe në fshat. Pastaj aty i priste një strehë alpinistësh, një lloj shtëpize pa shumë komoditete brenda, por fort ngushëlluese për alpinistët, që i ndanin edhe pak metra deri nga maja e dëshiruar. “Mbaj mend një të ftohtë të tmerrshëm gjatë asaj nate” tregon Flori.“Aty kishe edhe grupe të tjera alpinistësh që si puna jonë, prisnin agimin 17 prill 2009

që të vazhdonin. Por ne ndryshonim nga ata prej veshjeve. Nuk kishim xhupa aq të sofistikuar sa të përballonim të ftohtin. Përfunduam duke hedhur mbi trup dytre bluza njëherësh, madje unë mora një borxh sepse me sa duket nuk i kisha marrë masat mirë”. Përfundoi i sëmurë, me atë që profesionistët i thonë sëmundja e malit. E përkthyer në një natë haluçinante, me imazhe inekzistente në kokë, vështirësi në frymëmarrje e marrje mendsh. I është mirënjohës edhe një herë të dytë udhërrëfyesit dhe shokëve të tjerë të grupit. Sepse mbijetoi deri në tre të mëngjesit, koha kur sipas planit do të fillonte beteja e fundit. “Mushkëritë punonin në ekstremin e tyre, pasi në atë lartësi ka 40% më pak oksigjen. Malorja dukej e papërshkrueshme dhe e pafundme. E vetmja e mirë e asaj ngjitjeje të fundit, është se u realizua natën dhe një pjesë e mirë e rrugës nuk dukej. Po të kishte qenë ditë, nuk e di a do ta merrja përsipër atë ngjitje”. E vërtetoi vetëm pasi kishte zbardhur e kur inspektoi rrugën që kishte përshkuar ndërkohë. Pa vetëm një malore që dukej si e pafund, humnera të thella anash dhe një rrip i ngushtë toke mbi të cilin kishte përshkuar pjesën më të madhe të rrugës. “I ftohti dhe era sigurisht e shtonin vështirësinë, ashtu si dhe përqëndrimi. Duhej të ecje mbi borë në një rrugë vetëm një metër e pak gjerësi, i rrethuar nga greminat”. Në 4400 metra do të bënte gabimin e parë, por për fat të vetmin. “Isha shumë i lodhur dhe piva shumë ujë. Diçka e ndaluar, sepse menjëherë më pas më filluan të dridhurat nga e ftohta. Nuk mundesha më. Desha të kthehem mbrapsht”. Hera e tretë për t’i shprehur mirënjohjen udhërrëfyesit francez. I cili e ushqeu me çokollata

të pasura me sheqer dhe e detyroi të ecte për t’u ngrohur. I hodhi përsipër një xhup të ngrohtë, falë të cilit u mbijetoi edhe metrave të fundit. Pastaj në majë, pasi dielli kishte mbuluar gjithçka dhe ora shënonte 07.15 e mëngjesit, Florian Haçkaj priti bashkimin e gjithë grupit në 4810 metra lartësi. “Ishte një vend i ngushtë ku nuk mund të rrije shumë kohë sepse duhej t’i liroje vendin të tjerëve që vinin më pas. Megjithatë ato çaste ishin të mjaftueshme për të provuar një ndjesi fantastike. Mund ta kuptojë vetëm ai që e ka provuar. Sheh pamje që nuk mund të përshkruhen me fjalë, ndjesi të paimagjinueshme”. Aty ngritën flamurin shqiptar dhe më pas morën rrugën e kthimit. Jo edhe aq e lehtë, sepse ndërkohë një pjesëtar tjetër i grupit, Gjergj Bojaxhi u prek nga sëmundja e malit. Por zbritja nuk dukej asgjë përpara asaj që kishin provuar në mëngjes herët. E mbyllën duke shprehur mirënjohje për njerëzit që i kishin drejtuar e duke marrë lëvdata prej tyre. “Kur u kthyem, udhërrëfyesit na përgëzuan. Na thanë se në fillim pak besonin se do ia dilnim mbanë me ato pajisje që kishim”. Mund t’a kishte menduar këtë edhe vetë grupi, paçka se asnjëherë nuk e shprehën me zë të lartë. As kur u nisën e as tani kur thonë se kanë një mision tjetër për të çuar deri në fund: Të ngjisin shtatë majat më të larta të botës. E radhës është ajo afrikane e Kilimanxharos. Flori e ka shërnuar në kalendar si një tjetër ftesë që nuk do t’i thotë “jo”. Akoma nuk e kanë përcaktuar se kur do të nisen, por djaloshi 25 vjeçar ia ka vënë syrin edhe flamurit që do të marrë me vete kësaj here. Është më i madh se ai që ngriti në Mont Blanc.

37


SHENDET NEUROPSIKIATRIA/ KUR DHE SI TA KUROJMË SHQETËSIMIN

Ankthi më jep

LUMTURINE

Është një gjendje gatishmërie e trurit. Që përftohet në emergjenca dhe situata të vështira. Dhe vetëm për disa mund të kthehet në sëmundje. Neurologjia hedh poshtë një tabu

T

urbullim, duar të djersitura, zemra që rreh fort. Dhe një dëshirë për t’ia mbathur ose struktur në shtëpi, i sigurtë. Janë simptomat e ankthit që na përfshin në përfundim të një afati të rëndësishëm kohor, një bisede pune, një provimi ose thjesht përpara një takimi domethënës. Dhe që shpesh përpiqemi ta bllokojmë duke pirë ndonjë ilaç. Sepse ankthi është një sëmundje. Një formë neuroze, siç specifikon “DSM IV”, manuali i diagnozës së psikiatrisë botërore. Por ja një problem për t’u korrigjuar. Gjithmonë është kështu? Apo, mos është vallë, siç nënvizojnë sot disa kërkues shkencorë, që ankthi na ndihmon, shumë shpesh, të jetojmë? “Ankthi, gjendja e alarmit, është një funksion i trurit, i nevojshëm për të përballuar emergjencat. Dhe përjetimet e pakëndshme janë çmimi që duhet të paguash për të arritur rezultatet e dëshiruara”, shpjegon psikiatri Xhampaolo Perna, përgjegjës i Qendrës për shqetësimet e ankthit të spitalit “San Raffaele” të Milanos, në librin “Ankthi. Si të dalim nga kafazi dhe të rifitojmë jetën”. Rrahjet e zemrës dhe mungesa e pështymës pra, janë sinjale që thonë se organizmi ynë po jep maksimumin.“Duhet ta imagjinojmë harkun e shërbimeve tona si një U të përmbysur”, saktëson psikiatri Mikele Tansela:“Është e vërtetë se tejkalimi i masës së ankthit mund të na paralizojë, por një mungesë e plotë e ankthit i korrespon-

38

don një preformance po kaq negative”. Dhe kjo nuk mjafton: Një temperament praktikisht pak i ankthshëm mund të na çojë në minimizimin e rrezikut, duke u përballur me rreziqe të panevojshme. “Ankthi mund të jetë një aleat i çmuar”, shpjegon Perna: “Të kërkosh të reduktosh parehatinë me një pilulë kundër ankthit do të thotë të heqësh dorë nga dhënia e maksimumit: Në këtë rast benzodiazepinat nuk janë vetëm të panevojshme, por edhe të dëmshme”. E megjithatë, ilaçet që luftojnë gjendjet e ankthit janë ndër më të përhapurit. Sepse rreziku është se personat mund t’i pijnë ato edhe për të

përballuar një shqetësim të lehtë kalimtar, i cili mund të kalohet duke përdorur thjesht burimet normale të trupit. Pra, të vendosësh se kur dhe si të trajtosh simptomat e ankthit, është një çështje serioze dhe delikate, sepse, nëse nga njëra anë rreziku i abuzimit është gjithnjë i lartë, nga ana tjetër në shumë raste ndërhyrja është e domosdoshme. Rrahjet e zemrës për një person special është normale, të mos kesh miq apo mosgjetja e një partneri sepse e kemi të pamundur të flasim me një të huaj, jo.“Ka njerëz që vuajnë nga


shqetësime të forta ankthi, dhe ndoshta nuk kurohen sepse mendojnë se mjafton vullneti i mirë për të dalë nga kjo gjendje, ose që është thjesht një çështje psikologjike. Ndërkohë, në këto raste bëhet fjalë për një sëmundje të lidhur me një keqfunksionim të sistemeve cerebrale. Të cilat, do të ishte e gabuar t’i klasifikoje si pasoja të thjeshta të eksperiencave të së kaluarës”, shpjegon Perna. Por, sa e drejtë është të flasim për patologji dhe për ankth normal, fiziologjik? 17 prill 2009

Majtas, zonat e trurit të përfshira në shkaktimin e ankthit. Kurimi me ilaçe i sëmundjes nuk është gjithmonë i efektshëm.

39


SHENDET

Gjashtë situata të vështira Në fushën e psikiatrisë nuk është e lehtë të bësh dallimin mes normalitetit dhe patologjisë, dhe edhe përjetimi individual është i ndikuar nga rrethanat: Kush bën një jetë të qetë në një qytet provincial mund t’i lejojë vetes nivele ankthi që mund të ishin të pavlefshme për një agjent burse. “Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që diagnoza të vijë nga një specialist”, shpjegon Perna. Kriteri më objektiv është ai i lidhur me pasojat e gjendjes së ankthit. Na pengon të funksionojmë apo jo? “Nëse një student e kalon natën zgjuar ose vjell para provimit, por kthehet në shtëpi me një notë të mirë, nuk ka asgjë për të kuruar”, thotë më shkoqur specialisti: “Diskutimi do të ishte ndryshe, nëse ankthi e paralizon duke e ndaluar të kalojë provën. Në këtë rast vuajtja është e panevojshme, madje është një pengesë”. Ajo që i komplikon gjërat është fakti se manuali i psikiatrisë që përdoret për të klasifikuar format patologjike, bashkon në përkufizimin “shqetësime të ankthit” të gjitha patologjitë e shkaktuara nga kjo simptomë. Bëjnë pjesë fobitë, frikërat e ekzagjeruara nga diçka e jashtme si nga ndonjë kafshë ose një situatë specifike si të folurit para publikut ose eksplorimi i hapësirave të hapura; sulmet e panikut që përfaqësojnë një krizë akute të papritur për gjendje fizike apo psikike të sëmurë; obsesionet e atij që për të gjetur qetësinë është i detyruar të bëjë veprime të përsëritura ose rituale, si mbajtja në rregull e objekteve në skrivaninë e tij ose larja e vazhdueshme

40

ANKTHI I PËRGJITHSHËM Shqetësim i vazhdueshëm, i tepruar dhe i pakontrollueshëm në çfarëdo rrethane apo aktiviteti. Shoqërohet me gjendje të këqija fizike si djersitje, nxehje, rrahje zemre, të vjella, diarre, nyje në grykë. Kush vuan është i shqetësuar dhe i trembur, i friguar ndaj çdo lloj të reje dhe ankohet sepse imagjinon fatkeqësi tronditëse. Sipas disa statistikave, ata që e vuajnë këtë janë rreth 5 përqind e popullsisë, por femrat janë dyfish në numër krahasuar me burrat. FOBIA Fr ikë e pakontrollueshme dhe e pajustifikuar nga diçka jashtë teje. Të tilla janë klasifikuar me dhjetra, por më të përhapurat janë frikërat nga kafshë si merimangat (araknofobia), gjarpërinjtë (ofidiofobia), zogjtë (ornitofobia) ose qentë (cinofobia), nga gjaku ose plagosjet (emofobia). Por, edhe nga lartësitë (akrofobia), nga hapësirat e mbyllura dhe të ngushta (klaustrofobia), nga vendet publike (agorafobia). Ai që vuan, kërkon me çdo kusht të shmangë objektin të cilin ka frikë dhe përfshihet nga ankthi nëse është i detyruar të përballet me të. ANKTH OSE FOBI SOCIALE Nuk duhet ngatërruar me druajtjen; është një frikë irracionale, e vazhdueshme

dhe e pafuqishme për të ruajtur marrëdhëniet me të tjerët. Forma më e përhapur është frika për të folur para publikut, në rastet më të rënda mund të jetë e vështirë edhe të hash ose të shkruash në prani të të tjerëve. SULMET E PANIKUT Kriza ankthi akute dhe të papritura, shpesh nuk zgjasin shumë, të karakterizuara nga simptoma si vështirësi në frymëmarrje, dridhje, të vjella, dhimbje në gjoks, mbytje, marrje mendsh, djersitje dhe frikë. Gjatë sulmit të panikut individët shpesh thonë se kanë menduar se do të vdisnin, se mund të humbnin kontrollin, se patën një infarkt apo një iktus ose u dukej se po çmendeshin. Ndonjëherë krizat kanë lidhje me situata të veçanta, si dhënia e makinës, për të tjerë shoqërohet nga agorafobia, dhe në këto raste subjekti duhet larguar nga vendet e populluara ose mjetet e transportit publik. SHQETËSIMET OBSESIVE Ky lloj ankthi karakterizohet nga mendime të vazhdueshme dhe të pakontrolluara, fiksime që pushtojnë mendjen duke krijuar një gjendje të keqe edhe pse njihet si të huaja ose të ekzagjeruara, dhe nga tendenca për të përsëritur vazhdimisht veprime të vendosura për të pllakosur ankthin. Obsesionet më të përhapura kanë lidhje me pastërtinë dhe rregullin, ose me shmangien e objekteve të rëndësishme, me praktika të përsëritura dhe mbrojtëse të cilave u atribuohet një vlerë magjike; për shembull, të numërosh, të prekësh një talisman ose një pjesë të caktuar të trupit; ose akoma më tej, kontrolli i vazhdueshëm, si kthimi mbrapsht shtatë apo tetë herë për të verifikuar nëse e ke fikur dritën apo gazin, nëse e ke mbyllur me çelës shtëpinë. STRESI POST-TRAUMATIK Verifikohet një ngjarje traumatike që personi ka përjetuar drejtpërdrejtë, ose në të cilin ka marrë pjesë, dhe që ka shkaktuar vdekje, dëmtime të rënda, ose një kërcënim për integritetin e tij fizik ose të të tjerëve. Stresi dhe reagimi fiziologjik është një eksperiencë traumatike, por jo gjithnjë shfaqet si një shqetësim i vërtetë. Flitet për shqetësim post traumatik nga stresi kur simptomat, si makthet, pagjumësia, vështirësi në përqëndrim, depresion, zemërim, janë të tilla saqë mund ta kompromentojnë në mënyrë domethënëse funksionimin shoqëror dhe në punë.


17 prill 2009

41


SHENDET

e duarve për të fshirë një pisllëk që nuk ekziston. Pastaj vjen depresioni, i cili shoqëron shpesh ankthin, aq shumë sa mendohet se bëhet fjalë për një shqetësim të vetëm. “Ankthi i pastër është relativisht i rrallë; kush i drejtohet mjekut të familjes për një shqetësim emotiv, shpeshherë manifeston simptoma ankthi dhe depresioni bashkë”, shpjegon Tansella. E konfirmon edhe një studim i fundit i publikuar në “British Journal of Psychiatry” i cili komenton: “Mund të bëhet fjalë edhe për patologji të ndryshme, por të dyja simptomat shfaqen së bashku, si shiu me erën gjatë një furtune”.Veç të tjerash, si të mos pikëllohemi kur vuajmë nga sulme paniku ose të tjera shqetësime që limitojnë autonominë dhe krijojnë një tension të vazhdueshëm dhe frikë të të ndjerit keq? Se për ç’arsye ndodh kjo, shkencëtarët nuk i kanë idetë e qarta. “Është e mundur që zonat cerebrale të përfshira janë amigdala dhe trungu encefalit, dhe studime të ndryshme e lidhin reagimin e ankthit me polimorfizmin e gjeneve që kontrollojnë serotoninën”, shpjegon Perna. Jo vetëm; epidemiologjia tregon se ata që vuajnë janë individët që kanë një organizëm shumë të ndjeshëm dhe pak të përshtatshëm ndaj variacioneve. “Ideja bazë është se ka njerëz që kanë sisteme kontrolli të funksioneve bazë të trupit, frymëmarrjes, zemrës dhe ekuilibrit, më të brishta se normalja. Një brishtësi që mund të ndezë disa alarme, që manifestohen pikërisht me sulmin e panikut”, vijon Perna. Në çdo rast shqetësimet e ankthit duket se janë në rritje. Dhe teknikët janë të bindur se kanë megjithatë një përbërës social të lidhur me stilet e jetës së modernitetit. Por, cilado qoftë origjina, kur shqetësimi bëhet i pakontrollueshëm problemi duhet zgjidhur. Si? “Zgjidhja më e vlefshme është ajo e një strategjie që ndihmon të përballet problemi me një terapi konjitive të sjelljes, jo rastësisht e aplikuar në vende si Anglia, si trajtimi i zgjedhjes për ankthin”, shpjegon

42

Poshtë, rrjet neuronesh

Korrado Barbui, kërkues në Universitetin e Veronës: “Por, për fat të keq, shpesh është më e thjeshtë dhe më ekonomike porositja e një ilaçi. Të cilin do të ishte më mirë ta përdornim në mbështetje të psikoterapisë, ose nëse kjo nuk funksionon”. Psikoterapia e njohjes së sjelljes, faktikisht, është e vetmja që ka prova të mjaftueshme shkencore efikase, por edhe terapi të tjera mund të hyjnë në ndihmë. Por, mjekët e terrenit vazhdojnë t’u drejtohen me bollëk ilaçeve kundër ankthit, benzodiapezinave të vjetra që mbeten ilaçet më të përhapura: “Deri 50 vjet më parë ishin terapia e zgjedhjes. Problemi është se pacientët kanë tendencë të afeksionohen pas tyre, i përdorin në mënyrë jo korrekte dhe për një kohë të gjatë. Kanë rrezik

për efekte anësore të rëndësishme, dhe mund të gjenerojnë varësi fiziologjike dhe mbi të gjitha psikologjike. Ka njerëz që nuk dalin nga shtëpia nëse nuk kanë në çantën e tyre ilaçin kundër ankthit: Ndoshta nuk e përdorin, por nuk arrijnë të heqin dorë”, nënvizon Barbui. Ndërsa mundësitë për ata që kanë nevojë për një terapi farmakologjike, janë më të mëdha. Dhe shpesh puna e parë e psikiatërve përballë një ankthi patologjik është ajo e bindjes së pacientëve për t’i lënë benzodiaepinet. Për të cilat Perna thotë: “Mund të jenë të nevojshme, por nuk janë më terapia e zgjedhur. Dhe kush ka dëshirë të pijë diçka në rast nevoje, do ishte më mirë të bënte një terapi me bazë kamomilin apo bimë të tjera”. Mbi të gjitha, përfundon specialisti, duhet të vihemi në lëvizje:“Një stërvitje aerobike ka një efekt parandalues anti-panik dhe antiankth”. Nuk nevojiten maratona, mjaftonë 20-30 minuta tre herë në javë. Nga L’espresso


17 prill 2009

43


SPORT KAMPIONËT, PARATË DHE QEVERIA

Morali 30%-ësh i medaljeve Shkurtimi i shpërblimeve për sportistët elitarë dhe një klauzolë që i hap rryshfetit dyer e dritare. Edhe pas 20 vitesh kapitalizëm, shteti u merr kampionëve himnin e flamurit, pro në këmbim u jep...krunde NGA BLEDAR KUKA

E

r v i s Ta b a k u ë s h t ë n j ë peshëngritës i ri shqiptar që e ka pak të vështirë të shkojë një një restorant të thjeshtë në rrugicat aty pranë Shkollës së Baletit në kryeqytet, pikërisht ku përfundojnë gjarpërimet që të zbresin nga kodra e shkollës “Mihal Grameno”. Arsyeja është tejet banale: I ka mbetur të zotit të lokalit rreth 30 mijë lekë (të reja) borxh për ushqimin që ka ngrënë aty deri në pjesëmarrjen në Kampionatin Europian që përfundon këtë fundjavë në Bukuresht të Rumanisë. Bëhet fjalë për kampionin e vendit në peshën deri 94 kg, të gjashtin në botë në një stil në Botërorin e të rinjve në Kolumbi në qershor 2008 dhe të tretin në Europë, po në një stil në Europianin e të rinjve të shtatorit 2008 në Durrës, ku në dygarësh përfundoi i pesti. Ervisi nuk është as 20 vjeç dhe rezultatet e tij janë në ngjitje, por kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që djaloshi fare i ri të ketë të ardhura qoftë edhe për jetesë minimale. Ndërsa flas me Ervisin, të cilit i vjen edhe turp që të tregojë hallin e tij, në duar më vjen një krahasim i dy vendimeve të qeverisë shqiptare, atij të vitit

44

2006 dhe të tanishmit, për shpërblimet e sportistëve që marrin medalje në botërorë, europianë, marrin të artë në Lojrat Mesdhetare dhe marrin medalje apo zenë vend deri në të 8-in në olimpiada. Me një laps jo shumë të mprehur nxjerr se janë hequr mbi 31 milionë lekë shpërblime për 18 sportistë, gjithnjë nëse ata zënë vendet që parashikonte vendimi i 2006-ës. Erkand Qerimaj, peshëngritësi më i mirë shqiptar i momentit, shprehet se është i skandalizuar jo vetëm për uljen 30 për qind të shpërblimeve, por sidomos për mënyrën sesi do të veprohet për përcaktimin e tyre. “Vendimi i vitit 2006, - thotë ai, - përcaktonte një shumë fikse shpërblimi nëse zije një vend të caktuar. P.sh., vendi i parë në Olimpiadë shpërblehej me 15 milionë lekë, i dyti me 10, i treti me 7, deri tek i teti me 500 mijë”. “Tani, - vazhdon ai, - shpërblimi për këto vende nuk është i përcaktuar qartë, por i vihet përpara fjala “deri”, që do të thotë se medalja e artë në Olimpiadë merr “deri 10 milionë lekë” e kështu me radhë”. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, me të cilin po e diskutoja këtë problem pak ditë më vonë, habitet dhe thotë: “Këta e kanë lënë shpërblimin nga 1

deri në 10 milionë, ndërsa do të ishte më normale ta kishin bërë, për shembull, nga 8 deri në 10 milionë”. Kjo është edhe tronditja më e madhe. Romela Begaj fitoi të dielën e kaluar medaljen e saj të bronzit të radhës në Europianin e peshëngritjes në Rumani, por ajo mbetet në ankth nëse Këshilli Kombëtar i Sportit (që e ka tagrin) do t’ia vlerësojë medaljen e saj 100 000 lekë të reja apo 1 milion lekë të reja, pasi vendimi i qeverisë e përcakton “deri në 1 milion lekë”, pa harruar të themi se në 2006-ën, po kjo qeveri me po këtë kryeministër e vlerësonte fiks dhe plot 2 milionë lekë. Nëse Romela do të shkojë në Lojrat Olimpike 2012 në Londër dhe do të zerë atje, vendin e 6-të, të njëjtin që zuri në Pekin 2008, ajo nuk do të fitojë dot asnjë kacidhe. Për arritjen në Kinë, Begaj mori (ose i janë premtuar) 2 milionë lekë, ndërsa tani nuk parashikohet asgjë. Me vendimin e 2006-ës shpërblimet mbulonin deri edhe vendin e 8-të (një shumë thuajse modeste prej 500 000 lekësh) si dhe të 7-in (1 milion). Ky vendim merret në një kohë kur rezultati më i mirë i arritur nga sportistët shqiptarë nëpër olimpiada është vendi i 5-të i Ilirian Sulit në Sidnei 2000 dhe ky i Begajt në kryeqytetin kinez. Gjithashtu, ky vendim nuk e merr aspak parasysh faktin se u desh të vinte fundi i vitit 2008 që të instalohen 3 kondicionerë në palestrën stërvitore të ekipit kombëtar të peshëngritjes, ku më parë thaheshe nga të ftohtit dhe ku ende nuk është zgjidhur problemi i lagështirës.


Në kahun orar, foto arkivi e një grupi sportistësh olimpikë me kryeministrin Berisha; Erkand Qerimaj në kompeticione ndërkombëtare. Poshtë, faksimile e peticionit të sportistëve elitarë drejtuar MKTRS-së

Propozimi për këtë vendim të qeverisë ka ardhur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), e cila gjithashtu ka propozuar dhe arritur të miratohen disa ndryshime të tjera në dëm të sportistëve: Është hequr e drejta e përfitimit të pensionit të posaçëm shtetëror kur sportisti arrin moshën e pensionit dhe është lënë në dorë të klubeve dhe gjendjes së tyre financiare, është barazuar trajtimi ushqimor e mjekësor i sportistëve të elitës me ata që konkurrojnë, maksimumi për kampion kombëtar. Sipas zërave në gjirin e bashkësisë së sportit, ekziston një problem brenda në MTKRS që ka të bëjë me zilinë. “Ka zyr-

17 prill 2009

tarë në ministri, të cilëve nuk u vjen mirë që ne sportistët e sotëm fitojmë miliona, falë arritjeve tona, - thonë këto burime, - ndërsa ata që kanë qenë sportistë më përpara, nuk kanë fituar gjë”. Ky përbën një problem tjetër dhe paradoks shqiptar kur yjet e sportit të viteve 1945-1990 e shkrinë jetën e tyre duke i dhënë lavdi vendit tonë, ndërsa sot përfitojnë pensione minimale. Një legjendë si Panajot Pano jeton me një pension prej 30 mijë lekësh në muaj (230 euro), dhe vetëm më pak se gjysma e këtij pensioni i vjen nga meritat sportive. Ndër qindra apo mijëra figura të sportit në Shqipërinë e viteve të socializmit mund të bëhet një grup prej ndoshta 100 vetësh, që mund të jenë maja e cilësisë dhe për të cilët shoqëria, e sintetizuar në organet shtetërore, mund të mendojë një shpërblim financiar, atë shpërblim që ata e humbën në vitet kur bënë sport. “Është diçka shumë e mirë të sensibilizohet opinioni dhe organet përkatëse, - thotë Kreshnik Tartari, ishtrajneri i Dinamoslegjendë të volejbollit të femrave, - vajza si Ela (Tase) apo Moza

(Ibrahimi) e shkrinë jetën e tyre të sportit pa fituar ndonjë gjë dhe iu dha mundësia të dilnin jashtë kur ishin në fund të karrierës”. Jo çdo shtet ish-socialist, u jep pensione ish-sportistëve të njohur, por të paktën njëri nga shtetet afër nesh, Serbia, u jep madje pension dinjitoz. Atje ekziston një ligj për pensione shtetërore për sportistët mbi 35 vjeç, që kanë fituar medalje olimpike, botërore, evropiane. Shifrat janë nga 38.000 dinarë (420 euro) në muaj, deri në 114.000 dinarë (1260 euro) në muaj, përkatësisht nga medalja e bronzit evropiane në të artën olimpike. Sidoqoftë, duke u hequr kapelen me gjithë flokë brezit të shkëlqyer të mëparshëm, edhe ky komunitet i sotëm i sportit, ka të drejtë të shikojë në sy problemet e veta. Ky komunitet po përgatit një peticion proteste që pritet të firmoset nga sportistët olimpistë, ata që konkurrojnë për botërorë, europianë dhe lojra olimpike dhe nga trajnerët e tyre. Nga ky komunitet mëson se në përgatitjen e këtij propozimi, MTKRS-ja nuk ka marrë mendimin e vetë sportistëve dhe trajnerëve të nivelit më të lartë në Shqipëri. Delegacioni shqiptar për në Rumani u nis me paratë e huajtura nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (njëkohësisht edhe president i Komitetit Olimpik Shqiptar, të paligjishëm për CIO-n).“Fondi nuk është lëvruar ende nga shteti dhe këto para do t’i paguaj unë e do t’i marr mbrapsht më pas”, ka sqaruar Ademi. Shumë keq që sportistët dhe trajnerët do të duhet t’ia dinë për nder presidentit, ndërsa mund të kenë probleme për të zgjidhur në përballjet me të, por kjo është vetëm një në dorë. Më e keqja vjen sërish nga MTKRS-ja, që ka lënë pas dore një vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të duhet (ose ndoshta është dashur) një tjetër mbledhje e qeverisë për të njëjtën çështje. Fjala është për shpërblimin që duhet

45


SPORT

46


të marrin 3 peshëngritësit medalistë në kampionatit evropian të të rinjve. Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli morën medalje të artë në këtë evropian ndërsa Briken Calja medalje bronzi. Shuma e përbashkët, duke i hequr taksat arrinte në rreth 2.5 milionë lekë, nga të cilat pak mbi 1 milion i takonin Qerimajt, po kaq Godellit dhe gjysma e tyre Caljes. Qeveria e mori këtë vendim më 24 dhjetor të vitit të kaluar dhe, sipas rregullave, MTKRS duhet ta dërgonte në Ministrinë e Financave për t’u ekzekutuar. Por mbërriti ora 12.00 e 31 dhjetorit 2008, viti u mbyll dhe bashkë me të u zeruan fondet që i përkisnin po 2008-ës. Kishte disa kohë që Qerimaj po dyshonte nëse kur do t’i merrte paratë. Sikur ta kishte parandjerë, dhe mandatën e mësoi kur u kthye nga Athina, ku kishte qenë në përgatitje e sipër për Europianin. Bashkë me trajnerin e tij, Zef Kovaçi, Erkandi trokiti në Ministrinë e Financave ku fati i madh e dëshiron që të jetë zëvendëministër zoti Florion Mima. Zëvendësministri, i njohur për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e tij në punë, i siguroi se megjithë vonesën ata do t’i marrin paratë që u takojnë. “Fondi nuk është djegur në mënyrë përfundimtare, - u shpreh Mima, - por në orën 12.00 të ditës së fundit të vitit u bë mbyllja e bilanceve të 2008-ës”. “Shumë shpejt ky shpërblim do të hyjë sërish në mbledhjen e qeverisë dhe

besoj se do të miratohet”, vazhdoi ai. Kampioni i trefishtë i Europës për të rinj, e vlerësoi lart takimin me Mimën dhe sjelljen e zv.ministrit.“Dua të them se, ndonëse jam i zhgënjyer nga vonesat dhe mosserioziteti i treguar me paratë tona, jam shumë i kënaqur me pritjen e zv.ministrit dhe përgjigjen që ai na dha”, u shpreh shkodrani. Është problem i madh kur lë në dorë të organeve shtetërore që të vendosin mbi paratë e tua në një vend ku korrupsioni vlerësohet me koeficientin e besimit 3.3-3.4, me pikët 3.4 dhe që ndodhet në vendin e 85-të në listën botërore të 180 shteteve, thuajse baraz me disa vende të tjera të Ballkanit si Serbia, Bosnjë-Hercegovina apo Mali i Zi. Sipas specifikimit të “Transparency International”, Shqipëria bën pjesë në brezin e tretë më të rrezikshëm të korrupsionit, atij me koeficient besimi nga 3 deri në 3.9. Edhe më goditës është studimi i “Transparency International” mbi shkallën e përhapjes së ryshfetit nëpër botë, ku Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve më problematikë me më shumë se 32 për qind (kaq është përqindja e njerëzve që u përgjigjën se paguan ryshfet për një shërbim), në të njëjtin nivel me Kamboxhian, Pakistanin, Senegalin, Nigerinë, Kamerunin, Maqedoninë apo edhe Kosovën. Peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe (lart) Ervis Tabaku gjatë stërvitjes

Në një vend të tillë, Begaj, Qerimaj, atleti Admir Bregu, qitësja Lindita Kodra, mundësit Elis Guri apo Sait Prizreni dhe të tjerë sportistë elitarë shqiptarë, janë të detyruar të presin përcaktimin e dikujt tjetër për sasinë e parave që do të marrin për djersën që derdhin dhe për lavdinë që i sjellin vendit tonë duke ngritur flamurin shqiptar anembanë botës. Dhe ky përcaktim mund të jetë nga shkalla 1 deri në 10, jo nga shkalla 8 apo 9 deri në 10. Altin Rraklli (i referohemi sërish ishlojtarit të shquar të kombëtares shqiptare), tregon duke qeshur një bisedë me ishambasadorin shqiptar në Gjermani, Zaganjorin si dhe me kryetarin e bashkisë së Frajburgut. “Nuk di sesi u takuam, - thotë Altini, - por në atë kohë unë isha shumë mirë tek Frajburgu në Bundesligë. Kryetari i bashkisë i tha ambasadorit që të mos bëhej xheloz, por ai më shumë më njihte mua si futbollist sesa atë si diplomat”. Kjo vlen për pushtetarët gjermanë, por siç duket ende nuk është bërë edukatë dhe kulturë pune e pushtetarëve shqiptarë.

Ap r i l

th

Easter Lunch April 12 Easter Lunch arrives in a special way at the Metropolitan Restaurant. Your kids will love the Easter Egg Hunt and making their own pizza with the help of our chef. kind a special barbeque outside.

Dreka e Pashkëve mbërrin në një mënyrë të veçantë në Restorantin Metropolitan. Fëmijët tuaj do humbasin në botën e tyre ndërsa kërkojnë vezët e fshehura të Pashkëve dhe pergatisin picat me

17

Shijoni drekën tonë në bufenë e shtruar ditëve të Diela dhe nëse koha do të jetë e bukur, shijoni edhe gatimet e çastit në skarë e vedosur ne ambientet e prill 2009 jashtme te restorantit.

47


PORTOFOL

Shqipëria, zyrtarisht në NATO Bashkë nuk bëjmë, veç nuk mundemi Nuk paska hall më të madh se gëzimi. U vërtetua kjo aksiomë e pathënë gjëkundi, këtë fillim prilli në mesin e delegacionit të nivelit të lartë shqiptar që asistoi ceremoninë e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në samitin e Strasburgut.Të detyruar të udhëtojnë me një njëjtin avion, të përshkojnë detajet e të njëjtit protokoll, të ecin, hanë dhe fotografohen bashkë, presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha duket se kanë patur të përbashkët edhe sikletin. I vetmi moment që kanë folur ose ngjan sikur këmbyen dy llafe, ishte gjatë kalimit të urës që lidh Strasburgun francez me qytetin gjerman të Këlit. Megjithatë, kjo nuk ka penguar që ministra, politikanë, zyrtarë dhe gazetarë ta shijojnë ngjarjen e madhe.

Protokolli duhej të ishte treguar më i zgjuar, për të mos e zgjatur torturën e të qenit pranë njeri tjetrit të çiftit presidencial dhe atij kryeministror, edhe gjatë udhëtimit

FOTO, IDLIR ABAZI / LSA Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, në një pritje të ëmbël. E kemi fjalën për avionin drejt Strasburgut, mos u keqkuptoni Blendi Fevziu në një përpjekje të kotë për të fshehur identitetin nën kapelen e Aleancës. Shqetësim ky që nuk ekziston për Aleksandër Frangajn

Cilat mund të jenë detajet e kësaj bisede? Lodhja e udhëtimit, apo lodhja nga bashkudhëtarët?

48


E vetmja shkëndijë dialogu mes Berishës dhe Topit . Ndoshta diçka e tipit: “Hala ke ura ti” E mira e ngjarjes, është se në entuziazëm e sipër, të paktën nuk u harrua në Tiranë shefi i Shtabit Maksim Malaj

Të kundërtat tërhiqen. Kreret e dy grupeve të mëdha parlamentare, Leskaj dhe Patozi, bashkë në avion Kritikët e etiketuan si “të paftuar”. Kjo s’e pengoi kryetaren e Kuvendit të ndodhej në Strasburg

Foto përkujtimore. Të gjithë bashkë, shtetarë, ministra, politikanë, ushtarakë dhe zëdhënësa për të fiksuar në celuloid NATO-n

17 prill 2009

Deux ex machina. U desh prezenca fatlume e ambasadores sonë në KE, Margarita Gega, si amortizator mes kryeministrit e presidentit

49


17 Again

Një ish baskebollisti me ekipet e kolegjit i jepet një shans i dytë, kur falë një mrekullie trasformohet në një adoleshent dhe i jepet mundësia për ta rikrijuar të ardhmen e tij. Ai në fakt mendonte se i kishte të gjitha, një karrierë të shkëlqyer, një grua që e donte dhe një familje. Por 20 vjet më pas,

karriera s’po i ndrin dhe aq, martesa e tij është drejt shkatërrimit, ndërsa fëmijët as që ia vënë me veshin. Nga dëshira për të ndryshuar gjithçka, Majk do ta gjejë veten të përballet me gjërat më domethënëse të jetës së tij. Do të verë gjithçka në vijë apo do t’i ngatërrojë gjërat akoma më shumë?

Zac Efron Leslie Mann Thomas Lennon Mattheë Perry Tyler Steelman Allison Miller Sterling Knight Michelle Trachtenberg Adam Gregory Hunter Parrish

I fiksuar Jeta e një çifti të martuar (Idris Elba dhe Beyoncé Knowles) tronditet tërësisht kur një punonjëseje të re në zyrën ku ata punojnë (Ali Larter) fillon t’i bjerë në kokë për burrin e Beyonce, aq sa arrin t’i kthehet në një obsesion. Një film ku nuk mungojnë dhe anët komike dhe ku për herë të parë sheh të punojnë babë e bijë së bashku. Një nga producentët e filmit është pikërisht babai i Beyonce, Mathew Knowles.

50

Idris Elba Beyoncé Knowles Ali Larter Jerry O’Connell Bonnie Perlman Christine Lahti Nathan Myers Nicolas Myers Mattheë Humphreys Scout Taylor-Compton

The Soloist

“The Soloist” është një film i bazuar në një histori të vërtetë, që tregon dramën e një muzikanti, i luajtur mjeshtërisht nga Jamie Fox, i cili pas një periudhe skizofrenie përfundon në rrugë duke lënë vite studimi në Juilliard. Si do ta rigjejë kontaktin me muzikën dhe a do të mund t’i kthehet karrierës së tij, prej muzikanti brilant, apo do të mbetet thjesht një endacak që ka vesh për muzikë?

50

Robert Downey Jr Catherine Keener Jamie Foxx Stephen Root Tom Hollander Rachael Harris Angela Featherstone Nelsan Ellis Justin Martin Michael Bunin


vmuci@revistaklan.com

Elitat e folklorit Siç na bën me dije autori qysh në hyrje të këtij libri, ai jeton prej kohësh jashtë vendit, gjë që, siç ndodh rëndom të konstatojmë në fletët e shumta të trungut përherë lulëzues të shtypit të përditshëm shqiptar, mund të ndikojë për keq te publicistët dhe artikujshkruesit gjithfarësh e përtej kufirit që gjëllojnë e lëvrijnë me zell të adhurueshëm arat e lëna djerrë të mendimit shqiptar, por mund të ndikojë edhe për të mirë (ose, thënë midis Ardian Vehbiu “Folklori i elit- nesh, mund të mos ndikojë hiçfare). Në rastin e parë, ave” B o t u e s pra të të ndikuarit për keq, distanca fizike dhe shpirtërore “Morava” e kontribuesve bën që ata të 277 faqe humbasin fillin e realitetit me 700 lekë dheun mëmë, realitet që ata më së shumti rreken ta perceptojnë mediatikisht ose përmes 19 dhjetor 2008 majekrahit familjar, farefisnor e miqësor duke shtënë në punë bisedat telefonike, mesazhet elektronike, forumet e Internetit dhe kështu me radhë gjithë mjetet e komunikimit publik. Por ajo çka shpesh bën që ata të tingëllojnë anakronikë e bajatë deri në nakatosje të zorrëve është që duke i njohur vetes avantazhin e të jetuarit në vende me demokraci të vjetra e të konsoliduara shpesh marrin pozën e prindit që e ndjen për detyrë të qortojë axhaminë për paudhësitë që kryen dhe ta fusë në udhë të mbarë. Në rastin e dytë, pra të të ndikuarit për mirë, është përsëri distanca që i shtyn mërgimtarët “Shqipja nëna e gjuhëve”, libër nga Xhuzepe Krispi. Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka pra, të ngjallë interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit? Dardanët frigj dhe pellazgët, popuj padyshim më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha e bukur shqipe. “Shqipja nëna e gjuhëve” Xhuzepe Krispi Botues: “Plejad”, 93 faqe, 400 lekë 17 prill 2009

e penës t’i shpëtojnë batakut të thashethemeve të kafeneve dhe të bulevardit të Tiranës (kuzhina ku gatuhen më së shumti lajmet që shohim në emisionet e lajmeve dhe faqet e para të gazetave të përditshme) e të përftojnë një kthjelltësi e realizëm çka u shërben si thjerrë për të këqyrur realitetin dhe dukuritë e jetës politike e sociale pa u rreshtuar në krahë politikë e partiakë, si dhe duke vijuar në atë hulli të mbrothtë të lëvruar e të hapur me kohë nga emra të shquar si Faik Konica, Branko Merxhani, Lumo Skëndoja e të tjerë. Ardian Vehbiu përmes librit të tij më të fundit që mban titullin kuptimplotë “Folklori i elitave” na konfirmon bindshëm atë mendim të krijuar prej kohësh nëpërmjet leximit të shkrimeve të veçanta që boton rregullisht në shtypin e përditshëm, se shkon dhe i përket kategorisë së dytë, madje duke e zhvilluar më tej një mendim të cekur pak më sipër, në vështrimin tim, ai është vazhdues i denjë në kohët tona i asaj tradite të shkëlqyer të mendimit liberal e Perëndimor që u kultivua e u përpunua deri në trajta nga më të stërholluarat në periudhën mes dy luftrave në Shqipëri prej personazheve që thirrëm me emër pak më sipër. Sigurisht që e gjithë kjo nuk është ndonjë rastësi as koincidencë providenciale, po shprehje e natyrshme e asaj kulture të pasur e të shëndoshë që zotëron Vehbiu dhe që ka ditur ta materializojë e ta rrezatojë me elokuencë në shkrime dhe më tej në librat që ka botuar

këto vitet e fundit. Ç’është e vërteta, në qerthullin e gjerë të shkrimeve (dhe këtu kam parasysh jo vetëm atë gjerdan artikujsh që autori ka shkuar e ka përmbledhur në librin që kemi në duar), Vehbiu rrok një spektër të shumanshëm e të larmishëm tematikash, dukurish dhe problematikash, të cilat ndonëse zënë fill tek aktualiteti i jetës shqiptare, për fat nuk përlloçen në cektësirën e batakut tonë mediatik, po përpiqen t’u japin një tjetër frymëmarrje që i shpëton nga azma e provincializmit, këndvështrime të ndryshme që i shpëtojnë kurthit të banalitetit dhe sklepave të krijuar nga rrethi vicioz i gjërave që përsëriten deri në papagallizëm, t’i vendosë në sfonde që i japin kuptim ekzistencës në një botë që nuk lodhemi së quajturi globale, po në të vërtetë rrallëherë i kapton muret e avllive të mëhallës sonë politike, sociale e kulturore të krijuar prej tellallëve mediatikë, përndryshe shërbëtorëve të zellshëm të zhganit të politikanëve me ose pa pushtet. Edhe pse shprehet në një diapazon të gjerë tematikash dhe zhvendoset sa nga një regjistër ligjërimi në një tjetër me një pasuri mbresëlënëse teknikash dhe mjetesh shprehëse, pa zënë ngoje atë humor të këndshëm e ironi therrëse që parfumos gjithë lezet çdo shkrim, ndryshe nga shumë prej analistëve dhe opinionistëve të sotëm, Vehbiu nuk është prekur për mrekulli nga epidemia aq fort e përhapur e dokrrologjisë; thënë më shkoqur, nga virusi i proliksitetit, një farë diareje foshn-

“Për filozofinë dhe shkencën”, libër nga Karl Popper. Të gjithë njerëzit janë filozofë, sepse ata rrokin njërin apo tjetrin qëndrim kundrejt jetës dhe vdekjes. Disa e konsiderojnë jetën e pavlerë, sepse ajo ka një fund. Ata nuk e vënë re se edhe argumenti i kundërt do mund të mbrohej po ashtu: po të mos kishte një fund, atëherë jeta nuk do të kishte asnjë vlerë. Ata nuk e shohin se është pjesërisht rreziku i pranishëm për ta humbur jetën, që na ndihmon t’i kuptojmë asaj vlerën. “Për filozofinë dhe shkencën” Karl Popper Botues: “Fan Noli”, 221 faqe, 800 lekë

jarake në fushë tëç letrave e të gazetarisë, e cila në vend ta mprehë arsyetimin dhe e të nxjerrë në pah idetë i fsheh e i bjerr ato në qorrsokaqet e mendimit të përçartur. Optika e përshtatur prej Vehbiut në shumicën dërrmuese të shkrimeve është ajo e antropologut dhe kulturologut, domethënë e njeriut që e hedh vështrimin përtej sherrnajës së përditshme që ngrihet rreth emrave të përveçëm të kreshnikëve të eposit të politikës që kapen fytafyt siç u ka hije në bejlegun e burrave dhe ngulmon të qëmtojë e pahtësojë thelbin e dukurive, shkaqet dhe pasojat, të hulumtojë në psikën kolektive dhe individuale të homo albaniens, të traditës, dokeve e zakoneve të lashta e moderne, dhe falë këtij periskopi sociologjik e kulturor të kuptojë e të shpjegojë se për kah po ia mbajnë pasardhësit e ilirëve në epokën e globalizmit të prirë nga flamuri i NATO-s dhe epshi i panginjur për produktet ngashënjyese që ofron me bujari kuzhina e shoqërisë së konsumit. Mund të them pa ngurruar se Ardian Vehbiu është ndër të rrallët shkrimtarë shqiptarë që lexohet me ëndje sot e gjithë ditën. Dhe kjo falë jo vetëm prurjes diturore dhe pasurisë së informacionit që has rëndom në shkrimet e tij, por edhe atij instrumenti që shtie në punë shkrimtari dhe që quhet stil, pak të përfillur (për të mos thënë aspak) prej shumëkujt që mëton se zotëron dhuntinë e të shkruarit, të cilin Vehbiu e zotëron dhe e shtiu në punë mjeshtërisht.

51

“Ditë të ethshme”, roman nga Sandra Brown. Sapo merr vesh lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në qytetin e lindjes, Destini. Ndërsa i përvishet punës për të mësuar diçka për jetën e të vëllait të vrarë ajo zbulon se qyteti i saj ruan shumë sekrete, që fshehin dhimbje e zemërim, të cilat nga çasti në çast mund të shpërthejnë e të shkatërrojnë babain e saj të pasur, vëllanë tjetër dhe atë vetë. “Ditë të ethshme” Sandra Brown Botues: “Dudaj”, 395 faqe, 950 lekë

51


RETROSPEKTIVE

XHAMIA E VJETËR

Në vitin 1614, Sulejman Pasha filloi ndërtimin e xhamisë, që më vonë u quajt Xhamia e Vjetër. Ajo ka qenë ndërtesa më me rëndësi e Tiranës, dhe ndodhej pikërisht aty ku gjendet monumenti “Partizani” sot. Xhamia e Vjetër shënon simbolikisht themelimin e qytetit të sotëm të Tiranës, pasi bashkë me të u ndërtua edhe një furrë, një hamam dhe më pas një han, duke filluar në njëfarë mënyre jeta qytetare. Një legjendë është burimi thuajse i vetëm historik që na tregon se si u ndërtua xhamia. Për herë të parë, atë e shkroi albanologu austriak J. G. von Hahn në vitin 1854, ashtu siç ia kishin treguar vendasit në verën e vitit 1850, gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë

52

dhe në Shqipëri. “Ishte dikur një bej i varfër i quajtur Sulejman, i cili pati një djalë të ri për shërbëtor. Ky djalë pa një ëndërr, në të cilën Hëna zbriti nga qielli në supin e tij të djathtë, duke përhapur një dritë të madhe. Sapo zotëria dëgjoi ëndrrën e djaloshit, i tha atij: “Ti do të bëhesh njeri i madh. Në emër të Zotit nisu dhe provoje fatin tënd nëpër botë, sepse tek unë nuk do të bësh hajër”. Djali u nis, dhe u quajt i humbur pasi për shumë kohë nuk pati lajme prej tij. Por, një ditë, një kalorës tartar erdhi tek Beu, dhe e adresoi të shkonte në Kostandinopojë tek Veziri, me urdhër të këtij të fundit. Kur Sulejman Beu u paraqit tek

Veziri i madh, ai njohu shërbëtorin e tij të dikurshëm, i cili e priti me nderime të mëdha dhe i tha se do t’i plotësonte çdo dëshirë. Beu i kërkoi komandën e sanxhakut të Ohrit, gjë që iu dha. Një herë, përgjatë një gjuetie nëpër Tiranë, e cila ishte një fshat me 15 shtëpi, i pëlqeu vendi aq shumë, sa që vendosi të ndërtojë një Xhami në Pazar. Kur më vonë shkoi në luftë kundër persëve dhe po ndjente se po vdiste, dha urdhër që trupi i tij të balsamosej dhe të varrosej në xhaminë që kishte ndërtuar; dhe ashtu u bë. Nga vdekja e Sulejman Pashës kanë kaluar 240 vjet; pasardhësit e tij janë shuar në linjë mashkullore, por vazhdojnë në


NGA GAZMEND A. BAKIU gazmendbakiu@hotmail.com

linjën femërore; prej tij rrjedh Beu i sotëm i Tiranës”, (J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Jena, 1854, f.86). Kjo legjendë është treguar edhe nga autorë të tjerë në variante të ndryshme, më interesanti dhe më i gjati prej të cilëve është ai konsullit francez August Degrand, por në thelb legjenda është po ajo. Çfarë mund të themi tjetër? Mbi portën e Xhamisë së Vjetër ishte vendosur një pllakë ku shënohej viti i ndërtimit: 1023 hixhri, (sipas kalendarit islam), që i korrespondon vitit 1614 pas Krishtit. Unë kam kënaqësinë t’ju them se e kam gjetur mbishkrimin e plotë të kësaj pllake, dhe do ta botoj në librin që po përgatis

për historinë e Tiranës. Xhamia e Vjetër, ky monument i r rallë përfundoi në vitin 1633, kur Ahmet Pasha, i biri i Sulejman Pashës ndërtoi minaren (me një konicitet të lehtë), sipas traditës më të mirë në ndërtimet e këtij lloji. Në vitin 1843, xhamia në fjalë u meremetua me paratë e lëna me testament nga Abdurrahman Bej Toptani. Pamja më e vjetër që kemi nga Xhamia e Sulejman Pashës janë akuarelet e piktorit anglez E. Lear-it, të vitit 1848. Përmasat e xhamisë kanë qenë afërsisht 16mx13m, dhe minarja ishte rreth 25m e gjatë. Ja përshkrimi që i bën asaj në vitin 1930, Leon Rey: “Xhamia e Vjetër u ndërtua në vitin 1023 hixhri nga Sulejman Pasha, me origjinë nga fshati i Mulletit, i cili ndodhet 8 km në juglindje të Tiranës. Në Lindje dhe në Veri ajo ka një portik. Minarja e ndërtuar nga Ahmet Pasha, i biri Sulejmanit, ze anën veriperëndimore. Hyrja e xhamisë është nga veriu. Vëren atje një selvi shumë të bukur pranë një pusi. Brenda portikut shihen dy varre, bazamentet e të cilëve kanë dekoracione të pasura. Katër nga kolonat, të cilat formojnë rrjeshtin jugor, janë të zbukuruara me kapitele korintike. Brenda portikut, tre kolona mbajnë verandën e katit të sipërm, në të cilin ngjitesh nëpërmjet një shkallë të vendosur në qoshen e portikut. Një derë e vogël lidh këtë verandë me një tribunë, që nga ku me lejen e hoxhës, mund të asistosh në ushtrimet e faljes. Në brendësi, xhamia paraqet zbukurime të mrekullueshme lulesh, në tone të trëndafilta, dhe dritare të stolisura në mënyrë të veçantë. Nga jashtë të bien në sy bordurat

ornamentale, të shtrira në gjatësi dhe të pikturuara, që paraqesin fruta: Bistakë rrushi, mollë, portokalle etj. Në Jug të xhamisë gjendet tyrbja e hijshme ku ndodhet varri i Sulejman Pashës, themeluesit, dhe i Ceno Beut”, (L. Rey, Guide de l’Albanie, Paris, 1930, f.89-90). Këtu kemi dy pamje të Xhamisë së Vjetër. Në të parën shohim xhaminë dhe tyrben në jug të saj, (në të djathtë të fotos) ku kanë qenë varrosur Sulejman Pasha, dhe rreth 300 vjet më pas Ceno bej Kryeziu, (kunati i Zogut i vrarë në Pragë në vitin 1927). Fotoja në fjalë është bërë rreth 100 vjet më parë, dhe ju aty mund të dalloni edhe mjaft varre sipas traditës së atëhershme, (varrezat pranë xhamive u suprimuan në vitin 1922). Ashtu si në foton e parë, edhe tek e dyta (që i takon vitit 1927), ju mund të dalloni se në pjesën veriore të Xhamisë së Vjetër ka qenë një tetëkëndësh monumental, (i ngjashëm me atë të Kapllan Pashës), dhe një pus. Ato kanë qenë ndërtuar pas vitit 1850 dhe u prishën në vitet 1928-29, për rregullimin urbanistik të zonës. A ka qenë Xhamia e Vjetër ndërtesa e parë e Tiranës së sotme, dhe a u bë me të Tirana qytet? Unë mendoj se me siguri, Xhamia e Vjetër nuk ka qenë ndërtesa e parë e qytetit të sotëm të Tiranës, sepse s’mund “të mbinte” në një terren të virgjër një faltore e tillë, dhe nga ana tjetër, J. G. von Hahn thotë se, përpara saj kanë qenë dhjetë-pesëmbëdhjetë shtëpi. Po ashtu, nuk mund të thuhet se me ndërtimin e një vepre kulti u ndërtua një qytet, sepse formimi i një qyteti është një proces, dhe askush s’mund të thotë momentin e saktë se kur Tirana u bë qytet. Por, siç thamë, Xhamia e Vjetër, kishte rëndësinë e simbolit, atë të fillimit dhe të themelimit të qytetit të sotëm. Ajo ka qenë nga ndërtesat më të fotografuara dhe më të dashura për tiranasit e vjetër, mirëpo, fatkeqësisht Xhamia e Vjetër u dogj në nëntorin e vitit 1944.

53


TE PAVERTETA POR TE BESUESHME

PAPA: ABORTI S’ËSHTË NDONJË HATA

Kreu i Kishës Katolike përmbys doktrinën 2 mijë vjeçare

Vatikan - Papa Benedikti XVI përmbysi të dielën e kaluar doktrinën religjioze dymijë vjeçare të katolicizmit, duke shpallur tërë siklet dhe i mbytur në djersë, se akti i ndërprerjes së shtatzanive të padëshiruara, i njohur në mënyrë vulgare si abort, këtej e tutje është “totalisht i pranueshëm në sytë e Zotit”. Shpallja e shenjtë, që bie në kontradiktë të fortë me mësimet e mëparshme të Kishës Katolike Romane, mësohet se u krye nga Papa pas një telefonate të vonë në rezidencën e tij në Vatikan. Sipas dëshmitarëve, Benedikti u pa paskëtaj duke ecur i shqetësuar lart e poshtë, duke fërkuar duart me nervozitet dhe mallkuar veten përballë pasqyrës, derisa mori vendimin e beftë. “Miqtë e mi që besoni në

Jezu Krisht, vëllezër e motra, dijeni pra se aborti nuk… ëëë… s’është ndonjë problem i madh”, deklaroi Papa duke lexuar ca shënime të shkarravitura me nxitim,“në fakt, është e shkruar diku këtu…ja tek ky rreshti… se marrja e një jete të pafajshme nganjëherë është për mirë”.“Për shembull, kur jeta e nënës është

në rrezik”, shtoi ai duke fshirë me peshqir çurgun e djersës që rridhte nga balli. Duke shastisur turmën e madhe në sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti pohoi se vrasja e një fëmije të palindur nuk është mëkat kapital, sidomos në rastet kur personat e përfshirë në këtë ngjarje do të donin që kjo gjë të mos kishte ndodhur kurrë. “Krijuesi erdhi tek unë natën vonë, kur nuk po më zinte gjumi, dhe Ai më tha: Aborti nuk është domosdoshmërisht mëkat, po jua lë opsionale. Prandaj po deshët, abortoni që tani…Amin”. Pasi piu një kanë plot ujë dhe pushoi për pak çaste, Papa theksoi edhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek vendimi për abortin, si koha e shtatzanisë, mundësia për komplikacione të shëndetit si dhe fakti nëse dy

SASHA OBAMA, 136$ EVAZION

Hetimi i senatit amerikan ekspozon skandalin Uashington - Sasha Obama u detyrua të dëshmonte para komitetit të senatit amerikan për financat javën e kaluar, pas skandalit që zbuloi se vajza në klasën e dytë kishte grumbulluar mbi 136 dollarë në pagesa të pajustifikuara gjatë vitit të kaluar. Sasha, që gjatë ditëve të fundit ka qenë nën breshërinë e akuzave të kongresmenëve pasi të dhënat e taksave për vitin 2008 u bënë publike, mbërriti në Kapitol Hill e shoqëruar nga e ëma, për t’iu përgjigjur akuzave. Seanca dëgjimore që zgjati mbi 6 orë, filloi në orën 9 të mëngjesit. “Zonjushë Obama, studimi i të dhënave tuaja më ka skandalizuar”, i tha 7 vjeçares senatori republikan Çak Grasli,

54

“në këtë periudhë krize ekonomike, si patët guximin të pranonit 50 centë për rregullimin e krevatit? Pse nuk keni deklaruar fitimet javore për larjen e pjatave, bërjen e detyrave? Po ju pyes: A keni turp ju, zonjushë Obama?”. Gjatë hetimit u zbulua se ajo kishte marrë dhurata të padeklaruara nga kongresmenë të tjerë, anëtarë të kabinetit, si dhe nga tezet dhe hallat që vizitonin Shtëpinë e Bardhë për ditëlindje. Por më skandalozja ishte se kjo zonjushë bridhte falas me limuzinë, jetonte pa paguar kokërr qeraje në një super-vilë prej 132 dhomash dhe kishte mar rëdhënie të fshehta me një grup okult, ku

bënin pjesë “Mr.Fuzzle” dhe “Mr. Peanut Butter”, me siguri pseudonime lobistësh të fuqishëm. Nga ana tjetër, në zyrën e taksave nuk ka asnjë të dhënë për veprimtarinë e saj fiskale para vitit 2001. E ndodhur përballë fakteve të rënda, Sasha zgjodhi të bënte të paditurën, duke luajtur me

persona të panjohur u takuan një natë të çmendur, e tepruan pak dhe bënë gabimin më të madh të jetës së tyre. “Të gjitha femrat, sidomos ato me emrin Gertrudë”, theksoi ai duke parë shkarazi nga një murgeshë e re 20 hapa larg tij, “kanë të drejtë të zgjedhin vetë. Por nëse zgjedhin gabim dhe vendosin ta mbajnë fëmijën, çka mund të shkatërronte karrierën e dikujt tjetër, atëherë ato thjesht duhet të largohen nga vendi dhe të mos kthehen kurrë”. Megjithëse pjesë kryesore e fjalës së tij ishte mbi abortin, Papa shpalli edhe vendime të tjera shokuese. Kështu, kreu i Kishës Katolike deklaroi se në fakt, kontraceptivët nuk ishin ndonjë hata e madhe, dhe ai rekomandoi përdorimin e tyre nga të gjithë. “Përdorini prezervativët, pilulat e gjithçka tjetër të ngjashme, nëse nuk doni ta pësoni si…si… ata që kanë pësuar”, e mbylli Papa Benedikt duke ja plasur të qarit. bishtalecin e saj, duke parë nga e ëma apo duke reaguar me pyetje si,“çfarë është përgjeshm… ërishtja përballë taksa..pelenguesve?”. I ashpër ishte ndaj saj dhe senatori republikan Orin Haç, i cili propozoi miratimin e një fondi 7 milionë dollarësh për të thelluar hetimet ndaj çështjes Sasha Obama. “Unë kam të dhëna”, tha Haç, “se përveç shpenzimeve galopante, zonjusha në fjalë posedon shuma të mëdha parash në një banke misterioze në trajtë derrkuci që ajo e mban sekret”. Presidenti Obama, i goditur nga hetimi ndaj tre anëtarëve të kabinetit për evazion fiskal, tentoi të distancohej nga situata e fundit. “Më falni, por nuk e njoh zonjushën”, deklaroi presidenti para komitetit të senatit, “kemi pasur ca biseda të rastësishme gjatë shtatë viteve të shkuara, por vetëm kaq”.


Shkurt Zbulohet “afaristi”

Tiranë- Burimet tona në zonën urbane të quajtur Bllok, konfirmuan të martën e shkuar ekzistencën e një qenieje të quajtur “afarist”, të cilit natyra i ka dhënë aftësinë fituese dhe fuqinë fiskale të 10 burrave të zakonshëm. Ky supernjeri i pathyeshëm, është i zoti të kryejë detyra nga asistent-menaxheri deri në nënpresidenti operacional i cilësdo kompani, ja del t’i bëjë gjërat të lëvizin me një telefonatë apo me një vështrim dhe besohet se zyrat sekrete i ka diku në thellësi të Bllokut. Për maskim, në mbrëmje ai merr pamjen e një burri të thjeshtë që i bashkohet familjes dhe interesohet për ecurinë e fëmijëve në shkollë. Burimet theksojnë se ky individ i merr fuqitë e jashtëzakonshme nga një kostum Armani i qepur me porosi, çka i lemeris të gjithë rivalët e mundshëm. Gjithsesi mësohet se kundërshtari i tij kryesor quhet “afaristja”, që ai e mban të burgosur në një kafaz xhami që nga 1992-shi.

Motra, dëgjo

Vlorë- Motra, dëgjo këtu: Sipas dëshmitarëve që kalojnë përditë nga gjimnazi yt i dikurshëm, ai tipi që ti dikur e lejove të të prekte gjoksin pas mbrëmjes së maturës, shkon ende fshehurazi në oborrin pas shkollës, çdo paradite në orën e pushimit të madh, për të tymosur cigare pa e parë të tjerët. Dëshmitarët pohuan se mesoburri me flokë të rëna që u hedh rromuze nxënësve të vitit të parë teksa thith cigaren si gangster, është po ai ish i dashuri yt i 20 viteve më parë, që i ka mbetur ora në moshën 18 vjeçare dhe këndon akoma këngët e Çelentanos poshtë dritareve të shkollës.

Shënim: Në këtë rubrikë satirike, ngjarjet e përshkruara nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Personazhet janë reale vetëm në rastet e personave publikë e zyrtarë.

17 prill 2009

Nëpërmjet pajtimit, do të keni mundësi që të keni çdo të shtunë në mëngjes në shtëpi revistën tuaj të preferuar. Një garanci nëntë vjeçare dhe një emër i besuar, për të patur në dorën tuaj analiza, reportazhe, intervista, profilet të personazheve më të njohur të momentit si dhe shumë rubrika të tjera

3 mujore 6 mujore 1 vjeçare

3.600 lekë 7.200 lekë + një numër falas + një paketë arkivë dhuratë 15.000 lekë – 10% skonto = 13.500 lekë

ABONIME:

Kontaktoni në numrin

355 4 256 112

55


LOJERA HORIZONTALISHT 1. Vend i shenjtë tek i cili bëjnë pelegrinazh të gjithë myslimanet e botës 3. Janë grupe numrash për të realizuar lidhjen telefonike interurbane dhe ndërkombëtare 9. Vijë që e prek një rreth vetëm në një pikë ose kalon .............me të 10. Lloj vallëzimi 11. Thuhet se vijnë bashkë me pranverën 14. Sigla e Radiotelevizionit italian 16. Është ajo në bazë të të cilës bëhet një apel për të kontrolluar pjesëmarrjen 17. Metal i bërë si fije 18. Burri për një grua kur janë të martuar 21. Shejtan ose ........ 22. Emri e mbiemri i bashkëshortes së John Lennon 23. Janë ata që nuk besojnë në perëndi 24. Një futbollist i famshëm brazilian

5. Emri e mbiemri i një gazetari të dalluar të medias së shkruar e televizive 6. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore 7. Quhej një fabulist i famshëm i Greqisë së Lashtë 8. Vendndodhja e Hollivudit 12. Ceremoni e martesës 13. Emri e mbiemri i ish kryetarit të Akademisë së Shkencave në Shqipëri 15. Atlet i shquar shqiptar i flakjes së diskut 19. Konsiderohet një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit në lashtësi 20. Rruga ose ....... 22. Trupa qiellorë të ngjashëm me diellin që ndodhen shumë larg tokës dhe duken natën si pika të ndritshme

PERGJIGJA E NUMRIT TE KALUAR

VERTIKALISHT 1. Merr pjesë në luftën me dema në arenë 2. Mund të jetë edhe vaditës 4. Tërësia e veprimeve të një kulti fetar, që bëhen sipas një rregulli të caktuar nga dogma.

Ngjyrosni katrorët e njëpasnjëshëm në rrjesht apo në kolonë, në sasinë dhe renditjen që tregohet nga numrat e vendosur jashtë rrjetës. Çdo grup katrorësh të ngjyrosur ndahet nga tjetri nga të paktën një katror i pangjyrosur. Në qoftë se i fiksoni saktë katrorët që duhen ngjyrosur dhe ata që duhen lënë të bardhë, do të përftohet një imazh.

PERGJIGJA E NUMRIT TE KALUAR

56


AKREPI 24 tetor - 21 nentor Në fillim javë favorizohen njohjet dhe aktivitetet e reja. Do të shihni se do të zbuloni diçka krejt të re për veten tuaj. Të mërkurë, të enjte, jeta dhe dashuria duken shumë më ekzaltuese. Një situatë e caktuar mund të jetë tejet frustruese të premte deri në fundjavë. Të dielën do të jeni në kontroll të gjithçkaje.

1 1

DASHI

21 mars - 19 prill

Në fillim javë mund të jeni të gatshëm për ti nisur gjërat me gumëzhinë, por yjet ju thonë të ulni ritmin, derisa gjërat të kthjellohen. Të mërkurë, të enjte, miqtë do të jeni një thesar i vërtetë për ju. Logjika mund të diktojë vetëm një gjë nga e premtja deri në fundjavë, ndërsa instikti një tjetër. Gjeni pikën e takimit. E dielë energjike.

DEMI

20 prill - 20 maj

Të mendosh për gjëra të mëdha, ndërsa jeni duke u marrë me vogëlsira mund të jetë tejet lodhëse në fillim javë. Të mërkurë, të enjte sa më i angazhuar të jeni në situatat, që do ju paraqiten, aq më shumë do të merrni prej tyre. Të premte deri në fundjavë do të keni përplasje mendimesh me një person tjetër. Të dielën planifikoni një udhëtim.

BINJAKET

p r i l l

- 1 7

p r i l l

GAFORRJA

22 qershor - 22 korrik

Në qoftë se keni dikë special, bëjini të ditur në fillim javë se sa të veçantë janë ata. Të mërkurë, të enjte lërini gjërat të ecin në rrjedhën e tyre, qoftë nëse bëhet fjalë për punën apo dashurinë. Të premte deri në fundjavë do të keni vëmendjen e të tjerëve, që do ju dhurojnë dashuri. E dielë relaksuese dhe mjaft pozitive.

LUANI

23 korrik - 22 gusht

Në fillim javë vini në punë logjikën tuaj dhe gjeni një mënyrë fine për tu përballur me një çështje emocionale. Të martë, të mërkurë jeni absolutisht i pagabueshëm si në punë, po ashtu dhe në lidhjet sentimentale. Të premte deri në fundjavë, do ju duhet të merrni në konsideratë jetën tuaj. Nuk është gjithçka punë. E dielë e qetë.

VIRGJERESHA

SHIGJETARI

22 nentor - 21 dhjetor

Një trajtim filozofik i situatës mund ta bëjë jetën tuaj të duket më shumë si një lojë sesa një jetë reale. Të mërkurën do të ndodhë diçka që do ta ngrejë shumë lart perspektivën tuaj. E enjtja dhe e premtja janë ditë të shkëlqyera, plot me surpriza. Fundjava do të jetë e mbushur me ide radikale.

BRICJAPI

22 dhjetor - 19 janar

Në fillim javë do të karakterizoheni nga një forcë, e cila nuk është për tu neglizhuar. Të mërkurë, të enjte, vendosmëria dhe preciziteti juaj mund të funksionojnë shumë. Ulni tonet. Një festë apo një drekë me një person, që keni shumë përzemër të premten deri në fundjavë do të sjellë shumë surpiza. Të dielën dëgjojini ata që keni pranë.

UJORI

21 maj - 21 qershor

23 gusht - 22 shtator

20 janar - 18 shkurt

Në fillim javë mund të jeni pak të ngadaltë, por gjithsesi keni mundësi të arrini rezultate të mira. Të mërkurë, të enjte ju arrini të mendoni dhe të veproni shumë shpejt. Detyrimet në të gjitha fushat do të zenë pjesën më të madhe të kohës suaj të premte, deri në fundjavë. Të dielën do ju shoqërojë një energji tejet pozitive.

Nëse jeni të fiksuar tek gjërat materiale, apo i keni varur shpresat te një person i caktuar në fillim javë, do ju duhet të rimendoheni në fillim javë. Të mërkurë, të enjte mos merrni borxh e as mos merrni hua; bëni kujdes me financat. Të premte deri në fundjavë do të jeni super të mprehtë. Të dielën planifikoni diçka qetësuese.

Nëse keni mbetur të bllokuar në mes të një situate po aq të bllokuar në fillim javë përdorni diplomacinë tuaj. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë shumë të ngarkuara. Përpiquni ti kushtoni pak kohë vetes. Të premte deri në fundjavë mos prisni që çdo gjë të shkojë sipas planeve tuaja. E diela e mirë për çdo lloj lidhje.

PESHORJA

PESHQIT

23 shtator - 23 tetor

19 shkurt - 20 mars

Nëse keni për të bërë një prezantim në punë apo keni një eveniment, e hëna është dita perfekte. Jeni të admirueshëm. Të mërkurë, të enjte do ju duhet të merreni me shumë çështje periferike, për të mbërritur më pas në thelb të çështjes. Nga e premtja deri në fundjavë parashikohen emocione të forta. Dëgjoni atë që ju thotë zemra.

Në fillim javë do të jeni më shumë të orientuar drejt arritjeve dhe vlerave tuaja. Të mërkurë, të enjte ajo që për ju mund të jetë një bisedë shumë konçize, për të tjerët mund të tingëllojë armiqësore. Zbuteni mesazhin tuaj me humor. Nga e premtja deri në fundjavë jeni shumë socialë. Të dielën rrini ca kohë vetëm, për të rekuperuar.


Një premtim, tre reagime

Premtimi i kryeministrit Berisha që romët e Shqipërisë t’i marrin falas kartat e identitetit, hasi një rezistencë të fortë. I pari ishte kreu i PS-së Rama, që menjëherë pasi i ra fizarmonikës me një grup fëmijësh romë, deklaroi se ky premtim ishte fals, pasi romët nuk janë regjistruar as në gjendjen civile, e jo më të marrin karta. Të dytët ishin egjiptianët shqiptarë, që deklaruan prerë: “Për ne jevgjit, ky është racizëm i kulluar. Pse ne ta paguajmë kartën dhe romët jo?”. Por reagimi i tretë, ndryshe nga dy të parët, ishte pozitiv. I mallëngjyer, ministri i Bujqësië Jemin Gjana i telefonoi Berishës dhe i tha: “Gaxhio, rrofsh. Atë që ke bërë për ne, s’e ka bo njeri!”

Fronti i Rezistencës

Mori dhenë lajmi se një organizatë hije me emrin Fronti i Rezistencës Sociale, u kishte bërë thirrje publike politikanëve kryesorë shqiptarë të largoheshin nga skena, ndryshe do ta pësonin keq. Shumica e tyre akuzoheshin për krime të rënda si: Frikacakë, kokëgdhënj, delirantë, kopjacë, karagjozë, servilë etj. Por kur në listën e gjatë të akuzave, avokat Ngjela pa se një deputet i njohur akuzohej për impotencë, deklaroi: “Aha, ky qenka Fronti i Rezistencës Seksuale”.

Metamorfoza e Paços

Ndërsa po zhvillohej samiti i NATO-s në

58

Strasburg, gazetari Ilir Paço hyri gjithë gaz në studion e lajmeve. Sapo kishte marrë vesh se Turqia do ta pësonte keq për kundërshtimin që i bënte kandidaturës së danezit Rasmusen. “Hë, Obama, deshe të vizitoje Turqinë para Greqisë, naaa tani!”, tha ai. Emisioni i lajmeve filloi dhe kohë pas kohe, Paço shikonte shkarazi në internet kritikat ndaj Ankarasë. Këtë lajm e kishte ruajtur në fund, për ëmbëlsirë. Por në një ndërprerje publicitare, gazetarja e botës i solli tekstin e ri: Turqia ishte marrë vesh me amerikanët dhe zv.sekretar i NATO-s do të ishte një turk. “Shiko, vajzë”, i tha Paço gazetares, i bërë dyllë i verdhë nga inati, “nuk është ndonjë lajm kushedi çë. E lëmë fare, mo?”

Shërbim korrekt

Ja një ngjarje që tregon sesi funksionojnë spitalet tona. Një i plagosur hyn tek mjeku i urgjencës, me thikën që e kishte ende të ngulur në kurriz, për fat të mirë jo thellë. “Doktor shpejt, më bëj derman se më goditën”, i thotë ai. Por mjeku që po hiqte këmishën e bardhë, pa orën dhe i tha: “Më fal vëlla. Por tani është 2.20 dhe unë duhet ta kisha lënë shërbimin që në 2.00. Hajde nesër në orën 8.00”. I plagosuri shkalloi: “Si ore të vij nesër? Mua më kullon gjaku çurg”. Doktori fillon të nxehet: “E para e punës nuk je rëndë. E dyta, e di zotrote se në ç’orë jam çuar sot? E treta, e di që kam gjithë ditën me një kruasan?” Pacienti zbythet dhe vetëm pëshpërin:

“Aman, më gjej një zgjidhje, të keqen”. Mjeku mendohet dy sekonda, pastaj afrohet gjithë energji. Ja heq thikën nga kurrizi, ja ngul në sy dhe i thotë:“Mund të shkosh lart. Në kat të dytë, djathtas, është okulisti. Ai është në punë deri në 3.00, por nxito”.

Kuarteti

Në një gjimnaz të Tiranës, mes dy adoleshentëve hiphopistë që po tymosnin pak bar në banjat e shkollës, u zhvillua ky dialog: Mora vesh që formove një grup muzikor. Po, një kuartet. Dhe sa veta jeni? Jemi tre, plako. Kush e kush? Unë dhe im vëlla. Paske vëlla? Jo, pse?


Revista Klan Nr 609  

Revista Klan, Shqiperi

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you