Page 1

Zgjedhjet Maqedoni, dështimi i shqiptarëve Projekti Pallatet me drejtor Sport KOKSH-i në kosh Krimi Ndrageta pushton botën LEKË 300, 3 EURO

NR 607 VITI XIII

3 PRILL 2009

PE R Z G J E DH J A

Ekipi i acaruesve. Pavarësisht se nga vijnë , kanë një të përbashkët. Provokojnë rrudhje buzësh, ngritje nervash dhe instiktin për të ndërruar kanal. Ja selektimi aspak tendencioz që kemi bërë


JASHTE KLANIT

Më duket se humba rrugën

3 prill 2009


Dështimi shqiptar në Maqedoni

PRESIDENT Marsel Skëndo DREJTORE Anisa Skëndo KRYEREDAKTOR Alqi Koçiko REDAKSIA

Ballkan

Alida Cenaj

Me dorën e vet, shqiptarët djegin 26 % të votave reale që fituan më 22 mars, duke i mundësuar Gruevskit të zgjedhë presidentin që ai dëshiron, pa pasur nevojë fare për votën shqiptare nga Agim Popoci

Renato Kalemi Sebi Alla Anduela Nika RUBRIKAT Virgjil Muçi Bujar Kapexhiu Gazmend Bakiu

12

KONSULENTE Andi Bushati, Armand

SPORT

BOTA

Sherre, kulisa, grushta dhe akuza politike. Ngërçi i një statuti dhe njerëzit e sportit përballë shpirtit olimpik dhe parimeve të tij. Një tjetër fenomen tipik... shqiptar nga Bledar Kuka

Kanë shpronësuar Cosa Nostra-n në SHBA. Janë aleatë me meksikanët dhe kolumbianët. Raport mbi perandorinë e mafias kalabreze nga Antonio Nicaso

Olimpizmi në KOSH

Shkullaku, Plator Nesturi, Adri Nurellari, Aleksandër Çipa, Altin Kreka ART DESIGN Suad Barbullushi

Gomorra e re

FOTOGRAFIA Gent Shkullaku

28

MARKETINGU

42

Mirela Skënderi

mskenderi@albnet.net cel: 0684041950 ADRESA E REDAKSISE Rr. Dervish Hima Nr 1 Tirane, Shqiperi Tel:+355 4 256 111 Fax:+355 4 240 888 info@revistaklan.com www.revistaklan.com Raiffeisen Bank Në lek 7530/3621 Në USD 7530/3721/01

AKTUALITET

Të vegjlit e mëdhenj

10

Grindjet në shkollat 9-vjeçare që përfundojnë me përdorimin e armëve të ftohta. Çfarë ndodh në qytetet e mëdha ku vjedhjet në tregje, autobuzë dhe dyqane kryhet nga të miturit nga Sebi Alla

Kombëtarja e antipatikëve

14

Pavarësisht se nga vijnë, kanë një të përbashkët: Provokojnë rrudhje buzësh, acarim nervash, zhgënjim ose… një dëshirë për të ndërruar kanalin. Njihuni me përzgjedhjen e revistës “Klan”

Pallate me drejtor

20

të dëshirës së gjithësecilit. Sepse një projektligj e ka kthyer në detyrim ligjor. Por, a do të zbatohen? nga Alida Cenaj SHENDET

Të mësyjmë HPV-në

Mbi 80% e grave që kryejnë jetë seksuale janë të predispozuara për t’u sulmuar nga virusi që shkakton kancerin në mitër. Ulja e moshës së infektimit dhe mungesa e një kulture gjinekologjike nga Anduela Nika KULTURE

Duke kërkuar Kafkën dhe Kamynë 38 Tregu i librit në Shqipëri vuan nga mbidoza e librave që vlejnë sa për të shtyrë një ditë plazhi nën çadër. Dhe kështu, lexuesi i kultivuar të privohet nga kryeveprat botërore nga Renato Kalemi TENDENCE

SHTYP & PREPRESS Media 5

4

Tarifa mujore e mirëmbajtjes së pallatit nuk do të jetë më në dorë

24

Wikileaks, arshiva e krimit

40

Eshtë një vendtakim për anonimët e

mbarë botës, që duan të publikojnë dokumente kompromentuese, pa patur frikën e akuzës. Eshtë siti që pretendon se ka 1.2 milion dokumente kompromentuese nga Anduela Nika SPEKTAKEL

Sfilatë klipesh

46

Muzikë dhe modelim. Balet dhe talk show. Kështu e ka konceptuar edicionin e këtij viti të festivalit të klipeve producenti Petri Bozo. Në garën ku konkurojnë 108 videoklipe këngësh nga Alida Cenaj

Jashtë Klanit Opinion Java Dritare Në përgjim Kinematografi Kioska e librit Retrospektivë Të pavërteta, por ... Lodra Horoskop Bar West

3 5 6 27 32 50 51 52 54 56 57 58


MANUALI I NJË TË PAVENDOSURI Megjithatë, siç e tregojnë dhe sondazhet, të pavendosurit ende nuk e dinë kundër kujt do votojnë, e për këtë janë shumë të vendosur. Dhe ka mundësi që ta mbartin me vete këtë dilemë edhe pas datës së zgjedhjeve

NGA ALQI KOÇIKO alqikociko@revistaklan.com

Një parodist i njohur amerikan, në një nga komentet e tij pickuese në një prag fushate zgjedhjesh presidenciale, pohonte se zgjedhësit e pavendosur janë ajo pjesë e elektoratit që ende nuk e kanë mbledhur mendjen kundër kujt të votojnë. Në këtë pohim ironik, ka shumë të vërteta. Në çdo palë zgjedhje demokratike shqiptare me rezultat pak a shumë të pranueshëm, po të përjashtojmë militantët e thekur, diferencën e kanë bërë pikërisht të pakënaqurit nga qeverisja aktuale, të cilët kanë shkuar në kutitë e votimit për të shprehur revoltën e tyre kundër asaj qeverie, sesa për të materializuar me votë bindjen dhe shpresën tek programi alternativ i partisë konkurrente. E tillë ishte vota kundër diktaturës komuniste, e cila do ta rrëzonte pushtetin e mehmurëve të Byrosë Politike pavarësisht se kush ishte në krye të Partisë Demokratike. E tillë ishte vota e zgjedhjeve lokale menjëherë pas atyre parlamentare të 22 marsit 1992, votë që shprehu zhgënjim ndaj PD-së (e jo përqafim të PS-së që ende kutërbonte era PPSH) dhe zbritje me këmbë në tokë, në anarkinë e viteve të kapitalizmit të egër e pa frena. Votë kundër ishte ajo e 1996-ës, pavarësisht se kush e numëroi, vota e qershorit 1997 dhe padyshim, e 3 korrikut 2005. Në këtë ritual ciklik, po afron sërish momenti që zgjedhësit e pavendosur shqiptarë, praktikisht partia më e madhe në vend, të shfletojnë manualin e tyre dhe të nisin vramendjen 3 prill 2009

ndëshkuese. Po, sepse paçka se për hir të forcës së zakonit apo për një marrëveshje të pathënë fjale, kur njerëzit bisedojnë me njëri-tjetrin shprehen “Për kë do votosh kësaj here?”, pyetjet e nënkuptuara janë të tjera: “A ja vlen ta mbash në fuqi këtë qeveri? A ja vlen të sjellësh në pushtet “ata”, të tjerët?” Dhe të gjitha gjasat janë që biseda të vazhdojë në linjën e numërimit të kusureve të secilit lider dhe secilës forcë politike, sesa në atë të renditjes së meritave dhe të mirave që kanë bërë. Duke zbritur në një terren më konkret, kusuret e qeverisë Berisha, më shumë se me ish ministra hiperhormonalë, identifikohen kryesisht me vetë kryeministrin. Të përmendura shumë herë këto dy vitet e fundit, ato shkojnë e përmblidhen në ushtrimin familjar të pushtetit, në “suksesin” relativ të luftës kundër korrupsionit të shpërndarë e policentrik, që është baraz me katastrofën e korrupsionit të mbledhur, të kanalizuar e të orientuar nga një rreth i ngushtë. Qytetarët nuk po e ndajnë dot se ç’është më e keqja: Një shtet i kapur nga korrupsioni, apo një shtet që e kap korrupsionin dhe e luan në majë të gishtave të njërës dorë, duke bërë cirk edhe me jetë njerëzish? Por ata po nxjerrin mësime të tjera. Ata kanë kuptuar se nëse ke vendosur të vjedhësh, vidh shumë, vidh me bashkëpunëtorë të lartë, sa më të lartë; vidh në projekte sa më strategjike, që rëndësia e tyre gjeopolitike

dhe kombëtare ta eklipsojë grabitjen. Por gjithsesi, mësimi që ndoshta mund të vijë së shpejti është se vjedhja paska afat skadence, pas të cilit ajo thartohet: Nëse kalon një orë dhe datë e caktuar, ti nuk je më hajdut. Që në këtë mes nuk bëhet fjalë për të votuar pro, e tregon edhe ana tjetër e medaljes, opozita socialiste e lësëiste.“Politika e re” duhet të jetë ndonjë formulë magjike dhe sekrete, e mbyllur në kasafortë, sepse deri tani të pavendosurit nuk kanë dëgjuar ndonjë propozim konkret për të ndrequr diçka, por kanë parë thjesht konstatime që dinë t’i bëjnë dhe vetë: Bujqësia është asfiksuar, çmimet janë rritur, punë hiç, apartamentet nuk po shiten, arsimi është analfabet, shëndetësia është e sëmurë, kjo është qeveri e poshtër, ne jemi të ndarë por edhe mund të bashkohemi…dhe ndërkohë, qeverisja e dytë më e madhe në vend, bashkia e Tiranës, miraton dhjetra leje ndërtimi për pallate, ditën e dielë. Me një argument që fyen intelektin e çdo shqiptari mesatar: Ne punojmë edhe kur është pushim, jo si qeveria që bën të kundërtën. Gjithsesi, është fakt se lejtmotivi rutinor që zakonisht e shtyn të pavendosurin të vendosë, është po ashtu thellësisht shqiptar: “Aman, vetëm ky të ikë se është bërë i padurueshëm. Më keq se kaq nuk do bëhet, dëgjo mua”. Nën këtë moto të pathënë u largua Nano nga pushteti, dhe nëse ndodh e njëjta gjë me Berishën, po kjo moto do të jetë shtysa kryesore. Megjithatë, siç e tregojnë dhe sondazhet, të pavendosurit ende nuk e dinë kundër kujt do votojnë, e për këtë janë shumë të vendosur. Dhe ka mundësi që ta mbartin me vete këtë dilemë edhe pas datës së zgjedhjeve. Sepse kur vendosen pranë njëra-tjetrës, askush nga partitë dhe liderët nuk është aq dallueshëm i zi nga të tjerët, sa të ta mbushë mendjen se duhet rrëzuar i pari.

5


JAVA KALLËZIMI

Kundër Ramës

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e cila ka në duart e saj dosjen e tragjedisë së Gërdecit, i duhet të përballet vetë me një kallëzim penal. Avokatët e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i pandehur në çështjen e Gërdecit, kanë njoftuar se klienti i tyre ka dorëzuar një kallzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj kryeprokurores Rama dhe kryetarit të grupit hetimor të çështjes, Sokol Stojani. Kallëzimi penal bëhet me akuzën për shpërdor im detyre. Mediu pretendon se në media janë publikuar akte të rëndësishme të dosjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes që i cenojnë autoritetin për qëllim diskriminimin e tij. Si të mos mjaftonte ky lajm, prokurorinë e ka vënë me shpatulla për muri edhe vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë, sipas të cilës akuza ka shkelur afatet e hetimit për dosjen Durrës-Kukës.

DOKUMENTI

Shkarjet e dheut Banorëve të fshatit Bago në komunën Synej të Kavajës u është tronditur toka nën këmbë. Ata janë përballur me një situatë të rëndë, kur 7 banesa të llojit vila janë shembur tërësisht pas rrëshkitjes së dherave në tokën ku ishin ndërtuar godinat. Por, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, veçse dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth 03:00 e mëngjesit të së martës kur banorët kanë ndjerë t’u krisen muret dhe mundën të largohen në kohë. Por alarmi i shkarjeve për shkak të shirave të fortë dhe ndërtimit në terrene të papërshtatshëm, e ka zgjeruar hartën. Dy shtëpi u shembën në fshatin Trebinjë të Pogradecit në mesjavë, ndërkohë që edhe zona të tjera e vuajnë këtë fenomen.

6

Sa minoritarë kemi?

Një studim i hollësishëm i Zyrës së Minoriteteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por i rezervuar për opinionin publik, përcakton se pakicat kombëtare në vendin tonë përbëjnë 1.4 përqind të popullsisë. Nga të cilat, 1.17 për qind ose 35.829 persona janë vetëdeklaruar minoritarë grekë. Ky është një studim që shteti shqiptar ka bërë në lidhje me situatën në të cilën ndodhen minoritetet e njohura zyrtarisht, si paraqitet gjendja e tyre në krahasim me të kaluarën, zonat ku janë shpërndarë këto pakica si dhe llogaritja në shifra e numrit të tyre sipas llojit. Sipas këtij materiali të publikuar nga Gazeta Shqiptare, në popullsinë joshqiptare pakica kombëtare që dominon më shumë është ajo greke, e cila përbën gati 85% të totalit të pakicave kombëtare. Kjo popullsi në pjesën më të madhe është e vendosur në rrethet jugore e kufitare në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.

ÇEKI

Bie qeveria

Ka mjaftuar një mocion mosbesimi i votuar nga Kuvendi, për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Mirek Topolanek në Çeki. Sipas mediave vendase, mocioni i mosbesimit ishte paraqitur nga opozita socialdemokrate dhe u votua nga 101 deputetë. Kjo është hera e parë që qeveria e një vendi rrëzohet kur kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Rrëzimi i Kryeministrit Topolanek mund të cilësohet edhe si një sinjal negativ për vendet e Ballkanit, pasi ai ishte shprehur gjithmonë në favor të integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Çekia mori presidencën e Bashkimit Evropian në muajin janar të këtij viti dhe e përfundon atë në fund të qershorit për t‘u pasuar nga presidenca suedeze. Prej kohësh konfliktet e brendshme politike në Çeki janë konceptuar si rrezik për qëndrueshmërinë dhe performancën e kësaj presidence.


Plumba mbi policinë

Vriten dy efektiva në Kukës. Arrestohet autori Në fshatin Shëmri të Kukësit, javën e kaluar ndodhi ngjarja më e rëndë në vend. Dy punonjës të policisë u ekzekutuan me armë zjarri nga shtetasi Afrim Hasani, në një postbllok që dy efektivët kryenin në orët e vona, pak minuta para mesnatës së të hënës. Trupat e pajetë të Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës janë gjetur të vrarë nga kolegët e tyre. Ndërkaq, vetëm një ditë pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë autorin e krimit të dyfishtë dhe ka hedhur dritë mbi këtë krim. Sipas burimeve policore, vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi dy efektivat e policisë kishin ushtruar pak ditë më parë, kontroll për armëmbajtje pa leje në shtëpinë e autorit. Ceremonia mortore e dy policëve u zhvillua mes lotëve dhe dhimbjes, ndërsa kjo ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm qytetin verior. Për ngjarjen ka reaguar ashpër edhe kryeministri Sali Berisha dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ahmet Premçi. Ky i fundit ka siguruar qytetarët shqiptarë “se punonjësit e policisë së shtetit janë të motivuar dhe të privuar për të kryer me sukses misionin e tyre në luftën kundër kriminelëve”. Një vrasje e përmasave të tilla, veçanërisht mbi uniformat blu, nuk regjistrohej prej kohësh në vendin tonë.

YOUTUBE

Kina e bllokon

Pas lajmeve të para të pakonfirmuara, vjen edhe reagimi nga pjesa e interesuar: Youtube, faqja më e famshme në internet për publikimin e videove, është bllokuar në Kinë. Pas Ministrisë së Jashtme të Pekinit, ata që e japin lajmin janë edhe drejtuesit e faqes së internetit më të klikuar në botë. Ashtu si edhe në raste të tjera, qeveria kineze nuk jep asnjë sqarim përse vendosi të bllokojë këtë faqe interneti, që erdhi menjëherë pasi marina amerikane “postoi” në këtë faqe filmimet mbi aksidentin e ndodhur në Detin e Jugut të Kinës, mes tetë peshkarexhave kineze dhe një luftanijeje të SHBA-së. I pyetur mbi arsyet pse kjo faqe u bllokua, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze është përgjigjur se Kushtetuta përcakton “qartësisht lirinë e shprehjes”, por ka disa kufizime “lidhur me eksperiencat e vendeve si SHBA apo Britani e Madhe”.

PRONAT

Të tjerë në pranga

Skandalet e korrupsionit me pronat nuk kanë të sosur. Sapo mbyllet një çështje dhe i dërgohet për hetim prokurorisë, një tjetër del në dritë. Kësaj here në Durrës, ku në pranga kanë rënë kreu i Policisë Bashkiake të Durrësit, Rexhep Bulku, një punonjës i kësaj policie, kreu i Njësisë Administrative numër 4 dhe një punonjës në këtë njësi. Të gjithë këta zyrtarë akuzohen se kanë abuzuar me pronat në këtë qytet. Operacioni i policisë së qytetit të Durrësit, u ndërmor pas të dhënave nga njësia antikorrupsion e Tiranës. Pronat janë kthyer në shënjeshtrën më të majme për t’u pasuruar shpejt nga zyrtarë të korruptuar. Vetëm në Tiranë dhe rrethinat e saj janë regjistruar me dhjetra raste të tjetërsimit të pronës. Kujtojmë këtu skandalin në komunën e Kasharit, ku kryetari i kësaj komune ishte strumbullari i mashtrimit për dhjetra hektarë tokë. 3 prill 2009

“ KANE T HEN E

Fatos Lubonja Të rinjtë ishin një kopje e keqe e politikanëve të vjetër… por pas 10 vjetësh ata do të jenë në nivelin e të vjetërve dhe kjo është tragjedia. Spektakli i mjerueshëm që pamë ishte shprehja më eksplicite e asaj që ka shkruar Konica “Në Shqipëri nuk ka të rinj, por disa që kanë lindur më parë dhe disa që kanë lindur më prapa”. Korrieri, 20 mars

Besnik Mustafaj Në rajonin tonë kërcënimet ndaj ndërtimit të një realiteti të qëndrueshëm marrëdhëniesh sipas filozofisë së fqinjësisë së mirë, nuk vijnë nga jashtë rajonit. Burojnë thelbësisht nga brenda e kanë tharmin klasik të sherreve të përgjakshme me të cilat është mbushur historia e këtij gadishulli. Panorama, 25 mars

Baton Haxhiu Mungesa e guximit dhe përballjes ka bërë që të mungojë adresa e saktë për të vënë emra në krye të listës së dështakëve. Nuk duhet të jesh aq i pazgjuar të konstatosh që dështimi i LDK-së ka një të vërtetë: Krizen e liderit dhe krizën e ndërtimit të njeriut për të filluar reformën. Koha Jonë, 24 mars

Skënder Gjinushi Edhe Xhuveli është gati të bëhet me ne po fituam, edhe Sala, edhe kushdo bëhet me ty po fitove. Problemi i LSI është se ajo është e gatshme të bëhet pjesë e pushtetit të së majtës po fitoi, problemi i saj është se ajo është e gatshme të bëhet edhe me Berishën po fitoi. Shekulli, 25 mars

“ 7


JAVA

Kursi i ri i Metës

LSI në koalicion paszgjedhor me PS Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një ndryshim kursi kur kryetari i saj, Ilir Meta, ka deklaruar se partia që ai drejton mbetet e hapur për koalicion me PS pas zgjedhjeve. Pas më shumë se një viti e gjysmë marrëdhëniesh të ngrira, të karakterizuara nga hidhje-pritje deklaratash dhe akuzash të ndërsjellta, Meta ka hapur një dritë shprese për të majtën se ajo mund të bashkohet për të qeverisur vendin pas 28 qershorit. Meta ka theksuar se nëse LSI humbet zgjedhjet do të bëjë koalicion me Partinë Socialiste dhe parti të tjera të majta. Kjo sipas tij, nuk do të thotë ndryshim të qëndrimit të forcës politike për dhunimin e kushtetutës apo ndryshim pikëpamjesh për kodin zgjedhor.“LSI ka qenë e bindur në qëndrimin e saj se socialistët dhe progresistët do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme dhe për rrjedhojë, nëse LSI do t’i duhet që të bëjë një aleancë politike, natyrshëm do ta bëjë atë me PS”, ka ritheksuar qëndrimin e ri politik Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili. Pra, edhe ajo që dukej e pamundur, duket se do të realizohet.

Probleme në vend Veriu i Shqipërisë është bllokuar nga r reshjet e shumta të borës që përfshinë vendin javën e kaluar. Problemet më të mëdha jënë shfaqur në qarkun e Kukësit, i cili është përfshirë nga reshje të dëbore, ende pa u shkrirë ajo e fundjavës së kaluar, duke e përkeqësuar së tepërmi situatën në disa akse rrugore. Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit ka arritur në rreth 5 centimetra, ndërsa në zonat e thella mbi 20 centimetra. Ndërkaq, situata është paraqitur më e vështirë në komunat e Zapodit, Arrnit, Kalisit e Grykë Cajës, të izoluara që nga dëbora e para disa ditëve. Por, rreshjet e borës kanë shkaktuar edhe rrëshqitje toke në fshatin Pevelen të komunës Trebinjë, rreth 20 kilometra larg Pogradecit. Në Durrës, era e fortë dhe deti i trazuar, kanë shkaktuar probleme të mëdha në port, ku kanë vonuar edhe nisjen e trageteve drejt Barit. Motin e keq e ka vujtur edhe OSSHja, e cila ia ka faturuar kohës së keqe avaritë e fundit në rrjetin energjitik të vendit.

8

OBAMA

Do dalim nga kriza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “dalin nga reçesioni që i ka përfshirë aktualisht”. Këtë e ka thënë presidenti Barak Obama, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Obama ka thënë se po sheh “progrese” në ekonomi, edhe pse u ka kërkuar amerikanëve të kenë durim sepse do të duhet edhe pak kohë për të dalë përfundimisht nga kriza. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shpjeguar se bilanci prej 3.600 miliardë dollarësh i vënë në dispozicion do të shërbejë t’i japë vendit baza të forta për të evituar një tjetër krizë pas 10 apo 20 vjetësh. Për të mbojtur programin e shpenzimeve, presidenti amerikan nënvizon se do t’i hapë derën një rritjeje të vendeve të reja të punës në sektorin energjitik dhe do të ulë varësinë ndaj naftës së huaj. REHN

Mos aplikoni

Pas deklaratës së europarlamentares Doris Pak, se Shqipëria nuk duhet të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në këtë periudhë, vjen edhe një reagim nga Komisioneri i BE për zgjerimin Oli Rehn. Sipas tij, vendi duhet të aplikojë kur të jetë i gatshëm dhe jo vetëm si akt politik. “Për Shqipërinë këshilla ime është, ju lutem mos e konsideroni këtë para zgjedhjeve parlamentare, sepse ato do të jenë test kritik për stabilitetin demokratik”, ka thënë Rehn. Pra, është një këshillë e qartë se Shqipëria duhet ta hedhë këtë hap pasi t’u tregojë vendeve të BE-së se din të kryejë zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet evropiane. Mirëpo, nuk janë të pakët opinionet se BE-ja nuk është e gatshme të pranojë anëtarë të rinj gjatë periudhës së krizës së tanishme ekonomike dhe kur ka pasiguri politike.


Kristo Frashëri

Foto e javës Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u miratua Protokolli i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, pas fjalës së mbajtur shoqërohet nga buzëqeshjet triumfuese të drejtuesve kryesorë të qeverisë. Foto LSA

KONTROLLI

Financimet e partive

Fondet që do të përfitojnë partitë politike që garojnë në zgjedhjet e ardhshme, si nga Buxheti i Shtetit ashtu edhe nga donacionet nga subjekte private, do të kalojnë në sitën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Anëtarët e kësaj të fundit kanë vendosur të jenë tepër striktë në verifikimin e të gjitha parave, që subjektet elektorale do të përfitojnë dhe shpenzojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. KQZ-ja ka miratuar një udhëzim ku përcaktohen kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël, të licensuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore. Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, KQZ-ja do të nisë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara.

KALIFORNI

Komplet fallco

Çfarë je në gjendje të bësh për një operacion plastik që do të ndryshonte përgjithmonë madhësinë e gjoksit tënd? Një grua nga Kalifornia është vënë në shënjeshtrën e policisë amerikane sepse ka përdorur identitet të rremë për të kryer një operacion të gjoksit të saj. Dhe pasi e ka bërë këtë, ia ka mbathur jashtë shtetit. Policia e “Huntington Beach” ka deklaruar se gruaja 30 vjeçare kishte hapur një llogari krediti në emrin e dikujt tjetër në shtator 2008 dhe kishte kryer operacionin që kushtonte më shumë se 12.000 dollarë në spitalin “Pacific Center For Plastic Surgery”. Stafi i spitalit thotë se ajo nuk ishte kthyer kurrë për të ndjekur vizitat pas operacionit. Sipas policisë, gruaja do të përballet me akuzat për vjedhje dhe tjetërsim identiteti. Sigurisht, nëse e kapin ndonjëherë. 3 prill 2009

Si një ndër historianët më të mirë shqiptarë dhe njohës i shkëlqyer i historisë së vendit tonë, Kristo Frashëri kritikoi së fundi, librin e shumëdiskutuar të Oliver Shmidt për figurën e Skënderbeut. Duke e vlerësuar si një libër ku shkruhen “absurditete lapidare”, historiani shqiptar vëren edhe disa gabime trashanike të Shmidt-it, kur ai e quan Ivan babain e Skënderbeut, në vend të emrit Gjon, siç edhe njihet në Shqipëri. Frashëri është edhe ndër të vetmit historianë që ka kritikuar kaq fort këtë libër. Dhe me kaq argumente.

Genc Gjonçaj

Partia Socialiste është e vetmja që nuk ka dorëzuar listën e emrave me propozimet për anëtarë të Këshillave Zonalë Zgjedhorë, duke detyruar KQZ-në të tërheqë vëmendjen mbi këtë vështirësim të panevojshëm të procesit zgjedhor. Sipas përfaqësuesit të PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Gjonçaj, problemet janë teknike dhe “nuk ka asnjë prapavijë politike” në këtë vonesë. A thua nuk kishte kohë selia rozë t’i paraprinte kësaj përgatitjeje ashtu si partitë e tjera?

9


BALLKAN ZGJEDHJET DHE NJË DEFAKTORIZIM VULLNETAR

Dështimi shqiptar në Maqedoni

Me dorën e vet, shqiptarët djegin 26 % të votave reale që fituan më 22 mars, duke i mundësuar Gruevskit të zgjedhë presidentin që ai dëshiron, pa pasur nevojë fare për votën shqiptare NGA AGIM POPOCI

K

ur partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, propozoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndër të tjera parashikohej që presidenti në raundin e dytë të zgjedhjeve të zgjidhet me pjesëmarrjen e 40% të elektoratit, ata që e njohin mirë këtë njeri e kuptuan menjëherë se president i Maqedonisë do të jetë kandidati i partisë në pushtet. Më 22 mars, kalkulimet e Gruevskit u konfirmuan si shumë të drejta; vetëm se kryeministri aktual u befasua këndshëm me një çmenduri shqiptari e cila u defaktorizua pa veprimin e nacionalizmit maqedon. Pse?! FAKTORI SHQIPTAR Të gjithë presidentët e zgjedhur deri më 22 mars në Maqedoni, kishin nevojë për votën shqiptare, por në asnjërën nga rastet kjo votë nuk u bë e vlefshme në bursën politike. Me rastin e Presidentit të parë të Maqedonisë në parlament,VMRODPMNE i dha votën Kiro Gligorovit duke e sfumuar në tërësi votën shqiptare, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në mandatin e tijë të parë nga vota popullore. Ndërsa në dy rastet e tjera me Boris Trajkovskin dhe Branko

10

Cërvenkovskin, Presidenti i Maqedonisë u zgjodh ekskluzivisht me votën shqiptare, shërbim nga i cili shqiptarët dolën vetëm të humbur. Derisa në rastin e Gligorovit politika antishqiptare arriti të ngadhënjejë ndaj orekseve politike të shqiptarëve në Maqedoni, dy zgjedhjet e fundit presidenciale konfirmuan se vota shqiptare mund t’i shërbejë edhe kot presidentit të këtij vendi. Kur në vitin 1999VMRO-DPMNE nuk kishte vota të mjaftueshme për ta zgjedhur president kandidatin e saj, Boris Trajkovski, dora iu shtri partnerit të koalicionit PDSH i cili pas një kalkulimi të hollë konstatoi se në mes të dy të këqijave Petkovski dhe Trajkovski, më e vogla ishte kjo e fundit. Pa kurrfarë përfitimi politik ose kombëtar, shqiptarët i mundësuan kandidatit të VMRO-DPMNE të vijë në krye të shtetit maqedon dhe vetëm pas dy viteve, ta luftojë tashmë edhe me armë popullin që i dha votën. Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski në konfliktin ushtarak të vitit 2001 ndoqi linjën partiake dhe ishte në rregull edhe me atë shtetërore, ndërsa detyrime

tjera nuk kishte. Ekspertë të shumtë filluan të analizojnë votën e faktorit shqiptar, por kjo ishte një analizë shumë e vonuar. Sepse Trakovski jo vetëm që po e konsumonte mandatin me votën shqiptare, por tashmë edhe kishte betonuar karrigen me masakrat që ushtria dhe policia maqedone kishte kryer ndaj popullsisë shqiptare. Pasuesi i këtij antishqiptari nuk ishte nga VMRO-DPMNE, por gjithsesi aspak proshqiptar. Gabimin e rëndë të PDSH-së e përsëriti BDI në vitin 2004. Në mungesë të një oferte politike dhe me prezencën e një urrejtjeje të paparë të rivalit politik, kjo parti nuk kishte mundësi të bashkoj votën shqiptare por u lëshua në ujërat e politikës maqedone e cila sërish zgjodhi një president me votën shqiptare. Cërvenkovski duke iu falenderuar prezencës ndërkombëtare në Maqedoni dhe partisë në pushtet, BDI arriti të zhbllokojë gjithçka, duke lënë si shans të humbur edhe rastin më të mirë për përfitime të shumta, sikur ato edhe të mos dilnin fare nga korniza e Marrëveshjes së Ohrit. Por e keqja nuk përfundon me kaq. DEFAKTORIZIMI SHQIPTAR Zgjedhjet e 22 marsit të këtij viti ishin një rast i mirë për reflektimin e politikës shqiptare në Maqedoni, ndërsa uniteti i votës shqiptare tashmë nuk ishte folklor por një domosdoshmëri të cilën e diktonte situata politike. Por, shqiptarët sërish dolën me tre kandidatë presidencialë nga tri parti të


Zgjedhjet Presidenciale – MAQEDONI - Pjesëmarrja në raundin e I-rë -

Gjorge Ivanov

343.374

35.06 %

Lubomir Frckoski

200.316

20.45 %

146.795

14.99 %

145.638

14.87 %

73.567

7.51 %

39.645

4.05 %

30.381

3.09 %

ndryshme, BDI, PDSH Imer Selamni dhe DR. Lube Boshkovski Lideri i i VMROAgron Buxhaku DPMNE dhe kryemiNano Ruzhin nistri aktual i MaqedoMirushe Hoxha nisë, Nikolla Gruevski i cili kishte ndryshuar Kodin zgjedhor për të lehtësuar procesin e zgjedhjes së një kandidati që ai e kishte planifikuar, kishte para vehtes rivalin e tij LSDM të dërrmuar fare dhe tani edhe votën e coptuar shqiptare. Profecia politike e Gruevskit jo vetëm që u bë realitet, por ajo i tejkaloi edhe të gjitha mundësitë e partisë që ai drejton. Gjithçka ishte në fije të perit dhe asgjë nuk tejkalonte parashikimet. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidencale të Maqedonisë më 22 mars, kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgji Ivanov mori 35.06 % të votave nga 56.44 % të elektoratit që mori pjesë në procesin zgjedhor. Qershia në tortë e gjithë këtij procesi është se 74.43% është votë maqedone ose pak më shumë se sa i duhet Nikolla Gruevskit (42%) për pjesëmarrje në raundin e dytë. Ndërkohë, reagimi shqiptar ishte shumë i vakët pas këtij debakli të vërtetë. Njeriu që mori më së shumti vota nga rradhët e shqiptarëve, Imer Selmani i DR, edhe pse mori plot 15% të votave, pengun më të madh e kishte se partitë shqiptare nuk i lejuan 3 prill 2009

Nga e majta fituesi i raundit të parë në zgjedhjet presidenciale, Ivanov, duke votuar. Lart, kryeministri Gruevski feston fitoren me mbështetësit

që ai të kalojë në raundin e dytë: “Patë parti politike të cilat penguan shansin që për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të garojë një kandidat presidencial shqiptar, që do të thoshte edhe një demokratizim plus, më i madh i shoqërisë së shtetit tonë”. Pra, imagjinoni se kush do të ishte kandidati shqiptar që bindi edhe 150 mijë shqiptarë të votojnë për të, të cilit i mbetet peng demokratizimi i Maqedonisë dhe jo përfitimet e të drejtave të munguara të shqiptarëve, që edhe kësaj rradhe kontribuan në një masë të konsiderueshme në procesin zgjedhor, me plot 25.59%. Madje, sikur Maqedonia të kishte të vetmen mangësi, zgjedhjen e presidentit, shqiptarët do të ishin populli me të drejtat më të mëdha në botë. Por, ky është realiteti dhe ky është faktori politik shqiptar në Maqedoni, i cili po mundohet që në këtë shtet të jetë “më katolik se Papa” ndërsa rradhit dështimet që kanë të bëjnë me pozitën e tyre në këtë shtet të paparë, ku Gruevski është vetë kriminel dhe vetë gjykatës. Dhe jo vetëm kaq. Ky përfundim i turpshëm nuk ua ka ulur kokën ca kokave shqiptare, por këta vazhdojnë të pretendo-

jnë në pazaret e mundshme politike, edhe pse ato nuk kanë më kuptim. Më 5 prill kur edhe zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, Gruevskit nuk i duhet vota shqiptare dhe nuk ka pse të bëjë pazar me asnjërin prej tyre, sepse ai tashmë është komod sikur të dalin vetëm ata votues që morën pjesë në zgjedhjet e 22 marsit; edhe pse dihet se me fitoren e bindshme të VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale ky numër do të jetë edhe më i madh. Por edhe sikur Gruevski të bindet se duhet t’i bëjë ndonjërit prej tyre ofertë politike, ai sipas të gjitha gjasave do të jetë bashkëmendimtari i tij, Lube Boshkovski, i cili nëse asgjë tjetër, di të bëjë kryepolicin ose thënë më butë, zv/kryeministrin për çështje të brendshme. Ky njeri ka mbas vetes 14.87 % të votave të fituara si kandidat i pavarur në raundin e parë, ndërsa deklarata e tij pas shpalljes së rezultateteve të para, ishte shumë e qartë: “Me 155 mijë votat e mia, ne po bëhemi faktor relevant në skenën politike në Maqedoni, me të cilin patjetër duhet të bisedohet. Dëshmuam se mundemi, se ne në marrëveshje me qytetarët e Maqedonisë, sjellim një frymë të re në skenën politike në Maqedoni”.

11


AKTUALITET

PROBLEM SHQETËSUES PËR DHUNËN, MOSHAT NGA 12-17 VJEÇ

KRIMI I VOGEL Grindjet në shkollat 9-vjeçare që përfundojnë me përdorimin e armëve të ftohta. Çfarë ndodh në qytetet e mëdha ku vjedhjet në tregje, autobuzë dhe dyqane kryhet nga të miturit. Siguria në shkolla dhe grabitjet e organizuara në grupe gjatë natës NGA SEBI ALLA

T

ë parat gjëra që nxituam të marrim nga “bota e lirë”, ishin të këqijat. Është stërthënë ky pohim; edhe se cilat janë këto vese të Perëndimit që shqiptarët i kanë bërë të tyret tashmë, i kemi nënvizuar me mijëra herë. Por nuk ka kishte shkuar mendja, ose më saktë kishim shpresuar se puna nuk do të vinte deri këtu:Tek shtimi i kriminalitetit në rradhët e të miturve. Nuk është fjala për ndonjë rast të veçantë që mund të bëjë vaki edhe në mes të djepeve të kulturës botërore, por për shtimin dhe zgjerimin e këtij fenomeni, i cili më e pakta mund të shndërrohet në huliganizëm adoleshentësh, ndërsa më e shumta… në shtim të mirëfilltë të rradhëve të krimit. Dhe ngjarjet nisin si një lojë fëmijësh që bëjnë “punën” e të rriturve. Sherret e vogla nga të vegjlit, në disa raste kanë përfunduar

12

me ngulje thikash apo plagosje me mjete të forta. Shkollat 9-vjeçare nuk po gjejnë rehati, megjithëse aty ky disiplina është e fortë, këto fenomene mund të frenohen. Por “kriminelët” e vegjël mund të bëjnë edhe gjëma të mëdha. Duke shkuar deri tek grabitjet në rrugë, që po kryhen nga një kontigjent që vërtitet në moshat 1217-vjeç. Për të mos sjellë në kujtesë raste tragjike si ai i shkollës nëVinenden të Gjermanisë, ku një 17-vjeçar vrau 14 persona, mes të cilëve edhe një nxënës me origjinë nga Kosova. Por, përtej këtyre ngjarjeve të rënda, e vërteta është se edhe në vendin tonë po kultivohet një kontigjent që nuk ngurron të jetë protagonist në sherre të rrezikshme, vjedhje në rrugë, apo edhe deri në grabitje me armë. Një “brez i frikshëm” siç konsiderohet nga psikologët, që kanë një mori arsyesh të shqetësohen seriozisht

për komunitetin. Është mosha më pak e kontrolluar, që nuk i kap ligji dhe në të shumtën e rasteve janë prindërit që duhet të përballen me policinë për tekat e fëmijëve të tyre, të cilën bredhin natën rrugëve duke grabitur dyqane e kalimtarë. Në qytetin e Fierit një muaj më parë u parandalua një sherr i frikshëm, ku protagonistë ishin jo dy, as tre, por 60 nxënës të dy shkollave “Mark Dashi” dhe “Andon Xoxa”, që e konsideronin veten si rivale. Do ndanin hesapet për influencën, duke treguar fuqinë fizike dhe madje, kishin planifikuar të bënin dy senca boksi masiv në të dy shkollat respektive, për hir të “fair play-t”. Në fund, pesë të mitur u ndaluan nga policia, pasi uniformat blu u gjetën mjete tipike huliganësh të sprovuar; mjete të forta, që varionin nga zinxhirët deri tek shkopat e bejzbollit, për të dëmtuar kundërshtarët. Kjo situatë u kalua me një mbledhje nga këshilli pedagogjik dhe me reagimin e policisë për disa masa të vogla. Në mes u futën edhe psikologët, të cilët propozuan “disiplinimin nëpërmjet mirëedukimit nga prindërit, mësuesit dhe vetë shoqëria”. Pa kaluar shumë kohë, mesditën e datës 9 mars fusha e futbollit ku argëtoheshin nxënësit në orën e fiskulturës u gjakos keq.


Shtimi i rasteve të dhunës tek fëmijët dhe adoleshentët është shoqëruar edhe me kriminalitetin e minorenëve

Dy fëmijët bashkëmoshatarë, me inicialet A.M. dhe E.N., u grindën në kalçeton e shkollës. Më pas, 13- vjeçari A.M ka nxjerrë një thikë që e kishte mbajtur të fshehur në çantë, ku ndodheshin edhe librat, dhe goditi nga pas shokun e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja shkaktoi panik tek nxënësit e tjerë, pjesëtarë të lojës së futbollit, por spektatorë të trishtuar të një ngjarje të rëndë. Nuk e kuptuan se ajo grindje krejt e vogël do të merrte këto përmasa. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit dhe vetëm falë ndërhyrjes kirurgjikale u bë e mundur që të dilte nga rreziku për jetën. Pas këtij rasti, drejtuesit e shkollën “Andon Xoxa” e panë veten ngushtë pasi brenda një kohe të shkurtër ishin shënuar dy incidente të rënda. Kësaj radhe nuk kishte më nevojë për psikolog. U kërkua nga strukturat e policisë lokale që të angazhonin një punonjës policie për të vëzhguar ndonjë zënkë mes fëmijëve. Incidente të ngjashme janë shënuar edhe në shumë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin. Shpresohet që raste si ai i Gjermanisë apo në disa shkolla në Amerikë të mos ndodhin. Dhe duket se është një “paralelizëm” i kotë me masakrat masive të ndodhura jashtë vendit dhe sherre si ato të “Andon Xoxës”. Por, për policinë nuk duhet të neglizhohen këto lojra fëmijësh të cilët, nëse nuk marrin edukimin e duhur dhe të mësohen me frikën se mund të dënohen, atëherë do të sjellin pasoja më të rënda. Sepse pas një pesëvjeçari, këta fëmijë pushojnë së qeni të tillë dhe hyjnë në botën e të rriturve. Mjafton vetëm një vështrim i regjistrave të policisë në qytetet kryesore të 3 prill 2009

vendit për të kuptuar se krimi i vogël është më i përhapuri. Grabitjet e thjeshta me mjeshtri, por edhe ato me dhunë, konsiderohen si problematike. Në autobusët e linjave urbane është e pamundur që të mos zhduken disa portofolë në ditë. Raportohen edhe grabitje të tjera që për strukturat e rendit janë të vështira për t’u identifikuar. Por, fenomeni që vihet re është se grabitje të tilla kryen nga të mitur nga 12-17 vjeçarë. Për këtë një kategori nuk mund të merren masa shtrënguese me izolim dhe dënim nga gjykata, pasi deri në moshën 14-vjeçare janë të përjashtuar nga procedimi penal. Edhe kontigjenti 14-17 vjeç ka lehtësira të tjera që parashikohen në konventën e të drejtave të të miturve. Për shkak se cilësohen minorenë ata përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit që parashikon vepra penale. Shumë prej tyre janë të skeduar në listat e policisë dhe forcat blu nuk e kanë të vështirë në rast grabitjeje të një dyqani apo një kalimtari të rastit, të shkojnë drejt e tek autori. “Janë të mitur dhe shpeshherë lenë gjurmë gishtash në vendngjarje, sidomos në dyqane ku grabisin”, pohojnë hetuesit. Si më të rëndat veçohen rastet kur nën kërcënimin e armëve, gratë dhe të moshuarit bëhen pjesa më e prekur nga këto minibanda që sjellin tensione të mëdha. Me thika dhe kaçavida në duar, 2-3 të mitur bashkë u bëjnë presion nëpër rrugica për t’u grabitur të hollat dhe sendet e tjera me vlerë. Prenë e tyre e pikasin disa ditë më parë dhe më pas organizohen për grabitje. Ndonëse mund të konsiderohet si një krim i organizuar, shumë prej minibandave të rrugës armët i mbajnë vetëm për kërcënim dhe nuk ushtrojnë dhunë mbi personat që ndalojnë. Por këtë fat nuk mund ta kenë ata

që kundështojnë agresorët. Në këtë formë humbi jetën gruaja 55-vjeçare Fatime Kasemi, e masakruar me thikë nga dy të rinj. Ngjarja e rëndë ndodhi dy vjet më parë në lagjen Ali Demi në Tiranë ku nëna e tre fëmijëve po kthehej pas pune nga një “Fast Food”. Refuzoi të jepte 5 mijë lekët që kishte me vete dhe në moment u qëllua me thikë dhe kaçavida, çka i solli vdekjen e menjëhershme. Më vonë policia arrestoi dy adoleshentë të cilët rezultuan se ishin përdorues të lëndëve narkotike, pavarësisht se krimin nuk e kishin kryer nën efektin e drogës. Ndaj edhe këshilla e “heshtur” që japin edhe strukturat e rendit është që në raste të tilla nuk duhen kundërshtuar me forcë, por pasi të dorëzohen sendet të bëhet denoncimi. Madje të dëmtuarve u kërkohet që të fiksojnë detaje të personave që kryejnë grabitje dhe të mos e humbin qetësinë. Në lëmin e madh të krimit të vogël, që në fakt s’është aq i vogël kur kryhet shpesh dhe prek qytetarë të thjeshtë, ka edhe të mitur që grabisin për hobi. Një prej tyre më i njohuri në Tiranë është një 12-vjeçar me inicialet M.C me banim në lagjen “Allias” në Tiranë. Grabitësi i tmerrshëm me origjinë nga Mirdita, ndonëse ka një moshë shumë të vogël, në “CV-në” e tij personale ka regjistruar më shumë se 300 grabitje. Mbahet si një nga hajdutët më të rrezikshëm të kryeqytetit pasi arrin të futet me lehtësi në banesa dhe të rrëmbejë gjithçka me vlerë që gjen. Madje, kohët e fundit është bërë ekspert edhe në vjedhjen e automjeteve luksoze. I merr thjesht për të bërë xhiro, për aq kohë sa të mbarojë karburanti dhe më pas i braktis. Tre automjete janë grabitur dhe braktisur nga ai vetëm në dy muajt e fundit. Por, ky është vetëm një rast i veçantë, sepse frika është në tjetër vend. Në fenomenin që gradualisht po kthehet në shqetësim. Minorenët po kthehen në protagonistë dhune që i kalon përmasat e trupit të tyre ende të parritur.

13


SPECIALE

TË RINJ E TË VJETËR, QË I BASHKON DIÇKA

Pavarësisht se nga vijnë, kanë një të përbashkët: Provokojnë rrudhje buzësh, acarim nervash, zhgënjim ose…një dëshirë instiktive për të ndërruar kanalin. Një përzgjedhje aspak tendencioze e revistës “Klan”. Që ju mund ta modifikoni

Kombëtarja e antip “M

os, ky nuk durohet!”. Sa herë ju ka ndodhur të reagoni në këtë mënyrë kur në ekran është shfaqur një personazh i njohur i jetës publike, përshtypja e akumuluar për të cilin ju ngjall instiktivisht dëshirën për të rrëmbyer telekomandën e për të ndërruar kanal? E njëjta përshtypje, nga ana tjetër, mund të sjellë efektin e kundërt, në varësi të personazhit:Ti jo vetëm që nuk e ndërron stacionin e as nuk e kthen faqen e gazetës (në rastin kur subjekti ynë ka shkruar apo është intervistuar), por i çon zërin ose ulesh ta lexosh shtruar, pikërisht për t’ja rikonfirmuar vetes apo për ta ndarë me të tjerët këtë përshtypje: Sepse ky personazh është antipatik. Epo, këto kohë antipatia nuk është detyrimisht ves. Dikush edhe e zgjedh vetë këtë lloj pozicionimi, dhe jo pa të drejtë:Të jesh një karakter “anti”, të dalësh kundër rrymës qoftë dhe thjesht për hir të spikatjes, të bësh tënden një mënyrë të foluri, gjestikulacioni, sjelljeje, fjalori etj, është tek e fundit një mënyrë për të

14

arritur dallimin nga të tjerët, për t’i vënë vulën markës tënde, për të kapur suksesin. Fjala vjen, trajneri i Interit, Hoze Murinjo, diçka duhet të dijë për këtë. Dikush tjetër e zgjedh nga halli rolin në fjalë, sepse duhet t’i shërbejë partisë dhe e ka marrë përsipër të bëhet tabelë qitjeje e telekomandave për hir të karrierës, postit etj. Por ka plot të tjerë që nuk kanë ç’ti bëjnë antipatisë që rrezatojnë. Është një tipar “i lindur” tek ata. Mund të jenë shumë të aftë në profesionin e tyre, të përgatitur e të formuar, por ja që e kanë zërin e hollë ose të trashë dhe shqetësues, ose janë impulsivë në bisedë dhe hidhen përpjetë vend e pa vend; ose mimika e tyre të acaron; ose janë provokatorë par excellence. Dikush tjetër mbledh “konsensus” mospëlqimesh nga publiku për asnjë nga motivet e mësipërme, por thjesht sepse pozicioni që ka zënë në shoqëri nuk përputhet me formimin, aftësinë apo meritën. Mjafton dhe kjo që ai tip “të mos durohet”. Gjithsesi, pavarësisht nga nënkategoritë e mësipërme, redaksia e revistës beson se lexuesit janë dakord që ekziston edhe në

shoqërinë tonë, një grup “antipatikësh” të jetës publike (e ku politika zë sigurisht vendin e…nderit) të cilët, duan apo nuk duan, e shkaktojnë këtë reagim në një masë të madhe apo më të madhe të shoqërisë.


Në kahun orar: Ismet Drishti humorist dhe ideues kamerash të fshehta; këshilltarja ekonomike e kryeministrit, Suzana Guxholli; publicisti Edison Ypi; zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani

origjinale e plot botë të brendshme të Ypit, ngjallën tek lexuesit. A do të ndryshonte gjë në këtë përshtypje negative, ndonjë ndjesë e autorit për dy “viktimat” e vogla dhe për lexuesin, viktimën e madhe? Këtë nuk e dimë, por dimë me siguri se kjo ndjesë nuk ka ardhur ende.

patikëve sa më shumë që lexuesit të bien në një mendje me përzgjedhjen që kemi bërë.

Pas shumë sugjerimesh dhe konsultimesh, ja njëfarë “kombëtareje” e antipatikëve që propozojmë, patjetër duke e marrë parasysh rrezikun që edhe ne të etiketohemi si të tillë. Rrezik që në fakt vjen duke u ulur, 3 prill 2009

EDISON YPI Shembulli më ideal dhe më i freskët në publicistikën shqiptare, sesi nuk duhet bërë debati publik, edhe kur ke mospërputhje të papajtueshme me individin që ke marrë përsipër të kritikosh. Nuk u mjaftua me artikullin horror kundër Mero Bazes në gazetën “Koha jonë”, por pas reagimit etik (madje shumë të kujdesshëm e fatkeqësisht të butë) të gazetarit Aleksandër Çipa në gazetën “Shqip”, iu përvesh me delir edhe këtij të fundit, duke denigruar, ajme, jo shënjestrat në fjalë, por vetë profilin që Ypi ndërtoi në vite me shkrimet e tij. Në fakt, episodet e fundit mbase ishin pikat që derdhën gotën. Sepse gota e antipatisë për të filloi të mbushej që me prezantimet e para televizive në Vizion Plus, kur zëri i ngjirur, ndërhyrjet brutale e të pavendta në rrjedhën e emisionit “Zip”, shokimi dhe zënia ligsht e të ftuarve etj, etj, filluan të përmbysin atë interes fillestar që disa shkrime antikonformiste, me tema

ISMET DRISHTI Për ata që nuk janë dakord me selektimin e këtij emri, është i gatshëm një argument jo i pagjetur: “Edhe televizionet italiane kështu e bëjnë, kjo ndodh në gjithë botën”. Ndodh çfarë? Sigurisht, fjala është për kurthet ndaj personazheve të njohur të tipit “Scherzi a parte”, dhe jemi dakord që këto kamera të fshehta janë të gjithandejshme. Kanë qenë dhe do të jenë, për sa kohë janë të suksesshme. Por këtu qëndron problemi: Tek stili dhe sensi i masës, pa harruar organizimin. Dhe është fakt që shumica e këtyre kamerave të organizuara nga Ismet Drishti, kanë lënë shije të keqe tek shikuesi. Nuk ka qenë e vështirë për publikun, të vërë re se nuk bëhej fjalë për humor me fare pak zarar, por me zarar fare pa humor në rastet e dhunimit të plotë psikologjik e poshtërimit çnjerëzor të Anjeza Shahinit, Medin Zhegës, Albert Vërrisë (më herët) etj. Kështu që, pa mohuar ndonjë pjesë të arrirë të spektaklit “Game over”, ky emision u perceptua gjerësisht jo si spektakël humori por si celebrim dhune e vulgariteti. A thua të gjitha kamerat e fshehta në botë përfshijnë pistoletat, krismat, ulërimat, policinë, kërcënimet, minat dhe bombat? Në Irak dhe Afganistan, ndoshta. GERTI BOGDANI Është nga ato raste (ka të tjerë shembuj të ngjashëm në këtë listë) ku spikat diferenca e thellë mes potencialit dhe rolit publik që ka marrë përsipër të luajë. Tashmë nuk është e vështirë për teleshikuesin, që kur sheh zëdhënësin e Partisë Demokratike në ekran, të parashikojë

15


SPECIALE

se çfarë do të thotë: Me një qëndrim robotik, zë të njëtrajtshëm dhe pamje prej të hipnotizuari, Bogdani do të lexojë një “listë shtëpie” të ndonjërit prej drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste, zakonisht të kryetarit Rama por edhe eksponentëve të tjerë.Të gjitha gjasat janë që prezantimi dhe mimika të jenë të njëjta, pavarësisht tekstit që ka copa e letrës; fjala vjen, edhe sikur në komunikatë të shkruhej, “ore-ore, lule bore”. Edhe në një nga të paktat përgjigje që i kishte të vetat, këtë herë si i zgjedhuri i popullit në njësinë bashkiake 10 në Tiranë, informaticieni i shkolluar në SHBA pohoi se njësia e tij nuk i mblidhte taksat vendore ngaqë aty nuk kishte korrupsion! Të shpresojmë që ky ekspozim i parakohshëm nën rrezet e pamëshirshme radioaktive të politikës, të mos djegë pa kthim imazhin e një të riu premtues. EDUARD SHALËSI Udhëtimi i tij në sferën e administratës publike nisi si shef i kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama dhe po vazhdon si nënkryetar i bashkisë. Duhet të ishte drejtuesi “de facto” por ndërkaq, është konsoliduar në pozicionin e zëdhënësit e shpeshherë, të replikuesit të atypëratyshëm kundër zëdhënësve kundërshtarë. Njësoj me parimin e reklamës, e cila çdo ditë i ngulit pa mëshirë konsumatorit në tru të njëjtin mesazh, ashtu dhe antipatia ndaj Shalësit është mbledhur pak nga pak e çdo ditë, teksa ai në mënyrë të përsëritur,

16

nga tarraca e bashkisë ose buzë një rruge, u përgjigjet kundërshtarëve me të njëjtin intonacion e frazë (çuditërisht të ngjashme me Ramën). Dhe në të kundërt me parimin e reklamës, figura e tij u shndërrua nga ajo e një zyrtari simpatik e të artikuluar, me premisa për ta zgjeruar këtë simpati, në një përsëritës të lodhshëm të reagimeve të djeshme, të pardjeshme… FAHRI BALLIU Nëse është e vërtetë, siç thuhet, se Fatos Nano flet me heshtjen e tij dhe është i pranishëm me mungesën e tij, perifrazimi për botuesin e Gazetës 55 do të ishte,“antipatik edhe në heshtje, edhe në mungesë”. Duhet se tek një pjesë e madhe e publikut, kjo ndjesi endet në ajër, në trajtë latente, për t’u riaktivizuar sa herë Balliu rishfaqet në debatet publike personalisht, nëpër emisione të ndryshme. Por edhe kur kjo nuk ndodh, ngjan se për ta ushqyer këtë përshtypje antipatie mjafton doza e përditshme e gazetarisë jokorrekte dhe e vrerit në titullin që ai drejton. E pra, duhej ta kishte reduktuar këtë rrezatim antipatie puna serioze dhe për t’u lavdëruar e shtëpisë botuese me të njëjtin emër, “55”, pronë e Balliut, që i ka ofruar lexuesit mjaft vepra me vlerë (nuk besojmë ndërkaq se renditet ndër to “Vejusha e zezë Nexhmije Hoxha”), por nuk ka ndodhur kështu. AJOLA XOXA Mbase kjo renditje për koordinatoren

e të rinjve eurosocialistë ngjan e nxituar. Pamja, shkollimi, disa nga artikujt e saj në shtyp etj, do të ishin premisa shumë të mira për ta renditur atë në një kategori krejt të kundërt me antipatikët. Por mjaftoi një ekspozim 90 minutësh në emisionin “Opinion” para dy javësh, që Xoxa të përmbyste shpejt e shpejt përshtypjet e mira që mund të ishin akumuluar ndërkaq. Sigurisht, për katandisjen e asaj puntate në “llogje pazari”, kontribuan të gjithë pjesëmarrësit, por ajo spikati, duke i dhënë publikut shembullin sesi nuk duhet të jetë një i ri që aspiron politikën: Arrogant, idhLart, nga e majta, botuesi Fahri Balliu; koordinatorja e FRESSH, Ajola Xoxe; kryetari i bashkisë Himare, Vasil Bollano. Në krah, nënkryetari i bashkisë Tiranë, Eduart Shalësi


të rinjtë e politikës. Por nga ana tjetër, çdo e keqe ka një të mirë. Gjasat janë që Xoxa dhe të tjerë aspirantë si ajo, të tregohen më të kujdesshëm, të esëllt dhe me këmbë në tokë paskëtaj. Sa për përshtypjet, ato ashtu siç krijohen, edhe ndryshojnë.

nak, mendjemadh, me mungesë të theksuar të kulturës së debatit etj. Pa hyrë në detaje të emisionit, shija e tij e hidhur e goditi befasisht në zverk shpresën e publikut tek

3 prill 2009

VASIL BOLLANO A mos e ka fajin shtypi tendenciozneonacionalistp rovo k a t ivo ekzagjerues shqiptar, që kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ngjall kaq shumë reaksion sa herë i përmendet emri apo sa herë flet? Apo deklaratat e tij të përsëritura për Vorio Epirin, për Jorgo Kastriotisin, për frenimin e MSA-së nga Athina zyrtare derisa minoritetit grek t’i jepen të drejtat; mos ndoshta është çështja e tabelave në greqisht, apo thashethemet mbi përzierjen e tij në afera trojesh bregdetare bashkë me zyrtarë nga Tirana? Apo xhanëm, luan rol këtu edhe mëma natyrë dhe formimi kulturor, që e kanë pajisur me një fytyrë të kuqe tipike rurale dhe me një fjalor e kulturë kaq të kufizuar, çka e bën edhe më qesharak impozimin e tij si lider i minoritetit? Më e mundshmja është që të gjitha bashkë, të kenë çuar ujë në mullirin e antipatisë që Bollano reflekton me shumicë tek opinioni publik shqiptar. Sepse të gjitha ndikojnë: Si deklaratat e tij problematike (por edhe mjerane) për krijimin e një zone të vetëqeverisur greke në jug, ashtu dhe teprimet idiote në shtypin tonë, që luajnë me ndjenjën e shqiptarizmës duke futur në punë tituj komercialë të tipit “Bollano

u kollit në greqisht, ta vrasim”. SUZANA GUXHOLLI Mund të ketë me vete të gjitha argumentat e kësaj bote. Të dhënat thonë se është profesioniste e kompletuar në fushën e ekonomisë, pedagoge dhe specialiste e aftë. Tek e fundit, ka pasur arsye të forta që çuan në caktimin e saj si këshilltare ekonomike e kryeministr it Ber isha. Por prezantimi i saj televiziv, mënyra e komunikimit, ndërhyrjet e ndërprerjet e bashkëfolësve, gjestet, mimika, janë katërcipërisht acaruese. Ja që kaq u dashka për t’u klasifikuar tek antipatikët, dhe jo vetëm kaq. Ky mund të quhet rasti tipik i impulsit human për të kapur telekomandën e për të ndërruar kanalin. Konsensusi për këtë përzgjedhje nuk mjaftohet vetëm me sugjerimet e bashkëpunëtorëve, por shkon deri tek reagimet e ngjashme të pjesëmarrësve anonimë në forume virtuale e blogje, sa herë zonja Guxholli është e ftuar në debate televizive. ERJON BRAÇE “I zgjedhin komisarët”, thoshte Pepinialias Bujar Kapexhiu- në filmin shqiptar “Duel i heshtur”. E përkthyer kjo frazë në botën kapitaliste ku edhe politika ka elemente të forta marketingu dhe marrëdhëniet publike i ka primare, do të thotë se njerëzit që komunikojnë më shpesh me audiencën, duhet të plotësojnë disa kritere. Xhanëm ashtu si dhe folësit televizivë: Të jenë imponues në pamje, të kenë zë të plotë, të flasin shtruar, bindshëm dhe me argumente. Nëse Gerti Bogdani nga njëra anë i plotëson disa kritere por është defiçitar në të tjerat, po kështu (por për arsye të tjera) ndodh me nënkryetarin e grupit parlamentar socialist Erjon Braçe. I ri në moshë, Braçe është deputet veteran në parlament, e megjithatë në rolin e njeriut publik, denoncues e demaskues ndaj aferave dhe gafave të mazhorancës, PS-ja nuk e ka zgjedhur si duhet komisarin. Jo sepse sa kohë drejtoi ZP-në, i dha një format tabloid ku nuk merrte vesh shkrimi shkrimin, por se zëri i hollë që kur duhet ngritur kalon në çjerrje, shtati i shkurtër, pamja fëminore dhe veshja shpesh-

17


SPECIALE

18


Lart, akademiku kosovar Rexhep Qosja. Djathtas, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe. Poshtë, studiuesi dhe publicisti Ardian Klosi

herë gjimnaziste (çka është korrigjuar së fundmi); sikur e sfumojnë gjithë peshën e mesazhit që ai kërkon të përcjellë. REXHEP QOSJA Debati i shumëpërfolur mes dy emrave të gjallë shqiptarë më të spikatur në fushën e letrave, shkaktoi jo vetëm tronditjen fillestare të pritshme në rradhët e ndenjura të intelektualëve, u prit jo vetëm me interes të shtuar, por solli në fund edhe vlerësimet e një publiku më të gjerë. Tema ishte “Identiteti europian i shqiptarëve”, protagonistët Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, ndërsa dozën më të madhe të antipatisë që kuptueshëm, dikush e pëson mbi vete pas një përplasjeje të tillë gjigandësh, duket se e ka marrë akademiku i njohur i Kosovës. Nuk është vendi këtu për të shpalosur pikëpamjet e secilit dhe reagimin e shumë personazheve të tjerë të publicistikës dhe letrave; nuk po merremi fare me to. Por duhet thënë se edhe pas valës së parë të debatit, u vu re një përpjekje nervoze e Qoses për të atakuar, sulmuar e ndukur aty-këtu, nëpër intervista e prononcime dhe kohë pas kohe, figurën e shkrimtarit Kadare por edhe të mbështetësve të tezës së tij. Kjo ishte e tepërt. ARDIAN KLOSI Një njeri me kulturë të rregullt leximi, për Klosin do të na thoshte: “Inat e ke, por jepi hakun”. As inat nuk e kemi, edhe hakun e meriton. Një studiues i afirmuar i gjermanistikës, përkthyes i shquar, publicist i njohur dhe ithtar i kauzës ambientaliste. Pa harruar pjesëmarrjen e 3 prill 2009

herëpashershme në debate televizive, ku e fundit gjë që të shkon në mendje, është të ndërrosh kanalin. Nuk do të mjaftonte për këtë klasifikim as impostimi i tij sipëror deri në mendjemadhësi e arrogancë, as ndonjë akuzë për përvetësim përkthimesh, as ndonjë shkarje e debatit intelektual deri në thirrje për bojkotim të veprave të kundërshtares. Gjëra që ndodhin. Por ajo që la shije vërtet të keqe, ishte mbrojtja publike nga ana e Klosit, e së ashtuquajturës kauzë të “rrëzimit të mitit të Skënderbeut”

përmes librit të fundit të studiuesit zviceran Oliver Shmidt, të përkthyer dhe promovuar nga ai. Një libër i shkruar mirë, por asgjë më shumë se kaq. Përpjekja e dështuar (jo për rrëzimin e mitit, por) për denigrimin dashakeq të figurës së heroit kombëtar, në fakt veproi në të kundërt: Na e shtoi vëmendjen ndaj Gjergj Kastriotit. Ndërsa përgjigjen në lëmë të historisë, e dha qartë studiuesi Kristo Frashëri. Në përpjekje për hartimin e kësaj liste, redaksia synoi të shmangte personazhet “e dukshëm”, ata që shumë vetëve u vijnë në mendje që me momentin e parë si figura antipatike, dhe që po kaq të tjerëve u pëlqejnë. Pse nuk renditëm Sali Berishën, Edi Ramën, Jozefina Topallin, Ilir Metën e kështu me rradhë? Sepse nuk ishte e nevojshme. Ata votohen, urrehen, pëlqehen, nga masa të mëdha njerëzish. Pse nuk llogaritëmYlli Pangon apo Fatmir Mediun? Sepse do t’ja thjeshtonim shumë punën vetes. Pse harruam Mero Bazen, Aleksandër Frangajn,Albert Xhanin, Inida Gjatën etj? Sepse pati më shumë mendime pro e kundër, sesa konsensus në mes tonë. Pse nuk morrëm parasysh Pandeli Majkon,Aldo Bumçin, Ferdinand Xhaferrin, Lufter Xhuvelin? Epo, sepse ta marrë e mira, personazhet mund të jenë shumë por neve na duheshin vetëm 11, sa për kombëtaren tonë të antipatikëve. Një kombëtare që me siguri ka për të ndryshuar.

19


AKTUALITET LIGJI “PËR ADMINISTRIMIN E AMBJENTEVE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESAT E BANIMIT”

Pallate me drejtor

Tarifa mujore e mirëmbajtjes së pallatit nuk do të jetë më në dorë të dëshirës së gjithësecilit. Sepse një projektligj i dalë nga MPPTT këtë e ka kthyer në detyrim ligjor. Bashkangjitur edhe me ca sanksione. A do të zbatohen? Specialistët janë optimistë NGA ALIDA CENAJ

L

amtumirë mbledhje fshatçe. Me hir a me pahir, gjasat janë që pak muaj më vonë, banorit të katit, le të themi, të nëntë të një pallati të ri, nuk do t’i duhet më të presë me sytë nga qielli që fqinjit të tij t’i mbushet mendja të japë një 500 lekësh për të rregulluar ashensorin e prishur. E as të mallkojë ndër dhëmbë sa herë i duhet të ngjisë në këmbë dhjetë e njëmbëdhjetë kate, (edhe kur nuk ka drita), pse ndoca prej kryefamiljarëve që banojnë ngjitur, nën a mbi katin e tij, nuk bien në një mendje të paguajnë bashkarisht për rregullimin.Vlen edhe për depozitën e prishur të ujit, antenën ndonjëherë të çakorduar vënë mbi tarracë, fasadën, që mund duket si e rrjepur të pallatit a gjithçka tjetër që ka të bëjë me ambjentet e përbashkëta. Sepse deri tani ka funksionuar kështu, me të lutur. Thënë ndryshe: Dikush që de fakto quhet administrator i pallatit, troket derë më derë e kërkon lekë për pompën e ujit, riparimin ose pastrimin e shkallëve dhe oborrit. Ose më keq akoma; një banor praktik merr përsipër të hyjë në tratativa me të tjerët: Do ta rregullojmë apo jo?! Kështu nuk do të mund të ndodhë më. Po të bazohemi me projektligjin e fundit që po shëtit prej ditësh mbi tryezën e deputetëve të Komisionit të Ligjeve, gjërat do të rregullohen me ligj. Çka nënkupton se mirëmbajtja e ambjenteve të përbash-

20

këta do të jetë e detyrueshme. E në rast shkelje a mosrespektimi, e dënueshme. Këtë mundohet të përcaktojë me detaje ligji “Për administrimin e ambjenteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit”, i dalë pak javë të shkuara nga zyrat e Ministrisë së Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas tij, që në ditën që ligji do të hyjë në fuqi, çdo ndërtesë banimi do të ketë administratorin e vet zyrtar. Person fizik e juridik, i regjistruar në zyrat e bashkisë a komunës nga varet, përgjegjës ligjor me të drejtë të të çojë deri në dyert e gjykatës. Një lloj drejtori fuqiplotë, puna e së cilit është një dhe e vetme: të kujdeset për mirëmbajtjen e gjithçkaje që del jashtë mureve të shtëpisë. Më e shqipëruar:Askush

nuk ka pse i lutet më askujt. Pallatet do të kenë asamble e kryesi, prej së cilës do të miratohet një faturë mujore për çdo pronar banese, e detyrueshme për t’u paguar. Për respektimin e këtij rregulli, kujdeset administratori. Projektligji në fjalë deri tani ka marrë votën jeshile në qeveri. Aktualisht po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve dhe sapo të dalë që andej me miratimin e deputetëve të tij, do të shkojë për votim në parlament. Interesimi ynë për një dokument që ende nuk është kthyer në ligj, u ngjall pikërisht për risitë e tij dhe sfidën që i parashtron mentalitetit shqiptar. Janë 14 faqe, me plot 45 nene, qëllimi i të cilëve është të detyrojë shqiptarët të jetojnë siç i ka hije një qytetari. Në fund të fundit, siç bën edhe pjesa tjetër e qytetëruar e botës. Ky ligj zbatohet për të gjitha ndërtesat me dy ose më shumë pronarë, që shërbejnë


Pamje ajrore e Tiranës. Majtas, ndërtime të reja në kryeqytet. Djathtas, Xhavit Dajçi, specialist në drejtorinë e Politikave të Strehimit pranë MPPTT

për banim dhe që mund të kenë lokale shërbimesh e tregtie si pjesë e tyre, si dhe për komplekse banesash individuale, të cilat kanë në pronësi të përbashkët një territor në funksion dhe përdorim ekskluzivisht të pronarëve të banesave. Le ta nisim me rregullat që duhet të respektojë ndërtuesi i një pallati të sapondërtuar: 30 ditë nga dita kur pronarët që përbëjnë të paktën 1/3 e gjithë pallatit hyjnë në shtëpinë e re, ai duhet të njoftojë mbledhjen e asamblesë. Kjo e fundit nënkupton një miniorganizëm, anëtarë të së cilës janë të gjithë pronarët e apartamenteve të ndërtesës. Asambleja zgjedh kryesinë, e cila merret me regjistrimin e asamblesë në bashki ose komunë, njofton dhjetë ditë përpara për mbledhjet e radhës së asamblesë dhe për llogari të asamblesë mund të lidhë kontratë për administrimin e ndërtesës me një shoqëri administrimi, apo një person të vetëm fizik, i cili mund të jetë njëri prej bashkëpronarëve ose një person i jashtëm. Vetëm se çdo person fizik a juridik privat që merr këtë detyrë, duhet të regjistrohet në librin e administruesve pranë bashkisë 3 prill 2009

apo komunës, nën juridiksionin e së cilës do ta ushtrojë këtë veprimtari. Por, për të arritur deri tek administratori, më parë do të jetë asambleja e bashkëpronarëve ajo që miraton kriteret dhe kostot e administrimit, tarifën mujore, miraton planin financiar të paraqitur për administrim, cakton datën dhe mënyrën e pagesës së kësaj tarife.“Tarifat përcaktohen në bazë të përqindjes së pjesëmarrësve në bashkëpronësi”, sqaron Xhavit Dajçi, specialist në Drejtorinë e Politikave të Strehimit, pranë MPPTT. “Në administrim hyjnë ashensori, taraca, shkalla, oborri, gjelbërimi, kolonat e ujit etj. Kush ka sipërfaqen më të madhe paguan më shumë, sepse në përqindjen e bashkëpronësisë ka edhe pjesën më të madhe”. Që domethënë se për një shtëpi me shumë sipërfaqe katrorë, edhe tarifa mujore është më e lartë. “Shuma për t’u paguar varet nga disa faktorë”, shton Dajçi.“Fjala vjen, ndërtesat e ndërtuara para vitit ‘91 nuk kanë ashensorë, kurse banesat e reja po. Kjo e shton vlerën e tarifës. Pastaj varet nga numri dhe përdorimi i ambjenteve të përbashkëta. Kati i parë dhe i dytë

nuk e përdor ashensorin njësoj me atë të katit të nëntë, andaj edhe tarifat janë të ndryshme. Por të gjitha këto përcaktohen nga asambleja”. Për pallatet e ndërtuara më parë, nëse bashkia vë re se askush nuk ka ndër mend të vërë ujët në zjarr për të mbledhur asamblenë e më pas organet që rrjedhin prej saj, ndërhyn vetë. E në rast se qëllon në banorë kokëfortë që nuk duan t’ia dinë as për asamble e as për kryesi, sipas projektligjit, janë vetë organet e qeverisjes vendore, të cilat marrin përsipër administrimin e banesës. Ose rolin e asamblesë, brenda një afati prej tre muajsh me mundësi zgjatjeje, por gjithmonë me këmbënguljen që të krijohet asambleja e vërtetë. Paskësaj të gjitha shpenzimet i ngarkohen më vonë po asamblesë. “Shpenzimet janë të ndryshme në varësi të kërkesave që ka çdo asamble”, shton Dajçi. “Një e tillë e vogël, që ka në pronësi një pallat të vjetër ku bashkëpronarët nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, mund të marrë përsipër të mbulojnë ato shpenzime që janë më

21


AKTUALITET

poemë SMS

Ere do te doja te isha te te perkedhelja fytyren, petale trendafili te te prekja buzet, shigjete te te pershkoja zemren e te ta mbushja me dashuri. Ate dite dimri te ftohte e shume gri, si fllad me arome trendafili befas erdhe ti dhe trete akullin ne syte e mi. Kur bota te bjere te flere, kur yjet te zbresin ngadale do te them TE DUA me puthje jo me fjale.

Të shprehësh dashurinë ndonjëherë nuk është e lehtë, të gjesh fjalët e duhura është e pamundur. Një sms mund t’ju ndihmojë

dergoni: POET 9 (vend bosh) emrin e partnerit (vend bosh) dhe emrin tuaj në numrin 22

15151

1 sms 100 lek + tvsh


Për pallatet e sapopërfunduara, detyra e mbledhjes së asamblesë, sipas projektligjit, i takon ndërtuesit, 30 ditë pas popullimit të 1/3-ës së ndërtesës

të domosdoshmet: Pastrimi, një rregullim a riparim i vogël, pra më minimalet. Ndërsa një bashkëpronësi tjetër që ka kërkesa më të larta, qoftë edhe nga bashkia për format dhe standardet që vendosin për lyerjen e fasadave, nivelin e mirëmbajtjes së objektit etj., edhe shpenzimet do të jenë më të mëdha. Sepse kushdo që është pronar i një banese duhet të jetë i përgjegjshëm që do të paguajë një minimum. Prandaj është futur koncepti i paketave të administrimit që mund të jenë nga më minimalet që përfshin elementët më të domosdoshëm për mirëmbajtje, e deri tek shifra më të larta, në varësi të kërkesave që kanë bashkëpronarët”. Nuk do të jenë krejt indiferentë edhe qeraxhinjtë që jetojnë në pallate. Ata janë të detyruar të zbatojnë rregullat e asamblesë, por edhe të marrin pjesë në mbledhjet e saj. Por pa të drejtë vote. Fjalën, kartonin dhe faturën e mban pronari i banesës. I cili bashkë me të tjerët ka edhe një tjetër të drejtë: Regjistrimin në hipotekë të pronës së përbashkët. Dhe sa herë që duan të bëjnë riparime që kapin shuma të mëdha, fjala vjen lyerja e fasadës, shtimi i një ashensori të ri në pallat a diçka të ngjashme, mund të kërkojnë kredi në bankë. Si kolateral vlen pikërisht dokumenti hipotekor i pronësisë mbi këtë sipërfaqe. Por ç’ndodh nëse përsëritet ajo që dëgjojmë shpesh, mospagesa e faturës mujore ose e një shpenzimi ekstra për riparimin e një pjese të dëmtuar? Këtu është vendi për të folur me shtruar për administratorin, fizik a juridik qoftë (respektivisht një person i vetëm ose një shoqëri administrimi, por detyrimisht i regjistruar në zyrat e pushtetit vendor). Në raste të tilla, “drejtorit zyrtar” të pallatit i lind e drejta të vërë gjobë. E cila është e detyrueshme për t’u paguar, 3 prill 2009

njësoj si fatura e dritave, ujit apo telefonit. “Çdo vendim i asamblesë që ka një shumë si detyrim konsiderohet titull ekzekutiv, të cilin je i detyruar ta paguash në momentin që e ke këtë titull”, thotë Dajçi. Në të kundërt asambleja i drejtohet gjykatës për nxjerrjen e këtij titulli dhe ekzekutimin e tij nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit. Çka nënkupton se në rastin më të mirë, specialistët e Përmbarimit të nxjerrin në shitje televizorin, frigoriferin a lavatriçen për të paguar paratë që nuk jepen me dëshirë. Por sa shpresë ka për zbatimin e këtij ligji, në një kohë kur dhimbja e kokës së qeverisë shqiptare, 19 vjet pas vendosjes së ekonomisë së lirë, vazhdon të jetë nga deficitet e OSSH-së, taksat e papaguara apo borxhe të tjera të qytetarëve të ngjeshura palë-palë, e që një herë në vit amnistohen? OSSH-në ndërkohë e ka blerë një kompani çeke, dmth private, dhe teorikisht nuk ka më falje të faturave të papaguara. Privati e merr seriozisht xhepin e tij, dhe ato kronikat televizive me elektriçistë majë shtyllave që u presin dritat abonentëve borxhlinj priten të jenë të vërteta tani e tutje. Në një kohë kur ende flitet për shumësi familjesh të varfra që mezi shtyjnë muajin, pensionistë që (me gjithë shtesat e pensionit!)

ankohen pa shpresë për çmimin e lartë të bukës, një krizë ekonomike botërore që pritet të shtrohet këmbëkryq edhe tek ne, a duhet të shpresojme që të funksionojë ligji që pret radhën të miratohet? Ose a është kjo koha e duhur për hyrjen në fuqi të tij? Mendja ta thotë se, pavarësisht dëshirës së mirë, shumica e qytetarëve vështirë ta marrin seriozisht këtë mirëadministrimin e detyrueshëm të sipërfaqeve të përbashkëta. Qoftë edhe me kërcënimin se Përmbarimi pret mbas derës. Edhe pa këtë ligj, ky i fundit ka plot vendime shumë më të mëdha për nga pesha monetare që presin të ekzekutohen e që deri tani jo fort shpesh është shpallur i suksesshëm. Megjithatë, përtej skepticizmit të justifikuar nga çudirat shqiptare (ushqyer edhe nga fate të trishta si antiduhani), projektligji mbetet të cilësohet si një nga nismat e bukura dhe normale që i takon të marrë çdo drejtorie të ngjashme me atë të Politikave të Strehimit në MPPTT. Madje specialistët e saj janë edhe entuziastë për pikëpyetjen e zbatimit të ligjit që ka dalë së fundi nga kjo zyrë. “Fakti që njerëz të ndryshëm e kanë mirëpritur miratimin e ligjit dhe që interesi për të ka qenë shumë i madh tregon se ky ligj ishte i nevojshëm”, thotë Xhavit Dajçi.“Ka shumë njerëz me eksperienca të tilla në administrim, të fituara në Perëndim dhe që presin të marrin punë. Sigurisht kjo është një nismë që ndihmon edhe në hapjen e vende të reja të punës. Këtu vijnë çdo ditë njerëz e pyesin se kur do të miratohet ligji dhe kjo sigurisht që është tregues pozitiv”. Po, është i tillë! Vetëm se nivelin e pozitivitetit duhet të presin ta shohim në mënyrë që edhe ligji “Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit” të mos ketë të njëjtin fat me shumë të ngjashëm të tij: Të presë për vite në sirtarët e Kuvendit, meqë shqiptarët kanë halle të tjera më të mëdha se lyerja e fasadës së pallatit ku banojnë apo pastrimi i oborrit. Përjashtim mund të jenë vetëm rastet emergjente, si prishja e ashensorit, aq i nevojshëm për të ngjitur 11 kate, ose depozita e ujit. Por këto janë rregulluar edhe pa ligj!

23


SHENDETESI KANCERI NË QAFËN E MITRËS DHE STATISTIKAT TRONDITËSE

Të mësyjmë HPV-në Mbi 80% e grave që kryejnë jetë seksuale janë të predispozuara për t’u sulmuar nga virusi HPV. Ndryshe ai që shkakton kancerin në mitër. Si janë femrat shqiptare në këto raporte, ulja e moshës së infektimit nga sëmundjet dhe mungesa e një kulture gjinekologjike NGA ANDUELA NIKA

“T

’u shumofshin qelizat në mënyrë të pakontrolluar”. Kështu shante ndonjë fëmijë zevzek që e pandehte veten akademik. Sigurisht, e kishte më të dëgjuar dhe ndoshta pa e ditur se nga ky shumim qelizash, çdo 2 minuta në botë diagnostikohet një femër me kancer në mitër dhe çdo 18 minuta një femër vdes nga ky kancer. Shifra tronditëse, që bëjnë çdo femër të druhet nga mësymja e virusit HPV, shkaktari kryesor i kancerit në mitër. “Të druhet, por jo të mbrohet duke e parandaluar në kohë”, vëren gjinekologu Nikita Manoku, duke iu referuar mungesës së kulturës gjinekologjike tek gratë dhe femrat shqiptare. Statistikat e bëra së fundmi publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se në Shqipëri ky lloj kanceri ka një incidencë mesatare prej 4.1 për 100.000 banorë. Ai përbën 51.2 % të rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror dhe mosha e femrave të prekura prej tij është ulur nga 40-60 vjeç në 19-25 vjeç. Çka do të thotë se gjithnjë e më shumë adoleshente po vuajnë nga kanceri si shkak i marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe neglizhencës për t’u kontrolluar tek gjinekologu. “Mjafton të bësh pap testin dhe të kesh një jetë seksuale të kontrolluar. Pra të dish të zgjedhësh partnerin”, sugjeron gjinekologu Manoku, i cili ka mbajtur një referim të gjatë mbi këtë temë në Konferencën e parë të Obstetrisë Gjinekologjisë të mbajtur në Tiranë, me mjekë gjinekologë nga rajoni dhe vende të ndryshme të Europës. Sipas Manokut, rastet më të shumta të infektimit me HPV (kështu quhet virusi që shkakton kancerin në qafën e mitrës) janë vërejtur pas aktivitetit të parë seksual, ndaj dhe vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës duhet të bëhet përpara përvojës së parë seksuale dhe ekspozimit fillestar ndaj virusit HPV. Vaksina, e cila pritet të hyjë shumë shpejt

24


JA SI PERHAPET

NYJE LIMFATIKE ENE GJAKU

FAZA I MEMBRANE

FAZA II

MUSKUL

FAZA III NENMUKOZA MUKOZA

FAZA IV

Sëmundja FAZA V

edhe në Shqipëri, ka treguar efektivitet maksimal aty ku ajo është kryer në kohë. Megjithatë sipas mjekëve gjinekologë, vaksina ka qenë efektive edhe tek femrat që janë vaksinuar pas fillimit të aktivitetit seksual. Të dhënat shkencore kanë treguar se vaksina mund të jetë e efektshme deri në moshën 55-vjeçare. Për grupmoshat mbi 26 vjeç, përpara vaksinimit rekomandohet bërja e testit për prezencën e virusit. Parandalimi është veçanërisht i rëndësishëm kur vaksinohen vajzat e reja, për t‘u siguruar që ato të jenë plotësisht të mbrojtura në fillim dhe gjatë periudhës së aktivitetit seksual. Si shtesë e vaksinimit, monitorimi i qafës së mitrës vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij lloj kanceri.Vaksina e mbron femrën kundër dy tipeve të HPV më të zakonshme, 16 dhe 18, përgjegjës për afërsisht 70% të rasteve të prekura nga kjo sëmundje. Kjo vaksinë parandalon infektimin me tipet e viruseve që shkaktojnë këtë lloj sëmundjeje, e në të njëjtën kohë përgatit sistemin mbrojtës të trupit tonë, që të njohë dhe të shkatërrojë viruset e HPV-ve, që në momentin kur ata hyjnë në trup. Por jo të gjitha gratë prodhojnë antitrupa të mjaftueshëm për të luftuar një infektim me HPV. Si pasojë, një grua mund të infektohet vazhdimisht me HPV, duke i dhënë 3 prill 2009

më shumë mundësi virusit për të shkaktuar ndryshime qelizore, të cilat mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës.Veç kësaj, HPV është i pazakontë në një veçori: Është i aftë t‘i fshihet sistemit imunitar të trupit, duke e vështirësuar asgjësimin e tij nga ky sistem. Pikërisht për të parandaluar infektimin me HPV hyn në lojë vaksina, duke nxitur një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm të antitrupave neutralizues tek të gjitha gratë e vaksinuara. Ato mund ta konsiderojnë veten të mbrojtura për një periudhë të gjatë kohore, si dhe kundër infektimit të vazhdueshëm. Por der isa të vijë vaksina, mjekët këshillojnë kontrollet e vazhdueshme dhe kryerjen e pap testit.“Të gjitha femrat duhet të ekzaminohen rregullisht mbas moshës 20-25 vjeç. Eshtë një proces rutinë, që bën të mundur shtimin e jetës. Një femër që diagnostikohet në kohë nga kanceri mund të jetojë më gjatë, sesa një tjetër në të cilën sëmundja ka avancuar në një shkallë më të lartë”, thekson gjinekologu Manoku. Grupmoshat më të prekura në vendin tonë nga ky kancer janë ato mbi 40 vjeç. Kulmi i të prekurave arrin në moshat 45-49 vjeç, ku incidenca është 14.9 raste për 100.000 banorë. Në moshat 50-54 vjeç ky probabilitet shkon në 14.3

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga një virus i zakonshëm i quajtur human papillomavirus (HPV). Nga mbi 100 tipe që njihen, vetëm 15 janë të lidhura me kancerin. Infektimi prej çdonjërit konsiderohet si shkaku i gati të gjitha rasteve me kancer të qafës së mitrës, 99.7%. Tipet e HPV-ve që shkaktojnë kanceret më të shpeshtë dhe më agresivë janë HPV 16 dhe 18, të ndjekur nga HPV 45 dhe pastaj 31. Kanceret e shkaktuar nga tipat e HPV 16 dhe 18 janë përgjegjës për 71.5 % kancereve të qafës së mitrës në Evropë. HPV 45 dhe 31 janë së bashku përgjegjës për një shtesë 10% të të gjitha rasteve të prekura

raste, kurse në moshat në 56-69 vjeç, në 12.2 raste për 100 mijë banorë. Dhe mbi 80% e femrave aktive seksualisht janë të ekspozuara ndaj prekjes nga ky virus, i cili bartet nga meshkujt, por dhe nga mungesa e higjenës tek femrat, ku një infeksion i patrajtuar mund të sjellë deri kancerin në mitër Virusi HPV është i transmetueshëm nga kontaktet e lëkurës në zonën gjenitale. Ky virus i zakonshëm me infektueshmëri të lartë, transmetohet nëpërmjet aktivitetit seksual normal, por marrëdhëniet seksuale, sipas Manokut nuk janë domosdoshmëri për marrjen e tij. Mjafton prekja e lëkurës dhe virusi mund të mbartet.Vaksina pritet të rregullojë shumë gjëra, të ulë numrin e të prekurave, nga 80 që diagnostikohen çdo vit në Shqipëri me kancer në mitër, por mbi të gjitha të sensibilizojë gratë se më mirë është të parandalosh se të kurosh.

25


DRITARE

E HOQËM SEPSE ISHTE I KORRUPTUAR…

NGA AGIM ISAKU

Ku është dëgjuar në një shtet ligjor, që drejtuesi i cili është i korruptuar lirohet nga detyra, thënë ndryshe i jepet mundësia që t’i gëzojë të mirat e korrupsionit? Jo, nuk duket se funksionon kështu gjetkë: Ai dërgohet për ndjekje penale

Paraqet interes të përpiqesh të vëzhgosh se në ç’mënyra fshihen e maskohen ndoca vese tashmë të trashura të shoqërisë sonë “në tranzicion”.Të tilla janë klanizmi, tarafi, mosrespektimi i normave elementare të shtetit të së drejtës, nëpërkëmbja e ligjeve dhe e detyrimeve ligjore, kapërcimi i hierarkive dhe strukturave shtetërore, mosrespektimi as i pavarësisë së pushteteve dhe institucioneve, as i parimit të kontrollit reciprok dhe i balancimit të funksioneve të tyre, e kështu me radhë. Jo pak herë të gjitha këto probleme, për shkak të një kulture të ngulitur thellë që është kultura e një politikëbërjeje populiste e joproduktive, mbulohen poshtë një retorike “bashkëkohore” sikundër janë qarja e halleve të popullit, apo ca më shumë lufta kundër korrupsionit. Në të vërtetë qysh në kohët e lashta, tre duket të jenë tezat kryesore të mëtonjësve të pushtetit, ndaj atyre që janë në pushtet. E para mbetet ideja e ndryshimit. E dyta ajo e diktaturës, thënë ndryshe ajo e mungesës së lirive. E treta dhe mbase më e keqpërdorura, mbetet ajo e korrupsionit. Po ta vesh re, këto tre argumente janë sot tre kuajt e koçisë që ka hipur opozita. Secila prej tyre meriton domosdo një analizë të mëvetëshme e të thelluar. Kësaj radhe do të merremi me tezën e luftës kundër korrupsionit. Pas fjalëve Europë, Amerikë, NATO dhe demokraci, fjala korrupsion është fjala më shpesh e përdorur nga politikanët 3 prill 2009

tanë (në Kosovë u thonë Politi-qar-ë). Me tezën e duarve të pastra erdhi Berisha në pushtet në vitin 2005. Në rradhën e të korruptuarve, përveç Nanos, ishin të gjithë ata që bëheshin pjesë e ansambleve fluide qeverisëse socialiste. Dhe, kur Berisha erdhi në pushtet, askush nuk u çua për ndjekje penale, me përjashtim të një akuze për “tentativë” ndaj Angjelit dhe Toskës. Nuk u dokumentua vjedhja? Nuk kishte pasur vjedhje? Asnjëra s’mund të jetë e vërtetë. Berisha qartësisht la të kuptohej se ai paskesh pasur një “respekt” të veçantë për “kleptomaninë”. Mesazhi i veprimeve të tij menjëherë pas ardhjes në pushtet – ai i pashpalluri, - ishte: Ju vodhët, tani më lejoni të vjedh edhe unë. Kohë më kohë duket sikur opozita e ka seriozisht këtë luftën e korrupsionit. Flasin për rrugën Durrës-Kukës dhe për miliona dollarë të përvetësuar atje. Për vajzën e Berishës, djalin, kunatin dhe dhëndrin, për Mediun dhe Fazlliçin, për tekstet shkollore dhe koston e mjekimit. Po në të vërtetë sa sinqerisht e kanë këtë pozicion “antikorrupsion”? Jo vetëm heshtja e Ramës ndaj akuzave për korrupsion tashmë të përsëritura, në Bashkinë e kryeqytetit, flet për mungesë serioziteti në këtë aksion “antikorrupsion”. Para dy a tre muajve, me rastin e ndryshimit të ministrit të Punës nga ana e partisë që mbron të drejtat e njeriut, nga kryetari i saj u tha shprehimisht se ndryshimi bëhej pasi paskesh pasur korrupsion

në këtë ministri. Po me të njëjtën akuzë u lirua nga detyra drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punës. Po kështu ministri i Shëndetësisë. Më herët ai i rrugëve. Po kështu drejtori… Tashmë lista do të ishte e pafund. Pyetja që lind është e thjeshtë: Ku është dëgjuar në një shtet ligjor, që drejtuesi i cili është i korruptuar lirohet nga detyra, thënë ndryshe i jepet mundësia që t’i gëzojë të mirat e korrupsionit? Jo, nuk duket se funksionon kështu gjetkë: Ai dërgohet për ndjekje penale. Mirëpo ajo shtresa e kulturës manipulative për të cilën folëm në krye të shkrimit, të gjegjet: Po ja, prokuroria e mbylli këtë çështje. Madje edhe Berisha në vijim shprehet se prokuroria ka mbyllur e mbuluar shumë çështje korruptive. Në të vërtetë askush nuk e ndalon dikë, përfshirë edhe akuzuesit e lartpërmendur, që t’i përcjellë çështjet në gjykatë, pavarësisht vendimit të prokurorisë. Mirpo nuk e bëjnë një gjë të tillë, pasi edhe atyre u intereson ky qëndrim ku të gjithë shajnë e akuzojnë e askush nuk ndëshkohet, përjashto ndonjë qyqar fakir fukara që vjedh ndonjë berr a mollën e fqinjit në fshat. … Hidhini një sy për kureshtje faqes së Parlamentit në internet dhe shqyrtoni përbërjen e grupeve parlamentare. Do të mbeteni të habitur kur të shikoni ca grupe të stisur që askush nuk e di që ekzistojnë. Si janë krijuar? Falë qëndrimeve politike? Sepse kanë vizione të ndryshme në lidhje me iks probleme? Jo. Janë krijuar me qëllim që ndoca deputetë të kenë një trajtim specifik ekonomik si “grup”. Më shumë makina, më shumë dieta, më shumë sekretare, naftë etj. Ja se si kultivohet korrupsioni bash në zemër të institucionit që do të duhej të ishte njëherësh edhe zemra e luftës ndaj korrupsionit… Dhe kjo ndodh në një kohë kur kirurgu të cilit i familjarët i kanë dhënë “bakshish” 120 euro është ende në burg, si i korruptuar…

27


SPORT

Olimpizmi në KOSH

SAGA E ZGJEDHJEVE NË KOMITETIN OLIMPIK

Sherre, kulisa, grushta dhe akuza politike. Ngërçi i një statuti dhe njerëzit e sportit përballë shpirtit olimpik dhe parimeve të tij. Një tjetër fenomen tipik... shqiptar NGA BLEDAR KUKA

M

os e humbisni vëmendjen. Do të keni edhe më nga saga e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) apo KOSH, siç duan ta quajnë “reformistët”, pra ndryshuesit e statutit. Nga 6 dhjetori 2008 deri më 20 mars 2009, lëvizja olimpike shqiptare mori dy goditje kaq të rënda sa gati përfundoi në kosh (jo Komiteti Olimpik në këtë rast). Më 28 qershor janë një palë zgjedhje parlamentare dhe ku i dihet çfarë ndodh. Disa burra të mençur si Fiqiri Guri dhe Leonard Tase i kishin sugjeruar presidentit Domi (s’dimë si ta quajmë, aktual apo “ish”) dhe sekretarit të përgjithshëm Bello që të vinin dorë pa vonesë dhe të ndryshonin një nen, madje vetëm njërën pikë të këtij neni. Ai që do të mbetet i famshëm në histori mban numrin 5, pra NENI 5 dhe pika që do ta bëjë të famshëm atë, ishte pika 8 (5.8). Tase kishte folur që më 2004, ndërsa Guri verën e shkuar. “KOKSH përbëhet: ... nga sportistë aktivë, ose ish-sportistë që kanë marrë pjesë në lojrat olimpike. Megjithatë mandati i tyre përfundon tre olimpiada pas pjesëmarrjes së tyre të fundit”. Këto janë fjalët ngatërrimtare. Por ka edhe disa fjalë të tjera, nëse vazhdon ta lexosh më poshtë me durim statutin e KOKSH-it. Sportistët olimpistë, ndonëse anëtarë, në bazë të nenit 15, nuk janë pjesë përbërëse e Asamblesë

28

së Përgjithshme, porse në nenin 19, pika C, bëhet një tjetër kthim prapa: Anëtarët e KOKSH-it sipas nenit 5, pikat 5, 6 dhe 8 (tetë) si dhe nenit 10 kanë të drejtën e një vote në Asamblenë e Përgjithshme. Por më 6 dhjetor burrat dhe gratë e KOKSH-it vendosën të mos i lejonin të gjithë olimpistët e 3 olimpiadave të fundit që të votonin; duhej të hidhnin votën në kuti vetëm dy prej tyre. “Po Gjermania që ka 1500 olimpistë në 3 olimpiadat e fundit, mos vallë duhet t’i lejojë që të gjithë?”, ishte pyetja e Domit. Por Shqipëria kishte vetëm 13. Elis Guri, mundësi i shquar, por edhe protagonist i një skene aspak të hijshme atë 6 dhjetor nuk është edhe aq i gëzuar pas Asamblesë së Jashtëzakonshme të 20 marsit. “Mendoj se po të na linin të votonim, ata do të fitonin gjithsesi, - thotë ai, duke iu referuar kandidaturës së FidelYllit, - por ata nuk na lanë dhe unë desha t’i shkoj deri në fund kësaj pune”. Skena që mbahet mend më mirë nga ajo asamble e 6 dhjetorit ishte goditja e kutisë së votimit nga ana e kandidatit tjetër, Esat Ademi, që u zgjodh president në forumin e jashtëzakonshëm të 20 marsit. Goditja duket se erdhi me grusht sepse dora e djathtë e Ademit gjakonte pas veprimit. Duke mbyllur kapitullin e shkeljeve dhe dhunës së 6 dhjetorit, le të mos merakosemi sepse 20 marsi nuk na mbetet pa “njollë”. Hysen Domi, presidenti që pritet ta mbyllë

periudhën e tij në krye të institucionit, nuk lodhet duke shpjeguar. “Nuk mund të ketë asamble statutore dhe zgjedhore njëkohësisht, - shprehet ai me pamje të lodhur, - këto janë të ndara. Nuk mund të bëhet Asamble për ndryshim të statutit pa u njoftuar më parë CIO për këto ndryshime dhe t’i miratojë ato”. Ishvolejbollisti i famshëm elbasanas dhe kuqezi vëren edhe gabimin tjetër, organizimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme me statut të ri, të paligjshëm si dhe tek lista me të drejtë vote që, sipas tij, është certifikuar pa të drejtë nga qeveria (MTKRS). Së fundmi Domi mbron një nen të statutit mbi “tagrin” e Komitetit Ekzekutiv. “Sipas nenit 17 të statutit, - tha ai, - duhet bërë kërkesë me shkrim në Komitetin Ekzekutiv dhe Asambleja duhet të mbahet brenda një muaji pas dorëzimit të saj”. Ja pra ku jemi dhe nëse do të ishte sot në Tiranë ish-ndërmjetësi i 1997-ës, Vranicki, do të përsëriste krejt natyrshëm frazën monumentale. “Këtu nuk merret vesh kush janë djajtë dhe kush janë ëngjëjt”. Disa zëra u ngritën dhe folën që pa ardhur 20 marsi, se makineria shtetërore ishte vënë në lëvizje me një qëllim të caktuar. “Ka kërcënime”,


Mbledhja e Asamblesë së KOKSH dhjetorin e kaluar degjeneroi në sherre dhe zënka. Në krah, mbledhja e 20 marsit të këtij viti

ishin dy fjalët përmbledhëse të asaj që përshkruhej. Çfarë janë këto? Një sekretar federate, që nuk ka dëshirë të dalë me emër, thotë se ndihet i braktisur nga drejtuesit e KOKSHit 2004-2008.“Ata u treguan të ngadalshëm, - u shpreh ai, - nuk lëvizën shpejt, për të detyruar CIO-n që të vinte me vrap në Tiranë pas dhunës që ndodhi më 6 dhjetor. Duhej ta kishin mbytur CIO-n me fakse dhe e-maile”. Pika e dobët ku sekretari mendon se preku shteti, ishte financa. “Ne nuk patëm zgjidhje tjetër, por duhej të shkonim në asamblenë e jashtëzakonshme, - justifikohet ai, - nuk është problem personal, sepse mund të jepet dorëheqje, por pas federatës është një bashkësi e tërë sportive që nuk mund të lihet në baltë. Nëse nuk do të shkonim, do të kishte bllokim granti apo pakësim të tij”. Armand Duka i futbollit, një nga 4 federatat që nuk e kishin njohur Domin dhe Bellon më 2004, këtë herë është në krah të kësaj dysheje.“Nuk njohim zgjedhje të organizuara nga qeveria, - ishte komenti i FSHF-së, - të panjohura nga CIO dhe me 3 prill 2009

vota të federatave të pezulluara si mundja apo gjimnastika”. Stavri Bello e ndiente rrezikun që para 20 marsit. Të martën, më 17 të atij muaji, pas konferencës së Domit dhe mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, sekretari i përgjithshëm rrinte ulur i mërzitur në tryezën e madhe në paradhomën e KOKSH-it. “Ata duan të shkatërrojnë edhe KOKSH-in, - thoshte, - institucionin më të mirë sportiv në Shqipëri. Duan të shkatërrojnë punën e 8 viteve, të bjerrin demokracinë. Ne kemi qenë gjithnjë tepër komunikues me mediat, kemi bërë çmos edhe pse me fond vetëm 200 mijë euro në vit”. Por për Esat Ademin, vlen krejt e kundërta. “20 marsi ishte fitore e transparencës dhe e demokracisë, - tha presidenti i dalë nga ai samit, - këto janë zgjedhjet më të ndershme dhe më të pakontestueshme”. Ai nuk harroi të kërkonte falje për dhunën e 6 dhjetorit, ndërsa vlerësoi se CIO do t’i njohë zgjedhjet që e nxorrën në krye të lëvizjes olimpike në Shqipëri. “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkon transpar-

encë dhe transparenca u pa në zgjedhje”, - tha ai. Sipas, Domit, ndërkombëtarët do të vijnë më 30 mars me në krye presidentin e Komitetit Olimpik Europian, Patrik Hiki (Patrick Hickey) dhe ata do ta kenë fjalën e fundit. Por, si për të na shuar shpresën e fundit për një gjykim të ndershëm e të paanshëm, sekretari i mësipërm që nuk desh të dilte me emër, flet si me sfidim.“Gazetar i nderuar, unë i njoh mirë ndërkombëtarët dhe shumë prej tyre më kanë zhgënjyer, janë njerëz tavolinash dhe konjunkturash”. Mos qoftë e thënë. Mëkat që gjithë këta njerëz, gjithë kjo përvojë sportive dhe njerëzore nuk u përkthye dot në përvojë statutore, administrative apo, e thënë më shqip, burokratike. Mjaft pika të statutit ekzistues, miratuar nga CIO, dhe në bazë të të cilit kanë punuar deri tani vonë edhe njerëzit e grupit nismëtar, u shkelën që në fillim, kur fare mirë mund të mos ishin. Shqipëria nuk arriti dot të ndiqte

29


SPORT

30


Kreu i Federatës së Peshëngritjes Esat Ademi, mëtues për drejtimin e Komitetit Olimpik

shembullin e Serbisë, ku asambleja zgjedhore e Komitetit Olimpik dha një shembull demokracie, ndonëse me keqardhje dhe hatërmbetje. Ish-presidenti Ivan Çurkoviç (Qurkoviq) mbajti fjalimin e tij para zgjedhësve dhe deklaroi tërheqjen e kandidaturës. Njëkohshëm ai përshëndeti presidentin e ri,Vlade Divac, dhe i uroi atij punë të mbarë. Çurkoviçi e tregoi tolerancën e tij në pranimin e kandidaturës së Divacit për president, ndonëse ish-legjenda e basketbollit nuk i plotësonte të gjitha kushtet sipas statutit. Çurkoviçi e dinte se po e rrezikonte shumë vetveten, por për të lëvizja olimpike serbe ishte më e rëndësishme se fitorja individuale. Po ashtu, aty brenda në sallë u pranua votimi i hapur, i kërkuar po nga sfidanti Divac. Pas shumë vitesh pune, besoj se arrij ta prek një defekt kardinal tonin, shqiptar. Ky është defekt karakteri dhe shoqëror. Pak ditë më parë, në Federatën Shqiptare të Notit, ngjarjet u dramatizuan shumë dhe u arrit në përjashtimin e notares më të mirë, Rovena Markut. Rekordmenia shqiptare dhe sportistja olimpiste u përjashtua fishek për fjalë goje. Ajo u shpreh në media se federata nuk i siguronte mbështetje financiare për në Botëror dhe, pasi gjeti sponsor, sërish kërkoi mbështetjen financiare duke arsyetuar se i takonte. Pas kësaj ajo mori një dënim maksimal, dënim që nuk e kanë marrë dhunuesit në stadiumet e Burrelit, Ersekës, Pukës dhe Delvinës, ndonëse aty u rrezikuan jetë njerëzore (a e mbani mend Sulejman Memën?). Një dënim që nuk e kanë marrë as përdoruesit e dopingut dhe një dënim 3 prill 2009

që nuk mbështetet në rregullore. Por, çfarë gjetëm më sipër: Statutet e rregulloret mund të shkelen, dhuna mund të përdoret dhe sërish ke shans dhe zgjidhesh president. Dëshpërues është fakti se as anëtarët e forumeve drejtuese apo anëtarët e federatave nuk kanë guxim të dalin kundër presidentit apo sekretarit (es) për të cilët parulla bazë është se “zgjidhen nga lart”. Pikërisht fjala “nga lart” është më tmerruesja në një vend ku vetëveprimi është në shkallën më të ulët dhe siguria financiare e individëve ose nuk ekziston, ose ka cene të tilla që mund t’i bëjë lehtësisht të kërcënueshëm. Në librin e tij “Guximi për të shpresuar”, presidenti i sotëm i SHBA-ve, atëherë senatori i Ilinoisit, Barak Obama, tregon një ngjarje në një lagje të varfër të Çikagos. Një prind zbuloi se në pallati ku banonte me familjen e tij kishte asbest, të rrezikshëm për shëndetin. Pasi mori një përgjigje të pakënaqshme, ky prind së bashku me organizatorin e bashkësisë Obama dhe disa prindër të tjerë, shkuan në instanca lokale dhe indiferencës së pushtetit i vunë përballë median. Skandali u bë i madh dhe pushteti u detyrua të merrte masa. Edhe atje kishte shumë mosbesim, shumë përçarje, por veprimi i përbashkët arriti diçka. Jo më kot, Leonard Tase i Federatës Shqiptare të Volejbollit thotë se “problemi më i madh i sportit tonë është përçarja e bashkësisë sportive”. Në manualet moderne shkruhet qartë se vetëm një demokraci aktive mund të shpëtojë thelbin demokratik në një shoqëri apo bashkësi përballë trysnisë së njerëzve

të fuqishëm, të pasur. Një problem i madh i yni është se përgjithësisht ne jemi pasivë, rrjedhojë e shekujve të kaluar nën motot fataliste “këtë e dinë ata lart”, që nga perandori i Romës, sulltani i Turqisë e deri tek diktatori Hoxha. Vështirë të njihet mirë demokracia në një vend ku të gjithë ish-presidentët e KOKSH-it, me përjashtim të Domit dhe pjesërisht të të ndjerit Jorgoni, ishin të komanduar nga partia-shtet. E natyrshme është që procesi demokratik të epet, t’i lëshojë pe autoritarizmit që nuk pëlqen konkurrencën e projekteve dhe të ekipeve (stafeve apo shtabeve), por pëlqen t’i besojë kulisave ku loja “më jep, të jap” luhet në nivelin më të ulët. “Do t’i shikojmë pasojat në Lojrat Mesdhetare”, ishte përgjigja e Hysen Domit pasi Asambleja e Jashtëzakonshme u mbajt në hotel “Tirana International”, të premten e përmbytur të 20 marsit. Por pasojat do të shikohen në radhë të parë në nivelin e bashkëpunimit dhe të respektimit të olimpizmit shqiptar nga ana e gjithë botës. “Olimpizmi kërkon të krijojë një mënyrë jete të bazuar në gëzimin e përpjekjeve, vlerave edukative të shembullit të mirë dhe respektit për parimet etike themelore dhe universale”. Kjo është fjalia e dytë e pikës së parë të parimeve themelore të olimpizmit, sanksionuara në Kartën Olimpike. Një olimpizëm, protagonistët e të cilit nuk e kanë problem të shkelin nenet e statuteve, sikur të shkelin mbi vijat e bardha në rrugë, pak besohet se ofron një mundësi të tillë gëzimi, lumturie apo vlerash edukative.

31


NE PERGJIM AKTORI

Filipi në telenovelë Shumë kohë pas telenovelës së parë shqiptare të realizuar nga Ylli Pepo në TVSH,“sëmundja” e telefilmave me shumë seri ka zënë edhe ekranet e tjera. Në fillim e nisi Digitalb e Top Channel, të cilët kanë mbledhur një kastë të tërë aktorësh dhe aktualisht janë në fazë xhirimi nën drejtimin e regjisorit kosovar Sunaj Raca. E menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, edhe nga Vizion Plus është njoftuar se po realizohet tjetër një telenovelë shqiptare. Për këtë është ftuar një regjisor grek dhe protagonist i saj do të jetë aktori Lazër Filipi. Ngjarjet e telenovelës që pretendon të reflektojë realitetin shqiptar vërtiten rreth një kafeneje. Ndër emrat e tjerë të mëdhenj shqiptarë në listën e protagonistëve është edhe Robert Ndrenika, ndërsa ndër të rinjtë radhiten Shpresa Bregu dhe Oriana Cana.

TEATRI JEHONA SOPI

Model made in Prishtina Jehona Sopi është padyshim një nga këngëtaret kosovare më shik. Ajo ka gjithnjë një look të kuruar dhe shfaqet gjithnjë ndryshe. Të qenit dhe ish Miss Kosova në vitet 90 e ka bërë Sopin t’i kushtojë vëmendjen e duhur pamjes. Aq sa në shfaqjen e saj të fundit në Top Fest, nuk i besoi asnjë parukieri nga Tirana. Flokët i kishte krehur në një mënyrë krejt të veçantë në Prishtinë. I kishte hipur avionit dhe me grim e veshje gati, u ngjit në skenë dhe nuk i kishte lëvizur asnjë qime. Në këtë rast nuk dihet se kujt i duhet thënë bravo, parukierit apo kujdesit ekstrem që Jehona ka për pamjen?! Apo avionit?

32

Efekti Minga E ka parë punën pisk edhe gjatë këtij sezoni Teatri ynë Kombëtar. Me mungesë publiku dhe një sallë që nuk ofron gjë tjetër veçse një të ftohti polar brenda saj, drejtuesit kanë menduar ta përdorin shfaqjen e fundit të regjisorit Albert Minga si “karrem” për të thithur ca shikues më shumë, në mënyrë që në fund të sezonit të raportojnë shifra të mëdha e suksese të arritura. Meqë edhe në këtë ngjitje të radhës në skenë, Minga shënoi një tjetër rekord spektatorësh. Drama “Filumena Maturano” është rishfaqur edhe fundjavën e shkuar.Tanimë shpresa e fundit e teatrit është Gëzim Kame, i cili kthehet në skenë me një komedi franceze. Regjisori mbahet mend për sukseset e komedive të realizuara, prandaj pas Mingës, Kame pritet të jetë qershia mbi tortë e sezonit.


ZONJA E KRISTALEVE

Svarovski dhe një striptiz surprizë Çfarë spektakli në St Moritz. Fiona Svarovski, 44 vjeçe trashëgimtarja e markës së njohur të kristaleve ka dalë për shoping së bashku me bashkëshortin e saj, ish ministrin austriak të financave Karl Heinz Graser. Dhe për të kënaqur syrin e të gjithë fotografëve që i ishin qepur nga pas gjatë të gjithë ditës, Fiona pasi është futur për të blerë në një prej butikëve më ekskluzivë të zonës nuk ka pritur për t’u vënë në rradhë në dhomat e zhveshjes, por nuk e ka menduar gjatë dhe është zhveshur në mes të dyqanit, duke provuar veshje pas veshjesh. Së bashku me kristalet e çmueshme të familjes, Svarovski ka shfaqur dhe një fizik prej modeleje.

EUROSONG

Shumë dance dhe rivalë Pothuaj të gjitha vendet pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të këtij viti i përkasin rrymës dance. Kështu shkruan revista elektronike albaniac.com, sipas së cilës duke filluar që nga vendi ynë e deri tek Gjermani e Belgjika, do të konkurojnë me këngë ritmike. Përjashtim duket se bëjnë vetëm Maqedonia e Bosnja. Megjithatë një lajm i mirë vjen edhe për ne: Brenda katër ditëve klipi i Kejsi Tolës, postuar në kanalin zyrtar të Eurovizionit ka marrë më shumë se 23 mijë vota, duke u shndërruar në një ndër videot me të shikuara të këtij viti. Dhe e dyta, pas Azerbajxhanit, me e diskutuara në blogjet e vizitorëve. Një surprizë e vërtetë duke pasur parasysh nivelin e videos me të cilën prezantohet Shqipëria. E ku lë shumë për të dëshiruar edhe realizimi (pavarësisht idesë së mirë për të krijuar iluzionin e një ëndrre), edhe interpretimi i vetë Kejsit, por edhe veshjet e saj.

3 prill 2009

UILLIS

Martesa surprizë Pas ndarjes nga Demi Mur mësohet se aktori Brus Uillis është martuar me Ema Heming. Uillis i tha “po” pyetjes që e lidhi me aktoren dhe modelen bukuroshe në martesë, në një ceremoni të vogël organizuar në shtëpinë e aktorit në Parrot Cay, një ishull privat i Turks & Caicos në Karaibe. Mes të ftuarve ishte edhe ish-bashkëshortja e Brus Uillis, Demi Mur dhe natyrisht edhe fëmijët e lindur nga martesa e tyre: Rumer, 20 vjeç, Skout, 17 dhe Tallullah Bell, 15. Ceremonitë përfunduan me ditëlindjen e Brusit, i cili mbushi 54 vjeç, ndërsa nusja e re është vetëm 32. Zëdhënësi i aktorit bëri të ditur për revistën “People” se çifti, sapo të kthehet nga Kalifornia, do të bëjë martesën edhe në kishë.

33


NE PERGJIM

34


AKADEMIA

Talentet në start

EMI UAJNHAUS

Ky po që është rehabilitim Të paktën në Karaibe, Emi Uajnhaus kishte shkuar për t’u dizintoksikuar. Në Santa Luçia, 25 vjeçarja Uajnhaus s’ka lënë dy gurë bashkë. Sigurisht që nuk është kufizuar vetëm me shëtitjet buzë detit me mikeshën e saj apo ndonjë ekskursion me kuaj. Këngëtarja angleze ka flirtuar dhe me shumë të rinj, si aktori Xhoshua Boumen dhe regbisti Deni Çipriani, ka tymosur marijuanë dhe është shtruar në spital pas një konsumi të lartë alkoli dhe pasi deklaroi se tashmë e kishte harruar ish bashkëshortin e saj Blleik Fillder Civli, mori avionin e parë për në Londër. Arsyeja: Do ta ribëjë sërish për vete.

ZAJMINA

I këndon Facebook-ut Që mania e Facebook i ka përfshirë të gjithë shqiptarët kjo ska më pikë dyshimi. Në çdo kafene, zyrë apo emision televiziv nuk diskutohet veçse për Facebook dhe të mirat e tij. Në tendencë me këtë ka vajtur dhe Zajmina, e cila përveçse është një Facebook-iste ka nxjerrë dhe një këngë për këtë temë. Mendoni pak si e ka titullin: normal, Facebook. Nuk dihet se e kujt ka qenë idea për këtë tekst, por duket se ka goditur në shenjë, pasi edhe ata që se kanë një adresë në këtë rrjet social, kanë dëgjuar nga miqtë për të. Një bravo Zait, që kapi tendencën alla Facebook. Ndoshta xhelozohen Myspace, Yahoo, Google etj etj.

3 prill 2009

Dy javë pas fillimit të shkollës në “Akademinë e yjeve”, talentet e përzgjedhura të këtij viti kanë dhënë provimin e parë. Nga 26 nxënës që fituan në audicionin e realizuar në muajin shkurt, stafi i pedagogëve të këngës dhe baletit, - Sokol Marsi, Kristi Popa, Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe Dritan Bramo, kanë votuar pro për 23 nxënës, të cilët ndërkohë vazhdojnë të përgatisin këngë dhe numra të rinj kërcimi. Ky edicion i katërt i spektaklit të ideuar nga Zana Çela, pritet ta shënojë natën e parë të tij të mërkurën e një prillit, në ekranin e Televizionit Klan. Siç kanë thënë organizatorët, prurjet e këtij viti janë shumë të mira. Çka nënkupton se edhe spektakli i këtij viti do të jetë i mbushur me sfida dhe një garë vërtetë të fortë për të zgjedhur më të mirin. Stonon pak vetëm përzgjedhja e datës...

HILTON

Fëmija ëndërr Paris Hilton ka deklaruar kohët e fundit se dëshiron një familje. Trashëgimtarja bionde ëndërron të ketë një vajzë, prandaj ka filluar që tani të zgjedhë veshje për fëmijën, madje edhe të mobilojë një dhomë të bukur për të, në shtëpinë që ka në Los Anxheles. Por, problemi është se pas gjithë këtij impenjimi nuk ka as shtatzani e as ndonjë plan të mundshëm të afërt për të.Thjeshtë zërat thonë se të gjitha mundësitë janë që Paris të lidhë kurorë me të fejuarin aktual Dag Reinhard. E meqë punët duken për mbarë, edhe Hilton ka avancuar me ëndërrimet. Sa do t’i realizojë ajo këto ëndrra? Vetëm koha do ta tregojë...

35


HAPESIRE PUBLICITARE


KULTURE

TITUJ TË MUNGUAR DHE KULTURA E FAST-LIBRIT

Duke kërkuar Kafkën dhe Tregu i librit në Shqipëri vuan nga mbidoza e librave që vlejnë sa për të shtyrë një ditë plazhi nën çadër. Por, nuk është e drejtë që lexuesi i kultivuar të privohet nga kryevepra botërore, të cilat nuk mund të kenë të njëjtin sukses në shitje NGA RENATO KALEMI

Ç

udia që do të pasojë këto radhë ka ndodhur në Tiranë: Në një nga libraritë e kryeqytetit, një studente pyet librashitësen nëse në raftet e “pasura” me botime të reja, ndodhej edhe libri “Metamorfoza” e Kafkës. Shitësja e habitur nga kërkesa e vajzës, do të përgjigjej shpejt e shpejt plot mospërfillje: “Metamorfoza e Kafkës? Më vjen keq, por nuk kemi libra mjekësorë”. Fjalë të tilla do të skandalizonin cilindo që është dashamirës i librave, e aq më tepër atë që emrin e njeriut që hodhi bazat e absurdit dhe ekzistencializmit në letërsinë botërore, Franc Kafkën, e ka lëçitur herë pas here. Por, ja që kjo ndodhi e cila mund t’ju tingëllojë si anekdotë (absurde, apo jo?!) është e vërtetë.

38

Një nga novelat më të njohura të shkrimtarit më të madh çek, u ngatërrua me një libër mjekësor nga një librashitëse shqiptare. Ndoshta, në këtë mesele ka ndikuar ndopak edhe vetë gjuha shqipe dhe kuptimi i çuditshëm që emri Kafka merr pas shqiptimit. Sidoqoftë, përtej çdo të qeshure sado të vogël që të fal kjo ngjarje, është për të ardhur keq se sa pak njihen në Shqipëri disa autorë me vlera të jashtëzakonshme në letërsinë botërore, sa pak lexohen ata, dhe sa shumë dyshime mbi vlerën e vërtetë të lexuesit shqiptar mund të hidhen sot, kur në vendin tonë mbizotërojnë botimet e bestseller-ave të llojit Dan Braun apo Daniel Still. Gjithkush mund ta ketë të vështirë të marrë përsipër të bëjë një kritikë të

pamëshirshme ndaj këtij zhanri të letërsisë, përderisa këto vepra kanë shitur dhe vazhdojnë të shesin me miliona kopje në mbarë botën. Por, me siguri ai “dikushi” ndihet i dëshpëruar me sa pak tituj dhe emra me vlerë shkrimtarësh na furnizojnë aktualisht shtëpitë botuese shqiptare. Pra, se sa pak zgjedhje u ofrohen adhuruesve të Kafkës, Alber Kamysë apo Samuel Beketit, në një kohë kur stendat e librarive më të mëdha të Tiranës sa s’plasin nga librat “limonadë” (siç i etiketonte dikur një profesor letërsie, Dan Braunin me shokë). Ndikimi i tyre është i jashtëzakonshëm sepse mund të bredhësh të gjitha libraritë e mundshme të kryeqytetit në kërkim të romanit “Amerika” të Kafkës, një tjetër kryevepër e papërfunduar e shpikësit të absurdit (e cilësuar shpeshherë edhe vepra më e mirë e tij), pa arritur ta gjejnë kurrkund atë. Madje, nuk çuditesh as atëherë kur ndonjë librashitës ngre supet duke t’u kthyer thartë pyetjes me pyetje: “Je i sigurt se ekziston një roman i tillë?”. Ndonjë mund të pyesë me të drejtë nëse “Amerika” është përkthyer ose jo në shqip. Në fakt, është përkthyer dhe është botuar që në vitet e largëta 1993-94; kohë kur shqip-


Nga e majta: shkrimtarët Alber Kamy dhe Franc Kafka. Në panairin e fundit të librit të organizuar në Tiranë.

Kamynë tarët ishin ende të etur për të njohur botën e jashtme, atë për të cilën kishin humbur kontaktet prej 50 vitesh, nëpërmjet letërsisë. Fatmirësisht, kopjet e vetme të këtij romani të dalë nga qarkullimi prej vitesh dhe që askush nuk kujtohet ta ribotojë (sepse sot nuk të lë as Dan Braun dhe as Daniel Still të botosh), gjenden në të bekuarën Bibliotekë Kombëtare, i vetmi qoshk ku lexuesi i vërtetë mund të gjejë shpëtim në kësi rastesh. Por, ndodh edhe që poezitë e Artur Rëmbosë (poet bashkëkohës me Pol Verlenin) të mos i gjesh asgjëkundi, duke hedhur dyshime nëse vargjet dehëse të tij të jenë përkthyer ndonjëherë në shqip. Në Shqipërinë e absurdeve, të njëjtin fat me Kafkën ka pësuar edhe “ndjekësi” më besnik i tij, Alber Kamy. Jo më larg se nëntori i vitit të kaluar, romani çmim Nobel i vitit 1957,“I huaji”, ishte vështirë të gjendej nëpër librari sepse shtëpitë botuese e kishin futur në proces ribotimi, pas kërkesës së lartë të lexuesve. Por, kjo vëmendje është më e përciptë sa i takon romanit tjetër të Kamysë, “Murtaja” (botimi i parë në shqip në vitin 1994), i cili edhe pse i vlerësuar si vepra më e mirë e shkrimtarit francez nga kritika botërore, nuk gjendet asgjëkundi 3 prill 2009

në tregun e librave. Dhe të mos njohësh këto romane të dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX-të është si të mos njohësh “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë apo “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” të Dritëro Agollit (të krahasuar për popullaritetin që ata kanë në Shqipëri si shkrimtarë bashkëkohorë). Pavarësisht nga numri i madh i titujve të rinj që shtëpitë botuese sjellin për lexuesin shqiptar, titujt e librave “shterpë” janë kaq të shumtë në krahasim me vlerat e vërteta të letërsisë, si shqiptare ashtu edhe botërore, saqë këto të fundit nuk arrijnë të marrin frymë dhe gjithnjë e më shumë duken sikur mungojnë nëpër librari. Madje, në panairin e fundit të librit të mbajtur në Tiranë, shikoje (e dëgjoje) çudi të tilla kur shtëpi të veçanta botuese reklamonin me të madhe libra të llojit: “Kush e sundon botën”, të mbushur me fantazira frenetike, apo titujt e “limonadave” të Nikolas Sparksit, ndërkohë që ti mund të vije vërdallë si nëpër rrathë, për orë të tëra, vetëm për të pikasur emrin e atij autori të zgjedhur që ke në mendje të blesh kësaj here. Këtu citohen vetëm dy shembuj, që mund të jenë edhe më të veçantët në tregun e botimeve shqiptare, por është e qartë se me një vëzhgim sipërfaqësor në këtë çështje do të gjeje me dhjetra shembuj të tjerë autorësh që nuk ribotohen për arsye të ndryshme. Tregu i librit në Shqipëri vuan nga mbidoza e librave që vlejnë sa për të shtyrë një ditë plazhi në det. Është e pranueshme se romanet që i destinohen masës lexuese janë edhe më të “suksesshëm” në shitje pikërisht për të njëjtën arsye dhe kuptohet përse shtëpitë botuese u kushtojnë një rëndësi “të veçantë” këtyre botimeve. Fitimi i shpejtë nga shitja e librave të tillë është më tundues se sa ribotimi i një romani, i cili do të shiste jo më shumë se pesëqind kopje sepse i drejtohet një lexuesi më të përcaktuar dhe që tenton të thithë vlerë nga letërsia e vërtetë. Ama, nuk është kurrsesi e drejtë që ky lexues i kultivuar të privohet nga kryevepra botërore, të cilat nuk mund të kenë të njëjtin sukses në shitje, dhe rrjedhimisht nuk mund të sjellin fitimin e dëshiruar nga shtëpitë botuese, por ama mbartin vlera letrare e krijuese të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme me asnjë përsiatje të llojit “Djalli vishet me Prada”. Në morinë e “limonadave” që na ofrojnë libraritë tona,

nuk të vjen aspak mirë nëse përballesh me supet e ngritura të botuesve që nuk dinë ç’të thonë për Kafkën apo Kamynë, por kanë kaq shumë për të thënë për Braun, Sparks apo Harold Robins. Edhe më e rëndë është pse një “bestseller” shqiptar i shkruar keq në celular ribotohet katër herë brenda tre muajve, kurse “Murtaja” apo ndonjë roman tjetër universal nuk e sheh dritën e ribotimit prej 15 vitesh. Nëse kjo është gjendja e librit në Shqipëri, atëherë nuk kemi pse të çuditemi kur dëgjojmë shprehje të tilla si: “Pse, a lexojmë ende ne shqiptarët?”. Përpara viteve ’90, botimi i titujve të rinj ishte shumë herë më i kultivuar dhe i kontrolluar, jo vetëm për nga mesazhi që këto libra transmetonin për lexuesin (pra, duhet të ishin në përputhje me parimet e realizmit socialist), por edhe për nga cilësia dhe vlera që kishin. Ndonëse censura ishte mjaft e rreptë dhe e pamëshirshme, shtëpitë botuese të asaj periudhe tregoheshin më të kujdesshme në hedhjen në treg të titujve, në mënyrë që të baraspeshonin edhe autorët dhe zhanret e ndryshme të letërsisë. Pas vitit ’90, hapja e Shqipërisë ndikoi në njohjen e lexuesit tonë edhe me ata autorë të mëdhenj botërorë, të cilët nuk botoheshin për shkak të censurës së regjimit. Mirëpo, në vend që ai boshllëk i mbledhur ndër vite për vlerat e vërteta të letërsisë të mbushej me titujt e rinj të botimeve të ndaluara në periudhën e diktaturës, ndodhi krejt e kundërta. Pas një fillimi të mirë me nxjerrjen në treg të disa autorëve tepër të vyer, botuesit shqiptarë u bënë kopje të këqia të shtëpive botuese kudo në botë që kuptuan se më e leverdisshme ishte të botoje bestseller-at “shterpë” që blihen nga masa e lexuesve, se sa t’i kushtoje rëndësi baraspeshimit të tregut të librave, në mënyrë që gjithsecili të gjente atë që kërkonte. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjnë sot shtëpitë tona botuese. Në një treg ku “limonadat” shiten dhe sjellin përfitime të mëdha, duhet që të vihet dorë për të rregulluar disi atë që është prishur në 20 vjet: Baraspeshimin. Nuk është e vështirë dhe nuk kushton asgjë që në dhjetë romane të llojit Dan Braun dhe Daniel Still, këta botues të shtonin edhe një emër të madh të letërsisë botërore. Në këtë mënyrë, të gjithë do të mbeteshin të kënaqur dhe Kafka apo Kamy (dhe cilido tjetër që mbart vlera në letërsi) nuk do të shkeleshin me këmbë.

39


TENDENCE

WIKILEAKS, LIRIA E FJALËS PËRMES INTERNETIT

arshiva e krimit

Eshtë një vendtakim për anonimët e mbarë botës, që duan të publikojnë dokumente kompromentuese, pa patur frikën e akuzës. Eshtë siti që ka trazuar mediat dhe politikën, pasi pretendon se ka 1.2 milion dokumente kompromentuese për qeveri nga e gjithë bota. Po ne a jemi? NGA ANDUELA NIKA

K

e një sekret me zarar dhe nuk po ta mban barku. Por ke dhe një problem të vogël. Ta hajë dreqi, nuk duhet ta marrë vesh njeri që ka dalë nga ty. Rrezikon punën, karrierën, të ardhmen, mbase dhe jetën. Mirë atëherë, hap internetin dhe kliko në http://www.wikileaks.com, vendi ku

Si operon

Wikileaks është një version i pacensurueshëm i Wikipedia, ku publikohen dokumente dhe analiza. Në të është kombinuar mbrojtja dhe anonimati përmes teknologjisë së lartë, e cila bën të mundur kriptimin e materialeve, me transparencën dhe thjeshtësinë që ofron ky sistem. Wikileaks duket si Wikipedia. Çdokush mund të postojë një koment në të dhe nuk kërkohej ndonjë njohje e mirë teknike. Çdokush mund të postojë dokumente, duke iu ruajtur anonimati. Ndërkohë nga ana tjetër përdoruesit mund të diskutojnë rreth dokumenteve dhe të analizojnë besueshmërinë e tyre, si dhe të shkruajnë dhe të shtojnë materiale shpjeguese apo background në lidhje me kontekstin. Jo gjithçka e dërguar botohet. Publikimi i materialeve politike dhe saktësia e tyre konfirmohet nga një grup prej mijëra vetësh.

40

mund të publikosh gjithë sekretet e kësaj bote, ato që kanë lidhje me qeveritë, korporatat, organizatat e kompanitë e mëdha nga Azia, Afrika, Europa, nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, Oqeania, Australia. Websiti, i hapur prej më shumë se një viti ka shkaktuar një rrokopujë të madhe në media e politikë, duke deklaruar se ka mbi

1 milion dosje kompromentuese të këtyre shteteve, të cilat mund të përdoren dhe të analizohen nga përdorues, të cilët ashtu si denoncuesit, në çdo rast qëndrojnë anonimë.Wikileaks i mbron ata në këmbim të sekretit që vendosin të tregojnë për mbarë botën. Megjithë popullaritetin e tij dhe referimet që i janë bërë nga gazeta prestigjioze si “The Guardian” apo e përjavshmja amerikane “Times”, sërish mbi të janë hedhur hije dyshimi, mbi ato që qëndrojnë pas kësaj arshive të madhe, që pretendon t’i heqë maskën krimit dhe shkeljeve ndërkombëtare. Në faqen zyrtare të saj, thuhet se Wikileaks është themeluar nga disidentë kinezë dhe gazetarë, matematicienë dhe teknologë të thirrur nga e gjithë bota. Që nga debutimi i tij vitin e kaluar, siti ka fi-


tuar një popullaritet të madh duke nxjerrë dokumente që tregonin për sjelljen aspak etike të trupave amerikane që shërbenin në Irak, për burgun e Guantanamos, Kubën etj. Por ka pasur dhe telashe ligjore. Julius Baer Bank në San Fransisko ka ngritur padi ndaj Wikileaks, pasi sipas tyre një ish punonjës i ka servirur sitit dokumente të vjedhura. Ndërkohë argumenti që ka ardhur nga site ka qenë se ato tregonin se si pastroheshin paratë në bankë dhe si kryhej evazioni fiskal. Çështja po ndiqet në gjykatë. Dhe nuk është e vetmja që pritet të ndezë gjakrat. Në Wikileaks thonë se janë dhe më shumë 1.2 milion dokumente të tjera kompromentuese. Dhe ndoshta duke e ndjerë rrezikun, në Australi Wikileaks është futur në listën e zezë të atyre siteve që nuk mund të shihen, duke u renditur në krah të atyre me material pornografik. Kjo sepse vetë siti publikoi një listë të zezë faqesh interneti të hartuar nga qeveria australiane, çka shkaktoi shumë trazime në kontinentin-shtet. Qeveria deklaroi se do t’i binte pas autorit të kësaj rrjedhjeje, ndërsa përgjigja e Wikileaks ishte e qartë: Po guxuat të ndiqni, zbuloni e persekutoni individin, ne do t’ju persekutojmë juve! Sensacioni i fundit ishte publikimi i pagave fantastike të një gazete qeveritare të Emirateve të Bashkuara, që kishte 253 të

3 prill 2009

punësuar dhe pretendonte të shiste 90 mijë kopje, kur mezi shiste 2 mijë (edhe këto me abonim). Kryeredaktori i gazetës “The National” me seli në Abu Dhabi, merrte 54 mijë USD në muaj, ndërsa reporterët e fotografët mbi 8 mijë USD. Por ky rast i korrupsionit shtetëror arab është vetëm një. Klikoni dhe do gjeni plot gjëra interesante. Sigurisht, po patët fatin ta hapni faqen. Sepse klikimet e shumta bëjnë që shpesh site të jetë i fikur, për arsye mbingarkese. Dhe mbajtja e fshehtë e serverit, vendndodhja e të cilit nuk është mësuar kurrë, është një arsye sigurie. Ashtu sikurse nuk është mësuar kurrë dhe kush qëndron realisht pas Wikileaks dhe emrat e stafit që punon për të. Kjo ka bërë që të shtohen dhe dyshimet

mbi këtë web dhe funksionin e tij. Në një email që njëri prej drejtuesve të Wikileaks, i vetëquajtur James Chen i shkruante të përjavshmes amerikane “Times” thuhet: “Ne jemi njerëz seriozë që punojmë për një projekt serioz… tre konsulentë kanë qenë të burgosur nga qeveritë aziatike, njëri prej nesh për më shumë se 6 vjet”. Gjithsesi spekullimi se Wikileaks mund të jetë një fytyrë për agjencitë e inteligjencës është i kuptueshëm; duke qenë në përdorim, tashmë siti ka futur Intellipedia-n, një sistem i brendshëm i përdorur nga 16 agjenci spiunësh. Edhe pse Wikileaks është bërë shumë e suksesshme në postimin e mbi 1.2 milion dokumenteve online dhe ruajtjen e identitetit të atyre që i publikojnë, sërish mbetet një sfidë e madhe: si mund të provohet autenticiteti i dokumenteve? Në Wikileaks thonë se ka një grup analistësh që e bëjnë këtë punë dhe kujdesen që materialet të kalojnë në një sitë të hollë verifikimi. Por dhe në këtë rast nuk mungojnë zërat kundër, të cilat thonë se materialet mund të hidhen nga vetë qeveritë apo kompanitë, të cilat vetë Wikileaks kërkon që të demaskojë. Në top listën e vendeve për të cilat Wikileaks disponon materiale nuk përfshihet Shqipëria. Kjo ndoshta rrjedh nga mos njohja e Webit që ka bërë të turfullojë një pjesë e mirë e politikës dhe biznesit bankar dhe ndoshta njerëzit janë mësuar që për të denoncuar një shkelje apo abuzim me detyrën, t’i dërgojnë një mesazh sms kryeministrit, në numrin e tij të celularit të bërë publik edhe në media.Të paktën në Wikileaks siç dhe thuhet, ruhet anonimati, madje informacioni mund të merret dhe përdoret nga media, pa patur frikën e bërjes publike të burimit. Një fenomen, që në Shtetet e Bashkuara përshembull ka ngjallur shumë debate, duke qenë se nuk janë të panjohura rastet kur gazetarët janë burgosur pasi nuk kanë treguar burimin, në një kohë që kjo u kërkohej pasi ishin bërë publike sekrete shtetërore. Liria e shtypit dhe e fjalës në këtë rast interpretohet në varësi të shkallës së rëndësisë së informacionit shtetëror që nxirret. Një barrë që duket se në njëfarë mase e ka hequr Wikileaks, e cila mëton të shndërrohet në një arkivë të vërtetë të dosjeve të krimit e korupsionit të qeverive dhe korporatave të mëdha nga e gjithë bota. Ne për momentin nuk jemi ende në listën e 1.2 milion dokumenteve që disponojnë. Ndoshta dimë akoma ta ruajmë një sekret!

41


BOTA

GOMORRA E RE

FUNKSIONIMI DHE SHTRIRJA E NDRANGHETA-S KALABREZE

Kanë shpronësuar Cosa Nostra-n në SHBA. Janë aleatë me meksikanët dhe kolumbianët. Kanë monopolizuar importin e kokainës në Evropë dhe kolonizuar burimet e Afrikës. Raport mbi perandorinë e mafias kalabreze NGA ANTONIO NICASO

A

merika është gjithmonë e më shumë “Cosa Loro”, punë e tyre. Për qeverinë e Uashingtonit, mafia kalabreze përfaqësojnë një “kërcënim në rritje”, të barabartë me terroristët e Al Kaedës ose të rikthimit në veprim të guerrilasve të PKK-së, partia separatiste kurde. Nëse familjet tradicionale të Cosa Nostra-s e kanë të vështirë të rinojnë organikën e tyre të plakur, Ndragheta investon në prodhimin e bimëve të kokainës me paraushtarakët kolumbianë dhe ka në zotërim pjesë të mëdha droge bashkë me Los Zetas, krahu i armatosur i kartelit më të fuqishëm dhe më gjakatar të Meksikës, ai i Gjirit, i cili tashmë kontrollon të gjithë shpërndarjen e kokainës në Shtetet

42

e Bashkuara. Kjo është vetëm një nga fytyrat e “Gomorrës së re”, e cila që nga Kalabria shtrihet në katër kontinente: Pasi ka kolonizuar Evropën, tani përhapet në dy Amerikat dhe në Afrikë. Duke bashkuar armë dhe para, dhunë dhe investime, është thuajse gjithmonë një hap përpara në krahasim me investitorët: Nga minierat kongoleze të koltanit, minerali bazë që përdoret për telefonat e gjeneratës së fundit, deri tek infiltrimi në sipërmarrjet e mega-ekspozitës Milano 2015. ZBULIMI I AMERIKËS Nga Nju Jorku në Majemi, Ndragheta është përhapur si një njollë vaji. Ajo që

dikur në Florida krahasohej me faqen tjetër të hënës për padukshmërinë e saj, sot është një nga organizatat e pakta kriminale në gjendje të furnizojë me kapitale në një ekonomi të tronditur fort nga kriza. Në Shtetet e shenjuara nga reçesioni ato blejnë gjithçka, siç ndodhte në Gjermani në fillim të viteve ’90, pas rënies së murit të Berlinit, kur Ndragheta kuptoi biznesin e madh të rikthimit të një prej zonave industriale më të mëdha të kontinentit, ku, më shumë se një shekull më parë, kishte lindur kapitalizmi gjerman. Por, e gjithë Evropa lindore në atë kohë u kthye në tokë të pushtuar. Një nga udhëtarët e përhershëm të Ndrangheta-s u ndalua me 2.600 miliardë lireta ndërsa në ish Bashkimin Sovjetik ishte duke kërkuar për të blerë një bankë, një rafineri nafte dhe një punishte çeliku. Ndërsa tani, Eldorado-ja është Amerika e Veriut e tronditur nga tkurrja e kredive. Sot në Shtetet e Bashkuara, Ndrangheta komandon pa dhënë urdhëra. Dhe komunikon pa folur. Siç ka ndodhur së fundi në Manhatan, ku një agjent burse i mafies u pikas


Kokainë e sekuestruar në portin e Gioia Tauro, në pronësi të Ndranghetas. Lart, një arrestim për drogë. Poshtë dhe në faqen tjetër, operacion i forcave speciale kolumbiane kundër plantacioneve të rafinerive të kokainës.

i vështirë për t’u penetruar nga jashtë, në gjendje të rigjenerohet, të konsolidohet dhe shtrihet nëpërmjet bashkimeve martesore me eksponentë të familjeve të tjera”. Në Nju Jork dhe në Duisburg, ashtu si në Toronto dhe Amsterdam.

në tavolinën e një restoranti, në shoqërinë e tre trafikantëve. Agjenti kalabrez dhe tre trafikantët meksikanë, pasi porositën peshk, nisën të shkëmbenin tekst mesazhesh me celularë Blackberry nëpërmjet opsionit PTT – push to talk -, një nga të paktët sisteme që, ashtu si softueri i Skype, është i papërgjueshëm. Duke ndenjur gjatë gjithë drekës në heshtje, mes një aragoste dhe një kokteili me karkaleca, i dërguan mesazhe njëri-tjetrit për të përmbyllur punët e tyre. Teknologji e lartë dhe lidhje gjaku: Forca 3 prill 2009

e Ndrangheta-s qëndron pikërisht në kapacitetin për t’iu përshtatur çdo lloj situate, pa u çnatyralizuar asnjëherë, pa rënë kurrë poshtë atij modeli shoqërie me rregulla dhe vlera që, nga gjysma e dytë e Tetëqindës, trashëgohen nga babai tek i biri. “Lidhjet familjare janë të vetmet shtresëzime që pranohen në hierarkinë e mafies”, shpjegon Nikola Grateri, prokuror i zyrës së Antimafias në Rexho Kalabria, një nga magjistratët më të ekspozuar në luftën kundër Ndrangheta-s.“Është një realitet homogjen,

FRONTI I GJIRIT Aleanca me trafikantët meksikanë përfaqëson horizontin e ri, një superligë bosësh që nuk shpërbëhet as pas sekuestrimit të 60 milionë dollarëve ose humbjes së 16 tonëve kokainë dhe 25 tonëve marijuanë, siç ndodhi pak muaj më parë gjatë operacionit “Solare”, i drejtuar nga prokuroria rajonale e Antimafias së Rexho Kalabrias dhe në bashkëpunim me “Drug Enforcement Administration” (DEA), antidroga amerikane. Në Meksikë, prej disa vitesh, era e gjakut të mpiksur ka shijen e hekurit të ndryshkur. Si ai i armëve të përdorura për të spastruar larë hesapet në një luftë civile për kontrollin e trafikut të drogës, një xhiro prej 2.5 miliardë dollarësh që vetëm në 2008 shkaktoi më shumë se 5400 të vdekur. Në Itali, kokaina e zotëruar nga trafikantët meksikanë vinte e fshehur në disa avionë të vegjël komercialë ose në kontenierët që udhëtonin me anije. Pagesat kryheshin sipas mënyrës së transferimit të parave nëpërmjet agjencive Western Union. Më krijues

43


BOTA

ishte mekanizmi për të shmangur kontrollet e DEA-s. Përgjatë kufirit ishin ndërtuar galeri me ashensorë dhe minivagona, por shpeshherë droga shkonte në tregjet më të pasura falë mini-nëndetëseve, motoskafeve dhe motorrëve të vegjël të ujit. Ëndrra e trafikantëve meksikanë ishte ajo për të pushtuar tregun evropian, ku konsumi i kokainës është në rritje, në krahasim me atë në rënie në Shtetet e Bashkuara. Dhe për të zbarkuar në Evropë kishin nevojë për Ndrangheta-n, “njerëz të fortë, të cilëve mund t’u besojmë”, siç thonin në bisedat e tyre, pa e pasur mendjen tek çimkat që u përgjonin edhe frymëmar-

rjen. Njerëz të fortë si e ëma e Xhulio Shirripas, një nga të arrestuarit që drejtonte një piceri në lagjen Corona të Nju Jorkut dhe që mbante kontakte me të dërguarit e kartelit të Gjirit. Përgjimet japin një portret të pamëshirshëm: “Duhet t’i bënim copash”, thoshte gruaja duke iu referuar disa klientëve të dyshimtë. “Si Rambo duhet të vepronim, si Rambo. Sepse ata nuk e dinë kush jemi ne”. Për hetuesit, Shirripat bënin pjesë në një konsorcium familjesh në gjendje të organizonin ngarkesa të mëdha kokaine me fitime marramendëse që më pas investoheshin në hotele, restorante, sipërmarrje,

Kokainë e sekuestruar nga forcat kolumbiane në rrugë drejt Evropës, e dominuar nga bosët kalabrezë. Majtas dhe poshtë, dy arrestime gjatë një aksioni antidrogë

supermarkete, por edhe në bursë, siç kish ndodhur disa vjet më parë në Gjermani ku mafia hodhi duart mbi një paketë të madhe aksionesh të Gazpromit, shoqëria monopoliste ruse e gazit. ASHTU SI AL KAEDA “Është globale, e mbushur dhe përdor një rrjet shumë të ngjashëm me atë të Al Kaedas”, shpjegojnë drejtues të FBI-së, duke cituar relacionin e fundit të komisionit parlamentar Antimafi a. Në maj të vitit të kaluar, administrata Bush e futi Ndrangheta-n në listën e zezë të organizatave kriminale të trafikut të drogës, duke e barazuar me rrjetet terroriste më të fuqishme që financojnë operacionet e tyre me tregtimin e drogës.“Më parë ishin prezentë vetëm në Shtetin e Nju Jorkut dhe Floridas, tani janë në rritje të shpejtë, aq sa përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, konfirmojnë hetuesit amerikanë. Janë rritur në heshtje, duke lëvizur pa lënë gjurmë, pa bezdisur asnjëherë. BOSI GUERRILAS Përpara se të bënin paktin me meksikanët, për dekada me radhë mafia ka bashkëpunuar me kartelet kolumbiane. Ishin të vetmit që kishin baza në Kolumbi.

44


3 prill 2009

45


BOTA Xhorxhio Sale, një sipërmarrës nga Roma, për shembull, bisedonte drejtpërdrejtë me Salvatore Mankuzon, ish shefi i AUC, Autodefensas Unidas de Colombia, një turmë trafikantësh të veshur me tuta mimetike. Negocionte për llogari të Ndrangheta-s blerjen e drogës, duke u marrë edhe me pastrimin e parave të pista në dorën e paraushtarakëve kolumbianë. “Xhiroja e biznesit ishte në rreth 7 miliardë dollarë në vit”, ka pranuar Mankuzo, i cili, përpara se të përfundonte në një burg amerikan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të substancave të ndaluara, po planifikonte të kthehej në Itali, një vend nga i cili kishte emigruar i ati i tij, me origjinë nga Sapri, një provincë në Salerno. Në një bisedë të përgjuar nga policia italiane, Sale flet për një shumë të madhe parash që Mankuzo kishte shkuar të tërhiqte: “1.800 milionë (…) kësti i parë i pesëqind përqindëshit”. Para, male me para, të destinuara për t’u bërë fshatra turistikë, kryesisht në Toskanë, aktivitete të pastra sipërmarrëse, por që do të shërbenin edhe për të blerë një pallat që ngrihej përballë kopshteve të Papës. KUFIRI I FUNDIT “Sot problemi i Ndrangheta-s nuk është të bëjë para, por si të justifikojë pasurinë”, shpjegon koloneli i Grupimit special operativ (ROS) i karabinierëve,Valerio Xhardina, njeriu që kapi Paskuale Kondelon, i quajtur “Supremi”, një nga bosët më të fuqishëm të Ndrangheta-s. Kondelo lexonte Gabriel Garsia Markezin dhe drekonte me midhje dhe shampanjë. Në takimin ku u arrestua, pas njëzet vitesh fshehjeje, specialët e ROS gjetën një manual të gazetës “Sole 24 Ore”, një lloj guide se si dhe ku të investoje pa rrezikuar. Sepse shefat e kalabrezëve janë tradicionalë në shtëpi dhe novatorë në kuptimin e potencialeve jashtë vendit. Pas dy Amerikave, Oqeanisë, Evropës dhe Azisë, Afrika është kthyer në Tortugën e re, i vetmi vend i mbetur për t’u pushtuar nga Ndrangheta, mafia e vetme me të vërtetë e globalizuar në botë. Pas diamanteve, Ndrangheta ia ka vënë syrin koltanit, minerali i çmuar që shërben për të rregulluar konsumin e energjisë elektrike në çip-et e gjeneratës së re: Një element thelbësor për celularët. Për të bindur milicët kongolezë mjaftoi një ngarkesë me armë.“Por la plata lo que sea”, siç thonë në Kolumbi. Për paratë bëjmë gjithçka. Nga L’espresso

46

Kantiere në qendër të Milanos

Hetim sekret mbi panairin e Milanos Përpara shiut të miliardave të panairit, Ndrangheta përgatitet të zgjasë duart. Mafia kalabreze po izolon në heshtje me dhjetra sipërmarrje lombarde në të gjitha sektorët, nga ndërtimi tek transporti, të interesuara në veprat e mëdha për Milano 2015. Mësymja e re kriminale në ekonominë e Veriut është përkeqësuar nga kriza që po mbyt shoqëritë e shëndosha. Bastionet kryesore të Ndrangheta-s mund të përdorin armët dhe dhunën, por edhe të investojnë kapitale të pista në fshehtësi të plotë. Në njërin dhe tjetrin rast, janë të lirë të shfaqen si sipërmarrës edhe pronarët e vjetër, por që në të vërtetë janë kërcënuar ose u është marrë emri hua. “Këtu, pas pak, pronarë do të bëhen çirakët”, thotë një bos kalabrez, i përgjuar në një kantier milanez të trenave të shpejtësisë së lartë. Ajo që ka zbuluar manovrat sekrete të Ndrangheta-s mbi panairin është një hetim i madh i koordinuar nga tre prokurorë të Milanos, të cilës para pak ditësh iu zbulua vetëm maja e ajsbergut: Njëzet e një të arrestuarit e parë u kryen për infiltrime mafioze në nënsipërmarrjet e TAV dhe të korsisë së katërt të autostradës A4. Në një raport prej 410 faqesh,“gjykatësja Caterina Interlandi përmbledh të gjithë ecurinë e hetimit duke shpjeguar se, për veprat e mëdha, të paktën në Milano është provuar ekzistenca e “një regjie të vetme kriminale”: “Është drejtimi i centralizuar i sipërmarrjeve që furnizon çelësin e leximit të raporteve mes Ndrangheta-s dhe botës sipërmarrëse… Nga momenti që aktiviteti i tyre bëhet “sistem”, çdo moszbatim i marrëveshjeve dhe bizneseve përkthehet automatikisht në një mungesë

ndaj majave më të larta të Ndrangheta-s”. Edhe në Lombardi, me fjalë të tjera, mafia kalabreze ka krijuar një lloj kupole biznesesh, që ka të drejtën të “vendosë me anë të një telefonate direkte se cila sipërmarrje duhet të punojë dhe cila jo”. Sot për TAV dhe autostradat, nesër për panairin. Ai që e zbulon këtë “sistem” në përgjime janë vetë sipërmarrësit-bosa. Të arrestuarit i përkasin klanit që drejtohet nga Marçelo Paparo, një biznesmen i cili nga Kolonjo Monceze dërgon miralozë dhe bazuka familjarëve në luftë të mafias në ishullin Kapo Ricuto. Nga Segrate deri në Brianza, bandat e tij terrorizojnë konkurentët (dy tentativa për vrasje), ndërsa vajza e tij njëzet vjeçare shkon për pushime me 8 mijë euro “të njërit që gaboi” dhe që përfundoi në vetvrasje. E megjithatë, vetë bosi u bindet urdhërave nga lart: “Më telefonoi vetë Paskuale Barbaro”, u thotë ai bashkëpunëtorëve të tij. Dhe mburret, sepse ai emër është histori e Ndrangheta-s: Familja Barbaro nga Plati udhëheq një grup të fuqishëm familjesh si Papalia, Segi, Perre dhe Trimboli. Të ngulur në Lombardi prej tre gjeneratash, kanë krijuar një “konsorcium në Veri” i cili “ka në dorë ndërtimin publik dhe privat”. Për sipërmarrjet në Veri, hetimet dokumentojnë reagime të kundërta. Ka nga ato kompani (si Esselunga, FS dhe COOP) që i refuzojnë kërcënimet. Të tjerë binden: Veprojnë në të zezë, paguajnë dhe nuk denoncojnë. Por, nuk mungojnë edhe “Bashkëfajtorët”, që “falsifikojnë kontrata për të ndihmuar mafian dhe shmangur ligjet antimafia”.Apo menaxherët “bashkëpunëtorë” që u kërkojnë mafiozëve “t’i thyejnë kokën ndonjë sindikalisti”.


3 prill 2009

47


foto Petrit Pema

SPEKTAKEL

Vajzat e “Miss Shqipëria” kanë sfiluar për firmën Benetton natën e parë të Festivalit Kombëtar të Videoklipit Shqiptar

SFILATE K

EDICIONI I TETË I FESTIVALIT KOMBËTAR TË VIDEOKLI

Muzikë dhe modelim. Balet dhe talk show. Kështu e ka konceptuar edicionin e këtij viti të festivalit të klipeve producenti Petri Bozo. Në garën ku konkurojnë 108 videoklipe këngësh, natën e parë janë prezantuar vetëm 12 dhe skualifikuar tre prej tyre. Ndërsa rolin e stilistit e interpretoi firma italiane Beneton NGA ALIDA CENAJ Gjithsej janë plot 108. Deri tani janë shfaqur vetëm 12 dhe eleminuar tre prej tyre. Ky edicion i Festivalit Kombëtar të Videoklipeve duket të jetë vërtetë i bereqetshëm. Me gjithë përzgjedhjen e organizatorëve ndër shumësinë e kandidatëve për të hyrë në konkurim, vlera e të “mbijetuarve” e ka kaluar 100-ën. Këngëtarët vijnë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa shtëpitë diskografike nga më të shumëllojshmet për nga emrat, idetë e realizimet. I gjykon një juri prej gjashtë anëtarësh, që çdo mbrëmje përballen me një oponent, jo domosdoshmërisht specialist i fushës së muzikës, por e sigurtë që siguron spektakël. Sepse për çdo votë të jurisë hedh në skenë një kundërshti. Me pak fjalë shumë dabat, ose thënë ndryshe

48

një talk show prej vërteti. Që i përzier me modele, sfilata, të ftuar e balerinë plotësojnë kuadrin e një spektakli. Për të katërtin vit në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar dhe për të tetin firmosur nga producenti Petri Bozo. Kështu ka nisur edicioni i këtij viti i festivalit të klipeve. Kësaj here vajzat e “Miss Shqipërisë” kanë parakaluar në pasarelë si modele, ndërsa firma Beneton ka qenë “stilisti” me ofertat për tendencat e veshjeve këtë pranverë e verë. Gerta Heta ndërkohë, e ka lënë konkurimin, për të prezantuar, e dubluar nga Kozeta Kurti, misioni i së cilës është të mbulojë pjesën argëtuese të spektaklit. Dhe në fund të puntatës së parë misioni u quajt i kryer. “Është i katërti vit që ky produksion realizohet në bashkëpunim me TVSH-në”, thotë producenti Petri


KLIPESH

IPEVE SHQIPTARE

Bozo. Dhe kësaj here është punuar vërtetë shumë. Sigurisht përzgjedhja është bërë mbi kritere të forta dhe klipet besoj se ofrojnë secili diçka të ndryshme e të veçantë”. Në funksion të festivalit ekrani i vetëm publik, ka vënë në dispozicion një skenë të re, ngritur e gjitha nga themelet, ekskluzivisht për videoklipet konkuruese. Ndërkohë që risia e këtij viti, përveçse sfilatat, duken të jetë dhe oponentët e jurisë. Bujar Kapexhiu, Eno Milkani, Anila Zajmi, Saimir Kumbaro, Anila Bisha e Edvin Kulluri do t’u duhet ta mbrojnë votën që e shpallin publikisht. Sepse për çdo natë spektakli do të kenë një oponent të ndryshëm. Mbrëmjen e së dielës së shkuar në karrigen e kritizerit u ul Mirela Oktrova, aktualisht drejtoreshë e TVSH-së. Sqimatare e karizmatike, Oktrova nuk ia ka përtuar t’u gjejë nga një të metë të gjitha klipeve konkuruese. “Është menduar si detaj që i jep harmoni spektaklit”, shton Bozo. “Është si një talk show ku jepen e merren mendime, hidhen ide e bëhen kritika haptazi. Kështu edhe jurisë i duhet ta mbrojë votën e vet”. Nga ana tjetër, Kozeta Kurti kompenson pjesën serioze të prezantimit të Gerta Hetës. Brenda spektaklit është edhe pjesa argëtuese e tij, dhe Kozeta ka detyrën të ngacmojë konkurentët, të bëjë pyetje provokuese, me pak fjalë t’i shtojë një dozë zbavitjeje festivalit të klipit. Ndërsa vajzat 3 prill 2009

më të bukura të dala nga “Miss Shqipëria”, gjithashtu produkt i Petri Bozos, kanë marrë rolet e protagonisteve në modelim. Të gjitha ato që u përzgjodhën për kalendarin e këtij viti, të dielën mbrëma u shfaqën në ekran me veshje të firmosura Beneton. Firma italiane që e ka njohur Tiranën prej vitesh ka prezantuar veshjet e reja pranverë-verë 2009. Një sfilatë ku mbizotëronin ngjyrat e ndezura, lulet, fustanet e mëndafshtë, mini ose të gjatë deri në fund të këmbëve, kostumet pranverorë sportive e veshjet trendy për djemë. Ka përshëndetur edhe Ingrit Gjoni në edicionin e parë të festivalit, me një kompozim të ri, pavarësisht se është pjesë e garës. Jo krejt e vetme, por bashkë me Çiljeta Xhilagën, me këngën “Puçi-puçi”, e cila jo më larg se verën e shkuar ndolli jo pak fansë. “Ka ende edhe nëntë javë konkurimi përpara”, shton Petri Bozo. “Natën e parë janë prezantuar 12 klipe, tre prej të cilëve u skualifikuan. Kanë mbetur ende edhe shumë. Priten të vijnë në studio akoma të tjerë të ftuar, figura të njohura që mund të jenë njohës të mirë të muzikës ose jo, aktorë, gazetarë apo kritikë të mirëfilltë. Sepse gjithçka është pjesë e show-t”. Mbrëmja e parë e të cilit është mbyllur me shkëlqim. Por edhe me një listë të gjatë këngëtarësh shqiptarë që presin të fitojnë një votë për të shkuar deri në finale.

49


Shih e shkruaj

Seth Rogen Ray Liotta Michael Peña Anna Faris Dan Bakkedahl Jesse Plemons John Yuan Matt Yuan Celia Weston Collette Wolfe

Bëj një lëvizje të gabuar në Forest Ridge Mall dhe do të duhet t’i përgjigjesh një polici, i cili nuk njeh asnjë aryetim. Ronnie Barnhardt (Rogen) i sheh patinat me të cilat luajnë fëmijët si një mallkim për shoqërinë, por dhe ëndërron që një ditë të jetë një detektiv i zoti.

Dhe ku më mirë se para një femre, mund t’i shpalosë këto aftësi. Por ja që biondina bukuroshe Brandi, që punon në departmentin e make up-it nuk denjon t’i hedhë një vështrim. Atëherë Ronni çfarë nuk do të shpikë që ajo t’i japë më shumë se kaq. Ndoshta dhe zemrën?!

The escapist

50 Një kriminel karriere kërkon shpagim për veten, familjen dhe miqtë e tij duke u arratisur nga burgu. Frank (Brian Cox) është një kriminel, të cilin e detyruan të linte gruan dhe vajzën 6 vjeçare, pasi u dënua me burgim të përjetshëm. Frenk e ka pranuar hapur fajin e tij, por kur mëson se vajza e tij desh humbi jetën për shkak të një overdoze droge, vendos të rilidhet me familjen e tij dhe opsioni i tij i vetëm është arratia. Duke e ditur se nuk mund t’ia dalë i vetëm Frank krijon një grup me të burgosur të tjerë, dukë përfshirë këtu dhe Viv (Seu Jorge), i cili shet drogë që nga qelia e tij. Por rrugës do të ndodhin shumë të papritura dhe të arratisurit nuk do ta kenë dhe shumë të lehtë.

Brian Cox Damian Lewis Joseph Fiennes Seu Jorge Liam Cunningham Dominic Coope Vinnie McCabe Ned Dennehy Steven Mackintosh Jack Walsh

Dragonball: Evolution Regjisori James Wong ka adoptuar seritë mitike të Dragonball në një film akoma më popullor. Ngjarjet zhvillohen rreth Gokut (Chatwin), kampioni më i madh i Tokës, i cili duhet të mbrojë planetin nga një rracë alienësh luftëtarë, që duan të pushtojnë universin. Në kast luajnë emra të njohur si Jamie Chung dhe Emmy Rossum, e cila portretizon rolin e Bulmës.

50

Justin Chatwin Yun-Fat Chow Emmy Rossum James Marsters Joon Park Eriko Tamura Randall Duk Kim Jamie Chung Ernie Hudson Luis Arrieta


vmuci@revistaklan.com

Vademekum i veseve të shoqërisë (Ex Libris) Rëndom njerëzit festojnë datëlindjet e shteteve, partive, politikanëve e ngandonjëherë edhe të shkrimtarëve e artistëve të shquar. Po rrallëherë ndodh e qëllon të kremtojnë përvjetorin e botimit të ndonjë libri. Të vetëdijshëm për këtë “anomali” po marrim nismën ta kryejmë këtë gjë në faqet e rubrikës së librit duke iu A. P. Çehov shtëmëngur disi skemës së “Shkrepësja përjavshme. Fjala është për pesëdhjetë vjetorin e botimit në suedeze” Përktheu: E. shqip (1959) nga N. B. “Naim Fico, Gj. Zheji Frashëri” të vëllimit me tregime N.B. “Naim të shkrimtarit të shquar rus A. P. Çehov “Shkrepësja suedeze”. Frashëri” Ka të ngjarë që ky të jetë edhe 192 faqe botimi i parë i Çehovit në shqip, ndërkohë që është krejt e 19 dhjetor 2008 sigurtë se kjo është përmbledhja e parë serioze e veprës së tij. E vërteta është që, sot e kësaj dite, Çehovi njihet e kujtohet më fort si dramaturg duke qenë se pjesët e tij të famshme vihen pareshtur në skenat më të njohura të botës, ndërkohë që proza e shkurtër përmendet më pak. Për rrjedhojë, ky është fati i një libri si “Shkrepësja…” që shkon e përmbledh prozat humoristike të periudhës së hershme të krijimtarisë, ato që e bënë të njohur dhe i hapën udhën e suksesit si shkrimtar. Duke perifrazuar një shprehje të Bjelinskit për “Mantelin” e Gogolit do të ma kishte ënda të formuloja një tezë me të cilën “Paqe e rrënuar”, libër nga David A. Andelman. Konferenca e Paqes në Paris, në fund të Luftës së Parë Botërore ishte çasti i parë dhe i fundit i shpresës së kulluar për paqe në historinë e çështjeve botërore. Presidenti Uilson ishte magjistari i asaj aspirate. Ai ngjalli shpresa të mëdha te popujt kudo në botë. Adelman, gazetar dhe rrëfimtar klasik, na ka dhënë këtë rrëfim magjepës të asaj shprese që ra një herë e përgjithmonë në cekëtinat e naivitetit dhe cinizmit pragmatik. “Paqe e rrënuar” David A. Andelman Botues: “Toena”, 332 faqe, 1000 lekë

3 prill 2009

ka të ngjarë që ndokush mund të mos jetë në një mendje, po që në gjykimin tim ka një thelb racional; pjesa më e mirë e prozës sonë realiste, qoftë ajo e shkurtër, qoftë e gjatë, ka dalë nga ky libër i Çehovit. Për hir të së vërtetës, në këto tregime çehoviane (në përgjithësi në krejt prozën e tij të shkurtër) has në linja paralele dhe pika të përbashkëta mes karaktereve të shoqërisë ruse të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë dhe shoqërisë së sotme; këtu nuk kam parasysh thjesht e vetëm realitetin tonë, po shoqërinë njerëzore në përgjithësi, dhe është pikërisht kjo gjë që i jep atë përmasë universale veprës së tij. Te “Shkrepësja suedeze”, tregimi që hap këtë vëllim dhe i jep titullin librit, Çehovi vë në lojë jo vetëm një polici harbute, të paditur, të korruptuar që nuk e ka për gjë të marrë e të plasë në burg njerëz të pafajshëm, si dhe shoqërinë e zvetënuar të kohës, por edhe atë zhanër letërsie policeske që u mbush kokën me gjepura jo vetëm lexuesve të thjeshtë, por edhe atyre të specializuar siç janë punonjësit e policisë. Ndërsa te “Maska” autori përqesh hipokrizinë dhe servilizmin puthadorës të autoriteteve të një qyteti provincial që ngrehen e i hakërrehen një njeriu me maskë, i cili i guxon t’i sfidojë e t’i marrë nëpër këmbë, po në çastin kur bëhen gati t’i hedhin hekurat, tjetri heq maskën nga fytyra dhe të gjithë shohin se pas saj fshihet njeriu më i fuqishëm i qytetit, indus-

trialisti Piatigov, prej parave të të cilit varet jeta dhe vdekja e çdonjërit, ndaj sakaq e kthejnë pllakën, zbythen e me bisht në shalë ndërrojnë regjistër dhe kalojnë nga kërcënimet te lajkat e pajkat. Të njëjtën atmosferë servilizmi dhe nënshtrimi prej shpirti skllavi vërejmë edhe te “Triumfi i ngadhënjyesit” (një pleonazëm pak e çuditshme në titull), një tregim që ka të njëjtën prerje si ata që përmendëm më lart; në shtëpinë e Aleksei Ivanoviç Kosulinit mblidhen plot kolegë për drekën e karnavaleve dhe mbasi hanë e pinë mirë e mirë, ata durojnë prrofkat dhe fyerjet e të zotit të shtëpisë, por edhe të qeshin me to që t’ia bëjnë qejfin atij. Fyerjet e Kosulinit i drejtohen më së shumti Kuricinit, ish-shefit të Kosulinit dhe njeriut që e ka poshtëruar sa kohë e kishte nën vete. Të gjitha këto skena autori na i riprodhon përmes gojës së një çunaku, i cili aspiron që një ditë të jetë edhe ai sekretar kolegji si ata që e rrethojnë. Në gjerdanin me perla të vockëla të tregimeve çehoviane hasim edhe në një nga tregimet më të bukur lirikë që janë shkruar ndonjëherë “Të tallurit”, një shaka e patëkeq me dashurinë e Nadias, një vashe që pret prej të dashurit t’i shpalli dashurinë teksa rrëshqasin në dëborë; ndërsa “Brenga” është historia e trishtuar e një karrocieri, të cilit i ka vdekur i biri dhe nuk gjen qenie njerëzore t’i qajë hallin, përveç pelës së tij, e cila nuk ka gojë ta ngushëllojë. Jo fort shpesh mund të

“Utopi atlantidase”, libër nga Platoni e Francis Bacon. Personazhi Kritia paraqet Atlantidën si një vend të mirërregulluar, të pasur e të fuqishëm. Ky ishull i lumturisë mund të gëzohej prej atlantidasve vetëm për sa kohë ata ruanin prejardhjen hyjnore. Në hyrjen e Timaut, paraqiten karakteristikat e organizimit ideal të partisë sipas Sokratit. Përputhja e modelit të tij me modelin faktik të Athinës çon në pandehma se ky model është ideal dhe ironik, dikur i mundshëm. “Utopi atlantidase” Platoni, Francis Bacon Botues: “Dita 2000”, 114 faqe, 500 lekë

ndodhë që një vepër letrare të jetë pasqyra e një shoqërie dhe e veseve të saj. Ja që këtë gjë e hasim te ky libër i Çehovit. Çdo tregim në vetvete të zbavit, të cyt të vësh buzën në gaz, të shtie në mendime, të ofron kënaqësi estetike dhe mbasi e ke mbaruar të bën të ndjehesh ndryshe, pak më të ditur e më të mirë. Të këqyrur të gjithë tok, tregimet e këtij vëllimi janë si guriçkat e një mozaiku, formojnë një afresk të jashtëzakonshëm të shoqërisë njerëzore me të mirat dhe të këqiat e saj. Arti i Çehovit ka një fuqi të pazakontë abstraguese dhe sugjestive, çka bën që këto tregime jo rrallë krijojnë asocime të ngado-ekurdohershme, ndonëse kanë kaluar mëse 100 vjetë qysh nga koha kur u shkruan. Shpesh e shpërfillur dhe e anashkaluar si gjini, proza e shkurtër çehoviane na jep të kuptojmë se fuqinë e ekspresivitetit artistik nuk e përbëjnë përmasat e një vepre, por thelbi i saj. Dhe këtë gjë na e dëshmojnë jo vetëm këto tregime, po krejt krijimtaria në prozë e shkrimtarit të madh. Këto tregime lexohen me ëndje të dyfishtë edhe për shkak të mjeshtërisë me të cilën janë derdhur në shqipe nga E. Fico dhe Gj. Zheji. Gjuha e tyre, ashtu si edhe ajo e shumë prej kolegëve të tyre nga shkolla e vjetër e përkthimit, është një shkollë përmes së cilës duhet të kalojnë domosdoshmërisht për të përvetësuar elementet dhe teknikat e shprehjes jo vetëm përkthyesit, por edhe shkrimtarët e rinj.

51

“Të vërtetat e heshtura”, libër nga Serxhio Prelashi. Pas librit të parë “Të pathënat e Titanikut”, Prelashi rikthehet me një tjetër libër, ku përmend rreth 50 histori të mbetura mistet ndër vite. Monroe, Elvis Presley, Hitleri, Musolini, Da Vinçi, Drakula e shumë të tjerë do të jenë në fokusin e këtij libri si kurrë më parë, ku çdo enigmë, mister dhe intrigë do të qartësohet duke përdorur elementët e kohës. “Ky libër më kujton vërtetë një ëndërr të bukur”, shkruan për të Dritëro Agolli. “Të vërtetat e heshtura” Serxhio Prelashi Botues: “ADS”, 254 faqe, 500 lekë

51


RETROSPEKTIVE

VITTORIO EMANUELE III

70 vjet më parë pasi Italia pushtoi Shqipërinë, për afro 4 vjet e gjysmë Mbret kemi pasur Vittorio Emanuele-n III . Po cili ishte Mbreti që iu imponua shqiptarëve? Vittorio Emanuele lindi më 11 nëntor 1869 dhe ishte djali i vetëm i Mbretit Umberto I dhe Mbretëreshës Margherita di Savoia, të cilët ishin edhe kushërinj të parë. Ai u rrit me mungesë ndjenjash familjare, (mund të hante me prindërit vetëm dy herë në javë), dhe mori një edukatë ushtarake. Frekuentoi shoqëri shkencore, por njohuritë më të thella i pati në gjeografi dhe numizmatikë, ku shkroi edhe një traktat. Në momentet e vetmisë lexonte; pëlqente veçanërisht Shakespeare-in, por nuk i donte as teatrin dhe as koncertet. Shkurtësia tragjike qe një disavantazh i madh, në rrugën që i kishte shënuar fati. Meraku i endogamisë bëri që Princi Vittorio Emanuele, në moshën 27 vjeçare të martohej me një princeshë sllave, Ele-

52

nën e Malit të Zi. Martesa u celebrua sipas ritit civil në Quirinale, më 24 tetor 1896, dhe sipas ritit katolik në Bazilikën e Shën Mërisë së Engjëjve dhe të Martirëve, pasi Elena kishte hequr dorë nga feja ortodokse duke përqafuar katolicizmin. Megjithëse çifti princëror dukej i lumtur në jetën sentimentale, vonoi të ketë trashëgimtarë, por pas 4 vitesh martesë 5 fëmijë erdhën njëri pas tjetrit: Princeshat Jolanda (1901) dhe Mafalda (1902), Princi Umberto (1904), Princeshat Giovanna (1907) dhe Maria (1914). Vittorio Emanuele i pëlqente udhëtimet; ndërsa po kryente shëtitjen e radhës në detin Mesdhe, i erdhi lajmi i vrasjes së babait, Mbretit Umberto I, më 29 korrik 1900. Më 2 gusht, ai iu drejtua për herë të parë kombit italian me një fjalim, dhe më 11 gusht 1900 bëri betimin përpara Parlamentit si Mbreti Vittorio Emanuele III. Shpejt ai tregoi se simpatitë e tij ishin

për Perandorinë Ruse (në oborrin e së cilës ishte rritur edhe e shoqja), dhe për Mbretërinë e Spanjës. Më 14 janar 1912, Vittorio Emanuele i shpëtoi atentatit të një muratori anarkist. Megjithëse respektoi maksimalisht institucionet fetare, ai iu përmbajt qëndrimit të ndarjes së kishës nga shteti. Vittorio Emanuele III, në Luftën I Botërore fillimisht mbështeti qëndrimin neutral të Italisë. Ndryshe nga i ati dikur, ai ishte shumë më pak në favor të Aleancës tripalëshe me Gjermaninë dhe me AustroHungarinë, derisa ofertat e Antantës bënë që ai të mbështeste kalimin në anën e kësaj të fundit. Që nga fillimi i përleshjeve në frontin italian (24 maj 1915), Vittorio Emanuele qe vazhdimisht i pranishëm në front, gjë që bëri ta quanin “Mbreti ushtar”. Në mbledhjen e Peschiera-s, (më 8 nëntor 1917), ai arriti të bindë ministrat aleatë për vendosmërinë e italianëve në


NGA GAZMEND A. BAKIU gazmendbakiu@hotmail.com

luftë. Së fundi, fitorja solli aneksimin nga Italia të Alto Adiges, Istrias, Zarës dhe të disa ishujve dalmatë. Kriza ekonomike që pasoi luftën dhe frika e një revolucioni komunist si në Rusi, plotësuan kushtet për ngjitjen në pushtet të fashistëve. Në mëngjezin e 28 tetorit 1922, kur kryeministri Luigi Facta shpalli shtetrrethimin për të ndaluar Marshimin fashist mbi Romë,Vittorio Emanuele tha: “Këto vendime më takojnë vetëm mua. Pas shtetrrethimit vjen lufta civile”; për pasojë, Facta anulloi shtetrrethimin dhe dha dorëheqjen. Pas konsultimeve, Vittorio Emanuele ngarkoi deputetin Benito Mussolini për të formuar qeverinë, i cili arriti një shumicë të gjerë në Parlament së bashku me nacionalistët, liberalët dhe popullorët. Zgjedhjet e zhvilluara në prill 1924 patën parregullsi të rënda; deputeti socialist Matteotti që denoncoi manipulimet, u

vra më 10 qershor 1924, ndërsa më 3 janar 1925, Mussolini pranoi përgjegjësinë dhe i dha fill diktaturës fashiste. Mbreti tashmë nuk mund të bënte dot asgjë për ta ndaluar, dhe vetëm sa u mundua të ruante një ligjshmëri formale. Më 3 tetor 1935, trupat italiane në Eritre dhe Somali kaluan kufirin e Etiopisë. Më 5 maj 1936 ato pushtuan Adis Abebën dhe më 9 maj 1936 u shpall Perandoria e Afrikës Lindore Italiane, dhe Vittorio Emanuele III mori titullin Perandor i Etiopisë. Më 7 prill 1939, trupat fashiste pushtuan Shqipërinë, dhe Vittorio Emanuele megjithëse kishte qenë kundër, pranoi titullin e Mbretit të Shqipërisë. Më 10 qershor 1940, Mussolini i deklaroi luftë Britanisë së Madhe dhe Francës. Mbreti duke pasur parasysh papërgatitjen ushtarake të Italisë përsëri ishte kundër, por merret vesh se Mussolini nuk donte t’ia dinte. Vittorio Emanuele III zhvilloi një viz-

itë në Shqipëri në maj 1941, ku i shpëtoi atentatit të të riut Vasil Laçi, ndërsa fotoja e paraqitur këtu është bërë kur ai vizitoi komunitetin arbëresh në Piana dei Greci. Shënojmë se ky qytet i vogël ndodhet në Siçili, dhe që nga 25 tetori i vitit 1941 quhet Piana dei Albanesi, pas riemërtimit të bërë nga Mussolini. Disfatat e njëpasnjëshme të italianëve çuan në braktisjen e Afrikës, invazionin aleat të Siçilisë dhe fillimin e bombardimeve të qyteteve të Italisë. Pasi Këshilli i madh fashist votoi kundër politikës së Mussolinit (25 korrik 1943), Vittorio Emanuele e arrestoi dhe emëroi në vend të tij Pietro Badoglion, që më 3 shtator 1943 firmosi armëpushimin me aleatët. Mbreti u largua nga Roma dhe shkoi në Brindisi ku nuk kishte as trupa amerikane dhe as gjermane. Pasi siguroi mbrojtjen e amerikanëve, Vittorio Emanuele i deklaroi formalisht luftë Gjermanisë, më 13 tetor 1943. Më 5 qershor 1944, ai emëroi Mëkëmbës të Mbretërisë djalin Umberto, por nuk abdikoi. I diskretituar për ndihmën që i kishte dhënë ngritjes dhe konsolidimit të fashistëve, që e çuan Italinë në katastrofën e Luftës II Botërore, Vittorio Emanuele III ndërmori tentativën e fundit për të shpëtuar monarkinë: Abdikimin e vonuar më 9 maj 1946, në favor të djalit Umberto, një muaj përpara referendumit për formën e regjimit. Ndërsa nisej në egzil, Vittorio Emanuele i shkruajti Alcide de Gasperit: “Zoti kryeministër, i lë popullit italian koleksionin e monedhave që ka qenë pasioni më i madh i jetës time”. Referendumi i mbajtur më 2 qershor 1946 e shkurorëzoi, dhe Vittorio Emanuele vdiq më 28 dhjetor 1947 në Aleksandri të Egjiptit, ku Mbreti Faruk i rezervoi një funeral shtetëror.

53


TE PAVERTETA POR TE BESUESHME

RRITET VLERA E SHTËPIVE TË RRËSHQITURA I janë afruar qytetit, dyfishohet çmimi i tyre

Kavajë- Nuk janë të shumtë fshatrat me kaq fat sa Bagoi i komunës Synej, në rrethin e Kavajës. Rrëshqitja e një faqeje kodre ku ishin ngritur disa shtëpi të këtij fshati, në fillim ngjau me një dramë të rëndë për banorët e shtëpive, por sipas reporterëve tanë në terren, rezultoi një fat i rënë nga qielli. Kjo për arsyen e thjeshtë se tashmë shtëpitë e zhvendosura janë shumë më afër qytetit të Kavajës dhe vlera e tyre është rritur ndjeshëm. Ja çfarë tha për gazetarin tonë i zoti i një shtëpie dy katëshe nga Bagoi, 42 vjeçari Beqir Beqiri: “Ishte si në ëndërr. Unë u shtriva për të fjetur duke e ditur veten banor të Bagoit, dhe u gdhiva si banor i periferisë së Kavajës. Vërtet u trembëm pak kur ndjemë njëfarë lëvizjeje, por masa e dheut që lëvizi ishte aq e madhe, saqë shtëpia thjesht ndërroi pozicion”. Beqiri dhe banorët e tjerë të faqes së dikurshme të kodrës,

rastësisht u informuan nga një agjent i pasurive të patundshme se shtëpitë e tyre tani vlejnë dyfish, duke qenë se ndodhen shumë më pranë qytetit. “Të kishte vazhduar edhe ca lëvizja e dheut, tani do kisha shtëpi në mes të Kavajës, por edhe kështu është gjynah të qahemi”, shtoi Beqiri. Por atij nuk i pëlqen që ky fat ta fusë në sherr me kushërinjtë, shtëpitë e të cilëve nuk kanë rrëshqitur. Beqiri pohoi se fëmijët e tij gati-qytetarë pa-

pritur u bënë mendjemëdhenj, duke i etiketuar ish shokët e tyre të Dagoit, “fshatarë të trashë, katunarë etj”. “Jooo, në asnjë mënyrë. I qortova. Edhe pse tani jetojmë në qytet, rrënjët prapë në fshat i kemi dhe duhet të jemi krenarë për këtë”, theksoi Beqiri. Mësohet se javën e ardhshme, ai dhe dy fqinjët e tij do të hyjnë në negociata me një firmë ndërtimi, që në tokën e tyre të ndërtohet një bllok pallatesh, në vend të shtëpive ekzistuese.

TRUPAT AMERIKANE, NË SHTËPI

Gëzim i madh pas lajmit për kthimin në Afganistan

Bagdad- Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të SHBA-së u përfshinë nga gëzimi, nostalgjia dhe optimizmi javën e kaluar, pasi mësuan se së shpejti do të tërhiqen nga Iraku, për t’u kthye në vendin e tyre në Afganistan. “Nuk e besoja se do të vinte kjo ditë”, pohoi kapteri Dagllas Robinson, i cili ka gjashtë vjet pa i parë kodrat e zhveshura dhe gropat e bombave që ende lëshonin tym në Kabulin e tij të dashur. Në vitin 2003, me mijëra ushtarë amerikanë u zhven-

54

dosun papritur nga Afganistani dhe u dërguan të luftojnë një luftë të gjatë e të përgjakshme përtej detit, në Irak. Pasi kanë shërbyer në mijëra patrullime dhe janë për plasur në shumë beteja, shumica e këtyre trupave pohojnë se mezi presin që jeta të kthehet në normalitet në vendin e tyre,Afganistan.Aty i presin njerëzit e dashur, sheikët tribalë, fshatarët e frikësuar, ato rrënoja të ëmbla të xhamisë Id

Gah. “Sa të zbres nga avioni, do të puth tokën”, tha i përmallur tetari Dejvid Shapiro. Megjithë entuziazmin, ashtu si çdo njeri i larguar për kohë të gjatë nga atdheu, edhe disa ushtarë janë në ankth sesi mund

Ngjarja në fjalë ka xhelozuar shumë banorë të tjerë fshatrash, që shansi i ka bekuar të ndodhen shumë më afër Kavajës sesa komuna Synej. Disa prej tyre janë penduar që i kanë ngritur shtëpitë e tyre në fushë, pa një mundësi rrëshqitjeje. “Prandaj duhet mendimi i gjeologëve para se të ndërtosh”, psherëtiu i zhgënjyer 48 vjeçari Qeramudin Qeramidhja nga Luzi i Vogël, “por këtu s’ka shtet. Megjithatë, në qoftë se del një specialist i aftë që të më garantojë se kjo faqja e kodrës përballë mund të rrëshqasë me shpejtësi 10 km në orë drejt qendrës së Kavajës deri në nëntorin e ardhshëm, unë që nesër e ngre një shtëpi aty”. Gjithsesi, shumë fshatra në Shqipëri janë shpresëplotë se herët a vonë do të kenë fatin e Bagoit. Ndër to përmendim fshatin Qafë-Dardhë të komunës Polis, që brenda pak muajsh mund ta shohë veten në qendër të Librazhdit; fshati Vlahen i Hasit po afrohet rregullisht me qytetin e Gjakovës në Kosovë; fshati Koritë po shkurton distancat me Beratin etj. të ketë ndryshuar vendi gjatë kësaj kohe. “Besoj se do ketë një periudhë përshtatjeje”, pohoi togeri Gerald Karshner, “A do shëtisim prapë me tanke bashkë me lordët e luftës? A vjen ende ajri era gaz lotsjellës, një lloj ere që vetëm në Afganistan e gjen? Nuk e di”. Por ndërkohë nuk kanë munguar edhe lajmet e këqija që kanë shkaktuar pështjellim dhe inat.Trupat e regjimentit 11 të Marinës, befas u urdhëruan të martën të transferohen drejt Shteteve të Bashkuara, një vend i largët dhe i huaj, me zakone dhe sjellje krejt të çuditshme për këto forca.


Shkurt Kriza prek internetin

Shtabi i Internetit- Duke folur në emër të një World Wide Web-i të mbingarkuar e të lodhur nga kriza, përfaqësues të Internetit deklaruan të hënën se shërbimi postar elektronik do të pushojë se funksionuari një ditë në javë, çdo të dielë, si pjesë e një plani për të shkurtuar kostot. Kriza ekonomike globale ka bërë që drejtuesit e Internetit të rishikojnë politikat postare të kësaj kompanie, shërbimin e njohur ndryshe si email. Sipas zëdhënëses së Internetit, Sharon Xharvis, “mund të shikojmë ndërprerjen e shërbimit edhe për raste festash, ose në ditët me mot të keq”. Ajo shtoi se duke filluar nga 30 marsi 2009, për çdo attachment në email, do të paguhet një tarifë shtesë në bazë të peshës.

Prish party-n nga keqardhja

Qyteti Studenti- Ndërsa ishte duke patrulluar të premten mbrëma nëpër rrugët e qytetit universitar, oficeri i policisë Ramadan Papadhopulli prishi një festë studentësh të vitit të parë që po mbahej në një lokal, vetëm nga keqardhja për të rinjtë. Pasi hodhi një sy brenda, ai vuri re një festë të ngordhur, me ca mjeranë që ishin ndarë veç djemtë e veç vajzat, të gjithë ulur teksa cimbisnin nga një copë tortë me një muzikë idiote në sfond. “Hyra brenda, kur ç’të shoh? As muzikë e lartë, as kërcime të çmendura, as hashash, as gjë prej gjëje. Ajo party ishte një turp i vërtetë”, pohoi oficeri. Gjithsesi, një ditë më pas të rinjtë u thanë shokëve se festën e tyre të hatashme që ua prishi policia, do ta mbajnë mend për gjithë jetën.

Shënim: Në këtë rubrikë satirike, ngjarjet e përshkruara nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Personazhet janë reale vetëm në rastet e personave publikë e zyrtarë.

3 prill 2009

Nëpërmjet pajtimit, do të keni mundësi që të keni çdo të shtunë në mëngjes në shtëpi revistën tuaj të preferuar. Një garanci nëntë vjeçare dhe një emër i besuar, për të patur në dorën tuaj analiza, reportazhe, intervista, profilet të personazheve më të njohur të momentit si dhe shumë rubrika të tjera

3 mujore 6 mujore 1 vjeçare

3.600 lekë 7.200 lekë + një numër falas + një paketë arkivë dhuratë 15.000 lekë – 10% skonto = 13.500 lekë

ABONIME:

Kontaktoni në numrin

355 4 256 112

55


LOJERA HORIZONTALISHT 1. Ahmet ...........komentator sportiv 5. Ringo, njeri nga Beatles 8. Thuhet për një ngjarje të sapondopdhur që është e tillë 9. Banesa e veçantë e grave të përfaqësuesve të shtresës së pasur myslimane 10. Përdoret për të shkruar 11. Shtetas i Libanit 12. Të pasurit me shumicë të gjithçkaje 14. Udhëheqës ushtarak e administrativ i kozakëve 17. I preferuar i dikujt 19. Interpretohen nga aktorët në teatër 22. Thuhet se është dikush që u bën ballë me durim e gjakftohtësi fatkeqësive, dhe vështirësive 23. Pjesa ku vendoset syri në një dylbi 24. Zef ......shahist i shquar shqiptar 25. Është mjeshtër për të bërë të tilla Agron Llakaj

4. E përsosur 5. Thirret një zotëri me nderim në Indi 6. Specialist i bujqësisë 7. Emri i këngëtarit të muzikës popullore Zyberi 12. Gjendje në të cilën ndodh një gjë e papritur 13. Një personazh i famshëm nga romani “Të mjerët” i Viktor Hygo 15. Komedi e Molierit 16. Shtet në Afrikë që më parë quhej Abisini 18. Pije alkoolike tradicionale shqiptare 20. Është mbiquajtur mbret i pyllit 21. Përdoret për të prerë

PERGJIGJA E NUMRIT TE KALUAR

VERTIKALISHT 1. Përdoret për të mbajtur qafën të ngrohtë në dimër 2. Shkrues (turq.) 3. Njeri me këmbë në tokë

Ngjyrosni katrorët e njëpasnjëshëm në rrjesht apo në kolonë, në sasinë dhe renditjen që tregohet nga numrat e vendosur jashtë rrjetës. Çdo grup katrorësh të ngjyrosur ndahet nga tjetri nga të paktën një katror i pangjyrosur. Në qoftë se i fiksoni saktë katrorët që duhen ngjyrosur dhe ata që duhen lënë të bardhë, do të përftohet një imazh.

PERGJIGJA E NUMRIT TE KALUAR

56


AKREPI 24 tetor - 21 nentor Të hënën do të mendoni si një filozof serioz. Do të preferoni të rrini me njerëz që janë krejt të ndryshëm nga ju. Të martë dhe të mërkurë do të jeni për ndryshime, një veshje e re, apo dhe një karrierë e re. Të enjte dhe të premte do të jeni shumë të angazhuar me miqtë. Në fundjavë bëjeni komunikimin prioritetin tuaj.

2 8

m a r s

3

p r i l l

DASHI

GAFORRJA

SHIGJETARI

21 mars - 19 prill

22 qershor - 22 korrik

22 nentor - 21 dhjetor

Dielli po shndrit në një të ardhme të shkëlqyer për ju në fillim javë. Të martë dhe të mërkurë do të keni një rrebesh emocionesh. Do të keni ëndrra të pasura, por konfuze. Të enjte dhe të premte do të riktheheni në formën tuaj. Në fundjavë do ti keni të gjithë në anën tuaj. Të gjithë do t’iu shohin si një lider.

Të hënën do të lundroni në anijen tuaj të ëndrrave të mëdha. Shijoje këtë moment. Të martë dhe të mërkurë do t’iu riktheheni prioriteteve tuaja. E enjtja dhe e premtja janë ditë krejt të çuditshme, ndërsa fundjava është krejtësisht normale. Relaksuese dhe e mbushur me shumë dashuri. Shijoje në maksimum.

Mos përputhja që do të ndieni të hënën, është pak e bezdisshme. Ju doni të flisni se si ndjeheni, ndërsa personi tjetër për paratë. Kjo do të vazhdojë deri të martë, të mërkurë. Të enjtën dhe të premten, mendohuni dy herë para se të flisni. Do të të volisë nëse e mbani gojën të kyçur. Një fundjavë e ngrohtë me miqtë.

DEMI

LUANI

BRICJAPI

20 prill - 20 maj

23 korrik - 22 gusht

22 dhjetor - 19 janar

Të hënën do të jeni shumë egoistë dhe do të ndjeni një konflikt të fortë me nje person të afërt me ju. Të martë dhe të mërkurë fokusohu më shumë në atë se çfarë kanë për të thënë të tjerët për ju. Vetëm dëgjo. Të enjten dhe të premten do të merrni disa mësime të vlefshme. Në fundjavë do të jeni rrëzilltës.

Ju jeni brilantë në gjetjen e mënyrave për të qenë konstruktivë. Kjo do t’iu karakterizojë gjatë të gjithë ditës së hënë. Të martë dhe të mërkurë do të surprizoheni nga ndihma që do t’iu japin të tjerët. Të enjte dhe të premte do të jeni shumë armiqësorë. Përpiquni të ruani qetësinë. Një fundjavë e pasur me ide.

Një fillim javë e qetë në sektorin e familjes, ku mbizotëron harmonia. Të martë dhe të mërkurë, vështirësitë do ti shihni si një mundësi për të qenë më shumë krijues. E vërteta është që gjithçka mund të shkojë keq (të enjte dhe të premte), para se të shkojë mirë (në fundjavë). Përdor kompromisin për gjërat e duhura.

BINJAKET

VIRGJERESHA

UJORI

21 maj - 21 qershor

23 gusht - 22 shtator

20 janar - 18 shkurt

Të hënën më në fund do të arrini të përfundoni shumë nga projektet tuaja. Të martë dhe të mërkurë, problemet tuaja do t’iu bëjnë të ndjeheni si në ajër. Por të enjte dhe të premte ju jeni një super star në të gjitha këndvështrimet. Në qoftë se dikush luan me ju duhet të pregatitet të humbë. Në fundjavë merru me gjërat që ke injoruar.

Të hënën do të jeni shumë energjikë dhe kjo do t’iu bëjë të padurueshëm tek të tjerët. Të martë dhe të mërkurë kaloje kohën tënde me njerëz, të cilët ju i adhuroni dhe që nuk ju bezdisin kurrsesi. Të enjte dhe të premte mos u hidh i pari me kokë në situatën që do të krijohet. Testoje më parë terrenin. Fundjavë magjike.

Të hënën do të mendoni vetëm për dashurinë. Do ndjeheni me kokën mes reve. E marta dhe e mërkura ju rikthejnë në ditët tuaja të rutinës, por fundi i javës është i gjithi në emër të lidhjes suaj. Të enjte dhe të premte do ta keni më në kontroll jetën tuaj dhe në fundjavë do të ndjeni më në fund rehatinë.

PESHORJA

PESHQIT

23 shtator - 23 tetor

19 shkurt - 20 mars

Të hënën duhet ta mbani kokën të ulur. Bëni mirë të qëndroni indiferentë ndaj disa situatave. Të martë dhe të mërkurë do të jeni më të interesuar në projekte krijuese, vizitoni ndonjë galeri arti, shkruani ndonjë poezi, bëni ndonjë pikturë etj. Të enjten dhe të premten dedikojuni familjes. Fundjavë aventureske.

Të hënën do të merrni “flakë” nga një person shumë special dhe shumë i nxehtë. Emocione të forta parashikohen. Të martë dhe të mërkurë do të mendoni shumë për veten dhe për kuletën, por të enjte dhe të premte mendimet tuaja janë të pasura dhe të mbushura me njerëz. Në fundjavë do ju akuzojnë për ekcentrizëm. Shijoje.


Këmbim robërish

Në urën e Mifolit, në zonë neutrale, përfaqësues të LSI-së së Fierit në praninë edhe të kryetarit Ilir Meta, dhe ata të PS-së së Vlorës të asistuar nga Edi Rama, bënë shkëmbimin e rradhës për robërit e luftës. Në momentin kur Meta u dha sinjalin tërë përbuzje, 45 dezertorë lsi-stë u lëshuan nga njëra anë e urës, dhe po kaq ish socialistë vlonjatë nga ana tjetër. Në mes, të dyja palët panë njëra-tjetrën me inat; madje një vlonjat që shkonte tek Meta, i tha një fierakeje që shkonte tek Rama, “ptu, nepërkë”, ndërsa ajo ja ktheu “spiun, sapun, majmun”. Pastaj secili grup shkoi pranë të dashurve dhe nuk pati më incidente.

Po e përmendin

Një ankesë e re është depozituar tek Urdhr i i Mjekut këtë javë, pasi pacienti deklaroi se andrologu ku kishte shkuar të vizitohej, ishte i paaftë. Në fakt situata ishte e tillë: I shqetësuar për një problem seksual, pacienti hyri me ndrojtje në zyrën e andrologut, i cili po shkruante diçka dhe nuk e kishte shumë mendjen. “Hë zotëri, ç’problem ke?”, e pyeti mjeku. “Po ja, më është skuqur ppp…enisi”, pëshpëriti burri i turpëruar. Mjeku vazhdoi po njësoj, duke u marrë me diçka: “Të është skuqur the…Kushedi se kush e përmend mor djalë”.

Zhgënjimi i Bushatit

I ftuar në panelin e

58

gazetarëve që do pyesnin Edi Ramën në emisionin e Sokol Ballës të enjten,Andi Bushati doli prej andej duke turfulluar. “Hë Bushat, si vajti?”, e ngacmuan miqtë. “Mysybet vajti”, tha Andi, “për çdo gjë që e pyesja Ramën, më thoshte se përgjigjen për këtë pyetje do ta merrja më 28 qershor nga shqiptarët dhe shqiptaret. Unë atë kohë do jem me pushime, mor burrë!”

mbrëma, dhe në shtëpinë time do bëhet nami!”.“E më të lumtë”, qeshi farmacisti, “na edhe një kuti falas nga unë. Pushka top mor djalë”. Të nesërmen, në farmaci hyn prapë djaloshi duke fërkuar duart, por jo kaq entuziast sa herën e parë.“Prapë viagra? S’paske të ngopur or mik”, i thotë farmacisti. Djali përgjigjet me zë të ulët: “Jo, jo. Doja një krem duarsh. Vajzat nuk erdhën…”

Entuziazëm në farmaci

Martesa e lumtur

Në një farmaci të Bllokut, hyri një djalosh energjik duke fërkuar duart. E sheh farmacisti dhe e pyet: “Hë çuni, do ndonjë krem duarsh besoj…”. “Jo xhaxho”, tha i riu duke i shkelur syrin, “doja një kuti viagra. Pres nja dy shoqe ashtu sonte

Pas një konference në hotel Sheraton, një grup sociologësh hartuan një udhëzues të shkurtër familjar për të arritur një martesë të lumtur. Ja disa nga pikat: - Dy herë në javë, darkoni në restorant. Gjithmonë bën mirë pak verë, ushqimi i

zgjedhur dhe biseda e këndshme.Ti shko të premten, ajo të shtunën. - Është mirë të flini në krevate të ndara. Fjala vjen, krevati yt në Tiranë, i saji në Milano. - Kur shëtisni, shtrëngojani dorën gruas suaj. Po e lëshuat një sekondë, jua bëri lekët shoping. - Jot shoqe ankohet se ka mbledhur kaq shumë elektroshtëpiake; shtrydhës elektrik, tharëse elektrike, tostierë elektrike etj, sa në shtëpi nuk ka vend as për t’u ulur? Blejini një karrige elektrike. - Nëse ajo ju kërkon këshillë për dietë, propozojini banane dhe arra kokosi. Jo se do bjerë në peshë, por ka për t’iu ngjitur palmave si ketër!


Klan Magazine, nr 607  

Klan is a weekly albanian political magazine, founded in 1997 in Tirana

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you