9 nentor 2013

Page 8

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 8 SOCIALE

Komisionerja e BE-së për Politikat Detare takohet me Haxhinaston dhe Panaritin

Shqipëria, pjesë e strategjisë së BE-së për detin Jon dhe Adriatik Peshkimi cilësohet si një sektor potencial për punësimin

M

inistri i Transportit dhe Infrastrukturë z. Edmond Haxhinasto takoi dje një delegacion te BE të kryesuar nga zj.Maria Damanaki, Komisionere për Politikat Detare dhe Peshkimin. Gjatë takimit u diskutua për bashkërendimin e punës në drejtim të politikave detare sipas perspektivës së BE-së, ku theksi u vu tek hartimi i Strategjisë së BE për Rajonin Adriatiko - Jonianit dhe kontributin e vendit tonë në këtë Strategji. Ministri Haxhinasto u shpreh se Shqipëria e konsideron ketë strategji të rëndësishme. "Mbështesim Strategjinë e BE-s për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, duke i dhënë rendësi dimensionit rajonal të saj", shtoi ai. Znj. Damanaki u informua mbi synimet e Qeverisë shqiptare për zhvillimin e infrastrukturës se porteve të reja, ku porti i ri i Shëngjinit zë vendin kryesor. Në këtë drejtim tha Haxhinasto është miratuar në Parlament ligji i ri Mbi Sigurinë në Anije dhe në Porte, mbi bazën e direktivës përkatëse, konsolidimin e

administratës detare, zhvillimin e sistemit të porteve, përfshirë portin detar të Shëngjinit. Ministri Haxhinasto e informoi Komisioneren Damanaki mbi zhvillimet në Korridorin Adriatiko - Jonian dhe bashkëpunimin me

KREDITË ME PROBLEME, TREMUJORI ME HUMBJE

vendet nga ku kalon ky Korridor për të paraqitur projekte të përbashkëta. Gjithashtu Ministri e informoi znj. Damanaski mbi sfidat që po has sektori i transportit, mirëmbajtjes si dhe ai i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. "Do te

angazhojmë më shume sektorin privat ne financimin e veprave te infrastrukturës, në marrëveshje koncesionare",-tha ministri Nga ana e saj znj. Damanaki i vlerësoi planet që do të ndërmerren nga qeveria, si dhe përpjekjet e saj për të

vendosur kredibilitetin tek investitorët. Panariti me komisioneren e BE: Peshkimi, një sektor me potenciale punësimi Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjatë një takimi me komisioneren e BEsë për Peshkimin dhe Çështjet e Detit, Maria Damanaki theksoi qeveria aktuale e ka në fokus të veçantë sektorin e peshkimit i cili sipas tij ka potenciale të

mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Gatë diskutimit me komisionerja Damanaki u ra dakord që të bashkëpunohet për hartimin e një strategjie të integruar në kuadrin e strategjisë makrorajonale AdriatikoJoniane për peshkimin. Gjithashtu u diskutua për ngritjen e një porti peshkimi dhe turistik në rrethin e Lezhës, si dhe për një kantier për riparimin e anijeve të peshkimit. Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe për ndërtimin për herë të parë të një merkatoje peshkimi për tregtimin e prodhimeve të detit në përputhje me standardet ushqimore evropiane.Një tjetër çështje që u sugjerua ishte gjetja e mënyrave për nxitjen ekonomike që mund t'u jepet peshkatarëve shqiptare për të realizuar aktivitetin e tyre në respekt të standardeve evropiane si dhe për diversifikimin e nevojave të gjuetisë me qëllim mbrojtjen e rezervave të peshkut. Njëkohësisht vendi ynë duhet të shfrytëzojë dhe rezervat e paeksploruara deri tani, duke mundësuar që industria e përpunimit të peshkut të punojë me lëndë të para të vendit.

Njohën sërish një rritje të lehtë me 24.3 për qind, kreditë me probleme në muajin Shtator. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, niveli i kredive me probleme në harkun e një muaji është rritur me 0.1 pikë përqindje. Ajo që vërehet është se shkalla e kredive të humbura ka arritur nivelin më të lartë historik, 11.2%. Ndërsa, nga ana tjetër, kategoria e parë e kredive me probleme, ato nënstandarde, zbritën në 9.1%, niveli më i ulët i dy viteve të fundit. Këto shifra tregojnë se tremujorin e fundit janë shfaqur më pak kredi të reja problematike. Një ndikim mund të ketë pasur edhe paketa e masave të Bankës së Shqipërisë, që përjashton nga detyrimi për të regjistruar automatikisht si kredi me probleme ato kredi që ristrukturohen. Nga ana tjetër, rritja e kredive të humbura në nivelet më të larta historike duket se i paraprin një procesi pastrimi të bilanceve të bankave nga një pjesë e mirë e këtyre kredive. Nga ana tjetër, edhe mbulimi me fonde rezervë për humbjet nga kreditë ka arritur në 16.1%, një rekord historik. Shpenzimet e larta për provigjione ka sjellë që për herë të parë që nga viti 1999, sistemi bankar të regjistrojë një tremujor me humbje. Sistemi e mbylli tremujorin e tretë me një rezultat agregat negative në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Në një tremujor të vetëm, bankat kanë shpenzuar për provigjione 14 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kjo shifër shpjegon shkakun kryesor pse sistemi bankar realizoi një tremujor me humbje për herë të parë pas 14 vjetësh. Me gjithë koston e lartë, fshirja e pritshme e kredive të humbura dhe amortizimi i efekteve të tyre në rezultatet financiare pritet t'i japë më shumë frymëmarrje sistemit bankar gjatë vitit të ardhshëm. Një shkallë më e ulët e kredive me probleme do të heqë nga sistemi bankar një kosto të konsiderueshme operative, financiare, por edhe psikologjike, duke i hapur rrugë një qasjeje më pozitive ndaj kreditimit.

"LOJA'' ME KOMPETENCAT. SHEHAJ: MEMORANDUM TATIME- DOGANË Tiranë - Do të hapen dosjet për bizneset që s'kanë paguar akcizën, apo i janë shmangur asaj për shkak të ndryshimeve ligjore. Kalimi i vjeljes së taksës së akcizës nga tatimet tek doganat la shteg për abuzime. Ndaj Tatimet dhe Doganat do t'ju rikthehen këtyre dosjeve me qëllim, që çdo shmangie e detyrimeve fiskale të derdhet në arkën e shtetit. Drejtoresha e Tatimeve në një prononcim për mediat lidhur me këto raste tha mes tatimeve dhe doganave do të ketë një marrëveshje për të gjitha rastet që kanë mbetur pezull. "Administrimi i akcizës bëhet nga Administrata Doganore me memorandum të përbashkët me Administratën Doganore sepse dihet kur ka shmangie akcize ka shmangie TVSH-je. Do jemi të dyja Administratat që në momentin ku konstatohet një shkelje do të veprojnë të dyja Administratat bashkë. Dhe jo vetëm për akcizën por edhe për eksportin" tha Brisida Shehaj, Drejtore e Doganave. Pritet që pas këtij memorandumi shumë dosje ''të arkivuara'' të bizneseve që kanë abuzuar të zbardhen dhe bashkë me to edhe vlerat e detyrimeve fiskale që janë shmangur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.