Issuu on Google+

VITI XXIII NR. 256 (6955)

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

Adresa: Redaksia -Rr.“Sulejman Delvina” Nd.17, H.1, Kati IV; Web:www.gazetarepublika.al; e-mail:info@gazetarepublika.al/ gazetarepublika@yahoo.com; Cel: 00355682020990

Lexoni lajmet në kohë reale në: www.gazetarepublika.al

LEGALIZIMEVE I DOKUMENTEVE, PROCEDURA E RE Merkel uron Bashën për fitoren e kreut të PD-së: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Tarifat e reja për përkthimin dhe legalizimin e dëshmive. Pagesat për shërbimin postar. Rregullat që do të ndjekin qytetarët për aplikim. Mënyra e funksionimit FAQE 5

Ndihma e parë, minuta e artë gjatë një aksidenti rrugor. Traumat, shumë viktima nga veprimet e gabuara FAQE 6-7 FAQE 2

Rama në takimin e BERZH: BE s'është ajo çfarë kishim në mendje në fillim FAQE 3

“Të pastrojmë Shqipërinë” - 22 nëntori, Vorpsi: Në aksion si për armët kimike FAQE 7

Përjashtohen nga stazhi 30 studentë të Korçës, nuk iu njihet diploma për mësuesi FAQE 7

Ngjarja në Shkodër/ Ekzekutohet me armë 51vjeçari. Policia: Dyshohet për gjakmarrja FAQE 4

Studime • Qëndrimi ulur na

bën vërtet keq për shëndetin • Vitamina C vitamina që të zgjat jetën, ku gjendet

K E

K S

U L

I Z

E V

Vijon numrat e ardhshëm

KOMENTE

Suplementi shëndetësor

Që të kemi çdo ditë një “22 nëntor” brenda vetes

Hipertensioni arterial, si ta kontrolloni. Kujdes regjimin ushqimor, kontrolloni stresin

Nga Namik SELMANI

FAQE 14

Fotoreportazh/ Nga kanioni Bryce tek Big ben... Vendet spektakolare në fokusin e fotografit

• Tre kafe në ditë Faqe 8

zvogëlojnë rrezikun për të sëmurët nga diabeti • Çaji i zi ul tensionin e gjakut dhe ruan zemrën • Si të eliminojmë yndyrat në gjak

Kura të dobishme për ulcerën dhe stomakun. Ushqimet që ulin aciditetin Faqe 9

Faqe 8-9 MBROJTJE FIZIKE E OBJEKTEVE MBROJTJE E PERSONAVE VIP SIGURIMI I VLERAVE MONETARE MONITORIM ALARMESH 24 H

Një volum i ri fotosh nga ekspertët e udhëtimit të Lonely Planet vendos një perspektivë unike dhe të re në disa nga skema më frymëzuese të botës. Shikoni sipër nga fundi i Utah, merrni ngjyrat e Parkun Kombëtar të Kanionit Bryce…ndërmjet fotove gjendet dhe pamja e Big Ben në Londër që provo se edhe njeriu ka krijuar pamje...

FAQE 10

Shkolla Jo Publike “ILIRIA” Zgjedhja e duhur për fëmijët tuaj Ö

Lexoni në faqen 24 FAQE 2

Shefik Osmani/ Një jetë kushtuar arsimit dhe shkollës shqipe Nga Fran GJOKA

FAQE 15

Roli i protestave/ Sfidat e shoqërisë civile në favor të interesave të komunitetit. Cilat janë FAQE 12


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 2 POLITIKË

Merkel uron Bashën për fitoren e kreut të PD-së Kancelarja Gjermane Angela Merkel i ka dërguar një letër falenderimi kreut të PD z.Lulzim Basha. Merkel vlerëson urimin e bashës për fitoren e partisë së saj CDU, në zgjedhjet federale të 22 shtatorit 2013. ''Qeveria e ardhshme do të përballet me sfida të mëdha, përsa i përket politikës së brendshme dhe asaj të jashtme. Së bashku me

miqtë tanë në Europë dhe kudo në botë, ne do të bëjmë më të mirën, për të garantuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin e njerëzve dhe vendeve tona.'' Shkruan Merkel në letrën ku ndër të tjera shprehet: ''Unë shpresoj në mbështetjen tuaj dhe pres të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen, në kuadër të Partive Popullore Europiane.''

Deputetët e rinj prezantohen me funksionet e sherbimeve të parlamentit

OSBE, ndihmë për infrastrukturën Eglantina Alliaj eglantina.alliaj@gazetarepublika.al

D

eputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë u prezantuan dje me administratën dhe funksionet e shërbimeve dhe departamenteve të Parlamentit. Nën kujdesin e veçantë të Kuvendit të Shqipërisë dhe me mbështetjen e OSBE-së, në Tiranë u zhvillua sot seminari me temë: "Orientimi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Shqipërisë " të Legjislaturës së VIII, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të pranishëm në panel ishin Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Vangjel Dule, Zëvendësambasadori i Prezencës së OSBE-së , z. Robert Wilton, në Tiranë, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Shtylla, deputeti më i vjetër i Kuvendit, z. Namik Dokle. Ky seminar ka si qëllim orientimin, njohjen e deputetëve të rinj me rolin dhe mënyrën e funksionimit të parlamentit, procedurave parlamentare, seancat plenare, komisionet e përhershme, byroja, konferenca e kryetarëve, dhe të gjithë procesin legjislativit, etj. Të gjitha këto ishin përmbledhur në një manual të përshkrimit të punës të Kuvendit të Shqipërisë. Në fillim të fjalës, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Vangjel Dule i uroi suksese të gjithë deputetëve të rinj në detyrën e tyre dhe vlerësoi shumë rolin e parlamentit, të demokracisë së parlamentarizmit. "Ky parlament gjatë aktivitetit të tij, do të bëjë të mundur që vendi ynë të fitojë statusin e vendit kandidat në BE. Është një sfidë dhe për të kemi punuar të gjithë, pa dallime partiake. Ajo që na pret krahas aspektit pozitiv, përmban një shkallë tjetër sfidash e cila do të shoqërohet me çeljen e negociatave.

Ministrat drejt Brukselit. Lobim për marrjen e statusit Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nisen sot në Bruksel për një vizitë zyrtare. Kjo vizitë, zhvillohet vetëm pak javë përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi. Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni.

Përmbyllet me sukses projekti i ripaketimit të lëndëve kimike

Robert Wilton përgëzoi administratën e Kuvendit për profesionalizmin, përkushtimin, dhe për krijimin e këtij programit të ri, i cili vlen për të mësuar rreth funksionimit, strukturës, stafit të Kuvendit të Shqipërisë. '"Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rolin unik dhe rëndësinë e Kuvendit, si institucion i pavarur, demokratik, dhe secili prej jush luan një rol kyç në emër të qytetareve të këtij vendi. Ju duhet të siguroni se ata qeverisen në mënyrë të drejtë, legjislacioni të jetë i drejtë,i konsultuar në mënyrë të duhur , të dëgjohen zërat e qytetarëve" Negocimi është një sfidë në vetvete. Kërkon nga ne të gjithë, nga institucioni, ekspertizë, mendim të kualifikuar, maturi politike, gatishmëri bashkëpunimesh dhe vullnet politik për konsensuse të mëdha dhe për sintezë alternativash". Zëvendësambasadori i Prezencës së OSBE-së , z. Robert Wilton përgëzoi administratën e Kuvendit për profesionalizmin, përkushtimin, dhe për krijimin e këtij programit të ri, i cili vlen për të mësuar rreth funksionimit, strukturës, stafit të Kuvendit të Shqipërisë. '"Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rolin unik dhe rëndësinë e Kuvendit, si institucion i pavarur, demokratik, dhe secili prej jush luan një rol kyç në emër të

qytetareve të këtij vendi. Ju duhet të siguroni se ata qeverisen në mënyrë të drejtë, legjislacioni të jetë i drejtë,i konsultuar në mënyrë të duhur, të dëgjohen zërat e qytetarëve", deklaroi z. Ëilton. Z. Ëilton shprehu gatishmërinë që Prezenca OSBE ka për të bashkëpunuar me legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet bashkëpunim rajonal, rrjetëzimin , si për deputetët, administratën e Kuvendit. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Shtylla, bëri një rezyme të përgjithshme deputetëve të rinj të të gjithë procesit të punës së institucionit të Kuvendit dhe u ndal për secilën drejtori, në veçanti. Znj. Albana Shtylla vuri theksin se Shqipëria është

në një moment të rëndësishëm, në atë të marrjes së statusit të Vendit Kandidat në BE. Duke qenë në një proces të rëndësishëm, shërbimet e Kuvendit kanë detyrë për t'iu përgjigjur sa më mirë përmirësimit të punës dhe të veprimtarisë një prej pushteteve më të rëndësishme, pushtetit legjislativ. Në vijim, si deputeti më i vjetër dhe ishKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Namik Dokle, pasi falënderoj të gjithë organizatorët për realizimin e këtij aktiviteti shumë të frytshëm për deputetët e rinj, bëri një përshkrim të detajuar të funksionimit të punës në parlament. Z. Dokle u shpreh se parlamentarizmi dhe Kuvendi janë shtyllat themelore dhe vitale të demokracisë.

Më shumë se 100 tonë kimikate të rrezikshme, të ndodhura afër zonave të banuara në bazën e Qafë-Mollës ne Tirane, u ripaketuan nga ushtarakët shqiptarë në kuadër të një projekti ndihmës të prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Lendet kimike te rrezikshme presin tashme nje fond prej 250 mije eurosh, qe OSBE eshte duke e kerkuar, per transportimin e tyre jashte vendit per shkaterrim. Shefi i prezencës së OSBE-së në Shqiperi, Florian Rouning, pas një inspektimi në bazën e Qafe-Molles me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha, se Shqiperia ka shume për të bërë per te pastruar te gjitha pikat e nxehta te saj. "Me mbështetjen financiare dhe të Republikës Çeke dhe Turqisë, kjo sasi tejet e madhe kimikatesh të rrezikshme, ruhet në kushte të sigurta. Megjithatë ky është vetëm hapi i parë. Ne duhet ende të gjejmë një zgjidhje për shkatërrimin e këtyre kimikateve. Aktualisht OSBE-ja po kërkon një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për t'u transportuar kimikatet tashmë të paketuara në mënyrë të sigurt për t'u shkatërruar me impiant të asgjësimit të kimikateve jashtë Shqipërisë", tha Rouning. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli vleresoi ushataraket shqiptare te perfshire ne kete detyre dhe shprehu angazhimin e Qeverise ne pastrimin e pikave te nxehta. "Eliminimi i municioneve të tepërta dhe armatimeve, eliminimi i sasive të konsiderueshme të kimikateve të rrezikshme, si dhe i qindra tonëve materiale logjistike të panevojshme të Forcave të Armatosura vazhdon të jetë një prioritet i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të identifikojë të gjitha sasitë dhe vendndodhjet e kimikateve të rrezikshme, të cilat disponohen ende nga njësitë dhe repartet e Forcave të Armatosura dhe t'i bëjë ato gati për projektet të mundshme në një të ardhme të afërt", tha Kodheli. Me shume gjasa vendi i shkaterrimit te ketyre helmeve do te jete Suedia. Keto mbetje jane mbledhur nga zona te ndryshme te vendit, kryesisht jane kripera cianuri te perdorura me pare nga Kinostudio, ndermarrja "Dajti" e te tjere. Prezenca e OSBE-së ne vend, me pare ka ndihmuar ne asgjesimin e 60 toneve perberësi toksik te raketave, melang, 120 ton dikloretan, si edhe ne shkaterrimin e armeve konvecionale.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 3 POLITIKË

Deklarata e Ramës në aktivitetin e organizuar në Londër nga BERZH

BE s'është ajo çfarë kishim në mendje në fillim

PDIU drejt qeverisë. Tahiri: Negociata me PS pë kauzën çame

Eglantina Alliaj eglantina.alliaj@gazetarepublika.al "Bashkimi Europian nuk është më ajo që kemi ëndërruar në fillim, kur nisëm përpjekjet për t'u bërë pjesë e saj." Deklarata erdhi nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar në Londër nga BERZH, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndoshta u infektua nga skepticizmi britanik për Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës në Londër, Kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e raportit për vendet në tranzicion të hartuar nga BERZH, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku foli për një BE ndryshe nga ajo që kishte ëndërrëuar në fillim. "Në Ballkan përjetojmë një klimë të re dhe e gjithë kjo ka ndodhur në emër të Europës. Çdokush ka marrë përgjegjësinë për të bërë paqe me tjetrin për shkak të ëndrrës për t'u integruar në Bashkimin Evropian. por nga ana tjetër ka një situatë paradoksale pasi e gjithë kjo po ndodh në një moment kur Bashkimi Evropian nuk është tamam cfare kishim në mendje kur filluam të luftojmë për të. Dhe sa më shumë i afrohemi, aq më shumë duhet të trajtojmë me dicka ndryshe nga cfarë kishim ëndërrua", vuri në dukje Kryeministri Rama. Rama pohoi se sa më shumë i afrohet BE-së, aq më shumë vëren ndryshimin mes ëndrrës dhe realitetit. Kryeministri

shqiptar foli për nevojën e një bashkëpunimi rajonal në Ballkan dhe krijimin e një vizioni pa kufi për të ardhmen. Në të njëjtin panel me të ishte edhe filantropisti dhe investitori George Soros. Temat e panelit ishin faktorët kyç që ndikojnë në rritjen afatgjatë ekonomike, si zhvillimi i institucioneve demokratike, reformat dhe marrëdhënia mes institucioneve politike dhe ekonomike. Qeveria tërhiqet nga byroja e hetimit? Qeveria është tërhequr nga ideja fillestare e ngritjes së një byroje kombëtare të hetimit prane kryeministrise. Përveç kësaj nuk ka ende një ide të qartë nëse do të ngrihet e ashtuqjatur FBI_ja shqioptare e parlajmërura nga Edi Rama në fushatën zgjedhore dhe nëse po ku do të pozicionohet ajo. Ka

rënë jo vetëm ideja e parë, por edhe projekti për ta vendosur atë nën varësi të Policisë së Shtetit. Variantet që po diskutohen janë të tjera dhe flasin për një varësi nga prokurori i përgjithsëm ose nga parlamenti. Ndërsa deputetët e Kuvendit po bëhen gati të diskutojnë ndryshimet ligjore ne Kodin e Procedurës Penale, ata nuk do të gjejnë në draftin e depozituar në Kuvend asnjë rresht për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në Relacionin shoqërues të draftit fillestar për të cilën është shprehur ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kishte një paragraf që e parashikonte Byronë, duke specifikuar se "Rrethi i personave që do të përfshihen nga hetimi dhe gjykimi, sipas ndryshimeve ligjore të propozuara, do të jenë të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore, me përjashtim të

Presidentit, Kryeministrit, ministrave, deputetëve, Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky rreth personash - thuhej aty- do të jenë kompetencë e Byrosë Kombëtare të Hetimit". Ky eshte paragrafi qe nuk ekziston në projekt-ligjin që do të shqyrtohet në Kuvend. Mbetet për t'u parë nëse kjo është një tërheqje graduale e qeverisë nga ideja për t'u hetuar nga kjo byro zyrtarët më të lartë të shtetit dhe prokurorisë t'i mbetet pjesa tjetër e shoqërisë, ose qeveria nuk do të tërhiqet, por nuk po vendos dot ku ta pozicionojë këtë strukturë që është kundërshtur jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertët e ligjit. Me ligjet shqiptare hetimi është kompetencë e prokurorisë dhe policisë gjyqësore.

PD: Qeveria tregohet arrogante me personat me aftësi të kufizuar Personat me aftësi të kufizuara dhe te papunët qe përfitojnë ndihmë ekonomike janë lënë ne mëshirë të fatit nga kjo qeveri. Kështu ka deklaruar deputetja demokrate Jorida Tabaku sot në një deklaratë ëpr emdiat. Sipas saj qeveria tregohet arrogante me këta persona. "Personat me aftësi të kufizuara dhe te papunët qe përfitojnë ndihmë ekonomike janë lënë ne mëshirë të fatit nga kjo qeveri. Paaftësinë dhe indiferencën e saj mundohet çdo ditë ta fshehë me sulmet ndaj opozitës a thua se kjo qeveri erdhi ne pushtet vetëm për të rregulluar zyra. Se fundi ne mënyre qesharake gënjen kur sulmon opozitën lidhur me fondet që ka lënë qeveria paraardhëse për këto kategori Por faktet e tregojnë se deri më tani ka pasur papërgjegjshmëri

totale në raport me personat në nevojë të cilët i përdorin vetëm kur i duhen për të bërë shoë-n e radhës mediatik. Kjo administratë gjeti më shumë se 4 milionë dollarë të destinuara

për të kryer këto pagesa. Nevojiteshin vetëm 2 ose 3 milionë dollarë për të mbuluar këtë zë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Çfarë bëri qeveria? Me rishikimin që i bëri buxhetit,

me borxhin prej 220 milionë dollarë që mori, harroi të parashikonte një pjesë krejt të vogël të kësaj shumë për të verbrit, paraplegjikët, tetraplegjikët apo për të papunët. Qeveria nuk harroi të akordonte fonde për shpenzimet e Kryeministrit, të ministrave, për udhëtime, dieta e rregullime zyrash. Por i doli nga mendja të jepte nga 220 milionë dollarë, vetëm 3 milionë për personat me aftësi të kufizuar dhe të papunët. Kjo është e vërteta, dhe ka të bëjë vetëm me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e kësaj qeverie. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj qytetarëve në nevojë nuk mbulohet dot me sulme të pabazë me gënjeshtra e me shpifje. Mijëra familje presin sot ketë pagesë ndaj i kërkojmë qeverisë të marrë menjëherë masa"-tha Tabaku.

Sesioni i ri Parlamentar, pritet ta gjejë maxhorancën të shtuar në numër. PDIU-ja e çamëve është në negociata me partinë socialiste për t'iu bashkuar rradhëve të aletëve të saj në qeverisje. Lëvizje që pritet të kryehet në fillim të vitit të ardhshëm dhe që mund ta çojë në 90 numrin e deputeteve të maxhorancës në Kuvend. Partia për Drejtësi dhe Unitet konfirmon bisedimet dhe faktin që do t'i bashkohet kujdo që përkrah çështjen çame. "Partia për Drejtësi dhe Unitet ka 5 deputetët e saj nuk i ka borxh askujt. Janë në Parlament për kauzën dhe çështjen çame dhe do të bashkëpunojnë me këdo që e mbështet për çështjen çame. Vet përgjigja e zotit Bushati është një faktë që do e mbështesi çështjen çame."tha Dashamir Tahiri dep i PDIU-së. PDIU ka aktualisht 5 deputete. Ndërsa pak kohë më parë, rradhëve të LSi-së iu bashkuan dhe Luan Duzha dhe Gjovalin Kadeli, deputetë të së djtahtës.

Reforma zgjedhore. Ristani: Politika të mos ndërhyjë

Dy prej njerëzve që prej vitesh janë marrë me zgjedhjet në Partinë Demokratike ,ish hartuesi i Kodit Electoral dhe ish kryetari i KQZ, depuetet Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani venë theksin tek konsensusi për reformën zgjedhore. Pavarsisht se maxhoranca i disponon votat për ta ndryshuar e vetme Kodin Elektoral, demokratët kërkojnë zë në kapitull për të garantuar zgjedhje të pakontestueshme. "Vetëm konsensusi i mirëfilltë pa hile dhe pa u imponuar me forcën e kartonave pavarsishtë mazhorancës do të garantoj që Kodi Zgjedhor të eci në këto rrugë të mbarë që ka bërë në 10 vite. Neve besojmë fuqimishtë që ky është çelsi i vetëm për suksesin e reformës zgjedhore." tha Bylykbashi. "Ka gjera për të reformuar, besoj se mundtë ecet në këto drejtime për të ndalur me mekanizma ligjor blerjen e votës dhe ndërhyrjen e politikës tek administrimi zgjedhor.'' tha Arben Ristani. Demokratët shprehen të kënaqur nga formula aktuale e KQZ-së dhe çdo variant tjetër sipas tyre nuk do të ishte produktiv. KQZ-ja me 1 anëtar e hedhur në tryezë nga qeveria, sipas Bylykbashit është refuzuar pikërisht nga të majtët kur hartohej Kodi i fundit zgjedhor. "Kur nuk ishte mirë atëhere për Partinë Socialiste nuk mund të jetë e mirë sot. Nëse nuk ishte e mirë për opozitën atëhere, pyetja që shtroj unë pse është e mirë sot për opozitën. Nuk është më mirë që neve ta forcojmë me vullnet të mirë politikën? Modelin që deri më sot ka funksionuar, është dëmtuar vetëm për shkakë të bojkotit politik që Partia Socialiste vuri në jetë në këto zgjedhje." tha Bylykbashi. "Është i balancuar dhe do të vashdojë të jetë i balancuar. Në momentin kur prioritetin e merr njëra palë, do të humbasim besimin tek administrimi zgjedhor "- tha Arben Ristani. Reforma zgjedhore u kthye në vemendje pas vizitës së shefes së ODIHR, Cony MC Cormack. Kjo e fundit takoi lefeteri lleshin, kryetaren e KQZ-së e cila u zotua për transparencë në proçesin e ardhëshëm zgjedhor.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

KRONIKË

Arrestohen në Kryeqytet 7 shtetas për drejtim të mjetit në gjëndje të dehur dhe pa dëshmi aftësie

Thyhen rregullat e qarkullimit rrugor, procedim penal për disa persona

FAQE 4

Shkodër, ekzekutohet me armë 51-vjeçari

N

ë vijimësi të marrjes së masave për disiplinimin e trafikut rrugor me synim penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor, Shërbimi Rrugor i Komisariatit të Tiranës dhe Kavajës, vazhdon aksionin me kontrolle në akset rrugore, nga ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve: o Edison Qemal Mehidri , 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse dje në rrugën "Ali Demi" duke drejtuar automjetin tip "Volzvagen Sharon", me targa AA 072E T, ka aksidentuar shtetasin Eduart Shaqo Meta, 52 vjeç, lindur në Burrel dhe banues ne Tiranë, i cili ka qëne duke qarkulluar me një biçikletë në momentin e përplasjes. 52 Vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe më pas ka gjentur vdekjen. Materialet i'u kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor". Neni 290/2 i K.P • U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduardo Andre Matteuçi, 18 vjeç, banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetesi Venezuelane, Italiane dhe Amerikane, me arsim të mesëm në vazhdim, sepse rreth ores 05.00, në rrugën "Papa Gjon Pali i Dyte", është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip "Skoda Fabia" me targa TR 3881 S. Materialet i'u kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Drejtimit te automjetit ne menyre te parregullt". Neni 291, i K.Penal

Një person u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në qëndër të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të urës së "Dervishbegut" ku viktima 49 vjecari Palok Lazri u qëllua me pistoletë teksa ishte duke ecur në trotuar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri me dije se viktima është qëlluar tre herë nga një distancë e afërt ndërsa ende nuk ka të dhëna për agresorin apo për motivet të cilat cuan në ekzekutimin e 49 vjecarit. Sipas uniformave blu viktima është me origjinë nga fshati Melgush i komunës Bushat, por prej vitesh jetonte në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht 49-vjeçari ka mbetur i plagosur, por ka gjetur vdekjen pasi është transportuar në spital. Autori që ka qëlluar me armë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. • U arrestua Aldo Serjan Nuro, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse rreth orës 16.00', në rrugën "Prokop Mina", është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikleten e markes "Piagio Gelera", me targe AE 025, 176 ç. Materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Drejtim i automjeteve pa dëshmi", parashikuar nga neni 291 i K.P. • Filloi proçedimi penal ndaj shtetasve: • Kujtim Muhamet Zajmi, 60 vjeç, • Glevis Perparim Lamaj, 21 vjeç, sepse dje në kryqezimin e Rrugës së Durresit me Muzeun Kombëtar Tiranë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë

përfshirë mjetet në pronësi të dy shtetasve të mësipërm, ku për pasojë është asidentuar drejtuesi i motorrit tip "Vespa", me targ AD 722, Kujtim Zajmi, i cili mori mjekim në SQU. Materialet i'u kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vëprën penale të "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor". Neni 290/1 K. P. • R.D, 17 vjeç, banuese në Tiranë, sepse dje në rrugën "Azem Meshi" Yzberisht, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke drejtuar pa dëshmi aftësie mjetin tip "Ford" me ngjyre gri, me targa ZH 31 83, Tiranë. • U arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Veiz Kristi, 32 vjeç, lindur ne Fier e banues

Yzberisht Tiranë. Arrestimi i tij shtetasi u bë sepse rreth orës 04.00, në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës është ndaluar nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, duke drejtuar mjetin tip "Renault Clio ", me targa TR 6992 U, të cilin e drejtonte pa Leje Drejtimi dhe nën efektin e alkooli tej normave te lejuara. Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprën penale të "Drejtimi i automjeteve në gjendje të parregullt". Neni 291 i K.Penal. Policia e Shtetit është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Vrasja e Fatbardha Tafës, shtyhet gjyqi ndaj Aldo Hoxhës Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 27 nëntor seancën gjyqësore ndaj Aldo Hoxhës, të akuzuarit për vrasjen e Fatbardha Tafës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në kryeqytet. Në seancën e djeshme gjyqësore, avokati mbrojtës Sajmi Visha, kërkoi riekspertim të kapeles së gjetur në vendngjarje. "Të vërtetohet nëse përshtatet perimetri i kapeles me perimetrin e kokës së Aldo Hoxhës" kërkoi Visha. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e cila ka thekuar se prova e kapeles është bërë njëherë dhe riekspertimi nuk do të sjellë asgjë të re. I ndodhur në këto kushte, avokati i mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e seancës me argumentimin se i duhet kohë për të përgatitur konkluzionet, përpara se gjykata të japë vendimin për Aldo Hoxhës. Ndërkohë

në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin. Gjatë leximit të pretencës prokurori Endrit Bime argumentoi para gjykatës se për Aldo Hoxhën ka fakte të pakundërshtueshme që është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës. Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për ti grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Një mister i pazgjidhur në të gjithë këtë histori vazhdon të jetë bashkëpunëtori i Aldo Hoxhës në grabitjen e cila solli humbjen e një jete.

Mashtrimi me akcizën e naftës Drejtoria e Përgjithshme e Doganës njoftoi se kompania kanadeze 'Bankers Petroleum', e cila ka me koncesion fushën e Patos-Marinzës, ka shkelur ligjin për akcizën duke i fshehur shtetit një detyrim prej 23.2 milionë lekësh. Strukturat e Departamentit të Akcizës kanë konstatuar gjatë një kontrolli se kjo kompani ka përdorur 627 mijë e 505 litra karburant D1 për qëllime të ndryshme nga ai, për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës pa e deklaruar atë. Sipas doganës përmes këtij veprimi të jashtëligjshëm, "Bankers Petroleum" ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.2 milionë lekë. Për këtë shkelje, ky subjekt është penalizuar edhe

me 46.4 milionë lekësh të tjera gjobë duke e cuar detyrimin total që kompania duhet t'i paguajë shtetit në rreth 69.6 milionë lekë ose 696 mijë dollarë. Nderkohe burime prane Doganes thone se ne kete institucion ne date 19 korrik eshte çuar kerkesa e Agjensise se Burimeve Natyrore per te lejuar kompanine "Bankers" te importonte per nje vit, nga shtatori 2013 ne shtator 2013, 124 mije ton gazoil dhe 15 mije ton diesel. Kerkesa nga "Bankers" per AKBN ishte bere vetem ne daten 18 korrik. Duket se kjo eshte nafta qe importohet te cilen doganat po e kontrollojne dhe gjeten shkelje dhe gjobiten kompanine e cila detyrohet te shlyeje 69.6 milone leke.

Gjykata e Vlorës kërkon transferim të dosjes së Shpëtim Gjikës Dosja e të akuzuarit Shpëtim Gjika dhe të bashkëpandehurve të tij, për shpërdorim detyre dhe falsifikim pritet të zhvendoset në një tjetër qytet. Bëhet me dije se Gjykata e Vlorës, ka bërë një kërkesë për të transferuar dokumentacionin përkatës në gjykatën e një tjetër rrethi gjyqësor. Gjykata e Lartë do të jetë ajo, e cila do të vendosë nëse seancat gjyqësore ndaj Gjikës do të zhvillohen në qytetin e Vlorës ose jo. Dyshimet e trupit gjykues për kërcënime apo presion ndaj prokurorëve të çështjes, e kanë detyruar gjykatën të kërkojë transferimin e këtij procesi. "Bankers Petroleum" kundërshton Doganat:

"Disponojmë autorizimet e institucioneve shtetërore" Pas njoftimit të Doganave reagoi edhe "Bankers Petroleum" përmes një njoftimi për shtyp. "Çdo vendim i administratës doganore lidhur me pretendimin në fjalë është në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, dokumentacionin dhe faktet", thuhet në njoftim. "Bankers" për rastin e pretenduar thotë se, disponon të gjitha autorizimet e lëshuara nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për përjashtimin e këtij lloji karburanti nga pagesa e akcizës. "Këtë të drejtë e garantojnë ligjet, marrëveshja konçesionare, aktet nënligjore dhe vendimet e formës së prerë të gjykatave dhe ne do t'i drejtohemi gjykatës", thotë "BP" në njoftimin e saj.

Aksidenti me 4 viktima në aksin Elbasan- Peqin Mjeti tip "Seat" shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima. Ekspertet kane nxjerre se si ndodhi perplasja të hënën në rrugen Elbasan -Peqin ku humbën jetën 4 persona e u plagosën rëndë dy të tjerë. Sipas ekspertizes, automjeti tip "Seat" me drejtues Xhevit Beun nga Kavaja tentoi të parakalojë "Benz-in" me targë EL qe drejtohej nga Besim Dupi. Te dy keto automjete udhetonin nga Durresit ne drejtim te Elbasanit. Por ne kete moment, papritur u shfaq "Ford-i" me drejtues Halit Tabaku i cili ndodhej në kahun e tij dhe leviste nga Elbasani ne drejtim te Durresit. Perplasja ishte e menjehershme mes tre makinave. Dy prej tyre tentuan te shmangeshin, por sipas eksperteve, ishte vone, pasi te gjithe ishin me shpejtesi te larte.Te tre shoferet vdiqen ne vend, kurse nje nga pasagjeret humbi jeten ne spital.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 5 SOCIALE

Ambasada Italiane dhe Posta Shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen

Legalizimi i dokumenteve, procedura e re Tarifat e reja për përkthimin dhe legalizimin e dëshmive. Pagesat për shërbimin postar. Rregullat që do të ndjekin qytetarët për aplikim OSMAN DEDJA osman.dedja@gazetarepublika.al

M

e qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të përkthimit dhe legalizimit, si dhe për të ulur shpenzimet e qytetarëve, Ambasada e Italisë ka nënshkruar një marrëveshje me Postën Shqiptare, falë se cilës, duke nisur nga data 1 dhjetor 2013, personat e interesuar mund të paraqiten një herë të vetme pranë Zyrave Postare për të kërkuar njëkohësisht Vulën Apostile dhe përkthim/legalizimin nga ana e Zyrës konsullore te Ambasadës. Marrëveshja e re, përveçse do të lehtësoje procedurat për publikun, do te bëjë të mundur të ulet ndjeshëm

koha e nevojshme për legalizimin e dokumenteve (do te jenë të mjaftueshme vetëm 7 ditë pune për të marrë, si vulën apostile, ashtu edhe përkthimin ose legalizimin, me përjashtim të rasteve te jashtëzakonshme) dhe do te ulë shpenzimet për qytetarët. Veç tarifave të shërbimit konsullor dhe vulës apostile, qytetarit do t'i duhet të paguajë për shërbimin postar 350 lekë, në rast se do të paraqesë dokumentet në Tiranë, ose 500 lekë nëse do të

dorëzojë dokumentet në njërin nga 8 qytetet tek të cilët është funksional shërbimi. Shërbimi do te jete aktiv në Zyrat Postare qendrore të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit e Peshkopisë. Marrëveshja do të nënshkruhet sot orën 11.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, nga Ambasadori Massimo Gaiani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Ardit Çela.

përkthimin në gjuhën italiane, te kryer ekskluzivisht nga Instituti Italian i Kulturës, ose nga një përkthyes i betuar i njohur nga Ministria e Drejtësisë shqiptare (për listën e përkthyesve klikoni këtu). Ambasada Italiane, në këto raste, do të marrë përsipër legalizimin e firmës së përkthyesit të betuar ose të funksionarit të Institutit Italian të Kulturës, i cili ka kryer përkthimin.

Mënyrat e funksionimit të shërbimit

2) Procedurat e paraqitjes së dokumenteve: Qytetari duhet thjesht të drejtohet në njërën nga 9 Zyrat Postare të autorizuara, gjatë orareve zyrtare të zakonshme dhe pa e pasur të nevojshme të caktojë paraprakisht një takim, duke kërkuar shërbimin e kombinuar të Apostilës/ Legalizimit pranë Ambasadës Italiane, duke paraqitur dokumentet me ose pa përkthim, në varësi të llojit të dokumentit (shih piken 1). Zyra Postare do t'i kërkojë qytetarit të plotësojë një formular i cili përmban të dhënat e tij personale dhe kontaktet telefonike (për çfarëdolloj komunikimi nga ana e Ambasadës) dhe do të kthejë dokumentet, të pajisura me vulën Apostile dhe përkthimin/ legalizimin, brenda 7 ditë pune ( përveçse në rastet e jashtëzakonshme, për të cilat publiku do të jetë njoftuar më parë).

1) Paraqitja e dokumenteve me ose pa përkthim: Ambasada italiane kryen ekskluzivisht përkthimet në italisht të dokumenteve të

mëposhtme: certifikatave të gjendjes civile (certifikatë lindjeje, certifikatë personale, certifikatë të gjendjes familjare, certifikatë të trungut familjar, Ekstrakt akti lindjeje, ekstrakt të aktit të martesës, certifikatë martese, certifikatë vdekjeje) dhe dëshmi penaliteti. Pra, këto lloj dokumentesh mund të dorëzohen të pa përkthyera në Zyrat Postare. Ndërsa, të gjitha dokumentet e tjerë duhet detyrimisht të dorëzohen në Zyrat Postare, të pajisura me

3) Autorizimi për paraqitjen e dokumenteve: Dokumentet mund te paraqiten pranë Zyrave Postare njësoj, si nga titullari ( i cili duhet të ketë me vete një dokument identiteti) ashtu dhe nga një person i tretë, i pajisur me autorizimin përkatës. Personi i tretë i autorizuar, duhet të ketë detyrimisht një fotokopje të dokumentit të identitetit të

titullarit të dokumentit (tek i cili të jete e lexueshme mirë firma e të interesuarit) dhe një autorizim të nënshkruar nga ky i fundit ( KUJDES: firma tek autorizimi dhe ajo tek dokumenti i identitetit duhet të jenë identike, ne rast të kundërt autorizimi nuk do të pranohet). 4) Çmimet e shërbimit të përkthimeve/legalizimeve të dokumenteve: a) Përkthimi i certifikatave të gjendjes civile (certifikatë lindjeje, certifikatë personale, certifikatë e gjendjes familjare, certifikatë e trungut familjar, ekstrakt akti lindjeje, ekstrakt akti martese, certifikatë martese, certifikatë vdekjeje): 7 euro për certifikatë; b) Përkthimi i dëshmive të penalitetit: 14 euro për dëshmi; c) Legalizimi i të gjitha akteve të tjera te përkthyera: 17 euro për dokument SHËNIMN: Qytetarët duhet të paguajnë pranë Zyrave Postare ekuivalenten në lekë të tarifës konsullore të sipërpërmendur (çmimi në lekë ndryshon çdo tremujor, në bazë të taksës së këmbimit të përcaktuar nga Ambasada Italiane në Tiranë).

Ministri Gjiknuri takon drejtuesin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri priti në një takim Drejtorin e Komunitetit të Energjisë Z. Janez Kopac dhe zv.drejtorin Dirk Buschle, strukturë e cila shërben si një urë lidhëse për integrimin e Shqipërisë në tregun evropian të energjisë. Gjatë takimit u theksua roli unik që Komuniteti ka në procesin e zbatimit të reformës legjislative dhe strukturore në sektorin e energjisë. Afati i fundit 1 janar 2015 shtron nevojën urgjente për bashkëpunim në zbatimin e paketës së tretë të energjisë. Përfaqësuesit e Komunitetit deklaruan se performanca në implementimin e Acuis në fushën e eficencës së energjisë, energjive të rinovueshme, naftës dhe gazit në vitet e fundit është nga më të dobëtat në rajon. Sipas Sekretariatit, Shqipëria nuk ka bërë asnjë

progres në përshtatjen dhe zbatimin e Acquis dhe se duhet që të ndërhyhet në një kohë sa më të shpejtë. Ministri Gjiknuri e konsideroi energjinë tanimë një prioritet të padiskutueshëm të qeverisë dhe u angazhua për përmbushjen në një kohë sa më të afërt të të gjitha detyrimeve që kërkohen në raportet e Komunitetit të Energjisë. Ministri nënvizoi edhe faktin se tanimë në strukturën e Ministrisë i është kushtuar rëndësi edhe politikave për energjinë e rinovueshme dhe eficencës së energjisë ashtu sikurse krijimi i një sektori të veçantë për gazin. Në kuadër të diskutimit për problematikat e sektorit, Komuniteti i Energjisë sugjeron ndër të tjera rishikimin tarifës për bllokun e parë të konsumatorëve duke përcaktuar edhe më qartë shtresat vunerabël.

Ministrja Gjermeni pret përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit

Përpjekje e përbashkët për të promovuar ofertën turistike Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), për t'i informuar në lidhje me prioritetet dhe nismat e Ministrisë në fushën e turizmit, si edhe për të shkëmbyer mendime dhe sugjerime për problematikat në këtë sektor. Znj. Gjermeni theksoi se rishikimi i ligjit për turizmin, hartimi i Strategjisë së Turizmit 2014-2020, çështje që kanë të bëjnë me standardet, certifikimin dhe licencimin apo luftën kundër informalitetit janë prioritetet kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në sektorin e turizmit. Ministrja Gjermeni u shpreh se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Ministria është e angazhuar të ndërmarrë iniciativa për të promovuar ofertën turistike të Shqipërisë, ndërsa falënderoi sektorin privat për të gjitha përpjekjet dhe nismat e ndërmarra në këtë drejtim. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se përfaqësuesit e ATA-s , shoqatave të tjera të turizmit, shoqërisë civile, universitetet dhe gjithë grupet e interesit do të jenë pjesë aktive e diskutimeve për rishikimin e ligjit të turizmit, që do të nisin muajin e ardhshëm. Ministrja kërkoi gjithashtu që Zyrat e Shërbimit Turistik të informohen në mënyrë të vazhdueshme mbi problemet që paraqiten. Në takim u diskutua gjithashtu për krijimin e paketave të përbashkëta turistike rajonale, rritjen e kapaciteteve dhe kualifikimit të stafeve që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, çështjen e guidave turistike dhe trajnimin e tyre, mundësitë për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik dhe krijimin e lehtësirave të tjera për turistët e huaj, për të shtuar jo vetëm numrin e tyre, por edhe të ardhurat.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 6

SPECIALE

EKSKLUZIVE/ Flasin Luljeta Hidi dhe Artur Katuçi, përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar

Ndihma e parë, minuta e artë gjatë një rasti aksidenti Fenomeni i vdekjeve nga traumat, numër i lartë viktimash si pasojë e veprimeve të gabuara. Misioni primar i Kryqit të Kuq, sensibilizimi i qytetarëve "Çdo ditë kronikat e lajmeve, gazetave, medieve në përgjithësi hapen me lajme, ku në fokus ngelen aksidentet. Qofshin këto, aksidentimi i kalimtarëve në rrugë, apo dhe vetë drejtuesit e automjeteve, ndaj ngelet një ndër shqetësimet më të mëdha. Duke marrë shkas dhe nga iniciativa që është marrë për këtë dekadë, e cila quhet dekada e "Sigurisë Rrugore", për vetë faktin se numri i personave që humbasin jetën për shkak të aksidenteve po shkon gjithmonë e më shumë në rritje. Ndaj, ne si Kryqi i Kuq Shqiptar përpiqemi të punojmë përsa i përket sensibilizimit ose përhapjes së njohurive rreth ndihmës së parë, qoftë për publikun e gjerë apo dhe drejtuesit që pajisen me lejen e drejtim të automjeteve."-kështu rrëfen gjatë një intervista për Gazetën "Republika", Luljeta Hidi, Koordinatore e Programit "Ndihma e Parë". Sipas shumë raporteve që bëhen për shkaqet e aksidenteve dhe numrit të lartë të personave që humbin jetën, tregohet se një ndër shkaktarët që i çojnë drejt

Ndihma e parë, minuta e artë gjatë një aksidenti "Ndihma e parë është ai minuta e artë që quhet në Kryqin e Kuq. Kjo ndihmë jepet në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nga personat që ndodhën në vendngjarje. Lidhur nga ky fakt, programi i vënë në dispozicion prej tetë orësh, është një program i studiuar dhe sjellë si përvojë nga kryqet e Kuqe të vendeve të tjera. Tashmë Kryqi i Kuq Shqiptar, këtë program e aderon dhe me Certifikatën Europiane të Qendrës së Referencave Për Edukimin e Ndihmës së Parë."thotë Znj. Hidi. që nga lëvizjet e gabuara mund ti shkaktojmë personit pasoja akoma dhe më të rënda nga ato që ka pësuar gjatë aksidentit."-shtoj më tej Luljeta Hidi. Detaje interesante jep dhe Artur Katuçi, Shef i Departamentit të Komunikimit pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili tregon për rolin e këtij institucioni. "Kryqi i Kuq ka lindur nga lufta dhe aktiviteti i parë që është bërë në luftë. Ndaj

Si u krijua Kryqi i Kuq

në fokus ngelen aksidentet. Qofshin këto, aksidentimi i kalimtarëve në rrugë, apo dhe vetë drejtuesit e automjeteve, ndaj ngelet një ndër shqetësimet më të mëdha. Duke marrë shkas dhe nga iniciativa që është marrë për këtë dekadë, e cila quhet dekada e "Sigurisë Rrugore", për vetë faktin se numri i personave që humbasin jetën për shkak të aksidenteve po shkon gjithmonë e më shumë në rritje. Ndaj, ne si Kryqi i Kuq Shqiptar përpiqemi të punojmë përsa i përket sensibilizimit ose përhapjes së njohurive rreth ndihmës së parë, qoftë për publikun e gjerë apo dhe drejtuesit që pajisen me lejen e drejtim të automjeteve. Kjo punë ka nisur që bë vitin 2005, vit në të cilin është licencuar Kryqi i Kuq Shqiptar përsa i përket trajnimit të drejtuesve të mjeteve për marrjen e

dhe rritjen e numrit të personave të trajnuar dhe të aftë për ta dhënë këtë ndihmë të parë.

mjaftueshme 8 orë për një shofer për të marrë informacionet e duhura që të jetë i aftë të jap ndihmë gjatë

patentave. Por Kryqi i Kuq, ka pasur në fokus përhapjen e njohurive të ndihmës së parë që në vitin 91, një nga programet, krahas të dhënave të tjera ka qenë dhe ndihma e parë dhe përhapja e njohurive

- Duke marrë shkas nga çka përmendët më sipër, Kryqi i Kuq ofron dhe kurse për informimin e kursantëve që presin të marrin lejet e drejtimit të automjeteve. Mendoni se janë të

një rasti aksidenti, kjo duke marrë shkas dhe nga rastet e vendeve të tjera perëndimore? Ndihma e parë është ai minuta e artë që quhet në Kryqin e Kuq. Kjo ndihmë jepet

Aksidentet ndodhin, qytetarët duhet të jenë të përgatitur Duke qenë se është një fenomen jo vetëm shqiptar, aksidentet në rrugë dhe shkaqet kryesore të vdekjeve në Evropë dhe në botë është shumë i madh. Ndonëse në Shqipëri rastet për frymë popullsie janë edhe më të mëdha. Kryqi i Kuq Shqiptar, interesimin për ndihmën e parë nuk e ka të lidhur specifikisht me aksidentet rrugore, apo dhe me fenomenin e këtyre shkaqeve dhe pasojave që rrjedhin nga ajo. Në përgjithësi aksidentet ndodhin, katastrofat po ashtu, kjo është dhe në një farë mënyrë roli i Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili është i përgatitur për çdo rast që mund të ndodhë. Kështu, kudo mund të na ndodhin aksidente, në shkollë, në shtëpi, në punë dhe në rrugë ndodhin pa fund, mirë është që njerëzit të kenë njohuri për ndihmën e parë. Pra nga fakti që mund të ndodhin aksidente, ofrimi i ndihmës së parë, është një gjë humanitare që e prek në thelb njeriun dhe e bën vunerabël në një rast rreziku. Interesi i Kryqit të Kuq është që të thotë se duhet të kemi kujdes kur ndodh një aksident, dhe njerëzit të kenë disa reflekse normale dhe minimale që mund ti dinë. Ndaj dhe Kryqi i Kuq shkon nëpër gjimnaze, lobon për pjesëmarrjen dhe trajnimin e shumë nxënësve, të cilët do të jenë vullnetar dhe të kenë njohuri për ndihëm e parë që ofrohet në rast aksidenti, apo situata të tjera të rrezikshme.

Kryqi i Kuq u krijua për të ndihmuar njerëzit në nevojë në fushën e betejës. Henry Dunant, themeluesi i Lëvizjes së Kryqit të Kuq, ishte një biznesmen nga Gjeneva që u bë rastësisht dëshmitar i betejës së Solferinos në Itali më 1859 dhe u trondit thellë kur pa shumë ushtarë të plagosur të braktisur në fatin e tyre. Shumë prej tyre mund të shpëtonin prej vdekjes po t'u jepej ndihmë, por personeli sanitar që dispononin ushtritë në atë kohë, ishte shumë më i vogël se ç'nevojitej. Numri i viktimave të betejës së Solferinos arrinte në 40.000 vetë. vdekjes këta njerëz janë traumat e shkaktuara gjatë transportimit të tyre nëpër spitale. "Ka disa specifika dhënia e ndihmës së parë. Nëse këtë ndihmë të parë do ta japësh në një vend ku paraqet rrezik; më parë siguro veten dhe pastaj personat e aksidentuar. Por nëse nuk ndihesh i aftë ta japësh këtë ndihmë, mjafton një telefonat në Urgjencë, dhe më pas ti japësh kurajo të aksidentuarave. Jo të gjithë mund ta lëvizin personin e dëmtuar, pasi shpesh ndodh

ndihma e parë është shumë e lashtë, e cila lidhet me luftën, kalojë tek katastrofat dhe më pas me aksidentet."-kështu bën me dije Artur Katuçi. -Ç'mund të na thoni në lidhje me rastet e aksidenteve në vend, të cilat marrin jetë njerëzish pothuajse çdo ditë? A është në nivelet e duhura ndihma e parë që ofrohet gjatë këtyre aksidenteve? Çdo ditë kronikat e lajmeve, gazetave, medieve në përgjithësi hapen me lajme, ku

në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nga personat që ndodhën në vendngjarje. Lidhur nga ky fakt, programi i vënë në dispozicion prej tetë orësh, është një program i studiuar dhe sjellë si përvojë nga kryqet e Kuqe të vendeve të tjera. Tashmë Kryqi i Kuq Shqiptar, këtë program e aderon dhe me Certifikatën Europiane të Qendrës së Referencave Për Edukimin e Ndihmës së Parë. Ndaj, është e licencuar dhe temat janë mëse të mjaftueshme për të marrë njohuritë e duhura dhe bazë, ku secili person mund të ofrojë ndihmën e parë gjatë një situate rreziku. Pastaj ngelet në dorë të personave, të cilët kanë dëshirë që të zgjerojnë njohuritë e tyre për më shumë, janë të mirëpritur të kalojnë fazat e tjera të kursit. Por duhet thënë se kursanti për këto 8 orë merr njohuritë bazë, sipas temave të caktuar: Masat e sigurisë, si mund të bëhet një masazh kardiak, si mund të ndalohet një gjakdergje, deri tek helmimet dhe kafshimet e

®


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

SOCIALE

Vijon aksioni i Bashkisë, "Të mbajmë pastër Tiranën"

Bozdo: Rreth 1000 metër kub inerte do të zhvendosen nga kryeqyteti N

ënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka qenë dje në një tjetër pikë të kryeqytetit, ku po vijon aksioni i pastrimit nga inertet. Në 11 pika të identifikuara si tepër problematike, do të zhvendosen rreth 1000 metër kub inerte. Është një moment sensibilizues për çdo qytetar, për rëndësinë që ka mbajtja pastër e mjedisit ku jetojmë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë në ditët në vijim me fushatën sensibilizuese. Z. Bozdo ka falënderuar qytetarët për denoncimet që kanë bërë deri më sot në numrin 08000888, i vënë në dispozicion enkas për këtë qëllim. "Muaji nëntor do të vazhdojë të jetë për ne, sipas traditës më të mirë të Bashkisë së Tiranës, muaji i vullnetarizmit dhe i gjelbërimit. Jemi këtu, në vazhdim të aksionit tonë të ndërmarrë disa ditë më parë, për eliminimin e 11 "pikave të nxehta", të mbushura me inerte në qytetin e Tiranës, të identifikuara praktikisht prej shumë vitesh. Siç shikoni, jemi duke punuar në një nga këto

® përditshme që mund ti ndodhin njerëzve kudo. Ndaj është e mirëstudiuar që ky program është mëse i mjaftueshëm. Më pas varet nga personat sesa të aftë janë ata të gjenden përballë situatave të rrezikshme, ku të japin ndihmën e parë. - Një ndër faktorët e humbjes së jetëve gjatë aksidenteve janë traumat, të cilat ndodhin për shkak të dhënies të ndihmës së parë në mënyrë të gabuar. Si mund ta komentoni këtë fenomen, si specialiste e kësaj fushe? Në kurset tona, personit që e trajnojmë i shpjegojmë se ndihmën e parë mund ta jap kushdo, mjafton që të jetë i trajnuar sipas temave specifike. Por, ka disa specifika dhënia e ndihmës së parë. Nëse këtë ndihmë të parë do ta japësh në një vend ku paraqet rrezik; më parë siguro veten dhe pastaj personat e aksidentuar. Por nëse nuk ndihesh i aftë ta japësh këtë ndihmë, mjafton një telefonat në Urgjencë, dhe më pas ti japësh kurajo të aksidentuarave. Jo të gjithë mund ta lëvizin personin e dëmtuar, pasi shpesh ndodh që nga lëvizjet e gabuara mund ti shkaktojmë personit pasoja akoma dhe më të rënda nga ato që ka pësuar gjatë aksidentit.

FAQE 7 PASTRIMI I 22 NËNTORIT. VORPSI: NË AKSION SI PËR "ARMËT KIMIKE" Ka përfunduar hartimi i planeve të detajuara për pastrimin e territorit të 11 minibashkive në Tiranë, që do të kryhet më datë 22 nëntor . Prefekti i kryeqytetit ka mbledhur në një takim të posaçëm, kryetarët e njësive vendore por edhe përfaqësues të shoqërisë cilëve për të diskutuara në lidhje me planin e masave që do të zbatohet, jo vetëm për numrin e vullnetarëve dhe mënyrën se si do të organizohen ata, por edhe për vend depozitimin e mbetjeve si dhe transportimin e tyre. Ndërkaq ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që pavarësisht bindjeve politike të bashkohen ashtu si në protestat e fundit kundër ardhjes së armëve kimike, për të pastruar kryeqytetin nga mbetjet. "Shqiptarët e treguan se e donin mjedisin e tyre pa mbetjet kimike ku një shoqëri e tërë u angazhua përtej organizimeve politike. I ftoj të gjithë banorët e qarkut të Tiranës, si qarku më i madh i Shqipërisë që po me të njëjtën përgjegjshmëri qytetare t'i përgjigjen kësaj nisme mbarë botërore.'': tha Sadi Vorpsi, prefekt i Tiranës. Aktualisht janë rreth 100 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e të gjithë territorit të Shqipërisë, por këtij numri pritet ti shtohen dhe shumë qytetarë të tjerë. Në këtë aksion pastrimi do të marrin pjesë edhe vetë anëtarët e kabinetit qeveritar. Ata do të jenë në zonat ku ata janë zgjedhur, që së bashku me qytetarët të marrin pjesë në këto aksione pastrimi nga mbetjet.

PËRJASHTOHEN NGA STAZHI 30 STUDENTË TË KORÇËS, NUK IU NJIHET DIPLOMA PËR MËSUESI

pika. Janë më shumë se 150 metra kub inerte të cilat janë grumbulluar në këtë shesh, pas meje. I gjithë sheshi do të pastrohet, sipërfaqja e gjelbër do u kthehet qytetarëve. Do u kërkoja edhe me një apel civil, që ta ruajnë

mjedisin të pastër, siç do e dorëzojmë ne me ndërmarrjen tonë. Po sot, aksioni vijon në rrugën "Babë Rexha", ku janë edhe 50 metra kub të tjerë për t'u pastruar dhe një sipërfaqe e konsiderueshme e cila do kthehet në sipërfaqe të gjelbër.

Kjo pasi, ka disa mënyra, teknika lëvizje dhe kur paraqet domosdoshmëri kjo lëvizje. Jo gjithmonë mund të lëvizim një të aksidentuar, ndaj këto mësohen dhe trajnimet që ofron Kryqi i Kuq, nga mënyra sesi të lëvizim një të aksidentuar, ku duhet të përqendrohet. Ndaj personat duhet të jenë të aftë ta japin këtë ndihmë të parë.

grupeve vullnetare në ditë të caktuara, të organizuara nga vetë ata, orientimin e kalimtarëve në kryqëzime, në semafor. Kjo bëhet kryesisht në ato zona ku ka më shumë fluks njerëzisht dhe prioriteti jonë më shumë tek moshat e treta dhe fëmijët. Gjatë gjithë vitit merremi me trajnimin e nxënësve dhe studentëve, të cilët bëhen më pas vullnetar në këtë nismë. Ndërkohë, ne ofrojmë kurse trajnimi për publikun e gjerë dhe institucionet ose për bizneset dhe kompanitë, të cilat me kodin e punës duhet që 1 në 10 punonjës ta kenë të trajnuar për ndihmën e parë.

- Cilat janë disa nga projektet që ka në fokus Kryqi i Kuq Shqiptar, sa i takon sensibilizimit për ndihmën e parë? Siç e përmenda më lartë, qëllimi dhe misioni i Kryqit të Kuq është sensibilizimi dhe përhapja e njohurive të ndihmës së parë. Kryqi i Kuq Shqiptar, shtrihet në 39 degë në vend dhe ka zhvillon aktivitete nga më të ndryshmet. Aktivitetet e ndihmës së parë kanë një ditë kulmore, siç është 14 shtatori, "Dita Botërore e Ndihmës së Parë", e shpallur dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gjysmës së Kuqe, por që nuk ndërpriten gjatë gjithë vitit. Veprimtaritë tona janë të alternuara, sensibilizim, shpërndarje materialesh informuese, por njëkohësisht këtë vit i është dhënë prioritet sigurisë rrugore. Puna jonë ndoshta duket modeste, por ne përpiqemi të bëjmë nëpërmjet

- A shprehin interes të rinjtë shqiptar për të qenë pjesë e grupeve vullnetare të Kryqit të Kuq? Për të fat të mirë, tashmë kemi një fluks të pjesëmarrjes së vullnetarëve të shkollave të mesme, pasi ata bëjnë dhe një kurrikul në shkollë, e cila lidhet me këtë temë. Ndaj të gjitha këto shkolla, publike dhe jo publike, të cilat i drejtohen Kryqit të Kuq Shqiptar, por jo vetëm për programin e ndihmës së parë, por dhe për shumë të tjera. Pas gjithë këtyre fazave, ata trajnohen dhe bëhen pjesë e vullnetarëve aktiv të Kryqit të Kuq Shqiptar. Punuan: Edlira MEMA Osman DEDJA

Në ditët në vijim, po ashtu ne kemi edhe pika të tjera të identifikuara, por ky është një aksion i cili do të vijojë, deri sa të eliminohen të gjitha pikat me mbetje inerte, që ne kemi identifikuar"- u shpreh nënkryetari Bozdo.

Studiuan 5 vite ne Universitetin e Korçës, por diplomat ju quhen te pavlefshme. Rreth 30 te sapodiplomuar ne fakultetin e mësuesisë, u përjashtuan nga stazhi. Vendimi është i drejtorisë arsimore te Pogradecit dhe Ersekës. Mungesa e titullit "mësues", duket se është argumenti për pezullimin e tyre nga stazhi. Rektori i universitetit Fan Noli ka mbetur I çuditur. Formati i diplomave është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe vlefshmëria e tyre nuk duhet te diskutohet, thotë ai. Rektorati i universitetit i ka kërkuar drejtorive arsimore te vendosin kontakte për te gjetur zgjidhje problemit.

FLET ARTUR KATUÇI, SHEF I DEPARTAMENTIT TË KOMUNIKIMIT NË KRYQIN E KUQ:

Bashkëpunim me institucionet publike për dhënien e ndihmës së parë Kryqi i Kuq Shqiptar nuk ka marrë përgjegjësi që të përgjigjet me ndihmë të specializuar. Sigurisht ne kemi bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Transporteve. Ky vit është shpallur nga Kombet e Bashkuara si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gjysmës së Kuqe, si dhjetëvjeçari i sigurisë rrugore. Aktivitetet fokusohen gjithmonë në këto lloj dite, siç është dhe 14 shtatori. Lidhja me institucioneve tona shtetërore është humanitare dhe njerëzore, siç është në rastin e fushatave sensibilizuese me dhurimin e gjakut.

Seancat 8-orëshe për kurset e shoferëve që zhvillon Kryqi i Kuq Sa i takon zhvillimit të seancave të kursit për drejtuesit e mjeteve, 8 orë janë të mirëstudiuara nga specialistë në këtë fushë, modele rezultative që vinë nga jashtë. Por nga pikëpamja humane, nëse do të drejtoheshim se a mjaftojnë 8 orë për të qene i gatshëm për të dhënë më pas ndihmën e parë, kjo është diçka relative. Kur flasim për ndihmë të parë, në radhë të parë flitet për veten dhe njerëzit e tjerë me të cilët jemi shoqëruar. Ndaj misioni i Kryqit të Kuq është që të sensibilizojë dhe të tregojë se është një rast akut dhe humanitar, ku çdo njeri mund të përballet me një rast rreziku, si ne, por edhe njerëzit me të cilët ndodhemi. Kur thuhet se pjesë e procedurave për tu pajisur me patentë, shumica e shqiptarëve e kanë me përtesë këtë gjë, dhe u duket si humbje kohe. Por më pas shumica e tyre, ikin me një imazh tjetër duke menduar se kursi ishte interesant dhe mësuam gjëra që si dinim. Ne si Kryq Shqiptar nuk ofrojmë vetëm seanca 8-orëshe, kjo është minimumi që i jep ligji, por ofrojmë dhe seanca 10 -14 ditore, kjo sipas dëshirës së personave. Ndaj, misioni i Kryqit të Kuq është fakti që ti tregojmë njerëzve që aksidentet ndodhin dhe se ata duhet të jenë të përgatitur gjatë një rasti rreziku.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 8 SHËNDET

Hipertensioni arterial: Si ta kontrolloni? T

ensioni arterial (t.a) është presioni që gjaku ushtron tek muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, arteriolave, venave dhe kapilareve që kundërshtojnë fluksin e gjakut. Modifikimi i dietes: Është përgjithësisht i pranuar fakti që zvogëlimi i sasisë Na+ (kripë kuzhine, e përberë nga Na+ dhe Cl-) është i dobishëm në njerëzit me hipertension. Ka rezultuar që një dietë që korrespondon me gjysmën e sasisë së Na që është prezent në ushqimin e vendeve të industrializuara mund të ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe atë minimal në 5-6 mmHg. Problemi më i madh në aplikimin e uljes së sasisë së sodiumit(Na) në dietën e pacienteve me hipertension arterial është vështirësia e pacienteve për ta pranuar dhe respektuar për kohë të gjatë këtë lloj diete. Shtesa e kaliumit (K): Një dietë e pasur me kalium ka një rol mbrojtës nga komplikacionet e zemrës dhe enëve të gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund të ulë vlerat deri 9-10 mmHg për tensionin maksimal dhe 5 mmHG për atë minimal. Shtesa e magnesiumit Shtesa e magneziumit mund të ulë tensionin arterial mesatar deri në 8-10 mmHg. Ushtrimet fizike: Nga aktivitetet fizike të mundshme të tipit dinamik dhe aerobik mund të përmendim jogging, vrap, çiklizëm, marshim, not, që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës. Stërvitja e aplikuar të paktën 3 herë në javë për 30 min ose më shumë, është në gjendje të ulë tensionin arterial deri në 5-10 mmHg për maksimumin, dhe 10-15 mmHg për atë minimum. Zvogëlimi i peshës trupore: Rregullimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte kolaterale për uljen e vlerave të t.a. Mund të thuhet se me një humbje të 1 kg arrihet ulja e presionit në 1 mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën ideale dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, n.q.s arrin peshën ideale do t'i rikthehen edhe vlerat optimale të presionit. Reduktimi i alkoolit: Nuk ka dyshim që një ulje e sasisë së alkoolit luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht përdorin alkool.

Si te eliminojme yndyrat ne gjak Yndyrat ne gjak shkaktohen nga shume faktore, por kryesore eshte kequshqyerja Ne qofte se nje organizem funksionon ne rregull, ai eshte i afte te marre lendet ushqyese qe i nevojiten dhe te nxjerre jashte ato qe nuk duhen. Per kete njerezit duhet te jene te ndergjegjshem per ushqimet qe konsumojne dhe antibiotiket qe marrin. Efekte te ilaçit bimor Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili perthithet direkt nga organizmi, ka dhene rezultate te mira per tretjen e yndyrave ne gjak. Ne saje te perberesve te tij, qe jane: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra te lengshme vegjetale, ky ilaç jo vetem tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut. Preparati bimor No-Colest gjendet ne dy forma te ndryshme, qe jane No-Colest kapsule dhe No-colest suko. 1.No-Colest ne forme kapsule eshte nje ilaç ushqyes me baze orizin e kuq te fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, te pasura me acide te yndyrshme omega 3. 2.Ndersa No-Colest suko eshte nje ilaç ushqyes me baze fibrash te lengshme vegjetale qe ndihmojne per uljen e thithjes se yndyrnave dhe sheqernave qe merren me ushqim.

Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për të sëmurët nga diabeti

Përdorimi i kafeinës dhe nikotinës: Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zemrës dhe një rritje të përkohshme të t.a. Kërkime për përdorimin kronik të kafeinës nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis përdorimit të kafesë dhe vlerave të t.a. Efekti favorizues i duhanit në arterioskleroze është dokumentuar tek vdekjet për kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpirësit e mëdhenj. Dallimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi t.a. zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientet me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje. Disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigja është tepër optimiste. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, d.m.th. hipertensioni jo shumë i lartë mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitëmjekësore për të pasur rezultat më të mirë. Simptomat Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse: * Dhimbje koke * Marramendje * Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks * Pagjumësi * Urinim i shpeshtë

* Etje e madhe * Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. Shëtisni Specialistët ju këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobie, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme (si psh. test i lodhjes etj.). Ndërprisni duhanin Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se akoma edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut, që qarkullon në brendësi të kapilarëve, rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet. Kontrolloni stresin Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjale të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e

tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës. Kini kujdes regjimin ushqimor Preferoni: Peshk-zarzavate * Peshqit (si sardelet, salmoni etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si p.sh. eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit; derrit, pulës etj. deri në një herë në javë. * Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre "sulmohet" nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në saje të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi. Rregulloni temperaturën e shtëpisë I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.

Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë antioksiduesve që te çdo kokërr e saj gjendet me shumicë. Një seri kërkimesh të zhvilluara në Norvegji, Spanjë dhe Amerikë nga viti 2004 e deri në 2006, tregojnë se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në një dietë standarde që bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. "Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi, nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve",- konfirmon Laura Rossi, një nga studiueset e "Inran". Roli i kafes ndaj sëmundjeve Studimet e "Inran", të realizuara nga instituti farmakologjik dhe "Coffe Science" në Britaninë e Madhe, tregojnë për rolin e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme: dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë shumë rrezikun për t'u sëmurë nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme të realizuara në 2006-ën kanë vënë në dukje lidhjen mes konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë, ose tumore të tjera në mëlçi. Megjithëse duhet theksuar edhe fakti se nëse konsumi që këshillojnë mjekët, nga 2 deri në tre filxhanë në ditë, shkon në 5 ose 6, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat deri sa arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë, 10 në ditë. Megjithatë, vetëm në një rast kafeja nuk mund të na "mashtrojë": fakti se përmban substanca që mund të ndikojnë në rënien në peshë. Veprimi i saj konsiston në ndarjen e molekulave yndyrore që tentojnë të rriten dhe kjo është e vërtetë. Por më pas, për t'i shkatërruar plotësisht këto lipide, njeriu ka nevojë për aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezës, përmirësimi i aktiviteteve sportive, janë karakteristika të tjera të kafeinës, që nuk mund të cilësohen si përgjegjëse kryesore për dobësimin.

Tri gota çaj të zi çdo ditë ulin tensionin e gjakut dhe e ruajnë zemrën Studimet zbulojnë se pirja çdo ditë e, së paku, tri gotave çaj të zi, e ul tensionin e gjakut për dy deri në tri milimetra në zhivë, si dhe e ruan shëndetin e zemrës. Tre filxhanë të çajit të zi në ditë ulin shtypjen e gjakut, kanë treguar hulumtimet austriake të bëra te njerëzit e moshës prej 35 deri në 75 vjeç, publikon "Daily Mail". Grupi i parë i vullnetarëve gjatë 6 muajve çdo ditë kanë pirë tre filxhanë çaj të zi, ndërsa grupi tjetër kanë pirë placebo. Ata që kanë pirë çaj, kanë pasur ulje të tensionit për dy deri në tri milimetra në zhivë, dëshmojnë hulumtimet. Besojmë se këto rezultate do të rezultonin tek ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sëmundja e zemrës për 10 për qind - thotë udhëheqësi i hulumtimeve, Dr. Hodgson. Çaji është pija e dytë më e popullarizuar në botë, menjëherë pas ujit. Çaji është i pasur me polifenol dhe me antioksidues, që e ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit. Hulumtimet e mëhershme të Universitetit të Harvardit kanë treguar se çaji e përmirëson imunitetin.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

SHËNDET

Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin? E

kspertët propozojnë alternativa të reja për problemin sedentar dhe të qëndruarit ulur për shumë orë në ditë, në fillim në punë dhe më pas në shtëpi. Do të mjaftonin pak ushtrime për të luftuar efektet negative. Qëndrojmë të ulur, madje shumë të ulur për shumë orë të ditës, ndoshta në punë dhe më pas, pasi kthehemi në shtëpi bëjmë të njëjtën gjë. "Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë. Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit. Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Të gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë", komenton mjeku David Konroi(David Conroy) nga Pensilvania. Duke u nisur nga këto konstatime, prof. Konroi dhe kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë përfshirë një grup studentësh që duhet të mbanin një ditar ditor në të cilin duhet të raportonin sasinë e kohës që qëndronin ulur dhe qëllimin e tyre për ta reduktuar këtë kohë ditën e nesërme. Pjesëmarrësit në studim u pajisën gjithashtu me një mjet që monitoronte efektivitetin e

Ku gjendet Vitamina C Për fat të mirë, kjo vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut nuk është e vështirë për t'u gjendur. Kështu Vitamina C gjendet tek; molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet. Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek mëlçitë e viçit

Kura të dobishme për ulcerën e stomakut Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku. Mjalti Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes. Çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga stomaku

veprimtarisë fizike ose jo që ishte një ulje apo një veprim. Sipas Konroi, kur qëndrojmë ulur, ka shumë pak aktivitet fizik të muskujve që përdorim për të ndenjur në këmbë dhe për të lëvizur. Rrjedhimisht, metabolizmi i energjisë zvogëlohet. Ashtu siç e tregojnë edhe studime të mëparshme, vetëm qëndrimi në këmbë djeg mesatarisht 50 kalori më shumë. "Kemi gjetur që pjesëmarrësit qëndronin të ulur pothuajse dy të tretën e orës së tyre. Ne kemi zbuluar gjithashtu se qëndrimi ulur ndryshon në varësi të ditëve të javës. Personat kalojnë më shumë kohë të ulur të martave, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe më pak të shtunave dhe të dielave", shpjegon Konroi. "Përveç këtyre ne kemi gjetur se

qëndrimi ulur është një zakon. "Për më tepër, ne kemi gjetur se ulur është një zakon. Sa më shumë të jetë i rrënjosur ky zakon te një person, aq më e vështirë është për ta thyer atë", shton eksperti. Pra zakoni i të qëndruarit ulur është një gjë që vepron si drogë, le të themi sepse sa më shumë të qëndrojmë ulur aq më shumë shtohet "dëshira" e tillë. Për shkak të dëmeve që ky zakon i keq mund të shkaktojnë (të gjitha janë të njohura dhe mjaft serioze), prof. Konroi dhe kolegët e tij, i ftojë njerëzit të synojnë një qëllimin fillestar të vogël, duke i inkurajuar të marrin një pushim për 5 deri 6 minuta në çdo orë. "I ftojmë njerëzit të dalin të freskohen apo të pinë ujë ose të ecin vazhdimisht nëpër zyrat apo ambientet e punës. Nëse bëni

ndërprerje të shpeshta gjatë kohës që qëndroni ulur, është e mundshme që me kalimin e kohës të grumbulloni përfitime me vlerë për shëndetin tuaj", thotë Konroi. Për të dhënë shembullin e mirë, prof. Konrei e ka kthyer tryezën e tij në një lloj mekanizmi që i lejon që të qëndroj si ulur ashtu edhe në këmbë gjatë kohës që punon. "M'u desh pak kohë për t'u mësuar të qëndroja në këmbë gjatë punës. Pjesa e poshtme e shpinës më dhembi shumë për disa ditë. Për ta lehtësuar këtë mënyrë të punuari është më mirë të vishni këpucë të denja apo të rehatshme. E bukura është se pasdite nuk e kam më atë "kolaps" fizik. Kjo është eksperienca ime në të bërit disa ndërprerje gjatë orëve të qëndrimit ulur", përfundoi Konroi.

Vitamina C - vitamina që të zgjat jetën Vitamina C është e mbushur me "virtyte" dhe është një "gur i çmuar" për një shëndet të mirë. U bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha është e nevojshme për ata, që pinë cigare, apo dhe ata që vuajnë nga anemia, grave që janë shtatzënë po edhe për ata që janë në moshën e tretë. Është e nevojshme që të jetë e pranishme në ushqimet tona gjatë gjithë vitit, por ka një efekt të madh në ndryshimin e stinëve dhe është një mbrojtje e mirë për sistemin imunitar kundër sëmundjeve të stinës.

FAQE 9

dhe lopës. Përdorimi: në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti, në zvogëlimin e kolesterolit në gjak, ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve, pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit, ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda, ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit, vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij, lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike, zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte

Alkooli Personat që prekën më shpesh nga sëmundja e ulcerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos të ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar së cilat janë shkaqet. Aspirina Njerëzit që vuajnë nga ulcera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku. Kafeja Të sëmurëve, që vuajnë nga ulcera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Madje, nuk u rekomandohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit. Ulliri veti kuruese për stomakun Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak. Kuron 1-Arteriosklerozën 2-Tensionin e lartë 3-Ul temperaturën e lartë 4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak 5-Rregullon metabolizmi 6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë Bananet ulin aciditetin e stomakut Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. "Dy deri tre banane në ditë janë optimale", thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të. Kuron 1-Ulin tensionin e lartë 2-Janë kundër diarresë 3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale 4-Banania mbron stomakun

pengon sterilitetin mashkullor, ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit, Thithja - absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi. Kush ka nevojë për dozë më të madhe… Në radhë të parë janë duhanxhinjtë, sportistët, të

sëmurët, punëtorët me punë të rëndë fizike, si edhe ata që në vend të punës kanë strese. Në familjen tonë është treguar efikas në rastet e ftohjeve, dhembjeve të fytit apo kur jemi të lodhur kryesisht marrja 1.3 deri në 5 tableta C- 1000, dhe kështu me preventivën efikase arrijmë të pengojmë dhembjet inflamatore, d.m.th., i ikim shërimit me antibiotikë.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FO TOREPOR TAZH FOT OREPORT

FAQE 10

Nga Kanioni Bryce tek Big Ben… vendet me spektakolare në fokusin e fotografit Një volum i ri fotosh nga ekspertët e udhëtimit të Lonely Planet vendos një perspektivë unike dhe të re në disa nga skema më frymëzuese të botës. Shikoni sipër nga fundi i Utah, merrni ngjyrat e Parkun Kombëtar të Kanionit Bryce…ndërmjet fotove gjendet dhe pamja e Big Ben në Londër që provo se edhe njeriu ka krijuar pamje të mrekullueshme si nëna natyrë. Titulli i librit, Bota e Mrekullueshme e Lonely Planet, nuk zhgënjen. Marrë nga albpress.org


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 11

KOMENT

Hoti i Vendit në truallin etnik të Autariatëve

Nga Ramiz Lushaj

H

oti i Vendit, djepi historik i fisit të Hotit e, tashti, fshat i vogël komunar, nja 5 km larg liqenit të Plavës, shtrihet në një nga luginat juglindore të krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë, në një sipërfaqe të mbetun së vonit vetëm në rreth 20 mijë ha toka vrrini e bjeshktare. Kujtesa historike qyshse nga Mesjeta e Hershme ia njeh disa emra etno-gjeografik:[1] Hoti i Tarës e i Limit, Hoti i Stratiotëve, Hoti i Vendit, Hoti i Plavës, Hoti i Kunjit; ia njeh disa organizime etno-historike: mal, fis, bajrak; ia njeh disa (ri)organizime administrative me karakter politik-shoqëror-ushtarak-

ekonomik-kulturor: Malet e Hotit (prej shek.VIII), Hoti i Stratiotëve (shek. IX-XI), Kontea e Hotit, Kapedania e Hotit, bajraku i Hotit, fshati komunar i Hotit. Në shekuj jete të përballjeve me vështirësi historike Hoti i Vendit u rrudh së tepërmi etnikisht derisa mbeti në një nga pesë gropat e mëdha pasakullnajore të Plavë-Gucisë, në pellgun e Jasenicës [3] me rrethina, në një nga krye/ qëndrat e tij të kahershme. Në kohëra ma të afërta u përqëndrue pothuaj krejtësisht në një pjesë hapësinore të këtij pellgu, përgjatë dy faqeve të luginës të bukur lumore të Hotit, e cila niston me 1050 metra lartësi mbidetare. Krahina komunare e Plavë-Gucisë, njësi etno-gjeo-administrative e sotme e së cilës është edhe Hoti

i Vendit, nëpër mijëvjeçarë ka pasë shtrirje territoriale etnohistorike të madhësive të ndryshme. Në kohën e ilirëve Autariatë, të Perandorisë Romake, si dhe para, gjatë e pas Mesjetës, në fillimet e pushtimit otoman, shenon disa periudha përkohore që sipërfaqja i arrinte deri në tre apo katër herë ma e madhe nga ç'është në ditët e sotme (486 km2 ). Kjo krahinë etnike shqiptare herëpashere, qyshse në lashtësi, njihej me emra të ndryshëm. Në shek. XIV përmendet si "Zhupa e Plavës", në shek. XV, në ato fillime të pushtimit otoman rregjistrohet si "Vilajeti i Plavës",[4] në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dokumentohet si "Kazaja e Gucisë",[5] në kohën e aneksimit zyrtar nga Mali i Zi (nëntor 1913) u quajt "Kapitenia e Plavë-Gucisë",[6] në dekadat e fundit vetëm "Komuna e Plavës" apo siç e fjalathemi në traditë: "Komuna e PlavëGucisë". Prej hejcekurit krahina e sotme e Plavë-Gucisë mbante e mbronte në identitetin e vet etno-gjeografik dhe njihej e përcillej në traditë etnohistorike, edhe si "Bjeshkët e Nemuna të Vizitorit e të Komovit". Vargmali i Komovit, pjesë e Alpeve Shqiptare dhe

në hapësirën e Bjeshkëve të Bekuara (Nemuna), shtrihet në mes dy lumenjëve: kah lindja e tij në rrjedhën e epërme të Limit (komuna Plavë-Guci) kah perëndimi në rrjedhën e Tarës (komuna Andrijevica), shtrihet pothuaj në mes dy maleve: kah jugu e juglindja deri kah mali Kollata e Keqe[7] (2.534 m. ma i larti në Mal të Zi) në kufi me Shqipërinë Londineze dhe në veri deri kah mali Bjelasica (2.193 m) në kufi me komunën Beranë. Në lashtësinë pellazgoilire, edhe në anë të vargmalit të Komovit me rrethinat lumore, banonin, jetonin e luftonin Autariatët, një nga fiset ma të fuqishme në historinë e kombit shqiptar e të kontinentit europian, paraardhësit genetik të fisit të sotëm të Hotit të Vendit. Pikërisht në masivin

malor të Komovit nja 40 km i gjatë e 30 km i gjërë, në rreth 2.000 m. lartësi alpine, burojnë dy rrjedhat e vrullshme ujore të Opasanicës e të Verushës, të cilat bashkalidhen ndërveti e formojnë lumin e kthjelltë Tara, me histori e bukuri natyrore të rrallë. Tara, pjesë e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESKO-s dhe e Parkut Nacional Dutmitor (Mali i Zi), rrugëton 104 km nëpër luginë malore e kanionin e saj të madh e të gjatë, ma të madhin në Europë e të dytin në botë. Përgjatë këtij lumi alpin, në territorin gjeo-politik të Cerrnagores, shtrihen komunat e sotme: Plavë-Gucia, Andrijevica, Kolashini, Berana, Mojkovaci, Zhabljaku, Bijelo Polje, Plevla. Në uljen kuotore 470 m. lartësi mbidetare, lumi Tara, bash në hymje të shtetit federal të BosnjeHercegovinës, ndërmjet fshatrave Shqepan Pole e Hum, ujëlidhet me lumin e Pivës. Aty ndryshon emrin në "Drina" dhe ecën 40 km nëpër pjesën lindore të B-H multietnike në qytetet Foçë (Republika Serbskja e BH), Gorazhdë (Bosnja), etj . Drina, si vazhdim i Tarës, në bashkësinë lokale Megjegjë afër Vishegradit të Republikës

Serbskja, e kryen bashkimin e tretë, në lartësi 300 m. mbi nivelin e detit. Bigohet me lumin Limi që vrellon nga Vermoshi i Kelmendit të Gurit e liqeni i Plavës, ujë-ecën nëpër tri komuna të shtetit malazez: Plavë-Guci, Berana e Bjello Pole dhe në tri komuna të Sanxhakut Shqiptar, nëpër Prijepolje, Sjenica, Nova Varosh, gjersa në Priboj kapërcen kufinin për në Vishegrad. Drina, si lumë i bashkuar, prapë e ruan emrin e vet ilirian teksa shtegton, kryesisht si vijë kufitare, në mes Republikës Serbskja të B-H dhe Sanxhakut Shqiptar, Serbisë e Vojvodinës, ku - tek kjo e fundit, derdhet në lumin Sava e, prej këndejna, në Danub e në Detin e Zi aziatik. Dy lumenjtë Tara (Drina) e Limi, si rrallkund në botë, burimojnë nga i njëjti

vend, nga vargmale të Komovit me rrethina e, pasi nistohen në drejtime të ndryshme nëpër Mal të Zi, Sanxhak (Serbi) e Bosnjën lindore, bashkohen prapë sëbashku në afri të Vishegradit, në ultinën e atyshme me 300 m. lartësi mbidetare. Edhe natyra i bashkon lumenjtë e lindur në tokën e vet shqiptare, po sllavët i duan shqiptarët etnik të ndarë në disa shtete në Ballkan. Këta dy lumenj në hartë e në realitetin gjeofizik japin edhe konfiguracionin e një llampe gjigande. Kjo do me thanë se në "gjeneratorët" e historisë etnike mijëravjeçare shqiptare duhen ndezë dritat e të vërtetave historike të fshehura, të manipuluara, të ridimensionuara që të ndriçojmë aq sa dijmë, aq sa mundemi, sa ma shumë e sa ma mirë në të gjitha kohërat e për të gjithë brezat. Hapësira gjeo-fizike ndërmjet lumenjve Tara e Limi e, dekteri tek Piva në anën tjetër, ishte trevë e lashtë etno-historike e fisit ilir të Autariatëve, paraardhësve të fisit të sotëm të Hotit. Tara (Drina), si të thuash, është gati në mes të Limit e Pivës. Gjeografi e historiani emblematik i Antikitetit, Straboni, qyshe në shekullin e parë të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, tek vepra e tij e shquar "Geographica", shprehimon realitetin historik se Autariatët ishin "në një kohë njerëzit më të mëdhenj e më të fuqishëm ilirë". Akademiku austriak Karl Ludwig Patsch na jep dëshmi për praninë etnike të fisit ilir të Autariatëve në këtë trevë. Ai, ndër të tjera, e lidh "qenësinë e Autariatëve" me emrin e "lumit Tara në verilindje të Malit të Zi" [8] (Au-Taraiatët). Ky autoritet i lartë shkencor, studiues edhe i historisë së Autariatëve ilirë, i ka përcaktimet e themelta pasi ishte një akademik i katërfishtë: ballkanolog, sllavolog,

boshnjakolog, albanolog. Ishte një nga studiuesit ma të mëdhenj të historisë mbi e nëntokë të B-H, themelues e drejtor për 14 vite (1904-1918) i Institutit Ballkanik për BosnjeHercegovinën, nga viti 1893 deri më 1918 kreu disa ekspedita arkeologjike të jehonshme në BH (1893-1918), etj. Në vendin e vet ishte antar i Akademisë së Shkencave të Austrisë, antar i Institutit Arkeologjik Austriak, profesor i historisë sllave e i arkeologjisë në Universitetin e Vjenës, etj., gjersa u vra në vitin 1945. Njëherash, ky akademik i njohur, ndihmoi në Muzeun Kombëtar të B-H (1898) e në atë të Shqipërisë Londineze (1922), i botoi disa vepra shkencore edhe për ilirët në Ballkan, për B-H, etj. Arkeologu i njohur shqiptar, prof. dr. Neritan Ceka dokumenton se "fisi i madh ilir i Autariatëve banonte në luginën e lumit Tara". Ky fakt ka dy rrënjë shkencore: Është botuar në veprën shkencore mbarëkombëtare "Fjalori Enciklopedik Shqiptar", punë dhjetëvjeçare kolegjiale redaktuese e botuese e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Tjetra: Autori është shkenctar, antar i Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutin e Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutin Koldeway-Gesellschaft në Gjermani, autor i disa librave shkencor për Ilirinë, etj. Vepra shkencore akademike "Historia e Popullit Shqiptar", botimi ma i fundit i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (2002), tekst zyrtar mësimor për shkollat shqipe, dëshmon se Autariatët ilirë ndodheshin "në viset e Bosnjës së brendshme". Në ecje drejt kësaj të vërtete historike topografia e fiseve ilire jep shpjegime të qarta. Në Bosnjën Jugore, në brigjet e lumit Neretva[10] deri në bregdet, ishte fisi i madh i Daorëve.[11]

Në Bosnjën e Epërme, përgjatë lumit Bosnja,[12] shtrihej fisi ilir i Dasaretëve,[13] ndërsa në brigjet e lumit Vërbas,[14] banonte fisi ilir i Breukëve,[15] prej të cilëve u shkëput edhe një degëzim tjetër, ai i Kolapianëve e u vendos në brigje të përtejme të lumit Sana,[16] kurse fisi ilir i Andizetëve [17] hodhi rrënjë jete në dy anët e lumit Speça.[18] Mitologjia e lashtë flet për lidhje gjaku në mes Autariatëve me Daorët e Dasaretët (e degëzime të tyre), të cilët ishin dajë e nipa ndërveti. Në verilindje të Bosnjës, në Mitrovicën e Sremit të provincës së Vojvodinës, përtej bashkimit të lumenjve Drina e Sava, ishte fisi ilir luftarak i Amantëve. Në kryerrjedhë fillestare të Limit, prej nga Vermoshi alpin e në anë të lumit Piva, jetonin Ardianët. Në afri të Limit, nga liqeni i Plavës deri në Vishegrad, ishin fiset dardane: Dardanët Alpinë ( Malësi e Gjakovës, Junik, Deçan, Peja, Rrozhaja, etj.); Skirtonët përgjatë rrjedhës së lumit Valbona (degëzim i Dasaretëve, paraardhësit e fisit të Ponarëve), pirustët, etj. Pra, në mes shtrirjes etnike gjeo-fizike të këtyre fiseve ilire, pikërisht në viset e brendshme të Bosnjës, krahashtrirë në dy anët e Limit e të Tarës (Drina) e Piva dhe deri në thellësi kah Sarajeva, drejt brigjeve të lumit Bosnja, ishte fisi i madh ilir i Autariatëve,[20] paraardhësit e fisit të Hotit të Vendit. Autariatët, të cilët i përkasin kulturës kombëtare iliro-shqiptare të GlasanacMatit, arritën të formonin një mbretëri gati perandorake, të ngrinin një qytetërim të madh si Piramidat në Visoko, të ndërtonin 100 kështjella e mijëra tumule, të ishin ndër tregtarët ma të fuqishëm në brigjet e Adriatikut e të Jonit, të luftonin deri në rrjedhën e fundit të Vardarit, në ishujt e Greqisë, në Itali, në Bullgarinë e sotme, në Dalmaci.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 12

KOMENT

Sfidat e shoqërisë civile në favor të interesave të komunitetit P

rotestat e ditëve të fundit kundër demontimit në territorin e Shqipërisë të armëve kimike siriane vlerësohen nga përfaqësuesit e OJQ-ve si një pikë kthese dhe reflektimi për rolin e publikut në vemdimmarrje. Zinxhiri i protestave në të gjithë territorin e vendit për të kundërshtuar procesin e demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri mbetet ende një temë debate në opinionin publik. Më shumë në fokus është lëvizja qytetare jashtë ndikimit partiak, është roli dhe angazhimi konkret i shoqërisë civile në përballjen me problemet e komunitetit. Disa me optimizëm, të tjerë me përmbajtje, më shumë se atë që ndodhi, vlerësojnë efektet dhe pritmëritë për të ardhmen. Pamje nga protestat e

zhvilluara në Tiranë Pamje nga protestat e zhvilluara në Tiranë Për drejtorin e Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Aliaj, vala e protestave në ditët e fundit ishin një ngjarje e rëndësishme për shoqërine shqiptare. Jo vetëm se u krijua sensibilitet dhe përgjegjesi për një problem jetik, por dhe, sipas tij, u dhanë shenja të rilindjes së shoqërisë civile. Kishte vite që opinioni publik tregohej skeptik lidhur me funksionimin dhe impaktin e angazhimit të organizatave joqeveritare, thotë Aliaj për DW."Perceptimi ka qenë për shumicën prej tyre se ishin kthyer në shtojca të partive dhe grupeve politike të

interesit. Pra, me këtë imazh ato kishin të humbur identitetin e tyre për t'i shërbyer komunitetit duke u bërë thjesht shtojca të kryetareve. Ngjarjet e ditëve të fundit, ku kryesisht organizimi qytetar u krye nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ku të rinjtë me parti apo pa parti ishin 'pronarët' e vërtetë të bulevardit kryesor të Tiranës dhe shesheve qendrore në qytete të tjeramendoj se është një pikë kthese, një reflektim, një tregues konkret, se shoqëria civile mund dhe duhet të mos varet vetëm nga orientimet partiake, por të orientohet nga interesat e komunitetit."

u duk se shoqëria shqiptare kërkoi marrjen fund të tranzicionit në lidhje me vendimarrjen. Qyetarët sot duan të pyeten jo të injorohen. Kjo lëvizje apo 'revolucion' qytetar mjedisor, përtej fushës së interesit, ishte një mesazh i qartë për të gjithë se kërkohet një mendësi tjetër në mënyrën se si trajtohen sfidat e mëdha të vendit. Unë jam i bindur se në rastin e protestave kundër demontimit të armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë shoqëria civile ka përfituar më shumë legjtimitet, pasi kjo lëvizje qytetare në thelb ishte një lëvizje për të mos qëndruar gojëmbyllur", thotë Thano për DW.

Lëvizje qytetare për të mos qëndruar gojëmbyllur

Protesta edhe aty nuk ka kamera televizive e fotoreporterë

Vladimir Thano, i cili prej vitesh drejton degën për

Shqipërinë të Federalistëve të Rinj Europianë, ishte njëri prej aktivistëve që nuk u shkëput në asnjë moment nga protestat kundër demontimit të armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë. Sipas tij, ajo që ka ndodhur në kryeqytet dhe zona të tjera të vendit duhet "lexuar" me kujdes nga të dyja palët. "Qeveritarët kuptuan se arroganca e komunikimit dhe injorimi i proceseve ka rëndësi jetike për shoqërinë, nga ana tjetër shoqëria civile, rrjeti i organizatave joqeveritare, patjetër që do të nxjerrë mësime. Kërkohet një kohezion më i madh midis aktorëve për të pasur sukses në nisma që promovojnë zërin e qytetarit. Në mendimin tim,

Arben Kosturi, president i

Unionit rom "Disutni Albania" në Korçë mendon se protestat e ditëve të fundit janë vetëm një sinjal. Bëmë mirë që reaguam për armët kimike nga Siria, por sa e sa "armë" të tjera ka në territorin e Shqipërisë. Sa e sa anëtarë të komunitetit tonë janë në kushte të tmerrshme, pa ushqim dhe pa strehim. Njerëz që nuk janë të regjistruar askund, që dhe po të vdesin askush nuk pyet. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin protestat e komunitetit rom, sepse jemi lënë pasdore dhe në kushte të mjera. Të kërkojmë llogari për indiferencën por dhe për abuzimet me fondet që akordohen për përmirësimin e jetesës së komunitetit tonë.

Ariana Shehu, juriste, shpreh skepticizëm për rolin e organizatave joqeveritare. Sipas saj gjithçka ishte spontane dhe thjesht një show mediatik. "Mbase po ngutem, por do të shikohet në vijim se çfarë roli do të marrin këto

organizata në sensibilizmin e shumë çështjeve të pazgjidhura. Duke përfshirë dhe ato mjedisore dhe që kanë lidhje direkte me shëndetin e popullatës. Zona të tëra të infektuara me helme vdekjeprurëse janë shumë afër vendbanimeve prej viteve. Po

për to do të protestohet që pushteti lokal dhe ai qendror të marrë masa urgjente? Ngritja e zërit mund të bëhet dhe jashtë Tiranës, në zona të thella, sepse edhe aty ka njerëz, pavarësisht se aty nuk ka kamera televizive dhe fotoreporterë".


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 13

KOMENT

Wagneri i ndaluar - vjen për herë të parë në Shqipëri P

remierë absolute e o p e r a s " Ta n n h a u s e r " në vitin muzikor të Wagnerit, për nder të 200 vjetorit të lindjes. Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë është në prag të një ngjarjeje të madhe artistike: premierës absolute të operas "Tannhauser" të kompozitorit të shquar gjerman të shek. XIX, Richard Wagner. Tirana i bashkohet kështu kryqyteteve të botës në këtë vit muzikor të shpallur "viti i Wagnerit" për të përkujtuar 200 vjetorin e lindjes së gjeniut gjerman të muzikës. "Tannhauser" vjen këtë të shtunë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga një ekip artistësh të famshëm nga SHBA,

Gjermania, Skocia, Anglia që po bashkëpunojnë me artistët shqiptarë që nga prilli i këtij viti. Tenori amerikan Roy Stevens, me famë botërore për debutimet e tij në Metropolitan Opera në New York, La Scala në Milano, Teatrot e Operas në Barcelonë, Drezden, Frankurt etj. do të interpretojë rolin kryesor, atë të djaloshit Tannhauser. Por përtej këtij roli ai është edhe producenti, shpirti i kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme si është vënia në skenë e Wagnerit. "Wagneri është i vështirë, kërkon orkestra dhe kore të mëdha, ka stilin e tij krejt ndryshe nga operat italiane. Në 10 vitet e fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit erdhën veprat e kompozitorëve si Bach, Brams, Moxart, Bethoven dhe tani Wagner, të ndaluar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, kur në skenë viheshin vetëm opera të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre italianë si Verdi dhe Pucini. Ne, artistëve të Perëndimit na duket e pabesueshme sesi edhe veprat e kompozitorëve italianë viheshin të cunguara, psh. nga opera "Tosca" e

Pucinit hiqej akti i parë sepse ai zhvillohej në një kishë!!" thotë Roy Stevens. Wagneri në Tiranë- një simbol integrimi kulturor i Shqipërisë Kohët ndryshuan dhe rrugët u hapën të shfaqej dhe shijohej "e ndaluara" në art. Ideja për të sjellë Wagnerin në skenën e TOB, pikërisht ketë vit, në 200 vjetorin e lindjes së tij erdhi nga maestro i mirënjohur Zhani Ciko, ish Drejtor i TOB. Tenori amerikan Roy Stevens kishte interpretuar në vitin 2009 në skenën e këtij teatri, në operan e Richard Strauss "Salome", pjesë e aktiviteteve të Tetorit gjerman të atij viti dhe në operan "Skënderbeu" të Prenk Jakovës, vitin e kaluar, rolin e

origjinal. Është një eksperiencë e mrekullueshme per mua që ia vlen mundin. Opera e Wagnerit është simbol i riintegrimit kulturor të Shqipërisë në botë, është një hap i madh drejt integrimit kulturor europian", thotë për DW, Roy Stevens. Wagner -mesazhi universal i operas "Tannhauser"për të gjitha brezat

Skëndërbeut, në gjuhën

Opera "Tannhausser " cilësohet nga kritika botërore si një operë rinore, drithëruese, shpërthyese, e pasur me ide dramatike dhe gjetje muzikore. Regjizori i premierës së saj në TOB Daniel Helfgot, argjentinoamerikan, me përvoja profesionale në të gjithë botën thotë se mesazhi i saj është universal, i gjithëkohshëm. "Personazhi kryesor i operas, djaloshi Heinrich Tannhausser është në luftë me vetveten: të zgjedhë Venusin sexy apo Elisabeth, gruan e dlirë, fetare? Është një luftë gjatë gjithë historisë së njerëzimit: burri dëshiron t'i ketë të dyja por veç e veç, duke i ndarë ato. Por ato janë në fakt e njëjta grua. Dhe gratë duhen lejuar të kenë të dyja këto elementë: ka një Venus në çdo grua dhe një Elisabeth në

shqipe. Ideja për të sjellë Wagnerin në Tiranë e mahniti: mori përsipër të gjejë ekipin ndërkombëtar që do të mësonte, trajnonte këngëtarët vendas për të interpretuar në stilin wagnerian dhe për më tepër në gjermanisht. "Gjeta profesionistë shumë të mirë, njerëz me zemër, që veç virtuozitetit kanë si dimension edhe filantropinë, njerëz që dëshëronin të ndihmonin artistët shqiptarë për shfaqjen e Wagnerit. Filluam të trajnojmë orkestrën, korin, artistët, i mësuam të shqiptojnë qartë fjalët në gjermanisht deri në shqiptimin e saktë të tingujve, Wagner shkruajti vetë edhe fjalët e operave të tij, në një stil krejt

çdo Venus. Qëllimi im si regjizor është të prezantoj këtë dualitet si një të vetëm, dualitet që shfaqet nga hipokriza e shoqërisë, e cila predikon vlera të rreme dhe fsheh dëshirat njerëzore", thotë Daniel Helfgot. Mbështetje financiare ndërkombëtare për të sjellë në Tiranë Wagnerin/. y Stevens, i njohur si Skëndërbeu amerikan nuk përzgjodhi dhe solli në Tiranë vetëm ekipin ndërkombëtar, nuk trajnoi vetëm këngëtarët shqiptarë të këndojnë Wagnerin në gjermanisht. Ai siguroi edhe mbështetjen finaciare ndërkombëtare, pa të cilën kjo premierë nuk do të mund të realizohej.

"Kam ngritur fonde nga SHBA dhe Europa për të sjellë në Shqipëri Wagnerin, gjeta sponsorë të fuqishëm ndërkombëtarë si Fondacionin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit, në Lichtenstein, në Zvicër, që sponsorizon Operan e Zyrihut dhe Muzetë e mëdha në Zvicër, Shoqatën e Adhuruesve të Wagner në SHBA etj. Por tranzicioni i pushtetit ka sjellë disa pengesa ligjore për të paguar punën e jashtëzakonshme, ekstra të artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Na duhet të gjejmë mbështetje financiare prej 15- 20 mijë Euro.Deutsche Welle në Bonn po përpiqet të sensibilizojë filantropë të njohur gjermanë dhe adhurues të Wagner-it. Në Shqipëri nuk është traditë sponsorizimi i TOB pasi e shohin si një strukturë që i përket shtetit, në fakt i përket

publikut. Por kjo po ndryshon: nje biznesmen nga Tirana Shkëlqim Pelingu, kur shkuam në dyqanin e tij për të blerë disa kostume për këngëtarët, kur i shpjeguam për çfarë i donim nuk na la të paguanim, mori përsipër t'i sponsorizojë të gjitha veshjet për shfaqjen tonë. Fara është hedhur tanimë", thotë Roy Stevens. Derë e hapur për skenat e Europës Roy Stevens nuk përpiqet të fshehë emocionet e tij. "Kam qarë dje, kur pas një pune shumë të madhe kori për herë të parë u shoqërua nga orkestra. Kam qarë nga bukuria e asaj që dëgjoja, të kënduar në gjermanisht. Kjo do t' u hapë derën e teatrove të operas në Gjermani dhe në Europë solistëve shqiptarë si Armand Likaj, Irida Dragoti që interpreton Venusin, Sonila

Baboçit që interpreton Elisabeth. "Shqipëria ka dy këngëtarë ndërkombëtarë operistikë Saimir Pirgun dhe Inva Mulën, por pas Wagnerit në Tiranë ata do të shtohen" beson Roy Stevens. PetraBehlke Campos, Drejtorja e Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goete, një nga mbështetëset financiare të premierës "Tannhaussen" thotë për DW: "Jam shumë e lumtur që munda të kontribuoj. Jo vetëm se ky është viti muzikor kushtuar Wagnerit por është edhe 60 vjetori i Teatrit të Operas dhe Baletit. Për mua është e mrekullueshme të dëgjosh artistët shqiptarë të këndojnë Wagnerin për herë të parë në jetën e tyre dhe të shqiptojnë saktë fjalët dhe tingujt në gjermanisht. Janë 55 këngëtarë në kor dhe 15 fëmijë që këndojnë gjermanisht", thotë ajo për DW.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 14

KOMENT

Që të kemi çdo ditë një "22 nëntor" brenda vetes

Në prag të Ditës "Të pastrojmë Shqipërinë" Nga Namik Selmani, shkrimtar ërtej një aksioni sa i domosdoshëm aq edhe ekonomik dhe edukativ do të ishte mirë që "22 Nëntori" të ishte edhe pjesë të një diskutimi problemor që është sa i rëndësishëm, sa edukativ, sa i dobishëm, sa i domosdoshëm, sa emocional po edhe po kaq monoton në shumë raste përballë një mungesë vazhdimësie në të nesërme që na prêt. Në prag të një ditë që mund të shënohet në kalendarin e vendit tonë edhe me emërtimin "Dita e Bukurisë", më erdhi në mendje një ngjarje që ka ndodhur saktësisht 20 vjet më parë. Diku para Prefekturës së Qarkut të Beratit në atë pjesë të shetitores që atje ishte dhe

ta fshij pa droje se dikush mund të më shikojë me sy tallës. Qoftë edhe evropian me më shumë para e me më shumë shkollë. Të gjithë po goditeshim me mesazhin e tij. Shqipërisë sonë në gjithë kohërat i kanë kënduar me shumë pasion për trimërinë, për dhimbjen, për kurbetin. Ajo është bërë simbol i atdheut të secilit, po shumë herë është parë si simbol i jetës që prekim të asaj toke që dikur edhe na vë në gjirin e saj. Kam droje se me këtë vend sa engjëllor, bukuror jemi treguar shumë herë intaçorë me forma të ndryshme. E kemi dëmtuar edhe kur duhet ta regulonim. E kemi lënë të papastër e jemi marrë më shumë me politikë me grindjen Në këtë atmosferë shumë moralizuese që shpesh e ngërthen shoqërinë shqiptare

vullnetarizmit, po gjithsesi kjo dukuri duhet të jetë edhe pjesa jonë e edukimit dhe e stimulimit motivues e na takon ne, mësueseve, drejtorëve të shkollave, medias dhe shumë forumeve të tjerë që të bindim njerëzit sidomos të rinjtë se vullnetarizmi ka rolin e vet. Na vjen keq që në Berat në Tiranë të shohim pemë që mbillen nga vetëm nga bankat e ndryshme shqiptare e të huaja. Mirë. Edhe bankat kanë të drejtë të mbjellin, themi ne. Po mungon ajo dora jonë, e bërë me dhe toke që të bëjë punën e vet. E themi këtë se ende nuk kemi MODELE në këtë fushë. Diku në familje edhe mund të ketë disa portrete të këtyre modeleve, po jasht në mjediset tona publike, në rrugën që hedhim, në lopatë ku tymosin vazhdimisht, në disa lokale të llotove ku

është ende e asfaltizuar, një klerik i fesë bektashiane, i veshur me rrobën e klerikut kishte marrë një karrocë fshesari Diku kishte mbledhur disa letra dhe qetësisht i vinte në karrocën gati primitive të fshesarit. I qetë fshinte sheshin. Të gjithë kalimtarët kalonin të heshtur, indiferentë, të çuditur me këtë njeri që shumë nuk e kishin parë, edhe pse ishte një beratas. Guxova dhe e pyeta. Ishte një ish mërgimtar politk që kishte jetuar për 20 vjet në Paris dhe në ditët e para që kishte ardhur në këtë qytet kishte marrë me qera karrocën fshesën dhe fshinte -Vij nga Franca e më dhemb jo vetëm varfëria e qytetit tim por edhe papastërtia. Jemi të varfër, po nuk kemi pse të jemi ta papastër për tokën që e kemi në këmbë. Unë nuk jam prefekt, nuk jam kryetar bashkie, po dua që atë copë tokë që më tani në këtë vend

e sidomos edhe ata që merren me rininë do të bëhesha edhe unë paksa mëkatar me idetë e mia. Le të ecim së pare me hapat e të rinjve të shkollave. Vendi im si m ësies dhe inmtelektual në këtë ditë të caktuar më bën aleat i këtyre të rinjve që gati me këngë në gojë e në buzë pastrojnë këtë pjesëz të qytetit. Po le të jetë kjo ditë edhe FRYMË që do të doja ta kishte sot e nesër në jetën e tyre rinia që në shkollë. E them këtë se bëhen me dhjetra biseda e jo gjithmonë e shohim edhe te fëmija. Do të doja që të shikoja përballë brezit të ri përballë vajzave e djemve disa të mësuar me një kovë gëlqere, me një fshesë në duar e gjithmonë si VULLNETARË bëjnë detyrën që pastrojnë rrugën ku kalojnë se ky është vendi i të gjithëve që nuk ka ligj të na detyrojë që ta pastrojmë Do të ishte ende një diskutim i hapur aq social aq edhe juridik ai i

boshësia shpirtërore garon dhimbshëm edhe me papastërtië që shpesh na mbyt, na zjarrmon, na ligështon na shkel një psikologji gati demoralizuese. Ne ende jemi në një fushatizëm në këtë drejtim. Gati duke korizuar me vete atë fjalë "Shtyje!" që na kapluar të gjithëve. Ende nuk kemi një ndëshkim-shërim që për atë që s'duhet të bëjmë për tokën tonë. Nuk kemi dëgjuar që në një qytet dikush gjobit për plehrat e hedhur nga ballkoni ose në një vend të papërshatshëm. Ne kemi turp që t'i themi botës për njerëz që djegin pyjet, që dëmtojnë që në shkollë dëmtojnë mjediset e lulishteve. Pa folur që të bëjmë edhe një gjyq publik për dëmtues të këtyre mjediseve. Ne kemi pak shembuj gati Robinsonësh shohim në jetën tonë edhe pse diku dhe dikur nuk është vështirë që të gjenden. Të njerëzve që duan

P

një Shqipëri të pastër. Në një kohë që na futen në sy seminare të pafund shoqatash me koktejle në televizione ku ka shumë moral. Me shumë emocion drithërues kujtoj këtu se në një rrugë Boston-Njy Jork që bëra para disa vitesh miku im që kisha në makinë më thoshte disa herë radhaz që të mos e hidhja nga xhami i makinës në tokë atë kuti që mbeste pas rrufitjes së pirjes në atë vapë amerikane të korrikut. Në se ndodhte një gjë e tillë, fare mirë mund të gjobitesh rreth 5000 dollarë!!!!!! Pa koment për këtë gjë! Me këtë rast për të zbutur pak natyrën polemizuese, do të kujtoja një të moshuar nga krahina që i përkas që edhe pse nuk kishte aspak nevojë për të shitur zarzavatet që mbillte në kopësht, ai çdo pranverë punonte deri vonë që në vjeshtë të mbushej plot bahçja e tij. Në vjeshtë ai dërgonte

Unë nuk e shoh dot tokën ashtu djerrë, të dëmtuar në brazdat e saj. Më dhemb. Dua që toka dhe mbarë Shqipëria të jetë e bukur e ajo është kështu kur e vë të prodhojë gjëra të mira, të dobishme. Që për atë, tokën tonë të dashur, të mos kujtohemi një ditë të vitit si 22 Nëntori, po në të gjithë ditët ne të kemi brenda vetes " 22 Nëntorin" se jemi banorë të këtij vendi dhe se Shqipëria është jo atdheu folkloric çajupian a po naimjan, po edhe rruga që shkelim, edhe palalti ku jetojmë edhe ashensori edhe lumi Ajo që na i di të gjithë numrat e celularit ëndrrat tona shpirtin tonë të trazuar. Nuk është fjala për t'u bërë të gjithë skënderbejanë në këtë marrëdhënie me vendin kur themi se ai, Skënderbeu ka kërkuar që çdo çift të mbillte 25 rrënjë ullinj para se të martoheshin. Po a ka mundësi që ne të bëjmë inventarin e të

shpesh na klithmon me përgjigjen e saj. Ne jetojmë brenda vetes edhe djallin edhe një lloj engjëllizimi kur bëjmë moral aq shumë. Ndryshe veprojmë në mjediset ku toka na mban në supet, në rrugë në shkollë, në pyll. Oh, mos më kujtoni pyllin se vështirë që t'i tregojmë botës se kemi shumë fshatarë, shumë njerëz që djegin me qëllim vetë me duar e me çakmakun e tyre masa të tërë pyjesh. O, zot! Në Ditën e Shqiopqrisë së Pastër, mund të jesh shumë emocional, shumë më obligues ndaj saj. Shumë më vizionarë me projektet që hartojmë e që nuk duhet të mbeten vetëm në letrat e fletoreve apo në ekranet internetikë. Në Ditën e Pastërtisë jemi vetë si toka që kemi nevojë që të gjithë të na duan, të na respektojnë e jo të na trishtojnë në atë moskujdesje të papërfillshme. Përballë mesazhit universal po

djalin (jo pa qëllim) tek fqinjët e i dërgonte atyre domate, kunguj, qepë, sallata. Të gjitha falas, falas, po e them së dyti. -Miku ynë,- i thonin fqinjët,pse je kaq bujar e na i jep falas? -Ju faleminderit që me respektoni duke i marrë këto.

gjithë pemëve të sheshit tonë. A nuk është mirë që ta nisim kujdesin ndaj tokës që te varrezat ku toka bëhet bujare të na futë një ditë në gjirin e saj. A ka atje një rregullsi një pastërti, një trajtim human për të nga ne? Një pyetje që

edhe lokal në këtë ditë motivimi për dashurinë për një Shqipëri të pastër tokën, më vjen në mend do të citoja këtë thënie: "Këtu në Shqipëri nuk ka bukuri që vret, po bukuri që vritet". Kurrë të mos monologojmë më kështu!!!!


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 15

KOMENT

Një jetë kushtuar arsimit dhe shkollës shqipe - RRETH LIBRIT MONOGRAFIK TË AUTORES URTI OSMANIT "PËRJETË ME SHEFIKUN" NGA FRAN GJOKA - LEZHË

S

hefik Osmani ishte një nder brezat me kontribut të shkelqyer në fushen e pedagogjisë shqiptare, pedagog i paarritshëm,një njeri me shumë vlera.Ai dha një kontribut të shkëlqyer për zhvillimin e arsimit,në vendin tonë dhe jashtë tij.Jeta e tij u shkri për çështjen e shkollës dhe arsimit,për çështjen e përparimit dhe integrimit arsimor.Emri i tij është tepër i njohur në vendin tone dhe në diasporë si studiues i historiesë së arsimit,si biograf i figurave të shquara të përhapjes së arsimit,si mësues me vizion të gjërë,si metodist me shumë përvojë,si hartues tekstesh mësimore dhe mbi të gjitha si njeri.Ai ishte shembulli më i shkëlqyer,i njeriut të formuar me personalitet dhe kulturë njerëzore.Janë pikërisht këta cilësi tepër të vyera që e nxitën Zj. Urti Osmani, bashkëshorten e të paharrueshmit prof. Shefik Osmani të hedhë në letër dhe të botojë kujtimet e saj për jetën,punën dhe veprën e këtij njeriu me shumë vlera në fushën e arsimit me titull "Përjetë me Shefikun". Të jetosh për një kohë të gjatë përkrah një njeriu me një personalitet e tillë siç ishte prof. Shefik Osmani ishte sa e lehtë edhe aq e vështirë.Ishte e lehtë,sepse sipas kujtimeve të Urtisë,ai ishte njeriu me vlera,me kulturë,tepër i përgatitur,emocional,i dhembshur,me vizion të gjërë për jetën,familjen dhe shoqërinë.Ishte e vështirë sepse Shefiku kishte lindur i talentuar,donte të punonte,megjithse në kushte të vështira,në momente të tilla kur vështirësitë familjare nuk e favorizonin dëshirën dhe pasionin e tij.Megjithatë ai punonte,punonte dhe krijonte pa u lodhur. Kujtimet,mbresat dhe pershkrimet e Zj.Urti të rrëmbejnë. Janë aq interesante dhe të thjeshta,saqë edhe lexuesi përjeton problemet dhe vështirësitë,hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar ai,shkurt jeton me Shefikun në çdo moment.Ka ngjarje të bukura

mbreslënëse,ka ndodhi të gëzueshme dhe të hidhura që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën,por edhe mbresëlënëse për të tashmen.Përmes faqeve të këtij libri lartësohet deri në zenit figura madhështore e prof. Shefik Osmanit,këtij pedagogu të madh dhe njeriu me vlera universale, përshkruar me aq dashuri dhe pathos nga bashkëshortja e tij e dashur edhe kjo figure e njohur në literatureën pedagogjike,Urti Osmani.Në rreth 300 faqe të këtij libri përshkruhen plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës,veprimtarisë, punës plot përkushtim të prof. Shefikut. Është i justifikueshëm emocioni me të cilin Urtia përshkruan njohjen me Shefikun, këtë figurë emblematike të arsimit tonë,një njohje e bukur,e thjeshtë, mbresëlënëse,e pabesueshme

dhe arkitekt i këtyre dy fjalëve ishte pikërisht prof. Shefik Osmani thenë me shumë finesë dhe dashuri një vajze libohovite.Kështu lindi dashuria mes dy njerëzve me vlera,prerë për njëri-tjetrin,e kjo falë një analize të një ore mësimi,siç kujton urtia.Nuk vonojnë edhe ritet e tjera tradicionale si fejesa dhe martesa plot vështirësi dhe probleme në muajin shkurt të vitit 1956.Kohë të vështira plot peripeci dhe probleme,por falë dashurisë së këtyre dy të rinjve,Shefiku do të triumfonte në këtë çështje,por kishte rrugë të gjatë dhe të vështirë për të bërë. Pas martesës,dhjetë vjet i vetëm në Tiranë.Pa shtëpi,pa persepktivë,por me një dëshirë dhe zjarr në zemër,për të shkruar dhe për të punuar për përhapjen e arsimit,në Shqipëri.Ishin kohë të vështira,por që Shefiku i kapërcen me sukses,derisa më

Shefik Osmani

për figurën që mbartëte Shefiku,por tepër jetësore dhe me vlera.E tillë është edhe shfaqja e dashurisë,vetëm me dy fjalë,dy fjalë që në fakt ndryshuan jetën e dy të rinjve

në fund gjehet një strehëz e varfër për të.Në vitin 1967,Urtia transferohet në Tiranë,jetojnë me shumë sakrifica dhe vështirësi deri në vitin 1970,kur u jepet një hyrje në një

apartament në Tiranë.Është e paimagjinueshme që një figure e tillë e shkencës pedagogjike shqiptare,nisur punë në vitin 1954,ti jepet hyrje në vitin 1970,pra pas plot 16 vjetësh.Siç kujton edhe Urtia,ishte një periudhë e vëshitrë për profesorin,sepse ishte i detyruar të lëvizte sa në një banesë në tjetrën dhe sa në Tiranë ,në Shkodër pranë familjes së tij të dashur. Megjithse po kalonte vështirësi të mëdha në jetë,prof. Shefiku ndjente edhe gëzim e rkenari.Ardhur nga Peshkopia në Shkodër dhe më pas emëruar në qytetin e Tiranës poi ngiste shkallët e karrierës me shpejtësi marramendëse. S'kishte si ndodhte ndryshe për një njeri,për një talent dhe shkencëtar që kishte hedhur ide,kishte botuar shkrimet e para shkencore dhe didaktike që në vitin 1940,për të mos ndaluar për asnjë çast deri në vitin 2012,kur zemra e tij pushoi së rrahuri.Janë me dhjetra veprat e tij,me qindra kumtesat e mbajtura në fushën e arsimit dhe pedagogjisë,me mijëra artikujt pedagogjikodidaktikë të botuara në organe të ndryshme të shtypit.Ai kurrë nuk pushoi,kurrë nuk u përkul para vështirësive,ndonse ishin të shumta. Gjithë jeta dhe vepraimtaria e tij iu kushtua zhvillit të arsimit dhe përhapjes

së shkollës shqipe.Ai ishte një rilindas i ditëve tona.U bë figurë e njohur falë punës dhe djrsës së tij brenda dhe jashtë vendit.Është meritë e Zj. Urtie që na pasqyron në këtë libër edhe udhëtimet e tij në diasporë për të ndihmuar zhvillimin dhe arsimin shqip,si dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe përhapjen e gjuhës shqipe në pakicat shqiptare,për të cilat hartoi edhe një mori tekstesh shkollore për të ndihmuar këta shkolla. Kështu veproi prof.Shefiku për hartimin e teksteve për shkollat e Kosovës,për Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Zvicër,për Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë në Gjermani,për Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi dhe më tej jep ndihmë me tema pedagogjike dhe leksione si i ftuar nderi në RomëItali,Bukuresht-Rumani, Shkup- Maqedoni,AnkaraTurqi, Amsterdam-Holandë, Teheran-Iran,Dubai-Emiratet Arabe, Bruksel-Belgjikë,KairoEgjypt etj,ku qe i ftuar disa herë.Ishte punë e mundimshme,por edhe e këndshme,sepse profesori jepte kontributin e tij në përhapjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe në diasporë. Madje kur udhëtonte për çështje punë mbante shënime perms të cilave shprehte ndjenjat, përshtypjet,mbresat e tij për ata çka shihte,çka përjetonte.Të gjitha shënimet i mbante në formë ditari,të shkruara bukur dhe me shije. Ështe nderuar me tituj të lartë shkencorë,për punën e tij hulumtuese dhe kërkimore.Mbante titullin "Profesor" në fushën e pedagogjisë,ndërsa për "Fjalorin e pedagogjisë",në vitin 1984,u nderua me "Çmimin

e Republikës të Shkallës së Tretë" me motivacionin: "Për punën shkencore shumëvjeçare në hartimin e librit "Fjalor i pedagogjisë".Në vitin 1989,vlerësohet me titullin e lartë "Mësues i Merituar", prandaj edhe kujtimet, përshtypjet,mbresat e Urtisë janë me vend dhe në kohën e duhur,sepse ashtu siç thekson edhe prof. Vehbi Hoti: "…Urtia u bë shoqe e jetës,e punës dhe e krijimit të Shefikut.Një çift bashkëshortësh për tu pasur zili,kudo e kurdoherë bashkë, "si vëllezërit siamezë",kur përmendet njëri,vetvetiu të shkon mendja tek tjetri.Nuk e di se si,çifti Shefik-Urtie më krijojnë padashur të ve shenjën e barazimit,një fare shëmbëlltyre të çiftit të famshëm Mari e Pier Kyri,për nga bashkësia e vlerave bashkëshortore dhe të interesave intelektuale, studimore e shkencore,nga përskushtimi e solidariteti reciprok vetëmohues,dhe profesori ka shumë të drejtë,sepse ky çift është një shembull i shkëlqyer,i vlerave njerëzore,nga duhet të marrin shembull njerëzit dhe shoqëria njerëzore në ditët e sotme.I tillë ishte Shefik osmani,mësues i nderuar,studiues i pasionuarpedagog i shkëlqyer dhe njeri i përkryer.Libri "Përjetë me Shefikun",i Urti Osmanit përshkruan mjaft bukur jetën e një njeriu,humbja e të cilit me 21 korrik 2012,në moshën 89 vjeçare,preku thellë jo vetëm familjen Osmani,por edhe gjithë Shqipërinë dhe më gjërë.Ishte një humbje e madhe edhe për shkencën pedagogjike dhe arsimore shqiptare.Korifej të tillë lindin rrallë,por mbeten përgjithmonë në mendjen dhe zemrat e popullit të vet.


E ENJTE 21 NËNTOR 2013

FAQE 16 REKLAMË


21 nentor 2013