Issuu on Google+

VITI XXIII NR. 246 (6945)

E SHTUNË, 9 NËNTOR 2013

Adresa: Redaksia -Rr.“Sulejman Delvina” Nd.17, H.1, Kati IV; Web:www.gazetarepublika.al; e-mail:info@gazetarepublika.al/ gazetarepublika@yahoo.com; Cel: 00355682020990

Lexoni lajmet në kohë reale në: www.gazetarepublika.al

ARMËT KIMIKE, PROTESTA SHPËRTHEN ONLINE Vendimi/ Korrupsioni, qeveria kërkon konfiskim të pasurisë edhe në rast dyshimi

Sot protestë në heshtje, peticione kundër dhe ftesa në rrjetet online. Meta: Jo shkatërrimit të armëve siriane, Shqipërisë i mungojnë kapacitetet e nevojshme FAQE 3

“Nëpunësi civil”, Presidenti Nishani kthen aktin normativ për rishqyrtim në parlament. Argumentet FAQE 3 FAQE 4

Basha: Demokracia dhe shteti ligjor nën sulmet dhe presionet e mazhorancës FAQE 2

Ekskluzive/ Përfitimi i kempit, kriteret e reja që duhen plotësuar. Si caktohet pensioni FAQE 9

Barnat e rimbursueshme, vitin e ardhshëm pritet të zgjerohet lista FAQE 9

ekstradohet nga Greqia Arben Frroku, akuzohet për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj FAQE 5

Studime • Çfarë do të thotë

kur hipertensioni kalon në fazën 2 • Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun nga astma • Si të parandaloni depresionin nga stina e dimrit

KOMENTE

Suplementi shëndetësor Deformimi i bronkeve, cilat janë simptomat dhe si të kujdeseni nga sëmundja Faqe 11

Syri i thatë, femrat rrezikojnë më shumë - si ndikon niveli i hormoneve. Këshilla

• Mjekimi i shumë

sëmundjeve fshihet tek ushqimet • Vitamina A, burim energjie. Vitamina B dhe C ju lirojnë nga stresi

Faqe 11

Faqe 11,12,13 MBROJTJE FIZIKE E OBJEKTEVE MBROJTJE E PERSONAVE VIP SIGURIMI I VLERAVE MONETARE MONITORIM ALARMESH 24 H

Auditimi i prokurimeve publike, ndihmë apo ndëshkim Nga Albana GJINOPULLI

Ekskluzive/ Simon Miraka: Ish të përndjekurit, “persekutimi i dytë”, në administratë "Ish të përndjekurit politikë nuk duhet të largohen nga administrata publike". Kjo është kërkesa që është bërë vazhdimisht kohët e fundit nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë drejtuar qeverisë. Kështu, në një intervistë për gazetën "Republika", Simon Miraka, kryetari i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë thotë...

FAQE 7

Shkolla Jo Publike “ILIRIA” Zgjedhja e duhur për fëmijët tuaj Ö

Lexoni në faqen 24 FAQE 2

FAQE 15

Në Lurë të Dibrës, gjurmë trashëgimie të kullës së Rajtës Nga Xhelal MAKU

FAQE 16

Me muzikë gjejmë shërim. Një këndvështrim mbi terapinë muzikore Nga Dafina SMAJLI

FAQE 19


FAQE 2

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

POLITIKË

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha:

Demokracia dhe shteti ligjor nën sulmet e mazhorancës Eglantina Alliaj eglantina.alliaj@gazetarepublika.al

K

ryetari i opozitës, Lulzim Basha priti Këshillin për Ballkanin Perëndimor të përbërë nga diplomatët e Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Bruksel të cilët ndodhen në Shqipëri për një mision faktmbledhës mbi hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit Europian të Shqipërisë. Basha vlerësoi mbështetjen që Vendet Anëtare dhe Institucionet e BE-se po i japin vendit tonë në këtë projekt madhor dhe u shprehu diplomatëve te BE mirënjohjen më të thellë. Kryetari Basha vlerësoi si një arritje madhore rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë pavarësisht se i vonuar për shkak të bllokimit që Partia Socialiste dhe Rama i bënë këtij procesi për më shumë se dy vjet. Kryetari Basha theksoi se "Partia Demokratike është partia që ndryshoi rrjedhën e historisë së Shqipërisë duke i kthyer sytë e vendit drejt perëndimit dhe komunitetit të vendeve të lira dhe nuk do të reshtë përpjekjen e saj për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt që shqiptarët meritojnë". Përfaqësuesit e vendeve anëtare te BE vlerësuan progresin e Shqipërisë gjatë tetë viteve të mazhorancës së Partisë Demokratike në përmbushjen e detyrimeve për

të merituar rekomandimin e statusit te vendit kandidat. Diplomatët e Vendeve Anëtarë të BE-se e konsideruan tepër te rëndësishëm dhe shume inkurajuese modelin e ri të opozitës se sotme ne mbështetje te procesit të integrimit dhe të gjitha aspekteve të lidhura me të. Duke u ndalur në zhvillimet tronditëse të blerjes së votës nga ana e Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve vendore për Bashkinë Korçë zoti Basha theksoi se blerja e votës është vrasja e votës së lirë të qytetarëve. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë, theksoi kryetari i opozitës ne takim, por opozita është e vendosur të ndërmarrë një aksion të gjerë popullor për të ndaluar dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafias politike në vend. Z. Basha i njohu diplomatet europianë edhe me sulmet e njëpasnjëshme të mazhorancës kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura: KLD, ILDKP, INSTAT, KQZ, AMA etj nga mazhoranca. Kryetari i opozitës u ndal tek emërimet në kundërshtim me ligjin dhe politizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, drejtori i

personelit, dhe dhjetëra emërime të tjera të drejtuesve të lartë si dhe pushimet e jashtëligjshme dhe ndëshkimet kolektive si për shembull në drejtorinë e krimit ekonomik, njësinë operacionale të Tiranës, RENEA, FNSH dhe në Ministrinë e Brendshme. Arvizu takon Bashën Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me ambasadorin e Shtetev të Bashkuara të Amerikës. Arvizu tha se I kishte dëgjura me kujdes shqetësimet e opozitës dhe se do t'i raportojë në Ëashington ato. Ai nënvizoi se themeli i çdo demokracie është respektimi i shtetit ligjor. "Tema për të cilën diskutova me ambasadorin Arvizu është edhe shqetësimi numër një i qytetarëve shqiptarë, sot dhe qytetarëve shqiptarë nesër, dhe kjo është sulmi i paprecedentë ndaj votës së lirë në Korçë, cënimi i themeleve të demokracisë. E njoha me këtë shqetësim që vjen pas shqetësimeve të ngritura në raport me shkeljet ndaj Kushtetutës, shkelmimin e shtetit ligjor dhe sjelljen antiligjore të maxhorancës në të gjitha drejtimet veçanërisht ndaj institucioneve të pavarura, emërimeve të paligjshme kryesisht në Policinë e Shtetit, dhe në strukturat e tjera të shtetit"-, u shpreh kreu i PDsë, Lulzim Basha. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shkoi në zyrë kryetarit të opozitës. Aty Lulzim

Basha iu ankua për qeverisjen e kryeministrit Rama, nismat e saj antiligjore dhe dhunimin e votës së lirë në Korçë, përçka opozita ka ndërmarrë një sërë reagimesh që të hënën kulmojnë me protestën para kryeministrisë. Ambasadori garantoi se ka qenë një dëgjues i kujdesshëm ndaj çdo detaji dhe se për gjithçka do të raportojë në Ëashington. "I dëgjova me vëmendje shqetësimet e kryetarit sepse ne besojmë se themeli i çdo demokracie është respekti për shtetin ligjor. Dhë në këtë frymë i dëgjova me shumë kujdes detajet e shqetësimeve që u shprehën. Natyrisht kjo do të raportohet në Ëashington do ta diskutojmë atje, por dhe me qeverinë këtu", u shpreh ambasadori i SHBA në Tiranë.

PD denoncon lirimin nga detyra të 16 oficerëve të operacioneve speciale

Ristani: Akte të tilla duhet të ndalen sa nuk është vonë Partia Demokratike ka denoncuar sot lirimin nga detyra pa asnjë motiv të 16 efektivëve të operacioneve speciale. Nëpërmjet një deklarate për mediat deputeti demokrat Arben Ristani është shprehur se akte të tilla duhet të ndalen sa nuk është vonë dhe në policinë e shtetit duhet kthyer ligjshmëria dhe profesionalizmi. "16 oficerë të sektorit të operacioneve speciale, të trainuar nga organizatat partnere më prestigjioze ndërkombëtare si FBI, ICITAP, PAMEGA, OSBE dhe nga ekspertët e anti-terrorit në Turqi, të angazhuar për vite me radhë në ndalimin dhe arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë liruar tashmë detyra pa asnjë motiv. Me marifetin banal, shkurtim strukture, elita e policisë së shtetit, oficerë që shpesh kanë vënë në rrezik edhe jetën në përpjekjet kundër kriminelëve ju bashkuan

shokëve të tyre të liruar më parë nga detyra si pasojë e shkrirjes së sektorit të hetimit të krimit ekonomik dhe sektorëve të tjerë. Partia Demokratike, e vendosur për të mos lejuar zhbërjen e shtetit apo vendosjen e tij nën kontrollin e krimit, denoncon edhe një herë përpara publikut dhe kujt-

do që ka vesh të dëgjojë dhe që i dhimbset Shqipëria, se akte të tilla duhet të ndalen sa nuk është vonë dhe në policinë e shtetit duhet kthyer ligjshmëria dhe profesionalizmi. Oficerët e policisë të këtyre sektorëve jetik të luftës kundër krimit kanë fajin e vetëm se dinë shumë. Ata janë në dijeni të

lidhjeve të elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe miqësive të tyre politike që shkojnë deri tek Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, duan ta kthejnë policinë e shtetit në një strukturë ushtarake të Partisë Socialiste për ta përdorur kundër kundërshtarëve politikë dhe për interesat e tyre mafioze dhe jo për të ruajtur rendin dhe qetësinë për gjithë popullin shqiptar. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet vendit, që po i bëhet demokracisë, dhe qytetarëve. Efektet e kësaj paligjshmërie dhe veprimtarie anarkiste janë ndjerë menjëherë me pasoja të rënda për shtetasit e këtij vendi sepse policia e shtetit ka humbur aftësinë për të mbajtur nën kontroll teritorin e vendit. Vetëm në dy javët e fundit, ka mbi 20 viktima nga vrasjet, aksidentet në rrugë dhe së fundmi në minierat e braktisura"-tha Ristani.

PR DO TË MBËSHTESË PROTESTËN E PD PËR ZGJEDHJET E KORÇËS Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane mbështet linjën e reagimit të Partisë Demokratikë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira. Do të jenë në protestë në krah të demokratëve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të dalin për të dënura hapur shit-blerjen e votave, sikundër tha ai ndodhi në zgjedhjet vendore të Korçës. Si aleatë do t'ju qëndrojnë në krah. Të hënën në protestë nuk do të jenë vetëm demokratët. Madje Fatmir Mediu thotë se protesta nuk është thirrur vetëm për mbështetësit e opozitës. Simbolika e saj përfshin shqetësimin e gjithkujt që dënon shit-blerjen e votës. Nis si protestë simbiolike që merr shkas nga ai që opozita e quan krim zgjedhor të Korcës, por askush nuk mund ta quajë të fundit. Mediu tha se nuk ka vend për kritika ndaj kësaj protestë për shkak të përkimit të saj me vizitën e Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle në Tiranë.

BYLYKBASHI: MAZHORANCA, SABOTIM KQZ-SË.DO T`I DREJTOHEMI KOLEGJIT PËR KORÇËN Si pasojë e mungesës së kuorumit të KQZ-së për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të paligjshme zgjedhjet në Korçë, PD-ja ndërmerr hapin tjetër ligjor duke iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pasi mori dje nga KQZ-ja materialet e nevojshme për t`u drejtuar Kolegjit akuzoi mazhorancën për sabotim të punës së KQZ-së, e cila e mbetur pa kuorumin e nevojshëm nuk mund të bëjë dot transperencë për zgjedhjet në Korçë Ai ka shtuar gjithashtu se Partia Demokratike do të ndjekë deri në fund betejën për Korçën. "Sot erdhëm në KQZ për të marrë materialet e nevojshme që na duhen për të vijuar më tej betejën tonë ligjore në lidhje me çështjen e Korçës. Kërkesën tonë për pavlefshmëri ne e depozituam disa ditë më parë këtu siç të gjithë e dimë, dhe ashtu siç pritej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundësi ligjore për shkak se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë sabotuar këtë Komision Qendor që përpara zgjedhjeve dhe në mënyrë të qëllimshme po e bëjnë edhe tani. Provat janë të pakundërshtueshme dhe pavarësisht një hetimi penal, është detyra kushtetuese dhe ligjore e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të bënte transparencën. Por siç e thashë për shkak të këtij sabotimi dhe minimi që po i bën maxhoranca e sotme KQZ-së ky institucion nuk ishte në gjendje të merrte një vendim" tha Bylykbashi.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 3 POLITIKË

Kerry i telefonon Ramës për armët, Bushati zbulon bisedën:

Lëndët kimike, jemi kontaktuar nga SHBA-ja I

menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetares së komisionit Arta Dade e cila theksoi se konfliktet politike duhet të qëndrojnë larg sallës së komisionit. Ajo theksoi se cështjet e ngritura nga deputeti Bumçi nuk kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm dhe me integrimin. "Konfliket pariake duhet të qëndrojnë jahstë komisionit të jashtëm. Çështjet që ju keni drejtuar nuk kanë të bëjnë me ministrin e jashtëm. Unë nuk do të doja që këtë seancë ta shndërronit ashtu siç shndërruat dje Parlamentin dhe siç kërkoni të shndërroni çdo komision parlamentar. Komisioni I jashtëm I qëndron larg çështjeve të ditës dhe çështjeve për kapital të forcave politike, këtu jemi për cështjet e integrimit" u shpreh Dade. Duke iu përgjigjur pyetjes për emërimet në administratë, ministri Bushati theksoi se ai ka ende në punë numëruesit e Partisë Demokratike. "Kam ende në detyrë diplomatë që kanë bërë poezi për udhëheqësin, kanë çuar qarkore, kam diplomatë që janë në ndjekje penale, që janë përfshirë hapur në veprimtari kundër opozitës. Kam kërkuar që çdo diplomat të mos përfshihet më në lojëra politike. Nëse do merrem me emra të veçantë, dy prej numëruesve në zonën ku unë kam qenë deputet janë ende në këtë sallë, ata të PS janë në rrugë", deklaroi Bushati. Bushati:Për Korçën merren institucionet përkatëse Sa i përket zgjedhjeve në

Korçë, Bushati është shprehur se më këtë çështje do të merren institucionet përkatëse dhe duhet të pritet që drejtësia të thotë fjalën e saj. "Për Korçën mund tu them që këtë shtet ka institucione, që ju po thoni se janë shumë solide, shumë të mira dhe ne veçse mbështesim punën e institucioneve për t'i shkuar deri në fund hetimit për këtë çështje. Ky është standardi ynë. Përgjigja më të mirë se ç'ka dhënë progres-raporti unë s'mund të jap. KE ka folur qartë për aktin normativ, që s'është bërë në mënyrë të njëanshme, pro në bashkëpunim të ngushtë me KE dhe Sigmën që nuk ndikohet nga interesa meskine të politikë shqiptare. I keni çuar këto çështje në institucionet përkatëse, drejtësia do thotë fjalën e saj", deklaroi Bushati.

Armët kimike,Bushati: Jemi kontaktuar nga SHBA-ja I pyetur nga ish-ministri i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu, për armët kimike, Bushati është shprehur se ka një kërkesë nga SHBA-ja për këtë çështje por ende nuk është marrë një vendim. Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet e kontaktuara nga SHBA për shkatërrimin e arsenalit sirian, por nuk është vendosur asgjë. Ai ka bërë të ditur se kryeministri Rama ka pasur një bisede telefonike me sekretarin amerikan John Kerry, ndërkohë që ka shtuar se nuk flitet ende për vendimmarrje. "Nuk dihet ende nëse do të shkojmë apo jo në këtë process dhe nuk është folur për detaje teknike të tij" tha Bushati. "Shqipëria vend anëtar i

NATO-s dhe si i tillë jemi një ndër vendet e kontaktuara nga SHBA se si mund të kontribuojmë për armët kimike të Sirisë. Kryeministri Rama dje ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry me të cilin diskutuan për çështjen e sigurisë, për elementët për kryerjen e procesit. Ata folën si mund të shërbejnë aleatët për të hyrë në këtë proces për t'u përmbushur objektivat. Kam qenë në kontakt me partnerë amerikanë për këtë proces. Kërkoj që para se të dalim me deklarata të tregojmë sens realizmi dhe përgjegjshmërie. Nuk kemi një vendimmarrje,nuk kemi nisur asnjë proces konsultimi për armët kimike të Sirisë. Nuk na është kërkuar konsultime apo mbështetje politike" tha Bushat.

Betohet Shefi i Shtabit të FA Jeronim Bazo, Shefi i ri Forcave të Armatosura mori të premten zyrtarisht detyrën pasi bëri betimin tek Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Më pas në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u dekretua dje nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të ministrise. Ceremonia ka nisur me pritjen me truproje nderi dhe kalimin në revistë nderi të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, gjeneralmajor

Jeronim Bazo dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Më pas, ministrja e Mbrojtjes Kodheli lexoi dekretin e presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, për emërimin në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të gjeneralmajor Jereonim Bazo. Ceremonia ka vijuar me ceremonialin e dorëzimit nga gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi të flamurit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ministres së Mbrojtjes Kodheli, e cila ia dorëzoi shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në përfundim të ceremonisë përshëndetën të pranishmit gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

PRESIDENTI NISHANI KTHEU AKTIN NORMATIV PEËR NEËPUNEËSIT CIVIL Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i kërkoi sot parlamentit të rishqyrtojë aktin normativ, që shtyu gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Pak ditë pasi parlamenti miratoi aktin normativ me votat e shumicës, presidenti Nishani e ktheu atë për rishqyrtim nga deputetët sepse, sipas tij, ligji ndryshohet vetëm përmes një ligji tjetër, dhe jo me akt normativ. "Një akt normativ nuk mund të ndryshojë një ligj të miratuar me shumicë të cilësuar votash dhe me konsensus të gjerë parlamentar" pohoi zoti Nishani. Presidenti Nishani argumentoi se aktet normative me fuqinë e ligjit caktojnë masa të përkohshme me urgjencë, ndërsa ligji për nëpunësit civilë nuk është i tillë. Sipas tij, një akt normativ nga qeveria kthehet në veprim antikushtetues kur nuk merret me urgjencë, si i përkohshëm dhe për një masë të nevojshme, për të cilin duhet pyetur edhe presidenti. Zoti Nishani deklaroi se qeveria duhet të nxjerrë aktet nënligjore dhe jo të vinte në pikëpyetje me akt normativ ligjin konsensual. Për më tepër, ligjin për statusin e funksionarëve publikë, Kushtetuta e përfshin në grupin e ligjeve që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë deputetëve. Me kthimin për rishqyrtim të aktit normativ presidenti Bujar Nishani shprehu në detaje qëndrimin e tij për këtë cështje të diskutuar gjatë në qarqet politike. Qeveria e ndërmori këtë hap me argumentin se ligji ishte i pazbatueshëm, ndërsa opozita deklaroi se kjo masë u mor për të shkarkime politike në administratë. Megjithatë, shumica socialiste i ka votat e mjaftueshme për ta rivotuar aktin normativ në sallën e parlamentit.

ARMËT E SIRISË NË SHQIPËRI? KONFINDUSTRIA KUNDËR: DO KISHTE KOSTO TË LARTË

Shtohen zërat kundër sjelljes e shkatërrimit të amërve kimike të Sirisë në Shqipëri. Konfindustria në një reagim të saj thotë se "përpunimi i lendeve helmuese ne territorin shqiptar, aq me shume ne sasi kolosale do të ketë nje ndikim shume te larte marketingu negativ ne gjithe opinionin boteror, do te ishte nje goditje e drejtperdejte vdekjeprurese mbi industrine e turizmit". Dhe sipas përfaqësisë së biznesit në rast se kjo do të ndodhë do të thotë qe ekonomia shqiptare do te merrte nje goditje mjaft te ende. Me këtë argument, Konfindustria i kerkon gjithe partive politike te vendit pa dallim ngjyre politike, te pozites dhe opozites, qe te shprehen ne nje ze te vetem dhe qarte per te kundershtuar perpunimin e lendeve helmuese luftarake ne vendin tone. Në anë tjetër, "Mjaft" ka dorëzuar nje Peticioni qeverisë shqiptare. Nëpëmjet këtij peticioni kërkohet që qeveria të refuzojë kërkesën për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës Shqiptare armët kimike të Sirisë. "Importi i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse në territorin e Shqipërisë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, me legjislacionin shqipar dhe me vetë politikat e qeverisë aktuale që ka ndaluar importin e çdo lloj mbetje në territorin e Republikës së Shqipërisë" thuhet në peticionin e "MJAFT-it.

STEFAN FYLE, PRITET TË VIZITOJË TIRANËN MË 12 NËNTOR Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, pritet të vizitojë Tiranën më 12 nëntor. Ai do të certifikojë pjesëmarrësit në seminarin e Akademisë Rajonale për Demokraci. Sipas njoftimit për shtyp të kësaj akademie, ky është një program që mbledh bashkë 50 udhëheqës politikë dhe drejtues civilë të shtatë vendeve të Ballkanit. Nuk dihet nëse Fyle ka parashikuar të ketë takime me autoritet e larta shqiptare, por ai do të ndodhet në të njëjtin aktivitet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Tashmë Shqipëria pret që në muajin dhjetor të marrë përgjigjen zyrtare për statusin e vendit kandidat.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 4

AKTU ALITET AKTUALITET

BE-Kosovë, Çitaku: Ngerçi është kapërcyer Kosova dhe Bashkimi Europian e kanë tejkaluar ngërçin që ekzistonte mes tyre si rrjedhojë e mosnjohjes së shtetit të ri nga 5 vende antare të BE-së. Kjo ishte përgjigja që ministrja e integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku i dha pyetjes së Albanin Screen për pengesat e mundshme që mund të nxjerrin këto 5 vende në rrugën e integrimit të Prishtinës. Ministrja Çitaku theksoi se pika e kthesës ishte pikërisht marrëveshja e 19 prillit me Beogradin e firmosur në Bruksel. "Besoj se ngërci për në BE është tejkaluar falë marrëveshjes së 19 prillit dhe falë përmbushjes së kritereve që BE kishte vënë kundrejt Kosovës"- tha Çitaku. Ministrja e Integrimit ishte e ftuar në Tiranë nga homologia e saj Klajda Gjasha. Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy ministret deklaruan se tashmë ka nisur një epokë e re bashkëpunimi mes

dy vendeve dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, të cilat do të zhvillohen së shpejti, e tregojnë këtë fakt. "Patëm mundësi të flasim në lidhje me vazhdimësinë e programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë, i cili duhet të ketë një impakt më të rëndësishëm në statusin social, ekonomik të së dy vendeve. Kështu do të nxitej më tej menaxhimi i përbashkët i burimeve natyrore, kulturore me Shqipërisë dhe Kosovës"- tha Gjosha. "Prioritet e përbashkëta në Kosovë e Shqipëri kanë një emërues të përbashkët, integrimi evropian edhe bashkëpunimi mes dy qeverive dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive"tha Çitaku. Në fjalën e saj përpara mediave ministrja Ministrja Vlora Çitaku vlerësoi si pozitive raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Vendimi në mbledhjen e ekzekutivit, miratohen ndryshimet ligjore

Korrupsioni, qeveria kërkon konfiskim të pasurisë Eglantina Alliaj eglantina.alliaj@gazetarepublika.al

Naço: luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit

Q

everia ben propozime te rendesishmen ligjore per te mundesuar nje lufte te sikseshme kunder korrupsionit. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave eshte propozuar qe te ligjerohet edhe konfiskimi i pasurise ne rast se ekziston nje dyshim i arsyeshem per korrupsion. Konkretisht ekzekutivi në drejtimin e Kryeministrit rama miratoi projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar". Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Gjithashtu në këtë mbledhje u miratu projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë"". Projektligji që do t'i propozohet Kuvendit për miratim synon zbatimin e masave parandaluese, me karakter pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë ndaj personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit. Vendimet 1.Miratim i planit të veprimit

për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është miratuar në këtë mbledhje plani i veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilin janë përcaktuar hapat konkretë që duhen ndjekur përgjatë muajve në vijim, me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2. Për lirimin nga detyra të z.Simon Miraka dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të z.Bedri Blloshmi. 3. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II - bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2012. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi bashkëpunimi, që do të mbështetet nga fondet financiare të IPA-s për vitin 2012, është promovimi i veprimeve të përbashkëta ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave

kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. 4. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II - bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2013. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi bashkëpunimi, që do të mbështetet nga fondet financiare të IPA-s për vitin 2013, është promovimi i veprimeve të përbashkëta ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. 5. Për një fond në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për dhënie ndihme

financiare familjes të të ndjerit Lirak Bejko. Me këtë vendim i jepet një ndihmë financiare në masën 500. 000 lekë familjes së të ndjerit Lirak Bejko, ish i dënuar politik, pjesëmarrës në grevën e urisë të nëntorit 2012. 6. Për transferimin e objektit me emërtimin "Dampa e hirave - TEC", pjesë përbërëse e pronës "Kombinati Energjetik, sh.a., Elbasan", në pronësi të bashkisë Elbasan, të qarkut të Elbasanit. Ky vendimin ka si synim përcaktimin e hapësirës për ndërtimin e Landfillit rajonal të përpunimit të mbetjeve urbane, për bashkinë Elbasan. 7. Për shfuqizimin e vendimit nr.658, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, dhe ripërtëritjen e fuqisë ligjore të disa pikave të vendimit nr.771, datë 7.11.2012, të Këshillit të Ministrave. Vendimi synon shfuqizimin e vendimit nr.658, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, i cili hoqi kritere të rëndësishme, pa të cilat, humbet kuptimi i organizimit të një shërbimi spitalor dhe ripërtëritjen e fuqisë ligjore të disa parashikimeve të rëndësishme të vendimit nr.771, datë 7.11.2012, të Këshillit të Ministrave.

Eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle edhe kësaj here vjen në Tiranë me misionin e vështirë për të ulur në tryezë palët politike. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, bëri të ditur se do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët ku do të marrë pjesë edhe komisioneri Fyle, në të cilën do të diskutohen hapat konkretë për realizimin e reformave që kërkon Brukseli. Gjosha, tha se qeveria ka një plan të ri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa shtoi se lufta ndaj këtij fenomeni është një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. "Qeveria shqiptare sot ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme lidhur me strategjinë dhe luftën antikorrupsion që pjesë-pjesë, ne do ta zbatojmë deri në fund. Një nga ndryshimet thelbësore që në kemi paraqitur dhe shumë shpejt nga sot do kalojnë në parlament, janë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale që kanë të bëjnë me imunitetet e deputetëve, të gjyqtarëve, të cilat u bënë ndryshime në Kushtetutë, por nuk u shoqëruan me Kodin e Procedurës Penale. Përmirësimet që bëhen janë të ndjeshme për t'i hapur rrugë Prokurorisë, e cila që nga java që vjen të fillojë realisht të hetojë dhe të luftojë korrupsionin në Shqipëri. Ndryshimet e tjera konsistojnë dhe tek kompetenca lëndore që i shtohen Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastet e korrupsionit. Pra, ne e konsiderojmë korrupsionin një fenomen të rëndë, që do të hetohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për t'u thënë të gjithëve që e barazojmë njëlloj me organizatat kriminale, me bandat sepse ky është një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri dhe ne duhet të jemi të denjë për t'u integruar. Ndryshimet do të shkojnë akoma më tej. Ne sigurisht duam që të dekurajojmë korrupsionin dhe për këtë kemi propozuar edhe në ligjin tjetër për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve, veprat penale të korrupsionit të futen në fushën e zbatimit. Që do të thotë që duam ta luftojmë në zemër korrupsionin, duke vendosur sekuestro dhe konfiskim të pasurisë të të gjithë atyre që kanë një akuzë për korrupsion apo u provohet korrupsioni. Ne jemi të bindur që me masat e marra do ta luftojmë realisht korrupsionin. Kjo, sepse ne kemi premtuar, shqiptarët presin, të gjithë kanë shpresë tek kjo maxhorancë që ka marrë mbështetjen dhe është votuar nga 1 milion shqiptarë", u shpreh ministri Naço Kjo paketë do ti paraqitet komisionerit Fyle i cili vjen të Hënën në Tiranë dhe ka një axhendë të ngjeshur takimesh me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. Takimin e parë Fyle do ta zhvillojë me presidentin Nishani dhe më pas axhenda vijon në kryeminsitri, ku pas takimit me kryeminsitrin Rama do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Më tej Fyle do të takohet me kryeparlamentarin Meta, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.


FAQE 5

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

KRONIKË

Arben Frroku mbërrin në Tiranë, i dorëzohet drejtësisë shqiptare

Ekstradohet nga Greqia Arben Frroku Transportohet nën masa të rrepta sigurie Frroku, akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamaj

K

ur kanë kaluar 9 muaj nga vrasja e komisar Dritan Lamaj, Athina zyrtare i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku. Është ekstraduar nga Greqia, Arben Frroku pasditen e djeshme. Në pritje të mbërritjes së biznesmenit të akuzuar për vrasje, në aeroport viheshin re masa të larta sigurie dhe një numër i madh i punonjësve të policisë së shtetit. Rreth orës 17:10 avioni që vinte nga Athina është ulur në Rinas, aty ku biznesmi i akuzuar për vrasje i është dorëzuar policisë shqiptare. Mësohet se transporti i tij nga kryeqyteti helen është bërë me avion nën kushte të rrepta sigurie dhe është shoqëruar nga forcat e Interpolit dhe të policisë së Athinës. Nën masa të rrepta sigurie, autokolona e policisë i është drejtuar komisariatit të Rinasit. Pas procedurave te rastit është kryer edhe transportimi

TRAGJEDIA NË MINIERËN E BERAGOZHDËS, NXIRREN NGA GALERIA TRUPAT E 3 TË RINJVE Ekipet e kërkimit kanë gjetur mëngjesin e djeshëm trupat e 3 të rinjve të cilët humbën jetën në minierën e Beragozhdës në Pogradec. Trupat e pajetë të, Ledion, Sazan dhe Arjan Hamollit, ku këta dy të fundit janë vëllezër, u nxorrën nga thellësia e minierës dhe janë dërguar në morgun e spitalit të Pogradecit për t`iu dorëzuar më pas familjarëve për të bërë nderimet e fundit. Shtatë persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në minierat e Pogradecit dhe të Librazhdit. Tragjedia e parë u shënua në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, kur pesë të rinj nga Pogradeci, kushërinj me njëri tjetrin humbën jetën tragjikisht pasi mbetën të bllokuar në minierë ku kishin shkuar për të mbledhur skrap. Të rinjtë kishin ndezur gjenerator brenda galerisë dhe e kishin lidhur me një pompë për nxjerrjen e ujit, tymi i gjeneratorit dyshohet se ka i asfiksuar ata. Trupat e pajetë të dy vëllezërve Edison dhe Nertil Hamolli përkatësisht 23 dhe 25 vjeç u nxorrën ditën e djeshme nga miniera e Beragozhdës ndërsa trupat e 3 të rinjve të tjerë u gjetën vetëm mëngjesin e djeshëm pasi shumë orë kërkimesh.

KORÇË, EKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI NJË 32-VJEÇAR

nga Rinasi drejt Burgut të sigurisë së Lartë 313 në kryeqytet. Për ekstradimin e shumë të kërkuarit nga drejtësia shqiptare ishte zgjedhur rruga ajrore ndërsa bashkëpunëtori dhe njëherësh kushëriri i tij Jak Jaku, ka mbërritur në vendin tonë një ditë më parë në rrugë tokësore. Arben Frroku dhe djali i dajës së tij, Jak Jaku u arrestuan disa orë pas vrasjes së komisarit

Dritan Lamaj në Selanik të Greqisë. Të dy të dyshuarit do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti marrë në pyetje dhe sqaruar pozicionin e tyre rreth kësaj ngjarje. Ndërkaq me interes është edhe dalja e tij përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur njëherë me masën e sigurisë që kjo gjykatë ka marrë

dhe më pas për nisjen e procesit gjyqësorë në ngarkim të tij. Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij. Kjo është një çështje me interes të madh publik,pasi Arben Frroku dhe avokatët e tij asnjëherë nuk kanë pranuar vrasjen e Lamajt.

Një 32-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e djeshme në Korçë. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Drenovë ndërsa viktima është shtetasi Vaso Lito. Sipas informacioneve viktima është ekzekutuar në një lokal të fshatit nga persona ende të paidentifikuar. Një nga pistat që është duke u hetuar nga policia është ajo e hakmarrjes ndërkohë që nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Ndërkohë policia e Korçës ka shoqëruar 15 persona të cilët do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

BLLOKOHEN RRETH 100 KG MARIUANË NË GJIROKASTËR, DY AUTORËT I IKIN POLICISË

Selia e PSD, përmbaruesit futen me forcë në godinë Selia e Partisë Social Demokrate, që ndodhet prapa Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë ka përplasur sërish përmbaruesit privatë dhe policisë private që mbrojnë objektin. Përmbaruesit privatë kanë mbërritur mëngjesin e djeshëm në hyrje të selisë së PSDsë, duke kërkuar lirimin e godinës. Përmbaruesit i bënë thirrje kreut të PSD-së Skënder Gjinushi të dorëzojë çelësat e godinës, në përputhje me vendimet e gjykatave, që siç thonë ata i kanë dhënë të drejtë pronarit të truallit dhe godinës. "Presim pincat që të hapim derën. Ky veprim është bërë dhe njëherë dhe në u shoqëruam në komisariat. Shteti shqiptar kërkon pronat çamëve, ja ku është prona e çamëve, ti japin pronën. i bëjmë thirrje zotit Gjinushi të dorëzojë çelësat. Nëse një personalitet si Gjinushi nuk zbaton ligjin çfarë duhet të presim", - u shprehën përmbaruesit. Situata u tensionua së tepërmi, kur përpara portës kryesore të godinës mbërriti makina e kreut të PSD-së, Gjinushi, i cili tentoi të hynte në zyrat e tij. Përmbaruesit nuk kanë lejuar që Gjinushi të futet në godinë, duke tentuar të hapin portën kryesore, për të liruar godinën. Zoti Gjinushi ka qëndruar për pak çaste në pritje dhe më pas ka dalë nga makina dhe i është drejtuar një lokali pranë godinës.

Librazhd, pranga administratorit të minierës ku humbën jetën dy persona Një ditë pas ngjarjes tragjike në minierën e hekur-nikelit, në Librazhd, ku humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve inxhinier, Policia ndaloi administratorin e firmës " Yzo" sh.p.k, nën akuzën e mosmarrjes së masave të sigurisë në minierë, si administrues i kësaj të fundit. 46- vjeçari Agim Yzo, administrator i minierës, akuzohet se për shkak të neglizhencës së tij për marrjen e masave për sigurimin e rregullave në punë të punonjësve, ku gjatë mesditës së ditës së djeshme, në minierën e hekur-nikelit është shembur një pjesë galerie, gjeti vdekjen e 55 vjeçari Drini Bogdani, me profesion inxhinier, si edhe 45 vjeçari Haxhi Danga, minator. Miniera e hekur nikelit, në fshatin Qukës të Librazhdit, është ndërtuar në muajin qershor të vitit 2009 dhe në këtë minierë ishin të punësuar rreth 30 minatorë. Këta të fundit, disa herë kishin ngritur pretendimet se administratori i firmës kishte tre muaj që nuk i kishte paguar.

Rreth 100 kilogramë marijuanë u sekuestruan në aksin Gjirokastër - Goranxi. Ajo kishte dalë nga Lazarati dhe policia ngriti menjëherë dy postoblloqe në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit tip fuoristrade sapo ka vënë re praninë e efektivëve të policisë nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar. Ai nuk është ndaluar as ne postobllokun e dyte, por në dalje të fshatit të Goranxisë, pasagjeri që ndodhej në ka hedhur nga dritarja tre çantat me lëndën narkotike. Policia është duke punuar për kapjen e pasagjerit dhe drejtuesit të mjetit që transportonte drogën. Gjatë operacioneve të fundit të policisë së Gjirokastrës dhe sektorit kundër narkotikëve, janë sekuestruar në total rreth 700 kilogramë lëndë narkotike.

TIRANË, GJENDET NJË KUFOMË TE "21 DHJETORI" Një kufomë e moshës 60 vjeçare është gjetur pranë zonës së 21 Dhjetorit në kryeqytet. Nga të dhënat, mësohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore. Ndërkohë bëhet e ditur se viktima është Zvetan Nikolla i cili kishte dalë për të blerë bukë në momentin që mësohet se ka pësuar infarkt. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njohur trupin e pajetë duke sinjalizuar menjëherë policinë.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

SOCIALE

FAQE 6

Bashkia nis rehabilitimin e rrugëve të përmbytura në njësinë bashkiake nr. 11

Bozdo: Qeveria injorojë problematikën e rreth 7000 banorëve 21 ditë pas përmbytjes, Reagon Bashkia e Tiranës: Qeveria nuk i dha ndihmë banorëve Edlira MEMA edlira.mema@gazetarepublika.al

VENDIMI PËR PALLATIN E BLLOKUAR NË VLORË, INUK-U BËN REKURS NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE

B

ashkia e Tiranës ka nisur dje shtrimin me çakull të rreth 90 rrugëve dhe rrugicave të cilat u shkatërruan tërësisht nga dalja nga shtrati i lumit të Tiranës, më 16 tetor, duke përmbytur me qindra shtëpi. Qeveria vazhdon të heshtë dhe i vetmi institucion që u ka ardhur në ndihmë këtyre familjeve është Bashkia e Tiranës e cila i akordoi dhe një fond prej 1 milionë lekësh, njësisë bashkiake nr. 11, për t'i ndihmuar sado pak në problematikën e tyre të madhe dhe komplekse. Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo, ndërsa shprehu angazhimin e Bashkisë së Tiranës, për t'u angazhuar me të gjitha mundësitë e saj në rehabilitimin e zonës dhe për t'u ardhur në ndihmë banorëve, e ka cilësuar të papërgjegjshëm dhe të turpshëm qëndrimin e qeverisë. "21 ditë kanë kaluar që nga dita e përmbytjes së zonave, ku më shumë se 650 familje, 7000 banorë u prekën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vërshimi i lumit të Tiranës. Gjatë kësaj kohe, për fatin tonë të keq, angazhimi i qeverisë qendrore, pavarësisht apelit të Bashkisë së Tiranës edhe insitucioneve të tjera ka qenë inekzistent. Asnjë deputet, asnjë i zgjedhur vendor, asnjë anëtar i kryesisë

së PS ose i deleguar tjetër nuk e ka shkelur qoftë edhe njëherë këtë zonë, qoftë edhe për të dhënë një mesazh solidariteti për banorët dhe asgjë më shumë, pa llogaritur pastaj faktin që asnjë angazhim nga qendra e emergjencave civile apo nga organet e tjera të cilat me ligj duhet të gjendeshin pranë banorëve në këtë ditë. Kryeministri Rama i cili nuk humb rastin për të komentuar përmes mediave sociale çdo ngjarje, nuk gjeti kohën të shkruante as edhe një fjali të vetme, në shenjë solidariteti njerëzor me familjet e përmbytura, sidoqoftë Bashkia

e Tiranës do të kryejë punën e saj deri në fund. Sot, kemi filluar fazën e shtrimit të rrugëve, për t'i kthyer ato në një gjendje edhe më të mirë se sa para përmbytjes. Gjatë këtyre 3 javëve, parësore ka qenë pastrimi i llumrave. Ju e dini që vende-vende, llumrat arritën në lartësinë 1.80 cm. Më pas, të gjitha ndërmarrjet tona të Bashkisë, më shumë se 450 forca janë marrë me kthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm, në të gjitha zonat e përmbytura, me pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza. Sot, e gjithë zona furnizohet normalisht me ujë të pijshëm dhe

nuk kemi më probleme me shkarkimin e ujërave të zeza dhe pikërisht në këtë fazë, ne fillojmë shtrimin e më shumë se 87 apo 90 rrugëve dhe rrugicave të zonës me çakull, në mënyrë që t'i kthejmë ato të kalueshme dhe unë shpresoj në një gjendje edhe më të mirë nga sa ishin para përmbytjes. Angazhimi ynë për këta banorë nuk do të përfundojë këtu. Në ditët në vijim, po ashtu do të përpiqemi të sjellim sa më shumë përkrahje, ndihma dhe të shikojmë për të riparuar të gjithë ato gjëra që në vetëm tre javë nuk kemi mundur t'i çojmë deri në fund" - u shpreh z. Bozdo.

Produkti i mishit, më i rrezikshëm për konsumatorët shqiptarët Një ndër produktet më të rrezikshme për konsumatorët shqiptar, ngelet padyshim mishi. Ndonëse rreth një vit më parë qeveria nisi një aksion për disiplinimin e therrjes së mishit dhe tregtimin e tij në të gjithë vendin, problematikat në këtë sektor vijon të jenë prezente. U ngrit një task forcë që kishte për qëllim largimin e të gjitha pikave që kryenin këtë aktivitet pranë rrugëve kombëtare, si dhe në rrugët e qyteteve, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar. Në përfundim të këtij aksioni u arrit që një pjesë e konsiderueshme e këtyre thertoreve të mbylleshin dhe pjesa tjetër të licencohej. Por, sërish duket se po rikthehet e njëjta situatë si më parë. Pikërisht pak ditë më parë Ministria e Bujqësisë vendosi të riaktivizonte këtë task-forcë, ashtu si edhe prefekti i Qarkut të Tiranës. Aktualisht, mungojnë thertore të kontrolluara në qendrat e banuara, veterinerët

përdorin vulat pa asnjë kusht dhe kriter dhe e gjithë kjo situatë për shkak të mungesës së kontrolleve, investimeve dhe zbatimit të strategjive të qarta në sektor, i cili është thuajse i tëri informal. Por, jo më pak të rrezikshme për shëndetin e

njeriut janë edhe frutat apo perimet, që në një pjesë të konsiderueshme të vendit shiten, ashtu si edhe mishi, në tregje të hapura ku mbizotëron pluhuri dhe balta, dhe ku mungojnë kushtet më elementare të higjienës, për të

mos folur kimikatet që fermerët përdorin për të rritur këto kultura bujqësore. Vetëm pak ditë më parë dogana malazeze bllokoi një sasi prej 760 kg tranguj prodhim shqiptar të destinuar për tregun e këtij vendi me arsyetimin se norma e një pesticidi ishte më e lartë sesa ajo e lejuar nga BE. Por, tre ditë më pas analizat e kryera nga laboratori i institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, treguan për norma brenda standardeve të këtij pesticide. Ky është një nga shumë raste ku produktet shqiptare ndalohen të hyjnë në shtetet e tjera. Vetëm pak muaj më parë disa marka qumështi u ndaluan të hynin në tregun Kosovar, pasi pala tjetër pretendoi për normë të lartë të një lënde të rezikshme të quajtur aflatoksinë. Luftë tregtare apo jo fakti është se produktet shqiptare hasin shpesh probleme për të hyrë në tregjet e rajonit.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Administrative, për heqjen e masës së sekuestros ndaj kompleksit "Jon" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ky institucion beri rekurs ne Apelin e Gjykatës Administrative, pasi sipas kreut te INUK, Zyhdi Dajti, vendimi i shkalles se pare për zhbllokimin e pallatit, është i padrejte. INUK e kishte bllokuar kompleksin "Jon" prej disa ditësh, me justifikimin, se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim, me planin urbanistik. INUK dhe policia penguan banorët e kompleksit të hyjnë ne apartamentet e tyre, por te enjten gjykata administrative ne Vlore vendosi heqjen e rrethimit nga objekti.

BLLOKOHEN PUNIMET, PROBLEME ME TRAFIKUN NË ISH-KINOSTUDIO Ndonëse nuk ka mbaruar ende afati për mbylljen e punimeve, pasi ka mbetur edhe 6 muaj të tjera kohë, rruga në zonën e ishKinostudios vijon të jetë tepër problematike. Kjo për shkak edhe të trafikut të lartë që shkaktohet në këtë zonë, pasi autobusët e e linjës Kombinat-Kionostudio, që më parë kanë pasur si vend qëndrim këtë shesh, aktualisht ndalojnë në rrugë kryesore për tu mbushur me qytetarë. Sheshi në qendër të lagjes së Kinostudios për momentin është jofunksional, deri në përfundimin e punimeve, dhe si rrjedhim stacioni i autobusëve është zhvendosur. Aktualisht, në këtë zonë nuk shikohet asnjë makineri e rëndë apo punonjës. Gjithashtu, pluhuri gjatë verës dhe balta që krijohet në kohë me shi është një tjetër shqetësim për qytetarët. Vlera e investimit të akorduar për rikualifikimin urban i bllokut 91, që përfshin qendrën e "Kinostudios" dhe sheshin "Kinostudio" është rreth 173.5 milionë lekë. Ky investim do t'u shërbejë rreth 800 banorëve të kësaj zone, e cila prej vitesh është lënë në harresë, në mungesë totale të infrastukturës, duke të krijuar idenë e zonave periferike dhe jo të një lagje të vjetër tradicionale te Tiranes.

BASHKITË SHQIPTARE, BINJAKËZIME PËR FINANCIME NGA JASHTË Bashkitë shqiptare janë më pak të suksesshmet në të gjithë rajonin për të financuar projekte me fonde nga jashtë. Për të arritur më shumë, Shoqata e Bashkive gjykon se zgjidhja është binjakëzimi me bashkitë e vendeve të tjera. Në një aktivitet të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, përfaqësues të Shoqatës së Bashkive diskutuan rreth përfitimeve nga binjakëzimet dhe mënyrave të aplikimit për fonde. Binjakëzimi me bashkitë e huaja vlerësohet si një rrugë për rritjen e kapaciteve të njësive vendore dhe për sigurimin e financimeve të projekteve, sidomos nga fondet e Bashkimit Europian.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 7

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Flet Simon Miraka, kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë

Ish të përndjekurit, "persekutimi i dytë", në administratë Raportohen largime nga puna në radhët e të persekutuarve. Ndërpriten pagesat, kur nis dhënia e dëmshpërblimit. Projektligji i ri, ja si do të miratohet kalimi në parlament OSMAN DEDJA osman.dedja@gazetarepublika.al "Ish t�� përndjekurit politikë nuk duhet të largohen nga administrata publike". Kjo është kërkesa që është bërë vazhdimisht kohët e fundit nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë drejtuar qeverisë. Kështu, në një intervistë për gazetën "Republika", Simon Miraka, kryetari i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politikë thotë se "në mbrojtje të kategorisë së ish të përndjekurve, i kam kërkuar qeverisë të mos ketë largime nga puna për ish të përndjekurit që janë në administratë. Siç e kam theksuar dhe po e përsëris, ata nuk janë në ato pozicione si ish të përndjekur, por si persona të aftë profesionalisht dhe që plotësojnë të gjitha kriteret që kërkon koha. Ne nuk themi për njerëz që kanë shkelur ligjin, por për shkak të reformës kjo është diçka e padrejtë. Ky është një borxh që shteti i ka këtyre personave, nuk është një borxh partish, sepse janë sakrifikuar jetë njerëzish, ata janë shkatërruar fizikisht, ekonomikisht. Kështu që integrimi i kësaj shtrese nuk bëhet duke marrë dëmshpërblimin pesë lekë sot dhe pesë lekë mot, por bëhet duke i kontribuar kësaj shtrese duke i lënë të punojnë sipas aftësive dhe specializimeve të tyre". Gjatë kësaj interviste, Miraka shprehet në lidhje me takimin që ka pasur së fundmi me kryetarin e Parlamentit, ku thotë se "Në mbështetje të secilës kategori në radhët e ish të përndjekurve, para disa ditësh kam zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë shumë shpejt mund të takohem me kryeministrin dhe në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e dëmshpërblimit. Në këtë takim me z. Meta, në interesin tim ishte edhe projektligji i famshëm i dëmshpërblimit, i cili ka kaluar në Kuvend që në vitin 2012, ndërkohë që asnjëherë nuk kaloi në parlament. Nga kryetari i Parlamentit na u tha se i është dërguar ky projektligj Këshillit të Ministrave, sepse çdo ndryshim ligji ka një faturë financiare dhe këtë faturë financiare e përcakton qeveria.

Në qoftë se do të aprovohet, ky projektligj i përcillet përsëri Kuvendit dhe më pas kuvendi e fut në axhendë. Kjo gjë sipas premtimit do të bëhet menjëherë sapo të vijë përgjigjja nga Këshilli i Ministrave. Në rast se nuk aprovohet, unë i kërkova që nëpërmjet një urdhri apo nëpërmjet një hapësire ligjore dosjet që janë jashtë afatit të fillojnë të shqyrtohen sa më shpejt"-tha Miraka. Në këtë intervistë ai u shpreh në lidhje me kategoritë që kanë marrë deri më tani dëmshpërblimin "Shumica e të burgosurve që janë gjallë e kanë marrë këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit. Ka edhe nga trashëgimtarët që kanë marrë këstin e dytë, sigurisht jo të gjithë. Tani për tani ende nuk ka dalë ndonjë listë. Informacioni që unë kam është se për mungesë fondi, pagesat janë ndërprerë deri sa të caktohet fondi sipas buxhetit për vitit 2014. Besoj se nga muaji mars, pra gjatë tremujorit të parë do të fillojë në vazhdimësi pagesa sipas radhës për këstin e parë apo të dytë"- u shpreh Miraka. Ja si është shprehur më gjatë ai në këtë intervistë -A keni informacione se kur pritet të nisë dhënia e dëmshpërblimit për kategoritë e ish të përndjekurve politikë? Deri në momentet që flasim shumica e të burgosurve që janë

pagesat janë ndërprerë deri sa të caktohet fondi sipas buxhetit për vitit 2014. Besoj se nga muaji mars, pra gjatë tremujorit të parë do të fillojë në vazhdimësi pagesa, sipas radhës për këstin e parë apo të dytë. Vonë, diku nga qershori ka dalë një listë me 1040 emra në radhët e të pushkatuarve pa gjyq. Kështu, me aprovimin e buxhetit të ri do të nisë shpërndarja e parave për këtë listë.

Simon Miraka

- Zoti Miraka, pse trashëgimtarët e ish të burgosurve kanë filluar ta marrin dëmshpërblimin pak më me vonesë se kategoritë e tjera? Ligjërimi i shpërndarjes së dëmshpërblimit është bërë nga një urdhër, i cili doli nga qeveria e mëparshme, kryesisht nga Ministria e mëparshme e Financave. Në të përcaktohej se listat e këstit të dytë do të hartohen sipas listave që kanë marrë këstin e parë dhe kjo procedurë do të shmangte abuzimin në hartimin e listave. Gjithashtu para disa kohësh ishte publikuar edhe një urdhëresë për personat që ishin me raporte, pra ishin të sëmurë dhe sëmundja e tyre vërtetohej nga raporti mjekoligjorë. Pavarësisht kohës që ka marrë pagesa e dëmshpërblimit, kjo kategori sipas urdhrave ligjorë duhej të futej pa radhë në listë për shkak të sëmundjes që

e dëmshpërblimit. Njëkohësisht në takimin që do të zhvilloj me kreun e qeverisë do të diskutoj edhe do të kërkoj arsyeje për larimin e ish të përndjekurve nga administrate publike. Nuk mund të lë pa përmendur se në institucionin që unë drejtoj dhe në shoqatë kanë ardhur njerëz të cilët kanë qenë pjesë e administratës dhe janë larguar nga puna. Sigurisht kjo ishte një ndër arsyeje pse unë kërkova një takim me kryetarin e Parlamentit. Në këtë takim me z. Meta, në interesin tim ishte edhe projektligji i famshëm i dëmshpërblimit, i cili ka kaluar në Kuvend që në vitin 2012, ndërkohë që asnjëherë nuk kaloi në parlament. - Çfarë iu është premtuar nga kryetari i parlamentit?

gjallë e kanë marrë këstin e parë dhe të dytë të dëmshpërblimit. Ka edhe nga trashëgimtarët që kanë marrë këstin e dytë, sigurisht jo të gjithë. Tani për tani ende nuk ka dalë ndonjë listë. Informacioni që unë kam është se për mungesë fondi,

vërtetohej. Në mbështetje të secilës kategori në radhët e ish të përndjekurve, para disa ditësh kam zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë shumë shpejt mund të takohem me kryeministrin dhe në fokus të diskutimeve do të jetë ecurinë

Nga kryetari i Parlamentit na u tha se i është dërguar ky projektligj Këshillit të Ministrave, sepse çdo ndryshim ligji ka një faturë financiare dhe këtë faturë financiare e përcakton qeveria. Në qoftë se do të aprovohet, ky projektligj i përcillet përsëri Kuvendit dhe më pas kuvendi e fut në axhendë. Kjo gjë sipas premtimit do të bëhet menjëherë sapo të vijë përgjigjja nga Këshilli i Ministrave. Në rast se nuk

aprovohet, unë i kërkova që nëpërmjet një urdhri apo nëpërmjet një hapësire ligjore dosjet që janë jashtë afatit të fillojnë të shqyrtohen sa më shpejt. Gjithashtu në lidhje me këtë problem do të kërkoj një takim edhe me ministrin e Drejtësisë. Ai më ka bërë me dije se ky takim do të zhvillohet pas datës 12. Njëkohësisht në mbrojtje të kategorisë së ish të përndjekurve, nëpërmjet një kërkese i kam kërkuar kryeministrit të mos ketë largime nga puna për ish të përndjekurit që janë në administratë. Siç e kam theksuar dhe po e përsëris ata nuk janë në ato pozicione si ish të përndjekur, por si persona të aftë profesionalisht dhe që plotësojnë të gjitha kriteret që kërkon koha. Ne nuk themi për njerëz që kanë shkelur ligjin, por për shkak të reformës kjo është diçka e padrejtë. Ky është një borxh që shteti i ka këtyre personave, nuk është një borxh partish, sepse janë sakrifikuar jetë njerëzish, ata janë shkatërruar fizikisht, ekonomikisht. Kështu që integrimi i kësaj shtrese nuk bëhet duke marrë dëmshpërblimin pesë lekë sot dhe pesë lekë mot, por bëhet duke i kontribuar kësaj shtrese duke i lënë të punojnë sipas aftësive dhe specializimeve të tyre

- Gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit, a ju la ndonjë afat kur mund të kalohej në parlament projektligji i famshëm? Jo afat nuk na u la, por në takimin që do të bëj nëse do të aprovohet nga kryeministri një ndër pikat e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi rreth këtij projektligji, që ti kthehet kuvendit dhe më pas të kalojë në parlament. - A mund të na thoni se cilët janë kategoritë që përfshihen në këtë projektligj? Në projektligj janë disa pika shumë të rëndësishme, ndër to është që të shqyrtohen dosjet që janë jashtë afatit kohor; mosha mbi 85 vjeç të marrë të gjithë shumën duke i zbritur këstin e parë, si dhe fëmijët e birësuar të jenë pjesë e trashëgimisë. Njëkohësisht ajo çfarë ka shumë rëndësi dhe që është një paradoks i ligjit janë nenet 64 dhe 67 ku disa veprime të të burgosurve i kanë quajtur veprime terroriste, duke i lënë jashtë dëmshpërblimit ose iu janë hequr vitet e burgut. Unë nuk e kuptoj si mund të konsiderohet terrorist një i burgosur me duar të lidhura, në rast se ka tentuar të protestojë për burgun e padrejtë. Këto veprime duhet të quhen veprime politike dhe personat duhet të marrin dëmshpërblimin sipas viteve që kanë bërë.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 8 SOCIALE

Komisionerja e BE-së për Politikat Detare takohet me Haxhinaston dhe Panaritin

Shqipëria, pjesë e strategjisë së BE-së për detin Jon dhe Adriatik Peshkimi cilësohet si një sektor potencial për punësimin

M

inistri i Transportit dhe Infrastrukturë z. Edmond Haxhinasto takoi dje një delegacion te BE të kryesuar nga zj.Maria Damanaki, Komisionere për Politikat Detare dhe Peshkimin. Gjatë takimit u diskutua për bashkërendimin e punës në drejtim të politikave detare sipas perspektivës së BE-së, ku theksi u vu tek hartimi i Strategjisë së BE për Rajonin Adriatiko - Jonianit dhe kontributin e vendit tonë në këtë Strategji. Ministri Haxhinasto u shpreh se Shqipëria e konsideron ketë strategji të rëndësishme. "Mbështesim Strategjinë e BE-s për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, duke i dhënë rendësi dimensionit rajonal të saj", shtoi ai. Znj. Damanaki u informua mbi synimet e Qeverisë shqiptare për zhvillimin e infrastrukturës se porteve të reja, ku porti i ri i Shëngjinit zë vendin kryesor. Në këtë drejtim tha Haxhinasto është miratuar në Parlament ligji i ri Mbi Sigurinë në Anije dhe në Porte, mbi bazën e direktivës përkatëse, konsolidimin e

administratës detare, zhvillimin e sistemit të porteve, përfshirë portin detar të Shëngjinit. Ministri Haxhinasto e informoi Komisioneren Damanaki mbi zhvillimet në Korridorin Adriatiko - Jonian dhe bashkëpunimin me

KREDITË ME PROBLEME, TREMUJORI ME HUMBJE

vendet nga ku kalon ky Korridor për të paraqitur projekte të përbashkëta. Gjithashtu Ministri e informoi znj. Damanaski mbi sfidat që po has sektori i transportit, mirëmbajtjes si dhe ai i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. "Do te

angazhojmë më shume sektorin privat ne financimin e veprave te infrastrukturës, në marrëveshje koncesionare",-tha ministri Nga ana e saj znj. Damanaki i vlerësoi planet që do të ndërmerren nga qeveria, si dhe përpjekjet e saj për të

vendosur kredibilitetin tek investitorët. Panariti me komisioneren e BE: Peshkimi, një sektor me potenciale punësimi Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjatë një takimi me komisioneren e BEsë për Peshkimin dhe Çështjet e Detit, Maria Damanaki theksoi qeveria aktuale e ka në fokus të veçantë sektorin e peshkimit i cili sipas tij ka potenciale të

mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Gatë diskutimit me komisionerja Damanaki u ra dakord që të bashkëpunohet për hartimin e një strategjie të integruar në kuadrin e strategjisë makrorajonale AdriatikoJoniane për peshkimin. Gjithashtu u diskutua për ngritjen e një porti peshkimi dhe turistik në rrethin e Lezhës, si dhe për një kantier për riparimin e anijeve të peshkimit. Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe për ndërtimin për herë të parë të një merkatoje peshkimi për tregtimin e prodhimeve të detit në përputhje me standardet ushqimore evropiane.Një tjetër çështje që u sugjerua ishte gjetja e mënyrave për nxitjen ekonomike që mund t'u jepet peshkatarëve shqiptare për të realizuar aktivitetin e tyre në respekt të standardeve evropiane si dhe për diversifikimin e nevojave të gjuetisë me qëllim mbrojtjen e rezervave të peshkut. Njëkohësisht vendi ynë duhet të shfrytëzojë dhe rezervat e paeksploruara deri tani, duke mundësuar që industria e përpunimit të peshkut të punojë me lëndë të para të vendit.

Njohën sërish një rritje të lehtë me 24.3 për qind, kreditë me probleme në muajin Shtator. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, niveli i kredive me probleme në harkun e një muaji është rritur me 0.1 pikë përqindje. Ajo që vërehet është se shkalla e kredive të humbura ka arritur nivelin më të lartë historik, 11.2%. Ndërsa, nga ana tjetër, kategoria e parë e kredive me probleme, ato nënstandarde, zbritën në 9.1%, niveli më i ulët i dy viteve të fundit. Këto shifra tregojnë se tremujorin e fundit janë shfaqur më pak kredi të reja problematike. Një ndikim mund të ketë pasur edhe paketa e masave të Bankës së Shqipërisë, që përjashton nga detyrimi për të regjistruar automatikisht si kredi me probleme ato kredi që ristrukturohen. Nga ana tjetër, rritja e kredive të humbura në nivelet më të larta historike duket se i paraprin një procesi pastrimi të bilanceve të bankave nga një pjesë e mirë e këtyre kredive. Nga ana tjetër, edhe mbulimi me fonde rezervë për humbjet nga kreditë ka arritur në 16.1%, një rekord historik. Shpenzimet e larta për provigjione ka sjellë që për herë të parë që nga viti 1999, sistemi bankar të regjistrojë një tremujor me humbje. Sistemi e mbylli tremujorin e tretë me një rezultat agregat negative në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Në një tremujor të vetëm, bankat kanë shpenzuar për provigjione 14 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kjo shifër shpjegon shkakun kryesor pse sistemi bankar realizoi një tremujor me humbje për herë të parë pas 14 vjetësh. Me gjithë koston e lartë, fshirja e pritshme e kredive të humbura dhe amortizimi i efekteve të tyre në rezultatet financiare pritet t'i japë më shumë frymëmarrje sistemit bankar gjatë vitit të ardhshëm. Një shkallë më e ulët e kredive me probleme do të heqë nga sistemi bankar një kosto të konsiderueshme operative, financiare, por edhe psikologjike, duke i hapur rrugë një qasjeje më pozitive ndaj kreditimit.

"LOJA'' ME KOMPETENCAT. SHEHAJ: MEMORANDUM TATIME- DOGANË Tiranë - Do të hapen dosjet për bizneset që s'kanë paguar akcizën, apo i janë shmangur asaj për shkak të ndryshimeve ligjore. Kalimi i vjeljes së taksës së akcizës nga tatimet tek doganat la shteg për abuzime. Ndaj Tatimet dhe Doganat do t'ju rikthehen këtyre dosjeve me qëllim, që çdo shmangie e detyrimeve fiskale të derdhet në arkën e shtetit. Drejtoresha e Tatimeve në një prononcim për mediat lidhur me këto raste tha mes tatimeve dhe doganave do të ketë një marrëveshje për të gjitha rastet që kanë mbetur pezull. "Administrimi i akcizës bëhet nga Administrata Doganore me memorandum të përbashkët me Administratën Doganore sepse dihet kur ka shmangie akcize ka shmangie TVSH-je. Do jemi të dyja Administratat që në momentin ku konstatohet një shkelje do të veprojnë të dyja Administratat bashkë. Dhe jo vetëm për akcizën por edhe për eksportin" tha Brisida Shehaj, Drejtore e Doganave. Pritet që pas këtij memorandumi shumë dosje ''të arkivuara'' të bizneseve që kanë abuzuar të zbardhen dhe bashkë me to edhe vlerat e detyrimeve fiskale që janë shmangur.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

SOCIALE

FAQE 9

Barnat e rimbursueshme, Beci: Vitin e ardhshëm zgjerohet lista Vitin e ardhshëm pritet që lista e barnave të rimbursueshme të zgjerohet më shumë barna për kategori të caktuara të pacientëve. Buxheti që do të ketë instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të jetë më i madh, duke siguruar një mbulim më të mirë me shërbime shëndetësore e barna. Ky premtim vjen nga drejtori i këtij institucioni Astrit Beci, i cili thotë se pavarësisht borxheve të mëdha të trashëguara dhe gjendjes së vështirë, do të synohet për më shumë lloje medikamentesh dhe me çmime më të ulëta. "Ne presim rritje të buxhetit por puna jonë do drejtohet edhe në drejtim të kursimit dhe mirmenaxhimit të fondeve ekzistuese. Jemi ballafaquar me një situatë të rënduar në sektor. Do kemi një shtim të listës. Do kërkojmë alternativa të tjera gjenerike që të kemi synimin e një çmimi dhe një rritje të gamës të përfituesve nga këto

ilaçe. Do kemi prioritet edhe ngushtimit të diferencës së alternativës së parë me alternativës së dytë gjenerike. Ngushtim ky që do pasqyrohet direkt te pacientët"- tha Astrit Beci. Kreu i ISKSH, ka paralajmëruar edhe ndryshim të mënyrës se si finacohen spitalet. "Po ripunojmë aktet ligjore dhe po ripunojmë me ligjin pasi dhe sistemi do ndryshojë, nga kontributiv në sistem universal, kështu që ndryshimet në ligj do jenë të parat që do vijnë. Do bëhen ndryshime në financimet e spitalit dhe kontrollit të këtij sistemi në institucionit tonë"- tha Beci. Pak ditë më parë vetë kreu i shëndetësisë Ilir Beqja deklaroi se sektori spitalor ka një borxh të madh të trashëguar që shkon deri në 44 milionë dollarë, ku një pjesë të madhe të këtij borxhi e ka QSUT nga barnat dhe pajisjet që janë blerë, por bizneset ende nuk janë paguar.

EKSKLUZIVE/ Pagesa e paaftësisë, procedurat dhe dokumentacioni për përfitim

Përfitimi i kempit, kriteret që duhen plotësuar Personat me aftësi të kufizuar, masa e re e përfitimeve që i takon sipas ligjit. Si caktohet pensioni i invaliditetit, ja kategoritë Edlira MEMA edlira.mema@gazetarepublika.al

P

ër të përfituar dhe marrë trajtimin me pension invaliditeti, të gjithë personat duhet të plotësojnë disa kritere dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në zyrat e Agjencive rajonale të sigurimeve shoqërore. Lidhur me këtë fakt, Gazeta "Republika", ju sjell në fokus procedurën e plotë mbi të cilën bazohet përfitimi i këtij pensioni, sipas kategorive përkatëse. Kështu, për të përfituar "kempin", qytetari duhet të paraqitet para Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë të rrethit. Më pas, komisioni vëren nëse qytetari në të vërtetë nuk është i aftë për të punuar. Për të

përfituar pensionin, qytetari duhet të dokumentojë vitet e punës dhe masën e pagës. Pensioni i invaliditetit përcaktohet në varësi të shkallës së pamundësisë së qytetarit për të punuar, si dhe llogaritet në bazë të pagës që ai ka marrë gjatë kohës që ishte në punë. instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon kriteret për të përfituar invaliditet. Ky

dikaster ka përcaktuar edhe procedurën që ndiqet për verifikuar gjendjen shëndetësore nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP-i). Grupet përfituese të pagesës së paaftësisë Grupet përfituese të pagesës së paaftësisë mbështetur në kuadrin ligjor janë: 1- Personat, te cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikike/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit te Aftësisë për Pune (KMCAP), përfitojnë pagese për shkak te aftësisë se kufizuar. 2- Personat paraplegjike e tetraplegjike, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë here të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagese për shkak te aftësisë se kufizuar. Personat me aftësi të kufizuara, të përcaktuar ne pikat 1 e 2, të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagese. Vlerësimi i gjendjes mjekësore Vlerësimi i gjendjes mjekësore të personave me aftësi te kufizuara, bëhet nga KMCAP-i, i cili është i ngritur dhe funksionon pranë institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku merr pjesë, si anëtar me të drejtë vote, edhe mjeku, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror. Shpenzimet për pagesën e anëtareve të KMCAP-it

përballohen nga buxheti i institutit Sigurimeve Shoqërore, përveç pagesës së mjekut, i cili është punonjës i Shërbimit Social Shtetëror. invalidët paraplegjike dhe tetraplegjike pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi. Kriteret e dhënies se dëshmisë dhe forma e saj përcaktohen ne rregulloren e institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Shërbimit Social Shtetëror. Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës së paaftësisë Personat që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/ komunës, dokumentacionin e mëposhtëm: a) Certifikatën e gjendjes familjare; b) Certifikatën personale me fotografi; c) Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit; ç) Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë, d) Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet. Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë: a) Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar; b) Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuara; c) Raportin mjekoligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.

Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç; dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme: a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen: i. Emri i personit, që ndjek shkollën; ii. Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor normal ose i përsëritur; iii. Vitin shkollor. b)Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj); c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit; ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.

QSUT "kapitullon", prej 6 muajsh nuk mund të kryhen analizat për reagentë Në spitalin më të madh në vend, Qendrën Spitalore "Nene Tereza", prej gjashtë muajsh nuk kryhen analizat për te cilat duhen reagente. Lënda e pare mungon. Pranë QSUT kryhen vetëm analizat e thjeshta të gjakut apo urinës, ndërsa për ato te prostatës, tiroideve apo tumoreve as që bëhet fjalë. Ne këto kushte çfarë duhet te bëjnë qytetaret? Duket se kjo gjendje do te zgjasë. Duhet thënë se planifikimi i buxhetit për këtë vit nuk është bere siç duhet, ndërsa buxheti i ardhshëm,do te paktën edhe dy muaj.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

BO TË BOTË

Albright: Europa dhe SHBA do të gjejnë gjuhën e përbashkët K

ur Madeleine Albright flet, njerëzit dëgjojnë. Ish Sekrearja Amerikane e Shtetit në një intervistë për DW ka thënë se ajo është optimsite që Europa dhe Amerika do të rifitojnë besimin. Agjencia Kombëtare e Sigurisë Amerikane (NSA) ka minuar besimin mes SHBA-së dhe Europës. Madeleine Albright ishte mes politikanëve të rangut të lartë të cilët diskutuan për rifitimin e besimit përmes bisedimeve në Uashington. Korrespodenti i DW Gero Schliess zhvilloi me të një intervistë atje. Marrdhëniet transatlantike kanë arritur pikën më të ulët që prej luftës në Irak. Cili është mendimi juaj për këtë? Unë mendoj se është për të ardhur keq. Kam besuar gjithmonë tek marrdhënia EuroAtlantike. Ne jemi partnerë natyralë, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe shpresoj që kontaktet dhe marrdhëniet të rregullohen sërish. Unë jam shumë optimiste për një gjë të tillë. U surprizuat për faktin se përgjimi ishte shtrirë në këtë masë dhe e dinit një gjë të tillë për sa kohë ishin ende në detyrë? Unë nuk e dija. Por diçka që nuk është e re, është fakti se ne dimë që të gjithë vendet spiunojnë njëri-tjetrin. Bëhet neutralisht.

FILIPINET GODITEN NGA TAJFUNI MË I FUQISHËM I REGJISTRUAR NDONJËHERË Një nga tajfunët më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë ka goditur pjesën qëndrore të Filipineve duke shkaktuar rrëshqitje dheu, shkatërrime ndërtesat dhe vdekjen e të paktën tre personave. Shumë pjesë të vendit ishin pa energji dhe komunikacion sot, ndërsa Tajfuni Haiyan goditi ishujt Leyte dhe Samar. Stuhia, që njihet në Filipine si Yolanda, u shoqërua nga erëra me shpejtësi mbi 350 kilometra në orë. Zyrtarët thane se tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë plagosur megjithëse numri i të vdekurve pritet të rritet. Mbi 700 mijë njerëz në 29 provinca janë evakuuar.

TENSIONOHET PËR HERË TË DYTË BRENDA JAVËS SITUATA NË TRIPOLI

Çmendim keni për protestat në Europë kundër SHBA dhe administratës së Obamas? Nuk i kuptoj. Unë mendoj se shumë gjëra kanë të bëjnë me teknologjinë dhe shumë gjëra bëhen për arsye politike. Jo shumë kohë më parë unë isha në Bruksel dhe mendoj se në përgjithësi kjo është një çështje e lidhur me rregullat mbi privatësinë në erën e re tekonlogjike. Unë shpresoj se do të ketë një diskutim mjaft të kujdesshëm për të arritur një zgjidhje. Cilat janë rekomandimet tuaja për administratën e Obamës dhe qeverinë e Angela Merkrel për të rifituar besimin? Ne kemi shumë çështje për

të punuar sëbashku. Natyrisht që ka edhe aspekte personale, por ne kemi një axhendë të përbashkët mjaft të gjerë. Pra jam e sigurtë se do të funksionojë. Duhet të jetë mirëkuptimi se jetojmë në një erë të re tekonologjike dhe miqtë e mirë mund të zgjidhin këtë problem. Mendoni se Europa duhet të pezullojë marrveshjet e bashëkpunimit me SHBA, si ajo SWIFT për bankat ose të ndërpresin negociatat për marrveshjen tregëtare Transatlantike? Jo nuk mendoj kështu. Unë medoj se këto janë çështje që kanë të tjera rrethana dhe janë mirë për të gjithë. Marrveshja

tregëtare do të jetë mjaft e rëndësishme për Europën dhe SHBA. Në këtë kuadër, mendoni se duhet të ketë një sinjal nga Presidenti Obama, ndoshta një falje publike? Nuk dua të komentoj për këtë. Unë mendoj se Presidenti Obama ka bërë tashmë disa deklarata për këtë çështje. Madeleine Albright ishte Sekretare e Shtetit gjatë administratës së parë të Presidentit Bill Clinton në vitet 1997-2001. Aktualisht ajo është profesoreshë e Marrdhënieve Ndër-kombëtare pranë Georgetown University në Washington.

Vulin: Do të bëjmë çmos që dhuna e 3 nëntorit të mos përsëritet Derisa po ecte në qendër të Mitrovicës së veriut, ministri serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, u përball me një zonjë, e cila bëri shumë përpjekje për të thyer perimetrin e sigurisë që ministri kishte rreth vetes. E ndali zyrtarin e lartë serb për t'i thënë se ajo dhe familja e saj po e respektojnë vendimin e qeverisë në Beograd, që thirrë për të dal në rivotime më 17 nëntor. Ishte pikërisht kjo porosi që bartte zëri i Beogradit për serbët që jetojnë në Mitrovicën e Veriut të premten, në vizitën e parë të një zyrtari nga Serbia, pas incidentit zgjedhor më 3 nëntor që shkaktoi mbylljen e parakohshme të votimit në këtë zonë. Këtë gjë ia thotë edhe zonjës që ia ndali rrugën kur po shëtiste pranë sheshit Shumadija. "Unë gjithmonë jam këtu. Në të gjitha ngjarjet! Në kishë po shkoj, dhe prej kishe dal!", i thotë zonja ministrit, i cili ia kthen. "Prandaj dëgjoni shtetin tuaj", thotë Vullin. "E dëgjoj po si! Unë dhe familja ime e dëgjojmë. Por për të tjerët nuk mund të flas. Por çka do të

FAQE 10

bëhet kur të vijnë prapë?", pyeti ajo ministrin serb. Zotii Vulin i shmanget përgjigjes dhe ndryshon bisedën për t'u larguar më pas. Katër komunat veriore të Kosovës, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe Mitrovica e veriut, për herë të parë janë përfshirë në procesin zgjedhor që organizuan institucionet kosovare. Dita e zgjedhjeve në katër komunat veriore u mbyll para kohës zyrtare, për shkak të sulmit ndaj tri qendrave të votimit në Mitrovicën e Veriut. Njerëz të maskuar hynë në sallat e votimit te shkolla fillore Shën Sava, Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ku thyen kutitë e votimit. Ministri i Serbisë për Kosovën Aleksandar Vulin porositi sot nga veriu i

Mitrovicës, ku kishte shkuar për të promovuar stemën e qytetit, se shteti i tij do të kërkojë nga faktori ndërkombëtar që të marrë përsipër procesin zgjedhor në këtë komunë më 17 nëntor, dhe të kërkojë garanci për sigurinë e votuesve. "Më 3 nëntor ne kemi kërkuar që të na lejohet që të kthejmë rendin dhe ligjin [në Mitrovicën Veriore]. Por atë që ne mund ta bëjmë, ne edhe do ta bëjmë. Gjithë atyre që mendojnë se do të vijnë nga Serbia qendrore për të shkaktuar trazira në Mitrovicë, unë u them se nuk do të bëhet. Do të bëjmë gjithë çka mundemi, dhe gjithë çka na lejon ligji, që njerëz të tillë të mos duken në Mitrovicë", thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte kërkuar publikisht leje nga faktori ndërkombëtar në Prishtinë për të kthyer rendin në veri të Kosovës, duke nënvizuar se për 45 minuta do të kthente gjendjen në normale atje. Prishtina zyrtare hodhi poshtë menjëherë mundësinë e

ndërhyrjes së Beogradit në veri, duke thënë se faktori ndërkombëtar ka në dorë çështjen e veriut. "Do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare, që të garantojnë sigurinë për secilin, dhe që skenat e tmerrshme ku shihen serbi duke urryer serbin, të mos përsëriten më", i tha Radios Evropa e Lirë Aleksandar Vulin. Sipas tij, kësaj radhe dhuna mund të pamundësohet. "Unë po ju them se me 3 nëntor këtë gjë nuk kemi mundur ta bëjmë, por tani ndoshta do të mund ta bëjmë. Ajo që duam të bëjmë është që në kuadër të ligjit tonë, të pamundësojmë çfarëdo dhune. Këtë gjë mund ta bëjmë. Shteti i Serbisë, u bënë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga dhuna dhe të përmbahen nga provokimet. Të gjithë kanë të drejtë të kenë qëndrim politik". "Le t'i mbajnë secilin qëndrimet e veta. Por, askush nuk ka të drejtë që të qëndroj para vendvotimit, të pështyjë dikë, të ofendojë dikë, të rrah dikë, të xhiroj dikë, të thyej privatësinë e dikujt, ta frikësojë atë dhe fëmijën e tij. Këtë të drejtë s'e ka askush. Dhe nëse e respektoni shtetin e Serbisë,

Në Tripoli të Libisë është raportuar për luftime të ashpra gjatë ditës së enjte, duke shënuar kështu incidentin e dytë për këtë javë në këtë qytet. Raportimet thonë se një grup i armatosur nga Misrata, hyri në kryeqytet, gjatë mbrëmjes për t'u hakmarrë për vrasjen e njërit prej pjesëtarëve të saj, ne perleshjet e se henes. Forcat e sigurise raportojne per nje person te vdekur,11 te plagosur,mes te cileve disa ne gjendje kritike per jeten. Banore te Tripolit shprehen shqetesimin rreth situates se renduar ne kete vend.Ata ndjehen te pambrojtur dhe te pasigurte,te rrezikuar ,pa nje ushtri apo forca sigurie per t'i mbrojtur. Dy vjet pas rënies së Muammar Gadaffit,forcat policore qe ndihmuan ne largimin e tij,kontrollojne nje pjese te konsiderueshme te territorit.

IRAN, ORËT E FUNDIT TË NEGOCIATAVE Në ditën finale të bisedimeve në Gjenevë, fuqitë e mëdha dhe Irani pritet të dalin me një marrëveshje, e cila ndërkohë është hedhur poshtë tërësisht nga Izraeli. Mbërritja në Gjenevë në mënyrë të papritur e sekretarit amerikan të Shtetit ka shtuar shpresat e një pajtimi të mundshëm mes Teheranit dhe Perëndimit në lidhje me programin bërthamor për të cilin iranianët thonë se ka qëllime paqësore, ndërsa Izraeli deklaron se bëhet për ndërtimin e armëve bërthamore. Mediat njoftojnë se amerikanët kanë propozuar një marrëveshje afatshkurtër e cila do ti lejojë Teheranit të vazhdojë pasurimin e uraniumit në nivele të ulëta. Një lëvizje e tillë shihet si hap i parë drejt një marrëveshjeje duke lënë kohën e duhur për një pakt final. Teherani mbetet optimist. "Në takimet që patëm, kisha përshtypjen se edhe pala tjetër dëshironte rezultat. fuqitë e mëdha, grupi 5+1 sic quhen me të vërtetë që dëshirojnë të fitojnë besimin e popullit iranian dhe kjo është mundësia e duhur", tha ministri i jashtëm iranian, Mohammad Zarif. Fuqitë perëndimore nuk kanë komentuar progresin e bisedimeve, e sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej ekziston një dritare e po shfrytëzohet një nivel i ri serioziteti në bisedime nga pala iraniane. Propozimet për të lehtësuar sanksionet ekonomike, mund të bëjnë që Shtetet e Bashkuara të çlirojnë disa nga llogaritë e ngrira e të reduktojnë kufizimet në eksportet e naftës. atëherë respektoni aq", shton Vulin. Thirrje faktorit ndërkombëtar i ka bërë të premten në Prishtinë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të

NATO-s Salvatore Farina. Shefi i qeverisë në Prishtinë tha se të gjithë faktorët e sigurisë duhet të bashkërendojnë aktivitetet sa më mirë për ditën e rivotimit që është caktuar më 17 nëntor për Mitrovicën e Veriut.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

SHËNDET

Çfarë tregon grupi i gjakut për personalitetin tuaj

FAQE 11

Vitaminat B dhe C ju lirojnë nga stresi

A e dinit se edhe grupi i gjakut mund të tregojë për ju, gjëra që as vetë nuk i njihnit te vetja? Zbuloni tiparet tuaja të fshehura Psikologji Grupi i gjakut mund të tregojë shumë për të fshehtat e karakterit tuaj. Vetëm nëpërmjet një analize të thjeshtë të gjakut do të mund të kuptoni se çfarë tregon ai për anën e ndritur dhe të errët të personalitetit të dikujt. Grupi i gjakut 0 Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe shoqërorë. Atyre u pëlqen të ndërmarrin nisma, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Krijues dhe të njohur nga të tjerët, personat me grupin e gjakut 0 pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shfaqin më tepër besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, të pavarur dhe guximtarë. Nëse kërkoni dikë që të përballojë mirë stresin, këtë e bëjnë më së miri ata që kanë grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanë imunitet më të fortë dhe fizik të shkëlqyer. Të mirat: Janë ambiciozë, të fuqishëm dhe kanë besim tek vetja. Me pak fjalë, liderë të lindur. Të këqijat: Janë arrogantë, të pandjeshëm, mendjemëdhenj dhe të pamëshirshëm. Të famshëm: Al Kapone, Xherald Ford, Mikhail Gorbaçov, Mbretëresha Elizabet II, Xhon Lenon, Pol Njuman, Elvis Presli, Ronald Regan. Grupi i gjakut A Edhe pse në dukje janë të qetë, këta njerëz kanë standarde të larta dhe i mbajnë nervat përbrenda. I pëlqen shumë perfeksionimi, ose të paktën përpiqen t'i afrohen. Grupi i gjakut A është më artistiku nga të gjitha grupet e tjera. Personat

Stresi shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe rregullon ekuilibrin shëndetësor. Përveç kësaj, vitaminat B (B1, B2, B6, B9, B12) janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht. Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit. Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitaminë posedon përbërës antistresues dhe mund të ndihmojë turpit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues. me këtë grup mund të jenë të turpshëm, të ndërgjegjshëm, të besueshëm dhe të ndjeshëm. Personat me grup gjaku A janë bashkëpunues, të zgjuar, pasionantë dhe inteligjentë. Ndonjëherë ziejnë nga ankthi në mënyrë që të dalin mbi të tjerët dhe kanë prirjen t'i mbajnë përbrenda emocionet derisa vjen një moment që shpërthejnë. Ata janë të tensionuar, të paduruar dhe nuk flenë mirë. Edhe pse janë të aftë për pozicione lideri, kjo mund t'i rraskapitë, sepse stresohen shpejt. Shumë persona me grupin e gjakut A janë kërkues në fusha të ndryshme si shkenca, ekonomia dhe arti. Për nga shëndeti këta persona kanë aciditet të ulët në stomak, ndaj duhet të tregojnë shumë kujdes kur ushqehen me proteina të ardhura nga kafshët. Të mirat: Janë konservativë, introvertë, të rezervuar dhe të përpiktë. Me pak fjalë, perfeksionistë. Të këqijat: Janë obsesivë, kokëfortë, të vetëdijshëm dhe nevrikë. Të famshëm: Persona të famshëm me këtë grup gjaku janë Xhorxh Bush, Adolf Hitler, Riçard Nikson, Britni Spirs dhe Jet Li.

Grupi i gjakut B Të orientuar për nga qëllime të përcaktuara mirë dhe kokëfortë, ata që kanë grupin e gjakut B e fillojnë një detyrë dhe e çojnë deri në fund atë, pavarësisht gjithçkaje. Personat me këtë grup gjaku janë më individualistë nga të gjithë dhe zakonisht e gjejnë vetë rrugën në jetë. Personat e grupit B priren të jenë të drejtpeshuar, ata janë mendimtarë si grupi A dhe ambiciozë si grupi 0. Këta njerëz janë të ndjeshëm dhe i kuptojnë shpejt këndvështrimet e të tjerëve, por megjithatë hezitojnë të ndërmarrin sfida ose të përballen. Grupi i gjakut B mund të jetë sekreti i atyre që përbëjnë miq të mirë. Të mirat: Janë krijues, pasionantë, optimistë, elastikë, individualistë dhe i duan kafshët. Të këqijat: Kanë kujtesë të dobët, janë të papërgjegjshëm dhe përqendrohen vetëm te vetja. Të famshëm: Xhek Nikëllson, Luçiano Pavaroti, Pol Mekartni dhe Leonardo Di Kaprio.

Grupi i gjakut AB Personat me grup AB kanë personalitet të ndarë. Ata janë edhe të shoqërueshëm edhe të turpshëm, edhe të sigurt edhe të ndrojtur. Ndonëse janë të përgjegjshëm, ndonjëherë shumë përgjegjësi mund të shkaktojë një problem. Këta njerëz me grupin e gjakut AB janë të besueshëm dhe pëlqejnë të ndihmojnë të tjerët. Shumë simpatikë dhe të njohur, personat me grupin AB, nuk merren me çikërrima dhe shihen më shumë si shpirtërorë, por ndonjëherë edhe pak të krisur. Vetëm 2-5 për qind e popullsisë botërore ka grupin e gjakut AB. Nuk ka asnjë moment të mërzitshëm në jetën e këtyre personave. Ata janë gjithnjë duke e shijuar kohën. Ashtu sikurse edhe grupi A, këta njerëz nuk e durojnë dot stresin. Për AB, është e vështirë të përshtaten me të tjerët, ndaj ata krijojnë stilin e tyre të gjërave. Të mirat: Janë qetë, të kontrolluar, racionalë, introvertë dhe të ndjeshëm. Të këqijat: Janë indiferentë, të pavendosur, kritikues dhe nuk falin. Të famshëm: Xhon Kenedi, Merlin Monro, Tomas Edison dhe Xheki Çan.

Si të kurojmë sinozitin? Sinoziti eshte nje shqetesim shume i perhapur , edhe pse eshte nje problem qe rregullohet dhe kurohet ne tre menyra. Kura mund te jete farmaceutike, mund te behet nje operacion ose mund te perdorim kurat termike. Por nga se provokohet sinoziti? Dhe cfare ndodh nese nuk kurohet? Sinoziti shkaktohet mukoza e formuar ne vrimat paranazale. Behet fjale per nje shqetesim kronike ose i rastit, e shkaktuar nga nje ftohje banale. Aspeketi me i keq i sinozitit

jane efektet qe shkakton me pas si : dhimbje koke, djegie grykesh dhe mund te krijoj infeksione bakteriale. Nese keni veshtiresi te eliminoni sinozitin duhet te verifikoni qe nuk keni mish te huaj qe ndalojne daljen e mukozes. Mund te kete pengesa si muri ndares hundore ose shtregim i fosave nazale. Nje vizite tek otorinolaringut, do te hiqni cdo dyshim. Kujdesjet me te mira per ti sheruar jane, pervecse te mbani hunden te paster me larje me baze uji marine ( por dhe me

zgjidhje shtepiake me baze fiziologjike,pak pika kamomili dhe pak bikarbonate natriumi), dhe me medikamentet farmaceutike. Jane trajtime qe ndiqen me periudha te shkurtra, pastrimi i mureve ndarese

paranazale per zgjidhjet fiziologjike mund ndihmoje te parashikoje shqetesimin dhe gjithashtu te ndihmoje per te luftuar format e alergjise.Operacioni, behet ne rastet si nga mos suksesi i medikamenteve farma-ceutike dhe sherben per te hequr mishin e huaj ne hunde dhe keq formimet e hundes. Keto lloj operacionesh jo te dhimbshme dhe qe nuk zgjat shume. Si perfundim ndihma e termave me perberjet e saja, mund te ndihmoje hundet dhe mushkerite dhe te lirojne organet papastertite.

Si të parandaloni depresionin nga stina e dimrit

Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit afektiv sezonal. Rreth 10-20% e popullsisë botërore vuajnë nga ky çrregullim. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton ndryshime hormonale. Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë. Këshilla për të qenë mirë gjatë ditëve të dimrit Dilni jashtë! Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë - ajri i freskët dhe pak dritë aty nga mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë. Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj. Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t'i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin. Mos mbani syze dielli! Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t'i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq. Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit! Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t'i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të prekeni nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.


Teprimi me kafe dobëson shikimin, sa filxhanë duhet të pini në ditë Studimi i ri, i publikuar në Harvard, ka treguar që tek meshkujt dhe femrat që pinë tri e më shumë kafe në ditë ekziston përqindja e madhe e atyre që kanë probleme me shikimin. Hulumtimi lidh konsumimin e madh të kafeinës me zhvillimin e glaukomës eksfoliative, çrregullimit të shikimit, i cili prek rreth dhjetë për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç dhe mund të çojë deri tek verbëria. Shkencëtarët kanë deklaruar që të rriturit që pinë tre ose më shumë filxhanë në ditë janë më të prirë ndaj glaukomës eksfoliative për 34 për qind më shumë, në krahasim me ata që nuk e pinë këtë pije. Femrat të cilat në familje kanë raste të regjistruara të glaukomës hyjnë në grupin më të rrezikuar, dhe nëse pinë më shumë se tre filxhanë, rreziku nga fitimi i glaukomës eksfoliative rritet deri në 66 për qind. Në studimin e gjerë shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e rreth 79.000 femrave dhe 42.000 meshkujve dhe me të rast nuk është konstatuar lidhja në mes konsumimit të pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë (soda, çaj) dhe kësaj sëmundjeje.

Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun nga astma, disa receta rekomanduese për fëmijët Foshnjat të cilat për herë të parë midis muajve të gjashtë dhe vitit të parë të jetës e konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuara nga zhvillimi i simptomave të astmës. Hulumtimi të cilin e kishte kryer universiteti mjekësor nga Roterdami, ku kishin marrë pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve nga peshku mbron nga astma. Brenga rreth disa alergjive eventuale ndaj ushqimit mesdhetar bën që disa prindër dhe disa mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve, por tashmë studimet e kanë vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga astma. Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeçe - mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t'u prekur nga astma.

FAQE 12

SHËNDET

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

Syri i thatë, femrat rrezikojnë më shumë - si ndikon niveli i hormoneve P

rodhimi i lotëve gjatë moshës zvogëlohet edhe për shkak të çrregullimeve të shumta nga inflamacioni dhe stresi që i nënshtrohet aparatit të lotëve, andaj edhe rreziku nga tharja e syrit është gjithnjë më i madh, posaçërisht në mesin e popullatës mbi 55 vjeç. Megjithatë, therjet e syrit tregojnë se kjo sëmundje përfshin dy deri në tri herë më shumë femrat. Hulumtimet kanë treguar se në nivelin normal të hormoneve seksuale mashkullore në gjëndrat e lotëve migrojnë shumë qeliza kompetente imunologjike, numri i të cilave ulet dukshëm sapo të ulet niveli i hormoneve. Në të vërtetë, hormonet seksuale mashkullore frenojnë, nëse jo në tërësi, reaksionin e imunitetit dhe të inflamacionit në organizëm. Njohuria mbi atë rol të ndërlikuar të hormoneve androgjenë në aparatin e lotëve do të mund të ndihmonte në zbulimin e natyrës sekrete të sëmundjes së Sjogrenit, çrregullimit të autoimunitetit, i cili, përveç gjëndrave të lotëve, përfshin të gjitha gjëndrat e jargëzimit dhe të mukozës së hundës. Për këtë qëllim në laboratorë hulumtohet bartja lokale e hormoneve androgjenë dhe rezultatet e para janë optimiste. Rrezik të shtuar nga zhvillimi i sindromës së syrit të thatë kanë të gjitha femrat në periudhën e klimaksit, duke përfshirë edhe ato që gjatë aplikimit të terapisë plotësuese marrin estrogjenë. Grupi më i veçantë i rrezikuar janë femrat, të cilat u nënshtrohen hemoterapisë, rrezatimit dhe të sëmurat të cilat vuajnë nga çrregullimi i imunitetit. Si t'i konstatojmë Simptomat janë posaçërisht të pakëndshme dhe rezistuese, ndërsa hetohen me ndjenjën e pranisë së trupit të huaj në sy, me djegie dhe me të kruar që shkakton dhembje, me ndjenjën sikur kapaku i syrit kalon nëpër korne në të thatë, me irritacion, skuqje dhe me çrregullime kaluese të kthjelltësisë së shikimit. Duke kaluar dita, çrregullimet bëhen gjithnjë e më të mëdha. Te syri i thatë filmi i lotëve

nuk është i shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër korne, andaj drita nuk mundet përherë të thyhet në mënyrë të drejtë. Për këtë shkak paraqiten pamje të shtrembëruara dhe të mjegulluara. Infeksioni potencial mund të shkaktojë çrregullime të përmasave më të mëdha. Si caktohet diagnoza - me testin e Schirmerit matet prodhimi i lotëve, por jo edhe cilësia e tyre. Përveç shtresës lipide, ujore dhe të gjëndrave, ato përmbajnë shumë antitrupa të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syrit nga infeksioni. Meqenëse më parë fjala është për rolin e ndërlikuar të barrierës shtresore në sipërfaqen e kornesë, është e nevojshme diagnostika e përgjithshme dhe precize. Rëndësi kyç kanë të dhënat e anamnezës dhe kontrollimi i syrit me biomikroskopi. Gjatë kontrollimit oftalmologu do të përdorë metodën e ngjyrosjes së filmit të lotëve për të parë momentin e paraqitjes së defektit në filmin e lotëve dhe në korne. Orientimet e përgjithshme - Vështirësitë e lidhura me prodhimin e lotëve gjatë periudhës së klimaksit janë të lidhura me rrezikun nga infeksioni i syrit i cili mund të rrezikojë të parët. - Shërimi i syrit të thatë është i kushtueshëm dhe shumë të sëmurë nuk mund të

gjejnë lehtësi të kënaqshme me terapinë me medikamente. - Sindroma e syrit të thatë është njëra nga arsyet kryesore të paraqitjes te oftalmologu. - Shmanguni ekspozimit në diell dhe bartni syze dielli. - Kontrollojeni sytë çdo dy vjet nëse bartni syze, d.m.th. çdo pesë vjet nëse nuk i bartni ato. - Shmanguni përdorimit të pakontrolluar të pikave për sy. - Qani lirisht, nëse ju liron nga grumbullimi i stresit! Shërimi - Është mjaft i kushtueshëm, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e shërimit dhe durimin që duhet ta keni. Plotësimi lokal me lot artificialë (mundësisht pa konservanse, në mënyrë që të mos paraqitet alergjia) në të shumtën e rasteve mund të zbusë vështirësitë, por nuk eliminon shkaktarin themelor. Në të vërtetë, antitrupat specifik të cilët i përmbajnë lotët nuk mund të sintetizohen, përkatësisht lotët artificialë nuk janë po aq plotësim cilësor sa lotët natyral. Andaj, shpesh gjatë terapisë patjetër duhet përdorur pikat antibiotike madje edhe ato steroide, të cilat, nëse zbatohen në kohë të gjatë, shkaktojnë probleme anësore, mirëpo patjetër duhet të përdoren për pengimin e reaksionit të inflamacionit. Duke njomur sipërfaqen e kornesë, lotët artificialë normalizojnë balancën e elektroliteve, andaj syri irritohet minimalisht.

Pos shërimit me medikamente, duhet shmangur ajrit të dhomës, të nxehtit të madh, të cilat shpejtojnë avullimin e lotëve, tharëses së flokëve, lokaleve ku ka tym, motit me erëra të mëdha, grimit të tepruar, etj. Sa i përket ushqimit, nënkuptohet hidratizimi i përshtatshëm i organizmit dhe rezultatet e disa hulumtimeve preliminare tregojnë se konsumimi i shpeshtë i peshkut më me yndyrë, siç janë toni dhe salmoni, ndihmon zbutjen e simptomave!? Për mbylljen mekanike të kanaleve përcjellëse të lotëve apo për mbylljen kirurgjike të kornesë vendos oftalmologu në rastet më bizare të zhvillimit patologjik të sëmundjes. Faktorët plotësues të rrezikut • Thjerrëzat e buta kontaktuese mund të përkeqësojnë pengesat, sepse në sy veprojnë sikur sfungjeri në ujë. • Me ndërmarrje kirurgjike të eliminimit të dioptrisë përkohësisht dëmtohen pejzat nervorë, integriteti i të cilëve është i rëndësishëm për fiziologjinë e kornesë dhe syrit në tërësi. • Përdorimi i aintihipertensivëve, diuretikëve, barnave kardiovaskulare dhe të psikofarmakëve (duke përfshirë andiderpresivët) dhe antihistamikët, gjithashtu mund të përkeqësojnë vuajtjet.

Çfarë do të thotë kur hipertensioni kalon në fazën 2 Do të thotë që hipertensioni juaj, (presioni i gjakut) është aq lartë sa mund të shkaktojë një infarkt në organizimin tuaj. Ju duhet të kujdeseni shumë për shëndetin tuaj që të ri-ktheni në normalitet presionin e gjakut. Presioni i gjakut konsiderohet normal nëse numri i rrahjeve të zemrës është 119 dhe nr i presionit të qarkullimit të gjakut ndërmjet dy rrahjeve të zemrës është 79, ose më poshtë. Në ato raste, kur presioni i gjakut është; ai i rrahjeve 120-139 dhe ai i qarkullimit 80-89 kemi të bëjmë

me hipertension. Faza e parë e hipertensionit e kemi kur aparati tregon 140-159 me 90-99, ndërsa faza e dytë kemi kur hipertensioni ka arritur 160 nr i rrahjeve të zemrës dhe qarkullimi i gjakut ndërmjet rrahjeve ka kaluar 100. Faza e dytë e hipertensionit është shumë e rrezikshme, mjafton të mendoni që numri i sistoles të rritet me 20 mmHg dhe ai diastolik 10 mmHg e rrisin 120/ 80 mundësinë që ju të vdisni nga një goditje infarkti. Nëse ju e gjeni veten në këto

parametra atëherë duhet të keni kujdes dhe të trajtoheni me medikamentet e duhura. Por medikamentet nuk janë e vetmja zgjidhje për ju, prandaj nëse ndryshoni sadopak stilin e jetës që ju bëni, edhe ilaçet mund të kenë një efekt më shumë pozitiv. Kjo do të thotë që të dobësoheni pak, të bëni të paktën 30 minuta ecje gjatë ditës, madje çdo ditë të javës aq më mirë do të jetë për organizmin. Kontrolloni shpesh sasinë e natriumit në organizëm, mbani një dietë të

shëndetshme, limitoni sasinë e alkoolit që konsumoni brenda një ditë, 1 shishe për femrat dhe dy për meshkujt. Stop duhanit, dhe përpiquni të qëndroni larg situatave emocionale stresuese. Kështu, ju duhet të përpiqeni vetë që të monitoroni presionin e gjakut tuaj me anë të kujdesit shëndetësor. Vetë monitorimi, është zgjidhja e duhur për këtë sëmundje. Nëse ju e anashkaloni këtë mund të keni atak kardiovaskular dhe dëmtim të veshkave.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

SHËNDET

Bronkektazitë - deformimi i bronkeve, cilat janë simptomat dhe si të kujdeseni nga sëmundja

FAQE 13

Vitamina A, burim energjie për trupin

B

ronkektazitë janë zgjerim dhe deformim i bronkeve të vogla dhe të mesme. Me bronkektazie nënkuptohen vetëm ndërrimet e përhershme, sepse vjen gjer te shkatërrimi i murit bronkial. Ato nga aspekti patomorfologjik mund të kenë formën sakulare, cilindrike, serpentine, kurse nga aspekti klinik mund të paraqiten si të inflamuara ose joinflamuara ("të thata"). Varësisht nga etiopatogjeneza ato mund të jenë kongjenitale (të lindura) ose të fituara gjatë jetës, zakonisht si pasojë e komplikimit të pneumonisë, tuberkulozit mushkëror, fruthit (morbilli), kollës së bardhë (pertussis), aspirimit të trupit të huaj që shkakton mbylljen e bronkut, apo edhe gjendjeve imunodeficiente. Pasqyra klinike: Pacientët me bronkektazi kanë inflamime të shpeshta që shoqërohen me kollë me këlbazë të bollshme e cila eliminohet në sasi të mëdha posaçërisht në mëngjes (drenazhe spontane gjatë gjumit). Se sa shpesh pacienti do të përjetoj inflamime (zakonisht bakteriale) varet nga respektimi i regjimit higjienodietetik (mospirja e duhanit dhe mosqëndrimi në ambientet ku pihet duhani, marrja e lëngjeve në sasi optimale, posaçërisht pirja e ujit. Radiologjia: Forma cistike (sakulare) e bronkektazive paraqitet në formë të lezioneve të shumta (multiple) të rrumbullakëta (cistike) me mure të holla, të madhësisë gjer 3 cm në diametër. Zakonisht në fundin e hijes së projektuar unazore vërehet niveli i vogël (tiny) likido-aerik. Lobet e poshtme preken më shpesh.

Forma cilindrike paraqitet në formë të hijeve tubulare (gypore), në të cilat vërehen hijezime paralele lineare një milimetërshe (1 mm). Kur këto segmente bronkektatike mbushen me sekret, imazhi merr dukjen e shiritave homogjen që përshkruhen si hije në formë të "gishtit të veshur me këllëf dorze" ("gloved-finger"). Këto hije shkaktojnë vështirësi në diagnozën diferenciale me sëmundjet intersticiale mushkërore të lokalizuara. Radiologjikisht bronkektazitë zakonisht shoqërohen me humbje të volumit (and crowding of the lung markings) në arealin e prekur dhe njëkohësisht vërehet hiperinflacioni kompenzator i pjesës së mbetur të mushkërisë. Për verifikimin e bronkektazive më parë bëhej bronkografia (aplikimi i kontrastit në bronke që realizohej me bronkoskopi), kurse tani tomografia e kompjuterizuar me besueshmëri

mjaftë të lartë mund të konstatoj praninë apo mungesën e bronkektazive. Mjekimi i bronkektazive: bëhet varësisht nga gjendja momentale e tyre gjegjësisht nëse janë të inflamuara nga infeksionet duhet përdorur antibiotikët (në fillim në mënyrë empirike e më pastaj sipas antibiogramit). Këtij mjekimi i bashkëngjitet terapia simptomatologjike: ekspektorans, dhe antipiretik sipas nevojës. Po ashtu, duhet respektuar edhe regjimi higjienodietetik që konsiston në marrjen e lëngjeve në sasi të mëdha (3-4 litra/ditë) në formë të çajit, ekstrakteve të pemëve dhe perimeve, ujit, pastaj ajrosjes së dhomës së pacientit, largimi i duhanpirjes, si dhe regjimi i shtratit - pushimi nga aktivitetet fizike-puna. Nëse nuk ka shenja inflamimi (klinikisht: mungesa e simptomave; laboratorikisht: sedimentimi i eritrociteve - SE -

i qetë, mungesa e leukocitozës), atëherë duhet të respektohet vetëm masat për mirëmbajtjen e rrugëve respiratore, gjegjësisht mospirja e duhanit, largimi nga irrituesit e mundshëm inhalator (fizik: ajri i ftohët ose/edhe tepër i lagësht; kimik: ndotja e ambientit). Që të parandalohen recidivet e inflamimeve të bronkektazive duhet që pacientët e tillë të vaksinohen kundër gripit çdo vjeshtë, madje preferohen edhe vaksinat kundër baktereve të caktuara që është personale dhe aplikohet çdo 6 muaj (p.sh. Lantigen B vaksina). Në përgjithësi, prognoza e kësaj sëmundjeje është e mirë me kusht që të respektohen parimet e menaxhimit të saj, dhe e kundërta, nëse këto parime nuk respektohen, atëherë vjen gjer te ndërrimet ireverzibile, ashtu që insuficienca respiratore është e pashmangshme me të gjitha komplikimet që i bartë ajo.

Mjekimi i shumë sëmundjeve fshihet tek ushqimet Keni probleme me anemine apo lodheni shpejt? Mjekimi i shume semundjeve te cilat shfaqen tek femrat eshte i fshehur tek ushqimet. Hidhini nje sy pese ushqimeve fantastike te botuara ne revisten Reader's Digest per t'u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo demtimi i kockave ne te ardhmen: Mishi: Ne krahasim me meshkujt anemia shfaqet me shume tek femrat. Niveli i ulet i hekurit ne gjak shkakton një lodhje te përgjithshme. Tek mishi pa yndyre gjendet me shume hekur dhe me pak yndyre. Ne 100 gram mish te pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyre. Mishi ben te mundur shtimin e energjisë dhe mund t'ju ndihmoje te dobësoheni. Papaja: Papaja është nje frut tropikal qe përmban dyfishin e vitaminës C qe permban portokalli. Shtojeni

kete frut ne sistemin mbrojtes ndaj sëmundjes se tëmthit. Nje papaja me peshe 300 gr permban 188 miligram vitamine C dhe 119 kalori Fare liri: Bukepjekesit e perdorin kete produkt per t'i dhene me teper shije dhe finese prodhimeve te tyre. Por shkencëtaret thane se eshte e pasur me ostrogjen. Shkencëtaret, te cilët shtuan faren e lirit ne ushqimin e

femrave me kancer vertetuan ndikimin e saj ne ngadalesimin e zhvillimit te kancerit. Keket tuaj mund t'i zbukuroni me farera liri. Ose ne mengjes mund te konsumoni ushqime me farera liri. Tofu: Produktet e pasura me proteine ulin kolesterolin dhe forcojne kockat. Isoflavone i gjendur ne soje ka nje konstrukt te ngjashem me ostrogjenin. Sipas nje

studimi te bere mbi disa njerez 90 miligram isoflavone eshte e dobishme per kockat dhe vecanerisht per palcen kurrizore. Ndersa ne nje studim tjeter pohohet se nje mase prej 50-75 miligram isoflavone ne dite eshte e dobishme. Gjysem filxhani tofu permban 25-35 miligram isoflavone. Lakra e zeze: Pervec permbajtjes ne sasi te larte te kalciumit dhe vitamines D disa shkencetare treguan se permban edhe vitaminen K, mbrojtese e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat te cilat konsumojne produkte te pasura me vitamine K rreziku i plasjes se legenit eshte 30 për qind me i ulet. Shkencëtaret të cilët pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, bronkoli janë nje burim i mire vitaminash theksuan se nje sasi e vogel lakre e zeze eshte me e mira ne mes tyre.

Hani fruta dhe perime, sepse kane vitamina qe jane te dobishme". Shumica prej nesh u rrit me keto fjale. Këto këshilla te thjeshta përmbledhin nje te vërtetë: Vitaminat jane thelbësore per funksionimin e duhur te trupit, si për shembull vitamina A. Studimet e fundit shkencore kane treguar se mungesa e saj mund te shkaktoje probleme serioze. E pranishme kryesisht ne ushqimet me origjine shtazore te tilla si melcia dhe e verdha e vezes, vitamina A gjendet edhe ne perime, frutat e verdha e portokalli si portokalli , mandarina, limoni, karota. E rendesishme ne luften kunder infeksioneve fale forcimit te sistemit imunitar, ajo luan nje rol themelor ne prodhimin e energjise vitale te qelizave: energji qe eshte baza e funksioneve te ndryshme te organizmit. Rezultatet vijne nga studimi i nje grupi studiuesve nga "Cancer Research Institute" ne Nju Jork, publikuar ne revisten "Faseb". Ne rastin e marrjes te pamjaftueshme te vitamines A, prodhimi i energjise qe eshte i konsiderueshem per qelizat, pakesohet me rreth 30%. "Jo vetem kaq: qelizat kane nevoje per burime per te prodhuar energji me vone", - thote nje nga autoret e studimit, Dr. Ulrich Hammerling, duke vene ne dukje se kur vitamina A eshte e manget, trupi kthehet ne nje rezervat yndyre oksidimi e cila merr energjine e nevojshme te tij.

Sa i rëndësishëm është vaji i trëndafilit të egër Jo vetem frutat e bimes, por edhe vaji qe nxirret prej gjetheve te saj ndihmon ne kurimin e sëmundjeve. Rezultate te shkëlqyera vaji i trëndafilit te eger jep ne shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasine e lëngut ne te. Gjashte deri ne shtate pika te vajit hidhen ne gjysme gote me ujë dhe pihet cdo mëngjes. Vaji keshillohet te perdoret edhe ne qetesimin e dhembjeve te femrat. Shume i rendesishem është vaji i bimes ne sherimin e plageve kur shoqerohen me hemorragji. Ne perberje te vajit ekziston nje substance qe mundeson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjine. Ne keto raste, lyerja e plages tri here ne dite eshte shume e rëndësishme. Trëndafili i eger ose Rosa canina, sic quhet ne latinisht, eshte nje bime qe mund te gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka nje perhapje te gjere ne te gjithe vendin. Kjo bime mund te lulezoje vetem nje here ne vit ne muajin qershor. Frutat e saj jane te vetmet pjese te bimes qe shërbejnë per kurimin e semundjeve.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 14

KUL TURË KULTURË

Personaliteti i shquar antikomunist Besim Ndregjoni emërohet "ambasador i paqes" nga federata e paqes universale! D

itën e mërkure në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombetare në prani të shum personaliteteve të artit kulturës, politikës, botës akademike, mediave, shoqërise civile Federata e Paqes Universale botërore emroi "AMBASADOR TE PAQES" Personalitetin e shquar antikomuniste , Mjeshtrin e Madh, Qytetarin e Nderit te Postribes Antikomuniste, Aktivistin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Presidentin Unionit Mbarekombetare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërise z. Besim Ndregjonin. Një cermoni shume emocionale se nderohi në mes të këtyre personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme emrohej Ambasdor i Paqes përfaqësuesi i klasës së të përndjekurve politike të Shqipërise të atyre antikomunistëve shqiptare që i mbijetuan genocidit 45 vjecare të diktaturës komuniste, të atyre familjeve fisnike shqiptare që u përballuan me një stocizëm e krenari sublime vrasjet , burgosjet, internimet, dëbimet, përcundimet e një diktature staliniste që njihte krimin si metode jetese e pushteti. E

ndjej obligim të flas për Besim Ndregjonin, për këte aktiviste të drejtave dhe lirive te njeriut, për këte burre të palodhur në shërbim të përndjekurve politike shqiptare.. me të drejte po ju them nqs të përndjekurit politike ndjehen të nderuar nga shteti shqiptare është puna e palodhur e Besim Ndregjonit që për 23 vite nuk ka hesht për të drejtat e lirite e tyre..duke e detyruar shtetin të nderonte antikomunistët ish të burgosurit politike shqiptare. nqs u fitu dëmshperblimi ështe merite e lufte e pa reshtur e Besim Ndregjonit që per 4 vite rrjesht udhëhoqi protestat e fuqishme deri sa fituam të drejtën e demshperblimit..nqs u njoh në të gjithe Europën deri në OKB krimet komuniste te diktatorit Enver Hoxhes dhe te pushtetit të tije kriminal ështe publikimi dhe referimi I Besim Ndregjonit .Historia e antikomunizmit ne Shqiperi si ne Berlin , Bruksel, OKB ështe merit e kontribute i Besim Ndregjonit.. Ky ka organizuar dhe publikuar tre fotoekspozita kombëtare në sherbim të njohjes dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri.. Eshte inicuesi dhe hartuesi i rezolutës së paralamentit shqiptare për denimin e krimve të komunizmit në 2006. E gjithë

këtë veprimtari të madhe patrioti kombëtar, Besim Ndregjoni e ka ba pa pasur asnjë ndihme nga shteti shqiptare.. as dhe një leke, i ashtuquajtur shtet demokratike nuk ka dhënë për këto aktivitete kombëtare në shërbim të përndjekjes politike shqiptare, dhe te dokumentimit te krimit komuniste . Fatëkeqesishtë edhe nga fondacionet ndërkombetare të akredituar në Shqipëri nuk kan dhëne as edhe një cent për publikimin e ketyre krimeve. Besim Ndregjoni nuk tha njëhere se nuk do ta bëj se nuk me jepni lekë por shkonte duke lutur bisnemen etj që ta realizonte publikimin e krimeve komuniste.. Dhe kur institucjonet e shtetit shqiptare mernin leke për të deklaruar historine e pushtetit të komunizmit dhe perbuznin historine antikomuniste … ai nuk sprasej përpara këtyre burokratëve të pushtetit, por dokumentonte në media e në aktivitete të ndryshme krimet e komunizmit. Për të burgosurit politike Besim Ndregjoni ështe një Martin Luterking Shqiptare.. gjate 23 viteve atë e kemi pare në Tropoje Vermosh, Shkoder , Vlore, Korcë Sarande, nuk ka vend që ai nuk ka shkuar duke dhëne ndihmën e tije në shërbim të

dokumetimit të krimeve të komunizmit apo duke gjetur eshtrat e të vrarëve e duke vendosur pllaka përkujtimore në shërbim të së vërtetës.. Vetëm zëri i Besim Ndregjonit nuk ka reshtur për 23 vite për të drejtat e të përndjekurve politike .. ai zë nuk pushon duke mbajtur lart moralin e kësaj pjese të shoqërise që është paqe dashese dhe aspak

konfliktuale, por ajo fali dhe nuk gjeti falje nga politika shqiptare dhe shteti shqiptare. Ky personalitet e ka dënuar heshtjen që përdor politika ndaj viktimava të komunizmit.. Me te drejte Fedarata Universale e Paqes boterore duke i dorzuar emrimin e Ambasadorit të Paqes zotit Besim Ndregjonit kërkoi falje për krimet e komunizmit që u ka

ndodhur të përndjekurve politike për 45 vite të diktaturës.. Falenderime për Federatën, respekte për punën e saje vlersuese, dhe në emër të paqes të denojmë krimet e komunizmit e të bëjme pajtimin mbare kombëtare të shoqerisë postkomuniste, e mbylli fjalen e tije Besim Ndregjoni. Albert Zholi

Panairi i librit, këtë vit theksi te Pirateria dhe Informaliteti Panairi i 16 i Librit "Tirana 2013? nis edicionin e tij në datën 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit do të ketë më pak botime të reja se një vit më parë. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, ka deklaruar për mediat se kriza ekonomike ka prekur thellë botuesit shqiptarë. Sipas tij, nga viti në vit ka ardhur duke rënë numri i titujve të rinj. "Është e sigurt, që ka rënie të botimeve, por dhe shitja ka rënë gati 50%. Nëse nuk shiten librat nuk ke se si të botosh më shumë tituj të rinj", shprehet ai. Për pesë ditë me radhë, 13-17 nëntor, më shumë se 90 subjekte botuese, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të prezantojnë për lexuesit botime nga më të ndryshmet dhe do të organizojnë takime për tema të ndryshme e promovime librash të rinj. Në 14 nëntor do të organizohet nga Ambasada e Francës në Tiranë, në

bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, një aktivitet kushtuar Albert Camus. "Nga Parisi vjen profesori Jean Yves Guerin, një emër i shquar i kulturës europiane, që do të jetë në qendër të konferencës kushtuar Albert Camusë, me rastin e 100vjetorit të tij", ka deklaruar Ymeri. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm do të zhvillohet në datën 15 nëntor, kur dhe do të mbahet konferenca me temë: "Pirateria dhe informaliteti po e vrasin librin në Shqipëri". Në këtë konferencë do të referohet dhe diskutohet për situatën aktuale në tregun shqiptar të librit e detyrat e angazhimet për të ardhmen. "Plagjiatura është një dukuri negative që është rishfaqur në mënyrë agresive gjatë këtyre viteve të fundit në botimet shqiptare, dhe këtë problem ne si botues duam të bëjmë problem shoqëror, problem të institucioneve, problem të

lexuesve", është shprehur Ymeri. Në këtë kuadër gjatë pesë ditëve të Panairit do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh, ndër të cilat edhe një Konferencë për Piraterinë dhe Informalitetin, e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me pjesëmarrjen e specialistëve të fushës dhe personaliteve të ndryshme kulturore nga Shqipëria, Kosova e më gjerë. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm, që organizohet nga Ministria e Kulturës, me vëmendjen e ministres Mirela Kumbaro, është një tryezë shumëplanëshe për problemet e përkthimit, që do të jetë ditën e shtunë, 16 nëntor. Ashtu si dhe në edicionet e tjera në përfundim të këtij edicioni do të ndahen çmime si: çmimi "Libri më i mirë", "Përkthimi më i mirë", "Libri më i mirë për fëmijë", "Libri më i mirë studimor", "Stenda më e mirë grafike", një çmim ky i fundit që

do të jepet nga gazetarët. Juria po punon prej muajsh për ndarjen e çmimeve për të cilat konkurojnë më shumë se 100 libra. Sigurisht që, ky Panair për më tepër, do të shndërrohet në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën. Panairit i Librit "Tirana 2013"

do të qëndrojë i hapur për publikun nga data 13 deri në 17 nëntor, në orën 09:00-21:00, ku veç të tjerash lexuesit do të kenë mundësi të takojnë pranë stendave të shtëpive botuese edhe autorë të ndryshëm, madje për të marrë edhe autografët e shkrimtarëve të preferuar.

Duke shpresuar se pjesëmarrja do të jetë sërish ne nivele të larta, urojmë që librat të jenë pjesë e jetës së shumë individëve dhe që ky Panair të vlejë për të rikujtuar dhe forcuar vlerat e librit dhe të leximit. Përgatiti : Deada HYKA


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 15

KOMENT

Auditimi i prokurimeve publike ndihmë apo ndëshkim? Nga Albana Gjinopulli *

P

rokurimi i mallrave dhe shërbimeve për sektorin publik është thelbësor në veprimtarinë e çdo qeverie, ndaj me rritjen e prokurimeve për shpenzime publike, nevoja për një mbikëqyrje efektive nga institucionet audituese bëhet gjithnjë e më imediate. Vëllimi i tregut të prokurimeve publike në vendet anëtare të OECD zë rreth 10-15 % të Produktit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që në vendet në zhvillim me ekonomitë në tranzicion ai arrin deri në 25-30% të tij. Megjithë faktin se sistemet e prokurimeve publike mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, përsëri objektivat e përgjithshme mbeten të njëjta dhe këto kanë të bëjnë me: përgjegjshmërinë , efektivitetin dhe transparencën me të cilën prokurimi i fondeve publike bëhet në çdo vend. Të paktën në dekadën e fundit, problemet lidhur me përmirësimin e sistemeve kombëtare të prokurimeve janë bërë pjesë e rëndësishme e axhendës së organizatave ndërkombëtare autoritare si Kombet e Bashkuara (UN), Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik ( OECD), Banka Botërore(WB), Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), Organizata për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE) dhe Dhoma ndërkombëtare e Tregtisë. P.sh, Artikulli 9 i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit në vitin 2003 obligon shtetet ratifikuese të marrëveshjes të ndërmarrin" masat e nevojshme për të krijuar sistemet e duhura të prokurimeve bazuar në kriteret e transparencës, konkurrencës dhe objektivitetit në vendimmarrje". Për më tepër, deklarata zyrtare të shteteve pjesëmarrëse të G20 në Samitin e Los Cabos në vitin 2012 ka vendosur vlerësimin e pavarur

të sistemeve kombëtare të prokurimeve publike si një nga pesë kërkesat e këtij samiti. Por rëndësia e prokurimit publik nuk mund të matet vetëm në numra. Mënyra se si një qeveri realizon prokurimin e veprimtarive të saj shpesh reflekton kontratën sociale ndërmjet shtetit dhe qytetarëve të tij. Është e vërtetë se dëmi që mund të shkaktohet nga vjedhja dhe korrupsioni në prokurimet me vlera të vogla mund të jetë më i vogël se në prokurimet me vlera marramendëse, por fenomeni mbete po ai, vjedhja dhe korrupsioni mbetet i njëjtë edhe nëse bëhet fjalë për 10 lekë apo për 10 milionë. Kështu kur ka korrupsion pak rëndësi ka nëse vlera është e vogël apo e madhe, i rëndësishëm dhe problematik është fakti që vjedhja dhe abuzimi me fondet e taksapaguesve ka ndodhur. Sistemet e prokurimit janë gjerësisht të krijuara si rezultat i një procesi politik që balancon kërkesat konkurruese për vlera të përgjegjshmërisë, efektivitetit, ndershmërisë me vlera të tjera. Çdo shtet i vendos këto balanca sipas kushteve , nevojave dhe prioriteteve individuale të tij. Për shembull, disa vende mund të vendosin në plan të parë ofrimin në kohë të mallrave dhe shërbimeve , ndërkohë që disa të tjerë kanë në fokus luftën kundër korrupsionit. Në shumë vende, sistemi i prokurimeve nuk është thjesht një mjet për të blerë mallra dhe shërbime por gjithashtu një mekanizëm për të përmbushur objektiva të ndryshme politike. Dihet që të gjitha qeveritë tashmë"luftojnë" nën presionin e deficitit buxhetor dhe po përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha. Zhvillimi ekonomik përballet me vuajtje. Zbatimi i projekteve ndërkombëtare duke filluar që nga infrastruktura e deri në ndihmat në raste fatkeqësish natyrore mund të jetë në rrezik. Dhe c'është më e rëndësishmja, besimi i publikut

në aftësinë që qeveria funksionon efektivisht mund të shkojë drejt rënies Rruga drejt së ardhmes Jo të gjithë problemet të sipërpërmendura mund të adresohen dhe për më tepër të zgjidhen nga auditimi. Por është e qartë se auditimi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë drejtim dhe për këtë i duhen kapacitete dhe burime të afta. Në këtë kontest qëllimi strategjik i KLSH është të vlerësojë efektivitetin e prokurimeve në plotësimin e nevojave të publikut. Deri tani KLSH ka eksperincë në auditimin e prokurimeve publike. Por shume më tepër mund të ishte bërë dhe duhet bërë. Prokurimi publik si një proces me risk të lartë i përball audituesit me sfida të njëpasnjëshme, ndaj në praktikat e administrimit publik ai konsiderohet të jetë një nga fushat më komplekse të auditimit. Si keqpërdormi i fondeve publike ashtu dhe ofrimi i shërbimeve publike me cilësi të ulët kontribuojnë negativisht në objektivat, misionin dhe integritetin e subjekteve publike. Ndaj auditimet rigoroze të prokurimeve dhe kontratave luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e eficencës së administrimit të fondeve publike. Audituesit duhet të jenë të mirëpërgatitur dhe të pajisur me njohuritë e nevojshme për të identifikuar dobësitë, për të vlerësuar risqet në prokurime me qëllim që të japin siguri se paratë taksapaguesve në qeverisje janë përdorur me ekonomicitet, efektivitet dhe eficence si dhe për qëllimin për të cilin ato janë dhënë. Objektivat e auditimit të prokurimeve publike përfshijnë: dhënien e garancisë që procesi i blerjes së mallrave dhe shërbimeve është siguruar në kohë, në sasinë , cilësinë dhe me burimet e duhura si dhe të sigurojë se prokurimi i ka përmbushur objektivat dhe

qëllimin për të cilin është kryer. Kjo përfshin çdo fazë të procesit të prokurimit duke filluar që nga përcaktimi i kërkesës deri në vendosjen dhe përdorimin e mallrave apo shërbimeve të prokuruara. Është e rëndësishme të vlerësohet nëse prokurimi është kryer me kushte konkurrence të ndershme dhe mbi të gjitha që procesi ka siguruar vlerën e parasë. Ndaj një vëmendje e tillë mbi çështjet e prokurimit publik nga komuniteti ndërkombëtar nuk është aksidentale. SIGMA si një iniciativë e përbashkët e OECD dhe BE, për forcimin e sistemeve të qeverisjes publike dhe kapaciteteve adminstrative të vendeve kandidate për anëtare në BE , ka ndërmarrë një tërësi veprimtarish trajnuese në mbështetje të KLSH pjesë e të colave ka qenë dhe trajnimi në fushën e prokurimeve publike.Për tú përballur me sfidat që dalin nga ambjenti mjaft kompleks i prokurimeve publike është thelbësore për audituesit të jenë të informuar dhe të zotërojnë njohuri të cilat janë të domosdoshme për analizën dhe vlerësimin e sistemeve të prokurimit publik, mjete dhe metodologji

bashkëkohore të cilat duhet të udhëheqin punen e tyre audituese. Për këtë qëllim është e domosdoshme të marrin njohuri teorike, praktike, të shkëmbejnë eksperienca rreth vështirësive praktike më të zakonshme si dhe keqinterpretimet e mundshme ne kontrollin e prokurimeve. Parime që udhëheqin auditimet e prokurimeve janë pjesë dhe në pajtueshmëri të plotë me parimet themelore të auditimit të INTOSAI-t. Këto parime pasqyrojnë objektivat themelore të përbashkëta për sistemet e prokurimeve publike dhe sigurojë një kuadër udhëheqës që i mundëson komunitetit të auditimit të mbajë qeverinë të përgjegjshme në realizimin e këtyre objektivave. Duke pasur parasysh volumin e tregut të prokurimit publik dhe të kompleksitetin e çështjeve në këtë fushë shumë të ndjeshme, duket e arsyeshme vendet anëtare të INTOSAI-it janë të angazhuar në nivel global për të zhvilluar qasje të koordinuara dhe parime përbashkëta për auditimin e prokurimeve publike. Kjo ide është shtruar nga Institucione homologe të Auditimit , anëtare të INTOSAIt dhe është përkrahur nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në veçanti , KLSH i kushton vëmendje sigurisë së integritetit të institucioneve publike, transparencës se procesit të prokurimit, menaxhimit të riskut dhe të gjitha këto në funksion të parandalimit të mashtrimit dhe korrupsionit. Auditimi i prokurimeve publike nuk duhet të mbetet në kuadrin e ngushtë të kërkesave për ndëshkim, të cilat jo rrallëherë janë neglizhuar me papërgjegjshmërinë më të papranueshme nga institucionet shkelëse të ligjit. Thelbësore për të konsideruar se auditimi ka përmbushur me sukses objektivin e tij , është t'i shtojë vlerë dhe kjo arrihet nëpërmjet dhënies së rekomandimeve lidhur me përmirësimin e sistemit, me mënjanimit ë shkakut i cili do të sjellë mënjanimin e pasojës, pra në frenimin e kthimit të ngjarjeve të padëshirueshme në fenomene. Ky konsiderohet tashmë si pjesë e rolit të ri dhe modern të auditimit, duke qenë jo vetëm konstatues i çfarë ka ndodhur por mbi të gjitha të luftojë korrupsionin në thelb, dhe për më tepër ta parandalojë atë. * Kontrolli i Larte i Shtetit

LEZHË; EKSPOZITË PIKTURE E PIKTORIT GJERGJ SIMONI -Janë ekspozuar 50 punime në vaj dhe akrilik JAK RROZHANI Precizioni në të vizatuar, virtualiteti, këndvështrimi, gjetja artistike, freskia e pikturimit, zhdërvjelltësia në hedhjen e ngjyrave, profesionalizmi etj. janë tipare dalluese në pikturat e piktorit nga Mirdita Gjergj Simoni, të punuara me dashuri e profesionalizëm, ndjenjë artistike e realizim të bukur

artistik. Janë 50 punime në pikturë të ekspozuara në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës të qytetit të Lezhës, nga piktori mirditor, Gjergj Simoni, të punuara në vaj dhe në akrilik, ku spikasin mjeshtërisht portretet si ai i nënës, me shumicë prodominuese peisazhin e skalitur, me bregdetin, malet me borë, qytete bregdetare e malore, ku pasqyrohen të katër

stinët e vitit : pranvera, vera,vjeshta dhe dimri, me natyrën me katër cikle. -Në këto piktura të realizuara mjeshtërisht nga piktori Gjergj Simoni, spikat e veçanta: dashuria për natyrën me katër stinët e vitit, diversiteti i ngjyrave në stinë të ndryshme e rrëmben piktorin për të qenë vëzhgues i hollë i natyrës dhe i ndryshimit të atmosferës natyrore përmes penelatave të

zhdërvjellta që përdor ky autor, shprehet piktori i skulptori i mirënjohur lezhjan, promovues i shumë piktorëve dhe i skulptorëve brenda e jashtë vendit , sidomos të rinj e të reja në këtë galeri, specialisti i palodhur i Galerisë së Arteve Lezhë, z. Ymer Metaliaj, me pika shikimi , me këndvështrimin e natyrës të gjetura bukur artistikisht, si për kënaqësinë e autorit ashtu edhe të

admiruesve të pikturës. Gjetja e bukur e pikës së shikimit, formati i pikturave mesatar, ka formën dykëndore e katrore. Piktori i talentuar Gjergj Simoni, impresionin nga natyra e merr direkt, duke u shprehur në mënyrën e impresionizmit, veprat kanë realizëm, gjeografia e punimeve përfshin krahinat shqiptare, që nga veriu deri në bregdet : Shëngjin , Ksamil etj. dy peisazhe nga Veniecia, Itali etj. Ndjeshmëria artistike ledhaton me dashuri të fortë autorin për vendin e vet, të

afrëmit (nëna) etj. dhe me penelata të ëmbëla, bën që tek shikuesit të sjellë natyrën me forcën më të madhe të momenteve më të bukura, që sjell natyra me bukurinë magjepse të katër stinëve të vitit. Piktori Gjergj Simoni, ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ata që e ideuan dhe e ndihmuan në ekspozimin e pikturave, duke u shprehur se : të zgjojmë shpresën e një të ardhmeje më të mirë, duke premtuar për krijime të tjera të arrira në të ardhmën.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 16 KOMENT

Gjurmë trashëgimie të Kullës së Rajtës, në Lurë të Dibrës (Monografi, kushtuar figurës së njohur të krahinës - Lek Rajta)

L

ura, vendi i bukurive të rralla natyrore, i klimës së preferuar dhe i pasurive të shumta turistike, me Parkun Kombëtar dhe me shtatë liqenet e famshëm të saj, ka shpalosur përgjat gjithë kohërave të historisë së vet edhe vlerat e qëndresës atdhetare në vite. Ajo njihet si krahina, që i ka dhënë Kombit mjaft figura të shquara, të njohura e të respektuara, brenda e jashtë kufijëve të saj, madje jo vetëm për Dibrën, por edhe për mbarë Shqipërinë. Figura të tilla kombëtare, si: Dom Nikoll Kaçorri, krahu i djathtë i Ismail Qemalit, pjesëmarrës aktiv në ngjarjen e madhe të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 dhe nënkryetar i parë i Qeverisë së formuar prej tij; Gjok Doçi, Hero i Popullit, luftëtar dhe komandant i formacioneve të koalicionit antifashist e çlirimtar të vendit, si dhe mjaft figura të tjera, si Tahir Mena, Brahim Gjoçi, Preng Rajta, etj, si figurat më përfaqësuese të këtij vendi, kanë qënë dhe mbeten simbol i Lurës dhe i vlerave të saj historike. Lura shquhet jo vetëm si krahina me tradita të lashta atdhetare, por edhe për kulturën e veçantë të mikpritjes, të besës, të trimërisë e të qëndresës, si dhe të vlerave të pasosura të trashëgimisë kulturore e turistike, që vijnë nga thellësi e shekujve, të ruajtura me aq dashuri e fanatizëm nga të gjitha breznitë e banorëve vendas. Në gjeografinë e fshatrave, që përfshin Lura, Krejë - Lura, e vendosur në hyrje të saj, veç pamjes piktoreske të një fshati të tipit alpin, duket sikur shpreh me tërë bujarinë e vet edhe mikpritjen e lashtë tradicionale të lurasit: "Bujrum! Mirëse erdhët"! Dhe në fakt, për mikun, krejasit e kanë mbajtur gjithmonë derën hapur e sofrën shtruar. Është një histori e njohur kjo në të gjithë Dibrën, por dhe më gjërë. Mysafirët e shumtë, që kanë pasur rastin të kalojnë përmes këtij fshati, apo të bujnë një natë, ruajnë në kujtimet e tyre vlerat e larta të mikpritjes së krejasve. Një derë gjithmonë e hapur për miqtë, ka qënë edhe porta e bukur e skalitur me gurë të gëdhendur e Kullës së famshme të Preng Mark Rajtës, ku ndërtuesit vendas, kanë derdhur mbi të, tërë talentin dhe mjeshtërinë e tyre. Një Kullë e Madhe e Rajtës kjo, me një moshë mbi 130 vjeçare, e njohur për vlerat e saj historike, kulturore e mikpritëse, jo vetëm në Lurë, por në mbarë Dibrën dhe më gjërë. Kullë e madhe jo vetëm për nga përmasat, por edhe për emrin e mirë, që ka fituar ajo në shumë vite, me bujarinë dhe mikpritjen e rrallë të saj. Në këtë kullë lindi edhe biri i shquar i Krejës, i Lurës dhe i krejt Dibrës - Lek Rajta, i cili trashëgoi nga gjyshi i tij Prenga, vlerat më të mira të një burri të

zgjuar, të dashur, të respektuar e bujar. Ai bashkë me Llesh Zefin, Ahmet Kaçorrin e Ahmet Përlekën, si burra të njohur e të respektuar të Lurës dhe si shokë të mrekullueshëm që ishin, ia rritën vlerat dhe emrin e mirë Krejë-Lurës dhe krejt krahinës. Ndaj, jeta dhe puna e tyre, ka marrë një vlerësim të lartë, jo vetëm në zonën e Lurës, por dhe në mbarë Dibrën, ku punuan si drejtues për dekada të tëra. Lek Rajta ishte djali më i madh i Zefit dhe i Mrikës, dy prindër shembullorë këta, që rritën dhe edukuan katër djemë: Lekën, Gjergjin, Jakun dhe Franin, të cilët gjithë jetën i karakterizoi një dashuri e ngrohtë dhe e sinqertë vllazërore mes njëri tjetrit. Qysh në fëmijërinë e tij të hershme, tek Leka u vunë re vlerat e një zgjuarësie natyrale, vlerat e një intelekti të lindur, të cilat ai do t`i shfaqte dukshëm vite më vonë, si kuadër në punë të shumta drejtuese përgjat katër dekadave, ku e caktoi rrethi i Dibrës. Fëmijërinë dhe rininë e tij të hershme, Lek Rajta e kaloi pranë familjes, në fshatin e tij të lindjes, në Krejë-Lurë. Këtu, ai mori dhe mësimet e para të jetës, si: bujarinë, mikpritjen, dashurinë dhe respektin për njerëzit, cilësi këto, që pragu i Kullës së Rajtës, i kishte në traditën e vet më të mirë. Leka lindi dhe u rrit në këtë Kullë me emër të madh në krahinë, në kullën e gjyshit të tij, Preng Mark Rajta, që përfaqësonte një nga vatrat më bujare e mikpritëse në vend, e njohur që nga Shkumbini, në Mat, Dibër e deri në Prizren. Në këtë Kullë u strehuan dhe u pritën me bujarinë tradicionale mysafirë të shumtë, që nga më hallexhinjtë e kalimtarët e rastit e deri tek figurat më të njohura kombëtare, si: Bajram Beg Curri, Elez Isufi, Kapidani i Mirditës - Mark Gjomarku, Ndrecë Lufi, Frrok gjetë Kola, etj. Kulla e Rajtës në Krejë-Lurë, kishte kapacitete të larta pritëse e akomodimi, por edhe kapacitete sigurie për miqtë, ndaj ajo vizitohej shpesh prej tyre. Ajo përfaqësonte jo vetëm një nga vatrat më mikpritëse të Dibrës, por dhe një nga vatrat me ekonominë më të stabilizuar në krejt krahinën e Lurës, pasi brenda saj kishte shumë njerëz të ditur e punëtor, të cilët me punën e tyre, me shumë mund e djersë, kishin vënë pasuri në vite. Që nga fillimet e saj, në të gjitha breznitë e kësaj kulle, numrohen rreth 400 frymë, të cilët sot përbëjnë rreth 70 familje të shpërndara në të gjithë Shqipërinë e deri në Amerikën e largët. Ndërtimi i kësaj Kulle të madhe, thotë Frani, vëllai i vogël i Lekës, erdhi si një nevojë e domosdoshme për të përballuar kapacitetet e larta mikpritëse të mysafirëve të shumtë, pasi kjo ishte një objekt i dukshëm e strategjik i zonës, i vendosur në

"portën hyrëse" të Lurës, ku vizitorët ishin pothuajse të përhershëm. "...Nuk kishim natë pa miq, shprehet Frani, por dhe ne të zotë e shtëpisë, nuk e konceptonim dot një natë të tillë, pasi pa miq na dukej vendi bosh, një gjë jo e zakonshme, një qetësi që nuk shkonte për ne, pa muhabet e pa mysafirë...". Kjo ishte një traditë e rrallë dhe e njohur mikpritëse e Kullës së Rajtajve të Krejës. Ndaj, Leka edhe kur banonte në qytetin e Peshkopisë, priti e përcolli me bujarinë e Kullës, plot miq e shokë. Jeta me uniformë në ushtri për rreth pesë vjet, edukoi tek ai edhe korrektesën e jashtëzakonshme në kryerjen e detyrave. Ndaj edhe kur u largua me kërkesën e tij nga detyrat ushtarake, ai vazhdoi të ishte kërkues e korrekt në çdo detyrë, që iu ngarkua. Ishte dashuria e madhe për vendlindjen, ajo që e shtyu Lek Rajtën, drejt largimit nga detyrat e uniformës, për t`u kthyer pranë familjes, në fshatin Krejë-Lurë, ku u aktivizua në punë të ndryshme drejtuese të pushtetit vendor, deri në kryetar lokaliteti të Lurës, detyra të cilat, ai i kreu me përkushtim të lartë e korrektësi shembullore. Nisur nga rezultatet e punës së tij, në vitin 1952, Leka dërgohet në një kurs 9 mujor emergjence të përgatitjes së kuadrove të pushtetit vendor, pranë Këshillit të Ministrave në Tiranë. Pasi përfundoi me sukses këtë kurs, ai emërohet specialist në Seksionin e Tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Dibër. Dhe që nga ajo kohë, për rreth gjysëm shekulli, Leka do të ishte banor i qytetit të Peshkopisë, ku banoi fillimisht në një shtëpi pranë bulevardit kryesor të qytetit dhe më vonë në një shtëpi tjetër, në po të njëjtën lagje, mes miqësh e shokësh, që e respektonin shumë. Në vitin 1956, Lek Rajta emërohet kryetar Lokaliteti në Sllovë, që përfshinte një territor të gjërë, që nga Shumbati e deri në Kala të Dodës, gjithsej mbi 30 fshatra. Duke kombinuar vlerat më të mira të traditës familjare të Kullës nga e kishte prejardhjen me ligjshmërinë e kohës, ai ndërtoi marrëdhënie të ngrohëta njerëzore me të gjithë banorët e këtij lokaliteti, duke mbetur kështu një mik e dashamirës i përhershëm i tyre. Pas Sllovës, Lek Rajta emërohet në një tjetër detyrë në qytetin e Peshkopisë, bëhet kryetar i Kooperativave të Artizanatit të qytetit, ku puna me njerëzit e rriti më tej personalitetin e tij zyrtar e human, duke e bërë atë një figurë të njohur e të respektuar në mbarë Dibrën. Është ky fakt, që më vonë, Lekën e ngarkojnë me shumë detyra të ndryshme drejtuese në rreth, madje edhe në sektorë të vështirë, ku puna nuk ecte. Krahas punës

drejtuese, për asnjë çast, Lek Rajta nuk i ndërpreu përpjekjet për arsimimin e tij, deri sa përfundoi pashkëputje nga puna arsimin e mesëm të përgjithshëm. Për 13 vjet me radhë, Leka ka kryer detyrën e kryetarit të Lokalitetit të Qendrës, që përfshinte qytetin e Peshkopisë bashkë me 20 fshatra për rreth tij. Për nevoja të ngutshme ai u emrua edhe kryetar Lokaliteti në zonën Muhurr - Luzni, drejtor i Degës së Farnave të rrethit, drejtor i Parkut Automobilistik të Mallrave të rrethit, drejtor i Minierës së Mermerit "Guri i Kuq" në Muhurr, etj. Dhe kudo, që punoi, ai e rriti figurën dhe autoritetin e tij publik, duke merituar kështu simpatinë, besimin dhe respektin e mbarë Dibrës. Megjithse puna e shkëputi Lekë Rajtën nga vendlindja e tij Krejë-Lura, ai lidhjet me Lurën nuk i ndërpreu asnjëherë. Mes punëve të shumta, do të gjente gjithnjë një kohë për ta vizituar fshatin e tij të lindjes, për t`u shmallur me njerëzit dhe vendin. Kështu, në të mirë e në të keqe, Leka gjithmonë pranë tyre ishte, duke gëzuar bashkë me ta, apo për t`i ngushëlluar e dhënë forcë atyre, në rast fatkeqësish. Kështu, gjatë gjithë jetës së tij, Lek Rajta krijoi vetëm miq e shokë, kudo që punoi e jetoi. Dhe të gjitha këto cilësi, ai diti t`ia ushqejë e t`ia përcjellë me shumë dashuri e përkujdesje edhe djalit të tij të vetëm - Bardhokut, i cili ashtu si babai i tij Leka, mbart tek vetja cilësitë më të larta intelektuale e humane, si specialist e drejtues me përvojë në sektorin e energjitikes. Mbi 60 projekte hidrocentralesh të realizuara prej

tij, madje dhe në një kohë të shkurtër, janë pasqyrë e gjallë e veprimtarisë së tij shkencore e krijuese, si specialist i spikatur, studjues e projektues i mirënjohur në fushën e energjitikës. Jeta relativisht e gjatë e Lekës, rreth 90 vjeç, i solli atij shumë gëzime e çaste të lumtura, duke u bërë gjysh e stërgjysh, fillimisht me dy nipa dhe një mbesë dhe më pas kjo e fundit, e gëzoi pa masë edhe me stërnipin - Mateon, që solli në jetë ajo. Lek Rajta ishte njeri i ndjeshëm, që përjetonte me plot gëzim dhe emocion çdo zhvillim e çdo progres të jetës brenda e jashtë familjes së tij. Sigurisht një ngjarje e gëzueshme për të, ka qënë edhe përurimi i Rrugës së Kombit, të cilën pati fatin ta vizitojë ndër të parët, ku shprehu dhe kënaqësinë e tij të shpirtit, emocionet e mëdha, që ndjeu për këtë vepër madhështore dhe në veçanti për Tunelin e famshëm të Kalimashit. "...Një kryevepër të përmasave botërore, një dhuratë të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe për Kombin Shqiptar...", do ta quante ai këtë rrugë të re e moderne të vendit tonë. Por, në vazhdimësinë e jetës, Leka përjetoi edhe shumë fatkeqësi të rënda në familje, si, humbja e parakohshme e dy vëllezërve të tij - Gjergjit dhe Jakut, humbja e nipit Sokoli, humbja e babait Zefi, si dhe humbja e bashkëshortes së tij Marta. Megjithëse i pikëlluar thellë në shpirt, ai me karakterin e tij të fortë, do të gjente kurdoherë forcë e kurajo tek vehtja, për ta përballuar dhimbjen, por dhe për t`jua lehtësuar atë të tjerëve. Ky ishte Lek Rajta, një kuadër dhe

autoritet drejtues për 42 vjet me radhë në rrethin e Dibrës. Një emër i njohur dhe i respektuar i Lurës dhe i krejt Dibrës, i cili më 30 korrik të vitit 2011 ndahet nga jeta, duke lënë në pikëllim të thellë, djalin e tij - Bardhokun me fëmijtë: Juliani, Elektra e Jetmiri, si dhe nusen e Bardhokut Fitneten, që e deshën aq shumë. Ceremonia e përcjelljes së Lekës për në banesën e tij të fundit, u shoqërua me një pjesëmarrje shumë të gjërë, nga miq e shokë të shumtë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Nuk kaluan veçse shtatë muaj nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe përsëri mbi familjen e nderuar të Kullës së Rajtajve, bie një tjetër dhimbje, ndërroi jetë në moshë të parakohshme edhe nipi i Lek Rajtës - Nini, të cilin e kishte rritur vetë. Por, pas këtyre ngjarjeve të dhimbshme, fatmirësisht trungu familjar i Lekës, përtërihet edhe me një tjetër trashëgimtar, me nipin tjetër të Bardhokut - Andrean. Kjo është vazhdimësia e jetës, ku brezat zëvendësojnë njëri tjetrin, ikin figura dhe të tjera figura vijnë në jetë, të cilët rriten e burrërohen në këto vatra historike familjare të Rajtajve, që oxhakët e kullave të tyre të tymojnë papushim, duke pritur e përcjellur me bujari sipas traditës së tyre, në përjetësinë e viteve. Kjo ishte dhe ëndërra e Lek Rajtës - vazhdimësia e jetës dhe e brezave të Kullës së Madhe të Rajtajve të Lurës. Dhe këtë ëndërr, ai e pa dhe e shijoi sa ishte gjallë. Ky ishte dhe misioni i tij përgjat gjithë jetës së tij afro 90 vjeçare, mision të cilin ai e përmbushi me sukses të plotë. Xhelal Marku


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 17 KOMENT

Haxhi Sali bej Përrenjasi - ndërtuesi i veprave publike dhe kultit në Sulovë NGA PËLLUMB GORICA

S

a më shumë kalojnë shekujt, aq më e trashë bëhet perdja e errësirës për të ndriçuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo që nis të shkruaj, i duhet të shfletojë dokumenta arkivore, botime e shënime udhëtarësh të huaj, pa harruar legjendat, historitë gojore, morinë e veprave publike dhe fetare, këngët e visaret e tjera të popullit. E sërish, nuk mund të shkruhet gjithçka. Sulova shtrihet në jug të Shqipërisë së Mesme, në të manjtë të rrjedhës së poshtme të lumit Devoll, rrëzë malit Tomorr. Haxhi Sali Bej Përrenjasi, si askush përmendet në bisedat e banorëve të krahinës së Sulovës. Ai ishte sundimtar i krahinës së Sulovës dhe gjatë qeverisjes së tij, aty nga gjysma e shekullit XVIII, ajo ka përjetuar një lulëzim urbanistik. Në atë kohë janë ngritur objekte fetare e publike. Koha, në të cilën ushtroi sundimin e vet dhe historitë e prania reale e ndërtimeve, që ai kreu në krahinën e Sulovës e përreth, e bëjnë figurën e tij më të prekshme. Natyrisht, çka mbërritur në ditët tona nga jeta dhe kontributi i tij, është e mbështjellë me rrëfime interesante dhe fakte të hulumtuara në dokumente. Haxhi Sali Bej Përrenjasi rridhte nga një familje e njohur në Labëri, pjesëmarrëse në luftëra e kuvende. Ai erdhi në krahinën e Sulovës në moshë fare të vogël, pasi aty kishte të martuar hallën, në derën e bejlerëve të Përrenjasit të Sulovës, derë e parë e qendër kazaje e Sulovës. Halla nuk kishte fëmijë dhe e mori si djalë. Dhe, kështu u bë trashëgimtar i një pasurie të madhe që ajo zotëronte e më vonë pari i krahinës Sulovë, i një dere me ndikim jo vetëm në Sulovë, por edhe në gjithë trevat e Jugut. Haxhi Sali Bej Përrenjasi jetoi e veproi në periudhën e pashallëqeve të Shqipërisë. Në rini shkoi në Mekë për haxhillëk dhe kur u kthye, mori emrin Haxhi, me të cilin u thirr e u njoh. Duke iu përmbajtur zakonit të muhamedanizmit, një pjesë të pasurisë e përdori për vepra bamirësie. Në Sulovë, një sërë toponimesh njihen me emrin Haxhi Sali Bej Prrenjasi, si çezma, ujësjellësa, ura, rrugë, xhami ndërtimet si shenja të zhvillimit ekonomik të krahinës

së Sulovës në periudhën e qeverisjes së tij në këtë krahinë. Më shumë këto i ndërtoi në Përrenjas të Sulovës, e cila në këtë kohë ishte qendër administrative e Sulovës, kaza. Me këto ndërtime, ky vendbanim u kthye në qytezë mesjetare. Në Përrenjas rindërtoi fortifikimin mesjetar, saraje, xhami, ujësjellës, furrë buke madje edhe burg. Edhe sot në Përrenjas të Sulovës ekziston fortifikimi. Brenda mureve të saj jetojnë brezat pasardhës. Këta dallohen nga pjesa tjetër e banorëve të fshatit për mënyrën e sjelljes dhe të jetuarit. Ndaj atyre akoma u thërrasin bejlerë. Një pjesë tjetër u zhvendosën në krahina të tjera. Deri vonë janë shikuar me një sy tjetër nga politikat shtetërore, ndërsa nga banorët e krahinës shiheshin me admirim. Si vepra më e madhe ishte ura mbi lumin Devoll në Kadipashaj (Lumas i Elbasanit), e përjetësuar me emrin e tij. Kjo urë ishte i vetmi mjet komunikimi gjatë rrjedhës së poshtme të lumit Devoll, që

përbënte një lidhje të domosdoshme me krahina të tjera e qytetet treg, si Elbasani e Berati, ku kryehej tregti në këto shekuj. Lumi Devoll në periudhën e dimrit e sidomos të shirave, ishte i pakalueshëm dhe kërkonte patjetër një lidhje. Urë për të cilën tregohen shumë histori gojore. Më e njohur është kjo: "Thonë se beu shkoi tek një hoxhë i mirë. Hoxha i thotë se duhej që ai të fillonte të ndërtonte vepra bamirësie për njerëzit dhe nuk duhet që të merrte asnjë përfitim nga ndërtimi i tyre. Ndaj ai vendosi të ndërtonte edhe këtë urë, që

mbeti ndër breza si punë e mirë e tij". Me tej historia vazhdon:" Do ta ndërtojmë urën, që të mos e shkulin më valët e lumit Devoll, -u tha banorëve. Në fillim dogji 5 furra me gëlqere dhe i la shumë vite në gropë. Me vonë grumbulloi qindra metra kub gur të bardhë e të fortë nga mali i Goricës. Kur u bë gati t'i hynte punës, dërgoi njerëz në Opar ,që ti sillnin ustallarë të zgjedhur, më të mirët e asaj kohe në punimin e tyre. Beu i çoi ustallarët në brrylin e lumit dhe ju tha se aty ai kërkonte që ata të ndërtonin një urë me gurë. "Filloni nga të doni, vetëm urën e dua ta ndërtoni sa më shpejt dhe të fortë", - u tha beu ustallarëve. Ustallarët iu përgjigjën beut se ishte e pamundur ndërtimi i urës atje. Beu e kuptoi se pa gjë nuk bëhej dhe mori një pale hejbe me monedha floriri dhe i hodhi në ujë. Ustallarët kur panë monedhat që hidheshin në lumë i thanë: "Kështu mund të ndërtohet ura". Ata filluan menjëherë nga puna. Me muaj të tërë vijoi ajo. Beu urdhëroi që kafshët e punës e meshkujt në moshën e punës, të punonin për urën. Të mbanin materialet: gurët e gëlqeren nga mali i Goricës, drurët nga pylli i Radshit. Ndërtimi qe një punë e vështirë e u shoqërua edhe me kohë të keqe, me shira e shtrëngata, por në fund ura u ngrit e bukur dhe me tre harqe. Mjeshtërit e njohur oparakë i gdhendën gurët mirë e bukur, ngritën këmbë të forta të urës dhe mbi to shtruan trasenë me gurë pllakë të gdhendur si pasqyrë. Dhe, një ditë pasi kishte mbaruar së ndërtuari, beu bëri një festë të madhe dhe theri qindra kokë bagëti. Dhjetra kokët e bagëtive i futi në themelet e urës për kurban. Lëkurët e bagëtive i shiti në pazar të Beratit". Për urën e Kadipashajt janë të shumta dokumentet arkivore. Studiues e udhëtarë të huaj, që kanë kaluar në krahinën e Sulovës kanë shkruar. Ami Bue në "Rezueil d'itinerarires doms la turquic", 1854, faqe 319 ka shkruar: "Në mesin e shekullit të XVIII sundimtari Haxhi Sali Bej Përrenjasi ndërtoi urën e Mollasit (Kadipashajt) mbi Devoll në Gostimë me 3 qemerë. " Kjo urë është projektuar e ndërtuar nga kryearkitekti i perandorisë osmane, Mimar Kasemi nga Tomorrica",shkruan studiusi Valter Shtylla në botimin e tij "Rrugët dhe urat

më të vjetra në Shqipëri'', faqe 205. Në mënyrë të veçantë, Haxhi Bej Përrenjasi do të linte gjurmë në ndërtimin e degëzimeve të rrugës së karvaneve Elbasan- Berat, që kalonte në Sulovë. E rëndë ishte gjendja e rrugëve, sa vendbanimet e Sulovës ishin të veçuara nga njëra - tjetra dhe krahina e harruar dhe e pashkelur. Deri në fillim të shekullit XX ishin rrugë të rregullta. Nga qendra e zotërimeve të tij, në Përrenjas, ai i ndërtoi në disa drejtime: Mollas - Qafë e Grekanit Përrenjas, Ura e Kadipashajt Dragot - Qafë e Grekanit Përrenjas. Darzezë - Kuturqarë -Kukucovë - Përrenjas, për të lidhur fshatrat e zotërimeve të tij e të zonave përreth. ( Petrit Basha "Legjenda nga rrethi i Gramshit" fq. 160) Këto degëzime i lidhi me rrugën e karvaneve Elbasan- Berat. Tjetër kontribut ishin ujësjellsat që ndërtoi në Grekan, Përrenjas, Tunjë, Dufshan etj. Tepër i njohur ujësjellësi i Përrenjasit, që vinte nga thellësitë shkëmbore të malit të Goricës së Çobanit, në toponimin Grekan, ndërmjet një kanali me tuba qeramike e mur guri. Elementët e trillimit popullor të aty-këtushëm, Haxhi Sali Bej Përrenjasin, e përmendin edhe si mizor. Gjithsesi, këto nuk e zbehin figurën e tij. Përveç pasurisë që trashëgoi, Haxhi Sali Bej Përrenjasi, siç ishte koha atëherë, siguroi përfitime dhe mbështetje nga administrata turke me taksa, duke e zgjeruar territorin e pasurinë e tij, akoma më shumë me ara, pyje, bagëti. Megjithë mugëtirën që ka lënë koha, rrëfimi i disa historive vjen i shkruar nga studiuesi i trevës së Sulovës, Petrit Basha, në librin "Legjenda nga rrethi i Gramshit", faqe 159. "Edhe një në Mollas të Elbasanit, Rrapush Venari, nuk ia dorzoi tokën beut dhe ndenji firar arratisur në pyll fshehur, kaçak. Po ta kapte Axhiu e ziente në valë''. Një tjetër histori e treguar: "Kush i kundërshtonte

e të mos i bindej e egzekutonte, duke paguar njerëz dhe duke i varur në vidhin shekullor pranë fortifikimit". Në fund të viteve 1700, Pashallëku i Beratit, ku bënte pjesë krahina e Sulovës në kohën e sundimit të Haxhi Sali bej Përrenjasit, hyri në luftë me Pashallëkun e Shkodrës. Bushatllinjtë e Shkodrës, me oreksin e madh që kishin, u përpoqën të zgjeronin zotërimet e tyre jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, por edhe në Jug. Pengesë u bënë pashallëqet e Elbasanit, Beratit, Peqinit. Pashai i Shkodrës bëri luftë me zotërimet e Kurt Pashës së Beratit. Prandaj në vitin 1785 Mustafa pasha i Pashallëkut të Shkodrës me forca të shumta në Gostimë, buzë lumit Devoll, zhvilloi luftime me forcat e Pashait të Beratit. Për mbështetjen që i dha Sulova Ahmet Kurt Pashës së Beratit, me anën e sundimtarit të Sulovës Haxhi Sali Bej Përrenjasit, Pashai i Bushatllinjëve të Shkodrës me artilieri i shkatërroi kullat e fortifikuara në Sulovë dhe garnizonet e Ahmet Kurt Pashës së Beratit. Historiani Stavri Naçi në studimin e tij "Pashallëku i Shkodrës nën sundimin Bushatllinjëve", botim i vitit 1964, faqe 165, parashtron një rrjedhë ngjarjesh e analizash. "Krahina e Sulovës me Haxhi Sali Beun e Përrenjasit mbante anën e Ahmet Kurt Pashës. Kara Mahmudi i Bushatllinjëve,me qëllim që të mund t'i nënshtronte gjithë sanxhakun dhe për të lehtësuar fitoren kundër Pashës së Beratit, dukej se kishte shpallur faljen e gjithë kundërshtarëve që nuk do t'i kundërshtonin me armë dhe do të kontribuonin në mbajtjen e ushtrisë së tij me ushqime. Haxhi Sali Beu për të fituar kohë, gjersa nga Berati t'i vinin përforcime ushtarësh, njoftoi Bushatlliun me letër, se do të mbante anën e tij dhe do ta ndihmonte me ushqime. Sipas kësaj letre, Kara Mahmudi u nis nga Elbasani ditën e dielë, më

21 Gusht 1785 dhe mbërriti në Gostimë pas katër ditësh, pasi krahinën e Sulovës dhe veçanërisht Haxhi Sali Beun e fali. Ndërkohë, Haxhi Sali Beut i erdhën nga Berati dhjetë bajraqe ushtarësh. Atëherë ai shpalli se mohonte gjithçka kishte premtuar. Kështu lufta me të u bë e pashmangëshme". Në Arkivin Shtetëror Shqiptar, fondi i përzierë, dosja 22, pasqyrohen këto luftime: "Kara Mahmudi i Bushatllinjëve dërgoi kundër beut të Përrenjasit një pjesë të ushtrisë së vet. Sulmit të shkodranëve Beu i Përrenjasit nuk iu mbajt dot, u thye dhe ia mbathi këmbëve, i ndjekur gjer në afërsi të malit të Tomorrit. Mbi njëqind të vrarë dhe po aq robër mbetën nga forcat e Haxhi Sali Beut dhe njëmbëdhjet të vrarë e gjashtë të plagosur nga ushtarët e Bushatlliut. Për ndëshkim të krahinës së pabindur dhe prijësit të saj, Kara Mahmudi urdhëroi të digjeshin nga gjashtë kulla për çdo fshat, si dhe sarajet e Haxhi Sali Bej Përrenjasit". Pas kësaj përplasje, pasuria e pozita e Haxhi Sali Bej Përrenjasit në krye të kazasë së Sulovës pësoi rënie. Pasurinë e tij pas vdekjes e trashëgoi i nipi, Dule Beu e megjithatë, ndikimi i Haxhi Sali Bej Përrenjasit do të vazhdonte gjatë. Shekujt që kanë kaluar me sundimet e ndryshme, por edhe agjentët atmosferikë kanë shkatërruar mjaft gjurmë të ndërtimeve. Si dëshmi kanë mbetur pak fragmente dhe kujtimi se dikur këtu ka qenë një ndërtesë, ujësjellës, rrugë, ura. Por Haxhi Sali Bej Përrenjasi me sundimin dhe bamirësitë e tij në ndërtimin e veprave të domosdoshme, është thesar i historisë, krenari e një krahine si Sulova. Studiuesi dhe folkloristi nga Gramshi, Petrit Basha ka sjellë fakte të shumta. Veçse një monografi për figurën e Haxhi Bej Përenjasit do ta plotësonte me tej atë. Mbetet dëshirë e madhe, që të paktën një ditë do të hidhet dritë më shumë për figurën e tij me fakte e të vërteta historike.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 18 KOMENT

Tregime alegorike dibrane - rrezatim i mençurisë Shënime për librin:"Tregime alegorike dibrane" të Hazis Ndreut NGA MEVLUD BUCIstudies,kulturolog

A

legoria ose e folura me rrotulla është një veti tipike e të folurit të popullit të Dibrës e cila zbërthen atë kod të lashtë të zgjuarsisë, trimërisë dhe fjalës së mençur,pos kësaj edhe elegancës kuptimore, xhentilencëne një treve e cila në shekuj ka ditur ta rrahë fjalën për të "rrahur" njerëzit me pambuk, urtë e butë ,me synimin që mendja të sprovohej dhe të ruhej nga banaliteti i jetës. Hazis Ndreu, Artist i Merituar, është një mbledhës i kësaj alegorie me një libër të rëndësishëm, tregues i vlerave të traditës dhe mençurisë së popullit.Ky libër, botim i Institutit të Kulturës Popullore, ka 66 tregime,të cilat dëshmojnë për gjuhën e gjallë plot kolorit e ndjenjë, për shkurtësinë e thënies dhe detajet e thurura me një mençuri brilante. Duhet thënë se tematika është e larmishme, e gjërë, ngjall interes dhe rrok sfera të paana të jetës, çaste dhe sprova të rëndësishme të mendjes që vihen në një rrëfimtari duke ruajtur autencitetin e rrëfimit popullor, duke sjellë njëkohësisht jo vetëm kohën, vendin po edhe atë manovër të zgjuar të mendjes njerëzore që kalon nëpër sprova të rëndësishme të Odës dibrane,parlamentin e vërtetë të fjalës ,aty ku mësohej mençuria dhe shoshiteshin probleme të ndryshme sociale, ekonomike kulturore, ku mendësi dhe gjykime viheshin në sitën e fjalës në mënyrë që të ruhej karakteri dhe dinjiteti njerëzor,sedra e malësorit dhe respekti për vendin dhe më të diturin. Në këto mesele siç i quan populli,mund të gjesh gjihë nuancat kohore, kështu ato shërbejnë si një arkiv i gjallë për të kuptuar historinë, po njëkohësisht edhe bartësit e saj, çka flet për një kujtesë të gdhendur të brezave e cila përvijohet përmes fjalës për të na dhënë atë monument të çmuar të mençurisë popullore.Në këto tregime alegorike vjen dhe sintetizohet jeta duke bartur vërtetësinëe saj me dramatikën dhe poetikën e saj

kohore që mbart të vërteta universale të gjithëgjendshme edhe sot.Këto vlera të veçanta shpirtërore të popullit tonë nuk ka sesi të mos çmohen edhe sot,nuk ka sesi të mos mësosh prej tyre, duke u ndeshur shpesh me një komunikim të vështirë që përcaktohet nga një gjuhë e drujtë krejtësisht impersonale dhe që jep antimodelin e atij komunikimi aq te brishtë, elegant transparent dhe të thellë të gjuhës së popullit. Në këtë kuptim,Hazis Ndreu ka bërë një punë tepër të lavdërueshme ,sepse tregime të tilla nuk e humbin kurrë freskine duke na sjellë njëkohësisht atë gjuhë sa lakonike dhe të zhdërvjellët, larg çdo stereotipie dhe përngjasimi ,krejt origjinale dhe e besueshme,po njëkohësisht e mbartur prej një fjalori plot rezonancë kohore, çfarë dëshmon një pasuri leksikore të jashtëzakonshme. Kështu ,tregimet alegorike bëhen bartëse e gjuhës e asaj psikologjie popullore ,larg çdo shtirje dhe marifeti të pakuptimtë ku marifet mbetet vetëm mençuria dhe jo kamuflimi i panevojshëm i fjalës.Urtësia e njerëzve të thjeshtë të popullit ka bërë që të kapërcehen situata të vështira,sepse të folurit me nënkuptime i ka zgjeruar kufijtë e veprimit dhe të qëndrimeve tolerante duke sjellë një vetëreflektim shembullor karshi gabimit dhe njëkohësisht duke ia lënë vendin fjalës dhe respektit për të.Në këto tregime gjejmë stigmatizimin therës kundër pushtuesit,shkelësve të vatanit,kontrakdiktat mes popullit dhe tradhtarëve. Tregimi i parë alegorik nis:"Një herë dhelpra na u ba çobaneshë pulash.Ditën e parë i kulloti afër katunit.Në mramje i futi në kotece u tha:natën e mirë…". Kuptohet, theksohet ironi dhe alegoria kundër pushtuesve osmanë.Ndërtimi me element komikë, sarkastik,e qeshura e përmbajtur gazi trishtues humori i këndshëm,janë ato gjendje dhe elemente të çmuar të estetikës së këtyre tregimeve alegorike.Satira therëse drejtohet kundër mbretit, sistemeve politike, shtresave sunduese duke

nënvizuar thelbin e tyre të demokracisë së brendshme ,po njëkohësisht urrejtjen ndaj së keqes të ultës dhe të neveritshmes dhe duke aspiruar njëkohësisht për një jetë më të mirë, më të drejtë, larg çdo formalizimi dhe mburrjeje, gjithnjë brenda disa vlerave të caktuara.S`ka si kuptohet ndryshe që tregimet alegorike nga sfera politike përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre tregimeve duke dëshmuar kështu edhe për vujtjen e popullit po edhe ironinë e hollë në mbërthimin e së keqes socpolitike. Populli, kurrë nuk e ka duruar fryrjen për shkak të pushtetit apo mburracakërinë pa vend dhe nga kjo janë shkëndijuar e kanë marrë trajtë me qindra mijëra fabula interesante, rrëfenja mbresëlënëse dhe të kripura me humorine hollë , pikant.Në alegorinë ku flitet për vuajtjen në mort të Elez Isufit del në dukje zgjuarsia e fshatarit të varfër Tafë Kola.Tafë Kola u vonue pak me thanë ngushëllimin .Më në fund u tha djemve të Elez Isufit:"Ju shnosh për teprimet". Taf Kola tha se mbi parinë e Dibrës ishte Elez Isufi. Tregimet alegorike dibrane paraqesin vështirësi në zbërthyeshmëri,sepse ato karakterizohen nga nënteksti i thellë, plotkuptishmëria dhe qartësia e tyre nuk mund të kuptohen jashtë këtij nënteksti, po kur i kupton ,atëhere mahnitesh prej fjalës rrezëllitëse dhe me peshë, sepse identifikon më së miri objektin dhe gjykimin e tyre real.Shkrimtari Xhafer Martini nëpërmjet fjalës hyrëse ka dhënë një pasqyrë të mirë për to, po ishte e nevojshme që për çdo alegori të bëheshin zbërthimet e nevojshme për kuptimin më të mirë të tyre. Në këto tregime populli nuk ka kursyer as veten, janë pikërisht ato alegori të një rrafshi moral.P.sh, kur burri bie nga maja e qershisë i vdekur në tokë, i afrohet gruaja dhe i thotë:"Të pata thanë mos hip në majë se do thyesh hunë e krajë(krye)."Krahas vlerave të tjera këto tregime bartin vlera të mëdha estetike, sidomos në vlerësimin e fjalës.Në organizimin gjuhësor të tyre dallohen hyrjet:"Na ishte njëherë një…",Nji ditë, nji…","Në kohën e..".due dhënë kështu

Hazis Ndreu, Artist i Merituar, është një mbledhës i kësaj alegorie me një libër të rëndësishëm, tregues i vlerave të traditës dhe mençurisë së popullit.Ky libër, botim i Institutit të Kulturës Popullore, ka 66 tregime,të cilat dëshmojnë për gjuhën e gjallë plot kolorit e ndjenjë, për shkurtësinë e thënies dhe detajet e thurura me një mençuri brilante momente të rëndësishme nga jeta, e duke i përafruar kështu hyrjet me modele të përrallave popullore.Dialogjet e kursyera , shprehjet me ngarkesë ideokuptimore ,i bëjnë këto tregime mjaft lakonike dhe lehtësisht të mundshme për t`u mbajtur mend. Këto tregime vlerësohen për ngarkesën psikodramatike duke përcjellë një rrezatim të mençurisë popullore, një aftësi tëj ashtëzakonshme të narratorit popullor që në mënyrë

intuitive e ruan temporitmin e rrëfimit dhe sensit të masës. Kështu, ato sa janë të lexueshme aq edhe të dëgjueshme, sa mbartin vlerë kohore aq edhe vlerë universale duke dëshmuar kështu jo vetëm rëndësinë e tyre po edhe prakticitetin dhe gjithëkohësinë.Ato vlerësohen dhe çmohen si një burim i pasur për të vlerësuar jetën , mençurine dhe bukurinë e saj përmes mençurisë, duke qenë njëherit edhe një arkiv i gjallë gojor ,sot shkrimor, për të

kuptuar historinë e , përmes saj ,për të ndjerë respekt e mirënjohje për ata malësorë të thjeshtë që nuk e lanë mendjen të squllet prej banalitetit që afronte vështirësia kohore, përkundrazi e vunë atë në sprovë të lakmueshme duke na dëftyer se vitaliteti, urtësia, mendjemprehtësia janë tipare të trevës së Dibrës, një trevë e rëndësishme në arealin shqiptar, ndaj edhe mençuria e tyre ,sot rrezaton për brezat që janë e do vijnë.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FAQE 19

KUL TURË KULTURË

Me muzikë gjejmë shërim… "Sot në botë është në zhvillim të hovshëm Terapia Muzikore, e cila gjen aplikimin pothuajse në të gjitha terapit shëruese. Në çastin e frymëzimit, të ekstazës, njeriu e ndien veten si pjesë e një bote më të lartë, bëhet njësoj sikurse edhe pjesa më e vlefshme, më e pafajshme, më e sinqertë e shpirtit të tij. Gjëja më delikate dhe e mrekullueshme për terapin muzikore është se në fakt çdo përvojë muzikore mund të jetë e përshtatur për të përmbushur një spektër të gjerë të nevojave të njeriut." Dëgjimi i Muzikës është një proces, të cilin ne me apo pa vetëdijen tonë, e përdorim shpesh si terapi. Duke dëgjuar muzikë, improvizuar, (kënduartinguj vokal apo instrumental) ri- krijijuar (kur shtojmë diqka nga vetvetja), kompozuar ("krijuar" një melodi të re) dhe të gjitha aspektet e saj - fizike, emocionale, mendore,

shoqërore, estetike dhe shpirtërore, na ndihmojnë që të përmirësojmë ose ruajmë shëndetin tonë. Në disa raste, nevojat e njerzve janë të adresuar drejtpërdrejt përmes

muzikës. Në shtetet e zhvilluara, Muzika si Terapi përdoret tek individë të të gjitha moshave dhe me një shumë llojshmëri të kushteve, duke përfshirë: ç'rregullime psikike, probleme

mjekësore, të metat fizike, dëmtime sensoriale, aftësi të kufizuara zhvillimore, lapsuse të komunikimit, probleme ndërpersonale e shumë të tjera. Ajo përdoret gjithashtu për të ndërtuar vetëbesimin, zvogëlimin e stresit, ushtrimin fizik, dhe të lehtësojë një mori aktivitetesh të tjera të lidhura me shëndetin. Përpos në caffe shop, disco, bar, e lokale tjera, sot muzikën e hasim në spitalet e përgjithshme, objektet psikiatrike, shkolla, burgje, qendra komunitare, institutet e trajnimit, praktikat private, dhe universitete. Në muzikë besojnë të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht nga mosha apo njohurit muzikore. Dëgjimi i muzikës - Që të përfitosh nga muzika nuk duhet të jesh muzikant apo njohës i mirë i muzikës por duhet ta gjesh veten - duke dëgjuar, gjegjësisht duke bërë

përzgjedhjen e duhur në kohën e duhur! Një barcolet të përmirson humorin, fjala e mirë shëron plag, një film ta përmirson ditën, një tregim të jep këshillë. Po një melodi apo

një pjesë muzikore e qëlluar në momentin e duhur të bën rrugën e shkurt edhe të sigurt, të largon stresin, të kthen humorin , të disponon, të bën të lumtur, të nxit, të motivon të frymëzon,të dërgon në…?

Për shembull, Imitimi (kur bëhet përpjekje për të imituar një këngë apo një këngtar) është më i përshtatshëm për ata që kanë nevojë që të zhvillojnë krijimtarinë, spontanitetin, lirin e shprehjës, komunikimin dhe aftësitë profesionale - këto janë kërkesat themelore të improvizimit. (Atij që improvizon mund t'i bashkangjiteni edhe ju, po me ngadalë pa u vërejtur shumë knaquni edhe ju). Rikrijimi - shpesh kemi dëgjuar dikë duke kënduar (rikrijuar një këngë që herë-herë na duket e njohur) që në të vërtet kjo nuk ka lidhje me këngën as me taktin, rimën, melodinë, tekstin etj, po ka lidhje me një gjë shumë të rëndësishme - ai apo ajo është duke marrur terapi për veten e tij, e cila për të është shumë e rëndësishme sepse Rikrijimi është përvoja më e përshtatshme për njerzit që

që ta kuptojmë më mirë botën objektive. Shumë më lehtë do të angazhohemi, marrim vendimet dhe ato vendime nuk do të jenë në dëm të askujt. Muzika për shërim Sot në botë është në zhvillim të hovshëm Terapia Muzikore, e cila gjen aplikimin po thuaj se në të gjitha terapit shëruese. Me përzgjedhjen e programit merren të punësuart si mjeku apo klinicisti, konsulenti, administratori, supervizori, apo një profesor kolegji. Çdo opsion përfshin vende të ndryshme të punësimit dhe kërkesat e ndryshme të

edhe tek të sëmurët tjerë të cilët ai i mjekonte. Shumica nga ta mbajnë kufje dhe dëgjojnë muzikë sipas dëshirës. Kjo është e dobishme thotë mjeku sepse i ndihmon ata që më lehtë të menaxhojnë dhimbjet, emocionet, stresin, rregullojnë procesin e frymëmarrjes, dhe ruajtjen e energjisë . Muzika për Frymëzim Ngjarje e vërtetë- Radush viti 2001 - Një mëngjes në shtabin e një njësie ushtarake u lajmëruan 3 djem të rinjë vullnetar për t'u kyqur në radhët

veçanërisht por edhe gjatë betejave ka pasur rolin e inspirimit, ngritjen e moralit, sensibilizimin e masën dhe sigurisht ta bëj armikun të dridhet nga frika. Një tjetër formë e motivimit përmes muzikës janë këngët e tifozve gjatë lojrave. Tifozët e kuptojnë shumë mire rolin e tyre, pjesëmarrjen e tyre si pjesë e një trupe apo grupi me qëllim FITOREN -"frymë e tifozërisë". Dhe për ata që e kanë të definuar qëllimin e tyre, muzika është organoni apo mjeti për ta arritur. Sepse tek njeriu janë të bashkuara nocioni, ekzistenca, shpirti dhe trupi. Në çastin e

kanë nevojë për të, të mësojnë sjellje adaptive, të mbajnë orientim real dhe sjellje mjeshtërore në role të ndryshme, ose të punojnë në mënyrë bashkëpunuese në

realizim të qëllimeve të përbashkëta (Përpiquni që të mos i pengoni këta njerëz gjatë këtij riti). Kur dëgjimin e muzikës e kombinojmë me leximin, krijohet një surualizëm, I cili na ndihmon

kualifikimit. Te njerzit që kanë abuzuar me alkoolin dhe drogën deri në varëshmëri, dëgjimi i muzikës dhe shkrimi për jetën e tyre është një mjet i shkëlqyer për rikthimin e besimit dhe mundjes së frikës iracionale, dhe synimin e tyre për të ndryshuar. (Kjo terapi përdorët në klinikat prestigjjoze në Amerikë dhe Europë). Gjatë verës pata edhe një kontakt me një shokun e babit tim, i cili punon si mjek në një klinikë prestigjioze në Gjermani, dhe biseduam për aplikimin e muzikës si terapi, përshtypje më bëri tregimi i tij për të sëmurët nga kanceri por

e ushtrisë. Komandanti i morri në pyetje dhe pos tjerash i pyeti... - Cka ju shtyri të na bashkangjiteni? - Tre djemtë e rijnë u përgjigjën "Mbram tan naten kemi bisedu dhe kemi degju muzik deri në mëngjez dhe atëherë vendosëm që të ju bashkangjitemi të luftojm së bashku armikun. - Po qka keni dëgju, cilin këngëtar ?-I pyet Komandanti. - Po, Ilir Shaqirin, Shkurte Fejzen etj .-Iu përgjigjën djemtë. Dëgjimi i muzikës së duhur dhe në momentin e duhur ka motivuar dhe ka frymëzuar këta të rinjë. Muzika në luftë

frymëzimit, të ekstazës, njeriu e ndien veten si pjesë e një bote më të lartë, bëhet njësoj sikurse edhe pjesa më e vlefshme, më e pafajshme, më e sinqertë e shpirtit të tij. (më gjerësisht në shkrimin e radhës..) Gjëja më delikate dhe e mrekullueshme për terapi muzikore është se në fakt çdo përvojë muzikore mund të jetë e përshtatur për të përmbushur një spektër të gjerë të nevojave të njeriut. Muzika ka nxitur, frymzuar dhe motivuar shumë shkrimtar, artistë (skupltor, piktor) shkenctar etj, këtë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot. Dafina Xh Smajli


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

MODË

Kur bizhutë bëhen të shenjta

Bizhuteritë me kryq janë tendenca e fundit për dimrin 2014 Mes byzylykëve dhe varëseve, vatheve madje dhe unazave është vetëm dëshira për te zgjedhur. Pasi janë pare ne versionet oversize gjate sfilatave te modës, tani është momenti për ti njohur me nga afër, cilat janë detajet e tyre, modelet me te preferuara dhe si ti mbajmë. Nëse keni ndjekur

FAQE 20

Fustanet më të bukura në Country Music Awards

absolut, ne fushën e bizhuterisë dhe gjerdanërise, është padyshim protagonisti me i madh i dimrit 2014. Ne fakt, tendenca e bizhuve me kryq është antike, ose kohe me pare. Ne fillim te viteve 90' ishte një element kult i një stili te paharrueshëm. Sezoni 2014 bën një kalim ne te shkuarën

Mbrëmjen e kaluar “Country Music Association Awards” shpalli hitet më të bukura të këtij viti. Shikoni gjithashtu cilat kanë qenë fustanet më të bukura të këtij evenimenti.

Trendet e çantave për këtë sezon

sfilatat e modës patjetër qe keni vene re kryqe te arta ne stilin barok, ushtarak dhe slim. Kane dal ne skene mbi te gjitha ne javën e shkuar te modës ne Milano, kur Dolce&Gabbana te paret, por edhe Ferragamo dhe Alberta Ferretti, kane zbukuruar me aksesor veshjet e tyre, dhe pikërisht nga kryqet. Çdo njeri i ka sjell ne mënyrën e vet, por është fakt se kryqi për këtë sezon është

dhe na i propozojnë përsëri, duke luajtur me stile te ndryshme dhe duke i bere me artistik. Ashtu siç theksuam dhe me lart, ato qe na kane tërhequr vëmendjen menjëherë janë propozimet nga Dolce & Gabbana. Dyshja e modës ka realizuar vath, varëse madje dhe kurora me një “mood” barok. Ferragamo ka synuar për një stil te thjeshte dhe minimalist, duke realizuar zinxhirë te gjate me

varëse kryq slim, ndërsa Alberta Ferretti lidhet me traditën ushtarake, me modele qe zakonisht përdoreshin si medaljone me vlere. Ne një stil te ngjashëm lëviz dhe Anna Sui, e cila propozon fillimisht varëse

me kryqe te Maltës, te karakterizuar nga shume ngjyra. Sigurisht nuk mungojnë dhe propozimet low cost, te cilat mund ti gjeni tek Zara, Topshop, Mango dhe Asos.

Dashuria e parë: Korrespondenca romantike e cila pushtoi botën Porosia prekëse e djaloshit të dashuruar, dërguar vajzës me emrin Ashley, u bë hit në Internet. Letra romantike e një amerikani të vogël i cili i shpall dashuri shoqes së klasës është bërë hit në Internet. Djaloshi mori guximin dhe ia hapi zemrën një vajze të quajtur Ashley, të cilën e lut të bëhet e dashura e tij. - E dashura Ashely, a do të dëshirosh të bëhesh e dashnorja ime”? Të dua shumë – shkroi në faqe interneti, duke kërkuar nga e zgjedhura e tij që të zgjedhë midis tri përgjigjeve: po, jo apo ndoshta. Fatkeqësisht, Ashley refuzoi ofertën e tij dhe e rrumbullakoi me “jo”. Mirëpo, duke mos dashur që t’i prishë të gjitha urat pas vete, vajza dërgoi arsyetimin: - Më vjen keq. Unë tashmë e kam të dashurin, i cili quhet Kyle. Mirëpo, kur të ndërpres lidhjen me të, ti do të jesh zgjedhja ime e parë”, shkroi Ashley dhe shtoi se kjo gjë me siguri do të ndodhë brenda dy-tre muajve. Korrespondenca është postuar para dy ditësh në Reddit, ndërkaq deri tani e kanë lexuar me miliona veta.

Ja disa nga trendet e këtij sezoni përsa i përket çantave. * Modeli më popullor janë çantat e udhëtimit nga modelet shumë të vogla, deri tek të mëdhatë. * Çantat e krahut dhe çantat “thes”, me dizajne asimetrike dhe absolutisht minimaliste. Do të vazhdojnë të jenë në modë edhe çantat që mund të kenë dhe një rrip të shkurtër. * Në modë janë edhe çantat me forma të pazakonta, që në shikim të parë nuk duken fare që janë çanta. • Materiali më trendi i këtij sezoni janë leshi dhe pulpat. Metali gjithashtu përfshihet në listën e materialeve, që është përdorur si bazë për dekorim. Materialet tjera janë lëkura e të gjitha llojeve e sidomos e zvarranikëve, kamoshi, kadifeja, pëlhura, druri e plastika. Gjithashtu ka edhe materiale të kombinuara.


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FO TOREPOR TAZH FOT OREPORT

FAQE 21

Italia me liqenet më piktoreske në botë Italia është shtëpia e liqeneve me te bukur ne bote. Zbuloni skenat e maleve qe te lënë pa fryme, qytetet bregdetare piktoreske, dhe bukurinë e liqeneve gjate gjithë vitit. Përfshire edhe mënyrën e jetesës italiane ne Bellagio, te vendosur ne

liqenin Como, ku një darke e këndshme nuk ka te krahasuar me asgjë. I vendosur ne Alpe, Liqeni Maggiore është një parajse e vërtet për te apasionuarit pas natyrës, ndërsa liqeni me i madh Garda, ka gjithçka nga vilat ekskluzive dhe resortet deri ne

aktivitetet e ndryshme te ujit për ata qe duan t'i ushtrojnë ne liqen. Ndaj, kënaqni veten me një fundjave te këndshme ne liqenet e mrekullueshme italiane. Marrë nga: www.albpress.org


FAQE 22

FJ ALËKR YQE FJALËKR ALËKRYQE

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

FJALËKRYQI PA SKEMË 21 Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjet e fjalëkryqit pa skemë 20 P

E R

FJALËKRYQ I KRIPTOGRAFUAR 21 PËR NUMËR TË NJËJTË, SHKRONJË TË NJËJTË 10 9

5

2

4

7 13

4

3 2

7

14

5

E 4T

3

8

1

10

3

11

5

12

1

8

3

4

11

1

9

5

10

3

14

5

9

8

3

14

18

2

1

9

5

5

14

9

5

9

4

D

8

2

5

5

3

4

9

2

7

5

4

3

11

I

20

5

9

2

14

3

9

2

3

11

5

3

4

5

2

7

13

6

5

6

5

1

4

2

7

3

10

3

4

1

7

3

3

14

13

14

9

3

12

4

3

14

10

9

2

7

3

2

14

2

4

5

4

1

3

5

Përgjigjet e kriptoskemës 20 R

O D

O

E

D N

D F

L

E M O K R I

T

I

K

E

S

F

I

A

T

I

A N

E

L

T

I

G

E R T

E

E N

E

O D

E

A

N O

T

A R

G

L

I

O

L

S

I

G O R

I

A R G A

A

L

G

E N

R

A

A

K

K

G R

K

T O

S

A G

F

A

T

A

I

A A G

T

A R

I

R

E K O O

T

E M

D

A R

A

R

T

G A

A R T

T

I

E

K

E K

A

M O N A

T

P

A R

P

O

L

O N

I

L

A R

A

T

E R

I

T

L

E

F

A

T

D

E M A

L

L

A T

A

E

K

E

K

A N

D

I

L

T R

I

A

L

T

O K

I

N

E

L

T

A R

T

I

P

T

A

A G R

A

F

I

T

U M

I

T

A F

E

M A

S

A R

A

L

A

T

S

P

E

T

E R

A N

E

T

A R

I

T

T

L

E

T

A D

E M E K

A

I

E

A

A A

T

A

P

F

E

I

M O

T

A R

I

N

P

E

D

A

L

E

J

A

L

O R

E

T

F

A

Z

A N

E

T

T

E R

E

T

A R

I

B

R

S

A N

E

I

E

L

N

D

I

N

S

N

A

A D R

I

E

N

I

T

A

P

A

T

L

E

T

S

I

M O N

E

R

E

A

T

Mouse. -Një nofkë. 11. Schneider, aktore e famshme. -Tyson i ringut. -Kush bën... grindet. -Njëmbëdhjetë në... kapitull. -Teket e një junte. 12. Mund të jetë kundërmuese. -Tregon çmimin me... edukatë. -Ishulli i Laertit. VERTIKAL 1. Fillojnë emisionin. -Janë në fazë. -Shkretëtira me ghibli. 2. Këndohet nga Kaoma. -Emri i Stravinskijt. 3. Cooper i I fundmi i mohikanëve. -Pak imoralitet. 4. Arthur i Edgar Allan Poe. 5. Eshtë ajo që i kalënë pas të gjithë. 6. Emri i parë i Cucinotta-s. -Një këngë si Miserere. 7. Liqen aziatik. -Miriani i peshëngritjes. 8. Ruhet në ekstreme. -Plaku i Dritëro Agollit. -Kalime në kufij.

A R

F

E R

T

E

9. Diftong në dietë. -Janë raso prifti. 10. Janë terroristët vetëvrasës. 11. Në krye të noterëve. -Një garë me makina mini. -Në krye të skuadrës. 12. Alt aktore. -Fillojnë hetimin. 13. Janë mashtrime elektrorale. 14. Eshtë kompozim i kënduar. -Ushtria e Gerry Adams. 15. Të bërë pis, të llangosur. 16. E ardhmja më e afërt. -Fillojnë panikun. 17. Pak servilizëm. -Eshtë televideo tjetër. 18. Ai i Torricelli-t ishte barometri. -Mund të jetë intensive me ilaçe. 19. Eshtë e gjitha. -Në këtë moment. 20. Rajone Rurale Rumune. -Bëhet edhe me xhiro. 21. Charles The Genius i muzikës. -Një burrë në Agadir. 22. Artikull spanjol. -Një tip për Fred Astaire. -Mund të sjellin shi.

Humor

5

2

-Një arkiv me... kartela. -Një specialist për... zoom. 9. Hidhen të parat. -Binjaket në klasa. -Organizata Zyrtare Tiranë. -Janë vargjet e Salman Rushdie. 10. Një Shoqëri nafte italiane. -Lejohen në kufij. -Unë dhe ti. -Ai më i famshmi është Mickey

L

T

O

I

R

famshëm spanjol. -Munë të jenë obeliskë. -Agolli e teatrit. 6. Ngrihet për të goditur. -Mund të jen... apache. -Hidhet një në... ecje. 7. Një burrë në Cagliari. -Lënë pas në... autostradë. -Një mund të jetë edhe anonime. 8. Diftong në teori.

E

K

M T

-Eshtë asnjëanësi. 3. Mbeten në kufij -Një pjesë e praktikave. -Qytet britanik. 4. Ishte gruaja e Davidit. -Clerici... studentët si goliardë. -Inicialet e Reitman. 5. Ricardo, q qe portier i

O N S

U R

HORIZONTAL 1. Ishin xhuxhët e Oberon. -Pineda e Garcia Lorca-s. -Kapen të parat. -Një fjalë... e zezë. 2. Vanessa violiniste. -Eshtë medalja e parë. -Fillojnë matanë.

S

A M A H R

S

S

O

T

I

R

A

A V A N

Një vajzë që është duke u martuar, e shpërndarë me përgatitjet e martesës, i kërkon të ëmeës t'i blejë një këmishë nate të gjatë dhe sexy për natën e saj të parë. Nëna e harron këtë dhe në momentin e fundit, vrapon në dyqanin poshtë shtëpisë, por e vetmja gjë që gjeti ishte një pizhame e shkurtër rozë për vajza të vogla. Nëna gjithësesi e blen dhe e fut ne valixhe poshtë të gjtha gjërave të tjera në mënyrë që të mos i binte në sy vajzës. Natën e parë të martesës dhëndërri, pak i nervozuar i thotë nuses: - Po shkoj në banjo për tu përgatitur, e dashur. Por ti nuk duhet të më përgjosh! Gruaja i premton dhe shumë e emocionuar, kërkon këmishën që kishte porositur nënën. Kur sheh pizhamat e vogla, bërtet! - Oh jo!!! I shkurtër, i vogël rozë! Dhe bashkëshorti nga banjo: - Më premtove që nuk do përgjoje!!! **** Një marins në Irak merr një ditë një letër nga e fejuara e tij. Letra thotë: - I dashur Johnny, lidhja jonë nuk mund të vazhdojë. Distanca që na ndan është shumë e madhe. Madje po të them që që kur je nisur të kam tradhëtuar dy herë tashmë. Më vjen shumë keq. Të lutem ma ridërgo foton që të kam dërguar. Mary. Ushtari mbetet shumë keq. U thotë shokëve që t'u japë një foto nga të të fejuarave të tyre, të grave, motrave, kushërirave apo mikeshave. Merr 57 fotografi. I vë të gjitha në një zarf sëbashku me atë të Mary-t, pastaj i shkruan një pusullë: - E dashur Mary, më fal por nuk arrij të kujtoj kush je. Të lutem hiq foton tënde nga tufa e fotografive dhe më rinis të tjerat. Johnny *** - E more vesh? Kapo jonë vdiq!!! - Po... - Ka kaq kohë që pyes veten kush vdiq bashkë me të... - Çdo të thuash "me të"? - Po a e pe si e kanë shkruar : "...bashkë me të vdiq edhe një nga punëtorët e palodhur". *** Një pacient shkon te doktori: - Doktor ka disa kohë që kam fituar një aftësi të çuditëshme për të parashikuar të ardhmen! Doktori e pyet: - Që kur të ka filluar kjo? - Ehu ka që të mërkurën e ardhëshme!!! *** Ana dhe Beni janë dy të çmendur në një spital psikiatrik. Një ditë, duke shëtitur pranë pishinës së spitalit, Ana papritur hidhet në ujë dhe bie me kokë... Beni gjithashtu hidhet për të nxjërrë Anën në sipërfaqe. Kur drejtori i spitalit e merr vesh për aktin heroik të Benit vendos menjëherë ta nxjerrë nga spitali sepse akti i tij i guximshëm tregon që është mendërisht mirë. Kështu drejtori shkon te Beni për t'i dhënë lajmin: - Beni, më duhet të them një lajm të mirë dhe një të keq! Ai i mirë është që kam vendosur të të nxjerr nga spitali meqë je treguar i zoti për të kryer një akt heroik duke shpëtuar jetën e një njeriu tjetër. Besoj se tani ti ke gjetur ekuilibrin mendor. Lajmi i keq është që Ana është vetëvarur në banjo me rripin e pizhamave! Atëherë Beni e shikon i habitur drejtorin dhe i përgjigjet: - Po ajo nuk u vetëvar, e vara unë që të thahej në diell...


HORIZONTAL 1. Një Jessica aktore. 3. Ai i punës paguhet. 6. Eric aktor. 10. Qe fallxhor i famshëm. 12. U shpik nga Alessandro Volta 14. Tregohet me egërsi. 16. Imagjinar ai i Moliere. 19. Të famshme ato të Zenonit. 21. Memoria në computer. 24. Ka një pjesë për të luajtur. 25. Ishte "Babai i historisë". 26. Shkruhet i dhjeti. 28. Eshtë bota jashtë... ëndrrës. 29. Mund të jetë... fetare. 30. Një stuhi... ekzotike. 31. Inicialet e Triolet. 32. Ishte klerik që mbante kryqin e Peshkopit në procesion. 33. Hapet për ajër një e tillë. 34. Union Ekonomik Civil. 36. Eshtë dashnor... i vjetër. 37. Stacion Makinash e Traktorësh. 39. Në krye të armatës. 40. Pihet me teke dhe dopjo. 42. I bëjnë tendat me një... ent. 43. Parashtesë për... vete. 45. Eshtë magjik ai i Mozart. 47. Qytet Francez. 48. I dyti në... kapitull. 49. Një e Pirros është e padëshirueshme. 51. Para Diego në Kaliforni. 52. NATO në... Madrid. 54. Eshtë zanore në film. 55. Emër vajze. 58. Përdoret për statrujat e

FAQE 23

FJ ALËKR YQE FJALËKR ALËKRYQE

E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

muzeut Tussaud. 59. Një është edhe Pax Dei. 61. Mund të jetë mistral. 62. Këndohen në opera. 63. Kush është... është kundër. 64. Eshtë vendmbërritje.

FJALËKRYQ ME SKEMË TË LIRË 21 1

2

3

4

5

6

12

VERTIKAL

16

1. Thirrej edhe Hegeoni. 2. Eshtë defekt. 3. Eshtë provë... zjarri. 4. Një Baba përrallor. 5. Kështu mbyllet një shaka. 6. Eshtë enë... benzine. 7. R ka simbolin N. 8. Eshtë markë celulari. 9. Poetica e Horacit. 10. Janë të mirat... që prodhohen. 11. Një barkë lëkurëkuqsh. 12. Një mund të jetë patatesh. 13. Markë cigareje. 14. Këndon Frozen. 15. Kush është do të pijë. 17. Eshtë ferri vetë 18. Flanders i Defoe. 19. Ajo e erës ishte Eoli. 20. Eshtë qyteti i përjetshëm. 22. Mali ku ngeci Arka. 23. Një mund të jetë me sahat. 25. Mund të jetë viral. 27. Janë male të Europës. 29. Me ... safety në Formula 1. 32. Patricia këngëtare. 33. Duhet në kufij. 35. Qytet francez. 36. Connors, që qe tenist. 37. Mund të jenë... butterfly dhe fosbury. 38. Mund të jetë me djegie të brendshme.

24

17

13

18

19

7

8

9

10

14

15

20

21

25

28

26

29

31 35 40

23

27

33

36

37

41

42

47

43

48

51

22

30

32

34

11

52 58

53 59

63

38

39

44

4

45

49

50

46

54

55

60

61

56

57

62

64

41. Kulmet e një kulmi. 44. Sigla e... marsianëve. 45. Diavolo i Auber. 46. Mund të kthehet në mllef. 50. Njëpersonazh biblik. 51. Qytet termal belg. 52. Vala në stadium. 53. Inicialet e Kidman. 54. Një pjesë e krenarisë. 55. Eshtë Au në tabelë. 56. Para De Janeiro. 57. Dhjetë anglezë. 58. Fillojnë dimrin. 60. Janë në modë. 62. Inicialet e Camus.

A L M A N A K U V

Përgjigjet e fjalëkryqit me skemë të lirë 20

I

O L

I

N A

A N T E N A D A T A M A K E I

G J P

P

M A T E R M I

I

M I

I

P E R T A C E

T A T

I M I V

A M E N

A

I

T A R

T E

J

I

S

K O R I

A

C A R L A I

I

MESATAR

I LEHTË

Përgjigjet e sudokut numër 20

I VËSHTIRË

MESATAR

I VËSHTIRË

L R

P L A G E T D A

R E N E

E R

I

I

T

O Z E T

K A R A M B O L E T

I

P A T

K

I

T

E

I

N E

A A

SUDOKU NUMËR 21 I LEHTË

E

K R A P

R A P O R T

T E T T

A

K

O

N A Z E T

G E T O

I

E N E

N A R E T

E

A R

A L E T

T O L O G J

K A L O R

D R

I

H E T E R O G J

L E M E R

U H A

L R

PROFESIONAL

PROFESIONAL

O S

P


E SHTUNË 9 NËNTOR 2013

REKLAMË

FAQE 24


9 nentor 2013