Revista “Karriera” është publikim i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. Ky është numri i dytë i revistës dedikuar informimit të studentëve për përgatitjet e nevojshme drejt punësimit, trendet në zhvillimin e profesioneve të caktuara dhe kriteret e tregut të punës. Revista shpërndahet falas për studentët, të diplomuarit dhe punëdhënësit. Përmbajtja në artikuj nuk paraqet gjithmonë qëndrimet tona. Revista përfshin artikuj nga studentët, punëdhënësit, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, intervista, statitistika, etj. Revista publikohet një herë në vit.