UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 16

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR 16

Konkluzione Për të minimizuar risqet, për të krijuar kushte lehtësuese në mirëqënien e këtyre fëmijëve, del e nevojshme të ndërhyhet në sa vijon: - Integrimin e fëmijëve në sistemin arsimor duke filluar me programet parashkollore për të lehtësuar këtë proces, si dhe për të minimizuar fenomenin e braktisjes së shkollës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër për të edukuar prindërit e tyre me nevojën për arsimim. - Prezantimin dhe njohjen e tyre me të drejtat dhe detyrat e fëmijëve, duke i bërë pjesë të edukimit qytetar dhe edukativ. - Përgatitjen e fëmijëve romë dhe rrjedhimisht prindërve të tyre, fëmijëve të tjerë dhe mësuesve për të krijuar marrëdhënie bashkëjetese, përshtatjeje, tolerimi, integriteti dhe diversiteti kulturor në shkollë. - Në aspektin e përgatitjes së fëmijëve për të hyrë në sistemin shkollor, një vëmëndje e madhe fokusohet në mirëqënien e tyre psikosociale për të përballuar, pranuar dhe zhvilluar integrimin e tyre social në kontekstin e ri të shkollës. Puna për rritjen e mirëqënies psikosociale të fëmijëve konsiston në trajtimin psikologjik të tyre, veprimtari sociale, kulturore, artistike dhe sportive. - Komunikimi me fëmijët duhet të ngrihet në bazë të modeleve të etikës qytetare, bazuar në themelet e bashkëpunimit miqësor, besimit reciprok dhe normave që rregullojnë respektin reciprok. - Takime dhe trajnime periodike me prindërit, mbi rëndësinë e procesit, dhe mirëqënien e fëmijëve të tyre, për të qenë partnerë në këtë proces, si dhe takime dhe trajnime periodike me mësuesit e klasave të para, për të vazhduar dhe lehtësuar procesin e integrimit në sistemin shkollor të këtyre fëmijëve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.