z.Neziri 2008

Page 49

ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II

49

pi e Nishi, të cilët u bënë pre e planeve të Fuqive të Mëdha gjatë copëtimit të këtij vilajeti. Në këtë ble të Lambercit është edhe kënga kushtuar Oso Kukës, nr. 14, «Kanga Oso Kuks», (faqe 16, dorëshkrim), që ka 20 vargje dhe fillon, si zakonisht, me vargjet që përcaktojnë kohën e kumtit të zi për Vraninën e sulmuar nga Mali i Zi, më 1862: Te merkur në dy sahati. Në vijim, ky kumt i jepet trimit të madh epik, Osman Agës ose Oso Kukës: Osman Ags na i voit gevapi Vranina t’a baa hasi. Edhe kënga tjetër, nr. 18, «Konga Ago Ruks», (faqe 20, dorëshkrim), fillon me kushtrimin: Ago Ruka chisete ttane Ju bre tosk’t e Beratit Marni kamtë me opinga. Tërheqëse është edhe ajo nr. 38, «Te marten mas ixhiniet», (faqe 48,49, dorëshkrim), këngë kushtuar Rexhep Agës, që ka shtatë strofa me nga katër vargje. Ajo përmban këtë deklarim gjithëpopullor për meritat e Rexhepit: Aferim more Regep Aga Ma i pari i Sccsptariis Ti u base Vezir me tuga Me duva te Vogliis. Këngë shumë e bukur. Në këtë ble të Lambercit është i pranishëm edhe Ali pashë Tepelena. Kënga nr. 43, «Kanga Ali Pas Tepelens», (faqe 54,55, dorëshkrim), ka tetë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.