z.Neziri 2008

Page 213

ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II

213

Mark Tirta (1935)

II. 3. K ONTRIBUTI I MARK TIRTËS PËR MIGRIMET SHQ IPTARE Kontributi i Mark Tirtës për çështjen e studimit dhe të ndriçimit të migrimeve shqiptare është një kaptinë e veçantë e veprimtarisë së tij të gjatë e të suksesshme, siç është vepra e tij Migrime të shqiptarëve, të brendshme dhe jashtë atdheut. 1 Kjo vepër e rëndësishme etnologjike për migrimet u botua në revistën «Etnografia shqiptare», në numrin e saj të 18-të tematik, kurse është përfunduar së shkruari që më 1986 nga ky autor, studiues i njohur në Institutin e Kulturës Popullore në Tiranë dhe njëri ndër kuadrot tona më të çmuara të studimeve albanologjike jo vetëm në fushën e etnologjisë.2

1

Ma r k T irt a , Migrime të shqiptarëve të brendshme dhe jashtë atdheut (Vitet ’40 të shek. XIX – vitet ’40 të shek. XX), në: rev. «Etnografia shqiptare», 18, numër tematik, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1999, 209 f. 2 Shihni botimin e parë: Zym er Nez i r i , Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare, I, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 24.3.2001, f. 19; Zym er Nez i r i, Kontribut i rëndësishëm për historinë e kulturës shqiptare, II, në: gaz. «Rilindja», Prishtinë, më 26.3.2001, f. 17.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.