z.Neziri 2008

Page 13

ST UDI ME PË R FO LKL O RIN, II

13

kësaj tradite, përmes veprimtarish kombëtare e ndërkombëtare, duke ardhur deri tek ideja e krijimit të një instituti të ngjashëm me atë të Kalevalës (Finlandë) dhe te propozimi për një nismë shkencore-diplomatike për regjistrimin e kësaj pasurie në programet e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, që janë në kujdesin e lartë të UNESCO-s. Trajtesa ka karakterin e një programi pune afatgjatë për Eposin e Kreshnikëve, duke përfshirë promovimin ndërkombëtar të vlerave të tij në formën e festivaleve, publikimeve e studimeve. Në studimin «Antroponimet dhe patronimet e epizuara në Rugovë» me sa dimë për herë të parë parashtrohet hipoteza e një faze të ndërmjetme që lidh kohën e përmbylljes së epikës heroike legjendare me atë të shfaqjes së epikës historike, që, sipas autorit, duhet të përtakojë jo rastësisht me mesin e mijëvjeçarit të dytë. Kjo është koha kur historikisht shfaqet prania osmane në Ballkan, kurse në Evropë shfaqet Reforma dhe protestantizmi, dy faktorë që ndryshuan rrënjësisht status quo-në e deriatëhershme. Si gjithnjë i vëmendshëm ndaj burimeve parafolklorike, të karakterit etnologjik, kronikal, gjuhësor, autori priret të besojë tezën e albanologut R. Katičić, sipas të cilit një traditë e ngjashme e heroizimit të emrave të përveçëm ekziston qysh prej periudhës ilire dhe shfaqet tërthorazi e pranishme në vijimësi te pasardhësit e tyre. Sipas R. Katičić-it, «emrat e moçëm ilirë të përbërë (dypjesësh, kompozicionalë), të ruajtur në tekstet greke e latine, vërtet, nuk janë gjë tjetër pos fragmente të ngurosuara të teksteve poetike, shembuj të vegjël të gjuhës së këngës heroike». Z. Neziri duket se ka punuar gjatë për të identifikuar jo vetëm kohën në kapërcyell prej epikës legjendare tek ajo historike, përmes antroponimeve, patroni-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.