z.Neziri 2009

Page 43

100

105

110

115

120

125

130

Ç’e zezë dita n’trup tan koka ba! Kullën shkret, o vlla, ti me na lanë, Halil Agën vetëm e ke lanë, nuk i vyn-o ktij i gjallë me kanë, vên katilat, vlla, t’tina s’i lanë. Të dy bashk-o Mujën e kanë marrë, po ma lajnë e teshat po ja nrrojnë, mirë po i shtrojnë edhe ma mirë p’e mlojnë. Ah m’e pa, bre, çudën çka m’ish kanë – shum ditë Muja n’at vên ki’ pa nêjë. E vraftë zoti Zejlanin ç’po ban, shkoi të krali – çikën ja ka dhanë, dy javë vadën dejuzi p’e dán. Shih çka bâjke Zejlan Kapetani, o, të shpija ardhun kâka kanë, zu për darsëm gati me u ba, po m’i thirrke miqt-o kah i ka, ka nxanë letrën, medet, p’e maron, me m’ja çue Dezder Agë Osmanit, pobratin ai qatâ e ka pasë, i bân selam: - N’darsëm ti me m’ardhë, e m’e marrë tha, Ali Bajraktarin, me tânë shokt-o n’darsëm ki me m’ardhë! Ni tatari letrën ja ka dhanë. Ai tatari letrën e ka marrë, kcei granicën, kâke dalë n’at anë; n’Fusha t’Gjana, more, kur ka dalë, tridhetë agët-o n’at vên po m’i gjân, me ta ish ai Dezder Agë Osmani. - Mirë se u gjâj! tatari po u thotë. Cili âsht ktu Dezder Agë Osmani? kam do letra plakit me ja dhanë. Medet, letrën plaki ja ka marrë, mejherë nisi të shkretën p’e knon. Tu selami i Zejlanit kur shkon,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.