z.Neziri 2009

Page 214

65

70

75

80

85

90

95

cëlli gjok, tha, bre, para do vi, merr robinkat ene shkon në shpi. - Amanet, thotë, o krali i ri, a më ep yzëm në zëndon të hy? Çaj derr krali yzëm i ka dhonë, ja ka dhonë çelsat e zëndonit, e çol Benoja derën e zëndonit; te treja motrat kanë zonë me hikë, me u mëshefë në qoshet e odës. Motra e modhe, bre, osht habitë; - A ku veni, ju motra ma të vogla, se ky osht, motr, vëllai jonë! - A ku e njef, ti motra e jonë? - Unë i njef, o bre, petkat e e babës. Hapën kratë ato u murrën grykë; se qe dita motrat kanë vajtau: - A bre vëlla, jeser të ka zonë krali! - Bre motra, sa budalle ju jeni? S’mund të më zoj, bre, jeser mu’ krali, kum erdhë juve me u shpëtua, ene gjokun unë me e pravau. Nuk din tej, bre, vëllai i jonë, këtu ka erdhë nji arap i zi, gjoku atij nji sahat këcen larg! - Mo ‘ kini gajle, ju motrat e meja, se gjoku im tre sahat larg këcen; nuk kam dit, motra, se kum pasë gjok, shumë fukara, motra, unë kum, ndodhë, nuk kum gjokun, motra, me ç’ta ishej. Ene motrat arkat i kanë gërkau, ene e kanë çitë ka nji grusht allton: - Na, o vëlla, gjokun ta ishejshë, ishalla zoti ka me të nimau, te treja neve me na shpëtau! Atëherë Benoja dul në çarshejë,


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.