Çelnajë

Page 1


MIMOZA AGALLIU

Çelnajë… “Çelnajë...”

poezi

1


Titulli: Çelnajë Autor: Mimoza AGALLIU Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani IWA, WPS , AOM Design & Layout: D. VRANIÇI Kopertina: Autorja

Libri u sponsorizua nga kompania e sigurimeve INTERSIG

Libri u përgatit nën drejtimin e LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA

Mimoza Agalliu

© Copyright Mimoza Agalliu, 2013

Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë 2013 2


Eshtë melodia e zemrës time. Nuk mund ta perceptoj jetën të shkëputur nga vargu. Ndoshta, shpeshherë, bëhem pak e mërzitshme për njerëzit e afërt, apo miqtë, sepse gjithmonë mbaj shënime në celular, apo bllok! Më pëlqen të hedh në gërma gjithçka, e cila është e bukur, por edhe fenomenet, dukuritë, në jetën socio - ekonomike të vendit, apo mjedisit, ku unë gjendem e frymëmarr! Më pëlqen natyra, në kuptimin e gjërë të fjalës, peizazhet, kuriozitetet, ekploret, ndoshta, ngaqë, një nga degët, në të cilën kam studiuar, është Histori- Gjeografia! Kjo mund të jetë një ndër arsyet, e cila më bën më të ndjeshme, të vëmendshme, ndaj perceptimit të peizazheve! Më pëlqen natyra në tërësinë e saj. Nuk mund të them, se nuk e ndjej mungesën e saj në ditët e gjata, të ftohta të dimrit! Thjesht më mungon ta prek, ndjehem e divorcuar, përkohësisht, me të. Poezia për mua është vetë Jeta! Vjen, si ide, e cila rrokulliset zhurmshëm në dejet e mia, duke u përpunuar, në tru, në formë imazhesh, dhe, pasi është pjekur, në tërë fazat e saj të prodhimtarisë, lind tek unë vrullshëm shpirtërisht! Nuk ka kohë fikse, kur poezia del nga shpirti! Ajo është me mua, brenda meje, çdo çast! Pret vetëm çastin në formë ngarkese emocionale, pozitive, apo negative, të çlirohet, si llavë vullkani, ku, pas këtij çlirimi, shpirti jeton një farë gjumi letargjik. E dua jetën me të gjitha format, përmasat, dukuritë, ngjyrat, pa e paragjykuar atë! Jam në një dyluftim të heshtur me veten në perceptimin e Botës, përsa i përket ndjesive, që më bëjnë të ndjehem keq! Por në përgjithësi i kam shumë të

“Çelnajë...”

Poezia është streha, ku unë flirtoj me shpirtin!

3


Mimoza Agalliu 4

mira marrëdhëniet me veten, dhe, kjo për mua, është qëllimi i parë në jetë! Ndodh që, herë-herë, jeta më rrëzon. Vritem, por, kur ngrihem, e sfidoj këtë jetë më fuqishëm, se më parë! E përçmoj zvarritjen, më pëlqen të ndeshem me vështirësitë, por, gjithmonë, kryefjalë në mendje dhe zemër kam Zotin! Poezia për mua është shtëpia e shpirtit, ku unë ankohem për jetën, në një dyluftim pa armë, si dy gladiatorë. Aty qaj, mërzitem, përpëlitem, më pëlqen të shëtis në shi, ku brenda shpirtit më lind një poezi! Poezia më bën jo rrallë, të ndjehem keq, duke parë problemet, apo ngërçet socio-ekonomike të komunitetit. Duke qenë një natyre empatike, e vuaj këtë realitet, në formë përjetimi të dhimbshëm, por, deri në atë pikë, pa dëmtuar veten, sepse jam shumë kurajoze, e gatshme për ta sfiduar, gjë, e cila lexohet dhe në vargjet e mia. Më pëlqejnë njerëzit me vlera të larta dhe personalitet të fortë, dhe kurrë nuk bëhem mike me ata, të cilët janë të dobët dhe jo kurajozë! Kërkoj gjithmonë forcë te Zoti për të vazhduar para edhe, kur portat e fatit mbyllen. Unë trokas nëpër portat e mbyllura, por gjithmonë ndodh të më hapen disa syresh. Poezia për mua është dashuri, ndjenjë e pastër, komunikim i mirë njerëzor, është respekt reciprok, revoltë, gëzim, vjeshtë, dimër, verë, por, mbi të gjitha, është një pranverë e çelnuar e hedhur në mënyrë mbresëlenëse në kohë, hapësirë, distancë, në një varg të çiltër e të ndjerë! Është një gërshetim nëpërmjet mendjes, shpirtit, zemrës, që vjen ndjenjë, kristalizohet ide, dhe me imazhet luaj për ta përcjellë me një mesazh vargu, ku mundohem të arrij një feed back pozitiv, midis vetes dhe lexuesit. Sesa ia arrij, kjo mbetet për t’u parë! Poezia, për mua, është optika, që unë shikoj, perceptoj jetën, botën e tërë, por, mbi të gjitha, është çelnajë e shpirtit tim.


I. Një yll vështrimin ma ndez… Skenë deti… të isha Ëngjëll, Shigjetë zemre të shndërrohesha, Ulur së bashku buzë detit, ku fëmijët lodrojnë, atje, tek lë gjurmë valëdeti, shkumbëzuar,… Buzë një shkëmbi përplasur, përkëdhelur, llastuar, rrokullisur, puthur, dashuruar në pafundësi të ngjyrtë betimi… Me sfond: Natën, Yjet, Hënën… Kështu do të përfytyroja Duetin: Unë dhe Ti, në koncertin valëdet…

“Çelnajë...”

Ndër krahët e tu

5


Zemër gruaje

E di, një ‘’ djall i zi ‘’

Mimoza Agalliu 6

i qëndron qenies tënde… Po a e kupton, pse konfuze jam, syri lot pikon ?! Në çastet e jetës varet!... Eh, zemra ime padrejtesinë në urrejtje - dënim… Ç‘të kanë sytë? Pse rrjedhin lot? ‘’Djall i zi ‘’, a ma rrëfen? Pafajësinë nga vetja: Largim… në një moskuptim asgjëje … “Pluhur në erë’’, bota jote e menduar. Zëri në pozicion çjerrës , bërtitës, të detyrosh këtë Botë të të rrëfejë ç’është në të vërtetë… Ti indiferent, fjalëbluarës në kotësirë, Helmin e zi thith dhe fajin tënd ma përcjell mua ta “vesh”, të ndryshoj profilin tim të bukur … Ah, Botëposhtërsia


veshur me “petk” virgjërie, mundohet të jetë me mua mbushamendëse, me hipokrizi të shtirur; Syri thellë te të tutë zhbirues, me aftësi gruaje rrëzon hipokrizishtirurën, ku buzëqeshja sarkazëm ngulmon, lë gjurmë shpirti im, që asqë s’mund ta njohësh, e as kurrë ta çkodifikosh!

*

E urrej heshtjen e zërit tënd,

pa mburojë e pa shpata, Ti triumfon përherë mes betejës në dashurinë tonë të gjelbër …

“Çelnajë...”

E dua kristalin që të vesh shpirtin… E mes kësaj lufte gladiatorësh,

7


“E prehur në ftohtësirë”

Mos më thuaj:

Mimoza Agalliu 8

“Ka dashuri të përjetshme…”, kur vetë jeta flet shkurtër… “Ka dashuri të qëndrueshme…” kur çuditërisht e kam parë kërrusur… Mos më thuaj: “ Dashuria qenka e bukur…”, kur unë e kam parë fatkeqësisht edhe të pakrehur. Mos me thuaj: “Hesht, s’kuptoke…”, kur unë, kam dëshirë të të kuptoj, në pambarim. Mos më thuaj: “Dashuria qenka vrarë…”, kur shpejtësisht dhe njerëz të dashur i ka mposhtur harresa… Mos më thuaj: “ E pabesë… Mosmirënjohëse…”, kur të gjithë jemi mëkatarë. Mos më thuaj: “Jam dielli yt!” kur dhe meteorëshuarit kam parë…, kam ndjekur vrasjen e tyre në qiell…


“Duhemi me fjalë”, …kur nuk di, se ç’ngjyrë ka pa puthje dashuria, (Mos më thuaj, nuk pëshpërit më), …kur dhe aromat, parfumet, qenkan të përkohshëm… Mos më thuaj, se më do përjetësisht, kur, ekziston kohe boshllëku shpirtëror)… As: “Të kam jetë…”, kur ka rastësisht ngjizje dashurie Mos me thuaj të paragjykoj, kur, unë jam thjesht një Njeri… Mos më thuaj: “Do të mbjell lulemimozën…”, kur atëherë do të jetë vonë, S’do të kem dëgjuar… Do të jem e harruar… e prehur në ftohtësirë… dhe ti, duke qarë, do të shfletosh kalendarin…

“Çelnajë...”

Mos vazhdo, të më thuash këmbëngulës: “Jetoj për ty!...”, kur ditët aguar, netët ngrysur, pa ty. “Jam fllad për ty”, kur dhe bubullimën e rëndë, ta kam ndjerë… “Në kopësht lulesh të ruaj…”, kur kam kendvështruar dhe kokëvarur lulekuqet… “Je yll, diell, hënë…”, kur kam parë dhe rrufe shkrepëtimash…

9


I zënë tërësisht në faj

K

1. okën të mbështeta gjoksit, fryma jote mbi re bardhoshe më “ zbriti”... 2. Me bulëzat e ujit ndër re, u “deha”... befas... ‘“era” e fortë retë “çau” i “shpërndau” në hapësirën e tymtë . 3. Dhe unë “zogkrahëkëputur”, rrëmbimthi. “rashë”....mbi Tokën e “plasaritur” dhe ndjeva vetë Globin… U fashit zhgënjimi, i zënë tërësisht në faj.

Mimoza Agalliu 10


Kontrasti …

Jetën, Zoti na e fali…

Ju në errësirë shpirti ju lindi, mjerimin keni për synim, Nën hapat tuaja pa gjurmë, kalldrëmet e rrugëve nën dhimbje, rënkojnë heshtur. Pabesitë përqafojnë siluetat tuaja skutave, shpinën ua tkurr poshtërsia kalarrënuar Trup - trung ,

të bukurisë njerëzore, Fustan të zi dhunëveshur keni fjalëve, metastazë në çdo ind pushtuar mllefas, e xhelozia hapin u tkurr, si akrepambeturit e kohës…

“Çelnajë...”

shëmbet kalbësisë, bije në këmbë

11


Ligji për ju, banesë e harruar mbeti vetmisë, qelive natën u mbulon jorgani, mermer i ftohtë, pushtuar nga përqafim djalli, zgjoni agimet, nën shpejtësi ekranesh, netëve përjetoni dashurinë, xhin, drogë, sidë u veshin kënaqësinë... Ditënata juaj shtrihet në vegime, Frika nga Zoti, rrahjet e zemrës, ju mpinë.

Mimoza Agalliu 12

Eh, sa të vegjël jeni!… Pse kaq pak vleni, o ditëzinj?!


Shpirtngrirë

Ky shpirti im i ngrirë,

rreze nuk merr më, natën psherëtin në heshtje, hije kujtimesh… Si llampë e fikur, varur ky shpirti im! Ky shpirti im i ngrirë, stinët nuk i njeh, Verës i thotë Dimër, Dimrit i thotë Verë…

Hijerëndë heshtja, vello gri muret vesh, rrezen e pengon, të ngrohë shpirtin tim… I trishtë ky trishtim, pëlhurë shpresë end, në perde sysh Dashurinë pret në harrim, ku dhe natës t’i thotë ditë.

“Çelnajë...”

Ky shpirti im i ngrirë dritën s’e dallon, kurrsesi, ditës i thotë natë, natës i thotë ditë!

13


Premtim

Ëndrrës për emrin tënd iu luta Zotit, të të shndërronte ëngjëll, mbi të mitë qerpikë… Zemrës tënde i mbështolla timen membranë, frymëmarrjen, duke numëruar hapat t’u ndjek!

Kurrë s’ t’i lashë bosh ndjenjat, vrimëza të hapa, ndoshta, por t’i mbusha, me esencë pjalmi kopshtit, duke belbëzuar, mes puthjesh të thella, të ngrohta…

Mimoza Agalliu

Prej afshit të buzëve tua, Zotin madhëroj… Me dashurinë tënde të përjetshme mbushur, përherë dua të jem me këtë premtim, tërësisht shpirti.… 20 nëntor 2011

14


Amaneti

Shpeshherë sjell ndërmend porosinë e babait: “Kurrë mos merr atë, që s’takon bija ime…”. Unë, fëmijë i bindur, i premtova...

Në qiell të kaltër e nisa me frymë nga vetja, mijëra kilometra me të flatrova… Ika larg..., por u ktheva si mjellmë ... Dashurinë time s’e lëshova kurrë, në pranga dashurie moteve… me burgim të mirë ,

“Çelnajë...”

Por një ditë, betimi atij ia shkela, rrembeva një dashuri të madhe, në krahët e mi e mora, e mbështolla me petalet e një trëndafili.

15


të përjetshëm e dënova... Më fanitet prapë: “Kurrë mos merr atë, që s’takon bija ime…”.

Qyteti im i zogjve

Qyteti im, sfilatë makinash, ku luksi dhe tymi garojnë; Aromë bliri, erë pusetash përzier, Magji ndërtesash antike, ku bukurinë zbehin peizazhe betoni, pa formë…

Mimoza Agalliu 16

Rrugë baltosur prej gllabërie pushtetarësh, Shpirtra të përvuajtur nga skamja… Qyteti im pushtuar prej endacakësh, shpirt brengosur, Kambana lutjesh ushton minareve …


Qyteti im asfaltverbues, zbehur nga pikla gjaku të pafajshmësh, Pëlhurë blerimi, dhunuar padrejtësisht, prej majmërisë, nën paformësi, lokalesh gllabëruese shpinën kërrus,… Frymëmarrjen ka kohë, s’e shijon, Qyteti im, i zogjve këndon refren demokracie pa zë…

“Çelnajë...”

29 shtator 2012

17


Në Planet Shpirti

Merre puthjen time,

Mimoza Agalliu 18

ndër dejet e tua, strehoje… Merre frymëmarrjen time, mushkëritë t’i ledhatosh… Merre dorën time, trupin, të rehatosh… Merre përqafimin tim, Universin të sfidosh… Merre buzëqeshjen time, diellin ta, xhelozosh… Merre shikimin tim, Botën ta tejdashurosh… dhe ta ndjesh veten në Planet Shpirti.


Vij

Me hapa të çrregullt çapitem,

Rrugëve të qytetit tim, kërkoj shpirtin në qetim, Imagjinata kapricioze këmbëngul, kundrimin tënd ma sjell në sy…

Portretin tënd skulpturë fotografuar, mes turmës së njerëzve qëndroj shkujdesur … pak çaste, atë imazh desha të harroj… Nga dora dridhëse, diçka ra. Përkulur zgjatem ta marr… Ishin vargjet e tua shkruar, si në ar… Ngadalë gërmat në buzë i mblodha, formova shpejtësisht një belbëzim: “Të dua, i dashur,

“Çelnajë...”

Zemrën e porosita: “Mos bëj rezistencë…”, Por, e pabindur, ajo çrregulloi rrahjet… Në kthim vështrimi syri, perde rozë kishte veshur…

19


më prit, po vij !” Zemra rrahjet qetësoi, shpirti frymën e dërgoi larg, te ty, me premtimin e ardhjes…

Largësi

Harruar në vetmi,

Mimoza Agalliu 20

imagjinata puthje seç merr. Largësia tret mallin, mes heshtjes dhe ankthit, Si bulëzat e vesës tek puthin trëndafilat, rrjedh loti i nxehtë në lëkurë, për prekjen tënde… Retë vellobardhë veshin qiellin, Mes reales dhe surreales një yll vështrimin ma ndez…


E vetmja ëndërr

Pritjes së gjatë

i vesh mantelin e durimit, Në atë kryqëzim, ku heshtja me mallin bëhen Një.

Sa shumë kam për të thënë e ndrojtja fjalën mbyt, Me zë shpirti flas, dashuria ime flë te ty, Por unë e di, çdo dyshim tek unë asgjëson, Heshtjen vret, dashurinë mbështjell, si foshnjë në gji. Mes avullit të puthjeve gjallëron çdo qelizë tonën, Duet zemrash mishëruar në një zë; Gjumi flë të njëjtën ëndërr: “Të jemi bashkë të dy!”

“Çelnajë...”

Në gjumë ëndrrash personazh, regjizor je vetëm ti, Zemrat mishëruar përjetojnë ankthin e pritjes.

21


Mëkati i radhës...

Rrugicë e zhveshur nga yjet,

pa trupin e ngrirë të një ëngjëlli nate, pllakosur bordurës së lagësht ... Lëkura e saj, trëndafil i bardhë, shndriste në piklat e shiut dimëror, teksa vajtonte mëkatin e radhës të njerëzimit, kokëulur nga fajet…

Mimoza Agalliu 22


Mes puthjesh malli tërësisht shkrirë … *

Biskojmë në mall heshtjeje, pritës puthje të kristaltë, Çdo çast prek një jetë, Jeta puthka çdo çast!

* Valë pulsesh rendin kohës, Ah, ky dimension dashurie, rritet prej përqafimesh, Shpirtit në përulje i bie…

* Lumenj, rendin rrjedhës, plot prurje, ndonjeherë në rast dhe çmendurie, Arkitekturë: forma zemre udhës, me zhurmë ritmi ndjenje, dëlirësie…

“Çelnajë...”

* Ky shpirt mes krahësh udhëton kryqëzuar frymës larë, Shndërim sysh në pikturë : dy shpirtra në tejmbushur në damarë.

* Puthjet qëndisin ditë me përulësi presin natën, 23


Dashuri me emër “Dritë”, Jetëngjyra etje çel jargavanët … * Kapilarë tkurrur ftohtësisë, rrëke shiu lëshuar mbi qerpikë, Shqetësuar buza në “përpëlitje”, përgjërimi lutës yje ndezur… pikë. * Dashuri plus Jetë celebrojnë madhështinë… Jeta, kur fle ndër puthje, Ëndrra shndërrohet vetvetiu në dritë,… mes puthjesh malli tërësisht shkrirë.

Mimoza Agalliu 24


Tingull puthje depertuar qiellit, oshëtin puthja, Larg, mijëra dritëyje, më shpije… Afrohet, largohet, aty, mbetet përsëri… Mbi buzët e mia, Simfoni ujëvare sjell, derdhet si rreze e gjatë pafundësie, Me aromë gjethepranvere më mbështjell, Vesë pikon mbi çdo qelizë, ngjyros sytë: përçon dritë universi …

“Çelnajë...”

Tingull,

25


Aromë bari

Gjethekurorë syve u bëjnë strehë, Krahëdegësh përqafuar në heshtje, Një urë zemrat sjell pranë, Aromë barnjomë deh dy trupa,…

Mimoza Agalliu 26

Fëshfërima gjethesh shkrihen ndër puthje, Dielli deh me rreze pranvere; Një


varkë nis udhëtimin mbi valë, për tutje…

Ike me dimrin Me vete more gjithçka, Puthjet i derdhe katarakte në oqean, duke formatuar gropa thellësisë, krijove detin tënd të trazuar me stinët e tua pa emër… Atje… Ato iu përbashkuan Këngës së moteve të harruar… Përqafimet ia veshe dimrit, si fustan i pastolisur! Nuk di…, nëse mimozat për ty çelën në kohë?! Ndoshta prej dhimbjes së ikjes, u fshehën nën dëborë, U përçmuan nga kjo ikje e pakuptimtë… Si mundet vallë?! Tokën e mbështolle

“Çelnajë...”

U largove…

27


me mantel gënjeshtrash, jetës i pështyve në fytyrë, duke marrë me vete kaq shumë shëmtirë… Ti ike…, për të mos u kthyer më kurrë, duke lënë pas gjurmët e tua, si fëshfërimë gjethesh dimërore, për t’i hapur udhë stinës së pranverës ardhëse, e çelnuar…

Mimoza Agalliu 28


II. Nektar lulesh do të mbjellim në buzë… Gjelbëroj tej e kënd ditën!… lodhshëm, vrapova të çel portat, çudi, gjithkund dukeshin mbyllur! Kërkova mes psherëtimave mermeruar, Portën e dashurisë të çel, dhimbjen ta vras. Vrapova, si zogtrembur, duke çukitur… E dëshpëruar kthehem, përdhe rashë, krahëkëputur, Çaste errësire ma mbuluan shpirtin, dëgjoja një zë mes heshtjes mbytëse, vinte nga larg, si kor hapësire,… Zëri gushës pëshpëriste lehtë, hapi vrullshëm dorezën e portës së mallit… Dielli çau retë e me sytë e mëdhenj më çeli portëmadhen e kopshtit me lule, Buzëqeshja e tij më treti buzët, Duar dashurie tufëzuan tërë lulet e fushës, Midis barit të blertë mblodhën ca të kuqe e ca vjollcë, Kurorë skeptri të bukur formuan mbi kokë… Lehtas pëshpëriti dashuria: “Kurrë mos kij frikë, se një ditë do të mbyllet kjo portë,

“Çelnajë...”

Përpëlitesha në labirintet e shpirtit,

29


mjafton, pëshpërit… “. Me fllad të lehtë portën ta çel në buzë: Pëshpërimë. Gjelbëroj tej e kënd ditën!… 10 Prill 2013

Jo, kurrsesi, ikjen…

Nuk të lejoj

Mimoza Agalliu 30

të shkosh larg, Një udhëtare do të mbetesha e humbur në kohë, Atëherë, s’do mund të flitej, as për çast, as përgjithmonë. A mund të lindin mëngjese pa ty?! Jo ! Nata do të mbulonte Gjithësinë,


Forma hëne s’do mund të kishte, Shpirti shtëpi s’do të gjente, kurrë, Perëndimdielli do ndalte mbi det, Gjaku

“Çelnajë...”

ndërsa Kori i ëngjëjve në qiell, do të vajtonte dashurinë, ndoshta dhe bari do mbetej pa rritur, Ujërat oqeaneve do të ngrinin, Pritje puthjesh s’do mund të kishte, Këngët e zogjve do të klithnin oshëtimë keqndjellëse,

31


Mimoza Agalliu 32

ndër deje do kthehej “trombozë”, Gjithë natyra do të mbetej thjesht një pikturë, Dallgë të egërsuara do të thërmonin tokën, Era s’ do t’u frynte as reve, Pemët, në përgjërim, do t’i luteshin Diellit për dashurinë… Nëse largohesh, shpirtërat do të vdisnin, Atëherë mendimtarët s’mund të shkruanin as për ekzistencë, prandaj s’ta lejoj ikjen, sepse dua të jetoj shkëlqimin tim me Ty!


Natyrshëm

Më kot zemrën mundon ta kuptosh,

“Çelnajë...”

zërin e dashurisë folëse të heshtur: Ajo vjen natyrshëm, duke thyer çdo staturë… Më pëlqen mënyra, se si deperton në lëkurë; Nuk njeh etika falsiteti, të thëna me kujdes fjalë dashurie… aty… Ti njeh gjuhën e shpirtit, mbledhëse gërmash shkujdesur, duke formuar fjali, shumë fjalë, Por që “Të dua, shpirti im” vetëm mbiemër… Kështu çastet rrokullisen kohës. Ditënata bëhet e gjatë mungesës tënde, dhimbje e bukur qenka dashuria vërtetë!

33


Prekje e çdo çasti

I dashur, të lutem,

mos më lëndo, Unë të dua… Zemra, oh zemra, veç përkujdesje do, siç rritet lulja!… E, nëse një ditë Ti, Shpinën ma kthen, porsi lulja do të rri, te cep i buzës më gjen… Kur inati Ty, Gjoksin ta çan, Përsëri aty jam, te zemra që qan.

Mimoza Agalliu 34

Ndaj, i dashur, mos më mbaj inat, Jeta vërtet e shkurtër… Le ta prekim çdo çast…


Një përkufizim…

Mosmirënjohjen përherë e kam respektuar,

S’ mund ta lejoj më, s’mund të më zbeh shkëlqimin e syve të mi, ndoshta, nesër mund të më verbojë fare shëmtia e saj. Ndodh, të pret rrugën, aq afër, sa nuk e pandeh.

“Çelnajë...”

për ta vënë në sedër, duke gjykuar, me synimin e mirë të bëhet jo e bukur , por, të paktën simpatike. Sot, kur e takova, ngjasonte me një qenie perbindësh, pa kufij vetëkënaqësie. S’ e kuptoj pse më shfaqet kaq shpesh para, apo, mos ndoshta, kështu ndodh me këdo ?!. Di, se për të shërben vetëm izolimi, me masa ekstreme për ta gjymtuar, pasi nesër fatkeqësisht do të jetë vonë… Vendosa ti vë “Stop” para fytyrës, sa herë të më dalë para ...

Shpeshherë hesht në botën time, duke të parë me sy kureshtarë… 35


shfaqet gjithmonë një hije tinzare, duke u trukuar, me elementë të tipareve ëngjëllorë. Sa e përçmoj këtë vemje, veshur me fustan modern, taka të larta me gozhdë, duke ecur trotuareve dhe duke mbjellë vetëm fara mosmirënjohje...

Pa kthim

Ndjenjat e tua

Mimoza Agalliu 36

fshehur në kohë, Dashurinë jetoje në heshtje, Fjalëbukurat dot s’i thoje, i mblidhje vargjeve, i lulëzoje në këngë. Unë në lumturi të kundroja me vështrime, herë shfaqeshe i plotësuar, here siluetë e zbehtë... ndërsa një ditë, kur u pamë,


“Çelnajë...”

Sytë oqeanët i mblodhën në një bulzë! Kohën zhveshëm nga kalendarë, Tokën shtrimë në një vijë, Distancën zhytëm në errësirë, te një Yll ngritëm folenë ndritur!... Atë ditë s’më the as lamtumirë, me vete more dhe Gjithësinë, Toka u ça, u bë vullkanike... Lulet në shkurre u kthyen në lëndinë. Nesër, e di, do të hapet një qiell pa re, ndoshta, Ti do kthehesh, si atëherë. Si fidan i tharë do të mbetesh në lëndinë... Për mua do të jesh një ëndërr pa kthim...

37


Në ekzistencën tënde, jetoj çastin!

Po të mos ishe Ti ,

Mimoza Agalliu 38

Gjaku s’ do udhëtonte qetë ndër deje, Zemra s’do pulsonte si tik - tak orë e kohës, Fryma do përhumbte ritmin rrugicave të shpirtit, Këmbët do të mpiheshin udhës bosh të jetës, Duart s’do njihnin përqafim dashurie, Sytë s’do të fotografonin peizazhe ngjyrash horizontit, Jeta asqë do të kishte aromën tënde dehëse, as gishtërinjtë s’do të shpupurisnin flokë ëmbëlsisht, Lëkura do të rrudhej, pa u lagur vesës tënde, Buzët do të zhuriteshin, si zjarret, si hi pemësh, djegur zjarrit, S’do të dëgjohej as cicërima e zogjve, ardhur prej shtegtimit,


“Çelnajë...”

Zëri do të humbte labirinthit të harresës, Qelizat s’ do të prodhonin gëzim jete... Trupi s’do të vallëzonte kërcim dashurie, Nën drita qirinjsh dallgëzuar, Kur të gjithë do të prisnin Diellin nga Lindja, Unë, e vetme, do ta prisja nga Perendimi! Në ekzistencën tënde, jetoj çastin!

39


Sa herë hesht ...

Heshtja jote më frikon,

ndodh sa herë, kur Ti hesht gjatë, në Kështjellën e braktisur ndjehet e kthehet zemra... Si ndodh: Muret vishen gri, ndal te sytë e tu koha, sodit gjithçka për të të kuptuar... E urrej heshtjen e zërit tënd, e dua kristalin veshës të shpirtit... E mes kësaj lufte gladiatore pa mburojë, pa shpata, përherë në këtë betejë dashurore, je triumfues me meritë... Dhjetor 2012

Mimoza Agalliu 40


Endërrthyer

Dje qielli pikonte lot në shpirtin tënd,

“Çelnajë...”

Mërzia vetmisë ta kish thyer gjumin, Në duar të mpira copëra akulli kërcisje, se buzëqeshjen ta theu një vetëtimë, ëndrrat t’i kishte thyer nata, Tokën nise të prekje këmbëdridhur, prej helmit të dëshpërimit; Nuk prisje dimër në qiell të kthjellët, sot ngjyrat e ylberit ndriçuan hapësirës. Ti sytë shtrive mbi rreze dielli, udhëtimin ndale në kopshtin e luleve, Me kujdes petaleve agmove të vendosje buzëve, ku aroma e tyre dehu botën njerëzore, fjalët t’u meken, humbe tërësisht ndër ëndrra, saqë s’doje kurrë ta prekje fundin… Dëshira madhore: Dy emra t’i shkruaje artësisht në zemër!

41


Shpresë

Në heshtje i mbyta fjalët…

Mimoza Agalliu 42

S’ kam fjalë të përshkruaj tërë ndjenjën për Ty, Gjoksi çahet mallit pa përqafim, fryma nuk prek thellësinë e zemrës. Ka një ngushticë mes saj, pret ta vetëtijë puthja jote, afrohesh, largohesh një urë e madhe rri varur mbi Ne… Të urrej e të dua, Ti më do mes buzëqeshjes plot jetë e unë nuk e di, nëse koha është fjalë apo e ardhmja jonë?! Pres ankthit të agimeve, mes shpresës së muzgjeve, për të ardhur një pranverë në zemrën time copëtuar mallit, duke përjetuar shpresën, se një ditë Nektar lulesh, do të mbjellim në buzë, si dikur…


Ti je blerim

Ti je blerim në jetën time,

“Çelnajë...”

s’ di, sa herë trishtimin buza jote ma kthen në buzëqeshje…, Por di se syri yt dhe gurët gjelbëron nën dëborë, Dora jote veç trëndafila mbjell në zemër, Ballit, halleve u fshin rrudhat, hapat e tu ledhatojnë tokën, duke çelur lule, me fëshfërimë gjethesh, në çdo stinë…

43


Me frymë petalesh…

Çudi…!

Kur rrufe të sjell ndër duar grushthapur më dhuron Flakë… Ndodh mërzitem nga retë, Ti qiellin hap, dialog me diellin duke përcjellur Erën, kur mbi flokë ta sjell, Buzët gjallëron me frymë petalesh…

Mimoza Agalliu 44

Kur ndal shiun mbi trupin tënd, buzëve, ua than etjen, Diellin, kur ta sjell zbut nxehtësinë e tij nën hije pemësh. Pranë ta sjell Detin, më sjell mbi supe pulëbardhë perëndore. Sa çudi me ty!


Kur nuk flenë sytë

Ndodh, shpesh netëve,

“Çelnajë...”

sytë s’ flenë… E njëjta ëndërr ndodh, gjumin ta zgjoj me cicërima… Sa do të dëshiroja të mundesha ta matja këtë ndjenjë… U përpoqa, por, kurrë, nuk m’u dha mundësia … Startoj në korsi të reja e etur për matje.

45


Lodrat e mia

Kur luaja si fëmijë,

Mimoza Agalliu 46

ashtu, heshtazi, sapo Dielli binte në harrim, të na ndriçonte vështrimin, për çudi, vetëm një rreze kridhej ndër re. Befas… lëshonte puthje të lehtë në faqe, Shpirti filloi të marrë ritëm e formë hyjnore… Të dy e dimë se me çfarë frekuencë Universi na ka mbështjellë mendimin. Ndodh, ndonjëherë të luaj, si fëmijë, të të sos durimin, Një rreze e artë më feks vështrimin, atëherë lus Diellin të më vijë në ndihmë…


Ndodh ndonjëherë s’më dëgjon, atëherë nata vjen më e errët, me ngjyrën e saj natyrale, Hëna duket trishtueshëm yjeve, s’ka shkëlqim. Të nesërmen lind sërish agimi, sërishmi në dritare, me korin e zogjve, dalldisur marrëzive të ditës.

“Çelnajë...”

Nëntor 2012

47


A ka matje dashuria ?!

Kam provuar disa herë

Mimoza Agalliu 48

të mat dashurinë për Atë, Mendimet shpërhapen hapësirës, midis qiellit e tokës, Në çdo vend shoh të më shfaqet, ai trup që lëviz hijshëm nëpër lëndina; Ndonjëherë mendjes sime e fantazoj ulur në një fron si mbret. (E pyes veten : “Në fakt çfarë ka mbreti ?!) Filloj arsyetimin: Mbret është ai, pushtuesi i një zemre, di ta ushqejë e udhëheqë ndjenjën e vet, mes pasionit dhe përkujdesjes së jashtëzakonshme … Ndodh, Zemra ime rebelohet, Ai hesht, merr dorën


“Çelnajë...”

e vendos në rrahje, aty, gjithçka ngrin, qetohet… Heshtje!... Shpirti më merr, duke më shndërruar në udhëtar shëtitës në skajet më të largëta të tokës, Atje…, Ku u fshehka magjishëm dashuria! E veçanta: Vetëm ne të dy, ndodh të pëshpërisin … Cicërima zogjsh mbi flokë, kur valët përpijnë shpirtërat tanë njëkohësisht, ndodh të pijmë ndonjë gotë lotësh në matje të dashurisë… Treguesi arrin vonë…

Nëntor 2012 49


Më beso

Më beso:

Kur flet shpirti, hesht gjithësia,… Duhet të besosh, kaq shumë të dua, Mos hesht, jetoje këtë të vërtetë, flet për ty, s’ka këtu,

Mimoza Agalliu 50

asgjë për t’u çuditur! Nuk kam dashur, kurrë, asgjë në shkëmbim, vetëm duhet kuptuar: Odise i jetës je… Ndoshta, edhe tani, kërkon arsye të besosh… Argument s’kam, por veç do të tregoj: “Je kudo! Përherë, njeriu i duhur në zemrën që rreh.


Je loti, pika e shiut oqeanit, Je rrezja e vetme ndënë re. E ke vënë re çastin: Sa herë ndjehesh keq, më beso, askush s’ të do më shumë se gjithë të tjerët: Sa të dua unë...

“Çelnajë...”

Orët lëvizin nëpërmjet minutës…

51


Në një ditë rizgjimi

Kam kohë,

Mimoza Agalliu 52

ndjehem keq pa ty. Midis meje dhe teje deti i tërë me dallgë. Sa mirë do të ishte të mos ekzistonte ai çast, kur sytë s’i ndamë… Dikur fluturoja ndjenjës për ty, pa kufij malli, Tani ndjehem si një pellg pa ujë… Ndjej, sikur puthjet s’ekzistojnë, As shpirti s’gjen rrugë të vijë më tek ti Gjithçka përreth meje, sikur ka ngrirë, kthyer në një akullnajë… Sytë në gjendje të lagësht e përcëllues… Sa herë të kaloj nëpërmend Trupi mpihet mungeses tënde të gjatë. Asqë mund ta përcaktoj se çfarë ka ngelur mes nesh. ….. Unë e desha atë dashuri, të betohem : pafundësisht…


Sa e lule e çuditshme qenka dashuria: “Herë petalet i hap, here varur mban kokën. Herë të afrohet lehtas të të prekë fuqimisht, herë, si e huaj, të përshendet nga larg… Shpresimi: I padiskutueshëm kthimi në një ditë rizgjimi ku e vërteta klasifikohet pa frikë !

“Çelnajë...”

s’e pëlqej lojën e rastishme, kurrsesi, kurrë s’e kam dashur tillë, pasi e doja atë lule të mbjellur nga vetë shpirtrat, në shpirt të buiste me gonxhe të shumta… Kisha arsye e shpresë ta rritja të bukur, lastare. Kurrë s’ mendova ta zhurisja në lumë harrese; Dëshiroja të kumbiste, si refren gjithmonë: “Kur erdhe ti tek unë”…

2 prill 2013 53


Humane…

Shikoj e çfarë nuk shikoj

Mimoza Agalliu 54

në këtë Botë, ngandonjëherë dhe shumë teatrale, mbushur me qenie dykëmbëshe, shkollim e pa shkollim, të gëzuar e të mërzitur, me një fytyrë, por edhe me dy, të pasur e të varfër, njerëzorë e hipokritë, të dashur e ambiciozë, të mençur e të “mangët”, ata, që puthin bukën; të tjerë, që e pështyjnë, besimtarë e ateistë, fytyrëqeshur e fytyrëngrysur, me edukatë e arrogantë, fisnikë, e demagogë, punëdashës e parazitë, të sinqertë e mashtrues, të thjeshtë, por inteligjentë, vizionarë e dritëshkurtër, fjalëpak, por punëtore, mendimtarë e fodullë, durimplotë e durimsosur, të vërtetë e lajkatarë… Të gjitha i kam parë, por Humania me kryepëlqen, ta shoh të praruar…


Ftohtësirë mbrëmjeje

Mbrëmjes krisi një rrufe, shiu i ftohtë shpirtin njomte, re të çrregullta

formonin sytë, ngjasonte sikur nata përqafohej me trishtimin… Papritur, një dritëzë hëne, nisi të ndezë

Në agim në prehër të Diellit u ule, të ngrohje atë shpirt të ngrirë, mbi rreze e kënaqur u përhumbe…

“Çelnajë...”

e përfakë vështrimin, Qiellit të derdhë tërë kaltërsinë…

55


Pse-ja…

Pse-ja ime rënkon syve të tu,

njomur lagështisë së lotit të panjohur, Buza dridhet heshtjes tënde, pa kuptim, Dora mpin gishtërinjtë, shtrënguar ankthit tim… Tani, buzëqeshjen vështrimi yt, po e përmbys në trishtim… E pyes lotin: “Pse rrëshqet nxehtë?! Kur rrugë të gjatë ke për të përshkuar në dimër të ftohtë ?!” Qepallat rëndojnë nën peshë loti, Gjumi pa ëndrra, sjellës i agimit gozhdon pse-në përqafimit!… Rrokulliset mendimi , si lot, në rrugë kot së koti…

Mimoza Agalliu 56


Peizazh formonin figura, me forma të ndryshme, Rrugicës të ndriçuar nga shkrepëtimat qiellit të errët, Lulet, varur petalet prej peshës së stërklave… Pemët tkurreshin brenda trupit të tyre prej dimërftohtit, duke larë trupin prej pluhurit te kohës… Zhurmëshiu kërciste duke formatuar Kristale bulëzash, ngjitur ngrohtësisht xhamit … Parkut, stolat vetmimtarë, në një braktisje totale të ftohtë, lotonin në heshtje vetminë… Ndën hapësira pemësh Qielli po hapte sytë blu… Tutje, tej në horizont Një ylber përqafonte i mjaltuar tokën, duke ia mpirë buzëqeshjen shiut, buzës…

“Çelnajë...”

Bulëzat e shiut

57


Dëshirë

Dua të futem në gji të Yllit, të kundroj meteorë, si përflaken qiellit… Atje, ku pikëtakohesh me të shenjtën paqe, Vello e bardhë shndërrohet në zjarre… Të kundroj diellin, si vallëzon Galaktikës, duke shpërbërë retë hapësirës, t’i marr dritat shpërthuese ngjyrash, t’ia sjell Tokës , për të ngrohur shpirtra…

Mimoza Agalliu 58


Urë

Nëse Dielli

“Çelnajë...”

do të çelë sytë nesër përsëri, Unë, Urë mes brigjesh jam, duke thirrur emrin tënd përjetësisht!

59


Përqafim i errtë

Ajzbergët

Mimoza Agalliu 60

u lëkundën oqeanit, Unë aty në ftohtësinë e tyre mbeta, pa belbëzuar asnjë fjalë, Një tufë dallëndyshesh ulën kokën trishtueshëm… Atë ditë rrezet nuk ndriçuan Tokën, Ti u përqafove me errësirën.


* * *

Varkë e vetmuar në perëndim të trishtueshëm, shpesh u gjendëm…

* * *

m’u bëre, derisa në oqean të thellë u shua, Hëna lotonte në heshtje,… Zgjata vështrimin, pashë fytyrën tënde ne sytë e hënës, Degë pemësh, kryqëzuar trishtueshëm, varnin krahët mbi muzg…

“Çelnajë...”

Rrugë meteori

61


Flatrim kaltërsisë

Disa re

Mimoza Agalliu 62

të bardha, si bora, qëndrojnë në forma të mahnitshme, shpërndarë në kaltërsinë e qiellit. M’u mahnit vështrimi, Shpirtin ia fala një çast Qiellit, Injorova retë gri rreth kësaj parajse, Qelizat u dehën oksigjenit, Qenia m’u shndërrua në dallëndyshe pranvere, duke fluturuar kaltërsisë…


III. Me thonjtë e jetës kacavirrem t’i puth rrezen çdo agimi

* * *

Tregoj çfarë kam parë,

Por jo të gjitha i kam parë, Ndaj vrapoj për të parë … *

Rrugë zig-zake

*

E urrej

heshtjen e gjatë,

E nis rrugën

“Çelnajë...”

arnuar me plasaritje shpirtërash! Përqafimi i burrit Si deget e hapura te nje lisi

nga ti shkurt…

63


Larg boshësisë

Sa e gjatë më duket rruga,

pa puthjet e tua! Sa mbytës qenka ajri, pa frymën tënde! Sa bosh duken rrugët, pa hapat e tua! Sa e vështirë qenka boshësia ! *

Vërtitem

boshllëkut të ajrit, Pa puthje të ndjek heshtjes së mplakur pa moshë, në hapësirë të largët…

Mimoza Agalliu 64

*

Zemër e lodhur

hesht, Kur sheh kërcitje nofullash ekranit….


*

Shpirti rënkon

në heshtje… Gjaku pulson vrullshëm në deje… Shpirti dhe gjaku pse nuk bëjnë paqe me ndjenjën ?!

Heshtje… Dhimbja rënkon dejeve… Pse të flas? Kush të dëgjon? Lajm drastik: Toka ime në ankad një euro ka dalë!… Por ti, përsëri e përsëri hesht. A ka burra ky dhe? Zëri “shpatës”fjalë pse hesht?

“Çelnajë...”

Askush s’pipëtin

65


Përballje sysh

Kapardisur kolltukut tënd,

parfumosur djersës së patharë, Unë strukur karrikes së moçme, sa djepi i kohës... Ti flet per ditëlindjen time Unë i drejtoj gishtin tradhtisë tënde…

Mimoza Agalliu 66


Si një sirenë…

Eca gjatë,

sa gjatë, oh! Me synim: Të takoja dashurinë... Pas një lodhje të stërgjatë m’u shfaq…

Lëndimin s’e duroj dot, s’ kam kohë të humb… Me kokën mënjanë edhe Dielli, kur fshihet, pas reve, bën tokën të rënkojë; Oksigjen i flladit , Frymën ta dua prej agimit, s’dua të këm bashkudhëtare natën ….

“Çelnajë...”

Ishte e bukur, si një sirenë… Më ftoi të vallëzonim bashkë, po dëfrehej vetë qielli i ardhur nga larg…

67


Vemja

Njeriu pa dinjitet, krimb i vogël

ngjitet lëkurës së pemës së lisit, e mundohet ta gërryejë… Po a pyet lisi ?! Qenka një lloj vemje, i ngjitet lëkurës së trupit të njeriut, rrëshqet ngadalë me jargavitje, pa patur shans të depertojë në zemër… “Kështu e përkthej qenien tënde, duke iu jargavitur trupave të panjohur, pa arritur t’i shijojë gjakun dhe shijen…”. Pas vetëkënaqjes me aq, fillon e ngordh ngadalë, nga asfiksia e të zvarriturit, në lodhje pa sukses depertimit… Vetëngordhje e “ditur”…

Mimoza Agalliu 68


Çmenduri e harlisur …

Qiellit ia fshiva

lotët, Retë ia mblodha në grusht, U çelën lulet kaltërsisë, Lumenjtë rendnin çmendurisë…

* Bari kundërmonte aromë vese mëngjesore, Nga lotët kristalinë pikuar, parin kokën zymbylat për të rikandiduar në zgjedhjet e dyta…

“Çelnajë...”

* Degëveshurat me gjethe pranvere, pikturoheshin Mbi valet e lumit të thellë, Piktura arratisej në qiell..

69


* Përroi humbi rrugën, në rrënjët e lisit të moçëm… Gjethet u shkëputën pemës, ranë mbi lumë… Jeta, mes lulesh, më dehte aromës, shpëtuam, së fundi, nga pranvera e plumtë…

….përveç nesh, Sokratëve

Pelivanë, demagogë

Mimoza Agalliu

të paskrupullt, hipin mbi kuaj dhe krekosen të enjtur nga majmëria ! Mjerë, si ti, o popull ! Matrapazë e të korruptuar, deri në gen, nëpërkëmbin vullnetin, aspiratën tënde të pastër. Luajnë

70


me ndjenjat e tua, gjakun dhe karakterin tënd, vlerat dhe mendimet e tua.

Zgjohemi me shpresën se një ditë më e mirë do të vijë. Ngrysemi, pa menduar, nga zhgënjimi; zgjohemi përsëri nga ëndrra :

“Çelnajë...”

Ku është dinjiteti yt njerëzor ?! Pse hesht, sikur s’ka ndodhur asgjë, kur të tjerët ngrenë parajsën e tyre të vogël, mbi trupin tënd , të lodhur tejet ?!

71


“ Unë, Sokrati i VUAJTUR DHE TI, DERR I KËNAQUR! “ Deri kur ?! Deri kur ?!

Mimoza Agalliu 72

Unë, Ti, Ne?! Përfaqësojmë trurin e këtij vendi… do të vazhdojmë të jemi Sokratër të vuajtur, deri atëherë kur unë, ti, shoqëria shqiptare, të kuptojë se, ne mund të bëjmë diçka, së bashku … Ne do t’i rrëzojme ata ( gjeneralët kokoshë, derrat e kënaqur ) nga kultet, në të cilët i ngriti mediokriteti i kohës. Këtë herë, jo me revolucion në sheshe , por me evulucionin e mendësive. Ndryshimin s’mund ta sjell askush tjetër, përveç nesh, Sokratëve.


Krahët varur mbi muzg…

* a bukur flasim për dashurinë, sa bukur flasim edhe kur lëndojmë, Sa bukur do ishte të heshtnim, buzës t’i “vishnim” një puthje të “njomë”…

S

“Çelnajë...”

Në rrugë meteori m’u shndrrove, derisa në oqeanthellë u shua, Hëna lotonte në heshtje, hodha e malluar vështrimin pashë fytyrën tënde syve të hënës: Degë pemësh kryqëzuar, trishtueshëm, varnin krahët mbi muzg…

73


*

Puthe jetën, “o mëkatar”,

gëzimi të shtrijë trupin e bukur në ngjyrat e kohës, syri të jetë i lumtur , t’i iki gjumit syhapur…

*

Kur flet shpirti,

Loti tretet pa ngjyrë e formë, sakaq mbërrin agimi buzëqeshja zë vend, si kryefjalë e plotë…

*

Lëmshi kohës Mimoza Agalliu 74

mblidhet ngadalë, Peri i tij herë i drejtë, herë komb i rrallë…


Mungesa ftohtësinë e saj ka derdhur mungesës tënde, Nesër rrezet s’do mund të ngrohin, kurrsesi buzëqeshjen time, Ndoshta, një yll do t’i fshihet galaktikës, Dita s’do mundë të matë më çaste kohës, Trotuari rënkuar hapave të mi zvarritur, Buzët përpirës mallit të zhuritur, Flokët shpurpurisur errësirës së trishtuar, për prekjen tënde

“Çelnajë...”

Nata,

75


aqsa dëshiruar, Deri sa dita të pragvijë yjet t’ia shkrijmë çmalljes… * Madhështinë e shpirtit tim ngrë në bebëzat e syve të tu, Ti syve të mi, botës rrugëton i zalisur…

Lumturi e motive të mira

Flinin gjethet e zverdhura,

Mimoza Agalliu 76

në kalldrëmin e lagësht të parkut, Pemët hije s’ lëshonin, Stolat e parkut përjetonin heshtjen, Dielli dritëzbehtë mbi parkun e braktisur…, kërkonte harlisjen…, e pamundur.


Peizazh shpirtëror

U largove me hapa të lehtë

mbi qilimin vjeshtor gjethesh, në përqafim mjegulle të bardhë… duke lënë gjurmët e tua të rënda, midis korridoresh lisash të gjatë… Shpinën ua ktheve në heshtje pastaj, lotuan gjethet trishtim ikjeje, Zogjtë ndërprenë bilbilimin, Gjethe pemësh ranë në lutje

të marrë me vete, por rruga m’u ndërpre nga reja e zezë zhurmshëm e derdhur mbi tokë… Mbeta vështrim shtangur mbi siluetën tënde shumë pas…, në largim drejt resë, mbeta këmbëzbathur… veç m’u shfaq lëndina, ku kërcyem vals, Lumturi e moteve të mira…

“Çelnajë...”

me fjalorin e tyre « pëshpërimë-fëshfërimë », të cilin e kuptojnë vetëm poetët… Kthimin tënd krahëhapur renda ta ndalja , renda të ndalja fluturimin zogjve

77


Disa gjethe ranë, duke rënkuar ikjen… E njëjta pemë mbante folenë e ngritur të zogjve dashurues …

Dritë universi

Tingull çarës i qiellit, puthja jote,

Mijëra dritëyje larg më shpije, afrohet, largohet, aty mbetet përsëri, Mbi buzët e mia ujëvarë gurgulluese gjatazi, si rreze derdhet, ëmbël, si gjethe pranvere,

Mimoza Agalliu 78

mbështjell frymën time, Vesën pikon në çdo qelizë, Me dritë universi i ngjyen sytë… Jetoj jetë shpirti …


Duet ngjasimi

Ti,

Ndër lutje Ti, lumturine time ke mike në jetë, Unë përkëdhel jetën tënde disa herë jetë … Ti brishtësine time hyjnizon, Unë, si fllad liqeni blu, të them : “Të dua, më fort se jetën time”… (Ç‘dimensione dhe hapësirë të pamatë ka dashuria për ty!) Ti ëmbël më vështron dhe buzëqesh, duke më falur në heshtje vitet e tua … Ti, jetën time në pëllëmbë të dorës ke shtrirë, Unë, pëllumb i bardhë,

“Çelnajë...”

zjarr ndez syve të mi, Unë, me puthje, të shuaj llavën buzëve Ti, Tokën puth për dashurinë. Unë qiellin përqafoj…

79


hapësirës së kaltër flatrat hap magjishëm, nxitur nga syri yt! Ti, netëve frymëmarrjen time numëron, Unë frymoj në ditët me të katër bronket, në dashurinë e pamatur, nisem me ngjasimin tënd, në ardhmërinë time - nënë.

Çast nga perëndim dielli

Mes dy gjendjeve

matim ndjenjën, përmallur, në prani ndërgjegjësimi; ky dylyftim emocionesh përballur heshtjes…

Mimoza Agalliu 80

Perëndimit të trishtë i ktheva shpinën, duke mos dashur të shoh zbehtësinë e lënë pas.. Të dy soditim diellin perënduar, duke pritur agimin, në përqafim mallimi ..


I përçmoj retë që mundohen të përdhosin kaltërsinë… Nuk dua të shuhet dashuria, si toka e ngrysur nga perëndim dielli… Puthja jote shkrin akullnajat e zemrës time, kur vjen natyrshëm : Një puthje e shoqëruar me një fjalë magjike “…

Të çjerr retë dua, diellit t’i puth sytë e rreztë, Me rreze të ngroh ndjenjën, të çel sythe shpirtit…

“Çelnajë...”

*

81


E vetme

Gjethet e thara,

kërcisnin buzë bordurës, nën flladin e një dite Dimri me diell… Diellit i bëra sfidë vështrimi për t’i rrëmbyer shkëlqimin, në këtë ditë dimri …

Mimoza Agalliu 82


Në hapësirë “pranëliqenore” Migjeniane 1. eksa thith ajrin kënaqshëm me bronket e mia, ma prish meditimin tek shfaqet një zotëri në moshë, veshur me një kapotë gri… duke ecur, tërheq paksa këmbën zvarrë Belbëzim në pëshpërimë: (Ethesh dimri) “Të lutem, 100 lekë çupë e xhaxhit, vetëm 100 lekë! …”.

T

“Çelnajë...”

2. Një dimër i trishtë në shpirt…

83


Sfond vjeshte

Ngjyra gjethesh vjeshtore

më puthin bukurimisht sytë, Një pulëbardhë mbi liqen s’gjen paqe; Dielli pas shpinës së kodrave vështrimin ka ngrysur, Fundshkëlqimin e tij pas duke lënë, Rrezet ngjatjetjetojnë shpatet… Hijet e tyre buzëqeshjen liqenit ia kanë ngrysur, Mes njerezve ecës në maratonë shpirtin qetësia ma ka veshur … Hapat qetësisht në muzgun e kësaj vjeshte linin gjurmët në kohë, Dilja në det të hapur vjeshte… 7 nëntor 2012

Mimoza Agalliu 84


IV. Rrugë e mundimshme… Jetoj çastin … Në pritje të një ure… ku gjethja flinte si endacake poshtë pemës, në natyrë të zbrazët; këputje lulen mbetur çeljes, nxituar livadhit , Mëngjesit vesuar, sytë freskoje lodhur ëndrrës ,… Natës kalorës i bardhë, shëtisje livadhit të gjërë, Nga një yll çdo natë zbrisje mbrëmjes qiellore… Ah, çfarë zbritje ylli! Shkëlqimit të tij verbues matje pafundësinë, bashkoje kontinente vetëm në një pikë, mes të puthurës së thellë shterroje oqeane. Thërrisje jetë… Më shumë ajo të deshte, por brigjet mbetën ndarë, në pritje të një ure…

“Çelnajë...”

Të solli koha e vjeshtës,

85


Me buzët ndezur…

Të dua shumë, aq sa edhe tani,

kur ti je fshehur mugëtirës së kësaj nate, Bulëza të ngrohta ngrijnë cepave të syve, nuk janë lot, por copëza jete të lëna në kujtesë. Jeta më fali shumë mirësi, më goditi pabesisht ndonjëherë; kur unë pres diellin të ndriçojë, ndodh qielli të mbushet me lot, zemra tkurret nga kjo ftohtësirë… Nuk e di sa jetë kam ?! Dhe për ty s’di sa jetë ke?! Njoh dashurinë tonë në hapësirë, kohë e distancë shemb çdo mur… E di, agimet do të puthim të dy për shumë kohë ,

Mimoza Agalliu

Buzëqeshjen time do ta shtrij në sy, Manushaqja petale trupit tënd do të derdhë, Buzëqeshjet rrezemëngjesore duke gëzuar…

86


E ndiej, e di se do të vij përsëri te ty, Kundroj në përqafim, je duke më pritur, drejt puthjes tënde vrapoj me buzët ndezur!

Endacakëria

Realitetit tim, tënd

Silueta fytyrash të trishtuara enden, Sy endacakësh numërojnë hapa të rëndë parakalues… Në qoshe trotuaresh, me neone ngërdheshur,

veshin kostum dasme, Kënga e tyre, tingulli i monedhës, një refren Emër e mbiemër Zoti, ndihmesë shenjtore në artikulim.

“Çelnajë...”

përbuzjet “simbol” përshendetjet… Vesën mëngjesore, terrin e mbrëmjes

87


Shtrati i tyre: katër kuadrate pllakash… Loti i tyre: pikë shiu ngrirë atmosferës… Buzëqeshja: nota violinë vajtuese… Lekura, si shollë këpucë pushtetarësh ngjason. Frymëmarrja: fishkëllimë erë e ftohtë. Zemra: meteor çarës i errësirës së natës… Duart e tyre “gjashtëgishtash” zgjatur bosh, vendqëndrojnë… drejt nesh.

Përshpirtje për kandilin

Oh, ç’mu lodh kjo zemër,

Sytë më përpijnë flakën e kandilit në shuarjen e ngadaltë errësirës së territ…

Mimoza Agalliu 88

Flakërimës së zbehur hije gjeneralësh krekosen, zgjatin duart për të më mbytur, Unë trupkërrusur përkulem para tyre, për t’u nderuar fronin, me vulë: gjakun tim, tëndin, shqiptar…


Befas shkëndija e fundit e kandilit mbylli sytë, valë tërmeti tundën themelet e shpirtit tim, shkrepëtima rrufeje çanë qiellin pa hënë… Ku je tani, o Zoti im?! Klithma gjoksin tim çau, ndezi kandilin e shuar. Mahnitshëm një yll, piktor i bukur, pikturon fytyrën time…

“Çelnajë...”

Nesër bëhen përshpirtje për kandilin…

89


Si pulëbardhë

Bie si ngricë e ftohtë mbi mendimet,

si valë humbëse e rrugës nëpër shkëmbinj më ngjan, kur unë dua qiellin blu e blerimin në tokën e butë; si një çift pëllumbash të puthim buzët midis tufës, në tufën e shpërndarë. Si zog të bëhesha,

Mimoza Agalliu 90

të shtegtoja hapësirës për te ty me diellin shoqërues, mes kaltërsisë së pafund, dielli portretin hedh mbi mua valë, ti trëndafil me bulëza vese me tënden aromë më ndez,


“Çelnajë...”

Perëndimi zbret ngadalë mbi trupat tanë, të feksur sysh, petalet e freskëta ruaj çelur për ty, zog krahëbardhë…

91


Përkufizim loti

A e ke ndjerë ndonjëherë lotin, kur përpëlitet syrit?! S’di , ç’peshë ka për ty ?! Njoh njomësinë e tij në cep të mërzisë, ashtu heshturazi, kur buzët thahen e fytin ngulçima mbyt.

Mimoza Agalliu 92

* Përpiqem të marr lotin me të mirë, duke e fshirë lehtë me gishtërinjtë shtrirë kur në dridhje zgjaten boshësisht drejt teje, Me zemër imagjinata puthjet hapësirës i kthen në mijëra shkëndija zjarresh digjen puthjes së thellë, duke formuar fytyrës sonë bulëza kristale… * Të lutem, hapi krahët përqafimit tim,


vritmë dhimbjen, në mes lotin këpute, e më lër të humbas prehrit të yllit.

“Çelnajë...”

* Dua të “fantazoj” në guackën e ngrohtë dashurore, ku shkëmbijtë thërmon në copëra pa vlerë e sytë të shpërthejnë meteorë përflakur qiellit, përtej të ashtuquajturit këtij çasti real në retorikën e “lotëve” të sinqertë..

93


Gri

Shkujdesur ecja rrugëve të qytetit

hapat ngatërroheshin në kuadrate trotuaresh në formë, pa formë. Çapitesha, si një hije në një ishull të humbur, Ndjeja nevojën të isha larg, përtej kufijve të Tokës larg dhimbjes, frikës nga e panjohura, larg konturit të vizatuar në sfond “Ligji abstrakt” në hapësirën e qiellit, që më mbulonte…

Mimoza Agalliu 94

Struktura jote më shfaqet “gjymtuar”. Zeri yt tingull bosh më ngjante, Ditën ma kishte errësuar Ndjesi të ngatërruara më trazonin shpirtin, në kryqëzim semaforësh zemra ndalur rrahjet, Lodhja ka nisur të më ngatërrojë këmbët …apo hija jote me ndjek torturueshëm? Filloj hapat të numëroj, Si jehonë prej qiellit oshëtinte Betimi i zemrave i njëhësuar në një zë, penelatuar në një vështrim mes ofshamëmirës së shpirtit… Shkrepëtima të frikshme qiellit vjeshtor më kanë pushtuar, teksa ecja, pa ditur bregut liqenor,


“Çelnajë...”

Rraskapitja gjoksin ma ngushton…apo? Ulur me heshtjen e nje stoli kundroj liqenin, ngjyrëgri veshur.. Rrezet e fundit të diellit më turbullojne pamjen, Fytyra njerëzish pushtojnë hapësirën time, mundohem të shkëput një copëz të botës së tyre… Diku, atje tej, tymi në disa pemë të djegura, bëhej një me ngjyrën gri të reve… Liqeni gri, reja gri, tymi gri! Edhe rrezet e fundit u fundosën pas krahëve të shpateve, duke lënë pas një shpirt të vetmuar… Cigaren vendos në buzët e thara, duke e mbajtur gjatë, ashtu pa e ndezur, përhumbur, vështrimi ndesh sytë e një vogëlushi hapat ngatërron nxituar, të kap një pëllumb. Buzë trotuarit qëndronte për të pushuar. Buzëqesh lehtas nën buzë: Pëllumbin i vendos qetësisht fëmijës ndër duar, duke i ngritur lehtë të ty ndër krahë… Buzëqesh fëmija, buzëqesh dhe pëllumbi… Krahët rreh pëllumbi në fluturim… Mbi liqen një rreze kishte harruar, nga kurioziteti i ngjarjeve, të puthte valën…

95


Mes Dashurive të mia

Më ndodh shpesh

t’i arratisem realitetit, me dashuritë e mia, të kem “tradhtuar”. Atje, mbështetur molit, vala më shpreh dashurinë, Dielli ma shkel nojmën, duke më mahnitur vështrimin, Flladi deperton në thellësi alveole, duke me flladitur çdo qelizë butësisht, Qielli spërkat shpirtin me kaltërsi joshëse… Ndjesi dehëse më shpërndahen në hapësirat e mia …

Mimoza Agalliu 96

Sytë lagështohen njomësise së ëmbël, Buzëqeshja skeptron buzët me gjithësinë, zemra lidh frekuencat, Lumturia e shpirtit pushtues i një bote të tërë. E ndej veten triumfatore… Zhurmat çoroditëse të realitetit mbetur pas udhës së shkretuar; ndjesi të paperceptueshme më ngrënë peshë,


duke më shndërruar në pulëbardhë inteligjente mbi valë. I hedh një “bisht” syri realitetit. Uh, sa i vogël, i papërfillshëm duket! Asnjë brengë nuk percepton më qenia ime, zhytur në pafundësinë e joshjes së dashurive. E ndal perëndimin për një çast, të mos më braktisë, i lutem Diellit.

Teksa largohet më huton ai imazh përflakur qiellit. Në pritje mbetem shtangur, dehur nga përjetimi i dashurive të mia….

“Çelnajë...”

Ai bën një kthim rrotullues , një rreze e tij, ndërkaq, belin tim ma pushton, duke më premtuar: “Ti je me mua gjithmonë e dashur, porsa të kthehem me shkëlqimin e hënës të kam mbuluar, rrethuar…”.

97


Në kërkim imazhi

Priste ajo mëngjeset ethshëm,

Mimoza Agalliu 98

herë i ngjante me një det, herë me lindje dielli… Cicërimat e para të zogjve tek ai e sillnin, Netëve rrugëtonte pa gjumë, duke lënë pas orët e gjata natore, Imazhin e tij pikëtakonte, mes qindra fytyrave…, por… Duke u fashitur nga stërlodhja iu ankua Diellit. Lotim, pas lotimi,… mbylli sytë e saj të bukur... U madhërua kishte shpërthyer një çelnajë e madhe dhe e bukurimtë… Ai, kundronte fshehur fytyrën, pas luleve princesha të mollës puthte atë nga larg. E mori imazhin e saj, pasi ajo ishte qenie e paprekshme… ai s’mund ta shihte nga afër, kurrsesi shtojzovallen… Të dy kishin “pronë” një ndjenjë të pafajshme. Ai i mori “frymën” asaj


“Çelnajë...”

e ngjiti lart, shumë lart... për të pritur agimin e çelnuar e ndoshta me qëllim ta përbashkonte me imazhin… në një kohë të afërt…

99


Kryepoema e shpirtit a. Diell E merr lotin nga shpirti, e vendos thellësisë së syrit, Ai lot fle me heshtjen, ëndrrat, shpesh i shikoj të dridhurën buzëqeshje, në vështrim të mpirë për merake. b. Kohë E papërtuara sfidon kohë e kalendarë, duke mbuluar me dashuri krijesat e saj …

Mimoza Agalliu 100

c.Kryezemra Sy pafjetur kurrë, Dorë shëruese plagësh, parakaluese fisnike, nëpër çdo legjendë e përrallë, flokë e gushë me trëndelinë aromë; kryezemra, dhimbshëm i lutet, si askush Zotit… ç. Urtia njërëzore Zëurta, zëbindura në Botë, Urtësinë fsheh në çdo gërmë Mençurinë lartëson në çdo fjalë,


Trupëngrohta, gojëmjalta… Rrudhat ia kundroj me dhimbje nëpër duar e ballë… d.Kryebukuria Mos ma fshih, atë vështrim mërzitshëm, ti je Zonjë e Parë! Askujt s’ i mërzitet bukuria jote edhe në shtrat mërzije pakrehur, kur je, kur unë puth me dashuri fijet e flokut, aromën tënde…

e. Guximi Mos shko larg, mos më lër vetëm, se kam shumë frikë, pa ty… ë. Ndjenjësorja Fjala madhore prekëse e zemrave, Dashuringjizura në vena,

“Çelnajë...”

dh. Hyjnore Hapma, të lutem pak prehërin të shlodh pak kokën pranë teje… Dëshiroj kohën ta mbështjell me dashuri Hyjnore…

101


më e bukura poezi ndër libra, më e shtrenjta dashuri, thurrur në ndjenja… f. Çelnim Vargje ndërtuar pa mundim e figura, të vërteta, të sinqerta në të thëna, ndjenjë prej gjaku prek zemra, çel vrullshëm gjithë gonxhet e lulësive Shpërthen shpejtësisht gjithë kulmet e bukurive …. Ti lot i gjatë, i nxehtë , kurues në dashuri të pamatë…

Mimoza Agalliu 102

g. Vetë Planeti Pa ty, Nënë, Globi do të kishte humbur vetë formën… Qielli vetë kaltërsinë, Dielli rrezatimin, Hëna pesëmbëdhjetëshe vetë bukurinë …


V. Takim me Shkurtin Poemë 1.

Lisa gjatësorë

2. Njerëzit shfryjnë mllefin me zë të lartë kumbues, ankohen për fate… Pasthirrmat e tyre trëmbin zogjtë… 3. Kushedi se në ç’ fole…dimërojnë , në këtë të ftohtë shkurti; Belbëzime refrenesh të shkëputura Këndohen nën buzë aty, këtu, stopohen çastit të lodhur…

“Çelnajë...”

zgjaten drejt qiellit, Disa syresh kanë përkulur ballin e lodhur, u ka kërrusur shpinën Pesha e viteve, u kanë vrejtur fytyrën hallet e përditshme…

103


4. Fytyra, që ikin në grup, me kasketa të vjetra në kokë, Diku mund të ndalen për një kafe të lirë, U mjafton pak ajër i pastër, në ka mbetur, të mbushin frymën…

Mimoza Agalliu 104

5. Kalimtarë me vështrim të ngrysur në xhepa monedhat tingëllojnë trishtueshëm, për një çast mbeta vetëm! Asnjë këmbë s’ bënte zhurmë kalldrëmit shekullor, U drodha! Makina me xhama të zinj kaloi nxituar, Heshtja thyhet! Një zë fliste për një mesazh ndjenje në inbox… Ç‘fare kënaqësie !? Sa pak refren jete ! Sa ftohtë! 6. Rrezja e rrëshqitur prej resë u struk përsëri nga erdhi, Shallin e mëndafshtë ngjyrë trëndafili rrethoj gushës, për pak ngrohtë…


8. Çifte me buzëqeshje të lodhur zgjedhin të kthehen majtas, Disa të tjerë vazhdojnë nxituar djathtas, Fëshfërima të lehta gjethepemësh të ngrira përkëdhelin zogjtë; një çadër qëndron ngulur në tokë, gati për t’u përballur me shiun… Pikat e filluara pa ritëm pushojnë… Fillojnë përsëri… “Kohë dreqi!” “As diell, as shi”. Rënkon “lisi” ulur stolit të moçëm, kureshtarë sytë nga qielli ngrë, duke përpirë retë… 9. Heshtëri. Buzëqesh me sarkazëm. Dielli po përton të dalë, në këtë qiell shkurti.

“Çelnajë...”

7. Qëndroj në kryqëzim udhëpemësh… Nga t’ia mbaj?! Dilemë…! Vendos të ulem, Të pres rrezen, mos më hedhë një vështrim, t’i lutem për praninë…

105


10. Lisat, veshur me myshqe, përkulen majtas, djathtas; Kasketa e vjetër e lisit rrëshqet. përplaset pa zhurmë në tokë të mbushur nga “pleh” gjethesh dimërore, Nje qen ndal vrapin, (Lisi - qeni !) Kryqëzojnë vështrimet. Heshtje… 11. Qeni tkurr buzët, duke tundur bishtin, për të vazhduar shëtitjen parkut, Lisi përkulet me trupin lis të marrë “kapelen”, për t’u mbrojtur nga vetëtimat Mërmërima e e lisit plak çan lisat: “Jetë qeni!”

Mimoza Agalliu 106

12. Tufa e qenëve, aty pranë hungërin me kërcënim Lisin plak… Lisi plak hesht përsëri, në dridhje duarsh me Parkinson, Pantallona ngjyrë lisi treçerekëshe tërheqin vështrimin, Trajtë këpucë të murme, trotuarit marrshojnë, duke i mbërthyer një palë këmbë lodhjes.


13. Drithërima të acarta më përshkojnë trupin, Pikat e shiut, tashmë, ngrirë mbi lisa, të tjera gjejnë strehë mbi shpatullat e mia.

15. Nxitoj dhe unë hapat, të hap ombrellën, duke mbështjellur trupin në pallton e purpurt, parakaloj gjatësisë së rrugicës me hap Zhvejku… 16. Sa hapa kam bërë! Numërimi më ngatërrohet përmasave të paformë

“Çelnajë...”

14. Disa burra shkelin trishtueshëm barit të jeshilosur, të përzier me të kafenjtë, e gjetheve kalbur dheut… Atje tej, te një stol, djali përkëdhel faqet e lagura të vajzës, duke i nxehur trupin, në një bashkim të bukur buzësh.

107


të kalldrëmit, Me pushton një e qeshur me nuancë dhimbjeje, duke strukur buzën poshtë shallit të trëndafiltë… 17. Dy burra, rreth dyzetave, recitonin buzëdridhur në maratonë: “Oh, moj Shqipni, e mjera Shqipni Kush të ka qit me kryet nën hi?!” Lisat e gjatë drejtuan trupin… 18. Rrezet kapërcyen degët, për të tharë kasketat… Bordurës së lagësht të trotuarit, nxitova hapat, për te bari im…

Mimoza Agalliu 108

19. Gëlltita çajin e ngrohtë, Sytë më përpinë një degë trëndafili me petale rozë… triumfatore mbi “trëndafilat” e tjerë ..


“Piktura – Puthje ndezi qiellin”…

Pranvera çelnuar

në shpërthim “brumb” lulesh… Stolit të njohur të parkut e përhumbur, Papritur, fare papritur, mbi sup , nga flatrimi m’u “stacionua” një zog ëndërrimtar… Ma rrëmbeu puthjen, prapë papritur…, sa hap e mbyll sytë, pas puthjes, iku fluturimthi.

Por ai kokëfortë flatroi mbi hapësirë të kaltër qiellore… Puthjen time të “vjedhur”, çuditërisht, filloi të pikturojë i etur… Dielli i vëmendshëm u step nga kënaqësia, i shkeli shkeli syrin… Çuditërisht dhe të paktat re u larguan nga qielli…

“Çelnajë...”

Ma zgjoi ëndrrën zogu, ndaj vrapova t’i ndal fluturimin… Oh, sa shumë i thirra të ndalej!…

109


Ndodhi çudia : “Piktura –Puthje” ndezi qiellin, Piktura dhe puthja shfaqnin konturet. Galaktika mbeti e shtangur , lëshoi tinguj… E kënaqur nga kundrime syri, lutësia ime “zbuti” zogun; puthja duke flatruar mbi cicërimë zogu po vinte ëngjëllore drejt meje me valëzim deti… Në qiell dueti : “Pikturë – puthje” jepte koncert ëngjëjsh… E kënaqur nga kundrime syri, lutësia ime “zbuti” zogun; puthja duke flatruar mbi cicërimë zogu po vinte ëngjëllore drejt meje me valëzim deti… Në qiell dueti : “Pikturë – puthje” jepte koncert ëngjëjsh…

Mimoza Agalliu 110


Poezia e peizazhit shpirtëror

Daljet e befta me cilësi, kualitivitet, natyrisht, tërheqin vëmendjen dhe natyralizohen, duke u bërë objekt diskutimi në fushën letrare. Shpesh ne përdorim atë thënësi të madhe, duke e motivuar talentin me shprehjen e bukur “parabolike”: “Ai, ajo është organ i lindur për poezi”. Në këtë thënësi kryefjalëzon ideja e talentimit, e demonstrimit aktiv të një spontaneiteti krijues, të një përsjellje të bukurimtë e origjinale të poezisë, kësaj gjinie princeshë, e cila kërkon tejshumë aftësi shumëplanshe. Vëllimi poetik “Çelnajë” i poetes Mimoza Agalliu ka një fizionomi origjinale dhe individuale, ku, me substratin e tij, shpalos arritjen dhe përsjelljen e një poezie të lirshme, të figurshme, të qendisur me stilin individual, të perceptimit dhe të precipitimit të mendimit me objekt të përcaktuar, duke injektuar mesazhe dinamikë për progres mendimor, progres social e proces psikoterapiutik. Mendimi i avancuar, këndvështrimi i fiksuar, bisturia e përdorur me aftësi, inteligjencë, kujdesia për të gdhendur e latuar krijesën, syri i mprehtë, fiksimi pas të bukurës, dallësia dhe ndarësia e prezencës antibukuri, prezenca e “materies” shpirt dhe antishpirt, personifikimi “personazhifik”, nëpërmjet konturës dhe zbërthesesës së saj, arkitektuara poetike e karakterit të

“Çelnajë...”

Nga Kristaq F. Shabani

111


veçantë, ndjesia e perceptuar dinamikshëm, aftësia depertuese në hollësinë e bukur të pasqyrimit, motivi panoramik dhe peizazhor me prezencë të qenieve të Gjithësisë, të parë nga një sy “zhbirues”, e dritojnë këtë vëllim poetik ndryshe, në dallesë nga mjaft krijues dhe e sjell “magmën” poetike të vrullshme, nxehtësisht; magnetizon shpirtin e prirur drejt bukurimit dhe gjeturisë ekstreme të shkëlqimtares… Mimoza është tejet e lidhur me poetikën dhe një bashëkësim i tillë tipik, ka krijuar një simbiozë fosforeshente, një ujëvarë , e cila ka bukuri derdhjeje në botën shpirtërore njerëzore… Poezia kështu, natyron dhe ëmbëlson, tregon timbrin e saj dhe sjell sadisfaksione shumëplanësh … Nëpër këtë “galaktikë poetike” përsillen Planeti i shpirtit, Diellëzimi, Pentagrami, Dëlirësia, Humania në tejarritje njerëzore, Sublimiteti, elementë të pazbuluar të feminilitetit, emancipim tejskajor, natyrorja me bukuritë e saj ekstreme, ndjenja fine e tjerë . Ndalesa në trajtimin e peizazhit mendimor është një nga pikat më të forta të kësaj poezie meditative, e cila në strukturë ka elementë të shumtë të profetikë, të prurjes të të dy botëve natyrore dhe shpirtërore…

Mimoza Agalliu 112


PËRMBAJTJA

I. Një yll vështrimin ma ndez… ................................... 5 Skenë deti… .......................................................................5 Zemër gruaje .....................................................................6 “E prehur në ftohtësirë” ...................................................8 I zënë tërësisht në faj ......................................................10 Kontrasti … ......................................................................11 Shpirtngrirë...................................................................... 13 Premtim ............................................................................14 Amaneti ............................................................................15 Qyteti im i zogjve ............................................................16 Në Planet Shpirti .............................................................18 Vij ......................................................................................19 Largësi .............................................................................. 20 E vetmja ëndërr ...............................................................21 Mëkati i radhës... .............................................................22 Mes puthjesh malli tërësisht shkrirë … ....................... 23 Tingull puthje ..................................................................25 Aromë bari .......................................................................26 Ike me dimrin ..................................................................27 II. Nektar lulesh do të mbjellim në buzë… ..............29 Gjelbëroj tej e kënd ditën!… ..........................................29 Jo, kurrsesi, ikjen… ........................................................30 Natyrshëm ....................................................................... 33

“Çelnajë...”

Poezia është streha, ku unë flirtoj me shpirtin! ............ 3

113


Prekje e çdo çasti .............................................................34 Një përkufizim… ............................................................ 35 Pa kthim ...........................................................................36 Në ekzistencën tënde, jetoj çastin! ................................38 Sa herë hesht ... ................................................................40 Endërrthyer ...................................................................... 41 Shpresë .............................................................................42 Ti je blerim .......................................................................43 Me frymë petalesh… ......................................................44 Kur nuk flenë sytë...........................................................45 Lodrat e mia .....................................................................46 A ka matje dashuria ?! ....................................................48 Më beso ............................................................................50 Në një ditë rizgjimi ........................................................52 Humane… ........................................................................54 Ftohtësirë mbrëmjeje ......................................................55 Pse-ja… .............................................................................56 Peizazh ............................................................................. 57 Dëshirë .............................................................................58 Urë .....................................................................................59 Përqafim i errtë................................................................60 Flatrim kaltërsisë.............................................................62

Mimoza Agalliu 114

III. Me thonjtë e jetës kacavirrem t’i puth rrezen çdo agimi .............................................. 63 Larg boshësisë .................................................................64 Heshtje… .......................................................................... 65 Përballje sysh ...................................................................66 Si një sirenë… ..................................................................67 Vemja ................................................................................68 Çmenduri e harlisur … ..................................................69 ….përveç nesh, Sokratëve .............................................70 Krahët varur mbi muzg… ............................................73


IV. Rrugë e mundimshme… Jetoj çastin … .................................................................. 85 Në pritje të një ure… ......................................................85 Me buzët ndezur… .........................................................86 Endacakëria ..................................................................... 87 Përshpirtje për kandilin .................................................88 Si pulëbardhë...................................................................90 Përkufizim loti .................................................................92 Gri .....................................................................................94 Mes Dashurive të mia .................................................... 96 Në kërkim imazhi .......................................................... 98 Kryepoema e shpirtit ....................................................100 V. Takim me Shkurtin .................................................. 103 Poemë .............................................................................103 “Piktura – Puthje ndezi qiellin”… .............................109 Poezia e peizazhit shpirtëror.......................................111

“Çelnajë...”

Mungesa ...........................................................................75 Lumturi e motive të mira...............................................76 Peizazh shpirtëror ...........................................................77 Dritë universi ...................................................................78 Duet ngjasimi ..................................................................79 Çast nga perëndim dielli................................................80 E vetme .............................................................................82 Në hapësirë “pranëliqenore” ....................................... 83 Sfond vjeshte ...................................................................84

115


Mimoza Agalliu 116

Shtëpia botuese “Marin Barleti” Rr: Siri Kodra, nr 12. Tiranë



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.