Page 1

GAZETË TREMUJORE

EDICIONI NR. 57

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR

Në këtë numër: -Partnerët Shqipëri me një emër dhe imazh të ri faqe 1 Iniciativa të reja -Projektligji për Bilbilfryrjen -Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendor -Faza e II e Programit për Qeverisjen Urbane të Grupit të Bankës Botërore faqe 2 Iniciativa në vazhdim -Akademia e OJF-ve -Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit -Udhëzimet e përbashkëta të OSBE / ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për Lirinë e Asocimit -U Impact - Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian faqe 3

SHTATOR 2015

Partnerët Shqipëri me një emër dhe imazh të ri Pas 15 vite aktivitet në Shqipëri, në funksion të ndërtimit të kapaciteteve institucionale e individuale në vend, nëpërmjet trajnimit, hulumtimit dhe lehtësimit të proceseve në dhe ndërmjet sektorit të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit, Partnerët Shqipëri vjen me një imazh dhe një emër të ri që reflekton më afër misionin dhe punën e tij. Ky ribrendim është pjesë e strategjisë së Rrjetit Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik (Partnerët Shqipëri është anëtar që prej themelimit në 2001), për të rifreskuar dhe fuqizuar “markën” ndërkombëtare të tij, identitetin vizual të organizatës përfshirë emrin dhe logon. Që prej krijimit në vitin 1989, Rrjeti Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik është zhvilluar në një partneritet global të 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 4 -Drejt një turizmi alternativ -Konkursi Ide të Gjelbërta 2015 faqe 5 -Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë -Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale faqe 6 -Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në aplikimin e prokurimit publik elektronik në nivel vendor -Raport mbi opinionin publik për situatën parazgjedhore në Shqipëri faqe 7 -Rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore -Lehtësimi i konsultimeve me publikun në kuadër të procesit të përgatitjes së Programit Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara për periudhën 2017-2021 faqe 8 -The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të OSHCve dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri faqe 9

NJOFTIM Partnerët Shqipëri shpall thirrjen për nominime për Çmimin e Filantropisë 2015! Çmimi i Filantropisë është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm të Partnerëve Shqipëri, një eveniment i rëndësishëm për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët, familjet apo bizneset që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin. Ftojmë të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj të marrin pjesë me propozimet e tyre për individë dhe subjekte që kontribuojnë në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri. Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin e Filantropisë janë: • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar • Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal • Çmimi për Kontributin si Individ Për më shumë mbi kriteret e nominimit si dhe për të shkarkuar Formularin e aplikimit, vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri, në linkun e mëposhtëm

http://www.partnersalbania.org

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 2 Nëntor 2015!

ANËTARE E RRJETIT PARTNERS GLOBAL

1


Iniciativa të Reja

Në kuadër të iniciativës për hartimin e një ligji për Bilbilfryrjen në Shqipëri, mbështetur nga qeveria holandeze, Partnerët Shqipëri në vijim të miratimit të ligjit do të asistojë institucionet qeveritare për të përgatitur bazat për zbatimin e suksesshëm të këtij ligji inovator që siguron një mjet të ri për qytetarët shqiptarë për të parandaluar dhe denoncuar aktet korruptive, qoftë në sektorin privat apo publik. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, Dewi van de Weerd gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Buxhetimi me pjesëmarrje në nivel qendror Partnerët Shqipëri, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe OSFA, po zbaton një nismë që synon rritjen e pjesëmarrjes së OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror, lidhur me çështjet sociale, të rinisë, arsimit dhe sportit. Si pjesë e inicativës parashikohet të zhvillohen tryeza diskutimi me përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Financave dhe deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, për të advokuar në lidhje me buxhetimin mbi çështje prioritare të cilat do të identifikohen nga përfaqësues të shoqërisë civile, pjesëmarrës në këtë proces. Gjithashtu, si pjesë e kësaj nisme Partnerët Shqipëri do të zhvillojë trajnime të organizatave të shoqërisë civile mbi buxhetimin në qeverisjen qendrore, ofruar nga ekspertë të financave. Çështjet prioritare që do të identifikohen nga përfaqësuesit e OJFve gjatë tryezave të diskutimit dhe trajnimeve do të përfshihen në një plan advokimi për të përfshirë kërkesat dhe prioritetet e sektorit në buxhetin e vitit 2016. Nëpërmjet një thirrje të hapur, Partnerët Shqipëri mori angazhimin e një grupi organizatash të cilat punojnë në fushën e shërbimeve sociale, rinisë, arsimit e sportit për t’iu bashkuar nismës e për të qenë pjesë e grupeve të punës për çështjet e sipërpërmendura.

Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore – Faza e II e Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore Që prej gushtit, Partnerët Shqipëri si pjesë e një konsorciumi organizatash nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia, po zbaton Fazën e II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore në komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”. UPP II përfaqëson një vazhdim të aktiviteteve të ndërmarra në vendet e Evropës Juglindore gjatë fazës së parë të programit fokusuar në Planifikimin Strategjik. Duke vendosur një themel të fortë për ndërtimin e integritetit përmes hartimit të strategjive antikorrupsion në 10 bashki gjatë fazës së parë, në fazën e dytë programi shtrin aktivitetin edhe më tej, përmes aplikimit së metodologjisë së antikorrupsionit në rreth 10 bashki të reja në vendet e sipërpërmendura. Partnerët Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë bashkinë e Kuçovës për të rishikuar Strategjinë Antikorrupsion dhe Planin e Veprimit, duke pasqyruar ndryshimet e ndodhura në bashki si rezultat i reformës administrative - territoriale, si dhe për të zbatuar disa nga aksionet e identifikuara në Planin e Veprimit. Përveç kësaj, Partnerët Shqipëri do të punojë me dy bashki të tjera, bazuar në interesin dhe angazhimin e shprehur nga kryetarët për të zbatuar metodologjinë antikorrupsion në institucionet e tyre. Projekti do të kulmojë me Konferencën Rajonale që do të sjellë së bashku kryetarët dhe zyrtarë nga bashkitë e përfshira në procesin e ndërtimit të integritetit në rajon, me ekipin e Bankës Botërore, Praktikuesit Antikorrupsion dhe ekspertë ndërkombëtarë për të ndarë përvojat dhe mësimet e nxjerra nga zbatimi e metodologjisë në vendet e Evropës Juglindore.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Projektligji për Bilbilfryrjen


Të rejat e fundit nga iniciativa në vazhdim Akademia e OJF-ve ”Akademia e OJF-ve”, iniciativa më e re e Partnerëve Shqipëri, startoi në mars 2015 si një program edukimi dhe zhvillimi për 17 drejtues organizatash nga Tirana, Vlora, Berati, Gjirokastra, Kukësi dhe Shkodra.

Sezoni i dytë i Akademisë rifilloi në shtator me sesione të tjera interaktive të cilat po lehtësohen nga ekspertët e Partnerëve Shqipëri, lektorë të ftuar vendas e të huaj, dhe do të finalizohen me një vizitë studimore në Sllovaki ku pjesëmarrësit do të njihen me praktika të organizatave sllovake në lidhje me të gjitha çështjet e trajtuara në Akademi. Kjo do të mundësohet në partneritet me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki. Akademia e OJF-ve mbështetet nga Qendra Olof Palme International.

Monitorimi i Udhëzuesit të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve e PSH mori pjesë në Konferencën Rajonale “Monitorimi i Udhëzuesit të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020 - Viti i 1”, zhvilluar më 28-30 prill në Beograd. Si një nga organizatat anëtare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), Partnerët Shqipëri përgatit çdo vit Matricën e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raportin për Shqipërinë, gjetjet e të cilit përdoren nga Departamenti i Zgjerimit i Bashkimit Evropian si një mjet verifikimi për dy komponentët e parë (mjedisin operativ dhe dialogun civil) të Udhëzuesit të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020. Konferenca shërbeu për të diskutuar në nivel vendi dhe në nivel rajonal rishikimin e objektivave kombëtare, inputet kyçe për raportet e progresit në secilin vend, treguesit e prioriteteve dhe elementet e nevojshme për krijimin e një sistemi monitorimi për Udhëzuesin e BE-së.

Udhëzimet e reja të përbashkëta për Lirinë e Asocimit Znj. Juliana Hoxha, Drejtore Partnerëve Shqipëri ishte pjesë e tryezave të rrumbullakëta konsultuese me shoqërinë civile të zhvilluara gjatë procesit të hartimit të Udhëzimeve të përbashkëta të OSBE / ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për Lirinë e Asocimit, të cilat synojnë të ofrojnë këshilla dhe ekspertizë mbi hartimin e ligjeve që kanë të bëjnë me lirinë e asocimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe angazhimet e OSBE. Ato gjithashtu pasqyrojnë praktika të mira dhe synojnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë të drejtë. Udhëzimet do të ofrojnë një paketë mjetesh praktike për ligjvënësit e angazhuar me hartimin e ligjeve të cilat rregullojnë ose ndikojnë punën e organizatave, por edhe për vetë organizatat, anëtarë të tyre dhe grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për të mbështetur advokimin në këtë fushë të ligjit të të drejtave të njeriut.  

U-IMPACTnga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian Partnerët Shqipëri është një nga nëntë organizatat partnere që po zbatojnë projektin “U-IMPACT-nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e Bashkimit Evropian”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian “Evropa për Qytetarët”.

Znj. Blerina Guga, Manaxhere Projekti pranë PSh, gjatë diskutimit në konferencën e lancimit të projektit U-Impact, Prill 2015, Sofie Bullgari

Projekti punon për koordinimin e aksioneve e nismave qytetare me autoritetet publike në nivel kombëtar dhe evropian në 8 vende anëtare të BE dhe një vend kandidat (Shqipëria), me qëllim zhvillimin e një mekanizmi për rritjen e ndikimit të nismave qytetare në proceset politikë - bërëse në Bashkimin Evropian. U-Impakt bazohet në përvojën pozitive të partnerëve në realizimin e projektit të sapopërfunduar JOIEU, si pjesë e të cilit pjesëmarrësit debatuan dhe ofruan rekomandime për zhvillimin e politikave në disa fusha që lidhen me qytetarinë evropiane. Për më shumë informacion vizitoni http://u-impact.net/

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë sezonit të parë mars - qershor 2015, Partnerët Shqipëri organizuan shtatë sesione në tema lidhur me kuadrin ligjor dhe fiskal për funksionimin e OJFve, sesione mbi zhvillimin organizativ, menaxhimin financiar, ngritjen e fondeve etj.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

www.risialbania.al

Çmimet “Risi Turistike” 2015 në Berat dhe Shkodër Projekti RisiAlbania zhvilloi për herë të parë konkursin “Risi Turistike”, organizuar në Berat dhe në Shkodër në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit si një nga prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe krjimit të vendeve të reja të punës. Tashmë turistët që do të vizitojnë Shqipërinë do të kenë katër produkte tërësisht të reja të cilat mund t’i shijojnë gjatë qëndrimit të tyre. Vëzhgimi i zogjve, lundrimet në liqen, qendrat për informimin e turistëve dhe suveniret e markave të caktuara do të përbëjnë edhe aktivitetet e tjera shtesë përsa i përket ofertës turistike të këtyre rajoneve. “Risi Turistike” do të shndërrohet në një aktivitet të përvitshëm dhe nën menaxhimin e strukturave ekzistuese të turizmit, ai do të mbështetet nga aktorë të ndryshëm si biznesi, pushteti lokal dhe qëndror dhe donatorët të cilët janë gjithmonë në kërkim të ideve novatore në sektorin e turizmit. Në kuadër të mbështetjes së mëtejshme në këtë drejtim, RisiAlbania ka krijuar partneritet me Shoqatën Shqiptare të Guidave Turistike për ngritjen e një sistemi të unifikuar për trajnimin, çertifikimin dhe licensimin e udhërrëfyesve turistikë në Shqipëri, me qëllim ofrimin e një eksperience sa më të mirë turistike. Gjithashtu, është siguruar tashmë ngritja e Qendrës së re Resorti i Aventurës (Adventure Resort), me vendndodhje pranë Kanioneve të Osumit në rajonin piktoresk të Skraparit, e cila do të jetë e para qendër e këtij lloji përsa i përket ofrimit të produkteve të eko-turizmit në Shqipëri, duke ndihmuar për ruajtjen, edukimin dhe vlerësimin më të mirë të natyrës, ndërkohë që siguron edhe punësim alternativ dhe mundësi për gjenerim të ardhurash për komunitetet vendore në Berat, Skrapar, Përmet dhe Gjirokastër. Kjo qendër pritet të punësojë menjëherë 38 persona dhe potencialisht deri në 57 persona deri në përfundimin e saj në vitin 2017. Formatet e reja të medias për të nxitur punësimin RisiAlbania së bashku me Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës organizoi një konferencë e cila mblodhi ekspertë të medias, gazetarë dhe studentë të gazetarisë, duke demonstruar një numër modelesh inovatore në lidhje me mënyrën se si media mund të informojë të rinjtë për çështjet e punësimit. Në konferencë u soll ndër të tjera edhe eksperienca gjermane në lidhje me mënyrën se si media raporton për vendet e punës dhe punësimin, prezantuar nga Televizioni Rundfunk Berlin-Brandenburg (RBB), duke krahasuar me praktikat aktuale të raportimit mbi vendet e punës në median shqiptare dhe duke prezantuar histori suksesi të cilat mund të ndiqen dhe të zbatohen edhe në Shqipëri. KMHO-të (MOOCs), kodi dhe vendet e punës Kurset Masive të Hapura Online (KMHO) i japin gjithkujt që ka akses në internet mundësinë e pjesëmarrjes falas në kurse cilësore në pothuajse çdo lëndë. Dhe tanimë KMHO-të janë të disponueshme edhe për programim në TIK, në gjuhën shqipe! Real Visualz, partneri i RisiAlbania, nëpërmjet platformës së tij online ALMOOC është duke zhvilluar me shpejtësi ofertën për kurse falas dhe cilësorë në TIK, duke u fokusur në zhvillimin e rrjetit web dhe të programeve kompjuterike. Vetëm në disa muaj kohë, në 4 kurset e para janë regjistruar 1500 studentë, duke përfshirë 35% femra, ku secili kurs ndiqet nga një numër mesatar prej 380 studentësh. Përveç kësaj, Real Visualz u ka ofruar 17 studentëve punë si individë të pavarur (freelance), madje edhe punësim me kohë të plotë për 7 prej tyre.

Komitetet Sektoriale për Aftësi: urë lidhëse midis arsimit dhe biznesit RisiAlbania po punon ngushtë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për ngritjen e Komiteteve Sektoriale për Aftësi, me qëllim kapërcimin e hendekut që ekziston midis aftësive të kërkuara nga sektori privat dhe atyre të ofruara nga ofruesit e arsimit dhe formimit, si publikë ashtu edhe privatë. RisiAlbania ka krijuar një model për ngritjen e këtyre komiteteve, i cili është miratuar tashmë nga Qeveria shqiptare. Një vizitë studimore e organizuar në Estoni iu dha mundësinë palëve të interesuara për të parë nga afër mënyrën e funksionimit të tyre. Vizita e ka përforcuar bindjen e pjesëmarrësve në lidhje me dobinë e komiteteve të tilla dhe aktorët përkatës tashmë janë gati për të filluar me pilotimin e tyre në tre sektorët ku RisiAlbania është aktive, përkatësisht Agro-përpunim, Turizëm dhe TIK.

Shërbime të përmirësuara marketingu për Agro-përpunuesit Aksesi tek shërbimet e marketingut për përpunuesit ushqimorë mbetet një pengesë e rëndësishme për rritjen e tyre të mëtejshme. Prandaj RisiAlbania ka krijuar partneritet me Shoqatën Shqiptare të Marketingut për të mundësuar aksesin tek shërbimet e thjeshta, lokale dhe të përballueshme të konsulencës, duke u fokusuar tek shërbimi i marketingut dhe tek agro-turizmi. Në partneritet edhe me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, rreth 120 të rinj e të reja të papunë nga rajonet e Fierit, Skraparit dhe Korçës do të kenë mundësi të punësohen si agjentë vendorë ose si konsulentë të pavarur. Projekti RisiAlbania po implementohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri dhe financohet nga Ambasada Zviceriane në Shqipëri.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Disa nga aktivitetet kryesore të projektit RisiAlbania për këtë periudhë ishin:


Drejt një turizmi alternativ Prej qershorit 2013 deri në mars 2015 Partnerët Shqipëri dhe organizatat partnere MEDF dhe LDA Struga në Maqedoni punuan për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet promovimit të turizmit alternativ në zonën ndërkufitare të qarkut të Korçës në Shqipëri, Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vevcanit në Maqedoni. Në krye të projektit, Partnerët Shqipëri kreu një studim për hartëzimin e produkteve dhe shërbimeve turistike në disa nga komunat me potencial më të lartë për zhvillimin e turizmit në Qarkun e Korçës.

Partnerët Shqipëri dhe MEDF hartuan dhe zbatuan një fushatë intensive mediatike për promovimin e rajonit si destinacion turistik, nëpërmjet një reklame televizive, website, një filmi dokumentar dhe një serie materialesh promocionale që pasqyrojnë atraksionet turistike që ofron zona e targetuar. Si pjesë e punës për promovimin e rajonit, u organizuan vizita në të dyja anët e kufirit të përfaqësuesve të biznesit, gazetarë e operatorë turistikë nga Shqipëria dhe Maqedonia të cilat shërbyen për shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira. Projekti “Drejt një Turizmi Alternativ” u zbatua nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF e LDA Struga, dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Ide të Gjelbërta 2015 Partnerët Shqipëri organizuan në 11-12 maj 2015 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2015”. Ky është viti i katërt që Partnerët Shqipëri organizoi Konkursin e Ideve të Gjelbërta, i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale (nëpërmjet integrimit dhe punësimit) dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve lokale e ringjalljes së traditave, duke ndjekur një përqasje miqësore ndaj mjedisit. Risia e këtij konkursi qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të bizneseve dhe institucioneve filantropike private, lokale dhe ndërkombëtare në mbështetje të ideve të gjelbërta. Konkursi i këtij viti u mbështet nga Fondi Rockefeller Brothers, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Banka Credins dhe Telekom Albania. Shtatëmbëdhjetë finalistë të përzgjedhur nga faza e parë prezantuan projekt – idetë e tyre gjatë dy ditëve të konkurrimit, përpara një jurie ekspertësh e cila përzgjodhi tre ide fituese: “NaturALB Soaps” një iniciativë e “4 sy për natyrën” një iniciativë e “Nga Tradita në Kreativitet” një organizatës Qendra Rinore Pa Kufij, Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë, iniciativë e shoqatës “Zejtarët e Veriut” është një nismë për prodhimin e është një ide e cila ka si qëllim të synon krijimin e një ndërmarrjeje sociale sapunëve organikë nga bimë vajore nxisë Birdwatching dhe mbrojtjen e përmes zhvillimit kreativ të produkteve e aromatike, duke punësuar e biodiversitetit dhe natyrës nëpërmjet artizanale, nëpërmjet riciklimit të mbështetur fermerët vendas. ofrimit të BW në trajtën e një pakete mbetjeve të zejtarisë së thuprës së turistike të gjelbër. shelgut. Nëpërmjet kësaj nisme do të punësohen të rinj nga grupe të disavantazhuara nga rajoni i Shkodrës.

Tre idetë fituese do të mbështeten financiarisht dhe asistohen nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit të parë të zbatimit. Tre Idetë fituese morën pjesë gjithashtu edhe në Konkursin rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta” që u zhvillua nga Rockefeller Brothers Fund në Kosovë, në 24-27 korrik 2015.

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Një komponent i rëndësishëm i projektit ishte rritja e kapaciteteve të bizneseve për ofrimin e shërbimeve cilësore.


Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë Nëntë kompanitë fituese nga konkurset e zhvilluara në shkollat “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Çela” në Durrës, prezantuan idetë e tyre para jurisë së konkursit, përbërë nga përfaqësues biznesi të angazhuar për të mbështetur financiarisht idetë fituese. Të rinjtë dhe të rejat nën lehtësimin dhe asistencën e mësuesve në shkollat përkatëse sollën para jurisë idetë e tyre të biznesit nën një prezantim të ilustruar me fotografi, prototipe, programe interaktive kompjuterike të produkteve dhe shërbimeve të dizenjuara prej tyre. Në fund të konkursit, juria përzgjodhi për të mbështetur tre kompani fituese:

Kompaninë I choose, që do të mbështetet financiarisht nga Alpha Bank për krijimin e një shkopi të pajisur me sensorë, i cili do t’u vijë në ndihmë personave me probleme shikimi duke u lehtësuar lëvizjet e përditshme, në mënyrë që ata të kenë më tepër pavarësi në jetën e tyre.

Kompaninë KEID, që do të mbështetet financiarisht nga kompania Çelësi për krijimin e Techno Pen, një stilolaps “i zgjuar” që regjistron gjithçka që dëgjon duke e shkruar automatikisht dhe transferuar në aplikacione për smartphone ose tablet.

Kompaninë E-Type Blind Assistant, që do të mbështet financiarisht nga Dhoma e Tregtisë dhe IndustrisëTiranë për krijimin e një aplikacioni për simulimin e një tastiere Braile me anë të tastierave të zakonshme, i cili do t’u vijë në ndihmë personave me probleme shikimi që të kenë mundësi të shkruajnë në kompjuter.

Projekti “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë” zbatohet nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në vijim të iniciativës për nxitjen e punësimit rinor në Shqipëri dhe promovimit të formimit profesional, u organizua Konkursi Televiziv “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë”, i cili u transmetua në dy seri televizive në TV Vizion Plus.

Sfida dhe mundësi për punësimin e grupeve të marxhinalizuara nga sipërmarrjet sociale Në vijim të iniciativës rajonale kërkimore mbi sipërmarrjet sociale si një mundësi për punësimin e grupeve të marxhinalizuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, gjatë kësaj periudhe, stafi kërkimor i Partnerëve Shqipëri zhvilloi intervista me 30 entitete që funksionojnë si sipërmarrje sociale në Shqipëri. Intervistat shërbyen për të krijuar një pasqyrë të këtyre sipërmarrjeve sociale me informacion mbi formën ligjore dhe mënyrën e operimit, të dhëna mbi strukturën e qeverisjes dhe të manaxhimit si dhe mundësitë e punësimit prej tyre të grupeve të margjinalizuara. Gjetjet e intervistave dhe rekomandimet përkatëse do të jenë pjesë e raportit të kërkimit që do të përgatitet nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2015. Si përfaqësuese e ekipit kërkimor, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSh gjatë kësaj periudhe mori pjesë në disa aktivitete rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me sipërmarrjen sociale. Në 25-27 qershor u zhvillua në Beograd workshopi “Përgatitja dhe shkrimi i analizave relevante për të influencuar vendim-marrjen”, me përfaqësuesit e ekipit kërkimor të programit “Regional Promotion Programme in Western Balkans “, ndërsa në 30 qershor-3 korrik u zhvillua në Helsinki konferenca “Ndërtimi i një fushe shkencore për të nxitur eko-sistemin e ndërmarrjeve sociale” e organizuar nga rrjeti ndërkombëtar kërkimor EMES.

Vizitoni faqen e internetit http://socialenterprisesbalkans. org/ për informacion mbi punën kërkimore të këtij projekti mbi sipërmarrjet sociale

Së bashku me kolegët nga Kosova dhe Maqedonia, Ariola Agolli prezantoi iniciativën kërkimore mbi sipërmarrjet sociale si një mundësi për punësimin e grupeve të margjinalizuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, në sesionin “Modele të ndërmarrjeve sociale në vendet në tranzicion: Trashëgimia nga socializmi, sfidat e kapitalizmit dhe pasiguritë nga pabarazitë në rritje”.

Kjo inicitivë zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor në Ballkanin Perëndimor, zbatuar nga Partnerët Shqipëri, Reactor – Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias në Maqedoni, dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Kosovë. Kjo iniciativë mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)në bashkëpunim me Universite de Fribourg.

6


Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në aplikimin e prokurimit publik elektronik në nivel vendor Nga nëntori i vitit 2013 deri në prill 2015 Partnerët Shqipëri ndërmori një iniciativë për të monitoruar zbatimin e ligjit të prokurimit publik, transparencës së procesit dhe kënaqësinë e operatorëve ekonomikë me procedurat e prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës. Partnerët Shqipëri përgatiti raporte dy-mujore monitorimi mbi njoftimet për tendera dhe shpalljet e fituesve, të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe bashkitë pjesëmarrëse. Qëllimi i monitorimit ishte vlerësimi i procedurave të prokurimit të ndjekura nga bashkitë përkatëse dhe identifikimi i problematikave teknike e ligjore gjatë zbatimit të këtyre procedurave. Partnerët Shqipëri solli në këtë monitorim zërin e operatorëve ekonomikë si një vlerë e shtuar për vlerësimin e praktikës së prokurimit.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Më 30 prill 2015, Partnerët Shqipëri organizoi një event publik për të lançuar rezultatet, gjetjet dhe rekomandimet e studimit. Përfaqësues të qeverisë, kryetarët e bashkive pjesëmarrëse e drejtues të tjerë të pushtetit vendor, donatorë dhe organizata që punojnë me qeverinë vendore ishin të pranishëm në këtë event. Konferenca u adresua nga Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, SH.S Dewi Van de Weerd, Këshilltari i Ministrit të Çështjeve Vendore, Z.Enea Hoti, përfaqësues të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe kryetarët e bashkive pjesëmarrëse. Në fjalën e saj, SH.S. Dewi van de Weerd theksoi rëndësinë e iniciativave të tilla që promovojnë transparencën dhe qeverisjen e mirë dhe vlerësoi qasjen gjithëpërfshirëse që PSH aplikoi në këtë proces duke përfshirë të gjithë aktorët dhe grupet e ndikuara të qytetarëve, duke krijuar hapësira për dialog dhe transparencë. Panelistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi disa nga problematikat e hasura gjatë aplikimit të prokurimit publik në nivel vendor dhe ndanë mendime dhe sugjerime në lidhje me përmirësimin e sistemit të prokurimit publik. Raporti i monitorimit “Përdorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik në Nivel Vendor mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Partnerëve Shqipëri, nën menunë Publikime. Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile.

Raport mbi opinionin publik për situatën parazgjedhore në Shqipëri Në fillim të prillit 2015, Partnerët Shqipëri organizoi një seri prej tetë takimesh me qytetarët në rang vendi, në kuadër të hulumtimit të iniciuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, për të evidentuar nevojat më prioritare për informimin dhe edukimin e qytetarëve në muajt përpara zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015. Partnerët Shqipëri organizoi 8 grupe të fokusuara me qytetarë në rajone të ndryshme të vendit, në zonat rurale dhe urbane, duke fokusuar disa nga zonat e prekura nga reforma territoriale administrative përkatësisht në Vorë, Rubik, Orikum, Urë Vajgurore, Ndroq, Mbrostar, Dropull dhe Bushat. Pjesëmarrësit, gra dhe burra në moshë për votim, përfaqësonin grupe të ndryshme arsimore, etnike, ekonomike e kulturore. Diskutimet synuan identifikimin e çështjeve kryesore lidhur me edukimin dhe ndërgjegjësimin e votuesve, arsyet e mbështetjes së kandidatëve apo partive të caktuara, qëndrimet ndaj pjesëmarrjes në votime dhe kandidimit të grave, njohja me sanksionet dhe shkeljet gjatë votimit, si dhe efektet e reformës territoriale në sjelljen e votuesve. Të gjitha gjetjet dhe rekomandimet nga grupet e fokusuara me qytetarët janë pasqyruar në raportin “Studim mbi edukimin dhe motivimin e votuesve në prag të zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 në Shqipëri”, që u prezantua para zgjedhjeve vendore të qershorit 2015 për t’i ofruar çdo institucioni të interesuar kombëtar apo ndërkombëtar, informacione mbi situatën parazgjedhore dhe çështjet e edukimit dhe motivimit të votuesve në Shqipëri.

7


Rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore

Partnerët Shqipëri asistoi koalicione të aktorëve lokalë (përfaqësues të OJF-ve, komunitetit të biznesit, medias, të rinj e studentë, etj.) në Durrës, Vlorë, Pukë, Lezhë, Kavajë, Elbasan dhe Pogradec për hartimin dhe zbatimin e fushatave advokuese mbi çështjet prioritare të komuniteteve të tyre.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në kuadër të zgjedhjeve për pushtetin vendor, Partnerët Shqipëri punoi për rritjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrjen vendore.

Nga puna me koalicionet lokale për hartimin e fushatave advokuese

Në periudhën parazgjedhore koalicionet qytetare punuan për identifikimin dhe përfshirjen e çështjeve prioritare të qytetarëve në axhendat dhe programet e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Gjatë forumit me kandidatët për kryetar bashkie në Pogradec. Në fund të aktivitetit, kandidatët firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit me Koalicionin “Qytetarët për Qytetarët”.

Prej shtatorit Partnerët Shqipëri po asiston punën e koalicioneve qytetare për kthimin e premtimeve zgjedhore në plane konkrete pune brenda bashkive respektive, me synim ngritjen e një modeli të qëndrueshëm të buxhetimit me pjesëmarrje si një mekanizëm që rrit përfaqësimin dhe influencën e qytetarëve në vendimmarrjen vendore. Iniciativa zbatohet nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Qendrës Olof Palme International dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Lehtësimi i konsultimeve me publikun në kuadër të procesit të përgatitjes së Programit Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara për periudhën 20172021 Partnerët Shqipëri lehtësoi një seri takimesh konsultative në kuadër të procesit të përgatitjes së Programit Qeveri e Shqipërisë – Kombet e Bashkuara për periudhën 2017-2021. Takimet konsultative u zhvilluan në Tiranë, Shkodër dhe Korçë me përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, pushteti vendor, sektori privat, media, dhe grupe të ndryshme interesi si fëmijët dhe të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian etj. Gjatë periudhës qershor – korrik 2015 u organizua raundi i parë i konsultimeve në kuadër të përgatitjes së Vlerësimit të Përbashkët të Vendit, i cili ofroi një bazë analitike mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend. Gjatë muajit shtator u zhvillua seria e dytë e takimeve konsultuese me qëllim identifikimin e prioriteteve strategjike të zhvillimit dhe planifikimit të mbështetjes së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

8

8


www.thealbaniancrowd.org

The Albanian Crowd

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Inkurajojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë në mënyrë frekuente informacion të rifreskuar, njoftime e të reja mbi punën e tyre si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë.

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Global, një rrjet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, si dhe Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/ aplikimi/

Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

9

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR  

Gazeta e Partnerëve Shqipëri, edicioni 57, shtator 2015

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you