Page 1

RAPORT VJETOR 2018

www.partnersalbania.org


RAPORTVJETOR 2018

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Rruga e Elbasanit, ndërtesa PARK GATE, kati 10, Ap. 71 / 73 Kutia Postare 2418/1, 1010, Tiranë, Shqipëri Tel.Faks: +355 4 2254881 E-mail: partners@partnersalbania.org www.partnersalbania.org Të gjitha të drejtat e rezervuara.

2


P Ë R M B A J T J A I. Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qendrueshëm i Shoqërisë Civile

8

Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale - Projekti C.A.U.S.E.

8

Shoqëri civile financiarisht e qendrueshme = Shoqëri civile aktive

9

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese

10-11

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën 12 Akademia e OJF-ve

13

Mjedis mundësues - OSHC të qendrueshme

14

Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2017

14

Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore – Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018

15

OJF më të Fuqishme për Transparencë në Shëndetësi

15

Programe për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve

16

The Albanian Crowd, platforma online e OJF-ve shqiptare

16

II. Sipërmarrja dhe Inovacioni Social Konkursi i Ideve të Gjelbërta 2018 Kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes sociale në vend dhe më gjerë

III. Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit të tyre në Vendim-marrje

17 17 18 - 19

20

Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

20

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare - projekti RISIAlbania

21

Mbështetje për punësimin e të rinjve në sektorin bankar

22

IV. Filantropia dhe Përgjegjësia Sociale e Biznesit Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri

V. Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

23 23

25

Projekti LevizAlbania

25

Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive

26

Ndërtimi i Kapaciteteve Institucionale lidhur me Angazhimin dhe Konsultimin Publik

27

VI. Programet e Partnerëve Shqipëri në fokusin e medias VII. Botime VIII. Financat

28 29-31 33

3


RAPORTVJETOR 2018

4


FJALA E DREJTORES Kam kënaqësinë e veçantë t’ju paraqes Raportin Vjetor të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim për vitin 2018. Jam shumë e lumtur që çdo vit Partnerët Shqipëri është në gjendje të sjellë për grupin e saj kryesor të interesit - sektorin jofitimprurës - programe dhe iniciativa të reja që iu përgjigjen nevojave të tij për rritje dhe zhvillim institucional. Ky vit nuk përbën përjashtim. Në 2018 nisëm platformën Rrathë Dhurues, si një risi për sektorin jofitimprurës për të gjeneruar mbështetje publike dhe për të ndërtuar bazë të fortë mbështetësish që shkon përtej financimit. Përveç kësaj, sektori u ndihmua me një program të ri trajnimi dhe asistence për ndërtimin e qendrueshmërisë dhe pavarësisë financiare përmes adoptimit të modeleve të reja të biznesit. Në programin tonë të sipërmarrjes sociale, ishim në gjendje të pilotonim një program për Ballkanin Perëndimor që konsistoi në përdorimin dhe transformimin e aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar në ndërmarrje sociale. Një program me ndikim të shumëfishtë në nivel social, ekonomik dhe politik. Gjatë këtij viti jam e lumtur që qëndrojmë pranë sektorit në mbështetjen e disa përpjekjeve advokuese që trajtojnë çështje që nga liria e tubimit tek politikat fiskale, sipërmarrja sociale, transparenca dhe pjesëmarrja e publikut. Roli lider i Partnerëve Shqipëri rreth këtyre çështjeve u mbështet nga kërkimi dhe zhvillimi i politikave alternative. Rruga drejt institucioneve të forta dhe të shëndosha demokratike, dhe proceseve domethënëse me pjesëmarrëse nuk është e lehtë. Megjithatë, fuqia e advokacisë, mbështetur nga një ndjenjë e fortë e të qenurit së bashku, kanë provuar se japin rezultate. Puna e palodhur dhe e përkushtuar e stafit dhe partnerëve tanë na ka mundësuar që të dyfishojmë numrin e përfituesve krahasuar me vitin e mëparshëm. Shtrirja e shërbimeve tona është rritur edhe falë përdorimit të teknologjive online. Të gjitha këto janë bërë të mundura jo nga rritja e buxhetit por nga rritja e efiçencës në menaxhim. Këto janë vetëm disa nga zhvillimet e reja programatike gjatë vitit 2018. Për më shumë të dhëna mbi punën tonë në sektorë të tjerë, ju ftoj të shfletoni raportin dhe të vlerësoni diversitetin e punës tonë dhe ndikimin e saj përmes shifrave dhe fakteve. Ekipi i Partnerëve Shqipëri dhe unë shohim drejt 2019 si një vit i rëndësishëm në zhvillimin tonë organizativ, me plane për konsolidim dhe zgjerim të mëtejshëm institucional. Pasioni për të krijuar dhe angazhimi për të sjellë ndryshim, është “karburanti” për ritmin tonë. Sinqerisht,

Juliana Hoxha Drejtore

5


FAKTE KRYESORE

BENEFI

PËRFITUES

FAKTE 17

projekte

9

2,215

355

ditë aktivitete

kontrata

pjesëmarrës direkt në aktivitetet tona

16

donatorë

GRANTE GRANT APPLICATION

19 grante akorduar për 22 organizata & individë

24 publikime

- studime - udhëzues - raporte

14% Gratë

28%

Punësimi

PËRFAQËSIMI

5%

11%

~

€500,000

Qeverisje Transparente

17%

Përfshir. Sociale

11% Mjedisi

3%

Media

LOKAL

RAJONAL

Rinia

11%

Zhvillimi i Turizmit

GLOBAL * Skema financiare të menaxhuara direkt nga Partnerët Shqipëri, pa përfshirë projektet LevizAlbania dhe RisiAlbania, të cilat operojnë si entitete të veçanta


MBI AKTIVITETIN TONË NË 2018

ICIARIES

PËRDORIMI I TEKNOLOGJISË & INOVACIONI ONLINE

#RrathëDhurues

Shqipëri

167 sesione asistence individuale 13 trajnime dhe sesione rrjetëzimi për174 OJF & individë

MEDIA & KOMUNIKIMI

1,885,874

Lekë të mbledhura gjatë eventit të parë Live crowdfunding në Shqipëri, në mbështetje të 3 iniciativave që do të sjellin ndryshim social për komunitetet në nevojë

lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare 25 media publikuan lajme mbi aktivitetin e PSH Një kopsht për fëmijët e Blliçes

Adopto një terapi! Shërbime për fëmijët me sindromën Down

Edukim & integrim përmes sportit për fëmijët nga kom. Rom dhe Egjiptian

150,000 vizitorë unikë 2.5 million klikime

dhe

në faqen e internetit të PSH & Albanian Crowd

Programi EDUKIMI I PUNËKËRKUESVE TË RINJ NË SEKTORIN BANKAR

- trajnim - orientim - mundësi punësimi

keyword

15 studentë të shkencave ekonomike

për

516,000 shikime 37,000 angazhime

&

--në postimet në Facebook

45,000 impresione në Twitter 2,500 shikime në Youtube


RAPORTVJETOR 2018 C.A.U.S.E – PËRDORIMI I PRONAVE TË KONFISKUARA PËR SIPËRMARRJE SOCIALE Në janar 2018, Partnerët Shqipëri shpalli projektin “KeBuono! Pastiçeri Sociale: Ligjshmëria, përfshirja dhe ndërgjegjësimi janë përbërësit për një shoqëri më të mirë”, fitues të Thirrjes së Parë për Projekt Propozime nën skemën e nën-grantimit të projektit C.A.U.S.E – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale. Nëpërmjet një kontrate huapërdorje midis organizatave zbatuese ENGIM Albania dhe Qendra Sociale Murialdo, dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, “KeBuono!” do të krijojë një model të qendrueshëm të sipërmarrjes sociale në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar, për një periudhë të paktën pesë vjeçare. C.A.U.S.E është iniciativa e parë e kësaj natyre e zbatuar në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke synuar të shndërrohet në një histori suksesi si pjesë e një mozaiku më të gjerë, që është zbatimi i Reformës së Drejtësisë në Shqipëri mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ai synon të krijojë një model të ri-përdorimit të qendrueshëm të aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të). Duke aplikuar një qasje inovatore të fokusuar në promovimin dhe zhvillimin e kulturës së sipërmarrjes sociale dhe luftës kundër krimit të organizuar, CAUSE ofron mundësi, aftësi dhe mbështetje financiare për OSHC-të për të filluar një projekt të ri në një pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar.

Ne jemi krenarë të dëshmojmë si kjo gjë tashmë është bërë realitet: nuk ka të bëjë me një pasticeri, por me sundimin e ligjit! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të përfshihet për të luftuar krimin e organizuar. BE mbështet fuqimisht përdorimin e aseteve të konfiskuara për të mirën sociale Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE në Shqipëri (me

mision deri në gusht 2018) Projekti zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Më 30 tetor 2018, ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri Z. Luigi Soreca vizitoi KeBuono, në një event publik për të shijuar produktet e para të kësaj sipërmarrjeje sociale.

Veprimtaria e sotme më kthen pas në fillimin e karrierës sime në Sicili, në moshën 25 vjeçare, kur isha përgjegjës për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve nga krimi i organizuar mafioz. Është shumë shpërblyese dhe premtuese të shohësh veprimtari ligjore të drejtuara nga shoqëria civile dhe organizata rinore që lulëzojnë në të njëjtat vende ku më parë krimi i organizuar vidhte para nga shoqëria....... Sot po dërgojmë një mesazh të qartë, se ajo që vidhet, mund dhe duhet t’i kthehet shoqërisë. Dua të falënderoj personalisht Partnerët Shqipëri, ENGIM dhe Murialdo për guximin e tyre për tú ngritur kundër rrjeteve kriminale dhe për t’i luftuar ato përmes një modeli inovativ të biznesit social bazuar në përfshirjen sociale. Z. Luigi Soreca, Ambasador i BE-së në Shqipëri

Gjatë kurseve të pastiçerisë me të rinj nga grupe të margjinalizuara, duke i ndihmuar ata të marrin një profesion dhe të punësohen

8


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

SHOQËRI CIVILE FINANCIARISHT E QENDRUESHME = SHOQËRI CIVILE AKTIVE Misioni kryesor i Partnerëve Shqipëri është ndërtimi i kapaciteteve të sektorit të OJF-ve shqiptare për të advokuar në mënyrë efektive ndryshimin, si një mënyrë për t’iu përgjigjur më mirë përfituesve dhe nevojave të komunitetit. Në këtë drejtim, në vitin 2016 Partnerët Shqipëri nisi programin Shoqëri civile financiarisht e qendrueshme = Shoqëri civile aktive, për të mbështetur organizata të shoqërisë civile për t’u bërë më pak të varura nga

donatorët në aktivitetet e tyre, duke besuar se kjo do të rrisë përpjekjet e tyre advokuese të pavarura nga interesi i palëve të treta. Iniciativa u zbatua në kuadër të Programit Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Gjatë dy viteve, Partnerët

Shqipëri asistuan 28 OJF që të krijojnë burime alternative financimi, duke zhvilluar produkte dhe shërbime të reja që synojnë kryesisht sektorin privat. Një nga vlerat e shtuara të programit ishte krijimi i urave lidhëse me sektorin privat, për të ndërtuar bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë dhe konsideruar njëri-tjetrin si ofrues (OJF-të) dhe blerës (Bizneset).

Partnerët Shqipëri organizuan në maj Konferencën OSHC të Afta për t’u adaptuar në kohë ndryshimesh - Modele të reja biznesi, për të ndarë rezultatet e kësaj nisme pilot për Shqipërinë dhe për të diskutuar sfidat dhe tendencat globale në këtë drejtim. Konferenca u adresua nga Znj. Senida Mesi, Zëvendës Kryeministre i Shqipërisë dhe Sh. T. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Shqipëri. Përfaqësuesit e Rrjetit Partners Global dhe CIVICUS prezantuan një nga nismat më të fundit globale për ndërtimin e adaptueshmërisë organizative të sektorit të shoqërisë civile si një nevojë për t’u përgjigjur trendeve aktuale të zvogëlimit të hapësirës për shoqërinë civile, por jo vetëm. Në fjalën e tij, Ambasadori Lu theksoi rolin e rëndësishëm që organizatat shqiptare kanë luajtur në monitorimin e zgjedhjeve dhe zhvillime të tjera demokratike në vend. Shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët duhet të jetë krenare për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera. Por, nuk duhet të bëheni dembelë. Ka ende shumë për t’u bërë. Prandaj kemi punuar me Partners Albania për t’i ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavaruara financiarisht dhe më të suksesshme. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Shqipëri Znj. Senida Mesi, Zv kryeministre e Shqipërisë gjatë fjalës së saj përshëndetëse në Konferencë

Raporti Gatishmëria e OSHCve për Përfshirjen në Aktivitete që Gjenerojnë të Ardhura ofron një pasqyrë të situatës në sektor lidhur me ofrimin e shërbimeve me pagesë, gatishmërinë institucionale të organizatave të shoqërisë civile për t’u përfshirë në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve, si dhe jep informacion mbi natyrën dhe segmentin e tregut që ato synojnë. Raporti ofron një seri rastesh studimore frymëzuese nga Shqipëria dhe bota, se si ata kanë arritur të jenë të suksesshëm në sigurimin e qendrueshmërisë së tyre duke përdorur modele të ngjashme biznesi. Nga takimet me kompanitë Telekom Albania dhe Grant Thornton Albania, ku OJF-të thelluan njohuritë mbi zhvillimin e strategjive/ mjeteve të marketingut, përgatitjen dhe negocimin e kontratave mbi shërbimet/produktet me pagesë; detyrimet e raportimit në shtet etj.

Ky ishte një program pilot që Partnerët Shqipëri synon ta vazhdojë në vitet e ardhshme.

9


RAPORTVJETOR 2018 EMBRACE – MODELE SIPËRMARRJEJE QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIE DHE EKONOMI KRIJUESE Partnerët Shqipëri, prej më shumë se një dekade i është dedikuar zhvillimit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, si një forcë shtytëse në zhvillimin social - ekonomik të vendit. Në vitin 2018, Partnerët Shqipëri filloi zbatimin e EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese, që fokusohet në avancimin e mjedisit ligjor për sipërmarrjet sociale dhe nevojën për stimuj më të mirë, duke mbështetur SS-të ekzistuese dhe ato të reja në mënyrën se si të përshtatin më mirë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të pozicionohen në treg duke përdorur strukturën ekzistuese ligjore dhe institucionale.

Gjatë sesioneve të trajnimeve dhe asistencës me organizatat pjesëmarrëse në program.

EMBRACE zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të BE në Shqipëri.

Z. Stephen Stork, Shefi i Sektorit - Shteti i së Drejtës dhe Qeverisja e mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri duke përshëndetur pjesëmarrësit në eventin Prezantim i Modeleve të Sipërmarrjes - Partneritet me Biznesin. Eventi solli së bashku përfaqësues të sipërmarrjeve sociale dhe sektorit privat për të rritur interesin e bizneseve në mbështetjen e aktivitetit të SS-ve dhe për të eksploruar mundësi bashkëpunimi.

Në kuadër të EMBRACE, PSH manaxhon një skemë financimi që mbështet iniciativa të OJFve të cilat synojnë të adresojnë sfida sociale dhe nxisin rritjen ekonomike, duke përfshirë grupet e margjinalizuara në prodhimin e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve. Partnerët Shqipëri lancoi Thirrjen e parë për projekte në Tetor 2018, dhe shpalli fituese pesë projekte nga të cilat përfitojnë grupe të ndryshme sociale nga i gjithë vendi. Ferma Eko-sociale për përfshirje sociale, zbatuar nga organizata The Door, Shkodër; Riciklimi i mbetjeve si një Alternativë për Punësimin e Grave në Shkodër zbatuar nga organizata Zejtarët e Veriut, Shkodër; Horizonte të Reja për Gratë jashtë tregut të punës dhe të disavantazhuara në FushëArrëz, zbatuar nga Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, Fushë Arrëz;

10

Hartëzimi i shtigjeve të Tiranës dhe publikimi i tyre në website dhe aplikacion“, zbatuar nga organizata Tirana Ekspres, Tiranë; Fuqizimi dhe Qendrueshmëria Financiare e Qendrës Jonathan përmes biznesit social, zbatuar nga Jonathan Center, Tiranë. Përmes mbështetjes financiare të Partnerëve Shqipëri, këto pesë iniciativa sipërmarrëse do të kontribuojnë në rritjen e përfshirjes sociale të grupeve të disavantazhuara si gratë e papuna dhe fëmijët me aftësi ndryshe. Këto iniciativa do të nxisin zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale në gjithë vendin, duke ndërhyrë në fusha si: turizmi, shërbimet sociale, produktet artizanale dekorative dhe ushqimore.

Co-funded by the European Union

UDHEZUES PER SIPERMARRJEN NE FUSHEN E SHERBIMEVE

Partnerët Shqipëri ka përgatitur një udhëzues për organizatat jofitimprurëse, për të shërbyer si burim informacioni për identifikimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve ose përmirësimin e tyre.


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

RRATHË DHURUES SHQIPËRI Partnerët Shqipëri shpalli një thirrje për aplikime drejtuar OJF-ve të cilat kishin ide inovatore apo iniciativa konkrete për të sjellë ndryshim sociale në komunitet, por nuk kishin burime financiare apo ekspertizë teknike për t’i zbatuar ato. Nga dhjetra aplikime, PA përzgjodhi tre iniciativa që u mbështetën përmes RRATHË DHURUES, ankandi i parë i dhurimit LIVE që u zhvillua më 4 dhjetor 2018. Ai mblodhi së bashku përfaqësues nga sektori i biznesit, komuniteti i donatorëve, shoqëria civile,

media, arti, etj., të cilët ofruan mbështetje financiare dhe materiale për përmirësimin e ambienteve të kopshtit në fshatin Blliçe në veri të Shqipërisë, vazhdimin e ofrimit të shërbimeve për fëmijët me sindromën Down dhe nevoja të veçanta, dhe ekipin e futbollit të fëmijëve nga komunitetet rom dhe egjiptian. Shuma totale e mbledhur prej 1,885,874 Lekë kaloi gati dyfish objektivin e vendosur, duke konfirmuar edhe një herë ndjeshmërinë qytetare ndaj kauzave sociale dhe grupeve në nevojë.

Momente nga eventi Rrathë Dhurues, 4 dhjetor 2018

11


RAPORTVJETOR 2018 PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën është një program tre-vjeçar (2018 - 2021) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse për zbatimin e programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike: Mos diskriminimi dhe barazia gjinore; Mediat e pavarura; Pakicat dhe grupet e margjinalizuara; Mbrojtja e mjedisit; Lufta kundër korrupsionit. Thirrja e parë e skemës së nën-grantimit në kuadër të këtij programi për Shqipërinë u shpall në tetor 2018, si pjesë e së cilës Partnerët Shqipëri shpalli fituese shtatë projekte.

Ofrimi i asistencës riintegruese të qendrueshme për ish viktimat e trafikimit në Shqipëri nga Qendra Psiko-Sociale “Vatra” konsiston në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe aksesit në shërbimet komunitare për viktima të mëparshme ose të mundshme të trafikimit, për riintegrimin e tyre në jetën shoqërore; Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar nga Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe Fondacioni Drejt të Ardhmes (FFF) konsiston në përmirësimin e mjedisit përmes minimizimit të ndotjes së tokës dhe ujit duke zbatuar praktikat e integruara bujqësore në komunën e Divjakës; Një parlament i pastër Transparencë dhe llogaridhënie nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) konsiston në pilotimin e krijimit të një kuadri kundër korrupsionit që synon parandalimin e konfliktit të interesit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga deputetët në lidhje me veprimtarinë e tyre parlamentare;

12

Forcimi i rolit të mediave të pavarura në procesin e reformës së drejtësisë në Shqipëri nga Instituti Shqiptar i Medias (AMI) konsiston në forcimin e rolit të mediave shqiptare në zbatimin e reformës së re në drejtësi dhe përmirësimin e aftësive profesionale dhe kapaciteteve të gazetarëve shqiptarë në raportimin e çështjeve të drejtësisë;

Ndërhyrja e hershme, domosdoshmëri për avancimin e zhvillimit të fëmijës nga Shoqata Ndihmoni Jetën konsiston në përmirësimin e përfitimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në aspektin e zhvillimit të tyre mendor, social dhe arsimor dhe t’i ndihmojë ata të kenë një jetë më produktive dhe të pavarur; Rritja e përfshirjes sociale përmes zgjidhjes së të drejtave ligjore nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) konsiston në ndihmën dhe mundësimin e minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara për të gëzuar të drejtat e tyre dhe për të siguruar përfshirjen e tyre në programet sociale shtetërore; Promovimi i barazisë gjinore në Shqipëri: Një qasje multidisiplinare përmes ngritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve për gratë nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (CLWG) konsiston në sigurimin e barazisë gjinore dhe zvogëlimin e diskriminimit gjinor duke ofruar shërbime për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore, meshkujve që kanë kryer vepra penale, dhe ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve përkatës.


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

AKADEMIA E OJF-ve Partnerët Shqipëri përfunduan me sukses programin e Akademisë së OJF-ve për grupin e pestë të pjesëmarrësve, përfaqësues të OJF-ve nga e gjithë Shqipëria. Që nga viti 2015, përmes këtij programi, mbi 70 liderë të OJF-ve kanë përfituar njohuri dhe zhvillim të aftësive, mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe partneriteti me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

Grupi i15 pjesëmarrësve të këtij sezoni ndoqën ciklin e 13 leksioneve dhe morën pjesë në një vizitë studimore një-javore në Sllovaki. Ndarja e përvojave dhe praktikave më të mira në një seri çështjesh që lidhen me zhvillimin dhe qendrueshmërinë e sektorit, përfshirjen në procese politikëbërëse në nivel vendor e qendror si dhe diskutimi i mundësive për partneritet ishin çështjet në fokus gjatë takimeve me organizatat sllovake.

Trajnim intensiv në Advokasi dhe Lobim, janar 2018

Vizita studimore në Sllovaki, Mars 2018

Partnerët Shqipëri përgatiti një raport vlerësimi që dëshmon ndikimin konkret që Akademia e OJF-ve ka patur në rritjen e cilësisë së punës dhe performancës së organizatave pjesëmarrëse.

Në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve të 2018, pjesëmarrësit e Akademisë së OJF-ve përgjatë viteve ndanë me të ftuarit disa prej përfitimeve nga pjesëmarrja në program, arritjet në nivel personal dhe profesional, si dhe planet për të ardhmen.

13


RAPORTVJETOR 2018 MJEDIS MUNDËSUES - OSHC TË QENDRUESHME Në vijim të punës për krijimin e një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri realizoi në vitin 2018 një rishikim gjithëpërfshirës të legjislacionit kombëtar dhe zbatimit të tij në praktikë s i përket trajtimit fiskal të organizatave jofitimprurëse në Shqipëri. PSH kreu disa konsultime rajonale me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse në Tiranë, Vlorë, Kukës etj., për të diskutuar mbi përvojën e tyre dhe për të marrë opinionet e tyre mbi çështje që lidhen me trajtimin fiskal të sektorit. Një gamë e gjerë burimesh të tjera përfshirë të dhëna dhe raporte të publikuara apo marra nga institucionet shtetërore, raporte të ndryshme të prodhuara nga organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare si dhe burime ndërkombëtare u konsultuan për të krahasuar trajtimin fiskal në vend me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe rajonale. Raporti i studimit identifikon problematikat në kuadrin ligjor aktual dhe sfidat e hasura nga OSHC-të në praktikë, si dhe ofron rekomandime për përmirësime të mëtejshme. Rezultatet dhe rekomandimet e tij pritet të shërbejnë si bazë për punën e Partnerëve Shqipëri në bashkëpunim me sektorin, për të adresuar ndryshimet e nevojshme ligjore dhe praktike si pjesë e përpjekjeve të tyre advokuese. Një zhvillim pozitiv në këtë drejtim ka qenë rivënia në diskutim e njërës prej çështjeve më problematike siç është rimbursimi i TVSH-së për shpenzimet e projekteve të mbështetura nga donatorët të cilët kanë një marrëveshje bilaterale me qeverinë shqiptare, ku programet e BE-së zënë pjesën më të madhe. Si pjesë e përpjekjeve të një grupi të përbashkët pune me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delegacioni i BE-së dhe shoqëria civile e përfaqësuar nga Partnerët Shqipëri, pritet të dalë një procedurë e re për rimbursimin e TVSH-së që do të sjellë disa lehtësi dhe do të rrisë gamën e organizatave që do të përfitojnë, duke dhënë edhe më shumë garanci për zbatimin e saj.

Si pjesë e takimit të CONCORD HUB3, organizuar në Bruksel nga 13-15 mars, Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve e PSH mori pjesë dhe kontribuoi në eventin e datës 13 mars i cili iu dedikua Promovimit të Hapësirës për Shoqërinë Civile. Eventi mblodhi së bashku mbi 100 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave nga BE dhe Ballkani Perëndimor, platforma dhe rrjete, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe komunitetit të donatorëve. Ai përfaqësoi një përpjekje të shoqërisë civile evropiane për të ndërtuar një platformë diskutimi, shkëmbimi dhe zgjidhjesh të problemeve të përbashkëta rreth çështjeve të mjedisit

Para publikimit të raportit, Partnerët Shqipëri konsultuan gjetjet paraprake dhe rekomandimet e studimit në një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e OSHC-ve, institucioneve shtetërore dhe donatorëve që diskutuan këto çështje dhe ofruan mendimet dhe përvojat e tyre që materializuan më tej gjetjet e raportit. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord mbi domosdoshmërinë për të ndërmarrë veprime konkrete për të trajtuar çështjet në lidhje me trajtimin fiskal të OJF-ve. Iniciativa u mbështet nga IBON International nëpërmjet CSO Partnership for Development Effectiveness (CPDE), në kuadër të programit “Advokim për Mjedisin Mundësues të OSHC-ve”.

mundësues për OSHC-të, zvogëlimit të hapësirës nga demokracia mendjengushtë, llogaridhënia e OSHC-ve, angazhimi i shoqërisë civile në politikën e BE-së, pjesëmarrja qytetare dhe angazhimi i komunitetit. Dita e dytë e takimit të HUB3 iu dedikua partneritetit të OSHC-ve për efektivitetin e zhvillimit (CPDE), për njohjen e pjesëmarrësve me punën e CPDE, mënyrën se si OSHC-të evropiane mund të përfshihen dhe të kontribuojnë drejt një efektiviteti më të madh zhvillimi. Partnerët Shqipëri është pika fokale e CPDE për Shqipërinë, për monitorimin e treguesit dy të kornizës GPEDC: Shoqëria civile vepron në një mjedis që maksimizon angazhimin dhe kontributin e saj në zhvillim.

MATRICA E MONITORIMIT TË MJEDISIT MUNDËSUES PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE, RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2017 Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2017 prezanton gjetjet e matjes së kuadrit mundësues ligjor dhe praktik për zhvillimin e shoqërisë civile. Ky është raporti i 5-të i kryer në Shqipëri. Ai është pjesë e një serie raportesh që kryhen në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Monitorimi në Shqipëri kryhet nga Partnerët Shqipëri.

Gjetjet kryesore të Raportit Centralizimi i procedurës së regjistrimit të OSHC-ve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, duke paraqitur kosto të larta financiare dhe njerëzore për OSHC-të, nuk është adresuar ende; Nuk ka bazë ligjore dhe rregullatore për çregjistrimin e OSHC-ve të regjistruara në mënyrë të padrejtë në skemën e TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin gjatë periudhës 2008 -2014; Nuk ka kuadër ligjor e as politika shtetërore për të rregulluar aktivitetin filantropik dhe për të stimuluar bashkëpunimin ndërmjet OSHC-ve dhe donatorëve për kanalizimin e donacioneve të tyre përmes OSHC-ve; Zbatimi i “Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile” të miratuar në vitin 2015, nuk ka patur progres në pjesën më të madhe të veprimeve të propozuara; Roli i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile në vitin e parë të punës së tij ka qenë i dobët, pa rezultate konkrete; Kuadri ligjor dhe rregullator aktual nuk bën të mundur angazhimin kuptimplotë të OSHC-ve në ofrimin e shërbimeve të ndryshme përmes kontratave shtetërore.

14


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Partnerët Shqipëri botoi për të dytin vit MONITORIMI I TË DREJTËS PËR TUBIME PAQËSORE, RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2017-2018. Ky raport paraqet një analizë të kuadrit ligjor që rregullon lirinë e tubimit në Shqipëri dhe zbatimin e tij në praktikë, kundrejt standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Vlerësimi i zbatimit të kuadrit ligjor u bazua në të dhëna dhe fakte të mbledhura përmes konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile, median dhe ekspertë në fushën e së drejtës dhe lirisë për tubim paqësor. Një zhvillim pozitiv në lidhje me këtë çështje është një paketë rekomandimesh nga zyra e Avokatit të Popullit, drejtuar Policisë së Shtetit gjatë muajit korrik 2018, për përmirësimin e administrimit të tubimeve paqësore dhe lehtësimin e procedurave për të organizuar tubime. Këto rekomandime bazohen në gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura nga PSH si pjesë e këtij raporti.

Në qershor, një ekip i Partnerëve Shqipëri mori pjesë në një trajnim për monitorimin e të drejtës për tubim paqësor, organizuar në Belfast nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-Fitimprurës (ECNL). Qasja e re e vëzhgimit të tubimeve që u prezantuara në trajnim, u përdor nga Partnerët Shqipëri në metodologjinë e monitorimit për vitin 2018. Në shtator, Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH mori pjesë në Human Dimension Implementation Meeting organizuar nga OSBE / ODIHR në Varshavë. Si pjesë e aktivitetit Promoting Human Rights Complaint Assembly Policing Practices in the Western Balkan Region, Znj. Hoxha prezantoi

raportin e fundit mbi monitorimin e së drejtës për tubim paqësor në vend. Shqipëria u zgjodh si rast suksesi në përmirësimin e kuadrit rregullator duke miratuar një sërë rekomandimesh të paraqitura nga Partnerët Shqipëri dhe Avokati i Popullit.

OSHC MË TË FUQISHME PËR TRANSPARENCË NË SHËNDETËSI Pavarësisht progresit të vendit në kuadrin ligjor që adreson korrupsionin dhe ngritjen e mekanizmave për të denoncuar korrupsionin në institucionet shëndetësore, ekziston ende një nivel i ulët zbatimi i ligjit dhe reagim i dobët i organizatave të shoqërisë civile për të adresuar çështjet e transparencës në sektorin e shëndetësisë. Si pjesë e aktiviteteve të projektit të USAIDit Transparenca në Sistemin Shëndetësor, Partnerët Shqipëri ofroi një program për ngritjen e kapaciteteve dhe asistencë teknike për 20 organizata që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe shëndetësisë, duke

rritur rolin e tyre mbikëqyrës dhe kontributin në zbatimin efektiv të kuadrit ligjor dhe praktikave që nxisin transparencë dhe përgjegjësi më të madhe të institucioneve shëndetësore shtetërore. OJF-të pjesëmarrëse në program u përzgjodhën nga qytete të ndryshme si Tirana, Lushnja, Fieri, Kukësi, Shkodra, Saranda, Pogradeci, Berati, Elbasani, Durrësi, Peshkopia, Tropoja dhe Korça. Rrjeti i këtyre organizatave, nën lehtësimin e ekspertëve të PSH-së, pas identifikimit të çështjeve më prioritare në sektorin e shëndetësisë, zhvilloi tre plane pune

të përbashkëta për adresimin e këtyre çështjeve. Planet e punës përfshinin elementë të rëndësishëm si mobilizimi i komunitetit, strategji të përshtatura për adresimin e çështjeve të korrupsionit dhe advokimi për ndryshim. Planet e advokimit për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me institucionet që luajnë një rol kyç në këtë çështje, si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Gjatë tryezës së parë të rrumbullakët që synoi krijojimin e urave të bashkëpunimit mes 20 OJF-ve pjesëmarrëse nga mbarë vendi dhe institucioneve të pavarura mbikëqyrëse si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ILDKPKI dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, shkurt 2018

15


RAPORTVJETOR 2018 PROGRAM PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË OJF-ve Partnerët Shqipëri hartuan dhe ofruan një program të veçantë për të rritur efektivitetin dhe cilësinë e projekteve të zbatuara nga nëntë organizata nga mbarë vendi, përfitues të Programit të Granteve të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Programi konsistoi në një seri trajnimesh rreth temave të tilla si zhvillimi organizativ, politikat dhe procedurat e brendshme, menaxhimi financiar, planifikimi strategjik, komunikimi, monitorimi, vlerësimi dhe raportimi etj. Përveç trajnimit, gjithashtu OJF-të u asistuan dhe udhëzuan nga Partnerët Shqipëri në përgatitjen e raporteve për projektet e tyre, në hartimin dhe zhvillimin e politikave dhe procedurave, planet e qendrueshmërisë etj.

The Albanian Crowd

www.thealbaniancrowd.org Që prej 2013, Partnerët Shqipëri ofron The Albanian Crowd, një platformë interaktive online e OJF-ve shqiptare. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. The Albanian Crowd ofron mundësi për anëtarët që të ndajnë të rejat më të fundit mbi projektet dhe aktivitetet, të identifikojnë partnerë potencialë dhe të tërheqin vullnetarë e mbështetës. Platforma u shërben gjithashtu edhe institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore, të cilët mund të gjejnë në të informacion dinamik, partnerë dhe shërbimet e nevojitura. Albanian Crowd numëron 150 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo ka patur me miliona klikime e mijëra vizitorë nga rreth 150 vende në mbarë botën. Të gjitha grupet e interesuara mund t’i bashkohen platformës duke plotësuar formularin e regjistrimit online në linkun e mëposhtëm: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/ Ftojmë organizatat tashmë anëtarë që të na dërgojnë përditësime të vazhdueshme për të publikuar në platformë.

16


Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

KONKURSI IDE TË GJELBËRTA 2018 Çdo vit, që prej 2012, Partnerët Shqipëri fton në një konkurs të përvitshëm kombëtar, individë, sipërmarrës socialë, biznese të vogla dhe organizata jofitimprurëse për të prezantuar idetë e tyre inovative të biznesit. Konkursi i sivjetshëm u organizua më 28 – 29 Qershor 2018 në Tiranë, ku 20 ide të përzgjedhura nga 35 aplikime, konkuruan për të fituar një mbështetje financiare për krijimin e një sipërmarrjeje të vogël në Shqipëri, që të shfrytëzojë burimet lokale e rigjallërojë traditat e prodhimit e tregjet e bazuara në komunitetet lokale, duke qenë njëkohësisht miqësore me mjedisin. Përpara konkursit, si çdo vit, Partnerët Shqipëri asistoi aplikantët e interesuar në Hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketingut, përmes një programi dy-ditor ofruar nga ekspertë të Grant Thornton Albania.

Momenti që gjithkush po priste: Juria shpall tre idetë fituese!

Aloe Vera (Saponaria) në Shqipëri - nga Albi Sulo (individ), i cili planifikon të krijojë për herë të parë në vendin tonë një Fermë Aloe Vera, në një zonë periferike të Tiranës, me ambicien për ta kthyer kultivimin e Aloe Vera në një sipërmarrje të suksesshme dhe fitimprurëse. Kjo nismë novatore lokale pritet të jetë një impuls nxitës për kultivimin më të gjerë të kësaj bime në Shqipëri, duke i shërbyer përdorimit sa më të gjerë të tokës, rritjes së punësimit dhe mirëqenies. Pana Suvenir nga Pezana Rexha (sipërmarrëse sociale) - një iniciativë që do të krijojë dhe zhvillojë një linjë të re dhe unike prodhimi me synimin për të promovuar identitetin shqiptar përmes suvenireve “Made in Albania”, të prodhuara nëpërmjet riciklimit të paletave dhe mbetjeve drusore. Realizimi i kësaj ideje do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe trajnimi, të personave nga shtresat në nevojë si dhe fëmijëve e të rinjve me aftësi ndryshe. Shtigjet e Gjelbërta – Shoqata Vjosa Explorer do të krijojë në luginën e Vjosës (Përmet) katër shtigje të gjelbërta dhe një hartë dixhitale, e cila do të përmbajë markimin me GPS, pikat e interesit dhe informacionin e nevojshëm të shtigjeve. Krijimi dhe promovimi i këtyre shtigjeve pritet të nxisë banorët e tetë fshatrave të përfshira në itineraret e tyre, që të përshtatin shtëpi pritëse për të ofruar akomodim e shërbime për vizitorët, si dhe të shtojnë prodhimin e produkteve tipike lokale.

Të tre ideve fituese iu dha mundësia për të marrë pjesë në konkursin rajonal të organizuar nga Balkan Green Foundation në Maqedoni në 18 - 20 korrik, 2018.

Idetë po mbështeten nga një fond i krijuar me kontributin e Rockefeller Brothers Fund, Balkan Trust for Democracy, Telekom Albania dhe Credins Bank. Përveç mbështetjes financiare, sipërmarrjet e reja do të mbështeten me asistencë dhe mentorim për çështje që kanë të bëjnë me ngritjen e këtyre sipërmarrjeve.

17


RAPORTVJETOR 2018 TAKIM MES AKTORËVE NË FUSHËN E SIPËRMARRJES SOCIALE NË SHQIPËRI Një event rrjetëzimi me fokus të veçantë tek sipërmarrjet sociale që u ngritën dhe asistuan fillimisht përmes mbështetjes së Partnerëve Shqipëri përgjatë viteve, por jo vetëm, mblodhi së bashku sipërmarrës socialë, investitorë, donatorë dhe përfaqësues nga institucionet publike.

Eventi informal ofroi për sipërmarrësit socialë një mundësi për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe për t’u takuar me financues dhe donatorë të mundshëm.

Takimi u zhvillua në ambientet e Telekom Store. Telekom është një nga mbështetësit e Konkursit të Ideve të Gjelbërta që prej fillimit të kësaj iniciative.

18


Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

AVANCIMI I AXHENDËS SË SIPËRMARRJES SOCIALE NË SHQIPËRI Paketa ligjore për ndërmarrjet sociale në vend ka tërhequr shumë vëmendje dhe kritika nga komuniteti i sipërmarrjeve sociale dhe aktorët që mbështesin këtë axhendë. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, si një nga folësit në konferencën “Sipërmarrja Sociale dhe Ekonomia e Gjelbër në Shqipëri”, prezantoi në emër të Partnerëve Shqipëri, në një komunitet të gjerë sipërmarrjesh sociale, një vlerësim kritik të këtij kuadri ligjor, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen SS-të në këtë moment.

HARTËZIMI I SIPËRMARRJEVE SOCIALE DHE EKOSISTEMIT TË TYRE NË EUROPË Partnerët Shqipëri po zhvillon hartëzimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Kjo përpjekje është pjesë e një projekti më të gjerë kërkimor ku PSH merr pjesë, i udhëhequr nga EURICSE dhe rrjeti EMES. Studimi konsiston në “Hartëzimin e Sipërmarrjeve Sociale dhe Eko-Sistemit të tyre në Evropë” mbështetur nga BE-ja, si një përditësim i studimit të realizuar në 2014 dhe 2016. Raporti i sintetizuar për të gjitha vendet evropiane pritet të publikohet në shtator 2019. Erila Haska, Menaxhere Projekti pranë Partnerëve Shqipëri mori pjesë në Takimin Koordinues me kërkuesit shkencorë nga vendet pjesëmarrëse, organizuar në Bruksel.

FUQIZIMI I GJENERATËS SË ARDHSHME TË STUDIUESVE NË FUSHËN E SIPËRMARRJES SOCIALE Partnerët Shqipëri është një nga organizatat anëtare të projektit EMPOWER SE - Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të studiuesve në fushën e sipërmarrjes sociale. Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve përfaqësoi Partnerët Shqipëri në një aktivitet të organizuar në Lisbonë në 28 shkurt - 1 Mars 2018. Në workshopin “Themelet e sipërmarrjes sociale”, Klotilda foli për sfidat dhe zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Në rolin e vëzhgueses, ajo përfaqësoi PSH edhe në Takimin e Komitetit të Menaxhimit, së bashku me ekspertë nga 33 vende.

VIZITË E PËRFAQËSUESVE TË QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS Në qershor, një delegacion nga Kosova përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe anëtarë të Parlamentit ndër të cilët Znj.Besa Baftiu, Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe Znj.Flora Brovina, anëtare e këtij Komisioni si dhe Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zhvilluan një takim në zyrën e Partnerëve Shqipëri. Znj. Juliana Hoxha, drejtore e PSH i njohu përfaqësuesit e nderuar me zhvillimet më të fundit si dhe disa nga praktikat e sipërmarrjes sociale në Shqipëri. Në kohën që u zhvillua ky takim, Kosova ishte në procesin e shqyrtimit të projektligjit për ndërmarrjet sociale, i cili u miratua në Nëntor 2018.

19


RAPORTVJETOR 2018 YOUTH BANK HUB PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË Që prej janarit 2016, Partnerët Shqipëri është anëtare e rrjetit Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, së bashku me organizata nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia. Rrjeti po punon për të përmirësuar pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, përmes mbështetjes së ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Një nga aktivitetet kryesore të rrjetit është monitorimi i vazhdueshëm i situatës

Nga takimi mes organizatave partnere të YBH4WBT, prill 2018, Mali i Zi

në lidhje me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve. Një raport vjetor që mat progresin përkundrejt një sërë treguesish të cilët janë të njëjtë për të gjithë rajonin, përgatitet nga organizatat partnere në secilin prej vendeve anëtare. Raporti i Monitorimit për Shqipërinë 2018 ofron të dhëna të përditësuara si dhe një analizë krahasuese të treguesve me situatën në vitin 2017. Raporti shërben si një bazë e fortë për të ushqyer iniciativat e ardhshme

advokuese lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve, pasuruar me rekomandimet e mbledhura gjatë konsultimeve me OJF rinore dhe aktorë të tjerë. Në vitin 2018, rrjeti YBH4WBT përzgjodhi në secilin nga vendet anëtare, tre organizata lokale përfituese të programit të granteve. Qendra Youth Act nga Tirana, “Epoka e Re” në Fier dhe “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” në Fushë-Arrëz janë tre organizatat grantmarrëse nga Shqipëria, të cilat po zbatojnë iniciativa rinore në mbështetje të grupeve që përfaqësojnë.

Partnerët Shqipëri së bashku me tre organizatat grantmarrëse nga Shqipëria, morën pjesë në një vizitë studimore në Serbi, organizuar nga Fondacioni “Ana I Vlade DIVAC”, organizatë partnere e PSH në projektin YBH4WBT.

Në vijim organizatat grantmarrëse të YBH4WBT, përfituan nga një program trajnimi i ofruar nga PSH, ndërtuar mbi nevojat e tyre specifike mbi tema si menaxhimi i projekteve dhe procedurat financiare, advokasia dhe komunikimi strategjik, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të organizatave në zhvillimin dhe ndërmarrjen e iniciativave advokuese për rritjen e përfshirjes sociale, politike dhe ekonomike të të rinjve në Shqipëri dhe rajon.

Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” financohet nga Bashkimi Evropian.

20


Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit të tyre në Vendim-marrje

PËR NJË TREG PUNE NË DOBI TË RINISË SHQIPTARE RisiAlbania është një projekt zhvillimor që synon rritjen e shanseve për punësim të të rinjve. Ai është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga një konsorcium partnerësh të përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. RISI Albania ka hyrë në fazën e dytë të projektit. Si pjesë e analizave paraprake dhe një studimi të situatës, një nga grupet vunerabël të identifikuar ishte “migrantët e brendshëm”, të vendosur kryesisht në zonat periferike të Tiranës si Kamza, Paskuqani, Kashari dhe Farka. Në kuadër të projektit, Partnerët Shqipëri realizoi studimin “Kuptimi i papunësisë midis të Rinjve Migrantë të Brendshëm në Kamëz”, me qëllim gjetjen e “pikave hyrëse” që synojnë ndërhyrjen nga RisiAlbania për të reduktuar papunësinë e migrantëve të brendshëm të vendosur në këto zona. Disa nga aktivitetet kryesore të RisiAlbania për vitin 2018 pasqyrohen më poshtë:

Në sektorin e turizmit, projekti mbështeti krijimin e vendeve të reja të punës duke theksuar rëndësinë e turizmit të qendrueshëm. Gjatë vitit 2018 u krijua një partneritet publikprivat në rajonin e Gjirokastrës midis aktorëve kryesorë, për promovimin e këtij destinacioni në tregun vendas dhe të huaj. Produkti i parë është platforma informative online www.visit-gjirokastra.com. Për të stimuluar shumëllojshmërinë e ofertave turistike, projekti bashkëpunoi me pesë operatorë turistikë për zhvillimin e 13 paketave të reja turistike në rajonin e Gjirokastrës, për të adresuar çështjen e turizmit të lartë sezonal dhe ofertën e dobët turistike. Risi gjithashtu mbështeti një edicion të veçantë të revistës ALBINFO.CH e cila u botua në vitin 2018 duke promovuar ofertat e turizmit alternativ shqiptar, tek turistët dhe sipërmarrësit zviceranë, si dhe “Festat Lokale”, një iniciativë qeveritare me qëllim rigjallërimin e turizmit rural përmes promovimit të eventeve me bazë rurale. Për të rritur kapacitetet e biznesit rural, projekti është duke mbështetur shkëmbimet e eksperteve dhe binjakëzimet ndërmjet bizneseve zvicerane dhe shqiptare, si pjesë e nismës së qeverisë shqiptare “100 fshatra”.

Në sektorin e Agrobiznesit, projekti krjoi nje partneritet me biznese të ndryshme për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Në rastin e fruta - perimeve, projekti ka mbështetur deri tani dy agroeksportues (Tomato.AL dhe Doni Fruits) për të pilotuar certifikimin në grup në kuadër të standartit GlobalG.A.P. Brenda vitit 2019 ata planifikojnë të rrisin eksportet në destinacionet e BE-së me 25%. Kjo i shton vlerat produkteve shqiptare dhe i përgatit ato për tregjet eksportuese evropiane. Gjithashtu eksportimi me norma më të larta fitimi sjell përfitime edhe për vetë fermerët.

Në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), Risi mbështeti eksportuesit për të përmirësuar performancën e biznesit të tyre duke përmirësuar praktikat e pas-korrjes dhe duke promovuar kultivimin organik. Qëllimi është të përmirësohet cilësia dhe sasia e MAP shqiptare si një mënyrë për të gjeneruar më shumë të ardhura dhe për të rritur mundësitë e punësimit të të rinjve. Risi inkurajoi ofruesit me përvojë të shërbimeve, që tua ofrojnë shërbimet e tyre bizneseve rurale në mënyrë që ata të kenë akses në skemat e financimit për agrobiznesin si IPARD apo fonde të tjera.

Sa i përket sektorit të TIK –ut , Risi është investuar në promovimin e sektorëve të TI dhe BPO për të tërhequr investitorë të rinj përmes partneritetit ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe aktorëve të tregut. Projekti e bëri këtë në 2018 duke forcuar kapacitetet e shoqatave të sektorit për të tërhequr investime dhe duke mbështetur krijimin e një mjedisi mundësues. Risi mbështeti Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ( AKCESK) në zbatimin e ligjeve të reja të sigurisë kibernetike që kërkojnë nga kompanitë me infrastrukturë komplekse dhe që përcjellin informacion sensitiv, të punësojnë specialistë të sigurisë TI. Projekti gjithashtu ka mbështetur nxitjen e ofruesve të TIK-ut për të promovuar shërbimet e tyre në vend, duke filluar me turizmin dhe agrobiznesin - dy sektorë që kanë nevojë për këto shërbime por nuk janë të vetëdijshëm që shërbime të tilla ofrohen në nivel lokal.

RisiAlbania ka në fokus të saj zhvillimin e shërbimeve për orientim profesional të të rinjve, duke forcuar dhe prezantuar këto shërbime përgjatë niveleve dhe fazave të ndryshme të zhvillimit të karrierës së të rinjve. Risi nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, për ngritjen e shërbimeve të karrierës në nivel lokal si një shërbim komunitar. Për të forcuar shërbimet e ofruara në nivel universitar, Risi ka përcaktuar grupin e parë të universiteteve që do të mbështeten me ngritjen e kapaciteteve të këshilltarëve të karrierës, si masë e parë strategjike në këtë drejtim. Paralelisht, Risi ka mundësuar një partneritet midis Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Universitetit të Lozanës duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimimit në Programet Master Mbi Orientimin në Karrierë dhe kthimin e tij në një qendër ekspertize për shërbimet e orientimit profesional.

Një fokus i veçantë iu dha në vitin 2018 identifikimit të mediave të reja që ofrojnë përmbajtje tërheqëse në lidhje me këshillimin e karrierës për të rinjtë. Risi krijoi partneritet me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, duke u fokusuar fuqimisht në një bashkëpunim më të madh me bizneset për ndërmjetësimin e vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

Në fund të vitit 2018, RisiAlbania iu bashkua 6 ofruesve privat të trajnimit joformal për të përmirësuar aftësitë e të rinjve përmes orientimit ndaj tregut të punës dhe metodave inovative të trajnimit. RisiAlbania u zgjodh si një nga projektet më Projekti prezantoi risi në tematikat inovative në Ballkanin Perëndimor ndër 21 e trajnimit, metodologjitë e reja të projekte, nga organizata Gratë e Ballkanit për mësimdhënies dhe shërbimet me vlerë politika të reja, në kuadër të projektit “Punësimi të shtuar, duke siguruar që askush të në vendet e Ballkanit”. mos ndihet i përjashtuar.

21


RAPORTVJETOR 2018 MBËSHTETJE PËR PUNËSIMIN RINOR NË SEKTORIN BANKAR Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me ekspertë të disa bankave të nivelit të dytë, ofroi programin EDUKIMI I PUNËKËRKUESVE TË RINJ NË SEKTORIN BANKAR, për grupin e dytë prej 15 studentësh të shkencave ekonomike, duke synuar të kontribuojë në përmirësimin e

mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në sektorin bankar. Programi ofroi mundësi edukimi dhe zhvillimi, si dhe shkëmbim interaktiv dhe ekspozim në sektorin bankar. Nga ceremonia e lancimit të programit. Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Z.Ardian Angoni, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore në Credins Bank dhe Znj. Lutjana Konomi, Manaxhere e Departamentit të Marketingut në Tirana Bank. Leksioni i parë u fokusua në Sistemin Bankar në Shqipëri dhe trendet e zhvillimit të tij, drejtuar nga dhe Zj. Joarda Mema, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Segmenteve e Produkteve në Bankën Credins.

Banka si institucion – strukturat, funksionet, produktet dhe sherbimet bankare ishte leksioni dytë i drejtuar nga Znj. Manjola Angoni, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Alpha Bank Albania.

Përgatitja për intervistë pune dhe rekrutimi në sektorin bankar ishte leksioni i drejtuar nga znj. Znj.Lutjana Konomi, Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në Tirana Bank.

Sfidat e rekrutimit dhe karriera e punës në bankë ishte leksioni i tretë i drejtuar nga Znj. Edlira Zambaku Memushaj, Zv. Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Znj. Armela Hasa, Specialiste e Trajnimit në BKT.

Aftësitë e Nevojshme për të Ardhmen ishte leksioni I fundit I mbajtur nga Zj. Irida Vejsiu, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Z. Skerdi Buhuri, Drejtor i Sektorit të Trajnimit dhe Zhvillimit, në Societe Generale Albania. Studentët u përshëndetën nga Z. Frederic Blanc, CEO i SGAL i cili ndër të tjera diskutoi me ta mbi rëndësinë e burimeve njerëzore si dhe rolin e teknologjisë në sistemin bankar.

Në qershor 2018 u krijua RRJETI SHQIPTAR PËR EDUKIMIN FINANCIAR, përmes një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet Shoqatës Shqiptare të Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Junior Achievement Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar për Rininë. Rrjeti do të kontribuojë në avancimin e edukimit financiar në Shqipëri, tek të gjitha grupmoshat, sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.

22

Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për krijimin e Rrjetit, qershor 2018


Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

MONITORIMI I AKTIVITETIT FILANTROPIK NË SHQIPËRI Si pjesë e punës së saj për promovimin e filantropisë, Partnerët Shqipëri vijon monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri, duke përdorur raste të raportuara në media (përfshirë mediat sociale) dhe burimet e informacionit nga institucionet publike dhe jopublike. Monitorimi i përditshëm mbledh informacion mbi natyrën e kauzave të mbështetura, natyrën dhe vlerat e dhurimit, mbulimin gjeografik dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve. Gjetjet paraqiten në formën e infografikëve mujorë.

Gjatë vitit 2018, shuma e përgjithshme e regjistruar nga Partnerët Shqipëri është 93,964,753 lekë, ndërsa numri i dhurimeve 309 të cilat janë dhuruar kryesisht në para në dorë. Fusha kryesore e dhurimit është Mbështetja e Grupeve të Margjinalizuara, ndërsa sa i përket grupit kryesor përfitues, Fëmijët renditen të parët, pasuar nga Të moshuarit. Kontribuesi kryesor është Biznesi me 32% të shumës së përgjithshme të dhurimit, ndjekur nga Individët dhe OJF-të.

Përfituesit

Fushat e dhurimeve

Vlerat e dhurimeve sipas donatorëve

Llojet e dhurimeve

23


RAPORTVJETOR 2018 TAKIM I EKSPERTËVE NDËRKOMBËTARË MBI KUADRIN RREGULLATOR PËR NGRITJEN E FONDEVE Në vijim të punës së PSH për të mbështetur zhvillimin e aktivitetit filantropik, Juliana Hoxha, Drejtore e PSH mori pjesë në takimin e grupit të ekspertëve nga 15 vende Regulating fundraising: Which way forward? organizuar nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo fitimprurës (ECNL), në Janar 2018 në Bruksel. Grupi i ekspertëve shqyrtoi dhe ofroi rekomandime mbi draftin e parë të raportit të përgatitur nga ECNL, që krahason kuadrin ligjor mbi ngritjen e fondeve, në 16 vende evropiane.

TAKIM I PARTNERËVE TË “FILANTROPIA NË MBËSHTETJE TË IDEVE TË GJELBËRTA” NGA BALLKANI Zyra e Partnerëve Shqipëri mirëpriti në shkurt takimin dy ditor të organizatave partnere të Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta nga Ballkani. Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të biznesit në Ballkan. Çdo vit, ky konkurs i organizuar nga Balkan Green Foundation, mirëpret idetë fituese të konkurseve kombëtare që zhvillohen në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe së fundmi edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Nga e majta lart: Biljana Dakić-Đorđević – Fondacioni Trag Serbi, Karen Karnicki - Rockefeller Brothers Fund, Juliana Hoxha – Partnerët Shqipëri, Anica Maja Boljević FACT Mali i Zi, Rinora Gojani - Balkan Green Foundation Nga e majta poshtë: Irina Janevska - ARNO Maqedoni, Dajana Berisha - FIQ Kosovë, Visar Azemi - Balkan Green Foundation

RRJETI I PARTNERËVE MBLIDHET NË TIRANË Partnerët Shqipëri, në cilësinë e anëtares së Rrjetit të Partnerëve, priti në maj takimin vjetor të rrjetit. Rrjeti i Partnerëve mblidhet çdo vit për të diskutuar axhendën e përbashkët, trendet e fundit të zhvillimeve në nivel global dhe për të shqyrtuar iniciativa të përbashkëta. Anëtarët e Rrjetit patën gjithashtu mundësinë të merrnin pjesë në konferencën e PSH OSHC të afta për t’u adaptuar në kohë ndryshimesh - Modele të reja biznesi, ku edhe ndanë eksperiencat e tyre në zbatimin e modeleve të biznesit në funksion të gjenerimit të të ardhurave përmes ndërtimit të partneritetit me sektorin privat.

24


Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

www.levizalbania.al

LEVIZ ALBANIA

LevizAlbania është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga një konsorcium i organizatave Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Gjatë 7-11 Maj 2018, LevizAlbania organizoi Java e Democracisë Vendore 2018, një seri debatesh, forumesh dhe aktivitete të tjera për të nxjerrë në pah arritjet e projekteve dhe për të diskutuar zhvillimet në qeverisjen vendore dhe sfidat që lidhen me të, me të cilat ballafaqohen aktorët e shoqërisë civile gjatë zbatimit të iniciativave të tyre të mbështetura nga LevizAlbania.

Si pjesë e Thirrjes së Pestë për Aplikime, LevizAlbania shpalli fituese 36 projekte nga të cilat 9 të zbatuara nga individë dhe 27 nga OJF-të. Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, PSH po ofron një program të gjerë asistence online dhe onsite, që mbështet rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku OJF-të operojnë. Partnerët Shqipëri i ndihmon këto organizata që të përshtasin më mirë planet e tyre të veprimit për të arritur rezultatet e planifikuara.

Gjatë 2018, PSH zhvilloi:

Nëntë trajnime online dhe onsite me pjesëmarrjen e mbi 120 OJF-ve dhe individëve, në Advokaci dhe Lobim, Planifikim Kooperues, Komunikim etj.

Katër Kampe të Demokracisë në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, për të ndihmuar 85 të rinj e të reja të rrisin nivelin e aktivizmit mbi çështje të demokacisë vendore në qytetet e tyre.

Gjashtë sesione tematike rrjetëzimi në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, ku morën pjesë 40 Grantmarrës të LA; 2 seanca rrjetëzimi me organizata nga rajoni; 14 seanca individuale mentorimi me përfitues të thirrjes së 4-të të LevizAlbania.

25


RAPORTVJETOR 2018 PARTNERITET OJF – QEVERISJE VENDORE: SË BASHKU PËR PJESËMARRJE MË EFEKTIVE Mungesa e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së komuniteteve lokale në proceset vendimmarrëse mbetet ende një çështje që ndikon në qeverisjen e mirë në nivel vendor. Partnerët Shqipëri nisi në vitin 2018 projektin Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive, për të nxitur partneritetin dhe bashkëpunimin midis shoqërisë civile dhe qeverisë vendore. Projekti ndihmoi përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile në disa bashki të vendit për të përmirësuar mekanizmat në vend që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie të

qeverisjes vendore, si një mënyrë për të rritur partneritetin midis sektorëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ekspozohen ndaj disa prej teknikave dhe praktikave më të mira në nivel evropian të prezantuar nga Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS). Projekti mbështetet nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë dhe zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me PDCS.

Partnerët Shqipëri organizuan 21 programe dy - ditore trajnimi me pjesëmarrjen e 321 OJF-ve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në të gjithë vendin. Përveç kësaj, ekspertët e PSH-së zhvilluan 4 trajnime online, 2 sesione tematike rrjetëzimi dhe 11 sesione individuale mentorimi mbi këto çështje.

Disa nga programet e trajnimit u drejtuan nga Znj. Karolina Mikova, Drejtore Ekzekutive e PDCS dhe Znj. Zora Pauliniova, trajnerë me mbi 20 vjet përvojë në këtë fushë.

26

Programi i parë i trajnimit në Qeverisja me Pjesëmarrje në Korçë me pjesëmarrjen e 15 përfaqësuesve të pushtetit vendor nga bashkitë Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, përfaqësues të Këshillit Rajonal dhe Prefekturës së Korçës.


Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

NDËRTIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE PËR ANGAZHIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK Konsultimi dhe angazhimi efektiv publik, përveçse detyrim ligjor i Njësive të Qeverisjes Vendore, është një proces i rëndësishëm që kontribuon në një qeverisje vendore të mirë dhe të qendrueshme. Partnerët Shqipëri, në kuadër të projektit STAR2, gjatë vitit 2018 punuan për të vlerësuar situatën në vend në lidhje me pjesëmarrjen dhe konsultimin me publikun në nivel vendor, kuadrin ligjor dhe rregullator dhe praktikën në këtë drejtim. Për të ndihmuar NJQV-të në përmirësimin e këtij procesi qeverisës në bashkitë përkatëse, në kuadër të #STAR2, Partnerët Shqipëri

hartoi Manualin Udhëzues për Angazhimin dhe Konsultimin Publik. Manuali ofron informacion të detajuar rreth planifikimit, standardeve dhe metodave për organizimin e konsultimeve publike. Teknikat dhe mjetet ilustrohen përmes shembujve konkretë dhe argumenteve pro dhe kundër për një kuptim më të thellë të situatës. Partnerët Shqipëri zhvilluan 12 tryeza të rrumbullakëta konsultuese për ta ndarë manualin me 61 bashkitë e vendit. Gjithashtu, Partnerët Shqipëri ka hartuar një sistem vlerësimi i cili do t’u vijë në ndihmë të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore në punën e tyre në drejtim të angazhimit dhe

konsultimit publik. Sistemi bazohet në matjen e disa standardeve të cilat u paraqitën si pjesë e 13 Programeve Rajonale të Trajnimit me përfaqësues të 61 Bashkive dhe 3 Trajnime Rajonale të dedikuara vetëm për Koordinatorët e Njoftimit dhe Konsultimit Publik. Standardet u ilustruan me shembuj konkretë se si të maten dhe vlerësohen proceset konsultuese. Projekti “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR2” zbatohet nga Qeveria Shqiptare në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Tiranë me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.

DEMOKRACIA VENDORE DHE ZHVILLIMI I QENDRUESHËM NË BALLKANIN PERËNDIMOR Juliana Hoxha, drejtore e PSH ishte një nga folësit në eventin e titulluar Demokracia Vendore dhe Zhvillimi i Qendrueshëm lokal në Ballkanin Perëndimor, bashkë-organizuar më 5 dhjetor në Bruksel nga Misioni Zviceran në BE dhe UNDP, ku foli për progresin dhe sfidat e Shqipërisë lidhur me zhvillimin e qeverisjes vendore dhe integrimin në BE.

27


RAPORTVJETOR 2018

PROGRAMET E PARTNERËVE SHQIPËRI NË FOKUSIN E MEDIAS

28


PUBLIKIME Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore, Raporti për Shqipërinë 2017-2018 përgatitur për vitin e dytë rradhazi nga Partnerët Shqipëri paraqet një analizë të kuadrit ligjor që rregullon lirinë e tubimit në Shqipëri dhe zbatimin e tij në praktikë, bazuar në të dhëna dhe fakte të mbledhura përmes konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile, median dhe ekspertë në fushën e së drejtës dhe lirisë për tubim paqësor. Raporti i monitorimit u zhvillua si pjesë e projektit rajonal “Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore” i menaxhuar nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL) dhe i mundësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ligjin Jofitimprurës (ICNL) përmes programit “Civic Space Iniciative”.

Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2017 prezanton gjetjet e matjes së kuadrit mundësues ligjor dhe praktik për zhvillimin e shoqërisë civile. Ky është raporti i 5-të i kryer në Shqipëri. Ai është pjesë e një serie raportesh që kryhen në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Monitorimi në Shqipëri kryhet nga Partnerët Shqipëri.

Trajtimi Fiskal i OJF-ve paraqet një rishikim gjithëpërfshirës të legjislacionit kombëtar dhe praktikës në lidhje me trajtimin fiskal të organizatave jofitimprurëse në Shqipëri. Ai jep një pasqyrë të përgjithshme mbi legjislacionin fiskal për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri dhe zbatimin e tij, identifikon mangësitë në kuadrin ligjor dhe sfidat e hasura në praktikë dhe ofron rekomandime për përmirësime të mëtejshme.

Ky raport vlerësimi dëshmon ndikimin konkret që Akademia e OJF-ve e Partnerëve Shqipëri ka pasur në rritjen e cilësisë së punës dhe performancës së organizatave pjesëmarrëse.

29


RAPORTVJETOR 2018

Raporti Gatishmëria e OSHC-ve për Përfshirjen në Aktivitete që Gjenerojnë të Ardhura ofron një pasqyrë të situatës në sektor lidhur me ofrimin e shërbimeve me pagesë, gatishmërinë institucionale të organizatave të shoqërisë civile për t’u përfshirë në hartimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve, si dhe jep informacion mbi natyrën dhe segmentin e tregut që ato synojnë. Raporti ofron një seri rastesh studimore frymëzuese nga Shqipëria dhe bota, se si ata kanë arritur të jenë të suksesshëm në sigurimin e qendrueshmërisë së tyre duke përdorur modele të ngjashme biznesi.

Co-funded by the European Union

Udhëzuesi për sipërmarrjen në fushën e shërbimeve shërben si burim informacioni për organizatat e shoqërisë civile, për identifikimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve ose përmirësimin e tyre.

UDHEZUES PER SIPERMARRJEN NE FUSHEN E SHERBIMEVE

Raporti i Monitorimit për Shqipërinë ofron të dhëna mbi situatën në lidhje me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, bazuar në një sërë treguesish, si dhe një analizë krahasimore me vitin 2017 të të dhënave kryesore të monitoruara. Raporti shërben si një bazë e fortë për të ushqyer iniciativat e ardhshme advokuese lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve, pasuruar me rekomandimet e mbledhura gjatë konsultimeve me OJF rinore dhe aktorë të tjerë. Ky raport përgatitet nga Partnerët Shqipëri si pjesë e rrjetit rajonal Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, një iniciativë e zbatuar në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Turqi.

Udhëzuesi mbi Transparencën dhe Pjesëmarrjen Qytetare në Shqipëri u realizua nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Udhëzuesi shërben si një guidë praktike mbi transparencën dhe pjesëmarrjen qytetare në mbështetje të autoriteteve vendore në përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes vendore. Udhëzuesi përmban informacione mbi legjislacionin shqiptar, një vlerësim konçiz të formave më dominante të korrupsionit, dhe një set praktikash të mira të prezantimit dhe zbatimit të mekanizmave të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare.

30


Vështrim mbi #Filantropinë është një buletin 3 mujor me lajme dhe fakte mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri e më gjerë.

Fakte mbi Aktivitetin Filantropik pasqyron aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë vitit 2018, paraqitur në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin e përditshëm dhe raportimin mujor. Raporti analizon sektorët dhe çështjet kryesore të mbështetura, natyrën dhe vlerën e donacioneve, mbulimin gjeografik dhe natyrën e dhuruesve dhe përfituesve. Fituesit e konkursit të Ideve të Gjelbërta prej vitit 2012.

Raporti vjetor 2017, një pasqyrë e veprimtarisë së PSH, përfituesve e mbështetësve gjatë vitit paraardhës.

Fituesit e Çmimit të Filantropisë ndër vite.

Për një shoqëri më të zhvilluar është një gazetë tremujore e shpërndarë në mënyrë elektronike dhe e aksesueshme përmes faqes së internetit të PSH.

31


RAPORTVJETOR 2018

FINANCAT

Buxheti për vitin fiskal 2018= 83,532,644 Lekë

2%

Buxheti i drejtpërdrejtë i manaxhuar nga Partnerët Shqipëri, duke përjashtuar projektet LevizAlbania dhe RisiAlbania.

17%

81%

Qeveri të huaja Fondacione private Shërbime me pagesë

32


www.partnersalbania.org partners@partnersalbania.org

RAPORT VJETOR 2018

Profile for Partners  Albania

Raport Vjetor 2018  

Raport Vjetor 2018  

Advertisement