Page 1

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 56

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër: -Partnerët Shqipëri hap për herë të parë Akademinë për Organizatat e Shoqërisë Civile! faqe 1 Çmimi i Filantropisë 2014 faqe 2 Puna për Krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile -Miratohet rezoluta “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit” -Ndryshime në legjislacionin tatimor që prek veprimtarinë e organizatave jo-fitimprurëse -Këshilli kombëtar për Shoqërinë Civile -Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile faqe 3-4 Të reja nga projektet në zbatim - Kampe biznesi “Sipërmarrësit e rinj të Shqipërisë” faqe 5 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 6 -Drejt një turizmi alternativ -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor faqe 7 Projekti JOIEU -Social Innovation Europe -Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale faqe 8

Partnerët Shqipëri hap për herë të parë Akademinë për Organizatat e Shoqërisë Civile!

P

RTNERËT SHQIPËRI

Akademia e OJFve Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim

Akademia e OJF-ve është iniciativa më e re e Partnerëve Shqipëri, program i cili do të ofrojë mundësi edukimi dhe zhvillimi për drejtuesit e OJF-ve shqiptare. OJF-të në Shqipëri luajnë një rol domethënës në zhvillimin e vendit përmes shtrirjes së veprimtarisë në shumë fusha si dhe aftësive të ndryshme që zotërojnë. Megjithatë, ato kanë ende nevojë për të zhvilluar aftësi që lidhen me manaxhimin organizativ, planifikimin strategjik, manaxhimin financiar, sigurimin e mbështetjes financiare, mobilizimin e mbështetësve për të ndërtuar fushata advokuese dhe lobuese si dhe një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me qëndrueshmërinë e sektorit. Inkurajojmë të aplikojnë në këtë Akademi drejtues të OJF-ve që synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

-Programe për fuqizimin e grave dhe të rinjve -Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare faqe 9-10

Ju lutemi informohuni rreth përmbajtjes së Akademisë, kritereve dhe procesit të aplikimit përmes Broshurës informative ose informacionit në faqen tonë: www.partnersalbania.org

The Albanian Crowd

www.thealbaniancrowd.org

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Të gjitha grupet e interesuara mund të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/ Ndërsa ftojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë të rejat e tyre si dhe kërkesat për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë.

SHKURT 2015

Procesi i aplikimit është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar! Prioritet do t’u jepet drejtuesve të OJF-ve të reja! Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është 2 Mars 2015!

vijon në faqen 9

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


ÇMIMI I FILANTROPISË 2014 Partnerët Shqipëri organizoi në 5 dhjetor 2014 një ceremoni gala ku u shpallën fituesit për vitin 2014 të konkursit të përvitshëm “Çmimi i Filantropisë”.

Në ceremoni morën pjesë një numër i madh të ftuarish nga qeveria shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës, institucioneve donatore dhe medias. Çmimet iu dhanë fituesve nga Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, Znj. Brunilda Paskali, Zv. Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Adriana Berberi, Drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Z. Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor, dhe Znj. Ema Andrea, aktore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2014 janë:

Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Kombëtar Fituese: Banka CREDINS Motivacioni: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, artit dhe kulturës, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme dhënë për rikonstruksionin e spitaleve, ndërtimin e laboratorëve kimikë si dhe pajisjen me aparatura mjekësore laboratorike, në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Spitalit Ushtarak Qendror Universitar. Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Lokal Fituese: kompania Alb-Star me përfaqësues Z.Sadik Ismailaj Motivacioni: Për kontributin e dhënë në mbështetje të komunitetit të Qarkut të Fierit, përmes investimeve në infrastrukturën e disa institucioneve e mjediseve publike në Fier e Patos, si dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë duke u ofruar përkrahje financiare e mundësi punësimi. Çmimi për Kontributin si Individ Fitues: Z. Emiliano Lule Motivacioni: Për kontributin e veçantë në ndërtimin e infrastrukturës teknologjike për personat që nuk shikojnë, duke mundësuar aksesin e tyre në informacion dhe edukim, me qëllim përfshirjen sociale dhe integrimin.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë Fitues: Z. Tef Pogu (pas vdekjes) Motivacioni: Për kontributin e shquar të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1920 1944 në mbështetje të personave e grupeve në vështirësi ekonomike në qytetin e Shkodrës, e në veçanti për kontributin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe edukimit, përmes hapjes së fabrikave, mencës për personat pa përkrahje, mbështetjes për shkollën fillore të “Motrave Stigmantine” dhe shkollës “Filip Shiroka” etj. Çertifikatë Mirënjohjeje Fituese: Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri Motivacioni: Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e parreshtur për foshnjat e sapolindura të braktisura pranë materniteteve në Tiranë e rrethe, duke ofruar një mjedis të ngrohtë e të përshtatshëm për mirërritjen e tyre gjatë muajve të parë të jetës.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ky ishte viti i katërt që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë.


Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri Gjatë vitit 2014, Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, nën koordinimin e Partnerëve Shqipëri punoi intensivisht për adresimin e të gjitha çështjeve të ngritura në Konferencën kombëtare “Partnerë socialë – Koha për veprim” që Partnerët Shqipëri organizoi në Dhjetor 2013. Përpjekjet advokuese të Grupit të Punës rezultuan në disa zhvillime dhe arritje pozitive për sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Në 24 dhjetor 2014 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, i pari dokument politik që njeh dhe përcakton angazhime konkrete në këtë drejtim. Aprovimi i Rezolutës, ndërtuar mbi Kartën për Shoqërinë Civile të prezantuar që në vitin 2009, përbën arritjen e një prej angazhimeve të ndërmarra nga qeveria shqiptare si pjesë e axhendës së konferencës së dhjetorit. Në linkun më poshtë mund të gjeni Rezolutën e miratuar si dhe votimin e deputetëve. Sigurimi i një mbështetje kaq të gjerë në spektrin politik në Kuvendin e Shqipërisë përbën një arritje të madhe për sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri. http://www.parlament.al/web/24_ Dhjetor_2014_Rezolute_Per_njohjen_dhe_ forcimin_e_rolit_te_shoqerise_civile_ne_ procesin_18923_1.php

Këshilli kombëtar për Shoqërinë Civile Në muajin dhjetor 2014 u finalizua përgatitja e Projektligjit “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”. Projektligji do të diskutohet në takime konsultuese me organizatat e shoqërisë civile dhe ministritë e linjës, përpara se të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Partnerët Shqipëri inkurajon organizatat e shoqërisë civile që të jenë aktive në procesin e konsultimeve me shoqërinë civile që po organizohen nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, në mënyrë që mendimi dhe opinionet e tyre të reflektohen në draftin final të projektligjit.

Ndryshime në legjislacionin tatimor që prek veprimtarinë e organizatave jo-fitimprurëse Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave Nr. 953, datë 29.12.2014, Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” pasqyron një seri ndryshimesh të rëndësishme për sa i përket TVSH-së mbi aktivitetin ekonomik të organizatave jo-fitimprurëse. Partnerët Shqipëri po punon për të përgatitur një analizë të ndryshimeve të fundit fiskale në kuadrin ligjor që prek sektorin e OJF-ve, duke ndihmuar sektorin për të kuptuar e zbatuar më mirë, si dhe për të përfituar nga këto ndryshime. Kjo do të përbëjë gjithashtu edhe bazën për përpjekjet e ardhshme advokuese të sektorit në këtë drejtim. Në formë të përmbledhur, ndryshimet sjellin qartësinë që ka munguar në dekadën e fundit duke krijuar shumë ambiguitet sidomos në lidhje me aktivitetin ekonomik të sektorit jo-fitimprurës. Disa nga ndryshimet: 1. Ligji i TVSH-së njeh si subjekt të përjashtimit nga taksat fondet, grantet dhe kuotat e anëtarësisë për OJF-të; 2. Statusi i përfitimit publik është shfuqizuar. Tani, mallrat dhe shërbimet e ofruara nga organizatat jo-fitimprurëse dhe të përjashtuara nga TVSH-ja janë të përcaktuara në këtë vendim të qeverisë dhe në procedurën e re. 3. Vendimin për përjashtimin nga TVSH-ja tanimë e ka Drejtoria Rajonale e Tatimeve, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte kompetencë e Ministrit të Financave. 4. Deri tani, Ligji për OJF-të ka qenë i paqartë në lidhje me përqindjen e të ardhurave të lejuara për t’u gjeneruar përmes aktivitetit ekonomik të OJF-ve. Vendimi i ri përcakton një tavan prej 20% të të ardhurave vjetore, si nivelin e lejuar për veprimtari ekonomike të kryer nga OJF-të. 5. OJF-të që përfitojnë nga përjashtimi i TVSH-së për mallrat dhe shërbimet e ofruara, përfitojnë njëkohësisht edhe përjashtimin nga TVSH-ja për importet. 6. Ligji i OJF-ve kërkon rregullimin e aktivitetit për ngritjen e fondeve, por deri më tani ka qenë i parregulluar. Vendimi i qeverisë prezanton rregulla për aplikimin e TVSH-së për aktivitetet e ngritjes së fondeve të kryera nga OJF-të. 7. Vendimi i Këshillit të Ministrave, përforcon si pjesë të procedurave të TVSH-së, detyrimin e qeverisë për rimbursimin e TVSH-së për OJF-të, i cili rrjedh nga aktiviteti i mbështetur nëpërmjet fondeve dhe financimeve pjesë e marrëveshjeve të qeverisë shqiptare. Klikoni linkun për t’u njohur me Vendimin e Këshillit të Ministrave: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF2014/200-2014.pdf si dhe linkun për Ligjin e TVSH-së nr. 92/2014: http://www. parlament.al/web/pub/ligj_nr_92_dt_24_7_2014_18593_1.pdf

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Miratohet rezoluta “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”


Prokurimi Social në Shqipëri Partnerët Shqipëri po punon për krijimin e një kuadri ligjor të favorshëm dhe mbështetës për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore për qytetarët përmes një procesi prokurimi të drejtë dhe transparent që mundëson pjesëmarrjen e OSHC-ve në të. Duke qenë një praktikë e re dhe e panjohur për realitetin shqiptar, puna në këtë drejtim filloi me hartimin e një dokumenti politikash mbi prokurimin social, i cili prezanton një përshkrim të prokurimit social, rëndësinë e tij në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale, kuadrin mbështetës për prokurimin social të OSHC-ve si dhe praktikat e aplikimit të tij në vende të ndryshme. Dokumenti paraqet një analizë të situatës në lidhje me legjislacionin ekzistues dhe praktikën nëpërmjet identifikimit të faktorëve kryesorë që pengojnë zhvillimin e një procesi të drejtë e transparent të prokurimit të shërbimeve sociale në Shqipëri. Së fundmi, ai ofron një sërë rekomandimesh që do të sigurojnë që kontraktimi social të jetë jo vetëm i mundur por edhe një praktikë që udhëheq ofrimin dhe financimin e shërbimeve sociale në vendin tonë. Partnerët Shqipëri e prezantoi këtë dokument përpara organizatave, donatorëve dhe përfaqësuesve të qeverisë në një Tryeze të rrumbullakët organizuar në 21 Nëntor 2014. Klikoni këtu për të shkarkuar Dokumentin e Politikave për Prokurimin Social në Shqipëri.

Partnerët Shqipëri administroi gjatë vitit 2014 një vëzhgim në rang kombëtar me rreth 100 organizata të shoqërisë civile, për të vlerësuar zbatimin praktik të ligjeve, politikave dhe rregulloreve që ndikojnë në angazhimin qytetar dhe në mjedisin mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri.

Tryeza u adresua nga këshilltarja e Kryeministrit për të drejtën publike Znj. Eralda Çani e cila përcolli tek të pranishmit angazhimin e qeverisë në adresimin e çështjeve që shqetësojnë shoqërinë civile, të pasqyruara edhe në gjetjet paraprake të raportit, si dhe nga Drejtorja e Drejtorisë së politikave dhe marrëdhënieve fiskale në Ministrinë e Financave Znj. Arjana Ky vlerësim shërbeu për pregatitjen e raportit të dytë vjetor Dyrmishi e cila prezantoi disa nga ndryshimet e ndodhura dhe që priten në legjislacionin fiskal që afekton veprimtarinë e të Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për organizatave jo-fitimprurëse. Shoqërinë Civile në Shqipëri, i cili është pjesë e një serie raportimesh vendore në tetë vende të Ballkanit Perëndimor Gjatë dhjetorit 2014 PSH organizoi tryeza rajonale me OSHC-të dhe Turqi. për prezantimin e gjetjeve paraprake të raportit në Elbasan, Korçë, Në 27 nëntor 2014 Partnerët Shqipëri prezantoi para përfaqësuesve të qeverisë, organizatave të shoqërisë civile e donatorëve gjetjet paraprake të raportit të Matricës, duke u fokusuar në një analizë të ndryshimeve në praktikë të ndodhura gjatë vitit 2014 në mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile, sipas tre fushave kryesore të Matricës: 1) Garancitë Themelore Juridike të Lirive; (2) Kuadri për Qëndrueshmërinë dhe Lehtësirat Financiare për OSHC-të; (3) Marrëdhënia Qeveri-OSHC.

Durrës, Vlorë, Shkodër.

Raporti i monitorimit për Shqipërinë në të cilin janë pasqyruar edhe ndryshimet ligjore të ndodhura gjatë vitit të fundit është në dispozicion për të gjitha palët e interesuara, në faqen e internetit të PSH. Më shumë mbi këtë iniciativë rajonale e gjeni në: http://monitoringmatrix.net/

Puna e PSH për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri mbështetet nga Olof Palme International Center në Shqipëri përmes fondeve të qeverisë Suedeze, dhe Bashkimi Evropian.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile


“Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë”

Kampet u zhvilluan me të rinjtë e shkollave “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Çela” në Durrës, të cilët nën drejtimin dhe orientimin e dy trainerëve me përvojë nga SHBA, rritën aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të ndërtuar sipërmarrje të suksesshme biznesi e për të qenë konkurrues në treg. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Z. Erjon Veliaj dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Z. Donald Lu shpërndanë çertifikatat për sipërmarrësit e rinj pjesëmarrës në kampet e biznesit, në një ceremoni interesante organizuar në shkollën Harry Fultz në 16 janar 2015.

Në fjalën e tij, Z. Veliaj nxiti të rinjtë të ndjekin arsimin profesional, duke theksuar se papunësia është më e ulët tek ata të rinj që ndjekin shkollat profesionale në krahasim edhe me ata të rinj që ndjekin arsimin e lartë. Ndësa Z. Donald Lu, duke ndarë me të rinjtë historinë e vëllait të tij i cili falë një ideje gjeniale dhe përpjekjeve sipërmarrëse u bë një biznesmen i suksesshëm, theksoi vlerësimin për idetë që vijnë nga të rinjtë, pasi ato janë më origjinalet. Të rinjtë pjesëmarrës prezantuan idetë e tyre mjaft interesante përpara të ftuarve të nderuar dhe bashkëmoshatarëve e mësuesve të pranishëm në ceremoni.

Kompania E-Type do të punojë për krijimin e një software për shkrim në alfabetin BRAIL që u shërben personave që nuk shikojnë. Një stilolaps smart që regjistron gjithçka që dëgjon duke e shkruar automatikisht dhe transferuar në aplikacione për smartphone ose tablet është ideja e kompanisë Techno Pen. Kompania I support do të ofrojë shërbime të specializuara si hidraulike, mekanike, elektrike për qytetarët apo bizneset. Kompania Savewater do të punojë për shfrytëzimin e ujit të shiut për shërbime në familje apo biznese duke kursyer në këtë mënyrë ujin e pijshëm. AL Global Translation është një platformë online që do të shërbejë si pikëtakim mes përkthyesve dhe personave që kanë nevojë për shërbime përkthimi. Multi Charger është një bateri multifunksionale që është menduar si një zgjidhje e përkohshme në momentin kur mungon rryma elektrike. SHUMLIST është një platformë sociale dhe e-commerce online e cila mundëson shitjen, ndërrimin ose nxjerrjen në ankand të projekteve elektronike, mekanike dhe jo vetëm, të përfunduara ose jo. Kompania I choose do të punojë për krijimin e një shkopi të pajisur me sensorë, një pajisje ndihmëse për personat që nuk shikojnë. Kompania Bodyguard Car System do të punojë për krijimin e një paisjeje me sensorë që identifikon vendosjen e lëndëve eksplozive nëpër automjete. Kompania E-service do të ofrojë ekspertizë për krijimin e faqeve të internetit për të gjithë individët dhe institucionet e interesuara brenda dhe jashtë vendit. Këto dhe shumë të tjera përbënë gamën e ideve inovatore të 27 kompanive të krijuara nga studentët e të dyja shkollave. Projekti “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë” zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri, në kuadër të punës së saj për nxitjen e punësimit rinor, në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizuan dy kampe biznesi për të ndërtuar aftësitë e 140 sipërmarrësve të rinj që të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

Programi RisiAlbania ka ndërmarrë një iniciativë për informimin e të rinjve e të rejave mbi orientimin në karrierë dhe në tregun e punës nëpërmjet mediave, në mënyrë të vazhdueshme e tërheqëse. Kështu, RisiAlbania po bashkëpunon me 4 media kombëtare për zhvillimin e programeve me një përmbajtje tërheqëse dhe informative për të rinjtë e të rejat. Bashkëpunimi përfshin mbështetje në zhvillimin e programeve mediatike, trajnimin e gazetarëve dhe aktivitetet e marketingut. Përpjekjet e përbashkëta me mediat synojnë në rritjen e numrit të të rinjve e të rejave që marrin informacion rreth karrierës së tyre, si dhe në rritjen e interesit të bizneseve të ndryshme për të mbështetur këto programe. Emisioni “Ora e Punës” në Club FM: targeton të rinjtë shqiptarë dhe fokusohet në informimin në lidhje me vendet e punës, këshilla mbi procesin e aplikimit dhe intervistave për punë, si mund të ndërmarrësh një nismë të suksesshme biznesi. Gjithashtu, gjatë “Ora e Punës” zhvillohen intervista me përfaqësues të nivelit drejtues të kompanive në vend, intervista me përfaqësues të universiteteve, klubeve studentore etj.

“Ti mundesh” në Top Channel: është një produksion televiziv mbi edukimin e të rinjve, këshillimin e karrierës dhe mundësitë e punësimit. Programi vjen në formën e një dokumentari mbi një personazh të suksesshmën në një profesion të caktuar të kërkuar nga tregu, i cili më pas shoqërohet me një bisedë në studio me përfaqësues dhe ekspertë të punësimit në lidhje me atë profesion. Kjo temë pasqyrohet edhe në faqen online të Top Channel, si dhe emisone te tjera të tij si tek E Diell, Wake up, etj. “Drejt Punës”- në A1 Report dhe suplementi ‘Drejt Punës’ si pjesë e Shqiptarja.com: përcjell informacion përmes reportazheve dhe intervistave mbi histori suksesi në profesione që kërkohen nga tregu por nuk vlerësohen mjaftueshëm nga të rinjtë si kuzhinier/-e, guidë turistike, hidraulik, artizan/-e etj., intervista me përfaqësues nga shkolla profesionale në Shqipëri etj. Ky emision informon të rinjtë dhe prindërit e tyre rreth dobisë së këtyre profesioneve në tregun e punës.

Gjithashtu, RISI ka bashkëpunuar me kompaninë Çelësi për t’a mbështetur në krijimin e ‘Profesionisti-t’ (www.profesionisti.al) një portal online për të ofruar shërbime ndërmjetësimi e punësimi cilësore për të rinjtë me aftësi të ulëta dhe mesatare. Për më shumë mbi aktivitetet e fundit dhe të ardhshme të projektit shfletoni Buletinin informativ të RisiAlbania, edicioni Janar 2015

Projekti RisiAlbania po implementohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri dhe financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri.

Zhvillimi i aftësive të të rinjve për rritjen e mundësive të punësimit të tyre Duke vlerësuar eksperiencën dhe angazhimin e Partnerëve Shqipëri në zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe iniciativave që nxisin punësimin e tyre, organizata "Gruaja në Zhvillim, Korçë" kontraktoi Partnerët Shqipëri për organizimin e një trainimi 5-ditor me temë "Rritja e aftësive personale të të rinjve dhe identifikimi i mundësive të punësimit”. Pjesëmarrësit ishin 15 profesionistë të rinj nga qyteti i Korçës. Programi u fokusua në aftësimin e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës, njohjen me metoda të ndryshme për të qasur burimet e vendeve të lira të punës (bizneset, institucionet publike, OSHC-të), për të zhvilluar shtigjet e tyre të karrierës dhe hartuar pritshmëritë për të ardhmen.

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Programe mediatike dhe mundësi online për informimin e të rinjve mbi orientimin në karrierë dhe në tregun e punës, mbështetur nga RisiAlbania


Drejt një turizmi alternativ Prej mëse një viti tashmë, Partnerët Shqipëri po punon për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik Vevcani nëpërmjet promovimit të turizmit alternativ në zonën ndërkufitare të Korçës,Struga Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vecanit. Ohrid

Që nga muaji janar e në vijim janë zhvilluar shtatë vizita në zonën e projektit të përfaqësuesve të bizneseve, operatorëve turistikë dhe gazetarëve nga të dyja anët e kufirit, me qëllim shkëmbimin e praktikave të mira dhe njohjen e promovimin e rajonit.

Stafi i PSh zhvilloi gjatë kësaj periudhe takime me rreth 30 agjenci turistike, për të përfshirë Korca në paketat promocionale turistike që ato ofrojnë edhe zonën e Dardhës, Voskopojës, Boboshticës, Linit, Pustecit, Vithkuqit, Tushemishtit, Moravës, Korçës e Pogradecit.

Projekti “Drejt një Turizmi Alternativ”po zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF, dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor Që nga Janari 2014, Partnerët Shqipëri po vijon punën monitoruese në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës, në kuadër të iniciativës për rritjen e efikasitetit të prokurimit publik nëpërmjet rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë në pushtetin vendor. PSh po monitoron në baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të gjitha njoftimet e publikuara në këtë faqe interneti dhe në buletinin e prokurimit publik nga bashkitë e sipërpërmendura. Gjithashtu, stafi i Partnerëve Shqipëri ka vijuar me kryerjen e një sondazhi me operatorë ekonomikë që kanë aplikuar në tendera gjatë viteve të fundit, për të vlerësuar kënaqësinë e tyre me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Debarcka

Partnerët Shqipëri dhe MEDF po punojnë intensivisht për zbatimin e fushatës së promovimit të rajonit si destinacion turistik, nëpërmjet prodhimit të një serie materialesh promocionale, website, një film dokumentar dhe një reklame televizive që pasqyrojnë atraksionet turistike që Pogradec ofron zona e targetuar. Partnerët Shqipëri po punojnë gjithashtu edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonën në fokus, nëpërmjet vendosjes së disa tabelave orientuese.

Disa nga gjetjet kryesore të monitorimit dhe çështjet e identifikuara deri tani janë :

• Portali i APP-së është jo miqësor për t’u përdorur dhe ofron qasje e informacion të kufizuar mbi tenderat; • Bashkitë dhe bizneset kanë vështirësi të ngarkojnë dokumente në faqen e internetit (sistemi ndonjëherë është i bllokuar ose shumë i ngadaltë);

• Bashkitë nuk pasqyrojnë informacion mbi prokurimin në faqet e tyre të internetit; • Numri i “ Blerjeve me vlerë të vogël “ rezulton të jetë i lartë. Për të njëjtin shërbim apo mall janë hapur më shumë se një procedurë, duke copëzuar fondin për të plotësuar kërkesat për blerje me vlera të vogla;

• Shfaqja e interesit për të aplikuar në procedurat e “Kërkesës për Propozim”, “Blerje me vlerë të vogël” dhe “Punë” është e ulët;

• Aplikimi i “kritereve të vecanta” konsiderohet problematik nga operatorët ekonomikë. Sipas tyre, kriteret e veçanta si p.sh • •

lidhur me numrin e punonjësve, mjetet që kompania duhet të ketë në dispozicion etj. janë të ekzagjeruara dhe vendosen në mënyrë që të favorizohen vetëm disa operatorë ekonomikë, duke mos u lënë mundësi operatorëve të tjerë të aplikojnë; Numri i ankesave nga operatorët ekonomikë për procedurat e tenderimit është shumë i ulët. Ekziston mungesa e besimit nga ana e operatorëve ekonomikë si dhe këto procedura marrin shumë kohë (sipas opinionit të OE); Stafi bashkiak ka nevojë për trajnime të mëtejshme, dhe përditësim me procedurat dhe ndryshimet në legjislacion. etj

Në vijim Partnerët Shqipëri do të konsultojë me aktorët lokalë gjetjet paraprake të monitorimit nëpërmjet workshopeve lokale në bashkitë pjesëmarrëse në këtë projekt si dhe do të lançojë në një konferencë kombëtare raportin final të monitorimit i cili do të publikohet së shpejti. Për informacion më të zgjeruar mbi iniciativën dhe rezultatet e monitorimit vizitoni linkun në faqen tonë të internetit. Puna e Partnerëve Shqipëri për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe procedurave të prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës po mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile.

7


Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm e më Pranë Qytetarëve - JOIEU Blerina Guga, Manaxhere e projekteve të Partnereve Shqipëri, prezantoi në konferencën përmbyllëse të projektit JOIEU “Demokracia Dixhitale në Bashkimin Evropian” mbajtur më 27 Janar 2015 në Bruksel, përvojën e PSH në këtë projekt dhe rekomandimet e gjetjet e debatit mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, organizuar në Tetor 2014. Konferenca mblodhi në ambientet e Bibliotekës Mbretërore të Belgjikës, 110 përfaqësues nga vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Parlamentit dhe Komisionit Evropian, akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Gjatë periudhës Tetor – Dhjetor 2014 në kuadër të këtij projekti u zhvilluan tre debate ndërkombëtare në Serbi, Republikën Çeke dhe Kroaci mbi temat: “Si të mbajmë Evropën të hapur” - Beograd më 13 nëntor 2014 organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Sektorit Jo-fitimprurës; “Shoqëria Civile dhe Filantropia” - Pragë më 9 dhjetor 2014 organizuar nga Neziskovky.cz, dhe “Roli i Evropianeve të Rinj në Formësimin e Politikave të BE” - Split më 23 janar 2015 organizuar Cenzura Plus. PSh ishte pjesë e këtyre debateve duke ndarë përvojën dhe perspektivën e saj, por edhe të organizatave të tjera të sektorit të OJF-ve shqiptare në realitetin vendas dhe atë evropian. Debatet mblodhën në një diskutim përfaqësues nga institucionet relevante qeveritare të vendeve partnere, Delegacioni i BE-së, organizatat e shoqërisë civile, media, dhe partnerët e projektit JoiEU. Për më shumë mbi aktivitetet dhe debatet e zhvilluara në kuadër të projektit JOIEU vizitoni: http://joieu.net/

Social Innovation Europe Inovacioni Social në Evropë (www. socialinnovationeurope.eu) është një platformë online që promovon inovacionin social dhe sjell së bashku risitë dhe inovatorët më të mirë në Evropë. Në të paraqiten intervista me inovatorë të shquar, raste studimore të sipërmarrjeve të suksesshme, studime dhe analiza të thelluara nga ekspertë të fushës. Partnerët Shqipëri është organizata partnere e SIE për Shqipërinë, e cila është e angazhuar të promovojë inovatorët dhe eventet më spikatëse në Shqipëri e rajon. Vizitoni platformën si dhe rregjistrohuni për t’u informuar mbi idetë e projektet interesante në Europë: https:// webgate.ec.europa.eu/socialinnovationeurope/home

Sfida dhe Mundësi për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Sipërmarrjet Sociale Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor në Ballkanin Perëndimor, po zbaton një iniciativë të përbashkët kërkimore mbi Ndërmarrjet Sociale si një mekanizëm për punësimin e grupeve të marxhinalizuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Projekti zbatohet nga Partnerët Shqipëri, Reactor – Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias në Maqedoni, dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Kosovë. Kjo iniciativë mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me Universite de Fribourg. Gjatë kësaj periudhe ekipi kërkimor i projektit ka punuar për hartëzimin e modeleve të ndryshme të ndërmarrjeve sociale në të tre vendet dhe në fazën e ardhshme do të punojë për mbledhjen e të dhënave dhe analizën e tyre. Gjithashtu, janë hartuar raporte mbi sfondin historik dhe zhvillimin e kuadrit ligjor për ndërmarrjet sociale në secilin nga vendet e targetuara. Si përfaqësuese e ekipit kërkimor, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSh mori pjesë në një workshop të organizuar në Shkup në muajin Shkurt, i cili u fokusua në hartimin dhe zbatimin e punës kërkimore në fushën e politikëbërjes. Ky event ishte pjesë e një serie workshopesh që do të organizohen paralelisht me punën kërkimore, me synim ndarjen e përvojave mes kërkuesve në Ballkan dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për të mbështetur ndryshime në fushën e politikave dhe kuadrin ligjor, si dhe për të propozuar ndërhyrje të reja.

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Projekti “Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve” (JoiEU) koordinoi dhe zhvilloi gjatë një viti debate në 13 vende Europiane (Rumani, Holland, Estoni, Serbi, Kroaci, Itali, Belgjikë, Danimarkë, Republikën Çeke, Qipro, Spanjë, Bullgari dhe Shqipëri) mbi çështje që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e bazës qytetare për një proces integrues më të thellë. Projekti JOIEU u mbështet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Evropa për Qytetarët.


Ngritje kapacitetesh dhe asistencë për fuqizimin e grupeve të grave dhe të rinjve

Paraprakisht, Partnerët Shqipëri kreu një vlerësim të zhvillimit të grupit të të rinjve që prej krijimit në 2011 dhe kapaciteteve të tyre për formalizim. Në vijim, ekipi i Partnerëve Shqipëri ofroi një seri prej shtatë programesh trainimi dhe asistence për ngritjen e kapaciteteve të tyre në: Shkrimin e projekt-propozimeve, Manaxhimin e Projekteve dhe Ngritjen e Fondeve, Advokasi dhe Lobim, Ndërtimin e Rrjeteve dhe koalicioneve, si dhe Zhvillim Organizativ.

www.thealbaniancrowd.org

Përgatitja e projekteve cilësore dhe manaxhimi i suksesshëm i tyre vazhdon të mbetet një nevojë e vazhdueshme e sektorit të shoqërisë civile. Në këtë fokus, Partnerët Shqipëri zhvilloi në dhjetor 2014 një trainim tre-ditor mbi “Shkrimin e Projekt-Propozimit dhe Manaxhimin e projekteve”. Pjesëmarrëse në program ishin një grup përfaqësuesesh të Rrjetit për Fuqizimin e Gruas nga mbarë vendi, të cilat u njohën me disa nga mjetet dhe teknikat më të fundit, si dhe me formate të ndryshme të propozimeve sipas kërkesave të donatorëve. Ky program u mbështet nga organizata Kvinna Till Kvinna.

The Albanian Crowd

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Platforma ka tashmë 140 organizata anëtare nga e gjithë Shqipëria dhe që operojnë në fusha të ndryshme. Që nga lancimi i saj, platforma numëron mbi 8000 vizitorë, mbi 100,000 klikime dhe 15,000 vizita nga mbi 120 shtete nga të gjitha kontinentet. Inkurajojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë në mënyrë frekuente informacion të rifreskuar, njoftime e të reja mbi punën e tyre si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë. Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www. thealbaniancrowd.org/aplikimi/

PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE Samiti i Rrjetit të Partnerëve për Ndryshim Demokratik Ndërkombëtarë (PDCI) Më 1-4 nëntor 2014, Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri dhe Arjola Agolli, Drejtore e Programeve morën pjesë në Samitin e Rrjetit të Partnerëve për Ndryshim Demokratik Ndërkombëtarë (PDCI) organizuar nga zyra përfaqësuese e rrjetit në Bruksel. Në samit morën pjesë drejtues dhe anëtarë të stafit të 19 qendrave të rrjetit nga Evropa, Lindja e Mesme, Amerika dhe Afrika. Gjatë aktivitetit u organizuan një seri eventesh publike për të ndarë eksperiencat dhe praktikat më të mira të punës së rrjetit me përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe korporatave multinacionale. Gjatë samitit u organizua gjithashtu edhe Asambleja e Përgjithshme e PDCI, një event i brendshëm i rrjetit që krijoi mundësi për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojave në fusha të ndryshme si puna me sektorin privat, përdorimi i teknologjisë në funksion të qeverisjes së mirë, transformimi i sektorit të sigurisë, si dhe ndryshimit social përmes historive reale. Gjatë sesioneve të veçanta të Asamblesë kishte edhe të ftuar të jashtëm me influencë në fushat përkatëse.

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë periudhës tetor 2014 - Janar 2015, Partnerët Shqipëri asistoi World Vision Albania në formalizimin dhe rritjen e kapaciteteve të grupit rinor “Changing the future” në Dibër, një grup me të cilin kjo organizatë punon prej vitesh. Ky grup të rinjsh ka qenë aktiv në mobilizimin e rinisë dibrane, me më shumë se 150 të rinj aktivë nga zonat urbane dhe rurale të angazhuar në aktivitetet dhe iniciativat e tyre.


Raportet Vendore të Matricës së Monitorimit të BCSDN do të adresojnë indikatorë të Udhëzuesit të BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit

Juliana Hoxha, Drejtore e PSH mori pjesë në takimin rajonal të organizuar në Bruksel nga 2223 janar, 2015 nga Zyra Rajonale e TACSO. Një nga pikat e diskutimit ishte krijimi i një sistemi optimal të monitorimit për Udhëzuesin e BE-së, sistem i cili do të përfshijë koordinimin me aktivitetet monitoruese të Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe riorganizimin e mundshëm të Raporteve të Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, në linjë me Udhëzuesin e BE-së. Partnerët Shqipëri është organizata anëtare e Rrjetit BCSDN që po kryen monitorimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet Matricës së Monitorimit. Për më shumë mbi këtë takim vizitoni: http://www.balkancsd.net/ Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve të Partnerëve Shqipëri mori pjesë në Forumin e Partnerëve të Programit për Partneritetin Urban të Bankës Botërore Austri, organizuar në Vienë, Austri nga 10-11 Shkurt 2015. Pjesëmarrësit në Forum diskutuan dhe ndanë arritjet dhe mësimet e nxjerra nga faza e parë e Programit të Partneritetit Urban. Si një nga partnerët në këtë Program, gjatë fazës së parë të tij Partnerët Shqipëri punoi me Bashkinë e Kuçovës për të hartuar Strategjinë Anti-korrupsion dhe një plan të detajuar veprimi me masa konkrete për përmirësimin e sistemit institucional për të parandaluar praktikat korruptive. Kjo ndërhyrje ishte pjesë e zbatimit të metodologjisë Anti Korrupsion në Europën Jug-Lindore. Në vijim, pjesëmarrësit diskutuan për planin e zbatimit të fazës së dytë të Programit të Partneritetit Urban. Diskutimi u strukturua rreth një pasqyre të mjeteve diagnostikuese për qeveritë vendore si financat e bashkisë, urbanizimi dhe manaxhimi i tokës, përgjegjësitë sociale, antikorrupsioni, dhe se si të rrisin përdorimin e këtyre mjeteve diagnostikuese në Rajon, duke ofruar zgjidhje për qytetet e bashkitë. Më 17 shkurt, Ariola Agolli, mori pjesë në konferencën e organizuar nga projekti kërkimor EFESEIIS (Enabling the flourishing and evolution of social entrepreneurship for innovative and inclusive societies), mbajtur në Universitetin e Varshavës. Konferenca mblodhi 52 ekspertë të Sipërmarrjes Sociale nga 11 vende të BE-të cilët diskutuan gjatë dy workshopeve të zhvilluara si pjesë e kësaj konference, mbi krijimin e një eko-sistemi për sipërmarrjet sociale dhe lehtësimin e përhapjes së tyre nëpërmjet politikave mbështetëse. Më shumë informacion mbi këtë projekt gjendet në: http://www.fp7-efeseiis.eu/

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/

PARTNERET SHQIPERI, QENDRA PËR NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ariola Agolli, Drejtore e Programeve mori pjesë në edicionin e 7-të të Forumit të OJQ-ve të Detit të Zi “ Mjedisi Mundësues për OSHC-të: Drejt një Strategjie të Shoqërisë Civile në Rajonin e Detit të Zi”, organizuar në Kiev, Ukrainë nga 8 - 10 dhjetor 2014. Eventi u ndoq nga rreth 150 pjesëmarrës që përfaqëson një gamë të gjerë të aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga rajoni i Detit të Zi - OSHC, organizata rajonale dhe ndërkombëtare, donatorë rajonale dhe ndërkombëtarë, autoritetet lokale, akademikë, media. Edicioni i këtij viti lançoi një konsultim rajonal për fillimin e procesit të krijimit të një Strategjie të shoqërisë civile në Rajonin e Detit të Zi. Përmes grupeve të punës dhe workshopeve tematike, Forumi mblodhi të dhëna të vlefshme dhe ekspertizë nga pjesëmarrësit për të identifikuar nevojat e përbashkëta dhe sfidat për të pasur një mjedis të përshtatshëm në të cilin shoqëria civile kryen aktivitetin e saj. Gjatë dy ditëve të eventit, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve të PSH lehtësoi disa prej workshopeve. Forumi gjithashtu eksploroi zgjidhje të mundshme përmes iniciativave konkrete të bashkëpunimit rajonal në sektorët kyç tematike si: demokracia dhe të drejtat e njeriut, mjedisi, mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve. Më shumë informacion mbi këtë event mund të gjeni në: http://www. blackseango.org/

Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 56  

Gazeta e Partnerëve Shqipëri, edicioni 56, Nëntor 2014 - Shkurt 2015

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you