Page 1

RAPORT VJETOR 2016 www.partnersalbania.org partners@partnersalbania.org


Tabela e Përmbajtjes Partnerët Shqipëri feston 15 vjetorin e krijimit

Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

6-7

8

Diskutim mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri 8 Matrica e monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile, raporti për Shqipërinë 2016 9 Akademia e OJF-ve Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale - Projekti C.A.U.S.E.

9 10 10-11

Programe për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve

11

The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri

12

Monitorimi i Partneritetit të Busanit

12

Kontributi i PSH në diskutimet rajonale lidhur me zhvillimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile 13

Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

14

Konkursi i Ideve të Gjelbërta 2016

14

“Sipërmarrjet Sociale në Shqipëri-Mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve”

15

Diskutim mbi sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të marxhinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale 16 Kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes sociale në rajon

Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje

2

16-17

18

Projekti RISIAlbania

18

Kampe për të rinjtë në fushën e Teknologjisë së Informacionit

19

Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

20


Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

21

Çmimet e Filantropisë 2016

21

Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri

22

Festojmë Solidaritetin

23

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

24

Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

24

Projekti LevizAlbania

25

Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore dhe vendore

26

Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së Këshillave Bashkiakë 27 Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore

27-28

Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri

28

Takim i Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve

29

Programet e Partnerëve Shqipëri në fokusin e medias 30 Botime të reja 31-32 Financat 33

3


TË DHËNA MBI PUNËN TONË GJATË 2016

23 projekte 15 donatorë 46 organizata partnere

24 drejtues të

OJF-ve të diplomuar në Akademia e OJF-ve 2016!

18 leksione dhe 2 vizita studimore ndërkombëtare

mbi

1800 përfitues direkt

20 programe trajnimi, 30 ditë trajnim, 11 workshope 520 pjesëmarrës

12 sesione informuese

mbi konkursin e ideve të gjelbërta; kampin e të rinjve në TIK; manaxhimin financiar për OJF-të etj.

210 pjesëmarrës

Pjesëmarrje në

32 evente ndërkombëtare

5

Anëtare në rrjete ndërkombëtare

5 evente të mëdha publike në nivel kombëtar 340 pjesëmarrës

21tryeza të rrumbullakta

konsultimi rajonale mbi buxhetimin me pjesëmarrje në nivel vendor e qendror; përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve; ligjin për sinjalizuesit; marrëveshjen e Busanit etj. Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri;

705 pjesëmarrës

5


Lart: Juliana Hoxha, drejtore e PSH-së përshëndet të ftuarit në ceremoni. Poshtë, nga e majta në të djathtë, miqtë e nderuar diskutojnë mbi impaktin e punës së PSH: Andi Dobrushi-Drejtor i OSFA-s, Eglantina Gjermeni-Ministër i Zhvillimit Urban, Bledi Çuçi-Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, Sh.T. Christoff Graf-Ambasador i Zvicrës në Shqipëri. Rreshti i dytë, nga e majta në të djathtë: Adriana Berberi - Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Eglantina Gjermeni - Ministër i Zhvillimit Urban, Violeta Volumi - Fituese i Çmimit të Filantropisë 2016, Bardhylka Kospiri Zëvendës Ministre e MMSR, kolegë anembanë globit përshëndesin virtualisht PSh-në, ekipi i Partnerëve Shqipëri.

6


Partnerët Shqipëri feston 15-vjetorin e krijimit Viti 2016 shënoi 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Për 15 vjet, Partnerët Shqipëri ka pasur privilegjin të punojë me, dhe të mbështesë përpjekjet e qindra organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore e atyre private, për të avancuar sistemin e vlerave demokratike të Shqipërisë, dhe për të forcuar përgjegjshmërinë dhe sundimin e ligjit. Përmes punës dhe larmishmërisë së programeve të saj, Partnerët Shqipëri ka ndikuar pozitivisht në rritjen e zhvillimin personal të shumë praktikuesve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të administratës publike, në përpjekjet e tyre për ndërtimin e institucioneve të forta, për manaxhimin e proceseve të hapura dhe transparente, dhe në luftën ndaj korrupsionit. Ka qenë shpërblyese për punën e Partnerëve Shqipëri të shohë se si institucionet janë forcuar dhe bërë më llogaridhënëse, si politikat kanë ndryshuar dhe bërë më të përgjegjshme, dhe si proceset janë bërë më përfshirëse dhe me pjesëmarrje. Në këto 15 vjet, PSH nuk ka ndjekur rrugën e lehtë dhe të sigurt, gjë e cila e ka bërë udhëtimin tonë disa herë më të vështirë. Shpesh fraza jonë kryesore ka qenë “sfido status quo-në”, por ne u kemi qëndruar gjithmonë besnikë vlerave tona organizative - të qenurit etikë, bashkëpunues, gjithëpërfshirës dhe

profesionalë. Pavarësisht pengesave ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi treguar përkushtim, kreativitet dhe fleksibilitet. Ne kemi kërkuar dhe gjetur frymëzim në organizatat tona partnere brenda dhe jashtë vendit, forcë dhe mbështetje në rrjetet e shumta formale dhe joformale që kanë qenë jetike për punën “jotradicionale” advokuese në nivel lokal dhe rajonal, burime në donatorë besnikë dhe bujarë që kanë treguar besim në vizionin tonë. Partnerët Shqipëri ka lindur si pjesë e një rrjeti, rrjetit të Partnerëve, dhe vazhdon të bazojë punën e saj në partneritete institucionale dhe strategjike. Pas pesëmbëdhjetë vitesh, projekti ynë nuk është përfunduar ende. Partnerët Shqipëri do të vazhdojë t’i mbetet besnike përgjegjësisë së saj për të mbështetur forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik në vend. Ajo ka kapacitetet dhe njohuritë për të vazhduar të sigurojë mbështetje për aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë në projektin e ndërtimit të demokracisë për shumë vite të ardhshme. Nga fjala e Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH, në raportin “Partnerët Shqipëri - 15 vjet kontribut për një demokraci më të fuqishme”

7


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Diskutim mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri Partnerët Shqipëri organizoi Konferencën Kombëtare Krijimi i një Mjedisi Mundësues dhe Ngritja e Kapaciteteve për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë event ishin përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, komunitetit donator dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe Sllovaki. Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet nga Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2015, i cili theksoi disa nga zhvillimet pozitive të ndodhura gjatë vitit 2015 që lidhen me hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator për bashkëpunimin midis shtetit dhe OJF-ve, siç është miratimi i ligjit për Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile, si edhe disa problematika dhe sfida me të cilat ndeshet sektori i OJF-ve sa i përket procesit të rregjistrimit, trajtimit fiskal, aksesit dhe transparencës së fondeve publike etj.

8

Konferenca u adresua nga Z. Stefano Calabretta, Manaxher i Programit për Shoqërinë Civile dhe të Drejtat e Njeriut në Delegacionin e BE në Shqipëri, Znj.Plejada Gugashi, Manaxhere Lokale Programi e The Olof Palme International Center në Shqipëri e Z.Andi Kananaj, Drejtor i AMSHC, të cilët diskutuan mbi çështjet e trajtuara në raportin e monitorimit. Znj. Karolina Mikova, drejtore e organizatës Partnerët Sllovaki, ndau me të pranishmit eksperiencën e Këshillit Kombëtar të OJF-ve Sllovake si një strukturë e bashkëpunimit reciprok mes qeverisë dhe shoqërisë civile në Sllovaki. Në konferencë u prezantua Akademia e OJF-ve, një program inovativ i Partnerëve Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të drejtuesve të OJF-ve shqiptare për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit. Përmes një qasje bashkëkohore të të mësuarit dhe një eksperience shumë-dimensionale shkëmbimi përvojash, “Akademia e OJF-ve” ofron për drejtuesit e OJF-ve nga i gjithë vendi, mundësi të mira për zhvillimin e njohurive dhe aftësive, për bashkëpunim, rrjetëzim dhe partneritet me organizata të ngjashme në vend dhe jashtë tij. Pjesëmarrës të Akademisë së OJF-ve 2015 ndanë me kolegët e të ftuarit eksperiencën e tyre në këtë program, duke sjellë shembuj të arritjeve dhe rezultateve të organizatave të tyre, falë njohurive e eksperiencës së fituar nga pjesëmarrja në Akademi.

Tiranë, 2 mars 2016


Për të katërtin vit radhazi, Partnerët Shqipëri përgatiti Raportin e matricës së monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri 2016. Raporti ndërtohet mbi monitorimin e zhvillimeve në legjislacionin vendas, si dhe intervistave direkte të strukturuara me 96 OSHC në të gjithë Shqipërinë për të vlerësuar eksperiencën e tyre me zbatimin e legjislacionit. Matrica e monitorimit është e organizuar në tre fusha kryesore: 1) garancitë themelore juridike të lirive; 2) kuadri për qëndrueshmërinë dhe lehtësirat financiare për OSHC-të dhe; 3) marrëdhënia qeveri-OSHC.

Akademia e OJF-ve Partnerët Shqipëri zbatuan me sukses për të dytin vit radhazi Akademinë e OJF-ve 2016. 24 drejtues të OJF-ve nga mbarë vendi përfituan njohuri dhe aftësi, si dhe mundësi bashkëpunimi e rrjetëzimi me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Programi ofroi mundësi zhvillimi dhe edukimi përmes qasjeve bashkëkohore të të nxënit dhe shkëmbimit të përvojave shumëdimensionale. Programi konsistoi në 10 leksione të fokusuara në zhvillimin organizativ, manaxhimin financiar, rritjen e fondeve, ciklin e manaxhimit të projektit, rrjetëzimin, advokacinë, planifikimin strategjik dhe komunikimin. Akademia e OJF-ve u drejtua nga lektorë të Partnerëve Shqipëri dhe trajnerë ndërkombëtarë nga Partnerët Sllovaki. Në periudhën tetor-nëntor, u organizuan dy vizita studimore në Sllovaki me pjesëmarrësit e Akademisë së OJF-ve dhe përfaqësues të bashkive shqiptare e OJF të tjera lokale, të cilët u njohën me punën e organizatave sllovake, grupeve të veprimit qytetar dhe institucioneve publike në Bratislavë, Banska Bistrica, Zvolen etj. Takimet me organizatat dhe institucionet publike ndihmuan pjesëmarrësit të njihen me bashkëpunimin OJF-shtet, qasjet inovatore në luftën kundër korrupsionit, crowd sourcing, rritjen e fondeve, buxhetimin me pjesëmarrje etj. Vizitat studimore u organizuan në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki. Akademia e OJF-ve 2016 u mbështet financiarisht nga Olof Palme International Center në Shqipëri nëpërmjet fondeve të qeverisë suedeze dhe SlovakAid-Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

Ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve në Akademinë e OJF-ve 2016, 20 dhjetor 9

Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Matrica e monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile, raporti për Shqipërinë 2016


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Iniciativa me e re e PSh synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale.

rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre; fuqizuar kapacitetet dhe aftësitë e organizatave përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit; ngritur ura bashkëpunimi mes OJF-ve dhe biznesit për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Partnerët Shqipëri do të asistojë OJF-të për të zhvilluar burime alternative fondesh, të cilat do të rrisin pavarësinë e tyre në advokimin për ndryshim social, në emër të anëtarëve dhe përfituesve të tyre.

Kjo iniciativë zbatohet në kuadër të programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Programi u lançua zyrtarisht më 9 dhjetor, në një event publik organizuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Aktiviteti që mblodhi më shumë se 80 përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, u adresua nga SH.T. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Shqipëri.

PSh ka nisur punën me organizatat e shoqërisë civile që janë bërë pjesë e këtij programi, duke identifikuar së bashku me to aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të

Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale - C.A.U.S.E. Partnerët Shqipëri në partneritet me organizatat italiane Project Ahead Societa Cooperativa dhe Comitato don Peppe Diana, ka nisur zbatimin e projektit “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”, me mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. Projekti do të ofrojë trajnim, mentorim dhe mbështetje financiare për OJF-të shqiptare që do të përzgjidhen përmes një procesi të hapur aplikimi, për të zbatuar projektet e tyre sociale në prona të konfiskuara. Në qershor, projekti ofroi dy programe trajnimi në “Konfiskimi, ri-përdorimi dhe manaxhimi i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar” respektivisht me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe me Universitetin “Marin Barleti”. Trajnimi me 10 administratorë të pasurive të sekuestuara dhe të konfiskuara dhe koordinatorë pranë AAPSK, shërbeu si një hap fillestar drejt asistencës që projekti do t’i ofrojë në vazhdim Agjencisë për përgatitjen e procedurave 10


manaxhimin e pronave të konfiskuara, bazuar në programin e Masterit të zhvilluar nga Universiteti i Napolit, me qëllim replikimin dhe përfshirjen e tij në programin e universitetit.

Programe për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve Advokasi dhe Lobim

Manaxhimi Financiar i OJF-ve

Në prill, Partnerët Shqipëri zhvilloi dy cikle trajnimi në Advokasi dhe Lobim për përfaqësues të 31 organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, me fokus sjelljen e praktikave më të mira në këtë drejtim nga rajoni.

Në kuadër të punës së saj për krijimin e një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri publikoi edicionin e dytë të Manualit të Manaxhimit Financiar për Organizatat Jofitimprurëse. Botimi i ri sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit.

Trainimet u drejtuan nga Z.Dusan Ondrusek, president i Partnerëve për Ndryshim Demokratik Sllovaki, me një eksperiencë të gjatë në fushën e trainimeve dhe organizimin e fushatave advokuese. Këto programe trainimi u realizuan me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Për të konsultuar OJF-të rreth çështjeve që trajtohen në manual, si dhe për t’i informuar ata rreth zhvillimeve të kuadrit fiskal ligjor e praktik, Partnerët Shqipëri zhvilloi tre takime rajonale në Tiranë dhe Elbasan, me financierë dhe drejtues të organizatave. Kjo iniciativë u mbështet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Planifikimi Kooperues - Modelet dhe Teknikat e Qeverisjes me Pjesëmarrje Me kërkesë të organizatës Caritas, Partnerët Shqipëri ofruan një program trajnimi në Planifikimi Kooperues Modelet dhe Teknikat e Qeverisjes me Pjesëmarrje për një grup prej 28 anëtarësh të kësaj organizate. Trainimi ndihmoi në rritjen e njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me modele dhe teknika të forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me institucione të qeverisjes vendore.

11

Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

të brendshme për dhënien në përdorim dhe monitorimin e pronave të konfiskuara tek OJF-të për zbatimin e projekteve sociale. Ndërsa trajnimi me 15 lektorë të universitetit “Marin Barleti”, shërbeu për të prezantuar kurrikulën mbi administrimin dhe


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Monitorimi i Partneritetit të Busanit Në rolin e pikës fokale për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri përgatiti raportin për Shqipërinë të monitorimit të Partneritetit Global për Bashkëpunim Efektiv për Zhvillim – Partneriteti i Busanit, i cili u fokusua në indikatorin e dytë të monitorimit: Shoqëria civile operon në një mjedis i cili maksimizon angazhimin dhe kontributin e saj në zhvillim. Shqipëria merr pjesë në këtë proces monitorimi për të dytin vit rradhazi. Partneriteti Global u krijua në Forumin e Katërt të Nivelit të Lartë për Efektivitetin e Ndihmës së Huaj, në Busan, në vitin 2011. Ai synon të masë progresin e zbatimit të angazhimeve të Busanit mbi bashkëpunimin efektiv për zhvillim. Kuadri monitorues i tij për

vitin 2015 konsistoi në 10 indikatorë monitorimi, të cilët kishin në fokus forcimin e institucioneve të vendeve në zhvillim, rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit, forcimin e barazisë gjinore si dhe përfshirjen më të gjerë të shoqërisë civile, politikë-bërësve dhe sektorit privat në përpjekjet për zhvillim. Në takimet konsultuese që Partnerët Shqipëri zhvilloi në Elbasan, Shkodër, Tiranë e Vlorë u diskutua mbi çështjet e dialogut midis aktorëve të ndryshëm në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit, përgjegjshmëria dhe transparenca, bashkëpunimi mes agjencive të zhvillimit dhe donatorëve me OSHC-të, si dhe mjedisi ligjor dhe rregullator në të cilin veprojnë OSHC-të.

The Albanian Crowd një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri

www.thealbaniancrowd.org The Albanian Crowd ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,000 vizitorë, më shumë se 2 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd. org/aplikimi/

12


Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Kontributi i Partnerëve Shqipëri në diskutimet rajonale lidhur me zhvillimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile

Konferencë rajonale e TACSO: Qëndrueshmëria e projekteve të Marrëveshjes Kornizë për Partneritet (FPA), Bruksel 25-27 janar 2016. Konferenca ofroi një mundësi për projektet e Marrëveshjes Kornizë për Partneritet (FPA) për të mbledhur dhe vlerësuar perspektivat për qëndrueshmërinë e rezultateve dhe përpjekjeve të tyre përtej nëntorit 2016.

Konferenca Rajonale Monitorimi i Udhëzimeve të BE-së - Viti 2, Shkup Maqedoni, 27-28 prill 2016. Konferenca kontribuoi në orientimin e proceseve në drejtimin e ndryshimeve të dëshiruara për secilin nga vendet, siç përcaktohet në “Udhëzuesin e BE-së për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020”.

Konferencë e ekspertëve mbi lirinë e tubimit paqësor në Ballkanin Perëndimor, 21 qershor 2016, Shkup, Maqedoni.

Asambleja e 8-të Vjetore e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, 18-19 prill 2016, Shkup, Maqedoni. Anëtarët e rrjetit BCSDN u mblodhën së bashku për të shqyrtuar aktivitetet e rrjetit gjatë 2015, si dhe për të diskutuar dhe lancuar perspektivën strategjike për 2017-2020.

Konferencë rajonale Shpërndarja transparente e fondeve publike – praktika dhe modele të mira nga BE, Jahorinë, Bosnje dhe Hercegovinë, 29-31 mars 2016. Në këtë konferencë të organizuar nga Projekti i BE-së Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO) në BH dhe TACSO nga qendra burimore Vesta, u prezantuan dhe diskutuan modele të mira të transparencës së fondeve publike për shoqërinë civile, duke kontribuar në strategji të mundshme, mekanizma e modele bashkëpunimi për përmirësimin e mjedisit mundësues për OShC-të në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

Konferenca mblodhi mbi 30 ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë që përfaqësonin organizata të shoqërisë civile, institucione shtetërore dhe organizata ndërqeveritare për të diskutuar tendencat dhe çështjet prioritare rajonale, si dhe çfarë mund të bëhet në nivel vendesh për të mbrojtur lirinë e tubimit. Debat i organizuar nga rrjeti BCSDN Standarte në rritje, tendenca në rënie? Mjedisi i Veprimit për Shoqërinë Civile në Vendet e Zgjerimit, Bruksel, 7 shtator 2016. Në event u prezantua situata aktuale rreth kushteve në të cilat operon shoqëria civile në vendet e Zgjerimit, përkundrejt metodologjisë së monitorimit të BCSDN (Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile) dhe qasjes së re të Komisionit Evropian (Udhëzuesi i BEsë për Shoqërinë Civile ) në kuadër të monitorimit të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. 13


Konkursi i Ideve të Gjelbërta

Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

Për të pestin vit rradhazi, Partnerët Shqipëri organizoi konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2016. Konkursi shërben si një inkubator për ide biznesi në fushën e zhvillimit të qendrueshëm, të cilat përdorin burimet lokale, ringjallin traditat e prodhimit dhe tregjeve lokale, dhe kanë një qasje miqësore ndaj mjedisit. Programi mbështet individë, ndërmarrje sociale, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit familjar, përmes një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers. Gjatë dy ditëve të konkurimit, gjashtëmbëdhjetë finalistë të përzgjedhur nga faza e parë prezantuan idetë e tyre të biznesit përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira që po mbështeten financiarisht deri në shumën 800.000 lekë. Bashkëfinancues të këtij fondi janë Fondi Rockefeller Brothers, Banka Credins dhe Telekom Albania. Kultivimi i shafranit

Komani flet!

Ferma Eko-Sociale

Ideja e paraqitur nga Fiqiri Guxha, ka si qëllim kultivimin e shafranit në fshatin Daias, Petrelë. Nëpërmjet kësaj iniciative do të trajnohen e punësohen banorë nga zona përgjatë gjithë procesit, që nga kultivimi i bimës e deri në paketimin e produktit final.

Ideja e organizatës COSPE synon të rigjallërojë Kulturën e Komanit duke u fokusuar në vlerat historike, kulturore dhe natyrore, për një zhvillim ekonomik lokal nëpërmjet angazhimit të komunitetit.

Iniciativa e shoqatës “The Door” synon fuqizimin e shërbimeve të “Fermës Ekosociale” të ngritur në fshatin Oblikë, një zonë që ofron atraksione të shumta natyrore e kulturore.

Tre fituesit e konkursit kombëtar Ide të Gjelbërta 2016 morën pjesë në konkursin e përvitshëm rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta” që u zhvillua në 27-30 korrik në Serbi. Në fund të konkurimit të 15 ideve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” u shpall një ndër tre idetë fituese në nivel rajonal. Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një program i Balkan Green Foundation i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund i cili synon të stimulojë dhe inkurajojë ide të gjelbërta biznesi në vendet e Ballkanit Perëndimor. 14

14


“Sipërmarrjet sociale në Shqipëri-Mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve, debat ndërkombëtar” Partnerët Shqipëri zhvilloi në Tiranë, debatin ndërkombëtar Sipërmarrjet Sociale në Shqipëri –mes përkufizimeve, qasjeve dhe zhvillimeve, i cili fokusua në qasjet ndaj sipërmarrjeve sociale në Shqipëri, dhe analizën krahasuese të zhvillimit të tyre.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Manohasa prezantoi për pjesëmarrësit si dhe audiencën që

Përfaqësues të sipërmarrjeve sociale të konsoliduara si YAPS dhe ADRF si dhe të atyre të krijuara vitet e fundit si Fondacioni Gjirokastra dhe Naturalb Soaps prezantuan eksperiencën e tyre në këtë fushë si dhe sfidat që operimi nën kuadrin ligjor ekzistues sjell. Përmes lidhjes online, përfaqësues të sipërmarrjeve sociale Rrjeti i SE-ve në Estoni, IREX Europe Francë si dhe Knowledge Centre Social

Europe në Belgjikë, diskutuan mbi kuptueshmërinë dhe përqasjen e institucioneve ndaj sipërmarrjeve sociale në vendet respektive, kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e tyre si dhe perceptimin që ekziston mbi sipërmarrjet sociale si forma të sipërmarrjes që ofrojnë punësim dhe integrim për grupet minoritare dhe të disavantazhuara të qytetarëve dhe si praktika bazë të zhvillimit të ekonomisë sociale. Diskutimi u zhvillua në kuadër të projektit “U-Impact – Nga Pjesëmarrja Qytetare tek Ndikimi në Politikat e BE”, në kuadër të programit të BE-së “Evropa për Qytetarët”. Debati i rregjistruar mund të ndiqet në kanalin në Youtube të Partnerëve Shqipëri.

15

Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

Debati solli sëbashku rreth 60 aktorë që mbështesin zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri nga ministritë e linjës, institucione akademike, agjenci të zhvillimit e donatorë, si dhe përfaqësues të këtyre sipërmarrjeve sociale. Debati solli edhe praktika të mira e sfidat e zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Estoni, Francë dhe Belgjikë.

ndoqi debatin online, përqasjen dhe perspektivën e MMSR ndaj zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Debati shërbeu si një forum edhe për prezantimin e projekt-ligjit mbi sipërmarrjet sociale të hartuar nga MMSR dhe adresoi disa pyetje e shqetësime nga pjesëmarrësit në lidhje me të.


Diskutim mbi sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të marxhinalizuara nëpërmjet ndërmarrjeve sociale Partnerët Shqipëri organizoi në Tiranë konferencën ndërkombëtare Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nëpërmjet Ndërmarrjeve Sociale.

Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

Në vijim të angazhimit dhe kontributit që ka ofruar që në fillesat e diskutimit publik mbi këtë çështje, Partnerët Shqipëri prezantoi gjetjet e studimit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nëpërmjet Ndërmarrjeve Sociale”, duke ofruar një vështrim të përgjithshëm të ndërmarrjeve

sociale, karakteristikave të zhvillimit të tyre, shtrirjes si dhe mundësive për punësimin dhe integrimin e grupeve të marxhinalizuara. Pjesë e prezantimit dhe diskutimeve në konferencë ishin edhe perspektivat dhe praktikat e ndryshme të zhvillimit të kuadrit ligjor dhe praktik në vendet e rajonit dhe më gjerë. Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nëpërmjet Ndërmarrjeve Sociale”, zbatuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dhe mbështetur nga Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor (RRPP).

Konferencë mbi sipërmarrjen sociale në Glasgow Arjola Agolli, Drejtore e Programeve përfaqësoi Partnerët Shqipëri në Konferencën e sipërmarrjeve sociale të organizuar më 7 mars në Universitetin Glasgow Caledonian. Eventi shërbeu për ndarjen e përvojave të projekteve EFESEIISMundësimi i lulëzimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes sociale për shoqëritë inovatore dhe gjithëpërfshirëse”, dhe CHALLENGESfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve në nevojë nëpërmjet sipërmarrjeve sociale, me reflektime nga programi CommonHealth. Si një ndër folësit kryesorë në panelin ku u diskutua mbi ekosistemin e favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes sociale, Zj. Agolli prezantoi disa nga gjetjet kryesore të studimit mbi zhvillimin e sipërmarrjeve sociale si nxitës të përfshirjes e kohezionit social në Shqipëri dhe vendet e rajonit, kryer në kuadër të projektit CHALLENGES.

16


Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan, konferencë shkencore rajonale Ariola Agolli, Drejtore e Programeve dhe Erila Haska, Asistente Kërkimore e PSH, morën pjesë në konferencën shkencore rajonale Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan, organizuar më 17 -18 nëntor 2016 në Shkup, Maqedoni.

Eventi mblodhi së bashku studiues nga rajoni i Ballkanit që punojnë në fushën e ndërmarrjeve, sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale, të cilët ndanë njohuritë, diskutuan e debatuan mbi kërkimet më të fundit lidhur me zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në rajonin e Ballkanit, si dhe forcimin e rrjeteve të tyre përmes krijimit të Rrjetit Ballkanik Kërkimor për Ndërmarrjet Sociale. Konferenca u organizua në kuadër të një projekti të përbashkët të zbatuar nga pesë organizata nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve, takim rajonal i ekspertëve nga sektori i OJF-ve Partnerët Shqipëri përfaqësuar nga Arjola Agolli, Drejtore e Programeve, mori pjesë në takimin rajonal Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJFve, dedikuar temës së sipërmarrjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimi u organizua nga GIZ GmbH, më 2 dhjetor 2016 në Shkup, Maqedoni.

Në panelin e diskutimit mbi situatën e sipërmarrjes sociale dhe kuadrin ligjor në Ballkanin Perëndimor, Zj. Agolli prezantoi situatën e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, kuadrin ligjor në të cilin sipërmarrjet sociale operojnë e sfidat kryesore me të cilat ato përballen. Partnerët Shqipëri punon prej vitesh në këtë fushë, duke mbështetur zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në vend nëpërmjet financimit të startup-eve, mentorimit, dhe hulumtimit të funksionit dhe rolit të ndërmarrjeve sociale përmes kërkimit.

17


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare RisiAlbania është një projekt zhvillimor që synon rritjen e shanseve për punësim të të rinjve. Ai është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga një konsorcium partnerësh të përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Risi Albania nisi në vitin 2013, me një qasje e cila nga njëra anë synon zhvillimin e sektorit privat për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe nga ana tjetër lehtësimin e futjes së të rinjve në tregun e punës. Nismat e projektit në komponentin e zhvillimit të sektorit privat janë përqëndruar në tre nënsektorë ekonomikë: Agro – përpunimi, Turizmi dhe Teknologjia e Informacionit. Gjatë vitit 2016, puna e RisiAlbania u përqëndrua midis të tjerash në përmirësimin e shërbimeve të biznesit në bujqësi, zhvillimin e produkteve turistike, ngritjen e kapaciteteve për më shumë investime në sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara të biznesit, e shumë të tjera.

Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje

AGIS – Sistem Informacioni e Inteligjence për Bujqësinë Krijimi i Platformës AGIS-Informacion në Sistemin e Bujqësisë, mundëson ofrimin e të dhënave të detajuara dhe të besueshme në fushën e bujqësisë. Ky sistem u siguron institucioneve financiare, njohuritë e nevojshme për të marrë vendime për kreditimin, duke përmirësuar qasjen e agrobiznesit ndaj produkteve financiare të ofruar nga bankat. Si rrjedhojë, biznesi agro përfiton më shumë kredi, investon më shumë dhe krijon vende të reja pune. Gjirokastra guxon me Turizmin e Eksperiencës “Gjirokastra ExpeTours “ ideuar nga Fondacioni Gjirokastra, vjen si produkt inovator; një nga pesë fituesit e konkursit të përvitshëm “Risi Turistike“ 2016, ideuar nga RisiAlbania për rajonin e Gjirokastrës.

Investime të reja për sektorin e shërbimeve të nënkontraktuara Nëpërmjet mbështetjes së Risialbania Shoqata Shqiptare e Shërbimeve të Nënkontraktuara ka ndihmuar në tërheqjen e kompanive të reja për të investuar në Shqipëri. Si rezultat, në Tiranë janë ngritur 5 kompani të reja të shërbimeve të nënkontraktuara, të cilat kanë punësuar 530 punonjës (59 % gra). Bëhu sipërmarrës duke dëgjuar radion! Transmetimi i përjavshëm i emisionit “Të reja punësimi” në Radion Club FM, i mbështetur fillimisht nga RisiAlbania vazhdon të shërbejë si një nxitës për të rinj e të reja të talentuar, me këshillat për mënyrën e gjetjes së një vendi të mirë pune, e madje për t’u bërë edhe sipërmarrës të suksesshëm. Shembull për këtë janë edhe vëllezërit Kadiu, që prej mëse një viti menaxhojnë me sukses dyqanin Electronic Line në Tiranë. Ata thonë se: “Shtysën për të hapur këtë biznes na e dha emisioni të cilin e ndiqnim rregullisht; erdhi një moment që bëmë llogaritë dhe vendosëm të hapnim dyqanin tonë.”

http://risialbania.al 18


Kampe për të rinjtë në fushën e TIK Partnerët Shqipëri lançoi në qershor 2016, kampin e parë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për të rinjtë, si pjesë e një serie programesh që do të vijojnë në 2017. Kampi i parë u ndoq nga 27 të rinj të shkollave të mesme e të larta nga Tirana, Shkodra, Përmeti, Burreli, Vlora, Durrësi, Elbasani etj. Gjatë një programi intensiv dhe interaktiv 4 ditor, pjesëmarrësit morën informacion e njohuri teknike për zhvillimin e ideve të tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK, u njohën me strategji të segmentimit të tregut dhe pozicionimit në treg, zhvilluan aftësi për të shitur idenë tek investitorët, për ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, hartimin e planit të biznesit etj. Programi ofroi gjithashtu mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, këshillim, orientim) nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë (të Telekom Albania) në fushën e TIK, prezantimit të idesë dhe zhvillimit e manaxhimit të biznesit përgjatë zbatimit të idesë.

19

Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje

Idetë më të mira të zhvilluara gjatë kampit dhe të përzgjedhura në fund të programit nga një juri ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit, do të mbështeten në vijim me asistencë të mëtejshme përmes projektit Innovation Hub.


Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor e Turqinë Partnerët Shqipëri është anëtare e rrjetit rajonal të pesë organizatave që po zbatojnë projektin Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Partnerët Shqipëri ka hartuar indeksin e pjesëmarrjes së të rinjve në fushën ekonomike, sociale dhe politike. Ky indeks është baza e monitorimit 6 mujor të kryer nga PSH Ky projekt katërvjeçar që filloi në janar 2016 dhe partnerët e saj në rajon. Këto përqendrohet në përmirësimin e pjesëmarrjes raporte monitorimi synojnë të jenë së të rinjve në proceset vendimmarrëse në bazë ndihmëse për të gjithë aktorët Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, nëpërmjet e interesit në zhvillimin e politikave ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, dhe përpjekjet advokuese për rritjen iniciativave advokuese dhe aktiviteteve të e përfshirjes së të rinjve. ndërgjegjësimit.

Punësimi i të Rinjve dhe Grave dhe Rritja e Përfaqësimit në Vendim-marrje

Raporti i parë i indeksit mbi pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve në Shqipëri, u nda me të rinj dhe organizata rinore, si dhe vendimmarrës në nivel vendor në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Opinionet e marra në këto tryeza do t’i shërbejnë hartimit të raporteve të ardhshme. Rrjeti YBH4WBT do të punojë për të zgjeruar anëtarësinë me OJF rinore si dhe për të përmirësuar kapacitetet e tyre në fushën e advokacisë dhe pjesëmarrjes.

Gjatë takimit të organizatave partnere në Beograd, maj 2016

Kolegët e rrjetit YBH4WBT në workshopin mbi planifikimin strategjik, Serbi, korrik 2016

Projekti YBH4WBT zbatohet nga Fondacioni Ana i Vlade Divac-Serbi, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim-Shqipëri, Shoqata për Edukim MLADIINFO International-Maqedoni, organizata “Prima” - Mali i Zi dhe Fondacioni Vullnetarët e Komunitetit-Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. 20


Çmimet e Filantropisë 2016 Partnerët Shqipëri organizoi në mbrëmjen e 24 nëntorit 2016, ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2016. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Në këtë ceremoni festive që përkoi me 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri, morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias. Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Balfin Group, me motivacion: Për kontributin e gjithëanshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve e komuniteteve, për mbështetjen e ideve inovatore të sipërmarrësve të rinj, për vëmendjen e vecantë të treguar ndaj institucioneve e organizatave që ofrojnë shërbime për fëmijët me sindromën Down, personat me çrregullime të spektrit autik, të moshuarit, e personat me sëmundje terminale, si dhe për ndjeshmërinë e treguar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Çmimi u dorëzua nga Znj. Valentina Leskaj, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Fondacionit “Santa Maria – Marianisti”, me motivacion: Për kontributin e dhënë në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve nga familje të varfra, komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe për aftësimin profesional e rritjen e mundësive të punësimit për gratë dhe vajzat në territorin e Bashkisë së Lezhës. Çmimi u dorëzua nga Z. Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Violeta Volumi, me motivacion: Për ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së parë të librit audio shqip në funksion të leximit dhe edukimit të të gjithë komunitetit shqipfolës brenda dhe jashtë Shqipërisë, e veçanërisht të personave që nuk shikojnë. Çmimi u dorëzua nga SH.T. Z. Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri. Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Familjes Baholli, me motivacion: Për kontributin e shquar dhe të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1925 – 1935 në mbështetje të zhvillimit ekonomik të qytetit të Elbasanit, dhe promovimit të edukimit të të rinjve dhe të rejave të qytetit nëpërmjet ndërtimit të bibliotekës “Qemal Baholli”. Çmimi u dorëzua nga Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua “Fundjave Ndryshe”, me motivacion: Për aktivizmin vullnetar që nxit solidaritetin dhe humanizmin për zbutjen e varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve dhe individëve në nevojë. Çertifikatat e mirënjohjes u dorëzuan nga Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Fituesit e Çmimit të Filantropisë 2016 së bashku me personalitetet të cilët dorëzuan vlerësimet, dhe drejtorja e PSh. 21

Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Sevim Arbana, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zbutjen e varfërisë dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.


Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri Si pjesë e punës së saj për të promovuar filantropinë, që prej vitit 2015 Partnerët Shqipëri kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri, përmes monitorimit të mediave (përfshirë median sociale) dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jopublike. Procesi i monitorimit kryhet në baza ditore dhe fokusohet në çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerat e dhurimit, mbulimin gjeografik dhe natyrën e donatorëve dhe përfituesve. Gjetjet paraqiten në formën e përmbledhjeve të shkurtra mujore që synojnë të ndihmojnë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti.

Përgjatë vitit 2016, Partnerët Shqipëri regjistroi 279 dhurime që arrijnë vlerën 185,893,382 lekë, 82% e të cilave ishin dhurime monetare, 12% shërbime dhe 6% mallra / produkte. Fusha kryesore e dhurimeve është ndihma ekonomike, ndërsa sa i përket grupit kryesor përfitues, përveç publikut të gjerë me 62.5% të dhurimeve, fëmijët janë grupi tjetër përfitues me 28% të dhurimeve. Kontribuesit kryesore janë individët, me 55% të numrit të dhurimeve dhe 58% të shumës totale të regjistruar, ndjekur nga bizneset që kryejnë 20% të numrit të dhurimeve dhe 16% të shumës totale të regjistruar. Përfituesit

Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

Fushat e dhurimeve

Llojet e dhurimeve

Vlera e dhurimeve sipas natyrës së donatorëve

Vizitoni faqen e internetit të PSH për t’u njohur me raportin e plotë për vitin 2016 si dhe raportet mujore që prej janarit 2015: http://partnersalbania.org/ 22


Festojmë Solidaritetin Në tetor 2016 Partnerët Shqipëri nisi zbatimin e projektit rajonal Festojmë solidaritetin, përmes të cilit gjashtë organizata partnere nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Polonia, Serbia dhe Hungaria po punojnë për promovimin e filantropisë dhe shembujve të solidaritetit në kohë krizash. Kjo përpjekje do të hedhë një vështrim pas në historinë evropiane dhe shembujt e fuqishëm të solidaritetit mes njerëzve dhe popujve, si një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Të kuptuarit e historisë dhe vlerave të përbashkëta është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe perceptimin e tyre mbi solidaritetin. Kuizi i Solidaritetit ishte një nga aplikimet online që u ndërtua si pjesë e kësaj iniciative. Ai synonte të kuptuarit më mirë të qasjes së të rinjve ndaj solidaritetit dhe rolit që ata mund të ndërmarrin në komunitet. Në kuiz morën pjesë mbi 1100 të rinj nga Shqipëria, duke rezultuar në Vizionar dhe Inspirues si rolet kryesore që të rinjtë shqiptarë luajnë në komunitetet e tyre.

Vizitë në qendrën ditore të emigrantëve Miksaliste në Beograd, një shembull i shkëlqyer solidariteti në kohë krizash, tetor 2016

Projekti “Festojmë solidaritetin” zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni. Projekti mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

23

Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

Gjatë takimit mes organizatave partnere, Beograd, tetor 2016


Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, po punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ligji nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit si dhe mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë këto praktika. Partnerët Shqipëri hartoi aktet nënligjore dhe rregulloret me asistencën e ekspertëve vendas e të huaj, përmes një procesi të gjerë konsultimi publik. Rreth 2000 institucione publike në nivel qendror, agjensi qeveritare, bashki, biznese, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të medias, donatorë dhe agjensi zhvillimi ndërkombëtare në Shqipëri u bënë pjesë e procesit

të konsultimit. Kjo u shoqërua edhe me mjete të tjera të informimit publik. Përveç tyre, PSH organizoi gjashtë takime konsultuese rajonale në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Fier, me pjesëmarrjen e rreth 250 përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, shoqërisë civile dhe medias.

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

Partnerët Shqipëri zhvilloi një fushatë të gjerë të informimit publik nëpërmjet medias vizive, të shkruar, si dhe mediave sociale, e shoqëruar me elementë vizualë në qytet. Kjo fushatë mediatike ndërgjegjësuese u konsiderua shumë e rëndësishme për një informim sa më të gjerë të publikut mbi mënyrën e raportimit dhe mbrojtjes që kuadri ligjor sjell për sinjalizuesit.

24

24


Projekti LevizAlbania

www.levizalbania.al

“LevizAlbania” është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i zbatuar nga një konsorcium i tre organizatave: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Gjatë vitit 2016, LevizAbania përmbylli dy Thirrje për Aplikime drejtuar organizatave të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve të tyre. LevizAlbania financoi 41 projekte të paraqitura nga 13 individë dhe 28 OJF nga Dibra, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Lezha, Shkodra, Tirana etj. Në tetor ‘16 u shpall Thirrja e tretë për Ide. Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, PSh po ofron një program të gjerë asistence. Në këtë kuadër po ofrohen trajnime dhe asistencë, si online ashtu edhe onsite, që mbështesin rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku organizatat operojnë, si dhe ekspertizën e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale.

25

25

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

Nga trajnimet në “Mobilizimi i Komunitetit” zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Korçë me pjesëmarrjen e rreth 50 OSHC-ve dhe individëve nga këto rajone, nëntor 2016.


Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore dhe vendore Pjesëmarrja dhe përfshirja e OShC-ve në vendimmarrjen qendrore dhe vendore është një faktor kyç për të siguruar që ligjet, politikat dhe strategjitë t’i përgjigjen nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

Në vijim të iniciativës për buxhetimin me pjesëmarrje në nivel vendor- nisur në vitin 2015, PSH kontribuoi gjatë vitit 2016 në përmirësimin e kapaciteteve të tre OJF-ve (CSDC Durrës, Komiteti Rinor në Lezhë dhe Lëvizja Rinore për Demokraci në Pukë) të angazhuara në projektin për hartimin dhe zbatimin e një procesi të suksesshëm të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel vendor.

Duke synuar zhvillimin e aftësive advokuese të OSHC-ve, për të qenë të suksesshëm në adresimin e çështjeve prioritare të grupeve të tyre të interesit si pjesë e buxheteve të ministrive përkatëse, PSH zhvilloi në korrik dy sesione trajnimi mbi çështje që lidhen me “Programin Buxhetor Afatmesëm 2016-2018” dhe “Guidat Sektoriale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë”. Trainimet u drejtuan nga ekspertë të Partnerëve Shqipëri dhe Prof. Dr. Arben Malaj. Partnerët Shqipëri organizuan gjithashtu tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues të 30 OShC-ve për të diskutuar mbi çështjet prioritare që do të ndikojnë në Projekt Buxhetin 2017 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kjo iniciativë u mbështet nga Olof Palme International Center dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë. 26

26


www.e-qeverisjavendore.com

Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së Këshillave Bashkiakë Si pjesë e punës së saj në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel vendor, qeverisjes së mirë e luftës kundër korrupsionit, Partnerët Shqipëri zbatoi gjatë 2016 një nismë pilot për monitorimin e punës së Këshillave Bashkiakë në Lezhë dhe Kuçovë.

Në kuadër të kësaj nisme, Partnerët Shqipëri ngriti platformën online e-qeverisjavendore.com përmes së cilës qytetarët e interesuar dhe grupet e interesit patën mundësi të ndjekin mbledhjet e këshillit bashkiak, të informohen mbi vendimet e këshillit si dhe të përfshihen e advokojnë për çështje prioritare që shqetësojnë komunitetin e tyre. Përgjatë 2016, platforma u përditësua me filmimet e plota të 25 mbledhjeve të Këshillave Bashkiak në të dy qytetet, 138 projekt-vendimet e propozuara për Këshillin nga stafi i Bashkisë, diskutimet e këshilltarëve mbi draftet, vendimet e miratuara nga Këshilli si dhe raportime mbi ecurinë e zbatimit të këtyre vendimeve. Krijimi i platformës e-qeverisjavendore.com u realizua në kuadrin e nismës pilot “Për një qeverisje më të mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së Këshillave Bashkiakë”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore – Faza e II e Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban të Grupit të Bankës Botërore (UPPII). Në kuadër të këtij programi, Partnerët Shqipëri punuan me bashkitë Berat, Elbasan dhe Fier për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion. Si pjesë e punës, u krye diagnoza e veprimtarive kryesore të bashkisë duke prioritizuar ato të cilat kanë nivel më të ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe ndikim në jetën e qytetarëve dhe imazhin e bashkisë.

27

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

27


Partnerët Shqipëri zhvilloi në bashkinë Fier, trainimin me temë “Ndërtimi i Integritetit në Qeverisjen Vendore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Elbasan, Fier, Berat,e Kuçovë të cilët ndanë dhe diskutuan me njeri-tjetrin praktikat e mira si dhe sfidat në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, iniciativat antikorrupsion, si dhe çështjet e etikës profesionale në ushtrimin e funksioneve të tyre. Si pjesë e kësaj iniciative rajonale, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve e PSH, së bashku me Kryetarët e Bashkive pjesëmarrëse në program, morën pjesë në Simpoziumin e Kryetarëve të Bashkive të mbajtur në Graz të Austrisë në 29 shkurt - 1 mars 2016. Në këtë event ndërkombëtar që mblodhi 160 përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, kryetarë të bashkive, ekspertë në fushën e antikorrupsionit, dhe organizata jo-qeveritare, u ndanë eksperiencat e praktikat më të mira si dhe u diskutua mbi sfidat e qeverisjes vendore.

Lehtësim i inputit publik mbi strategjinë e Bankës Botërore në Shqipëri

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2016, Partnerët Shqipëri në emër të Bankës Botërore, lehtësoi tre dialogë rajonalë në Elbasan, Peshkopi dhe Përmet, me përfaqësues të qeverisë vendore, institucioneve publike, organizatave jofitimprurëse, biznesit, komuniteteve lokale dhe grupeve rinore. Në takime u diskutuan pikëpamjet mbi mundësitë e zhvillimit, çështjet socio-ekonomike lokale dhe rajonale, rezultatet, kufizimet dhe reagimet mbi aktivitetet aktuale dhe programet e ardhshme të Bankës Botërore.

28

28


Takim i Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve Qendrat e rrjetit të Partnerëve nga 19 vende nga Evropa, Lindja e Mesme, Amerika Veriore e Jugore dhe Afrika, u takuan në Washington DC në 7-13 nëntor 2016, për takimin vjetor të rrjetit i cili përkoi me zgjedhjet në SHBA. Juliana Hoxha, Drejtore dhe Elona Kapexhiu, Manaxhere e Komunikimit e Partnerëve Shqipëri ishin pjesë e kësaj vizite një javore. Në mënyrë të pashmangshme, rezultati i zgjedhjeve dhe se si ai pritet të ndikojë SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës ishin tema e takimeve formale dhe diskutimeve joformale. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri ishte folëse në një tryezë diskutimi e bashkë-organizuar nga Partners Global dhe Carnegie Endowment for International Peace, ku u diskutua se si organizatat me qendër në Amerikë po përpiqen të lidhin punën për avancimin e demokracisë në vendin e tyre dhe në botë. Në vitet e fundit, demokracitë perëndimore po përjetojnë një konvergjencë midis sfidave politike me të cilat përballen në vendet e tyre, dhe atyre që ndihmojnë të kapërcehen në vendet e tjera, nga zemërimi i qytetarëve dhe intoleranca në rritje, tek rrymat e reja të populizmit dhe radikalizmit. Znj. Hoxha ishte gjithashtu një nga folësit kryesorë në workshopin e mbajtur në John Hopkins School of Advanced International Studies, me fokus në qendrueshmërinë financiare dhe fleksibilitetin organizativ si faktorë për suksesin e OJF-ve. Pritja e organizuar nga Partners Global në zyrën e tyre në Washington DC ishte një mundësi e shkëlqyer për anëtarët e rrjetit të Partnerëve për rrjetëzim me institucionet në DC dhe organizatat që punojnë në SHBA dhe në nivel global.

Anëtarët e rrjetit të Partnerëve gjatë mbledhjes vjetore ku u fokusua në çështje të forcimit të rrjetit dhe bashkëpunimit e komunikimit efektiv.

29

29

Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

Grupi zhvilloi një vizitë në Baltimorë ku u takuan me OJF, agjenci donatore, zyrtarë të policisë dhe aktivistë të rinj me të cilët diskutuan një seri çështjesh interesi si ndërmjetësimi dhe zgjidhja e konflikteve, marrëdhëniet polici - komunitet, strategjitë e financimit, aktivizmi rinor etj.


Programet e Partnerëve Shqipëri në fokusin e medias

30


Publikime të reja Matrica e Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2016 paraqet gjetjet nga monitorimi i kuadrit ligjor e praktik për zhvillimin e shoqërisë civile. Monitorimi i Matricës zbatohet në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, nga organizatat anëtare të Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile. Monitorimi në Shqipëri kryhet nga Partnerët Shqipëri.

Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) paraqet konceptet themelore të manaxhimit financiar, një pamje të përgjithshme të sistemeve të kontabilitetit dhe raportimit, kontrollet e brendshme, procesin e buxhetimit, analizat financiare dhe taksat që aplikohen për OJF-të. Manuali i përditësuar pasqyron ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor dhe fiskal që rregullon veprimtarinë e OJF-ve dhe i përgjigjet dinamikës së re të zhvillimit të sektorit. Për kopje të publikimit ju lutemi kontaktoni zyrën e Partnerëve Shqipëri.

Zhvillimi i OSHC-ve, qëndrueshmëria dhe përfshirja në proceset me pjesëmarrje është një udhëzues që ndihmon drejtuesit e OJF-ve në çështjet që lidhen me zhvillimin dhe manaxhimin organizativ, transparencën dhe qëndrueshmërinë, dhe përfshirjen në politikëbërje dhe vendimmarrje. Ky publikim është prodhuar në kuadër të Akademisë së OJF-ve të Partnerëve Shqipëri. Publikimi u mbështet financiarisht nga SlovakAid-Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

Studimi Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të marxhinalizuara nga ndërmarrjet sociale është një tjetër kontribut i Partnerëve Shqipëri në promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë sociale, nëpërmjet ofrimit të rekomandimeve konkrete bazuar në analizën e situatës në vend. Ai është pjesë e punës kërkimore zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Ky raport pasqyron aktivitetin filantropik në Shqipëri gjatë vitit 2016, përgatitur në mënyrë të sintetizuar nga Partnerët Shqipëri, bazuar në monitorimin e përditshëm dhe raportimin mujor. Raporti analizon sektorët kryesorë dhe çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik dhe natyrën e donatorëve dhe përfituesve.

31


Partnerët Shqipëri-15 vjet kontribut për një demokraci më të fuqishme dhe Albumi 15 vjet Partnerët Shqipëri, janë dy publikime që përshkruajnë rrugëtimin 15 vjeçar të Partnerëve Shqipëri.

Fituesit e Çmimit të Filantropisë ndër vite.

Fituesit e konkursit të Ideve të Gjelbërta prej vitit 2012.

Partnerët Shqipëri përdor disa kanale për të informuar mbështetësit dhe përfituesit mbi aktivitetin dhe impaktin e punës së saj. Raporti vjetor 2015, një pasqyrë e veprimtarisë së PSH gjatë 2015.

32

Për një shoqëri më të zhvilluar, është një gazetë tremujore e shpërndarë në mënyrë elektronike dhe e aksesueshme përmes faqes së internetit të PSh.


Financat

33


RAPORT VJETOR 2016

Profile for Partners  Albania

Raport Vjetor 2016  

Raport Vjetor 2016  

Advertisement