Page 1

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 54

PRILL - QERSHOR 2014

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër: - Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri faqe 1-2 -Buxhetimi me pjesëmarrje në bashkitë Vlorë, Pukë, Durrës e Lezhë faqe 2 Monitorimi i mjedisit mundësues për shoqërinë civile -Mbledhje e Grupit të punës për Matricën e Monitorimit , Shkup -Workshop mbi prezantimin e raportit rajonal të monitorimit të mjedisit mundësues për OSHC-të, Bruksel faqe 3 -Takime konsultuese me aktorë të shoqërisë civile mbi reformën administrative territoriale faqe 4 -THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri -Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd faqe 5 -Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale; Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara faqe 6 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor faqe 7 -Drejt një turizmi alternativ faqe 8 -Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve -Rritja e dialogut dhe ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale faqe 9 Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare -Tryezë e rrumbullakët mbi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, OSBE, Varshavë Faqe 10

Krijimi i një Mjedisi Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri Në vijim të Konferencës Kombëtare “Partnerë Socialë – Koha për Veprim”, organizuar me 13 dhe 16 Dhjetor 2013, Partnerët Shqipëri ka ndërmarrë hapa konkretë për adresimin e çështjeve të parashtruara në Deklaratën e Përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile, për realizimin e të cilave, qeveria nëpërmjet Zv.Kryeministrit, Z. Niko Peleshi shprehu angazhimin e saj. Në fund të muajit Prill, në një takim të organizuar me Grupin e Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, u vendos që të kërkohej një takim me Kryeministrin, në të cilin t’i parashtroheshin edhe një herë kërkesat e prezantuara në Konferencën e dhjetorit, si dhe të adresohej tek kryeministri ecuria e deritanishme e procesit. Takimi i një përfaqësie nga Grupi i Punës me Kryeministrin u zhvillua në datën 9 maj 2014. Gjatë takimit Kryeministri shprehu edhe një herë angazhimin dhe gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile për krijimin e një mjedisi sa më mundësues dhe për të adresuar çështjet e ngritura në Konferencë. Në takim, Kryeministri dha direktiva të qarta për stafin e tij për ndjekjen e punës për secilën prej çështjeve të diskutuara. Nga ana tjetër, Kryeministri u kërkoi përfaqësuesve të OSHCve të përgatisnin dhe të paraqisnin pranë stafit të tij propozimin e tyre konkret lidhur me krijimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërine Civile, si një strukturë këshillimore e pavaruar me përfaqësim dypalësh (Qeveri – OSHC). Më konkretisht, ecuria e procesit për secilën prej çështjeve të diskutuara gjatë takimit me Kryeministrin është si më poshtë: Karta për Shoqërinë Civile Ka një angazhim si nga qeveria, ashtu edhe nga parlamenti për kalimin e Kartës për Shoqërinë Civile për miratim brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet në fund të muajit Korrik. Nga takimet me deputetë dhe struktura drejtuese në parlament u konkludua që Karta të kalojë për miratim në parlament në formën e një rezolute. Aktualisht është duke u punuar për përshtatjen e Kartës në formën e një rezolute, dhe në momentin e finalizimit të saj PSH do të shpërndajë draftin për komente nga sektori i shoqërisë civile. Para se të kalojë për miratim në seancë plenare, Karta do të diskutohet në një seancë të dëgjimit me publikun, me pjesëmarrje të gjerë të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile Në përputhje me rekomandimet e konferencës së dhjetorit dhe me axhendën e BE për shoqërinë civile, ka avancuar puna për ngritjen e Këshillit të përbashkët Qeveri-Shoqëri civile. Pas takimit me Kryeministrin, Grupin e Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe zyrën e Kryeministrit po punon për përgatitjen e draftit për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Pasi drafti të finalizohet nga aktorët e përfshirë në përgatitjen e tij, PSH do ta shpërndajë për konsultim të gjerë në gjithë sektorin e organizatave të shoqërisë civile. Kuadri fiskal i OSHCve Eshtë diskutuar me Ministrinë e Financave për qartësimin e përjashtimit të granteve nga TVSH (nëpërmjet ligjit të ri për TVSH) dhe raportimin e diferencuar për aktivitetin ekonomik dhe joekonomik të OSHCve, si dhe i janë dërguar Ministrisë rekomandime konkrete lidhur me çështjet e sipërpërmendura, të cilat pritet të reflekohen në draftin final të ligjit. Partnerët Shqipëri do të zhvillojë një proces të gjerë konsultimi me shoqërinë civile për të marrë opinione, sugjerime e rekomandime lidhur me çështjet e sipërpërmendura, për të cilin do të njoftoheni së shpejti.

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


Juliana Hoxha, Drejtore Ekzekutive, Partnerët Shqipëri Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit Gjergji Vurmo, Drejtor Programi, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim Auron Pasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv, Co-Plan Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv, Lëvizja Europiane Shqiptare Iris Luarasi, Drejtore Ekzekutive, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza Mirela Arqimandriti, Drejtore Ekzekutive, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri Delina Fico, Kryetare Bordi, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë Ani Ruci, Presidente, Shoqata “Refleksione” Aurel Grabocka, Drejtor Ekzekutiv, Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Korçë Mihallaq Qirjo, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëri Klotilda Ferhati, Aktiviste e Shoqërisë Civile Valdet Sala, Aktiviste e Shoqërisë Civile Blerta Çani, Drejtore Ekzekutive, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Aldo Merkoçi, Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Median, Lëvizja Mjaft! Anila Vendresha, Drejtore Ekzekutive, QUODEV Plejada Gugashi, Koordinatore Kombëtare e the Olof Palme International Center

Buxhetimi me pjesëmarrje në bashkitë Vlorë, Pukë, Durrës e Lezhë Gjatë këtij viti Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere të Olof Palme International Center në Shqipëri po lehtëson procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, zbatuar nga grupe dhe koalicione lokale në qytetet Vlorë, Pukë, Durrës e Lezhë. Nga vleresimi i nevojave që Partnerët Shqipëri zhvilloi vjeshtën e kaluar, Buxhetimi me Pjesëmarrje u vlerësua si një mekanizëm i rëndësishëm për përfshirjen e prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Gjatë periudhës Maj - Qershor, Partnerët Shqipëri asistoi koalicionet lokale në Vlorë, Durrës, Lezhë e Pukë për hartimin e planit të veprimit për zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje, nëpërmjet një metodologjie gjithëpërfshirëse dhe bashëkpunuese me pushtetin vendor. Plani i veprimit konsiston në disa faza kryesore që përfshijnë institucionalizimin e marrëdhënies me bashkinë, identifikimin e prioriteteve të qytetarëve, punë me bashkinë për përfshirjen e këtyre prioriteteve në draftin e buxhetit, seanca dëgjimore në Këshillin Bashkiak si organi vendimmarrës në nivel vendor, deri në miratimin e projektbuxhetit për vitin 2015. Puna e Partnerëve Shqipëri për lehtësimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel lokal mbështetet nga Olof Palme International Center në Shqipëri nëpërmjet fondeve të qeverisë suedeze, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Hartimin dhe Zbatimin e Politikave”. Foto gjatë punës me koalicionet lokale në Vlorë, Pukë, Durrës e Lezhë

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri


Monitorimi i Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Trembëdhjetë përfaqësuesit e organizatave partnere në zbatimin e projektit të cilët zhvilluan Matricën e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe kryen procesin e monitorimit në vendet e tyre, u mblodhën në Shkup, më 18-19 qershor 2014 për të diskutuar përvojën e monitorimit gjatë vitit të parë dhe për të përcaktuar qasjen në matjen e progresit në vitin aktual dhe në vitet e ardhshme. Partnerët Shqipëri, organizata partnere në projekt që po kryen monitorimin e mjedisit mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri, u përfaqësua në këtë takim nga Zj.Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e programeve. Kanë qenë pikërisht çështjet e identifikuara gjatë vitit të parë të monitorimit, që përbënë bazën e punës së PSh për krijimin e mjedisit mundësues për Foto:BCSDN shoqërinë civile në Shqipëri. Përpjekjet monitoruese të PSh gjatë vitit 2013 dhe puna në vijim në 2014 janë mbështetur edhe nga Qendra Olof Palme International. Pas një viti të monitorimit të plotë të Matricës në tetë vende, rrjeti BCSDN me anëtarët e tij kanë prodhuar tetë raporte individuale për secilin vend dhe një raport rajonal, si dhe kanë punuar vazhdimisht për advokimin mbi problemet e identifikuara në krijimin e mjedisit mundësues për OSHC-të. Përdorimi dhe promovimi i Matricës së Monitorimit, si dhe opinionet e sugjerimet e marra nga aktorët e tjerë e kanë drejtuar BCSDN në përsosjen e mëtejshme të Matricës, si dhe në përcaktimin e një metodologjie të përbashkët në zhvillimin e mëtejshëm të matjes së progresit / regresit për vitet në vijim. Foto:BCSDN

Më shumë rreth rezultateve të monitorimit në secilin vend si dhe në nivel rajonal e gjeni në: http://monitoringmatrix.net/

Workshop “Cili është mjedisi në të cilin operojnë OShC-të, dhe çfarë mund të bëjë Komisioni Evropian dhe qeveritë për të përmirësuar atë?” Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve e PSH, mori pjesë në workshopin në fushën e politikave “Cili është mjedisi në të cilin operojnë OShC-të, dhe çfarë mund të bëjë Komisioni Evropian dhe qeveritë për të përmirësuar atë?” organizuar nga rrjeti BCSDN në partneritet me Qendrën Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL). Eventi u mbajt në 27 maj në zyrat e German Marshall Fund në Bruksel. Workshopi i cili mblodhi mbi 40 përfaqësues nga Komisioni Evropian, rrjetet evropiane, ekspertët dhe shoqëria civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, shërbeu si një mundësi për të paraqitur Raportin e parë Rajonal mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit. Gjetjet e prezantuara në raportin rajonal janë rezultat i një monitorimi të gjerë të kryer nga anëtarët e BCSDN-së përmes përdorimit të një metodologjie monitorimi unike, Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile. Metodologjia është njohur nga KE në zhvillimin e Udhëzuesit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014-2020 dhe të dhënat e monitorimit do të përdoren si mjete verifikimi për vlerësimet e Raportit të Progresit të KE-së për 2014-2015, konkretisht për dy komponentët e parë të Udhëzuesit (mjedisi ku veprojnë dhe dialogu qytetar).

Foto:BCSDN

Eventi shërbeu për të informuar aktorët e BE-së mbi optikën strategjike rajonale në lidhje me situatën, duke nxjerrë në pah atë që Komisioni Evropian mund të bëjë për të nxitur axhendën e reformës për përmirësimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile. Më konkretisht, workshopi u përqendrua në atë se si Bashkimi Evropian / Komisioni Evropian mund të ndihmojnë shoqërinë civile të fuqizohet, të jetë e besueshme dhe të mbajë qeveritë të përgjegjshme.

Foto:BCSDN

Pas prezantimit të Raportit, Z. Andris Kesteris, Këshilltar Kryesor për Shoqërinë Civile dhe Median në Departamentin e Zgjerimit konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe të zhvillimit të shoqërisë civile në procesin e pranimit në BE si një mënyrë drejt politikave e proceseve reformuese transparente, të parashikueshme dhe cilësore.

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Mbledhja e Grupit të Punës për Matricën e Monitorimit, Shkup


Takime konsultuese me aktorë të shoqërisë civile mbi reformën administrative territoriale Partnerët Shqipëri organizoi gjatë periudhës qershor - korrik 2014 një seri prej 12 takimesh konsultuese me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të tyre mbi reformën administrative territoriale. Takimet e organizuara nga PSh u zhvilluan në 4 qarqet e jugut të Shqipërisë përkatësisht në qytetet Fier, Sarandë, Lushnjë, Vlorë, Ballsh, Himarë, Berat, Kuçovë, Skrapar, Tepelenë, Gjirokastër and Përmet.

Në secilën prej qyteteve Partnerët Shqipëri përgatiti dhe ndau me pjesëmarrësit një përmbledhje të procesit të Reformës Administrative Territoriale, nevojën për reformën bazuar në analizat e kryera nga grupi i ekspertëve si dhe dy hartat e ndarjes së re administrative territoriale të miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar për reformën territoriale. Takimet u vlerësuan si shprehje e respektit ndaj qytetarëve të angazhuar dhe formë demokratike e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje. Në përgjithësi, reforma u vlerësua si një përgjigje ndaj nevojës për ristrukturimin e pushtetit vendor për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët dhe administrim më të mirë të territorit e burimeve nëpërmjet rritjes së investimeve. Pjesëmarrësit shprehën interes të lartë mbi mënyrën e funksionimit të njësive të reja në lidhje me ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pavarësisht largësisë nga qendra, si dhe përfaqësimin e të gjithë qytetarëve në strukturat vendimmarrëse (këshill bashkiak, kryetar bashkie). Atyre iu rikonfirmua edhe një herë informacioni se në NJQVtë ekzistuese do të vijojnë të jenë zyra lokale për të ofruar shërbimet bazë dhe informacion për qytetarët. Dy hartat e miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar u diskutuan midis pjesëmarrësve duke shprehur argumentat e tyre pro dhe kundër këtyre ndarjeve bazuar në kriteret e reformës si vazhdimësia territoriale, lidhjet historike e kulturore, numri i popullsisë, distanca me qendrën etj. Pjesëmarrësit ofruan sugjerime përkatëse për realizimin me sukses të Reformës, mbështetur nga një kuadër ligjor e rregullator që do të mundësonte zbatimin me efektivitet të saj. Ata shprehën nevojën që Reforma administrative territoriale të zhvillohet paralelisht me decentralizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor, të shoqërohet me strategji të reja zhvillimi e punësimi për zonat funksionale, si dhe me përmirësim të infrastrukturës që do të lehtësonte aksesin e qytetarëve në shërbimet e ofruara nga njësitë e reja. Këto aktivitete ishin pjesë e një serie prej 36 takimesh konsultuese me shoqërinë civile në 12 qarqet e vendit, në kuadër të projektit për Mbështetjen e Reformës Administrative Territoriale – STAR, mbështetur nga komuniteti i donatorëve ndërkombëtare (UNDP, USAID, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Ambasada Suedeze).

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Rreth 650 përfaqësues të shoqërisë civile– organizata lokale e ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave të biznesit, unioneve dhe sindikatave, përfaqësues të institucioneve akademike – universitete, shkolla profesionale, përfaqësues të mediave lokale, të rinj dhe qytetarë të angazhuar u bënë pjesë e takimeve konsultuese. Takimet patën mbulim të gjerë nga media lokale e kombëtare si dhe u shfaqën LIVE në kanalin e PSh në Youtube. Linket e videvo janë të disponueshme online për këdo të interesuar për të ndjekur diskutimet e qytetarëve mbi reformën territoriale: http://www.youtube.com/user/PartnersAlbania


THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive për sektorin jo-fitimprurës në Shqipëri Në qershor 2014 Partnerët Shqipëri lancoi The Albanian Crowd, një platformë interaktive online mbi sektorin e organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjet sociale në Shqipëri. Kjo platformë ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, misionin, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

Nëpërmjet platformës The Albanian Crowd, anëtarët mund të njoftojnë të reja mbi aktivitetet, eventet dhe programet e tyre duke tërhequr bashkëpunëtorë, vullnetarë e mbështetës. Në këtë forum organizatat dhe ndërmarrjet sociale do të kenë mundësi të krijojnë rrjete me organizata të tjera pjesë e kësaj platforme e më gjerë. Gjithashtu, informacioni dinamik dhe i plotë i platformës The Albanian Crowd do t’u shërbejë institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore. Ndërtimi i platformës The Albanian Crowd është një iniciativë e Partnerëve Shqipëri, e cila vjen në vijim të punës disa vjeçare të PSh si qendër burimore për sektorin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Që prej vitit 2002 Partnerët Shqipëri kanë punuar për krijimin, publikimin dhe rifreskimin e vazhdueshëm të Adresarit të OJF-ve Shqiptare me informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e sektorit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ju ftojmë të vizitoni platformën në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org si dhe të pëlqeni faqen në Facebook: https://www.facebook.com/pages/TheAlbanian-Crowd/ Ftojmë të gjitha organizatat e tjera të bëhen pjesë e këtij komuniteti duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www. thealbaniancrowd.org/aplikimi/ Për çdo informacion lidhur me platformën apo për të na njoftuar të rejat tuaja për t’i pasqyruar në platformë, mund të kontaktoni nëpërmjet: info@thealbaniancrowd.org

Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd Gjatë muajve Mars – Prill 2014 Partnerët Shqipëri asistoi World Vision Albania për fuqizimin e qeverive të nxënësve në 15 shkolla pilot të rrethit të Librazhdit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor për krijimin e një mjedisi miqësor për nxënësit. Partnerët Shqipëri zhvilloi 21 trajnime ku morën pjesë 132 pjesëmarrës (anëtarë të qeverive të nxënësve dhe 15 mësues koordinatorë) nga shkollat e fshatrave Babje, Togëz, Gizavesh, Kuturman, Spathar, Dragostunjë, Xhyrë, Dardhë, Hotolisht – Fshat, Vulçan, Vehçan, Qukës-Skënderbe, Pishkash, Skroskë, dhe Dritaj. Trainimet u fokusuan në informimin e aftësimin e nxënësve në lidhje me rolin, detyrat, përgjegjësitë dhe të drejtat e Qeverive të Nxënësve, shkrimin e projekteve dhe ngritjen e fondeve për nevojat e shkollave të tyre, dhe aftësitë për jetën dhe përdorimin e tyre për të përmirësuar jetën në komunitetin ku jetojnë. Në përfundim të procesit të trajnimit, Qeveritë e Nxënësve të 15 shkollave morën pjesë në konkursin e organizuar nga World Vision në Librazhd, mbi financimin e projektit më të mirë të paraqitur nga këto Qeveri të Nxënësve dhe bordet e shkollave përkatëse në plotësim të nevojave të tyre në infrastrukturë. Shkolla “Zeqir Hunci” në Gizavesh fitoi grantin e akorduar prej World Vision për rrethimin e oborrit të shkollës. Projektet u vlerësuan nga një grup expertësh ku bënte pjesë edhe Partnerët Shqipëri. Ky cikël trajnimesh dhe aktivitetesh u zhvilluan në kuadër të punës së World Vision Albania për përmirësimin e mësimit dhe kushteve të mësimdhënies në Librazhd, në zbatim të Strategjisë Rajonale për Arsimin Para-Universitar dhe për Infrastrukturën Shkollore në Qarkun e Elbasanit.

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Komuniteti i The Albanian Crowd ka tashmë 130 organizata që janë bërë pjesë e platformës. Organizatat punojnë kryesisht në fushën sociale, mjedis, qeverisjen e mirë, arsim etj. si dhe përfaqësojnë grupe të ndryshme si gratë, fëmijët, minoritetet etj.


Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara Në 24 Qershor 2014 Partnerët Shqipëri dhe UN Women prezantuan në një event publik organizuar në Tiranë, studimin “Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara”. Mbi 80 përfaqësues të shoqërisë civile, ndërmarrjeve sociale, qeverisë, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare e donatore, medias etj. ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi qëllimin e këtij studimi në kuadër të përpjekjeve disa vjecare të PSh për promovimin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, si dhe u ndal në metodologjinë e ndjekur dhe disa nga sfidat e hasura nga Partnerët Shqipëri në kryerjen e këtij studimi. Znj. Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e pranishme në këtë event, vlerësoi iniciativën dhe studimin e kryer nga Partnerët Shqipëri, i cili paraqet një bazë të mirë për orientimin e politikave të Ministrisë drejt kësaj qasjeje të re. Znj. Kospiri theksoi se Ministria beson në rolin e shoqërisë civile në gjenerimin e ideve të reja në fushën e sipërmarrjes sociale. Ajo ftoi të gjitha organizatat t’i bashkohen iniciativave të Ministrisë në këtë fushë dhe garantoi se Ministria do të mbështesë organizatat që kanë nisma për promovimin e sipërmarrjes sociale, nëpërmjet sqarimit të kuadrit ligjor dhe referimit tek donatorët vendas e të huaj. Më tej, Znj. Kospiri theksoi se vetëm nëpërmjet partneritetit qeveri-shoqëri civile mund t’i japim jetë këtij modeli ndryshe të të bërit biznes. Në event përshëndeti edhe Z. David Saunders, Përfaqësuesi i UN Women Shqipëri. Në fjalën e tij Z. Saunders theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve dhe bizneseve sociale në fuqizimin e njerëzve për të ndërmarrë një rol të plotë e produktiv në ekonomi, shoqëri e familje. Pjesëmarrësit ndoqën me interes prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të studimit, prezantuar nga Znj. Arjola Agolli, Drejtore e Programeve e Partnerëve Shqipëri.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Studimi sjell një panoramë të përgjithshme të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, përshkruan karakteristikat e zhvillimit të tyre dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm. Për më tepër studimi paraqet një tablo të kapaciteteve të grave dhe vajzave të papuna, si dhe rolin e institucioneve shtetërore, biznesit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të punësimit, në Qarkun e Tiranës, Durrësit, dhe Elbasanit. Studimi paraqet gjithashtu edhe shembuj të ndërmarrjeve sociale në BE dhe më gjerë, si modele referimi për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.

Të gjithë diskutantët shprehën vlerësimin e tyre për studimin dhe rëndësinë e tij në promovimin e zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjeve sociale, në funksion të rritjes së punësimit. Ky studim u gjet veçanërisht i vlefshëm në kushtet e mungesës së literaturës apo informacioneve në lidhje me këtë çështje për Shqipërinë, si dhe mungesës së njohjes së konceptit të ndërmarrjeve sociale, organizimit dhe impaktit të tyre në ekonomi. Ky studim u realizua nga Partnerët Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), në kuadër të Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 mes Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara. Studimi u krye në periudhën maj 2013 - janar 2014. Informacioni dhe të dhënat e përdorura në këtë studim i referohen vitit 2013. Përgatitja dhe botimi i tij u mbështet financiarisht nga Qeveria suedeze. Gjetjet dhe rekomandimet e studimit synojnë të promovojnë reforma në nivel qëndror dhe vendor në mbështetje të punësimit të grupeve të disavantazhuara, veçanërisht të grave dhe vajzave, nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjeve sociale. Klikoni këtu për të shkarkuar Studimin: http://www.partnersalbania.org/zhvillimi_ ndermarrjeve_sociale.pdf

6


RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve, i fokusuar në sjelljen e ndryshimeve sistematike në tregun shqiptar të punës, me qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe të ardhura për të rinjtë e të rejat. Për të arritur synimin e tij, RisiAlbania bashkëpunon me shumë partnerë nga sektori privat e publik, si dhe nga shoqëria civile. Në vijim paraqiten disa nga aktivitetet kryesore të projektit gjatë kësaj periudhe: Në qershor RisiAlbania dhe ÇELËSI sh.p.k nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të adresuar çështjen e shërbimeve të dobëta të punësimit për personat me aftësi të pakta dhe mesatare në Shqipëri. RisiAlbania do të ndihmojë gazetën Çelësi të zhvillojë një shërbim të ri të Burimeve Njerëzore si dhe një portal të ri gjithëpërfshirës punësimi. Pritet që ky shërbim i ri t’i ofrohet SME-ve dhe punëkërkuesve në shtator 2014. Në qershor, RisiAlbania dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) organizuan tryeza të rrumbullakëta në pesë zona turistike në vend, me pjesëmarrjen e mbi 150 përfaqësuesve nga sektori i turizmit dhe Zyrave të Punës. Tryezat shërbyen për të informuar bizneset turistike mbi shërbimet e ofruara nga Zyrat e Punës në lidhje me punësimin dhe ndërmjetësimin, trajnimin dhe Programet Aktive të Tregut të Punës. Gjithashtu, bizneset dhanë rekomandime dhe identifikuan fushat kryesore ku shërbimet e SHKP-së duhen përmirësuar. RisiAlbania do të mbështesë SHKP-në në përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

Në qershor projekti lancoi Iniciativën RisiMarketing, në një World Café ku agropërpunuesit dhe ofruesit e shërbimeve u mblodhën së bashku për të eksploruar zgjidhjet e duhura për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të përshtatshme të marketingut. Duke përdorur rezultatet e World Café, dhe me bashkëdrejtimin e BiznessAlbania, Iniciativa RisiMarketing do të zhvillojë një program inovator trajnimi dhe drejtimi që do të përmirësojë cilësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimeve të ofruara nga konsulentët për agropërpunuesit. Në maj RisiAlbania nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare të Industrisë Ushqimore, ku si fazë e parë e bashkëpunimit synohet sigurimi i informacionit të gatshëm dhe të vlefshëm për agropërpunuesit, veçanërisht kompanitë e zotëruara nga gratë, në lidhje me skemat e ndryshme të mbështetjes, duke i mbështetur edhe me procesin e aplikimit. Në një fazë të dytë, SHIU së bashku me anëtarët e tij dhe me agropërpunuesit e tjerë do të advokojë dhe do të marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e skemave të mbështetjes, duke rritur rëndësinë dhe zbatueshmërinë e tyre. RisiAlbania zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri. Për më shumë mbi projektin RisiAlbania vizitoni faqen e internetit: www.risialbania.al

Projekti “Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor” Në kuadër të iniciativës për rritjen e efikasitetit të prokurimit publik nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në pushtetin vendor, Partnerët Shqipëri ka vijuar monitorimin në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës ku po zbatohet aktualisht kjo iniciativë. Që nga Janari 2014 Partnerët Shqipëri po monitoron në baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të gjitha njoftimet e publikuara në këtë faqe interneti dhe në buletinin e prokurimit publik nga katër bashkitë. Përmbledhje të rezultateve të monitorimit për periudhën Janar-Prill 2014, dhe Maj-Qershor 2014 janë ndarë me palët e interesuara, si dhe mund të gjenden elektronikisht në faqen tonë në linket: http://issuu.com/partners-albania/docs/raport_janar_prill_2014 http://issuu.com/partners-albania/docs/raport_maj_qershor_2014 Stafi i Partnerëve Shqipëri gjatë kësaj periudhe ka realizuar disa takime dhe intervista me përfaqësues të njësive të prokurimit dhe të komisioneve të prokurimit në secilën bashki për të diskutuar zbatimin e prokurimit elektronik publik dhe disa prej sfidave të ndeshura gjatë këtij procesi. Aktualisht, Partnerët Shqipëri ka filluar kryerjen e një sondazhi për të vlerësuar kënaqësinë e operatorëve ekonomikë me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik të kryera në katër bashkitë në fokus. Pjesë e këtij sondazhi do të jenë 160 operatorë ekonomikë të cilët kanë aplikuar në tenderët e shpallur nga katër bashkitë gjatë vitit 2013. Puna e Partnerëve Shqipëri për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe procedurave të prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës po mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare


Partnerët Shqipëri po vijon punën për zhvillimin e turizmit alternativ në Qarkun e Korçës. Gjatë kësaj periudhe stafi i Partnerëve Shqipëri në bashkëpunim me partnerë lokalë, ka zhvilluar disa vizita për pregatitjen e informacioneve promovuese dhe prezantimin e produkteve lokale karakteristike që ato afrojnë, me qëllim promovimin e bizneseve të këtyre zonave në vend, rajon dhe më gjerë. PSh ka vijuar gjithashtu punën për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve lokale përmes programeve të trajnimit dhe asistencës. Gjatë muajit prill 2014 në Korçë u zhvillua një program trajnimi mbi manaxhimim efektiv dhe hartimin e planit të biznesit si dhe një kurs dyditor në lidhje me kulinarinë dhe shërbimin cilësor në kuzhinë dhe servirje. 34 përfaqësues të binzeseve lokale në Korçë, Pogradec, Boboshticë, Ersekë, Voskopojë, Liqenas, e Buçimas, duke përfshirë menaxherë, administratorë e kuzhinierë, ishin pjesëmarrës në këto aktivitete. Gjatë trajnimit në menaxhim biznesi ata u njohën me disa nga parimet kryesore të menaxhimit, karakteristikat kryesore të një grupi të fortë menaxhimi, rëndësinë e pregatitjes, shërbimit cilësor dhe promovimit e marketingut të produkteve/shërbimeve, elementët kryesorë të planit të biznesit, si dhe praktikuan pregatitjen e planeve konkrete të biznesit dhe identifikuan sfidat kryesore që ndeshin në menaxhimin e bizneseve të tyre. Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të Agjencisë Rajonale të Zhvillimit Korçë. Gjatë kursit të kulinarisë zhvilluar nga kuzhinierë profesionistë si dhe pedagogë të Departamentit të MarketingTurizmit në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, pjesëmarrësit u njohën me një seri recetash tradicionale e bashkëkohore, si dhe me elementët kryesorë të shërbimit, shtrimit të tavolinës, vendosjes së paisjeve të shërbimit, etj. Pjesëmarrësit i vlerësuan si shumë të nevojshme e praktike njohuritë e marra. Ata treguan një shkallë të lartë interesi gjatë trajnimeve por edhe një motivim të lartë për të implementuar konkretisht pranë bizneseve të tyre njohuritë e marra. Në periudhën në vijim, PSh në bashkëpunim me institucione e partnerë lokalë, do të organizojë një seri me vizita në Maqedoni dhe Shqipëri, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, krijimin e lidhjeve mes bizneseve në të dy vendet, si dhe promovimin e atraksioneve turistike dhe produkteve në Shqipëri dhe Maqedoni, duke synuar zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik në zonën ndërkufitare. Projekti “Drejt një Turizmi Alternativ” zhvillohet në kuadër të Programit IPA CBC Shqipëri-Maqedoni 2007-2013, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Ai zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF në Maqedoni dhe fokuson qarkun e Korçës në Shqipëri dhe rajonin e Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vecanit në Maqedoni.

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Drejt një Turizmi Alternativ


Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve Si një nga organizatat partnere në zbatimin e projektit evropian “Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve”, Partnerët Shqipëri mori pjesë nëpërmjet komunikimit vizual virtual në debatin ndërevropian të radhës me temë “Gratë për një Evropë më të mirë” që u mbajt në Amsterdam më 13 Maj. I zhvilluar vetëm një javë larg zgjedhjeve për parlamentin Evropian, ky debat adresoi çështje si: • Cili është kuptimi i Bashkimit Evropian për gratë? • Cila është status quo e politikave gjinore të BE? • Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar barazinë gjinore në shoqërinë tonë Evropiane?

Qershori solli në kuadër të këtij projekti pjesëmarrjen e PSh në debatin e mbajtur në Rumani me temë: “Shoqëria Civile dhe Solidariteti në kohë krizash”, organizuar nga organizata rumune partnere në këtë projekt NACAB (Asociația Națională a Birourilor de Consiliere pentru Cetățeni – Organizata Kombëtare e Byrosë Këshillimore Qytetare ). Debati në Rumani trajtoi çështje si: • Çfarë mësimesh mund të nxjerrë shoqëria civile nga lëvizjet solidare në Evropë këto 4 vitet e fundit? •Çfarë efekti ka “rendi i ri evropian” tek shoqëria civile, dhe ç’mund të bëjnë qytetarët, media dhe organizatat jo qeveritare për t’i adresuar këto sfida? Znj. Blerina Guga solli perspektiven dhe përvojën e PSh në mbështetje të grupeve në nevojë nëpërmjet propozimeve për reforma dhe strategji në nivel të qeverisjes lokale e qendrore dhe nëpërmjet mbështetjes së zhvillimit të sipërmarrjeve sociale dhe filantropisë në vend. Znj.Olta Koci, e ftuar nga PSh, solli në debat përvojën konkrete të organizatës që drejton Asistencë për Komunitetin në Shqipëri (Albanian Community Assist), organizatë e cila mbështet plotësimin e nevojave bazike dhe u ofron asistencë për aftësim profesional komuniteteve të personave me aftësi të kufizuara, grave dhe vajzave viktima të trafikimit dhe komuniteteve të marxhinalizuara etj. Këto aktivitete u përcollën LIVE në http://joieu.net/. Projekti JOIEU financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit Europe for Citizens.

Rritja e dialogut dhe ndërveprimit midis qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale Një ekip i Partnerëve Shqipëri mori pjesë në takimin mes organizatave partnere nga shtatë vende evropiane që po zbatojnë projektin IGA. Takimi u zhvillua në Firence, Itali nga 21-24 maj 2014. Projekti IGA kontribuon për një Europë më përfshirëse, nxitjen e dialogut dhe ndërveprimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve evropiane, për gjetjen e zgjidhjeve efikase dhe të qëndrueshme për eleminimin e përjashtimit social. Partnerët e projektit dhe qytetarët e ftuar ndanë me njëri tjetrin rezultatet e projektit nga secili vend dhe punuan për të finalizuar rekomandimet për përfshirjen sociale të cilat do t’i paraqiten programit Europe for Citizen të Bashkimit Evropian . Gjatë këtyre ditëve, partnerët e projektit u takuan me disa ndërmarrje sociale si “ Il Sipario”, një ndërmarrje sociale ku punojnë të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale ose fizike; IMPACT HUB Firenze, një rrjet që lidh individë dhe biznese të interesuar në çështjet e inovacionit social; Action Research for Co-development, një laborator kërkimor i Universitetit të Firences; ESPRIT Toscana, një konsorcium jo –fitimprurës që punon për zhvillimin ekonomik, për promovimin e vlerave etike, kohezionit social dhe qëndrueshmërinë e mjedisit; CESVOT (Qendra e Shërbimit Vullnetar për rajonin e Toskanës), një shoqatë që ofron informacion dhe shërbime për mbi 2900 shoqata vullnetare në Toskanë; Cooperativa Il Cenacolo, një ndërmarrje sociale që ofron shërbime për grupe të ndryshme në nevojë me qëllim promovimin e përfshirjes dhe integrimit, etj. Ky takim ishte edhe aktiviteti përmbyllës në kuadër të Projektit IGA. Për më shumë mbi aktivitetet e projektit IGA vizitoni faqen e internetit: http://paginas. estsp.ipp.pt/iga/index.php

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Këto çështje dhe më shumë rreth perspektivës dhe situatës së barazisë gjinore në secilën prej vendeve pjesëmarrëse përbënë fokusin e prezantimeve të Znj. Blerina Guga, Manaxhere e Projekteve të Partnerëve Shqipëri dhe të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile nga Spanja, Belgjika, Estonia, Danimarka nën drejtimin e Atria/ Holandë – Instituti mbi Barazinë Gjinore dhe Historinë e Gruas.


PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE Tryezë e rrumbullakët mbi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, OSBE, Varshavë

Foto:OSBE

Eventi i parë ishte një tryezë e rrumbullakët mbi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, e mbajtur në Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Varshavë. Eventi mblodhi së bashku rreth 40 liderë të shoqërisë civile dhe ekspertë nga një numër shtetesh anëtare të OSBE-së dhe kishte për qëllim të ndihmojë në avancimin e punës së OSBE/ODIHR-it me Komisionin e Venecias në hartimin e udhëzimeve për lirinë e organizmit.

Grupi i përfaqësuesve të shoqërisë civile gjithashtu mori pjesë në një dialog rajonal të organizuar më 7 maj 2014 nga Komuniteti i Demokracive dhe ekipi i Reporterit Special të Kombeve të Bashkuara Maina Kiai. Dialogu rajonal ishte aktiviteti i parë i një projekti të ri dy-vjeçar që fokusohet në rritjen e hapësirës për shoqërinë civile dhe forcimin e së drejtës për qasje ndaj burimeve financiare. Aktiviteti u fokusua në normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, standardet dhe mekanizmat për të promovuar të drejtën e lirisë së organizimit - dhe mënyrat e mundshme për të forcuar këto mjete. Projekti u lancua në shkurt dhe financohet nga Ministria Suedeze e Punëve të Jashtme. Sipas pjesëmarrësve në dialogun rajonal, vullneti politik është një pengesë e madhe në sigurimin e qasjes së shoqërisë civile në burime, në shumë vende të OSBE-së. Deklaratën e plotë për shtyp për këtë event e gjeni në këtë link: https://www.dropbox.com/s/0k62davteun4h57/Media_ statement_political_will_an_obstacle_in_securing_association_rights.pdf

Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri ishte pjesë e grupit konsultues prej 20 përfaqësuesve të shoqërisë civile nga vendet anëtare të OSBE-së, të cilët morën pjesë në dy evente të organizuara më 6-7 maj 2014 në Varshavë, Poloni.

PARTNERET SHQIPERI, QENDRA PËR NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

dhe

10

Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 54  

Prill-Qershor 2014

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you