Page 1

GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 68

PRILL 2019

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në këtë edicion:

Hapet Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri Partnerët Shqipëri lançoi në datën 5 prill 2019 Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të saj, dialogut të politikave dhe përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues. Qendra është një nismë e Partnerëve Shqipëri, finacuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA). Qëllimi final i QKB është që sektori i shoqërisë civile të jetë një aktor efektiv, i përgjegjshëm dhe i pavarur në procesin e demokratizimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Programi Norvegjez i Shoqërisë Civile - Faqe 2

Projekti EMBRACE - Faqe 3 Starton

Faqe 4

Faqe 5

Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e veçantë të Shkëlqesisë së Tij Z. Luigi Soreca Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe të Znj. Genoveva Ruiz-Calavera, Drejtore e DG NEAR për Ballkanin Perëndimor. Në fjalën e saj Znj. Calavera theksoi se “Qeverisja e mirë është kërkesë kryesore politike për një vend i cili aspiron t’i bashkohet familjes së Bashkimit Evropian dhe qeverisja e mirë matet gjithashtu nga niveli i angazhimit të shoqërisë civile si dhe strukturimit të pjesëmarrjes së saj në dialogun politik dhe reforma”. Më tej Znj. Calavera vuri në dukje rolin kyç të luajtur nga shoqëria civile në Shqipëri përgjatë 3 dekadave të fundit në sjelljen e ndryshimit duke i’u referuar më konkretisht kontributit të shoqërisë civile në shtyrjen përpara të reformës në drejtësi. Znj. Calavera veçoi rëndësinë që ka për Bashkimin Evropian përfshirja e të gjithë aktorëve në politikëbërje si dhe forcimi i shoqërisë civile si një aset i vlefshëm në mbrojtjen e demokracisë, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së Qendrës Burimore Kombëtare për Shoqërinë Civile dhe shërbimet që do të ofrojë në këtë kuadër.

Konferencë ndërkombëtare mbi NS-të - Faqe 6

Çmimet e Filantropisë 2018 Faqe 7

I konceptuar si një World Café, aktiviteti mundësoi një forum diskutimi nëpërmjet të gjithë aktorëve pjesëmarrës mbi sfidat për krijmin e një mjedisi mundësues për OSHC-të.

Rrathë Dhurues Shqipëri - Faqe 8

Sfidat dhe problematikat e përfshirjes së sektorit të shoqërisë civile në politikëbërje dhe vendimmarrje, mjedisi ligjor mundësues si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe

Botimet më të fundit

Faqe99 Faqe

Pjesëmarrja dhe konsultimi publik - Faqe 10

Faqe 12

Çmimi “Pëllumbi i Bardhë”

www.thealbaniancrowd.org

Faqe 11

institucionet publike nga sektori i shoqërisë civile si partner social, ishin në fokus të diskutimit. Rekomandimet dhe sugjerimet e dala nga forumi, nëpërmjet Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile do të ndahen në nivel kombëtar, rajonal e më gjerë me të gjithë aktorët e përfshirë në krijimin e një mjedisi mundësues.

Faqe 13

1


Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën Partnerët Shqipëri shpalli në shtator 2018 hapjen e Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën. Ai është një program tre-vjeçar (20182021) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse për zbatimin e programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike: • Mos diskriminimi dhe barazia gjinore • Mediat e pavarura • Pakicat dhe grupet e margjinalizuara • Mbrojtja e mjedisit • Lufta kundër korrupsionit

Në Thirrjen e parë të skemës së nën-grantimit në kuadër të këtij programi, për Shqipërinë u shpallën fituese shtatë projekte të cilat do të kontribuojnë në pesë fushat tematike të programit. Në 25 shkurt, në praninë e Shkëlqesisë së tij Z. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë, organizatat fituese prezantuan planet, objektivat dhe rezultatet e pritshme të projekteve të tyre.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri prezantoi në shkurt 2019 Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore – Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018. Ky raport i përgatitur për të dytin vit radhazi nga Partnerët Shqipëri, paraqet analizën e kuadrit ligjor, monitorimin e zbatimit të tij në praktikë, si dhe studimin e të dhënave nga konsultimet me organizata të shoqërisë civile, medias dhe ekspertë në fushën e të drejtës dhe lirisë për tubime paqësore. Në një tryezë të rrumbullakët me praninë e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për garantimin e ushtrimit të lirisë për tubime paqësore si Policia e Shtetit dhe institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile, u diskutuan probleme që ndeshen në praktikë sa i përket organizimit të tubimeve si nga ana e organizatorëve ashtu edhe nga ana e autoriteteve përgjegjëse për garantimin e ushtrimit të lirisë për tubime.

Monitorimi i të Drejtës për Tubime Paqësore Raporti për Shqipërinë 2017 – 2018

Gjithashtu, u paraqitën edhe rekomandime për iniciativa advokuese që duhet të ndërmerren për të adresuar problematikat në kuadrin ligjor dhe praktikën e ushtrimit të së drejtës për tubime paqësore. Ky raport monitorimi u përgatit si pjesë e projektit rajonal “Monitorimi i të drejtës për tubime paqësore” në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në rajonin e

Partneritetit Lindor, i menaxhuar nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL) dhe i mundësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ligjin Jofitimprurës (ICNL) përmes programit “Civic Space Iniciative”.

2


EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese Prej mëse një viti Partnerët Shqipëri po zbaton projektin “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”. Së bashku me promovimin e një dialogu konstruktiv dhe advokimit për një mjedis financiar dhe ligjor mundësues për SE-të, projekti po kontribuon në rritjen e kapaciteteve të OJF-ve për të inicuar ose përforcuar iniciativat e biznesit social. Projekti fokusohet ndër të tjera në rritjen e ndërgjegjësimit mbi sipërmarrjen

Iniciativa “Ferma Eko-sociale për përfshirje sociale” po zbatohet nga organizata The Door, në Shkodër.

sociale dhe ndarjen e modeleve më të mira dhe historive të suksesit, ndërtimin e marrëdhënieve dhe partneritetit me sektorin e biznesit dhe mbështetjen e iniciativave konkrete të OJF-ve që lidhen me sipërmarrjen sociale në kuadër të adresimit të sfidave sociale dhe nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës. Në kuadër të skemës së nën-grantimit të projektit EMBRACE, Partnerët Shqipëri shpalli në shkurt fituesit e Thirrjes së Parë për Projekt Propozime.

Iniciativa ”Riciklimi i mbetjeve si një Alternativë për Punësimin e Grave në Shkodër” po zbatohet nga organizata Zejtarët e Veriut, Shkodër.

Iniciativa “Horizonte të Reja për Gratë jashtë tregut të punës dhe të disavantazhuara në FushëArrëz”, po zbatohet nga Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë, Fushë Arrëz.

Përmes mbështetjes financiare të Partnerëve Shqipëri, këto pesë iniciativa sipërmarrëse do të kontribuojnë në rritjen e përfshirjes sociale të grupeve të disavantazhuara si gratë e papuna, fëmijët me aftësi ndryshe por edhe në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale ku do të zbatohen projektet. Këto sipërmarrje sociale do të realizojnë ndërhyrje në fusha si: turizmi, shërbimet, produktet artizanale dekorative dhe ushqimore.

Iniciativa ”Hartëzimi i shtigjeve të Tiranës dhe publikimi i tyre në website dhe aplikacion“, po zbatohet nga organizata Tirana Ekspres, Tiranë;

Iniciativa “Fuqizimi dhe Qëndrueshmëria Financiare e Qendrës Jonathan përmes biznesit social”, po zbatohet nga Jonathan Center, Tiranë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca vizitoi Bar-Cafe ”Te Xhoni” ngritur nga Qendra Jonathan. Kjo sipërmarrje sociale kontribuon në punësimin dhe integrimin e të rinjve me Sindromën Down. Të ardhurat e gjeneruara nga kafeneja mundësojnë vazhdimësinë e terapive falas për këtë kategori.

Nga programi i trajnimeve dhe asistencës me grupin e dytë të organizatave pjesëmarrësve në program dhe fituesit e Thirrjes së parë të granteve.

Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me organizatën Project Ahead (Itali), dhe financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

3


Forumi i 7-të i Ballkanit Perëndimor për Shoqërinë Civile Në 16-17 prill u zhvillua në Tiranë Forumi i 7-të i Ballkanit Perëndimor për Shoqërinë Civile. Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri ishte një nga folësit në panelin e këtij forumi dedikuar krijimit të një mjedisi mundësues për shoqërinë civile. Forumi dyditor mblodhi së bashku rreth 180 përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të rajonit. Çështjet kryesore që forumi solli në diskutim ishin roli i organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal si dhe situata e dialogut social dhe krijimi i një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor.

Hapet 2019 Nisëm në 24 prill Akademinë e OJF-ve 2019, një program tashmë i konsoliduar, krijuar nga Partnerët Shqipëri, i cili kontribuon në rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të OJF-ve në nivele ekzekutive dhe manaxheriale mbi çështje të zhvillimit dhe manaxhimit organizativ, qëndrueshmërisë financiare, advokimit për çështje të interesit të përbashkët, forcimit të bash-këpunimit ndërsektorial etj.

Akademia e OJF-ve 2019 zhvillohet në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri.

Gjatë leksionit të parë të Akademia e OJF-ve 2019, fokusuar në “Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe kuadri ligjor për sektorin e OJF-ve”

Java Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSW) 2019, Beograd Më 8-12 prill u organizua Java Ndërkombëtare e Shoqërisë Civile (ICSW) 2019, në Beograd. Eventi mblodhi së bashku mbi 1,000 liderë të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë të angazhuar nga sektorë dhe rajone të ndryshme, për të diskutuar mbi çështjet dhe sfidat më prioritare sot në botë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe zhvillimit ndërkombëtar. Si pjesë e ICSW2019, u organizuan mbi 30 sesione dhe evente partnere, ku u trajtuan një sërë çështjesh kritike si mbështetja emergjente për organizatat që janë nën sulm, ngushtimi i lirisë së medias, përgjegjshmëri më e lartë nga ana e shoqërisë civile.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile 2019 u organizuan evente lokale në vende të ndryshme në mbarë botën. Një nga këto evente ishte edhe forumi World Café Enabling Environment for Civil Society Organizations in Albania organizuar nga Partnerët Shqipëri në 5 Prill në Tiranë, Shqipëri, ku organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë diskutuan mbi çështjet kryesore dhe sfidat në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri. Ky event u mbështet nga Balkan Trust for Democracy përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN).

Tema e këtij viti – ”Fuqia e bashkimit”– u fokusua në mënyrën se si individë dhe organizata në mbarë botën mund dhe janë duke punuar së bashku për të mundësuar dhe mbrojtur hapësirat për veprim qytetar, në një botë ku transformimet globale po riformojnë mënyrën se si funksionon shoqëria civile. Znj. Ariola Agolli, Drejtore e Programeve e PSh dhe Manaxhere e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, mori pjesë në disa prej këtyre sesioneve ku prezantoi dhe diskutoi mbi zhvillimin e shoqërisë civile dhe sfidat e sektorit në Shqipëri, zhvillimin e sipërmarrjes sociale etj.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Prej vitit 2015, mbi 70 përfaqësues të OJF-ve shqiptare, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, sektoriale dhe përfaqësimi gjinor, përfituan njohuri dhe aftësi për drejtimin dhe manaxhimin efektiv të organizatave të tyre duke i ardhur në ndihmë grupeve të interesit për të cilat janë krijuar dhe publikut të gjerë.


THIRRJE PËR APLIKIME NË KONKURSIN “IDE TË GJELBËRTA 2019” Konkursi “Ide të Gjelbërta” synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale. Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor.

Vlera: Çfarë përfaqëson Konkursi për Ide të Gjelbërta?

Konkursi për “Ide të Gjelbërta” bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.

Qëllimi:

Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron: • • • • • • •

Projekt – Ideja është ende në fazat e para të zhvillimit të saj Projekt – Ideja Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale Projekt – Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore Projekt – Idea Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme Projekt – Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është i vetëdijshëm për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese Projekt – Ideja mbështet rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit Projekt – Ideja është innovative në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera në komunitet

Kush mund të aplikojë:

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Konkursi është i hapur për: • Individë • Organizatat Jo-Fitimprurëse • Biznesi i vogël në vend (qarkullim vjetor deri në 8 milion lek)

Kushtet e financimit:

Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë jo më të madhe se 650.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative.

Dokumentat që duhen dorëzuar: 1. 2. 3. 4.

Forma e Aplikimit Forma Financiare Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT për OJF-të; vërtetim nga QKB për bizneset e vogla) Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nëshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimpruëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.

Procesi i përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.

Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:

1. Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri të ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit dhe dokumentacionin përkatës 2. Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurrimi të hapur publik. Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers, e cila do të organizohet në Shqipëri gjatë muajit korrik

Afati i fundit kohor për dorëzimin e aplikimeve është 5 maj 2019! Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: kkeruti@partnersalbania.org. Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit.

Procesi i monitorimit:

Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit.

Formati dhe gjuha:

Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga Granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare. Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip.

Mbështetur nga:

5


Ndërmarrjet Sociale – Drejt Politikave dhe Praktikave Përfshirëse Partnerët Shqipëri në mbështetje të zhvillimit të sipërmarrjes sociale në Shqipëri, organizoi konferencën ndërkombëtare “Ndërmarrjet Sociale – Drejt Politikave dhe Praktikave Përfshirëse”.

Përgjithshme, Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal, Znj. Dajna Sorensen, Zv.Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe Znj.Ardiana Jaku, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Duke marrë në konsideratë debatin publik mbi rëndësinë e ndërmarrjeve sociale dhe diskutimet rreth kuadrit ligjor në Shqipëri, konferenca synoi avancimin e dialogut dhe përpjekjet advokuese mes ndërmarrjeve sociale dhe aktorëve publik si dhe adresimin e nevojave të sektorit në nivelet vendimmarrëse.

Ekspertët e ftuar në nivel rajonal dhe evropian, sollën si input për debatin publik dy tema të tjera që konsiderohen shumë të rëndësishme për aktivitetin e ndërmarrjeve sociale si: Investimi në impaktin social dhe modelet e suksesshme në këtë drejtim; Strategjitë dhe mekanizmat e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet pushtetit vendor dhe ndërmarrjeve sociale bazuar në eksperiencën evropiane.

Prezantimet ofruan një panoramë të trendeve globale mbi mjedisin praktik dhe ligjor duke vënë theksin në praktikat më të mira të ekosistemit të ndërmarrjeve sociale. Konferenca u adresua nga Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e

Në përfundim të konferencës, u paraqit një Deklaratë drejtuar institucioneve publike përkatëse, lidhur me adresimin e boshllëqeve kryesore të kuadrit ligjor mbi ndërmarrjet sociale. Konferenca u mbështet nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR 6


Çmimet e Filantropisë 2018 Partnerët Shqipëri organizoi në mbrëmjen e 22 shkurtit, ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e konkursit “Çmimi i Filantropisë 2018”. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Ceremonia u nderua me pjesëmarrjen e personaliteteve nga qeveria shqiptare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë ANTEA Cement, me motivacion: Për kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e jetesës së komuniteteve në disa njësi administrative të Bashkive Krujë dhe Kurbin, nëpërmjet ndërhyrjeve në infrastrukturë, shëndetësi, inovacion dhe shërbime sociale. Çmimi u dorëzua nga Znj. Mia Vukojevic, Drejtore Programi për Ballkanin Perëndimor, Fondi Rockefeller Brothers.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Ali Adil Agjah Bej Biçakçiu (pas vdekjes), me motivacion: Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, duke shënuar rastin e parë filantropik në Shqipëri të dhurimit të të gjithë pasurisë në shërbim të arsimit. Çmimi u dorëzua nga Znj. Ema Andrea, aktore e skenës shqiptare.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Alfred Muharremi, me motivacion: Për mbështetjen e veçantë ndaj fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, që si një përfaqësues i tyre advokon për t’u siguruar mbrojtje sociale, edukim, arsimim dhe punësim, si dhe për krijimin e një modeli pozitiv për këtë komunitet dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare”. Çmimi u dorëzua nga Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Liljana Luani, me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe punën e vyer e të palodhur prej më shumë se pesëmbëdhjetë viteve në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes, që me përkushtimin dhe investimin e saj personal, u jep këtyre fëmijëve shpresë për të ardhmen. Çertifikata u dorëzua nga Z. Selami Xhepa, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP), me motivacion: Për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve, që përfshin ndër të tjera ndërtimin e kopshtit të fshatit Pashalli dhe shkollës “Llukë Mita” në bashkinë e Urës Vajgurore, si dhe rikonstruksionin e godinës së muzeut “Gjon Mili” në Korçë”. Çmimi u dorëzua nga Znj.Senida Mesi, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.


Rrathë Dhurues Shqipëri Partnerët Shqipëri, në vijim të nismave të saj për promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri duke synuar rritjen e mbështetjes publike ndaj grupeve në nevojë, organizoi në 4 dhjetor ankandin e parë të dhurimit “LIVE” – “Rrathë Dhurues”. Rrathë Dhurues (Giving Circle) është një event që zhvillohet në 16 vende të botës, duke mbledhur së bashku individë të cilët dhurojnë për kauza sociale duke treguar një ndjenjë të lartë qytetarie dhe solidariteti njerëzor. Rrathë Dhurues 2018 mblodhi së bashku përfaqësues të lartë të sektorit të biznesit, komunitetit të donatorëve, institucioneve diplomatike, shoqërisë civile, medias, artit etj., të cilët ofruan mbështetje financiare dhe materiale për tre iniciativa të cilat do të transformojnë jetën dhe do të sjellin ndryshime të qendrueshme sociale për komunitete në nevojë. Shuma totale e mbledhur prej 1,681,874 Lekë kaloi objektivin e vendosur, duke konfirmuar edhe njëherë ndjeshmërinë qytetare ndaj grupeve në nevojë. Falë ndjeshmërisë dhe vëmendjes së lartë mediatike që mori eventi, iniciativat vijuan të sigurojnë mbështetje financiare edhe nga individë që nuk mundën të bëhen pjesë e tij.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Përmes dhurimeve të marra, Vizion OJF përmirësoi infrastrukturën e kopshtit të fëmijëve në fshatin Bllice, si dhe siguroi lodra dhe mjete mësimore për kopshtin.

Fondacioni Down Syndrome Albania siguroi fonde për të vazhduar ofrimin e shërbimeve të terapisë për fëmijët me sindromën Down, fëmijë me spektrin e autizmit dhe vështirësi të tjera në të nxënë.

Shoqata për të Drejtat e Komunitetit Egjiptian siguroi mbështetje financiare dhe materiale për ekipin sportiv me fëmijë të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Eventi Rrathë Dhurues 2018 u mbështet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri si pjesë e aktiviteteve të projektit “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, Balkan Trust for Democracy-një projekt i German Marshall Fund of the United States, Frederick Mulder Foundation, The Funding Network, Credins Invest, Telekom Albania, dhe Iceberg Communications.

8


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

www.risialbania.al

RisiAlbania është një projekt zhvillimor që synon rritjen e shanseve për punësim të të rinjve. Ai është një projekt i Agjensisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga një konsorcium partnerësh të përbërë nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit për këtë periudhë ishin:

Promovimi i eksporteve të fruta-perimeve vendase në Panairin FRUIT LOGISTICA Shqipëria mes 90 vendeve pjesëmarrëse në Berlin. 15 eksportues prezantuan tek blerës të mundshëm prodhimet shqiptare dhe takuan ofrues të shërbimeve teknologjike.

Mundësi të reja zhvillimi për industrinë e tregtisë elektronike në Shqipëri E-commerce & M-commerce

Investime të reja dhe 25 të rinj të punësuar në sektorin e BPO-së

Sipërmarrës nga diaspora – njohës të mirë të mentalitetit të dy vendeve për të bërë biznes Sipërmarrësit nga diaspora sjellin shumë avantazhe në menaxhimin e biznesit. Risi ndau eksperiencën e saj në panelin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik”, në Samitin e 2-të të Diasporës në Tiranë.

Binjakëzim dhe shkëmbim eksperiencash mes sipërmarrjeve Zvicerane dhe Shqiptare Çfarë mund të bëjmë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, të vizitojnë edhe zonat e thella rurale dhe të vijnë përgjatë gjithë vitit, sikundër bëjnë kur vizitojnë Zvicrën?

Formohet grupi i parë i këshilluesve të karrierës në Universitetet shqiptare

Orientim drejt Karrierës përmes valëve të radios. Informim dhe influencim i të rinjve

Të pasurosh njohuritë përmes kurseve të platformës E-learning, Unipro Balkan Academy Kurse të reja profesionale të ofruara në gjuhën shqipe për individë dhe kompani që trajnojnë dhe çertifikojnë stafin.

Pajisja e brezit të ri me aftësitë që kërkon tregu në sektorin e turizmit Rreth njëqind të rinj nga Lezha përfitojnë nga kurset e reja profesionale dhe përgatiten për sezonin e ri turistik.

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Çertifikimi në grup GlobalG.A.P- porta për të konkuruar në tregjet me vlera të larta Për herë të parë Shqipëria është ndalesa e GLOBALG.A.P. TOUR 2019. Udhëzime të qarta për të aplikuar dhe zbatuar standartin GLOBALG.A.P. gjenden në platformën Agroquality.


Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor e Turqinë Që prej vitit 2016, Partnerët Shqipëri është një nga organizatat anëtare të rrjetit rajonal “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, sëbashku me organizata nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia. Rrjeti po punon për përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, përmes mbështetjes së zhvillimit të kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Nga tryeza e rrumbullakët me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave që punojnë me çështjet e të rinjve, ku prezantuam dhe diskutuam gjetjet e Indeksit të përfshirjes politike, sociale & ekonomike të të rinjve në Shqipëri dhe rajon. Dhjetor 2018

Një ndër aktivitetet kryesore të rrjetit është monitorimi i vazhdueshëm i situatës lidhur me pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve. Çdo vit, organizatat partnere përgatisin një raport bazuar në një set indikatorësh të njëjtë për të gjithë rajonin.

Q.S.N.N.N po zbaton një projekt që konsiston në krijimin e parliamentit rinor si një mënyrë inovative për të bashkëpunuar me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore si dhe për të nxitur interesin e të rinjve për pjesëmarrje dhe kontribut proaktiv.

Në vitin 2018, rrjeti YBH4WBT përzgjodhi nga secili shtet, tre organizata lokale grantmarrëse dhe partnerë në zbatimin e modelit YBH. “Youth Act Centre“ nga Tirana, “Epoka e Re” në Fier dhe Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë në Fushë Arrëz janë organizatat grantmarrëse nga Shqipëria të cilat po zbatojnë iniciativa rinore në mbështetje të grupeve që përfaqësojnë.

Projekti i zbatuar nga Epoka e Re konsiston në fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimeve e workshopeve, dhe përfshirjen e tyre në grupe rinore që marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Edhe projekti i Youth Act konsiston në fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimeve në çështjet e Aktivizmit dhe Vullnetarizmit, Kulturës dhe Lëvizshmërisë, Punësimit dhe Sipërmarrjes.

Konsultimi dhe angazhimi publik efektiv, përveçse një detyrim ligjor i Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, është një proces i rëndësishëm që kontribuon në një qeverisje të mirë e të qëndrueshme vendore. Për t’u ardhur në ndihmë NJVV-ve për përmirësimin e këtij procesi në bashkitë respektive, në kuadër të projektit #STAR2, Partnerët Shqipëri hartoi “Udhëzuesin për angazhimin dhe konsultimin publik”, të cilin e konsultoi dhe vuri në dispozicion të 61 bashkive të vendit përmes një serie 12 workshopesh rajonale. Gjithashtu, Partnerët Shqipëri ka hartuar një sistem vlerësimi i cili do t’u vijë në ndihmë të gjitha njësive të vetëqeverisjes vendore në punën e tyre në drejtim të angazhimit dhe konsultimit publik.

Në këtë kuadër, PSh zhvilloi 13 trajnime rajonale, ku përfaqësuesit e bashkive punuan në grupe dhe vlerësuan e matën procese konkrete të konsultimit publik në bashkitë e tyre respektive, si buxhetimi vjetor, planet vendore si dhe projekte të veçanta investimesh, duke përdorur indikatorët e sistemit të hartuar përmes projektit #STAR2. Gjithashtu, PSH zhvilloi edhe tre trajnime rajonale me koordinatorët e njoftimit dhe konsultimit publik nga të 61 bashkitë mbi këtë sistem. Projekti “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR2” zbatohet nga Qeveria Shqiptare në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Tiranë me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.

10

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Pjesëmarrja publike dhe konsultimi në nivelin e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri


Çmimi Pëllumbi i bardhë Partnerët Shqipëri organizoi për herë të parë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Pëllumbi i Bardhë”. Ky çmim është një mirënjohje dhe vlerësim për figura të cilët përmes veprimeve civile të guximshme kanë kontribuar në të mirë të publikut të gjerë duke u përballur shpesh me kosto personale morale, financiare dhe fizike, madje duke u ngritur dhe kundër rrymës së shoqërisë apo ambjentit rrethues. Në prani të një audiencë të gjerë të ftuarish, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve vendore dhe komunitetit të donatorëve, tre organizata të shoqërisë civile u vlerësuan me këtë çmim. Çmimi “Pëllumbi i Bardhë” për guxim civil të treguar në nisma për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse iu dha Institutit Shqiptar të Shkencave me motivacionin: “Për kontributin unik për rritjen e transparencës së transaksioneve publike nëpërmjet ngritjes së platformës opencorporates.al“.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Çmimi “Pëllumbi i Bardhë” për sinjalizimin e rasteve të korrupsionit në nivel lokal dhe kombëtar iu dha Birn Albania me motivacionin: “Për guximin civil, profesionalizmin dhe objektivitetin e treguar në raportimet investigative të temave me impakt të gjerë në publik si: shitblerja e pronave në bregdet, çështja ARMO etj”.

Çmimi “Pëllumbi i Bardhë” për guxim civil të treguar në nismat për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse iu dha EcoAlbania me motivacionin: “Për këmbënguljen dhe kontributin e dhënë në mbrojten e pasurive ujore të vendit, veçanërisht për ndërrmarrjen e nismës në mbrojtje të lumit Vjosë dhe ngritjen e çështjes në nivel ndërkombëtar”.

Program për ngritjen e kapaciteteve Gjatë kësaj periudhe, Partnerët Shqipëri vijoi programin për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve në përdorimin e mekanizmave për rritjen e pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse, rrjetëzimin si dhe ndërtimin e partneritetit shoqëri civile- pushtet vendor. Dy trajnime dyditore në “Qeverisja me Pjesëmarrje” u zhvilluan me OJF-të e Kavajës dhe Elbasanit, për të vijuar me dy sesione rrjetëzimi me përfaqësues të organizatave të Tiranës.

Promovimi i Praktikave të mira Si pjesë e punës për promovimin e praktikave të mira dhe mekanizmave për rritjen e pjesëmarrjes në proceset vendimarrëse, si dhe ndërtimin e partneritetit shoqëri civile- pushtet vendor, Partnerët Shqipëri përgatiti tre video që pasqyrojnë këto procese në bashkitë Elbasan, Vorë dhe Shkodër.

Përfitues të programit të rritjes së kapaciteteve ishin edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor. Tre trajnime njëditore në “Qeverisja me Pjesëmarrje” u zhvilluan në Shkodër, Berat dhe Gjirokastër me pjesëmarrjen e 45 përfaqësuesve nga bashkitë e këtyre qarqeve. Në vijim, në përgjigje të nevojave specifike të organizatave pjesëmarrëse në trajnime, ekspertët e PSh zhvilluan shtatë seanca konsultimi individuale si dhe një trajnim online.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadër të projektit “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” i cili zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.

11


www.levizalbania.al LevizAlbania është një projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërjen dhe vendimmarrjen lokale Në mbështetje të LevizAlbania, për të adresuar nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, PSh po ofron një program të gjerë asistence, “online” dhe “onsite”, që mbështet rrjetëzimin në territore më të gjera se ato ku organizatat operojnë, si dhe ekspertizën e tyre për të advokuar në mënyrë të suksesshme në vendimmarrjen lokale.

Komunikimi Strategjik për Organizatat e Shoqërisë Civile, Planifikimi Strategjik dhe Qeverisja me Pjesëmarrje ishin trajnimet online të zhvilluara në këtë periudhë, të ndjekur nga 22 pjesëmarrës.

Për të mbështetur grantmarrësit e LA, bazuar në nevojat dhe sfidat e hasura në zbatimin e projekteve të tyre, Partnerët Shqipëri ofruan sesione rrjetëzuese për 17 përfitues të thirrjes së pestë të LevizAlbania.

Kampet e Demokracisë Vendore është një iniciativë e Partnerëve Shqipëri që zhvillohet në kuadër të projektit LevizAlbania, me synim aftësimin dhe aktivizimin e të rinjve dhe të rejave për të kontribuar në përmirësimin e demokracisë vendore në qytetet e tyre. Në vijim të kampeve të organizuara më herët, PSH organizoi kampet e rradhës në Elbasan dhe Tiranë, me pjesëmarrjen e 35 të rinjve dhe të rejave, të cilët u njohën me eksperienca dhe praktika të suksesshme lokale dhe ndërkombëtare. Gjatë kampit zhvilluar në Elbasan, Znj. Sanda Rakocevic, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës “Association for Democratic Prosperity – Zid” nga Mali i Zi, përmes lidhjes virtuale ndau përvojën e saj dhe iniciativat konkrete të zbatuara nga kjo organizatë, të cilat synojnë rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në proceset vendimmarrëse, dhe përfshirjen në monitorimin e procesit të decentralizimit në Malin e Zi.

#JavaDemokraciseVendore2019 LevizAlbania organizoi për të tretin vit radhazi Javën e Demokracisë Vendore 2019, një kalendar me aktivitetete të shumënatyrshme për prezantimin e arritjeve të projektit përmes nismave të mbështetura dhe zbatuara nga organizatat e shoqërisë civile në kuadër të forcimit të demokracisë vendore, përmirësimit të qeverisjes vendore, rritjes së aktivizmit qytetar.

12

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri organizuan trajnime rajonale në Advokasia Kooperuese dhe Qeverisja me Pjesëmarrje, me pjesëmarrjen e 38 përfaqësuesve të OSHC-ve, individëve dhe përfituesve të skemës së granteve të LevizAlbania.


Rregjistrohuni dhe rifreskoni informacionin e organizatës suaj në

The Albanian Crowd www.thealbaniancrowd.org The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. The Albanian Crowd ofron mundësi për anëtarët që të ndajnë të rejat më të fundit mbi projektet dhe aktivitetet, të identifikojnë partnerë potencialë dhe të tërheqin vullnetarë e mbështetës.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjithashtu, The Albanian Crowd u shërben edhe institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, biznesi, media, organizatat ndërkombëtare e donatore të cilët mund të gjejnë në të informacion dinamik, partnerë dhe shërbimet e nevojitura. Albanian Crowd numëron 150 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo ka patur me miliona klikime e mijëra vizitorë nga rreth 150 vende në mbarë botën.

Mirëpresim informacione të reja tuajat për t’i pasqyruar në platformë. Ndërkohë i bëjmë thirrje organizatave të bëhen pjesë e The Albanian Crowd duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun e mëposhtëm. http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

JEMI TRANSFERUAR ! Na gjeni në adresën e re: Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati i 10-të, Ap. 71 / 73, Tiranë Tel: +355 4 2254881 | Mob: 0697889600 Kutia Postare (PO Box) 2418/1 partners@partnersalbania.org | http://www.partnersalbania.org Na ndiqni në: Facebook, Linkedin, Youtube, Twitter Vizitoni The Albanian Crowd, platformën online të OJF-ve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

13

Profile for Partners  Albania

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 68, prill 2019

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 68, prill 2019

Advertisement