Page 1

Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 53

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë numër: -THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive e sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri faqe 1 - Prezantimi i Gjetjeve të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri faqe 2-3 -Konkursi kombëtar Ide të Gjelbërta 2014 -Shpallja e Konkursit Kombëtar Eseja mbi Filantropinë 2014 faqe 4

THE ALBANIAN CROWD, një platformë interaktive për sektorin jo-fitimprurës në Shqipëri The Albanian Crowd është një platformë interaktive që do të ofrojë informacion për sektorin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj platforme interaktive, organizatat do të kenë mundësi të: NDAJNË me publikun informacion mbi vendndodhjen, shtrirjen e aktivitetit, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë;

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

NJOFTOJNË mbi aktivitetet, eventet dhe programet e tyre duke tërhequr audiencë, vullnetarë dhe mbështetës;

-Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd faqe 5

KRIJOJNË rrjete me organizata të tjera pjesë e kësaj platforme e më gjerë;

-Drejt një turizmi alternativ faqe 6 -Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor -Ngritje e kapaciteteve të qeverisë vendore për qeverisjen urbane faqe 7

-Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve -Rritja e dialogut dhe ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale faqe 8 Pjesëmarrje në Aktivitete Ndërkombëtare -Konferenca “Chartering into the Future” -Konferenca “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën Tuaj! -Forumi i Inovacionit Social -Zhvillimi i demokracisë dhe reformave institucionale në Evropën Juglindore: Zgjerimi i BE në praktikë -Mbledhja e Bordit të Laboratorit të Inovacionit Social Faqe 9-10

JANAR-MARS 2014

MARRIN PJESË në vëzhgime dhe monitorime online në lidhje me mjedisin mundësues për zhvillimin e sektorit të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Përveç sektorit të shoqërisë civile, kjo platformë do t’u shërbejë edhe institucioneve e individëve nga sektori shtetëror, ai i biznesit, medias etj. të cilët do të mund të gjejnë aty një informacion dinamik dhe të plotë mbi organizatat e shoqërisë civile dhe aktivitetin e tyre. Për t’u bërë pjesë e platformës mund të plotësoni formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/ aplikimi/ Ndërtimi i platformës The Albanian Crowd vjen në vijim të punës disa vjeçare të Partnerëve Shqipëri si qendër burime për sektorin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Që prej vitit 2002 Partnerët Shqipëri kanë punuar për krijimin, publikimin dhe rifreskimin e vazhdueshëm të Adresarit të OJFve Shqiptare me informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e sektorit të organizatave të shoqërisë civile. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

ANËTARE E RRJETIT PARTNERËT NDËRKOMBËTARË PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK

1


Prezantimi i Raportit të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri

Në tryezë u prezantuan dhe u diskutuan gjetjet e monitorimit të kuadrit ligjor dhe praktik mundësues për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, si dhe disa nga gjetjet kryesore paraprake nga monitorimi i Matricës në tetë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Znj. Lisa Fredriksson, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zv.Shefe e Zyrës e Ambasadës Suedeze theksoi se duke vepruar në një mjedis mundësues, shoqëria civile do të jetë më e fuqizuar për t’u angazhuar në aksione lobuese dhe advokuese, e do të ketë më shumë mundësi për të krijuar një bashkëpunim funksional me autoritetet lokale. Znj.Fredriksson gjithashtu rekomandoi që matrica e monitorimit të përdoret si një mjet strategjik dialogu ndërmjet shoqërisë civile, qeverisë dhe parlamentit, si dhe në dialogun ndërmjet shoqërisë civile dhe donatorëve. Znj. Albana Vokshi, deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetare e Komisionit Prlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë dhe Z. Gentian Elezi, Zv.Ministër i Integrimit Evropian, folën në tryezë mbi rolin e shtetit (parlamentit dhe qeverisë) në krijimin e kuadrit ligjor mundësues për OSHCtë si dhe iniciativat e ndërmarra nga institucionet përkatëse në këtë drejtim. Znj.Tanja Hafner Ademi, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit BSCDN prezantoi një panoramë të përgjithshme të mjedisit ku veprojnë OSHC-të në vendet e Ballkanit dhe Turqi, bazuar në gjetjet paraprake nga monitorimi në secilin shtet. Gjetjet në nivel rajonal tregojnë se në të gjitha vendet e përfshira në monitorim në përgjithësi ekziston një kuadër ligjor i cili është në përputhje me standardet ndërkombëtare, por problemi qëndron në zbatimin e tij. Regjimi fiskal dhe bashkëpunimi me shtetin përbëjnë problematikën kryesore me të cilën ndeshen OShC-të në rajon. Gjatë eventit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve publike, komunitetit të donatorëve dhe të organizatave ndërkombëtare diskutuan më gjerësisht mbi gjetjet dhe rekomandimet e prezantuara si dhe hodhën idetë e tyre për përmirësimin e monitorimit në vitet në vijim. Z. Stefano Calabretta, Menaxher Programi në Delegacionin e BE në Shqipëri, u shpreh se duke konsideruar edhe zhvillimet e fundit, kërkohet gjithnjë e më tepër një shoqëri civile më e organizuar, më e aftë për të marrë pjesë në dialogun për politika zhvillimore dhe për të bashkëvepruar më mirë me institucionet shtetërore. Gjetjet dhe rekomandimet e raportit të secilit shtet do të shërbejnë për përgatitjen e Raportit të Monitorimit në nivel Rajoni, i cili do të prezantohet gjatë muajit Maj 2014 pranë Departamentit të Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian. Ky Raport me informacionin e tij do të kontribojë për monitorimin e etapave të progresit të secilit shtet në mbështetje të shoqërisë civile, në përputhje me Udhëzuesin e BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, 2014 – 2020. Në linkun e mëposhtëm mund të njiheni me raportet e monitorimit të Matricës për të gjitha shtetet pjesëmarrëse: http://monitoringmatrix.net/ Partnerët Shqipëri, bazuar në gjetjet e monitorimit për Shqipërinë, do të advokojë së bashku me organizata lokale për krijimin e një mjedisi ligjor e praktik sa më mundësues për aktivitetin e OSHCve në vend. Tryeza e rrumbullakët u organizua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Olof Palme International Center në Shqipëri nëpërmjet fondeve të qeverisë suedeze. Në faqen në vijim paraqiten disa nga Gjetjet dhe Rekomandimet kryesore të Raportit të Matricës për Shqipërinë. Për të shkarkuar raportin e plotë klikoni këtë link:

http://www.partnersalbania.org/raporti_monitorimit_shqiperi.pdf

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri organizoi më datë 28 shkurt 2014 tryezën e rrumbullakët për prezantimin e Raportit të parë të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile për Shqipërinë, në kuadër të iniciativës rajonale “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve”, zbatuar nga rrjeti BCSDN, anëtare e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri.


Gjetjet Kryesore 6 nga gjetjet kryesore të studimit

Referenca

1

Fusha Raportimi financiar dhe rregullat e kontabilitetit nuk janë efektive dhe të përshtatshme për OSHC-të. Ato nuk marrin në konsideratë natyrën specifike të OSHC-ve dhe nuk janë në proporcion me madhësinë e Nën-Fusha organizatës dhe llojin / qëllimin e aktiviteteve të saj (ekonomike dhe jo-ekonomike).

2

Fusha Nuk ka përfitime tatimore për burime të ndryshme të të ardhurave të OSHC-ve. Ka konfuzion në kuadrin ligjor në lidhje me përjashtimin e granteve nga tatimi, që sjell interpretime të ndryshme në praktikë. Nën-Fusha

3

Fusha Statusi për Përfitimin Publik rregullohet përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe përfshin vetëm një numër të kufizuar të fushave të veprimit të OSHC-ve (vetëm tre fusha). Nën-Fusha

4

Fusha Financimi publik është bërë i mundur gjatë tre viteve të fundit përmes agjencisë shtetërore “Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” (AMSHC). Ajo nuk mbështet zhvillimin institucional të OSHC-ve dhe bashkë – financimin e projekteve të BE-së. Grantet dhe mbështetja jo- financiare janë të limituara dhe vihen në Nën-Fusha dispozicion vetëm nga bashkitë e mëdha.

5

Fusha Nuk ka dokumenta kombëtarë strategjikë që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shtet-OSHC dhe zhvillimin e shoqërisë civile, shoqëruar kjo me mungesën e strukturave dhe mekanizmave me një mandat për të Nën-Fusha lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe OSHC-ve.

6

Fusha Sipas kuadrit ligjor, OSHC-të mund të konkurrojnë për kontrata shtetërore në baza të barabarta me ofruesit e tjerë dhe nuk ka pengesa ligjore për OSHC-të të marrin fonde publike për ofrimin e shërbimeve të ndryshme përmes procedurave të prokurimit. Por, në praktikë OSHC-të nuk janë në gjendje të marrin kontrata në konkurrencë me ofruesit e tjerë për shkak të mungesës së rregullave dhe procedurave të qarta dhe mungesës Nën-Fusha së kapaciteteve të institucioneve publike për kontraktimin e OSHC-ve.

1 1.1 1 2.1 2 2.1 2 2.2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Nr

3 3.1 3

3.3

Rekomandimet Kryesore Nr

1

6 rekomandimet më të rëndësishme për reformë Përshtatja e raportimit dhe rregullave financiare të përshtatshme, duke marrë parasysh natyrën specifike të OSHC-ve, madhësinë e organizatës dhe llojin e saj / qëllimin e aktiviteteve (ekonomike dhe joekonomike).

Referenca Fusha

1

Nën-Fusha

1.1

Fusha

2

Nën-Fusha

2.1

2

Sqarimi i përjashtimit të granteve nga skema e taksave përmes ligjit.

3

Fusha Statusi për Përfitimin Publik (SPP) duhet të adresohet në kuadër ligjor dhe jo përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave. Qëllimi i SPP duhet të zgjerohet dhe jo të lidhet vetëm me përjashtimin nga TVSH. Fushat e aktiviteteve të mbuluara nga SPP duhet të zgjerohen për të reflektuar diversitetin e aktiviteteve nga OSHC- Nën-Fusha të.

4

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), mekanizmi kombëtar që siguron mbështetje publike për OSHC-të duhet të ristrukturohet, dhe duhet të luajë rolin e saj në përputhje me legjislacionin për të siguruar fonde për zhvillimin institucional të OSHC-ve, bashkë-financimin e granteve të BE-së dhe granteve të tjera, si dhe mbështetje jo - financiare.

5

Fusha Hartimi i dokumenteve kombëtare që kanë të bëjnë me marrëdhenien shtet - OSHC, e cila përfshin qëllime, masat si dhe fonde në dispozicion dhe ndarjen e qartë të përgjegjësive të zhvilluara në konsultim me OSHCNën-Fusha të.

6

2 2.1

Fusha

2

Nën-Fusha

2.2

Fusha Vendosja e rregullave dhe procedurave të qarta përmes të cilave OSHC-të mund të kontraktohen për të ofruar shërbime nga autoritetet shtetërore. Prezantimi dhe rregullimi me ligj i prokurimit social. Nën-Fusha

3 3.1 3 3.3

3


Konkursi kombëtar Ide të Gjelbërta 2014 Partnerët Shqipëri organizuan në datat 20-21 mars 2014 në Tiranë konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2014”, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë. Qëllimi i konkursit kombëtar “Ide të Gjelbërta 2014” është që nëpërmjet një procesi konkurrues, organizatat e shoqërisë civile, ndërmarrjet sociale apo biznesi i vogël në vend të përfshihet në identifikimin, zgjedhjen, prioritizimin dhe mbështetjen e ideve të gjelbërta inovatore që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjashtëmbëdhjetë finalistë prezantuan projekt – idetë e tyre gjatë dy ditëve të konkurrimit, i cili ishte i hapur për publikun dhe sektorin e biznesit. Një panel vlerësues i përbërë nga ekspertë të fushës së zhvillimit të ekonomisë, edukimit, përgjegjshmërisë sociale të biznesit, institucioneve publike dhe ndërkombëtare përzgjodhi tre idetë e gjelbërta më të mira. Këto ide do të mbështeten financiarisht në shumën jo më të madhe se 1.000.000 lekë, nga një fond i krijuar me financimin e Rockefeller Brothers, Albanian Mobile Comuniciations dhe Bankës Credins. Tre idetë fituese do të marrin pjesë në konkurimin në nivel rajonal që do të organizohet nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri në korrik 2014, në Shqipëri. Përvec financimit fillestar, Partnerët Shqipëri do të mbështesë këto biznese të reja në adresimin e nevojave për t’i kthyer ato në biznese të qëndrueshme. Për këto do të bashkëpunohet me biznese vendase që si pjesë e Përgjegjshmërisë Sociale të tyre do të ofrojnë asistencë në fushat e identifikuara. Idetë fituese të konkursit ishin: - “Eko Kamp Atlantid Beach” prezantuar nga organizata Tirana Ekspres, ide e cila ka si qëllim të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në zonën e Ishmit; -“Riciklimi i xhinsit” prezantuar nga organizata “Njerëz dhe Ide” që synon të ofrojë përdorimin e çantave prej cope xhinsi në qendrat tregtare dhe supermakete. -“Vështrim i Gjelbërt” prezantuar nga organizata GO2, ide e cila ka si qëllim promovimin e turizmit, përmes guidave me bicikleta në qytetin e Shkodrës. Klikoni linkun e mëposhtëm për t’u njohur më gjerësisht me idetë fituese:

http://issuu.com/partners-albania/docs/fituesit_e_konkursit_ide_te_gjelber?e=5570338%2F7304519

Konkursi kombëtar Eseja mbi Filantropinë 2014 ! Partnerët Shqipëri ka kënaqësinë të ftojë të rinjtë të moshës 17 – 21 vjeç të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar të Esesë mbi Filantropinë. Qëllimi i këtij konkursi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë mendimin kritik të të rinjve, profesionistë të ardhshëm, mbi kushtet e zhvillimit dhe ndikimit të aktivitetit filantropik në të mirë të shoqërisë. Pjesëmarrësit janë të lirë të trajtojnë filantropinë sipas këndvështrimit të tyre, në përputhje me interesin akademik dhe profesional. Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nga një juri e përbërë nga profesionistë të fushës sociale dhe medias. Kategoritë e ndarjes së çmimeve janë si më poshtë: 1.Eseja me shkrimin më të mirë akademik 2.Eseja me hulumtimin më të mirë 3.Eseja që nxjerr në pah vlerat më të mira filantropike. Fituesi i secilës kategori do të marrë një çmim simbolik.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e eseve është 12 Maj 2014. Shpallja e fituesve dhe ndarja e cmimeve do të kryhet përmes një ceremonie publike organizuar nga Parterët Shqipëri në datën 15 Maj 2014. Gjeni në linkun e mëposhtëm më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit:

http://www.partnersalbania.org/?fq=brenda&m=news&gj=gj1&lid=118

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të interesuarve për të marrë pjesë në Konkurs, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Bankën Credins ofruan një trainim mbi hartimin e planeve të biznesit dhe marketingut.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

Projekti punon për të krijuar mundësi më të mira punësimi dhe të ardhura për të rinjtë shqiptarë nëpërmjet rritjes së sektorit privat dhe përmirësimit të ndërmjetësimit të punës. RisiAlbania dhe Projekti i GIZ “Arsimi dhe Formimi Profesional në Shqipëri” në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), organizuan më 11 mars 2014, në ambjentet e MMSR, debatin “Praktikat në punë dhe Çirakëria”.

I pranishëm në këtë debat, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, në fjalën e tij theksoi angazhimin e ministrisë në zhvillimin e arsimit dhe kualifikimit profesional cilësor për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, si një ndër prioritetet kryesore të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2012-2014. Sipas tij, prezantimi i modeleve më të mira të aplikuara në vendet e zhvilluara evropiane, sic është sistemi dual i arsimit profesional dhe bashkëpunimi ndërmjet gjithë aktorëve të përfshirë, do të kontribuojnë në ofrimin e një arsimi cilësor dhe nxitjen e të rinjve dhe të rejave drejt mësimit të profesioneve dhe zanateve të kërkuara sot në tregun e punës në Shqipëri. Zv. Ministrja e MMRS, Znj. Genta Sula, në fjalën e saj ftoi pjesëmarrësit të sillnin në debat eksperiencat, opinionet dhe rekomandimet e tyre për të ushqyer politikat dhe strategjitë e Ministrisë mbi praktikat e punësimit dhe cirakërisë.

Ky debat me pjesëmarrjen e rreth 100 përfaqësuesve të organizatave rinore, nxënësve dhe studentëve, sektorit privat, institucioneve shtetërore dhe donatorëve në fushën e edukimit, tregut të punës dhe mbështetjes së të rinjve, shërbeu si forum për shkëmbimin e eksperiencave, opinioneve, sugjerimeve dhe rekomandimeve për marrjen e masave konkrete nga të gjithë aktorët e interesuar në mënyrë që të institucionalizohet dhe zbatohet një model i përshtatshëm dhe funksional për Praktikën në Punë dhe Çirakërinë.

Të pranishmit, të rinj e të reja, nxënës të shkollave profesionale dhe stafi pedagogjik i këtyre shkollave, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe ekspertët e pranishëm diskutuan rreth mënyrave dhe rrugëve të bashkëpunimit, përmirësimit të kuadrit ligjor rregullator, dhe mbështetjes që duhet të ofrojë shteti, për funksionimin efektiv të praktikave të punës së të rinjve pranë bizneseve, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt punësimit të të rinjve dhe të rejave. Për më shumë mbi projektin RisiAlbania vizitoni faqen e internetit: www.risialbania.al

Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd Partnerët Shqipëri po asiston organizatën World Vision për fuqizimin e qeverive të nxënësve në 15 shkolla pilot të rrethit të Librazhdit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor për krijimin e një mjedisi miqësor për nxënësit. Puna në këtë drejtim është fokusuar në aftësimin e nxënësve në lidhje me Standartet e Shkollës Miqësore, Përgatitjen e Projekt Propozimeve,dhe Gjetjen e Mundësive për Financim, dhe Aftësitë për Jetën. Pas përfundimit të ciklit të trajnimeve, shkollat pjesëmarrëse do të ftohen nga World Vision Albania të marrin pjesë në një konkurs në të cilin ata do të prezantojnë projektin e tyre për krijimin e një shkolle miqësore. Partnerët Shqipëri do të jetë pjesë e grupit vlerësues të projekteve të paraqitura. Kjo iniciativë po zhvillohet në kuadër të punës së World Vision Albania për përmirësimin e mësimit dhe kushteve të mësimdhënies në Librazhd, në zbatim të Strategjisë Rajonale për Arsimin Para-Universitar dhe për Infrastrukturën Shkollore në Qarkun e Elbasanit.

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Projekti RisiAlbania, në mbështetje të punësimit rinor po zbatohet nga një konsortium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Shqipëri.


Drejt një Turizmi Alternativ Partnerët Shqipëri po vijon punën për zhvillimin e turizmit alternativ në Qarkun e Korçës. Gjatë kësaj periudhe stafi i PSh në bashkëpunim me partnerë lokalë, ka zhvilluar disa vizita në terren me përfaqësues të bizneseve të identifikuara si pjesë e hartëzimit të bizneseve lokale në Korçë, Pogradec, Prespë, Dardhë, Voskopojë, Boboshticë, Moravë, etc. që ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit alternativ. Partnerët Shqipëri po punon me këto biznese për pregatitjen e informacioneve promovuese dhe prezantimin e produkteve lokale karakteristike që ato afrojnë, me qëllim promovimin e bizneseve të këtyre zonave në vend, rajon dhe më gjerë. Një seri materialesh promocionale si fletëpalosje, broshurë, website do të lançohen së shpejti si pjesë e kësaj iniciative.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe komponentit të fuqizimit të kapaciteteve lokale përmes programeve të trajnimit dhe asistencës. Gjatë muajit mars 2014 në Korçë u zhvillua programi dy-ditor i trajnimit “Kujdesi për klientin dhe komunikimi efektiv” me pjesëmarrjen e 19 përfaqësuesve të bizneseve lokale dhe agjencive të shërbimit për Qarkun e Korçës. Pjesëmarrësit u njohën me teknikat kryesore të komunikimit efektiv me klientët dhe diskutuan mbi rëndësinë e shërbimit, etikën në marrëdhënien me klientët, strategji të mbajtjes dhe ruajtjes së marrëdhënies me ta, sfidat në shërbimin e klientit etj. Në periudhën në vijim, PSh në bashkëpunim me institucione e partnerë lokalë, do të organizojë edhe dy programe të tjera trajnimi lidhur me menaxhimin e biznesit dhe hartimin e planit të biznesit, si dhe shërbimin në restorant e kulinarinë. Në vijim, Partnerët Shqipëri dhe fondacioni MEDF në Maqedoni do të organizojnë edhe vizita shkëmbimi eksperience në zonën ndërkufitare, në Shqipëri dhe Maqedoni, me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve lokale, shkëmbimin e përvojave, promovimin e atraksioneve turistike, duke synuar zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik në zonën ndërkufitare. Projekti “Drejt një Turizmi Alternativ” zhvillohet në kuadër të Programit IPA CBC Shqipëri-Maqedoni 2007-2013, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Ai zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF në Maqedoni dhe fokuson qarkun e Korçës në Shqipëri dhe rajonin e Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vecanit në Maqedoni.

6


Projekti “Rritja e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë në Aplikimin e Prokurimit Publik Elektronik në Nivel Vendor” Iniciativa e sukseshme pilot e ndërmarrë dhe zbatuar nga PSh gjatë vitit 2012 – 2013 për monitorimin në tre bashki të zbatimit të ligjit të prokurimit publik, transparencës së procesit si dhe nivelit të kënaqësisë së operatorëve ekonomikë mbi prokurimet publike në nivel vendor, do të vazhdojë të zbatohet edhe në katër bashki të tjera në vend. Në datën 6 Shkurt 2014 Partnerët Shqipëri organizoi një event publik për të njoftuar vazhdimin e iniciativës në bashkinë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës. Në event morën pjesë përfaqësues të qeverisë, kryetarët e bashkive pjesëmarrëse dhe drejtues të tjerë vendorë, donatorë dhe organizata lokale që punojnë me pushtetin vendor.

Në event përshëndeti dhe Ministri i Pushtetit Vendor Z. Bledi Çuçi i cili përmendi shifra dhe fakte mbi efektet që sjell prokurimi publik në ekonominë e një vendi dhe rëndësinë që merr për këtë arsye transparenca në procedurat e prokurimit publik dhe zbatimi me rigorozitet i tij, veçanërisht në nivel vendor. Katër kryetarët e bashkive pjesëmarrëse në këtë projekt vlerësuan faktin që janë pjesë e kësaj iniciative.Ata identifikuan një sërë problematikash nga eksperienca e deritanishme e bashkive të tyre në aplikimin e prokurimit publik. Në mbyllje të aktivitetit, kryetarët e bashkive dhe Znj. Juliana Hoxha në emër të Partnerëve Shqipëri nënshkruan bashkërisht një deklaratë bashkëpunimi për përfshirjen dhe realizimin me sukses të kësaj iniciative. Puna e Partnerëve Shqipëri për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe procedurave të prokurimit publik në bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës po mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile. Më shumë info mbi aktivitetet që Partnerët Shqipëri do të ndërmarrë si pjesë e kësaj iniciative mund t’i gjeni në faqen tonë në linkun: http://www.partnersalbania.org/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=244

Ngritje e kapaciteteve të qeverisë vendore për qeverisjen urbane Gjatë 10-12 Shkurt 2013 u mbajt në Vjenë “Simpoziumi i Kryebashkiakëve – Lidershipi Tranformues në Evropën Juglindore” organizuar nga Programi për Partneritet Urban i Institutit të Bankës Botërore Austri, në përmbyllje të fazës së parë të këtij Programi. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues të bashkisë së Tiranës, Kucovës, Lezhës, Shkodrës, Beratit, Shoqatës së Bashkive, organizatës Coplan, si dhe Partnerëve Shqipëri përfaqësuar nga Arjola Agolli, Drejtore e Programeve. Gjatë zhvillimit të Simpoziumit u prezantuan komponentët kryesorë të programit me fokus qeverisjen e mirë, transparencën dhe përgjegjshmërinë, arritjet si dhe mësimet e nxjerra si pjesë e implementimit. Rreth 100 pjesëmarrës, Kryebashkiakë nga rajoni i Evropës Jug-Lindore, planifikues urbanë, shoqata të njësive vendore dhe organizata të përfshira në program morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar dhe ndanë eksperiencat e tyre si pjesë e reformave të ndërmarra në institucionet/vendet e tyre. Në Simpozium u prezantuan gjithashtu praktika suksesi në qeverisjen lokale nga Viena, Lisbona e të tjera qytete Evropiane. Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2013 asistoi Bashkinë e Kuçovës në rritjen e kapaciteteve mbi qeverisjen urbane dhe përpilimin e planit të masave në kuadër të Strategjisë Antikorrupsion 2013-2015, mbështetur nga Programi për Partneritet Urban. Si pjesë e këtij Simpoziumi, Arjola Agolli, Drejtore e Programeve e PSh dhe një prej praktikueseve të metodologjisë antikorrupsion, ndau perspektivën e PSh mbi këtë praktikë, sfidat dhe sugjerimet për veprime të mëtejshme. Pjesë e njërit prej paneleve të Simpoziumit ishte dhe Z.Bardhyl Gjyzeli, Kryebashkiak i Kuçovës, i cili solli perspektivën e njësisë së qeverisë vendore që ai drejton mbi diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitetet dhe shërbimet e ofruara nga njësitë vendore. Bashkia Kuçovë është një prej bashkive të mbështetura nga PSh, krahas bashkive Lezhë e Rubik, për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion si pjesë e iniciativës Qytete pa korrupsion-Qytete me të ardhme.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta, SHT. Martin De la Bej shprehu vlerësimin mbi iniciativa të tilla që promovojnë transparencën dhe qeverisjen e mirë.


Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve Partnerët Shqipëri është një nga organizatat partnere nga 13 vende evropiane të cilat po zbatojnë projektin “Aksion i Bashkuar Qytetar për një Bashkim Evropian më të Fuqishëm dhe më Pranë Qytetarëve” - JoiEU. Projekti JoiEU konsiston në organizimin e një serie debatesh mes ekspertëve ndërkombëtarë për mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përdorimit të mjeteve inovatore të komunikimit dhe strategjive të advokimit, duke kulmuar në nisma të përbashkëta në fushën e politikave drejt një pjesëmarrje më të madhe qytetare në procesin e vendim-marrjes në BE. PSh merr pjesë dhe shpërndan gjerësisht informacione mbi zhvillimin e debateve online, nëpërmjet medias sociale, faqes në internetit dhe emailit. Debatet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe u fokusuan në temat: Roli i shoqërisë civile në formësimin e politikës strukturore dhe të kohezionit të BE-së, zhvilluar në Kroaci; Shoqëria civile dhe kriza ekonomike zhvilluar në Qipro, si dhe Roli i medias së re në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në Evropë, zhvilluar në Danimarkë.

Me interes është fakti që nga vëzhgimi i kryer nga Proinfo në Bullgari, organizata lidere në zbatimin e këtij projekti, rezulton se Shqipëria paraqet një numër të lartë ndjekësish të debateve online. PSh do të vazhdojë të shpërndajë informacione mbi kalendarin dhe temat e debateve online të cilat mund të ndiqen Live në faqen e internetit të projektit http://joieu.net/ Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Programit Europe for Citizens.

Rritja e dialogut dhe ndërveprimit midis qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale Partnerët Shqipëri është një nga organizatat partnere nga shtatë vende të cilat marrin pjesë në projektin IGA (Inter Gera Ação). Projekti IGA kontribuon për një Evropë më gjithë përfshirëse, nëpërmjet stimulimit të dialogut dhe ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve Evropiane, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve efiçente dhe të qëndrueshme për eleminimin e përjashtimit social. Në kuadër të tij, në 31 Janar 2014 Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Fondacionin Shqipëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar organizuan një fokus grup me persona me aftësi të kufizuar, për të diskutuar mbi shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti i personave me aftësi të kufizuar, si dhe për të bërë një vlerësim të nevojave të tyre. Të pranishmit theksuan se zbatimi i të drejtave të tyre nga shoqëria në përgjithësi e veçanërisht nga institucionet publike vazhdon të mbetet një problem. Ekziston nevoja për një ndërgjegjësim më të lartë publik dhe të autoriteteve publike që të ndërmarrin hapa për të krijuar kushtet dhe lehtësirat e nevojshme për këtë komunitet. Pjesëmarrësit sollën në diskutim edhe praktika pozitive si projekti pilot i Ministrisë së Arsimit me asistentën e mësuesve për persona me AK në arsimin gjithpërfshirës, apo kompani të biznesit të cilët punësojnë personat me aftësi të kufizuar. Problematikat dhe çështjet e ngitura në fokus grup do të adresohen në një forum publik që Partnerët Shqipëri do të organizojë në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, dhe me pjesëmarrjen e institucioneve publike dhe aktorëve të shoqërisë civile. Për më shumë informacion mbi aktivitetet e projektit IGA vizitoni http://paginas.estsp.ipp.pt/iga/index.php

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në debatin e fundit, LIVE nga Tirana, Blerina Guga, Manaxhere Projekti e PSh referoi mbi përdorimin e këtyre mjeteve informative në Shqipëri për rritjen e informimit, transparencës dhe llogaridhënies, si dhe për rritjen e pjesëmarrjes aktive qytetare. Gjithashtu në debat u fol edhe për efektet negative dhe problematikën e dalë nga keqpërdorimi dhe manipulimi i qëllimshëm i këtyre mjeteve si dhe masat për parandaimin e këtyre efekteve.


PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE “Chartering into the Future”, Konferencë e rrjetit Euclid - 15 janar 2014, Francë Juliana Hoxha, drejtore e PSH mori pjesë në konferencën “Chartering into the Future” organizuar nga rrjeti Euclid në 15 janar 2014. Kjo konferencë ishte një nga eventet e njohura nga Komisioni Evropian, si pjesë e konferencës së tij “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën Tuaj!” organizuar më 16-17 janar 2014 në Strasburg.

Pjesëmarrësit ndoqën seminare interaktive dhe punuan së bashku për të zgjidhur pesë sfida konkrete nga e gjithë Europa. Me mbi 150 pjesëmarrës, konferenca solli një përvojë të plotë duke u fokusuar në katër përfitimet që udhëheqin rrjetin Euclid: të mësuarit, pilotimi, advokimi dhe rrjetëzimi. Rekomandimet kryesore të dala nga ky event ushqyen konferencën e Komisionit Evropian “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën Tuaj!” që u zhvillua në dy ditët në vijim. Për më shumë informacion mbi këtë event lexoni:

http://euclidnetwork.eu/about-us/annual-conferences/euclid-network-annual-conference-20134.html

“Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën Tuaj!”, Konferencë e Komisionit Evropian -16-17 janar, Francë Rreth 4000 persona morën pjesë dhe e ndoqën online konferencën “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën Tuaj!” Aktiviteti synoi të ndihmojë në forcimin dhe ndërtimin e rrjetit të ekonomisë sociale evropiane për të lehtësuar iniciativa të reja mbi inovacionin social. Për më tepër, konferenca synoi të nxjerrë në pah rëndësinë e ndërmarrjeve sociale në ekonomi, identifikimin e nevojave dhe sfidave me të cilat ato përballen, si dhe veprime konkrete që duhen ndërmarrë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Konferencën e përshëndeti nëpërmjet një videoje edhe Presidenti i Komisionit Evropian Z. José Manuel Barroso. Ndër folësit kryesorë në konferencë ishin personalitete si Z.Martin Schulz, President i Parlamentit Evropian, Z.Henri Malosse, President i Komitetit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Z. Antonio Tajani, Zv.President i Komisionit Evropian dhe Komisioner për Industrinë dhe Sipërmarrjen, Z. Michel Barnier, Komisioner për Tregun dhe Shërbimet e Brendshme, dhe Z.László Andor, Komisioner për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen. Në fund të konferencës, u miratua një deklaratë përfundimtare e cila përmbledh rezultatet e diskutimeve. Deklarata është nënshkruar tashmë nga një numër i konsiderueshëm individësh e institucionesh dhe është e disponueshme online për t’u nënshkruar nga kushdo që dëshiron ta mbështesë:

http://ec.europa.eu/internal_market/conferences/2014/0116-social-entrepreneurs/index_en.htm

Forumi i Inovacionit Social, 14 mars 2014, Serbi Më 14 mars 2014, u organizua në Beograd Forumi i Inovacionit Social i cili u fokusua në zhvillimin e sipërmarrjes sociale në rajon. Në këtë event mori pjesë edhe Znj.Juliana Hoxha, drejtore e Partnerëve Shqipëri si një nga anëtaret e Forumit të Sipërmarrjes Sociale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, e cila diskutoi rreth përvojës dhe mjedisit mundësues të zhvillimit të sipërmarrjeve sociale në Shqipëri. Organizatat iniciatore të Forumit të Sipërmarrjes Sociale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (SEF-Social Entrepreneurship Forum for Western Balkans and Turkey) janë: në Serbi –Koalicioni për Zhvillimin e Sipërmarrjes Sociale (i përbërë nga Fondacioni TRAG, Lëvizja EvropianeSerbi, SMART Kolektiv, Grupa484, SECONS, IDC); Shqipëri - Partnerët Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti; Bosnje Hercegovinë – Fondacioni MOZAIK; Kosovë – FIQ-Forumi për Iniciativa Qytetare; Maqedoni – CIRA-Qendra për zhvillimin institucional; Mali i Zi – Fondi për Qytetari Aktive – fAKT; Turqi- TUSEV. Gjatë këtij eventi, organizatat anëtare të Forumit të Sipërmarrjes Sociale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë prezantuan dhe nënshkruan Deklaratën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për Zhvillimin e Sipërmarrjes Sociale. Kjo Deklaratë do të shënojë fillimin e fushatës advokuese me institucionet e BE-së, me qëllim që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë integrale e strategjive të BE-së për zhvillimin e sipërmarrjes sociale. vijon në faqen tjetër....

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Konferenca e rrjetit Euclid u fokusua në mënyrat se si shoqëria civile dhe sipërmarrësit sociale mund të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për çështje që kanë të bëjnë me sipërmarrjen sociale. Znj. Juliana Hoxha drejtoi një grup diskutimi të titulluar: “Magnetet për të tërhequr njerëz dhe para”.


Deklarata e Beogradit vjen në vijim të Deklaratës së Strasburgut e cila përcaktoi prioritetet dhe rekomandimet për veprime konkrete nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes sociale. Deklarata e Beogradit synon të theksojë për vendim-marrësit si në BE ashtu dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë sociale si një model i përshtatshëm për zhvillimin e qëndrueshëm social të të gjithë rajonit. Deklarata i adresohet institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe në BE. Në nivelin e BE-së ajo adreson Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Drejtorinë së Përgjithshme dhe Institutet e rrjetet e ndryshme (EURICSE, IRIS, Emes, etj), ndërsa në nivel kombëtar Ministritë dhe Parlamentin, OSHC-të dhe ndërmarrjet sociale. Deklaratën e plotë mund ta lexoni në linkun: http://www.partnersalbania.org/Belgrade_declaration_on_the_ development_of_SE_in_the_region_W.Balkan_and_Turkey.pdf

Revista VITA në Itali http://www.vita.it/economia/impresa-sociale/fiocco-rosa-nei-balcani-nasce-l-impresasociale.html ekapija.ba, portali kryesor http://ekapija.ba/en/Vijest/news/declaration-on-social-entrepreneurship-in-the-regioni biznesit në Bosnje has-been-adopted/37061 Herzegovinë

Agjencia Serbe e http://www.tanjug.rs/news/121512/belgrade-declaration-on-social-entrepreneurshiplajmeve TANJUG signed.htm

Zhvillimi i Demokracisë dhe Reforma Institucionale në Evropën Juglindore: Zgjerimi i BE-së në praktikë Në 29 Janar 2014 u zhvillua në Bruksel një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe organizata të shoqërisë civile në Bruksel. Në takim u diskutua mbi zhvillimin e demokracisë dhe reformës institucionale në Evropën Juglindore, si dhe u ndanë përvojat dhe mësimet e nxjerra nga shoqëria civile në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë. Përfaqësuese e Shqipërisë, Znj.Juliana Hoxha, drejtore e Partnerëve Shqipëri paraqiti përvojën e organizatave të sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri duke u fokusuar në Projektin rajonal “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve, matrica e monitorimit të mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile”.

Mbledhja vjetore e Bordit të Laboratorit të Inovacionit Social (SIL) Arjola Agolli, Drejtore e programeve e PSH mori pjesë në mbledhjen e Bordit Këshillimor Rajonal të Laboratorit të Inovacionit Social (Social inovation Lab - SIL), organizuar në mars 2014 në Beograd. SIL është një organizatë e themeluar në vitin 2011, e përbërë nga një rrjet rajonal novatorësh socialë: udhëheqës të shoqërisë civile, sipërmarrës, akademikë, partneritete të sektorit privat me grupe të shoqërisë civile dhe akademikë. SIL ka një Bord Këshillimor Rajonal (pjesë e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri) të përbërë nga 15 anëtarë nga shtatë vende të Ballkanit Perëndimor. SIL ofron një platformë për inovacionin social ku takohen njohuritë, idetë dhe praktikat për të gjetur zgjidhje për sfidat e zhvillimit në kontekstin socio - ekonomik rajonal. Më shumë informacion mbi SIL mund të gjendet në faqen e tyre të internetit: http://www.socinnovationlab.org/about-sil/ Rrjeti ka filluar punën për zbatimin e dy projekteve të mëdha rajonale në nivel ballkanik dhe evropian, i pari mbi nxitjen e inovacionit social në Ballkanin Perëndimor dhe i dyti mbi hartëzimin evropian dhe global të inovacionit social në tetë rajone të mëdha të botës. Pjesë e dy iniciativave do të jetë edhe Shqipëria, ku kërkimi shkencor do të udhëhiqet nga Partnerët Shqipëri. Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/

PARTNERET SHQIPERI, QENDRA PËR NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

dhe

10

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Nënshkrimi i Deklaratës pati jehonë të gjerë ndërkombëtare. Disa nga artikujt e shkruar për këtë ngjarje mund t’i gjeni si më poshtë: Revista SE Times http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/ features/2014/04/02/feature-03

Për një shoqëri më të zhvilluar, edicioni 53  

Gazetë tremujore e Partnerëve Shqipëri, edicioni 53, Janar-Mars 2014

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you