__MAIN_TEXT__

Page 1

GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 64

SHTATOR 2017

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në këtë edicion: -Thirrje për projekt propozime në kuadër të projektit CAUSEPërdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale faqe 1-2 - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive faqe 3 - Nis Akademia e OJF-ve 2017-2018 - Të reja nga projekti LevizAlbania faqe 4 - Takim rajonal për përmirësimin e rregulloreve mbi pjesëmarrjen publike në ballkanin Perëndimor - The Albanian Crowd faqe 5 - Shpallet konkursi “Çmimi i Filantropisë 2017” faqe 6

Thirrje për Projekt Propozime C.A.U.S.E. - Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale Projekt propozimet duhet të dorëzohen ose të postohen deri më 03

Nëntor 2017, ora 17:00 në adresën e mëposhtme:

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Rruga: Sulejman Delvina, NR 18, H.8, Ap.12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri Aplikimet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dërgohen me postë (rekomande, shërbim korrier privat) ose dorazi (dorëzuesit do t’i jepet një vërtetim i nënshkruar dhe me datën e pranimit).

- Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri - Konferencë përmbyllëse e projektit “Festojmë Solidaritetin! faqe 7 - Zhvillohet Konkursi rajonal “Ide të Gjelbërta 2017” -“Youth Bank Hub” për Ballkanin Perëndimor e Turqinë faqe 8

Partnerët Shqipëri hap thirrjen për nominime për Çmimin e Filantropisë 2017!

Çmimi i Filantropisë është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm të Partnerëve Shqipëri, një eveniment i rëndësishëm për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët, familjet apo bizneset që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë vendin. Ftohen të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj të marrin pjesë me propozimet e tyre për individë dhe subjekte që kontribuojnë në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri. Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin e Filantropisë janë:

• • •

Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal Çmimi për Kontributin si Individ

Për më shumë mbi kriteret e nominimit si dhe për të shkarkuar Formularin, vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri www.partnersalbania.org Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data

2 Nëntor 2017!

Partnerët Shqipëri ka shpallur Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me dy organizata italiane: Project Ahead dhe Comitato Don Peppe Diana dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Projekti “C.A.U.S.E. - Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” synon të ngrejë një model të ri-përdorimit efektiv të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, duke krijuar një grup organizatash të shoqërisë civile, të afta për të menaxhuar pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar. Objektivi specifik i Thirrjes për Projekt Propozime është Ripërdorimi i Qëndrueshëm i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve sociale nga OJF-të. Kush mund të aplikojë? Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të personave në nevojë, veçanërisht viktimave të krimit të organizuar, të prekurve apo personave në rrezik nga krimi dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe rehabilitim, si: qendra terapeutike, qendra të ri-aftësimit dhe kurimit të përdoruesve të substancave narkotike, si dhe qendra të asistencës dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Numri i Granteve të Financuara: Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohet një numër maksimal prej tre projektesh: një projekt në cdo pronë të konfiskuar nga krimi i organizuar, subjekt i kësaj Thirrje për Projekt-Propozime. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për aplikime është: minimumi 12 muaj dhe maksimumi 15 muaj. Madhësia e Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve (përfshi kontributin e vet aplikantit/ëve ose kontributin financiar nga palët e treta) për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë: minimumi EUR 100,000 dhe maksimumi EUR 150 000.

lexoni njoftimin e plotë në faqen 6

PARTNERËT SHQIPËRI ËSHTË ANËTARE E RRJETIT GLOBAL TË PARTNERËVE

vijon në faqen 2

1


Bashkëfinancimi: Aplikantët duhet të kontribuojnë me të paktën 5% të buxhtit total të projektit, si bashkëfinancim në projektet që do të financohen nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime.

Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme, të Paketës së Aplikimit:

Gjuha e Projekt popozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Angleze, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

– Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët) – Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët) – Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët) – Formën e Entitetit Ligjor të firmosur dhe vulosur (Shtojca D e Udhëzuesit për Aplikantët) – Formën e Identifikimit Financiar të firmosur dhe vulosur nga aplikant dhe banka ku kryhen veprimet (Shtojca E e Udhëzuesit për Aplikantët) si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexoni/shkarkoni Udhëzuesin për Aplikantët. Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 14 Tetor 2017 në: grants@partnersalbania.org. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 24 Tetor në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org. Për t’u ardhur në ndihmë organizatave të interesuara, Partnerët Shqipëri do të organizojë dy trajnime dy-ditore mbi Menaxhimin e Pronave të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar, të cilat do të ofrohen nga ekspertë italianë, përkatësisht në Fier, në 10-11 tetor dhe në Tiranë, 12-13 tetor. Organizatat e interesuara janë të lutura të vizitojnë vazhdimisht faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri për detaje, informacione dhe përditësime rreth Thirrjes për Projekt Propozime.

Në vijim të shpalljes së Thirrjes për Propozime, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilluan në Fier, Sarandë, Lushnje dhe Tiranë, katër sesione informimi rajonale për OJF-të e interesuara, si dhe mundësuan dhe vizita në pronat e konfiskuara.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një projekt propozim si Aplikant dhe një projekt propozim si Bashkë-Aplikant. Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë deri në dy projekt propozime si BashkëAplikant. Çdo projekt propozim duhet të jetë i fokusuar për t’u zbatuar vetëm në një nga pronat e konfiskuara që janë subjekt i kësaj Thirrje për Projekt Propozime.


Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive OJF - BIZNES SPEED DATING, 28 shtator 2017

Përvec një serie programesh trajnimi, konsulence dhe mentorimi afatgjatë mbi adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat, Partnerët Shqipëri i kushton një rëndësi të veçantë ngritjes së urave të bashkëpunimit me sektorin privat për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Në këtë kuadër, PSH organizoi në 28 shtator “OJF - Biznes speed-dating”, një event një-ditor takimesh midis 15 përfaqësuesve të sektorit jo fitimprurës të përzgjedhur përmes një procesi aplikimi, dhe 10 kompanive private, me qëllim krijimin e kontakteve përmes ekspozimit direkt; prezantimit dhe promovimit të shërbimeve dhe produkteve dhe gjetjen e formave të mundshme të bashkëpunimit për të ardhmen. Gjithashtu, në 29 shtator, për organizatat e përfshira në këtë nismë u prezantua moduli i tretë i programit të trainimit, me temë Krijimi i një plan-biznesi për OJF-të. Kjo iniciativë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri prej një viti po zbaton një prej nismave më inovatore në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të OJFve (që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut etj), për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare e pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Gjatë eventit OJF-Biznes Speed Dating, 28 shtator 2017

Gjatë trajnimit në krijimin e planit të biznesit, 29 shtator 2017

3


Aftësi - Profesionalizëm - Zhvillim

Starton rrugëtimin Akademia e OJF-ve 2017-2018 Në shtator, Partnerët Shqipëri startuan për të katërtin vit rradhazi Akademinë e OJFve! Grupi prej 20 pjesëmarrësish të rinj të përzgjedhur në këtë rrugëtim iu bashkua 60 përfituesve të këtij programi që nga viti 2015. Prej tre vitesh tashmë, ky program po kontribuon suksesshëm në rritjen e aftësive dhe profesionalizmit të përfaqësuesve të organizatave, drejt krijimit të një sektori më të qendrueshëm e të fuqishëm. Leksionet e para të progamit u fokusuan në Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe Zhvillimin Organizativ dhe Procedurat e Brendshme. Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.

www.levizalbania.al

LevizAlbania është një projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje Në bashkëpunim me projektin LevizAlbania, Partnerët Shqipëri po vijon punën për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje. Partnerët Shqipëri po ofron programe të posaçme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen “online” dhe në rajone, të cilat synojnë adresimin e nevojave të përfituesve të projektit por edhe aplikantëve të interesuar lidhur me konceptet, parimet dhe teknikat e përfshirjes në demokracinë vendore në Shqipëri, për zbatimin me efikasitet të iniciativave lokale të financuara nga projekti. Në 26-28 shtator Partnerët Shqipëri organizuan një seri sesionesh tematike rrjetëzimi, mbi advokaca dhe monitorimi i qeverisjes vendore, pjesëmarrja qytetare dhe mobilizimi i komunitetit. Pjesëmarrësit ndanë praktikat e mira, por edhe sfidat e hasura gjatë zbatimit të iniciativave të tyre. Këto sesione shërbejnë gjithashtu edhe për identifikimin e mundësive për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta mes përfituesve të projektit LevizAlbania.

Në shtator LevizAlbania shpalli Thirrjen Nr.4 drejtuar OJF-ve dhe individëve, për paraqitjen e ideve konkrete që sjellin ndryshim të nivelit të demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale dhe gjenerojnë më shumë transparencë, llogaridhenie dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrjen vendore.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Akademia e OJFve


Takim rajonal për përmirësimin e rregulloreve mbi pjesëmarrjen publike në Ballkanin Perëndimor, 21-22 shtator 2017, Sarajevë Klotilda Kosta (Drejtore e Programeve e Partnerëve Shqipëri), në rolin e anëtares së Bordit, përfaqësoi Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) në takimin rajonal rreth përmirësimit të rregulloreve mbi pjesëmarrjen publike në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) më 21-22 shtator 2017 në Sarajevë. Takimi dy-ditor mblodhi ekspertë dhe zyrtarë publikë të angazhuar në përpjekjet për përmirësimin e kuadrit rregullator që mundëson pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor, të cilët diskutuan mbi dialogun publik-privat dhe përfshirjen e sektorit privat në hartimin e politikave, si dhe monitorimin nga shoqëria civile të proceseve të pjesëmarrjes publike.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Si një nga folësit në konferencë, Klotilda prezantoi gjetjet dhe rekomandimet rajonale të BCSDN mbi pjesëmarrjen e OShC-ve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë mbi gjetjet rajonale të BCSDN për vitin 2016 i gjeni në linkun: http://bit.ly/2xgFAY5

Dëshironi të bëheni pjesë e

The Albanian Crowd ? www.thealbaniancrowd.org The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

Platforma ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,500 vizitorë, më shumë se 2 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Bashkohuni me The Albanian Crowd duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun e mëposhtëm. http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

5


Partnerët Shqipëri shpall të hapur konkursin Çmimi i Filantropisë 2017! Çmimi i Filantropisë është një aktivitet i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2011, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimin tonë për individët dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë. Vlerësimi dhe stimulimi i një aktiviteti të tillë mbetet i rëndësishëm për dimensionin human dhe ekonomik që ai mbart. Ftohen të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj të marrin pjesë me propozimet e tyre për individë dhe kompani biznesi që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të tij në Shqipëri. Partnerët Shqipëri inkurajon të bëhen pjesë e këtij konkurimi ata individë dhe biznese të cilët:

• • • •

Tregojnë ndjeshmëri dhe japin kontribut në zhvillimin e komuniteteve lokale, në mbrojtjen e mjedisit, në zhvillimin social e ekonomik. Mbështesin në mënyrë të vazhdueshme organizata jofitimprurëse, institucione, komunitete, individë, në ndihmë të një të mire të përbashkët. Ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të ligjshme dhe me standarte etike përkundrejt komunitetit, mjedisit apo personelit të kompanisë që drejtojnë. Demostrojnë rezultate të qarta dhe të matshme të kontributit të tyre, përsa i përket kontributit të dhënë deri në momentin e aplikimit. Kanë një mbulim gjeografik lokal ose kombëtar në aktivitetin e tyre filantropik.

Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin për Filantropinë janë:

• • •

Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Kombëtar Çmimi për Kompani me Kontribut në Nivel Lokal Çmimi për Kontributin si Individ

Kompanitë dhe individët mund të propozojnë veten ose të nominohen nga të tjerë. Vlerësimi për propozimet do të bëhet nga një juri me përfaqësim gjithpërfshirës nga sektori i shoqërisë civile, medias dhe institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri. Çmimet do të shpallen në një aktivitet publik që Partnerët Shqipëri do të organizojë në muajin Dhjetor. Për të dhënë propozimin tuaj plotësoni Formularin e propozimit dhe dërgojeni me email në adresën: partners@partnersalbania. org, ose mund ta dorëzoni dorazi ose me postë në adresën: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tiranë.

Afati i fundit për dërgimin e propozimeve është data 2 nëntor 2017!

Konferencë rajonale mbi Filantropinë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi Erila Haska, Manaxhere Projekti, përfaqësoi Partnerët Shqipëri në konferencën e organizuar nga TACSO mbi Filantropinë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi “Philanthropy in the Western Balkans and Turkey - MAKING IT WORK”, zhvilluar në 3-6 korrik, në Serbi. Konferenca synoi shkëmbimin e përvojave dhe të mësuarit mbi situatën dhe përmirësimet e nevojshme në këtë fushë, duke kontribuar kështu në avancimin e diskursit rajonal mbi filantropinë. Një nga folësit kryesorë në këtë event, Erila prezantoi situatën ekzistuese dhe tendencat kryesore të aktivitetit filantropik në Shqipëri, bazuar në studimin më të fundit të PSh mbi aktivitetin filantropik të ndërmarrjeve dhe monitorimin e përditshëm të këtij aktiviteti në vend. Ajo gjithashtu ndau me audiencën rekomandimet e dala nga puna kërkimore e PSh në këtë fushë, veçanërisht në lidhje me një kuadër ligjor më të plotë e të qartë, dhe stimujt e nevojshëm për ndërmarrjet për kryerjen e aktivitetit filantropik.

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR


Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri Gjetjet për periudhën korrik - shtator 2017 Partnerët Shqipëri vijon me monitorimin e përditshëm të aktivitetit filantropik në Shqipëri. Përgjatë 3 mujorit të tretë të vitit 2017, u regjistruan 29 raste dhurimesh që arrijnë vlerën 9,303,820 Lekë. Fusha kryesore e dhurimeve edhe për këtë periudhë ishte Mbështetje për grupet në nevojë, ku Fëmijët dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore përbënin grupin më të madh të përfituesve.

Fushat e dhurimit

Grafikët në vijim paraqesin disa të dhëna të përmbledhura për këtë periudhë, ndërsa raporte më të detajuara i gjeni në përmbledhjet mujore që prej vitit 2015, në linkun e mëposhtëm në website tonë: http:// partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/

#FestojmëSolidaritetin Në 26 shtator, në Beograd u organizua konferenca përmbyllëse e projektit “Festojmë Solidaritetin”, ku organizatat partnere prezantuan Festivalet e Solidaritetit që u organizuan në Poloni, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni. Erila Haska, Manaxhere Projekti e PSH prezantoi gjithashtu edhe gjetjet nga puna kërkimore e zhvilluar në gjashtë shtetet pjesëmarrëse, mbi të rinjtë dhe perceptimin e tyre ndaj solidaritetit.

...Shpesh ne njerëzit e medias paragjykohemi për ekspozimin e iniciativave individuale bamirëse, por unë nuk stepem nga këto paragjykime kur shoh se bërja publike e këtyre rasteve ndihmon njerëzit të sensibilizohen dhe të solidarizohen...

u shpreh Orinda Huta, TV Vizion Plus, Shqipëri Pjesë e aktiviteteve të projektit #FestojmëSolidaritetin është edhe Muzeu i Solidaritetit (www.museumofsolidarity.eu) një pasqyrë virtuale rastesh solidariteti dhe kauzash sociale të mbështetura në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Poloni dhe Serbi.

www.museumofsolidarity.eu Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të medias, shoqërisë civile, të rinj e aktorë të tjerë. Një panel i veçantë diskutimi në këtë aktivitet ishte i përbërë nga përfaqësues të spikatur të medias në Shqipëri, Maqedoni e Serbi. E ftuar nga Shqipëria ishte Znj. Orinda Huta, prezantuese dhe autore e disa programeve në TV Vizion Plus e cila foli për rolin e medias në promovimin dhe mbështetjen e kauzave sociale në Shqipëri, si dhe u ndal në disa iniciativa individuale në këtë drejtim.

Partnerët Shqipëri ka identifikuar e përgatitur një seri historish audiovizuale nga Shqipëria të pasqyruara në këtë platformë virtuale që pasurohet vazhdimisht me histori e informacione të tjera.

“Festojmë Solidaritetin” u zbatua nga gjashtë organizata partnere nga Evropa dhe Ballkani, dhe u mbështet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

7

Përfituesit

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Shpërndarja gjeografike e përfituesve dhe dhuruesve


Konkursi rajonal “Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2017” Në 26-28 korrik 2017, u zhvillua në Mal të Zi, konkursi i përvitshëm rajonal Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta. Ky konkurs që organizohet nga Balkan Green Foundation, mirëpret çdo vit idetë fituese të konkurseve kombëtare që zhvillohen në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë dhe së fundmi edhe në Bosnje&Hercegovinë.

Konkurrentët, përfaqësuesit e gjashtë fondacioneve partnere, juria dhe organizatorët e konkursit rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta 2017”

Në fund të konkurimit, juria përzgjodhi katër idetë më të mira të cilat do të përfitojnë fonde shtesë për të zbatuar projektet e tyre inovatore.

Fituesit e konkursit rajonal 2017, nga e majta në të djathtë: Milan Mijajlovic - “Kamp nën Ostrog” (Mali i Zi), Jane Zaevski - “Ushqim për të gjithë” (Maqedoni), Besart Kunushevci - “Platforma akademike” (Kosovë), dhe Kristian Shopov - “Eko Iluzion” (Maqedoni).

“Youth Bank Hub” për Ballkanin Perëndimor e Turqinë

Anëtarë të ekipit të Partnerëve Shqipëri, si një nga organizatat anëtare të rrjetit Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, morën pjesë në trajnimin e zhvilluar në Serbi në shtator 2017, mbi procesin dhe metodat e advokacisë lidhur me çështjet rinore. Në trajnim u diskutua mbi çështje prioritare advokacie që duhet të adresohen nga secili shtet, të cilat kanë rezultuar nga monitorimi vjetor që rrjeti kryen mbi përfshirjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve.

Projekti “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” po zbatohet që prej fillimit të vitit 2016, nga pesë organizata partnere në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi dhe Turqi. Ai synon përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, përmes ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore, iniciativave advokuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881 Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Ndiqni Partnerët Shqipëri në: Facebook, Linkedin, Youtube Vizitoni The Albanian Crowd, platformën online të OJF-ve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Tetëmbëdhjetë konkurrentët, ndër të cilët edhe fituesit e Konkursit të Ideve të Gjelbërta 2017 të organizuar nga PSH në maj të këtij viti, prezantuan idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh ndërkombëtarë.

Profile for Partners  Albania

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 64, shtator 2017

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 64, shtator 2017

Advertisement