Page 1

GAZETE TREMUJORE

EDICIONI NR. 63

QERSHOR 2017

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR Në këtë edicion:

Konkursi kombëtar

Ide të Gjelbërta 2017

- Fituesit e Konkursit kombëtar “Ide të Gjelbërta 2017” faqe 1

Partnerët Shqipëri organizuan në datat 25-26 maj 2017 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2017”. Ky ishte viti i gjashtë që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale, integrimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet një qasjeje miqësore ndaj mjedisit. Risia qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të kompanive vendase dhe institucioneve donatore ndërkombëtare, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers (RBF). Gjatë dy ditëve të konkurimit, 22 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël të përzgjedhur nga faza e parë, prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira.

- Festojmë solidaritetin! faqe 2-3 - Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri faqe 3 - Akademia e OJF-ve 2017 faqe 4 - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive - Partnerët Shqipëri anëtare e Bordit të BCSDN - Konferencë rajonale e Rrjetit BCSDN mbi rolin e OSHC-ve në promovimin e hapësirës qytetare faqe 5 - Zbatimi i Ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve faqe 6

Art Recycling

ideja e Qendrës Burimore të Alternativave të Zhvillimit, synon ngritjen e një biznesi të vogël për prodhimin dhe shitjen e objekteve/produkteve të ndërtuara me materiale të riciklueshme. Ideja synon gjithashtu krijimin e mundësive për të rinjtë që të trajnohen dhe të mësojnë artin përmes riciklimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e materialeve të riciklueshme.

- Projekti LevizAlbania faqe 7 - ICT Youth Camp faqe 8 - Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar faqe 9

Prodhim dhe Tregtim produkte Aroma Therapy

- Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 10

Dëshironi të bëheni pjesë e

The Albanian Crowd

?

www.thealbaniancrowd.org

ideja e Aroma Therapy Albania, një biznes i vogël që synon të krijojë një linjë produktesh kozmetike aromaterapike autentike shqiptare, të shëndetshme dhe pa kimikate, të prodhuara nga burime natyrore lokale.

Sofra e Anéve

ideja e Fondacionit Gjirokastra, synon të zhvillojë ture të turizmit të kulinarisë në Gjirokastër, duke u mbështetur në traditën e pasur të “gatimeve të shtëpisë”. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj ideje synohet nxitja e prodhimit të produkteve bujqësore lokale, diversifikimi i shërbimeve turistike dhe rritja e punësimit. Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht deri në shumën 800.000 lekë. Bashkëfinancues të këtij fondi janë Fondi Rockefeller Brothers, Banka Credins dhe Telekom Albania. Fituesit do të jenë pjesë e Konkursit rajonal që do të organizohet nga Balkan Green Foundation në korrik 2017 në Mal të Zi.

The Albanian Crowd është një platformë interaktive

e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. Platforma ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,500 vizitorë, më shumë se 2 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Bashkohuni me The Albanian Crowd duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun e mëposhtëm. http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

PARTNERËT SHQIPËRI ËSHTË ANËTARE E RRJETIT GLOBAL TË PARTNERËVE

1


Festojmë Solidaritetin Partnerët Shqipëri, si pjesë e nismave të saj për të promovuar vlerat dhe praktikat e mira të bashkëpunimit dhe të qenurit solidarë me njerëzit në nevojë, organizoi përgjatë periudhës maj-qershor “Festivalin e solidaritetit”, i cili konsistoi në një seri aktivitetesh për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës, solidaritetit dhe mbështetjes mes njerëzve. Kjo fushatë synoi nxitjen e debatit dhe promovimin e solidaritetit si një vlerë themeltare e Bashkimit Evropian. Festivali i Solidaritetit u organizua njëkohësisht edhe në Bullgari, Serbi e Maqedoni, nga organizatat partnere të PSH në këtë fushatë.

Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me shoqatën Dajti Alpino Turistik organizoi në 21 maj ngjitjen e majës së Tujanit, në malin e Dajtit. Ngjitja kishte për synim të përçonte mesazhin e rëndësisë së solidaritetit në grup. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë histori të ndryshme nga alpinistë të rinj dhe me eksperiencë, mbi sfidat me të cilat janë përballur dhe akte solidariteti që i kanë shoqëruar gjatë tyre.

Vëmendje ndaj të moshuarve Partnerët Shqipëri mobilizuan disa kompani dhe një grup vullnetarësh të cilët dhuruan produkte të ndryshme për t’ia lehtësuar qëndrimin banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve. Ata kaluan disa orë me të moshuarit, duke u dhuruar atyre një ditë ndryshe.

“Diskutojmë mbi solidaritetin” Më datë 16 Qershor 2017, Partnerët Shqipëri organizoi eventin “Diskutojmë mbi Solidaritetin”, si pjesë e të cilit iu bë jehonë traditës së solidaritetit të popullit shqiptar që prej shekullit të 19-të deri në ditët e sotme, në një material filmik të përgatitur nga Partnerët Shqipëri. Përfaqësues të shoqërisë civile, medias, biznesit dhe sektorit publik, diskutuan e ndanë eksperiencën dhe perspektivën e tyre mbi solidaritetin. Diskutimi u pasua nga “Ekspozita mbi solidaritetin“, bazuar në kontributin e organizatave të shoqërisë civile dhe nisma qytetare në mbështetje të grupeve në nevojë, të prekurve nga krizat apo katastrofat natyrore, si dhe fushata të tjera solidariteti.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

“Ecim së bashku për solidaritetin”

“Bëj një fëmijë të lumtur” Partnerët shpalli një thirrje për mbledhjen e dhuratave për fëmijët në nevojë, si një akt për të treguar vëmendjen dhe mbështetjen e shoqërisë ndaj tyre. Lodrat, veshjet dhe librat e mbledhura përmes kësaj nisme iu dhuruan fëmijëve të Fshatit SOS dhe fëmijëve me aftësi ndryshe që frekuentojnë Qendrën Ditore “Qendrojmë së Bashku”.

“Solidariteti për Ushqim” Partnerët Shqipëri iu bashkua fushatës së Food Bank Albania “Solidariteti për Ushqim“. Në vetëm dy ditë, vullnetarët tanë arritën të mbledhin 400 kg ushqime të dhuruara nga qytetarët në disa prej supermarketeve të Tiranës. Ushqimet e mbledhura u shpërndanë tek familjet në nevojë.

2


www.museumofsolidarity.eu Muzeu i Solidaritetit (www.museumofsolidarity.eu) është një pasqyrë virtuale rastesh solidariteti dhe kauzash sociale të mbështetura në Shqipëri, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Poloni dhe Serbi. Partnerët Shqipëri ka identifikuar e përgatitur një seri historish audio-vizuale nga Shqipëria. Muzeu po pasurohet vazhdimisht me histori e informacione të tjera. Muzeu është pjesë e projektit “Festojmë solidaritetin” i cili mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

Përgjatë 3 mujorit të dytë të vitit 2017, nga monitorimi ditor që Partnerët Shqipëri kryen mbi aktivitetin filantropik në Shqipëri, u regjistruan 36 raste dhurimesh që arrijnë vlerën 9,431,413 Lekë, të cilat ishin dhurime monetare, shërbime dhe mallra apo produkte. Fusha kryesore e dhurimeve për këtë periudhë ishte Mbështetje për grupet në nevojë, ku Fëmijët dhe të rinjtë përbënin grupin më të madh të përfituesve. Të dhëna më të detajuara për çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerat e dhurimit, mbulimin gjeografik dhe natyrën e donatorëve e përfituesve, i gjeni në raportet mujore të monitorimit që prej vitit 2015, në linkun e mëposhtëm në website tonë: http://partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/

Fushat e dhurimit

Shpërndarja gjeografike e përfituesve dhe dhururesve

Përfituesit

Dhuruesit

Vlera e dhurimeve sipas natyrës së dhuruesve

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri


Diplomimi i pjesëmarrësve të Akademisë së OJF-ve 2017

Prej vitit 2015, përmes këtij programi, rreth 60 drejtues organizatash kanë përfituar njohuri dhe zhvillim aftësish, mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe partneriteti me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Gjatë muajve shkurt - qershor, PSH organizoi ciklin e 10 leksioneve për 16 pjesëmarrësit e këtij sezoni si dhe mundësoi zhvillimin e një vizite studimore në Sllovaki, nga 29 maj – 3 qershor. Cikli i leksioneve u fokusua në një seri temash lidhur me zhvillimin dhe qëndrueshmërinë organizative, si dhe pjesëmarrjen efektive në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse.

Ndarja e eksperiencave dhe praktikave më të mira në një seri çështjesh që lidhen me zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit, përfshirjen në procese politikëbërëse në nivel vendor e qendror si dhe diskutimi i mundësive për partneritet ishin çështjet në fokus gjatë takimeve inspiruese me 10 organizatat sllovake.

Si pjesë e ceremonisë së diplomimit, pjesëmarrësit në Akademinë e OJF-ve 2017 diskutuan mbi arritjet dhe rezultatet e programit, si dhe planet e së ardhmes për zbatimin në praktikë të njohurive dhe aftësive të fituara.

Më 19 qershor, PSH shpalli thirrjen e 5-të për pjesëmarrje në programin Akademia e OJF-ve që do të zbatohet gjatë periudhës shtator 2017 – prill 2018. Në këtë sezon do të marrin pjesë 18 përfaqësues organizatash nga i gjithë vendi. Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në 23 qershor, Partnerët Shqipëri përfundoi me sukses programin Akademia e OJF-ve për grupin e katërt të pjesëmarrësve, përfaqësues të OJF-ve nga e gjithë Shqipëria.


Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive

“Zhvillimi i një modeli biznesi per OJF-të” dhe “Njohja e tregut dhe vlerës së shtuar” ishin dy modulet e prezantuara gjatë sesioneve të trajnimit duke u pasuar me asistencë individuale për t’iu ardhur në ndihmë OJF-ve në identifikimin e produkteve dhe shërbimeve që mund të ofrojnë kundrejt pagesës dhe njohjen e konkurrentëve përmes analizës së tregut.

Gjatë muajve në vijim, OJF-të pjesëmarrëse pritet të përfundojnë analizën e thelluar të produkteve dhe shërbimeve të identifikuara. Kjo iniciativë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në vijim të iniciativës së saj më të re për fuqizimin e qëndrueshmërisë financiare të OJF-ve përmes zhvillimit të shërbimeve me pagesë, si një burim alternativ të ardhurash, gjatë muajve prill – qershor Partnerët Shqipëri ofroi sesione trajnimi dhe asistence për nëntë organizatat pjesëmarrëse në program.

Partnerët Shqipëri, anëtare e Bordit të BCSDN Si pjesë e takimit të 9-të Vjetor të Asamblesë së BCSDN, u zgjodh Bordi i ri i Rrjetit, ku një ndër anëtarët e rinj të tij u zgjodh edhe Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve të Partnerëve Shqipëri.

Konferencë rajonale e Rrjetit BCSDN: Roli i OSHC-ve në promovimin e hapësirës qytetare Më 21 qershor, rrjeti BCSDN ku Partnerët Shqipëri është anëtare që nga viti 2011, organizoi në Shkup konferencën rajonale Roli i OSHCve në promovimin e hapësirës qytetare, ku u diskutua mbi mënyrat për nxitjen e hapësirës qytetare dhe krijimin e mjedisit mundësues për shoqërinë civile. Në konferencë morën pjesë më shumë se 40 përfaqësues të OShC-ve nga Maqedonia, Ballkani Perëndimor dhe Evropa. Klotilda Tavani, Drejtore e Programeve, pjesë e një prej paneleve të konferencës, foli mbi punën e PSH në monitorimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri me bazë Matricën e Monitorimit, si dhe sfidat e përpjekjeve advokuese për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.

5


Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, po punon për të siguruar plotësimin e kuadrit nënligjor për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe edukimin publik mbi këtë ligj të ri. Për të siguruar një zbatim sa më efektiv të detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, Partnerët Shqipëri hartoi programin e Trajnimit për Trajnerë mbi Ligjin “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” i cili do të zbatohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA). Si pjesë e këtij programi, u trajnuan përfaqësuesit e njësive përgjegjëse për sinjalizimin në institucionet e administratës publike me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në zbatim të ligjit.

Partnerët Shqipëri organizoi më 7-9 qershor, një vizitë studimore në Hollandë të një delegacioni me përfaqësues të ILDKPKI. Gjatë vizitës pjesëmarrësit u takuan me drejtues të lartë të “Shtëpisë së Sinjalizuesve” Transparency International, Konfederatës së Sindikatave, Postës Qendrore Hollandeze, Bashkisë së Amsterdamit, Rabo Bank dhe disa institucioneve të tjera, ku diskutuan mbi praktikat më të mira në vend dhe mundësitë e zbatimit të tyre në Shqipëri.

Gjatë muajit qershor-korrik, Partnerët Shqipëri po zbaton një fushatë të gjerë të informimit publik mbi hyrjen në fuqi të ligjit për sektorin privat. Fushata përmbledh një seri elementesh që nga ato vizuale deri tek një spot televiziv.

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë kësaj periudhe, Partnerët Shqipëri lehtësoi një program trajnimi për rreth 30 inspektorë të ILDKPKI, duke u fokusuar në çështje si Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve- kuadri ligjor dhe zbatimi i tij; njohja me strukturat e sinjalizimit dhe njësitë përgjegjëse; njohja me procedurat e hetimit administrativ; të drejtat dhe mbrojta e sinjalizuesit; shkeljet dhe masat administrative etj.


www.levizalbania.al Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje Në bashkëpunim me projektin LevizAlbania, Partnerët Shqipëri po vijon punën për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikëbërje dhe vendimmarrje. Partnerët Shqipëri po ofron programe të posaçme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen “online” dhe në rajone, të cilat synojnë adresimin e nevojave të përfituesve të projektit por edhe aplikantëve të interesuar lidhur me konceptet, parimet dhe teknikat e përfshirjes në demokracinë vendore në Shqipëri, për zbatimin me efikasitet të iniciativave lokale të financuara nga projekti. Gjatë periudhës prill – qershor, Partnerët Shqipëri ofroi për mbi 40 përfaqësues të OJF-ve dhe aktivistë të shoqërisë civile, një seri trajnimesh on line dhe onsite, me fokus në Shkrimin e Projekt Propozimeve, Mobilizimin e Komunitetit dhe Planifikimin Strategjik.

Trajnimi në Shkrimin e Projekteve, Tiranë, prill 2017

Përveç trajnimeve, programet për fuqizimin e organizatave kanë konsistuar edhe në ofrimin e mbështetjes individuale për përfitues të LëvizAlbania, për zbatimin e suksesshëm të nismave të tyre.

Gjatë 24 – 28 prill 2017, projekti Lëviz Albania organizoi Javën e Democracisë Vendore. Rrugëtimi dy vjeçar i projektit që synon të forcojë demokracinë vendore përmes aksioneve qytetare për një qeverisje vendore cilësore dhe efektet e nismave të organizatave të shoqërisë civile dhe individëve u diskutuan në forume, konferenca, shfaqje teatrale dhe evente sociale.

Trajnimi online në Planifikimin Strategjik, qershor 2017

Sesione online për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave rajonale për forcimin e demokracisë vendore, me përfaqësues të Instituti GAP në Kosovë dhe GONG në Kroaci.

Shkëmbimi i eksperiencave të suksesshme dhe modeleve të aksioneve qytetare dhe shoqërisë civile në Zvicër Modeli zviceran i përdorimit të peticioneve dhe referendumeve që iniciohen nga nismat qytetare në raport me politikat vendore, investimet, transprarenca, llogaridhënia dhe përfshirja qytetare në vendimmarrjet vendore, ka ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e qeverisjes lokale në këtë vend. Me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe këtyre modeleve për të cilat Zvicra njihet si histori suksesi, një delegacion nga LevizAlbania zhvilloi një vizitë zyrtare ku ndër të tjera zhvilluan një takim frytdhënës me Kryetarin e ri të Bashkisë së Gjenevës, Remi Pagany.

Delegacioni nga Shqipëria drejtohej nga përfaqësuesit e konsorciumit që zbaton projektin LevizAlbania, Andi Dobrushi, Drejtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Juliana Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Partnerëve Shqipëri, Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i CO-Plan dhe Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e projektit LevizAlbania.

Gjatë muajit maj, LëvizAlbania shpalli fituesit e Thirrjes së tretë për projekte. Gjatë këtij raundi u financuan 33 projekte të paraqitura nga 24 organizata dhe 9 individë. Klikoni videon djathtas për t’u njohur me projektet fituese.

Ekipi i LevizAlbania zhvilloi gjithashtu një takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në qytetin e Bernës, e cila financon dhe projektin për demokracinë vendore “LevizAlbania”. Përfaqësuesit e SDC vlerësuan maksimalisht se bashkimi i ekspertizës së tre organizatave në zbatimin e projektit LevizAlbania është një histori suksesi dhe ka nisur të japë efekte konkrete.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Një rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe krijimit të rrjeteve, bashkëpunimit dhe ndarjes së eksperiencës e praktikave më të mira nga rajoni. Partnerët organizoi 2 sesione online, ku ekspertë të organizatës Gong nga Kroacia dhe Institutit për Studime të Avancuara – GAP nga Kosova sollën përvojën e tyre mbi praktikat më të mira që organizatat kishin zbatuar në vendet respektive.


Partnerët Shqipëri organizuan gjatë kësaj periudhe dy kampe për të rinjtë shqiptarë të interesuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Kampi i organizuar në qershor ishte edhe kampi i fundit i kësaj serie aktivitetesh të zhvilluara në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i nisur një vit më parë. Rreth 125 të rinj të moshës 17-30 vjeç përfituan nga katër programet e organizuara përgjatë periudhës qershor 2016 qershor 2017. Pjesëmarrësit ishin nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, studentë të universiteteve dhe të rinj të tjerë të interesuar në fushën TIK, nga mbarë vendi.

Gjatë këtij programi intensiv, të rinjtë punuan në grupe për të zhvilluar konkretisht idetë e tyre për produkte dhe shërbime në fushën e TIK. Në fund të programit, një juri ekspertësh dhe përfaqësues të biznesit vlerësuan 25 idetë e zhvilluara dhe paraqitura nga ekipet e të rinjve. Kampet në TIK për të rinjtë u organizuan në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i cili synon të përmirësojë situatën aktuale duke krijuar një inkubator që t’i shërbejë të rinjve për të krijuar dhe zhvilluar ide të reja biznesi konkurruese në treg. Projekti zbatohet nga Ministria e Inovacionit, Partnerët Shqipëri dhe Instituti për Kërkimin dhe Zhvillimin Barleti, në kuadër të programit IADSA.

ICT Youth Camp, prill 2017

ICT Youth Camp, qershor 2017

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

ICT Youth Camp u hartua dhe përshtat nga ekspertë të fushës së TIK dhe biznesit, si një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor, për t’u ardhur në ndihmë të rinjve e të rejave pjesëmarrës që të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e TIK dhe të zhvillojnë plane biznesi për t’i kthyer idetë e tyre në ndërmarrje të suksesshme konkurruese në treg.


Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, zhvilluan gjatë periudhës mars – maj 2017 programin Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar për grupin e parë prej 12 studentësh të shkencave ekonomike, duke synuar të kontribuojnë në përmirësimin e mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në sektorin bankar. Programi ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe ekspertizës shumëdimensionale të lektorëve të angazhuar,si dhe mundësi për shkëmbim interaktiv dhe ekspozim në sektorin bankar. Ekspertë të Partnerëve Shqipëri, Shoqatës Shqiptare të Bankave, dhe drejtues të lartë të Alpha Bank Albania, Raiffeisen Bank Albania, BKT dhe Tirana Bank u angazhuan si lektorë gjatë ciklit të leksioneve.

Prezantimi i programit nga Znj. Juliana Hoxha, drejtore e PSH dhe Z.Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave

“Përgatitja për intervistë pune dhe rekrutimi në sektorin bankar”, leksioni i drejtuar nga Znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve e Partnerëve Shqipëri dhe Znj. Junida Katroshi, Shoqata Shqiptare e Bankave

“Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit”, leksioni i mbajtur nga Z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik, Alpha Bank Albania

“Banka si institucion – strukturat, funksionet, produktet dhe sherbimet bankare” leksioni i drejtuar nga përfaqësues të Raiffeisen Bank Albania

“Sfidat e rekrutimit dhe karriera e punës në bankë”, leksioni i drejtuar nga Znj.Arjana Tushi, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BKT

“Kujdesi ndaj klientit dhe shërbimi në bankë” leksioni i drejtuar nga Znj. Jonida Alite, Drejtore e Trajnimeve, Partnerët Shqipëri dhe Znj. Lutjana Konomi, Drejore e Departamentit të PR dhe Marketingut pranë Tirana Bank

Ceremonia e diplomimit të 12 pjesëmarrësve të parë në programin “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar”, 10 maj 2017

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Thirrja e aplikimeve për grupin e 2-të të pjesëmarrësve në program do të shpallet në muajin tetor.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare www.risialbania.al RisiAlbania, një projekt për punësimin e të rinjve i cili ka filluar në 2013, fokusohet në realizimin e ndryshimeve sistemike në tregun e punës në Shqipëri me qëllim përmirësimin e mundësive për punësim për të rinjtë e të rejat. RisiAlbania është një projekt i Swiss Development Cooperation (SDC) i cili zbatohet nga HELVETAS Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri. Ndër aktivitetet kryesore të projektit RisiAlbania për këtë periudhë ishin:

Guidat Shqiptare Turistike – faza e dytë e certifikimit

Kjo fazë e dytë e certifikimit për 52 guida turistike në Shqipëri u përmbyll në një ceremoni të organizuar në ambientet e MZHETTS. Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri (NATGA) e mbështetur nga Risi ishte përsëri një nga partnerët kryesorë të Ministrisë përgjatë procesit të përzgjedhjes dhe certifikimit. Prej muajit qershor 2017, Shqipëria numëron gjithsej 211 guida turistike të certifikuara, të cilët janë pjesë e tregut dhe mund të ofrojnë shërbimet e tyre për vizitorët. Ky proces shumë i ri në vend i ka dhënë udhërrëfyesit turistik autoritetin e duhur për të bërë punën në mënyrë profesionale.

Akademia e Hotelerisë dhe Turizmit feston suksesin e arritur në trajnimin dhe punësimin e të rinjve RisiAlbania ka mbështetur Akademinë e Hotelerisë dhe Turizmit për të trajnuar dhe punësuar të rinj në fusha të ndryshme të sektorit të Turizmit dhe Hotelerisë, si dhe për të motivuar të rinj të tjerë për të ndjekur kurset e akademisë e për të gjetur më pas një punë në këtë sektor. Rreth 98% e të trajnuarve nga kjo Akademi janë të punësuar dhe kërkesa për punësim nga bizneset është e lartë. Ceremonia e organizuar për të festuar suksesin e arritur në trainimin dhe punësimin e rreth180 të rinjve në hotelet dhe restorantet luksoze të Tiranës, mblodhi së bashku të rinj, biznese dhe institucione kryesore që mbështesin Akademinë, në një event festiv organizuar më 20 prill. Të ftuar të nderit ishin Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Znj. Olta Xhaçka, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, dhe Zëvendës Shefi i Misionit i Ambasadës Zvicerane në Shqipëri Z. Philipp Keller.

Lidhja e biznesit zviceran me atë shqiptar në sektorin IT Më 26-27 prill 2017 RisiAlbania mundësoi vizitën njohëse të dy përfaqësuesve të organizatës Zvicerane për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) në Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Shqipëri me qëllim vendosjen e lidhjeve për bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Teknologjisë dhe Informacionit (AITA) dhe bizneseve të sektorit në fushën e nënkontraktimit (outsourcing). Pas kësaj vizite të parë u vendos që në fillim të vitit 2018, të organizohet në Shqipëri një event B2B midis kompanive zvicerane dhe shqiptare të TI, me qëllim identifikimin e mundësive të bashkëpunimit midis bizneseve. Më shumë informacion në lidhje me këtë iniciativë gjendet në portalin https://www.swissict-on-tour.ch/

Ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve në Akademinë e Hotelerisë dhe Turizmit, prill 2017.

“Do you have an Idea?”, një shfaqje e suksesshme televizive për sipërmarrjen “Do you have an Idea?”, një program televiziv për promovimin e sipërmarrjes që filloi në fund të muajit shkurt në Vizion Plus dhe i mbështetur nga RisiAlbania u mbyll me sukses pas 14 episodeve. Rreth 50 individë paraqitën produktet dhe idetë e tyre inovative të biznesit para një paneli ekspertësh dhe sipërmarrësish. Të tre fituesve si edhe 19 pjesëmarrësve të tjerë iu ofrua mbështetje nga anëtarët e jurisë për fillimin e biznesit të tyre.

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881 Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Ndiqni Partnerët Shqipëri në: Facebook, Linkedin, Youtube Vizitoni The Albanian Crowd, platformën online të OJF-ve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

10

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në ndjekje të nevojës së tregut të turizmit për guidat turistike në Shqipëri, gjatë periudhës prill-maj 2017, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) filloi fazën e dytë të certifikimit për personat që aspirojnë të punojnë si guida turistike në Shqipëri.

Profile for Partners  Albania

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 63, qershor 2017

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "Për një shoqëri më të zhvilluar"  

Edicioni 63, qershor 2017

Advertisement