Page 1

GAZETË TREMUJORE

EDICIONI 62

MARS 2017

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR Në këtë edicion: -Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri, konferencë kombëtare faqe 1 -Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi faqe 2 -Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive -Akademia e OJFve 2017! faqe 3 -Krijimi i një mjedisi mundësues për OSHCtë -Bashkohuni me TheAlbanianCrowd, platformën online të OJFve dhe sipërmarrjeve sociale faqe 4

Roli i Organizatave të Shoqërisë Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri Në përmbyllje të iniciativës së saj dy-vjecare për rritjen e përfshirjes dhe ndikimit të OSHC-ve dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor, Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Olof Palme International Center dhe mbështetjen e Qeverisë Suedeze organizuan në 17 janar 2017 në Tiranë, konferencën kombëtare “Roli i Organizatave të Shoqërise Civile, qeverisë qendrore e vendore dhe grupimeve aktive në zbatimin e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Shqipëri”. Konferenca mblodhi së bashku aktorët kryesorë në zbatimin e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje në nivel qendror e vendor për të diskutuar mbi arritjet, sfidat dhe problematikat e hasura në zbatimin e këtij procesi, si dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e tij me qëllim mundësimin e një qeverisjeje më të mirë në të gjitha nivelet.

-Projekti LevizAlbania faqe 5 -Hapet programi “Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar” - ICT Youth Camp faqe 6 - Shpallet konkursi kombëtar “Ide të Gjelbërta 2017” faqe 7 -Aktiviteti filantropik i ndërmarrjeve në Shqipëri -Monitorimi i aktivitetit filantropik faqe 8 -Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare -Festojmë solidaritetin! faqe 9 -Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore faqe 10

Folës kryesorë në konferencë ishin zyrtarë të bashkive Vlorë, Lezhë e Elbasan, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të përfshirë në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, donatorë dhe ekspertë të cilët diskutuan mbi bashkëpunimin e OSHC-ve me institucionet qendrore e vendore, mekanizmat ligjorë e institucionalë, si dhe praktika të bashkëpunimit ndërsektorial për zbatimin e buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore. Vizitoni këtu një galeri me foto nga ky event.

Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) u vjen në ndihmë organizatave në manaxhimin eficent të burimeve financiare. Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të blerë kopje të botimit.

Për më shumë mbi kriteret e aplikimit lexoni informacionin në faqen 7

Shfletoni këtu botimet tona më të fundit: studimin mbi aktivitetin filantropik të sipërmarrjeve në Shqipëri, dhe një udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e OSHCve në proceset me pjesëmarrje. Në menunë Publikime në faqen tonë të internetit www.partnersalbania.org do të gjeni të gjitha botimet tona.


QYTETARET PRO REFORMËS NË DREJTËSI Grupimi Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi është një grupim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile i cili ka si qëllim përcjelljen e zërit dhe mendimit të qytetarëve shqiptarë që duan dhe shpresojnë në një reformë e cila do të sigurojë një Drejtësi të ndershme, një Drejtësi që funksionon për të gjithë, jo vetëm për të privilegjuarit. Aksionet e grupimit nisën në korrik të vitit 2016, në prag të ndryshimeve kushtetuese, si një mjet nxitës për politikën dhe shprehje e vullnetit e angazhimit qytetar. Grupimi iu drejtua forcave politike me një Deklaratë e cila u pasua me një seri manifestimesh. Në shkurt 2017, mbi 70 organizata dhe 100-ra individë të shtrirë në 11 qytete duke filluar nga Tirana e duke u zgjeruar në Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë, Pogradec, Berat, Fier, Urë Vajgurore dhe në Kuçovë, u organizuan në mënyrë autonome dhe vullnetare në të gjithë Shqipërinë, për të mbledhur firmat e qytetarëve për peticionin në mbështetje të zbatimit të procesit të vetingut dhe implementimit të mëtejshëm të reformës.

Në datën 2 mars, peticioni i firmosur u dorëzua në Parlament nga përfaqësues të Grupimit Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi, për të përcjellë zërin e qytetarëve që kërkojnë zbatimin e procesit të vettingut dhe implementimin e reformës, në mënyrë të drejtpërdrejtë në institucionin i cili është edhe përgjegjës për përfaqësimin e nevojave dhe mendimit të qytetarëve.

Grupimi Qytetarët Pro Reformës në Drejtësi do të vazhdojë të jetë i përfshirë dhe vigjilentë për të siguruar që të gjitha hallkat e zbatimit të reformës në drejtësi të kryhen brenda afateve dhe standarteve të paracaktuara.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në vetëm 5 ditë, Grupimi arriti të mbledhë 31,777 firma qytetarësh në mbështetje të kësaj reforme. Kjo nismë synoi t’i japë zë qytetarëve shqiptarë, dhe jo politikanëve. Peticioni u bë i disponueshëm edhe online, për tu dhënë mundësinë qytetarëve nga jashtë vendit që shprehnin interesin për ta votuar.


Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Fillon puna me grupin e parë të organizatave që do të mbështeten në zhvillimin e shërbimeve me pagesë Thirrja për grupin e dytë do të shpallet në muajin shtator Partnerët Shqipëri ka nisur zbatimin e një iniciative që synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile përmes fuqizimit të kapaciteteve të tyre në zhvillimin e shërbimeve me pagesë si një burim alternativ të ardhurash, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë.

Gjatë muajit shkurt, PSH zhvilloi tetë sesione informuese në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër, të cilat u ndoqën nga mbi 100 përfaqësues të OJF-ve të interesuara për të qenë pjesë e programit. Përveç njohjes me qëllimin, procedurën e aplikimit dhe detaje të tjera lidhur me angazhimin në program, takimet informuese shërbyen si moment reflektimi për OJF-të, mbi gatishmërinë e tyre për të hyrë në një proces të tillë. Kjo iniciativë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Akademia e OJFve 2017 Fillon rrugëtimin grupi i parë i pjesëmarrëve në Akademinë e OJFve 2017. Grupi i dytë do të përzgjidhet përmes një thirrje që do të shpallet në muajin shtator Akademia e OJF-ve vjen për të tretin vit radhazi, si një program i konsoliduar i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe përvojave shumëdimensionale të shkëmbimit të eksperiencave për drejtues të OJF-ve në të gjithë vendin. Puna ka filluar me grupin e parë, ku 16 drejtues organizatash jofitimprurëse po përfitojnë njohuri dhe aftësi, mundësi bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe partneriteti me organizata të ngjashme brenda dhe jashtë vendit. Nëpërmjet një programi vijues asistence dhe mentorimi, OJF-të pjesëmarrëse do të udhëhiqen drejt zbatimit efektiv të njohurive dhe aftësive të fituara në Akademi. Gjatë muajve shkurt – mars, lektorë të PSH zhvilluan katër leksione në: Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe kuadri ligjor për sektorin e OJF-ve; Zhvillimi organizativ, Qeverisja dhe manaxhimi; Shkrimi i projekt propozimeve dhe manaxhimi; dhe Komunikimi strategjik në organizata. Akademia e OJF-ve zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki (PDCS) në kuadër të projektit “Shtyllat e shoqërisë civile: Bashkëpunim më efektiv ndërmjet sektorit të shoqërisë civile dhe shtetit në Shqipëri”, financuar nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë.

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Përmes një procesi të hapur aplikimi, Partnerët Shqipëri përzgjodhi 10 përfituesit e parë të programit, me të cilët do të punojë në vijim, duke identifikuar së bashku aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre. Gjithashtu, PSH do të fuqizojë kapacitetin dhe aftësitë e organizatave përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat. Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së urave të bashkëpunimit mes OJF-ve dhe biznesit lokal për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.


Monitorimi i Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri Partnerët Shqipëri finalizoi Raportin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Shqipëri 2016, i vetmi raport që vlerëson se sa mbështetës dhe mundësues është mjedisi ligjor dhe zbatimi i tij në praktikë për zhvillimin e shoqërisë civile, sipas tre fushave kryesore: (1) Garancitë Themelore Juridike të Lirive; (2) Kuadri për Qëndrueshmërinë dhe Lehtësirat Financiare për OSHC-të; (3) Marrëdhënia Qeveri - OSHC. Problematik dhe një çështje ende e paadresuar vazhdon të mbetet edhe këtë vit centralizimi i procesit të rregjistrimit të OJFve, që shoqërohet me kosto të larta dhe zgjatje në kohë përtej afateve të përcaktuara në ligj. Donatorët e huaj vazhdojnë të mbeten burimi kryesor i të ardhurave për OJFtë, fondet shtetërore vazhdojnë të mbeten në nivele të ulta duke mos kontribuar në qëndrueshmërinë financiare të OJFve, ndërkohë që incentivat për dhurimet individuale dhe të sipërmarrjeve nuk inkurajojnë dhurimet për OJFtë. Megjithë iniciativat dhe ndryshimet ligjore të viteve të fundit, trajtimi fiskal i OJFve vazhdon të mbetet konfuz dhe i paqartë si nga ana e autoriteteve shtetërore, ashtu edhe nga ana e OJFve.

Për më shumë mbi gjetjet dhe rekomandimet e ofruara në Raportin e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e OJFve 2016, klikoni linkun në faqen tonë në internet.

Forumi i Politikave për Zhvillim, një hapësirë për dialog mbi politikat e zhvillimit të BE, mars 2017, Bruksel Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, mori pjesë në Forumin e Politikave për Zhvillim, një hapësirë për dialog mes palëve të interesit në politikën e zhvillimit të BE-së. Në fokus ishte Konsensusi i ri Evropian për Zhvillim dhe Axhenda 2030, partneritetet shumë-palëshe në thelbin e zbatimit të Axhendës 2030, dhe nxitja e një mjedisi të përshtatshëm për OSHC-të për të kontribuar në zbatimin e saj e ndikuar më tej axhendën ndërkombëtare të zhvillimit.

Bashkohuni me

www.thealbaniancrowd.org The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë.

Platforma ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 20,000 vizitorë, më shumë se 2 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Bashkohuni me The Albanian Crowd duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Gjithashtu, ju ftojmë të na dërgoni në mënyrë frekuente njoftime e të reja mbi punën tuaj, si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punoni.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Plotësimi i kuadrit ligjor për rritjen e aksesit dhe pjesëmarrjes së OJFve në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse me Ligjin për të Drejtën e Informimit dhe Ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, ka rritur ndjeshëm numrin e proceseve konsultuese të organizuara nga ministritë dhe Kuvendi i Shqipërisë, si dhe numrin e OJFve që marrin pjesë në to. Megjithatë, kjo nuk ka sjellë një ndikim domethënës në reflektimin e rekomandimeve dhe mendimeve të OJFve në dokumentat finalë, si dhe në dhënien e feedback me argumentat për mosmarrjen në konsideratë të tyre.


LevizAlbania është projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore. LevizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje vendore cilësore. Ky projet zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri e Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

www.levizalbania.al Partnerët Shqipëri po punon për fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendim-marrje, me synimin për të mbështetur projektin LevizAlbania që të adresojë nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, për të rritur efikasitetin në zbatimin e iniciativave lokale të financuara nga projekti. Në bashkëpunim me LëvizAlbania, Partnerët Shqipëri po zhvillon programe të posatshme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen me grupe ballë për ballë si dhe “online”, të cilat kombinojnë trajnimet me asistencën individuale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave me organizatat e tjera në vend dhe në rajon.

përfaqësues të organizatave dhe individë, përfitues të granteve të LevizAlbania. Këto sesione kishin për qëllim njohjen dhe diskutimin mbi nevojat dhe sfidat e hasura nga përfituesit e granteve të LevizAlbania gjatë zbatimit të iniciativave të tyre, si dhe ndarjen e eksperiencave, praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra, ndërmjet përfituesve që po zbatojnë projekte të ngjashme, me qëllim identifikimin e mundësive për bashkëpunim dhe aktivitete të përbashkëta mes tyre.

Trajnimi online “Qeverisja me Pjesëmarrje” Në muajin mars, Partnerët Shqipëri organizoi trajnimin e parë online me temë Qeverisja me Pjesëmarrje, me fokus diskutimin e funksioneve dhe elementeve kryesore të saj, kuadrin ligjor dhe instrumentat për një qeverisje me pjesëmarrje efektive dhe gjithëpërfshirëse. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të 9 organizatave dhe 5 individë të cilët sollën dhe diskutuan mbi përvojat e tyre të pjesëmarrjes në vendimmarrjen vendore e qendrore mbi çështje të ndryshme prioritare.

Trajnimi i parë rajonal “Shkrimi dhe Manaxhimi i Projekteve” u organizua në muajin mars në qytetin

LevizAlbania dhe Partnerët Shqipëri zhvilluan workshopin Advokacia dhe Monitorimi i Qeverisjes Vendore, me grantmarrësit e LevizAlbania, shkurt 2017 #LevizAlbania #DemokraciaVendore #PartnersAlbania #MonitorimiQeverisjesVendore

e Fierit, me pjesëmarrjen e 7 organizatave dhe 7 individëve. Trajnimi kishte objektiv rritjen e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve mbi konceptet dhe teknikat e shkrimit të projekt- propozimeve fituese dhe manaxhimin e suksesshëm të tyre. Dy trainime të tjera rajonale mbi këtë temë do të zhvillohen në muajt në vazhdim.

Gjatë muajit shkurt u zhvilluan konkurset e ideve të pëzgjedhura nga faza e parë e aplikimeve për thirrjen e 3-të, përkatësisht në Vlorë, Shëngjin dhe Korçë. Konkurset u transmetuan "LIVE" në median sociale për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit. Vizitoni www.levizalbania.al për njoftime mbi fituesit dhe informacione të tjera mbi projektin.

5

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Partnerët Shqipëri organizoi në muajin shkurt tre

sesionet e para tematike ku morën pjesë mbi 40


Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, lançuan gjatë muajit mars 2017 programin “Edukimi Edukimi i punëkërkuesve të rinj në sektorin bankar bankar”, duke synuar të kontribuojnë në përmirësimin e mundësive të punësimit tek të rinjtë shqiptarë të cilët janë duke hedhur hapat drejt karrierës profesionale në sektorin bankar. Ky program i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi nëpërmjet metodave më bashkëkohore të të mësuarit dhe ekspertizës shumëdimensionale të lektorëve të angazhuar, do t'i mundësojë 20 pjesëmarrësve të përzgjedhur ndjekjen e një serie leksionesh dhe mundësi për shkëmbim interaktiv dhe ekspozim në sektorin bankar. Pjesëmarrësit më të suksesshëm në program do të referohen në sektorin bankar për t'u konsideruar si kandidatë potencialë në raste pozicionesh vakante në sektor.

Nga ceremonia e lancimit të programit: Znj.Juliana Hoxha, drejtore e PSH dhe Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave përshëndesin pjesëmarrësit

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ekspertë të disa bankave tregtare në Shqipëri, Partnerëve Shqipëri dhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave do të angazhohen si lektorë gjatë ciklit të leksioneve.

“Sistemi Bankar në Shqipëri. Historiku dhe tendencat e zhvillimit të sektorit” ishte leksioni i parë i programit mbajtur nga Z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik, Alpha Bank Albania

ICT YOUTH CAMP Partnerët Shqipëri vijon zhvillimin e ICT YOUTH CAMP, programe trajnimi dhe mentorimi 4-ditore që synojnë rritjen e njohurive dhe aftësive të të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe zhvillimin e një plani biznesi mbi një ide në këtë fushë. Kampi i dytë i kësaj serie programesh, i pari për vitin 2017, u organizua në 23-26 janar, dhe u ndoq nga 28 të rinj nga Tirana, Fieri, Vlora, Librazhdi, Elbasani, Kavaja e Shkodra etj. Nëpërmjet një programi intensiv, pjesëmarrësit morën informacion e njohuri teknike si të zhvillojnë idetë e tyre për krijimin e produkteve e ofrimin e shërbimeve në fushën e TIK. Gjithashtu, ata u njohën me strategji të tregut dhe zhvilluan aftësi për hartimin e planit të biznesit, prezantimin e suksesshëm të ideve të tyre tek investitorët, ndërtimin e partneriteteve të biznesit, etj. Një juri ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit përzgjodhi idetë më të mira të cilat do të përfitojnë asistencë të mëtejshme në vijim të projektit. Kampi i rradhës do të zhvillohet në muajin Prill, ndaj Partnerët Shqipëri ka hapur procesin e aplikimit për të rinjtë e interesuar. Ndërkohë ju ftojmë të ndiqni Partnerët Shqipëri në web dhe mediat sociale për t’u informuar mbi aktivitete të tjera në këtë fushë. Ky program organizohet në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i cili synon të përmirësojë situatën aktuale, përmes krijimit të një inkubatori që do t’u shërbejë të rinjve dhe të rejave inovatorë të krijojnë dhe zhvillojnë ide biznesi që kanë potencial dhe janë të konkurrueshme në treg. Projekti “Innovation Hub” zbatohet nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti.

6


Partnerët Shqipëri shpall konkursin kombëtar “IDE TË GJELBËRTA 2017” Prej vitesh tashmë Partnerët Shqipëri organizon konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta”, në mbështetje të nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit. Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:  Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.

         

Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël. Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë. Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave. Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon. Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale. Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit. Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale. Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qendueshmërinë financiare. Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkuruese. Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit. Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet.

Kush mund të aplikojë: Konkursi është i hapur për: Individë, Organizata jo-fitimprurëse, dhe Biznesi i vogël në vend. Kushtet e financimit: Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja). Inkurajohen bashkëfinancime nga burime alternative. Dokumentat që duhen dorëzuar:  Projekt-propozim i cili ndërtohet dhe adreson të gjitha kriteret e lartpërmendura;

 Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow);  Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT);  Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo -fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend. Formati dhe gjuha: Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare. Gjuha për paraqitjen e projekt-idesë është në shqip. Informacion mbi afatet kohore dhe mënyrën e aplikimit:

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 3 maj 2017! Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën partners@partnersalbania.org, ose dorazi / me postë në adresën: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Rr: ”Sulejman Delvina”, N.18, H.8, Ap.12; Njësia Bashkiake 5; Kutia Postare 2418/1, kodi postar 1022, Tiranë. Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit. Procesi i përzgjedhjes: Përzgjedhja e ideve fituese do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit. Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza: a) Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit; b) Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurimi të hapur publik. Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, i cili do të organizohet në Mal të Zi në korrik 2017. Kalendari i aktiviteteve informuese: Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar, Partnerët Shqipëri po zhvillon disa sesione informimi online, lidhur me procedurat dhe procesin e aplikimit. Sesioni i rradhës është planifikuar të zhvillohet në datën 20 prill 2017, ora 10.30. Për të marrë pjesë, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën partners@partnersalbania.org.

7

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR


Nxitja dhe Zhvillimi i Filantropisë Korporative në Shqipëri Në kuadër të punës së saj për promovimin e filantropisë dhe të hulumtimit në këtë fushë, Partnerët Shqipëri organizoi konferencën kombëtare “Nxitja dhe Zhvillimi i Filantropisë Korporative në Shqipëri”. Në konferencë u prezantuan gjetjet e studimit të dytë mbi filantropinë “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri”, realizuar nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2016. Studimi vlerësoi nivelin dhe karakteristikat e aktivitetit filantropik që kryen sektori i biznesit në Shqipëri, tiparet e zhvillimit të këtij aktiviteti përgjatë periudhës 2011-2016, si dhe tendencat për të ardhmen. Folës në konferencë ishin Z.Bashkim Sykja, këshilltar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Nikolla Lera, Drejtor i Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale në Ministrinë e Financave, dhe Z.Genc Boga, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar, të cilët diskutuan mbi mundësitë e krijimit të një mjedisi mundësues për stimulimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të filantropisë në vend.

Monitorimi i aktivitetit filantropik në Shqipëri Si pjesë e punës së saj për të promovuar filantropinë, që prej vitit 2015 Partnerët Shqipëri kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri, përmes monitorimit të mediave (përfshirë median sociale) dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jopublike. Procesi i monitorimit kryhet në baza ditore dhe gjetjet theksojnë çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerat e dhurimit, mbulimin gjeografik dhe natyrën e donatorëve dhe përfituesve. Gjetjet paraqiten në formën e përmbledhjeve të shkurtra mujore që synojnë të ndihmojnë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Përgjatë vitit 2016, Partnerët Shqipëri regjistroi 279 dhurime që arrijnë vlerën 185,893,382 lekë, 82% e të cilave ishin dhurime monetare, 12% shërbime dhe 6% mallra / produkte. Fusha kryesore e dhurimeve është ndihma ekonomike, ndërsa për sa i përket grupit kryesor përfitues, përveç publikut të gjerë me 62.5% të dhurimeve, fëmijët janë grupi tjetër përfitues ku janë alokuar 28% e dhurimeve. Kontribuesit kryesore janë individët, me 55% të numrit të dhurimeve dhe 58% të shumës totale të regjistruar, ndjekur nga bizneset që kryejnë 20% të numrit të dhurimeve dhe 16% të shumës totale të regjistruar. Vizitoni faqen e internetit të PSH për t’u njohur me raportin e plotë për vitin 2016 si dhe raportet mujore që prej janarit 2015: http://partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-neshqiperi/

Kategoritë e përfituesve

Kategoritë e dhuruesve sipas vlerës së dhurimit

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Vizitoni linkun në vijim për tu njohur me gjetjet dhe rekomandimet e studimit: http://partnersalbania.org/ publication/aktiviteti-filantropik-i-ndermarrjeve-ne-shqiperi-studimi-i-dyte-2016/


www.risialbania.al

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare RisiAlbania, një projekt për punësimin e të rinjve i cili ka filluar në 2013, fokusohet në realizimin e ndryshimeve sistematike në tregun e punës në Shqipëri me qëllim përmirësimin e mundësive për punësim për të rinjtë e të rejat. RisiAlbania është një projekt i Swiss Development Cooperation (SDC) i cili zbatohet nga HELVETAS Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit RisiAlbania për këtë periudhë ishin: Guidat turistike - gati për t'u kualifikuar dhe çertifikuar

Klasifikimi i hoteleve në Shqipëri Me mbështetjen e RisiAlbania, kompania e mirënjohur Lausanne Hospitality Consulting (LHC) vizitoi Shqipërinë në muajin mars për të ofruar feedback mbi sistemin e planifikuar për klasifikimin e hoteleve në Shqipëri, një përpjekje e ndërmarrë për herë të parë, e drejtuar nga MZhETTS.

"A keni një ide?", është një program i ri televiziv mbështetur nga projekti RisiAlbania, që nisi në fund të shkurtit në Vizion Plus. Programi fton novatorët dhe shpikësit të paraqesin produkte të reja dhe ide biznesi para një paneli ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit.

Vizitoni faqen e internetit www.risialbania.al për më shumë informacion dhe të rejat e projektit RisiAlbania.

Festojmë Solidaritetin ! Projekti rajonal “Festojmë solidaritetin” po zbatohet nga gjashtë organizata partnere nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Polonia, Serbia dhe Hungaria, të cilat po punojnë për promovimin e filantropisë dhe shembujve të solidaritetit në kohë krizash. Me qëllim promovimin e shembujve të solidaritetit në komunitet, Partnerët Shqipëri ka identifikuar e përgatitur një seri historish audiovizuale ku në qendër vihen përfituesit dhe mbështetësit që janë solidarizuar me ta. Këto materiale së bashku me shembuj të ngjashëm nga vendet pjesëmarrëse, do të pasqyrohen në Muzeun e Solidaritetit, një website për të cilin po punohet aktualisht e që do të lançohet së shpejti. Gjatë muajit shkurt, Partnerët Shqipëri realizoi dy fokus grupe me të rinj të moshës 15-30 vjeç në Vlorë dhe Tiranë, me qëllim hulumtimin mbi perceptimet, qëndrimet e të rinjve mbi solidaritetin si koncept dhe ekzistencën e solidaritetit në Shqipëri.

Për të identifikuar qasjen e të rinjve ndaj solidaritetit dhe ndihmës për të tjerët, si dhe rolin që ata mund të ndërmarrin në komunitet, partnerët e projektit hartuan një kuiz online, i cili u plotësua nga rreth 1100 të rinj nga Shqipëria, ku Vizionar dhe Inspirues rezultuan rolet dominues.

Në 24 mars, partneret e projektit morën pjesë në workshopin mbi tregimin e historive në mënyrë dixhitale, zhvilluar në Krakovë, Poloni, ku u diskutua mbi përmbajtjen e Muzeut të Solidaritetit, dhe sjelljen e shembujve sa më domethënës, për të nxitur ndjenjën e solidaritetit, veçanërisht tek të rinjtë.

Projekti “Festojmë solidaritetin” zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni. Projekti mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

RisiAlbania mbështeti NATGA në përgatitjen e kurrikulës së unifikuar për 3 kategoritë e guidave turistike në Shqipëri, e cila u miratua në janar 2017. Kurset e trajnimit për çertifikimin e guidave turistike pritet të zbatohen nga muaji prill 2017 e në vijim. Gjithashtu, 159 guidat e parë turistikë u çertifikuan nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZhETTS) dhe hynë në regjistrin e guidave turistike të Shqipërisë.


Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Berat, ku u miratua Plani Strategjik Antikorrupsion, mars 2017

Gjatë këtyre muajve Partnerët Shqipëri punoi me Koalicionet Udhëheqëse dhe stafin e bashkive Elbasan, Berat dhe Fier për të finalizuar Planet Strategjike Antikorrupsion 2017 2019 në bashkitë përkatëse. Pas formulimit të vizionit dhe objektivave strategjikë, grupet e punës në secilën bashki punuan për hartimin e një plani veprimi konkret që do të zbatohet në bashkëpunim me aktorë të tjerë, për përmirësimin e performancës së bashkive në kryerjen e aktiviteteve të identifikuara si më të prekshme ndaj korrupsionit. Në muajin mars, Plani Strategjik Antikorrupsion u miratua nga këshillat bashkiakë respektivë në bashkitë e Elbasanit dhe Beratit, ndërkohë që pritet të miratohet edhe në bashkinë Fier.

Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri në bashkitë Fier, Elbasan dhe Berat u zhvillua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore – Austri “Qeverisje Urbane/ Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”.

Simpoziumi Rajonal mbi Ndërtimin e Integritetit

Si folëse kryesore në panelin e diskutimit mbi perspektivat dhe mësimet e nxjerra në ndërtimin e partneriteteve dhe angazhimin e palëve të interesit, Ariola prezantoi punën dhe përvojën e Partnerëve Shqipëri me njësitë e qeverisjes vendore në hartimin dhe zbatimin e strategjive antikorrupsion në institucionet e tyre. Rreth 70 zyrtarë të qeverisjes vendore, shoqata të qeverisjes vendore, praktikues antikorrupsion dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa Juglindore që morën pjesë në këtë konferencë, ndanë praktika të mira e shembuj të angazhimit të qytetarëve në hartimin e politikave dhe proceset vendimmarrëse, diskutuan mbi arritjet dhe sfidat që hasin qeveritë vendore, portalet online për angazhimin e qytetarëve etj.

Konferenca rajonale “Socially Inclusive Cities”, Zagreb Klotilda Kosta, Drejtore e Programeve e PSH mori pjesë në konferencën rajonale “Socially Inclusive Cities", zhvilluar më 26 - 28 mars në Zagreb, Kroaci. Rreth 80 zyrtarë vendorë, shoqata të qeverisjes vendore, OJF, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm nga shtatë vende të Europës Jug-Lindore, ndanë përvojat e tyre në angazhimin e qytetarëve si dhe mjete inovative të qeverisjes, përfshirë dhe teknologjinë, të përdorura për integrimin e zërit të qytetarëve nga rajoni dhe më gjerë. Eventi ofroi një platformë për ndarjen e gjetjeve të iniciativës UPP Social Sustainability and Citizen Engagement (SSCE), dhe të qasjeve për përmirësimin e qeverisjes bashkëpunuese dhe forcimin e integritetit të shërbimeve publike. Konferenca u organizua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore Austri, faza e dytë. Partnerët Shqipëri ka qenë anëtare e Konsorciumit Rajonal që zbatoi komponentin Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropës Juglindore, të këtij programi.

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tel. Faks: 04 2254881 partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Ndiqni Partnerët Shqipëri në: Facebook, Linkedin, Youtube Vizitoni platformën online të OJFve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

10

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Praktikuesit antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri, Arjola Agolli dhe Nina Keruti morën pjesë në Simpoziumin Rajonal mbi Ndërtimin e Integritetit, zhvilluar në 29 - 31 janar 2017 në Beograd, në kuadër të Programit të Bankës Botërore për Partneritet Urban UPP II.

Gazeta e Partnerëve Shqipëri "PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR"  

Edicioni 62, mars 2017

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you