Page 1

GAZETË TREMUJORE

EDICIONI 61

DHJETOR 2016

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR Në këtë edicion: -Partnerët Shqipëri feston 15-vjetorin e krijimit faqe 1 - Shpallen fituesit e Çmimeve të Filantropisë 2016 faqe 2 - Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive -Fuqizimi i OShC-ve për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendim-marrje faqe 3 -Raporti i Matricës së monitorimit të mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile -Diplomimi i grupit të dytë të Akademisë së OJF-ve PSH lançon së shpejti Akademinë e OJFve 2017! faqe 4 -Zbatimi i Ligjit për "Sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve" - Ndërtimi i integritetit në qeverisjen vendore faqe 5 -Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore dhe vendore - Konferenca shkencore rajonale: "Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan" -Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve, takim i ekspertëve rajonalë faqe 6 -Mbledhja vjetore e rrjetit të Partnerëve faqe 7 -Festojmë solidaritetin -Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë -Janë hapur aplikimet për ICT Youth Camp faqe 8

PARTNER PARTNERË ËT SHQIP SHQIPË ËRI FESTON 15 VJETORIN E KRIJIMIT Viti 2016 shënoi 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim. Për 15 vjet, Partnerët Shqipëri ka pasur privilegjin të punojë me dhe të mbështesë përpjekjet e qindra organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe atyre private, e sektorit private, për të avancuar sistemin e vlerave demokratike të Shqipërisë, dhe për të forcuar përgjegjshmërinë dhe sundimin e ligjit. Përmes punës dhe larmishmërisë së programeve të saj, Partnerët Shqipëri ka ndikuar pozitivisht në rritjen e zhvillimin personal të shumë praktikuesve të shoqërisë civile dhe zyrtarëve të administratës publike, në përpjekjet e tyre për ndërtimin e institucioneve të forta, për manaxhimin e proceseve të hapura dhe transparente, dhe në luftën ndaj korrupsionit. Ka qenë kaq shpërblyese të shohësh se si institucionet janë forcuar dhe bërë më llogaridhënëse, si politikat kanë ndryshuar dhe bërë më të përgjegjshme, dhe si proceset janë bërë më përfshirëse dhe me pjesëmarrje. Në këto 15 vjet, PSH nuk ka ndjekur rrugën e lehtë dhe të sigurt, gjë e cila e ka bërë udhëtimin tonë disa herë më të vështirë. Shpesh fraza jonë kryesore ka qenë "sfido status quo-në", por ne u kemi qëndruar gjithmonë besnikë vlerave tona organizative - të qenurit etikë, bashkëpunues, gjithëpërfshirës dhe profesionalë. Pavarësisht pengesave ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe kemi treguar përkushtim, kreativitet dhe fleksibilitet. Ne kemi kërkuar dhe gjetur frymëzim në organizatat tona partnere brenda dhe jashtë vendit, forcë dhe mbështetje në rrjetet e shumta formale dhe joformale që kanë qenë jetike për punën "jotradicionale" advokuese në nivel lokal dhe rajonal, burime në donatorë besnikë dhe bujarë që kanë treguar besim në vizionin tonë. Partnerët Shqipëri ka lindur si pjesë e një rrjeti, rrjetit të Partnerëve, dhe vazhdon të bazojë punën e saj në partneritete institucionale dhe strategjike. Pas pesëmbëdhjetë vitesh, projekti nuk është përfunduar ende. Partnerët Shqipëri do të vazhdojë t’i mbetet besnike përgjegjësisë së saj për të mbështetur forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik në vend. Ajo ka kapacitetet dhe njohuritë për të vazhduar të sigurojë mbështetje për aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë në projektin e ndërtimit të demokracisë për shumë vite të ardhshme. Nga fjala e Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e PSH, në raportin Partnerët Shqipëri - 15 vjet drejt ndërtimit të një demokracie më të fuqishme

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 9

Manuali “Manaxhimi Financiar i OJF-ve dhe Kuadri Rregullator, botimi i dytë” (2016) u vjen në ndihmë organizatave në manaxhimin eficent të burimeve financiare. Manuali përmban njohuri rreth koncepeve bazë të manaxhimit financiar, një pasqyrë të plotë mbi sistemet e kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, proçesit të buxhetimit, analizave financiare dhe sistemit të taksave që aplikohet nga shteti ndaj OJFve.

#15VjetPartnerëtShqipëri Festoni me ne Shfletoni dy botimet tona më të fundit që pasqyrojnë rrugëtimin e Partnerëve Shqipëri në këto 15 vjet. www.partnersalbania.org

Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Kontaktoni me zyrën e Partnerëve Shqipëri për të blerë kopje të botimit.

Ju përcjellim urimet tona për një 2017 të begatë e të suksesshëm!


Çmimet e Filantropisë 2016 Partnerët Shqipëri organizoi në mbrëmjen e 24 Nëntorit ceremoninë gala ku u shpallën fituesit e “Çmimeve të Filantropisë 2016”. Prej vitit 2011 Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët, familjet dhe bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë.

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Balfin Group, me motivacion: Për kontributin e gjithëanshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve e komuniteteve, për mbështetjen e ideve inovatore të sipërmarrësve të rinj, për vëmendjen e vecantë të treguar ndaj institucioneve e organizatave që ofrojnë shërbime për fëmijët me sindromën Down, personat me çrregullime të spektrit autik, të moshuarit, e personat me sëmundje terminale, si dhe për ndjeshmërinë e treguar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Çmimi u dorëzua nga Znj. Valentina Leskaj, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Violeta Volumi, me motivacion: Për ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së parë të librit audio shqip në funksion të leximit dhe edukimit të të gjithë komunitetit shqipfolës brenda dhe jashtë Shqipërisë, e veçanërisht të personave që nuk shikojnë. Çmimi u dorëzua nga SH.T. Z. Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Tiranë.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Sevim Arbana, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zbutjen e varfërisë dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Fondacionit “Santa Maria – Marianisti”, me motivacion: Për kontributin e dhënë në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve nga familje të varfra, komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe për aftësimin profesional e rritjen e mundësive të punësimit për gratë dhe vajzat në territorin e Bashkisë së Lezhës. Çmimi u dorëzua nga Z. Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Familjes Baholli, me motivacion: Për kontributin e shquar dhe të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1925 – 1935 në mbështetje të zhvillimit ekonomik të qytetit të Elbasanit, dhe promovimit të edukimit të të rinjve dhe të rejave të qytetit nëpërmjet ndërtimit të bibliotekës “Qemal Baholli”. Çmimi u dorëzua nga Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua “Fundjave Ndryshe”, me motivacion: Për aktivizmin vullnetar që nxit solidaritetin dhe humanizmin për zbutjen e varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve dhe individëve në nevojë. Çertifikatat e mirënjohjes u dorëzuan nga Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Vizitoni këtu një galeri me foto nga ky event.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në këtë ceremoni festive që përkoi me 15 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri, morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga qeveria shqiptare, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, institucione ndërkombëtare dhe agjenci donatore, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës dhe medias.


Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive Projekti “Shoqëri civile financiarisht e qëndrueshme = Shoqëri civile aktive” zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kjo iniciativë synon të kontribuojë në qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, respektimit të të drejtave të njeriut, rritjes së aktivizmit dhe pjesëmarrjes qytetare dhe ofrimit të shërbimeve në të mirë të komuniteteve lokale. Përmes projektit do të fuqizohen kapacitetet e OJF-ve për të identifikuar modele të reja biznesi në funksion të gjenerimit të të ardhurave duke siguruar qëndrueshmëri financiare e pavarësi nga burimet e zakonshme të financimit nga donatorët, për një impakt më të madh në komunitetet ku veprojnë. Partnerët Shqipëri do të punojë me organizatat e shoqërisë civile që do të bëhen pjesë e këtij programi duke identifikuar së bashku me to aktivitete të mundshme që gjenerojnë të ardhura, për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së tyre; fuqizuar kapacitetin dhe aftësitë e organizatave përmes një programi trainimi dhe mentorimi afatgjatë për adoptimin e modeleve të përshtatshme të biznesit për të rritur e diversifikuar të ardhurat; ngritur ura bashkëpunimi mes OJF-ve dhe biznesit lokal për njohjen e punës së organizatave të shoqërisë civile dhe shërbimeve të tyre, si dhe identifikimin e mundësive konkrete të partneritetit për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Më 9 Dhjetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan lançoi hapjen e Programit “Roli mbikqyrës dhe advokues i shoqërisë civile." Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se tetëdhjetë përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile. Programi synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile lokale për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të advokuar për prioritet kyçe të vendit. Duke ju drejtuar pjesmarrësve, në fjalën e tij Sh.T. Z. Donald Lu, Ambasador i SHBA në Tiranë theksoi se “duam që të jeni “rojtarë” të ashpër. Duam që të jeni të prerë dhe të pavarur. Dhe që të jeni të guximshëm.”

Foto: Ambasada e SHBA në Tiranë

Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë politikë--bërje dhe vendim vendim--marrje Partnerët Shqipëri në muajin tetor, nisi iniciativën “Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile për përfshirje dhe pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendim-marrje”, me synimin për të mbështetur projektin LevizAlbania që të adresojë nevojat e përfituesve dhe aplikantëve të interesuar, për të rritur efikasitetin në zbatimin e iniciativave lokale të financuara nga projekti. LëvizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë lokale në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga tre organizata: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri e Co-plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me LëvizAlbania ka pregatitur dhe po ofron programe të posatshme për ngritjen e kapaciteteve, që ofrohen “online” dhe në vend dhe që kombinojnë trajnimet me asistencën individuale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe ndarjen e eksperiencave me organizatat e tjera në vend dhe në rajon. Përqasja e Partnerëve Shqipëri do të kontribuojë në rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit të aktorëve shoqërorë për të influencuar politikat dhe vendim-marrjen lokale përmes zbatimit të iniciativave të mbështetura nga LëvizAlbania e më gjerë.

Në muajin nëntor, Partnerët Shqipëri organizoi tre trajnime dy-ditore në Tiranë, Shkodër dhe Korçë me temë “Mobilizimi i Komunitetit”, me pjesëmarrje e rreth 50 OSHC-ve dhe individëve nga këto rajone. Programi i trajnimit u fokusua në konceptet, principet dhe teknikat e angazhimit dhe pjesëmarrjes për komunitetet dhe individët, që nevojiten për të zbatuar iniciativat që fuqizojnë komunitetet e tyre, bazuar në eksperiencat dhe praktikat e mira të pjesëmarrësve. Në tetor 2016, LëvizAlbania shpalli 19 projektet fituese të Thirrjes së Dytë për organizatat e shoqërisë civile, individë dhe grupet e tyre. Fituesit janë 13 OJF dhe 6 individë nga Dibra, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Lezha, Shkodra dhe Tirana. Në të njëjtën kohë, projekti lançoi thirrjen e tretë për koncept idetë, i hapur deri në 9 Dhjetor 2016. Drejtimet e thirrjes së tretë janë: 1) Forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar si dhe advokim e lobim përgjatë procesit zgjedhor; 2) Monitorim, advokim, dhe aksione konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike vendore. Vizitoni www.levizalbania.org për më shumë informacion mbi projektin.

3

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ne do të publikojmë së shpejti në website tone dhe në mediat sociale, kalendarin e aktiviteteve informuese në kuadër të këtij projekti për të gjitha organizatat e interesuara për të qenë pjesë e tij.


Raporti i matricës së monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Për të katërtin vit radhazi, Partnerët Shqipëri po pregatit Raportin e matricës së monitorimit mbi mjedisin Mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, PSH kreu studimin me 96 OSHC në të gjithë Shqipërinë për të vlerësuar eksperiencën dhe perceptimin e tyre mbi zbatimin e legjislacionit në tre fushat kryesore rreth të cilave është organizuar Matrica e monitorimit: 1) garancitë themelore juridike të lirive; 2) kuadri për qëndrueshmërinë dhe lehtësirat financiare për OSHC-të dhe; 3) marrëdhënia qeveriOSHC. Paralelisht është bërë dhe shqyrtimi i legjislacionit për të identifikuar ndryshimet dhe zhvillimet në kuadrin ligjor dhe rregullator që ndikojnë në veprimtarinë e OSHC-ve, të ndodhura në 2016. Raporti do të publikohet në janar 2017 dhe mund të aksesohet në linkun në vijim: http://bit.ly/2iXOhR7

Semestri i dytë i Akademisë së OJF-ve Shtator-Dhjetor 2016 vijoi me organizimin e takimeve peer-coaching dhe një serie leksionesh në Advokasi dhe Lobim, Ndërtimi i Rrjeteve dhe Koalicioneve, e Planifikimi Strategjik.

Në 24-29 tetor dhe 7-12 nëntor u organizuan dy vizita studimore në Sllovaki, ku grupi i 26 pjesëmarrësve, në mes të cilëve përfaqësues të bashkive dhe OJF-ve të tjera lokale, u njohën me punën e organizatave sllovake, grupimeve të veprimit qytetar dhe institucioneve publike në Bratislavë, Banska Bistrica, Zvolen etj. Takimet me organizata dhe institucione publike ndihmuan pjesëmarrësit të mësojnë mbi bashkëpunimin OJF—shtet, qasjet inovatore në luftën kundër korrupsionit, crowd sourcing, mbledhjen e fondeve, buxhetimin me pjesëmarrje etj. Vizitat studimore u organizuan në bashkëpunim me Partnerët për Ndryshim Demokratik Sllovaki.

Më 20 dhjetor, Partnerët Shqipëri organizoi ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në Akademinë e OJF-ve 2016. Ata ndanë përvojën e pjesëmarrjes në Akademi dhe impaktin e saj në aspektin e zhvillimit personal dhe organizativ, rrjetëzimin me organizatat e tjera pjesëmarrëse në Akademi dhe jashtë vendit, si dhe planet e ardhshme për fuqizimin e organizatave të tyre. Partnerët Shqipëri do të lançojë së shpejti hapjen e aplikimeve për Akademinë e OJF-ve 2017! Na ndiqni në www.partnersalbania.org dhe në Facebook për njoftime rreth Akademisë së OJF-ve 2017. Akademia e OJF-ve 2016 u mbështet financiarisht nga Olof Palme International Center në Shqipëri nëpërmjet fondeve të qeverisë suedeze dhe SlovakAid-Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

4

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Diplomimi i grupit të dytë të pjesëmarrësve të Akademisë së OJF OJF--ve Hapet së shpejti procesi për pjesëmarrje në Akademinë e OJF OJF--ve 2017


Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, po punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ligji nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit. PSH lehtësoi procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe rregulloreve me ndihmën e ekspertëve vendas e të huaj, dhe zhvilloi një konsultim të gjerë publik. Rreth 2000 institucione publike në nivel qëndror, agjensi qeveritare, bashki, biznese, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të medias, donatorë dhe agjensi zhvillimi ndërkombëtare në Shqipëri u targetuan specifikisht si pjesë e procesit të konsultimit, përveç mjeteve të tjera të informimit publik. Në vijim të konsultimit online, PSH organizoi gjashtë takime konsultuese rajonale në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Fier, me pjesëmarrjen e rreth 250 përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, shoqërisë civile dhe medias.

Z. Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, Znj.Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri dhe Sh.S. Znj.Dewi van der Weerd, Ambasadore e Hollandës në Shqipëri, duke adresuar pjesëmarrësit në takimin konsultues në Fier, 30 shtator.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Në muajin tetor nisi fushata e gjerë mediatike për informimin e publikut, që konsistoi në një Spot televiziv i cili u transmetua në median kryesore kombëtare, në platformat online dhe në median sociale, si dhe reklama vizuale në tabelat e qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë dhe mbi të gjitha të kuptuarit e vetë ligjit dhe masave të tij në luftën kundër korrupsionit.

Nga takimi konsultues me përfaqësues të ministrive, agjensive shtetërore dhe pushtetit vendor, Tiranë, 5 shtator.

Të gjitha aktet nënligjore u aprovuan, duke reflektuar edhe rekomandimet e marra si pjesë e procesit konsultues. Klikoni këtë link për t'u njohur me kuadrin ligjor mbi sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, përfshirë dhe aktet nënligjore. Aktualisht, Partnerët Shqipëri po punon për hartimin e një pakete trajnimi dhe asistence teknike për institucionet kryesore dhe zyrtarët publikë përgjegjës për zbatimin e ligjit.

Ndërtimi i Integritetit në Qeverisjen Vendore Partnerët Shqipëri zhvilloi në 6 dhjetor në bashkinë Fier, trainimin me temë “Ndërtimi i Integritetit në Qeverisjen Vendore”. Pjesëmarrës ishin përfaqësues të bashkive Elbasan, Fier, Berat,e Kuçovë të cilët ndanë dhe diskutuan me njeritjetrin praktikat e mira si dhe sfidat në rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, iniciativat antikorrupsion, si dhe çështjet e etikës profesionale në ushtrimin e funksioneve të tyre. Trainimi u zhvillua në kuadër të Programit të Partneritetit Urban të Bankës Botërore – Austri “Qeverisje Urbane/ Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore”.

5


Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore Që prej vitit 2015 Partnerët Shqipëri po udhëheq një iniciativë që ka për qëllim rritjen e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit në procesin e buxhetimit në nivel qendror e vendor. Lidhur me buxhetimin në nivel vendor, gjatë vitit 2016 PSH organizoi një seri workshopesh dhe sesionesh mentorimi me organizatat jo-fitimprurëse për të identifikuar çështjet prioritare të komuniteteve lokale. Në bashkitë Pukë, Lezhë dhe Durrës, çështjet që lidhen me rininë ishin në fokus të diskutimeve të buxhetit. PSH lehtësoi disa takime konsultuese dhe sesione dëgjimore mes anëtarëve të koalicioneve lokale dhe bashkive përkatëse.

Ndërkohë, grupi i punës i OJF-ve që punoi për buxhetimin në nivel qendror, në vijim të identifikimit dhe diskutimit të prioriteteve të tyre me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, advokoi me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, për të patur një paketë financiare që specifikon kostot e shërbimeve pjesë e ligjit “Për Shërbimet sociale”. Grupi kërkoi që ligji të mos kalojë pa një paketë financiare të qartë që do të siguronte zbatimin e duhur të tij.

Koalicionet e OJF-ve në nivel qendror e vendor do të vijojnë të advokojnë me institucionet përkatëse dhe të monitorojnë procesin.

Konferenca shkencore rajonale: "Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan" Ariola Agolli, Drejtore e Programeve dhe Erila Haska, Asistente kërkimore e PSH, morën pjesë në konferencën shkencore rajonale: "Kërkimi mbi zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Ballkan", organizuar më 17 -18 nëntor 2016 në Shkup, Maqedoni. Eventi mblodhi së bashku studiues nga rajoni i Ballkanit që punojnë në fushën e ndërmarrjeve, sipërmarrjes dhe ekonomisë sociale, të cilët ndanë njohuritë, diskutuan e debatuan mbi kërkimet më të fundit lidhur me zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në rajonin e Ballkanit, si dhe forcimin e rrjeteve të tyre përmes krijimit të Rrjetit Ballkanik Kërkimor për Ndërmarrjet Sociale. Konferenca u organizua në kuadër të një projekti të përbashkët të zbatuar nga pesë organizata nga tre vende të Ballkanit: Reactor, Konekt dhe Publik nga Maqedonia, Partnerët Shqipëri nga Shqipëria dhe Qendra për Paqe dhe Tolerancë nga Kosova. Projekti u mbështet nga Programi për Promovimin e Kërkimit Rajonal për Ballkanin Perëndimor, i zbatuar nga Universiteti i Friburgut (Zvicër) dhe i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJQ OJQ--ve, takim rajonal i ekspertëve të OJF OJF--ve Partnerët Shqipëri përfaqësuar nga Arjola Agolli, Drejtore e Programeve, mori pjesë në takimin rajonal "Sipërmarrja sociale si mjet për qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve", dedikuar temës së sipërmarrjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimi u organizua nga GIZ GmbH më 2 dhjetor 2016 në Shkup, Maqedoni. Në panelin e diskutimit mbi situatën e sipërmarrjes sociale dhe kuadrin ligjor në Ballkanin Perëndimor, Arjola prezantoi situatën e sipërmarrjes sociale në Shqipëri, kuadrin ligjor në të cilin sipërmarrjet sociale operojnë e sfidat kryesore me të cilat përballen. Partnerët Shqipëri punon prej vitesh në këtë fushë, duke mbështetur ngritjen e sipërmarrjeve sociale përmes konkursit të Ideve të Gjelbërta që organizon që prej vitit 2012, si dhe duke kryer kërkime e nxitur zhvillimin e sipërmarrjeve sociale në Shqipëri e rajon.

6

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Iniciativa u mbështet nga Olof Palme International Center dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.


Mbledhja vjetore e rrjetit të Partnerëve Qendrat e rrjetit të Partnerëve nga 19 vende nga Evropa, Lindja e Mesme, Amerika Veriore e Jugore dhe Afrika, u takuan në Washington DC në 7-13 nëntor, për takimin vjetor të rrjetit i cili përkoi me zgjedhjet në SHBA. Juliana Hoxha, Drejtore dhe Elona Kapexhiu, Manaxhere e Komunikimit e Partnerëve Shqipëri ishin pjesë e kësaj vizite një javore. Në mënyrë të pashmangshme, rezultati i zgjedhjeve dhe se si ai pritet të ndikojë SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës ishin tema e takimeve formale dhe diskutimeve joformale. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri ishte folëse në një tryezë inovative diskutimi e bashkë-organizuar nga Partners Global dhe Carnegie Endowment for International Peace, ku u diskutua se si organizatat me qendër në Amerikë po përpiqen të lidhin punën për avancimin e demokracisë në vendin dhe në botë. Në vitet e fundit, demokracitë perëndimore po përjetojnë një konvergjencë midis sfidave politike me të cilat përballen në vendet e tyre, dhe atyre që ndihmojnë të kapërcehen në vendet e tjera, nga zemërimi i qytetarëve dhe intoleranca në rritje, tek rrymat e reja të populizmit dhe radikalizmit. Znj. Hoxha ishte gjithashtu një nga folësit kryesorë në workshopin e mbajtur në John Hopkins School of Advanced International Studies, me fokus në përfitimin dhe fleksibilitetin organizativ si faktorë për suksesin e OJF-ve.

Pritja e organizuar nga Partners Global në zyrën e tyre në Washington DC ishte një mundësi e shkëlqyer për anëtarët e rrjetit të Partnerëve për rrjetëzim me institucionet në DC dhe organizatat që punojnë në SHBA dhe në nivel global.

Grupi zhvilloi një vizitë në Baltimorë ku u takuan me OJF, agjenci donatore, zyrtarë të policisë dhe aktivistë të rinj me të cilët diskutuan një seri çështjesh interesi si ndërmjetësimi dhe zgjidhja e konflikteve, marrëdhëniet polici - komunitet, strategjitë e financimit, aktivizmi rinor etj.

Anëtarët e rrjetit të Partnerëve gjatë mbledhjes vjetore ku u fokusua në çështje të forcimit të rrjetit dhe bashkëpunimit e komunikimit efektiv.

7


Festojmë Solidaritetin ! Në tetor Partnerët Shqipëri nisi zbatimin e projektit rajonal “Festojmë solidaritetin”, përmes të cilit gjashtë organizata partnere nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Polonia, Serbia dhe Hungaria po punojnë për promovimin e filantropisë dhe shembujve të solidaritetit në kohë krizash. Projekti do të hedhë një vështrim pas në historinë evropiane dhe shembujt e fuqishëm të solidaritetit mes njerëzve dhe popujve, si një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ne duhet të kuptojmë historinë dhe vlerat tona të përbashkëta për të promovuar dhe nxitur solidaritetin, duke inkurajuar njerëzit të përfshihen e të angazhohen në përgjigje të krizave të ndryshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe perceptimin e tyre mbi solidaritetin.

Për të identifikuar qasjen e të rinjve ndaj solidaritetit dhe ndihmës për të tjerët, si dhe rolin që ata mund të ndërmarrin në komunitet, partnerët e projektit kanë hartuar një kuiz online i disponueshëm në linkun e mëposhtëm: http://museumofsolidarity.eu/solidarity-test-alb/

Projekti “Festojmë solidaritetin” zbatohet nga 6 organizata të drejtuara nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në Serbi, Partnerët Shqipëri në Shqipëri, Fondacioni Output Input në Poloni, DemNet Hun në Hungari, Multi Kulti kolektive në Bullgari, dhe Mladiinfo International në Maqedoni. Projekti mbështetet nga Programi Evropa për Qytetarët i Bashkimit Evropian.

Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Prej janarit 2016, Partnerët Shqipëri po zbaton projektin “Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë-YBH4WBT”, në partneritet me Fondacionin Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqatën për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizatën “Prima” në Mal të Zi dhe Fondacionin Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Organizatat partnere kanë prodhuar raportet e para 6mujore të cilat përveç rezultateve të monitorimit të indeksit të indikatorëve, përmbajnë edhe rekomandime mbi iniciatiava advokuese dhe politika lidhur me çështjet e të rinjve. Raporti i parë i indeksit për Shqipërinë mbi pjesëmarrjen politike, sociale dhe ekonomike të të rinjve, u nda me të rinj dhe organizata rinore, si dhe vendim-marrës në nivel vendor në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Feedback i marrë në këto tryeza do t’i shërbejnë hartimit të raporteve të ardhshme.

Tiranë

Shkodër

Durrës

ICT Youth Camp Partnerët Shqipëri fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e moshave 1730 vjec, nxënës/e të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, studentë/e, dhe të rinj e të reja të tjerë/a të apasionuar/a në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në ICT Youth Camp që të organizohet në 27 janar.

ICT Youth Camp është një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe zhvillimin e një plan biznesi mbi një ide biznesi në fushën e TIK. Përmes një programi intensiv dhe interaktiv, pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri si të zhvillojnë më tej idetë e tyre për produkte dhe shërbime në fushën e ICT, mbi strategjitë e tregut, si dhe do të zhvillojnë aftësi për shitjen e ideve tek investitorët potencialë. Aplikantët e interesuar mund të shkarkojnë Formën e Aplikimit këtu.

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Organizatat zbatuese zhvilluan takimin e tyre të parë në 6-7 tetor në Beograd, ku diskutuan planin e veprimit për vitin e ardhshëm. Si pjesë e takimit ata vizituan një prej projekteve të mbështetura nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac në qendrën ditore të emigrantëve Miksaliste në Beograd, e cila përbën një shembull të shkëlqyer solidariteti në kohë krizash.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare RisiAlbania, një projekt për punësimin e të rinjve i cili ka filluar në 2013, fokusohet në realizimin e ndryshimeve sistematike në tregun e punës në Shqipëri me qëllim përmirësimin e mundësive për punësim për të rinjtë e të rejat. RisiAlbania është një projekt i Swiss Development Cooperation (SDC) i cili zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Partnerët Shqipëri. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit RisiAlbania për këtë periudhë ishin: Konkursi Risi Turistike për Korçën Më 15 shtator, RisiAlbania dhe AIDA lançuan konkursin Risi Turistike 2016. Konkursi Risi Turistike nxit zhvillimin e produkteve të reja turistike, njeh idetë inovatore për biznesin e turizmit dhe i mbështet ato për t'i bërë realitet. Këtë vit konkursi Risi Turistike u fokusua në rajonin e Korçës, përfshirë zonën e Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit. Fituesit u shpallen në një event publik që u organizua në 17 dhjetor në qytetin e Korçës. Fitues që do të mbështetet nga Risi Albania: -DMO Korçë me projektin “Treni panoramik për turin e qytetit – një risi turistike për rajonin e Korcës”

Fitues për idenë shumë inovatore dhe që do t’i mundësohet mbështetje nga donatorë të tjerë nga lidhjet e Risi Albania dhe AIDA: -Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve me projektin “Transhumanca”

Manaxhim më i mirë i Zyrave të Punës

Rritja e aksesit në tregjet e huaja për sektorin Outsourcing

Risi ka mbështetur Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP) për të hartuar Manualin për Organizimin Funksional dhe Strukturor të Zyrave Vendore dhe Rajonale të Punësimit dhe për të përmirësuar proceset e Ndërmjetësimit të Punës (Job Matching) nëpërmjet sistemit të informacionit për punësimin në Zyrat e Punës (ZP).

Risi ka finalizuar një marrëveshje me ekspertët ndërkombëtarë të Avasant LLC të specializuar në sektorin Outsourcing (nënkontraktim shërbime biznesi dhe IT) me qëllim ofrimin e ngritjes së kapaciteteve për organizatat lokale mbështetëse në promovimin e investimeve në këtë sektor, tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe promovimin e aksesit të kompanive shqiptare në tregjet e huaja. Përveç kësaj Risi ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Agjensinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve dhe me Shoqatën Shqiptare të Nënkontraktimit (Albanian Outsourcing Association-AOA) për të siguruar që investitorët e huaj potencialë të mund të përfitojnë nga mbështetja lokale që ju nevojitet.

Manuali është i zbatueshëm për të gjitha Zyrat Vendore dhe Rajonale të Punësimit dhe konsiderohet si mjeti më i rëndësishëm për drejtimin efektiv të ZPve. Ai do të mundësojë dhe mbështesë zbatimin e modelit të ri të shërbimeve, reforma më e madhe e kohëve të fundit në nivel ZP-je. Si hap paraprak për zbatimin e manualit, Risi e ka mbështetur SHKP-në për trajnimin e të gjithë punonjësve të ZP-ve në lidhje me organizimin e ri strukturor dhe funksional.

AOA ka ndihmuar Call centers të reja, të ngritura nga investitorët shqiptarë dhe italianë, duke ju ofruar shërbime këshillimi në lidhje me kuadrin rregullator, me lidhjet për të gjetur infrastrukturën e përshtatshme fizike, rrjetëzimin lokal dhe informacionin e tregut. Si rezultat, në Tiranë janë ngritur 5 Call centres të reja të cilat kanë punësuar 530 punonjës (59 % gra).

Frymëzimi dhe influencimi i të rinjve në Shqipëri Anketa e kryer nga RisiAlbania në periudhën mars - qershor 2016 për të studiuar impaktin e programeve mediatike që ajo ka mbështetur, tregon për arritje dhe rezultate të shkëlqyera. Përveç audiencës së lartë dhe niveleve të shikueshmërisë nga më shumë se 110’000 persona, anketa tregoi se më shumë se 78’000 persona (71% e audiences) besojnë se programet kanë ndryshuar perceptimin e tyre për profesionet dhe karrierën. Pothuajse një në tre persona ose më shumë se 35’000 persona, deklaruan që kjo ka bërë që ata të ndryshojnë sjelljen e tyre në lidhje me kërkimin e punës. Vizitoni www.risialbania.al për më shumë informacion dhe për t’u njohur me të rejat më të fundit nga RisiAlbania.

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare (PO Box) 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881 Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Ndiqni Partnerët Shqipëri në: Facebook, Linkedin, Youtube Vizitoni platformën online të OJFve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri

9

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Fitues që do të mbështeten nga AIDA: -Albana Cule me projektin “Krijimi i suvenireve unike për Korçën” -Imbleoni & Ndryshe me projektin “Eksplorojmë Pogradecin me Bicikleta”

Gazeta e Partnerëve Shqipëri " PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR"  

Edicioni 61, dhjetor 2016

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you