Page 1

EDICIONI NR. 60

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR

Në këtë numër: -Hapet procesi i konsultimeve për aktet nënligjore të Ligjit për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve faqe 1

-IDE TE GJELBERTA 2016 Ideja nga Shqipëria fiton në konkursin rajonal faqe 2

-Projekti “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale” -Akademia e OJF-ve 2016

faqe 3

-Konferenca "Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale" -Youth Bank Hub faqe 4

-ICT Youth Camp faqe 5

-Programe trainimi për OJF-të në Advokaci dhe Lobim, Manaxhimi Financiar, dhe Qeverisja me Pjesëmarrje e Planifikimi Koperues faqe 6

-Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendore e vendore -Faza e II e Programit për Qeverisjen Urbane të Grupit të Bankës Botërore faqe 7

-Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së Këshilleve Bashkiakë - e-qeverisjavendore.com -Projekti LevizAlbania faqe 8

-Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare faqe 9

-Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri faqe 10

-Bashkohuni me The Albanian Crowd faqe 11

KORRIK 2016

Hapet procesi i konsultimit publik në lidhje me aktet nënligjore të Ligjit "Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve" Partnerët Shqipëri hap një proces konsultimi publik në lidhje me aktet nënligjore të Ligjit Nr. 60/2016 "Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve". Të gjitha institucionet publike e private, si dhe individë e grupe interesi janë të mirëpritur të dërgojnë komentet e sugjerimet e tyre lidhur me Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit për zbatimin e Ligjit për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve, mes Partnerëve Shqipëri, këto dokumenta ligjorë, duke vizituar Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në linkun e mëposhtëm në faqen tonë të praninë e Ambasadores së Hollandës SH.S. Dewi van de Weerd (20 korrik 2016) internetit. Ligji nr. 60/2016 "Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve" u miratua në datën 2 qershor 2016. Ky Ligj i shtrin efektet juridike prej datës 1 tetor 2016, me përjashtim të detyrimeve të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, për sinjalizimin e brendshëm për subjektet private, që fillojnë të zbatohen nga data 1 korrik 2017. Ligji ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet apo praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës si dhe nxitjen e sinjalizimit të veprimeve apo praktikave të dyshuara të korrupsionit. Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore në rolin e tij si Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë, po punojnë së bashku për zbatimin e legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve duke përmirësuar mekanizmat ligjorë e masat politikë-bërëse në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit si dhe fuqizimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e këtyre mekanizmave. Projekti “Zbatimi i legjislacionit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” realizohet me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze në Tiranë në kuadër të programit MATRA, dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë në ndërtimin e institucioneve, qeverisjen e mirë dhe një administratë publike shqiptare të çliruar nga korrupsioni, duke fuqizuar shtetin e së drejtës dhe duke përgatitur vendin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për t’u njohur me aktet nënligjore e dërguar sugjerimet tuaja klikoni këtu: http://partnersalbania.org/News/konsultime-mbi-aktet-nenligjore-per-zbatimin-e-ligjitper-sinjalizimin-dhe-mbrojtjen-e-sinjalizuesve

Mirëpresim komentet tuaja deri në datën 30 gusht 2016 !

#15YearsPartnersAlbania Celebrate with us

15

th

anniversary

GAZETË TREMUJORE


Fituesit e konkursit kombëtar

IDE TË GJELBËRTA 2016

Për të pestin vit rradhazi, Partnerët Shqipëri organizoi në datat 24-25 maj 2016 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”. Konkursi shërben si një inkubator për ide të gjelbërta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të burimeve lokale, ringjalljes së traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit. Programi mbështet individë, ndërmarrje sociale, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit të vogël, nëpërmjet një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers.

Kultivimi i Shafranit

Komani flet!

Agroturizmi, Ferma Eko-Sociale

Ideja e paraqitur nga Fiqiri Guxha, ka si qëllim kultivimin e shafranit në fshatin Daias, Petrelë. Nëpërmjet kësaj iniciative do të trainohen e punësohen gra nga zona përgjatë gjithë procesit që nga kultivimi i bimës e deri në paketim.

Ideja e organizatës COSPE synon të rigjallërojë Kulturën e Komanit duke u fokusuar në vlerat historike, kulturore dhe natyrore, për një zhvillim ekonomik lokal nëpërmjet angazhimit të komunitetit. Ndër aktivitete të tjera, COSPE do të realizojë shtigje që do të drejtojnë turistët në atraksionet e zonës, do të trajnojë e punësojë të rinj si guida turistike si dhe do të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi “Komani, të dua të mirën!”, për të rritur ndjenjën e përgjegjshmërisë për të ruajtur këtë kulturë me vlera për vendin.

Iniciativa e shoqatës “The Door” synon fuqizimin e shërbimeve të “Fermës Ekosociale” të ngritur në fshatin Oblikë, një zonë që ofron atraksione të shumta natyrore e kulturore. The Door do të ofrojë trainim si dhe do të angazhojë 22 persona me aftësi ndryshe, anëtarë të bandës muzikore e cila do të performojë për vizitorët, do të punësojë 2 punonjës të rrezikuar nga përjashtimi social, si dhe do të krijojë infrastrukturë për akomodimin në çadra e shërbime të tjera argëtuese për turistët e vizitorët e zonës.

Suksesi i iniciativës në këtë fshat do të nxisë kultivimin e shafranit edhe në fshatrat përreth duke stimuluar zhvillimin ekonomik të mbarë zonës.

IDEJA NGA SHQIPËRIA “KULTIVIMI I SHAFRANIT” FITON NË KONKURSIN RAJONAL “FILANTROPIA NË MBËSHTETJE TË IDEVE TË GJELBËRTA” Tre fituesit e konkursit kombëtar Ide të Gjelbërta 2016 morën pjesë në konkursin e përvitshëm rajonal “Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta” që u zhvillua në 27-30 korrik në Serbi. Në fund të konkurimit të 15 ideve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ideja nga Shqipëria “Kultivimi i Shafranit” u shpall një ndër tre idetë fituese në nivel rajonal.

Filantropia në Mbështetje të Ideve të Gjelbërta është një program i Balkan Green Foundation i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund i cili synon të stimulojë dhe inkurajojë ide të gjelbërta biznesi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

2

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë dy ditëve të konkurimit, gjashtëmbëdhjetë finalistë prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira. Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht deri në shumën 800.000 lekë. Bashkëfinancues të këtij fondi janë Fondi Rockefeller Brothers, Banka Credins dhe Telekom Albania.


“C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”

Projekti synon ri-përdorimin efektiv dhe të qëndrueshëm të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar nëpërmjet organizatave jofitimprurëse, bazuar në analizën e praktikave më të mira ndërkombëtare në manaxhimin dhe ri-përdorimin e pronave të konfiskuara për projekte sociale në shërbim të komunitetit. Nëpërmjet projektit do të ofrohet mbështetje financiare për OJF-të shqiptare të përzgjedhura përmes një procesi të hapur aplikimi, për të zbatuar projektet e tyre sociale në prona të konfiskuara.

Në 27-28 dhe 29-30 qershor, Partnerët Shqipëri organizoi dy programe trainimi në “Konfiskimi, ri-përdorimi dhe manaxhimi i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar” respektivisht me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe me Universitetin “Marin Barleti”. Trainimet u ofruan nga ekspertë italianë nga Universiteti i Napolit “Federico II”, i cili manaxhon një program Masteri në analizën e fenomenit të krimit të organizuar dhe strategjitë për ri-përdorimin social të pronave të konfiskuara, dhe nga organizata Project Ahead Societa Cooperativa që promovon ekonominë sociale dhe mbështet organizatat në manaxhimin dhe ri-përdorimin e pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar për qëllime sociale.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Që prej Shkurtit 2016, Partnerët Shqipëri në partneritet me organizatat italiane Project Ahead Societa Cooperativa dhe Comitato don Peppe Diana, ka nisur zbatimin e projektit “C.A.U.S.E. – Përdorimi i Pronave të Konfiskuara për Sipërmarrje Sociale”, me mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.

Trainimi me 10 administratorë të pasurive të sekuestuara dhe të konfiskuara dhe koordinatorë pranë AAPSK, shërbeu si një hap fillestar drejt asistencës që projekti do t’i ofrojë në vazhdim Agjencisë për përgatitjen e procedurave të brendshme për dhënien në përdorim dhe monitorimin e pronave të konfiskuara tek OJF-të për zbatimin e projekteve sociale. Ndërsa trainimi me 15 lektorë të universitetit “Marin Barleti”, shërbeu për të prezantuar kurrikulën mbi administrimin dhe manaxhimin e pronave të konfiskuara, bazuar në programin e Masterit të zhvilluar nga Universiteti i Napolit, me qëllim replikimin dhe përfshirjen e tij në programin e universitetit.

Akademia e OJF-ve 2016 Akademia e OJF-ve 2016 vazhdoi rrugëtimin e saj duke rritur kapacitetet dhe kontribuar në zhvillimin profesional të 24 drejtuesve të OJF-ve shqiptare në çështje si: Manaxhimi Financiar - Detyrimet dhe raportimet në shtet; Sigurimi i mbështetjes publike dhe puna me sektorin e biznesit - Ngritja e Fondeve dhe Filantropia; Sigurimi i mbështetjes financiare përmes granteve. Shkrimi i projekt-propozimeve dhe manaxhimi i projekteve të BE; Komunikimi strategjik për OJF-të dhe Modelet e proceseve me pjesëmarrje - Qeverisja me pjesëmarrje. Gjatë kësaj periudhe u organizuan gjithashtu dy seanca peer-coaching midis pjesëmarrësve të Akademisë së OJF-ve 2015 dhe 2016 të cilat kontribuan në shkëmbimin e eksperiencave, zgjerimin e rrjetit dhe partneritetit midis organizatave pjesëmarrëse. Akademia e OJF-ve mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze dhe Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

3


Konferencë “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale” Partnerët Shqipëri organizoi më 20 prill 2016 në Tiranë konferencën “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”. Në vijim të angazhimit dhe kontributit që Partnerët Shqipëri ka ofruar që në fillesat e diskutimit publik, promovimit të praktikave të para dhe mbështetjes së sipërmarrjeve sociale në vend, kjo konferencë solli së bashku përfaqësues nga ministritë e linjës, institucionet akademike, agjencitë e zhvillimit e donatorë, sipërmarrje sociale, organizata të shoqërisë civile, biznese dhe aktorë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vend. Në konferencë u prezantuan gjetjet e studimit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale” në Shqipëri dhe Maqedoni, duke ofruar një vështrim të përgjithshëm të ndërmarrjeve sociale, karakteristikave të zhvillimit të tyre, shtrirjes si dhe mundësive për punësimin dhe integrimin e grupeve të marxhinalizuara. Pjesë e prezantimit dhe diskutimeve në konferencë ishin edhe perspektivat dhe praktikat e ndryshme të zhvillimit të kuadrit ligjor dhe praktik në vendet e rajonit dhe më gjerë.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Sfidat dhe Mundësitë për Punësimin e Grupeve të Marxhinalizuara nga Ndërmarrjet Sociale”, zbatuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, mbështetur nga Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit Shkencor (RRPP).

Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë Prej janarit Partnerët Shqipëri po zbaton projektin "Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", në partneritet me Fondacionin Ana i Vlade Divac në Serbi, Shoqatën për Edukim MLADIINFO International në Maqedoni, organizatën "Prima" në Mal të Zi dhe Fondacionin Vullnetarët e Komunitetit në Turqi. Në 23 - 24 Maj u zhvillua në Beograd takimi ndërmjet 5 organizatave partnere, ku koordinatorët e projektit për secilën organizatë së bashku me kërkuesit shkencore hartuan një indeks indikatorësh bazuar në tre kategori kryesore që fokusojnë përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve. Organizatat partnere do të prodhojnë raporte 6-mujore të cilat përveç rezultateve të monitorimit të indeksit, do të përmbajtnë edhe rekomandimet mbi iniciatiavat advokuese dhe politikat, si dhe konkluzionet nga tryezat e rrumbullakëta që do të organizohen nga secili shtet me organizata rinore të shoqërisë civile, institucione shtetërore dhe aktorë të tjerë interesi mbi këtë çështje. Në 18-20 korrik, një ekip i Partnerëve Shqipëri së bashku me kolegët nga organizatat partnere, mori pjesë në një workshop organizuar në Serbi, mbi planifikimin strategjik të aktiviteteve të projektit. Projekti "Youth Bank Hub për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë" financohet nga Bashkimi Evropian.

4


“ICT Youth Camp” Partnerët Shqipëri përmes një thirrjeje të hapur ftoi të rinj dhe të reja të moshave 17-30 vjec, nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, studentë, dhe të rinj e të reja të tjerë të apasionuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT), të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në “ICT Youth Camp”. “ICT Youth Camp” është një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe zhvillimin e një plani biznesi mbi një ide në këtë fushë. Në datat 27-30 qershor 2016 u zhvillua kampi i parë i biznesit, i cili u ndoq nga 27 të rinj të shkollave të mesme e të larta nga qytetet Tiranë, Shkodër, Përmet, Burrel, Vlorë, Durrës, Elbasan etj. Gjatë një programi intensiv dhe interaktiv, pjesëmarrësit morën informacion e njohuri teknike për zhvillimin e ideve të tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK, u njohën me strategji të segmentimit të tregut dhe pozicionimit në treg, zhvilluan aftësi për të shitur idenë tek investitorët, për ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, hartimin e planit të biznesit etj.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Programi ofroi gjithashtu mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, këshillim, orientim) nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë (të Telekom Albania) në fushën e TIK, prezantimit të idesë dhe zhvillimit e manaxhimit të biznesit përgjatë zbatimit të idesë. Idetë më të mira të zhvilluara gjatë kampit dhe të përzgjedhura në fund të programit nga një juri ekspertësh dhe përfaqësuesish të biznesit, do të mbështeten me asistencë të mëtejshme në vijim të projektit.

Ky program organizohet në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i cili synon të përmirësojë situatën aktuale, përmes krijimit të një inkubatori që do t’u shërbejë të rinjve dhe të rejave inovatorë të krijojnë dhe zhvillojnë ide biznesi që kanë potencial dhe janë të konkurrueshme në treg. Projekti “Innovation Hub” zbatohet nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti.

5


Program trajnimi i avancuar në Advokasi dhe Lobim për OJF-të në Shqipëri Gjatë muajit prill Partnerët Shqipëri zhvilloi dy cikle trainimi në “Advokasi dhe Lobim për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri”. Pjesëmarrës ishin 31 përfaqësues organizatash nga i gjithë vendi, të interesuar për rritjen e aftësive të tyre në hartimin dhe zbatimin e fushatave advokuese për çështje me interes për grupet që përfaqësojnë. Trainimi u drejtua nga Dusan Ondrusek, me një eksperiencë të gjatë në fushën e trainimeve dhe organizimin e fushatave advokuese në Sllovaki, president i Partnerëve për Ndryshim Demokratik Sllovaki.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Këto programe trainimi u realizuan me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Manaxhimi Financiar i Organizatave Jofitimprurëse Në kuadër të punës së saj për krijimin e një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile, Partnerët Shqipëri po punon për rifreskimin e Manualit mbi Manaxhimin Financiar të Organizatave Jofitimprurëse, një botim i hershëm i Partnerëve Shqipëri në mbështetje të punës së sektorit. Manuali përmban njohuri rreth koncepeve bazë të manaxhimit financiar, një pasqyrë të plotë mbi sistemet e kontabilitetit dhe të raportimit, kontrolleve të brendshme, procesit të buxhetimit, analizave financiare dhe sistemit të taksave që aplikohet nga shteti ndaj OJFve. Botimi i rifreskuar sjell ndryshimet e ndodhura në kuadrin ligjor e fiskal që rregullon aktivitetin e OJF-ve si dhe i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të sektorit. Për të diskutuar e konsultuar me OJF-të rreth çështjeve që trajtohen në manual, si dhe për t’i informuar ata rreth zhvillimeve të kuadrit fiskal ligjor e praktik, Partnerët Shqipëri zhvilloi në datën 9 dhe 23 qershor, tre takime rajonale në Tiranë dhe Elbasan, me financierë dhe drejtues të organizatave.

Kjo iniciativë e Partnerëve Shqipëri në ndihmë të organizatave të shoqërisë civile, për një planifikim dhe manaxhim efiçent të burimeve financiare si dhe për ngritjen e sistemeve efektive të monitorimit dhe kontrollit financiar, mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Program trajnimi “Planifikimi Kooperues - Modelet dhe Teknikat e Qeverisjes me Pjesëmarrje” Në 15-18 qershor 2016, Partnerët Shqipëri drejtuan një program trajnimi me temë “Planifikimi Kooperues - Modelet dhe Teknikat e Qeverisjes me Pjesëmarrje” për një grup prej 28 pjesëmarrësish nga Caritas Shqipëri. Trainimi ndihmoi në rritjen e njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me modele dhe teknika të forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me institucione të qeverisjes vendore për të siguruar qëndrueshmërinë e programit.

6


Buxhetimi me pjesëmarrje në qeverisjen qendrore e vendore Në kuadër të kësaj nisme e cila synon rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në procesin e buxhetimit në qeverisjen qendrore dhe vendore, Partnerët Shqipëri organizoi tryeza diskutimi me rreth 30 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështje prioritare që do të influencojnë hartimin e projekt buxhetit 2017 dhe programin buxhetor afat-mesëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Përfaqësues të PSh dhe OJF-ve që janë pjesë e iniciativës, zhvilluan gjithashtu takime me përfaqësues së Ministrisë së Financave si dhe takime konsultuese me përfaqësues të Ministrive të targetuara për të prezantuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të identifikuara. Duke synuar zhvillimin e aftësive advokuese të OJF-ve për të qenë të suksesshëm në influencimin e buxheteve të Ministrive për çështjet prioritare të grupeve të tyre të interesit, më 19 dhe 22 korrik 2016 u zhvilluan dy sesione trajnimi në çështje që lidhen me “Programin Buxhetor afat-mesëm 2016-2018” dhe“Guidat Sektoriale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë”. Trainimet u drejtuan nga ekspertë të Partnerëve Shqipëri dhe Prof. Dr. Arben Malaj.

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Ndërkohë, në vijim të punës së saj në kuadër të rritjes së pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrjen vendore, Partnerët Shqipëri e fokusoi asistencën në lehtësimin e takimeve ndërmjet përfaqësuesve të organizatave lokale e grupeve të interesit dhe drejtuesve të Bashkive Lezhë, Pukë dhe Durrës, ku u diskutua mbi planin e veprimeve për zbatimin e proçesit të buxhetimit me pjesëmarrje në këto bashki. Gjatë kësaj periudhe koalicionet lokale punuan për identifikimin e prioriteteve të grupeve rinore e qytetarëve në bashkitë në fokus.

Kjo nismë zbatohet nga Partnerët Shqipëri në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Nis puna në Bashkinë Fier për hartimin e Strategjisë Antikorrupsion Në 31 maj, Partnerët Shqipëri zhvilloi takimin e parë me Koalicionin Drejtues në bashkinë e Fierit, për të diskutuar rreth Vizionit dhe Misionit të Strategjisë Antikorrupsion, si dhe nisjen e procesit të diagnostikimit për identifikimin e aktiviteteve dhe shërbimeve më të ndjeshme ndaj praktikave korruptive. Ndërkohë ka vijuar puna me Bashkinë e Beratit dhe të Elbasanit për kryerjen e Diagnozës së Përgjithshme dhe të Thelluar me qëllim identifikimin dhe analizën e fushave prioritare që do të përfshihen në Strategjinë Antikorrupsion, bazuar në nivelin e ndjeshmërisë ndaj korrupsionit dhe ndikimit në jetën e qytetarëve dhe imazhin e bashkisë. Partnerët Shqipëri është pjesë e një konsorciumi rajonal të organizatave nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Kroacia që po zbatojnë komponentin “Qeverisja Urbane / Ndërtimi i Integritetit në Evropën Juglindore” të fazës së II-të të Programit për Partneritetin Urban (UPPII) të Grupit të Bankës Botërore.

7


Qeverisje më e mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së Këshilleve Bashkiakë www.e-qeverisjavendore.com Në kuadër të punës së saj për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në nivel vendor, Partnerët Shqipëri po vijon monitorimin e punës së Këshilleve Bashkiakë në Lezhë dhe Kuçovë. Në platformën online e-qeverisjavendore.com qytetarët dhe grupet e interesit kanë mundësi të ndjekin filmimet e plota të mbledhjeve të këshillit bashkiak, të informohen mbi projekt-vendimet e propozuara për këshillin nga stafi i bashkive, diskutimet e këshilltarëve mbi draftet, vendimet e miratuara dhe ecurinë e zbatimit të tyre, si dhe të përfshihen dhe advokojnë për çështje prioritare që shqetësojnë komunitetin. Që nga muaji janar në platformë janë pasqyruar 15 mbledhje të këshillit bashkiak të Kuçovës dhe Lezhës, 30 relacione të këtyre mbledhjeve dhe 10 raporte mbi zbatimin e vendimeve të Këshilleve.

LëvizAlbania

www.levizalbania.al LevizAlbania është një projekt që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri, i cili zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Tiranë. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Pas përmbylljes së Thirrjes së parë për Aplikime, si pjesë e së cilës u shpallën fitues 22 projekte të paraqitura nga 7 individë dhe 15 OJF, në 26 Prill LevizAlbania shpalli Thirrjen e dytë drejtuar organizatave të shoqërisë civile, individëve dhe grupimeve të tyre. Drejtimet e përcaktuara nga LA për Thirrjen e dytë ishin advokaci dhe lobim për përmirësim, ndryshim apo zbatim të suksesshëm të politikave vendore përmes rritjes së përgjegjshmërisë të përfaqësuesve të insitucioneve publike; dhe rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve vendorë të zgjedhur. Nga 206 aplikime LevizAlbania përzgjodhi 33 organizata dhe 17 individë të cilët morën pjesë në “Konkurset e Ideve” që u zhvilluan në muajin korrik në Lezhë, Vorë dhe Fier. Bordi i Granteve miratoi për në fazën pasardhëse të hartimit të projekt-propozimeve të plota, 29 koncept ide përkatësisht 8 propozime nga individët dhe grupimet e tyre dhe 21 propozime nga organizatat jofitimprurëse.

8

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Krijimi i platformës e-qeverisjavendore.com është realizuar në kuadrin e nismës pilot “Për një qeverisje më të mirë vendore përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë së Këshillave Bashkiakë”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.


Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

www.risialbania.al

RisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve që fokusohet në arritjen e ndryshimeve të sistemeve në tregun shqiptar të punës me qëllim përmirësimin e aksesit në mundësitë e punësimit për të rinjtë e të rejat. Projekti RisiAlbania zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri. Disa nga aktivitetet kryesore të RisiAlbania për këtë periudhë ishin:

Para-vlerësimi, faktor ‘kyç’ për çertifikimin organik

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Me mbështetje nga RisiAlbania, Albinspekti – i vetmi organ i akredituar për Çertifikimin Organik në Shqipëri – organizoi në muajin maj tre seanca konsultimi të hapura me më shumë se 20 prodhues organikë dhe aktorë të tjerë të interesuar në shërbimin e para-vlerësimit. Seancat shërbyen si një mundësi e mirë për agro-përpunuesit për të marrë informacion të rëndësishëm në lidhje me para-vlerësimin, një procedurë inovatore që mbështet çertifikimin e prodhuesve organikë, duke reduktuar kohën dhe kostot, përmirësuar performancën e biznesit e rritur punësimin.

AOA – një përfaqësues i vërtetë i BPO-ve shqiptare Shoqata Shqiptare e Nënkontraktimit (AOA), me mbështetjen e RisiAlbania mori pjesë në Panairin vjetor të Punës, në 28-30 prill 2016. Panairi mblodhi në një tryezë të rrumbullakët përfaqësuesit e AOA me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në diskutime për çështjet shqetësuese për anëtarët e AOA. Këto shqetësime, u paraqitën më pas si një projekt-propozim në MZHETTS, për përmirësime të mundshme në paketën fiskale 2017 – si pjesë e kuadrit rregullator për sektorin BPO-ve në Shqipëri.

Bëhu sipërmarrës duke dëgjuar radion! Transmetimi i përjavshëm i emisionit “Të reja punësimi” në Radion Club FM, me këshillat për mënyrën e gjetjes së një vendi të mirë pune, për të qenë të suksesshëm në intervista pune, e madje për t’u bërë edhe sipërmarrës të suksesshëm, vazhdon të tërheqë një audiencë në rritje të rinjsh e të rejash në kërkim të mundësive të mira për punësim. Janë disa personat që janë frymëzuar nga programi radiofonik për të hapur bizneset e tyre. Me mbështetjen e projektit RisiAlbania, ky emisioni javor po transmetohet edhe për një sezon të dytë në radion Club FM.

Berati hapa përpara në Turizëm Më 18 maj 2016, qyteti i Beratit – një nga qytetet e trashëgimisë kulturore botërore që mbrohet nga UNESCO – hapi sezonin e ri turistik me inaugurimin e një Qendre tërësisht të re për interpretimin turistik. E vendosur në zemër të qytetit, Qendra prezanton për vizitorët më të mirën e turizmit të Beratit, nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve tërheqëse dhe inovatore, duke ofruar jo vetëm informacion të rëndësishëm dhe të dobishëm por edhe një gamë të gjerë suveniresh të punuara me dorë nga tradita artizanale e Beratit. Ndër të tjera, Qendra ofron edhe aplikacionin për telefona celularë “Vizitoni Beratin”, i cili përmban informacion të hollësishëm për qytetin dhe audio-klipe për monumentet dhe pikat kryesore turistike të zonës. Ky projekt ishte një nga projektet fituese të Çmimit RisiTuristike, i iniciuar nga RisiAlbania dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Projekti u mundësua me përpjekjet e përbashkëta të Bashkisë së Beratit dhe BID Berati, me mbështetje nga RisiAlbania dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

9


Monitorimi i Aktivitetit Filantropik në Shqipëri Që prej janarit 2015 Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet monitorimit të medias, përfshi edhe ato sociale, si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Monitorimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti.

Gjeni në vijim fakte mbi aktivitetin filantropik për periudhën Prill - Qershor 2016

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

Gjatë tre-mujorit të dytë të vitit 2016 vlera e dhurimit të raportuar në nivel vendi është 15,444,445 Lekë, sipas të dhënave të mëposhtme.

Vizitoni linkun në faqen tonë të internetit ku mund të njiheni me të dhënat mujore dhe vjetore të monitorimit të aktivitetit filantropik në Shqipëri: www.partnersalbania.org/programs/monitorimi-i-aktivitetit-filantropik-ne-shqiperi/

10


Bashkohuni me

The Albanian Crowd

www.thealbaniancrowd.org

The Albanian Crowd është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat ato punojnë. The Albanian Crowd ka tashmë 146 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që punojnë në fusha të ndryshme. Që prej lançimit ajo numëron mbi 17,000 vizitorë, më shumë se 1,7 milion klikime nga rreth 150 vende në mbarë botën. Inkurajojmë të gjitha organizatat që janë tashmë pjesë e platformës që të na dërgojnë në mënyrë frekuente informacion të rifreskuar, njoftime e të reja mbi punën e tyre si dhe kërkesa për vullnetarë e mbështetës për iniciativat dhe programet me të cilat punojnë. Ftojmë të gjitha organizatat dhe grupet e interesuara të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun:

PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR

http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Global, një partneritet i 19 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Adresa: Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1, Tel/Fax: +355 4 2254881 Email: partners@partnersalbania.org Http://www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në

11

PËR NJË SHOQËRI MË TË ZHVILLUAR  

Gazeta e Partnerëve Shqipëri, edicioni 60, korrik 2016

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you