Page 1

ÇMIMI I FILANTROPISË Fituesit ndër vite Që prej vitit 2011, Partnerët Shqipëri po punon për promovimin e filantropisë në Shqipëri. Veprimtaria filantropike në shërbim të zhvillimit të komuniteteve në Shqipëri ka marrë forma të ndryshme duke iu përshtatur zhvillimit të shoqërisë. Për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për individët dhe kompanitë që mbështesin kauzat shoqërore në shoqërinë tonë, Partnerët Shqipëri organizon çdo vit konkursin e hapur publik Çmimi i Filantropisë, ku ftohen të marrin pjesë me propozimet e tyre të gjithë aktorët shoqërorë në Shqipëri dhe jashtë saj.


2011 Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua kompanisë Vodafone Albania me motivacion: Për përgjegjshmëri të lartë sociale të biznesit në mbështetje të grupeve dhe personave në nevojë në mbarë Shqipërinë, të zbatuar nëpërmjet Fondacionit Vodafone.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Raiffeisen Bank SHA me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit të arsimit dhe kulturës në qytetin e Shkodrës, nëpërmjet rikonstruksionit të sallës së koncerteve në shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova”, mbështetjes në infrastrukturë për Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Luigj Gurakuqi” si dhe aktiviteteve të tjera sociale – edukuese.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Asllan Sula me motivacion: Për ndihmën bujare që u ka dhënë grupeve, familjeve dhe individëve në nevojë, si dhe mbështetjes për ruajtjen e vlerave kulturore dhe folklorike në qytetin e Krujës.

Çmimi Special – Pionieri i Filantropisë iu dha Z. Thoma Turtulli (pas vdekjes), me motivacion: Për veprimtarinë e tij të shquar filantropike në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës ndërmjet të cilave ndërtimi dhe rikonstruksioni i bibliotekës “Thimi Mitko”, ndërtimi dhe pajisja e spitalit të parë në Korçë, ndërtimi i Liceut Artistik “Tefta Tashko Koço” si dhe shkollës industriale në Korçë, midis viteve 1921 - 1937. Mbështetur nga


2012 Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Albanian Mobile Communications (AMC), me motivacionin: Për mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në institucione publike të arsimit në Shqipëri.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Znj. Mimoza Shuli, hotel Perla Pogradec. Për kontributin e dhënë në promovimin e biznesit artizanal lokal të zhvilluar nga gra në nevojë në qytetin e Pogradecit, punësimin dhe përmirësimin e situatës ekonomike të familjeve të tyre, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme financiare të grupeve të tjera në nevojë.

Çmimi për Kontributin si Individ i shkoi Z. Ylli Sula, me motivacion: Për mbështetjen e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave kulturore dhe artistike në Shqipëri, nëpërmjet iniciativës së organizimit të Çmimeve Kult dhe mbështetjes së vazhdueshme të tyre. Çmimi “Pionieri i Filantropisë” iu akordua Z. Vangjel Zhapa (pas vdekjes) me motivacionin: Për veprimtarinë e tij të shquar filantropike në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit midis të cilave, financimin e abetares së parë shqipe të Naum Veqilharxhit dhe kontributit për përhapjen e gjuhës shqipe, ndërtimin e 135 shkollave në jug të vendit, ndërtimin e disa veprave publike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Tirana Bank me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe humanitar të dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të vazhdueshme të Bankës së Gjakut dhe Qendrës së Transfuzionit të Gjakut. Mbështetur nga


2013 Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Fondacionit ABC me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të zhvillimit social, ekonomik e mjedisor në vend, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme ndaj komunitetit Rom përmes rikonstruksionit të Qendrës Tranzite të Emergjencave, si dhe mbështetjen në infrastrukturë për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Albanian Mobile Communications, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të grupeve në nevojë, nëpërmjet rikonstruksionit dhe sistemimit të ambjenteve të Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e Fierit.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Keti Bazhdari me motivacion: Për kontributin e veçantë në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për grupet në nevojë.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Anastas Avram Lakçe (pas vdekjes) me motivacion: Për kontribut të shquar në përhapjen e gjuhës shqipe përmes mbështetjes së botimeve në shqip, financimit për hapjen e shkollës së parë në Korçë dhe mbështetjen e botimit të një prej veprave më të shquara të letërsisë shqiptare të Rilindjes “Bagëti e Bujqësi” të Naim Frashërit.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Kozara Kati me motivacion: Për kontribut të çmuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, iniciativën dhe mbështetjen e kauzave sociale.

Mbështetur nga


2014

Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Bankës CREDINS me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, artit dhe kulturës, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme dhënë për rikonstruksionin e spitaleve, ndërtimin e laboratorëve kimikë si dhe pajisjen me aparatura mjekësore laboratorike, në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Spitalit Ushtarak Qendror Universitar.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua kompanisë AlbStar me përfaqësues Z.Sadik Ismailaj me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të komunitetit të Qarkut të Fierit, përmes investimeve në infrastrukturën e disa institucioneve e mjediseve publike në Fier e Patos, si dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë duke u ofruar përkrahje financiare e mundësi punësimi. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Emiliano Lule me motivacion: Për kontributin e veçantë në ndërtimin e infrastrukturës teknologjike për personat që nuk shikojnë, duke mundësuar aksesin e tyre në informacion dhe edukim, me qëllim përfshirjen sociale dhe integrimin. Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Tef Pogu (pas vdekjes) me motivacion: Për kontributin e shquar të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1920 - 1944 në mbështetje të personave e grupeve në vështirësi ekonomike në qytetin e Shkodrës, e në veçanti për kontributin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe edukimit, përmes hapjes së fabrikave, mencës për personat pa përkrahje, mbështetjes për shkollën fillore të “Motrave Stigmantine” dhe shkollës “Filip Shiroka” etj. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e parreshtur për foshnjat e sapolindura të braktisura pranë materniteteve në Tiranë e rrethe, duke ofruar një mjedis të ngrohtë e të përshtatshëm për mirërritjen e tyre gjatë muajve të parë të jetës. Mbështetur nga


2015 Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Alpha Bank Albania, me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Kassel, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të edukimit dhe mirëqënies së fëmijëve nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës dhe rinovimit të mjediseve të brendshme të çerdhes “Lulet e Jetës” në Tiranë.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Ismail Keta dhe Z. Gjetan Keta me motivacion: Për kontributin e veçantë në promovimin dhe zhvillimin e jetës sociale e sportive të komunitetit të Bulqizës nëpërmjet ngritjes së kompleksit të parë sportiv në këtë qytet, si dhe ndihmës bujare për njerëzit në nevojë.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Zyber Hallulli (pas vdekjes) me motivacion: Për kontributin e çmuar dhënë gjatë viteve 1914 – 1927 në mbështetje të individëve dhe familjeve tiranase në nevojë, zhvillimit të arsimit dhe ngritjes së shtëpisë së parë për fëmijët jetimë në Shqipëri “Streha Vorfnore”. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Zoje Jakaj me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të personave dhe familjeve në nevojë, e veçanërisht për mbështetjen e arsimimit dhe integrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Mbështetur nga


2016 2015

Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Balfin Group, me motivacion: Për kontributin e gjithëanshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve e komuniteteve, për mbështetjen e ideve inovatore të sipërmarrësve të rinj, për vëmendjen e vecantë të treguar ndaj institucioneve e organizatave që ofrojnë shërbime për fëmijët me sindromën Down, personat me çrregullime të spektrit autik, të moshuarit, e personat me sëmundje terminale, si dhe për ndjeshmërinë e treguar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Çmimi u dorëzua nga Znj. Valentina Leskaj, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Fondacionit “Santa Maria – Marianisti”, me motivacion: Për kontributin e dhënë në arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve nga familje të varfra, komuniteti Rom dhe Egjyptian, si dhe për aftësimin profesional e rritjen e mundësive të punësimit për gratë dhe vajzat në territorin e Bashkisë së Lezhës. Çmimi u dorëzua nga Z. Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Violeta Volumi, me motivacion: Për ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së parë të librit audio shqip në funksion të leximit dhe edukimit të të gjithë komunitetit shqipfolës brenda dhe jashtë Shqipërisë, e veçanërisht të personave që nuk shikojnë. Çmimi u dorëzua nga SH.T. Z. Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri. Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Familjes Baholli, me motivacion: Për kontributin e shquar dhe të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1925 – 1935 në mbështetje të zhvillimit ekonomik të qytetit të Elbasanit, dhe promovimit të edukimit të të rinjve dhe të rejave të qytetit nëpërmjet ndërtimit të bibliotekës “Qemal Baholli”. Çmimi u dorëzua nga Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Sevim Arbana, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zbutjen e varfërisë dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Mbështetur nga

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua “Fundjave Ndryshe”, me motivacion: Për aktivizmin vullnetar që nxit solidaritetin dhe humanizmin për zbutjen e varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve dhe individëve në nevojë.


2017 Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Kompanisë

TELEKOM Albania, me motivacion: Për kontributin e dhënë në

mbështetje të zhvillimit social, kujdesit shëndetësor dhe mjedisor në vend, e në veçanti për pajisjen me libra artistikë të librarive publike në qytetin e Tiranës, pajisjen me aparatura mjekësore në spitalin Shefqet Ndroqi e Shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe për kontributin e veçantë në fushën kërkimore për luftën kundër dementias nëpërmjet realitetit virtual. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë HAKO sh.p.k, me motivacion: Për mbështetjen në fushën e edukimit, shërbimeve terapeutike dhe zhvillimit të fëmijëve e të rinjve me nevoja të veçanta në qytetin e Tiranës. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Znj. Albana Osmani, me motivacion: Për kontributin e veçantë në rikonstruksionin e Shërbimit të Onkohematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe rritjen e solidaritetit dhe sensibilizimit qytetar në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, përmes fushatës “Ti je një luledielli”. Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Kristaq Zografi (pas vdekjes), me motivacion: Për veprimtarinë e tij të shquar në fushën e arsimit dhe kulturës, ku veçohet ndërtimi i gjimnazit të parë në fshatin Qestorat të Gjirokastrës, akordimi i bursave për të rinjtë dhe ndërtimi i disa veprave publike brenda dhe jashtë vendit. Çmimi u dorëzua nga Znj.Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Z. Gjergji Renja, me motivacion: Për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë në fshatrat e Beratit, e veçanërisht në mbështetjen e edukimit dhe integrimit të të rinjve në këto zona. Mbështetur nga


2018 Çmimi për Kontributin në Nivel Kombëtar iu akordua Gazsjellësit Trans Adriatic (TAP), me motivacion: Për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve, që përfshin ndër të tjera ndërtimin e kopshtit të fshatit Pashalli dhe shkollës “Llukë Mita” në bashkinë e Urës Vajgurore, si dhe rikonstruksionin e godinës së muzeut “Gjon Mili” në Korçë”. Çmimi u dorëzua nga Znj. Senida Mesi, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Çmimi për Kontributin në Nivel Lokal iu akordua Kompanisë ANTEA Cement, me motivacion: Për kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e jetesës së komuniteteve në disa njësi administrative të Bashkive Krujë dhe Kurbin, nëpërmjet ndërhyrjeve në infrastrukturë, shëndetësi, inovacion dhe shërbime sociale. Çmimi u dorëzua nga Znj. Mia Vukojevic, Drejtore Programi për Ballkanin Perëndimor, Fondi Rockefeller Brothers.

Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Alfred Muharremi, me motivacion: Për mbështetjen e veçantë ndaj fëmijëve dhe të rinjve pa kujdes prindëror, që si një përfaqësues i tyre advokon për t’u siguruar mbrojtje sociale, edukim, arsimim dhe punësim, si dhe për krijimin e një modeli pozitiv për këtë komunitet dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare”. Çmimi u dorëzua nga Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Ali Adil Agjah Bej Biçakçiu (pas vdekjes), me motivacion: Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, duke shënuar rastin e parë filantropik në Shqipëri të dhurimit të të gjithë pasurisë në shërbim të arsimit. Çmimi u dorëzua nga Znj. Ema Andrea, aktore e skenës shqiptare.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Liljana Luani, me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe punën e vyer e të palodhur prej më shumë se pesëmbëdhjetë viteve në edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes, që me përkushtimin dhe investimin e saj personal, u jep këtyre fëmijëve shpresë për të ardhmen. Çertifikata u dorëzua nga Z. Selami Xhepa, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës. Mbështetur nga


partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org

Profile for Partners  Albania

Çmimi i Filantropisë  

Fituesit e konkursit të përvitshëm Çmimi i Filantropisë 2011-2018, organizuar nga Partnerët Shqipëri.

Çmimi i Filantropisë  

Fituesit e konkursit të përvitshëm Çmimi i Filantropisë 2011-2018, organizuar nga Partnerët Shqipëri.

Advertisement