Page 1

Kartolinë

Po kërkoni për përgjigjet e jetës?

Vendoseni pullën këtu

Për: ______________________________________________________ ______________________________________________________ ______________________________________________________

SEKRETI I

Si mund të kem paqe të vërtetë?

Mos u shqetësoni për asgjë; në vend të shqetësimit, lutuni për cdo gjë. Thuajini Perëndisë se çfarë keni nevojë, dhe falënderojeni atë për çdo gjë që ai ka bërë. Pas kësaj ju do të përjetoni paqen e Perëndisë, e cila ia tejkalon cdo gjëje që ne mund të kuptojmë. Ndërsa ju jetoni në Krishtin Jezus, paqja e tij do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja. Filipianëve 4:6-7

JETËS

VËRTETË Jeni të rënduar?

SË Jeni të sigurtë për fatin tuaj?


Nëse dëshiron që të dish edhe më shumë për Biblën dhe për Perëndinë dhe planin e Tij për ty, të lutem plotësoje formularin e mëposhtëm, dhe më pas dërgoje në:

Jam i/e interesuar që të di më shumë rreth Biblës dhe planit të Perëndisë për mua.

 Unë zgjedh si më poshtë:   Dua të regjistrohem në një kurs me korrespondencë rreth Biblës.  Dua të di më shumë sesi të bëhem një i/e Krishterë dhe do doja që dikush të më kontaktonte mua.  Do doja të merrja një kopje FALAS të Testamentit të Ri prej të cilit janë shkeputur shumë nga këto vargje në këtë libërth. Emri dhe adresa ime është: Emri/Mbiemri:

Adresa:

Qyteti/Kodi postar:


Po kërkoni për përgjigjet e jetës?

SEKRETI I

Si mund të kem paqe të vërtetë?

JETËS

VËRTETË Jeni të rënduar?

SË Jeni të sigurtë për fatin tuaj?


Z buloni si ta jetoni jetën, ashtu siç Krijuesi kishte ndër mend. Ju u krijuat të jetoni një jetë të lumtur dhe të përmbushur. Ky libërth do t’ju ndihmojë të zbuloni se si ta jetoni jetën, ashtu siç Krijuesi kishte ndër mend. Ky libërth citon librin më të shitur në botë, Biblën e Shenjtë. Miliona njerëz në botë i kthehen këtij libri për të gjetur përgjigje të kënaqshme për pyetjet dhe problemet më të thella të jetës. Nga fillimi deri në fund ky libërth flet për Perëndinë – Perëndia që krijoi botën dhe i krijoi burrat dhe gratë në shëmbëlltyrën e tij për një qëllim të veçantë. Pra, çfarë nuk funksionoi? Ky libërth shpjegon dhe tregon gjithashtu, se si të keni një marrëdhënie jetëndryshuese me Perëndinë e plotfuqishëm.

2


Perëndia i plotfuqishëm krijoi qiejt dhe tokën Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Pastaj Perëndia tha: “Të gjallërohen ujërat nga një numër i madh gjallesash dhe të fluturojnë zogjtë përmbi tokë nëpër hapësirën e kupës qiellore të qiellit”. Pastaj Perëndia tha: “Të prodhojë toka qënie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, sipas llojit të tyre”. Dhe kështu u bë.

BOTA QË PERËNDIA KRIJOI

Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet; Ai krijoi mashkullin dhe femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Jini të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni”. Zanafilla 1:1,20,24,26-28 3


Perëndia i plotfuqishëm është një At i dashur “Do të jem At për ju dhe ju do të jeni për mua bij e bija”, thotë Zoti i plotfuqishëm. 2 Korintasve 6:18

4


Ju prindër – nëse fëmijët tuaj ju kërkojnë një fetë bukë, mos u jepni gjë një gur?

GUR NJË

Apo nëse ju kërkojnë një peshk, mos u jepni gjë një gjarpër? Padyshim që jo! Nëse pra, ju që jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë. Mateu 7:9-11

Por për ne ka vetëm një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezus Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat dhe ne jetojmë me anë të tij. 1 Korintasve 8:6

5


Tragjikisht njeriu u largua nga Perëndia Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet. Isaia 53:6

6


RRUGA IME

RRUGA E PERËNDISË Ë JN KO N SH UGË RR IME T

Njeriu i pamend në zemrën e tij ka thënë: “Perëndi nuk ka”. Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s’ka njeri që bën të mirën. Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë nëse ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë. Por jo, të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një. Psalmi 53:1-3

7


Ju mund ta njihni Perëndinë e plotfuqishëm përmes

Zotit Jezus Krisht Krishti është shëmbëllimi i Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe, ato që duken dhe ato që nuk duken. Kolosianëve 1:15-16

8

N


NJERIU

PERËNDIA

Ka vetëm një Perëndi dhe një Ndërmjetës Sepse një është Perëndia dhe një është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve; Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar. 1 Timoteut 2:5-6

Biri, duke qënë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qënies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri përmes vetes së tij pastrimin e mëkateve tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta. Hebrenjve 1:3

Kushdo që mohon Birin, s’ka as Atin; kushdo që rrëfen Birin ka edhe Atin. 1 Gjonit 2:23 9


Zoti Jezus erdhi me

Lajmin e Mirë për…

të varfërit, të robëruarit, të shtypurit dhe të sëmurët Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata, që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të. Apostujve 10:38 10


Kur Jezusi erdhi në fshatin e Nazaretit, ku ishte rritur, ai shkoi si zakonisht në sinagogë të shtunën, u ngrit në këmbë dhe lexoi Shkrimet. Atij iu dha libri i profetit Isaia. Ai e hapi librin dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:

“Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të dërguar në liri të shtypurit dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit”. Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të. Atëherë ai nisi t’u thotë: “Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaj”. Luka 4: 16-21

11


Zoti Jezus ka

fuqinë për të Shëruar Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurët dhe të demonizuarit. Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur tek dera. Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flisnin, sepse ata e njihnin. Marku 1:32-34

12


Një grua, që kishte një rrjedhje gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe që kishte vuajtur shumë nga mjekë të ndryshëm, duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq, kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e tij, sepse thoshte: “Nëse vetëm prek rrobën e tij, do të shërohem”. Dhe menjëherë iu tha burimi i gjakut të saj dhe ajo kuptoi në trupin e vet, se u shërua nga sëmundja. Por menjëherë Jezusi, duke kuptuar në vetvete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës dhe tha: “Kush më preku?”. Dhe dishepujt e vet i thanë: “A nuk po e sheh që turma po të shyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ‘Kush më preku?’”. Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që e bëri këtë. Por gruaja, e frikësuar e duke u dridhur, ngaqë dinte se ç’i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën. Por ai i tha: “Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote”. Marku 5:25-34

13


Zoti Jezus ka

autoritet mbi frymërat e ndyra

ESHTË E FRIKSHME?!

14


Jezusi dhe dishepujt e Tij hynë në Kapernaum dhe menjëherë të shtunën, ai hyri në sinagogë dhe dha mësim. Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët. Dhe në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, duke thënë: “Mjerë! Ç’ka midis nesh dhe teje, o Jezus nazarenas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë”. Dhe Jezusi e qortoi duke thënë: “Hesht dhe dil prej tij!”. Dhe fryma e ndyrë, pasi e përpëliti, dhe, si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij. Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë saqë pyesnin njëri-tjetrin duke thënë: “Ç’është kjo? Çfarë doktrine e re qenka kjo? Ky i urdhëron me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe i binden”. Marku 1:21-27

E PABESUESHME?!

15


Zoti Jezus ka

autoritet mbi forcat e natyrĂŤs

16


Dhe në një prej atyre ditëve ndodhi që Jezusi hipi në një barkë bashkë me dishepujt e vet dhe u tha: “Të kalojmë në bregun tjetër të liqenit”. Dhe ata u larguan nga bregu. Por ndërsa lundronin, e zuri gjumi; dhe një furtunë ra mbi liqen, aq sa barka po mbushej, dhe ishin në rrezik. Atëherë ata erdhën, e zgjuan dhe i thanë: “Mjeshtër, Mjeshtër, po mbytemi!” Por ai u ngrit, e qortoi erën dhe tërbimin e ujit; dhe ata pushuan dhe u bë bunacë. Dhe Jezusi u tha atyre: “Ku është besimi juaj?” Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thonin njëri-tjetrit: “Vallë kush është ky, që urdhëron edhe erërat dhe ujin dhe ata i binden?” Luka 8:22-25

17


Zoti Jezus ka

autoritet të falë mëkatet SI E BËN KËTË GJË?

18


Disa burra po sillnin mbi një vig një njeri i cili ishte i paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij. Dhe, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmes tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit. Dhe duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet tua të janë falur”. Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet, përveçse vetëm Perëndia?”. Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, duke u përgjigjur u tha atyre: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja? Çfarë është më e lehtë të thuhet: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo të thuhet: “Çohu dhe ec”? Por që të dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigu dhe shko në shtëpinë tënde!” Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë. Dhe të gjithë u mahnitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe u mbushën me frikë, dhe thoshin: “Sot pamë gjëra të pabesueshme”. Luka 5:18-26

19


SI MUND QË DIKUSH TË MË DOJË MUA… NJË MËKATAR… DHE TË VDESË PËR MËKATET E MIA?

20


Zoti Jezus erdhi

për të vdekur për mëkatet tona Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Romakëve 5:8

Dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t’i vrarë. Dhe kur arritën në vendin që quhet “Kafkë”, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetrin në të majtë. Luka 23:32-33

Ai vetë i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat. 1 Pjetër 2:24

Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar tek Perëndia. U vra sipas mishit, por u ringjall me anë të Frymës. 1 Pjetër 3:18

21


Zoti Jezus

mposhti vdekjen dhe është i gjallë edhe sot Ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, gratë erdhën tek varri, duke sjellë erërat e mira të përgatitura, dhe gra të tjera bashkë me to. Dhe gjetën gurin të rrokullisur nga varri. Dhe, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus. Dhe ndodhi që, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, dy burra të veshur me rroba të ndritshme iu qëndruan pranë atyre.

22


Dhe, mbasi ato, të trembura, e mbanin fytyrën e përkulur përdhe, ata u thanë: “Ç’e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Nuk është këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile, duke thënë se Biri i njeriut duhet të dorëzohet në duart e njerëzve mëkatarë, edhe të kryqëzohet dhe të ringjallet ditën e tretë”. Luka 24:1-7

Unë ju kam transmetuar para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, dhe se iu shfaq Kefës, pastaj të dymbëdhjetëve. Më pas iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë deri më sot, kurse disa kanë fjetur. 1 Korintasve 15:3-6

23


Zoti Jezus

u dënua për mëkatet tona Standardi i lavdishëm i Perëndisë

Të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë. Por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtim nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë. Romakëve 3:23-25

Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”. Gjonit 14:6

Standardi i njeriut

Ju nuk mund të arrini standardin e Perëndisë dhe t’i pëlqeni Atij me anë të përpjekjeve tuaja; ju keni nevojë të shpëtoheni prej Zotit Jezus. Zoti Jezus është e vetmja rrugë për tek Perëndia.

24

S i


Vetëm në Krishtin mund të arrijmë standardin e Perëndisë Standardi i lavdishëm i Perëndisë

Apostulli Pal thotë, “Kjo fjalë është e besueshme dhe e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari. Por prandaj u mëshirova, që Jezus Krishti të tregojë së pari në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qënë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme”. 1 Timoteu 15-16

Në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell, që u është dhënë njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi. Veprat e Apostujve 4:12

25


Ti mund të kesh

jetë të përjetshme

FA L J E

përmes Zotit Jezus

JETË

Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus, Zotit tonë. Romakëve 6:23

Merr dhuratën falas të shpëtimit nga Perëndia Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të tij. Gjoni 3:16-17 26


Lëre Zotin Jezus në jetën tënde Jezusi thotë: “Ja, unë qëndroj tek dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua”. Zbulesa 3:20

Beso se Jezusi vdiq për ty Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim. Romakëve 10:9-10

Dije se je fëmijë i Perëndisë! Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë. Gjoni 1:12

Ti mund ta pranosh që tani Zotin Jezus Lutuni me gjithë zemër kështu:

“Faleminderit Jezus që vdiqe në kryq për mua. E pranoj se nuk mund të arrij standardet e tua, apo të shpëtoj veten. Kam nevojë për ty Jezus. Fali mëkatet e mia. Më shpëto! Tani po e dorëzoj veten tek Ti. Faleminderit që më do dhe më pranon si njeriun tënd. Faleminderit që tani jam fëmijë i Perëndisë! Amen!” 27


Zoti Jezus

kujdeset për problemet e tua Ai do të të ndihmojë të triumfosh Nëse e bëre lutjen në faqen 27, mëkatet e tua janë falur. Tani je fëmijë i Perëndisë! Shpirti i Perëndisë, Shpirti i Shenjtë, jeton brenda teje. Ai do të të ndihmojë të bëhesh ndjekës i Zotit Jezus – duke të dhënë zemër dhe duke të udhëhequr në jetën tënde të përditshme. Jezusi tha: “Kur të vijë Shpirti i së Vërtetës, Ai do t’ju udhëheqë në çdo të vërtetë”. Gjoni 16:13 Shpirti i Shenjtë do të të kujtojë dashurinë dhe kujdesin e Perëndisë për ty. Kur të hasësh probleme nuk do të jesh vetëm; ke të gjitha premtimet e mrekullueshme të Perëndisë që të ngushëllojnë, të japin urtësi dhe kurajo. Këtu ke disa prej tyre:

Kur ke frikë Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, Mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime. Isaia 41:10

Kur je i dëshpëruar Të drejtët klithin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën e thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën e dërrmuar. Psalmi 34:17-18 28


Kur je i sëmurë Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Isaia 53:4-5

Kur je i lodhur “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe do të gjeni çlodhje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e butë dhe barra ime është e lehtë!” Mateut 11:28-30

Kur jeni në prag të vdekjes Por, nuk duam vëllezër, që të jeni në padije për sa u përket atyre që fjetën, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, kështu edhe Perëndia, ata që kanë fjetur në Jezusin do t’i sjellë bashkë me të. 1 Thesalonikasve 4:13-14

Jezusi i tha asaj: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur te duhej të vdesë, do të jetojë. Dhe kushdo që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë”. Gjoni 11:25-26 29


Kur je i pasigurtë Çfarë të themi, pra, për këto? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për ne të gjithë, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të? Romakëve 8:31-32

Kur je i shqetësuar Përuluni, pra, nën dorën e pushtetshme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur, duke hedhur gjithë merakun tuaj mbi të, sepse ai kujdeset për ju. 1 Pjetri 5:6-7

Kur je i shqetësuar për para Apostulli Pal thotë: “Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus”. Filipianëve 4:19

Kur je i zemëruar Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj. Efesianëve 4:26

Kur je i vetmuar Jezusi thotë: “Mësojini dishepujve të rinj të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës”. Mateu 28:20 30

F


Kur je i fyer Lum ata që përndiqen për shkak të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ju kur do t’ju fyejnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë çdo lloj fjale të keqe kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët, që qenë para jush. Mateu 5:10-12

Kur ka padrejtësi Jini gjithnjë gati për mbrojtje ndaj kujdo që ju kërkon fjalë për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje, duke pasur ndërgjegje të PADREJTËSI mirë, që, në atë që ju përflasin si keqbërës, të turpërohen ata që fyejnë sjelljen tuaj të mirë në Krishtin. Sepse është mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, sesa duke bërë keq! 1 Pjetri 3:15-17

Kur je i irrituar Mendjes që pushon tek ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim tek ti. Kini besim tek Zoti përjetë, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm. Isaia 26:3-4

Kur ndihesh fajtor

FAJI

Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. 1 Gjoni 1:9 “Ejani, pra, të diskutojmë bashkë”, thotë Zoti, “edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe si purpur, do të bëhen si leshi”. Isaia 1:18 31


Kur je i paduruar Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek plane të këqija. Psalmi 37:7

I dashur Perëndi! Faleminderit që mund të të thërras Ati im. Jam përjetësisht mirënjohës që dërgove Jezusin të vdesë për mua, për të më shpenguar nga mëkati dhe faji. Faleminderit që më do dhe kujdesesh për mua! Asnjë problem nuk është aq i vogël sa t’i shpëtojë vështrimit tënd dhe as aq i madh sa Ti të mos e zgjidhësh. Faleminderit për premtimet e mrekullueshme në Bibël! Lutem që Shpirti i Shenjtë të jetë gjithmonë me mua, duke më udhëhequr dhe ngushëlluar në jetën e përditshme. Të falenderoj për gëzimin dhe paqen që vijnë si rezultat i të besuarit tek Ti. Amen!

Citimet biblike janë marrë nga Bibla, botimi 2009, E drejta e autorit © Shoqëria Biblike Shqiptare (A.B.S.) Tirane. Përdorur me leje. Të gjitha të drejtat të rezervuara

Copyright © 2014 FL Media Të gjitha të drejta e rezervuara Shtypur në Bullgari për MediaServe, 2014 www.mediaserve.org

Cartoons by alfred luther

Një lutje falenderimi


Nëse dëshiron që të dish edhe më shumë për Biblën dhe për Perëndinë dhe planin e Tij për ty, të lutem plotësoje formularin e mëposhtëm, dhe më pas dërgoje në:

Jam i/e interesuar që të di më shumë rreth Biblës dhe planit të Perëndisë për mua.

 Unë zgjedh si më poshtë:   Dua të regjistrohem në një kurs me korrespondencë rreth Biblës.  Dua të di më shumë sesi të bëhem një i/e Krishterë dhe do doja që dikush të më kontaktonte mua.  Do doja të merrja një kopje FALAS të Testamentit të Ri prej të cilit janë shkeputur shumë nga këto vargje në këtë libërth. Emri dhe adresa ime është: Emri/Mbiemri:

Adresa:

Qyteti/Kodi postar:


Kartolinë

Po kërkoni për përgjigjet e jetës?

Vendoseni pullën këtu

Për: ______________________________________________________ ______________________________________________________ ______________________________________________________

SEKRETI I

Si mund të kem paqe të vërtetë?

Mos u shqetësoni për asgjë; në vend të shqetësimit, lutuni për cdo gjë. Thuajini Perëndisë se çfarë keni nevojë, dhe falënderojeni atë për çdo gjë që ai ka bërë. Pas kësaj ju do të përjetoni paqen e Perëndisë, e cila ia tejkalon cdo gjëje që ne mund të kuptojmë. Ndërsa ju jetoni në Krishtin Jezus, paqja e tij do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja. Filipianëve 4:6-7

JETËS

VËRTETË Jeni të rënduar?

SË Jeni të sigurtë për fatin tuaj?

The Secret of True Life / Albanian  

Searching for answers to life and your destiny? Here they are, drawn from the Word of God. Available also as a movie: https://vimeo.com/onde...

The Secret of True Life / Albanian  

Searching for answers to life and your destiny? Here they are, drawn from the Word of God. Available also as a movie: https://vimeo.com/onde...

Advertisement