The Gate to Life / Albanian

Page 59

Jeta juaj e re 1 Pjet. 2:2

foshnjë ka nevojë shumë shpesh për ushqim. Po kështu dhe ju. “Si foshnja të porsalindura dëshironi fort qumësht të pastër frymëror, që me anë të tij të mund të rriteni në shpëtimin tuaj”. Një besimtar rritet në forcë dhe besim, ndërsa pranon Fjalën e Perëndisë dhe jeton me anë të saj. Le që asgjë të mos ju pengojë, që çdo ditë t’i kushtoni kohë leximit të Biblës. Lexojeni dhe studioheni Fjalën e Perëndisë. Nënvizoni dhe mësoni përmendësh vargje dhe paragrafë të veçantë, që ju flasin juve specifikisht. Nëse kaloni një kohë të konsiderueshme me Perëndinë, ju do t’i përngjani më shumë Atij. Ndani me të tjerët atë që mësoni dhe ju do të bëheni një bekim për ta!

l

4 Lutja dhe adhurimi Vep. 2:42 Vep. 2:47

1 Kor. 14:2,15

Mt. 18:19,20

Vep. 12:5

Besimtarët e parë ju përkushtuan lutjes. Dhe ata e lavdëronin Perëndinë së bashku. Kjo është pjesë e mënyrës së re të jetës së besimtarit. Lutja është mënyra e të pasurit bashkësi me Zotin. Ju mund të luteni për gjërat që keni në zemër, duke i folur Perëndisë, ashtu siç mund t’i flisni një personi tjetër. Ju gjithashtu mund të flisni në gjuhë të tjera, me anë të të cilave fryma juaj i flet Perëndisë me fjalë, që ju nuk i kuptoni. Për këtë mund të mësoni më tepër tek mësimi nr.3. Besimtarët e parë luteshin së bashku dhe na kanë lënë një model për t’u ndjekur. Vetë Jezusi dha një premtim të veçantë rreth të luturit, pas një marrëveshjeje paraprake me njëri-tjetrin: “Nëse dy nga ju bien dakort në tokë për të kërkuar diçka, Ati im qiellor do t’jua japë. Sepse kur dy, ose më shumë veta mblidhen së bashku në emrin tim, Unë jam mes tyre”. Lutja pas një marrëveshjeje paraprake me njëri-tjetrin është shumë e fuqishme.

Lutja ndryshon rrethanat Kur ata që besojnë tek Jezusi luten në unitet, lutjet e tyre do të ndryshojnë rrethanat. Kjo vlen edhe për ty! Kur Pjetri ishte në burg, kisha iu lut Perëndisë mjaft fort për të. Ai ishte në një situatë të vështirë, duke fjetur midis ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë dhe rojet qëndronin tek hyrja. Megjithatë, si përgjigje ndaj lutjes, Perëndia e çliroi në mënyrë të mrekullueshme Pjetrin. Edhe ti ndërsa lutesh, mund ta shohësh të çliruar fuqinë e Perëndisë për të ndryshuar rrethanat e pamundura. ­ 53


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.