Revista MN 6 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A 2


Dimër 2011

Nr. 6 viti i 2-të i botimit

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Këshillimor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Dr. Lisen Bashkurti Prof. Dr. Ismail Hasani Dr. Roland Lami Bordi Botues Qendra “Hapësirë” Shpëtim Cami Blendi Lami Albert Hitoaliaj Kryeredaktor Elton Qëndro

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBAJTJA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor............................................................ f.14 MA Albana Lada

Identiteti kombëtar serb

....................................................... f. 30

MA Rovena Aliraj

Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia................. f. 54 MA Sokol Mitrushi

Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri....................................................................................... f. 66 MA Agron Malaj

Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit ................................................................. f. 80 MA Alban Përmeti

Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE .....................................................f. 100 MA Lindita Mukaj

Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim .......................f. 114 MA Ardian Elezi

Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë ...................................f. 140 MA Artur Meçollati (Kapiten i Rangut të Parë) MA Suard Alizoti

6


7


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

© Të gjitha të drejtat e botimit dhe ribotimit për autorin. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij në formë elektronike apo në letër, pa autorizimin e shkruar të autorit. Përdorimi i materialeve të kësaj reviste, pa autorizim, përbën shkelje penale të të drejtave të autorit.

8


Hapësirë Pikëpamjet e shprehura në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar ose pozicionin e "Qendrës Hapësirë" dhe revistës së botuar prej saj, "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare". Autorët e publikimeve në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës të komunikimit, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme. Një liri e tillë akademike i fuqizon ata dhe u jep atyre mundësinë për të ofruar perspektiva të reja dhe ndonjëherë të diskutueshme, me interesin për të çuar më tej debatin mbi çështje kyçe.

9


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

10


Konferenca Shkencore "Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Kombëtare"

Një mesazh i Qendrës Hapësirë Këtë botim revista Marrëdhënie Ndërkombëtare - MN vjen tek lexuesi me numrin 6, "Dimër 2012", duke përcjellë një sërë punimesh me interes të veçantë në fushën e gjerë të sigurisë, globalizimit dhe politikës së jashtme. Qendra Hapësirë vjen pas organizimit të suksesshëm të Konferencës Shkencore "Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Kombëtare: Qasje në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri", si koordinatore dhe bashkorganizatore me Akademinë e Mbrojtjes "Spiro Moisiu", Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni, Universitetin Illyria dhe Qendrën Franklin, Tiranë. Konferenca e mbajtur në datën 10 Dhjetor 2011, përcolli një tematikë tepër të ndjeshme në lidhje me gjeopolitikën energjetike, sigurinë energjetike dhe sfidat në të ardhmen për sigurinë kombëtare. Përgjatë gjithë ditës së konferencës morën 11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

pjesë titullarë të Akademisë se Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, profesorë, doktorantë, studentë dhe të ftuar nga përfaqësitë diplomatike në vend dhe institucionet qeveritare së bashku me organizatorët e konferencës diskutuan dhe shkëmbyen ide rreth Konferencës Shkencore. Rëndësia e tematikës të prezantuar në konferencë u përforcua nga zhvillimet e fundit në rajon dhe vendin tonë ku siguria energjetike përbën një nga sfidat kryesore për politikat qeverisëse. Në këtë kuadër konferenca bëri prezantimin e zhvillimeve të reja në fushën e zbulimeve hidrokarbure dhe korridoreve të gazifikimit të rajonit, politikës rajonale dhe pozicionit të vendit tonë përmes firmosjes së marrëveshjes për zhvillimin dhe gazifikimin e vendit pas përfshirjes në projektin TAP (Trans Adriatik Pipeline). Pavarësisht se pjesëmarrësit dhe referuesit në konferencë i përkasin botës akademike, problematika e trajtuar dhe pyetjet dhe sugjerimet që u përçuan përbënin një platformë të rëndësishme për politikat dhe strategjitë kombëtare në fushën e sigurisë energjetike, krijimit të shumëllojshmërisë së energjisë dhe trajtimit të saj në dokumentet strategjikë kombëtare siç janë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Kombëtare e Energjisë, Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes dhe ajo e Mjedisit. Konferenca e organizuar në dy sesione krijoi mundësinë që problematika kryesore dhe çështjet e ngritura nga organizatorët përmes fjalëve përshëndetëse të rektorit të Akademisë së Mbrojtjes "Spiro Moisiu" komandant Perikli Koliqi, zv. rektores së Universitetit Illyria prof. dr. Kaliopi Naska, rektorit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës prof. dr. Aleksandër Biberaj dhe kryetarit të Kolegjit të Profesorëve të Akademisë të Mbrojtjes prof. dr. Pajtim Ribaj, të shtjelloheshin në punimet 12


dhe kumtesat e përgatitura nga doktorantët dhe profesorët, të shpërndara përgjatë dy sesioneve. Të gjitha punimet dhe referatet do të dalin në botim përmes një vëllimi (proceedings) dinjitoz nga Qendra Hapësirë në fund të muajit janar 2012. Me këtë rast, Qendra Hapësirë shpreh falënderimet për lexuesit dhe bashkëpunëtorët e revistës Marrëdhënie Ndërkombëtare - MN dhe iu uron një vit të mbarë e të suksesshëm përgjatë 2012!

Elton Qëndro

13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albana Lada1 MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më ambicioze të saj. Në kohën e pranimit, edhe pse me disa përjashtime dhe kufizime, shtetet e reja anëtare marrin një njohje politike të caktuar e të rëndësishme. Shtetet e Ballkanit të cilët kanë nisur një rrugë drejt zhvillimit kanë bërë hapa përpara drejt integrimit evropian, megjithatë dinamika e këtyre proceseve është e ndryshme. Zgjerimi i BE përbën një “transformim” të brendshëm të saj, pasi anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor do sjellë konsekuenca të cilat do jenë të ndjeshme për gjithë BE dhe si rrjedhojë edhe për Poloninë.

Fjalë kyçe kyçe: Poloni, Ballkani Perëndimor, Shqipëria, integrimi në BE, Evropa Lindore, zhvillimi rajonal

14


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Abstrakt Ballkani Perëndimor nuk ka qenë një nga prioritetet e politikës së jashtme të shtetit Polak. Politika e jashtme e saj filloi të ndryshojë pas rënies së komunizmit, hyrjes në NATO dhe BE. Ky artikull kërkon të tregojë marrëdhëniet e shtetit polak me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha pozicionin që shteti i Polonisë mban ndaj zgjerimit të Integritetit Evropian. Duke qenë se Polonia aktualisht mban kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian, mendoj se është me shumë interes që të njohim politikën e këtij shteti ndaj Ballkanit. Hyrje Vendet e BE janë të një zëri për sa i përket politikës së zgjerimit si një ndër faktorët më të rëndësishëm të stabilitetit të situatës në shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina dhe Kosova). Për 15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shkak të kushteve apo karakteristikave të ndryshme gjeografike, politike, ekonomike dhe historike, opinioni dhe qëndrimi i vendeve të BE ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit janë të ndryshme. Pas rënies së komunizmit qeveria polake është fokusuar mbi të gjitha në procesin e stabilitetit dhe integritetit të saj në NATO dhe BE. Pas arritjes së këtyre qëllimeve, Polonia filloi të shfaqë interes në promovimin e vlerave demokratike, kryesisht në shtetet e Evropës Lindore. Situata e Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit, trazirat dhe gjendja politike jo e qëndrueshme që mbizotëronin në rajon, nuk kanë përbërë ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e shtetit dhe popullsisë polake. Për këtë arsye politika e saj ndaj Ballkanit ka qenë më tepër pasive gjatë këtyre viteve. Pas hyrjes në BE në vitin 2004, Polonia filloi të interesohej më tepër në marrëdhëniet e jashtme me Ballkanin. Pas marrjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në 1 korrik 2011, integriteti i Ballkanit përbën një nga prioritetet e kësaj presidence. Duke pasur parasysh mangësitë e theksuara në të dhëna që përqendrohen mbi Ballkanin dhe Poloninë, ky shkrim është bazuar mbi një numër të kufizuar studimesh. Në pjesën e parë të këtij artikulli jam përpjekur të paraqes politikën e jashtme Polake ndaj Ballkanit. Në pjesën e dytë flitet për politikën e ndjekur nga Polonia ndaj integritetit evropian të saj dhe në pjesën e fundit të këtij punimi shtjellohen shkaqet të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e politikës së jashtme të Polonisë në lidhje me këto shtete. Politika e jashtme e Polonisë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor Deri nga fundi i viteve ’90-të të gjitha vendet e Evropës 16


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Lindore aplikuan rregullat formale dhe procedurat e demokracisë duke bërë rotacion paqësor të pushteteve dhe duke u shkëputur në këtë mënyrë nga komunizmi. Të gjitha vendet e Evropës Lindore kishin regjime të zgjedhura në mënyrë demokratike duke filluar me Poloninë, e cila organizoi zgjedhjet e para të lira e konkurruese në rajon. I gjithë procesi i rënies së komunizmit dhe periudha e tranzicionit konsiderohen si një përpjekje e vendeve të Evropës Lindore për “t’iu kthyer Evropës”. Ky ishte dhe qëllimi parësor i politikës së jashtme Polake pas periudhës së tranzicionit. Duke parë rritjen gjithnjë e më tepër të interesit të BE mbi Ballkanin, ky e fundit filloi të zërë për herë të parë, një hapësirë në cështjet e politikës e jashtme Polake në vitin 2007. 2 Marrëdhëniet politike Megjithëse marrëdhëniet e Polonisë me vendet e Ballkanit kane qenë dhe janë korrekte, nuk është vënë re ndonjë përpjekje nga shteti i Polonisë për të thelluar më tej marrëdhëniet midis tyre ndër vite. Takimet në nivel presidencial midis Polonisë dhe Ballkanit kanë qenë të pakta. Presidenti Lech Kaczynski ka qenë më aktiv në krijimin e marrëdhënieve bilaterale. Në vitin 2008 takimi është realizuar me presidentin e Kroacisë Stjepan Mesic në Zagreb dhe në Maj 2009 me presidentin serb Boris Tadic. Pastaj ka pasur edhe takime të tjera pa qenë nevoja të citohen të gjitha. Polonia ka qenë gjithashtu një ndër shtetet e para sllave që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në 26 shkurt 2008.3 Megjithatë ish presidenti Lech Kaczynski, nuk ka qenë shumë dakord në njohjen e Kosovës dhe këtë gjë e ka shprehur edhe gjatë një vizite në Serbi në vitin 2009.4 Sipas tij Polonia nuk kishte pse të nxitohej me njohjen e 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Kosovës, sepse një gjë e tillë do të ndikonte në krijimin e trazirave në krahinat separatiste në Gjeorgji dhe Moldavi dhe njëkohësisht në dobësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pavarësisht këtij qëndrimi kundër, opinioni i ish presidentit Kaczynski nuk ka ndikuar në opinionin e qeverisë duke bërë njohjen e Kosovës ndër të parat shtete evropiane. Pavarësisht kësaj, marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve akoma nuk janë vendosur për shkak të shumë mosmarrëveshjeve mbi këtë çështje në vend. Gjatë këtij viti kryeministri aktual Donald Tusk ka vizituar Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi duke shprehur mbështetjen e plotë të Polonisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke deklaruar se një nga qëllimet e presidencës së Polonisë në Këshillin e BE-së është pikërisht zgjerimi i saj.5 Pastaj këto vizita janë kompletuar nga ministri i jashtëm Radaslaw Sikorsi në Shqipëri dhe Bosnjë- Hercegovinë. 6 Marrëdhëniet ekonomike Për shkak të ardhurave të larta të ekonomisë, Polonia është konsideruar si një nga vendet post-komuniste me një ekonomi më të përparuar dhe të konsoliduar. Për sa i përket zhvillimit të ekonomisë në Bashkimin Evropian, Polonia zë vendin e gjashtë, ndërsa në ekonominë botërore zë vendin e njëzet e dy.7 Investimet nga ana e shtetit Polak në Ballkan janë të ulëta, megjithatë marrëdhëniet ekonomike midis tyre po intensifikohen me kalimin e kohës si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme nga të dyja palët. Për më tepër pozita gjeografike e Ballkanit favorizon dhe shërben si katalizator i përforcimit të marrëdhënieve ekonomike. Në tabelën më poshtë paraqiten marrëdhëniet eksport - import midis Polonisë dhe Ballkanit gjatë vitit 2010. 18


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Tabela 1. Eksport/ Import Poloni - Ballkan 2010 Poloni-Ballkani Perëndimor Kroacia Serbia Bosnja- Hercegovina Maqedonia Shqiperia Mali i zi

Eksport 2010 Mln euro 168,5 166,6 64,8 34,2 11,5 5,3

Import 2010 Mln euro 50,4 47,1 29,1 12,6 1,2 0,4

Burimi: Ministria e Ekonomisë në Varshavë8

Nga sa tregohet edhe në tabelën e mësipërme shifrat e eksportit polak variojnë nga një shtet në tjetër me diferenca shumë të mëdha në numër. Kroacia ka qënë dhe është shteti më me interes për Poloninë midis shteteve të tjera të Ballkanit, ku eksporti nga shteti i Polonisë arrin shifrën 168,5 milion euro. Por edhe Serbia nuk qëndron shumë pas. Në Mal të Zi dhe Shqipëri, eksporti ka arritur shifrën më të ulët në rajon, përkatësisht 5,3 dhe 11,5 milion euro. Në Maqedoni eksporti Polak është rritur shumë mbi të gjitha në vitet 2007-2008, pastaj ka pësuar një rënie drastike. Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë ne Poloni, në 2009 në Maqedoni eksporti ka arritur shifrën 151,1 milion euro, e ndërsa në vitin 2010 ishte 34,2 milion euro. Për fat të keq në këtë rënie ka ndikuar dhe kriza globale ekonomike e vitit 2009, e cila shkaktoi një tkurrje radikale të aksioneve të Polonisë në Ballkan. Angazhimi në rajon Si rezultat i rritjes së interesit të BE për integrimin e vendeve të Ballkanit, çështjet e lidhura me vendet e këtij rajoni, filluan që të zënë një hapësirë në politikën e jashtme polake. Që nga viti 1990 Polonia ka qenë e angazhuar në pothuajse të gjitha misionet internacionale në Ballkan. Kontributi i Polonisë ka 19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

qenë i konsiderueshëm. Kontingjentet ushtarake dhe policore polake kanë qenë një ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe Bosnjë. Deri në fund të vitit 2010, gjendeshin rreth 200 ushtarë polakë të pranishëm në EUFOR në Bosnjë, e cila më vonë u reduktua në 40 ushtarë. Polonia mori iniciativën e themelimit të Marrëveshjes së Tregut të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), në të cilën Kroacia u bashkua në vitin 2003 dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë viteve 2006-2007.9 Aktualisht CEFTA është organizata ekonomike rajonale më e rëndësishme. Shtetet e Evropës Qendrore, duke përfshirë këtu edhe Poloninë, u tërhoqën nga kjo organizatë me hyrjen e tyre në BE në vitin 2004, megjithatë CEFTA ngeli një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan. Duke qenë një shtet anëtar i BE-së, Polonia është angazhuar gjithashtu në Partneritetin Rajonal (PR)10, një forum i ri i mbështetjes së procesit të pranimit të vendeve të Ballkanit dhe integrimit të tyre në BE e krijuar nga Grupi i Vishegradit11, Austria dhe Sllovenia. Secilit nga vendet u është besuar detyra e koordinimit të ndihmave ne Ballkan në një fushë të caktuar. Ballkani ka qenë gjithashtu një ndër prioritetet e politikës së ndjekur nga Polonia gjatë presidencës në Grupin e Vishegradit 2008-2009.12 Mbështetja nga shteti i Polonisë për integrimin e Ballkanit në BE Rritja e interesit të shtetit të Polonisë mbi Ballkanin lidhet mbi të gjitha me anëtarësimin e Polonisë në BE dhe nga disa iniciativa të tjera rajonale. Mbështetja e Ballkanit nga Polonia është parë më tepër si një “detyrim moral” duke qenë se bën pjesë në 27 vendet anëtare të BE dhe kjo e fundit është plotësisht e angazhuar në integrimin e këtyre shteteve. Politika 20


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

e Polonisë në BE ka qenë një politikë neutrale dhe në disa raste pasive pasi nuk ka pasur nga ana e saj një interes aktiv kundrejt Ballkanit dhe nuk ka mbajtur një pozicion të përcaktuar e të qartë. Polonia në përgjithësi mbështeste vendimet që merreshin nga BE lidhur me këto çështje. Presidenca e Polonisë në Këshillin e Bashkimit Evropian ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të huaj për faktin se Polonia pas shtatë viteve të anëtarësimit të saj në BE, është konsideruar si një shembull në Evropë për shkak të zhvillimit ekonomik, stabilitetit politik dhe themelimit të një demokracie të konsoliduar në këtë shtet. Kryeministri Donald Tusk, ne fjalimin e mbajtur pas marrjes së Presidencës së Këshillit të BE, ka pohuar gatishmërie e plotë të Polonisë në ndarjen e përvojës së saj evropiane me vendet e tjera, kryesisht me shtetet të cilat aspirojnë drejt integrimit evropian. Është në interesin strategjik të Polonisë të mbështesë procesin aktual të zgjerimit të BE, duke u bashkuar me grupin e mbështetësve të patundur mbi zgjerimin e saj. Polonia është parë si një mediator në procesin e zgjerimit të BE në jug lindje. Sipas të dhënave të fundit nga Eurobarometër (nr.72.2010), rreth 70% e polakëve mbështesin zgjerimin e BE, dhe vetëm 17% janë kundër. Mbështetja për pranimin e zgjerimit nga shoqëria polake ka qenë dukshëm më i lartë se mesatarja e BE-së, dhe ka arritur një nga nivelet më të larta në BE. Kjo për disa arsye: • Shkaku kryesor i kësaj mbështetjeje të gjerë nga opinioni publik si edhe nga elitat politike është homogjeniteti etnik dhe numri tepër i vogël i pranisë së emigrantëve në Poloni. • Së dyti, një faktor tjetër i rëndësishëm është situata e 21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mirë ekonomike në Poloni, duke theksuar këtu se Polonia ishte shteti i vetëm që ka pasur një rritje ekonomike gjatë krizës ekonomike globale. • Së treti, Polonia nuk ka probleme serioze bilaterale me asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat aspirojnë për integrimin dhe hyrjen në BE. Më poshtë paraqesim mbështetjen e Polonisë13 dhe BE-së14 në zgjerimin e saj me vendet e Ballkanit Perëndimor, për secilin shtet në veçanti. Mbështetje për zgjerim për shtetet e Ballkanit Perëndimor Kroacia Maqedonia Bosnja dhe Hercegovina Mali i Zi Serbia Albania Kosova

Polonia në vitin 2008 % 68 53 52 52 50 48 44

BE në vitin 2008 % 52 40 40 41 38 34 34

BE në vitin 2010 % 47 35 35 36 34 29 29

Burim: Standard Eurobarometër

Nga sa shohim në tabelën e paraqitur më sipër, tregohet në mënyrë të qartë se mbështetja për zgjerimin e BE ka rënë dukshëm në krahasim me vitin 2008. Kjo rënie është e vlefshme për të gjitha shtetet e Ballkanit pa përjashtim. Sipas të dhënave nga studimet e bëra nga Eurobarometer, mbështetjen më të ulët për zgjerimin e BE e jep Franca 31%, Gjermania 33%, Austria 27% dhe Anglia 36%. Jo të gjitha shtetet e Ballkanit kanë të njëjtën mbështetje për anëtarësim nga Be. Ndërsa 54% e francezëve, 52% e gjermanëve, 50% luksemburgasve, 47% finlandezëve, 45% e austriakëve, 44% e holandezëve i 41% belgëve shfaqin shenja shqetësimi për zgjerimin e BE. 22


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Kroacia është shteti më i përkrahur për integrim si nga Polonia ashtu edhe nga BE. Mbështetja për Kroacinë në BE është më e fortë nga Hungaria (81%) dhe Sllovakia(79%). Për sa i përket mbështetjes dhe opinionit të shprehur nga vetë qytetarët kroat, 27% e personave të intervistuar e konsiderojnë anëtarësimin në BE si pozitive për vendin e tyre, 29% e vlerësojnë si negative, ndërsa për 41% e të intervistuarve mbajnë një qëndrim asnjanës ndaj anëtarësimit në BE. 46% e kroatëve pohojnë se vendi i tyre nuk do ketë asnjë përfitim me hyrjen në BE, ndërsa 39% kanë mendimin e kundërt. Vendin e dytë e zë Maqedonia. Rreth 90% e maqedonasve mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE. Ndër shtetet anëtare të BE, shtetet të cilat janë më tepër në favor të integrimit të Maqedonisë janë: Bullgaria (67%), Suedia (67%) dhe Sllovenia (66%). Në shtetet të cilat janë kundër radhiten: Austria (78%), Greqia (72%) dhe Gjermania (64%). (SE74) Integriteti i suksesshëm i Ballkanit është një ndër çelësat kryesore për rolin e BE-së si një lojtar global, si dhe për marrëdhëniet e saj me ShBA-në dhe Rusinë. Sukseset e politikës së jashtme polake në Evropën Lindore varen në një masë të gjere në zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Nëse nuk ka përparim në integrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në, shanset për të bindur partnerët e BE-së për të nisur integrimin me vendet e Evropës Lindore do jenë shumë të ulëta. Pse Polonia ka intensifikuar marrëdhëniet e saj me Ballkanin? Me kalimin e kohës Polonia ka intensifikuar marrëdhëniet e saj me Ballkanin, për këtë arsye na vjen natyrshëm pyetja se pse dhe cilët janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar parimisht 23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në një ndryshim të tillë? Opinioni publik polak dhe elitat politike kanë mbështetur dhe mbështesin zgjerimin e BE, por kjo mbështetje në fakt nuk ka qenë e bazuar në bindje të forta. Çështje kjo e perceptuar si jo e rëndësishme në interesin kombëtar polak në perspektivën kohore afat shkurtër apo të mesëm. Për pasojë, gjatë debateve mbi zgjerimin e BE, Polonia duke mos pasur një pozicion të prerë pro apo kundër, mundohej të lokalizohej diku në mes kampit pro- zgjerimit dhe atij skeptik. Ky qëndrim i mbajtur nga Polonia është ndikuar në fakt nga shumë aspekte, një ndër të cilat siç është përmendur, është interesi i politikës së jashtme të Polonisë e fokusuar mbi të gjitha në Evropën Lindore. Pastaj me presidencën e Polonisë në Këshillin e BE-së, politika e jashtme e saj filloi të orientohej edhe më tepër drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas shtypit polak, janë të paktën shtatë arsye se pse Ballkani Perëndimor duhet të luajë një rol më të madh se kurrë në politikën e jashtme polake:15 • Integrimi me sukses i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi jetike për pozitën e BE në botë dhe gjithashtu për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe SHBA. Stabilizimi dhe integrimi i Ballkanit është një nga sfidat më të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Aktualisht ka një ngadalësim në integrimin e vendeve të Ballkanit, dhe kjo përbën me të vërtetë një kërcënim për stabilitetin në rajon. Duhet të kemi parasysh se problemet në Ballkanin Perëndimor mund të ndikojnë edhe në marrëdhëniet transatlantike. Polonia duke dëshiruar forcimin e marrëdhënieve të BE me SHBA, do kontribuojë që ky rajon mos të jetë më pengesë në marrëdhëniet transatlantike. Gjithashtu, jo më pak e rëndësishme është dhe fakti se Rusia është një lojtar i rëndësishëm në Ballkan, veçanërisht në çështjet që lidhen me energjinë. Ajo ka ende 24


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

një ndikim të ndjeshëm politik në Serbi, për këtë arsye BE do të bindë Rusinë në zotësinë e saj për të vepruar në këtë rajon të vështirë dhe kapacitetin për të realizuar qëllimet e veta në këto terrene. • Suksesi i diplomacisë polake në Evropën Lindore, rajon i cili ka qenë një nga prioritet më të spikatura të politikës së jashtme polake, varet nga zhvillimet aktuale në Ballkan. Shtetet e Ballkanit janë të parët në linjë për t’u anëtarësuar, ndaj integrimi i Ballkanit shërben për hapjen e rrugës në integrimin e shteteve të tjera. • Për sigurinë energjetike të BE-së është e rëndësishme bashkëpunimi energjetik i saj me fqinjët, duke përfshirë edhe shtetet e Ballkanit. Sigurimi energjetik është një nga prioritetet e presidencës polake. Pa përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në tregun e energjisë, do jetë më e vështire për të garantuar sigurinë energjetike për të paktën disa shtete anëtare. • Politika e Përbashkët e Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) është pa diskutim e lidhur me Ballkanin Perëndimor. Mos realizimi i saj në Ballkan do ishte një fatkeqësi për të gjithë CSDP. Dy të tretat e ushtarëve, policë, gjykatësit dhe zyrtarët e BE-së janë të angazhuar aktualisht në misionet CSDP në Ballkan. Zhvillimi i CSDP do të jetë shumë i vështirë, pa bashkëpunim më të ngushtë midis BE dhe NATO-s. Ballkani Perëndimor mbetet një arenë e rëndësishme për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. • Përfshirja e fortë polake në Ballkanin Perëndimor mund të shkaktojë aleatë në BE. Kjo gjë do shikohet me një sy të mirë nga vendet e Vishegradit. Për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, Ballkani Perëndimor është disa herë më i rëndësishëm se Evropa Lindore. • Shtetet e Ballkanit janë aleatët e mundshëm në BE 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për të ardhmen. Në qoftë se Polonia mbështet Ballkanin Perëndimor, në të ardhmen kur shtetet e Ballkanit do jenë anëtare të BE do e shikojnë Poloninë me një sy me dashamirës dhe do jenë më të predispozuar për të ndihmuar njëra- tjetrën dhe intensifikuar marrëdhëniet e ndërsjella në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. • Me rëndësi është edhe pozita e shtetit Polak në BE. Angazhimi afatgjatë në Ballkan do tregojë se Polonia nuk është e fiksuar politikisht dhe “mendërisht” vetëm pas Evropës Lindore. Ajo duhet të arrijë çrrënjosjen e mendimit se përveç Evropës Lindore asnjë rajon tjetër nuk meriton angazhimin e nevojshëm dhe përkrahjen e saj. Kjo do jetë një sinjal i qartë për të treguar që Polonia di të veprojë dhe të sillet si një lojtar i plotë i BE. Konsekuencat e zgjerimit të BE-së nga pikëpamja e Polonisë Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më ambicioze të saj. Në kohën e pranimit, edhe pse me disa përjashtime dhe kufizime, shtetet e reja anëtare marrin një njohje politike të caktuar e të rëndësishme. Shtetet e Ballkanit të cilët kanë nisur një rrugë drejt zhvillimit kanë bëre hapa përpara drejt integrimit evropian, megjithatë dinamika e këtyre proceseve është e ndryshme. Kroacia është në fazën më të avancuar të procesit të integrimit me BE, e ndërsa në shtetet e tjera duhet më shumë punë e përpjekje për të realizuar qëllimin e integrimit evropian. Shumë reforma dhe sfida kërkojnë të përmbushen brenda secilit shtet. Zgjerimi i BE përbën një “transformim” të brendshëm të saj, pasi anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor do sjellë konsekuenca të cilat do jenë të ndjeshme për gjithë BE dhe si rrjedhojë edhe për Poloninë. 26


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Polonia është e bindur ne anët pozitive të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit për faktin se: 1) zgjerimi i BE- së do ndikojë pozitivisht në stabilitetin politik të rajonit dhe gjithashtu në zhvillimin ekonomik të tyre. 2) rritja e mirëqenies si dhe e sigurimit në Ballkan do shërbejë rrjedhimisht në rritjen e rolit të BE- së në arenën ndërkombëtare. 3) rëndësi me peshë jo të vogël, do ketë edhe përfshirja e shteteve të Ballkanit në procesin e vendimmarrjes në BE. 4) anëtarësimi i shteteve të Ballkanit do rrisë numrin e shteteve të vogla në BE si dhe shansin për të filluar zhvillimin e integritetit të Evropës Lindore. 5) pozitive do jetë edhe mundësia e bashkëpunimit ekonomik dhe investimit midis BE dhe shteteve të reja anëtare. 6) integriteti i këtyre shteteve do ndikojë pozitivisht në ruajtjen e interesave gjeopolitike duke zvogëluar mundësinë e penetrimit në këto shtete, të lojtarëve të tjerë botërorë konkurrente për Poloninë e për gjithë BE. 7) integrimi do ndikojë në sigurinë energjetike të Polonisë, në bazë të investimeve të planifikuara në sektorin energjetik në rajonin e Ballkanit. Përfundime Ky diskutim u përpoq të tregojë mbështetjen e Polonisë ndaj zgjerimit të BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi i saj ndaj zgjerimit është pozitiv dhe përbën një faktor nxitës të integritetit të Ballkanit. Politika e shtetit Polak ndaj Ballkanit Perëndimor bën të mundur jo vetëm pjesëmarrjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me këto shtete por gjithashtu edhe në forcimin e pozitës së tyre në BE. Interesi i Polonisë mbi Ballkanin Perëndimor është mbi të 27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjitha rezultat i hyrjes së saj në BE, dhe së dyti interesi që Polonia ka mbi integrimin e Evropës Lindore varet e nuk mund të arrihet pa përfundimin me sukses të integrimit evropian të Ballkanit. Aktualisht nga të dyja palët, vihet re një angazhim gjithnjë e më tepër në bashkëpunimin më të gjerë midis tyre në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore. Ajo çka i dallon këto vende është konsolidimi demokratik, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian. Ndërsa Polonia ka arritur të gjitha këto, Ballkani është ende rrugës drejt arritjes së tyre.

28


Albana LADA Qëndrimi i Polonisë ndaj integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor

Referenca Ka mbaruar studimet e larta me master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marie Curii Skladowskiej në Poloni. Ka përfunduar një kurs specializimi pasuniversitar në “Menaxhim i emigracionit” në Milano. Aktualisht vazhdon studimet për doktoraturë në Poloni. 2 “Informacioni qeveritar mbi Politikën e Jashtme Polake në vitin 2007 (e prezantuar në sesionin e mbledhjeve parlamentare më 11 Maj 2007 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë , Anna Fotyga),” Yearbook of Polish Foreign Policy 2008, Warsaw, 2008. 3 http://wiadomosci.gazeta.pl/wiadomosci/1,114873,4964324.html (26.02.2008). 4 http://wiadomosci.gazeta.pl /wiadomosci/1,114873,6604435,Prezydent_Kaczynski_ rozpoczal_wizyte_w_Serbii.html (13.05.2009). 5 Kancelaria e Këshillit të Ministrave http://www.premier.gov.pl/ centrum_prasowe/wydarzenia/premier_na_balkanach,6474/ 6 http://www.psz.pl/index.php?option=content&task=view&id=37809 (12.05.2001). 7 http://europeancourier.org/test/2011/01/09/ 8 http://www.mg.gov.pl 9 Marrëveshje e nënshkruar në vitin 1992 në Krakovë nga vëndet e Vishegradit, qëllimi i të cilit ishte krijimi i zonës së tregtisë së lirë midis vendeve anëtare. 10 http://partnerstworegionalne.polskawue.gov.pl 11 Është një aleancë e krijuar në 15 janar 1991 në të cilën marrin pjesë Polonia, Cekia, Sllovakia dhe Hungaria. Qëllimi kryesor ishte promovimi i integrimit të këtyre shteteve në BE e Nato. 12 “Programi i Presidencës Polake në Grupin e Vishegradit (Korrik 2008–Qershor 2009),www.visegradgroup.eu. 13 Standard Eurobarometër 69, pranverë 2008, pub. Korrik 2008. 14 Standard Eurobarometer 74, vjeshtë 2010, pub. Shkurt 2011. 15 Adam Balcer, Grzegorz Gromadzki, Docenmy wrescie Balkany, Gazeta Wyborcza, [27.10.2010], http://wyborcza.pl/prezydencja2011/1,111636,8579180 (27.10.2010). 1

29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Rovena ALIRAJ MA. Studime mbi Sigurinë

Identiteti kombëtar serb Cvijic thekson “nevojën” dhe të “drejtën” e Serbisë për një portë në Adriatik: “aspiratat e Serbisë për bregdetin shqiptar janë të justifikuara dhe të kushtëzuar jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga tradita historike....”. “Për të pasur pavarësi ekonomike, Serbia duhet të fitojnë qasje në Detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit shqiptar:.... nëpërmjet pushtimit të këtij territori apo duke blerë të drejtat ekonomike dhe transporti në këtë rajon. Kjo, pra, nënkupton pushtimin e një territor etno–gjeografikisht të huaj , por që duhet bërë për shkak të interesave veçanërisht të rëndësishme ekonomike dhe nevojave jetike. Një pushtim i tillë mund të quhet një domosdoshmëri anti–etnografike dhe në këtë mënyrë nuk është kundër parimit të kombësisë”

Fjalë kyçe kyçe: Ballkani, Serbia, Shqipëria, gjeopolitika serbe, pansllavizmi, identiteti serb, nacionalizmi serb, Nacertanija, marrëdhëniet serbo-shqiptare

30


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

Abstrakt Serbia ka qenë gjithmonë një kufi mes Evropës Lindore dhe Perëndimore, mes Krishterimit Katolik dhe Ortodoks, madje e mësuar edhe me përdorimin e dyfishtë të alfabetit cirilik dhe latin dhe megjithatë, nga sundimi osman deri në fund të betejës historike të Fushë Kosovës identiteti i saj kombëtar ka marrë formë në drejtim euroaziatik, duke përfaqësuar pikë-lidhjen mes botës latine dhe asaj ortodokse, mes Evropës dhe Rusisë. Misioni i Serbisë në shekuj ka qenë të bëhet forma shtetërore e referimit të komunitetit etnik sllav të jugut. Për të arritur këtë qëllim, nën mbrojtjen e të drejtës së shenjtë historike, janë formuluar ideologji të cilat përgjatë shekujve kanë formësuar identitetin kombëtar dhe kanë ndikuar politikat e jashtme. Kjo trajtesë, synon të njohë teoritë gjeopolitike serbe, të cilat reflektohen në ideologjitë kryesore, të bazuara kryesisht tek ‘panizmat’ dhe duke mbështetur idenë e formimit të Serbisë së Madhe. 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hyrje Përgjithësisht teoritë gjeopolitike serbe, reflektohen në ideologjitë kryesore që kanë përvijuar politikat e jashtme dhe nacionalizmin serb, në mbështetje të idesë kryesore të formimit të Serbisë së Madhe. Për një analizë të qëndrueshme të kësaj ideje, duhet të merret në konsideratë ndikimin që ka pasur Herderi dhe Schlozer në krijimin e idesë së kombit si të dallueshëm nga të tjerët. Për ta, ideja e kombit bazohej jo vetëm në një gjuhë të përbashkët, por edhe në një trashëgimi biologjike, mbi ligje të natyrës të cilat ishin spontane dhe jo racionale. Gjithashtu, rol të rëndësishëm merrte edhe vullneti hyjnor, Providenca, që thërriste një popull të kryente “misionin” e vet, të realizonte një profeci e cila e përcaktonte si popullin e zgjedhur.1 Gjeopolitika serbe përmblidhet në linja të përgjithshme në ato që quhen panizma (pan – ide), të cilat përfshijnë tre faktorë kryesorë gjeografikë: gjuhën, fenë dhe përkatësinë në të njëjtin kontinent. Panizëm (ose pan – ide) do të quhet një përfaqësim gjeopolitik i bazuar në një rend të përbashkët etnik, fetar, rajonal apo kontinental, “janë lëvizje politiko–ideologjike ku grupimi i të gjithë anëtarëve të një komuniteti të caktuar bëhet objektivi kryesor i qëllimeve gjeopolitike. Këto lëvizje: bazohet në kritere etno–linguistike, si p.sh pan–turqizmi, pan–mongolizmi, pan– gjermanizmi; në kriterin gjeografik: pan–amerikanizmi, apo në grupime akoma më të gjera si pan–arabizmi; në kriterin fetar si p.sh pan–ortodoksia. Në të gjitha rastet, bëhet fjalë për lëvizje bashkimi, unifikimi dhe shkrirjeje, të cilat kanë të njëjtat karakteristika”.2 Realiteti gjeopolitik i botës sllave i përket asaj që quhet pan– 32


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

sllavizëm, objektivi i së cilës është bashkimi i të gjithë popujve sllavë. Fillimisht, ky mit është ideuar nga Moska, si në periudhën e Carit ashtu edhe në atë të sovjetëve, për të kënaqur imperializmin rus. Por, nëse do të merret parasysh diversiteti fetar, ai linguistik, diferencat në mënyrën e jetesës, pushtimet dhe influencat e huaja, rivalitetet ndërmjet shteteve është e vështirë të afirmohet se ekziston një unitet sllav.3 Për sa i përket implikimit të këtyre lëvizjeve në gjeopolitikën serbe, duhet të analizohen ideologjitë kryesore të cilat kanë dominuar në realitetin. Për të krijuar një ide sa më të plotë, do të analizohen momentet kryesore të cilat pasqyrojnë pikëpamjet mbi shtrirjen e shtetit serb dhe krijimin e popullit të tij. Identiteti dhe feja Panizmi fetar: thërret bashkimin nën të njëjtin besim fetar dhe funksionon mbi logjikën imperiale, duke nisur nga një apo disa qendra lëvizëse pra, nga një ose disa Shtete të cilat ushqejnë ambicie hegjemoniste.4 Në logjikën e pan–ortodoksisë, Rusia, Roma e Tretë, tradicionalisht ka dëshiruar të luajë një rol dominues, por populli serb ka shërbyer si mburojë në botën ortodokse.5 Kisha ortodokse gjatë pushtimit otoman u bë baza e rezistencës serbe dhe ka ndikuar në krijimin e identitetit të popujve sllavë. Për shekuj të tërë, gjatë pushtimit otoman, priftërinjtë serbë kanë studiuar teologji në Rusi. Me fillimin e rënies së Perandorisë Otomane, vihet re vullneti i popujve ortodoks për një revansh ndaj sulltanit dhe ambicieve të Carit për t’u shtrirë në Ballkan dhe në Mesdheun lindor. Kështu, përveç afërsisë fetare dhe kulturore, ndërthuren edhe interesat politike. Deri në 1848, interesat e lidershipit serb janë përqendruar në 33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Kishën Serbe, kongrese fetare dhe në reformat gjuhësore, në vend të çështjeve kombëtare. Në këtë mënyrë, identiteti serb lidhet ngushtë me fenë ortodokse dhe rezistenca e tyre ndaj dominimit otoman shihet si rezistencë ortodokse. Shumica e shqiptarëve dhe e boshnjakëve, shumë serbë, vlleh dhe bullgarë kaluan në fenë Islame, janë parë drejtpërdrejt si besnik të konvertuar ose si funksionar besnikë të sulltanit. Ky fenomen është përdorur për të rishkruar historinë e shumë popujve sllavë: ajo pjesë e elitës serbe, që ndoqi në mërgim parimet e pas betejës së Fushë Kosovës në 1389 e kthyen Serbinë në qëndresën e krishterimit. Uniteti i besimit ortodoks, do të jetë pishtari që do të tregojë në shekuj qëllimin e restaurimit të Perandorisë Romake të Lindjes. Këto procese do të sjellin një ndryshim thelbësor: nuk do të jenë konceptet gjeografike të lindjes dhe perëndimit elementët përbërës të boshtit ndarës në formim, por do të jetë identiteti i krishterë kundrejt atij mysliman që do të bashkojë sërish evropianët, veçanërisht në fantazitë e lindorëve, edhe pse nuk është pranuar plotësisht dinjiteti i tyre i barabartë me atë të perëndimorëve. Të jesh i krishterë do të thotë të jesh evropian. Por, edhe të jesh mysliman, “turk”, aziatik, edhe në qoftë se boshnjak apo shqiptar i konvertuar në Islam janë gjeografikisht dhe historikisht evropian si të tjerët. Identiteti etno – linguistik Panizmi etno–linguistik: bazohet në mitin e një territori historik maksimal, në të cilin është shtrirë, në një moshë të artë një grup etno–linguistik6 dhe funksionon po në të njëjtën logjikë si ai fetar. Idealet nacionaliste serbe u formuluan politikisht dhe verbalisht nga Dositei Obradoviç, i cili ishte paraardhës i 34


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

linguistikës serbe dhe rilindjes letrare. Në 1783, ai theksoi konceptin e tij mbi kombin, i cili më vonë në kornizën e ideve të pan–sllavizmit u quajt si Koncepti i Sllavëve të Jugut. Sipas tij “popujt e Malit të Zi, Dalmacisë, Bosnjës, Hercegovinës, Serbisë, Kroacisë, Slavonisë, Szerem, Bacska, Banati flasin të njëjtën gjuhë”. Në këtë mënyrë, “kombi serb” sipas Obradoviç përfshinte të gjithë serbët, pa dallim feje. Qartësia e vizionit të tij ishte frymëzuar nga Revolucioni Francez. Megjithatë, reformat gjuhësore kanë nisur në 1848, kur lëvizja e reformave popullore gjuhësore e Vuk Karadzic fitoi mbi gjuhën artificiale sllavo–serbe e përdorur nga kleri. Karadzic frymëzoi krijimin e një panserbizmi me drejtim etno–linguistik dhe nacionalizmin modern, nëpërmjet shkrimit dhe krijimit të një fjalori serb. Ai konsiderohet jo vetëm si themeluesi i reformës së gjuhës moderne serbe, por edhe i kulturës në përgjithësi. Karadzic mbështeste idenë se të gjithë sllavët jugorë, gjuha e të cilëve i përkiste dialektit što (jo vetëm serbët dhe myslimanët, por edhe një pjesë e mirë e kroatëve), përtej zonës së deklaruar, duhet të konsideroheshin serb si përkatësi kombëtare: pra, pretendonte për një Serbi përtej Bosnje – Hercegovinës, Dalmacisë dhe Vojvodinës, madje edhe një pjesë të mirë të Kroacisë dhe Sllovenisë. Një shtysë të mëtejshme nacionalizmit serb i dha përmbledhja e Karadzic e këngëve popullore, duke i transformuar nga një pasuri gojore e popullit në një tekst të shtypur, i destinuar për tu lexuar nëpër shkolla dhe u fut në antologji. Në këtë mënyrë, ai i ngriti nga niveli folkloristik në atë ideologjik, duke u dhënë një vlerë krejt të re. Kjo linjë e të menduarit vihet re qartësisht dhe shpesh në punën e Karadzic dhe ka influencuar qëndrimin e serbëve kundrejt popujve të tjerë të Ballkanit. Ai u përpoq që të mohonte 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ekzistencën e kroatëve, duke dhënë fakte historike dhe linguistike për të provuar argumentin e tij. Në këtë periudhë, kroatët, ashtu si dhe bullgarët, shiheshin si një pengesë e madhe për një dominimin serb në Ballkan. Kështu, Karadzic e vendos Serbinë në kufijtë e ideologjisë së Serbisë së Madhe. Sipas tij, serbët jetonin në territoret e Serbisë së sotme (ndërmjet lumenjve Drina dhe Timok, dhe ndërmjet Danubit dhe maleve të Sharrit), në Metohi (nga Kosova deri në malet e Sharrit, territor ku shtrihej kryeqyteti i Perandorisë së Stefan Dushanit, Prizreni, Patriarkati Serb i Pejës dhe Manastiri i Deçanit), në Bosnje, Hercegovinë, Zeta, Mali i Zi, Banat, Backa, Srijem, rajoni i Danubit perëndimor nga Osijek në Sentandrija, Sllavoni, Kroaci, Dalmaci dhe në të gjithë bregdetin Adriatik nga Trieste në Bojana. Pas Vuk Karadzic ishte Ilija Garashanini që me programin e vet parashikoi bashkimin e të gjithë serbëve, duke u mbështetur gjerësisht në idetë e paraardhësit të vet. Dokumenti, i cili ishte shprehja e parë organike e Serbisë së Madhe, deri në 1918, ishte pikë referimi për pushtetarët e Beogradit, duke frymëzuar shumë breza me vizionin e tij: rilindjen e Perandorisë së Stefan Dushanit. Nacertanija (Programi për politikat e jashtme dhe kombëtare të Serbisë) është programi i parë kombëtar ideologjik i Serbisë moderne. Fshehtësia e rrethanave në të cilat u hartua Nacertanija i kanë dhënë asaj një atmosferë mistike dhe shpesh thuhet se është e një “natyre subversive”, karakteristik e shkrimeve të tilla.7 Ajo njihet si hartimi i parë i temave që udhëheqin politikën serbe edhe sot. Vepra e Garashaninit dallohet për emotivitetin dhe ekzaltimin e fortë nacionalist i cili u caktonte serbëve detyrën për të çliruar popujt sllavë nga Perandoria Austriake dhe në bazë të miteve 36


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

historike, shfaqte edhe synime të qarta ekspansioniste (në këtë këndvështrim është parë edhe krijimi i Jugosllavisë, si realizimi politik dhe bashkimi kombëtar i popullit serb, e cila pranohej vetëm nëse kjo strukturë plotësonte interesat specifike serbe). Garashanini identifikoi fushat kryesore të interesit të Serbisë, duke njohur marrëdhëniet e paqarta ndërmjet serbëve dhe kroatëve dhe duke pranuar konfliktin e pashmangshëm të interesave ndërmjet Shtetit Austriak dhe Serbisë. Ai la jashtë tekstit gjithçka që e mendonte joreale duke marrë parasysh rrethanat ekzistuese gjeopolitike. Ende sot, Nacertanjia provokon interpretime të diskutueshme për shkak të qëllimeve të saja përfundimtare politike. Ndikimet e ndryshme të huaja, polake, franceze dhe britanike, së bashku me traditat politike dhe historike serbe, i dhanë formë vendimtare tekstit përfundimtar. Nacertanjia është një politikë e jashtme afat–gjatë në të cilën Serbia do të zgjerohej nëpërmjet shtrirjes në toka tashmë të banuara nga bullgarë, maqedonas, shqiptarë, malazez, boshnjak, hungarez dhe kroatë. Vihet re dëshira për krijimin e një Shteti të “Madh”, duke u zgjeruar në hapësira të banuara nga popullsi të tjera. Këto aspirata synonin t’i shtrinin kufijtë e Serbisë në kufijtë e mbretërisë së Stefan Dushanit duke shfaqur ndikime të dukshme të mendimeve të Haushofer.8 Në thelb, Nacertanija mund të reduktohet në dy qëllime kryesore. Së pari, në një politikë e pavarur, e cila duhet të nënkuptojë balancimin ndërmjet Fuqive të Mëdha duke u mbështetur në ato që nuk kanë interesa të drejtpërdrejta në Ballkan; mbështetja te Rusia bëhej e mundur vetëm për sa i përket mbështetjes nga ana e saj të aspiratave serbe, por kjo nuk duhet të çonte në asnjë mënyrë në nënshtrimin e Serbisë. Së dyti, zhvillimi i bashkëpunimit jugosllav në mënyrë që të realizonte 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

bashkimin e Serbisë, fillimisht me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe pastaj me Malin e Zi, Serbinë e Vjetër dhe Maqedoninë (toka të banuara kryesisht nga serbë brenda Perandorisë Osmane) dhe duke marrë në konsideratë daljen në det nëpërmjet një rripi të ngushtë në veri të Shqipërisë (rajoni bregdetar i Ulqinit të sotëm në Mal të Zi). Për Garashaninin bashkimi me popujt sllav jugorë të Monarkisë Habsburge ishte një detyrë fisnike për brezat e ardhshëm. Duke marrë parasysh rrethanat, ishte i mundur vetëm bashkëpunimi aktiv, kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë.9 Ky dokument, u hartua në një moment historik i cili dukej se favorizonte një projekt pan-serb për sa karakterizohej nga lëvizje të mëdha, trazira dhe shtytje nacionaliste edhe ndërmjet popujve sllavë, të cilat interpretohen si një sinjal i dobësimit dhe dekompozimit të Perandorisë Osmane. Interesat gjeopolitike në këtë periudhë drejtohen drejt Francës dhe Anglisë, me thirrjen se krijimi i një shteti të ri të pavarur i krishterë në territoret e Perandorisë Osmane, do të ishte në interes të tyre, pasi do të pengohej ekspansioni i mëtejshëm i Rusisë dhe Austrisë, i cili do të vinte në pikëpyetje ekuilibrin politik evropian. Kështu, Serbia shfaq synimet e veta: ajo jo vetëm që është në gjendje të luajë një rol të tillë, por ka edhe detyrën për të kërkuar të drejtat dhe të rinisë veprën e ndërprerë nga Perandoria Osmane. Këtu, kemi një referim të drejtpërdrejtë në historinë serbe të shek. XIII dhe XIV, në Perandorinë serbo– sllave të Stefan Dushanit, e cila rivalizoi me Perandorinë Greke dhe zëvendësoi Perandorinë Romake të Lindjes në rënie. “Serbët (...) kanë (...) të drejtën absolute dhe prioritare për të vazhduar dhe drejtuar këtë vepër”. Sipas Garashninit, “serbizimi, me karakterin e vet kombëtar dhe ekzistencën shtetërore, është nën mbrojtjen e të drejtës së 38


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

shenjtë historike”. Me fjalë të tjera, theksohet se krijimi i një shteti serb është e drejtë dhe detyrë, e sanksionuar nga e drejta hyjnore dhe është një përgjegjësi dhe një detyrim ndaj paraardhësve të lavdishëm. Pavarësisht nga ndikimi i drejtpërdrejtë që kishte në politikën kombëtare të Serbisë deri në krijimin e Shtetit të përbashkët Jugosllav në 1918, Nacertanija ka qenë shkak i polemikave të vazhdueshme. Edhe pse këto debate në mesazhet kryesore të këtij dokumenti janë zhvilluar në drejtim të historiografisë. Origjina e debatit mes studiuesve dhe analistëve të shumtë politikë, në se ky është një program ekskluzivisht serb ose më gjerësisht, në të vihet re qartë natyra jugosllave. Gjithashtu, e ndarë nga konteksti i përkohshëm në të cilin u krijua, Nacertanija është përdorur shpesh në periudha të ndryshme historike si çelës për një argument të pakontestueshëm që provon se politika serbe ishte gjithmonë “hegjemone” për sa i përket rajoneve sllave të jugut.10 Zhvendosjen e Nacertanija nga periudha në të cilën ajo u shfaq, nga kuadri i situatës politike në Evropë, Ballkan dhe Serbi (në atë kohë, një principatë vasale, zyrtarisht pjesë e Perandorisë Osmane), kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme që programi i Garashaninit të interpretohet pjesërisht ose gabimisht dhe është vlerësuar ndryshe. Në kundërshtim me këtë, Nacertanija duhet të respektohet si një pjesë e realiteteve gjeopolitike të 1840, në kontekst e shkallë të ndryshme të integrimeve kombëtare të popujve të Ballkanit, brenda kuadrit të ndërthurur të njohurive të tyre për vetveten, duke pasur parasysh specifikat e pozicioneve të tyre në bilancin post–revolucionar të pushtetit, themeluar në epokën e Meternikut. Si një justifikim shkencor për Politikën e Serbisë së Madhe 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

janë përdorur edhe shkrimet e Jovan Cvijic,11 edhe pse nuk ka një punë të mirëfilltë që mund të cilësohet si një lloj doktrinë gjeografike për idenë e Serbisë së Madhe. Megjithatë, prirjet politike në lidhje me zgjerimin e Serbisë mund të gjenden përgjatë gjithë punës së tij. Së pari, vihet re ideja e Serbisë për të dominuar zonat përreth dhe se Serbia mund të operojnë me një subjekt shumë më të madh se territori që zotëron. Ai pohon se Serbia ka të drejtë të pretendojnë territore që kurrë nuk i ka pasur: “është e njohur gjerësisht se Bosnja dhe Hercegovina janë toka të banuara tërësisht nga njerëzit që janë thjesht serbë ... në racë ...”12 dhe këto territore duhet të përfshihen në Serbi, sepse “nuk ka territore në pjesën perëndimore të gadishullit të përshtatshëm për formimin e një jete të qëndrueshme ... interesat ekonomike dhe tregtare të disa rajoneve Dinarike edhe tani synojnë rajonin Morava – Vardar, këto toka nuk mund të fitojnë jetë dhe rëndësi nëse nuk bashkohen me këtë rajon”13. Cvijic thekson “nevojën” dhe të “drejtën” e Serbisë për një portë në Adriatik: “aspiratat e Serbisë për bregdetin shqiptar janë të justifikuara dhe të kushtëzuar jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga tradita historike....”. “Për të pasur pavarësi ekonomike, Serbia duhet të fitojnë qasje në Detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit shqiptar:.... nëpërmjet pushtimit të këtij territori apo duke blerë të drejtat ekonomike dhe transporti në këtë rajon. Kjo, pra, nënkupton pushtimin e një territor etno–gjeografikisht të huaj , por që duhet bërë për shkak të interesave veçanërisht të rëndësishme ekonomike dhe nevojave jetike. Një pushtim i tillë mund të quhet një domosdoshmëri anti–etnografike dhe në këtë mënyrë nuk është kundër parimit të kombësisë”14. Ai gjithashtu dha argumente etnografike për pretendimet serbe për 40


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

rajonet bregdetare dhe ashtu si Vuk Karadzic, pohon se populli i Dubrovnikut ishte serb.15 Në dallim nga paraardhësit e tij, Cvijic shton se problemi i Serbisë duhet të zgjidhet me mjete të dhunshme. Identiteti jugosllav Hapat e parë të krijimit të një identiteti jugosllav vihen re në programin e Stevan Mlojevic “Serbia homogjene” e hartuar në 1941, ku jepen qartë ambiciet territoriale të Serbisë dhe e “drejta” për të dominuar Jugosllavinë. Idetë e shprehura në këtë memorandum reflektojnë pikëpamjet e programeve më të madhe të kohës së çetnikëve. Në këtë program theksohet se: fuqia e shtetit nuk bazohet në madhësinë e territorit të tij, as në numrin e banorëve, as edhe në pasurinë e tokës, por në pavarësinë e mendimit, koncepti i dashurisë për vendin, lirinë e tij dhe pavarësinë, unitetin e brendshëm dhe lidhjet shpirtërore të kombit, kur i nënshtrohen pushtimit të huaj. Në këtë kontekst, serbët kishin për detyrë parësore dhe themelore: “Të krijojnë dhe të organizojnë një Serbi homogjene e cila duhet të përbëhet nga të gjitha territoret etnike në të cilat jetojnë serbë dhe të sigurojnë linjat e nevojshme strategjike, rrugët dhe portat e transportit dhe shpërndarjes, si dhe zonat ekonomike të cilat do të mundësojnë dhe sigurojnë ekonominë e lirë, jetën politike dhe kulturore dhe zhvillimin për të gjitha kohërat”. Në memorandum theksohet se përcaktimi i kufijve në 1918, ishte një gabim i cili duhej të korrigjohej menjëherë sa nuk ishte bërë vonë. Brenda kufijve duhej të përfshihej i gjithë territori etnik në të cilin jetonin serbët me qasje të papenguar në det për të gjitha rajonet serbe që janë në afërsi të bregdetit. Për sa i përket marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit, për 41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shkak të së kaluarës dhe misionit në të vet, Serbia duhej të bëhej mbartëse e ideve jugosllave, mbrojtësja kryesore e solidaritetit ballkanik dhe e parimeve të Gladstone “Ballkani për popujt e Ballkanit”. Në këtë mënyrë, hidhet ideja e bashkimit të shteteve të vogla në një njësi të madhe dhe ndarja e Jugosllavisë në 3 distrikte, konsiderohet si një gabim që duhet të rregullohej menjëherë, nëpërmjet krijimit të një Serbie Homogjene duke forcuar marrëdhëniet të ngushta ekonomike dhe kulturore nëpërmjet bashkëpunimit (shtypit, librave, kishës dhe tubimeve shoqërore dhe më tej përmes një bashkimi doganor). Kjo ishte një detyrë historike për serbët dhe hegjemonia e tyre duhet të shtrihej në të gjithë Ballkanin, por së pari duhet të fitonte hegjemoninë në Jugosllavi. Ndërkohë, Partia Komuniste duke ruajtur udhëheqjen e sistemit politiko–shoqëror, u përpoq të krijonte një Shtet që do t’i përshtatej dallimeve të thella etnike, fetare, kulturore dhe ekonomike që ekzistonin ndërmjet rajoneve të ndryshme, por edhe brenda republikave të veçanta. Duke mos mundur të përballojë një opozitë në aspektin politik, nisi në vitet ‘50 dhe ‘60, një model shteti që linte një hapësirë të madhe vetë– administrimi, i cili u ratifikuar përfundimisht nga Kushtetuta e 1974. Shteteve të veçanta iu njoh juridiksioni i vet, një pavarësi e konsiderueshme ekonomike, madje edhe një organizim ushtarak që, në fakt, nëpërmjet strukturës së Mbrojtjes Popullore Territoriale, operonte mbi një bazë lokale. Ajo që shprehte pra, unitetin ishte ushtria e rregullt, e cila ishte boshti i mbështetjes së Federatës. Popullsia e Jugosllavisë përfshinte një përzierje kulturash, gjuhësh dhe grupesh fetare: katolikë, ortodoks dhe myslimanë. Për të ruajtur kontrollin, Tito zhvilloi dhe zbatoi një plan të quajtur “Vëllazërim dhe Bashkim”, e cila kërkonte të shmangte 42


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

spastrimet mes serbëve, malazezëve, kroatëve, myslimanëve, sllovenëve, shqiptarëve dhe shumë të tjerëve që ishin nacionalist dhe nuk mbështesin Jugosllavinë e madhe. Reflektim të mëtejshëm të krijimit të një identiteti jugosllav e gjejmë në “Memorandumin Kosiç”16 (1986), i cili do të formonte bazën kulturore të rilindjes së nacionalizmit serb të viteve ‘90. Ai kritikon sistemin Jugosllav, sipas një pikëpamjeje nacionaliste serbe dhe supozon se Serbia është shfrytëzuar nga republikat e tjera dhe kjo situatë duhej të rregullohej menjëherë. Memorandumi është një listë e mirë–organizuar e ankesave dhe kritikave ndaj sistemit jugosllav se si ka ekzistuar në atë kohë dhe është shumë kritik kundrejt liderëve komunist, të cilët vihen nën akuzë për menaxhimin e tyre politiko–ekonomik dhe trajtimin që i është bërë Serbisë, besnike ndaj parimit “Serbi e dobët – Jugosllavi e fortë” i cili synonte ta bënte Serbinë të pafuqishme (ide e përdorur nga Sllobodan Millosheviç). Në të theksohet se: “populli i Serbisë është ekspozuar ndaj dy asgjësimeve fizike, asimilimit të detyruar, konvertimit fetar, gjenocidit kulturor, indoktrinimit ideologjik, zhvlerësim dhe vetë–mohimit të traditës së tij nën një kompleks fajësimi të detyruar, i çarmatosur intelektualisht dhe politikisht”. Për pasojë, “çështja e integritetit të popullit serb dhe kulturës së tij në të gjithë Jugosllavinë ngrihet si pyetje kryesore për mbijetesën dhe zhvillimin e tij”, frazë që nënkupton se nëse gjërat nuk do të ndryshonin Serbia do të shpallte pavarësinë e vet dhe do t’i jepte jetë një shteti në gjendje që të mundësonte bashkimin e të gjithë serbëve, sipas projektit të vjetër të Serbisë së Madhe. Memorandumi është shkruar në mënyrë të tillë që vepron si një thirrje për të marrë armët për popullin serb dhe justifikon çdo veprim të ndërmarrë që do të garantonte sigurinë e “kërcënuar” të Serbisë. Edhe pse nuk është një plan veprimi si 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Nacertanija, nënkupton qartë synimin e Serbisë për të formuar një shtet të vetin i cili do të përfshijë territoret në të cilat jetojnë popullsitë serbe. Megjithatë, bazat teorike për ri-afirmimin e hegjemonisë së serbëve në Jugosllavinë e pas Titos gjenden në Memorandumin e Akademisë së Beogradit, i quajtur edhe “Manifesti antikomunist i nacionalizmit të ri serb”, por në të nuk gjenden komentet në lidhje me çështjen kombëtare serbe. Në rastin e nacionalizmit serb të Millosheviçit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Beograd (“institucioni shkencor dhe kulturor i popullit serb”), ka kontribuar me një numër dokumentesh për ndërtimin e mitit të kombit serb që është edhe baza e veprimeve politike dhe ushtarake të Millosheviçit. Një pjesë e mirë e akademikëve serbë ka marrë pjesë, së bashku me gazetarë, shkrimtarë, politikanë dhe shërbimet e inteligjencës, në operacionin mitologjik me anë të së cilit historia e Serbisë u rishkrua dhe ri-interpretua në pajtim me projektin e saj hegjemonist të vektorëve politik dhe ushtarak. Në krijimin e identiteti jugosllav rol të rëndësishëm ka luajtur edhe manipulimi i opinionit publik nëpërmjet mediave. Në lidhje me këtë çështje, Ivan Colovic është shprehur se “Mediat në Serbi kanë krijuar popullin”.17 Ai thekson efikasitetin e propagandës së medias në periudhën e luftërave dhe aftësinë e manipulimit të ndërgjegjes kolektive, pengesat kryesore për ekzistencën e një shoqërie demokratike dhe pluraliste. Colovic thekson rëndësinë e pluralizmit të medias, si dhe një vëzhgim të kujdesshëm të manipulimit nga mediat nën ndikimin e pushtetit politik, si kushte themelore për zhvillimin e politikës, të konkurrencës së drejtë dhe të mjedisit demokratik. “Kur një gjendje tillë nuk ekziston, atëherë kjo është me të vërtetë një shenjë që qeveria dhe shteti nuk është bazuar në debate politike. E thënë shkurtimisht, ky shtet nuk është demokratik dhe 44


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

qytetarët e tij nuk janë qytetarë në kuptimin politik, por “popull”, e cila është një eufemizëm demagogjik për një grup politikisht jo i artikuluar i udhëhequr nga një elitë hyjnore me një Zot të plotfuqishëm i cili është në krye”.18 Një shembull i këtij “krijimi të popullit” në Jugosllavi vihet në dukje nga një studim i kryer nga korriku 1988 deri në mars të 1991 në rubrikën e të përditshmes më të madhe të Beogradit, “Politika”, e titulluar “Eko dhe reagimet”, e cila ka manipuluar në mënyrë të dukshme opinionin publik.19 Kjo rubrikë ka indoktrinuar individët duke i bërë të besojnë se vetë populli mund të dialogonte në mënyrë spontane me udhëheqjen politike, duke i joshur me faktin se më në fund mund të merrte në dorë fatin e vetë. Pas anonimatit të shkrimtarit fshiheshin grupe intelektualësh dhe institucione si kisha ortodokse, të cilat në mënyrë demagoge orientonin mendimin kolektiv. Temat, trajtoheshin duke vëzhguar me kujdes situatën politike, të cilat në shumicën e rasteve lidheshin drejtpërdrejt me nacionalizmin. Latinka Perovic, e komenton këtë rubrikë me fjalët: “...është shprehja e kondensuar e një mënyre ideologjike me anë të së cilës inteligjenca, kripa e popullit, merr nga njerëzit atë që është e brendshme, e transformon në ideologji dhe ia kthen popullit si qëllimin e tij”.20 Kjo rubrikë mbetet një shembull me rëndësi të madhe për të kuptuar mënyrën se si opinioni publik në Serbi, dhe në vendet e ish–Jugosllavisë të populluara nga popullsi serbe, është përgatitur sistematikisht për shpërbërjen e vendit dhe luftërat e mëvonshme në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundmi në Kosovë.21 Si rezultat i këtij manipulim sot në Serbi, më shumë se tetëdhjetë mijë individë deklarohen me “kombësi jugosllave”, duke refuzuar të vetë–thirren serbë ose anëtarë të ndonjë grupi 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

tjetër kombëtar. Në Beograd ka një ministri pikërisht për çështje të tilla dhe reagimi ndaj një vetë–deklarimi të tillë ishte se “pakicë është ajo që ka një gjuhë të veçantë dhe të përbashkët, fe, simbole kombëtare dhe një atdhe jashtë vendit ku ai jeton”. Atdheu jugosllav është “brenda” vet vendit. Por, duke u mbështetur në parimin e antropologjisë moderne se “identiteti është një zgjedhje”, atëherë kjo zgjedhje është e drejt e çdo individi dhe mospranimi nga Beogradi i këtij fakti nuk ka kuptim. Rrjedhimisht, identiteti jugosllav ka lindur si rezultat i operacioneve politike, të nisur që nga Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe i përforcuar nga socializmi i Titos. Ky identitet është një konvergjencë e pikave të ngjashme dhe jo një afirmim i dallimeve, një identitet gjithëpërfshirës.22 Nga pikëpamja historike, rrugët e ndryshme për pavarësinë e ish republikave jugosllave mund të shpjegohen duke vëzhguar përbërjen e tyre etnike. Nga ky këndvështrim është e pakontestueshme se pasiguria e Republikës Federale të Jugosllavisë ishte e rrënjosur në historinë e vetë vendit, si rezultat i kombinimit të shumë kombësive të ndryshme. “Jugosllavia nuk ishte një krijim i Katërmbëdhjetë Pikave të Presidentit të SHBA–ve Wilson dhe të procesit të paqes në 1919–1920. Jugosllavia u krijua në 1918 dhe përsëri në 1943– 45 nga patriotizmi i sllavëve të Jugut, të cilët besonin se një formë qeverisëse unitare do të kishte qenë më e preferuar për shtet–kombe të veçanta, të vegjël, të dobët dhe madje me karakter shumëkombësh”.23 Serbët dhe Shqiptarët Marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë reflektuar mjaftë qartë në programet kryesore dhe çështja e Kosovës ka qenë jetike. Nacionalizmi serb prodhoi në 1937 46


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

Memorandumin e Vasa Cubrilovic për shpërnguljen e shqiptarëve nga rajoni. Idetë e tij, theksohen më tej në Memorandumin e 1987, i cili u cilësua si ri-përcaktim i Nacertanijes serbe në vitet ‘90. Cubrilovic nisej nga teoria e rritjes së “shqiptarizimit” të Serbisë dhe i konsideronte shqiptarët si “anarkik”, “me karakter kokëfortë”, “një racë e keqe, rezistente dhe pjellore” dhe programonte shpërnguljen e tyre duke ndjekur “të vetmin mjet efikas, atë të Shteteve të tjera që kanë zgjidhur problemin e pakicave kombëtare nëpërmjet dëbimit në masë... meqenëse e vetmja mënyrë për t’u marrë vesh me ta është forca e një Shteti të organizuar”.24 Ky projekt nacionalist është ndjekur deri më sot. Në “Memorandumin Kosiç” vihet re kërkesa për shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 1974, e cila i kishte lejuar Kosovës dhe Vojvodinës të fitonin autonomi. Ndërkohë që “Çështja e Kosovës. E shkuara dhe e ardhmja”, dokument i publikuar në faqen e internetit të Akademisë së Beogradit, më shumë se të tjerët, përmban një referencë të qartë në çështjen e identitetit kombëtar dhe të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Nacionalizmin serb kundër Kosovës u shfrytëzua në fund të viteve ‘80 nga Sllobodan Millosheviçi për të marrë pushtetin dhe menjëherë u pushuan të gjithë nëpunësit e shtetit me etni shqiptare, vendet e të cilëve iu caktuan serbëve. Miti i Kosovës lidhet me idenë se ajo është vendi dhe qendra rreth të cilit janë thurur emocionet në bazë të cilave është ndërtuar identiteti kombëtar i popullit serb. Kështu, në kuadër të vetëdijes kombëtare, lufta e Kosovës, e tejkalon faktin historik të humbjes me Perandorinë Osmane. Ajo nuk është një epilog, madje, tejkalon kohën dhe hapësirën për t’u bërë burim i besimeve kombëtare dhe fetare për aspiratat më të thella 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për lirinë, për ruajtjen e identitetit dhe mbijetesën e vetë popullit serb. Rëndësia e kësaj beteje nuk ka thjesht një kuptim historik, por thellësisht metafizik dhe eskatologjik25. “Kosova nuk është më vetëm një fushë, as vetëm një betejë; është rrënja shpirtërore e të qenit serb, pa të cilën serbizimi humbet veçantinë dhe rëndësinë për vetveten ... Kosova ka qenë dhe mbetet mbrojtja heroike dhe kompromis i besimit, tokës, etërve, të shtëpisë së tyre dhe ata jetojnë atje, në shtëpinë e lirisë”.26 Pra, për serbët, çështja e Kosovës nuk është një çështje thjesht biologjike ose vetëm çështje e një rajoni, një rajon autonom apo republike. Ajo është diçka e pakrahasueshme dhe më e madhe. Serbizimi – sipas Isidora Sekulic,27 – “nuk është as buka as shkolla dhe as shteti, serbizimi është Kosova; dhe Kosova është varri, varri i të gjithë varreve, ku është varrosur gjithçka; dhe nuk ka ringjallje pa vdekje”. Çështja e Kosovës është çështja kulturore, shpirtërore dhe historike e identitetit të popullit serb. Në dokumentin “Çështja e Kosovës. E shkuara dhe e ardhmja”, ka një pozicionim të fortë, pikërisht në fillim të tekstit, mbi domethënien e çështjes së Kosovës: ajo “nuk mund të reduktohet në problemin e autonomisë kushtetuese të Krahinës, as në gjendjen e shqiptarëve jugosllav. Në të kundërt, bëhet fjalë për mbijetesën dhe pozitën e të gjithë kombit serb – në Kosovë, në Jugosllavi dhe në Ballkan. (...) Prandaj është e domosdoshme të merret parasysh e gjithë çështja nga pikëpamja historike, që nga momenti që ngjarjet e kohëve të fundit ka të ngjarë të fshijnë kujtesën e një populli të tërë, së bashku me themelet e ndërgjegjes kombëtare të tij”. Është e qartë se interpretimi historik vihet në shërbim të një politike revanshiste: “Rikonstruksioni realist dhe i plotë i ngjarjeve të së kaluarës prodhon një efekt rigjallërues për popullin serb, duke i rikthyer ndjenjën e identitetit dhe duke e lejuar atë për ti parë gjërat në 48


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

dritën dhe përmasat e tyre më të vërtetë”. Pra, gjithçka nis me atë që quhet “etnogjenezë”, çështja e origjinës së tyre. Të drejtat e serbëve në Kosovë janë shkruar në mënyrë të qartë, sipas dokumentit, në historinë mesjetare: pikërisht në këtë periudhë ata arritën shkallën më të lartë të qytetërimit, dhe atëherë hodhën themelet e “identitetin evropian” të tyre, siç dëshmohet nga manastiret, nga prodhime letrare dhe artistike të asaj periudhe. Dhe, ishte pikërisht “homogjeniteti etnik” i kësaj zone të populluar dendësisht që e bëri shpejt qendrën fetare politike, ekonomike dhe kulturore të kombit serb. Në kohën e pushtimeve turko–otomane, beteja e famshme e Fushë Kosovës në 1389, përcaktoi përfundimisht shenjtërinë e asaj toke, e cila u bë flamuri i lirisë kombëtare. Në të gjithë tekstin, përdoren shpesh terma që rrjedhin nga koncepti i etnisë dhe me referencë në përkatësisë etnike serbe, të cilat përforcojnë idenë e nacionalizmit. Në sfond, shqiptarët fillimisht paraqiten si një grup i pa diferencuar (shqiptarët deri në shekullin e XIII nuk kanë përfaqësuar një entitet historik të qartë, duke qenë një numër i vogël i barinjve nomadë dhe malësorëve, pa një identitet etnik të mirë–përcaktuar), më pas si “kolonizator” (në fillim të shekullit XVIII) dhe së fundi si operatorët e spastrimit etnik të serbëve në rajon (duke nisur nga vitet ‘80). Beteja e Fushë Kosovës për serbët, është humbja e lavdishme që frenoi pushtimin e hordhisë turke në Ballkan, dhe pikërisht në këtë gjysmë-legjende gjaku dhe vdekjeje ata gjejnë vulën e prejardhjes së identitetit të tyre historik bashkëkohor. Për shqiptarët e Kosovës, në të kundërt, Kosova është një lloj toke e premtuar, e uzurpuar dhe e pushtuar, është e kaluara dhe e ardhmja, që për momentin është vetëm një shtet virtual, duke qenë i privuar nga një njohje unanime ndërkombëtare. Por, a ka 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

qenë ndonjëherë Kosova, Serbi?! Siç është trajtuar më lartë, pretendimet territoriale të serbëve në Kosovës bazohen kryesisht në një argument historiko–fetar sipas të cilit Kosova konsiderohet si “djep” i shtetit mesjetar serb, apo “zemra” e tij, herë të tjera flitet për Kosovën si vendi i betejës së famshme të territorit etnik serb apo konsiderohet si një rajon autonom i Serbisë. Kosova si “djep i civilizimit serb” lidhet me historinë e serbëve, e cila fillon në shekullin e VII, kur ata mbërritën në Ballkan. Zona ku ata u vendosën dhe ku lindi Shteti serb është shumë larg nga Kosova, e cila është pushtuar vetëm në shekullin e XIII. 6 shekuj më vonë. Pra, pretendimet se Kosova është “djep i Serbisë” janë më shumë se të rreme. Ajo çfarë është e vërtetë është se serbët kanë sunduar Kosovën për rreth 250 vjet deri në pushtimit nga osmanët në shekullin e XV. Manastiret mbeten që nga kjo periudhë, por nuk ka më vazhdimësi midis Shtetit mesjetar serb dhe atij të sotëm, siç nuk ka midis Perandorisë Bizantine dhe Greqisë moderne, ose ndërmjet Italisë së sotme e Perandorisë Romake. Me këtë arsyetim bie poshtë edhe pretendimi i Kosovës si “zemra e qytetërimit serb”. Përfundime Përgjithësisht ideologjitë serbe kanë synuar krijimin e një shteti të “Madh” duke zgjeruar hapësirën e vet të ndikimit në territoret e shteteve fqinje dhe forcimin e pozitave të saja në rajon. Dokumente ideologjike serbe, të gjeneruar në momente të ndryshme historike, ri-propozojnë vazhdimisht këtë projekt, i cili duhet parë në këndvështrimin e arsyeve dhe supozimeve të ideologjisë dhe projektit politik të Serbisë së Madhe. Mbi këtë ide, janë mbështetur edhe ankesat kundër Perëndimit, ku Serbia shpesh ka pohuar se ka humbur në kohë 50


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

paqeje atë që kishte fituar në kohë lufte, duke akuzuar fuqitë perëndimore se nuk kishin pranuar meritat e tyre, se e kanë përdorur si një mjet në lojërat për pushtet. Në ideologjitë serbe vihet re “voluntarizmi” (njeriu mund ta nxjerrë Shtetin e vet në kufijtë që gjeografia do ti lejonte) dhe në një optikë të një gjeopolitike të tillë, mund të mobilizohen burimet njerëzore të kombit për të shfrytëzuar çdo mundësi të dhënë nga territori dhe nga burimet e tij, për të tejkaluar kufizimet dhe kushtet e sotme. Ideologjia serbe është e lidhur ngushtë me krijimin e nacionalizmit serb i cili karakterizohet nga një urrejtje atavike kundër grupeve të tjera etnike dhe veçanërisht kundrejt kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, urrejtje e krijuar përpara fillimit të luftërave jugosllave dhe e kamufluar mirë në tezën: “Janë vendet e tjera që urrejnë serbët”. Në Serbi, ashtu si edhe në vendet e tjera të Ballkanit identiteti kombëtar është jetuar dhe jetohet në mënyrë shumë emocionale dhe shpesh nacionalizmi është kthyer në racizmin më të dhunshëm. Lufta e ashpër dhe këmbëngulja e serbëve ndaj çështje së Kosovës bazohet në faktin se me të lidhet ngushtësisht formimi i identiteti kombëtar serb. Me humbjen e Kosovës, është tronditur vetë ekzistenca e kombit dhe e shtetit serb, si dhe identiteti i tyre evropian. Në mijëvjeçarin e ri, Serbia si faktor i rëndësishëm për stabilitet dhe paqe në rajon e më gjerë duhet të rivlerësojë ambiciet gjeopolitike në mënyrë që, kufizimet dhe situata të përmirësohen duke krijuar një gjeopolitikë serbe në funksion të fuqisë së Shtetit.

51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Bianchini S., “Sarajevo, le radici dell’odio: identità e destino dei popoli balcanici”, Botimet e Asocuara, Botimi i parë, Romë, 1993. 2 Cituar: Thual F., “Le désir de territoire”, Paris, Ellipses, 1999, fq. 113 në Chauprade A., “Geopolitique: Costantes et changements dans l’histoire”, 30 edition revue et augmenteé, Paris, Ellipses, fq. 487. 3 Po aty. 4 Chauprade A., “Geopolitique: Costantes et changements dans l’histoire”, 30 edition revue et augmenteé, Paris, Ellipses, fq. 488. 5 Po aty, fq. 502. 6 Po aty, fq. 488. 7 Ekziston një literaturë e gjerë mbi Nacertanije. Artikujt më të vlefshëm në bazë të hulumtimit në arkiva të ndryshme janë: Stranjakovic D., “Jugoslovenski Nacionalni program drzavni Knezevine Srbije” 1844; Karlovci S., “Kako jepostalo Garasaninovo Nacertanije”, Spomenik, vëllimi XCI, Akademia Mbretërore Serbe, Beograd, 1939, fq. 63 – 113; Vuckovic U., “Knez Milos i politika misao osnovna sadrzana u Garasaninovom Nacertaniju”, Rishikimi i së drejtës ndërkombëtare, vëllimi I, Beograd 1954, fq. 44 – 56; Peroviq R., “OKO Nacertanijaiz 1844 godine”, Gazeta historike, vëllimi 1, Beograd 1963, fq. 71 – 94; Zacek V., “Cesko i poljsko ucescepostanku u Garasaninova” Nacertanija (1844), Përmbledhje historike, vëllimi XVI, Zagreb, 1963, fq. 35 – 56; Ljusic R., ”Knjiga Nacertaniju”, Beograd, 1993, fq. 24 – 43, i cili përmbledh analizat e mëparshme. 8 Është fjala për ligjin e kufijve dhe hapësirës jetike, sipas të cilit një shtet zgjerohet deri sa përfshinë një territor të mjaftueshëm për nevojat e popullatës së vet dhe të ketë kufij me karakter natyror. 9 Batakovic D. T., “Nacertanije: bastina ili hipoteka”, në: “Nacertanije”, M. Josic–Visnjic (botues), Komuniteti letrar MJV, Beograd, 1991, fq. 5 – 12. Egziston vetëm një përkthim i Nacertanije në anglisht nga Hehn P., “The origins of modern pan-serbism – The 1844 Nacertanije of Ilija Garasanin: An Analysis and Translation”, East European Quarterly 9 (2), 1975, fq. 153 – 171, e cila nuk është plotësisht e saktë. 10 Cituar Valentic M., “Koncepcija Garasaninovog Nacertanija 1844”, Përmbledhje historike, vëllimi VII, Zagreb, 1961; Stancic N., “Problem Nacertanija Ilije Garasanina u nasoj historiografiji”, Përmbledhje historike, vëllimi XXII – XXIII, Zagreb, 1968 – 1969, fq. 193 – 195; Jelavich C., “Garasanin’s Nacertanije und das grosserbische Programme”, Südostforschungen, vëllimi XXVIII, Mynih, 1968. 11 Jovan Cvijic (1865-1927) konsiderohet si themelues i shkencës moderne gjeografike në Serbi. Ka bërë kërkime të gjera dhe shkrime mbi gjeografinë e Ballkanit dhe kishte njohuri të mëdha jo vetëm nga gjeografia e Serbisë dhe rajonet përreth, por edhe në histori dhe ngjarjet aktuale të atyre zonave. Ai ishte gjithashtu i interesuar në 1

52


Rovena ALIRAJ Identiteti kombëtar serb

përparimin politik të Serbisë dhe për shkak të kësaj shpesh humbi paanshmërinë e tij shkencore, kur shkruante në lidhje me Serbinë ose Ballkanin në një kontekst gjeografik. 12 Cvijic J., “Aneksija Bosne i Hercegovine i srpsko pitanje”, 1908. Ribotuar në Govori i Clanci I, Beograd 1921, fq. 202 – 233. 13 Cvijic J., “Geografske osnove makedonskog pitanja”, Questions balkaniques, Paris 1916. Ribotuar në Govori i Clanci I, Beograd 1921, fq. 27 – 51. 14 Cvijic J., “Izlazak Srbije na Jadransko More”, Glasnik Srpskog Geografskog Drustva, 1912. Ribotuar në Govori II i Clanci, Beograd 1921, fq. 9 – 25. 15 Cvijic J., “Iz drustvenih nauka”, Tekste të zgjedhura, nën kujdesin e Cvetko Kostiq, Beograd 1965. 16 E mori emrin nga shkrimtari i cili shkroi dokumentin. 17 Colovic ka qenë një kundërshtar i fuqishëm i regjimit të Millosheviçit dhe i retorikës nacionaliste të “Serbisë së Madhe”, pikëpamje të shprehura qartë në një intervistë të realizuar në 1996. 18 Colovic I., “Mediat në Serbi kanë krijuar një komb” në Dubina. Artikuj dhe Intervista 1991 – 2001, Samizdat B92, Beograd 2001, fq. 138 – 140. Teksti përmban një numër të madh artikujsh dhe intervista që mbulojnë një dekadë të tërë tragjike të Serbisë, duke vendosur në plan të parë logjikën e asgjësimit të tjetrit, nacionalizmin e ashpër dhe degradimin kulturor. 19 Mimica A. dhe Vucetic R., “A Time When the People Spoke: The Column, Echoes and Reactions, Politika 1988 – 1991”, Instituti për Kërkime Sociologjike, Beograd, 2008. 20 Cituar Danas Vikend, 16 – 17 shkurt 2002, seksioni Ispod (s) vesti. Për sa u përketë rolit të intelektualëve gjatë periudhës së luftës dhe karakteristikat e Rrethit të Beogradit në krijimin e një Serbie tjetër, shih: “Intelektualët dhe lufta”, Rrethi i Beogradit, në Ekonomia e dialogut, argumentet njerëzore, Botues “Il Ponte”, Milano, tetor 2001, fq. 98 – 110. 21 Mimica A., citimet janë shkëputur nga një intervistë e publikuar nga e përditshmja e Beogradit Danas në dy pjesë, respektivisht: “Govor mrznje po diktatu politicara”, 31 janar 2002; dhe “Veliki heroji rubrike po obrascu izmedju jama i neba”, 1 shkurtit 2002. 22 Miklosh Olajosh Nadj, një nga nismëtarët e lëvizjes për të drejtat e jugosllavëve. 23 Ramet S. dhe Adamovich L. S., “Beyond Yugoslavia”, Westview Press Boulder, Kolorado, 1995, fq. 15. 24 Motta G., “Ex Yugoslavia: un mattatoio di nome Stato nazionale”, në http:// digilander.libero.it 25 Pjesë e teologjisë që studion fatin përfundimtar të qenieve njerëzore dhe të universit 26 Matejic M., “Kosovo kao plod Svetosavlja”, Manastir Lepavina, 1989. 27 Shkrimtare dhe përkthyese serbe, e konsideruar si më e mençur dhe e mësuar në kohën e saj (1877 – 1958).

53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Sokol MITRUSHI MA. Studime mbi Sigurinë

Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia Këtë të vërtetë strategjike Brezinski e shpjegon kështu: “ Prioritet i gjeopolitikës së sotme nuk është as synimi se ndonjë shtet në Euroazi do të tentojë të sundojë kontinentin dhe as se forca tokësore ka më shumë rëndësi se forca detare apo ndonjë ndryshim tjetër që ka të bëjë me këto prioritete. Tani vihet re se kemi një ndikim nga rajonal në global të rajonit të Eurazisë i cili ka dalë si parësor për sa i përket kontrollit të kontinentit dhe si zonë e cila përbën epiqendrën e disa burimeve jetike për disa shtete dhe aktorë të rëndësishëm globalë.”

Fjalë kyçe kyçe: Eurazia, Heartland, Rusi, ShBA, Mackinder, blloqet gjeopolitike, lojtarë gjeostrategjik

54


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

Abstrakt Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë pasur gjithmonë një varësi të dukshme nga gjeografia. Gjeopolitika themelore dhe teoria e Sir Halford Mackinder, pohonte dhe vazhdon të pohojë edhe sot se: kush kontrollon Eurazinë, kontrollon botën. Ky argument qëndron i palëkundur edhe në politikën ndërkombëtare aktuale. Beteja për kontrollin e Eurazisë gjatë shekullit të 21të, është një zhvillim të cilin Perëndimi nuk mund ta injorojë, anashkalojë, apo të pretendojë se është jo-ekzistues. Materiali i mëposhtëm do të trajtojë zhvillimin e mendimit strategjik dhe përcaktimin e çështjeve kryesore të ardhshme brenda hapësirës gjeopolitike të Eurazisë, në konkurrencë për fuqizim që ndodh me aktorëve të tillë, si Rusi, ShBA, Kinë, Turqi, Iran e shtete të tjera. Ndërtimi i Rendit të Ri Botëror ndikohet padyshim nga përcaktimi i fatit të Eurazisë, hapësirë e cila ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm në planëzimin strategjik perëndimor. 55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hyrje Formimi i një bote dypolare pas Luftës së dytë Botërore e më pas rënia e murit të Berlinit dhe pas një kohe të shkurtër pas saj, edhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, solli një realitet tjetër dhe një mjedis krejt të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Botës i ishin prishur ekuilibrat dhe kishte pësuar ndryshime rrënjësore si rezultat i luftërave shkatërrimtare dhe dizintegruese, kësaj radhe edhe me rritjen e intensitetit dhe ndikimit të tronditjeve gjeopolitike, që çuan në një realitet me sfida akoma edhe më të thella. Deri më sot teoritë gjeopolitike më ndikuese janë si në vijim: 1) Admirali Alfred Thayer Mahan me teorinë e sundimit të deteve ku vë në dukje se, SHBA duhet të bazohet në një fuqi efektive detare për të kontrolluar hapësirat detare të cilat do të siguronin interesat kombëtare. 2) Halfrod J. Mackinder me teorinë e sundimit të tokës, i cili konsideron kontrollin e zemrës se Tokës, Heartland-it1 dhe të Ishullit të Tokës, si kontroll të botës. 3) Nicholas J. Spykman me teorinë e Rimland-it, teori e cila kishte për qëllim parandalimin e zgjerimit të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, duke krijuar një brez shtetesh. 4) Teoria e sundimit të hapësirës ajrore ka qenë në vëmendjen e shumë teoricienëve dhe shikohej si teori e cila realizonte të gjithë teoritë e tjera. Këto teori bazohen mbi vlerësime dhe ide. Pavarësisht se ku mbështeten, pavarësisht se cili është qëllimi dhe se çfarë duan të kontrollojnë, filozofia bazë e tyre është që të mbështeten në një hapësirë të caktuar për një kohë të gjatë dhe gjatë kësaj kohe të jenë në gjendje të kenë vazhdimësi në fuqitë e tyre dhe të kenë epërsi në zhvillim. Që prej krijimit të saj bota dhe qytetërimet janë përballur me 56


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

një sërë luftërash dhe përleshjesh në të cilat bien lehtë në sy përplasjet ushtarake e politike, por arsyet kryesore të këtyre konflikteve kanë shkaqe të cilat kanë lidhje me kërkimin e një mirëqenieje më të mirë, e të një dëshire për tu fuqizuar e për të pasur nën kontroll resurset ekonomike, për më tepër vërejmë se janë konflikte të cilat bëhen për të marrë pjesën më të madhe të “gostisë”. Qëllimi i teorive gjeopolitike të sotme është të kenë një sundim global i cili mbështetet në, kontrollin e resurseve, bllokimin e fuqive rivale, balancimin dhe paralelizmin e tyre, ky është qëllimi i këtyre teorive, pra të arrijnë të kontrollojnë të gjitha hapësirat jetike dhe në ketë mënyrë të ruajnë mirëqenien dhe/ose të zhvillohen akoma më shumë. Teorit eja gjeopolitik e dhe EEur ur azia eoritë e rreja gjeopolitike urazia Në 10 janar 1957 presidenti amerikan Eisenhower mban një fjalim para popullit amerikan, ku ndër të tjera do të thoshte se: E para, interesat e Amerikës janë globale, ato përfshijnë të dy hemisferat dhe çdo kontinent, E dyta, kemi interesa të përbashkëta me çdo komb të botës së lirë, E treta, lidhja e interesave të përbashkëta ka nevojë për një respekt reciprok për të drejtat e popujve dhe të paqes. 2 Në fund të shekullit të XX-të me fillimin e rënies së komunizmit dhe bashkë me të edhe shpërbërjen e fuqive të krijuara nën ndikimin e tij, SHBA doli si superfuqi globale dhe pa konkurueshme. (Mund të themi që SHBA, me shuarjen e Perandorisë Britanike pas Luftës së Dytë Botërore nisi ndikimin e saj duke luajtur një rol aktiv deri sa arrin të bëhet një superfuqi globale.) Interesin mbi zonën e Eurazisë do të ishte mirë mos ta shihnim vetëm duke u shprehur se ai u rrit dhe u përforcua me krijimin 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e një boshllëku gjeopolitik të krijuar pas viteve ’90-të. Ai, është një interes që duket qartë gjatë Luftës së Ftohtë, me krijimin e koalicioneve të ndryshëm si NATO, CENTO dhe SEATO të cilët i shërbenin një strategjie të caktuar për parandalimin e zgjerimit të Bashkimit Sovjetik. Mund të themi që kjo strategji i ka fillimet e veta në periudhën e presidentit Eisenhower ku duket qartë rrethimi i Bashkimit Sovjetik dhe krijimi i shtresës së këshilluar nga teoria e Rimlandit! Analisti i problemeve sociale, japonezi Shuichi Kato, e lidh çështjen me kulturën e përbashkët, duke thënë: “Amerika për dyzet vitet e fundit është perandoria e botës, ndërsa Bashkimi Sovjetik u gjend i kufizuar për sa i përket përhapjes së kulturës, përveç Europës Lindore, e cila ishte pothuajse jo e pranishme.”3 Duhet theksuar se SHBA që pra se të përfundonte Lufta e Ftohtë ishte një superfuqi globale dhe kjo vërtetohet në qoftë se krahasojmë fuqitë globale dhe fuqinë e ndikimit të tyre ideologjik e kulturor në botë. Nicholas J. Spykman, një nga studiuesit kryesor të strategjisë, i kushton një vëmendje të veçantë Rimlandit, duke dalë në konkluzionin e tij se kush zotëron Botën e Vjetër pra Europën dhe Azinë bën të mundur mënjanimin dhe rrethimin politik e strategjik të SHBA-së. Një fuqi hegjemone që do të dal nga Eurazia do të përbënte kërcënim për Rendin e Ri Botëror. Këtë mund ta vërtetojmë duke parë zhvillimet që ndodhen pas Luftës së II-të Botërore. Kapitullimi i Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe kufizimi i rëndësishëm i fuqive botërore si rezultat i mbarimit të Luftës së II-të Botërore, bëri që Bashkimi Sovjetik të dominonte si fuqi e pashoqe në fushën politike, ekonomike dhe ushtarake në rajonin e Eurazisë. Zgjerimi sovjetik nën ndikimin e komunizmit, satelitizimi i Europës Lindore, ekzistenca e shteteve komuniste dhe e shteteve të tjera 58


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

simpatizuese në Azi dhe në zona të ndryshme të botës, ishin rezultat i një politike strategjike të bazuar në superfuqinë e Bashkimit Sovjetik dhe në politikën e tij ekspansioniste të bazuar në fuqinë ushtarake. Asnjë fuqi globale nuk mund të zotërojë globin pa pasur parasysh ndikimin e Eurazisë. Faktorët gjeografikë, ekonomikë, politikë të kësaj zone nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Ky mendim bie në kundërshtim me strategjinë dhe me konceptet që kanë lidhje me të. Një fuqi jashtë Eurazisë, e cila ka marrë përsipër rolin e sundimtarit të botës duhet që patjetër t’i drejtohet këtij rajoni. Duke kontrolluar fuqinë ekonomike, ushtarake dhe kulturore të botës bëhet e mundur që të kufizohet dalja e një fuqie hegjemone nga zona e Eurazisë dhe krijimi i rrugës më të mirë për të qenë e pa rrethuar nga një kërcënim i mundshëm kalon nëpërmjet kontrollit të Eurazisë. Këtë të vërtetë strategjike Brezinski e shpjegon kështu: “Prioritet i gjeopolitikës së sotme nuk është as synimi se ndonjë shtet në Euroazi do të tentojë të sundojë kontinentin dhe as se forca tokësore ka më shumë rëndësi se forca detare apo ndonjë ndryshim tjetër që ka të bëjë me këto prioritete. Tani vihet re se kemi një ndikim nga rajonal në global të rajonit të Eurazisë i cili ka dalë si parësor për sa i përket kontrollit të kontinentit dhe si zonë e cila përbën epiqendrën e disa burimeve jetike për disa shtete dhe aktorë të rëndësishëm globalë. SHBA ka arritur të jetë një shtet me ndikim dhe përparësi në këtë hapësirë duke bërë të mundur ndikimin e saj nga tre drejtime me forcat e saja të përqendruara drejt hinterlandit euraziatik dhe me ndikimin e saj mbi disa shtete që ndodhen në këtë zonë ajo ka arritur të jetë një shtet parësor në politikat globale. Por mund të themi që në qoftë se do të ketë një kundërshtar potencial për SHBA ai do të dalë nga kjo hapësirë, nga Eurazia. Prandaj, interesat 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjeopolitik afatgjatë të qeverisjes së SHBA në Eurazi duhet të jenë të studiuara mirë nga pikëpamja e hapësirës si dhe duhet të jenë të përqendruara në aktorët kyç të kësaj hapësire, ato duhet të jenë të formuluara dhe të përbëjnë themelet e gjeostrategjisë amerikane për vitet e ardhshme. Kjo arrihet në dy hapa.”4 Këto dy hapa janë, përcaktimi i shteteve kryesore të Eurazisë, si dhe zhvillimi i politikave parësore, të një rëndësie globale të cilat mbrojnë dhe zhvillojnë interesat e SHBA-së. Po të shikojmë edhe analizën e bërë nga Henry Kissenger, shikojmë që ajo është e ngjashme me ato çka Brezinski parashtron, duke qenë se Kissinger vlerëson rolin e Eurazisë dhe rëndësinë e saj Strategjike. “Amerika nga pikëpamja gjeopolitike, është një shtet i cili është larg nga brigjet euraziatike dhe nga pikëpamja e hapësirës, burimeve dhe popullsisë është shumë herë më e vogël se Eurazia. Eurazia përbëhet nga dy pjesë, nga Europa e nga Azia dhe marrja nën kontroll e njërit nga kontinentet prej një shteti të fuqishëm do të përbënte një kërcënim strategjik për SHBA pavarësisht nga lloji i kërcënimit, pra pavarësisht nëse mund të jetë në formën e Luftës së Ftohtë apo në ndonjë formë tjetër. Një grupim i tillë i këtyre shteteve të këtyre kontinenteve, mund të bënte të mundur që këto shtete të jenë më të zhvilluar nga ana ekonomike dhe ushtarake se sa SHBA, zhvillime të cilat do të përbënin një kërcënim dhe vetvetiu do krijonin një tension global dhe një kërcënim për sigurinë globale edhe sikur këto zhvillime të jenë të një karakteri pozitiv. Në rast se karakteri i tyre do të ndryshonte, ato do të çonin në një dobësim të SHBA dhe do të bënin të mundur që ajo të mos kishte kapacitetet e duhura për të rezistuar dhe për të menaxhuar situata të ndryshme .”5 Brezinski, në librin “Fusha e madhe e shahut”, i përcakton 60


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

aktorët gjeopolitikë dhe blloqet gjeopolitike si më poshtë: “Lojtarë gjeostrategjik janë ato shtete të cilat me potencialin e tyre arrijnë të ndikojnë në gjeopolitikën globale dhe të ndikojnë në interesat e Amerikës duke përdorur fuqinë e tyre dhe duke ndikuar në rendin botëror. Lojtarë gjeopolitikë janë në përgjithësi shtete të cilat janë të ndërtuar mbi baza kombëtare.”6 “Duke pasur parasysh kushtet aktuale globale mund të përcaktojmë të paktën pesë aktorë kyç gjeostrategjikë në hartën e re gjeopolitike të Eurazisë, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe India janë shtete me një rol të rëndësishëm dhe aktiv, si dhe Anglia, Japonia e Indonezia, vende të cilat janë të rëndësishëm por që nuk mund t’i klasifikojmë si të tillë.”7 I njëjti studiues, blloqet gjeopolitike dhe shtetet e këtyre blloqeve i përshkruan si më poshtë. “Blloqet gjeopolitike, përbëhen nga shtete të cilat për shkak të pozicionit strategjik dhe për shkak të potencialit që ata kanë, bën që këto shtete të jenë më të predispozuar për tu sulmuar dhe çon aktorët gjeostrategjik që të jenë më të ndjeshëm dhe më të kujdesshëm për sa i përket lëvizjeve dhe manovrave karshi tyre.”8 “Në kushtet e tanishme globale, në hartën gjeopolitike të Euro-Azisë, mund të themi se kemi pesë blloqe gjeopolitike: Ukraina, Azerbajxhani, Koreja e Jugut, Turqia dhe Irani. (nga këto, dy shtetet e fundit mund të quhen aktorë të pjesshëm).”9 Po të studiojmë me vëmendje të gjithë teoritë gjeopolitike shikojmë që këto dy shtete, Turqia dhe Irani mbartin potenciale për të qenë aktorë strategjikë si dhe blloqe strategjike në Eurazi, sepse këto shtete kanë fuqinë e duhur për të bërë të mundur përdorimin e forcës në rast se atyre i cenohen ose i kërcënohen interesat, këto shtete janë në gjendje të ndikojnë ndaj çdo shteti me potencialin e tyre politik në këtë rajon si dhe janë në gjendje të arrijnë të marrin vendime dhe të zbatojnë politikat e tyre të 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

caktuara në fusha të ndryshme duke ndikuar në shtetet të cilat zhvillojnë politika që bien ndesh me politikat e tyre. Por kur ky fakt përputhet me interesat e fuqive globale e atëherë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të anasjelltë i shërben atyre. Në të kundërt në fushën e shahut që luhet në këtë rajon apo në nivel global me disa lëvizje dhe manovra bëhet e mundur që këto shtete, Turqia dhe Irani të kufizohen dhe të balancohen duke i kushtëzuar ose duke i nxjerrë probleme artificiale dhe formale. Në këtë mënyrë kapacitetet e tyre për të përdorur fuqinë dhe potencialin e tyre tkurren dhe ndonjëherë ato edhe shuhen. Shtete të cilat janë aktorë gjeostrategjikë kanë përkufizime të ndryshme nga shumë gjeopolitikanë dhe studiues, por e përbashkëta e të gjithë përkufizimeve është se ato në fund të fundit janë fuqi rajonale. Në rastet kur këto shtete përdorin potencialin e tyre si fuqi rajonale dhe si fuqi globale atëherë mund t’i quajmë aktore. Përballë gjithë këtyre gjeopolitikanëve, strategëve dhe analistëve perëndimorë, Aleksandër Dugin shpjegon: “E thënë ndryshe, një shtet i fortë, një shtet rajonal, një shtet perandorak duhet të jetë në gjendje të ruajë ekuilibrat kryesorë strategjikë, por kjo nuk do të thotë se zhvillimi global dhe se proceset gjeopolitike nuk ndikojnë në rolin e të qenit aktor aktiv. Bashkë me këto, një shtet i cili është i pavarur dhe më i fuqishëm se fqinjët e tij mundet që të arrijë të krijojë një presion politik dhe ekonomik. Statusi që i është paraqitur Rusisë nga Perëndimi, në ditët e sotme, si “Fuqi Rajonale”, është i barabartë me vetëvrasjen e popullit rus. Këtu qëllimi është që të kthehet në kahun e kundërt gjithë rrjedha e historisë së popullit rus, duke përdorur instrumente artificialë dhe me një ndikim të fortë të jashtëm. Qëllimi është të pengohet dalja e Rusisë si Perandori si dhe të 62


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

thahet nga rrënjët gjithë rrjedha e gjeopolitikës ruse”.10 Në këtë përkufizim duken qartë interesat dhe reagimi rus ndaj rolit të vet, sidomos në rajonin e Eurazisë. Fuqitë rivale të Eurazis Eurazisë Amerika është një shtet i cili potencialin dhe fuqinë e vet ushtarake ka rritur që ta ketë prezente në të gjithë globin. Por që kjo fuqi ushtarake të këtë vazhdimësi duhet patjetër që ajo të mbështet nga fuqia ekonomike dhe teknologjike. “Në qoftë se Amerika kërkon të jetë një zë kumbues dhe lider botëror është e detyruar të fuqizojë ekonominë”.11 Ky përkufizim ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm dhe parësor në çdo periudhë dhe është një faktor i cili nuk mund të anashkalohet; e shohim të pranishëm në të gjitha filozofit e konflikteve dhe përbën arsyen kryesore të tyre. Fuqitë teknologjike të kësaj hapësire, Japonia dhe Kina janë rivalët më të mëdhenj. Japonia nuk arrin të luajë rolin e saj në këtë hapësirë në raport me potencialet që ajo mbart. Për shkak të disa faktorëve të cilët ndikojnë në balancimin dhe në frenimin e saj për shkak të pozitës së saj gjeografike, mungesës së hapësirës, plakjes së popullsisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të dalim në konkluzionin se ky shtet nuk mund të luajë një rol aktiv. Në vitin 1996 presidenti Clinton gjatë vizitës së tij në Japoni thekson, “Nuk ka gjë më të rëndësishme për Amerikën se sa marrëdheniet me Japoninë”. Kjo marrëdhënie e një rëndësie strategjike mund të themi se vazhdon dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ruajtja e ekuilibrave në Paqësor, ndërmjet fuqive ekzistuese të krijuara në këtë hapësirë, Rusisë dhe Kinës, e bën akoma edhe më t domosdoshme dhe më të fortë lidhjen dhe koalicionin ndërmjet Japonisë dhe Amerikës, po të analizojmë të gjitha zhvillimet gjeopolitike të kësaj 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

hapësire mund të dalim në konkluzionin se këto aleanca do të jenë prezent edhe në gjysmën e dytë të këtij shekulli. Strategjia amerikane për sundimin e globit nëpërmjet Eurazisë ka shkaktuar lindjen e miqësisë së kushtëzuar Rusi-Kinë. Gjeopolitika ruso-kineze për sa i përket Eurazisë gjithmonë ka qenë një politikë jo bashkëpunuese, por ajo është shfaqur si një politikë konkurruese dhe rivale sepse asnjë nga këto shtete nuk pranon të jetë nën hijen e tjetrit dhe nuk pranon që të jetë në një rol dytësor dhe asnjëherë nuk e përtypin dot një zhvillim të tillë. Është pothuajse e pamundur të mendohet nga pikëpamja gjeopolitike një bosht Berlin-Pekin me qendër Moskën - një diçka e tille bie ndesh me realitetin gjeopolitik si dhe është e mangët për sa i përket largpamësisë strategjike. Zhvillimi i shpejtë dhe i lartë ekonomik i Kinës për Rusinë përbën një shqetësim madhor. Për shkak të politikave të ndjekura amerikane, për sa i përket Eurazisë, këto dy shtete në vitin 1996 firmosin marrëveshjen e miqësisë Rusi-Kinë dhe kështu pra mund të shikojmë fillimin e një bashkëpunimi midis këtyre vendeve. Kësaj nisme i bashkohet Kazakistani, Kirgizistani dhe Taxhikistani duke formuar kështu pra “Pesëshen e Shangait”, një organizatë bashkëpunimi e cila ka marrë një rol të rëndësishëm sa i përket ruajtjes së balancave të Eurazisë. Në vitin 2001 ju bashkua edhe Mongolia me rolin e vëzhguesit dhe me anëtarësimin e Uzbekistanit gjithashtu, kjo organizatë u forcua akoma më shumë. Ndërsa me anëtarësimin në vitin 2005 të Indisë dhe të Pakistanit si dhe të Iranit si vëzhgues, kësaj organizate ju rrit akoma edhe më shumë ndikimi dhe u shndërrua në një organizatë bashkëpunuese në kuptimin e plotë të saj. Gjatë kësaj periudhe shikojmë se në “fushën e shahut” të Eurazisë kemi një dinamikë më se të kuptueshme dhe të pasur me lëvizje strategjike midis këtyre aktorëve. Për 64


Sokol MITRUSHI Teoritë gjeopolitike globale dhe Eurazia

t’i dhënë një kuptim më të plotë e të qëndrueshëm si dhe për të përgatitur terrenin e favorshëm duhet që këta aktorë të kësaj nisme të mbështesin nismën me politikat e tyre, me ekonomitë e tyre e me fuqitë e tyre ushtarake. Gjithashtu ata duhet të kenë politika për sa i përket të qenit aktiv në dinamikat dhe zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, vetëm në këtë mënyrë kjo nismë do të mund të jetë funksionale dhe prezent në gjeopolitikë.

Referenca Heartland, është zona qendrore që rrethohet nga Europa Lindore, Siberia dhe Azia Qendrore 2 KISSENGER, Henry, 1998, Diplomacia,f 515 3 “Fundi i Mijevjecarit, Studjuesit e Medhenj Diskutojne Epoken Tone“,2000, Nga referenca e Shuichi KATO “Berthama Boshe e Japonise “f 169 4 BREZEZINSKI Zbigniew,1998,“Fusha e madhe e shahut“ f 39 5 KISSENGER Henry, 1998, Diplomacia f 773,774 6 BRZEZINSKI Zbigniew , 1998,“Fusha e Madhe e Shahut“ f 40 7 BRZEZINSKI Zbigniew , 1998,“Fusha e Madhe e Shahut“ f 41 8 BRZEZINSKI Zbigniew , 1998,“Fusha e Madhe e Shahut“f 40 9 BRZEZINSKI, Zbigniew , 1998,“Fusha e Madhe e Shahut“f 40 10 DUGIN, Aleksander, 2003, “Gjeopolitika Ruse mbi Eurazine“ f 37 11 HALBERSTAM, David, 2002 “Lufta Koha Paqes-Bush, Clinton dhe Gjeneralët”, f 22 1

Literatura KISSENGER, Henry, “Diplomacia”, 1998. KATO, Shuichi, “Fundi i Mijëvjeçarit, studiuesit e mëdhenj diskutojnë Epokën tonë”, 2000, nga referenca “Bërthama Boshe e Japonisë”. BREZEZINSKI, Zbigniew , “Fusha e Madhe e Shahut”, 1998. DUGIN, Aleksander, “Gjeopolitika Ruse mbi Euroazine”, 2003. HALBERSTAM, David, “Lufta, koha e paqes-Bush, Clinton dhe Gjeneralët”, 2002.

65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Agron MALAJ MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri Në fakt, rajoni jonë mund të konsiderohet si një nga rajonet ku kanë ndodhur privatizimet më të shpejta të sigurisë në mbarë botën. Ndërsa në fund të viteve 1980 praktikisht nuk kishte asnjë shenjë të industrisë private të sigurisë në rajon, ajo tani është zgjeruar dhe është kthyer në një punëdhënës të madh dhe garantues të sigurisë. Megjithatë, deri tani shtrirja e industrisë nuk ka qenë e njëjtë në nivel rajonal dhe ndërkohë ka pasur diskutime mbi rolin e Kompanive Private të Sigurisë (KPS) dhe Kompanive Private Ushtarake (KPU) ndërkombëtare në rajon, kurse industrisë vendase ka pasur zhvillim, por kryesisht pa pasur dokumentacionin e duhur.

Fjalë kyçe kyçe: industria e sigurisë private, kompanitë private, kërcënimet e sotme, krimi i organizuar, modernizimi, standardet, zbatimi i ligjit

66


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

Abstrakt Në Shqipëri, industria e sigurisë private është në fillimet e saj. Ajo është ende relativisht e parëndësishme dhe e pazhvilluar. Kjo gjendje është krijuar si rezultat jo vetëm i nivelit të zhvillimit ekonomik në vend, por edhe legjislacionit shqiptar që kufizon madhësinë e kompanive në nivel të krahasueshëm me madhësinë e policisë së shtetit për secilin qark. Madhësia e kompanive nuk lejohet të kalojë madhësinë e policisë së shtetit brenda qarkut. Për rrjedhojë, kjo situatë ndikon në dekurajimin e nivelit të profesionalizimit dhe i pengon këto kompani të përmirësojnë reputacionin e tyre. Për të rritur nivelin e profesionalizmit duhet që Kompanitë Private të Sigurisë (KPS) të bashkohen me njëratjetrën, ashtu siç ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit. Shqetësimet kryesore në Shqipëri kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të lehta me kalibër të vogël (small arms and light weapons - SALW). Rojeve private të sigurisë u lejohet të mbajnë 67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

armë luftarake, t’i përdorin këto armë dhe t’i mbajnë ato me vete edhe në shtëpi, duke mbartur kështu rrezikun e keqpërdorimit të tyre në ambientet e shtëpisë. Duhet të rritet më shumë kontrolli i rojeve të sigurisë individuale, sepse ka operatorë të palicencuar në këtë industri, gjë që ndikon në dëmtimin e sistemit të funksionimit dhe të trajnimit. Hyrje Privatizimi i sigurisë në rajon pasoi fundin e komunizmit në fillim të viteve 1990 dhe pasqyron një prirje globale sipas të cilës funksionet e sigurisë që, tradicionalisht janë parë vetëm brenda sferës së shtetit, kanë filluar t’u jepen gradualisht aktorëve privatë. Vendet e rajonit, disa prej të cilëve kanë përjetuar konflikte të dhunshme gjatë tranzicionit, janë përballur me shumë probleme përsa i përket ofrimit të sigurisë efektive për qytetarët e tyre në vitet e fundit. Në nivele të ndryshme, të gjitha vendet janë përballur me probleme të institucioneve të dobëta të shtetit, traditave të policisë autoritare, korrupsionit publik dhe rritjes së krimit të organizuar dhe të krimeve të vogla. Këta faktorë kanë ulur besimin e publikut në institucionet e sigurisë shtetërore dhe kanë rritur kërkesat për masat e sigurisë private. Kjo situatë, duke i shtuar edhe tërheqjen e mbrojtjes dhe sigurinë e shtetit nga pronat e privatizuara rishtazi, ka krijuar kushtet për zhvillimin e sektorit të sigurisë private në të gjithë rajonin. Në vitet e para, industria ishte në fillesat e veta dhe reflektonte probleme që ishin prezentë edhe në sektorët e tjerë ekonomikë të dalë nga një ekonomi e centralizuar socialiste. Disa sektorë të industrisë ishin të lidhur ngushtë me elemente të organizuara kriminale, si dhe me disa rrethana politike nacionaliste ekstreme. Gjatë dekadës së fundit, sektori i industrisë së sigurisë private ka filluar të jetë më profesional 68


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

dhe, në të njëjtën kohë, qeveritë e rajonit kanë bërë ndryshime në legjislacionet përkatëse për të rregulluar dhe kontrolluar atë. Në fakt, rajoni jonë mund të konsiderohet si një nga rajonet ku kanë ndodhur privatizimet më të shpejta të sigurisë në mbarë botën. Ndërsa në fund të viteve 1980 praktikisht nuk kishte asnjë shenjë të industrisë private të sigurisë në rajon, ajo tani është zgjeruar dhe është kthyer në një punëdhënës të madh dhe garantues të sigurisë. Megjithatë, deri tani shtrirja e industrisë nuk ka qenë e njëjtë në nivel rajonal dhe ndërkohë ka pasur diskutime mbi rolin e Kompanive Private të Sigurisë (KPS) dhe Kompanive Private Ushtarake (KPU) ndërkombëtare në rajon, kurse industrisë vendase ka pasur zhvillim, por kryesisht pa pasur dokumentacionin e duhur. Disa raporte analizojnë se sektori privat i sigurisë ndërkombëtare ka qenë i prirur më shumë për t’u përqendruar në sjelljen e pahijshme të të punësuarve të KPS-ve sesa në rolin e tyre dhe ndikimin e industrisë në gjithë rajonin.1 Pasqyrë e shkurtër e zhvillimeve të industrisë së sigurisë private Në këtë punim do të fokusohemi në zhvillimet e industrisë së sigurisë private. Do të përshkruhet kryesisht procesi i privatizimit të sigurisë, kërcënimet bashkëkohore të sigurisë, shërbimet e ofruara nga kompanitë private të sigurisë, rregullimin dhe mbikëqyrjen e KPS-ve dhe disa përfundime për çdo vend. Në Shqipëri, industria private e sigurisë është në fillesat e saj. Ajo është ende relativisht e parëndësishme dhe e pazhvilluar. Kjo gjendje vjen si rezultat jo vetëm i nivelit të zhvillimit ekonomik në vend, por edhe legjislacionit shqiptar që kufizon madhësinë e kompanive në nivel të krahasueshëm me madhësinë e policisë së shtetit për secilin qark. Përderisa madhësia e 69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kompanive nuk lejohet të kalojnë madhësinë e policisë së shtetit brenda qarkut, kjo ndikon gjithashtu në dekurajimin e nivelit të profesionalizimit dhe i pengon këto kompani të përmirësojnë reputacionin e tyre. Për të rritur nivelin e profesionalizmit duhet që KPS-të të bashkohen me njëra-tjetrën, ashtu siç ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit. Shqetësimet kryesore në Shqipëri kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të lehta me kalibër të vogël (small arms and light weapons - SALW). Rojeve private të sigurisë u lejohet të mbajnë armë luftarake, të përdorin këto armë dhe t’i mbajnë ato me vete edhe në shtëpi, duke mbartur kështu rrezikun e keqpërdorimit të tyre në ambientet e shtëpisë. Duhet të rritet më shumë kontrolli i rojeve të sigurisë individuale, sepse ka operatorë të palicencuar në këtë industri, gjë që ndikon në dëmtimin e sistemit të funksionimit dhe të trajnimit. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u vendos regjimi totalitar. Aleancat e partisë në pushtet kishin sfond politik dhe ideologjik dhe Shqipëria u rreshtua me vendet e Evropës Lindore, me ideologji marksiste-leniniste dhe ekonomi të centralizuar. Duke ndjekur politikën e ndërtimit të socializmit “me forcat e veta”, vendi ynë mbeti i izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Ky izolim pati një kosto të madhe për popullin tonë. Me shembjen e diktaturës më të egër komuniste në Evropë, për vendin u hapën rrugët e gjata dhe të vështira të ndërtimit të demokracisë, të ekonomisë së tregut të lirë, të integrimit në strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake ndërkombëtare. Duhet marrë në konsideratë fakti që vendi ynë ishte një nga vendet më të varfër të Evropës. Që nga viti 1990, zhvillimi i ekonomisë është orientuar drejt ekonomisë së tregut të lirë dhe, me gjithë problemet dhe vështirësitë, ka njohur ritme të kënaqshme të zhvillimit. Edhe pse janë arritur suksese në 70


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

zhvillimin ekonomik, përsëri vendi ynë përballet me shumë probleme ekonomike. Të ardhurat për frymë për vitin 2008 ishin 3675$ dhe për vitin 2009 afërsisht 4000$.2 Në rrugën e drejtë të zhvillimit të ekonomisë, një ndikim negativ pati rebelimi i armatosur i vitit 1997. Dëmet politike dhe ekonomike për vendin ishin të shumta. U vodhën, u shkatërruan dhe u shpërthyen depot ushtarake të armatimit dhe municioneve që ishin ndërtuar nga shteti (kryesisht institucionet e sigurisë) për qëllime mbrojtëse.3 Bashkësia ndërkombëtare reagoi duke dërguar një numër misionesh, midis tyre edhe forca shumëkombëshe ushtarake, nën kapitullin VI të OKB, për të ndihmuar në stabilizimin e vendit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt. Kompanitë e para të sektorit privat të sigurisë në vendin tonë kanë filluar veprimtarinë e tyre në vitin 1993, pas miratimit të ligjit të parë që rregulloi aktivitetin e tyre.4 Licenca e parë u lëshua më 26 qershor 1993 për kompaninë “Ro-Gat Security”, e cila ishte një kompani e kontraktuar fillimisht për të ofruar shërbimin e të dhënave statike të sigurisë. Duke qenë se zhvillimi i këtij sektori është i lidhur ngushtë më zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, aktiviteti në këtë fushë ka ecur me ritme të larta. Që nga ajo kohë, KPS-të kanë vijuar me ofrimin e shërbimeve të sigurisë për bankat private, biznesin e huaj, institucionet ndërkombëtare, sheshet e ndërtimit, mediat private etj, si dhe për mbrojtjen e afërt të personave. Sipas të dhënave të Ministrisë së Rendit Publik(sot Ministria e Brendshme), deri në vitin 2005, në Shqipëri kishte 269 KPS me 4093 të punësuar.5 Ky numër tregon se çdo kompani sigurimi mund të punësojë jo më shumë se pesë për qind të numrit të policëve në të njëjtin qark. Kjo do të thotë se të punësuarit në KPS variojnë nga disa persona deri në 200 të tillë për qendrat e 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mëdha urbane.6 Kjo gjendje, duke i shtuar edhe pengesat që hasin firmat ndërkombëtare të hyjnë në tregun shqiptar, ka kufizuar ndoshta zhvillimin e kompanive më të mëdha, gjë që është një dukuri normale për vendet e tjera të rajonit.7 KPS-të e ushtrojnë më dendur aktivitetin e tyre në Tiranë, me rreth 120 kompani, pasi është kryeqendra dhe vendndodhja e shumicës së institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale, organizatave ndërkombëtare dhe bizneseve të ndryshme vendase dhe të huaja. Disa nga kompanitë më të njohura janë Albapol, Albguardia, Alsig, Oktapus, Ro-gat Siguri dhe Vili. Kërcënimet e sotme të sigurisë Tranzicioni demokratik, integrimi euroatlantik, lëvizja e lirë e njerëzve, e të mirave materiale, shërbimeve, parave dhe informacionit e kanë futur vendin tonë në një proces të ri, çka nuk është vetëm një dukuri apo një prirje kalimtare. Kërcënimet kryesore me të cilat përballemi sot në planin (mjedisin) e brendshëm janë: krimi i organizuar, korrupsioni, trafiqet e paligjshme (drogë, armë, njerëz), terrorizmi, fatkeqësitë natyrore etj. Në planin (mjedisin) e jashtëm ato janë: krimi i organizuar, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, terrorizmi, konfliktet rajonale, etj. Sfidat që duhet të kapërcejë vendi ynë duhen parë në dy drejtime: në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Në planin e brendshëm, këto sfida përballen nëpërmjet qeverisjes së mirë, forcimit të institucioneve, aftësisë dhe qëndrueshmërisë së tyre për të garantuar drejtimin demokratik të vendit, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme (drogë, armë, njerëz), kundër pastrimit të parave, terrorizmit, respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. 72


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

Në këtë kontekst, është pranuar dhe vërtetuar se Shqipëria, nga një vend që konsumonte siguri, tani prodhon siguri jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin e më gjerë. “Janë shënuar arritje të qenësishme në luftën kundër trafiqeve në tërësi dhe drogave në veçanti. Kjo ka sjellë një rënie të ndjeshme të trafikimit të këtyre drogave në vendet përreth dhe ka dekurajuar trafikantët që përdornin Shqipërinë si tranzit. Rënie të ndjeshme dhe të vlerësueshme ka edhe në krimet e rënda, vrasjet etj. Shqipëria nuk duhet të eksportojë në asnjë rrethanë kriminalitet, por veçse siguri”.8 Edhe pse organet e sigurisë shprehen për “tolerancë zero” në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, përsëri në vend ka probleme që kërkojnë luftë pa kompromis. Kjo bëhet më evidente kur akoma ka shtresa popullsie me nivel relativisht të lartë varfërie, me nivel të lartë papunësie, me nivel të lartë të korrupsionit dhe me probleme të zbatimit efikas të ligjit. Kjo situatë ndikohet akoma nga ngjarjet kaotike të vitit 1997, kohë e cila la një “trashëgimi të madhe” të armëve të lehta me kalibër të vogël në duart e njerëzve.9 Gjatë kësaj kohe ka pasur raste të plaçkitjes së bizneseve dhe rrëmbimit të tyre me qëllim marrjen e shpërblimit. Disa raste të rrëmbimit kanë pasur funde tragjike - me vrasjen e viktimës. Në pjesën veriore të Shqipërisë, gjakmarrja mbetet një çështje shumë e rëndësishme. Janë marrë shumë iniciativa dhe lëvizje për pajtimin e gjaqeve, gjë që po ndikon pozitivisht në reduktimin gradual të numrit të të vrarëve. Ka edhe raste të policëve të korruptuar të përfshirë në trafiqe të paligjshme, sidomos në trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.10 Këto rrethana, të cilat dëmtojnë besimin e njerëzve në aftësinë e shtetit për të ofruar siguri, i hapin rrugë tendencës për kërkimin dhe garantimin e sigurisë nga ofruesit e sigurisë private. Ky 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

fenomen jo vetëm që mundëson punësimin e rojeve të sigurisë nga biznese apo individë, por gjithashtu, me zgjedhje individuale, ata vetëarmatosen dhe, për më tepër, marrin përgjegjësi personale për sigurinë e tyre. Format kryesore të shërbimeve të ofruara nga KPS në vendin tonë janë siguria statike, mbrojtja e afërt, reagimi i shpejtë dhe transporti tranzit i sigurt i parave, valutës dhe sendeve (materialeve) me vlerë. Ashtu siç është liberalizuar ekonomia, janë liberalizuar edhe sistemet financiare. Kjo ka mundësuar që KPS-të të kontraktohen për të ofruar shërbime të sigurisë për bankat private, bizneset ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare, kompanitë e pavarura mediatike etj, si dhe shërbime për mbrojtje të afërt të individëve. Numri gjithnjë në rritje i bankave, së bashku me degët e tyre në rrethe të ndryshme, gjithashtu kontribuon në kërkesën jo vetëm për rojet e sigurisë statike, por edhe për pajisje alarmi, automjete dhe ekspertizë për transportin e vlerave monetare dhe të mallrave të vlefshme. Zhvillimi i ekonomisë së tregut të lirë në vendin tonë, lejoi dhe zhvilloi iniciativën e lirë private. Një nga sektorët që ka marrë më shumë zhvillim dhe është një nga shtyllat e rritjes së ekonomisë, është sektori i ndërtimit. Edhe ky sektor ka kontraktuar shumë KPS për të pasur shërbimet e tyre. Firmat e mëdha ofrojë të gjitha llojet e mbrojtjes, ndërsa ato më të vogla kryesisht janë të specializuara në fusha të ngushta. Në përgjithësi, KPS-të janë të kontraktuara nga bizneset, organizatat ndërkombëtare, ambasadat, hotelet, bankat, kompanitë e ndërtimit dhe institucionet shtetërore. Për shembull, shërbimet e sigurisë të ofruara nga kompania “Ro-Gat Security” kanë shtrirje në të gjithë vendin. Kjo kompani është kontraktuar nga UNDP, UNHCR, UNICEF, USAID, Banka Kombëtare e Greqisë, Banka e Shqipërisë, 74


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

Raiffeisen Bank, Banka Botërore, Ambasada Zvicerane, Drejtoria e Përgjithshme e të Ardhurave të Shtetit, Radio Televizioni Publik Shqiptar.11 Në momentin kur Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare, si agjencia shtetërore përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, kishte probleme me mbledhjen e të ardhurave nga klientët që nuk paguanin faturat e energjisë elektrike të konsumuar, punësoi një KPS për të mbledhur faturat e papaguara të energjisë elektrike për periudhën kohore 2001-2003.12 Sipas llojeve të shërbimeve të sigurisë të ofruara nga KPS, Ministria e Brendshme i ka licencuar ato sipas tri kategorive të ndryshme: kategoria A mbulon ato kompani që ofrojnë siguri për objektet private dhe publike; kategoria B mbulon ato kompani që ofrojnë siguri fizike për individë; dhe kategoria C mbulon ato kompani që sigurojnë dhe mbrojnë para (në kesh) dhe mallra të vlefshme. KPS-të që janë licencuar vetëm për ofrim shërbimesh (kategoria A), e kanë fushën e veprimit vetëm në qytetin ku ato janë licensuar, ndërsa KPS-të që janë licencuar për ofrim shërbimesh sipas kategorive A + B, B dhe C, janë të autorizuara për të vepruar në të gjithë vendin.13 Në vendin tonë, krahas kompanive private vendase, ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe disa kompani private të huaja që u ofrojnë shërbime disa institucioneve shtetërore në kuadër të “Asistencës së Huaj”. Një shembull i tillë është edhe “Asistenca Amerikane” që ndihmon në procesin e transformimit, reformimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në kreun e tretë, në tabelën nr. 3, jepen të listuara kompanitë private ushtarake (KPU) amerikane me llojet e shërbimeve që ofrojnë. Nga tabela duket se deri tani kanë kontraktuar me Ministrinë e Mbrojtjes tri kompani private ushtarake amerikane. Fillimisht, në vitin 2003, u kontraktuan 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kompania “SAIC”, e cila u zëvendësua nga kompania “CUBIC” në vitin 2007, ndërkohë që kompania tjetër “Lockheed Martin” realizoi studimin, projektimin dhe ndërtimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare. Le të shohim shërbimet që ofron kompania private ushtarake amerikane “CUBIC”. Siç theksuam më sipër, në kuadër të “asistencës amerikane” për transformimin, reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, kompania “CUBIC” zëvendësoi kompaninë “SAIC”. Kompania private “CUBIC” ushtron veprimtarinë vet në dy drejtime kryesore: mbrojtje dhe transport. Veprimtaria e saj në MM lidhet me rishikimin nga lart-poshtë të politikës së mbrojtjes, si edhe jep rekomandime për reformimin e strukturave dhe për programet afatgjata të modernizimit FA. Më konkretisht, kontributi i “CUBIC” për FA përfshin fushat e mëposhtme: Politikat dhe praktikat e personelit Ristrukturimi logjistik dhe modernizimi Implementimi i sistemit të PPBS Zhvillimi forcës profesioniste të trupës së nënoficerëve, etj. Përfundime dhe rekomandime Si përfundim rezulton se, edhe pse nuk ka statistika që mund të provojnë lidhjen mes uljes së nivelit të krimit dhe funksionimit të KPS në Shqipëri, shumë analistë besojnë se është e mundshme që KPS-të kanë një kontribut për parandalimin e krimit.14 Për shembull, instalimi i kamerave të sigurisë dhe prania e rojeve të sigurisë private në banka ka efekt dekurajues mbi krimin, prandaj dhe shumë institucione publike tani kontaktojnë me KPS me besimin se kjo do t’u japë atyre një mbrojtje shtesë. Me zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë shqiptare, pritet të rritet edhe numri i KPS-ve. Shumë KPS kanë parashikuar 76


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

nevojën për rregulla më të forta, pasi tregu i sigurisë private po bëhet gjithnjë e më i populluar. P.sh. supozohet që të gjitha kompanitë duhet të kenë një ambient (sallë) “operacionale” në të cilën të jenë instaluar pajisje komunikimi dhe vëzhgimi. Për momentin, jo të gjitha KPS-të i kanë këto ambiente të pajisura me teknologji bashkëkohore – pra, ka mungesa. Administratorët e KPS-ve të mëdha janë më të vendosur për të ardhmen e sektorit dhe flasin për investime në biznesin e tyre, duke sjellë pajisje të fjalës së fundit në Shqipëri dhe duke trajnuar personelin e tyre sipas standardeve. Një sektor tjetër që është zgjeruar me shpejtësi është ai i shitjeve të pajisjeve mbrojtëse. Disa KPS kanë argumentuar dhe insistuar se duhet të ndryshohet ligji, për t’u lejuar atyre të blejnë armë jovdekjeprurëse, të tilla si gaz nervo-paralizues (spray) ose goditës elektrik. Kjo duhet trajtuar me kujdes, sepse këto armë duhet të përdoren vetëm si një alternativë për përdorimin e armëve të zjarrit dhe jo si armë që mund të përdoren në çdo kohë dhe rrethanë. Megjithatë, një pengesë potenciale për zhvillimin afatgjatë dhe konsolidimin e industrisë të KPS, modernizimin e pajisjeve dhe teknikës, si dhe profesionalizimin e tyre është kufizimi i madhësisë së kompanive në krahasim me numrin e forcave të policisë në qark (jo më shumë se 5%). Ndërsa qëllimi i ligjit është për të ruajtur nivelin relativ të fuqisë të sektorit të sigurisë publike në krahasim me atë privat. Një pasojë e padëshiruar lidhet me faktin se kompanitë nuk mund të konsolidohen për shkak të madhësisë së tyre të kufizuar. Siç sugjerohet më poshtë, metodat alternative duhet të kërkojnë të bëjnë rritjen e sektorit privat në krahasim me sektorin publik, duke ruajtur standardet. Disa rekomandime për rritjen e sektorit privat të sigurisë, mund të jenë: Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet t’i kushtojnë më 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shumë vëmendje praktikës së punësimit të personave të armatosur sesa KPS-të e licencuara për mbrojtjen e pronës dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë. Duhen më shumë sqarime dhe përpunime për ligjin që rregullon trajtimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga KPS. Ndalimi i përdorimit të armëve luftarake (si kallashnikovët) nga punonjësit e KPS. Ruajtja e praktikave të regjistrimit të armëve të lehta me kalibër të vogël nga KPS-të si dhe lëvizjet të jenë saktësisht të dokumentuara. Ministria e Brendshme duhet të zhvillojë një sistem kursesh të certifikuar për trajnimin e punonjësve të KPS-ve, i cili do të inkurajojë profesionalizmin e rojeve të sigurisë të mirëtrajnuar. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit të rojeve për përdorimin minimal të forcës dhe armëve të zjarrit në përputhje me parimet themelore të OKB-së për përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta të punës midis KPS-ve dhe policisë me qëllim ndarjen e saktë të rolit dhe përgjegjësive midis palëve dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë konkurrencën. Me qëllim që të rriten standardet dhe të luftohet korrupsioni në procesin e prokurimit të KPS-ve, qeveria duhet të krijojë standarde dhe kërkesa që duhet të merren në konsideratë në kontratat për sigurimin e vendeve të mëdha publike dhe ndërtesave. Rishikimi i limitit të madhësisë së KPS, sepse aktualisht një gjë e tillë krijon pengesë për rritjen e profesionalizmit të industrisë. Duhet të përmirësohet mbikëqyrja e KPS-ve për zbatimin e ligjit dhe shqyrtimi i sjelljes së tyre. 78


Agron MALAJ Zhvillimi i industrisë private të sigurisë në Shqipëri

Referenca 1 The Times “Woman sacked for revealing UN links with sex trade”, Londër, gusht 2002, ose <http://www.timesonline.co.uk/article/0,,3-376444,00.html> 2 The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD ), www.ebrd.com ose http://www.fco.gov.uk/en/travel-and-living-abroad/travel-advice-by-country/country-profile/europe/albania?profile=all 3 Bonn International Center for Conversion, Conversion Survey 2002, faqe 130 4 Deri në vitin 2001 KPS kanë punuar sipas ligjit Nr 7696, datë 07 Prill 1993, “Mbi shërbimin e rojeve civile” dhe ligjit Nr 7985, datë 13 Shtator 1995, “Disa shtesa dhe ndryshime të ligjit Nr 7696, datë 07 Prill 1993, “Mbi shërbimin e rojeve civile” 5 Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në konventën për KPS, më 6 nëntor 2004 6 Ligji Nr. 8770, datë 19 Prill 2001 “Mbi shërbimin e rruajtjen dhe të sigurisë fizike” 7 Në ligjin Nr. 8770, datë 19 Prill 2001 “Mbi shërbimin e rruajtjen dhe të sigurisë fizike”, sanksionohet që drejtuesit dhe punonjësit e KPS-ve të jenë qytetarë shqiptarë dhe të kenë banim të përhershëm në Shqipëri. 8 Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha në “Analizën e veprimtarisë së Policisë së Shtetit për vitin 2009”, Tiranë, 25.01.2010. 9 Qeveria shqiptare vlerëson se një total prej rreth 550 mijë armë të lehta të kalibrit të vogël dhe rreth 840 milionë copë fishekë u grabitën në 1997. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 200.000 të këtyre armëve janë në duart e civilëve, rreth 220.000 armë janë dorëzuar dhe grumbulluar gjatë fushatave të ndryshme për grumbullimin e armëve. http://www.undporg.al/salwc/?background 10 http://www.pbs.org/wnet/wideangleshows/dying/handbook2.html. 11 Shiko http://www.moi.gov.al 12 Gazeta “Panorama”, 24 janar 2005 13 Ligji Nr 8770, datë 19 Prill 2001, “Mbi shërbimin e rruajtjen dhe të sigurisë fizike” 14 Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me administratorët e KPS, më 6 dhjetor 2006

79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Alban PËRMETI MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Marrëdhëniet shqiptarogreke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit Më 23 prill të 1986-ës, Papandreu ndërmori inisiativën për të hequr atë që ai e quajti “gjëndje anormale të luftës me Shqipërinë”. Ndërsa më 28 gusht të 1987, sekretari i përgjithshëm i shtypit dhe informacionit të qeverisë greke, Sotiris Kostopullos, njoftoi komunikatën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sipas së cilës “qeveria deklaron se karakterizimi i Shqipërisë si shtet armik ka pushuar së ekzistuari”. Po lind pyetja a kemi vërtet të bëjmë me një abrogim të Ligjit të Luftës? Ministria e Punëve të Jashtme greke, me shkresën nr. 237/ 269, datë 28 korrik 1999, shprehej se “Ligji 2636 i vitit 1940 dhe ligji 4506 i vitit 1965 janë ende në fuqi. Diplomacia dhe shteti shqiptar nuk arritën të kuptonin qartë ndryshimin midis ligjit dhe dekretit mbretëror.

Fjalë kyçe kyçe: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, problemi çam, problemi himariot, Ligji i Luftës me Shqipërinë, “Vorio-Epiri”, Çamëria, diplomacia greke, BE

80


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

Abstrakt Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, diplomatike, ekonomike, historike dhe shoqërore të të dy vendeve. Këto marrëdhënie kanë rezultuar në periudha të caktuara kohore si tepër problematike dhe shpesh herë krijuan konflikte dhe tensione, të cilat në rrjedhën e kohës kanë prodhuar më pak stabilitet, më pak bashkëpunim dhe më pak prosperitet për popujt e tyre. Ulje-ngritjet e tyre në kohë por edhe në zhvillimet e brendshme politiko-shoqërore në fillim, dhe më pas edhe ekonomike, kanë krijuar një vakum hezitimi dhe mosbesimi në rikuperimin e plotë të tyre. Duke i marrë në tërësinë e tyre këto marrëdhënie nga ana historike, bashkëpunimi bilateral, rajonal si dhe bashkëpunimi për sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do mundohemi ti bëjmë një analizë këtyre marrëdhënieve se ku gjenden sot dhe se a ekziston dëshira për 81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ti zgjidhur problemet e ngelura pezull dhe konsolidimi i tyre deri në maksimumin e mundshëm si vende fqinje që jemi, duke mos harruar këtu se me gjithë problemet që mbartin këto marrëdhënie në vetvete, në këto 20 vjetët e fundit ato kanë njohur përmirësim të dukshëm. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në fundin e shekujve XIX-XX Le të kthehemi mbrapa në kohë dhe të fokusohemi në fundin e shekujve XIX-XX, duke u ndalur dhe krahasuar marrëdhëniet midis dy vendeve, e për të kuptuar kështu si kanë qenë këto marrëdhënie, për të zbuluar rrënjët nga ku zunë fill dhe mënyrën se si u pozicionuan në kohë. Ballkani është dalluar gjithmonë nga Evropa Perëndimore pasi popujt e tij që në lashtësi kanë qenë në gjendje të ruajnë identitetin e tyre gjuhësor, kulturor, zakonor, etnik, deri në ditët e sotme1. Megjithëse ndonjëherë kjo pasuri e madhe fillon dhe keqpërdoret si p.sh. në fillim të shekullit XIX, disa prej vendeve të Ballkanit u ndikuan nga fryma nacionaliste duke bërë kështu që identiteti i njërit vend të impononte identitetin e vendit tjetër. Greqia synonte të ndërtonte një shtet kombëtar mbi baza etnike. Ky qëllim në vetvete i nxiti grekët të përdornin ideologjinë që njihet me emrin e “Megali Idesë”, krijimit të një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine. Brenda këtij qëllimi strukturohen marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë fundit të shekullit të XIX-të, për arsyen se krijimi i këtij shteti të madh synonte të përfshinte brenda territorit të tij edhe pjesën jugore të Shqipërisë. Nisur nga ky këndvështrim, ishte politika greke që me pretendimet e saj filloi të përcaktonte dhe kahun e drejtimit të marrëdhënieve. Ideologjia që vuri në lëvizje dëshirën ekspansioniste të shtetit grek njihet me emrin “Ideja e Madhe”. “Ideja e Madhe” synonte të përfshinte në projektin e saj edhe tokat shqiptare. Për “Idenë e Madhe” mund të kenë mbetur 82


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

akoma tokat shqiptare të jugut, por në fakt këto toka, bashkë me disa të tjera që ajo ka akoma padrejtësisht në dorë të saj, janë pronë e pakontestueshme e çamëve me kombësi shqiptare, banorëve më të vjetër të Ballkanit. Greqia në atë periudhë e luftoi shqiptarizmin nëpërmjet luftës kundër kishës shqiptare, luftës kundër shkollës shqiptare, luftës në fushën e diplomacisë me përndjekje, mundime, djegje etj. brenda tokës shqiptare. Nuk mund të lemë pa përmendur se për aneksimin e viseve jugore të Shqipërisë, u përdorën dhe mënyrat agresive. Janë edhe sot akoma në jug të Shqipërisë gërmadhat e qytetërimit, varret e të vrarëve në jug, torturat, turpërimet, plaçkitjet e “Idesë së Madhe”. Të gjitha këto krijuan një hendek të thellë dhe të madh mes shqiptarëve e grekëve . Në fundin e shekullit të XIX-të, pikërisht me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me Kongresin e Berlinit, u shfaqën haptazi pretendimet e Greqisë për zgjerimin dhe përpjekjet e shqiptarëve për të mbrojtur territoret e tyre. Konkretisht në shumë krahina të Shqipërisë sidomos në Thesali dhe Epir u vu re mësymja e trupave greke. Gjendja keqësohej dita ditës dhe Britania e Madhe i premtonte në atë kohë Greqisë se kërkesat e saj do të merreshin parasysh në Kongresin e Berlinit. Por pretendimet greke lidhur me viset jugore të Shqipërisë, nuk ishin marrë parasysh që nga Traktati i Shën Stefanit. Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mori vendimin që Greqisë, të mos i lëshohej asnjë pëllëmbë tokë. Në Kongresin e Berlinit, të dyja vendet parashtruan kërkesat e tyre me anë memorandumesh. Më 29 qershor 1878, rasti i Greqisë u paraqit para Kongresit nga ministri i punëve të jashtme. Ai paraqiti kërkesa për: Kretën, Thesalinë dhe Epirin. Eaddingtoni, përfaqësuesi kryesor në Lindjen e Afërme, kërkoi t’i sigurohej Greqisë, Thesalia dhe Epiri. Për këtë qëllim, ai 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

propozoi një korrigjim të kufirit në vijën e lumenjve të Salamyrias – Kallamas, duke prerë e shkëputur një thelë të madhe të asaj që shqiptarët e quanin si territor të tyre. Më vonë, u propozua që Turqia dhe Greqia duhej të arrinin një marrëveshje të drejtpërdrejtë në lidhje me korrigjimin e kufirit. Kjo ishte hera e parë që çështja e Epirit merrte një rëndësi të vërtetë europiane. Kështu, Greqia ftoi Turqinë në një mbledhje për këtë qëllim, katër ditë pas përfundimeve të Kongresit. Ndërkaq, dega jugore e Lidhjes dha argumenta përfundimtarë se ata nuk do t’i lëshonin Greqisë as edhe një pëllëmbë tokë të Epirit, pasi ajo banohej nga shumicë banorësh shqiptarë. Ndërkohë, ata nuk refuzonin dhënien e një pjese të Thesalisë, sepse ajo banohej nga shumicë banorësh grekë. Nuk qe e mundur të arrihej asnjë marrëveshje midis Turqisë e Greqisë. Kështu, çështja u paraqit në 1880 në Konferencën e Ambasadorëve në Berlin. Vija e re e dermarkacionit nuk pajtohej as me propozimin turk, as edhe me atë grek, ndonëse ishte më afër këtij të fundit. Ajo u jepte grekëve gjysmën e Çamërisë. Një Konferencë e dytë u mblodh në Stamboll, e cila caktoi vijën e dermarkacionit duke shkëputur nga Shqipëria krahinën e Artës, e cila iu dorëzua Greqisë. Kështu, grindja me Greqinë përfundoi me një humbje të vogël territoriale për shqiptarët 2. Gjatë periudhës kur grekët përpiqeshin të hidhnin në dorë Epirin, u bënë propozime për të zgjidhur çështjen shqiptaro-greke për t’i afruar më shumë me njëri-tjetrin. Në atë periudhë gjithashtu pati dhe mendime disi të “çudtishme” për një kombinim mes Pavarësinë së Shqipërisë dhe bashkimin me Greqinë, si një lloj bashkimi në konfederatë. Natyrisht këto mendime ishin në favor të Greqisë, madje personalitete europiane, të ndikuar nga propaganda greke, ushtruan trysni mbi patriotët shqiptarë për një bashkim greko84


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

shqiptar. Ata argumentonin se: Greqia pa Shqipërinë dhe Shqipëria pa Greqinë janë një gjysmë. Kur të bashkohen, atëherë do të ketë një Greqi të madhe dhe një Shqipëri të madhe 3. Shqipëria nuk pati asnjëherë mbështetjen e personaliteteve të huaja. Ata gjithmonë kanë përkrahur interesat e Greqisë 4, dhe nuk e kuptonin se bashkimi do t’i jepte fund ekzistencës sonë, e se qënia jonë e veçuar na ka bërë ne sot të vazhdojmë përpara. Megjithatë, patriotët shqiptarë nuk i ngadalësuan përpjekjet deri në kurorëzimin e ëndrrës së tyre shumëshekullore, pasi shqiptarët ishin të vendosur për shpalljen e pavarësisë. Pikërisht në çastet më kulminante të një rëndësie historike për kombin shqiptar, shteti grek në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, me pretendimet e tij dhe me ëndrrën e tij helenizuese ndodhej përballë shpresave dhe dëshirave të drejta të këtij populli, duke ia mbytur ato që në rrënjë. Në përpjekjet për zgjimin kombëtar të Shqipërisë morën pjesë elementët e tri feve, secili në mënyrën e tij. Këtu vlen të përmendim shprehjen e Pashko Vasës se: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Për nacionalistët orthodoksë ishte e vështirë të punonin në këtë drejtim në Shqipëri, sepse bashkëfetarët e tyre ishin nën një ndikim më të madh grek për shkak të ndikimit të Kishës greke dhe shkollave. Pengesë tjetër në afirmimin e tyre kombëtar ishte mungesa e arsimit dhe e kulturës. Popujt e tjerë ballkanikë kishin punuar gjatë për emancipimin kulturor më përpara se t’ia arrinin çlirimit. Për shqiptarët kjo qe një gjë e vështirë, sepse shkollat shqipe ndaloheshin prej Portës, e përkrahur edhe nga Patriarkana greke e Stambollit. Të dyja këto fuqi u përpoqën t’i pengonin shqiptarët të kuptonin identitetin e tyre kombëtar. Pa identitet Greqia dhe 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Turqia do ta kishin më të lehtë të arrinin qëllimet e tyre. Megjithatë, Pavarësia e Shqipërisë u imponua nga ngjarjet historike. Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mblodhi në Londër, Fuqitë e Mëdha për të vendosur për fatet e Europës. Gjatë Konferencës u shpreh qartë krijimi i një Shqipërie autonome nën kontrollin e Fuqive të Mëdha. Interesant dhe që vlen të përmendet ishte dhe fjalimi që u mbajt në senatin francez ku thuhej se: “Është zgjidhja më e natyrshme dhe e paanshme që Ballkani t’u takojë popujve të Ballkanit: grekërve, serbëve, malazezëve dhe shqiptarëve” 5. Vërtet Ballkani duhej të ishte i ballkanasve, por kjo s’do të thoshte që fati i popujve të vegjël ballkanas të përcaktohej prej interesave të popujve të mëdhenj ballkanas. Në 1912 Greqia kërkonte aneksimin e disa tokave të Shqipërisë së Jugut, duke dhënë argumenta se 2/3 e banorëve të territorit që ajo kërkonte të aneksonte ishin grek. Me anë të një memorandumi ajo shprehu qartë kërkesat e saj përsa i përkiste çështjes së kufijve për Epirin. Kufijtë jugorë e juglindorë të Shqipërisë u vendosën pas shumë diskutimesh nga protokolli i Firences. Kështu, lugina dhe qyteti i Gjirokastrës, Leskoviku, Delvina, Saranda, Tepelena, Përmeti dhe Korça përfshiheshin brenda Shqipërisë, ndërsa Greqisë i jepeshin ishujt e Egjeut dhe Epirit. Ndërsa në Konferencën e Paqes, u bënë përpjekje për “një zgjidhje territoriale e bazuar në vetëvendosje ose në marrëveshjen midis qeverive”. Në këtë Konferencë, Greqia përfaqësohej nga presidenti Venizellos. Ai përbënte përparësi për palën greke, sepse ishte tejet i suksesshëm kur bëhej fjalë për shfrytëzimin e miqësisë me aleatët. Grekët vazhdonin të ishin tepër diplomatikë në realizimin e synimeve të tyre. Ata e konceptonin 86


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

Panhelenizmin jo si formën e aneksimeve absolute, por si autonomi dhe si garanci për të tjerët, duke theksuar se: “Aspiratat kombëtare të Greqisë përmblidhen në një frazë të vetme : zbatim pa kushte i principeve të mëdha të së drejtës së popujve për t’i prirë vetvetes” 6. Argumenti i superioritetit të kulturës greke të Epirit të veriut ndaj civilizimit të banorëve myslimanë, përdorej shpesh e më shpesh si një mjet i vlefshëm për t’ia kaluar krahinën Greqisë. Grekët u shtonin këtyre argumentave gjithashtu edhe arsye ekonomike e strategjike. Gabimi kryesor në të cilin mbështeteshin pretendimet greke, qëndronte te llogaritja si grekë i të gjithë atyre që i takonin kishës orthodokse greke. Ata pretendonin se ata që i përkisnin fesë greke ishin dhe në ndjenja greke. Grekët gjithashtu mendonin se Shqipëria ishte e pa zonja të ruante pavarësinë e saj pa një drejtim nga jashtë dhe këtë e përdori për të aneksuar Epirin e veriut. Krahas pretendimeve të palës greke në konferencë pati dhe pretendime nga pala shqiptare e cila u përfaqësua në Konferencë nga një delegacion, i përbërë prej anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme, i cili i paraqiti kërkesat me anë të një sërë memorandumesh. Ata shprehnin besimin që kishin në Konferencë se principet e nacionalitetit do të zbatoheshin plotësisht. Ky princip bazohej në atë që çdo rajon, ku një nacionalitet i caktuar përbën një shumicë, ky duhet të përfshihet në shtetin e vet. Më këtë shqiptarët synonin që Shqipëria e Jugut të përfshihej në shtetin shqiptar. Shqipëria kërkonte restaurimin e shtetit shqiptar të 1913. Ajo nuk kërkonte asgjë që nuk ishte shqiptare. Qëllimi i vërtetë që kërkonte të arrinte delegacioni shqiptar ishte një zgjerim i kufijve të 1913-ës dhe jo vetëm mbrojtjen e ekzistencës së tyre. Përveç kësaj, shqiptarët u përpoqën të jepnin argumenta 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për të hedhur poshtë kërkesat greke ndaj Shqipërisë së Jugut. Së pari, ata sfiduan statistikat e Venizelosit mbi popullsinë e Epirit të veriut. Ata treguan se popullsia ishte shqiptare me përjashtim të një grupi prej 15000 grekë. Për sa i takon argumentit grek, që një shumicë me qytetërim më të lartë nuk duhet të vendoset nën një pakicë me një qytetërim më të ulët, këto u vlerësuan si të pabaza. Këtu grekët i referoheshin kristianizmit dhe islamizmit. Por, ndryshimet në fe nuk përbënin një ndryshim në qytetërim. Kështu, cilido të jetë kriteri i vlerësimit të kësaj çështje, një gjë mbetet e qartë, se: të dyja palët shpreheshin hapur për një zgjidhje sipas dëshirave të popujve të interesuar për çështjen. Të dyja, si Greqia ashtu edhe Shqipëria, ishin pajtuar me principet themelore: vetëvendosje, nacionalizëm, ndërgjegje kombëtare. Dallimi qëndronte vetëm në mbrojtjen që i bëri secila palë variantit të vetë zgjidhjes së problemit. Çështjen e Shqipërisë së Jugut e zgjidhi Konferenca e Ambasadorëve në Paris më 1912, që ishte pasuese e Konferencës së Paqes. Ajo mori vendimin se do të njihen kufijtë e vitit 1913-ës që rregulloi Komisioni Ndërkombëtar i Firences. Kur trajtohen marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të lihet pa përmendur dhe çështja e të ashtuquajturës “gjendje lufte” dhe të ashtuquajturit “ligj mbi gjendjen e luftës” midis dy vendeve. Greqinë dhe Shqipërinë e ka preokupuar mjaft dhe për shumë kohë në çështjet e politikës së jashtme ky problem. Disa ditë pas sulmit të Italisë, tetor 1940, qeveria greke e gjeneralit Metaksa shpalli ligjin e detyrueshëm nr. 2636 “Mbi veprimet juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike”. Në vijim të këtij ligji u botua Dekreti mbretëror “Mbi përcaktimin e Italisë dhe Shqipërisë si shtete armike dhe veprimin mbi to të dispozitave të ligjit nr. 2636”. 88


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

Mbi këtë bazë rreth 800 prona të shtetasve shqiptarë, me vlerë rreth 350 milion dollarë, u vunë nën administrim të Ministrisë së Financave të Greqisë. 62 vjet më vonë vlera e tyre është rritur ndjeshëm dhe në vitin 2000 është llogaritur në 2 miliard dollarë amerikanë. Nën shtytjen e organizatave “Vorio-Epirote” në vitin 1947 qeveria greke i bëri një “retush” Ligjit të Luftës, duke përjashtuar nga efektet e tij “personat fizikë me origjinë greke e shtetësi shqiptare, me banim në Shqipëri”. Kuptohet që, në listën e të përjashtuarve u futën edhe persona me kombësi shqiptare të fesë ortodokse, të cilët në konceptin nacional-shovinist i përkasin “helenizimit”. Midis Shqipërisë dhe Greqisë nga pikëpamja juridikokombëtare, sipas Z. Baleta, nuk ka ekzistuar kurrë gjendje lufte, për arsyen e thjeshtë se kur Italia fashiste sulmoi Greqinë në tetor të 40-ës, Shqipëria ishte një vend i pushtuar tashmë prej një viti e gjysmë. Greqia, luftën e pati me Italinë dhe jo me Shqipërinë. Por, edhe sikur midis Shqipërisë dhe Greqisë të ishte krijuar gjendje lufte më 1940, ishte një absurditet i madh dhe i paimagjinueshëm të flitej për gjendje lufte edhe pas vitit 1971, kur të dy vendet u morën vesh për vendosje marrëdhëniesh diplomatike. Dihet nga e drejta ndërkombëtare se vendosja e marrëdhënieve diplomatike i jep fund gjendjes së luftës automatikisht, edhe kur ajo ekziston. Dihet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike është në thelb një hop shumë më miqësor i dy vendeve armike, sesa nënshkrimi i një traktati paqeje 7. Shënimet e mëpasme të diplomatëve shqiptarë, që në vite i janë paraqitur edhe Greqisë, tregonin se ka së paku dy shkaqe për hir të të cilave Ligji i Luftës nuk është i vlefshëm. Tre ngjarje 89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të veçanta e bëjnë Ligjin e Luftës me Shqipërinë krejtësisht absurd dhe paradoksal. Së pari, nënshkrimi nga ana e Greqisë, krahas shteteve të tjera të koalicionit antifashist të paktit të Traktatit të Paqes me Italinë, 10 shkurt 1947. Së dyti, në korrik 1971 qeveria e Greqisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, gjë që përjashton automatikisht ekzistencën e një gjendje lufte midis dy vendeve. Së treti, prej vitit 1996 Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar një traktat të Paqes e të Bashkëpunimit, i cili do të duhet të mbyllte çdo armiqësi të trashëguar nga e kaluara. Pra, nga çdo anë që ta kapësh problemin, mbajtja e Ligjit të Luftës me Shqipërinë dhe i efekteve të tij nuk ka asnjë bazë ligjore e as reale, përderisa midis dy vendeve marrëdhëniet zhvillohen sikur të mos ekzistonte një ligj i tillë. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi pas rënies së regjimit komunist Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri dhe hyrjen e saj në rrugën e demokracisë në vitet 90’, Shqipëria u karakterizua nga një gjëndje e vështirë ekonomike, e cila u bë shkas për emigrimin e një numri të konsiderueshëm të popullsisë shqiptare drejt vëndeve të ndryshme të Europës, sidomos drejt Italisë dhe Greqisë. Kjo periudhë u karakterizua nga zhvillime të vrullshme politike dhe ekonomike. Nga pikëpamja politike shumë çështje e problematika bënë që të pengoheshin marrëdhëniet midis dy palëve. Problemet kryesore të asaj periudhe kishin të bënin kryesisht me trajtimin e grekëve etnik në Shqipëri pasi pala greke pretendonte se nuk po trajtoheshin mirë, madje po u cënoheshin liritë dhe të drejtat e njeriut. Ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre 90


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

u vetlargua nga kushtet e vështira ekonomike në të cilën gjendej Shqipëria. Vala e largimit ishte e dyanëshme, pasi shumë shqiptarë u larguan për një jetë më të mirë në shtetin fqinj. Por edhe largimi i shumë shqiptarëve në mënyrë të paligjshme i dha shkas palës greke, për të lidhur çdo ngjarje apo krim të ndodhur në shtetin e saj pikërisht nga këta emigrantë, dhe në këtë mënyrë ushtronte presion të vazhdueshëm mbi palën shqiptare për ta detyrurar që të bënte lëshime në politikën e brendshme dhe të jashtme. Marrëdhëniet përkeqësoheshin edhe nga përplasja e interesave të dy vendeve respektive pasi pala shqiptare shikonte me shqetësim e skepticizëm marrëdhëniet mes Greqisë dhe Serbisë, por dhe nuk toleronte dot faktin se Greqia ishte kundër shkëputjes së Kosovës nga Serbia, gjithashtu pala greke nuk pëlqeu vendimin e Shqipërisë për të njohur Maqedoninë. Shumë e shumë çështje të tjera kishin mbetur pezull dhe kërkonin një zgjidhje, por gjatë vizitës së ministrit të jashtëm grek Papulias u hodh idea për një komision të përbashkët që do trajtonte me kujdes pikërisht çështjet e pazgjidhura. Kryesisht deri në fundin e vitit 1995 situata dypalëshe vazhdoi me akuza dhe kundër akuza, madje u vu re një përshkallëzim i një retorike të ashpër, e cila përkeqësoi marrëdhëniet kjo si rezultat i incidentit të Peshkëpisë. Në fillim të vitit 1996 me ardhjen në pushtet të kryeministrit të ri Simitis-it u vu re një frymë e re më optimiste dhe pozitive bashkëpunimi. Të dyja palët kishin reflektuar dhe dal në konkluzionin se qe në të mirë të të dyja palëve bashkëpunimi reciprok. Pas ardhjes së kryeminstrit grek nuk vonoi dhe vizita e presidentit Stefanopullos, duke arritur kështu nënshkrimin e një traktat miqësie, me nënshkrimin e të cilit të dyja palët morën më me seriozitet angazhimin për përmirësimin e marrëdhënieve 91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

si në apektin ekonomik dhe në atë ushtarak. Marrëveshje të mëvonshme pati dhe nga ministrat respektiv të punëve të jashtme duke bërë kështu që Athina të premtonte se do ta ndihmonte Shqipërinë që të bëhej anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e Bashkimit Europian. Bashkëpunimi në aspektin ekonomik u vu re në hapjen e rrugës për zhillimin e marrëdhënieve tregtare, pasi janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen edhe sot investime të mëdha nga pala greke. Marrëdhëniet eksport-import janë një tjetër tregues i zhvillimeve pozitive të këtyre marrëdhënieve. Nuk mund të lëmë pa përmendur në aspketin pozitiv të marrëdhënieve ekonomike edhe një burim të konsiderueshëm të ardhurash, tepër i rëndësishëm për të dyja palët, të cilat vijnë nga emigrantët. Pasi pas rënies së regjimit komunit e deri më sot është vëndi mikpritës i qindra e mijëra shqiptarëve, duke i sigururar atyre strehim e punë. Emigrimi ka favorizuar në Shqipëri uljen e papunësisë, duke rritur mundësinë e vëndeve të lira të punës për popullsinë e mbetur. Nga ana tjetër, kjo sjell ulje të nivelit të varfërisë. Përveç të tjerash, emigrantët përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhuarsh për familjet e tyre. Pra, prania e disa qindra mijërave emigrantëve shqiptarë në Greqi, ka ndihmuar në zbutjen e problemeve ekonomike e sociale që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar. Mikëpritja greke në këtë rast duhet vlerësuar, pasi luan një rol pozitiv drejt rrugës së progresit. Madje dhe marrëdhëniet midis shtetasve grek dhe emigrantëve janë stabilizuar ndjeshëm duke lënë mënjanë nacionalizmin e theksuar dhe frymën jo shumë miqësore të fillimit. Gjithashtu Greqia si anëtare e BE-së dhe e NATO-s, mbështeti anëtarësinë e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare. Ajo ka mbështetur energjikisht anëtarësinë e saj në Këshillin e Europës dhe ndihmon në orientimin dhe ecurinë e saj drejt 92


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

Bashkimit Europian. Në këtë aspekt mund të themi se Greqia është transmetuese e synimeve të Shqipërisë. Ajo mbështeti gjithashtu anëtarësinë e Shqipërisë në NATO. Ky është një rol pozitiv që luan ajo në mbështetje të Shqipërisë, i cili siguron marrëdhënie të mira bilaterale midis dy vëndeve. Greqia bashkohet me pikëpamjen se stabiliteti politik, ekonomik dhe shoqëror i vëndeve ballkanike mund të sigurohet në kuadrin e Europës së bashkuar. Nga të gjitha këto, vëmë re një Greqi që karakterizohet nga vlera e pikëpamje europiane. Megjithatë kur bëhet fjalë për dy vendet fqinje gjithmonë ka pasur hije mosbesimi dypalësh dhe frika se mos ndoshta çdo incident i vogel do shërbente si terren për “shpërthimin” e ndonjë krize të fshehur thellë. Çështje të mbetura pezull... • Problemi Çam Problemi “çam” në sajë të pluralizmit politik dhe procesit të shembjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, në fillim të viteve 91’ hyri në jetën politike të shoqërisë tonë, u afirmua plotësisht e përfundimisht si pjesë përbërëse e çështjes kombëtare mbarëshqiptare 8. Regjimi komunist shqiptar për dekada mohoi çështjen “çame”. Problemi “çam” është problemi më i madh që ekziston midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek. Greqia i njeh përmasat e këtij problemi delikat, prandaj përpiqet ta mbajë këtë front të mbyllur. Karolos Papulias, një nga përfaqësuesit kryesorë të diplomacisë greke shprehet: “Se si kanë rrjedhur punët, ne kemi menduar se ky problem është harruar”. Në ndryshim nga himarjotët, të cilët grekët i quajnë grek të cilët janë parë gjithmonë nga pala greke me syrin e të privilegjuarit, 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

por nuk ndodh e njëjta gjë me shqiptarët e Çamërisë. Çamëria shtrihet në Epirin e Veriut, që sot ndodhet në juridiksionin e shtetit grek: “Thesproti”. Kjo është pjesë e trungut shqiptar, që u la jashtë kufijve tanë për hir të një iluzioni paqësor në Ballkan nga ana e Fuqive të Mëdha të kohës. Duke ditur që pjesa më e madhe e çamëve janë myslimanë, ndaj tyre Greqia ka ndjekur politikën e spastrimit etnik për të krijuar një Greqi të pastër etnike 9. Ky spastrim ka nisur qysh pas Luftës së Dytë Botërore, ku Greqia nisi planin e saj me anë të largimit nga tokat e tyre të shqiptarëve, të cilat ndodheshin nën juridiksionin e shtetit grek. Është i njohur fakti që të gjitha qeveritë greke, që nga Plastira e gjer te Pangallos, kanë bërë të mundur që shqiptarët myslimanë të Epirit të quhen turq, për arsyen e thjeshtë politike që edhe ata ta ndjenin veten si turqit dhe së bashku me ta, të largoheshin nga atdheu i tyre. Shikohet qartë mungesa e dëshirës nga ana e autoriteteve të sotme greke për të drejtën elementare që kanë çamët për t’u kthyer në tokat e tyre e të gëzojnë të gjitha liritë e garancitë e nevojshme. Rreth 9600 km² të Çamërisë janë pa çamë. Pronat, shtëpitë, tokat dhe të gjithë hapësirën e destinuar për çamët i shfrytëzojnë grekët. Edhe ata çamë që janë, janë shpërndarë nëpër Greqi duke vazhduar të jetojnë të frikësuar nën hijen e përndjekjes dhe të izolimit 10. Pra, minoriteti shqiptar në Greqi nuk gëzon të njëjta të drejta e privilegje që gëzon minoriteti grek në Shqipëri. Në Shqipëri është krijuar shoqëria politike atdhetare “Çamëria”. Programi i saj ka dy qëllime kryesore: 1. Njohjen e të drejtës së pasurive të çamëve prej qeverisë greke; 2. Të drejtën e riatdhesimit të minoritetit çam në tokat e tyre amëtare. Kjo tregon që problemi çam vazhdon të qëndrojë i hapur 94


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

midis dy vëndeve dhe që gëzon interesin e palës shqiptare. Shteti shqiptar jo rrallë ka kërkuar ndihmën e Europës dhe të botës për të ndërhyrë në këtë çështje e për ta zgjidhur atë. Por edhe kjo çështje qëndron sërish pezull pa marr një përgjigje apo një drejtim me kah pozitiv. • Problemi Himariot Në vitin 2000, Greqia zytarisht, shfaqi hapur, pa etikë diplomatike përpara opinionit shqiptar, pretendimin e saj se Himara është tokë greke 11. Më 15 tetor 2000, nën një arsye të vazhdueshme e të pandërprerë, atë të mbrojtjes së interesave të minoritetit grek të Himarës, mbërriti në këtë krahinë një delegacion prej 15 parlamentarësh grek për të kontrolluar e jo thjesht për të vëzhguar zgjedhjet e balotazhit për pushtetin lokal në këtë krahinë. Kjo ngjarje jo vetëm ka dhunuar historinë e kësaj krahine, ka shkeluar sovranitetin e shtetit shqiptar, por edhe ka fyer autoritetin e institucioneve ndërkombëtare që janë specializuar për këtë proces 12. Një argument i paraqitur prej grekëve është që përderisa disa krahina si Dhërmiu, Himara flasin përveç shqipes edhe gjuhën greke, kjo gjë u mjafton atyre për t’i quajtur këto toka, toka greke. Në të vërtetë këto krahina përveç shqipes flasin edhe greqisht. Por, gjuhën greke himariotët e kanë mësuar nëpërmjet qarkullimeve të ndryshme tregtare në Janinë e Korfuz. Por, këtu nuk duhet lënë mënjanë edhe fakti që himariotët e kanë mësuar gjuhën greke (megjithëse çalë–çalë) edhe nëpërmjet mbështetjes dhe ndihmës që ata i dhanë popullit grek për të fituar pavarësinë e për të krijuar shtetin e tyre të pavarur. Një tjetër agument në të cilin grekët mbështesin tezën e tyre, është ai i “identifikimit me anë të kombit e të racës”. Himariotët përbëjnë një rast të veçantë të radhitjes me anë të fshatrave të 95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

zonës së Shqipërisë jugore, të cilat janë të gjitha kristiane ortodokse. Sipas tyre, meqënëse himariotët qenkan të krishterë na qënkan edhe grekë dhe gegët e Shqipërisë meqënëse qënkan myslimanë, na qënkan turq dhe jo grekë. Pukëvil, një historian gjerman thotë: “grekët e sotëm” (do të thotë të krishterë) e them me siguri se nuk do të shihnin në kryengritjen asgjë tjetër përveç fesë së tyre, liria politike s’do të kishte interes për ta. Sipas kësaj logjike, kushdo që është i krishterë ortodoks konsiderohet grek për shkak të besimit, edhe pse s’ka brenda trupit të tij asnjë pikë gjaku grek. Argumentit të tyre i është dhënë një kundërpërgjigje: Mbas pushtimit të Shqipërisë prej Turqisë, Himara për tre shekuj me rradhë qëndroi nën influencën e Vatikanit. Misionarët e dërguar nga Papa sollën me sukses kulturën dhe shërbesat e kishës ortodokse unite, e cila ishte në kontrast me ortodoksinë bizantine, e cila reflektonte errësirën që vinte nga Greqia. Megjithëse propaganda vazhdon akoma, një propagandë e rafinuar që ushqen ide të tilla edhe te vetë himariotët se Himara nuk është tokë shqiptare, por greke. Një metodë tjetër e përdorur nga grekët është dashamirësia që tregohet ndaj himariotëve. Po të jesh himariot, sot në Greqi ke një status të “përkëdheluri”. Favore të prezanton ambienti dhe opinioni grek, ky është qëndrimi i mbajtur prej shtetit grek ndaj popullsisë himariote. • Ligji i luftës në ditët e sotme Më 23 prill të 1986-ës, Papandreu ndërmori inisiativën për të hequr atë që ai e quajti “gjëndje anormale të luftës me Shqipërinë”. Ndërsa më 28 gusht të 1987, sekretari i përgjithshëm i shtypit dhe informacionit të qeverisë greke, Sotiris Kostopullos, njoftoi komunikatën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sipas së cilës “qeveria deklaron se 96


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit

karakterizimi i Shqipërisë si shtet armik ka pushuar së ekzistuari”. Po lind pyetja a kemi vërtet të bëjmë me një abrogim të Ligjit të Luftës? Ministria e Punëve të Jashtme greke, me shkresën nr. 237/ 269, datë 28 korrik 1999, shprehej se “Ligji 2636 i vitit 1940 dhe ligji 4506 i vitit 1965 janë ende në fuqi. Diplomacia dhe shteti shqiptar nuk arritën të kuptonin qartë ndryshimin midis ligjit dhe dekretit mbretëror. Ai që e afekton direkt Shqipërinë është dekreti mbretëror, dalë në të njëjtën ditë me ligjin e sipërpërmendur, dekret i titulluar: “Mbi caktimin shtete armik, sipas kuptimit të ligjit 2636/40, të Italisë e Shqipërisë”. Nëse ky dekret nuk do ta përcaktonte Shqipërinë si shtet armik, ligji i luftës nuk do të kishte pasoja juridike. Me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë midis dy vëndeve, pala greke pranoi “ipso facto” shfuqizimin e dekretit. Pohimi i Ministrisë së Jashtme greke risolli në aktualitetin politik problemin e “Ligjit të Luftës” që ishte menduar të qe mbyllur me vendimin e qeverisë Papandreu, më 1987. Në fakt, siç u mësua më vonë ky vendim i qeverisë nuk u ratifikua kurrë nga Parlamenti. Siç po vihet re edhe tani, nuk e ka anulluar efektin e ligjit në fjalë as nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë e Bashkëpunimit mes Shqipërisë e Greqisë, ratifikuar që më 22.07.1996 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shpallur direkt nga Presidenti më 02.08.1996. Megjithatë “Ligji i Luftës” ekziston de jure. Ky ligj nuk duhet të ekzistojë midis dy vëndeve që nënshkruajë një traktat të Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Mbajtja në fuqi e ligjit të luftës, nuk ka efekte në marrëdhëniet midis dy vëndeve, por efektet e tij i gjejmë në politikën e brendshme që ndjek shteti grek me minoritetin “çam”. Një nga implikimet e ligjit të luftës është mbajtja nën sekuestër e pasurive të shtetasve shqiptar në Greqi. Përveç kësaj, ligji i 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

luftës ka të tjera efekte në marrëdhëniet midis dy vëndeve. Mbi të gjitha ai i lejon çdo qeverie greke të mbajë ndezur të ashtuquajturën çështje e Vorio-Epirit. “Mbijetesa e ligjit të luftës relativizon e kompromenton çdo hap real pozitiv që është hedhur e do të hidhet në marrëveshjen shqiptaro-greke. Ndërkohë, për sa kohë që Greqia nuk vendos ta abrogojë përfundimisht ligjin e luftës, nuk do të ishte keq, që qeveria shqiptare të ishte më e rreptë në goditjen e disa derivateve të këtij ligji. I pari është detyrimi i Greqisë për të nënshkruar marrëveshjen për kufirin; dhe së dyti, detyrimi i saj për të zhbllokuar pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi. Sidoqoftë, çështja e ligjit të luftës dhe ajo e pronave çame është diskutuar shpesh këto vitet e fundit, dhe tregon një hap pozitiv të diplomacisë shqiptare drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të drejta midis dy vendeve. Aq më tepër që Shqipëria ka një situatë politike dhe ekonomike më të mirë në vend krahasuar me atë të shumë viteve më parë. Një situatë që i jep mundësi të jetë shumë herë më e stabilizuar në politikën e saj të jashtme.

Referencat Nikos Kazanzaqis: Raport Grekos Stavro Skëndi ; “Zgjimi i kombit shqiptar” faqe 76. 3 Stavro Skëndi ; “Zgjimi i kombit shqiptar” faqe 279. 4 Mit’hat Frashri; “Fati i Shqipërisë” faqe 60. 5 Edith Pierpont Stchney; “Shqipëria jugore ose Epiri i veriut në çështjen europiane ndërkombëtare” faqe 47. 1 2

98


Alban PËRMETI Marrëdhëniet shqiptaro-greke, nga konfrontimi drejt bashkëpunimit 6 Edith Pierpont Stchney; “Shqipëria jugore ose Epiri i veriut në çështjen europiane ndërkombëtare” faqe 135. 7 Abdi Baleta; “Përmes shovinizmit Greko – Serb”, faqe 58. 8 Abdi Baleta “Shqiptarët përballë shovinizmit greko – serb”, faqe. 201 – 207. 9 Abdi Baleta “Shqiptarët përballë shovinizmit greko – serb”, faqe. 189 – 200. 10 Ndriçim Kulla “Dritëhije Shqiptaro – greke”, faqe 46 – 53. 11 Ndriçim Kulla “Dritëhije Shqiptaro – greke”, faqe 10 – 14. 12 Ndriçim Kulla “Dritëhije Shqiptaro – greke”, faqe 90 – 91.

Literatura 1- Robert D. Kaplan: “Greqia; Gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perëndimit”, Shtëpia Botuese Dituria, 2002. 2- V. Koca: “Në udhën e shqiptarizmës”, Tiranë; Shtëpia Botuese Phoenix, 1999. 3- Elez Biberaj – Shqipëria në tranzicion – Rruga e vështirë drejt Demokracisë, Tiranë, Shtëpia Botuese Ora, 2001. 4- Nikos Kazanzaqis: Report to Greco, Translated by P. A. Bien, Simon and Schuster, Neë York, 1965. 5- Stavro Skëndi ; “Zgjimi kombëtar shqiptar 1878 - 1912”, Shtëpia Botuese Phoenix, 2000. 6- Mit’hat Frashëri; “Fati i Shqipërisë”, Shtëpia Botuese Belina. 7- Ndriçim Kulla “Dritëhije Shqiptaro – greke”, Shtëpia Botuese Phoenix, 2000. 8-Abdi Baleta “Shqiptarët përballë shovinizmit greko – serb”, Shtëpia Botuese KOHA, 1995. 9- Abdi Baleta; “Përmes shovinizmit Greko – Serb”. 10- Edith Pierpont Stchney; “Southern Albania or northern Epirus in European international affairs, 1912-1923”, Stanford university press, 1926. 11- Malkidhis Fanis, “Marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Shtëpia botuese Gordhios, Maj 2007. 12- Sotiri Petropulo, “Marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Shtëpia botuese Papiros, Shtator 2011. 13- Fotos Vasilios, “Shanse të humbura në përmirësimin e marrëdhënieve shqiptarogreke”, Shtëpia botuese Pelasgos, Athinë 2000. 14- Kicu Pituli Hristina, “Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe çështja e Vorioepirit”, Shtëpia botuese 1997. 15- Licos Filipas, “Një vështrim i përgjithshëm në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Shtëpia botuese Carpe Diem, Tiranë 2004. 16- Arben Puto, “Shqipëria politike 1912 – 1939”, Shtëpia botuese Toena, Tiranë Prill 2009. 17- Petrit BEGATI (Kasemi), “DIPLOMACIA SHQIPTARO-GREKE PER ÇESHTJEN ÇAME, PER PERIUDHEN 1991 -1996 (Kumtesë historike), Ish Diplomat në Drejtorinë e Ballkanit në MJ dhe referent i marrëdhënieve shqiptaro-greke në vitet 1992-1996, Tiranë më 28 shkurt 2009.

99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Lindita MUKAJ MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE Globalizimi nuk është vetëm një sfidë zhvillimi, por edhe një sfidë sigurie. Rrjedhja e shpejtë kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, përtej kufijve nacionalë ka lidhur dhe ka rritur ndërvarësinë midis vendeve dhe rajoneve. Ky proces i cili prodhon zhvillim, mbart me vete dhe anën tjetër të medaljes, sfidat e pasigurisë. Fakti që çdo gjë që ndodh në një vend përhapet me një shpejtësi në kohë reale do të thotë se, nëse sot ky është “problemi im”, nesër është “problem yt” dhe të gjithë kështu së bashku bëhemi pjesë të këtij fati

Fjalë kyçe kyçe: Globalizim, ndërvarësi, sfida, siguri, terrorizëm, strategji bashkëpunimi

100


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

Abstrakt Globalizimi nuk është një fenomen që mund ta zmbrapsim ose ta shuajmë. Ai është pjesë e kësaj bote, është bashkudhëtar i njerëzimit dhe për më tepër ashtu si edhe forcat e natyrës do të jetë i pranishëm dhe do të na shoqërojë në vazhdimësi. Ai mund të shfaqet herë i butë e herë me stuhi. Ne nuk mund ta shmangim atë, vetëm se të gjithë së bashku mund ta drejtojmë dhe t’i japim rrugën e duhur. Kjo është në të mirën e përbashkët të njerëzimit. Hyrje Jetojmë në një mjedis kompleks, të ndërvarur, në zhvillim dhe ndryshim të pandërprerë, jetojmë në një botë të globalizuar. Përmirësimi i teknologjive, reduktimi i barrierave tregtare, lëvizjet e lira të kapitaleve e njerëzve, informacioneve, ideve, kulturave, po e tkurr botën - nga një botë e përmasave mesatare 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në atë me përmasa të vogla - duke mundësuar secilin prej nesh të arrijë në çdo cep të saj më mirë, më shpejt, më lirë sesa kurrë ndonjëherë më parë. Përfitimet e kësaj dukurie janë universale dhe të shumëllojshme duke nisur me përfitimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, teknologjike, shkëmbimit të eksperiencave në të gjitha aspektet, difuzionin si dukuri brenda së cilës përfshihet çdo nivel bashkëveprimi, mundësitë në shfrytëzimin e të gjitha të mirave dhe shërbimeve të ofruara, ristrukturimin e jetës, hapjen e rrugës për veprimtari të cilat ende nuk janë eksploruar etj. Por ky proces që “ka inkurajuar një shpërthim pasuror dhe një shkallë përparimi teknologjik që nuk mund ta imagjinonte asnjë epoke e mëparshme,1 përbën gjithashtu edhe një sfidë unike të kërcënimit. Globalizmi perceptohet sot nga njëra anë si një proces që ka sjellë progres të dukshëm, ndërsa nga ana tjetër si një kërcënim. Globalizmi nxiti si zhvillimin dhe integrimin në shkallë ndërkombëtare të industrisë, tregtisë, bujqësisë etj, ashtu edhe lëvizjen e lirë të mallrave, kapitaleve, njerëzve, ideve, kulturave në mbarë botën. Por nga ana tjetër, globalizimi inkurajoi dhe emigracionin e paligjshëm, trafikun e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe mallrave, krimin e organizuar, terrorizimin etj. Këto janë disa nga shembujt më të mirë të implikimeve të globalizimit mbi sigurinë. Në trajektoren e këtyre lëvizjeve, ndryshimeve, konflikteve dhe implikimeve që ndodhin sot në pika të ndryshme të globit, çka preket më shumë është Siguria. “Në epokën e globalizimit, pasiguria do të jetë realitet i përhershëm, ndërsa përpjekja për siguri kombëtare preokupim i vazhdueshëm”.2 Ajo çfarë konstatohet është se, në botën e globalizuar, kërcënimet e vjetra janë venitur dhe vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja dhe të frikshme. Pra, siguria e trazuar është produkt i një bote të trazuar. Sfidat e vjetra marrin dimensione të reja që kërkojnë angazhim të të gjithë aktorëve në bashkëpunim, përdorim të politikave dhe 102


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

strategjive të hartuara për t’iu përgjigjur me efikasitet këtyre ndryshimeve dhe këtij realiteti. Në këtë kontekst, sfida e parë e globalizmit, njëkohësisht edhe sfida e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare e globale, është ndryshimi i natyrës së rreziqeve. Rreziqet globale që konsiderohen aktuale edhe për strategjitë kombëtare janë: konfliktet me bazë etnike, fetare dhe sociale, terrorizmi dhe trafiku ndërkombëtar, rreziku i ADM etj. Megjithatë, në epokën e globalizimit, sfidat serioze mund të përballohen vetëm me bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar, veçanërisht midis fuqive të mëdha botërore. Sfidat e sigurisë në kuadrin e dinamizmit të zhvillimit Lufta e Ftohtë dhe sistemi bipolar ku përballeshin dy blloqet, nga njëra anë ai perëndimor kapitalist dhe nga ana tjetër ai lindor komunist, krijoi në një farë mënyre një ekuilibër forcash, prandaj sfidat, rreziqet dhe kërcënimet ishin të njohura dhe të përcaktuara deri diku. Ky është ndoshta dhe një nga faktorët që bota, për sa kohë ekzistonte ky ekuilibër, jetoi në “paqe”, pavarësisht garave të vazhdueshme të armatimeve të dy superfuqive: SHBA-së dhe BS-së. Por përmbysja e sistemit komunist në Evropën Lindore dhe mbarimi i Luftës së Ftohtë në vitet ’90 të shekullit XX, sollën një realitet të ri dhe sfida të reja të paparashikuara. Kjo përmbysje e madhe nuk solli eliminimin e kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore në Evropë dhe në botë, por i ridimensionoi dhe i rriti më shumë ato. Demokracitë e brishta të vendosura në këto vende, decentralizimi i ekonomisë, hapja e kufijve dhe tregjeve, lëvizja e lirë e kapitaleve, përfshirja në proceset globalizuese u shoqëruan edhe me aspekte negative, si papunësia, diferencimet sociale, korrupsioni, trafiqet e paligjshme shfrytëzimi i qenieve njerëzore etj (duke shtuar këtu rritjen e nacionalizmit në ish103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Jugosllavi, i cili precipitoi në luftën e Bosnjës apo Kosovës, ndalimi i të cilave kërkonte angazhimin politik dhe ndërhyrje ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare) sollën edhe një herë në qendër të vëmendjes se globalizimi dhe zhvillimet e reja po vinin në diskutim çështjet e sigurisë dhe bota postkomuniste shtronte si kërkesë para shteteve të fuqishme rikonceptimin e dimensionit të sigurisë dhe hartimin e një strategjie dhe bashkëpunimi të ri në këtë fushë. Është fakt se globalizimi e ka rritur ndërvarësinë mes shteteve edhe në fushën e sigurisë. Si rezultat i globalizimit, rreziqet ndaj sigurisë në një vend mund të përhapen me lehtësi në një vend tjetër dhe të destabilizojnë një rajon apo madje paqen në botë. Ky realitet i ri, së bashku me zgjerimin e veprimeve të sigurisë, i ka dhënë një shtysë të mëtejshme bashkëpunimit ndërkombëtar për sigurinë kombëtare, rajonale e më gjerë. Faktorët që ndikojnë në cënimin e sigurisë globale Varfëria ekstreme Në pjesën më të madhe të botës në zhvillim, varfëria, sëmundjet dhe dhimbjet e pafund janë arsye për të nxitur kujdesin ndaj sigurisë. Më shumë se gjysma e popullsisë botërore jeton me të ardhura prej më pak se 2 euro në ditë. 45 milionë vdesin çdo vit nga uria dhe kequshqyerja. Sida është një nga sëmundjet më shkatërrimtare në historinë e njerëzimit dhe kontribuon në rrënimin e shoqërive. Sëmundjet e reja përhapen me nxitim dhe kthehen në rreziqe globale. Afrika subsahariane është më e varfër tani nga ç’ishte 10 vjet më parë. Në shumë raste, falimentimi ekonomik është i lidhur me probleme politike dhe konflikte të ashpra. Siguria është një parakusht për zhvillimin. Konflikti jo vetëm shkatërron infrastukturën, duke 104


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

përfshirë edhe atë sociale, por edhe inkurajon kriminalitetin, redukton investimet dhe e bën të pamundur aktivitetin ekonomik normal. Një numër i konsiderueshëm shtetesh dhe rajonesh gjenden në konflikt, pasiguri dhe varfëri. Përplasjet etnike dhe fetare Në botë, në kohëra të ndryshme, kanë ndodhur konflikte etnike. Deri në vitin 2001, ndër këto konflikte mund të përmenden rastet shumë të njohura të Kosovës, Çeçenisë, Izraelit, Kashmirit, Sri Lankës dhe Indonezisë. Në këndvështrimin e shumë analistëve politikë dhe sociologëve, epoka e Luftës së Ftohtë dhe konflikteve ideologjike i ka lënë vendin epokës së luftërave etnike dhe konflikteve kulturore, duke i bërë konfliktet etnike, një element të pamohueshëm të horizontit social-politik bashkëkohor. Për t’i dhënë një përgjigje shtimit të konflikteve etnike janë formuluar teori të ndryshme, si: (1) traditat kulturore dhe lidhjet historike i kanë dhënë shkak mërive të vjetra; (2) tensionet social-ekonomike të krijuara nga modernizimi dhe zhvillimi jo i njëjtë kanë nxitur dhunën ndërmjet grupeve etnike; dhe (3) çrregullimet politike dhe “shtetet që nuk ia kanë dalë dot” krijojnë “dilema në çështjet e sigurisë” ndërmjet grupeve etnike, që shpesh manipulohen nga politikanë ambiciozë dhe të paskrupullt3. Në secilën nga këto tri teori kryesore, feja zë një vend kyç. Feja ka treguar se është një element i nevojshëm ose i mjaftueshëm për të shkaktuar konflikte etnike. Faktet tregojnë se feja është bërë shkak për një numër të madh konfliktesh etnike në dekadën e kaluar. Ndër këto konflikte përfshihen edhe ato të ndodhura në Irlandën e Veriut, ish-Jugosllavi, Egjipt, Sudan, Izrael, Liban, Çeçeni, Indi/Pakistan, Sri Lanka, Indonezi dhe Filipine. Këto raste janë evidencë e faktit se konfliktet etnike 105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

janë shkaktuar ose, të paktën, janë nxitur nga feja. Sidoqoftë, në rastin e konfliktit etnik më të përgjakur të viteve 1990, atë të Ruandës, nuk kanë ekzistuar ndryshime fetare ndërmjet grupeve etnike Hutu dhe Tutsi. Ngrohja globale Shoqëria njerëzore po jeton një krizë ekologjike në shkallë planetare. Secili prej nesh i ndjen mbi kurrizin e vet klimën “e çmendur”, stinët që nuk njihen, ndotjen, avancimin e shkretëtirës dhe reduktimin e biodiversitetit. Një politikë ndërkombëtare moderne duhet ta pranojë si të vërtetë dhe si një “yll polar” sfidën e ndryshimeve klimaterike. Nuk nevojitet alarm, por kërkohet një vetëdije e menjëhershme dhe e përgjegjshme për rrezikun. Qenia njerëzore ka mundësi të mbrojë natyrën dhe të përmbushë nevojat e veta falë një zhvillimi të qëndrueshëm, meqenëse dijet shkencore dhe shpikjet ofrojnë sisteme të reja prodhuese, mallra të reja, shërbime më pak ndotëse dhe një konsum më të ulët të materialeve dhe energjisë. Arritja e objektivave të Kiotos4, të përforcuara nga vendimi i Bashkimit Evropian mbi dioksidin e karbonit dhe fiksimi i objektivave për rrezikun që vjen pas 2012s, duhet të konsiderohet një prioritet. Në këtë emergjencë është pozitive ideja për të krijuar një institucion të ri ndërkombëtar, një lloj Këshilli i Sigurisë së Mjedisin, që të jetë pjesë integrale e sistemit të OKB-së, të riunifikojë dhe të forcojë kompetencat, deri tani të dobëta dhe të shpërndara, që të dijë të promovojë “një rend të ri për mjedisin”. Terrorizmi Terrorizmi rrezikon jetën, ka kosto të lartë, mënjanon hapjen dhe tolerancën e shoqërisë dhe e vë botën përballë një rreziku strategjik gjithmonë në rritje. Lëvizjet terroriste gjithmonë e më tepër sigurojnë burime të mira me rrjete elektronike dhe 106


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

tentojnë të përdorin dhunë të pakufi për të krijuar dëme masive. Vala e fundit e terrorizmit është globale në qëllimin e saj dhe është e lidhur me bindje fetare ekstreme. Terrorizmi shkaktohet nga çështje komplekse. Këto çështje përfshijnë presionin e modernizimit, krizat kulturore, sociale dhe politike, si edhe ndryshimin e psikologjisë së të rinjve që jetojnë në shoqëri të huaja. Ky fenomen është pjesë edhe e shoqërisë sonë. Evropa është si tabelë shënjestre, ashtu edhe bazë për terrorizmin: shtetet evropiane janë shënjestra të cilat mund goditen. Baza logjistike për celulat e Al Qaedës kanë qenë të fshehura në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. Për këtë, është i domosdoshëm një veprim i vendosur i Evropës. Në këtë kuadër, Europa, në bashkëpunim me NATO-n, SHBA-në dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka hartuar një strategji të sigurisë për t’iu përgjigjur en block këtij rreziku kanosës.5 Terrorizmi si luftë asimetrike Pas 11 Shtatorit, evoluimi i terrorizmit konsiderohet një problem parësor që mund të shndërrohet në një rrezik strategjik në epokën e globalizmit. Terrorizmi nuk është një fenomen i ri në problemet ndërkombëtare. Ai është konsideruar si luftë asimetrike që zhvillohet ndërmjet palësh me fuqi të pabarabartë. Ndaj, pala e dobët kërkon të neutralizojë fuqinë e kundërshtarit të saj, përfshirë epërsinë teknologjike, duke shfrytëzuar dobësitë e atij kundërshtari.6 Në bazë të ppërvojës historike janë identifikuar disa lloje të terrorizmit, të cilët varen nga qëllimet dhe objektivat që grupet terroriste kërkojnë të arrijnë. 1) Terrorizmi politik, që drejtohet ndaj politikanëve dhe qeveritarëve, për të ndryshuar pikëpamjet dhe veprimtaritë e tyre të ligjshme, si p.sh. Brigada Rosse (Itali), Shtatori i Zi 107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

(Palestinë), IRA (Britani), ETA (Spanjë), Hamas (Palestinë), Partia Punëtore Kurde (Turqi) 2) Terrorizëm etnik dhe fetar, ku dhuna ushtrohet ndaj popullsisë të nxitur nga motive me bazë etnike dhe fetare, si p.sh. KuKlus-Klani në SHBA, Fondamentalizmi Islamik në Lindjen e Mesme, serbët ndaj popullsisë myslimane në Bosnje etj. 3) Terrorizmi shtetëror, përdorimi i shtypjes dhe dhunës së përdorur nga aparati shtetëror ndaj një pjese të vogël ose të madhe të popullsisë, si p.sh. në shtetet diktatoriale (vendet e Evropës Lindore). 4) Terrorizmi psikik, është pasojë e të gjithë formave të terrorizmit, si edhe krijon pasiguri dhe mosbesim të popullit, ndaj qeverisë, policisë dhe ushtrisë të vendit të tij. Terrorizmi mund të jetë i brendshëm (ku përfshihen qytetarë të pafajshëm të një vendi: ETA (Spanjë) dhe IRA (Britani), ose ndërkombëtar (kur përfshihen më shumë se dy vende. Karakteristikë e terrorizmit ndërkombëtar është mbështetja dhe stimulimi i tij nga shtete pa demokraci të mirëfilltë. 4. Terrorizmi – luftë e tipit të ri. Akti terrorist i 11 Shtatorit është konsideruar si terrorizëm i tipit të ri për disa arsye: 1) Dëmet e pallogaritshme në njerëz dhe materiale , si edhe rrezja e veprimit vërtetonte se ky rrjet global nuk është i përqendruar në një territor të vetëm, nuk njeh kufij dhe rreziku mund të jetë kudo i pranishëm, në çdo vend. 2) Bashkësia ndërkombëtare njihte terrorizmin e shtetit, kurse tashmë ajo do të përballej me faktin se ishin terroristët që kishin shtënë në dorë një shtet. 3) Ky lloj terrorizmi është produkt i varfërisë, prapambetjes, fanatizmit që tenton të përballet me një botë sa të zhvilluar aq dhe të civilizuar. 108


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

4) Ky sulm ishte një sfidë për sistemet e sigurisë kombëtare. Terrorizmi i ri ndryshon prej formave të njohura deri tani. Ai është ndërkombëtar, me rrjet elektronik dhe i pajisur me mjete e teknologji të sofistikuar, i lirë nga kufizimet, larg organizimit tradicional. Në vendet me demokraci të pakonsoliduar, ai ka mbështetje edhe politike. Terroristët e rinj janë shumë të organizuar dhe shfaqen të prirur për dhunë të pakufizuar, me akte vetëvrasëse për të eliminuar një numër të madh njerëzish. Goditjet e terrorizmit të sotëm janë asimetrike, të paparashikuara dhe në çdo vend e kohë. Iniciativat e përbashkëta antiterroriste NATO - BE Mbas 11 Shtatorit, evoluimi i terrorizmit konsiderohet një problem parësor që mund të bëhet një rrezik strategjik në epokën e globalizmit. Terrorizmi nuk ka kërcënuar kurrë më shumë se sot kuptimin e sigurisë strategjike. Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 shënuan një pikë kthese dhe në mënyrë të padiskutueshme krijuan një epokë të re në çështjet ndërkombëtare të sigurisë e në të njëjtën kohë hartimin e një vizioni të ri për të ardhmen. Për një dekadë, demokracitë ranë pre e iluzionit që kërcënimet nga jashtë ishin zhdukur. Sulmet kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit ishin sfidë për shoqërinë dhe sigurinë amerikane dhe për shoqërinë civile kudo. Por, nëse terrorizmi në këtë moment doli “fitimtar”, ai e humbi betejën që në fillim, pasi u përball me një realitet për të cilin terroristët nuk i kishin bërë mirë llogaritë. Ata u ndeshën me popullin e bashkuar të Amerikës dhe me popujt e tjerë të botës që aspirojnë për paqe dhe demokraci duke krijuar një mundësi më shumë për të forcuar koalicionet dhe bashkëpunimin. Sfida e sigurisë mori përmasa globale. Tashmë, “udhëheqësit e Evropës e kuptuan se influenca e tyre në 109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

diplomacinë e re dhe strategjinë e saj varej më tepër nga bashkëpunimi me Uashingtonin se sa nga sfida ndaj politikës amerikane”.7 Duke ditur se institucionet evropiane nuk janë ende gati të luajnë një rol global strategjik, udhëheqësit e Evropës përdorën politika nacionale që theksojnë unitetin e qëllimit dhe vlerave ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në çështjen e terrorizmit. Në këto momente, marrëdhëniet Trans-Atlantike morën një drejtim akoma dhe më konstruktiv, kur aleatët e NATO-s menjëherë zbatuan Artikullin e 5-të të NATO-s që ka të bëjë me vetëmbrojtjen kolektive – një klauzolë që nuk ishte përdorur kurrë gjatë 50 vjetëve të ekzistencës së NATO-s. Një sërë aktesh dhe rezolutash të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit kanë synuar dhe synojnë sensibilizimin e Organizatës, shteteve anëtare dhe të Agjencive të specializuara në mënyrë që të rrisin veprimtarinë e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar, sidomos në Lindjen e Mesme . Këshilli i Evropës dhe BE kanë miratuar Konventa e Akte juridike të tilla si “Konventa Evropiane mbi Shtypjen e Terrorizmit”, “Të Drejtat e Njeriut dhe Lufta Kundër Terrorizmit, më 15 korrik 2002, Protokolli Amendues i Konventës Evropiane mbi Shtypjen e Terrorizmit, më 15 maj 2003, si dhe ngritjen dhe aktivizimin e institucioneve implementuese, si: (Europol, Eurocorps, Pompidu-grup) në luftën kundër terrorizmit. Në periudhën e pas 11 Shtatorit, deri në fund të krizës së Afganistanit, BE-ja arriti të vepronte me kolektivitet dhe fleksibilitet në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Lufta në Afganistan ishte vetëm hapi i parë i BE-së në angazhimin e saj afatgjatë në një fushatë me shumë aspekte kundër terrorizmit. Si duket, në këtë rast “nuk pengohej nga sistemi i famshëm me tri shtylla”8. BE-ja e mbështeti fuqishëm SHBA-në në reagimin e saj të 110


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

menjëhershëm ndaj 11 Shtatorit dhe në fushatën ushtarake kundër Afganistanit. Më 11 dhjetor 2001, u nënshkrua një marrëveshje midis Europol-it dhe SHBA-së, e cila synonte “të rriste bashkëpunimin midis shteteve anëtare dhe SHBA-së në parandalimin, identifikimin, shuarjen dhe investigimin mbi format serioze të krimit të organizuar.”9. Kjo mund të interpretohet edhe si pasojë e angazhimit të shteteve anëtare në vlerat e përbashkëta dhe identitetin e BE-së. Anëtarët duhej të respektonin shtetin e së drejtës, lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut etj. Deri në këtë pikë, në periudhën pas11 Shtatorit, nga pikëpamja e politikës dhe diplomacisë, BE-ja kishte dorë të fortë në këtë lojë, pasi arriti t’i bindte qeveritë kombëtare të përdornin politikën dhe diplomacinë supranacionale, e cila kishte përparësi kundrejt preferencave kombëtare. Por, pas luftës në Afganistan, çështja e angazhimit afatgjatë në luftën kundër terrorizmit doli në plan të parë dhe nevoja për veprim më tepër sesa për diplomaci, nisi të zinte një hapësirë gjithnjë e më të madhe. Por nuk shprehej qartë nëse BE-ja ishte në gjendje ta përballonte këtë lloj testimi. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe marrjes së masave efektive terreni për terrorizëm ndërkombëtar po ngushtohet, presioni mbi organizatat terroriste po rritet, rrethi i shteteve mbështetëse të terrorizmit dhe organizatave të tij po ngushtohet, si edhe financimet e tyre po vihen nën kontroll. PËRFUNDIME Globalizimi nuk është vetëm një sfidë zhvillimi, por edhe një sfidë sigurie. Rrjedhja e shpejtë kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, përtej kufijve nacionalë ka lidhur dhe ka rritur ndërvarësinë midis vendeve dhe rajoneve. Ky proces 111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

i cili prodhon zhvillim, mbart me vete dhe anën tjetër të medaljes, sfidat e pasigurisë. Fakti që çdo gjë që ndodh në një vend përhapet me një shpejtësi në kohë reale do të thotë se, nëse sot ky është “problemi im”, nesër është “problem yt” dhe të gjithë kështu së bashku bëhemi pjesë të këtij fati. Sfida të tilla që cënojnë sigurinë, si varfëria, sëmundjet, ngrohja globale, terrorizmi, që sot kanë gjetur terren në mjedisin global përbëjnë shqetësime mbarëkombëtare që kërkojnë zgjidhje nga aktorë ndërkombëtarë të fuqishëm. Njerëzimi është përballur gjatë gjithë historisë së tij me sfida nga më të ndryshmet, por asnjëherë me disa sfida njëherësh, gjë që është kompleksiteti dhe vështirësia e këtij procesi. Terrorizmi dhe terrori historikisht kanë qenë pjesë e shoqërisë njerëzore, akte të cilat janë bërë nga vetë njeriu, për njeriun dhe në emër të njeriut. Por sot bota duhet bërë më e sigurt që demokracia të ketë jetëgjatësi. Që të vlerësosh dhe gjykosh një shoqëri se sa liberale është ajo, mjafton të konstatosh dy parametrat bazë që janë: siguria dhe liria. SHBA, si djepi i demokracisë dhe lirisë, si garancia e vetme për siguri në këtë realitet të ri pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 duhet të ndërtojë strategji të reja bashkëpunimi sidomos me aleaten e saj të vjetër BE-në. Vetëm me bashkëpunim, mirëkuptim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë mund të punohet për një të mirë të madhe, për të mirën e përbashkët, për sigurinë.

112


Lindita MUKAJ Globalizimi, sfidat e sigurisë globale dhe bashkëpunimi SHBA - BE

Referenca 1 Kissinger Henri, “A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme”, Plejad , Tirane , 2005, fq 321 2 Brzezinski Zbigniew, “Zgjedhja Dominim Global apo Udhëheqje Globale”, Zenith, Prishtinë. 2006, fq 19 3 Shih James, K., (2001),Religion and Ethnic Conflict—In Theory, ORBIS, f. 3 4 Protokollin e Kiotos të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.9334, datë 16.12.2004. 5 Solana, J., (2003), “A secure Europe in a better world” European security strategy – miratuar nga Këshilli Europian në Bruksel, më 13 dhjetor, fq 3-8 6 Mingst Karen A, Bazat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, AIIS, Tiranë 2008,fq 271 7 Kissinger Henri, “A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme”, Plejad, Tiranë,2005, fq441 8 Hill, C., (2004), “Renationalizing or Regrouping? EU Foreign Policy since 11 September 2001”, Journal of Common Market Studies 42(1), fq. 150. 9 Wouters, J., Naert, F., (2003), “The European Union and September 11”, Institute for International Law: Working Paper 40, i disponueshëm në: http://www.tor.at/ resources/privacy_cryptography_intelligence_paranoia/20010911/ www.law.kuleuven.ac.be/iir/WP/WP40e.pdf, fq. 28.

113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ardian ELEZI MA. Marrëdhënie Ndërkombëtare

Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim Sipas Zbigniev Brzezinskit, skenari i sotëm ndërkombëtar ka një konotacion të pa ndeshur më parë dhe të pa verifikuar më parë në rrjedhën e historisë së njerëzimit që nga koha e zbulimit të Amerikës, zbulim që shënoi lindjen e një raporti të dialogut mes kontinenteve, duke qenë se deri në këtë moment kishin qenë shtetet si dhe për pasojë popujt euro-aziatikë ata që kishin dominuar botën. Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe me përfundimin e Luftës së Ftohtë në fakt janë Shtetet e Bashkuara një komb jo-aziatik që ndërmorën rolin e një fuqie dominuese në sistemin global.

Fjalë kyçe kyçe: Gjeopolitika moderne, Rendi i Ri Botëror, SHBA, gjeostrategji, BE, Rusi, NATO

114


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

Abstrakt Vitet 90- të kanë qenë një dhjetëvjeçar i transformimeve të mëdha gjeopolitike. Fundi i Luftës së ftohtë e shkatërroi atë që Karlo Zhan e ka përcaktuar si “ekuilibri elegant” bipolar, një sistem ndërkombëtar që duke e ndarë botën në dy blloqe, favorizonte thjeshtëzimin e marrëdhënieve midis Shteteve, duke rritur parashikimin e sjelljeve të tyre dhe duke siguruar kështu një stabilitet substancial ndërkombëtar. Në vitet e para të ekzistencës së tyre shtetet Europës perëndimore kanë mundur të shfrytëzojë epërsinë gjeopolitike që vinte si rrjedhojë e vendosjes së pozitës së tyre gjeografike. Kjo e bënte të ishte një kufi i lirë i “Botës së Lirë” në raport me pjesën sovjetike në të cilën ekzistenca veç të tjerash e një Partie të fortë Komuniste i ka bërë Shtetet e Bashkuara që për një kohë të gjatë ti tremben faktit që Europa mund të rrëshqasë në një politikë të neutralitetit duke shembur kështu gjithë anën e 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Aleancës së Jugut që Amerikanët kishin ndërtuar. Një situatë e tillë e ka lejuar Europën të zhvillojë një politikë të jashtme rastësore duke u endur shpesh në marrëdhënie të privilegjuara me shumë vende arabe, edhe në kontrast me interesat dhe me pozicionin e Shteteve të Bashkuara dhe me objektiva jo gjithmonë të qarta dhe koherente që e kanë penguar për të ri-ngritur imazhin e fuqisë dominuese në marrëdhëniet ndërkombëtare. Bota tani është në kërkim të një ekuilibri të ri. Rezultati final i fazës së sotme të tranzicionit është akoma i mjegullt në pjesën më të madhe të saj, por që tashmë i detyron Shtetet europiane drejt një refleksioni të thelluar në lidhje me interesat tyre për të përshtatur sistemin e brendshëm institucional për përballimin me sukses të sfidave të erës post- amerikane. Analizë nën optikën gjeopolitike Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të njëzetë bota e “globalizuar” nën udhëheqjen amerikane dukej se tashmë po avanconte pa dyshime drejt një civilizimi demokratik dhe liberal si dhe të krijimi të një klime paqësore të përgjithshme. Fukuyama, profeti i “Fundit të Historisë” ishte akoma në kreshtën e valëve të demokracisë liberale që dukej se ishte qëllimi final paqësor i çdo populli dhe i çdo kombi. Tragjedia e gjenocidit ruandez si dhe shpërthimi i konflikteve ndëretnike në zemër të Ballkanit e tronditën Botën dhe filluan të modifikojnë përqasjet e tyre pozitive në raport me paqen progresive të marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjeopolitika me aftësinë e saj për të shpjeguar botën si dhe “dramat e së ardhmes” dukej se u kthye kështu me një prepotencë në skenën politike dhe atë mediatike. E dalë nga zbehja e saj gjeopolitika e lëkundi sensin e diskutimit të saj duke ri-interpretuar sipas një qëllimi 116


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

modern doktrinat klasike në lidhje me ndarjen e botës sipas linjave të demarkacionit të tipit tërësisht gjeografik. Kjo ndarje e propozuar konsistonte në shtete detare kundër shteteve kontinentale, “heartland” dhe “rimland”, lindje dhe perëndim, veri dhe jug. Pikërisht te ndarja e botës sipas linjës së përcaktuar nga meridianët, u mbështetet edhe Zbigniev Brezinzki për të përpunuar një nga teoritë gjeopolitike më të njohura dhe më të rëndësishme në njëzet vitet e fundit, teorinë e afirmuar në librin e tij “Fusha e madhe e shahut”. Ashtu siç Karlo Jean shkruan: “Brezinzki merr shtysë nga, aksesi tepria historike e supermacisë amerikane në botë si dhe në nevojën e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur këtë supermaci pa tradhtuar vlerat e demokracisë dhe të pluralizmit në bazë të së cilave Shtetet e Bashkuara janë themeluar ”.1 Sipas Zbigniev Brzezinskit, skenari i sotëm ndërkombëtar ka një konotacion të pa ndeshur më parë dhe të pa verifikuar më parë në rrjedhën e historisë së njerëzimit që nga koha e zbulimit të Amerikës, zbulim që shënoi lindjen e një raporti të dialogut mes kontinenteve, duke qenë se deri në këtë moment kishin qenë shtetet si dhe për pasojë popujt euro-aziatikë ata që kishin dominuar botën. Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe me përfundimin e Luftës së Ftohtë në fakt janë Shtetet e Bashkuara një komb jo-aziatik që ndërmorën rolin e një fuqie dominuese në sistemin global. 2 Sidoqoftë Euro-Azia përfshin sipas Brzezinskit, një pjesë të mirë të pushtetit ekonomik dhe politik botëror. Kjo është arsyeja se përse pavarësisht nga të gjitha ajo vijon të përfaqësojë një fushë shahu në të cilën luhet ndeshja gjeostrategjike për supermacinë mes fuqive globale. Fusha e shahut euro-aziatike e prezantuar nga Brzezinski, nuk është e një tipi klasik, pasi lojtarët që ulen në tavolinë nuk janë vetëm dy por janë shumë 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më tepër. Sipas studiuesit me origjinë polake, në mënyrë që blloku perëndimor nën udhëheqjen amerikane të ruajë fuqinë e nevojshme duhet që: • Të tërheqë hapësirën e ndërmjetme në orbitën e Europës Perëndimore • Të evitohet që hapësira e ndërmjetme të bëhet një entitet i vetëm. Kjo e përkthyer në terma paqësore do të thotë të evitohet formimi i një blloku rus të fuqishëm. • Të evitohet mbizotërimi i çfarëdolloj lojtari në hapësirën jugore të fushës së shahut.3 Shtetet e tjera europiane janë të orientuara, sipas Brzezinskit,për të luajtur rolin e “junior partner”, të partnerëve të rinj të aktorëve gjeostrategjikë rajonalë të balancuesve në det të hapur të quajturit ndryshe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikat e tyre të jashtme tentojnë të drejtohen ndaj politikave të vendeve më të forta.4 Rusia, një fuqi e cila i mbijetoi fuqisë së shpërthimit sovjetik duke refuzuar tentativat ndërkombëtare të një riorientimit progresiv, ka si qëllim të rikuperojë pozicionin e saj si një aktor i një rëndësie globale. Për sa i përket Kinës është e kotë të nënvizojmë qëllimet e saj të qarta për të qenë një fuqi globale. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Indinë e cila duket se po i kushton një kujdes të veçantë hapësirës oqeanike dhe asaj vijuese. Për Berzinskin Europa është një aleat natyral i Amerikës, me të cilën ndan vlerat kulturore dhe të trashëgimisë religjioze të krishterë. Është pikërisht rrënja e përbashkët fetare e cila mund të shërbejë sipas Berzinskit si një element lidhës për sistemin e gjerë euro-aziatik të sigurisë dhe të bashkëpunimit të zhvilluar nën “proteksionin” e Shteteve të Bashkuara. Problemi kryesor është që Europa vazhdon të jetë edhe sot një projekt politik i paqartë që për shkak të mungesës së pasionit 118


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

dhe për shkak të mungesës së sensit të misionit dhe të përpjekjeve të përbashkëta për tu bashkuar dhe për të dalë si një zë i përbashkët veçanërisht në politikën e jashtme. Projektet gjeopolitike të Francës dhe të Gjermanisë mbeten me divergjenca mes tyre, duke provokuar inkoherencë dhe lëkundje fatale në procesin e përvijimit të politikave eruropiane të dialogut me pjesën tjetër të botës. Është pikërisht kjo gjendje e një rivaliteti të përjetshëm mes fuqive të Europës Qendrore e cila krijon sipas autorit, predispozitën për një veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të konfirmuar protektoratin e saj në raport me Europën, duke garantuar kështu në këtë mënyrë superioritetin e saj për të zgjeruar zonën demokratike të EuroAzisë dhe duke lehtësuar kontrollin amerikan mbi zonat nevralgjike të fushë botërore të shahut. Humbjet e pamasa territoriale kanë provokuar një rënie drastike të influencës së Rusisë në popujt e hapësirës të ndërmjetme mes Europës dhe Rusisë, por sidomos në Azi. Aksesi i saj drejt botës së jashtme (Deti Baltik, Deti i Zi, Deti i Mesdheut) janë paragjykuar, ndërkohë që janë shumëfishuar dhe i janë afruar tokës së shenjtë ruse kërcënime problematike gjeopolitikisht të rrezikshme në pjesën perëndimore dhe atë jug – lindore. Për Rusinë, sipas Brzezinskit, e vetmja alternativë mbetet dorëzimi në Europën “transatlantike”. Në një qëllim të tillë Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të ndërmarrin zgjedhje strategjike që do ta shtynin dhe nxitnin Rusinë të përmbushte këtë ndryshim epokal. Prioriteti në një sens të tillë është ai për të evituar stabilizimin e marrëdhënieve të tendosura me Kinën dhe me Iranin me qëllim që të bëhet e pamundur në këto kushte, realizmi i një ideje të hershme të këtyre vendeve, për një aleancë anti–hegjemoni, me Rusinë. Shtetet kryesore me një rëndësi primare, për të detyruar Rusinë të mos ndjekë 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një politikë imponuese me tendenca hegjemonizuese janë: Azerbaxhani (shteti korridor për gazin që mund edhe të bëj “bypass” Rusinë), Uzbekistani (shtet i madh dhe i populluar që pengon rrugët e arratisjes të impralizmit rus drejt Azisë Jugore) dhe Ukraina (që duket në një unitet etniko–territorial i botës ruse). Në “Ballkanin Euro-Aziatik”5 të formuar nga tre Republika të Kaukazit Jugor (Azerbaxhani, Armenia , Gjeorgjia) katër shtetet e “ Komunuelthit kulturor” turk Kirgistani, Kazakistani, Uzbekistan, Turkmenistani, përveç Afganistanit dhe Taxhikistanit. Rusia dhe fuqitë e tjera të pranishme në rajon (Turqia, Irani, Kina) si aktorë strategjikë që vazhdimisht kanë rivalizuar njëra-tjetrën për arritjen e objektivit për të mbizotëruar në rajon. Është e nevojshme për Shtetet e Bashkuara që të favorizojnë një shkallë pluralizmi gjeopolitik në mënyrë që Turqia, Irani , Rusia dhe Kina të jenë të përfshira në projektet e zhvillimit ekonomik, politik dhe ushtarak në hapësirë në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos ushtrojë një rol hegjemonizues dhe duke siguruar pavarësinë e shteteve të Ballkanit euro-aziatik. Një përjashtim i mundshëm për një nga fuqitë e sudeteve nga loja e Ballkanit euro-aziatik do të krijonte tensione të padurueshme në rajon duke krijuar një krizë që mund të shndërrohej në një konflikt të hapur ose në shumë konflikte me pasoja fatale për interesat perëndimore dhe për popullsinë e rajonit. Pluralizmi gjeopolitik do të favorizojë aksionin ekuilibrues të “off-shore balancer” ku Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol përcaktues në një zonë nevralgjike për sigurinë energjetike perëndimore. Për Brzezinskin , gjithsesi Shtetet e Bashkuara dhe me to dhe perëndimi kanë shumë pak kohë për të humbur pasi tashmë numërimi mbrapsht ka filluar dhe në përfundim të tij ata nuk do dinë të veprojnë në skakierën e 120


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

madhe dhe atëherë do të asgjësohen. Në librin e fundit “Shansi i Fundit” [“Second Chance”] ai konfirmon tezat e tij dhe i referohet detyrave globale të perëndimit me një urgjencë dramatike. Zbigniew Brzezinski, komentatori më i shquar i SHBA-së për çështjet e jashtme, nxjerr përfundimin se SHBA kanë çuar dëm një sasi të madhe fuqie dhe prestigji. Asnjë president nuk i shpëton kritikës, ndonëse faji nuk u nda për ta në mënyrë të njëjtë. Frytet e këshillave të këtij libri duken në veprimet e presidentit Obama, i cili mbylli menjëherë famëkeqin burg të Guantanamos; largoi trupat e SHBA-së nga Iraku dhe po përpiqet të ndërtojë ura komunikimi me Islamin, si një faktor kyç në lojën e gjeopolitikës botërore të shahut. Një re e zymtë, në të kundërt, mund t`i mbulojë interesat euro-atlantike: aleanca ruso-kineze-indiane, e këtyre fuqive të mëdha bërthamore, mund të nënshtrojë vende të tilla në rajonin e Azisë me fytyrë nga Perëndimi dhe vlerat e saj politike si: Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani dhe të joshin ekipet sunduese ne vendet e Islamit në pikëpamjen politiko-ekonomike. Kështu mund të krijohej një aleancë e madhe anti-perëndimore Euro-Azi-Lindje e Mesme. Brzezinski e mbyll librin duke e këshilluar Amerikën se si ajo mund të fitojë staturën e saj botërore në erën e sotme të zgjimit politik botëror.6 Fundi i befasishëm i ndarjeve në Europë e vuri theksin në dëshirën e shteteve post komuniste për tu bërë pjesë integrale e Komunitetit Atlantik. Përgjigjja e Klinton rreth këtij problemi kërkoi disa vite për tu realizuar por në fund u bë pjesa më konstruktive dhe e qëndrueshme e trashëgimisë në fushën e politikës së jashtme. Realiteti i kontestueshëm i NATO-s që përfshinte tashmë 27 anëtarë (25 prej të cilëve europianë) dhe Bashkimi Europian me 25 anëtarë, tregonte që slogani i vjetër i një “bashkëpunimi transatlantik” mund të fitonte më në fund 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një substancë reale. Një bashkëpunim i tillë posedonte potencialin për të injektuar një vitalitet politik dhe ishte një tentativë e fuqishme për të farkëtuar një sistem botëror më bashkëpunues. Termi katalizator për rinovimin e aleancës ishte tashmë një çështje e ekspansionit të NATO-s. Për surprizë kur presidenti Valesa shprehu dëshirën që Polonia të bëhej një anëtare e NATO-s, presidenti Rus Jelcin u përgjigj pozitivisht. Në vijim të një vizite në Varshavë në gusht të vitit 1993, me trupat ruse akoma të pranishme në Gjermaninë Perëndimore, Jelcin afirmoi publikisht që nuk besonte se NATO kishte një perspektivë të kundërt me interesat ruse. Këshilltari kryesor i Klinton për punët ruse dhe sekretari i Shtetit i sugjeruan presidentit që gjithsesi duhej të bënte kujdes. Për më tepër akoma për një vit përpjekjet e shteteve të bashkuara u përqendruan mbi një proces të “përgatitjes” të zgjerimit të etiketuar me zgjuarsi si “bashkëpunimi për paqen” që kishte meritën të shndërronte zgjerimin më të mundshëm edhe pse një zgjerim i tillë do ta vononte vendimmarrjen efektive. Në fund të vitit 1996 në vigjiljen e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara , Klinton i impenjoi publikisht Shtetet e Bashkuara për një zgjerim të NATO-s dhe një përpjekje e tillë do të pësonte një përshpejtim në vijim të rizgjedhjes së tij. Sekretari i Shtetit të mandatit të parë i la postin Madeleine Albright, më dinamike dhe ndërveprime më të mëdha politike. E impenjuar personalisht për zgjerimin në lindje të NATO-s, Albright konfirmoi një drejtim të qartë strategjik të një operacioni të tillë të zgjerimit. Procesi mbi dy fronte procedonte tashmë me hezitime më të vogla. Në maj të vitit 1997 u firmos Akti themelues që rregullonte marrëdhëniet NATO-Rusi. Qëllimi i këtij akti ishte për të siguruar Rusinë se NATO tashmë ishte një partner për 122


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

sigurinë. Klinton edhe një herë shfrytëzoi rastin për të konfirmuar miqësinë e Amerikës me Rusinë e Jelcin. Në korrik Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria u ftuan zyrtarisht t’i bashkoheshin NATO-s. Kjo vijoi me ftesën e shpejtë për në NATO ndaj vendeve baltike, si dhe ndaj Rumanisë dhe Bullgarisë. Falë zgjerimit të NATO-s në vitin 1999, Shtetet e Bashkuara vepruan me një vendosmëri të madhe, në kohën e ndërhyrjes për zgjidhjen e krizës së Kosovës. Sekretaria Albright angazhoi komandën për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Albright përfitoi nga impulsi politik i ofruar nga zgjerimi i NATO-s për të modeluar një koalicion politik që e vuri Serbinë para një ultimatumi të qartë: ose të linte Kosovën ose përndryshe do të largohej prej aty me forcë nga NATO. Një kohezion i fortë mes Amerikës dhe Europës, u përvijua në një fushatë bombardimesh që shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën serbe (edhe në kryeqytet) ndërsa trupat e NATO-s kishin rrethuar Kosovën nga Shqipëria dhe Greqia për të organizuar një fushatë të vendosur tokësore. Rusia e cila i kundërshtoi me forcë këto veprime ndoqi një tentativë të jashtme për tu futur në konflikt duke u pozicionuar në një repart të vogël në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ndoshta me tentativën për të shpëtuar një pjesë të Kosovës për llogari të Serbisë ose për të siguruar një zonë të pushtimit rus. Por me NATO-n të determinuar politikisht një tentativë e tillë nuk solli asgjë për Rusinë. Politika për zgjerimin dhe për forcimin e Komunitetit Atlantik u duk se ishte e vlefshme dhe faza përfundimtare e krizës jugosllave u zgjidh në gjysmën e parë të vitit 1999 me fitoren perëndimore dhe nën lidershipin amerikan. Kështu Serbia u detyrua të linte Kosovën. Vendimi i Klintonit për të dërguar trupa në Bosnjë i ndërmarrë në kundërshtim me rezolutën e Kongresit Amerikan me 123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mazhorancë republikane dhe më pas përdorimi i forcës për të detyruar Serbinë të tërhiqej ishte një moment tepër kritik për stabilitetin e ish-Jugosllavisë. Zgjidhja e kësaj krize tregoi se bashkëpunimi midis Amerikës dhe Europës ishte shumë i rëndësishëm për garantimin e sigurisë ndërkombëtare. Në vitin 2004 mbasi Klinton kishte lënë presidencën, komanda e forcave të NATO-s në Bosnjë kaloi nga shtetet e Bashkuara në Europë në përpjekje për të treguar një lidhje solide transatlantike. Politika e Klintonit në raport me vetë Rusinë të dëmtuar tashmë nga ekspansioni i NATO-s dukej se po komplikohej rëndë nga kriza jugosllave. Rreth viteve 1990 Amerika e vetme kishte arritur në majë të mbizotërimit global. Në vitin 1995 konsiderata të cilën vendi e gëzonte në botë kishte arritur kulmin. I gjithë planeti kishte pranuar atë realitet të ri dhe pjesa më e madhe e njerëzimit madje mund të thuhet se e dëshironte një gjë të tillë. Pushteti amerikan jo vetëm që ishte konsideruar si padiskutueshëm, por edhe i legjitimuar dhe zëri i Amerikës ishte i besueshëm kudo në botë. Merita e këtij perceptimi botëror i dedikohej Klintonit. Nëse supermacia amerikane në vitin 1990 mori revansh, prestigji global arriti kulmin historik në gjysmën e dytë të dhjetëvjeçarit. Vetë presidenti amerikan admirohej dhe vlerësohej universalisht, me një hijeshi personale të krahasueshme me atë të Franklin Rusveltit ose të John Kennedy. Por Klintoni nuk përfitoi nga tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë për të impenjuar lidershipin global amerikan që të përcaktonte edhe gjurmët e rrugës së duhur që shtetet e tjera të mund të ndiqnin për të qenë po kaq të suksesshme sa vetë Amerika. Nuk ka asnjë dyshim, se kur Klinton e la detyrën e presidentit, Amerika ende vazhdonte të ishte një vend i fuqishëm i sigurt e i respektueshëm dhe marrëdhëniet me aleatët ishin 124


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

substancialisht pozitive. Një vizion i ri ishte afirmuar tashmë mbi përpjekjet ndërkombëtare për të realizuar dënimin si dhe rregullimin e padrejtësive të spastrimeve të qenies njerëzore në funksion të mbrojtjes universale të së drejtave të njeriut. George W. Bush pasuesi i Klinton e minoi në një mënyrë të rrezikshme pozicionin gjeopolitik Amerikan. Përmes ndjekjes së një politike të bazuar në bindjen që “tani jemi një perandori dhe aty ku ne veprojmë krijojmë një realitet tonin”, Bush e vendosi në rrezik Amerikën. Europa rezultoi gjithnjë e më armiqësore dhe raportet me Amerikën u tensionuan. Rusia dhe Kina shfaqen me politika të vendosura dhe po ecin gjithnjë e më shumë në kahun e një zhvillimi të vazhdueshëm. Azia ka hedhur mbrapa të kaluarën dhe po riorganizohet, ndërsa Japonia reflekton për ndjekjen e politikave që e bëjnë atë më të sigurt. Demokracitë latino-amerikane po bëhen populiste dhe gjithnjë e më shumë me tendenca antiamerikane. Lindja e Mesme është e fragmentarizuar nën kaosin e një shpërthimi. Bota islamike është e ndezur nga pasionet fetare gjithnjë e në rritje dhe nacionalizmat antiimperialiste. Në të gjithë botën sondazhet tregojnë që politika e Shteteve të Bashkuara është krejtësisht e pambështetur dhe madje e përçmuar. Pasoja e gjithë këtij ndryshimi për impaktin e lidershipit amerikan është që presidenti vijues i Shteteve të Bashkuara duhet të bëjë një përpjekje monumentale për të rikthyer legjitimitetin e Amerikës në rolin e saj kryesor të garantuesit të sigurisë globale. Ka ardhur momenti për të ripërcaktuar politikën e Shteteve të Bashkuara në përputhje me dinamikën e shekullit të ri me qëllim për t’ju përgjigjur dhe për tu përballur me dilemat sociale në zgjerim të një bote që tashmë është rizgjuar nga pikëpamja politike dhe që nuk është më në dispozicion ndaj pushtetit amerikan. 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Duke marrë në konsideratë borxhin në rritje amerikan pasi për momentin Shtetet e Bashkuara mbajnë 80% të rezervave botërore dhe deficitin e lartë tregtar, një krizë e rëndë financiare, mbi të gjitha një atmosferë antiamerikanizmi të ngarkuar me emotivitet dhe e shpërhapur në një nivel planetar që mund të ketë pasoja të tmerrshme për mirëqenien dhe për sigurinë e vendit. Euro po bëhet një rival serioz i dollarit dhe sot bëhet fjalë për një konkurrues aziatik që po i kërcënon të dyja monedhat. Një Azi armiqësore dhe një Europë e përqendruar në fuqizimin e saj, në një farë pike mund të jenë më pak të gatshme për të financuar borxhin amerikan. Për shtetet e Bashkuara nga kjo situatë rrjedhin disa konkluzione të ndryshme gjeopolitike. Për këtë arsye duket esenciale që Amerika të ruajë dhe të forcojë lidhjet e veçanta transatlantike. Sidoqoftë duke qenë se realitetet e reja politike globale shkojnë në drejtim të rënies të pushtetit tradicional të perëndimit, Komunitetit atlantik duhet të tregohet i hapur për një pjesëmarrje më të madhe në gjirin e tij të vendeve jo europiane. Kjo implikon dhe kërkon në radhë të parë mbi të gjitha një sforco serioze për të përfshirë Japoninë në çështjet më të rëndësishme që përbëjnë sfidat aktuale globale. Duhet të parashikohet edhe një rol i veçantë për Japoninë në planin e sigurisë së NATO-s dhe të zgjerimit të saj dhe prania Japoneze të mos kufizohet vetëm ndonjë pjesëmarrje të vullnetshme në disa misione të izoluara të NATO-s. Pra duke përfshirë në një mënyrë selektive vendet jo-europiane më të avancuara dhe demokratike në një kuadër bashkëpunimi të ngushtë për çështjet globale, atëherë do të arrihej qëllimi që një qendër e moderuar e pasur dhe demokratike të mund të vazhdonte të projektonte në të gjithë botën influencën e saj pozitive. Kinezët janë të duruar dhe përllogaritës. Kjo i siguron Amerikës dhe Japonisë përveç 126


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

komunitetit atlantik në zgjerim, kohën dhe oportunitetin për të përfshirë Pekinin në terma të përgjegjësive të ndara për ushtrimin e lidershipit global. Në vitet që vijnë Kina do të bëhet një lojtar çelës në një sistem global dhe kërcënimi kryesor i stabilitetit të atij sistemi dhe kjo do të vijë për shkak të krizave të brendshme ose për arsye të ndonjë sfide të jashtme. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë një rol gjithnjë e më të madh të Kinës në institucionet dhe në sipërmarrjet ndërkombëtare. Ka ardhur koha për të përballuar faktin që samiti i G8 i “liderëve botërorë” është bërë tashmë një anakronizëm. Një trupë më përfaqësuese edhe pse akoma është informale dhe e jashtme në sistemin e OKB- së, do të mund të përballonte më në përshtatje me shpirtin e kohërave pyetje bazike të tilla si drejtësia dhe barazia në çështjet e shumimit të armëve nukleare, ndarja e përshtatshme në peshën e luftës, në varfërinë globale ose në lidhje me masat e përbashkëta të vendeve të pasura dhe të atyre të varfra për të luftuar pasojat e ngrohjes globale. Diskutimet e G8 mbi këto argumente janë të orientuara brenda kufijtë historikë dhe anakronikë. Madje edhe në kuadrin e institucioneve të reja për Amerikën do të jenë përherë e nevojshme të rrënjosin një sens të drejtimit të përbashkët në një botë të trazuar. Amerika është dhe do të mbetet për një farë kohe e vetmja fuqi në gjendje për të lëvizur komunitetin global në drejtimin e duhur. Por për të bërë këtë do të ishte i nevojshëm të ndodhte një reformë kombëtare e cila e shprehur në mënyrë të përmbledhur edhe pse me ndonjë risk ekzagjerimi do të përbëhej nga dy shprehje të tilla si: revolucioni kulturor dhe ndryshimi i regjimit. Fakti është se si Amerika ashtu dhe politika amerikane kanë nevojë për një rinovim që rrjedh nga nevoja që ka populli amerikan për të kuptuar impaktin revolucionar të 127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

një njerëzimi më të vendosur nga pikëpamja politike. Për më tepër në fillim të erës globale një forcë dominuese nuk ka zgjedhje tjetër veç asaj për të ndjekur një politikë të jashtme që të jetë realisht botërore në shpirt, në përmbajtje dhe në objektiva. Gjëja më fatale për Amerikën si dhe për botën në tërësi do të ishte që politika e Shteteve të Bashkuara të shfaqej si arrogante dhe imperialiste në një epokë post imperialiste, e orientuar në rindërtimin e kolonializmit në një erë post koloniale, indiferente dhe egoiste përballë një ndërvarësie globale të pa precendetë dhe moraliste nga pikëpamja kulturore në një botë të karakterizuar nga një diversitet fetar. Kriza e supermacisë amerikane do të ishte në një situatë të tillë një krizë e jashtme. Është esenciale që shansi i dytë amerikan mbas vitit 2008 të ketë një sukses më të madh se i pari sepse nuk do të ketë një shans të tretë. Amerika duhet në mënyrë urgjente të modelojë një politikë të jashtme të post- luftës së ftohtë politikë e cila të ketë një orientim tërësisht botëror. Këtë qëllim mund ta realizojë gjithmonë nëse lideri amerikan është i vetëdijshëm që “ forca e një fuqie të madhe do të zvogëlohet kur të pushojë ti shërbejë një ideje” dhe është i aftë të zgjedhë të lidhë në një mënyrë të dukshme potencën amerikane me aspiratat e një njerëzimi të rizgjuar nga pikëpamja pulitke. Sigurisht Brzezinski tashmë me “Fushë e madhe të shahut” dhe më pas me “Shansin e Fundit” e vuri theksin në një çështje të rëndësishme në nivel global; atë të nevojës për një qeverisje të re që di të drejtojë botën globale në agim të shekullit të njëzet e një. Një temë kjo që rimerret nga Henry Kissinger në kryeveprën e tij “Diplomacia”7. Nëse pranohen tezat e Lakostit sipas të cilës ringjallja e gjeopolitikës duhet të “ nisë ” të afirmohet pikë së pari mes kombeve të së njëjtës fushë ideologjike, atëherë mund të thuhet se Henry Kissinger ka qenë një nga “baballarët themelues” të 128


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

gjeopolitikës. Sekretari amerikan i Shtetit në vitet 1973 dhe 1977 njihet si regjisori i strategjisë së “ping-pongut” që i mundësoi Shteteve të Bashkuara të rinisnin dhe të ri-formonin marrëdhëniet me Pekinin duke hedhur kështu bazat për një largim me një sens progresiv fatal mes dy fuqive të mëdha komuniste Kinës dhe Bashkimit Sovjetik gjatë luftës së Ftohtë. Kisinger, një politolog me importim realist, besonte që evolucioni i sistemit ndërkombëtar mund dhe duhej të ishte i udhëhequr nga “Burrat e Shtetit”. Në këtë mënyrë ai shprehte një voluntarizëm të pastër gjeopolitik duke besuar forcërisht te fakti që jeta dhe prioriteti i subjekteve gjeopolitikë nuk janë “shkruar” paraprakisht në gjeografinë e tyre. Kissinger për të kapërcyer krizën botërore të shkaktuar nga një ekuilibër i ashpër dhe politik bipolar, propozoi dhe profetizoi për ndërtimin e një bote multipolare me një udhëheqje amerikane, të aftë për të plotësuar nevojat dhe në të njëjtën kohë për të vepruar me vendosmëri në përputhje me prirjet dhe transformimet në veprim në skenarin gjeopolitik të kohës. Ai vëren se Shtetet e Bashkuara tashmë janë shndërruar në një aktor gjeopolitik që ndodhen në një udhëkryq thelbësor të historisë së tyre. Rënia e komunizmit ka sjellë, sipas Kissinger, një kënaqësi morale për idealet amerikane, por ka gjeneruar një botë që është e kundërt me atë që vetë amerikanët dëshironin. Nacionalizmat e rinj që kanë rilindur, kanë ekzaltuar konkurrencën në dëm të kooperimit dhe bashkëpunimit botëror dhe i kanë shtyrë subjektet gjeopolitikë më të rëndësishëm për të ndërmarrë sjellje të një konflikt reciprok edhe pse jo domosdoshmërish të një tipi ushtarak. Amerika që ka kundërshtuar gjithmonë çështjet historike të Europës së viteve shtatëqind dhe tetëqind, ku dominonte një logjikë e ftohtë e Realpolitikës në brendësi të një sistemi ndërkombëtar të bazuar me ekuilibrin e forcave dhe 129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

që ka arritur të ndërtojë sipas imazhit, ngjashmërisë dhe përfytyrimit të saj “paqen” vijuese të pas Luftës së parë dhe të Dytë Botërore, tashmë gjendet me detyrimin për të vepruar në një kontekst ndërkombëtar që duket se është shumë i ngjashëm me atë të Europës së Koncertit të Fuqive të dala nga Kongresi i Vjenës i vitit 1815. Sipas Kisingerit Shtetet e Bashkuara të impenjuara për të tretën herë brenda njëqind vjetëve për të ndërtuar një rend të ri botëror duhet të kuptojnë që dy strategjitë spekulative të politikës së jashtme amerikane që deri tani ishin të përpunuara nga Vendi; izolacionizmi dhe idealizmi ndërhyrës, janë bërë të dyja politika të papërshtatshme në raport me sfidat e skenarit të sotëm gjeopolitik. Në kushtet e rendit të ri, emergjent botëror, duket në fakt se Shtetet e Bashkuara nuk munden as të tërhiqen nga bota dhe as ta dominojnë atë. Ndërvarësia ekonomike dhe “ globalizmi” të kuptuara si fenomene të sistemit të ri e bëjmë tërësisht të pa praktikueshme dhe të pa realizueshme ndjekjen e rrugës së parë të izolacionizmit. Për sa i përket të dytës nëse në vitin 1961 John Fitzgerald Kennedy mund të afirmonte me siguri që “ Amerika mund të impenjonte dhe të ndërhynte kudo ku idealet e saj të lirisë dhe të demokracisë e impononin të ndërhynte” në një distancë të shkurtër të disa dhjetëvjeçarëve është e qartë që Shtetet e Bashkuara të vetme nuk mund të arrijnë asnjë objektiv të politikës së tyre të jashtme. Shtetet e Bashkuara që janë vendi më pak gjeopolitik në botë8, duhet të mësojnë sipas Kissinger të lundrojnë dhe vozitin mes nevojës dhe zgjedhjes për të realizuar objektivat e veta gjeopolitike dhe strategjike. “Në epokën e vijuese mbas Luftës së Ftohtë idealizmi amerikan kërkon të arrijë majat e analizës gjeopolitike për t’u vendosur në labirintin e kompleksiteteve të reja”. 130


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

Sistemi ndërkombëtar i shekullit të njëzet e një prezanton sipas Kisingerit karakteristika të pashfaqura në historinë e njerëzimit për arsye se: · Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë arritur një dimension global autentik. Komunikimet tashmë ndodhin në kohë reale. Ekonomia botërore funksionon në një mënyrë të sinkronizuar me të gjithë përmbajtjen e saj dhe duket se janë shfaqur probleme globale që mund të gjejnë zgjidhje vetëm nëse operohet në një shkallë globale të tilla si shtimi i armëve nukleare, ambienti, shpërthimi demografik, ndërvarësia ekonomike etj. · Asnjëherë si tani nuk janë afirmuar kaq shumë pozicione të ndryshme gjeopolitike. Asnjëherë si tani aktorët gjeopolitikë të skenarit global nuk kanë dashur të kombinojnë cilësinë e sistemeve historike të ekuilibrit të forcave me opinionin demokratik global dhe me shpërthimin teknologjik të periudhës bashkëkohore. Ekzistojnë dhe ndërveprojnë mes tyre shtete që përfaqësojnë karakteristika të ndryshme. Përveç shteteve kombe klasike kemi edhe “ mbetjet e perandorive të pa integruara siç janë Ish Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik që të fiksuara nga ndjenja historike dhe gjithmonë në kërkim të identitetit kërkojnë mbi të gjitha të jenë superiore në rivalitetet e vjetra të tipit etnik; shtetet post koloniale, akoma me shumë probleme të lidhura me ndërtimin e entiteteve shtetërore të legjitimuara dhe të stabilizuara; shtetet të tipit kontinental si Shtetet e Bashkuara, India, Kina, Rusia dhe Bashkimi Europian që përfaqësojnë njësitë bazike të rendit të ri botëror. Qendrat e pushtetit aktualisht janë të shpërndara në të gjithë botën dhe nuk janë as të izoluara nga njëra nga tjetra dhe aq më pak të drejtuara nga një “komande” e vetme siç ndodhte në epokën e Koncertit të Europës. Është e dukshme që asnjë nga subjektet gjeopolitike 131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të destinuara për të ndërtuar një rend të ri botëror nuk ka pasur eksperience në “sistemin pluralist global” që po shfaqet dhe që për shumë aspekte nuk është i krahasueshëm me sistemet e mëparshme ndërkombëtare. Në fakt ashtu siç afirmon Kissinger, “Historia nuk ofron manualë instruktues përdorimi që aplikohen automatikisht. Ajo i mëson subjektet nga analogjitë, duke evidentuar konsekuencat e mundshme të situatave të krahasueshme, por çdo gjeneratë duhet të kuptojë e vetme se cilat situata janë efektivisht të ngjashme. “Udhëtar, nuk ka rrugë të gatshme të ndërtuara. Rruga formohet duke ecur”.9 Në sistemin ndërkombëtar akoma në riformim e sipër, sipas Kissingerit, shtetet do të rikthehen për të dialoguar mes tyre, të barabartë10, por do të shfaqin shtysa drejt rajonizimit për t’ju përgjigjur në një mënyrë të përshtatshme sfidave të imponuara nga globalizmi dhe nga konkurrenca ekonomike. Nëse mes panrajoneve do të arrihet të shfaqen sjellje të tipit konfliktuale, atëherë bota do të shkojë drejt shkatërrimit, drejt asaj që vetë autori e ka përcaktuar si Globo-Bang ose si shkatërrimi global. Përkundrazi nëse nga ana tjetër do të shfaqen sjellje të tipit bashkëpunuese dhe konkurrenca ekonomike nuk do të transformohet në një luftë gjeo-ekonomike, atëherë bota mund të gjejë një aset produktiv të rendit dhe të stabilitetit.11 Teoritë gjeopolitike të Brzezinskit dhe të Kissingerit edhe pse në këndvështrime të ndryshme janë “bija” të një bote në evoluim që po arrinte të “prezantohej” dhe kështu të kuptohej më mirë. Në respekt të plotë të parimeve të shkollës realiste të cilës i përkasin, ata ishin të aftë për të “thjeshtëzuar duke ndriçuar faktet”. Mund të flitet për një moshë të shkurtër dhe të vërtetë “ për një moshë të artë” të gjeopolitikës post – bipolare, ku teoritë e sipërcituara përfaqësojnë majën e 132


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

ajsbergut, një ajsberg të përbërë nga ide të reja, nga analiza sistematike dhe shume kritike12, por sidoqoftë konstruktive në lidhje me koncesionet e reja të botës dhe të marrëdhënieve njerëzore. U gjenerua kështu një debat i fortë dhe me pasion, i pa hasur më parë dhe me një normë të lartë të pjesëmarrjes së ideve demokratike. Gjeopolitika po përfshinte forca të reja, rinore dhe entuziaste, në procesin e përfaqësimit të “imazhit “ të botës së të ardhmes. Në Seattle në vitin 1999 një manifestim i mijëra të rinjve të ardhur nga e gjithë bota shënoi lindjen e një lëvizje të re ndërkombëtare, të quajtur më pas “No Global” që propozonte edhe pse mijëra kontradikta tipike të një procesi politik dhe social një alternative të vetën të “mundshme” të qeverisjes globale. Dukej se ishin vendosur bazat për lindjen e një “New World Order” mbi baza demokratike. Por e kaluara dukej se kishte projekte të tjera për të ardhmen e botës. “Frika fluide” shfaqej e fuqishme duke shkatërruar projektet, idetë dhe besimin në sistemin e ri global. Konkluzione Tentativat kryesore të ndërtimit të një rendi ndërkombëtar kanë ndodhur thuajse të gjithë në periudhën vijuese pas një lufte të madhe: Paqja e Vestfalisë e paraprirë nga lufta tridhjetë vjeçare dhe nga konfliktet fetare, paqja e Utrehtit ndaj luftës se ekspansionit spanjoll dhe Paqja e Vjenës mbas luftërave të Napolonit dhe mbas Revolucionit Francez dhe paqja e Versajës dhe e Jaltës janë të fundit që kanë mbyllur luftërat botërore. Edhe ndaj luftës së Ftohtë do të formësohet një rend i ri dhe një sistem i ndryshëm ndërkombëtar që do të jetë shprehje e raporteve të ndryshme të forcës midis aktorëve gjeopolitikë. Është treguar nga shembujt vijues të historisë që ndërtimi i një sistemi të ri dhe të një rendi të ri ndërkombëtar është bllokuar 133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për shkak të sindromës së “frikës fluide” që ka përfshirë dhe dominuar botën mbas 11 shtatorit 2001. Eksperienca e shkurtër uni-polare e drejtuar nga Amerika sidoqoftë duket se do të çojë në përfundimin e saj ashtu siç nënvizojnë, me teza shumë të ndryshme mes tyre, shumë studiues të gjeopolitikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke analizuar konsekuencat e përfundimit të epokës unipolare dhe të ravijëzimit të skenarit dhe të linjave të tendencave të reja që do të ndodhin në lidhje me atë që do të realizohet përbën një operacion thelbësor për të lejuar të “mendohet” për konceptin e të ardhmes të Europës. Ashtu sikurse e theksova më lart Europa nuk ka filluar akoma të diskutojë interesat e saj kombëtare mbas përfundimit të Luftës së Ftohtë sikurse afirmon edhe Enrico Serra13, mbrojtja amerikane e ka shmangur Europën nga studimi i problemeve të mëdha të politikës së jashtme, nga mundësitë reale, nga prodhimi i raporteve të forcës, në një fjalë të shumë faktorëve që kushtëzojnë zgjedhjet në një shoqëri si dhe pozitën e ndërkombëtare të një shteti. Europa kështu do të rikuperohet gjeopolitikisht mbas përfundimit të “diktaturës” së Luftës së Ftohtë. Kompleksiteti aktual i lejon Europës një gamë të shumëfishtë të mundësive gjeopolitike që shprehen në të njëjtën kohë si mundësi dhe si rreziqe. Për këtë arsye një reflektim “gjeopolitik” mbi Europën përfaqëson në vetvete një interes kombëtar. Sot në fakt “struktura gjeopolitike e shtetit” duhet parë jo në bazë të strukturës dhe simetrisë gjeografike por për më tepër në bazë të vullnetit kombëtar d.m.th në vetëndërgjegjësimin që çdo popull ka për territorin e vet në kuptim të një vlere emocionale kolektive të një rendi kombëtar, etik e religjioz në raport me shtetet e tjera. Europa në një moment historik në të cilin duket se është dorëzuar në një rënie ekonomike dhe gjeopolitike ka një nevojë ekstreme për një linjë 134


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

dhe një drejtim për të ndjekur për të rikuperuar sensin e përkatësisë të qytetarëve në kuadër të një Projekti Kombëtar. Globalizimi dhe dalja në skenë e aktorëve të rinj dhe e dimensioneve gjigante, krizat pasuese të modelit ekonomik europian kanë krijuar për europianët një sens mosbesimi dhe të një frike ndaj të ardhmes së vendit. Kjo gjithsesi përfaqëson një potencial që në rast se përdoren për më mirë mund të përfaqësojnë faktorin thelbësor për një projekt gjeopolitik europian fitues mbi skenarin e ri botëror. Arsyetimi gjeopolitik i bazuar në objektivitetin e fakteve, në statistika humane fizike etj, të formuar nga gjeografia e zhvendos të dhënën shkencore dhe objektive duke e subjektivizuar dhe duke e ndërthurur me faktorë që nuk janë gjeografikë siç janë sistemet e vlerave, që përbëjnë një vizion filozofik për botën, ndërgjegjja e saj, kultura dhe vetë civilizimi e historia. Në lidhje me një gjë të tillë Lacoste afirmon se gjeopolitika është një seri dramash, në kuptimin e parë të fjalës, ose më saktë si një përfaqësim ngjarjesh të bazuara mbi elementë të konfliktit edhe pse ndonjëherë thjesht në aspektin dhe natyrën simbolike. Aspekti gjeografik mbetet në një mënyrë konstante i pranishëm në analizën gjeopolitike, si një oportunitet dhe si një kushtëzim, si një faktor fuqi dhe si një kusht dobësie dhe vulerabiliteti, si një vënie në një lojë apo si një teatër. Zgjedhjet gjithsesi varen edhe nga faktorë të tjerë si ideologjia, shkalla e konsensusit, feja, teknologjia e disponueshme dhe kultura. E thënë ndryshe gjeopolitika është ego-politikë. Projekti gjeopolitik që propozoj për Europën, duke marrë në konsideratë kontekstin ndërkombëtar, thekson mbi të gjitha nevojën e vlerësimit maksimal të burimeve të saj njerëzore, në veçanti të brezit të ri dhe të përgatitur, dhe në shfaqjen e një “ndërgjegje të re ndërkombëtare” të vendit. Kjo do të thotë që të “mendosh” një Europë të re më të madhe dhe 135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më moderne. Kjo është e vetmja mënyrë e mundshme për të shpëtuar Europën nga një rënie në të cilën sigurisht nuk është e destinuar, por drejt të cilës po drejtohet për shkak të zgjedhjeve politike të gabuara ose të papërshtatshme në raport me kërkesat e “kohëve moderne”. Ndërmjet vendeve të Botës shtetet Europiane që kanë qenë djepi i qytetërimit perëndimor modern, shfaqen aktualisht më pak të përgatitura për të përballuar sfidat e reja të epokës globale, karakteristikat e të cilës imponojnë të gjitha shteteve një ndryshim radikal, një mënyrë të re të prezantuari dhe një reflektim të ri për tu afirmuar si subjekte gjeopolitike në skenën ndërkombëtare. Ashtu siç thotë Francesco Sisci, Drejtor i Institutit të Kulturës italiane në Pekin, “shfaqja e Kinës, por edhe e Indisë, e Meksikës, e Brazilit, të fuqive në zhvillim në sistemit ndërkombëtar po e pengon Europën të ecë në rrugën e saj të progresit. Prandaj duhet të ndryshohet drejtimi i politikës prioritare përndryshe do të mbetet në stanacion.” Mbyllja si dhe mungesa e vullnetit për të njohur të tjerët si dhe heqja dorë nga përgatitja e vetë qytetarëve për t’u pajisur me instrumente të reja të analizës të kuptueshmërisë mungesa e ndërgjegjësimit ndaj realitetit, si dhe shmangia nga globalizimi nuk do të ringjallte Europën por përkundrazi do të përkeqësonte krizën. Në të kundërt duhet të “imagjinojmë” një Europë të re që i mbijeton shekullit të ri duke u ri-formatuar dhe duke u pajisur me një “mentalitetet të ri ndërkombëtar”. Një reformë e tillë kërkon të zbatohen politika për një transformimin radikal të shoqërisë dhe të institucioneve të saj, sidomos ato me funksion të përfaqësimit të përhershëm të vendit. Ky “mentalitet i ri ndërkombëtar” kërkon që vendi të pasurohet dhe të frymëzohet me idetë e mileniumit të kohëve moderne duke kapërcyer idetë e vjetra të burgosjes së Europës nga vonesa e saj “e pafavorshme” si dhe nga izolimi politik dhe 136


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

gjeopolitik me një politikë të jashtme jo demokratike pasi një politikë e tillë jo vetëm që nuk është e “pjekur” por nuk përfaqëson identitetin më përparimtar që realisht ekziston në brendësi të vendit. Në kushtet e reja të ofruara në agim të shekullit të ri është evidentuar qartësisht fakti se idetë janë kapitali më i rëndësishëm gjeopolitik që i ofron aktorëve ndërkombëtarë në veçanti shteteve rendimentin më të lartë në terma ekonomikë dhe të pushtetit. Në mënyrë që të evitohet rënia në një rreth vicioz që do të stimulonte një dobësim të institucioneve, një mungesë të demokracisë dhe një stanacion të ekonomisë është i domosdoshëm që të programohet një “mirëqenie ekonomike e bazuar në meritë” pasi objektivi i një shteti për arritjen e mirëqenies nuk duhet të jetë vetëm në funksion të mbrojtjes së njerëzve të pafat, por objektivi mbi të gjitha do të jetë ai i inkurajimit të qytetarëve për të jenë kërkues dhe të aftë për të përballuar rreziqet dhe duke ju mundësuar dhe lejuar të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë mundësitë dhe oportunitetet e ofruara në kuadër të garantimit të së drejtës së konkurrencës dhe të lëvizshmërisë sociale. Përfundimisht referuar Zigmund Bauman e vetmja mënyrë vërtet premtuese dhe e mundshme për të filluar një terapi kundër frikës në rritje që tenton të na bëjë invalidë është nëpërmjet realizimit dhe përvijimit të një pakti të ri midis intelektualëve dhe popullit, të kuptuar së bashku, si njerëzimi.

137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca C. Jean, op. cit. p. 222. Zbigniev Brzezinski: “La Grande Scacchiera”, 1997. 3 Sipas Brezinskit Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë fuqinë e parë dhe të vërtetë globale dominuese në histori, duke qënë se “perandoritë” pararendëse romane, kineze dhe mongole, kishin një karakter rajonal. Mungesa e komunikimit kontinenal mundësoi madje një bashkekzistencë të këtyre perandorive, ku secili qeveriste botën e vet, që cilësohej si e vetmja e mundshme dhe ekzistente. Në veçanti, në vitin 221 pas Krishtit, në epokën e luftërave Punike, ndërsa Roma kishte si qëllim të pushtonte Mesdheun, Hunët unifikuan një territor bosh që ju lejonte atyre të qeverisin mbi 57 milionë njerëz. Për sa i përket perandorisë Mongole, e pafundme për nga hapësira, ajo falë aftësive të jashtëzakonshme të adoptimit të kulturave të popujve të pushtuar (karakteristikë që u përvijuar me shkëputje ) i garantoi asaj pushtetet për dy shekuj (nga 1280 deri në 1405) mbi një territor që studiuesit modernë të gjeopolitikës e përcaktojnë si boshtin gjeopolitik të fuqisë globale. Mbas zbulimit të Amerikës asnjë fuqi tjetër nuk arriti të dominonte botën. Fuqitë europiane luanin në kohë të ndryshme një rol të një “hegjemonie të pjesshme” pa ushtruar një supermaci të vërtetë dhe të njohur. Spanja në vitet 400 në kulmin e shkëlqimit të saj nuk arriti të superonte fuqitë e tjera detare të kohës si Anglia, Franca dhe Holanda. Franca napoleoniane kishte një vizion të qartë strategjik të dominimit global që u dorëzua përballë trupave të “Dimrit të Përgjithshëm” në Rusi. Mbas Francës ishte Anglia ajo që u prezantua si një fuqi globale falë lidershipit të saj të padiskutueshëm të flotës detare, por ajo nuk ishte në gjendje të siguronte dominimin në kontinentin european, duke arritur vetëm të garantojë një influencë të tillë për të mos lejuar sipas “parimit përça dhe sundo” formimin e aleancave të rrezikshme. 1 2

138


Ardian ELEZI Matrica e gjeopolitikës, në ndryshim

Për më shumë shih G. J. Ikenberry dhe V. E. Parisi, “Manuale di Relazioni Internazionali. Dal sistema bipolare all’età globale”, Laterza, Roma-Bari 2001. 5 Për Brzezinskin Ballkani Euro-Aziatik është përcaktuar kështu pasi ashtu si Ballkani ato nuk përfaqësojnë një lidership të qartë rajonal, duke qëndruar në kujdestari të tentativave hegjemonizuese të Fuqive rajonale (duke u justifikuar me ngjashmëri me Ballkanin e vërtetë nga hetereogjentiteti i jashtëzakonshëm etnik që kanë shtetet e rajonit dhe në praninë e përhershme të minorancave të ndërthurura në shumë shtete që mund të bëhen instrumente arti për të krijuar tensione dhe për të dobësuar shtetet fqinje) për të cilët hapësira përfaqëson një rëndësi gjeopolitike thelbësore duke pasur parasysh pasuritë e pafundme të gazit dhe të naftës të pranishme në nëntokën e këtij rajoni. 6 BRZEZINSKI, Zbigniew, “Shansi i fundit i Amerikës. Kriza e superfuqisë amerikane dhe islami”, Helga’s Secret, Tiranë 2011 7 KISSINGER, Henry; “Diplomacia”, LAERT , Tiranë 1999 8 Sipas Lucio Carcciolo “ Shtetet e Bashkuara janë vendi më i fuqishëm dhe më pak gjeopolitik i botës”. Amerika është një shtet kontinent i pajisur me një ide të veçantë të lëkundur mes aspiratës për të gëzuar kopshtin e vet të lulëzuar dhe vokacionit për të shpëtuar njerëzimin. Në çdo rast Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend si të tjerët. Gjeopolitika bazohet në analizën e konflikteve të pushtetit në hapësira të përcaktuara. Evokon përqasje të ndryshme të historisë dhe gjeografisë. Është një arsyetim mbi raste të veçanta dhe jo një art i aplikueshëm dhe aq më pak një shkencë. Nuk studion aq shumë rastin në brendësi të saj, sesa produktivitetin e saj. Historia e tyre tenton drejt filozofisë së historisë. Një vështrim nga lart më shkencor dhe analitik Cit. in D. Polanski: “L’impero che non c’è. Geopolitica degli Stati Uniti d’America”, Guerini e Associati Editore, Milano, 2005, p.21. 9 KISSINGER, Henry; “Diplomacia”, LAERT , Tiranë 1999 10 Shtetet e Bashkuara sipas Kissinger nuk duhet të konsiderojnë humbjen e cilësisë të “të qenit të veçanta “ si një poshtërim ose një shenjë të rënies kombëtare, as të alarmohen për formimin e qendrave të reja të pushtetit. Mbi të gjitha të ndash resurset botërore dhe zhvillimin e shoqërive të ndryshme dhe të ekonomive ka qenë një nga objektivat kryesore të Planit Marshall dhe nuk mundet sot të shihet si një e keqe absolute por thjesht si një kushtëzim i sistemit aktual botëror. 11 Për një thellim mbi tematikat “ e kapitalizmit” dhe mbi luftën gjeo-ekonomike” Luttëak: “Turbocapitalism. Winners and Losers in the Global economy.”, Harper and Collins, Neë York, 1998. 12 Duket në një predispozitë të tillë “vizioni “ i “sistemit botëror” të propozuar nga Immanuel Wallerstein në .Wallerstein: “Geopolitica e Geocultura”, Asterios Editore, Trieste, 1999. 13 SERRA, Enrico, “Manuale di storia delle relazioni internazionali e diplomazia”, Edition 8, SPAI, 1996 4

139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Artur MEÇOLLARI Kapiten i Rangut të Parë Zëvendëskomandant i Forcës Detare MA Suard ALIZOTI Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali”

Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë Përmbajtja, opinionet, konkluzionet dhe rekomandimet e prezantuara në këtë studim reflektojnë pikëpamjet tona personale dhe jo domosdoshmërisht mbështeten nga Forcat Detare, Universiteti “Ismail Qemali”, apo ndonjë institucion tjetër shtetëror.

Fjalë kyçe kyçe: Korridori VIII, Ballkani, Shqipëria, gjeostrategji, BE, Itali, transport, Via Egnatia

140


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

Abstrakt Shqipëria është një vend bregdetar me interesa rajonale. Ajo ka një pozite gjeografike të favorshme në lidhje me Detin Adriatik dhe Jon, si dhe Mesdheun Qendror1. Pozita gjeografike e Shqipërisë, historikisht është evidentuar nga të tjerët, por rrallë i është dhënë rëndësia e duhur nga politik-bërësit kombëtar. Luftërat, midis fuqive rajonale apo kundër saj, kanë qenë kryesisht të lidhura me pozicionin gjeografik detar të Shqipërisë: zotërimi i të drejtës së daljes në det ose përdorimit të detit. Pas rënies së Murit të Berlinit në fund të viteve 80’ dhe zhvillimeve pozitive në balancat rajonale, faktori shqiptar në rajon ka pësuar përmirësime të ndjeshme. Ky faktor ka nevojë të evidentohet me qartë nëpërmjet përdorimit të fuqisë detare kombëtare. Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë (SSK) duhet të marrë në konsideratë faktorët më të fortë kombëtar: popullsinë shqiptare dhe pozicionin gjeografik 141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

detar. Strategjia e Sigurisë Kombëtare Detare (SSKD) si pjesë integrale e SSK të Republikës së Shqipërisë, ka nevojë të artikulohet me synim optimizmin e përdorimit të këtyre faktorëve. Ridimensionimi i faktorit detar, rivlerësimi i influencës së sigurisë kombëtare detare në sigurinë kombëtare, kërkon që SSK e pritshme të përcaktoj objektiva më ambicioze drejt një roli më aktiv të Shqipërisë në sigurinë rajonale. Hyrje Deti ka pasur dhe do të ketë rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Hapësira kombëtare detare e Shqipërisë përbën rreth 60% të territorit të saj tokësor2. Burimet detare, nëndetare dhe ato që lëvizin nëpërmjet detit përbejnë një pasuri me vlera të mëdha për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ndryshimet që ndodhen në Shqipëri në vitet 90-të, dhe ato që pasuan rajonin ballkanik, duke kulmuar me pavarësinë e Kosovës, sollën ndryshime rrënjësore në sigurinë rajonale. SSK aktuale e Republikës së Shqipërisë, aprovuar në vitin 20043, deri tashmë ka justifikuar arritjen e objektivave strategjike kombëtar nëpërmjet përballimit të mjedisit të sigurisë rajonale, dhe jo duke angazhuar atë. Duke nisur nga viti 2004, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor: Mali i Zi fitoi pavarësinë në vitin 20064, Kosova në shkurt 20085 dhe Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 20096. Realiteti i ri i Ballkanit Perëndimor, ka nevojë për një SSK më bashkëpunuese, ambicioze dhe angazhuese të Republikës së Shqipërisë. Faktori popullsi dhe ai detare duhet të jenë përcaktues në formulimin e objektivave të ardhshme të sigurisë kombëtare. 142


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

Nevoja për një strategji të sigurisë kombëtare detare Të gjitha ndryshimet e ndodhura dhe ato të pritshme në mjedisin e sigurisë kombëtare dhe rajonale kanë bërë të nevojshme ridimensionimin e sigurisë kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë. Përcaktimi përfundimtarë i kufijve në Ballkan dhe mjedisi i ri i sigurisë rajonale i mbizotëruar nga objektivat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE, gradualisht po e kthejnë Ballkanin nga një konsumator në kontribuues të sigurisë. Vendet fqinje me Shqipërinë dhe pa dalje në det, si Serbia, Maqedonia dhe Kosova, në mjedisin e ri të pritshëm ekonomik në përmirësim, gradualisht do të kërkojnë rritjen e kontakteve me transportin detar, për aq kohë sa ai vazhdon të mbetet transporti më ekonomik. Administrata Detare e SHBA vlerëson se transporti, lëvizja dhe tregtia detare botërore do të dyfishohet në njëzet vitet që vijnë7. Çdo strategji bazohet në përdorimin e duhur të pikave të forta dhe të dobëta të veta, si dhe të kundërshtarit të mundshëm. Përdorimi i kombinuar i pikave të forta dhe mbrojtja e pikave të dobëta, duke mos lejuar kundërshtarin të bëj të njëjtën gjë, rrit fuqinë e pikave të tua të forta. Rajonalizimi dhe kombëtarizimi i hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë do të optimizojë përdorimin e fuqisë kombëtare detare në mjedisin e pritshëm të sigurisë rajonale. Objektivat e strategjisë së sigurisë kombëtare formulohen dhe përcaktohen me synimin përfundimtar: përmbushjen e interesave kombëtare. Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia kombëtare janë objektivat finale të strategjisë së sigurisë kombëtare. Avantazhet kombëtare në mjedisin gjeopolitik rajonal domosdoshmërish duhet te kthehen ne avantazhe kombëtare ekonomike dhe tregtare. Arritja e këtyre 143


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

objektivave kërkon angazhim më ambicioz të Republikës së Shqipërisë në sigurinë rajonale nëpërmjet një strategjie sigurie kombëtare aktive bashkëpunimi dhe angazhimi për një rol më protagonist në tregtinë rajonale. Rrugëkalimet tregtare ekzistuese ballkanike lindje-perëndim dhe anasjelltas, në mjedisin e pritshëm të ri të sigurisë rajonale kanë nevojë të rivlerësohen dhe financohen nga pala shqiptare. Aktivizimi i Korridorit të 8-të dhe 10-të, do të evidentojë fuqinë detare të Shqipërisë dhe do të promovojë rolin e saj në sigurinë rajonale. Lidhjet ekonomike dhe tregtare rajonale do të zvogëlojnë fërkimin dhe do të prodhojnë siguri rajonale. Roli i ri i Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe tregtar dhe rrjedhimisht ne sigurinë rajonale, kanë nevojë për një dimension të ri të hapësirës detare shqiptare: dimensionin rajonal. Po ashtu zhvillimi ekonomik dhe tendencat e tij në Shqipëri, do të kërkojnë domosdoshmërish burime të reja ekonomike të pashfrytëzuara më parë. Pavarësisht se Shqipëria është një vend detar, në të kaluarën shfrytëzimi i burimeve detare, sidomos i atyre në shtratin e fundit të detit, ka qenë i kufizuar. Shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore kërkon standarde të larta teknologjike si në detin kombëtar edhe shelfin kontinental. Për herë të parë shfrytëzimi i burime natyrore në tabanin e fundit të detit nisi mbas Luftës së Dytë Botërore. SHBA është vendi i parë në botë që shpalli pretendimet mbi shelfin kontinental me deklaratën e 28 shtatorit 1945 të Presidentit Truman8. Për këto arsye Shqipëria ka nevojë fillimisht të bëjë rregullimet e nevojshme te bazës ligjore dhe politikave ekonomike për shfrytëzimin racional të burimeve natyrore detare dhe nëndetare. Një strategji e sigurisë kombëtare detare e Republikës së Shqipërisë do të krijojë një mjedis te favorshëm për arritjen e unitetit të përpjekjeve të përbashkëta kombëtare dhe 144


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

mbarëkombëtare drejt objektivave strategjike të qarta dhe të arritshme. Politikat e zhvillimit kanë nevojë për vizion strategjik, të cilat të orientojnë aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë drejt objektivit të përbashkët: optimizmit të përdorimit të kapaciteteve kombëtare. Anëtarësimi në NATO dhe aspirata për anëtarësim në BE e Shqipërisë, si dy organizma të rëndësishëm të strukturës së sigurisë Euro-Atlantike, kërkojnë që Shqipëria të zhvillojë një SSKD të besueshme, si pjesë integrale e SSK të saj. Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare Detare duhet të tregojë vullnet të qartë politik dhe instrumente të përhershme kombëtare për ushtrimin e sovranitetit kombëtar në det, si dhe bashkëpunimin me vendet fqinje detare në mjedisin e Detit Adriatik dhe Jon. Objektivat e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Detare Një strategji e sigurisë kombëtare detare e Republikës së Shqipërisë, siç e përmenda edhe më lartë, duhet të burojë nga strategjia e sigurisë kombëtare dhe si pjesë integrale e saj. Ajo duhet të artikulohet duke mbajtur në konsideratë fuqinë kombëtare detare për mjedisin e pritshëm të sigurisë detare rajonale. Ne tërësinë e saj strategjia e sigurisë kombëtare detare, mendoj se duhet të synojë arritjen e pesë objektivave kryesore: 1. Mbrojtja e integritetit territorial detar të Republikës së Shqipërisë Mbrojtja e integritetit territorial detar të Republikës së Shqipërisë është interes jetik për çdo vend bregdetar, duke përfshire edhe Republikën e Shqipërisë9. Forca Detare përfaqëson instrumentin kryesor10 për mbrojtjen e integritetit territorial detar te Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me komandat e tjera të Forcave të Armatosura11, si dhe ushtrimin 145


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e sovranitetit kombëtar detar në bashkëpunim me agjencitë e tjera kombëtare ligj-zbatuese12. Forcat Detare të Republikës së Shqipërisë, përveç misionit të tyre tradicional, zhvillohen dhe veprojnë gjithashtu edhe për përmbushjen e misionit të tyre të Rojës Bregdetare. Mbajtja dhe rritja e kapaciteteve të Rojës Bregdetare është e rëndësishme për stadin aktual dhe të pritshëm të aktivitetit detar në Shqipëri si dhe natyrën e kërcënimeve detare të pritshme. Mbrojtja e interesave kombëtare detare të Shqipërisë në ekuilibrin e ri gjeopolitik rajonal, kontributi në sigurinë rajonale detare në hapësirën e interesit, si dhe kontributi në sigurinë detare te NATO-s dhe BE-së, ka nevojë për një vizion dhe profil të ri të Forcës Detare. Forca Detare duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për mbrojtjen nga kërcënimet e karakterit ushtarak, kërcënimet e rrugëve të komunikimit detar, si dhe kërcënimeve me karakter asimetrik. Mjedisi i pritshëm i sigurisë detare të Shqipërisë, Detit Adriatik dhe Jon, si dhe i Mesdheut Qendror, kërkojnë zhvillimin e një profili të ri të Forcës Detare në terma afatmesëm: pajisjen e tyre me kapacitete luftarake të përzgjedhura dhe veprimin e tyre jashtë hapësirës detare tradicionale. 2. Ushtrimi i sovranitetit dhe të drejtave sovrane të Republikës së Shqipërisë në det Ushtrimi i sovranitetit kombëtar është një sfide e përhershme13 dhe interes jetik kombëtar14 i Republikës së Shqipërisë. Kërcënimet dhe rreziqet në hapësirën detar të Republikës së Shqipërisë janë të lidhura edhe me përdorimin e paligjshëm të burimeve të saj natyrore, historike dhe arkeologjike si dhe përdorimi e saj si platformë trafikimi dhe kontrabande. Terrorizmi, përhapja e armëve të dëmtimit në masë, si dhe 146


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

pirateria (me mundësi më të ulët), duhet të vlerësohen si kërcënimet më të mundshme detare të Shqipërisë. Sfidat e së ardhmes për ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtat sovrane kombëtare, do të varen nga: rritja e kapaciteteve ligjzbatuese të agjencive respektive kombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit midis këtyre agjencive, hartimi i legjislacionit kombëtar detar të pajtueshëm me interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit, si dhe hartimi i politikave kombëtare detare të qarta, të harmonizuara dhe mirëpërcaktuara. Ushtrimi i sovranitetit kombëtar nuk është mision i një strukture apo agjencie të vetme. Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë përcakton autoritetin e secilës nga këto agjenci15. Disa prej tyre kanë vështirësi në përmbushjen e misionit për shkak të mungesës së kapaciteteve operacionnale. Programet e zhvillimit afatshkurtra kanë nevojë të fokusohen në një financim më të mirë për agjencitë kryesore për kontrollin e zbatimit të ligjit në det. Shqipëria është një vend i vogël me burime të kufizuara financiare. Një nga drejtimet kryesore për garantimin e ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane kombëtar në det është rritja e bashkëpunimit ndërmjet agjencive kombëtare ligjzbatuese si dhe me vendet fqinje detare. Zvogëlimi i fërkimeve ndërinstitucionale dhe optimizmi i përdorimit të kapaciteteve kombëtare ishte qëllimi i krijimit te Qendrës Ndërministrore Operacionale Detare (QNOD) ne janar 2010. Përplasja16 midis Ligjit të Rojës Bregdetare17 dhe VKM mbi krijimin e QNOD-së18, ka krijuar një klimë jo të dëshiruar për bashkëpunimin ndërinstitucional. QNOD funksionon mbështetur mbi VKM përkatëse, VKM e cila fut në konflikt Kodin Detar të Shqipërisë dhe Ligjin e Rojës Bregdetare. Për 147


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shkak të autoritetit të tepruar të paautorizuar nga Ligji i Rojës Bregdetare, QNOD nuk mundi të luaj plotësisht rolin e saj si një si një qendër koordinimi, edhe pse QNOD ishte dhe vazhdon të jetë një zgjidhje premtuese dhe origjinale shqiptare. Një mision i qartë i QNOD-së mbështetur në Ligjin e Rojës Bregdetare dhe pa krijuar konflikt me Kodin Detar do ta fusë atë në “brazdë” dhe do ta bëjë me efektive për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional. Në dhjetë vitet e fundit, numri i konventave ndërkombëtare detare të ratifikuara nga Shqipëria është rritur. Megjithatë, ende Shqipëria ka ratifikuar një numër të kufizuar konventash ndërkombëtare detare19, veçanërisht lidhur me konventat e IMOs20. Legjislacioni kombëtar detar kërkon një përmirësim të thellë, veçanërisht për legjislacionin mbi kufirin detar21 si dhe nevojën për arritjen e marrëveshjeve për kufijtë detare me fqinjët22. Shqipëria vazhdon të jetë në “listën e zezë” të IMO-s23, për shkak të mos-aplikimit të drejtë të disa konventave të saj, veçanërisht të Konventës mbi Standardet, Trajnimin, Certifikimin dhe Shërbimin (STCW) 24 dhe Memorandumin e Mirëkuptimit të Parisit25. Hendeku në bashkëpunimin ndërinstitucional është rezultat i mungesës së harmonizimit të politikave detare. Mungesa e një dokumenti të shkruar dhe mungesa e objektivave të sigurisë kombëtare detare ka drejtuar planet dhe politikat e agjencive ligj-zbatuese detare drejt përballimit të konkurrencës midis tyre dhe jo plotësimin e njëra-tjetrës drejt objektivave kombëtare të përbashkëta. Interpretimi i detyrave specifike të agjencive të veçanta duke shkaktuar mbivendosje në autoritetin ligjor dhe planeve të modernizimit të agjencive të tjera, ka ndodhur shpesh dhe vazhdon të ndodhë. Gjithashtu, objektivat afatshkurtra të orientuara nga programet elektorale qeverisëse kanë hequr 148


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

vëmendjen e këtyre agjencive nga përcaktimi i objektivave kombëtare afatgjata të drejtuara nga SSK. 3. Respektimi dhe zbatimi i Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS 1982) Shqipëria është një vend bregdetar me interesa detare rajonale. Historia e Shqipërisë ka qenë e lidhur ngushtësisht me mjedisin detar. Kërcënimet nga mjedisi detar shpesh kanë tentuar të sfidojnë interesat jetike të Shqipërisë. Në periudha historike të caktuara këto kërcënime kanë qenë vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin e saj territorial. Në të njëjtën kohë, deti ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe garantimin e sigurisë së tij. Republika e Shqipërisë zotëron një pozicion gjeografik favorizues në një nga rrugëkalimet më të rëndësishme detare: Autostradën Detare të Adriatikut. Kontrolli dhe sigurimi i trafikut detar në Kanalin e Otrantos është detyrim dhe interes i Republikës se Shqipërisë, ashtu sikurse është përplasje interesash me fuqitë detare të mesme rajonale dhe atyre pa dalje ne det. Paqartësia e një regjimi juridik detar në rajonin e Adriatikut Jugor dhe Jonit Verior, është e lidhur me këndvështrime të ndryshme të fuqive të mesme rajonale detare mbi zbatimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit, 1982. Këto kundërshti në disa raste burojnë nga interesa detare të papajtueshme të këtyre vendeve me fuqitë më të vogla detare në rajon. Aplikimi i Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit, 1982 në hapësirën detare të interesit të Shqipërisë dhe më gjerë, është plotësisht me interesat e saj detare. Zhvillimi i ardhshëm ekonomik i Shqipërisë, siç e përmendëm edhe më lartë, do të kërkojë hulumtimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore edhe në hapësirën e saj detare me të drejta 149


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sovrane. Është në interes të Republikës së Shqipërisë të nisi përcaktimin e kufijve detare me fqinjët e saj. Përcaktimi i kufijve detare do të mundësojë legjitimimin e hapësirës detare ku Shqipëria ushtron sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane. Shqipëria gjithashtu duhet të nisi sa më parë edhe përcaktimin e marrëveshjeve mbi zonat e kërkimit dhe shpëtimit (SAR), detyrime të cilat burojnë nga ratifikimi i Konventës së OKB-së mbi Detin (UNCLOS 1982) 26 si dhe Konventës së IMO-s mbi Kërkimin dhe Shpëtimin (SAR 1979) 27. Aplikimi i UNCLOS 1982 në Detin Adriatik dhe Jon është një çështje komplekse dhe konfliktuale. Ai duhet të konsiderohet nga autoritetet shqiptare si një proces afatgjatë negocimi. Diplomacia shqiptare ka nevojë të hartojë një vizion të qartë me objektiva të arritshëm duke përdorur në mënyrë optimale instrumentet kombëtarë. Është e nevojshme të krijohen avantazhe nga oportunitetet e pritshme dhe aleancat rajonale “afatshkurtra, por me objektiva te qarta”. 4. Promovimi dhe nxitja e aktivitetit ekonomik ne det Zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti kombëtar kërkon sot krijimin e një dimensioni te ri ekonomik në det: industrinë detare. Zhvillimet e reja ekonomike parashikojnë hapësirën detare shqiptare si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme lindjeperëndim dhe anasjelltas, si dhe me potenciale në rritje për shfrytëzimin e burimeve natyrore detare. Adaptimi i politikave dhe një kuadrit ligjor të përshtatshëm është i nevojshëm për trendin e pritshëm te zhvillimit të industrisë detare. Transporti detar ka rëndësi strategjike për Republikën e Shqipërisë. Sot portet shqiptare nuk përpunojnë më kapacitet të plotë, kur kapaciteti i tyre maksimal është 5-6 milion ton në vit28. Transporti i pritshëm i mallrave nëpërmjet Korridorit të 150


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

8-të dhe 10-të do të kërkoj rritjen e kapaciteteve përpunuese portale deri në 16 milion ton në vit, kjo e nevojshme për popullsinë e Shqipërinë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë Jugore dhe portet tranzit të Bullgarisë dhe Rumanisë29. Kapacitetet aktuale portuale nuk lejojnë përpunimin e transportit rajonal të pritshëm. Projekti AMBO30 duhet të rivendoset në agjendën shqiptare, dhe po ashtu edhe Projekti TAP 31- 32. Nga këndvështrimi gjeopolitik dhe gjeoekonomik ky rrjet infrastrukturor “është i rëndësisë strategjike për Italinë” 33 gjithashtu, si dhe për vendet e rajonit ku këto korridore kalojnë. Lëvizja e lirë e mallrave të transportit të pritshëm rajonal kërkon një balancë të re në financimin e infrastrukturës së rrugëve, hekurudhave dhe porteve. Shqipëria ka nevojë të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve përpunuese portale në Gjirin e Vlorës, si një hapësirë me kapacitete të pakufizuara dhe për çdo mot, krahasuar me Portin e Durrësit34 i cili ka kufizime në zgjerimin e kapaciteteve. Kjo do të kërkonte edhe harmonizimin e politikave në nivel rajonal. “Infrastruktura e transportit në pjesën më të madhe të Evropës Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ka qenë e pa financuar, injoruar dhe e pa harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian” 35. 5. Respektimi i lirive themelore të së Drejtës së Detit Promovimi dhe nxitja e aktivitetit ekonomik në det është i lidhur me respektimin e lirive themelore të drejtës së detit. Një zhvillim i vrullshëm ekonomik në mjedisin detar do të kërkonte respektimin e dy nga parimeve themelore të drejtës së detit: lirisë së lundrimit dhe lirisë ekonomike. Liria e lundrimit, si një nga liritë themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare të detit është një nga shtyllat për zhvillimin e industrisë detare. Ne të njëjtën kohë kontrolli 151


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

detar është një nga sfidat e ushtrimit të sovranitetit dhe integrimit aktual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kontrolli dhe administrimi i kufijve detarë nuk mund të kufizojë lirinë e lundrimit. Liria e lundrimit është jetësore edhe për zhvillimin e turizmit detar dhe bregdetar. Mohimi i kontrollit detar36, si i përkohshëm edhe lokal, është një teori e cila i mohon kundërshtarit përdorimin e detit. Ai nuk mund të aplikohet për të dëmtuar forcat ose aktivitetin tënd. Moratoriumi i skafeve ishte një gabim, i cili nuk përmirësoi kontrollin e kufirit detar dhe “nuk ishte mënyra më e mirë për tu përballur me këto kërcënime” 37. Ai duhet të abrogohet në kohën më të shkurtër. Liria ekonomike është thelbësore për zhvillimin e industrisë detare, si të kërkimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore detare dhe të tabanit të fundit të detit edhe të zhvillimit të transportit detar. Industria detare kërkon teknologji të përparuar dhe kapital fillestar investues. Liria e re ekonomike detare duhet ta konsiderojë hapësirën detare shqiptare si një zonë të lirë ekonomike, duke hequr dorë nga metodat tradicionale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për thithjen e investimeve të huaja. Zonat e lira ekonomike detare duhet të përfshijnë edhe aktivitetin ekonomik të flotës tregtare dhe asaj të peshkimit. Këto dy flota janë dëmtuar seriozisht dhe amortizuar duke nisur nga vitet 90-te38 dhe kanë nevojë për tu ri-ngritur dhe rinovuar. Konkluzione Hartimi i një SSKD të Republikës së Shqipërisë është një çështje kohe, por tashmë është koha e duhur. Strategjia e re duhet të përfshijë gjithë përpjekjet kombëtare për një integrim më të mirë të politikave qeveritare dhe të sektorit privat drejt objektivave kombëtare detare të përbashkëta nëpërmjet 152


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

optimizmit të përdorimit të kapaciteteve të kufizuara kombëtare. Në të njëjtën kohe, SSKD duhet të jetë një dokument i unifikuar dhe i kuptueshëm në mbështetje të objektivave të SSK të Shqipërisë në mjedisin e ri të sigurisë rajonale dhe më gjerë. Pavarësisht se si do të hartohet, si pjesë integrale, shtojcë apo dokument i veçantë nga SSK, unë përsëri besoj se Shqipëria ka nevojë për një SSKD. Deti do të jetë i rëndësishëm, siç edhe ka qenë, për garantimin e sigurisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe për mirëqenien e tyre. Shqipëria ka nevojë të kthejë vëmendjen tek siguria detare, ashtu sikurse fqinjët tanë bregdetare e kanë bërë vite më parë. Kjo është një garë, e quajtur shpesh lojë, të cilën kundërshtarët tanë detarë e kanë nisur. Tashmë është koha që Shqipëria ta nisë atë, edhe pse me vonesë. Nesër do të jetë shumë vonë dhe gara do të këtë përfunduar.

153


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referencat Global Security Forum – Forumi i Sigurisë Globale Republika e Shqipërisë ka një vijë bregdetare prej 420 km dhe ushtron sovranitetin kombëtar në rreth 6 000 km2 si dhe të drejtat sovrane në rreth 11 000 km2 – Plani i transformimit të Forcës Detare 2006. 3 Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është miratuar me Ligjin Nr.9322 datë 25.11.2004. 4 Mali i Zi formalisht shpalli pavarësinë me 3 qershor 2006. 5 Kosova formalisht shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008. 6 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në prill 2009. 7 Baer, George W. P. 18 8 Sokrat, Plaka Dr. f. 123. 9 Ligji Nr.9322 datë 25.11.2004 “Për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë” 10 Ligji Nr.8417 date 21.10.2998.”Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” 11 Po aty. 12 Ligji Nr.9322 date 25.11.2004 “Për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë” 13 Po aty. 14 Po aty.. 15 Ligji Nr. 9251 datë 8.7.2004 “Për Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë” 16 Ligji i Rojës Bregdetare Neni 3/1 shprehet se “Për drejtimin e operacioneve të Rojës Bregdetare Shqiptare krijohet Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)” ndërsa Neni 3/3 shprehet se “Mënyra e bashkëveprimit të Rojës Bregdetare 1 2

154


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

me institucionet shtetërore, që kanë interesa në det, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”. VKM Nr. 954 date 30.9.2009 mbështetur në Ligjin e Rojës Bregdetare po duke rënë në konflikt shprehet se “QNOD-ja është një strukturë ndërinstitucionale bashkërenduese, që ka detyrë organizimin, planëzimin dhe drejtimin e operacioneve detare, në të gjithë hapësirën detare, në përputhje me legjislacionin detar vendas e ndërkombëtar. QNOD-ja do të funksionojë në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar, i cili ngarkon me përgjegjësi kryesore Ministrinë e Brendshme për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve shqiptarë, së bashku me ministritë e tjera, të cilat kanë autoritet të ndryshëm në det.” (shënim i autorëve). 17 Ligji 8875 datë 4.4.2002 ndryshuar me Ligjin 9788 datë 19.7.2007 “Për Rojën Bregdetare Shqiptare” 18 VKM Nr. 954 date 30.9.2009 ndryshuar me VKM Nr. 1125 date 13.11.2009 “Për organizimin e QNOD-së” 19 Gerveni, Rear Admiral Kristaq. Page 89. 20 IMO - http://www.imo.org/About/Conventions/StatusOfConventions 21 Ligji Nr. 8771 datë 19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” është shfuqizuar nga Ligji Nr. 9860 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Qysh nga 1 marsi 2008 kur Ligji Nr. 9860 datë 24.01.2008 hyri në fuqi Shqipëria nuk ka det të brendshëm dhe det territorial. (shënim i autorëve). 22 Shqipëria ka marrëveshje për kufirin e shefit kontinental me Italinë i firmosur nga të dy vendet me 18.12.1992. Kjo marrëveshje është ratifikuar nga Shqipëria me Ligjin Nr. 7685 datë 15.03.1993 dhe nga Italia me Ligjin Nr. 147 datë 12.04.1995. Marrëveshja e fundit detare me Greqinë për “Delimitimin e shelfit kontinental dhe hapësirave të tjera detare” u firmos nga qeveritë e të dy vendeve me 27 prill 2009. Marrëveshja u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me Vendimin Nr. 15 datë 15.04.2010. Në vitin 1977 Shqipëria dhe ish Jugosllavia ngritën një komision te përbashkët për ndarjen e hapësirave detare. Marrëveshja nuk u firmos asnjëherë pasi vendet kishin mosmarrëveshje me metodologjinë e ndarjes se kufijve. (shënim i autorëve). 23 Memorandumi i Mirëkuptimit i Parisit – Paris Memorandum of Understanding website - Black List 2006 – 2008 - http://www.parismou.org/upload/anrep/ PMoU%20performance%20tables,%20explanation-%20%20bwg%20list%20.pdf 24 Ratifikuar me Ligjin Nr. 9852 date 26.12.2007. 25 Ratifikuar me Ligjin Nr. 8569, date 20.1.2000. 26 Konventa e IMO-s mbi Kërkimin dhe Shpëtimin (IMO Search and Rescue 1979 convetion) e njohur edhe si Konventa e Hamburgut 1979 ose SAR 1979 ratifikuar me Ligjin Nr. 9055 date 24.04.2003. (shënim i autoreve). 27 Shqipëria nuk ka marrëveshje me fqinjët për bashkëpunimin ne fushën e SARit detar. Me 19 maj 2000 Ministria e Transportit, e cila ishte përgjegjëse për Shërbimin SAR ne Shqipëri nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Transportit te Italisë. Marrëveshja u ratifikua nga Parlamenti Italian dhe hyri ne fuqi ne dhjetor 2001. Parlamenti Shqiptar nuk e miratoj ketë marrëveshje. Ne vitin 2002 me Ligjin e Rojës Bregdetare shërbimi i SAR-it iu ngarkua Rojës Bregdetare. (shënim i autoreve).

155


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

File, Çapajev Dr. f. 34. File, Çapajev Dr. f. 100. Popullsia e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë është rreth 16 milion banorë. Sipas përllogaritjeve te Dr. File duke llogaritur vetëm gjysmën e popullsisë se përmendur më lartë dhe shumëzuar me 2 ton mallra nevojë për një vit, rezulton se mesatarisht sasia e mallrave që parashikohet te tranzitojnë portet shqiptare është rreth 16 milion ton. Portet e Pulias ne Itali përpunojnë rreth 28 milion ton në vit, ndërsa portet bullgare deri në 20 milion ton në vit. 30 AMBO – Albanian Macedonian Bulgarian Oil Pipeline - AMBO është një naftësjellës i cili nis nga Burgasi (Bullgaria – Deti i Zi) nëpërmjet Maqedonisë dhe del në Vlorë (Shqipëri – Deti Adriatik) (shënim i autorëve) 31 TAP – Trans Atlantic Pipeline. TAP është një projekt gazsjellësi nga Deti Kaspik dhe del ne Greqi e Shqipëri për te kaluar drejt Italisë. (shënim i autoreve) 32 Goga, Anastas and Metalla, Osman. P 139-140. 33 Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë - http://www.esteri.it/MAE/ EN/Politica_Estera/Aree_Geografiche/Europa/Le_reti_infrastrutturali.htm 34 Autoriteti Portual Durrës – “Porti i Durrësit është porti kryesor në Shqipëri. Ai përpunon 90% të tonazhit t transportit ndërkombëtar të vendit dhe 85% të gjithë importeve dhe eksporteve të vendit. Niveli aktual i përpunimit është 3,8 milion ton në vit”. 35 US Commercial Service – Shërbimi tregtar i SHBA. 36 Mohimi detar (Sea Denial) – Mohimi detar është kategori e kontrollit detar. Mohimi detar arrihet kur forca detare parandalon një forcë kundërshtare të përdori detin për qëllimet e tij. Mohimi detar përdoret për një hapësirë të kufizuar detare dhe periudhë të kufizuar – GlobalSecurity.org 37 Gerveni, Rear Admiral Kristaq. f. 85. 38 File, Çapajev Dr. P. 10. “Përpara vitit 1989 tonazhi i Flotës Tregtare ishte 107.000 ton (DWT) me 25 anije, 10 nga te cilat 3000-17.500 ton ,ndërsa ne vitin 2003 ishte 32.000 ton. Ne vitin 1989 Flota e Peshkimit kishte 256 barka, ndërsa ne vitin 2003 vetëm 25”. 28 29

156


Artur MEÇOLLARI, Suard ALIZOTI Në kërkim të një strategjie të Sigurisë Kombëtare detare të Republikës së Shqipërisë

Bibliografi 1. Baer, George W. Notes toward a new maritime strategy. “Naval War College Review. Newport. RI. USA Spring 2007- http://www.usnwc.edu/Publications/ Naval-War-College-Review/2007—Spring.aspx 2. Durrës Port Authority - http://winne.com/country/europe/albania/ 2009/cr/cp/durres_port/index.php. 3. File, Çapajev Dr. Kontrolli i hapësirës detare të Shqipërisë dhe ushtrimi i sovranitetit të Shtetit Shqiptar. Shtëpia Botuese e Ushtrisë. Tiranë. 2009. 4. Gerveni, Rear Admiral Kristaq. The state action at sea – Albanian perspective. Symposium: Albanian Maritime System and EU experience University “Ismail Qemali, Vlore. 14-15. Aulona Press. May 2010. 5. Global Security Forum - http://www.globalsecurity.or 6. Goga, Anastas and Metalla, Osman. Implementimi i sistemeve te reja te akostimit dhe shkarkimit te anijeve te gazit te lëngshëm dhe hidrokarbureve ne det. Symposium: Albanian Maritime System and EU experience University “Ismail Qemali, Vlore. 1415. Aulona Press. May 2010. 7. Interntional Maritime Organisation (IMO) - http://www.imo.org/ 8. Manuali – Përmbledhje e ligjeve te detit – Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. Tirane 2004. 9. Ministry of Foreing Afairs of the Republic of Italy - http:// www.esteri.it/ 10. Qendra e Publikimeve Zyrtare – http://www.qpz.gov.al 11. Sokrat, Plaka Dr. E drejta e re detare ndërkombëtare dhe Shqipëria. Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, 2003. P. 123. 12. Strategjia e Sigurisë Kombëtare te Republikës se Shqipërisë - Law Nr.9322 date 25.11.2004 “For approval of Albanian National Security Strategy”, 13. Transportation Infrastructure Development in Southeastern Europe – US Commercial Service - http://www.buyusa.gov 14. U.S. Department of the Navy. Annotated Supplement to the Commander’s Handbook on the Law of Naval Operations, NWP 9 (Rev. A)/FMFM 1-10 (1989).

157


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.1 •Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë MA Shpëtim Cami •Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor MA Joana Kosho •Vlerat e përbashkëta MA Blendi Lami •Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan MAElton Qëndro •NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë MA Albert Hitoaliaj

158


Përmbajtja e nr.2 • Siguria energjetike në Evropë, një ambicie e vështirë ?! MA Elton Qëndro • Turqia: ku po shkon? Ndërmjet qemalizmit dhe neo-otomanizmit MA Blendi Lami • Në prag të rendit të Botës së Re NATO 2020 - Koncepti i Ri Strategjik MA Albert Hitoaliaj • Diplomacia publike në erën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare MA Joana Kosho • Gjeopolitika dhe partitë politike Shpëtim Cami

159


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Përmbajtja e nr.3 • Korridori VIII, një interes kombëtar, në grahmën e fundit? Prof. Dr. Pëllumb Xhufi • Formula e Mekinderit, gjeopolitika aktuale dhe një qasje shqiptare MA Albert Hitoaliaj • Shqipëria në teatrin e gjeopolitikës botërore MA Valbona Mehmeti • Politikat mjedisore si dimension i tretë i marrëdhënieve ndërkombëtare MA Elton Qëndro • Media globale dhe ndikimi i saj tek politikat ndërkombëtare MA Joana Kosho • Stalini i Ri MA Blendi Lami

160


Përmbajtja e nr.4 • Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd MA Elton Qëndro • Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë MA Albert Hitoaliaj • Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës -Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë MA Joana Kosho • Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re? MA Romina Gjata Kuko • Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri MA Ergys Llanaj • Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar MA Rovena Aliraj • Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar MA Alda Mazreku

161


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Le të përpiqemi të shohim se nga na vjen drita... f.10 Prof. Dr. Pajtim Ribaj European Union - Mediterranean Relations and Current Crisis Prof.Dr. Lisien Bashkurti Efekte e reja të globalizimit, mbi krimin e organizuar MA Ergys Llanaj Roli i komunitetit të inteligjencës në një botë të globalizuar MA Mimoza Xharo Atentatet ndaj Ahmet Zogut - Eliminimi fizik, si zgjidhje politike në marrëdhëniet mes shteteve MA Veli Haklaj Siguria mjedisore: pse është çështje e sigurisë kombëtare MA Elton Qëndro Greqia: nga fustanella te Megali Idea - Fabrikimi i identitetit si fabrikim i fuqisë kombëtare MA Albert Hitoaliaj Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut MA Evelina Lusha

162


163


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ISSN

164


Revista MN, nr.6 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, dimër 2011 ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE

165


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.