Issuu on Google+

Pak histori Qyteti i Beratit është ndër më të vjetrit në Shqipëri, fillimet e të cilit i gjejmë në një vendbanim në formë fortese -Kalaja, e cila ka ekzistuar që prej shekullit IV para Krishtit një jetë të pandërprerë deri në ditët e sotme. Qendra Historike e qytetit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në 8 Korrik 2008 si ‘’ një shembull i rrallë i një karakteri arkitektural tipik i periudhës Otomane ‘’. Berati është shpallur Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare. Qyteti është i njohur për trashëgimine e tij kulturore, arkitekturën historike dhe bukurinë natyrore dhe njihet si ‘’qyteti i një mbi një dritareve ‘’ për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet. Është një qytet i mrekullueshëm skenik me ndërtesa të bukura shumë interesante nga pikëpamja arkitektonike dhe historike.

Berati mbart dëshminë e bashkëjetesës së feve të ndryshme dhe komuniteteve të shumta kulturore përgjatë shekujve. Pjesa e vjetër historike përbëhet nga tre lagje të ndara nga lumi Osum: Kalaja, Gorica dhe Mangalemi. Qyteti ka gjithashtu Qendrën Mesjetare e cila përbëhet nga monumente të vjetra fetare të sektit Bektashi dhe një xhami të shek.XV.

Pika të tjera me interes Kisha e Shën Mari Vllahernes (shek.13 )Është kisha më e vjetër ekzistuese në Berat. Kjo Kishë është restauruar në shek. 16 dhe afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit. Kisha e Shën Kollit (Shek. 16) - Gërmimet arkeologjike kanë treguar se muret e kësaj Kishe janë ndërtuar në shekullin e 16. Brenda në Kishë gjendet një kapitol i përdorur për ritualet fetare i cili përbën një element të arkitekturës paleo -kristiane. Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës – Kisha është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644. Ajo ka një tavan me elementë dekorativë dhe afresket e saj prezantojnë skena nga martirizimi i Krishtit. Kisha e Shën Triadhës – (Shek.13-14). Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për afreske të bukura bizantine dhe muret e saj janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .

Akropoli – Është i vendosur në pjesën më të lartë të Kalasë dhe përbën rrethimin e dyte te mureve brenda saj. Ne brendësi të tij gjenden rrënojat e banesave të garnizoneve të ushtrisë Turke, Rezidenca e Pashait dhe rrënojat e Xhamisë së Bardhë ndërtuar në periudhën Otomane. Cisterna e ujit (Shek. 13-14).Është përdorur për ruajtjen e ujit gjatë periudhës së Mesjetës së vonë. Një tunel prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në kullë. Xhamia e Kuqe -(Shek. 15) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri. Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke. Xhamia Mbret- Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të rëndësishme në qytet. Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në f und të shekullit 15 nga Sulltan Bajaziti II. Teqeja e Helvetive-(shek. 15) Teqeja e Helvetiveu ndertua ne shekullin 15 dhe u rindër tua nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1782. Karakteristikë për këtë Teqe është tavani prej druri i dekoruar sipas barok i adoptuar në artin Islamik me piktura të përshkruara si ndër më te bukurat e asaj kohe.

Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Ajo ka ruajtur të pandryshuar planin e saj original të shekullit IV para Krishtit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI,VIII, XV dhe XIX. Ajo nuk është vetëm një nga Kështjellat më të mëdha të banuara ,por një arkiv në gurë, e cila ofron një varietet stilesh dhe kontribute të epokave të ndryshme: Romako-Bizantine, Shqiptare dhe Otomane. Ndërtesat brenda Kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturëssë tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha Bizantine si dhe disa xhamitë ndërtuara gjatë epokës Otomane e cila filloi në vitin 1417. Kalaja e Goricës ka qënë njëtjetër kala në qytet e cila i përket së njëjtës periudhe (IV para Krishtit), e pozicionuar në kodrën përballë. Sot ekzistojnë vetëm rrënojat e kësaj kalaje. Lagjet e vjetra të Mangalemit dhe Goricës pergjatë lumit, të lidhura me njera-tjetrën me Urën e Goricës, janë zona të ruajtura mirë me ndërtesa me arkitekturë karakteristike me një numër të madh dritaresh, rrugica plot sharm dhe objekte religjioze. Ura e Goricës është një monument i rëndësishëm kulture që dallohet për elegancën e saj. U ndërtua prej druri në vitin 1780 nga Ahmet Kurt Pasha.

Ky dokument është publikuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian . Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e vetme e Bashkisë Berat dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat dhe në asnjë rrethanë nuk mund të merret si reflektim i pozicionit të Bashkimit Europian.


Banesa Per Beratin, ashtu si per cdo qender qytetare, kategoria qe perben temen kryesore te vlerave ndertimore eshte padyshim banesa. Banesat e vjetra te beratit, te cilat ruhen sot e kesaj dite, i perkasin kryhesisht shekullit XIX, por nuk mungojne edhe ndertime te shekullit XIX, madje ka te shume te ngjare dhe me te hershme. Larmia e madhe tipologjike e banesave te Beratit lidhet si me strukturen klasore te kesaj qendre, ashtu edhe me truallin e aksidentuar, mbi te cilin ngrihen shumica e lagjeve te banuara te qytetit. Banesat beratase i perkasin tri grupeve: banesave me cardak, banesave te mbyllura me gjysmekat dhe kat si dhe banesave te rindertuara, duke filluar rreth mesit te shekullit XIX, apo te ndertuara rishtaz gjate kesaj kohe. Banesa beratase karakterizohet nga nje teresi mjedisesh ne te: shtepia e zjarrit, oda, cardaku, divani, katoi, stera, mjedisi sanitar dhe kameria. Banesa me cardak Ky tip banese e merr emertimin nga njesia kryesore kompozicionale, cardaku, i cili me vendin dhe funksionet e tij luan nje rol te dores se pare ne karakterizimin e baneses. Skema kompozicionale e baneses me cardak shquan per shtrirjen e theksuar horizontale, me vendosjen e mjediseve ne dy rradhe paralele.

Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘’Onufri’’- Është i vendosur brenda Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” (shek.18) e cila është një Kishë e stilit Bizantin e karakterizuar nga një ikonostas i mrekullueshëm druri të larë me ar. Koleksioni i ikonave daton në shekujt 14- 19 dhe përfshin vepra të rëndësishme nga artisti i madh Onufri dhe shkolla e tij e piktorëve. Muzeu Etnografik – Është i vendosur në një nga banesat karakteristike të Beratit, e cila daton në shekullin 18. Brenda tij gjendet pavjoni i arkeologjisë, një imitim i pazarit mesjetar, pavjoni i arkitekturës dhe mjediset e brendshme të një shtëpie tipike të shekullit 18. Galeria e Arteve ‘’Edward Lear’’ – E hapur në1994 është një ndër Galerite e Artit më të mira dhe më të rëndësishme në vend. Koleksioni i saj nxjerr në pah veprat e artit kontemporan dhe të traditës, të artistëve vendas dhe të huaj. Kodikët e Beratit Kodiku i Purpurt i Beratit (i quajtur Beratinus), përmban ekstrakte nga Ungjijtë dhe është një ndër variantet më të vjetër të përdorur për teksin e Testamentit të Ri. Në kohën që u shkruajt në shekullin e VI-të, ai ishte një ndër pesë kodikët ekzistues në gjithë botën.

Informim qytetar

Projekti SUSTCULT

“Përcjellëse të një mesazhi nga e kaluara, monumentet historike të brezave të njerëzimit ngrihen në ditët e sotme si dëshmitarë të gjallë të traditave shumë vjeçare të tij. Njerëzit po ndërgjegjësohen përherë e më shumë rreth njëvlefshmërisë së vlerave njerëzore dhe konsiderimit të monumenteve antike si një trashëgimi e përbashkët. Pranohet përgjegjësia e përbashkët për ti marrë ato nën mbrojtje në emër të brezave të ardhshëm. Eshte detyra jonë që ti dorëzojmë ato me të gjithë shkëlqimin e origjinalitetit të tyre”. Me vendim te këshillit të Ministrave nr. 172 date 02.06.1961 Berati është shpallur Qytet Muze. Me 08.07.2008 qyteti i Beratit u pranua ne UNESCO (Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve te Bashkuara). Qyteti muze i Beratit ndahet ne zonën muze, në zonën e mbrojtur dhe në zonën e lirë. Vetë qëndra historike ndahet në zonën muze dhe zonën e mbrojtur. Restaurimi i objekteve të trashëgimise kulturore bëhet nga institucione shtetërore te specializuara dhe nga personat fizikë ose juridike të licensuar për këtë qëllim. Te dashur qytetarë, për cdo pyetje apo punim që do të dëshironit të kryenit ne shtëpitë tuaja, ju lutemi që paraprakisht të na vini në djeni dhe të paraqiteni pranë zyrave tona, te Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Berat. Dëmi i shkaktuar në objektet unikale të trashëgimisë kulturore përbën në çdo rast vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit penal. Ju lutemi për bashkëpunim te panderprerë me ne edhe nëpërmjet sygjerimeve tuaja. Te dashur qytetarë, ju lutemi që se bashku të jemi te ndërgjegjshëm për vlerat e qytetit tonë dhe ti ruajmë ato me rigorozitet dhe dashuri, në mënyre që ti përcjellim këto vlera unikale te brezat e ardhshëm.

Shumë site të trashëgimisë në Rajonin e Europës Juglindore janë nën trysni. Këndvështrimi sipas SUSTCULT është që trashëgimia kulturore ka një kuptim të rëndësishëm social dhe ekologjik, i cili do të ruhet si një burim i zhvillimit të qëndrueshëm. Në Projekt janë përfshirë 7 site : Venecia, Korfuz ,Berat ,Ohri ,Hurez, Bakau, Vivapa Valley . Objektivi kryesor i Projektit SUSTCULT: është të përmirësojë efektivitetin e menaxhimit të siteve të trashëgimisë nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie të përbashkët të vlerësimit të kompleksitetit të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore. Aktivitetet kryesore të projektit: Ngritja e 7 rrjeteve lokale dhe një rrjeti ndërkombetar në Europën Juglindore në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. Zhvillimi dhe funksionimi i një platforme WEB GIS për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë; Përcaktimi i nje metodologjie të përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë kulturore. Hartimi dhe realizimi i nje pakete trajnimi (kurse trajnimi online dhe në cdo sit) për të rritur kapacitetin menaxhues. Zhvillimi/Përmirësimi i planeve të menaxhimit në sitet e partnereve bazuar në një metodologji të përbashkët. Përcaktimi i një strategjie marketingu të qëndrueshëm për resurset specifike kulturore bazuar në analizën e tregut lokal dhe planet e biznesit.


Fletpalosje Berati