Buxheti Bashkia Berat 2012

Page 23

BASHKIA BERAT

2. Mosvënia në eficensë e tregut të ri industrial, me një efekt në shumën - 12,960,000 lekë në

zërin “Taksë zënie vëndi”. Ju rikujtojmë se për shkak të mos kryerjes në kohë të investimit (investim ky i përbashkët midis Bashkisë Berat dhe Bankës Botërore) punimet në tregun e ri industrial nuk u mbyllën brënda muajit Qershor 2011, ashtu sikurse ne planifikuam në buxhetin e vitit të kaluar. a. Të ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogël Kjo taksë mblidhet nga Drejtoria e Taksave Regjistrimit të Biznesit dhe Tregjeve, për cdo biznes të vogël në periudhat (Janar – Prill – Korrik - Tetor). Gjatë vitit 2011 kemi arkëtuar plotësisht një këst të taksës vendore mbi biznesin e vogël (këstin e katërt te vitit 2010) si dhe kemi rimbursuar 3 këste (këstin e parë, këstin e dytë si dhe këstin e tretë të vitit 2011) për blerjen e kasave fiskale për rreth 935 subjekte. Për vitin 2011 jemi kompensuar nga pushteti qendror për të tre këstet në shumën 27,012,000 lekë për 800 subjekte. Pra nuk janë kompensuar ende per 135 subjekte të biznesit të vogël pasi këta të fundit kanë detyrime tatimore ndaj Drejtorisë Rajonale Tatimore Berat. 

Të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar për vitin 2011 janë realizuar në shumën 51,892,000 lekë kundrejt planit vjetor prej 54,091,000 lekë ose 96 %.

Kundrejt realizimit faktik të vitit 2010 prej 49,740,000 lekë të ardhurat e vitit 2011 janë realizuar me +2,152,000 lekë ose +4.33% më shumë se realizimi i vitit të kaluar.

Të ardhurat nga Taksa vendore mbi biznesin e vogël janë realizuar në një nivel të kënaqshëm edhe për faktin se sikurse theksuam më sipër gjatë vitit 2011 numri i subjekteve të cregjistruara apo që pezulluan aktitvitetin ishte i lartë. Pasqyra nr. 6 Ecuria në vite e të ardhurave nga taksa vendore mbi biznesin e vogël(në /000 lekë) Nr.

Emërtimi

I

Taksë e biznesit të vogël

Viti Viti 2003 2004 56,319 75,036

Viti 2005 71,514

Viti Viti 2006 2007 52,334 41,667

Plan Buxheti 2012

Viti Viti Viti 2008 2009 2010 55,309 53,640 49,740

Viti 2011 51,892

Page 22


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.