Pairs buletini informativ #2

Page 1

Share experience, encourage inclusion

BULETIN INFORMATIV #2

PROGRAMET EFIKASE PËR INTEGRIMIN/ PËRFSHIRJEN AKTIVE TË

ROMËVE NË

EVROPËN JUGLINDORE


Share experience, encourage inclusion

Përmbledhja e projektit: Minoriteti Rom dhe Egjiptian është minoriteti etnik më i madh në Evropë. Afërsisht 10-12 milion Rom vlerësohen se jetojnë në Evropë, rreth 68/% (7.5 milion) prej tyre jetojnë në vendet e mbuluara nga programi i Evropës Juglindore. Përjashtimi dhe privimi social i Romëve është një problem i hershëm dhe i pazgjidhur në të gjithë zonën. Pavarësisht programeve të ndryshme dhe iniciativave që ata synojnë, komunitetet Rome në Evropën Juglindore janë ende të ekspozuara ndaj diskriminimit dhe përjashtimit social dhe pranimi i tyre i barabartë për punë, shkollim, përfitim social, shërbim shëndetësor, strehim, shërbime të tjera publike dhe drejtësi është ende i kufizuar. Partneriteti PAIRS përfshin 18 partnerë (11 që financojnë) nga 8 vende juglindore, (5 ERDF, 2 IPA dhe 1 ENPI) ku përjashtimi i popullsisë Rome përbën një prioritet të lartë të politikës. Partneriteti ofron një kombinim horizontal dhe vertikal të ekspertizave dhe kompetencave të ndryshme në qeverisjen (kombëtare dhe lokale) dhe zbatimin e programit (në nivel lokal / rajonal / kombëtar, në disa fusha tematike). Projekti do të ofrojë zgjidhje të integruara, të qëndrueshme, me pëlqimin e të gjitha palëve të rëndësishme të interesuara në përfshirjen e Romëve që do të jenë të këmbyeshme me programimin. Metoda integruese më efektive dhe më e përdorur gjerësisht dhe programimi i bazuar në fakte e skema financimi të caktuara për përfshirjen e Romëve do të ndihmojë në arritjen e qëllimit të strategjisë së Evropës 2020 për të larguar 20 milionë njerëz nga varfëria në 10 vitet e ardhshme. Rezultatet e PAIRS do të kontribuojnë gjithashtu në objektivat strategjike të sistemit të BE-së për Strategjitë Kombëtare në Integrimin e Romëve deri në vitin 2020, që thekson se është i nevojshëm përdorimi më efektiv dhe efikas i burimeve financiare të caktuara për përfshirjen dhe integrimin social të Romëve.


Share experience, encourage inclusion

Vizita studimore - Shqipëri: Për tri ditë në prill (22 - 24) në Shqipëri u mbajt vizita e tretë studimore. Vizita filloi në Tiranë në Shërbimin Social Shtetëror, ku Drejtoresha Znj. Kozeta Mesiti prezantoi politikat e Shërbimit për integrimin/përfshirjen e fëmijëve që enden rrugëve, duke përfshirë Romët. Pas disa prezantimeve interesante të UNDP-së, OSBE/ODIHR-it dhe projekteve të UNICEF-it, të pranishmit bënë një vizitë në Qendrën Sociale "Romani Baxt", ku zoti Agim Fortuna, përfaqësues lokal i komunitetit Rom bëri një prezantim të praktikës së mirë. Gjatë ditës së dytë, në Shkodër, u mbajt një takim i aktorëve të PAIRS dhe i palëve të interesuara mbi "Komunitetin Rom në rajonin e Shkodrës". Takimi u hap nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, i cili në fjalën e tij përshëndeti projektin e PAIRS dhe premtoi mbështetje institucionale për projektin në Shqipëri. Fjalën e mori edhe Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Shkodrës Z. Ritvan Troshani, i cili vlerësoi punën e Malteser Shqipëri me komunitetet Rome dhe Egjiptiane. Një tjetër zyrtare lokale, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Znj. Artrida Ferketi bëri një prezantim të detajuar të politikave qeveritare të arsimit në lidhje me arsimimin e fëmijëve Rom duke bërë edhe paraqitjen e gjendjes së shkollimit të fëmijëve Rom në Qarkun e Shkodrës. Ajo shprehu angazhimin e Drejtorisë së saj për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara që të mund të përmirësohet gjendja e Romëve në fushën e arsimit. Në fund të takimit një grup fëmijësh Rom nga shkolla "Beato Zeferini" - drejtuar nga Fretërit Minorë Kapuçinë - dha një koncert të shkurtër. Takimi u pasua nga një vizitë në "Fshatin e Paqes", ku pjesëmarrësit u prezantuan me praktikën e mirë "Shkolla Rome" dhe vizituan një punishte të mbledhjes së metalit, në të cilën janë të punësuar Romë të cilët jetojnë aty pranë. Përveç kësaj, grupi vizitoi një Qendër Multidisiplinare të Komunitetit në Fushë-Krujë, ku edhe iu prezantua "Analfabetizmi dhe aftësitë sociale të trajnimit për gratë, burrat dhe fëmijë Rom". Në ditën e fundit të vizitës, në Tiranë, grupi vizitoi Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, e cila është një partner i PAIRS në Shqipëri dhe u takua me zyrtarë të lartë të Ministrisë - Z. Spiro Ksera, Ministër, Znj Denada Seferi, Drejtore e Drejtorisë së Politikave Sociale dhe Znj. Blerina Zoto, Sekretariati për Romët. Pas largimit nga Ministria, grupi vizitoi shkollën "26 Nëntori" dhe u njoh me një projekt arsimor gjithëpërfshirës me synim fëmijët Rom. Vizita studimore në Shqipëri përfundoi me një vizitë në Qendrën Ditore të Bashkisë së Tiranës për Arsimin Gjithëpërfshirës.


Share experience, encourage inclusion

Vizita studimore - Serbi: Vizita studimore për projektet për integrimin dhe përfshirjen sociale të Romëve në Serbi u organizua në periudhën 15-17 maj 2013, brenda dy viteve të projektit rajonal të PAIRS (Programet për Integrimin/ Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore), e cila ka për qëllim të shprehë dhe të dërgojë rekomandime mbi programimin e fondeve evropiane dhe kombëtare për përfshirjen e Romëve bazuar në identifikimin dhe analizën e nismave dhe praktikave të mira në rajon. Ishin 28 pjesëmarrës në vizitën studimore, të cilët janë përfaqësues të disa ministrive, organeve qeveritare me mandat për të lehtësuar përfshirjen sociale të Romëve, dhe OJQ-të nga Italia, Hungaria, Ukraina, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria. Gjatë vizitës studimore u mbajtën disa takime dhe prezantime: Prezantimi i shërbimit të kujdesit social “Strehimi social në mjedis mbështetës” nga Znj. Marija Vujoseviq, këshilltare në Ministrinë e Punës, punësimit dhe politikave sociale. Prezantuesja shpjegoi përmbajtjen e shërbimit, rolin e të gjithë aktorëve të cilët marrin pjesë në ofrimin e shërbimit dhe bëri një përmbledhje të shkurtër të rezultateve të hulumtimit mbi efektet e shërbimit social në përfshirjen e përfituesve, të ndërmarra në vitin 2009. Takim në Këshillin e Qytetit në Smederevë me kryetarin e kuvendit të qytetit Z. Branče Stojanović, anëtaren e këshillit të qytetit Znj. Vesna Jeremić dhe drejtorin e Qendrës për punën sociale Z. Miodrag Nadaškić. Pjesëmarrësit u prezantuan me rolin e autoritetit lokal dhe Qendrën për kujdesin social në krijimin dhe kontrollin e cilësisë së ofrimit të shërbimit të strehimit social në ambientin përkrahës dhe gjithashtu me përkushtimin dhe rezultatet që kanë këto institucione në aspektin e integrimit të popullsisë Rome në Smederevë. Një prezantim shumë i shkurtër u bë edhe mbi rolin e familjes pritëse, pasi familja pritëse është elementi më inovativ dhe i rastit me kontributin vendimtar për përfshirjen sociale të përfituesve. Takim në Qeverinë e Krahinës Autonome të Vojvodinës, në Zyrën për përfshirjen e Romëve, mbajtur nga drejtori i Zyrës, Z. Duško Jovanović, si një mundësi për t’i njohur pjesëmarrësit me prioritetet e zyrës dhe rezultatet e tij të mëparshme, më të dukshme në fushën e arsimit. Prezantimi i projektit Të jetuarit së bashku nga Qendra për Arsim e Romëve nga Subotica: Prezantimi u mbajt nga drejtori i organizatës Z. Stevan Nikolić, i cili paraqiti konceptin dhe rezultatet e projektit. Qëllimi i projektit është kapërcimi i konflikteve të cilat janë ngritur mes Romëve dhe joromëve, pjesë e komunitetit lokal nëpërmjet artikulimit të problemeve të përbashkëta dhe interesat e komunitetit dhe angazhimi i të dyja palëve në gjetjen dhe mbështetjen e zgjidhjeve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin projektet e mëposhtme: Strehimi social në ambientin përkrahës, Smederevo: Pjesëmarrësit u takuan me familjet pritëse në dy ndërtesat e SHSE-së në Smederevë dhe tri familje Rome me një prind, të cilët janë përfitues të projektit. Pjesëmarrësit ishin më të interesuar në rolin e familjes pritëse, problemet që ata ballafaqonin gjatë kryerjes së detyrës së tyre, format dhe intensiteti i bashkëpunimit me Qendrën për kujdesin social dhe përshtypjet e përgjithshme të përfituesve mbi cilësinë e këtij shërbimi të kujdesit social.


Share experience, encourage inclusion

Përfshirja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së Romëve në Serbi, Novi Sad: Pjesëmarrësit vizituan dy vendbanime Rome ku organizatat humanitare ekumenike kishin zbatuar aktivitete të ndryshme që lidhen me përmirësimin e kushteve të jetesës (të strehimit dhe infrastrukturës) në kuadër të këtij projekti. Ky projekt ishte zhvilluar në bazë të modelit social të punës, ku theksi është vënë mbi pjesëmarrjen aktive të përfituesve të cilët kanë nivel të lartë të kontrollit mbi gjithë procesin e ndërtimit dhe të gjitha vendimet e përfshira. Shtëpi parafabrikate për 20 familje Rome nga qendra joformale kolektive, Požarevac: Grupi vizitoi projektin e OJQ-së gjermane ASB i cili u zbatua në Požarevac dhe ofroi strehim për 103 persona Romë, të cilët formalisht jetonin në qendrën kolektive joformale në periferi të qytetit. Procesi i pjesëmarrjes konsultative me familjet mbi llojin e strehimit të përzgjedhur u vlerësua si veçanërisht i mirë. Pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e vlerësimit të brendshëm të ndërmarrë nga organizata e cila zbatoi projektin. Vlerësimi nxori dobësitë kryesore të projektit, prandaj u bënë plane për investime dhe zhvillime të mëtejshme të projektit.


Share experience, encourage inclusion

Vizita studimore - Rumani: Vizita studimore në Rumani filloi më 28 Maj me një udhëtim në Peris (Qarku Ilfov), një fshat 35 kilometra larg Bukureshtit, kryeqytetit të Rumanisë. Drejtorja Ekzekutive e Romano ButiQ, Znj. Nicoleta Bitu, paraqiti një nga punishtet ekonomike dhe sociale të Romano ButiQ, ku ishin aktive disa familje të punimit të drurit. Grupi i pjesëmarrësve pati mundësi ta vizitonte punishten dhe të takonte zejtarët e zejtaret e përfshirë në projektin “Romano ButiQ - Ndërmarrje sociale për Romët”. Pas vizitës në Peris, pjesëmarrësit vizituan ndërtesën e Muzeut të Kulturës Rome, ku iu dhanë fletët me planet e ndërtesës dhe vizatimin 3D të ndërtimit, si dhe një historik të shkurtër me shkrim. Në fund të ditës së parë, grupi vizitoi selinë Sastipen, ku patën një bisedë me zotin Daniel Rădulescu, drejtor ekzekutiv i organizatës. Ai prezantoi projektin e titulluar “Qendrat komunitare burimore”: mjetet strategjike në procesin e përmirësimit të gjendjes së grupeve vulnerabël në zonën rurale”. Dita e dytë e vizitës studimore u bë në qarkun Olt. Pjesëmarrësit udhëtuan drejt Sllatinës, kryeqyteti i Qarkut Olt, ku u takuan me Z. Dan Stoichicescu, Drejtor i Kancelarisë së Prefekturës. Ai paraqiti aktivitetin e Prefekturës lidhur me përfshirjen e Romëve dhe filozofinë pas përfshirjes së autoriteteve të Qarkut në këtë zonë. Znj. Cristina Mihai, Zyra e Qarkut për Romët, paraqiti situatën e Romëve në qark dhe veprimet që janë ndërmarrë në nivel qarku. Ishte një mundësi e mirë për të diskutuar Programin e Ndërmjetësimit, së bashku me Znj. Daniela Gheorghiţă, ndërmjetëse e shëndetësisë në komunën Iancu Jianu dhe Znj. Marinela Nitu, ndërmjetëse e shkollës në Corabia. Më pas, Znj. Ana Ivasiuc paraqiti projektin për ndërtimin e komunitetit, “Fuqizimi i komuniteteve Rome në monitorimin dhe ndikimin e agjendave vendore në Rumani”, me ndërhyrjet e Z. Mihai Ioana, kryebashkiak i Grădinari-t, një ish- ndërmjetës që më vonë u bë kryetari i komunës së tij. Dita vazhdoi me një diskutim me kryebashkiakun e qytetit të Drăgăneşti - Olt, Z. Pantelie Rotaru, në lidhje me shkollën dhe kopshtin, të cilat kanë pjesën më të madhe të nxënësve Romë. Pastaj, pjesëmarrësit vizituan Grădinari-n, ku Z. Mihai Ioana, kryebashkiaku Rom në komunë, paraqiti vizionin e tij për komunitetin për të cilin u bë kryebashkiak. Së pari ai ishte i përfshirë në projektin e Agjencisë Împreună, “Fuqizimi i komuniteteve Rome në monitorimin dhe ndikimin e agjendave vendore në Rumani”, si ndërmjetës, pastaj u zgjodh kryebashkiak nga shumica e popullsisë, si edhe nga popullsia Rome. Pas prezantimit të kryebashkiakut, për pjesëmarrësit u shfaq dokumentari “Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?”, nga Agjencia Împreună për projektin e së njëjtës natyrë. Në fund të prezantimit, pjesëmarrësit u ftuan që të vizitonin komunitetin e zonës dhe kopshtet e serrat e tyre të njohura. Nevoja kryesore për ta është që të kenë një treg për të shitur perimet e tyre. Ditën e fundit të vizitës së studimit grupi u takua në selinë NAR me Znj. Mariea Ionescu, Znj. Mariana Buceanu dhe Z. Bogdan Dan, ekipi i projektit NAR. Prezantimet “Ndërmjetësuesi i shëndetit Rom” dhe “Rëndësia e konceptit të Zhvillimit të Komunitetit në Rumani” u pasua nga sesioni përmbyllës.


Share experience, encourage inclusion

Vizita studimore – Bullgari: Vizita studimore në Bullgari filloi më 12 qershor me një udhëtim në lagjen e Romëve “Iztok, e cila ndodhet në periferi të qytetit bullgar Kyustendil (afërsisht 8 km larg nga qendra e qytetit). Sipas regjistrimit të popullsisë nga viti 2011, janë 5171 Romë që jetojnë në lagjen “Iztok”. Sipas një vlerësimi të ekspertëve, numri i vërtetë nuk është më i vogël se 12 000 vetë, i cili është i ndryshëm nga statistikat zyrtare. Mund të ketë ulje në numrin e banorëve të Qarkut gjatë 2-3 viteve të fundit për shkak të krizës ekonomike në vend e cila ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në situatën ekonomike të banorëve të kësaj lagjeje. Normat e larta të papunësisë, veçanërisht në mesin e punëtorëve që janë me një kualifikim të ulët kanë çuar në migrimin e një numri të konsiderueshëm të Romëve jashtë vendit për të kërkuar mënyra dhe mundësi më të mira për të ushqyer familjet e tyre. Janë tri organizata jo-qeveritare aktive, të cilat po punojnë në lagje: 1. Qendra për zhvillim rajonal "Roma – Kyustendil” 2. ADRA Bullgaria: 3. Shoqata LARGO Përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës për grupet më të rrezikuara në lagje janë identifikuar si një shembull i praktikës së mirë për përfshirjen aktive të Romëve në Bullgari. Pjesëmarrësit e vizitës studimore u ndanë në tri grupe të përbëra nga përfaqësues të çdo vendi partner. Për çdo grup u caktua një drejtues nga organizata pritëse - OSI - Sofje, dhe një përkthyes. Çdo grup kishte 30 minuta që ta shqyrtonte secilin rast, të reflektonte mbi të dhe të bënte pyetje. Pasdite grupi i ekspertëve të projektit u takua me kryebashkiakun e Komunës së Kuystendil. Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme në lidhje me përfshirjen e Romëve në Kuystendil, qasjen e tyre në arsimin e duhur, kujdesin shëndetësor dhe punësimin. Kryebashkiaku pohoi angazhimin e vet për të ndihmuar OJQ-të Rome në vend, me përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e strehimit, statusin shëndetësor dhe arsimor të banorëve në lagjen “Iztok”. Sipas kryebashkiakut “qeveria lokale po punon së bashku me banorët e Kuystendil që të mund të shfuqizohen linja që ndajnë në aspektin e ngjyrës, besimit dhe përkatësisë etnike mes banorëve të qytetit. Ne kemi krijuar lidhje të ngushta me sektorin e OJQ-ve, por jemi ende shumë larg arritjes së qëllimeve strategjike që kemi vendosur.” Ai gjithashtu pohoi se është shumë e vështirë të kapërcehen në një periudhë kaq të shkurtër problemet, të cilat kanë dalë gjatë viteve dhe kanë çuar në përjashtimin e minoritetit Rom. Administrata lokale vazhdon të fokusohet ende tek reformat në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale të cilat do të ndihmojnë për integrimin e Romëve në shoqërinë bullgare. Më 13 qershor 2013 një grup ekspertësh të vendeve partnerë në projektin “PAIRS - Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore” vizitoi shkollën “Vasil Levski”, në fshatin Vidrare, Komuna Pravets dhe Qendrën për Zhvillimin e Komunitetit - Etropole. Vizita u organizua nga CIEDT “Amalipe”, për të treguar praktikat më të mira të grupit ndërkombëtar për uljen e nivelit të braktisjes në mesin e Romëve dhe përfshirjen e komunitetit Rom. Ishin të pranishëm mbi 30 përfaqësues nga të gjitha organizatat e partnerëve në projekt. Në emër të Qendrës “Amalipe” pjesëmarrës në vizitë ishin Theodora Krumova, Desislava Stefanova, Sylvia Boyanova, Dimitar Petrushev dhe Atanas Kouzmanov. Pjesëmarrësit i priti drejtoresha e shkollës Maya Pencheva, stafi i shkollës, fëmijët dhe prindërit. Shkolla Fillore “Vasil Levski” në Vidrare është një


Share experience, encourage inclusion

nga 22 shkollat, që ka marrë pjesë në të tria vitet e projektit “Parandalimi i zvogëlimit të numrit të fëmijëve Romë në braktisjen e shkollës”, të ndërmarrë nga Qendra “Amalipe” me mbështetjen financiare të Fondacionit Amerikan për Bullgarinë, tha Theodora Krumova. Shkolla është qendra kryesore ku mësojnë 60 fëmijë nga katër fshatra me prejardhje të ndryshme etnike, 16 prej të cilëve me nevoja të veçanta arsimore. Drejtoresha, Maya Pencheva paraqiti aktivitetet e përfshira në programin e shkollës për të zvogëluar numrin e braktisjeve të shkollës – klasat e folklorit Rom, Parlamentin Studentor dhe Klubin e Prindërve. Grupi admiroi muzeun etnografik të shkollës dhe rezultatet e arritura, rezultat i një pune me shumë përpjekje dhe vështirësi. Nxënësit e shkollës i përshëndetën mysafirët me këngë e vargje dhe arritën të paraqitnin një përshtatje moderne të përrallës popullore “Gjyshi tërheq rrepa”, dhe prindërit e Klubit të gatimit “Delicious” i qerasën të ftuarit me pjata tradicionale bullgare.

Takimi i dytë i Grupit Ndërkombëtar i Punës së PAIRS: Më 11 qershor 2013, në Sofje, u zhvillua takimi i dytë i Grupit Ndërkombëtar i Punës së PAIRS. Morën pjesë në takim 18 pjesëmarrësit, të cilët kishin ardhur nga organizatat dhe institucionet e ndryshme nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Rumania. Gjatë takimit të dytë të GP në Sofje, pjesëmarrësit paraqitën raste të ndryshme të ndara në dy sesione tematike: 1. Arsimimi dhe Punësimi 2. Strehimi, Ndërtimi i komunitetit / menaxhim konflikti Moderator i këtyre dy sesioneve ishte Boyan Zahariev nga Instituti i Shoqërisë së Hapur - Sofje, ekspert tematik i projektit. Prezantimet e Sesionit të dytë të GP: 1. Arsimimi • Prezantimi i praktikave të mira nga Hungaria • Prezantimi i praktikave të mira nga Bullgaria, Z. Deyan Kolev nga Qendra “Amalipe” 2. Punësimi • Prezantimi i praktikave të mira nga Shqipëria “Malteser Ndihmon në Shqipëri” - Punësimi si mjet për fuqizimin e grave Rome • Prezantimi i praktikës së mirë nga OSI - Sofje, Bulgari • Prezantimi i praktikës së mirë nga CeAS, Itali për kooperativat IES • Prezantimi i praktikave të mira në lidhje me grumbullimin e mbeturinave në Serbi nga Boyan Zahariev 3. Strehimi • Prezantimi i praktikës së mirë nga CeAS, Itali për kooperativat IES - fshati i Solidaritetit • Prezantimi i praktikës së mirë nga HMCS – Përditësimi i “Kullës së ferrit” 4. Ndërtimi i komunitetit/ menaxhim konflikti • Prezantimi i praktikës së mirë nga CeAS, Itali • Prezantimi i praktikës së mirë nga HMCS • Prezantimi i praktikës së mirë nga Agjencia për Zhvillimin e Komunitetit Impreuna, Rumani


Share experience, encourage inclusion

Workshop-i Ndërkombëtar: Më 14 qershor, 2013, në qytetin bullgar të Sofjes u mbajt konferenca ndërkombëtare “Modelet më të mira për integrimin e Romëve në Evropën Juglindore”, gjatë së cilës u paraqitën dhe u diskutuan praktikat e mira për përfshirjen e Romëve në Evropën Juglindore. Veprimtaria u organizua nga “Shoqëria e Hapur” - Sofje, në partneritet me Malteser Hungarez të Shërbimit Bamirës, si partner drejtues. Përveç rrjetit të themeluar të përfshirë në projekt, në të cilin bëjnë pjesë organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet publike nga Shqipëria, Bullgaria, Italia, Serbia, Hungaria, Rumania dhe Ukraina, në konferencë ishin të ftuar përfaqësues nga ambasadat e vendeve partnere, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të BE-së, zyrtarë qeveritarë dhe organizata joqeveritare të cilët punojnë në fushën e përfshirjes së Romëve në Bullgari. Një fjalim mikpritës nga Z. Ognyan Zlatev – kryetari i përfaqësisë së KE në Bullgari, Z. László Moravcsik - menaxher i projektit PAIRS dhe Z. George Stoytchev - CEO i OSI – Sofje, shënuan fillimin e konferencës. Gjatë dy paneleve tematike për diskutim të parashikuara në programin e takimit, u shqyrtuan tema të lidhura me modele të suksesshme të integrimit të Romëve në fushën e punësimit dhe të arsimit, zhvillimin e komunitetit, shëndetësi dhe strehim. U bashkëndanë praktikat e mira për përfshirjen aktive shoqërore të komunitetit Rom nga përfaqësues të autoriteteve lokale, OJQ-ve dhe të administratës publike.

Takimet e ardhshme: Takimi i ekspertëve 15 tetor 2013, Budapest, Hungari Më 15 tetor 2013 në Budapest, ekspertë nga të gjitha vendet e PAIRS do të përcjellin konsultime rreth studimeve të rastit të projektit në çdo vend. Do të diskutohen studimet e ndryshme të rastit, metodologjitë e përdorura dhe paraqitjet e praktikave të mira. Vizita studimore në Sllovaki, 16 - 18 tetor 2013 Vizita Studimore do të mbahet më 16 - 17 tetor dhe pjesëmarrësit do të vizitojnë disa vende: Kosice, Stara Lubovne, Moldavaned Bodvan dhe Rankocve/Rudnany.


www.maltai.hu

www.malteser.al

Amalipe Center for Interethnic Dialogue and Tolerance

www.amalipe.com

www.agentiaimpreuna.ro

www.nccedi.government.bg

www.anr.gov.ro

www.ceasmarotta.it

www.teuleda.org.al

www.malta.uz.ua

www.osi.bg

www.kormany.hu/hu

www.operanomadimilano.org/

www.comune.fe.it

www.housingcenter.org.rs

www.mpcs.gov.al


Share experience, encourage inclusion

Contacts: Laszlo Moravcsik, PAIRS Project Manager, moravcsik.laszlo@maltai.hu Yana Pelovska, PAIRS Communication Manager, ypelovska@osi.bg www.pairs-see.net

TEULEDA- Local Economic Development Agency Rruga Ndoc Çoba, 66 4001-Shkodër, ALBANIA email:info@teuleda.org.al http://www.teuleda.org.al MALTESER NDIHMON NE SHQIPERI

Rruga Ludovik Saraçi, 6 4001-Shkodër, ALBANIA email:info@malteser.al http://www.malteser.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.